Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Bota Shpirtėrore > Mėsime nga Kurani
Emri
Fjalėkalimi
Mėsime nga Kurani Besimtarėt myslimanė mblidhen nė kėtė forum pėr tė diskutuar dhe ndarė me njėri-tjetrin mėsimet fetare dhe experiencat e tyre tė jetės.



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 19-07-06, 10:50   #31
Pause_Print_Scroll
iOi|KuMaNoVa DARDANI|iOi
 
Avatari i Pause_Print_Scroll
 
Anėtarėsuar: 15-05-06
Vendndodhja: ne ShQiPeRiNe e MADHE
Postime: 799
Pause_Print_Scroll
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Pause_Print_Scroll
Gabim

E KEQJA DUHET TĖ PĖRBALLET ME TĖ MIRĖN


Pėr kėtė arsye, besimtarėt janė urdhėruar qė veprat e kėqija t’i pėrballin me tė kundėrtėn e tyre, mu ashtu siē mjeku i kundėrvihet sėmundjes me tė kundėrtėn e saj. Pra, besimtari ėshtė i urdhėruar qė ta reformojė veten, dhe kjo bėhet me anė tė dy gjėrave: bėrjes sė veprave tė mira, dhe shmangien nga veprat e kėqija. Dhe kjo pėrkundėr forcave dhe motivuesve tė cilat e kundėrshtojnė bėrjen e sė mirės dhe e inkurajojnė bėrjen e sė keqes, dhe tė dyjat kėto janė katėr llojesh, siē kemi thėnė.

Besimtari po ashtu ėshtė i urdhėruar qė t’i reformojė tė tjerėt me tė gjithė kėta katėr motivues sipas mundėsive tė tija tė fuqisė dhe aftėsisė. Allahu thotė:

Pasha kalimin e kohės* Vėrtet, njeriu ėshtė nė njė humbje tė mjerė* Pėrveē atyre qė besojnė dhe bėjnė vepra tė mira* Dhe e pėrkujtojnė njėri-tjetrin pėr tė vėrtetėn, dhe e kėshillojnė njėri-tjetrin qė tė kenė durim. (Kur’an 103)

Ėshtė transmetuar se Imam Shafi’i ka thėnė:

“Sikur tė gjithė njerėzit tė mendonin pėr Suren el-Asr, kjo do t’u mjaftonte atyre.”

Ėshtė ashtu siē ka thėnė ai. Allahu na ka informuar nė kėtė sure se tė gjithė njerėzit janė nė njė humbje tė mjerė, pėrveē atyre tė cilėt nė veten e tyre janė besimtarė tė drejtė, dhe me tė tjerėt pėrkujtues i sė vėrtetės, dhe kėshillues nė durim.
Pause_Print_Scroll Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 19-07-06, 10:50   #32
Pause_Print_Scroll
iOi|KuMaNoVa DARDANI|iOi
 
Avatari i Pause_Print_Scroll
 
Anėtarėsuar: 15-05-06
Vendndodhja: ne ShQiPeRiNe e MADHE
Postime: 799
Pause_Print_Scroll
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Pause_Print_Scroll
Gabim

ASHPĖRSIA E SPROVĖS SHKAKTON NGRITJEN E POZITĖS


Kur sprova bėhet e ashpėr, kjo pėr besimtarin e drejtė bėhet shkak pėr ngritjen e gradave tė tija dhe madhėshtinė e shpėrblimit tė tij, siē mund tė shihet nė hadithin vijues:

“Pejgamberi qe pyetur: ‘Cilėt njerėz i kanė sprovat mė tė ashpra?’ Ai tha: ‘Pejgamberėt, pastaj tė drejtėt, pastaj tė tjerėt nė renditje zbritėse tė drejtėsisė sė tyre. Secili sprovohet nė pajtim me besimin e tij: nėse gjindet vendosmėria aty, sprovat e tija shtohen; nėse, nė anėn tjetėr, ai ėshtė i dobėt dhe i lėkundur nė besim, sprovat e tija lehtėsohen. Besimtari do t’ju nėnshtrohet sprovave derisa tė ecė nė sipėrfaqen e tokės pa asnjė mėkat tė vetėm nė tė.”

Kėshtu, ai ka nevojė pėr durim mė shumė se tė tjerėt, dhe kjo ėshtė arsyeja pėr udhėheqėsi (Imamat) nė besim, siē ka thėnė Allahu:

Dhe Ne i bėmė ata udhėheqės (Imamė) tė cilėt i udhėzojnė (njerėzit) me urdhėrin Tonė pėrderisa ata tė jenė durimtarė, dhe t’i besojnė bindshėm shenjat tona. (Kur’an 32:24)
Pause_Print_Scroll Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 19-07-06, 10:51   #33
Pause_Print_Scroll
iOi|KuMaNoVa DARDANI|iOi
 
Avatari i Pause_Print_Scroll
 
Anėtarėsuar: 15-05-06
Vendndodhja: ne ShQiPeRiNe e MADHE
Postime: 799
Pause_Print_Scroll
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Pause_Print_Scroll
Gabim

DURIMI ĖSHTĖ I DOMOSDOSHĖM NĖ TĖ BĖRIT MIRĖ


Muslimani duhet tė ketė durim nė tė bėrit e asaj nė ēka ėshtė urdhėruar, dhe nė shmangien prej asaj e cila i ėshtė ndaluar atij. Po ashtu nė kėtė pėrfshihet edhe durimi pėrballė persekutimeve, kur flitet keq pėr ne, dhe durim kur tė ballafaqohemi me fatkeqėsi tė ndryshme. Po ashtu, durimi kėrkohet nė kohėrat e rehatisė dhe bollėkut, ashtu qė tė mos krenohemi, mburremi, dhe tė bėhemi arrogantė, dhe lloje tjera tė durimit.
Pause_Print_Scroll Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 19-07-06, 10:51   #34
Pause_Print_Scroll
iOi|KuMaNoVa DARDANI|iOi
 
Avatari i Pause_Print_Scroll
 
Anėtarėsuar: 15-05-06
Vendndodhja: ne ShQiPeRiNe e MADHE
Postime: 799
Pause_Print_Scroll
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Pause_Print_Scroll
Gabim

NEVOJA PĖR SIGURINĖ E BESIMIT


S’ėshtė e mundur pėr personin qė tė ketė durim nėse ai s’ka ndonjė gjė prej sė cilės do ta nxirrte paqen e brendshme, diēka prej sė cilės ai arrin gėzimin dhe e cila i jep atij mbėshtetje: bindje nė besim. Pejgamberi ka thėnė nė hadith:

“Luteni Allahun pėr falje dhe shėndet tė mirė se, vėrtet, pas bindjes nė besim, askujt nuk i ėshtė dhėnė gjė mė e mirė se shėndeti i mirė.”

