Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Bota Shpirtėrore > Mėsime nga Kurani
Emri
Fjalėkalimi
Mėsime nga Kurani Besimtarėt myslimanė mblidhen nė kėtė forum pėr tė diskutuar dhe ndarė me njėri-tjetrin mėsimet fetare dhe experiencat e tyre tė jetės.



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 19-07-06, 10:20   #16
Pause_Print_Scroll
iOi|KuMaNoVa DARDANI|iOi
 
Avatari i Pause_Print_Scroll
 
Anėtarėsuar: 15-05-06
Vendndodhja: ne ShQiPeRiNe e MADHE
Postime: 799
Pause_Print_Scroll
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Pause_Print_Scroll
Gabim

ATĖ QĖ PERSONI E DO DHE URREN DUHET TĖ JETĖ NĖ PAJTIM ME URDHĖRIN E ALLAHUT DHE PEJGAMBERIT TĖ TIJ (salallahu alejhi ue selam)


Ėshtė e detyrueshme pėr ēdo rob tė Allahut qė tė shikojė pėr sė afėrmi nė dashuritė dhe urretjet e tija apo saja, dhe nė intensitetin e dashurisė sė tij pėr atė tė cilėn e do dhe urrejtjen e tij ndaj asaj tė cilėn e urren, se a ėshtė kjo nė harmoni me urdhėrin e Allahut dhe Pejgamberit tė Tij? Ky pra ėshtė udhėzimi i Allahut tė cilin Ai e zbriti nė Pejgamberin e Tij, ashtu qė ai qe urdhėruar tė ketė kėto dashuri dhe urretje. Nė kėtė mėnyrė, robi i Allahut do t’i shmanget asaj qė ta vendosė veten para Allahut dhe Pejamberit (salallahu alejhi ue selam), sepse Allahu ka thėnė:

O ju qė besoni, mos vendosni (ndonjė gjė) para Allahut dhe Pejgamberit tė Tij. (Kur’an 49:1) d.m.th. Mos vendosni pėr pozitėn tuaj nė ndonjė vepėr apo ēėshtje pa e ditur sė pari pozitėn e Allahut dhe Pejgamberit tė Tij ndaj saj.

Cilido qė do dhe urren para se Allahu dhe Pejgamberi i Tij ta kenė urdhėruar qė tė veprojnė ashtu, ai ka hyrė nė fushėn e vendosjes sė diēkaje para Allahut dhe Pejgamberit tė Tij (salallahu alejhi ue selam). Dashuritė dhe urrejtjet e thjeshta janė epshe, por epshi i cili ėshtė i ndaluar pėr Muslimanin ėshtė pasimi i kėtyre prirjeve pa udhėzimin e Allahut. Pėr kėtė Allahu i tha Pejgamberit tė Tij:

Dhe mos paso epshin tėnd se do tė shmangesh nga rruga e Allahut. Ata qė shmangen nga rruga e Allahut i pret njė dėnim i tmerrshėm. (Kur’an 38:26)

Kėtu Allahu na informon se pasimi i epshit e shmang personin nga rruga e Allahut. Rruga e Allahut ėshtė udhėzim dhe program me tė cilin Ai i dėrgoi Pejgamberėt e Tij (salallahu alejhi ue selam), dhe kjo ėshtė rruga qė ēon te Allahu.
Pause_Print_Scroll Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 19-07-06, 10:20   #17
Pause_Print_Scroll
iOi|KuMaNoVa DARDANI|iOi
 
Avatari i Pause_Print_Scroll
 
Anėtarėsuar: 15-05-06
Vendndodhja: ne ShQiPeRiNe e MADHE
Postime: 799
Pause_Print_Scroll
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Pause_Print_Scroll
Gabim

ĒKA JANĖ “PUNĖT E MIRA”?


Nė analizėn e fundit, urdhėrimi pėr tė mirėn dhe ndalimi i sė keqes ėshtė njėra prej veprave mė tė detyrueshme dhe njėra prej akteve mė tė mira dhe mė tė lavdėrueshme. Allahu ka thėnė:

Dhe Ai do t’ju sprovojė se cilėt prej jush janė mė tė mirėt nė vepra. (Kur’an 67:2).

El-Fadhil ibn Ijad (Dijetar i madh i Mekės i shekullit tė dytė) tha pėr “veprat e mira” tė pėrmendura nė kėtė ajet:

“(d.m.th.) Mė tė sinqertat dhe mė korrektet. Vėrtet, ēfarėdo vepre e cila bėhet me sinqeritet tė plotė por s’ėshtė korrekte, ajo ėshtė e refuzuar, dhe nėse ajo ėshtė plotėsisht korrekte por nuk bėhet me sinqeritet tė plotė, ajo ėshtė e refuzuar. Vetėm ajo e cila bėhet me sinqeritet tė plotė dhe korrektėsi sipas ligjit tė Allahut ėshtė e pranueshme. Vepra e sinqertė ėshtė ajo e cila bėhet krejtėsisht pėr hir tė Allahut, dhe vepra korrekte ajo qė ėshtė sipas traditės (Sunetit).”

Ėshtė kėrkesė e veprave tė mira qė ato tė bėhen vetėm pėr Fytyrėn e Allahut, sepse Allahu nuk pranon ndonjė vepėr pėrveē atyre me tė cilat ėshtė kėrkuar vetėm Fytyra e Tij. Kjo ėshtė nė hadithin sahi tė transmetuar nga Ebu Hurejre se Pejgamberi ka thėnė:

“Allahu i Lartėsuar thotė: Unė jam ortaku qė nuk ka nevojė pėr ndonjė ortak. Kurdo qė ndokush bėn ndonjė vepėr, pjesėrisht pėr Mua dhe pjesėrisht pėr njė ortak tė imagjinuar, Unė plotėsisht jam i lirė nga ajo vepėr, dhe ajo ėshtė e tėra pėr ortakun i cili mė ėshtė shoqėruar.”

Kjo ėshtė esenca e Teuhidit i cili ėshtė bazė e Islamit. Ėshtė dini (feja) i Allahut me tė cilin Ai i dėrgoi tė gjithė Pejgamberėt. Pėr hir tė Tij, Ai e krijoi krijimin, dhe kjo ėshtė e drejta e Tij ndaj tė gjithė robėve tė Tij: qė ata ta adhurojnė vetėm Atė, dhe tė mos shoqėrojnė asgjė me Tė.

Veprat e mira tė cilat Allahu dhe Pejgamberi i Tij i kanė urdhėruar janė thjesht bindje. Ēdo akt i bindjes ėshtė vepėr e mirė, dhe ėshtė punė e diktuar nga sheriati dhe Suneti. Ato janė ēdo gjė qė na ėshtė urdhėruar neve, qoftė si detyra apo akte tė rekomanduara. Kėto pra janė veprat e mira (el-amel es-salih), dhe ėshtė ajo qė ėshtė e mirė (hassan), dhe ėshtė drejtėsi/ndershmėri (el-Birr), dhe ėshtė tėrė ajo qė ėshtė e mirė (el-Khair). E kundėrta e saj ėshtė mosbindje (Me’sije), vepėr e ēoroditur (el-amel el-fasid), vepra tė kėqija (es-Seji’at), rrebelim (el-fuxhur), shtypje (edh-dhulm), dhe shkelje (el-begiu).

Ēdo vepėr duhet tė pėrmbajė dy gjėra: qėllimin, dhe lėvizjen (veprėn). Kėshtu, Pejgamberi ka thėnė:

“Emrat mė tė vėrtetė janė Harith (d.m.th. ai i cili e lėron tokėn) dhe Hammam (ai i cili pėrherė parashtron pikėsynime dhe kėrkon pėrmbushjen e tyre).”

Ēdonjėri ėshtė lėrues dhe kėrkues i pikėsynimeve, ai ka veprat dhe qėllimet. Sidoqoftė, qėllimi i vetėm i lavdėrueshėm tė cilin Allahu e pranon dhe pėr tė cilin shpėrblen, ėshtė qėllimi i bėrjes sė veprės vetėm pėr hir tė Allahut.

Vepra e lavdėrueshme ėshtė vepra e mirė, dhe ėshtė vepra nė tė cilėn jemi urdhėruar. Pėr kėtė arsye, Umer ibn el-Hattab thoshte ne lutjen e tij:

“O Allah, bėji tė gjitha veprat e mia tė mira, dhe bėni ato vetėm pėr Fytyrėn tėnde, dhe mos bėj qė tė kėtė pjėsė nė tė ndokush tjetėr.”

