Anėtarėsuar: 09-02-07
Postime: 13,508
|
Titulli: Mendimet tuaja mbi poetin Xhelal Ferizi- pseudonimin lirik?
Ambasadorja amerikane nė Kombet e Bashkuara, Susan Rice, ashtu siē pėrshėndet gjithnjė nė takimet pėr Kosovėn nė Kėshillin e Sigurimit pėrfaqėsuesi amerikan, i uroi fillimisht mirėseardhje kryeministrit tė Kosovės, Hashim Thaēi dhe mė pas kryeministrit tė Serbisė, Ivica Daēiq, njė gjest ‘diplomatik’ qė nuk kalon pa u vėrejtur nga korrespondentėt e akredituar nė Kombet e Bashkuara.
“Shtetet e Bashkuara mbėshtesin Kosovėn si njė partnere dhe mike dhe presim thellimin e mėtejmė tė partneritetit tonė nė vitet qė do tė vijnė,” tha ambasadorja Rice.
Pėr Rice ky ishte takimi i fundit i saj pėr Kosovėn nė Kėshillin e Sigurmit. Ajo do tė lė kryeqytetin e diplomacisė botėrore pėr t’u kthyer nė kryeqytetin e politikės amerikanė nė Washington, ku do tė marrė pozitėn e re, tė kryekėshilltares sė presidentit Barack Obama, ose siē njihet me emrin zyrtar, Kėshilltare pėr Siguri Kombėtare.
Vendin e saj nė New York pas konfirmimit nga Senati pritet ta marrė njė zonjė tjetėr, Samantha Power, gjithashtu mike dhe njohėse e pėrkrahėse prej vitesh e lirisė, pavarėsisė dhe shtetit tė Kosovės.
Nė ekipin amerikan nė Kombet e Bashkuara vazhdon tė jetė edhe diplomatja, poashtu njė mike e dėshmuar e Kosovės sidomos gjatė viteve tė kurorėzimit tė pavarėsisė, ambasadorja Rosemary DiCarlo.
Dje, ambasadorja Rice e quajti njė moment tė rėndėsishėm marrėveshjen midis Kosovės dhe Serbisė, duke kėshilluar tė dy qeveritė qė ‘tė bashkėpunojnė me EULEX-in, KFOR-in dhe partnerė tė tjerė pėr tė ēuar pėrpara zbatimin e saj’.
Rice nuk nguroi tė bėnte edhe komentet e saj pėr marrėveshjen duke thėnė se “marrėveshja ofronte zgjidhje tė qėndrueshme pėr veriun e Kosovės brenda kornizės ligjore dhe institucionale tė Kosovės”.
,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,, ,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,
Po po po e mbeshtesin nje kosove te varfer te mjere me plot maskrallek e klane te varur ne litarė nga vetvrasjet e nga varfria koosve te shemtuar nga mjerimi e nga faraonet e zi
Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga lirik : 15-06-13 nė 17:39
|