Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Politika & Shtypi > Politika
Emri
Fjalėkalimi
Politika Diskutime tė qeta e konstruktive rreth politikės dhe politikanėve...



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 14-11-11, 17:27   #466
Hajra
Guest
 
Postime: n/a
Gabim Titulli: Lajme aktuale nga vendi !

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga jadore Shiko postimin
more edhe prapa diellit se le pertej Karpateve , neve le te na hjeken qafe ..se boll mo .. keshu si duket ka qene pergjate krejte historise, qesi yrrnek qeverije kishim pas qysh ne kohe te Ilirise e teknej , qe ata u shtrine e u shtrine e neve na izolun e zvoglun ..

....pasha zotin jadore topi se luan, tani e perjetum vete ne lekuren tone pse jemi ketu ku jemi edhe pse i kemi punet keshtu, krejt fajet i ka karriga edhe inati mes veti e te hujt i kemi marre ne gji.
  Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 15-11-11, 08:50   #467
Neferta
 
Anėtarėsuar: 22-06-09
Postime: 1,545
Neferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Lajme aktuale nga vendi !

Fyerjet ne tabelat e serbėve dhe mesazhi pėr KFOR-in
S’ka fund pėrqeshja e pėrluja qė serbėt e veriut bėjnė nė drejtim tė KFOR-it. Njė fotografi e re qė po qarkullon online tregon se si serbėt kanė bėrė vetė shenjat e tyre treguese pėr vendbanimet.


Mitrovica, Beogradi, Leposaviqi, Kraleva, e vendbanime tė tjera janė shkruar pėr tė pėrfunduar me anėn e djathtė ku sipas serbėve ndodhen “Gomarėt e KFOR-it”. Fotoja ėshtė bėrė afėr njė prej vendkalimeve ilegale kufitare nė veri. /indeksonline/

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Neferta : 15-11-11 nė 08:50
Neferta Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 16-11-11, 14:28   #468
Hajra
Guest
 
Postime: n/a
Gabim Titulli: Lajme aktuale nga vendi !

SHBA: As ndarje as kėmbim territoresh


16-11-2011 11:12 CET


Ndihmėsseketari amerikan i Shtetit, Philip Gordon ka porositur Serbinė qė anembanė Kosovės duhet patjetėr tė ekzistojė pa kusht liria e lėvizjes, duke theksuar se Uashingtoni pret nga qeveria e Serbisė qė plotėsisht tė bashkėpunojė me KFOR-in dhe EULEX-in nė heqjen urgjente tė bllokadave nė rrugėt e veriut tė Kosovės dhe tė sigurojė kontroll pėrkatės tė kufijve.
Po ashtu ndarja dhe shkėmbimi i territoreve ėshtė zgjidhje e papranueshme, ka thėnė Gordon nė Nėnkomitetin e Dhomės Pėrfaqėsuese pėr Evropė dhe Evroazi kushtuar situatės nė Ballkan, ku mė sė shumti ėshtė diskutuar pėr Serbinė e dhe Kosovėn dhe problemet e Bosnjės e Hercegovinės, njofton “Zėri i Amerikės” nė gjuhėn serbe, transmeton Koha.
“Vėshtirė ėshtė tė imagjinohet qė Bashkimit Evropian t'i bashkohet vendi i cili financon aktivisht institucionet e ndara nė shtetin fqinjė dhe i cili me tė ndan kufijtė qė nuk janė rregulluar, kontrolluar dhe njohur. Ky ėshtė mesazhi qė bashkė me Bashkimin Evropian pėrpiqemi t'ia transmetojmė Serbisė”, ėshtė shprehur ndihmėsseketari Gordon.
“Nėse nis cilido qoftė nga kėto procese, kjo kurrsesi nuk mund tė jetė i kufizuar vetėm nė njė linjė kufitare, as qė mund tė pėrfundojė me rrugė paqėsore. Retorika, me tė cilėn bėhet thirrje pėr ndarjen e Kosovės dhe vihet nė dyshim aftėsia e njerėzve tė pėrkatėsive tė ndryshme etnike tė jetojnė bashkė, ėshtė e dėmshme pėr pajtimin rajonal dhe nė kundėrshtim me pėrpjekjet e gjata me dekada tė komunitetit ndėrkombėtar qė tė nxjerrė rajonin nga periudha e konflikteve brutale tė 1990-ve”, ka theksuar Gordon.
Kriza nė Kosovė ka qenė temė debati e kongresistėve amerikanė nė Kėshillin pėr Politikė tė Jashtme, njoftojnė medie serbe. Nė Kėshill janė paraqitur ide tė ndryshme, qė nga qėndrimi se Serbia ėshtė pėrgjegjėsja e vetme pėr ngjarjet nė Kosovė deri tek ideja pėr ndarje. Tė gjithė pajtohen se dialogu ėshtė e vetmja rrugė pėr zgjidhjen e problemeve
Kongresisti nga Ohajo Jen Schmidt dhe kongresisti nga Nju Jorku, Eliot Engel kanė thėnė se Serbia ėshtė fajtore pėr situatėn nė veri dhe se pėr kėtė arsye asaj nuk duhet lejuar vazhdimin mėtejmė tė integrimeve evropiane pėrderisa tė mos zgjidhet kjo ēėshtje.
“Problemi ėshtė te Serbia. Kosovėn e kanė njohur 86 shtete e Serbia po shkakton incidente. Nuk duhet harruar se kosovarėt janė miqtė mė tė mirė tė Amerikės nė rajon”, ka thėnė Schmidt.
Kongresisti Engel ka thėnės e Serbia nuk bėn tė hyjė nė BE para Kosovės sepse ajo mund tė bllokojė pastaj hyrjen e Kosovės nė BE.
2
  Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 20-11-11, 17:07   #469
Hajra
Guest
 