Duke qenė se ky ėshtė rasti me tė gjitha veprat e mira, po ashtu ėshtė edhe pėr urdhėrimin pėr tė mirėn dhe ndalimin prej tė keqes, dhe ėshtė e domosdoshme pėr kėtė qė tė jetė kėshtu (d.m.th. akti i urdhėrimit dhe ndalimit duhet tė jetė i mirė dhe i lavdėrueshėm, i cili siē kemi parė do tė thotė tė jetė korrekt dhe vetėm pėr hir tė Allahut, ėshtė bindje ndaj Allahut, dhe nuk bėhet pėr ndonjė motiv tė mėvonshėm.) Kjo ėshtė referencė ndaj atij i cili urdhėron dhe ndalon tė tjerėt.
Pause_Print_Scroll Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 19-07-06, 10:21   #18
Pause_Print_Scroll
iOi|KuMaNoVa DARDANI|iOi
 
Avatari i Pause_Print_Scroll
 
Anėtarėsuar: 15-05-06
Vendndodhja: ne ShQiPeRiNe e MADHE
Postime: 799
Pause_Print_Scroll
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Pause_Print_Scroll
Gabim

VEPRA S’ĖSHTĖ E MUNDUR, PĖRVEĒ ME DITURI DHE TĖ KUPTUAR


Nuk mund tė ketė vepėr tė mirė nė mungesė tė diturisė (‘ilm) dhe tė kuptuar tė ligjit (fikh), siē Umer ibn Abdul-Aziz (nipi i Umer ibn el-Hattab, dhe Halife i drejtė) thoshte:

“Kushdo qė e adhuron Allahun pa dituri, mė shumė ēregullon sesa qė pėrfiton.”

Dhe, si nė thėnien e Muadh ibn Xhebelit (shoqėrues i Pejgamberit):

“Dituria ėshtė Imam i veprės, dhe vepra ėshtė rezultat i saj.”

Kjo ėshtė e dukshme: qėllimet dhe veprat tė cilat s’janė tė bazuara nė dituri janė injorancė dhe shmangie, dhe pasimi i epshit, siē kemi thėnė mė parė. Ky ėshtė dallimi nė mes njerėzve tė Xhahilijetit dhe njerėzve tė Islamit. Kėshtu, dituria pėr tė mirėn (Ma’ruf) dhe tė keqen (Munker) janė nevoja absolute, siē ėshtė aftėsia pėr tė dalluar nė mes tyre. Dhe dituria pėr gjendjen e atyre qė do tė urdhėrohen dhe ndalohen po ashtu ėshtė me rėndėsi.

Pėr dobi optimale, urdhėrimi pėr tė mirėn duhet tė ekzekutohet nė Rrugėn e Drejtė. Rrruga e Drejtė ėshtė shtegu mė i shkurtėr, dhe ajo qė ēon nė arritjen e qėllimit tė kėrkuar.
Pause_Print_Scroll Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 19-07-06, 10:21   #19
Pause_Print_Scroll
iOi|KuMaNoVa DARDANI|iOi
 
Avatari i Pause_Print_Scroll
 
Anėtarėsuar: 15-05-06
Vendndodhja: ne ShQiPeRiNe e MADHE
Postime: 799
Pause_Print_Scroll
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Pause_Print_Scroll
Gabim

NĖ URDHĖRIMIN PĖR TĖ MIRĖN LIPSEN BUTĖSIA, DURIMI DHE VETĖPĖRMBAJTJA


Kėto gjėra duhet tė bėhen me butėsi. Pejgamberi (salallahu alejhi ue selam) ka thėnė:

“Nuk hyn butėsia nė ndonjė gjė e qė mos ta zbukurojė atė, dhe nuk largohet nga ndonjė gjė e qė mos ta shėmtojė atė.” (Muslimi dhe tė tjerėt).

Dhe, ai (salallahu alejhi ue selam) ka thėnė:

“Oj A’ishe: Vėrtet, Allahu ėshtė i Butė dhe Ai e do butėsinė. Ai ka bėrė qė ajo e cila arrihet me butėsi tė mos arrihet me forcė apo me ēfarėdoqoftė tjetėr.” (Muslimi dhe tė tjerėt)

Nė tė njėjtėn kohė, praktikuesi i urdhėrimit pėr tė mirėn dhe ndalimit prej tė keqes duhet tė jetė vetėpėrmbajtės dhe durimtar kur tė pėrballet me fatkeqėsi dhe persekutim. Persekutimi duhet, prej domosdoshmėrisė, ta konfrontojė praktikuesin e vėrtetė tė urdhėrimit pėr tė mirėn. Nėse ai s’ėshtė durimtar, vetėpėrmbajtės dhe i urtė para kėsaj, ai mė shumė do tė shkaktojė ērregullim se reformė. Allahu na tregon pėr thėniet e Llukmanit tė birit tė tij:

Urdhėro pėr tė mirėn dhe ndalo prej tė keqes, dhe bėhu i durueshėm kur tė godet ndonjė vuajtje; vėrtet, kjo ėshtė pozita mė drejtė. (Kur’an 31:17).

Kėshtu, Allahu i urdhėroi Pejgabmerėt e Tij, dhe ata janė imamėt e urdhėrimit pėr tė mirėn dhe ndalimit prej tė keqes, qė tė kenė durim, mu ashtu siē Ai e urdhėroi vulėn e Pejgamberėve, Muhamedin (salallahu alejhi ue selam). Urdhėri qė tė kihet durim erdhi sė bashku me urdhėrin qė tė shpėrndahet porosia e Islamit. Kur Pejgamberi (salallahu alejhi ue selam) sė pari qe urdhėruar qė ta pėrhapė porosinė tek njerėzit, Allahu e dėrgoi Suren el-Mudethir, e cila pasoi pas shpalljes sė pesė ajeteve tė Sures Ikre’ e cila shpalli fillimin e pejgamberllėkut. Allahu tha nė el-Mudethir:

O ti i mbuluar* Ngrihu dhe paralajmėro* Dhe lavdėro madhėshtinė e Zotit tėnd* Dhe pastro rrobat tua* Dhe largohu nga zotat e rrejshėm dhe forma tė tjera tė marrėzisė* Dhe mos e bėn kėtė duke shpresuar nė pėrfitim* Dhe pėr hir tė Zotit tėnd duro. (Kur’an 74:1-7).

Allahu i filloi kėto shtatė ajete, me tė cilat Ai e mandatoi Pejgamberin (salallahu alejhi ue selam) qė ta shpėrndajė porosinė te krijimi i Tij, duke e urdhėruar Pejgamberin qė tė paralajmėrojė, dhe i pėrmbylli ato me urdhėrin qė tė ketė durim. Paralajmėrimi i njerėzve qė tė kenė durim, natyrisht ėshtė urdhėrimi i tyre qė tė bėjnė mirė dhe ndalimi i tyre prej tė bėrit keq, pra, ne shohim se durimi ėshtė i detyrueshėm pasi qė tė angazhohemi nė urdhėrimin e sė mirės. Nė kėtė gjendje, Allahu thotė:

Dhe bėhu i durueshėm ndaj paracaktimit tė Zotit tėnd. Vėrtet ti je i mbikėqyrur. (Kur’an 52:48)

Dhe bėhu i durueshėm ndaj asaj ēka thonė ata, dhe largohu prej tyre nė mėnyrė dinjitoze. (Kur’an 73:10)

Dhe bėhu i durueshėm, ashtu siē qenė tė durueshėm pejgamberėt e qėndrueshėm. (Kur’an 46:35).

Pra, bėhu i durueshėm ndaj paracaktimit tė Zotit tėnd, dhe mos u bė sikur ai nė barkun e Balenės (Junusi) (Kur’an 68:48)

Dhe bėhu i durueshėm, dhe durimi yt s’ėshtė tjetėr pos me lejen e Allahut. (Kur’an 16:127).

Dhe duro, meqė vėrtet Allahu nuk e humb shpėrblimin e bamirėsve. (Kur’an 11:115).

