Presidentja Jahjaga bėri homazhe nė Kompleksin Memorial nė Reēak
Shtime, 15.01.2014
Presidentja e Republikės sė Kosovės, zonja Atifete Jahjaga bėri sot homazhe nė Kompleksin Memorial nė Reēak, nė pėrkujtim tė viktimave tė Masakrės sė Reēakut, 15 vjet mė parė, mė 15 janar 1999.
Gjatė homazheve, presidentja Jahjaga u shoqėrua nga pėrfaqėsues tė Qeverisė sė Kosovės, udhėheqja komunale e Shtimes dhe qytetarė tė shumtė.
http://www.knninfo.com/repository/im...143408_jjj.jpg
Masakra e Reēakut zgjoi ndėrgjegjen botėrore
Prishtinė, 15.01.2014
Kryeministri i Kosovės, Hashim Thaēi, nė 15 vjetorin e Masakrės sė Reēakut ka deklaruar se pesėmbėdhjetė vjet mė parė, nė fund tė shekullit tė njėzet, nė njė vendbanim tė Kosovės njė akt ēnjerėzor tronditi ndjenjat e botės demokratike nė shkallė planetare.
Thaēi nė profilin e tij Facebook ka shkruar se gra, burra, bujq tė paarmatosur, fėmijė dhe tė rinj ishin vrarė dhe shfytyruar mizorisht nga makineria e kasapit tė Ballkanit, Miloshevic, qė kishte pėrgjakur popuj tė tėrė pėr njė dekadė.
“Falė shpejtėsisė sė informimit dhe ndjeshmėrisė politike tė botės demokratike, Reēaku u bė pikė kthese e zhvillimeve tė vrullshme diplomatike, pėrshpejtuar organizimin e Konferencės Ndėrkombėtare tė Rambujesė”, u shpreh Thaēi.
Kryeministri mė tej tha se mbi gjakun dhe sakrificat e shumta shekullore, mbi gjakun dhe sakrificėn e freskėt tė Reēakut nisi pėrshpejtimin historia e ēlirimit tė Kosovės, kur Perėndimi lėvizi mekanizmin e ushtarak NATO-n.
“Sakrifica e Reēakut ėshtė simbol i zgjimit tė ndėrgjegjes botėrore, ėshtė ēmimi i flijimit pėr lirinė, demokracinė dhe pavarėsinė e Kosovės. Lavdi e pėrjetshme dėshmorėve tė Reēakut!”, ka deklaruar Thaēi.
Emrat e viktimave
Lute Asllani
Banush Azemi
Ragip Bajrami
Halim Beqiri
Rizah Beqiri
Zenel Beqiri
Lutfi Bilalli
Ajet Emini
Bujar Hajrizi
Myfail Hajrizi
Skėnder Halili
Haqif Hysenaj
Hajriz Ibrahimi
Hakip Imeri
Murtez Imeri
Nazmi Imeri
Mehė Ismajli
Muhamet Ismaji
Ahmet Jakupi
Eshref Jakupi
Hajriz Jakupi
Mehmet Jakupi
Xhelal Jakupi
Jashar Jashari
Raif Jashari
Shukri Jashari
Fatmir Limani
Nexhat Limani
Salif Limani
Bajram Mehmeti
Hanumshah Mehmeti
Arif Metushi
Haki Metushi
Ahmet Mustafa
Asllan Mustafa
Muhamet Mustafa
Sadik Osmani
Jashar Salihu
Shukri Salihu
Bajrush Shabani
Ahmet Smajlaj
Sheremet Syla
Shyqėri Syla
Bajram Xheladini
Njazi Zymeri
William Wallker: „Nga ajo qė pashė nuk ngurroj tė pėrshkruaj ndodhinė si masakėr dhe krim kundėr njerėzimit (!)“