Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Politika & Shtypi > Arena Ndėrkombėtare
Emri
Fjalėkalimi
Arena Ndėrkombėtare Ngjarjet mė tė reja nga skena politike ndėrkombėtare. Analiza, komente, materiale nga shtypi boteror. Ngjarje historike e kulturore ndėrkombėtare. Superfuqitė, Aleancat, Luftrat, Traktatet e paqes etj.



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 14-04-09, 18:11   #391
Llapjani_HH
 
Avatari i Llapjani_HH
 
Anėtarėsuar: 05-06-08
Postime: 1,262
Llapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Lajme Aktuale....

Prishtina zyrtare hedh poshtė ēfarėdo alternative ndaj planit Ahtisaari

Presidenti Sejdiu ka hedhur kategorikisht poshtė idenė pėr ēfarėdo plani alternativ ndaj planit Ahtisari. Ky ėshtė njė plan i kompromiseve tė mėdha dhe do tė realizohet si i tillė, ka thėnė Sejdiu, ndėrsa kryeministri Thaēi tha se plani pėr Kosovėn ėshtė integrimi nė strukturat euroatlantike. Fondacionit pėr Marrėdhėnie Ndėrkombėtare dhe Dialog tė Jashtėm me seli nė Madrid, ka vlerėsuar se plani Ahtisaari duhet tė zėvendėsohet me njė plan alternativ qė do tė ishte i pranueshėm pėr tė gjitha palėt.


“Kosova mendon njėjtė sikur Evropa, pėr sa i pėrket implementimit tė Planit tė Ahtisaarit”, thotė presidenti Sejdiu duke kundėrshtuar nė mėnyrė kategorike tė gjitha idetė dhe propozimet, pėr ndonjė plan tjetėr qė do tė zėvendėsonte planin e Ahtisaarit nė Kosovė.

“Ne kemi kapėrcye njė proces tė madh, tė gjatė kohor dhe shumė tė vėshtirė dhe tė kompromiseve tė mėdha, dhe nė njė bazė tė kėtij projekti ne ēdo deklaratė tė njohjes apo konfirmim te njohjes sė Republikės sė Kosovės, nėnvizohet projekti i Ahtisaarit. Ne jemi besnik se do ta realizojmė pra, jemi zotuar, nuk e kemi me hile”, ka thėnė Sejdiu.

Edhe kryeministri Thaēi nuk ka lėnė hapėsirė pėr diskutime qė mund tė sillnin njė plan tjetėr, siē e propozon Fondacionit pėr Marrėdhėnie Ndėrkombėtare dhe Dialog tė Jashtėm me seli nė Madrid.

“Plani i Ahtisaari ėshtė ai, qė ėshtė dhe plani pėr Kosovėn evropiane ėshtė vizion i institucioneve tė Kosovės, ėshtė vullneti i popullit tė Kosovės dhe ėshtė mbėshtetja ndėrkombėtare, pra Kosova tė jetė pjesė e NATO-s dhe BE”, ka theksuar Thaēi.

Njė analizė e Fondacionit pėr marrėdhėnie ndėrkombėtare dhe dialog tė jashtėm me seli nė Madrid, ka vlerėsuar se politikat evropiane nė raport me Kosovėn dhe Serbinė duhet rishqyrtuar. Nė kėtė analizė vlerėsohet se deri tani angazhimi nė terren i evropianėve ka qenė i zbehtė dhe jo i orientuar mirė. Prandaj kjo ka krijuar efekte tė papritura pėr arritjen e paqes sė qėndrueshme, e aq mė tepėr largon mundėsinė e pajtimit ndėrmjet shqiptarėve dhe serbėve. Kjo ēėshtje e ka vėshtirėsuar edhe funksionimin e Kosovės, thuhet nė analizėn e kėtij Fondacioni. Ndėr temat qė shikohen mė delikate janė gjykatat, policia, doganat, decentralizimi, problemet me ekonominė etj.
RTK

Delegacioni i Shqipėrisė sjell informacione pėr shfrytėzimin e portit tė Shėngjinit

Bashkėpunimi ndėrmjet Kosovės dhe Shqipėrisė ėshtė shembull pėr rajonin prandaj duhet qė sa mė shpejtė qytetarėt e tė dyja vendeve tė lėvizin pa pasaporta. Kėshtu tha kryetari i shtetit Fatmir Sejdiu pas takimit me delegacionin e Komisionit tė jashtėm tė Kuvendit tė Shqipėrisė tė kryesuar nga Preē Zogaj.Zogaj, ndėrkaq, tha se Shqipėria ėshtė e gatshme tė ndihmojė Kosovėn nė gjitha aspektet tė cilat ajo ka nevojė.Delegacioni nga Shqipėria u takua edhe me kryeministrin Hashim Thaēi.


Bashkėpunimi ekonomik dhe lėvizja e lirė e qytetarėve tė Kosovės dhe Shqipėrisė ishin nė fokus tė bisedimeve ndėrmjet anėtarėve tė komisionit tė jashtėm tė parlamentit shqiptarė dhe krerėve tė institucioneve tė vendit.
Kryetari i kėtij komisioni Preē Zogaj e informoi presidentin dhe kryeministrin se rruga Durrės-Morinė ėshtė nė pėrfundim e sipėr dhe se ajo do tė jetė njė ndihmė e madhe nė zhvillimin ekonomik tė tė dyja vendeve. Zogaj tha se ka informuar liderėt kosovarė me vendimin e kryeministrit Berisha pėr formimin e komisionit ndėrministrorė pėr dhėnien nė shfrytėzim tė Portit tė Shėn Gjinit pėr nevojat e Kosovės. Parlamentarėt shqiptarė thanė se Shqipėria do tė ndihmojė Kosovėn nė gjitha fushat tė cilat paraqitet nevoja.


Presidenti Fatmir Sejdiu ndėrkaq tha se bashkėpunimi ndėrmjet Kosovės dhe Shqipėrisė ėshtė shembull pėr rajonin prandaj duhet qė sa mė shpejtė qytetarėt e tė dyja vendeve tė lėvizin pa pasaporta.

Nė kėto takime u theksua edhe njė herė se Kosova e pavarur dhe hyrja e Shqipėrisė nė NATO paraqesin garancė tė stabilitetit rajonal. Kryeministri Hashim Thaēi u shpreh pėr rritjen e bashkėpunimit ndėrmjet institucioneve tė Shqipėrisė dhe atyre tė Kosovės.

Anėtarėt e Komisionit tė Jashtėm tė Parlamentit Shqiptar u zotuan se do tė vazhdojnė lotimin pėr njohjen e pavarėsisė sė Kosovės si dhe gjatė takimit me kryeparlamentarin Jakup Krasniqi konfirmuan thellimin e bashkėpunimin ndėrmjet dy parlamenteve.
RTK

Debatohet interesi kombėtar i ndėrtimit tė Termocentralit tė ri

Nė njė debat qė “Forumi 2015” organizoi sot nė Prishtinė, u diskutua rreth interesit kombėtar pėr realizimin e projektit tė ndėrtimit tė termocentralit tė ri, i cili vlerėsohet se do tė avancojė pozitėn e pėrgjithshme tė ekonomisė kosovare dhe posaēėrisht atė tė energjetikės. Anėtarė tė Forumit 2015 kritikuan sot sėrish skenarėt pėr ndėrtimin e kapaciteteve tė reja energjetike nė Kosovė, respektivisht termocentralit Kosova e re.