Kėshtu, tri gjėra janė absolutisht esenciale: dituria, butėsia, dhe durimi. Dituria kėrkohet para urdhėrimit pėr tė mirėn dhe ndalimit prej tė keqes, butėsia kėrkohet gjatė praktikimit tė saj, dhe durimi kėrkohet pas kėsaj. Kjo ndarje s’ėshtė qė tė mohohet fakti se kėto tri cilėsi duhet tė jenė tė pranishme gjatė gjithė kohės. Kjo ėshtė e ngjashme me thėnien e transmetuar nga gjeneratat e mėhershme tė dijetarėve dhe e cila nga disa i ėshtė atribuar pejgamberėve. Ebu Jala pėrmendi nė librin e tij tė titulluar el-Mu’temed siē vijon:

“Askush s’duhet tė urdhėrojė dhe tė ndalojė pėrveē atij i cili ėshtė i ditur nė atė qė ai urdhėron, i ditur nė atė qė ndalon, i butė nė atė qė e ndalon, vetėpėrmbajtės nė atė qė urdhėron, dhe vetėpėrmbajtės nė atė ndalon.”
Pause_Print_Scroll Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 19-07-06, 10:21   #20
Pause_Print_Scroll
iOi|KuMaNoVa DARDANI|iOi
 
Avatari i Pause_Print_Scroll
 
Anėtarėsuar: 15-05-06
Vendndodhja: ne ShQiPeRiNe e MADHE
Postime: 799
Pause_Print_Scroll
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Pause_Print_Scroll
Gabim

VĖSHTIRĖSIA E KĖTYRE KĖRKESAVE


Mos gaboni nė lidhje me kėtė, kėto kėrkesa tė urdhėrimit dhe ndalimit paraqesin njė shkallė tė lartė tė vėshtirėsisė nė situata pėr shumė njerėz. Kėshtu, disa mendojnė se detyra ėshtė shkarkuar nga supet e tyre pėr shkak tė disa mangėsive nė parakushtet e saja, dhe kėshtu ai e lė pas dore kėtė. Kjo mund ta dėmtojė mė shumė atė se qė do tė ishte dėmtuar nga urdhėrimi dhe ndalimi pėrkundėr mangėsive tė tija nė njė apo nė mė shumė nga kėto parakushte, apo kjo mund ta dėmtojė atė mė pak. Dėshtimi qė tė zbatohet detyra e urdhėrimit pėr tė mirėn ėshtė mosbindje ndaj Allahut, dhe bėrja e asaj qė Allahu ka ndaluar nė kėtė po ashtu ėshtė mosbindje. Ai qė ikė prej njė akti tė mosbindjes nė tjetrin ėshtė sikurse ai qė kėrkon strehim nga tiganisja duke kėrcyer nė zjarr, apo sikur ai qė ikė nga njė fe e rrejshme nė tjetrėn, ku e dyta mund tė jetė mė e keqe sesa e para, apo ajo mund tė jetė mė pak e keqe, dhe ato mund tė jenė barabar tė kėqija. Kjo ėshtė e njėjtė nė rastin e atij qė e neglizhon detyrėn e tij pėr tė mirėn dhe ndalimin e sė keqes dhe ai i cili e praktikon urdhėrimin pėr tė mirė, por shkelė (mėkaton) dhe nuk i bindet Allahut nė kėtė. Mėkati i tė parės mund tė jetė mė i madh se i tė dytės, apo i tė dytės mund tė jetė mė i madh se i tė parės, apo ato mund tė jenė barabar tė mėdha.
Pause_Print_Scroll Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 19-07-06, 10:23   #21
Pause_Print_Scroll
iOi|KuMaNoVa DARDANI|iOi
 
Avatari i Pause_Print_Scroll
 
Anėtarėsuar: 15-05-06
Vendndodhja: ne ShQiPeRiNe e MADHE
Postime: 799
Pause_Print_Scroll
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Pause_Print_Scroll
Gabim

MOSBINDJA NDAJ ALLAHUT SHKAKTON VĖSHTIRĖSI, BINDJA SHKAKTON LEHTĖSIM


Njė gjė e cila qartė ėshtė vendosur prej shenjave tė Allahut e cila na ėshtė treguar nė mes tė horizonteve dhe nė vetat tona, dhe me tė cilėn Ai ka dėshmuar nė Librin e Tij - ėshtė ajo se mosbindja shkakton fatkeqėsi dhe vėshtirėsi. E keqja e fatkeqėsive dhe e dėnimeve vjen nga e keqja e veprave tė njeriut. Po ashtu, bindja ėshtė shkak pėr bollėk dhe rehati. Bamirėsia ndaj robėve ėshtė shkak pėr bamirėsinė nga ana e Allahut atij. Allahu ka thėnė:

Dhe ēfarėdo fatkeqėsie qė ju godet, ajo ėshtė pėr shkak tė veprave tuaja (tė kėqija) – dhe Allahu jep shumė. (Kur’an 42:30)

Ēfarėdo e mire qė ju vjen ėshtė prej Allahut, dhe ēfarėdo e keqe qė tė godet ėshtė nga vetė ti. (Kur’an 4:79)

Vėrtet, ata prej jush tė cilėt e kthyen shpinėn nė ditėn kur dy ushtritė u takuan, Shejtani i bėri ata qė tė rrėshqasin pėr shkak tė asaj qė vepruan. Allahu ua ka falur atyre. (Kur’an 3:155)

Pra, a ėshtė ajo se kur ju godet ndonjė fatkeqėsi (nė luftė), ndonėse ju mė herėt u keni shkaktuar dėm dy herė mė tė madh, ju pyetni: Prej nga kjo? Thuaj: Kjo ėshtė nga vetė ju. (Kur’an 3:165).

Apo Ai mund t’i bėjė qė tė ndalen tė gjitha (d.m.th. anijet nė det) pėr shkak tė asaj qė ata vepruan, dhe Ai fal shumė. (Kur’an 42:34)

Dhe nėse ata i godet ndonjė fatkeqėsi pėr shkak tė asaj qė vepruan, vėrtet njeriu ėshtė pėrbuzės, i pa besė. (Kur’an 42:48)

Allahu s’do t’i dėnojė ata derisa ti je nė mesin e tyre, dhe Ai s’do t’i dėnojė ata derisa ata (disa prej tyre) kėrkojnė falje. (Kur,an 8:33)
Pause_Print_Scroll Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 19-07-06, 10:36   #22
Pause_Print_Scroll
iOi|KuMaNoVa DARDANI|iOi
 
Avatari i Pause_Print_Scroll
 
Anėtarėsuar: 15-05-06
Vendndodhja: ne ShQiPeRiNe e MADHE
Postime: 799
Pause_Print_Scroll
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Pause_Print_Scroll
Gabim

DĖNIMI I POPUJVE TĖ MĖPARSHĖM NGA ALLAHU PĖR SHKAK TĖ MOSBINDJES SĖ TYRE


Allahu na ka informuar pėr dėnimin e Tij tė popujve tė mėhershėm pėr shkak tė ligėsisė sė tyre, siē ishin populli i Nuhut, Adit, Themudit, popullin e Lutit, njerėzit e qytetit tė Medjenit, popullin e Firaunit (Faraonit) nė kėtė botė, dhe Ai na ka informuar pėr dėnimin qė i pret ata nė botėn tjetėr. Kėshtu, besimtari i cili e kishte fshehur besimin e tij nga populli i Firaunit tha, Allahu na tregon nė Kur’an:

O populli im, vėrtet unė frikėsohem pėr ju nga diēka sikur ditėt e popujve tė cilėt erdhėn para jush, diēka sikur dėnimi i cili e goditi popullin e Nuhut, Adit, Themudit, dhe atyre qė erdhėn pas tyre. Allahu nuk ka pėr qėllim shtypjen e robėve tė Tij. O populli im, vėrtet unė frikėsohem pėr ju pėr ditėn e thirrjes sė njėri-tjetrit. Nė atė ditė ju do ta ktheni shpinėn dhe do tė ikni tė frikėsuar, dhe s’do tė ketė asnjė qė do tė mund t’ju mbrojė prej Allahut. Atė qė Allahu e humb, askush s’mund ta udhėzojė. (Kur’an 40:30-33)

Dhe Allahu tha nė njė tjetėr ajet nė lidhje me dėnimin nė kėtė botė:

I kėtillė ėshtė dėnimi, ndėrsa dėnimi nė botėn tjetėr ėshtė mė i madh. Vetėm sikur ta dinit. (Kur’an 68:33)

Ne do t’i dėnojmė ata dy herė, dhe pastaj ata do tė kthehen nė njė dėnim tė madh. (Kur’an 9:101).