Postime: n/a
Gabim Titulli: Lajme aktuale nga vendi !

Ivanoviq: Pavarėsia e Veriut, ēėshtje ditėsh!?

20-11-2011 11:23 CET


Deklaratėn e Ivanoviqit se serbėt nė veri tė Kosovės mund ta shpallin pavarėsinė, analistėt e Beogradit e shohin si njė manovėr taktike. Sipas tyre, kjo ide nuk mund tė realizohet, sikur qė nuk mund tė realizohet edhe ideja qė serbėve tė Kosovės t’u ndahet nėnshtetėsia ruse.
Edhe pse nuk donte tė tregonte se si do tė dukej ajo pavarėsi, Ivanoviq ka pėrsėritur se “kjo ide nuk ėshtė larg realitetit”.
“Nė Kosovė ka shumė serbė qė janė duke menduar nė kėtė drejtim. Unė tani nuk do tė hyj nė detaje, sidomos kur mendoj se ideja ėshtė e keqe. Me rėndėsi ėshtė qė bashkėsia ndėrkombėtare ta ndalė presionin mbi serbėt e Kosovės, se nė tė kundėrtėn shpallja e pavarėsisė sė Kosovės veriore ėshtė ēėshtje ditėsh”, ka thėnė pėr “Press” i ashtuquajturi sekretar pėr Kosovėn, Oliver Ivanoviq, transmeton Telegrafi.
Analisti Dejan Vuk Stankoviq thotė se kjo ide ėshtė e pazakontė, sepse fillimisht nuk dihet se ēfarė pavarėsie do ta shpallin ata.
“Nga Serbia apo Kosova? Meqė serbėt e Kosovės insistojnė se janė pjesė e Serbisė, atėherė kjo do tė thotė shpallja e pavarėsisė nga vetvetja. Nė anėn tjetėr, nėse pavarėsia shpallet nga Kosova, atėherė dalin se ata po e njohin Kosovėn si shtet. Unė nuk besoj se dikush nė Beograd ėshtė duke menduar nė atė drejtim”, ka thėnė Stankoviq, duke shtuar se ky veprim nuk ėshtė i matur.
Bashkėpunėtori i Institutit tė Shkencave Sociale, Nenad Cveticanin, e cilėson si taktike e jo kėrcėnuese deklaratėn e Ivanoviqit.
“Deklaratėn e dha nė mėnyrė tė kujdesshme, duke mos insistuar nė pavarėsinė e veriut tė Kosovės, por duke e vėnė nė dukje kėtė mundėsi. Ajo duhet tė rrisė hapėsirėn manovruese tė serbėve, qė bashkėsia ndėrkombėtare tė kuptojė se serbėt e Kosovės nuk pėrjashtojnė mundėsinė e tėrheqjes sė lėvizjeve radikale”, ka thėnė ai.

  Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 22-11-11, 08:07   #470
Hajra
Guest
 
Postime: n/a
Gabim Titulli: Lajme aktuale nga vendi !

Bisedimet, dallime tė mėdha


21-11-2011 13:13 CET


(E plotėsuar) Nė selinė e Bashkimit Evropian nė Bruksel, delegacionet nga Kosova dhe Serbia kanė rifilluar tė hėnėn dialogun, i cili ishte ndėrprerė para disa muajsh.
Edhe nė ditėn kur rifilloi ky dialog, tė dyja palėt shprehėn qėndrimet e tyre qė tregojnė dallime tė qarta rreth bazave ligjore tė asaj qė mund tė arrihet nė kėtė dialog dhe tė zbatohet si marrėveshje.
Zėvendėskryeministrja e Kosovės, Edita Tahiri, njėherėsh shefe e delegacionit tė Kosovės nė kėtė dialog, ka insistuar se tė gjitha marrėveshjet duhet tė jenė nė pėrputhje me Kushtetutėn e Republikės sė Kosovės, ndėrkohė qė shefi i delegacionit tė Serbisė, Borisllav Stefanoviq, i ėshtė kundėrpėrgjigjur, duke thėnė se nuk do tė pranohet asgjė nga ana e Serbisė, qė do tė ishte nė kundėrshtim me Kushtetutėn e saj.
Nė fillim tė dialogut, palėt kanė paralajmėruar si tema kryesore: telekomin, energjinė dhe bashkėpunimin rajonal, ndėrsa Edita Tahiri ka paralajmėruar se do tė hapet edhe tema e re – ajo pėr menaxhimin e integruar tė kufijve.
Tahiri ka shpjeguar se kjo nuk do tė thotė se Kosova do tė pranojė ndonjė negociatė pėr kufijtė, sepse “Kosova, si shtet i pavarur, i ka kufijtė e saj tė definuar, ashtu si edhe integritetin territorial”.
Shefi i delegacionit tė Serbisė, Stefanoviq, ka thėnė se nuk mund tė flitet pėr kurrfarė kufijsh, sepse, sipas tij, “mes Serbisė dhe Kosovės nuk ka kufi, sepse Kosova nuk ėshtė shtet dhe Serbia do tė insistojė nė qėndrimin e saj”.
I pyetur se si mund tė arrihet kompromisi nėse tė dyja palėt insistojnė se nuk do tė pranohet asnjė zgjidhje po qe se nuk ėshtė nė pėrputhje me kushtetutat respektive, Stefanoviq ka thėnė se deklarata tė tilla do tė ketė edhe nė tė ardhmen dhe se ka pasur edhe nė tė kaluarėn, por “qėndrimet e tilla nuk kanė parandaluar qė tė ketė marrėveshje nė disa pika”.
Palėt sot kanė shkėmbyer kritika edhe rreth asaj se pėrse nuk janė zbatuar marrėveshjet e arritura deri mė tani.
Pėrderisa Stefanoviq ka thėnė se nuk ka pasur mundėsi tė arrihej pėrparim mė i madh pėr shkak tė, siē ėshtė shprehur, “kokėfortėsisė sė Prishtinės”, Edita Tahiri ka kritikuar Serbinė pėr mungesė tė gatishmėrisė pėr zbatimin e marrėveshjeve tė arritura.
I pyetur se pėrse Serbia nuk i ka zbatuar marrėveshjet, Stefanoviq ka thėnė: “Pėr dallim nga Kosova, Serbia ėshtė shtet dhe si shtet i ka ligjet dhe procedurat e veta”.
Rifillimi i dialogut ka qenė njė ndėr kushtet pėr Serbinė pėr tė marrė statusin e kandidatit pėr anėtarėsim nė Bashkimin Evropian. Se si do tė reflektohet rifillimi i dialogut, mbetet tė shihet nė qėndrimet e vendeve anėtare tė BE-sė. /rel/
  Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 22-11-11, 08:07   #471
Hajra
Guest
 
Postime: n/a
Gabim Titulli: Lajme aktuale nga vendi !