Nė mėnyrė tė njėjtė, kur ai urdhėron tė tjerėt qė tė bėjnė mirė, apo e do pajtimin e tyre me atė qė ėshtė korrekte, apo ndalon tė tjerėt nga tė bėrit keq, ai duhet tė jetė shumė i mirė ndaj tė tjerėve me tė cilėt ai dėshiron tė punojė nė kėtė rrugė me mirėsjellje e cila e sjellė suksesin e qėllimit tė tij: largimin e asaj tė cilėn ai nuk e pėlqen, dhe arritjen e asaj tė cilėn ai e pėlqen. Shpirtat njerėzorė s’mund tė tolerojnė diēka tė hidhur, pėrveē nėse ajo ėshtė e pėrzier me diēka tė ėmbėl. Asgjė tjetėr s’ėshtė e mundur. Pėr kėtė arsye, Allahu paracaktoi institucionin e lidhjes sė zemrave (te’lif ul-kulub), madje duke e caktuar atė pėr ata, zemrat e tė cilėve duhet tė tėrhiqen nė pjesėn e Zekatit. Allahu i tha Pejgamberit tė tij:

Zgjedhe vetėpėrmbajtjen, urdhėro tėrė atė qė ėshtė e mirė, dhe largohu nga tė marrėt. (Kur’an 7:199)

Dhe, Allahu tha nė njė ajet tjetėr:

Ėshtė e domosdoshme pėr urdhėruesin pėr tė mirėn qė tė jetė i durueshėm dhe tė jetė i butė, dhe ky ėshtė guximi i vėrtetė dhe bujaria e mirėfilltė.

Pėr kėtė arsye, Allahu pėrmend shumė herė sė bashku namazin dhe zekatin nė Kur’an, dhe zekati ėshtė mirėsjellje ndaj krijimit tė Allahut. Ndėrsa nė njė vend tjetėr i pėrmend sė bashku namazin dhe durimin. Qė tė triat janė tė rėndėsishme: namazi, zekati, dhe durimi. Ēėshtjet e besimtarit nuk do tė shkojnė mbarė, pėrveē me kėto tria nė lidhje me reformimin e vetvetes dhe nė reformimin e tė tjerėve, posaēėrisht kur sprovat dhe konflikti tė jenė jashtė kontrollit; atėherė nevoja pėr kėto cilėsi bėhet edhe mė e madhe.

Nevoja pėr vetėpėrmbajtje dhe durim ėshtė e rendomtė pėr tėrė racėn njerėzore; ēėshtjet e tyre kurrė s’do tė mbarėshtohen, pėrveē me kėto cilėsi. Pėr kėtė arsye, tė gjitha shoqėritė dhe kulturat e lavdėrojnė guximin dhe bujarinė deri nė atė tė masė, saqė shumica e poemave qė janė komponuar pėr lavdėrimin e dikujt ndalen nė kėto dy cilėsi. Nė mėnyrė tė njėjtė, tė gjitha shoqėritė dhe kulturat i konsiderojnė si tė dėnueshme cilėsitė e kundėrta tė koprracisė dhe frikės.

Ēfarėdo ēėshtje pėr tė cilėn pajtohen mendimtarėt e tėrė racės njerėzore, s’mund tė jetė tjetėr veēse e vėrteta, siē ėshtė pajtimi i tyre nė lavdėrimin e sinqeritetit dhe drejtėsisė, dhe dėnimin e rrenės dhe shtypjes. Pejgamberi (salallahu alejhi ue selam) njėherė qe pyetur nga disa beduinė derisa ata e shtynė atė afėr njė lisi nė tė cilin u ngatėrrua manteli i tij. Ai u kthye nga ata dhe tha:

“Pasha Atė, nė dorėn e tė Cilit ėshtė shpirti im, sikur tė posedoja deve aq sa numri i kėtyre therrave, unė do t’i kisha ndarė ato nė mes jush, dhe ju nuk do tė mė gjenit koprrac, as frikacak, e as tė rremė.”

Ky gjykim i vlerėsuar, merr forma tė ndryshme sipas rasteve dhe detajeve specifike dhe, vėrtet, veprat gjykohen sipas qėllimeve, dhe ēdonjėrit i takon ajo tė cilėn e ka pasur qėllimin.
Pause_Print_Scroll Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 19-07-06, 10:52   #35
Pause_Print_Scroll
iOi|KuMaNoVa DARDANI|iOi
 
Avatari i Pause_Print_Scroll
 
Anėtarėsuar: 15-05-06
Vendndodhja: ne ShQiPeRiNe e MADHE
Postime: 799
Pause_Print_Scroll
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Pause_Print_Scroll
Gabim

KRITICIZMI I KOPRACISĖ DHE FRIKĖS


Pėr kėrė arsye, korracia dhe frika shpesh kritikohen nė Kur’an dhe Sunet, ndėrsa guximi dhe vetėpėrmbajtja nė rrugėn e Allahut lavdėrohen – nė rrugėn e Allahut specifikisht pėrderisa ėshtė kundėrshtim me atė e cila s’ėshtė nė rrugėn e Allahut. Pejgamberi (salallahu alejhi ue selam) ka thėnė:

“Gjėrat mė tė kėqija qė mund tė gjinden nė personin janė dėshira lakmitare e cila ndikon nė tė gjitha veprat e tija, dhe frika e cila e bėn atė tė ikė.”

Dhe, ai tha:

“Kush ėshtė udhėheqėsi juaj, O fėmijėt e Selemes?” Ata thanė: “el-Xhed ibn Kais, edhepse ne e kritikojmė atė pėr koprraci.” Pejgamberi tha: “Dhe cila e metė mund tė jetė mė serioze se koprracia!?”

Nė njė tjetėr version tė hadithit tė mėsipėrm, Pejgamberi ėshtė transmetuar tė ketė thėnė:

“Vėrtet, asnjė udhėheqės s’bėn tė jetė koprrac, por udhėheqės i juaj ėshtė el-Ebjedh el-Xhe’ed el-Bera’ ibn Me’rur”

Ngjashėm, ajo ēka Xhabir ibn Abdullahu i tha Ebu Bekr Sidikut (Allahu qoftė i kėnaqur me tė):

“Ti ose mund tė mė japėsh, ose mund tė jesh dorėshtrėnguar” Ebu Bekr tha: “A nuk thua: ose mund tė mė japėsh, ose mund tė jesh dorėshtėrnguar?! Dhe cila e metė ėshtė mė e madhe se koprracia?!”

Ebu Bekr, sikurse Pejgamberi (salallahu alejhi ue selam) e konsideroi koprracinė tė jetė sėmundja apo e meta mė e rėndė.

Nė Sahi Muslim, ėshtė transmetuar nga Sulejman ibn Rebi’a:

“Umeri ka thėnė: “Pejgamberi (salallahu alejhi ue selam) bėri ndarjen e pronės, dhe unė thashė: ‘Pasha Allahun, tė tjerėt janė mė meritorė se kėta (tė cilėve u qe dhėnė).’ Pejgamberi tha: ‘Ata mė lanė qė unė tė zgjedhi, ose do tė mė kėrkonin nė mėnyrė tė pahijshme dhe tė egėr, ose do tė mė quanin koprrac, dhe unė nuk jam koprrac.”