Ne do t’i bėjmė qė tė shijojnė dėnimin e vogėl para dėnimit tė madh, ashtu qė ata tė kthehen (nė atė qė ėshtė e mirė) (Kur’an 32:21)

Pra, ruaje ditėn kur qielli do tė bėhet me njė tym tė dallueshėm* Ai i kaplon njerėzit; ky ėshtė njė dėnim i dhimbshėm* O Zoti ynė! Na e largo kėtė dėnim. Vėrtet, ne jemi besimtarė.* Si do t’i bėjė ajo (largimi i dėnimit tė tyre) qė tė pėrkujtojnė dhe besojnė kur tashmė i Dėrguari u ka ardhur atyre me shenja tė qarta?* Dhe ata ia kthyen shpinėn atij duke thėnė: “… i mėsuar nga tė tjerėt” dhe “…i xhindosur”.* Vėrtet, Ne do ta largojmė pak dėnimin prej tyre, dhe vėrtet, ata prapė do tė kthehen.* Nė ditėn kur Ne do ta japim goditjen mė tė fortė. Vėrtet, hakmarrja jonė do tė jetė e plotė. (Kur’an 44:10-16)
Pause_Print_Scroll Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 19-07-06, 10:36   #23
Pause_Print_Scroll
iOi|KuMaNoVa DARDANI|iOi
 
Avatari i Pause_Print_Scroll
 
Anėtarėsuar: 15-05-06
Vendndodhja: ne ShQiPeRiNe e MADHE
Postime: 799
Pause_Print_Scroll
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Pause_Print_Scroll
Gabim

DĖNIMI I KEQBĖRĖSVE NĖ KĖTĖ BOTĖ DHE NĖ TJETRĖN


Kėshtu, nė shumė ajete tė cilat pėrmbajnė paralajmėrime pėr ata qė nuk i binden Allahut, Allahu e pėrmend dėnimin e Tij tė keqbėrėsve nė kėtė botė si dhe dėnimin tė cilin Ai e ka pėrgatitur pėr ta nė Jetėn e Pėrtejme. Nė ajete tė tjera, Ai pėrmend vetėm dėnimin e Jetės sė Pėrtejme, sepse dėnimi i saj ėshtė shumė mė i madh, dhe shpėrblimi ėshtė shumė mė imadh, dhe ai ėshtė vend i pėrhershėm. Pra, kur pėrmenden dėnimet e kėsaj bote, ato janė dytėsore ndaj pėrmendjes sė Jetės sė Pėrtejme, si nė rrėfimin vijues tė Jusufit (paqja qoftė mbi tė):

Nė kėtė mėnyrė Ne e autorizuam Jusufin nė tokė; ai lėviz nė tė kudo qė dėshiron. Ne s’do ta mohojmė shpėrblimin e atyre qė bėjnė mirė, dhe shpėrblimi i Jetės sė Pėrtejme ėshtė mė i mirė pėr ata qė besojnė dhe i frikėsohen Allahut. (Kur’an 12:56-57)

Dhe kėshtu Allahu u dha atyre shpėrblimin e kėsaj bote, dhe shpėrblimin mė tė mirė nė Jetėn e Pėrtejme. (Kur’an 3:148)

Dhe atyre qė migruan pėr hir tė Allahut pasi qė qenė shtypur, ne do t’u mundėsojmė vendbanim tė mirė nė tokė, ndėrsa shpėrblimi i Jetės Tjetėr ėshtė mė i madh, vetėm sikur ta dinin. Ata qė kanė durim, dhe plotėsisht mbėshteten nė Zotin e tyre. (Kur’an 16:41-41)

Allahu tha pėr Ibrahimin (paqja qoftė mbi tė) nė njė ajet tjetėr:

Dhe Ne i dhamė atij shpėrblimin e tij nė kėtė jetė, dhe vėrtet, ai ėshtė nė mesin e tė mirėve nė Jetėn e Pėrtejme. (Kur’an 16:122)

Pėrsa i pėrket asaj ēka Allahu ka pėrmendur nė lidhje me dėnimin e kėsaj bote dhe tjetrės, ne mund tė shikojmė nė suren en-Nazi’at nė tė cilėn Ai tha:

Pasha ata (engjėjt) tė cilėt heqin dhunshėm (shpirtat e tė kėqinjėve nė ēastin e vdekjes)* Dhe pasha ata tė cilėt nxjerrin me lehtėsi (shpirtat e tė mirėve nė ēastin e vdekjes) (Kur’an 79:1-2)

Dhe pastaj, nė suren e njėjtė, Allahu tha:

Nė atė ditė kur tė ndodhė dridhja dhe lėkundja e madhe (me fryerjen e parė tė Surit, gjė qė sinjalizon vdekjen e tė gjithė krijimit)* E cila pasohet me njė tjetėr tė ngjashme (fryerja e dytė e Surit, gjė qė sinjalizon ringjalljen e tėrė krijimit) (Kur’an 79:6-7)

Nė tė cilin Ai pėrmendi ditėn e Kijametit nė pėrgjithėsi, dhe pastaj tha:

A tė ka mbėrri rrėfimi i Musait?* Kur Zoti i tij e thirri atė nė luginėn e shenjtė Tuva*(duke thėnė) Shko te Firauni, se vėrtet ai ka tejkaluar (kufijtė)* Dhe thuaj atij: A ke ndėrmend qė tė pastrohesh?* Dhe se unė tė udhėzoj nė Zotin tėnd ashtu qė t’i frikėsohesh Atij? Pastaj Musai i tregoi atij njė Shenjė tė Madhe.* Por Firauni refuzoi dhe nuk u bind.* Pastaj, ai u kthye prapa, duke bėrė pėrpjekje tė madhe (kundėr sė vėrtetės).* Pastaj, ai i mblodhi forcat e tija dhe shpalli* Duke thėnė: Unė jam zoti juaj mė i lartė* Atėherė Allahu e shkatėrroi atė, dhe bėri shembull prej tij nė Jetėn e Pėrtejme dhe nė kėtė jetė* Vėrtet nė kėtė ka paralajmėrim mėsimdhėnės pėr ata qė kanė frikė Allahun. (Kur’an 79:15-26)

Pastaj, Allahu pėrmendi nė detaje vendin e fillimit dhe vendin e kthimit duke thėnė:

A ėshtė mė vėshtirė krijimi juaj apo i qiejve? Allahu i ka ndėrtuar ata* Ai ngriti lart kupėn qiellore, dhe bėri rend nė tė dhe e pėrsosi atė*…* Dhe kėshtu, kur tė arrijė ēasti i madh dėrrmues (Kijameti)* Nė atė ditė, njeriut do t’i kujtohet tėrė ajo pėr ēka ai pėrpiqej* Dhe Zjarri do tė jetė qartė i dukshėm pėr tė gjithė ata qė shohin* Pastaj, pėrsa i pėrket atij qė ka tejkaluar (kufijtė)* Dhe e preferoi jetėn e kėsaj bote* Vėrtet (pėr tė tillin) zjarri ėshtė vendbanim i pėrhershėm i tij* Dhe pėrsa u pėrket atyre qė patėn frikė pėr qėndrimin e tyre para Zotit tė tyre, dhe ia ndaluan vetes atė qė u diktonte epshi i tyre* Vėrtet, Kopshti (i Parajsės) ėshtė vendbanimi i pėrhershėm i tyre. (Kur’an 79:27-28, 34-41)

Po ashtu, nė suren el-Muzemil, Allahu pėrmend thėnien e vet:

Dhe mė lė Mua me ata qė mohojnė tė vėrtetėn, tė cilėt posedojnė gjėra tė mira tė kėsaj bote, dhe mos i trazo ata pėr njė kohė* Vėrtet, ne kemi zinxhirė pėr kėmbė (qė t’i lidhim ata) dhe zjarr (qė t’i djegim ata)* Dhe ushqim qė zė frymėn, dhe njė dėnim tė dhimbshėm* Njė ditė, toka dhe malet do tė dridhen dhe lėkunden, dhe malet do tė jenė si njė grumbull zalli i derdhur qė rrėshqet* Vėrtet, ne ju kemi dėrguar Pejgamber si dėshmitar ndaj jush, mu ashtu siē i dėrguam Firaunit njė Pejgamber* Por, Firauni nuk iu bind Pejgamberit, andaj Ne i dhamė atij njė dėnim tė rėndė. (Kur’an 73:11-16)

Po ashtu, nė suren el-Hakka, Allahu pėrmend rrėfimet e popujve pabesimtarė, siē ėshtė Themudi, Adi, Dhe Firauni, dhe pastaj thotė:

Kur njė tingull i vetėm tė kumbojė nė Sur* Dhe toka e malet tė ngrihen dhe tė thėrmohen me njė goditje tė vetme. (Kur’an 69:13-14)

Pastaj, nė ajetin 15-37 Allahu i pėrshkruan njerėzit e Parajsės dhe Zjarrit, si dhe gjendjen e tyre nė ditėn e Kijametit dhe mė pas.