Drejtori ekzekutiv i Fondacionit pėr shoqėri tė hapur, Luan Shllaku, tha se ndėrtimi i termocentralit tė ri prej 2 mijė e 100 megavatėsh, kalimi i pronėsisė sė minierės sė Sibovcit investitorit tė ri, dhe dhėnia me koncesion pėr 40 vjet, nuk do t’i sjellė kurrfarė pėrfitimesh Kosovės. Ai tha se pėrfitime do tė ketė vetėm investitori, ndėrkaq gjatė 40 vjetėsh do tė shterrojnė tė gjitha burimet e linjitit. Ndėrkohė, ministrja e energjisė dhe minierave, Justina Shiroka-Pula, tha se ende nuk ėshtė marrė asnjė vendim, por tė gjitha opsionet janė nė shqyrtim e sipėr.
RTK

Mjekėt serbė bojkotojnė punėn, por vazhdojnė tė paguhen nga buxheti i Kosovės

Dhjetėra punėtorė tė shėndetėsorė tė nacionalitetit serbė nė komunėn e Dardanės, vazhdojnė tė marrin paga nga buxheti i Kosovės, pėrkundėr bojkotimit tė punės nga ana e tyre qė nga paslufta. Zyrtarė komunalė tė Dardanės, duke mos dashur tė komentojnė, thonė se kjo ėshtė ēėshtje e niveleve tė larta politike.


Megjithatė, mėsohet se emrat e dhjetėra punėtorėve shėndetėsorė serbė, vazhdojnė tė jenė nė listat e pagave, nė Drejtorinė e Shėndetėsisė nė Dardanė dhe ata paguhen pėr punėn qė nuk e bėjnė. Sa i pėrket kėsaj ēėshtje, njeriu i parė i Buxhetit dhe Financave nė Dardanė, Xhavit Krasniqi, ka deklaruar se nuk ėshtė nė dijeni tė kėsaj problematike.
RTK

Nė pritje tė 44 eurove

Federata Sindikale e Shėndetėsisė e ndjen veten tė mashtruar nga Qeveria, e cila ende nuk ka filluar t’ua paguajė 44 eurot e premtuara. Ministria e Shėndetėsisė thotė se kjo ėshtė punė tashmė i takon Kryeministrisė.


Edhe marrėveshja e fundit mes Qeverisė dhe sindikalistėve shėndetėsorė, duket se po dėshton.
Qeveria e Kosovės, bashkė me komunat e vendit, vazhdojnė tė mos paguajnė 44 eurot punėtorėve shėndetėsorė, ashtu siē u ėshtė premtuar.

Sipas marrėveshjes sė marsit tė kėtij viti, Qeveria e Kosovės do tė duhej tė bėnte pagesėn prej 44 eurove pėr shėndetėsinė dytėsore dhe tretėsore, ndėrsa komunat pėr atė primare.

Po ashtu, pagesa ka pasur tė bėhet prej tė nesėrmes kur ėshtė arritur marrėveshja ndėrmjet Qeverisė dhe Sindikatės Shėndetėsore, e cila edhe e ndėrpreu grevėn.

Nė lidhje me kėtė, Sindikata tash tri javė i ka dėrguar shkresė kryeministrisė, por ende nuk kanė marr pėrgjigje.

“Qė tri javė iu kemi dėrgua shkresė nė kryeministri, por nuk kemi marrė pėrgjigje. Shpresojmė qė kryeministri t’i pėrgjigjet ftesės sonė dhe shpejtė tė kuptojmė se pse s’po mbahet premtimi i tij”, thotė pėr Express, Jahir Mulolli, nėnkryetar i Federatės Sindikale tė Shėndetėsisė Kosovės.

Sipas Mulollit, kur federata ka ndėrprerė grevėn, ka pritur qė prej tė nesėrmes tė fillojė pagesa sepse kjo ishte pjesė e marrėveshjes.

“Nėse edhe kėsaj here na mashtrojnė, unė mendoj se shumė mė shumė do tė humb vetė qeveria karshi popullit tė tij me kėtė rrenė, se sa ne qė nuk do t’i marrim nga 44 eurot”, u shpreh Mulolli.

Ai thotė se kjo qė po ndodh tani ėshtė duke e ēuar nė degradim edhe mė tė madh shėndetėsinė kosovare dhe nėse pėrsėri kjo do tė mbetet vetėm premtim i qeverisė, krejt ēka i mbetet federatės tė bėjė, ėshtė tė publikojė neglizhencėn e qeverisė ndaj shėndetėsisė kosovare.

“Ne nuk do futemi nė luftė me Qeverinė pėr 44 euro. Por nėse Qeveria pėrsėri nuk e mban premtimin, populli do ta kuptojė se ajo aspak nuk e ka prioritet shėndetėsinė ashtu siē thotė”shprehet ai, duke shtuar se punėtorėve shėndetėsore, krejt ēka iu mbetet t’iu thonė ėshtė “zoti ju ndihmoftė, se mė s’ po kemi ēka tė bėjmė”.

Nė lidhje me kėtė ēėshtje, tė dielėn ishte e pamundur tė kontaktoheshin zyrtarėt e Ministrisė sė Shėndetėsisė, mirėpo Mulolli tregon se kjo ministri i ka thėnė atij se pėr ēėshtjen e pagave, nuk merren mė ata, por kryeministria, meqė me ta ėshtė lidhur marrėveshja.

“Pėrderisa ministria ka thėnė se kryeministria merret me kėtė punė, zėvendės kryeministri Hajredin Kuqi, na ka thėnė se tashmė kryeministri i ka dhėnė urdhėr ministrit tė shėndetėsisė qė tė fillojė realizimin e marrėveshjes”, thotė Mulolli.
Nė anėn tjetėr gjithė kėtė punė, mjekėt e quajnė tradhti nga ana e Qeverisė.

“Unė krejt kėtė e pėrmbledh me njė fjali tė vetme e ajo ėshtė tradhti ndaj punėtorėve shėndetėsor”, thotė Basri Lenjani, shef nė Qendrėn Emergjente tė QKU.
Ndryshe, marrėveshja e marsit tė kėtij viti, ishte e dyta brenda disa muajsh. Pesė muaj mė parė, Qeveria pėrsėri pati premtuar kėtė pagesė prej 44 eurosh, gjė qė nuk ka ndodhur. Kjo pagesė nuk ėshtė duke u bėrė prej muajit tetorit tė vitit tė kaluar.
Gazeta expres
Llapjani_HH Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 14-04-09, 18:12   #392
Llapjani_HH
 
Avatari i Llapjani_HH
 
Anėtarėsuar: 05-06-08
Postime: 1,262
Llapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Lajme Aktuale....

Nisėn sėrish

Kėshilli pėr Kosovėn ka paralajmėruar ardhjen nė mėnyrė tė organizuar nga Beogradi nė Mitrovicė. Ministri i Punėve tė Brendshme, Zenun Pajaziti, pohon se vizita tė tilla, pa autorizim tė Qeverisė sė vendit, janė ilegale. Misioni i EULEX-it thotė se kjo ėshtė ēėshtje e autoriteteve vendase. Serbėt pritet tė hyjnė nga Veriu.

Qė tė mos iu ndodh si herėve tė kaluara, kur janė kthyer nė kufi, kėtė radhė zyrtarėt e Serbisė kanė menduar qė tė hyjnė ndryshe nė Kosovė.

Ata kanė paralajmėruar se tė martėn (sot), nga Beogradi, do tė vijnė tė gjithė bashkė nė Mitrovicė, pėr tė mbajtur njė mbledhje.

Ardhjen nė qytetin verior tė Kosovės e ka paralajmėruar Lubomir Kragovic, i cili ka ftuar tė gjithė anėtarėt e ashtuquajtur tė Kėshillit tė Kosovės, nga Kuvendi i Serbisė, qė ta bėjnė kėtė.

Duke ftuar tė gjithė anėtarėt e kėtij kėshilli, tė cilėt dėshirojnė tė marrin pjesė nė mbledhje, Kragovic iu ka kėrkuar atyre tė paraqiten nė mėnyrė qė t’iu sigurohet ardhje e papengueshme nė Mitrovicė.

“Kėshtu do tė evitohet mundėsia e pėrsėritjes sė problemeve sikurse nė mesin e muajit mars”, ėshtė shprehur Kragovic, sipas tė cilit, nė kufirin administrativ ndėrmjet Kosovės dhe Serbisė, anėtarėt e Kėshillit ishin kthyer prapa.