Pejgamberi kėtu thotė: Ata mė kanė kėrkuar nė mėnyrė e cila s’ėshtė me vend, ashtu qė nėse unė ju jap atyre, kjo do tė jetė nė rregull, por nėse nuk u jap, ata do tė thonė “Ai ėshtė koprrac.” Kėshtu, ata mė lanė qė tė zgjedhi nė mes dy tė kėqijave, dhe nuk mė lanė zgjedhje tjetėr: pyetja e pahijshme, ose tė mė quanin koprrac. Qė ata tė mė quajnė koprrac ėshtė mė e rėnda prej tė kėqijave, ashtu qė unė e zmbrapsa tė keqen mė tė madhe duke iu dhėnė atyre.
Pause_Print_Scroll Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 19-07-06, 10:52   #36
Pause_Print_Scroll
iOi|KuMaNoVa DARDANI|iOi
 
Avatari i Pause_Print_Scroll
 
Anėtarėsuar: 15-05-06
Vendndodhja: ne ShQiPeRiNe e MADHE
Postime: 799
Pause_Print_Scroll
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Pause_Print_Scroll
Gabim

LLOJET E KOPRRACISĖ


Koprracia ėshtė kategori e pėrgjithshme pėrbrenda sė cilės ka lloje tė ndryshme – disa janė mėkate tė mėdha, dhe disa s’janė mėkatė tė mėdha. Allahu ka thėnė:

Le tė mos mendojnė ata tė cilėt qenė dorėshtrėnguar me atė ēka Allahu u dha atyre prej tė mirave tė Tija, se kjo ėshtė e mirė pėr ta. Madje, kjo ėshtė shumė keq pėr ta. Ajo e mirė me tė cilėn ata qenė dorėshtrėnguar, nė ditėn e Kijametit do t’u mbėshtillet rreth qafave tė tyre”. (Kur’an 3:180)

Adhurojeni Allahun dhe mos shoqėroni asgjė me Tė, dhe behuni tė sjellshėm ndaj prindėrve tuaj... Vėrtet Allahu nuk e do atė qė ėshtė arrogant dhe mburravec, ata tė cilėt janė dorėshtrėnguar dhe urdhėrojnė tė tjerėt pėr koprraci. (Kur’an 4:36-37)

Dhe asgjė s’i parandaloi shpenzimet e tyre (tė hipokritėve) qė tė pranohen pėrveē faktit se ata refuzuan besimin nė Allahun dhe Pejgamberin e Tij. Ata e falin namazin mė pėrtesė, dhe e shpenzojnė pasurinė e tyre me ngurrim dhe mospėlqim. (Kur’an 9:54)

Dhe, kur Ai u dha atyre prej tė mirave tė Tija, ata u treguan dorėshtrėnguar me tė dhe u kthyen prapa duke refuzuar. Dhe kėshtu, Allahu caktoi pėr ta hipokrizi pas kėsaj nė zemrat e tyre deri nė ditėn kur ata do ta takojnė Atė. (Kur’an 9:76-77)

Kushdo qė bėn koprraci, ai bėn kundėr vetes. (Kur’an 47:38)

Mjerė ata qė falen* Dhe janė tė pakujdesshėm ndaj namazeve tė tyre* Ata tė cilėt vetėm falen qė tė shihen nga njerėzit, dhe tė cilėt madje nuk japin as sendet mė tė vogla. (Kur’an 107)

Sa u pėrket atyre tė cilėt e grumbullojnė pasurinė e tyre tė arit dhe argjendit, dhe nuk e shpenzojnė atė nė rrugė tė Allahut, ata t’i paralajmėrosh pėr njė dėnim tė dhimbshėm. Nė ditėn kur ajo (ari dhe argjendi) do tė nxehen nė zjarret e Xhehenemit, dhe me tė do tė damkosen nė pjesėt e pėrparme, anėt e tyre, dhe nė shpinat e tyre, (dhe atyre do t’u thuhet:) Kjo ėshtė ajo qė e keni grumbulluar pėr vete. Pra, shijoni atė qė e grumbullonit. (Kur’an 9:34-35)

Ka shumė ajete nė Kur’an tė cilat urdhėrojnė dhėnien, shpenzimin dhe bujarinė, ndėrsa kritikojnė kėdo qė i neglizhon kėto, dhe tėrė kjo ėshtė kriticizėm i koprracisė.
Pause_Print_Scroll Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 19-07-06, 10:53   #37
Pause_Print_Scroll
iOi|KuMaNoVa DARDANI|iOi
 
Avatari i Pause_Print_Scroll
 
Anėtarėsuar: 15-05-06
Vendndodhja: ne ShQiPeRiNe e MADHE
Postime: 799
Pause_Print_Scroll
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Pause_Print_Scroll
Gabim

KRITICIZMI I FRIKĖS


Nė Kur’an, kriticizmi qė Allahu i bėn frikės po ashtu gjindet nė shumė ajete tjera, siē ėshtė nė kėto qė vijojnė:

Dhe kushdo qė ua kthen shpinėn atyre (armikut nė luftė) nė atė ditė (tė betejės) pėrveē si manovrim luftarak, apo qė tė rigrupohet me luftėtarėt tjerė, ai ėshtė kthyer me njė hidhėrim tė madh nga Allahu, dhe vendbanimi i tij ėshtė zjarri; sa pėrfundim i keq ėshtė ai. (Kur’an 8:16)

Dhe ata (hipokritėt) betohen nė Allahun se janė me ty, por ata s’janė me ty. Madje, ata janė njerėz qė frikėsohen (qė t’i kundėrshtojnė haptazi besimtarėt)* Sikur tė gjenin ndonjė vend qė tė fshiheshin, ata do tė shkonin nė tė me nxitim (pėr shkak tė intenzitetit tė urrejtjes sė fshehur tė tyre ndaj Islamit dhe Muslimanėve) (Kur’an 9:56-57)

Kur u zbrit kapitulli i qartė dhe nė tė pėrmendej lufta, ti mund t’i shohėsh ata nė zemrat e tė cilėve ka sėmundje duke tė shikuar sikur ai i cili ėshtė nė grahmat e vdekjes. (Kur’an 47:20)

A nuk i ke parė ata tė cilėve u ėshtė thėnė: “Mos u bėni tė dhunshėm, faleni namazin, dhe jepne Zekatin?” Dhe atėherė, kur lufta qe bėrė e detyrueshme pėr ta, vė re, disa prej tyre u frikėsoheshin njerėzve ashtu siē duhet t’i frikėsohen Allahut apo edhe mė shumė. Ata thonė: “Zoti ynė, pse e ke bėrė luftėn detyrė pėr ne? Vetėm sikur tė na e kishe shtyrė afatin pėr pak kohė!” Thuaj: “Furnizimi i kėsaj jete tė ulėt ėshtė i paktė, dhe Jeta e Pėrtejme ėshtė mė e mirė pėr ata qė kanė devotshmėri, dhe ju nuk do tė keqtrajtoheni dhe as qė do t’ju bėhet e padrejtė. (Kur’an 4:77)

Nė ēdo ajet nė Kur’an nė tė cilin Allahu i nxit besimtarėt nė xhihad, dhe e sqaron dėshirueshmėrinė e tij, dhe ashpėr kritikon ata tė cilėt e kthejnė shpinėn dhe e neglizhojnė atė; e tėrė kjo pėrbėn dėnimin e frikės.
Pause_Print_Scroll Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 19-07-06, 10:53   #38
Pause_Print_Scroll
iOi|KuMaNoVa DARDANI|iOi
 
Avatari i Pause_Print_Scroll
 
Anėtarėsuar: 15-05-06
Vendndodhja: ne ShQiPeRiNe e MADHE
Postime: 799
Pause_Print_Scroll
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Pause_Print_Scroll
Gabim

ĒĖSHTJET E NJERĖZVE NUK DO TĖ SHKOJNĖ NĖ RREGULL, PĖRVEĒ ME GUXIM DHE BUJARI


Meqė reforma e ēėshtjeve njerėzore, nė kėtė botė dhe nė tjetrėn, s’do tė pėrsoset pėrpos me praninė e guximit dhe bujarisė, Allahu na e ka sqaruar neve se kushdo qė ia kthen shpinėn guximit – duke dėshtuar nė pėrpjekjen nė rrugė tė Allahut – do tė zėvendėsohet nga tė tjerėt tė cilėt do t’i pėrmbushin detyrat e tyre. Dhe kushdo qė e kthen shpinėn nga shpenzimi i pasurisė sė tij nė rrugė tė Allahut, do tė zėvendėsohet me tė tjerė tė cilėt do t’i pėrmbushin detyrat e tyre. Allahu ka thėnė:

O ju qė besoni, ē’ėshtė me ju qė kur thirreni pėr luftė nė rrugė tė Allahut, ju bėheni tė rėndė, tė ngjitur pėr toke? A jeni tė kėnaqur me jetėn e kėsaj bote dhe e preferoni atė mbi Jetėn e Pėrtejme? Vėrtet, furnizimi i kėsaj jete ėshtė i paktė nė krahasim me Jetėn e Pėrtejme. Nėse ju nuk dilni (nė luftė), Allahu do t’ju dėnojė me njė dėnim tė dhimbshėm, do t’ju zėvendėsojė me njė popull tjetėr, dhe ju s’do ta dėmtoni Allahun aspak. Allahu ka mundėsi pėr ēdo gjė. (Kur’an 9:38-39)

Ju jeni ata qė thirreni pėr tė shpenzuar nė rrugė tė Allahut, e kush prej jush bėn koprraci, ai bėn kundėr vetes. Allahu ėshtė i pasur, pa kurrfarė nevoje, ndėrsa ju jeni tė varfėrit. Nėse ju e ktheni shpinėn, Allahu do t’ju zevėndėsojė me njė popull tjetėr, dhe ata s’do tė jenė sikur ju. (Kur’an 47:38)

Ishte guximi dhe bujaria me tė cilėn Allahu i favorizoi “ata qė erdhėn para jush” (es-Sabikun), duke thėnė:

Ata s’janė tė njėjtė; ata nga ju tė cilėt shpenzuan (nė rrugė tė Allahut) dhe luftuan e u pėrpoqėn para fitores – kėta kanė shpėrblim mė tė madh se ata tė cilėt e shpenzuan pasurinė e tyre dhe luftuan pas kėsaj, dhe secilit prej tyre, Allahu u ka premtuar tė mira. (Kur’an 57:10)

Allahu e ka pėrmendur xhihadin me jetėn dhe pronėn e njeriut nė rrugėn e Tij, dhe i ka lavdėruar ata nė shumė ajete tė Librit tė Tij. Ky ėshtė guxim dhe vetėpėrmbajtje nė bindje ndaj Allahut. Allahu thotė:

Sa e sa grupe tė vogla i kanė mundur grupet e mėdha me lejen e Allahut? Allahu ėshtė me ata qė kanė durim. (Kur’an 2:249)

O ju qė besoni, bėhuni tė qėndrueshėm kur ta takoni armikun dhe pėrkujtoni Allahun shumė, ashtu qė tė arrini sukses. Bindjuni Allahut dhe tė Dėrguarit tė Tij, dhe mos u pėrēani e ta shkaktoni disfatėn tuaj, dhe ta humbni guximin. Bėhuni durimtarė. Vėrtet Allahu ėshtė me ata qė janė durimtarė. (Kur’an 8:46)
Pause_Print_Scroll Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 19-07-06, 10:54   #39
Pause_Print_Scroll
iOi|KuMaNoVa DARDANI|iOi
 
Avatari i Pause_Print_Scroll
 
Anėtarėsuar: 15-05-06
Vendndodhja: ne ShQiPeRiNe e MADHE
Postime: 799
Pause_Print_Scroll
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Pause_Print_Scroll
Gabim

Ē’ĖSHTĖ GUXIMI?


Guximi s’ėshtė forcė e trupit. Njeriu mund tė jetė i fortė fizikisht, por i dobėt nė zemėr. Mė saktė, guximi ėshtė forcė e zemrės dhe vendosmėri e saj. Faktorėt vendimtarė nė luftė janė forca fizike, shkathtėsia nė luftė, dhe guximi e qėndrueshmėria e zemrave tė luftėtarėve.

Guximi i vetėm i cili ėshtė i lavdėrueshėm, ėshtė guximi i bazuar nė dituri dhe informata, jo ashpėrsia e thjeshtė, pa mendim apo dallim nė mes veprave tė lavdėruara dhe tė dėnuara. Pėr kėtė arsye i fortė dhe i aftė, siē definohet nga Islami, ėshtė ai i cili mund ta kontrollojė veten nė hidhėrim ashtu qė ai bėn vetėm atė qė ėshtė vėrtet e dobishme. Pėrsa i pėrket atij i cili kaplohet nga hidhėrimi i tij, ai s’ėshtė as guximtar as i aftė.
Pause_Print_Scroll Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 19-07-06, 10:54   #40
Pause_Print_Scroll
iOi|KuMaNoVa DARDANI|iOi
 
Avatari i Pause_Print_Scroll
 
Anėtarėsuar: 15-05-06
Vendndodhja: ne ShQiPeRiNe e MADHE
Postime: 799
Pause_Print_Scroll
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Pause_Print_Scroll
Gabim

KTHIMI NĖ DURIM DHE LLOJET E TIJA


Siē kemi thėnė, ēelėsi pėr nė forcėn e mirėfilltė ėshtė durimi, dhe kjo ėshtė njė element i domosdoshėm. Durimi ėshtė dy llojesh: durimi nė hidhėrim dhe durimi nė fatkeqėsi. el-Hasan (el-Basri) ka thėnė:

“Asnjė rob i Allahut nuk ka dhėnė goditje mė efektive sesa urtėsia dhe vetėpėrmbajtja nė hidhėrim, dhe durimi pėrballė fatkeqėsisė.”

Kjo sepse elementi i pėrbashkėt nė tė gjitha kėto gjėra ėshtė durimi nė atė qė ėshtė e dhimbshme. Guximtar dhe i aftė ėshtė ai i cili mund tė bėjė durim dhe tė ngulmojė pėrkundėr dhimbjes.

Diēka e dhimbshme – nėse ėshtė diēka e cila mund tė largohet – shkakton hidhėrim. Dhe, nėse ėshtė diēka qė s’mund tė largohet, ajo shkakton pikėllim (huzn). Pėr kėtė shkak fytyra skuqet nga hidhėrimi, ndėrsa gjaku vlon pėr shkak tė ndjenjės sė fuqisė dhe mundėsisė pėr tė shkatėrruar atė qė e shkakton hidhėrimin, dhe fytyra zbehet dhe bėhet e pagjak nė pikėllim, ndėrsa gjaku tėrhiqet pėr shkak tė ndjenjės sė dobėsisė dhe pamundėsisė qė tė bėjė ndonjė gjė nė lidhje me shkakun e pikėllimit.

Kėshtu, Pejgamberi (salallahu alejhi ue selam) i bashkoi tė dy llojet e durimit nė hadithin sahi vijues qė gjindet nė koleksionin e Muslimit:

“Pejgamberi ka thėnė: “Si e pėrcaktoni er-Rekub (pa fėmijė) nė mesin tuaj?” Ata thanė: “er-Rakub ėshtė ai tė cilit nuk i ka lindur asnjė fėmijė.” Pejgamberi tha: “Kjo s’ėshtė er-Rakub. er-Rakub ėshtė ai i cili nuk e ka sakrifikuar ndonjė prej fėmijėve tė tij (nė rrugė tė Allahut).” Pastaj, Pejgamberi tha: “Dhe cilin e konsideroni tė pathyeshėm (apo “tė madh”) nė mesin tuaj?” Ata thanė: “Atė tė cilin njerėzit s’mund ta mbizotėrojnė apo ta mposhtin.” Pejgamberi tha: “Nuk ėshtė kėshtu. I madh ėshtė ai i cili mund ta kontrollojė veten nė hidhėrim.”