Nė suren el-Kalem, Allahu pėrmend rrėfimin e poseduesve tė kopshtit tė cilėt komplotuan pėr t’i ndaluar tė drejtat e tė varfėrve prej tyre dhe qenė dėnuar me shkatėrrimin e tė mbjellurave tė tyre. Pastaj Allahu thotė:

I tillė ėshtė dėnimi, ndėrsa dėnimi i Jetės Tjetėr ėshtė edhe mė i madh. Vetėm sikur ta dinin. (Kur’an 68:33)

Pėrsėri, nė suren et-Tegabun, Allahu thotė:

A nuk tė ka mbėrri lajmi i atyre qė refuzuan besimin mė parė?* Ata e shijuan rezultatin e veprave tė tyre, dhe pėr ta ėshtė dėnimi i madh* Kjo ishte pėr shkak se tė Dėrguarit u vinin atyre me shenja tė qarta, por ata thanė: “A do tė na udhėzojė neve njė qenie njerėzore e thjeshtė?” Ashtu qė ata e refuzuan besimin dhe u kthyen prapa. Dhe Allahu nuk ka nevojė pėr ndonjė gjė. Allahu ėshtė i lirė nga tė gjitha nevojat, i denjė pėr tėrė lavdėrimin* Pabesimtarėt imagjinojnė se ata s’do tė ngrihen (pėr gjykim) Thuaj: Po, pasha Zotin tim, ju do tė ngriheni, pastaj do tė informoheni pėr tėrė atė qė keni bėrė, dhe kjo ėshtė shumė lehtė pėr Allahun. (Kur’an 64:5-7)

Allahu ka pėrmendur gjendjen e atyre tė cilėt kundėrshtojnė dhe nuk u binden Pejgamberėve, si dhe dėnimin e kėrcėnuar i cili i pret ata nė Jetėn e Pėrtejme nė shumė kaptina tė Kur’anit. Nė mesin e tyre: Kaf, el-Kamer, el-Mu’min, es-Sexhde, ez-Zuhruf, ed-Dukhan, dhe shumė tė tjera.
(kthehu lart)



PREMTIMET DHE KĖRCĖNIMET ME DĖNIM QENĖ PJESA E PARĖ E SHPALLJES


Teuhidi, premtimet pėr shpėrblime, dhe kėrcėnimet e dėnimit qenė gjėrat e para tė shpallura tė Kur’anit. Nė sahi Buhari, Jusuf ibn Mahek rrėfen:

“Unė isha te A’isha, Nėna e besimtarėve, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, kur njė Irakian erdhi te ajo dhe tha: “Cili qefin ėshtė mė i miri?” A’isha tha: “Mjer ti, ēfarė tė ka ndodhur?” Ai tha: “O nėnė e besimtarėve, ma trego mus-hafin tėnd” A’isha tha: “Pse?” Ai tha: “Me qėllim qė ta rregulloj Kur’anin sipas tij, sepse ai ėshtė duke u lexuar pa ndonjė rend tė caktuar.” A’isha tha: ”Ēfarė ka tė keqe nė atė se cila pjesė lexohet sė pari? Vėrtet, e para prej tyre qė ėshtė zbritur ka qenė njė sure nga mesi i sureve tė shkurta nė tė cilėn pėrmenden Parajsa dhe Zjarri. Pasi qė njerėzit u nėnshtruan (hynė nė Islam), qenė shpallur harami dhe hallali. Sikur gjėja e parė qė do tė shpallej tė ishte “Mos konsumoni alkool” ata do tė thonin: “Ne kurrė s’do ta lėmė alkoolin.” Dhe sikur gjėja e parė qė do tė shpallej tė ishte “Mos bėni kurvėri dhe tradhėti bashkėshortore.”, ata do tė thonin: “Ne kurrė s’do ta lėmė kurvėrinė.” Vėrtet, ajeti vijues i qe shpallur Muhamedit nė Meke derisa unė isha vajzė e re lozonjare: Jo, ēasti i gjykimit ėshtė mė i rėndė dhe mė i hidhur (d.m.th. mė shumė se ēdo vėshtirėsi qė Muslimani mund tė hasė nė rrugėn e Allahut nė kėtė jetė), dhe kapitujt e el-Bekares dhe en-Nisa (tė cilat pėrmbajnė vendime gjithpėrfshirėse mbi hallallin dhe haramin) qenė shpallur vetėm derisa unė isha me tė (salallahu alejhi ue selam) si bashkėshorte e tij.” Pastaj, A’isha mori mus-hafin e tij dhe i diktoi atij ajetet e kaptinės.”
Pause_Print_Scroll Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 19-07-06, 10:42   #24
Pause_Print_Scroll
iOi|KuMaNoVa DARDANI|iOi
 
Avatari i Pause_Print_Scroll
 
Anėtarėsuar: 15-05-06
Vendndodhja: ne ShQiPeRiNe e MADHE
Postime: 799
Pause_Print_Scroll
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Pause_Print_Scroll
Gabim

DALLIMET NĖ LIDHJE ME URDHĖRIMIN DHE NDALIMIN JANĖ SHKAK PĖR NDARJE


Kufri, ēoroditja, dhe mosbindja janė shkak i sė keqes dhe konfliktit. Personi apo grupi mund tė bie nė mėkat dhe mosbindje. Pastaj njė grup tjetėr hesht, dhe nuk e pėrmbush detyrėn e tyre tė urdhėrimit pėr tė mirėn dhe ndalimit prej tė keqes, dhe kjo bėhet mėkat i tyre. Dhe njė grup tjetėr urdhėron dhe ndalon, por nė mėnyrė tė cilėn e ka ndaluar Allahu, dhe kjo bėhet mėkat i tyre. Rezultati pėrfundimtar ėshtė pėrēarja, dallimi, konflikti, dhe e keqja. Kjo ėshtė njė prej burimeve mė tė mėdha tė sė keqes dhe kaosit nė tė gjitha kohėrat, tė kaluarat dhe tė tanishmet. Kjo sepse njeriu nga natyra ėshtė dhalum (pėrherė i dhėnė pas kriminalitetit), dhe xhahul (pėrherė i dhėnė pas injorancės dhe marrėzisė). Shiko Kur’anin 72:33. Ky kriminalitet apo shtypje, dhe kjo marrėzi janė tė llojeve tė ndryshme. Shtypja dhe marrėzia e personit apo grupit tė parė (atij qė bėn mosbindje zanafillore) ėshtė e njė lloji, derisa shtypja dhe marrėzia e grupit tė dytė dhe tė tretė (ata qė e dinin dhe heshtėn, dhe ata qė urdhėruan dhe ndaluan nė mėnyrėn e cila s’ėshtė e lejuar me Islam) ėshtė e llojeve tė tjera.