Ndėrkohė, zyrtarė tė lartė tė Kosovės nuk japin pėrgjigje tė prerė nėse do tė bllokojnė edhe kėsaj here kufirin pėr zyrtarėt serbė, tė cilėt pritet tė vijnė nė mėnyrė tė organizuar.

Kjo pėr faktin e ata nuk vijnė nė Kosovė si qytetarė tė thjeshtė, por si zyrtarė tė njė kėshilli, i cili vepron nė kuadėr tė Kuvendit tė Serbisė.

“Ēdo vizitė qė nuk ėshtė e aprovuar nga Qeveria e Republikės sė Kosovės, ėshtė ilegale dhe si rrjedhojė e kėsaj, ēdo aktivitet qė mbahet konsiderohet i tillė (ilegal)”, thotė Zenun Pajaziti, ministėr i Punėve tė Brendshme tė Kosovės.

Ai shpjegon pėr Express se nė kėtė rast, kėta persona, mė shumė se tė organizuar, ata mund tė vijnė nė Kosovė si tė manipuluar.

“Kėto janė aktivitete tė grupeve tė caktuara e tė manipuluara, tė cilave nuk do t’iu kushtojmė rėndėsi aq tė madhe. Edhe nė kėtė rast vlejnė rregullat e mėparshme”, thotė Pajaziti, duke aluduar nė ndalimin e tyre qė tė futen nė territorin e Kosovės.

Por nė kėtė rast problemi qėndron nė pikat 1 dhe 31, tė cilat ndodhen nė veri tė vendit, e qė kontrollohen nga policėt serbė tė Kosovės, tė cilėt nė zinxhirin komandues u pėrgjigjen vetėm kolegėve tė tyre nga misioni i EULEX-it.

Megjithėkėtė, zyrtarė tė kėtij misioni tregojnė se kjo ēėshtje nuk ėshtė nė pėrgjegjėsinė e tyre, por tė autoriteteve tė Kosovės.

“Kjo ėshtė pėrgjegjėsi e Policisė sė Kosovės dhe autoriteteve tė vendit”, thotė Karin Limdal, zėdhėnėse e EULEX-it.

Ndėrkohė, zyrtarė tė Policisė sė Kosovės, nė kushtet e anonimitetit, sqarojnė se pėrveē kėtyre dy pikave, nėse kėta zyrtarė tentojnė tė vijnė nga pikat e tjera, kthimin prapa e kanė tė sigurt.

Derisa paralajmėrimet janė bėrė pėr vizitė tė kėtyre zyrtarėve nė Kosovė, Besim Hoti, zėdhėnės i Policisė sė Kosovės pėr rajonin e Mitrovicės, thotė se situata ėshtė e qetė dhe nuk ka masa tė shtuara tė sigurisė.

Pėrndryshe, zyrtarėt e Kėshillit pėr Kosovėn kanė paralajmėruar se nė mbledhjen qė do tė mbajnė nė Mitrovicė, do tė shqyrtojnė vendimet e shpėrbėrjes sė Kuvendit tė qytetit tė Prishtinės dhe Kuvendit Komunal tė Pejės si dhe projektstrategjia pėr qėndrim dhe kthim tė qėndrueshėm tė serbėve.
Gazeta expres

“Ēėshtja e policėve serbė tė zgjidhet sipas ligjit”

Komisioni parlamentar pėr Punė tė Brendshme dhe Siguri ka diskutuar sot pėr ēėshtjen e policėve tė komunitetit serb, tė cilėt qė prej shpalljes sė pavarėsisė, mė 17 shkurt tė vitit tė kaluar, po bojkotojnė punėn, ndėrsa vazhdojnė tė paguhen nga buxheti i Kosovės.

Kjo ēėshtje duhet tė zgjidhet nė mbėshtetje tė ligjit, duke mos harruar se institucionet e Kosovės kanė bėrė mjaft qė policėt t’u kthehen detyrave tė punės, thuhet nė njė komunikatė shtyp tė lėshuar pas takimit nga Zyra pėr marrėdhėnie me media dhe publikime e Kuvendit.

“Tashmė ėshtė njė situatė qė derisa policėt serbė nuk iu pėrgjigjen detyrave tė punės, ka mjaft tė rinj serbė qė duan tė punojnė nė Policinė e Kosovės, por kjo shans nuk iu jepet, pra duke toleruar bojkotin nė tė njėjtėn kohė nuk iu jepet mundėsia tė punojnė ata qė duan”, theksohet nė komunikatėn shpėrndarė medieve.

Komisioni mori qėndrim qė javėn e ardhshme tė vizitojė Policinė e Kosovės pėr tė biseduar pėr kėtė ēėshtje. Pas kėtij takimi, Komisioni do tė bėjė rekomandimet e tij me qėllim qė kjo ēėshtje tė shtrohet pėr diskutim nė Kuvend, nėse edhe mė tutje policėt serbė nuk i kthehen punės.

Nė mbledhjen e sotme tė Komisionit pėr Punė tė Brendshme dhe Siguri tė Kuvendit tė Kosovės, tė kryesuar nga kryetari Rrustem Mustafa, iu dha pėrkrahje procedimit tė Projektligjit pėr Armėn dhe Projektligjit pėr Ruajtjen e Rendit dhe Qetėsisė Publike pėr shqyrtim tė parė nė Kuvend.
Gazeta expres
Llapjani_HH Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 15-04-09, 15:44   #393
Oqeani
 
Avatari i Oqeani
 
Anėtarėsuar: 03-02-08
Vendndodhja: Nėn hijen qiellore
Postime: 24,632
Oqeani i pazėvėndėsueshėmOqeani i pazėvėndėsueshėmOqeani i pazėvėndėsueshėmOqeani i pazėvėndėsueshėmOqeani i pazėvėndėsueshėmOqeani i pazėvėndėsueshėmOqeani i pazėvėndėsueshėmOqeani i pazėvėndėsueshėmOqeani i pazėvėndėsueshėmOqeani i pazėvėndėsueshėmOqeani i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Lajme Aktuale....

Qėndrime tė kundėrta pozitė / opozitė rreth “shkeljes sė Kushtetutės nga Presidenti i vendit” A po shkel apo jo presidenti i Kosovės Fatmir Sejdiu Kushtetutėn duke mbajtur tė ngrirė postin e kreut tė Lidhjes Demokratike tė Kosovės? Sipas zyrtarėve tė LDK-sė - jo sepse Sejdiu ushtron vetėm funksionin e presidentit. Por, sipas opozitės vetė mbajtja e ngrirė e postit tė kryetarit tė partisė ėshtė shkelje e aktit mė tė lartė juridik. Derisa Kushtetuta e Kosovės parasheh qė presidenti i vendit nuk mund tė ushtrojė asnjė funksion tjetėr, opozita akuzon presidentin Fatmir Sejdiu pėr shkelje tė aktit mė tė lartė – kushtetutės, duke mbajtur tė ngrirė postin e kryetarit tė LDK-ės.
Por nė anėn tjetėr brenda LDK-ės pohojnė se presidenti nuk shkel kushtetutėn sepse ai nuk ėshtė duke ushtruar asnjė post tjetėr pėrveē atij tė presidentit tė vendit.
Sipas nenit 88 tė Kushtetutės sė Kosovės, Presidenti i vendit “nuk mund tė ushtrojė asnjė funksion tjetėr publik dhe asnjė funksion nė parti politike”.

Por me sa duket opozita ėshtė duke e kthyer nė favor tė saj faktin qė presidenti Fatmir Sejdiu ka ngrirė postin e kryetarit tė LDK-ės, duke e akuzuar Sejdiun pėr shkelje tė Kushtetutės.
Sipas Sekretarit tė pėrgjithshėm tė LDD-ės, Lulzim Zeneli, Sejdiu ėshtė aktualisht duke mbajtur poste tė dyfishta. Ai thotė se shpreson qė me themelimin e Gjykatės Kushtetuese do tė mbrohet akti mė i lartė juridik.