Nė kėtė hadith, Pejgamberi pėrmendi atė e cila pėrfshin durimin pėrballė fatkeqėsisė (humbjen e djemėve nė luftė nė rrugėn e Allahut). Dhe durim nė hidhėrim. Allahu ka thėnė nė lidhje me fatkeqėsinė nė pėrgjithėsi:

“Dhė pėrgėzoji durimtarėt* Ata qė, kur dėmtohen me ndonjė fatkeqėsi, thonė: “Vėrtet, prej Allahut kemi ardhur, dhe te Allahu do tė kthehemi.”

Dhe Allahu tha nė lidhje me hidhėrimin:

Veprat e mira dhe veprat e kėqija s’janė tė njėjta. Largoje tė keqen me atė qė ėshtė e mirė. Papritmas, ai me tė cilin keni pasur armiqėsi bėhet i afėrt sikurse shoku i devotshėm* Dhe askush s’do ta arrijė kėtė, pėrveē atyre qė janė durimtarė; dhe asnjė s’do ta arrijė kėtė, pėrveē atyre qė janė fatlumė. (Kur’an 41:34-35)

Ky parashtrim i elementeve tė pėrbashkėta nė mes durimit pėrballė fatkeqėsisė, dhe durimit nė hidhėrim ėshtė e ngjashme me pėrmendjen e elementeve tė pėrbashkėta nė mes durimit nė fatkeqėsi dhe durimit nė bollėk dhe rehati si nė ajetin vijues:

Dhe nėse Ne e bėjmė njeriun qė tė shijojė mėshirėn Tonė, dhe pastaj e marrim atė prej tij, vėrtet, ai bėhet i dėshpėruar dhe jofisnik. Dhe nėse Ne e bėjmė atė qė tė shijojė bollėkun pas disa fatkeqėsive, tė cilat e kishin goditur atė, vėrtet, ai do tė thotė: E keqja mė la. Vėrtet, ai ėshtė gazmor, arrogant. Tė gjithė pėrveē atyre qė janė durimtarė dhe bėjnė vepra tė mira. Pėr kėta ka falje dhe shpėrblim tė madh. (Kur’an 11:9-11)

Me qėllim qė ju mos tė dėshpėroheni pėr atė qė nuk e keni, e as tė jeni (tepėr) tė lumtur pėr atė qė ju ėshtė dhėnė. (Kur’an 57:23)

Mė kėtė cilėsi, poeti Ka’ab ibn Zuheir i pėrshkruajti Migruesit nė mesin e Shoqėruesve (Sahabėve) (Allahu qoftė i kėnaqur me ta) duke thėnė:

“Ata nuk ishin tepėr tė lumtur kur shpatat e tyre goditnin kundėrshtarėt e tyre, e as qė ishin tė dėshpėruar kur ata vetė goditeshin.”

Njė tjetėr poet, Hasan ibn Thabit ka thėnė nė pėrshkrimin e Ensarėve (Ndihmuesve):

“Nuk ka mburrje nėse ata u shkaktojnė dėm armikut tė tyre, dhe nuk ka plogėshti dhe pakėnaqėsi nėse ata vetė dėmtohen.”

Disa Arabė thonin pėr Pejgamberin:

“Kur ai ėshtė fitimtar, s’ėshtė mburravec, dhe kur ai pėson disfatė, s’ėshtė i pikėlluar.”
Pause_Print_Scroll Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 19-07-06, 10:55   #41
Pause_Print_Scroll
iOi|KuMaNoVa DARDANI|iOi
 
Avatari i Pause_Print_Scroll
 
Anėtarėsuar: 15-05-06
Vendndodhja: ne ShQiPeRiNe e MADHE
Postime: 799
Pause_Print_Scroll
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Pause_Print_Scroll
Gabim

NDALIMI I TEJKALIMIT TĖ KUFIJVE


Meqė shejtani thėrret njerėzit, gjatė kėtyre dy llojeve tė situatave, qė tė shkelin kufijtė e vendosur nga Islami me zemrat e tyre, zėrat, dhe duart, Pejgamberi (salallahu alejhi ue selam) e ka ndaluar kėtė nė hadithin vijues:

I ėshtė thėnė Pejgamberit, kur ai qe parė duke qajtur kur e pa tė birin e tij Ibrahimin tė pėrgatitur pėr varrim: “A qan ti, ndonėse ti e ke ndaluar tė qajturit dhe vajtimin pėr tė vdekurin?” Pejgamberi tha: “Atė qė unė e kam ndaluar s’ėshtė tjetėr pos dy zėrave tė turpshėm, idiotikė: njėrin zė nė kohė tė bollėkut dhe rehatisė: mendjelehtėsia, loja, dhe fyelli i Shejtanit (d.m.th.muzikėn); dhe zėrin tjetėr nė kohė tė fatkeqėsisė: goditja e faqeve (fytyrės), shqyerja e teshave, dhe thirrja me thirrje tė Xhahilijetit (injorancės) (thirrjet pėr hakmarrje apo kėrkimi i sė keqes pėr dikė bazuar nė nacionalizėm apo tribalizėm).

nė tė cilin Pejgamberi ka pėrmendur tė dyjat nė hadithin e njėjtė. Nė njė hadith tjetėr, ai e ndalon atė vetėm nė lidhje me fatkeqėsi:

“Kushdo qė i godet faqet dhe shqyen teshat dhe thėrret me thirrje tė xhahilijetit, s’ėshtė prej neve.”

Dhe, nė njė hadith tjetėr:

“Unė jam i pafajshėm pėr (mėkatin e) atij qė e rruan kokėn e tij, atij qė vajton, dhe atij qė i shqyen teshat e tija (d.m.th. ai qė i bėn kėto gjėra kur tė goditet mė fatkeqėsi.)”

“Vėrtet, Allahu nuk e merr askė nė llogari pėr lotin e syrit, e as pėr pikėllimin e zemrės, por Ai dėnon apo mėshiron bazuar nė kėtė. (Duke e thėnė kėtė, ai tregoi nga gjuha e tij).”

“Pėr kėdo qė njerėzit qajnė dhe vajtojnė, ai dėnohet pėr shkak tė qarjes dhe vajtimit tė tyre.” (Ky hadith, dhe tė gjitha para tij nė kėtė seksion janė prej Buharit)

Njėra prej kushteve tė kėrkuara nga femrat nė Zotimin e Besnikėrisė ishte ajo se ato duhej tė pajtoheshin qė kurrė mos tė qanin apo vajtonin pėr tė vdekurin, dhe ai tha:

“Vėrtet, gruaja e cila qan dhe vajton pėr tė vdekurin, nėse ajo nuk pendohet para vdekjes sė saj, do tė veshet nė Ditėn e Kijametit me jelek tė lungave dhe me fustan prej katranit tė shkrirė.”

Pejgamberi pėrmendi dy zėrat idiotikė dhe tė turpshėm: zėri i cili sjell shkelje (tė kufijėve) nė lumturi ashtu qė personi bėhet “gazmor dhe arrogant” (farihun fekhur), dhe zėri tjetėr nė kohė tė pikėllimit i cili sjell padurim dhe dėshpėrim, ashtu qė personi bėhet “i pakėnaqur dhe i paduruar” (halu’an xhezu’an).

Pėrsa i pėrket zėrit i cili zgjon hidhėrim pėr hir tė Allahut, siē ėshtė britma e luftės dhe poezia e cila ėshtė e komponuar pėr xhihad, kjo kurrė s’ėshtė bėrė mė instrumente muzikore. Ngjashėm janė edhe zėrat pėr pėrhapjen e lajmit nė festimet martesore. Kėto dyja janė lejuar, dhe janė liruar nga vendimi i pėrgjithshėm me Sunet tė Pejgamberit: bėrtimat dhe poemat e betejės, rrahja e defit (pa byzylyk) nė ahėngjet martesore, dhe festimet pėr gra dhe fėmijė.