Ēdonjėri qė soditė mbi konfliktin dhe kaosin i cili i ka kapluar Muslimanėt, do tė shohė se kjo vėrtet ėshtė shkaku i tyre. I tėrė konfuzioni i cili ndodh nė mes tė sunduesve tė Umetit, dhe dijetarėve tė tij, dhe atyre qė i pasojnė ata nga mesi i njerėzve tė rėndomtė e ka kėtė si shkak rrėnjėsor tė vetin. Po ashtu nė kėtė kategori janė arsyet e ndryshme tė shmangies: epshi nė ēėshtjet fetare dhe tė kėsaj bote, risitė nė fe (bid’a), dhe shthurja nė kėtė jetė. Kėto gjėra janė tė pėrgjithshme, dhe ndikojnė nė tėrė racėn njerėzore pėr shkak tė elementit nė to tė kriminalitetit dhe marrėzisė. Kėshtu, disa nga njerėzit mėkatojnė duke e shtypur veten (d.m.th. me ēfarėdo mosbindje ndaj Allahut) apo tė tjerėt duke bėrė kurvėri, apo homoseksualitet, apo duke konsumuar alkool, apo krimet ekonomike siē ėshtė tradhėtia e besimit, vjedhja, uzurpimi i pronės sė njerėzve duke frikėsuar, dhe krime tjera tė ngjashme
Pause_Print_Scroll Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 19-07-06, 10:42   #25
Pause_Print_Scroll
iOi|KuMaNoVa DARDANI|iOi
 
Avatari i Pause_Print_Scroll
 
Anėtarėsuar: 15-05-06
Vendndodhja: ne ShQiPeRiNe e MADHE
Postime: 799
Pause_Print_Scroll
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Pause_Print_Scroll
Gabim

MĖKATET JANĖ TĖ DĖSHIRUARA PĖR NATYRĖN NJERĖZORE


Ėshtė e njohur se kėto mėkate dhe akte tė mosbindjes, ndonėse kuptohet se janė tė urryera dhe tė dėnueshme nga mendimi intelektual dhe nga kriteri Islam, janė tė dėshiruara nga natyra njerėzore. Ėshtė njė gjendje normale e unit njerėzor qė ai nuk dėshiron qė tė tjerėt tė kėne atė qė ai nuk e ka, apo tė kenė diēka mė shumė se ajo. Mė saktė, ai dėshiron qė e mira qė u ka ardhur tė tjerėve tė vijė tek ai. Kjo ėshtė e njohur nė Arabisht si Ghabta, e cila ėshtė mė e vogėl nga dy format e inatit. Kėshtu, uni njerėzor dėshiron qė tė jetė superior apo mbi tė tjerėt, dhe tė jetė i preferuar tek ata, apo ka inat ndaj tyre, dhe dėshiron shkatėrrimin e gjėrave tė mira qė u kanė ardhur tė tjerėve, edhe nėse vetė nuk do ta merr atė (kjo ėshtė forma ekstreme e inatit). Pra, uni njerėzor pėrmban kėto elemente tė tė dėshiruarit e superioritetit, ēoroditjes, mburrjes, dhe inatit i cili e bėn atė qė t’i posedojė dėshirat e tija mbi tė tjerėt. Si do tė ndihej uni kur i sheh tė tjerėt se posedojnė atė qė ai e dėshiron derisa ai nuk e ka marrė atė? Dėshirat mė tė arsyeshme tė tyre janė qė tė gjithė t’i kenė dėshirat e tyre nė baza tė barabarta, dhe s’mund tė tolerojnė qė disa tė kenė mė shumė se ata. Ndėrsa sa u pėrket tė tjerėve (d.m.th. ata cilėt dėshirojnė shkatėrrimin e gjėrave tė mira tė poseduara nga tė tjerėt pėr shkak se ata s’kanė pasur mundėsi qė ta marrin atė), ata janė tiranė ziliqarė.

Kėto dy lloje tė inatit ndodhin nė lidhje me gjėrat tė cilat Allahu i ka lejuar, si dhe nė lidhje me gjėrat tė cilat janė ndaluar me te drejtat e Allahut mbi robėrit e Tij. Pėrsa i pėrket asaj qė ėshtė e llojit tė parė siē ėshtė ushqimi dhe pijet, fatit bashkėshortor, veshjes, ngasjes sė shtazėve, pasurisė, posedimi ekskluziv i kėtyre gjėrave nga disa dhe jo nga tė tjerėt mund tė jetė shkak i shtypjes, koprracisė, dhe inatit.
Pause_Print_Scroll Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 19-07-06, 10:43   #26
Pause_Print_Scroll
iOi|KuMaNoVa DARDANI|iOi
 
Avatari i Pause_Print_Scroll
 
Anėtarėsuar: 15-05-06
Vendndodhja: ne ShQiPeRiNe e MADHE
Postime: 799
Pause_Print_Scroll
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Pause_Print_Scroll
Gabim

LAKMIA ĖSHTĖ SHKAK I SHMANGIES


Origjina e tė gjitha kėtyre problemeve ėshtė dėshira lakmitare (shuhh). Pejgamberi e shpjegon kėtė nė hadithin sahi vijues:

“Ruajuni nga shuhh (dėshira lakmitare), se vėrtet ajo i ka shkatėrruar ata qė erdhėn para jush. Ajo i urdhėroi ata qė tė jenė koprracė dhe ata qenė koprracė, ajo i urdhėroi qė tė shtypin (bejnė padrejtėsi) dhe ata shtypėn, dhe ajo i urdhėroi qė t’i shkėputin lidhjet familjare dhe ata i shkėputėn lidhjet familjare.”

Pėr kėtė arsye, Allahu i ka lavdėruar Ensarėt (Muslimanėt e Medines tė cilėt i pranuan ata qė migruan prej Mekes, dhe i ndihmuan ata) pėr atė se ata kishin cilėsi tė kundėrta, duke thėnė:

Dhe ata tė cilėt kishin pėrgatitur vendbanimin dhe (pranuan) besimin para tyre (d.m.th. para atyre tė cilėt migruan prej Mekes) i duan ata qė migruan tek ta, dhe nuk gjejnė nė zemrat e tyre ndonjė nevojė pėr gjėrat e mira qė u janė dhėnė atyre. (d.m.th. ata nuk kanė inat pėr atė qė u ėshtė dhėnė vėllezėrve tė tyre – Migruesve). Dhe ata i preferojnė tė tjerėt madje edhe para vetes sė tyre, edhepse ata janė nevojtarė. Dhe kushdo qė ėshtė i mbrojtur nga lakmia e vetvetes, ata janė tė sukseshmit. (Kur’an 59:9)

Abdur-Rahman ibn Auf – njė shoqėrues i Pejgamberit – qe dėgjuar duke thėnė pasi qė bėri Tavafin e tij rreth Kabes:

“O Zot, mė mbroj nga lakmia e vetes sime. O Zot, mė mbroj nga lakmia e vetes sime.”

Kur ai u pyet pėr kėtė lutje tė tij, ai tha:

“Nėse unė jam i mbrojtur nga lakmia e vetes sime, Unė do tė jem i mbrojtur nga koprracia, shtypja, dhe shkėputja e lidhjeve familjare.”

Shuhh, e cila ėshtė dėshira lakmitare e unit, shkakton koprracinė duke mbajtur objektet e dėshirės tė cilat janė kėrkuar, dhe shkakton shtypjen me marrjen e pronės sė tė tjerėve, dhe shkakton shkėputjen e lidhjeve familjare, dhe shkakton inat – e cila ėshtė urrejtja e tė tjerėve pėr atė se posedojnė atė qė ai nuk e ka, dhe ka dėshirė pėr shkatėrrimin e asaj. Ēdo inat sjellė koprraci dhe shtypje, meqė inati ėshtė koprraci me atė qė i ėshtė dhėnė personit, ndėrsa shtypja/padrejtėsia ėshtė dėshira qė tė tjerėt ta humbin tė mirėn tė cilėn e kanė fituar.

Meqė ky ėshtė rasti i atyre gjėrave tė dėshiruara tė cilat janė hallall, ēfarė ėshtė rasti nė lidhje mė gjėrat e lejuara tė cilat janė haram, siē ėshtė kurvėria, pirja e alkoolit, etj? Kur disa njerėz i marrin apo i praktikojnė gjėrat e kėtilla, do tė shfaqen dy lloje tė urrejtjes: 1) Qė tė urrehet ajo pėr shkak se tė tjerėt e kanė atė qė ai se ka dhe 2) Tė urrehet ajo pėr hir tė Allahut, dhe pėr shkak se ajo sjell dhunimin e tė drejtave tė Allahut ndaj robėve tė Tij.
Pause_Print_Scroll Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 19-07-06, 10:43   #27
Pause_Print_Scroll
iOi|KuMaNoVa DARDANI|iOi
 
Avatari i Pause_Print_Scroll
 
Anėtarėsuar: 15-05-06
Vendndodhja: ne ShQiPeRiNe e MADHE
Postime: 799
Pause_Print_Scroll
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Pause_Print_Scroll
Gabim

LLOJET E MĖKATEVE


Pėr kėtė arsye, mėkatet ndahen nė tri lloje:

1) Mėkatet tė cilat u sjellin shtypje tė tjerėve, siē ėshtė marrja e pronės sė njerėzve, mohimi i drejtave tė tyre, inati apo tė tjera (tė llojit mė tė madh), etj.