Sllovenia - model pėr Kosovėn evropiane


21-11-2011 16:14 CET


Ministri i jashtėm i Kosovės, Enver Hoxhaj nė vizitėn e tij zyrtare nė Lubjanė, ėshtė pritur nga kryeministri i Sllovenisė, Borut Pahor dhe homologu i tij, Samuel Zbogar.
Nė takimin me Pahor, Hoxhaj ka falėnderuar atė pėr mbėshtetjen qė Sllovenia i ka dhėnė Kosovės nė 10 vjetėt e fundit.
Nga ana tjetėr, kryeministri Pahor ka siguruar ministrin Hoxhaj qė Sllovenia edhe mė tutje do tė jetė njė zė i fuqishėm brenda Bashkimit Evropian pėr proceset integruese tė Republikės sė Kosovės nė BE.
Nė takimin qė Hoxhaj pati me homologun e tij slloven, Samuel Zbogar, tė dy ministrat u pajtuan qė dy vendet kanė marrėdhėnie tė shkėlqyera diplomatike. Me kėtė rast, Hoxhaj ka thėnė se marrėdhėniet e mira diplomatike duhet tė shndėrrohen edhe mė shumė nė marrėdhėnie ekonomike, tregtare, kulturore etj.
Si parakusht pėr kėtė, dy ministrat kanė nėnshkruar Protokollin pėr Bashkėpunim, i cili do t’i hapė rrugė nėnshkrimit tė shumė marrėveshjeve tė tjera, tė cilat do ta thellojnė edhe mė shumė bashkėpunimin mes dy shteteve.
“Ne kemi relacione tė shkėlqyera. Sllovenia ėshtė njė partner i fuqishėm nė fushėn e ekonomisė dhe tregtisė dhe nė fushėn e arsimit. U pajtuam qė vitin e ardhshėm tė nėnshkruajmė edhe disa marrėveshje qė janė shumė tė rėndėsishme, me qėllim qė marrėdhėniet tona politike, tė lėvizin drejt fuqizimit tė marrėdhėnieve ekonomike”, ka thėnė ministri Hoxhaj nė njė konferencė pėr media qė ėshtė organizuar pas kėtij takimi.
Nė kėtė takim, ministri Hoxhaj po ashtu ka informuar ministrin Zbogar pėr situatėn nė veri, pėr dialogun teknik si dhe pėr proceset euroatlantike.
Me kėtė rast, Hoxhaj ka bėrė tė qartė qėndrimin e Kosovės pėr zhbėrjen e menjėhershme tė strukturave paralele ilegale tė Serbisė nga Kosova, pėr largimin e barrikadave, pėr implementimin e marrėveshjeve tė arritura nė dialogun teknik mes Republikės sė Kosovės dhe Republikės sė Serbisė si dhe pėr implementimin e plotė tė Pakos sė Ahtisarit.
“Qėndrimi ynė ėshtė qė Pakoja e Ahtisarit ėshtė korniza e vetme, mė e mira pėr integrimin e veriut. Por, kėsaj duhet t’i paraprijė shpėrbėrja e plotė e strukturave paralele ilegale, operacionalizimi i EULEX-it nė tėrė territorin e Kosovės, zbatimi i marrėveshjeve nė Bruksel etj”, ka shtuar ministri Hoxhaj.
Ministri Hoxhaj nė kėtė takim, ka kėrkuar mbėshtetjen e kryeministrit dhe ministrit tė jashtėm tė Sllovenisė edhe nė procesin e liberalizimit tė vizave.