Normė e poetėve ėshtė ajo se ata pasojnė natyrėn njerėzore, siē ka thėnė Allahu:

A nuk sheh se ata janė nė ēdo luginė, duke bredhur paqėllim?* Dhe atė se ata e flasin atė qė nuk e punojnė? (Kur’an 26:225-226)

Pėr kėtė arsye, Allahu na informon se poetėt pasohen nga ghavun (njėjės: ghaui). Ghaui ėshtė ai i cili pason epshin e vet pa dituri dhe pa udhėzim, dhe kėsaj i referohet si ghej. Personi i tillė s’ėshtė i udhėzuar (muhtedi), mu ashtu si ai i cili ėshtė shmang apo “humbur” (dhall), ėshtė ai i cili nuk e njeh atė qė i bėn dobi atij, prapė nė kontrast me atė nė udhėzim. Allahu ka thėnė:

Pasha yllin kur perėndon* Shoku juaj nuk ka humbur (dhall), e as qė ėshtė shmang (prej ghej). (Kur’an 53:1-2)

Dhe, pėr kėtė arsye, Pejgamberi (salallahu alejhi ue selam) ka thėnė:

“Ajo qė ju takon ėshtė (pasimi i) ēfarėdo qė ju vjen prej traditės (sunetit) tim, dhe traditės sė tė hershmėve, pasardhėsve tė udhėzuar drejt; shtrėngojuni nė kėtė mė dhėmballat tuaja!”

Kėshtu ne i gjejmė ata (poetėt) duke i lavdėruar tė gjitha llojet e trimėrisė dhe vetėpėrmbajtjes, meqė mangėsia e kėtyre cilėsive ėshtė e dėnueshme nė ēdo situatė. Pėrsa i pėrket pranisė sė kėtyre cilėsive, kjo do tė sjellė arritjen e asaj ēka uni dėshiron, ēfarėdoqoftė ajo, por dobia pėrfundimtare ėshtė vetėm pėr tė devotshmit. Pėrsa u pėrket tė paditurve, ata do tė kenė dobi nė staza tė shkurta (d.m.th. nė kėtė jetė), por jo edhe nė pėrfundim (Nė Jetėn e Pėrtejme).

“Dobia pėrfundimtare”, ndonėse pėrfundimisht ėshtė nė Jetėn e Pėrtejme, po ashtu mund tė jetė edhe nė kėtė jetė, siē ka thėnė Allahu pasi qė ka pėrmendur rrėfimin e Nuhut, dhe shpėtimin e tij nė barkė:

Qe thėnė: O Nuh, zbrit poshtė (prej barkės) me paqe prej nesh dhe bekimet mbi ty dhe mbi njerėzit tjerė (tė cilėt do tė vijnė) prej teje. Dhe njerėzve tjerė ne do t’u japim kėnaqėsi (pėr njė kohė) pastaj do t’i trondisim me njė dėnim tė dhimbshėm* Kėto janė disa nga rrėfimet e tė padukshmes, tė cilat Ne t’i kemi shpallur ty. As ti e as njerėzit tu nuk e kanė ditur kėtė para kėsaj. Pra, bėni durim. Vėrtet dobia pėrfundimtare ėshtė pėr tė devotshmit. (Kur’an 11:48-49)

Dhe kushdo qė ju sulmon, edhe ju sulmoni ata nė masė tė njėjtė nė tė cilėn ata ju sulmuan, dhe kini frikė Allahun, se vėrtet Allahu ėshtė me ata qė i frikėsohen Atij. (Kur’an 2:194)
Pause_Print_Scroll Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 19-07-06, 10:56   #42
Pause_Print_Scroll
iOi|KuMaNoVa DARDANI|iOi
 
Avatari i Pause_Print_Scroll
 
Anėtarėsuar: 15-05-06
Vendndodhja: ne ShQiPeRiNe e MADHE
Postime: 799
Pause_Print_Scroll
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Pause_Print_Scroll
Gabim

ENTUZIAZMI DHE GUXIMI QĖ ĖSHTĖ I LAVDĖRUESHĖM


Kriteri kėtu ėshtė se entuziazmi dhe guximi i vetėm i cili ėshtė i lavdėrueshėm, ėshtė ai i cili ėshtė lavdėruar nga Allahu dhe Pejgamberi i Tij (salallahu alejhi ue selam). Allahu ėshtė Ai, lavdėrimi i tė Cilit ėshtė bukuri dhe kritika e tė Cilit ėshtė ēnderim, dhe kjo s’ėshtė pėr asnjė tjetėr pos pėr Allahun, as pėr poet, as pėr orator, apo ndonjė tjetėr. Kėshtu, kur njė Arab nga fisi i Beni Temimit i tha Pejgamberit (salallahu alejhi ue selam) “Lavdėrimi im ėshtė zbukurim, ndėrsa kritika ime ėshtė poshtėrim”, Pejgamberi i tha atij: “Kjo ėshtė pėr Allahun!”.

Allahu e ka lavdėruar guximin dhe vetėpėrmbajtjen nė rrugėn e Tij, s’i nė sahinė tė transmetuar nga Ebu Musa el-Esh’ari (Allahu qoftė i kėnaqur me tė):

I ėshtė thėnė Pejgamberit: Njeriu mund tė luftojė prej trimėrisė, dhe ai mund ta luftojė prej entuziazmit dhe eksitimit, dhe ai mund tė luftojė qė tė shihet nga tė tjerėt, pra, cili nga kėta ėshtė (vėrtet) nė rrugė tė Allahut? Pejgamberi tha: Kushdo qė Lufton qė fjala e Allahut tė jetė mė e larta ėshtė nė rrugė tė Allahut.”

Mu ashtu siē ka thėnė Allahu:

Dhe luftoni ata derisa tė mos ketė mė kaos dhe mosmarrėveshje, dhe i tėrė adhurimi tė jetė vetėm pėr Allahun. (Kur’an 8:39)

Kjo, nė fakt, ėshtė qėllimi pėr tė cilin Allahu e ka krijuar njerėzimin, ashtu siē Ai ka thėnė:

Dhe Unė nuk i kam krijuar xhinėt dhe njerėzimin pėr tjetėr, pėrveē qė ata tė mė adhurojnė. (Kur’an 51:56)

Ēfarėdo akti i cili ėshtė nė kėrkim tė qėllimit tė pėrgjithshėm pėr tė cilin ėshtė krijuar i tėrė krijimi, ėshtė i lavdėrueshėm nė shikimin e Allahut; dhe ėshtė ajo e cila ka ca dobi tė mbetur pėr vepruesin e kėtij akti, dhe Allahu do t’i bėjė dobi atij pėr shkak tė kėsaj. Kėto pra janė veprat e mira (el-a’mel es-Salihat) tė cilave u referohet nė Kur’an. Nė lidhje me kėtė, njerėzit mund tė ndahen nė katėr kategori:

1) Ata tė cilėt pėrpiqen dhe punojnė pėr hir tė Allahut me guxim dhe vetėpėrmbajtje. Kėta janė besimtarėt tė cilėt e meritojnė shpėrblimin e Parajsės.

2) Ata tė cilėt pėrpiqen dhe punojnė pėr tjetėr pos Allahut me guxim dhe vetėpėrmbajtje. Kėta pėrfitojnė nga veprat e tyre nė kėtė jetė, dhe s’ka gjė nga ajo pėr ta nė Jetėn e Pėrtejme.