2) Mėkatet tė cilat sjellin vetėm shtypje tė vetvetes, siē ėshtė pirja e alkoolit, dhe kurvėria kur dėmet e saja nuk ndikojnė tek tė tjerėt.

3) Mėkatet tė cilat sjellin tė dyjat kėto qė i pėrmendėm mė lart, siē ėshtė Emiri apo sunduesi i cili merr pronėn e njerėzve pėr ta shfrytėzuar atė pėr kurvėri apo pije dehėse, apo krime tė tjera. Njė shembull tjetėr ėshtė ai i cili bėn akte seksuale tė paligjshme me dikė, dhe pastaj e shpalos kėtė para njerėzve me qėllim qė ta dėmtojė personin e pėrfshirė, siē ėshtė parė shpesh nga ata qė janė tė obsesionuar me femra dhe djelmosha tė rinj. Allahu thotė:

Thuaj, e tėrė ajo qė Zoti im ka ndaluar janė aktet e neveritura, ato qė janė tė dukshme dhe ato qė janė tė fshehta, dhe mėkatet, dhe shtypja/tirania pa ndonjė arsyetim, dhe qė ju tė shoqėroni me Allahun atė pėr tė cilėn nuk ėshtė dėrguar kurrfarė autoriteti, dhe qė ju tė thoni pėr Allahun atė qė nuk e dini. (Kur’an 7:33)
Pause_Print_Scroll Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 19-07-06, 10:44   #28
Pause_Print_Scroll
iOi|KuMaNoVa DARDANI|iOi
 
Avatari i Pause_Print_Scroll
 
Anėtarėsuar: 15-05-06
Vendndodhja: ne ShQiPeRiNe e MADHE
Postime: 799
Pause_Print_Scroll
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Pause_Print_Scroll
Gabim

SUKSESI NĖ ĒĖSHTJET E KĖSAJ BOTE ARRIHET ME DREJTĖSI


Ēėshtjet e kėsaj bote do tė shkojnė mė mbarė me praninė e drejtėsisė e cila mund tė pėrzihet me ndonjė prej llojeve tė mėkatit, se qė do tė shkojnė mbarė me praninė e shtypjes dhe padrejtėsisė nė tė drejtat e njerėzve, edhe nėse ajo s’ėshtė e pėrzier me mėkate tjera. Kėshtu, ėshtė thėnė: “Allahu e vendos shtetin e drejtė edhe nėse ėshtė pabesimtar, dhe nuk e vendos shtetin shtypės edhe nėse ėshtė Musliman.”

Ėshtė thėnė: “Ēėshtjet e kėsaj bote zgjasin me drejtėsi dhe kufėr (mosbesim), por ato nuk zgjasin me shtypje/padrejtėsi dhe Islam.”

Pejgamberi (salallahu alejhi ue selam) ka thėnė:

“Tė keqijat qė dėnohen mė sė shpejti janė padrejtėsia dhe shkėputja e lidhjeve familjare.” (Ibn Maxhe)

Kėshtu, shkelėsi i padrejtė ėshtė i dėrrmuar nė kėtė jetė, edhepse ai pėrfundimisht mund tė falet nė Jetėn e Pėrtejme.

Kjo sepse drejtėsia ėshtė sistemi i ēdo gjėje. Pra, kur ēėshtjet e kėsaj bote tė jenė tė vendosura me drejtėsi, ato zgjasin dhe janė tė qėndrueshme, ndonėse autori i saj mund tė mos ketė pjesė nė shpėrblimet e Jetės sė Pėrtejme, dhe kur ato s’janė tė vendosura me drejtėsi, ato nuk zgjasin, edhepse autori i saj mund tė ketė atė besim pėr tė cilin ai mund tė shpėrblehet nė Jetėn e Pėrtejme.
Pause_Print_Scroll Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 19-07-06, 10:46   #29
Pause_Print_Scroll
iOi|KuMaNoVa DARDANI|iOi
 
Avatari i Pause_Print_Scroll
 
Anėtarėsuar: 15-05-06
Vendndodhja: ne ShQiPeRiNe e MADHE
Postime: 799
Pause_Print_Scroll
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Pause_Print_Scroll
Gabim

NATYRA NJERĖZORE: TIRANI, INAT DHE SHTYPJE


Pėrbrenda unit njerėzor ėshtė njė shtytje pėr t’i shtypur tė tjerėt duke i tiranizuar ata, duke ua pasur zili atyre, dhe duke i cenuar tė drejtat e tyre. Pėrbrenda tij, po ashtu, janė shtytjet pėr ta shtypur veten duke u shfrenuar nė akte tė neveritura, siē ėshtė kurvėria dhe konsumimi i gjėrave tė papastra. Kėshtu, personi mund t’i shtyp tė tjerėt pa qenė i shtypur ai vetė, dhe mund tė jepet pas kėtyre kėnaqėsive, ndonėse askush pėrreth tij s’i bėn ato. Sidoqoftė, kur ai sheh shokėt e tij duke shtypur, apo duke u shfrenuar nė kėto kėnaqėsi, nė tė paraqitet njė shtytje qė t’i bėjė kėto gjėra e cila ėshtė shumė mė e fortė se ajo e mėparshmja.

Kjo po ashtu mund tė shkaktojė nė personin urrejtje ndaj atyre tė cilėt e kanė objektin e dėshirave tė tij tė ulta, inatin e tij ndaj tyre, dhe dėshirėn e tij pėr dėnimin e tyre dhe largimin e atij sendi tė cilin ata e kanė i cili pėrndryshe s’ishte aty. Ai ka njė arsyetim tė mjaftueshėm pėr kėtė nga drejtimi i mendimit intelektual, dhe nga parimet Islame pėr shkak tė faktit se ata tė cilėt ai i kundėrshton janė duke e shtypur veten dhe Muslimanėt si tėrėsi, dhe urdhėrimi i tij pėr tė mirėn dhe ndalimi prej tė keqes dhe xhihadi luftues nė kėrkim tė asaj na paraqitet tė jetė nga Islami.
Pause_Print_Scroll Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 19-07-06, 10:46   #30
Pause_Print_Scroll
iOi|KuMaNoVa DARDANI|iOi
 
Avatari i Pause_Print_Scroll
 
Anėtarėsuar: 15-05-06
Vendndodhja: ne ShQiPeRiNe e MADHE
Postime: 799
Pause_Print_Scroll
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Pause_Print_Scroll
Gabim

KATEGORITĖ E NJERĖZVE NĖ KĖTĖ ĒĖSHTJE


Njerėzit, nė lidhje me kėtė ēėshtje, mund tė ndahen nė tri kategori:

Njė grup nuk zgjohet, pėrveē me epshin e vetes sė tyre. Ata s’janė tė kėnaqur, pėrveē me ato gjėra tė cilat u janė dhėnė atyre, dhe nuk hidhėrohen, pėrveē pėr shkak tė diēkaje e cila u ėshtė mohuar atyre. Nėse personit tė tillė i jepet ēdo gjė qė dėshiron prej hallallit dhe haramit, hidhėrimi i tij zhduket dhe ai ėshtė i kėnaqur. Kur atij i pėrmbushen dėshirat e tija, ato gjėra tė cilat ai i ka quajtuar tė kėqija, nga tė cilat ai aktivisht i ndalonte tė tjerėt dhe i dėnonte ata pėr shkak tė shfrenimit nė to, hidhėrohej me to, dhe haptazi i kritikonte ato, kur ai i merr kėto gjėra, ai pėrnjėherė bėhet njė i shfrenuar nė to, dhe ortak e ndihmės i shfrytėzuesve tė tyre, dhe njė armik i patundur i atyre qė i urdhėrojnė njerėzit tė rrinė larg kėtyre gjėrave, dhe ua pėrmend atyre tė kėqijat e tyre. Kjo ėshtė shumė e pėrhapur nė mesin e bijėve tė Ademit. Ne tė gjithė i shohim dhe dėgjojmė shembujt e kėsaj, numri i tė cilave ėshtė i panjohur pėrveē pėr Allahun. Shkaku i kėsaj ėshtė ajo se njeriu ėshtė, siē ka thėnė Allahu, pėrherė i dhėnė pas kriminalitetit (dhalum), dhe pėrherė i dhėnė pas injorancės dhe marrėzisė (xhahul). Dhe kėshtu, shumė prej tyre kurrė nuk e praktikojnė drejtėsinė; mė saktė, ata mund tė jenė shtypėsa nė tė dy gjendjet. Pėr shembull, mund tė jetė njė grup njerėzish tė cilėt kritikojnė shtypjen e sunduesit dhe shkeljen e tij tė tė drejtave tė qytetarėve, dhe sunduesi i qetėson ata me ndonjė pozitė apo para. Pėrnjėherė, ata bėhen ndihmėsit dhe pėrkrahėsit mė tė mėdhenj tė sunduesit apo qeverisė sė padrejtė. Do tė ishte mė mirė pėr ta sikur vetėm tė kishin mbetur tė heshtur dhe tė pėrmbajtur nga urdhėrimi pėr tė mirėn dhe ndalimit prej tė keqes nė rend tė parė.