“Qytetaret e Kosovės meritojnė tė lėvizin lirshėm nė Evropė. Kosova nuk duhet tė mbetet vendi mė i izoluar dhe qytetarėt e saj njė popull i harruar”, ka thėnė ministri Hoxhaj.
Nga ana tjetėr, ministri i Punėve tė Jashtme i Republikės sė Sllovenisė, Samuel Zbogar ka thėnė se shteti i tij do ta mbėshtesė Republikėn e Kosovės nė rrugėn e saj evropiane.
Ministri Hoxhaj gjatė qėndrimit tė tij nė Slloveni do tė mbajė edhe njė ligjėratė nė Fakultetin Ekonomik tė Universitetit tė Lubjanės. /Zėri/
0
  Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 22-11-11, 08:08   #472
Hajra
Guest
 
Postime: n/a
Gabim Titulli: Lajme aktuale nga vendi !

Assesi nuk e pranojmė pavarėsinė e Kosovės


21-11-2011 15:53 CET


Presidenti i Serbisė, Boris Tadiq, deklaroi sot se bisedimet teknike me Prishtinėn, nuk do tė sjellin njohjen e Kosovės.
“Do tė vazhdojmė tė udhėheqim politikė konstruktive, por nėn asnjė kusht nuk do ta pranojmė pavarėsinė e Kosovės, as nė mėnyrė eksplicite e as nė mėnyrė implicite”, u tha sot Tadiq gazetarėve nė vendin Banatski Dvor.
Ai mėtutje, siē raporton REL, ka theksuar se nė Bruksel po udhėhiqen bisedime teknike, tė cilėt mund ta sjellin nė pyetje pozitėn e Serbisė, nėpėrmjet tė rrezikut tė njohjes implicite tė pavarėsisė, por sipas tij, nė kėtė aspekt negociatorėt serbė janė tė kujdesshėm.
Zoti Tadiq ka theksuar se Serbia do tė vazhdoj me nismat pėr Kosovėn, pasi ajo ėshtė burim potencial i jostabilitetit pėr Serbi, rajon dhe Evropė.
“Mbrojtja e serbėve nė Kosovė ėshtė misioni mė i rėndėsishėm i presidentit dhe i qeverisė sė Serbisė”, tha Boris Tadiq.
Ai e falėnderoi Rusinė pėr mbėshtetje nė ruajtjen e integritetit territorial dhe sovranitetit.
  Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 22-11-11, 08:09   #473
Hajra
Guest
 
Postime: n/a
Gabim Titulli: Lajme aktuale nga vendi !

Zarif: Serbėt tė lejojnė kalimin e KFOR-it dhe EULEX-it


21-11-2011 16:19 CET


Shefi i misionit tė OKB-sė nė Kosovė, Farid Zarif, ka kėrkuar sot nga pėrfaqėsues tė serbėve nė pjesėn veriore tė Kosovės, qė tė lejojnė kalimin e KFOR-it dhe EULEX-it, ta ruajnė paqen dhe ta krijojnė atmosferėn, e cila do tė jetė e pėrshtatshme pėr dialog.
“Kryetarėt e komunave i kam lutur tė gjejnė zgjidhje, nė mėnyrė qė KFOR-i dhe EULEX-i, tė kenė liri tė lėvizjes, sipas rezolutės 1244”, tha Zarif, pas takimit me pėrfaqėsues tė serbėve tė veriut tė Kosovės, tė cilėt kanė pėrsėritur se kjo do tė jetė e mundshme, vetėm nėse EULEX-i heqė dorė nga transporti i doganierėve dhe policėve kosovarė nė Bėrnjak dhe Jarinė.
Shefi i UNMIK-ut, Farid Zarif, ka “apeluar te njerėzit nė veri tė Kosovės, qė tė kontribuojnė nė mbajtjen e paqes dhe tė stabilitetit, dhe t’i shmangen konfrontimit dhe dhunės dhe tė jenė tė pėrmbajtur, ashtu sikur edhe deri tash”. /rel/
  Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 22-11-11, 08:44   #474
Hajra
Guest
 
Postime: n/a
Gabim Titulli: Lajme aktuale nga vendi !