“Nga ana e kryetarit tė vendit kemi tė bėjmė me mbajtjen e posteve tė dyfishta dhe pastaj me vendime shumė arbitrare dhe jo kushtetuese, prandaj kėto janė porosi qė determinojnė pozicionin aktual tė kryetarit tė vendit mbi kushtetutėn duke lėnduar aktin mė tė lartė juridik tė vendit”, thotė Zeneli.
Akuzat nuk mungojė edhe nga partia opozitare Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės. Zėdhėnėsi, Besnik Tahiri thotė se Sejdiu duhet tė vendosė nė mes tė postit tė kryetarit tė LDK-ės apo postit tė Presidentit tė vendit.

“Ėshtė bėrė njė shkelje e kushtetutės, e cila nė tė vėrtetė nuk ėshtė dashur tė ndodhė pasi qė presidenti i vendit pėrveē qė e mbanė pozitėn e Kryetarit tė Kosovės, po ashtu ėshtė edhe pozicion unifikues me subjektet tė tjera politike dhe me organizata tjera qė veprojnė nė Kosovė”, thotė Tahiri.

Por nuk vonojnė reagimet as nga partia nė pushtet LDK-ja pėr tė hedhur poshtė akuzat e tilla. Sipas sekretarit tė pėrhershėm tė LDK-ės, Ramė Manaj presidenti Sejdiu vepron nė pėrputhshmėri mė Kushtetutėn e Kosovės, duke ushtruar vetėm postin e presidentit tė vendit.

“Presidenti Sejdiu konform kushtetutės sė vendit ka pezulluar funksionin e kryetarit tė partisė dhe nė kėtė kuptim ėshtė nė pėrputhje tė plotė me dispozitat kushtetuese pėr kryetarin e vendit”, thotė Manaj.

Edhe, Xhavit Beqiri, zėdhėnės i presidentit Sejdiu pohon se presidenti nuk ushtron poste tė dyfishta, ndonėse sipas tij as kushtetuta nuk parasheh dorėheqjen zyrtare.

“Presidenti konform Kushtetutės sė Republikės sė Kosovės nuk ushtron asnjė funksion tjetėr, mirėpo ligji nuk e jep tė domosdoshme dorėheqjen, kėshtu zyrtare, mirėpo ju siē e dini presidenti Sejdiu nė momentin qė ėshtė zgjedhur e ka njoftuar kryesinė e LDK-ės qė pezullon atė funksion dhe nuk e ushtron”, sqaron Beqiri.

Lidhur me ngrirjen e postit tė kryetarit tė partisė kohėve tė fundit ka pasur reagime edhe nga anėtarėt brenda LDK-ės, tė cilėt kanė bėrė thirrje vazhdimisht pėr tė shpallur zgjedhje brenda Lidhjes Demokratike tė Kosovės.


| s.b & RTK staff |

mbrapa15 prill 2009 - 15:22:44
__________________
Shpresa ėshtė e vetmja gėnjeshtėr qė i besohet !!!
Oqeani Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 15-04-09, 18:39   #394
Llapjani_HH
 
Avatari i Llapjani_HH
 
Anėtarėsuar: 05-06-08
Postime: 1,262
Llapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Lajme Aktuale....

Prapė ndėrhyn Buja

Kuvendi Komunal i Lipjanit ka ngritur taksat e atyre qė bėjnė transportin e udhėtarėve nga Aeroporti i Prishtinės nė 20 000 euro nga 7000 euro, si edhe ato pėr eksploatimin e xehes sė nikelit. Zyrtarėt tė avio-kompanive thonė se kėtė ēmim e paguajnė udhėtarėt


Kompanive ajrore iu ėshtė shtuar edhe njė ngarkesė nė pagesa. Kėtė e ka vendosur Kuvendi i Komunės sė Lipjanit dhe e ka nėnshkruar kryetari i tij, Shukri Buja. Qė tė veprojnė kėto kompani duhet tė paguajnė 20 mijė euro taksė pėr punė nė hapėsirat e kėsaj komune e jo 7 mijė si kanė paguar mė parė.

Pėrderisa udhėheqėsit e kėtyre kompanive janė tė shqetėsuar se kjo pagesė shtesė do t’i dėmtojė pasagjerėt, pėrkatėsisht ndikon nė ngritjen e ēmimit tė biletės, Buja thotė se kompanitė kanė fitim tė madh dhe kjo shifėr e caktuar ėshtė shumė e arsyeshme.

“Ėshtė e arsyeshme pse kemi ngritur nivelin e taksės pėr marrje tė punės sė agjensioneve transportuese tė udhėtarėve nė 20 mijė euro”, shpjegoi Buja pėr Express.

Para se tė merrej ky vendim, pėr tė siguruar leje pune, kėtyre kompanive iu ėshtė dashur tė paguajnė vetėm 7 mijė euro

Pronari i agjencisė turistike “Kosova Airlines”, Ramzi Ejupi ėshtė shprehur i shqetėsuar pasi qė kėtė haraē do ta paguajnė udhėtarėt. Ai shpjegoi se pėr shkak tė kėsaj do tė shtrenjtohen buletat. Por, thotė se janė tė detyruar ta pranojnė ēfarėdo takse qė t’iu vihet.

“Ne jemi tė detyruar ta pranojmė ēfarėdo takse, por nė fund kėtė do ta paguajnė konsumatorėt. Kjo do tė ndikojė nė rritjen e ēmimit tė biletės”, tha Ejupi pėr gazetėn.

Remzi Ejupi ėshtė mėsuar me taksa tė panevojshme.

“Nuk jam i befasuar me asnjė taksė qė mund tė paraqitet. Nė secilin mėngjes mund ta dėgjojmė ndonjė tė re. Pasi qė kėtė e bėnė Lipjani, nuk do tė befasohem poqe se taksė kėrkojnė edhe fshatarėt e Miradisė, tė Sllatinės apo tė Vrellės ”, tha Ejupi.

Ndėrkaq, sipas Bujės, vendimi ėshtė marrė nė pajtim me ligjin. “Taksat paguhen me rastin e marrjes sė lejes dhe ato bėhen nė baza vjetore pėr vitin kalendarik”, thuhet nė kėtė rregullore e KK tė Lipjanit tė miratuar nė dhjetor tė vitit tė kaluar.
Nė kėtė rregullore precizohet se veprimtaritė afariste tė industrisė nxjerrėse, asaj tė nikelit si dhe transportit tė rregullt ajror pėr tė siguruar leje pune do tė paguajnė nga 20 mijė euro.

“Ne e kemi marrė kėtė vendim nė bazė tė rregullores pėr taksat. Tarifat dhe gjobat komunale” tha Buja.

Kjo rregullore ka hyrė nė fuqi nė janar tė kėtij viti duke e shfuqizuar rregulloren e vitit 2007. Sipas Bujės, vėnia e taksės ėshtė e arsyeshme sepse kėto kompani kanė qarkullim dhe fitim tė madh.

“Duke pasur parasysh qarkullimin qė bėjnė kompanitė, natyrisht se kjo taksė do tė jetė e arsyeshme pėr to”, tha Buja.

Shukri Buja ditė mė parė kishte intervenuar nė operimet brenda territorit tė Aeroportit Ndėrkombėtar “Prishtina” duke e caktuar se aty mund tė punojnė vetėm taksistėt qė janė tė regjistruar nė administratėn e Komunės sė Lipjanit.
Gazeta expres

“Kosova e Re”, projekt pa pėrfitime

Ekspertėt kosovarė kritikojnė qeverinė qė po i lejon kompanitė e huaja energjetike tė caktojnė kushte pėr projektin “Kosova C”


Termocentrali “Kosova e Re”, sipas ekspertėt kosovarė, nuk do tė sjellė shumė pėrfitime. Ata nuk mohuan rėndėsinė e tij, mirėpo thanė se dhėnia e plotė e minierės sė Sibovcit nė pronėsi tė investitorit dhe ndėrtimi i kapaciteteve prej 2100 megavate nuk i pėrgjigjet interesit kombėtar. Kjo u konstatua tė martėn nė debatin me temė “Kosova (C) e Re- Ku ėshtė interesi kombėtar nė kėtė projekt”, tė organizuar nga Forum 2015.