3) Ata tė cilėt punojnė pėr Allahun, por pa guxim dhe pa vetėpėrmbajtje. Kėta kanė njė element tė hipokrizisė (nifakut) dhe mangėsi nė besim (iman) deri nė shkallėn e frikės dhe pakėnaqėsisė sė tyre.

4) Ata tė cilėt s’punojnė pėr Allahun, dhe s’kanė guxim dhe vetėpėrmbajtje. Kėta nuk kanė pjesė as nė kėtė botė as nė Jetėn e Pėrtejme.
Pause_Print_Scroll Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 19-07-06, 10:57   #43
Pause_Print_Scroll
iOi|KuMaNoVa DARDANI|iOi
 
Avatari i Pause_Print_Scroll
 
Anėtarėsuar: 15-05-06
Vendndodhja: ne ShQiPeRiNe e MADHE
Postime: 799
Pause_Print_Scroll
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Pause_Print_Scroll
Gabim

KARAKTERI PĖR TĖ CILIN KA NEVOJĖ BESIMTARI


Kėto cilėsi dhe kėto vepra janė tė nevojshme pėr besimtarin nė pėrgjithėsi, dhe nė veēanti nė kohė tė kaosit, konfliktit, dhe sprovave tė mėdha. Ata kanė nevojė pėr reformim tė plotė tė vetes sė tyre, pėrkundėr pranisė sė asaj pėrbrenda tyre e cila thėrret nė kaos dhe ēoroditje. Dhe ata po ashtu kanė nevojė qė tė pėrmbushin detyrat e tyre me anė tė urdhėrimit tė tė tjerėve nė atė qė ėshtė e mirė dhe ndalimit tė tyre prej asaj qė ėshtė e keqe aq sa kanė mundėsi. Tė dyjat kėto detyra pėrmbajnė vėshtirėsi tė mėdha siē kemi parė, ndonėse janė tė lehta pėr ata pėr tė cilėt Allahu i ka bėrė ato tė lehta.

Kjo sepse Allahu i ka urdhėruar besimtarėt qė tė kenė besim dhe tė bėjnė vepra tė mira, dhe i ka urdhėruar ata qė t’i thėrrasin njerėzit dhe tė pėrpiqen me ta qė tė sjellin besimin dhe praktikimin e veprave tė mira. Dhe Allahu u ka premtuar atyre ndihmėn e Tij nė kėto aktivitete. Allahu ka thėnė:

Dhe Allahu me siguri do t’i ndihmojė ata tė cilėt e ndihmojnė Atė (d.m.th. kauzen e Tij), dhe vėrtet Allahu ėshtė i fortė, i fuqishėm. Ata tė cilėt, nėse Ne ju japim autoritet nė tokė e falin namazin, paguajnė zekatin, urdhėrojnė nė tėrė atė qė ėshtė e mirė. Dhe tek Allahu ėshtė pėrfundimi i tė gjitha ēėshtjeve. (Kur’an 22:41)

Vėrtet, Ne do t’i pėrkrahim Pejgamberėt Tanė dhe ata qė besojnė nė jetėn e kėsaj bote, dhe nė ditėn prezentimit tė dėshmitarėve. (d.m.th. nė Ditėn e Gjykimit) (Kur’an 40:51)

Allahu ka shpallur dekret: Unė dhe Pejgamberėt e Mi do tė jemi fitimtarė. Vėrtet, Allahu ėshtė i fuqishėm, qė ka mundėsi pėr ēdo gjė. (Kur’an 58:21)

Vėrtet, forcat tona do t’i mposhtin ata. (Kur’an 37:173)
Pause_Print_Scroll Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 19-07-06, 10:57   #44
Pause_Print_Scroll
iOi|KuMaNoVa DARDANI|iOi
 
Avatari i Pause_Print_Scroll
 
Anėtarėsuar: 15-05-06
Vendndodhja: ne ShQiPeRiNe e MADHE
Postime: 799
Pause_Print_Scroll
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Pause_Print_Scroll
Gabim

FRIKA PREJ RĖNIES NĖ SPROVĖ SI ARSYETIM PĖR NEGLIZHIMIN E URDHĖRIMIT PĖR TĖ MIRĖN


Urdhėrimi pėr tė mirėn dhe ndalimi i sė keqes, dhe luftimi nė rrugė tė Allahut (xhihadi) pėrmban teste dhe sprova tė rėnda nė tė cilat njeriu i eksponohet rrezikut tė dorėzimit ndaj sprovave tė llojeve tė ndryshme. Pėr kėtė arsye, paraqitet njė grup nga mesi i njerėzve, tė cilėt pėrmendin frikėn e tyre ndaj kėtyre sprovave si arsyetim pėr shmangien prej asaj qė u ėshtė bėrė e detyrueshme, duke pohuar se ata vetėm kėrkojnė sigurim nga kėto sprova. Mu ashtu siē ka thėnė Allahu pėr hipokritėt:

Nga mesi i tyre ėshtė ai i cili thotė: Mė fal, dhe mos mė ekspono ndaj sprovave. Por vėrtet, ata tashmė kanė rėnė nė sprovė. (Kur’an 9:49)

Dijetarėt e tefsirit (Interpretimit Kur’anor) kanė pėrmendur se ky ajet qe shpallur nė lidhje me njė njeri tė quajtur el-Xhed ibn Kais kur Pejgamberi (salallahu alejhi ue selam) e urdhėroi atė qė tė pėrgatitet pėr betejėn e Rrumit (Romakėve). Unė besoj se Pejgamberi mė tha: A ke ndonjė problem me gratė e njerėzve tė bardhė? el-Xhed tha: O Pejgamber, nuk ka njeri mė tė magjepsur me gra se unė. Pejgamberi e kthej fytyrėn e tij prej el-Xhedit dhe tha: “Unė nuk shoh ndonjė arsyetim pėr ty.” (Prej Sirės sė Ibn Hishamit)

Ky njeri ėshtė po i njėjti i cili dėshtoi qė tė bėjė Betimin tė njohur si Bei’tul Ridhvan, tė cilėn Shoqėruesit ia dhanė Pejgamberit nėn njė lis (pak para armėpushimit tė Hudejbijes), dhe u fsheh pas njė deve tė kuqe. Nė njė hadith Pejgamberi (salallahu alejhi ue selam) ka thėnė:

“Tė gjithėve nga ju u janė falur mėkatet, pėrveē njeriut tė deves sė kuqe.”

Dhe kėshtu, Allahu e shpalli ajetin e mėsipėrm nė lidhje me kėtė njeri, duke thėnė:

Nė mesin e tyre ėshtė ai i cili thotė: Mė fal, dhe mos mė ekspono ndaj sprovave. Por vėrtet, ata tashmė kanė rėnė nė sprovė. (Kur’an 9:49)

Kėtu, Allahu thotė: Ky njeri ka kėrkuar qė tė mbetet prapa pėr ta shpėtuar veten nga sprova e grave, vetėm qė tė mos iu nėnshtrohet sprovave pėr shkak tė tyre: ose ai ka nevojė qė t’i luftojė tendencat e tija tė lindura, dhe tė vuaj pėr shkak tė konfliktit tė brendshėm tė tij, ose mund t’ju dorėzohet epsheve tė tija dhe tė mėkatojė. Kushdo qė e sheh ndonjė figurė shumė tė mirė dhe e dėshiron atė – nėse ai s’ka mundėsi qė t’i plotėsojė dėshirat e tija – qoftė pėr shkak tė ndalimit ligjor, apo pėr shkak tė paaftėsisė sė tij, pėrjeton vuajtje nė zemrėn e tij. Nėse ai ka mundėsi ta marrė atė, edhepse ajo ėshtė e ndaluar, ai ėshtė i shkatėrruar, dhe madje edhe nė tė lejuarėn e saj d.m.th. bashkėveprimit me femėr, ka kurtha tė rrezikshme.