Kamikazėt politikė


Jeton Llapashtica | 21-11-2011 00:11 CET


Pavarėsisht qė iu ėshtė “shuar” ėndrra pėr t’u bėrė deputetė nė kėtė nomenklaturė, dy ish-deputetėt “rebelė” tė Kuvendit tė Kosovės, Naim Rrustemi dhe Driton Tali, nuk i kanė rėnė pishman qė kanė “pensionuar” ish-presidentin Fatmir Sejdiu, madje nuk ndiejnė keqardhje qė ky veprim i tyre i ēoi ata drejt “vetėflijimit”.
Personat qė gjatė mandatit tė kaluar legjislativ janė cilėsuar si me tė “zhurmshmit” tė Kuvendit, cilėt mbahen mend si deputetėt qė duke iu drejtuar Gjykatės Kushtetuese pėr ish-presidentin, pėrveē se i “djersitėn” gjykatėsit e Kushtetueses, gjithashtu ua mėsuan rrugėn edhe tė tjerėve se si tė veprohet nė raste kur dyshohet se ėshtė shkelur Kushtetuta.
Tė apostrofuar si “deputetėt kamikazė”, Rrustemi dhe Tali tani punimet e Kuvendit tė Kosovės i shikojnė nga televizori, ndėrsa merren mė zanatin pėr tė cilin “e kanė kryer shkollėn”. Po ashtu, ata nuk ndiejnė fare keqardhje qė e kanė prishur koliacionin e dikurshėm PDK-LDK.
Ish-deputeti Rrustemi thotė se nuk e ka bėrė “namin” duke punuar, por se deputetėt tjerė kanė qenė tėrėsisht jashtė detyrės, ndėrkaq ėshtė i bindur se keqpėrdorimi i votave e ka lėnė pa u rizgjedhur deputet.
“Pse sot nuk jam nė Kuvend, normalisht nuk kam pasur grup tė madh tė hajnave pėr tė vjedhur vota. T’i kisha pasur dyqind hajna siē i kishte Hashim Thaēi, i kisha bėrė pesėdhjetė mijė vota”, ironizon ai.
Deputeti qė nė Kuvend hyri si anėtar i Partisė Demokratike tė Kosovės, tė cilėn pasi e kishte braktisur pati vepruar si deputet i pavarur, pohon se momentalisht ėshtė anėtar aktiv nė Aleancėn pėr Ardhmėrinė e Kosovės (AAK) dhe se njėkohėsisht ėshtė asistent-profesor nė Universitetin e Nju Jorkut nė Tiranė.
“Nuk dua tė bėhem mendjemadh, por mendoj se i kemi vendosur sė paku disa themele tė lehta si duhet tė zhvillohet jeta demokratike nė Kosovė, me rastin e presidentit dhe shumė aferave tjera korruptive”, shprehet ai, duke theksuar se ėshtė dėm pėr legjislaturėn aktuale qė nuk i ka dy ish-deputetėt, Naim Rrustemin dhe Driton Talin.
Ndryshe nga ai, bashkėpunėtori i tij mė i ngushtė, Tali, duket se ėshtė gati t’i “ēojė duart” nga Kosova. Ai thotė se ka provuar tė bėjė biznes nė vend, por kjo sipas tij i ėshtė pamundėsuar nga, siē thotė ai, armiqtė qė ka krijuar sa ka qenė deputet, prandaj familjen e ka dėrguar nė Angli, meqenėse posedon nėnshtetėsi tė kėtij vendi, ndėrsa vetė ende nuk e ka vendosur nėse do tė shkojė atje apo do tė qėndrojė nė Kosovė.
“Familjen i kam dėrguar nė Londėr, ndėrsa vetė po mbijetoj kėtu. Ndoshta nė tė ardhmen do tė shkoj nė Londėr dhe atje do tė merrem me biznes, ngase ėshtė mė lehtė sesa kėtu. Nuk jam i interesuar tė punoj nė universitete, pavarėsisht nga titulli qė e kam”, shprehet Tali.
Ish-deputeti i pavarur i Kuvendit tė Kosovės, epitet ky tė cilin e pati marrė pasi pati braktisur Aleancėn Kosova e Re, dhe i cili nė zgjedhjet e fundit pati garuar nė kuadėr tė listės sė AAK-sė, thotė se falė keqpėrdorimeve tė votave nga anėtarėt e kėsaj partie nuk ka arritur tė fitojė edhe njė mandat.
Tali thotė se fakti qė ai dhe Rrustemi janė nismėtarė tė “rrėzimit” tė ish-presidentit Sejdiu, ėshtė dėshmi e mjaftueshme se sa i fuqishėm ėshtė individi dhe gjithashtu tregon se shpeshherė “i vogli ėshtė mė i fuqishėm se i madhi”.
Ai nuk e pėrjashton mundėsinė qė nė tė ardhmen tė rimerret me politikė.
8
  Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 23-11-11, 17:49   #475
Llapjani_HH
 