Kalimi i minierės sė Sibovcit nė pronėsi tė plotė tė investitorit tė jashtėm, thanė ata, mund tė bėjė qė Kosova ta blejė qymyrin e saj nė vendin e vet.

Luan Shllaku, drejtor ekzekutiv i Fondacionit tė Kosovės pėr Shoqėri tė Hapur, tha se projekti “Kosova e Re” pėrveē emrit tė ri, nuk ka sjellė ndonjė risi tjetėr. Por, shumė dilema mbesim.

“Nėse Sibovci kalon nė pronėsi tė pronarit tė ardhshėm pėr 40 vjet, me njė kapacitet prodhues 2100 megavatesh , nė fund aty nuk do tė mbetet asnjė kilogram qymyr, njė nga njė 1 milion tonė linjit sa janė”, tha Shllaku.

Kjo nxjerr edhe problemin tjetėr. Kosova do tė jetė e detyruar tė blejė linjit nga kompania qė do ta ketė Sibovcin. “Kosovės do t’i ta duhet tė blejė qymyrin e saj”.

Ai kundėrshtoi edhe arsyetimet se me kapacitetin 2100 MW Kosova do tė eksportojė rrymė. Atė do ta eksportojė investitori.

Nė anėn tjetėr, ministrja e Energjetikės dhe Minierave, Justina Pula- Shiroka pohoi se qeveria ėshtė duke kėrkuar rrugėn mė tė mirė pėr gjetjen e njė forme mė funksionale partneriteti nė mes investitorit dhe qeverisė. Sado qė projekti ėshtė nė fazėn e finalizimit, mirėpo sipas saj, ende nuk janė pėrcaktuar tė gjitha opsionet e mundshme.

“Fillimisht do tė lejohet ndėrtimi i kapaciteteve prej vetėm 1000 MW, me opsion ndėrtimin e kapaciteteve shtesė”, tha ajo.

Ende ka variante edhe pėr lokacion, e qė nė fund do tė varet prej statusit qė KEK-u do tė ketė nė kuadėr tė projektit “Kosova e Re”.

Profesori Muhamet Mustafa ishte kėmbėngulės qė koncesioni nuk duhet tė jetė 40 vjet.
“Kjo nuk ndodh askund nė botė. Pos kur jepen hekurudhat nė koncesion. NĖ rastin tonė, mė e arsyeshme ėshtė qė koncesioni tė jetė mė sė shumti 25 vjet”, tha Mustafa i cili propozoi qė Kuvendit tė Kosovės t’i dėrgohet amendament nė Ligjin pėr Koncesion.

Po ashtu shtoi se Qeveria e Kosovės nuk duhet tė pranojė formulat qė i imponohen rreth pronėsisė nė tėrė projektin. “Ajo duhet tė ketė 25-40 pėr qind tė pronėsisė”, pėrfundoi Muhamet Mustafa.

Pėrfaqėsues tė shoqėrisė civile nė kėtė debat kėrkuan qė Qeveria e Kosovės tė caktojė rregullat dhe tė diktojė kushtet, e tė mos pranojė vetėm ato qė imponojnė investitorėt.
Gazeta expres

Reagon Norvegjia

Ambasada e Norvegjisė nė Kosovė ka reaguar ndaj kompanisė norvegjeze “Norwy invest”, e cila ka lansuar njė fushatė nė internet kundėr investimeve tė huaja dhe ka paraqitur qėndrimin pozitiv tė kėtij shteti nė raport me vendin tonė.

“Pozicionet dhe deklaratat e kėsaj kompanie nuk pėrfaqėsojnė pozicionin dhe politikėn e Qeverisė sė Norvegjisė, nė lidhje me Kosovėn. Bėhet fjalė pėr njė nismė private e cila i pasqyron mendimet private tė njė grupi tė qytetarėve norvegjez”, thuhet nė reagimin e Ambasadės.

Sipas komunikatės shteti norvegjez e ka ndihmuar Kosovėn dhe do tė vazhdoi ndihma e kėtij shteti pėr vendin tonė.

Ambasada norvegjeze inkurajon kompanitė e shteteve perėndimore qė tė investojnė nė Kosovė dhe tė pėrfitojnė nga pėrparėsitė e vendit tonė
Gazeta expres

Nuk ndalen shpėrthimet nė “Viva”

Pėr mė pak se pesė muaj, katėr shpėrthime tė fuqishme kanė ndodhur nė ndėrmarrjen tregtare “Viva” nė Ferizaj

Njė shpėrthim i fuqishėm ka ndodhur mėngjesin e sė mėrkurės nė minimarketin “Viva”, i cili gjendet nė rrugėn “Dėshmorėt e Kombit”, nė Ferizaj.

Detonimi ka thyer shumė xhama nė lokalet pėrreth dhe ka tronditur banorėt qė jetojnė nė kėtė pjesė tė qendrės sė qytetit.

Ky ėshtė sulmi i katėrt me radhė brenda mė pak se pesė muajve ndaj lokaleve tė ndėrmarrjes private “Viva”, nė Ferizaj.

“Sot rreth orės 4:15, policia ėshtė informuar nėpėrmjet telefonit nga njė qytetar se ka ndodhur njė shpėrthim nė marketin ‘Viva’. Policia ka dalė menjėherė nė vend tė ngjarjes dhe ka siguruar vendin. Janė shkaktuar dėme tė konsiderueshme materiale, por pa pasoja nė njerėz”, tha pėr “Express”, zėdhėnėsi rajonal i policisė, rreshter Behxhet Krasniqi, i cili kishte dalė nė vend tė ngjarjes.

Ai ka saktėsuar se nė njė diametėr prej 100 metrash dėme tė mėdha kanė pėsuar edhe lokalet pėrreth. Deri mė tani nuk ka tė arrestuar apo tė dyshuar lidhur me kėtė rast.

Nė rrugėn “Ahmet Kaēiku”, tė cilėn nga rruga “Dėshmorėt e Kombit” e ndanė hekurudha, pronarėt e lokaleve vazhdonin tė pastronin hapėsirat nga xhamat e thyer dhe tė vendosnin xhama tė ri. Pronari i dyqanit qė merret me rregullimin e asutotapicerive, “Babuqi”, vlerėsonte se dėme i ishin shkaktuar nė vlerė prej 400 eurove, ndėrsa ishte detyruar qė gjithė xhamat e thyer t’i ndėrronte.

Shefqet Selimi, i cili me familje banon mbi dyqanin e tij nė kėtė rrugė, ende ndjehej i tmerruar nga shpėrthimi i mėngjesit tė sė mėrkurės. “Edhe fėmijėve tė vegjėl u doli gjumi dhe nisėn tė qajnė. Nuk e kishim idenė ēka po ndodhte. Mė vonė kam parė qė rruga ishte mbushur me xhama tė thyer”, shprehej i habitur Selimi.

Nexhat Xhokli, zyrtar nė “Viva Fresh”, tregon se minimarketi ishte i siguruar nga kompania pėr sigurime “Besa”, porse punėtorėt e saj nuk e kishin vėrejtur vendosjen e eksplozivit.

“Nuk ka pasur ndonjė paralajmėrim pėr kėtė. Ėshtė e vėrtetė qė ky ėshtė shpėrthimi i katėrt, qė pėr fat tė mirė tė gjithė kanė kaluar pa pasoja nė njerėz. Kėto sulme nuk e kanė penguar ndėrmarrjen ‘Viva’ qė tė rritet edhe mė. Tash kemi rreth 500 tė punėsuar. Ky mund tė jetė mėkati ynė”, shprehej Xhokli, i cili thoshte se dėmet nė market ishin tė konsiderueshme, por qė nė mesditė puna kishte filluar normalisht.

