Titulli: Gjenet dhe duhani fajtorė pėr kancerin?
Kanceri dhe duhani te lidhur gjenetikisht
Per mjeket e gjithe te tjeret, nje pyetje vazhdon te mbetet pa pergjigje; perse nje person qe kurre nuk ka pire duhan preket nga kanceri ne mushkeri, nderkohe qe nje tjeter person qe ka pire duhan per dhjetera vjet, nuk ka asnje shenje kanceri? Pergjigja, thone shkencetaret, mund te fshihet thelle ne perberjen gjenetike te secilit prej nesh. Tre grupe te ndryshme kerkimore, duke punuar vecmas, gjeten nje lloj gjeni qe shton rrezikun e prekjes nga kanceri ne mushkeri. Nje grup arriti ne perfundimin se ne qofte se nje person e ka kete lloj gjeni dhe pi duhan, ai/ajo ka te ngjare te pije me shume cigare ne dite sesa nje tjeter qe pi duhan por qe nuk e ka kete gjen. Dhe ky eshte gjeni qe e shtyn njeriun te pije duhan. Mjeku Keri Stefanson thote se ky gjen duket se nuk e ben njeriun te filloje cigaren, por nese personi pi cigare, ky gjen e ben ate te pije me shume. Autoret e studimit nuk jane te nje mendimi nese shtimi i rrezikut te kancerit ne mushkeri ndodh sepse personat me kete lloj gjeni pine me shume cigare apo nese vete ky gjen con ne shkaktimin e kancerit. Shkencetaret thone se rendesia e studimit eshte se tani ata do te jene ne gjendje te kuptojne keto dallime gjenetike dhe ne te ardhmen mund te bejne pune me te mire per parandalimin e fillimit pirjes se duhanit dhe per te ndihmuar ata qe pine qe ta lene ate. Studime te tjera ne te ardhmen rreth ketij lloj gjeni mund te sqarojne edhe shume gjera si per shembull; perse disa njerez perpiqen ta lene cigaren, por pa sukses.
Gjeni i jetegjatesise pergjegjes per trupin e shkurter
Shkencetaret mendojne se jeta e gjate dhe trupi i shkurter jane te lidhur. Sipas tyre, nje gjen qe afekton hormonin e rritjes apo zgjatjes se trupit duket se ndihmon per te pasur nje jete me te gjate. Ata thone se ky gjen ndeshet shpesh tek grate me shtat jo me te larte se 1 meter e 50 centimetra dhe qe jetojne mbi 100 vjec. 101-vjecarja, Adele Lerner po i ben sfide moshes. Ajo bisedon dhe kalon kohen me vajzen e saj, Terri, nderkohe viziton vajzen tjeter, Karen, ne nje shtet tjeter, duke perdorur kameren ne internet apo eEB CAM. Ajo shpreh deshiren per te njohur cdo gje. Gjithmone ne kerkim te dickaje, pa u ndalur kurre.
Dhe pikerisht sepse 100-vjecare si Adele duken te palodhura, e shtyu shkencetarin Nir Barzilai qe te merrej me studimin e gjeneve te personave te tille. Ai dhe grupi i punes kerkimore qe ai kryeson kane gjetur nje ndryshim ne nje gjen qe lidh jetegjatesine me trupin e shkurter tek disa persona qe kane jetuar mbi 100 vjec, perfshi Adele Lerner, me nje gjatesi trupore jo me shume se nje meter e gjysme. Keto ndryshime gjenetike afektojne pergjigjen e organizmit ndaj hormonit te rritjes, thote doktor Barzilai prane kolegjit mjekesor Albert Anshtajn. Sipas tij, ne saje te gjenit te ndryshuar, tek hormoni i rritjes krijohet nje pandjeshmeri. Kjo ben qe hormoni te mos kryeje mjaftueshem funksionin e vete dhe keshtu trupi te mos zgjatet me. Studimet e meparshme tek kafshet ne laborator e kane lidhur kete ndryshim gjenetik me jetegjatesine. Por ne studimin e tij, doktor Barzilai thote se ndryshimet gjenetike u gjeten vetem tek grate 100 vjecare dhe shton se ky ishte vetem nje prej gjeneve qe lidhet me jetegjatesine. Sipas tij, kjo nuk do te thote se te gjithe njerezit qe jetojne mbi 100 vjec duhet te kene ne perberje kete gjen te ndryshuar. Nderkohe, Adele Lerner, e cila ne moshen 83 vjec mori nje diplome universitare per artet e bukura, duket se nuk shqetesohet nga vitet mbi supe. Mosha, thote ajo, nuk eshte gje, perderisa ndjehesh e re ne mendime.
__________________
LOQK- Nė fund tė ēdo dite sido qė tė jetė dita unė do tė them TE DUA...
Ėshtė e pamundur tė mos dashuroj kur egziston ti ...
http://www.youtube.com/watch?v=LGrr_5boZlA
|