Nė mėnyrė tė njėjtė, ju mund t’i shihni kėta njerėz duke u sjellur shumė ashpėr me ata qė marrin pije dehėse, kurvėrojnė dhe dėgjojnė muzikė derisa ata tė arrijnė qė ta pėrfshijnė atė nė mėkatet e tyre, apo ta paqėtojnė atė me diēka prej kėnaqėsive tė tyre nė tė cilat ata shfrenohen. Nė atė kohė, ju do t’i shihni ata duke u bėrė ndihmėsit mė tė mėdhenj tė atyre akteve tė cilat ata i kundėrshtonin aq ashpėr mė parė. Njerėzit e kėtillė, kur ndėrmarrin urdhėrimin pėr tė mirėn dhe ndalimin prej tė keqes mund tė vijnė nė njė gjendje edhe mė tė keqe se gjendja e tyre para se ata tė fillonin, apo ndoshta jo edhe aq e keqe, apo tė barbartė me tė.

Tė tjerėt, e kanė marrė qėndrimin korrekt tė fetarisė dhe devotshmėrisė. Ata janė tė sinqertė ndaj Allahut nė atė, dhe nė veprat e tyre reformues dhe prurės tė sė mirės. Nė kėtė atyre u ėshtė dhėnė sukses i atillė sa qė ata janė nė gjendje tė jenė durimtarė dhe vetėpėrmbajtės pėrballė persekutimit. Kėta janė “ata qė besojnė dhe bėjnė vepra tė mira”, dhe ata janė “populli mė i mirė i ngritur pėr njerėzimin: ata urdhėrojnė nė atė qė ėshtė e mirė dhe e ndalojnė atė qė ėshtė e keqe, dhe ata besojnė nė Allahun.

Grupi i tretė ėshtė kombinim i karakteristikave tė grupit tė parė dhe atyre tė dytit, dhe kėta janė shumica e besimtarėve. Kushdo qė kombinon devotshmėrinė, epshin, dhe dėshirat, ka nė zemrėn e tij vullnet qė tė jetė i dėgjueshėm ndaj Allahut, dhe vullnet qė ta kundėrshtojė Allahun nė dėgjueshmėri ndaj dėshirave tė tija. Nganjėherė mbizotėron e para, dhe nganjėherė mbizotėron e dyta.

Ndarja tripjesėsh ėshtė e ngjashme me ndarjen e shpirtave tė njerėzve nė tri lloje, siē aludohet nė Kur’an: Ammaare (ai i cili gjithmonė urdhėron, d.m.th. e keqja), Leuame (ai i cili gjithmonė kritikon dhe merr nė llogari, d.m.th. shpirtat tė cilėt i binden Allahut pa ndonjė kundėrshtim tė brendshėm). Kėshtu, grupi i parė mė lart janė poseduesit e shpirtit i cili ėshtė Ammare, d.m.th. gjithmonė i urdhėron ata qė tė bėjnė keq, dhe grupi i dytė lart janė poseduesit e shpirtit i cili ėshtė Mut’me’ineh, tė cilėve Allahu do t’u thotė nė ditėn e Kijametit:

O ju shpirta tė qetė: Kthehuni te Zoti juaj, tė kėnaqur dhe tė pranuar, dhe hyni nė mesin e robėve tė Mi, dhe hyni nė Parajsėn Time. (Kur’an 89:27-30)

Grupi i tretė dhe mė i madhi janė poseduesit e shpirtit i cili ėshtė Leuaameh, i cili bėn mėkate dhe pastaj e fajėson veten pėr to. Ai i ndėrron ngjyrat, nganjėherė kėshtu dhe nganjėherė ashtu. Ai “e pėrzien punėn e mirė me njė tjetėr e cila ėshtė e mirė”. Shpresohet se Allahu do t’i falė kėta njerėz me kusht qė ata t’i pranojnė mėkatet e tyre dhe tė pendohen, siē ka thėnė Allahu:

Dhe tė tjerėt i kanė pranuar mėkatet e tyre. Ata e pėrzijtėn punėn e mirė me njė tjetėr e cila ishte e keqe. Ndoshta Allahu do t’i falė ata, vėrtet Allahu fal shumė, ėshtė mė i Mėshirshmi. (Kur’an 9:102)

Ėshtė pėr kėtė arsye qė gjatė Hilafetit tė Ebu Bekrit dhe Umerit – dhe ata janė tė dytė me tė cilėt Muslimanėt janė urdhėruar tė maten, siē ka thėnė Pejgamberi (salallahu alejhi ue selam):

“Pasoni shembullin e dyve qė vijnė pas meje: Ebu Bekr dhe Umer.” (et-Tirmidhi, Ibn Maxhe, dhe Ahmed)

Meqė Muslimanėt ende ishin afėr epokės sė shpalljes, dhe me tė fortė nė fe dhe devotshmėri, dhe udhėheqėsit e tyre ishin mė tė ndėrgjegjshėm nė pėrmbushjen e detyrave tė tyre, dhe mė tė rehatshėm dhe tė lirė nga kundėrshtimet e brendshme – kaosi, gjakderdhja dhe konflikti i cili pasoi, mungonte gjatė dy Hilafeteve tė tyre. Kjo sepse ata ishin sikur njerėzit e kategorisė sė dytė: ata, vetat e tė cilėve janė tė rehatshme dhe tė lira nga kundėrshtimet e brendshme nė lidhje me Islamin.

Pastaj, nė fund tė Hilafetit tė Uthmanit, dhe gjatė Hilafetit tė Aliut (Allahu qoftė i kėnaqur me tė dytė), ata tė kategorisė sė tretė u bėn mė tė shumtė. Kėshtu, nė Muslimanėt u shfaqėn dėshirat dhe epshet sė bashku me praninė e besimit dhe praktikimit Islam. Kjo u bė edhe mė e rėndė, dhe fitneja (konflikti) ngjau, shkak i sė cilės ėshtė ashtu siē shpjeguam mė herėt. Tė dy anėt dėshtuan qė tė analizojnė si duhet diktatet e devotshmėrisė dhe bindjes ndaj Allahut. Tė dy anėt e pėrzijtėn tė kuptuarit e tyre tė devotshmėrisė dhe bindjes me disa elemente tė epshit dhe mosbindjes. Secila anė, nė interpretimin e vet, duke besuar se janė duke urdhėruar pėr tė mirėn dhe duke ndaluar prej tė keqes, dhe atė se ata janė nė anėn e sė vėrtetės dhe drejtėsisė. Ky interpretim, sidoqoftė, pėrmban njė element tė epshit dhe njė element tė dyshimit, dhe pasimin e dėshirave tė unit, ndonėse njėra prej dy palėve qe mė afėr tė vėrtetės se tjetra.

Pėr kėtė arsye, besimtarit i takon qė vazhdimisht t’i lutet Allahut qė ta ndihmojė atė, dhe tė mbėshtetet plotėsisht nė Allahun qė ta mbushė zemrėn e tij me besim dhe devotshmėri, dhe tė mos e lė atė tė kontaminohet, dhe ta vendosė atė fort nė udhėzim, dhe ta mbrojė atė nga pasimi i epshit tė tij, siē thotė Allahu:

Dhe pėr kėtė shkak, lutu dhe qėndro i palėkundur ashtu siē je urdhėruar tė bėsh, dhe mos paso epshet e tyre. Dhe thuaj: Unė kam besuar nė librin tė cilin Allahu e ka zbritur, dhe jam urdhėruar qė ta vėj drejtėsinė mes jush. Allahu ėshtė Zoti jonė dhe Zoti juaj. (Kur’an 42:15


Pause_Print_Scroll Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 21:40.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.