Avatari i Llapjani_HH
 
Anėtarėsuar: 05-06-08
Postime: 1,262
Llapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Lajme aktuale nga vendi !

Shefat e Universitetit tė Prishtinės marrin deri 8 mijė euro

Tė dy, Mujė Rugova dhe Mehdi Jashari, janė mėsimdhėnės me pėrvojė tė gjatė nė Universitetin e Prishtinės dhe ka rreth dy vjet qė kanė mbėrritur moshėn e pensionit. Ata janė akoma nė Universitet, por ka dy gjėra qė i dallon - funksioni dhe tė ardhurat qė marrin.

Rugova, profesor i kimisė, ėshtė rektor i UP sė, e Jashari, qė tani ligjėron notin, i ėshtė lėnė tė mbajė tri orė mėsimi nė javė nė Fakultetin e Sporteve. Qė tė dy kanė realizuar tė ardhura gjatė tetorit. Bazuar nė listėn e pagave, tė cilėn e ka siguruar "Koha ditore", Rugova ka marrė fiks 143 herė mė shumė para sesa Jashari.
Tė jesh nė mesin e shefave nė kėtė Universitet publik, lė pas me tė ardhura jo vetėm kolegėt qė kanė gradėn mė tė lartė akademike, por edhe drejtuesit mė tė lartė tė shtetit. Pėr muajin tetor Universiteti ka paguar njerėz deri nė 8 mijė euro.
Vetė rektori Mujė Rugova - i cili po t'u bindej ligjeve do tė merrte vetėm pensionin prej 80 eurosh qė nga 16 marsi i 2010 s, kur ka mbushur tė 65 at - ka realizuar tė ardhura pėr tetor nė lartėsinė 5,112.63 euro. Kėtė nivel e ka mbėrritur duke stimuluar veten dhe duke e futur nėpėr komisione.

Paga e rektorit ėshtė 1 643 euro. Nė ekuacionin e tetorit janė pėrfshirė "stimulimi" prej 1 790 eurosh, "kompensimi" prej 1.579 eurosh dhe 100 euro tė tjera, tė arsyetuara me pjesėmarrjen e rektorit nė program tė doktoratave.

E profesori Jashari pėr tė njėjtin muaj ka realizuar tė ardhura vetėm nė lartėsinė 35.74 euro. Edhe kėto nuk i ka marrė, ngaqė ka njė marrėdhėnie tė komplikuar kontraktuale me UP nė.
"Pėr tetor akoma s'i kemi marrė", ka thėnė ai. "Akoma as kontratat nuk i kanė kryer".

Dhe, nuk ėshtė vetėm rektori qė "stimulohet" pėr punėn qė bėn. Ka anėtarė tė ekipit tė ngushtė tė tij nė Rektorat qė realizon tė ardhura, me tė cilat e tejkalon Rugovėn.