Me keqardhje, ai thekson faktin se asnjė nga zyrtarėt komunalė nuk ka dalė nė vend tė ngjarjes pėr tė parė pasojat e shpėrthimit.

Zėdhėnėsi i policisė, Krasniqi, nuk ka mundur tė thotė se pėr ēfarė lloji tė eksplozivit bėhet fjalė, sikundėr qė nuk ka mundur tė thotė gjė as pėr dy personat e arrestuar me rastin e goditjes me murtajė dore tė objektit tė “Vivės”, vjet mė 12 dhjetor. “Kjo ėshtė ēėshtje e Prokurorisė sė Qarkut nė Prishtinė”.

Por burime tė informuara mirė thonė se dy tė dyshuarit janė liruar nė mungesė provash. Pėrkundėr kėtyre sulmeve, dy objektet e ndėrmarrjes “Viva”, nė Ferizaj, kanė vazhduar tė punojnė normalisht.
Gazeta expres
Llapjani_HH Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 30-04-09, 10:30   #395
Dani11
Banned
 
Avatari i Dani11
 
Anėtarėsuar: 21-12-05
Postime: 2,149
Dani11 Dani11 Dani11 Dani11 Dani11 Dani11 Dani11 Dani11
Gabim Titulli: Lajme Aktuale....

Dėshmi tė rusėve pėr krime lufte nė Ēeēeni
Dokumente tė reja hedhin dritė mbi krimet e luftės nė rajonin e Ēeēenisė.


Dy komando ruse vendosen te thyejne heshtjen dhe ne nje interviste per "Sunday Times", treguan mbi mizorite e paimagjinueshme qe kane ndodhur atje.

Deshmite e tyre jane fakte per nje lufte te erret te zhvilluar edhe pse Kremlini e shpalli te perfunduar ne 1999.

Ushtaret merrnin burra dhe gra, i conin ne kampe ku i torturonin, duke i goditur me cekice, apo me plumba ne gjymtyre dhe me pas i shperthenin me dinamit.

Kremlini e mohon me force te jene ushtruar tortura, nderkohe qe njeri prej komandove tregon se ai vete ka qene pjesemarres ne vdekjen e 10 grave cecene.

"I shperthyem me dinamit trupat e tyre, sepse pa kadavra nuk ka gjurme vrasje", thote komandoja. /top channel/
Dani11 Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 12-05-09, 16:31   #396
Dani11
Banned
 
Avatari i Dani11
 
Anėtarėsuar: 21-12-05
Postime: 2,149
Dani11 Dani11 Dani11 Dani11 Dani11 Dani11 Dani11 Dani11
Gabim Titulli: Lajme Aktuale....

Topi keqardhje pėr mospraninė e Sejdiut, refuzon Tadiēin
Presidenti Bamir Topi ka refuzuar pirjen e kafesė nė njė tavolinė me presidentin serb, Boris Tadiē.
E martė, 12 Maj 2009 16:41


Presidenti shqiptar Bamir Topi i ka shprehur vėrejtjet presidentit tė ri maqedonas Gjorgje Ivanov pėr shkak tė mungesės sė presidentit kosovar Fatmir Sejdiu nė ceremoninė e inaugurimit. Topi ka refuzuar kafenė me homologun serb Boris Tadiē.

"Nuk ėshtė e drejtė e imja qė tė ndėrhyjė pėr ftesat, megjithatė me vjen keq qė Sejdiu nuk ėshtė i pranishėm", ka theksuar presidenti shqiptar.

Sipas tij, liderėt e Ballkanit duhet tė pranojnė realitetin e ri gjeopolitik nė Ballkan.

"Shpresoj qė nė takimin e radhės me karakter rajonal tė jetė i pranishėm presidenti i Kosovės Sejdiu dhe me kėtė pėrfundimisht tė kuptohet se gjendja gjeopolitike nė rajon ka ndryshuar", ka theksuar presidenti shqiptar Bamir Topi, i cili ka refuzuar pirjen e kafesė nė njė tavolinė me presidentin serb, Boris Tadiē para ceremonisė nė hotelin "Aleksandar Palas" nė Shkup.

Topi paralajmėroi se do tė ftojė nė njė takim presidentėt e vendeve tė rajonit, duke pėrfshirė edhe Greqinė. /ina/
Dani11 Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 14-05-09, 07:55   #397
Dani11
Banned
 
Avatari i Dani11
 
Anėtarėsuar: 21-12-05
Postime: 2,149
Dani11 Dani11 Dani11 Dani11 Dani11 Dani11 Dani11 Dani11
Gabim Titulli: Lajme Aktuale....

93 nga 140 Afganėt e vrarė janė fėmijė
93 fėmijė dhe 25 gra janė nė mesin e listės prej 140 Afganėve tė vrarė javėn e kaluar nga sulmet e SHBA-ve nė krahinėn Farah.
E mėrkurė, 13 Maj 2009 22:26

<DIV id=news_detail_content>E titulluar "lista e dėshmorėve tė bombardimit nė Bal Boluk nė rrethinėn e krahinės Farah," lista pėrmban emrin, moshėn dhe emrin e prindit tė secilės viktimė.

Mė i riu i radhitur ėshtė foshnja 8 ditore Musa Sejid, i biri i Adem Sejidit.
53 nga viktimat ishin vajza nėnė moshėn 18 vjeēare, dhe 40 djem. Vetėm 22 ishin meshkuj 18 vjeēar e mė tė vjetėr.

Debati mbi numrin e tė vdekurve ka tensionuar marrėdhėniet nė mes Uashingtonit dhe Kabulit. Presidenti Barak Obama dhe Sekretarja e Shtetit Hillari Klinton i kėrkuan falje presidentit Afgan Karzait gjatė vizitės sė tij nė SHBA javėn e kaluar.

Qeveria Afgane ka vėrtetuar listėn dhe Karzai, pėrmes njė fjalimi nė televizionin Amerikan kėrkoi pėrfundimin e menjėhershem tė sulmeve ajrore tė SHBA-ve nė Afganistan. Uashingtoni kundėrshtoi kėrkesėn, duke injoruar vrasjet e civileve.

Karzai tha javėn e kaluar nė CNN se Uashingtoni duhet tė mbėshtetet nė taktika tjera e jo nė sulmet ajrore nė fshatrat ku civilėt mund te jenė tė pranishėm.

"Sulmet ajrore nuk janė tė pranueshme," tha Karzai. "Terrorizmi nuk ėshtė nė fshatrat Afgane, e as nė shtėpitė Afgane."/worldbulletin.net

var tmp; tmp = document.getElementById("news_content").getElement sByTagName("a"); for(i=0; i
Dani11 Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 15-05-09, 09:16   #398
Dani11
Banned
 
Avatari i Dani11
 
Anėtarėsuar: 21-12-05
Postime: 2,149
Dani11 Dani11 Dani11 Dani11 Dani11 Dani11 Dani11 Dani11
Gabim Titulli: Lajme Aktuale....

Mesiq: Kosova, njė realitet qė duhet tė pranohet
Presidenti i Kroacisė, Stipe Mesiq deklaroi se Serbia edhe nėse nuk e njeh shtetin e Kosovės duhet tė mundėsojė komunikimin mes njerėzve dhe mallrave, qė kjo pjesė tė funksionojė sikur edhe pjesėt tjera tė Evropės.
E premte, 15 Maj 2009 09:20



"Kosova shpalli pavarėsinė, ky ėshtė njė realitet i ri dhe ne e pranojmė. Serbia nėse nuk do, nuk ėshtė patjetėr ta pranojė Kosovėn, kjo ėshtė ēėshtje e Serbisė, por patjetėr duhet tė mundėsoj komunikimin mes njerėzve dhe kapitalit. Patjetėr duhet edhe kjo pjesė tė funksionojė si edhe pjesėt tjera tė Evropės", deklaroi Mesiq nė njė intervistė pėr televizionin maqedonas A1.

Ndėrkaq, lidhur me kontestin mes Maqedonisė dhe Greqisė, Mesiq ka deklaruar se ėshtė e pakuptimtė qė njė temė historike tė ndikojė nė marrėdhėniet e tanishme mes kėtyre dy shteteve.