Kjo ėshtė domethėnia e thėnies sė el-Xhedit: “…dhe mos mė ekspono ndaj sprovave.” Dhe kėshtu, Allahu ka thėnė: Vėrtet, ata tashmė kanė rėnė nė sprovė. d.m.th., thėnia: Mu largimi i tij nga detyra e xhihadit, dhe tėrheqja e tij prej tij (xhihadit), dhe dobėsia e besimit tė tij, dhe sėmundja e zėmrės sė tij e cila e bėri pėrpjekjen e tij pėr t’iu shmangur xhihadit tė duket e mirė dhe e pranueshme, ėshtė njė sprovė e madhe nė tė cilėn ai tashmė ka rėnė. Meqė ky ėshtė rasti, si mundet ai qė tė kėrkojė shkarkim nga sprovat e vogla, tė cilat ende nuk e kanė goditur atė, duke iu dorėzuar njė sprove mė tė madhe e cila tashmė ka ndodhur? Allahu ka thėnė:

Dhe luftoni ata derisa tė mos ketė mė kaos dhe e tėrė feja tė jetė vetėm pėr Allahun. (Kur’an 9:21)

Pra, kushdo qė i shmanget luftimit tė cilin Allahu e ka urdhėruar, vetėm qė mos t’u eksponohet sprovave, tashmė ka rėnė nė sprovė, pėr shkak tė dyshimit dhe sėmundjes e cila gjindet nė zemrėn e tij, dhe neglizhimit tė tij tė xhihadit nė tė cilin Allahu e ka urdhėruar atė.

Mendoni pėr kėtė me kujdes, sepse kjo ėshtė njė pyetje e rrezikshme. Njerėzit, nė lidhje me kėtė, ndahen nė dy kategori:

1) Njėri grup urdhėron, ndalon, dhe lufton nė rregull, ashtu siē e imagjinojnė ata, qė t’i largojnė kaosin dhe sprovat. Veprat e tyre janė njė kaos apo sprovė edhe mė e madhe se ajo tė cilėn ata pėrpiqen ta largojnė. Ky ėshtė shembulli i atyre qė nxitojnė tė luftojnė nė konfliktet tė cilat shfaqen nė mesin e Muslimanėve, siē janė havarixhėt.

2) Grupi tjetėr e lė urdhėrimin pėr tė mirėn dhe ndalimin prej tė keqes dhe luftimin nė rrugė tė Allahut me tė cilėn feja bėhet vetėm pėr Allahun, dhe qė fjala e tij tė jetė mė e larta, me qėllim qė t’i shmangen sprovės. Ata tashmė i janė dorėzuar sprovės dhe kanė rėnė nė tė.

Sprova e cila pėrmendet nė ajetin e mėsipėrm pėrfshin sprovėn e fytyrave tė bukura, meqė ajo ėshtė rrėfimi prapa shpalljes sė ajetit. Nė njė kuptim mė tė pėrgjithshėm, ky ėshtė rasti me shumė njerėz tė ashtuquajtur “fetarė”. Ata e lėjnė pas dore urdhėrimin pėr tė mirėn dhe ndalimin prej tė keqes, e cila ėshtė e detyrueshme pėr ta dhe luftimin nė rrugė tė Allahut me tė cilin e tėrė feja mund tė jetė pėr Allahun, dhe me anė tė sė cilės fjala e Allahut bėhet mė e larta, me qėllim qė t’u shmangen sprovave dhe dėshirave tė kėsaj bote. Nė tė vėrtetė, ata tashmė kanė rėnė nė sprovėn e cila ėshtė shumė mė e rrezikshme se e para, prej tė cilės ata mendonin se janė duke ikur.

Ajo qė u ka takuar atyre ishte qė t’i pėrmbushin detyrat e tyre tė urdhėrimit pėr tė mirėn dhe ndalimit prej tė keqes dhe tė largohen nga e ndaluara. Largimi nga e ndaluara dhe pėrmbushja e detyrave janė dy anėt e monedhės sė njėjtė, meqė veta e tyre s’do t’u lejojė atyre ndonjė tjetėr zgjedhje, pėrveē bėrjes sė tė dyjave sė bashku, apo lėnies sė tė dyjave sė bashku. Ky ėshtė rasti i atyre tė cilėt kėrkojnė udhėheqėsi dhe pronė apo dėshira tė paligjshme: kurdo qė ata pėrmbushin atė qė u takon atyre mė anė tė urdhėrimit dhe ndalimit, luftimit dhe sundimit dhė gjėrave tė kėtilla, ata gjithmonė krahas kėsaj bėjnė edhe akte tė ndaluara. Ajo qė u takon atyre nė kėtė pikė ėshtė qė tė analizojnė se cila prej dy elementeve ėshtė me e madhe. Nėse detyrat janė mė tė mėdha nė shpėrblim sesa shmangia nga e ndaluara, ata duhet tė vazhdojnė, dhe tė mos i lėnė detyrat tė cilat ata janė duke i zbatuar nga frika prej rėnies nė njė sprovė mė tė vogėl. Nė anėn tjetėr, nėse largimi nga e ndaluara qė pėrfshihet ėshtė shpėrblim mė i madh, ata duhet s’duhet ta braktisin kėtė shpėrblim duke shpresuar nė njė shpėrblim mė tė vogėl nė bėrjen e detyrės sė pėrfshirė. Nė kėtė kombinim tė sė mirės dhe sė keqes ka njė pėrzierje tė sė mirės dhe sė keqes nė llogarinė e tyre te Allahu. Njė shpjegim i detajizuar i kėtij koncepti do tė ishte tepėr i gjatė.
Pause_Print_Scroll Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 19-07-06, 10:58   #45
Pause_Print_Scroll
iOi|KuMaNoVa DARDANI|iOi
 
Avatari i Pause_Print_Scroll
 
Anėtarėsuar: 15-05-06
Vendndodhja: ne ShQiPeRiNe e MADHE
Postime: 799
Pause_Print_Scroll
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Pause_Print_Scroll
Gabim

ĒDO QENIE NJERĖZORE KA NEVOJĖ PĖR URDHĖRIM DHE NDALIM


Ēdonjėri nė faqen e dheut duhet prej domosdoshmėrisė qė tė ketė urdhėrim dhe ndalim. Ėshtė e domosdoshme qė ai tė urdhėrohet dhe tė ndalohet. Edhe sikur ai tė ishte plotėsisht vetėm, ai do tė duhej qė ta urdhėrojė dhe ndalojė veten – ose nė atė qė ėshtė e mirė, ose prej asaj qė ėshtė e keqe, siē ka thėnė Allahu nė lidhje me unin njerėzor:

Dhe, vėrtet, uni pėrherė urdhėron (njeriun) qė tė bėjė keq. (Kur’an 12:53)

Urdhėrimi nė esencė ėshtė kėrkimi i njė veprimi tė caktuar, dhe tė pasurit pėr qėllim atė, derisa ndalimi ėshtė shmangia prej njė vepre caktuar, dhe tė pasurit pėr qėllim atė.


Pause_Print_Scroll Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 20:30.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.