"Mendojė se kjo ēėshtje nuk do tė duhej ti rėndonte marrėdhėniet e tanishme mes Maqedonisė dhe Greqisė, pėr faktin se Maqedonia ėshtė realitet dhe ky realitet dihet tė pranohet", tha presidenti kroat. /INA/

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Dani11 : 15-05-09 nė 09:17
Dani11 Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 19-05-09, 20:14   #399
Dani11
Banned
 
Avatari i Dani11
 
Anėtarėsuar: 21-12-05
Postime: 2,149
Dani11 Dani11 Dani11 Dani11 Dani11 Dani11 Dani11 Dani11
Gabim Titulli: Lajme Aktuale....

Zbulohet vaksina kundėr gripit
Mė nė fund ėshtė arritur tė zhvillohet me sukses njė vaksinė kundėr "gripit tė derrit".
E hėnė, 18 Maj 2009 19:47


Lajmi ėshtė bėrė i ditur nga njė grup shkencėtarėsh nė Korenė e Jugut. Agjencia e lajmeve, Jonhap, bėn tė ditur se kėrkuesit e Shungnam National University, kanė arritur tė kultivojnė njė virus standart, i cili ėshtė vėnė nė dispozicion tė qendrės amerikane tė kėrkimeve pėr kontrollin dhe parandalimin e sėmundjeve.

Tashmė ėshtė mundur tė krijohet njė material qė nuk ėshtė toksik dhe mund tė prodhohet nga tregu farmaceutik nė shkallė tė gjėrė. /gazeta express/
Dani11 Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 21-05-09, 21:07   #400
Dani11
Banned
 
Avatari i Dani11
 
Anėtarėsuar: 21-12-05
Postime: 2,149
Dani11 Dani11 Dani11 Dani11 Dani11 Dani11 Dani11 Dani11
Gabim Titulli: Lajme Aktuale....

Pavarėsia e pakthyeshme - Amerika gjithmonė me ju"Nė fjalimin e Biden-it para Kuvendit tė Kosovės ka ofruar gjithė garancitė e SHBA-ve pėr pėrkrahjen e parezervė pėr Kosovėn.
E enjte, 21 Maj 2009 21:13

Numri dy i administratės amerikane, Joe Biden, para deputetėve tė Kosovės ka theksuar se pavarėsia e Kosovės nuk zhbėhet dhe se shteti nuk ndahet.

"Pavarėsia ėshtė e pakthyeshme. Absolutisht e pakthyeshme. Kosova nuk mund tė ndahet. Pėrshėndes pėrpjekjet e presidentit dhe kryeministrit, e gjithashtu edhe tė opozitės. Keni miratuar ligjet e pakos sė Ahtisaarit, dhe ngadalė po e ndėrtoni shoqėrinė shumetnike. Keni ndėrtuar shkolla dhe rrugė, si dhe keni ndėrtuar shumė institucione qė prej fillimit. Suksesi qė keni arritur pėr vetėm njė vit ėshtė i jashtėzakonshėm", ka thėnė Biden.

Megjithatė, pėrpos sukseseve qė i ka pėrmendur, Biden u ka dhėnė institucioneve njė listė tė punėve dhe detyrave qė duhet bėrė nė tė ardhmen, nė mėnyrė qė shteti tė bėhet plotėsisht funksional. Mes tyre, i ka kėrkuar qeverisė qė tė jetė transparente, qė tė implementohet decentralizimi, tė organizohen zgjedhje tė lira, dhe si dhe tė punohet nė ndėrtimin e ekonomisė.
Pėrfundimisht, Biden ka thėnė se ėshtė shumė optimist pėr tė ardhmen e Kosovės, duke pohuar se vendimi i kosovarėve pėr tė mos hequr dorė nga ėndrra pėr pavarėsinė ka qenė i drejtė.

Paraprakisht, liderėt shtetėrorė, Sejdiu, Thaēi dhe Krasniqi, kanė falėnderuar pafundėsisht SHBA-nė dhe personalisht Bidenin pėr kontributin e madh qė kanė dhėnė pėr ēlirimin dhe pavarėsimin e vendit.

Biden vizitoi Manastirin e Deēanit

Nėnpresidenti amerikan, Joe Biden, pas Prishtinės ka vizituar Manastirin e Deēanit. Atje ai ka deklaruar se pėr herė tė dytė e viziton kėtė vend dhe se nė dallim prej herės sė kaluar, tani po shesh ndryshime tė mėdha nė Kosovė.
"Jam i lumtur qė kthehem pėrsėri. Herėn e fundit kur isha kėtu, nė Kosovė ishin rrethana tė tjera dhe unė po shoh ndryshime qė nga ajo kohė. Shpresojmė qė i gjithė rajoni i Ballkanit pėr herė tė parė nė histori tė jetė pjesė e Bashkimit Evropian. Shtetet e Bashkuara shpresojmė se kjo do tė ndodhė dhe ju mbėshtesim nė kėtė aspekt" ka thėnė Biden.
Numri dy i Shteteve tė Bashkuara ngrohtėsisht ėshtė pritur nga Ati Sava Janiq. /ktv/
Dani11 Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 21-05-09, 21:12   #401
Dani11
Banned
 
Avatari i Dani11
 
Anėtarėsuar: 21-12-05
Postime: 2,149
Dani11 Dani11 Dani11 Dani11 Dani11 Dani11 Dani11 Dani11
Gabim Titulli: Lajme Aktuale....

Muslimanėt protestojnė nė Athinė
Protesta ka ardhur pasi policia i grisi librin e shenjtė tė Kur'anit njė besimtari nga Azia.
E enjte, 21 Maj 2009 19:48

<DIV id=news_detail_content>
Rreth 5 mije persona te besimit Islam ne Athine po zhvillojne nje proteste te dhunshme ne nje prej shesheve qendrore te kryeqytetit helen.

Protesta e tyre ka ardhur pasi policia i grisi librin e shenjte te Kur'anit, nje besimtari nga Azia. Ka mjaftuar ky akt, qe mijera myslimane t'i drejtoheshin sheshit Omonia.

Sipas informacioneve te fundit myslimanet, mes te cileve nuk ka emigrante shqiptare, kane qelluar me gure dhe sende te forta. /top channel/

var tmp; tmp = document.getElementById("news_content").getElement sByTagName("a"); for(i=0; i
Dani11 Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 21-05-09, 21:18   #402
Oqeani
 
Avatari i Oqeani
 
Anėtarėsuar: 03-02-08
Vendndodhja: Nėn hijen qiellore
Postime: 24,632
Oqeani i pazėvėndėsueshėmOqeani i pazėvėndėsueshėmOqeani i pazėvėndėsueshėmOqeani i pazėvėndėsueshėmOqeani i pazėvėndėsueshėmOqeani i pazėvėndėsueshėmOqeani i pazėvėndėsueshėmOqeani i pazėvėndėsueshėmOqeani i pazėvėndėsueshėmOqeani i pazėvėndėsueshėmOqeani i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Lajme Aktuale....

Ragmi Mustafa kryetar Komune, Skender Destani kryetar i Kuvendit

Preshevė, 21 maj (presheva.com) - Nė seancėn e Kuvendit Komunal e cila ka filluar qė nga ora 10 e deri nė orėt vona, kėshilltarėt e Kuvendit Komunal tani me koalicionin e ri tė pėrbėrė nga PDSH, BDL dhe GQ kanė shkarkuar kryetarin aktual tė Komunės sė Preshevės Nadėr Sadikun, zėvendėsin e kryetarit Rexhat Nezirin si dhe ndihmės kryetaren Mihane Ahmetin. Nė kėtė seancė, si kryetar Kuvendi u zgjodh dr Skender Destani nga partia e BDL-sė, zėvendės kryetar tė kuvendit nga partia e PDSH u zgjodh Fikret Sadiku si dhe prefekt i Komunės u zgjodh Ragmi Mustafa, i cili deri tani kishte ushtruar detyrėn e kryetarit tė Kuvendit.
Nė Kuvendin Komunal, me datė 13 maj ėshtė nėnshkruar marrėveshja pėr njė koalcion tė ri nė mes tė partive PDSH, BDL dhe GQ.
__________________
Shpresa ėshtė e vetmja gėnjeshtėr qė i besohet !!!
Oqeani Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 22-05-09, 17:08   #403
Llapjani_HH
 
Avatari i Llapjani_HH
 
Anėtarėsuar: 05-06-08
Postime: 1,262
Llapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Lajme Aktuale....

Konkurs qė e mohon shtetėsinė e Kosovės!

Kėshilli pėr Mbrojtjen e tė Drejtave dhe tė Lirive tė Njeriut ka reaguar ndaj konkursit tė shpallur nga Komisioni i Pavarur Gjyqėsor dhe Prokurorial pėr vende tė lira pėr gjyqėsorė dhe prokurorė. Sipas KMDLNJ-sė, ky konkurs e mohon shtetėsinė e Kosovės.

KMDLNJ thekson se ky konkurs nuk mund tė kontestohet nė aspektin ligjor - mirėpo, sipas kėsaj organizate – “nėse lexohen me kujdes kriteret dhe kualifikimet e kėrkuara atėherė hasim nė njė problem jashtėzakonisht tė ndjeshėm, diskriminues, tė motivuar politikisht dhe mohues tė Kushtetutės sė Republikės sė Kosovės, saktėsisht shtetėsisė sė saj”.

Kriteri i parė qė duhet tė plotėsohet nga kandidatėt sipas konkursit ėshtė: tė jetė banor i rregullt i Kosovės. KMDLNJ mendon se kėtu kemi tė bėjmė me njė veprim tė paramenduar dhe tė sofistikuar me tė cilin mohohet pavarėsia e Kosovės dhe shtetėsia pėr shtetasit e saj. “Nė fakt, meqė Kosova e ka miratuar Ligjin pėr Shtetėsi ėshtė e pakuptueshme dhe e papranueshme qė tė bėhet kėsi atentati terminologjik ku shtetėsia zėvendėsohet me termin banor, thuhet nė reagim.

Nė kėtė konkurs, sipas KMDLNJ-sė, nė fakt, u jepet mundėsia tė pranohen gjyqtarė dhe prokurorė banorė tė Kosovės qė nuk e pranojnė shtetėsinė e Kosovės, e mohojnė Kushtetutėn e saj nė vend se ta mbrojnė atė. Ky kriter, sipas kėsaj organizate, nė fakt ėshtė dizajnuar pėr pjesėtarėt e pakicės serbe qė konkurrojnė pėr kėto vende tė punės qė janė banorė tė Kosovės dhe nuk e pranojnė shtetėsinė e Kosovės.

Ndryshe – thekson KMDLNJ - ky kriter i paraparė i konkursit duhet tė hiqet dhe duhet tė thuhet se: kandidati qė konkurron pėr kėtė vend tė punės duhet tė jetė shtetas i Republikės sė Kosovės.

KMDLNJ konsideron se nėse kriteret nė kėtė konkurs mbetėn tė njėjta atėherė do tė plotėsohen kushtet pėr legalizimin e sistemit paralel tė gjyqėsorit. “Nė asnjė vend nuk mund tė tolerohet tė zgjidhet dikush gjyqtar apo prokuror nėse nuk ėshtė shtetas i atij shteti”, vėren kjo organizatė – duke potencuar se, tė jesh banor i njė shteti nuk do tė thotė domosdoshmėrisht se je shtetas i atij shteti.

Telegrafi
Llapjani_HH Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 22-05-09, 22:36   #404
Dani11
Banned
 
Avatari i Dani11
 
Anėtarėsuar: 21-12-05
Postime: 2,149
Dani11 Dani11 Dani11 Dani11 Dani11 Dani11 Dani11 Dani11
Gabim Titulli: Lajme Aktuale....

Serbi, qendra e drejtuar nga Kisha dhunon pėrdoruesit e drogės
Video shokuese, dhunė e ushtruar ndaj narkomanėve nė njė qendėr rehabilitimi tė drejtuar nga Kisha Ortodokse serbe.
E premte, 22 Maj 2009 20:47

Njė video shokuese ėshtė publikuar nė Serbi, qė tregon pėr dhunėn e ushtruar ndaj pėrdoruesve tė drogės nė njė qendėr rehabilitimi tė drejtuar nga kisha ortodokse. Videoja tregon se si rrihet dhunshėm njė pacient nga njerėzit e kishės. Autoritetet po investigojnė mbi kėtė video skandaloze, ndėrkohė qė Kisha Katolike nuk pranon tė komentojė pamjet qė janė botuar fillimisht nga revista serbe "Vreme". Priftėrinjtė nė kėtė qendėr e kanė pranuar se rrahjet janė pjesė e nevojshme e terapisė per pėrdoruesit e drogės dhe pėr kėtė ėshtė marrė dhe miratimi i prindėrve tė pacientėve.
Pamjet janė filmuar nga njė video amatore dhe janė publikuar nė revistėn serbe "Vreme". Nė pamje duket qartė se si njė pacient qėllohet me njė lopatė disa herė. Por dhuna nuk mbaron kėtu. Njė nga punonjėsit e kishės vazhdon ta godasė nė mėnyrė tė pamėshirshme pacientin, duke e qėlluar edhe me shkelma nė fytyrė.
Aktualisht autoritetet serbe po hetojnė mbi personat e pėrfshirė nė kėtė video, ndėrkohė qė pamjet kanė bėrė xhiron e botės. Qendra e rehabilitimit ndodhet afėr Novi Pazar.
Kisha Ortodokse Serbe refuzon tė komentojė kėtė video, edhe pse duket qartė se nė dhomėn ku kryhet dhuna, rreth e qark ka ikona kristiane.
Priftėrinjtė nė kėtė qendėr e kanė pranuar se rrahjet janė pjesė e nevojshme e terapisė per pėrdoruesit e drogės dhe pėr kėtė ėshtė marrė dhe miratimi i prindėrve tė pacientėve.
Por njė ish pacient tregon se ishte pjesė e terapisė qė pacientėt tė mblidheshin tė gjithė nė rreth, dhe shihnin teksa njeri prej tyre rrihej dhunshėm nga prifterinjtė dhe stafi tjetėr i kishės. Mjetet e dhunės pėrfshinin cdo lloj objekti qė kėtyre personave u zinte dora.
Vecanėrisht Peshkopi Peranovic, sipas kėtij dėshmitari, rrihte me mirė nga tė gjithė dhe duart i kishte vazhdimisht me gjak, pasi praktikonte artet marciale. Monitoruesi qeveritar pėr tė drejtat e njeriut, Sasha Jankiovic ka deklaruar se kjo qendėr do paditet, duke thėnė se ajo qė ofron kisha nė kėtė qender rehabilitimi nuk ėshtė terapi por akt kriminal.

http://www.youtube.com/watch?v=jA17gsdmCiE

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Dani11 : 22-05-09 nė 22:38
Dani11 Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 23-05-09, 00:13   #405
Makresh
 
Avatari i Makresh
 
Anėtarėsuar: 12-01-09
Vendndodhja: ..
Postime: 5,781
Makresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Lajme Aktuale....

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Dani11
Serbi, qendra e drejtuar nga Kisha dhunon pėrdoruesit e drogės
Video shokuese, dhunė e ushtruar ndaj narkomanėve nė njė qendėr rehabilitimi tė drejtuar nga Kisha Ortodokse serbe.
E premte, 22 Maj 2009 20:47



Oo,,, sa mir qenka mi dergu disa nga shpk-eja ahahahaa


ps: Kesi lloj temash ju kisha sygjeruar qe te hapen ne vete, kurse kjo te mbyllet pasi shum pak frekuentohet. :)


Makresh Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 2 (0 Anėtarėt dhe 2 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 10:56.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.