Rasti ėshtė me prorektorin pėr financa, Enver Kutllovci. Nė xhepin e tij UP ja ka arkėtuar pėr muajin tetor fiks 6, 925.33 euro. Nga rreth 2 mijė euro mė pak kanė marrė dy prorektorėt e tjerė, Naser Mrasori e Bajram Berisha.
Nga anėtarėt e Kėshillit Drejtues ėshtė Nijazi Ibrahimi, qė ka marrė gjatė muajit tė ardhurat mė tė larta. Fiks 5,168.78 euro i janė arkėtuar atij.

QIK-u

Edita dhe suita - 8853 euro mėditje

Raundi i shtatė i dialogut me Serbinė, vetėm pėr
mėditje i ka kushtuar buxhetit tė varfėr tė Kosovės afėr 9 mijė euro, duke pėrjashtuar kėtu shpenzimet e udhėtimit e tė tjera.

Kjo ka ndodhur pasi nė ekipin kosovar kanė marrė pjesė gjithsej 13 veta. Pėrveē stafit tė ekspertėve, zėvendėskryeministrja Tahiri ka marrė me vete pesė anėtarė nga kabineti i saj.

RTK ka raportuar se sipas udhėzimit administrativ tė Qeverisė pėr udhėtime zyrtare, pėr nė Belgjikė, ēdo zyrtar merr nga 227 euro mėditje nė ditė, pa shpenzimet e udhėtimit.

Delegacioni kosovar prej 13 anėtarėve nga 227 euro mėditje nė ditė bėjnė 2951 euro, ndėrkohė tre ditė tė tyre, i kanė kushtuar buxhetit tė Kosovės gjithsej 8853 euro.

“Mirėpo, pėrveē kėtyre mėditjeve, sipas njė udhėzimi administrativ tė nxjerr nė vitin 2009, zyrtarėve tė lartė u garantohet edhe njė kredit kartelė. RTK jo zyrtarisht, ka mėsuar se shuma qė mund tė pėrdoret nė kėtė kredit kartelė, ėshtė deri nė 10 mijė euro pėr zyrtarėt e lartė, e deri nė 5 mijė pėr stafin pėrcjellės”, ka raportuar RTK.

Emrat e pesė kėshilltarėve politik tė Tahirit: Dren Zeka, kėshilltar kryesor politik i Edita Tahirit; Arjeta Rexhaj, kėshilltare politike; Gazmir Raci, kėshilltar politik; Elona Cecelia, kėshilltare politike; Visar Xani – kėshilltar politik.
Telegrafi
Llapjani_HH Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 23-11-11, 21:33   #476
sherri
J.H.N.K.SH
 
Avatari i sherri
 
Anėtarėsuar: 13-06-05
Vendndodhja: Rruga e qumshtit Nr- 3
Postime: 4,740
sherri i pazėvėndėsueshėmsherri i pazėvėndėsueshėmsherri i pazėvėndėsueshėmsherri i pazėvėndėsueshėmsherri i pazėvėndėsueshėmsherri i pazėvėndėsueshėmsherri i pazėvėndėsueshėmsherri i pazėvėndėsueshėmsherri i pazėvėndėsueshėmsherri i pazėvėndėsueshėmsherri i pazėvėndėsueshėm
Gabim Re: Lajme aktuale nga vendi !

Mediat elektronike greke i janė referuar konferencės shkencore tė mbajtur nė universitetin amerikanė “Kean”, rreth ēėshtjes Ēame.
Ato nuk fshehin befasinė e tyre, ndaj reagimeve tė fundit nga ana e shqiptarėve pėr ta kthyer kėtė ēėshtje nė epiqendėr tė vėmendjes botėrore.
Mediat greke, akuzojnė qeverinė e tyre dhe e fajėsojnė atė, pėrsa i pėrket “gjumit” tė rėndė qė ajo fle lidhur me kėtė ēėshtje.
Sipas tyre: “Nuk ėshtė e mundur qė pala shqiptare ta ndjekė deri matanė atlantikut ēėshtjen Ēame, si dhe tė organizojė deri dhe konferenca ‘shkencore’ pėr kėtė ēėshtje delikate dhe historinė e saj nė Universitetin “Kean” tė Amerikės. Pasi pėr ne, ajo ėshtė inekzistente, nuk ekziston si problem. Po qeveria greke ēfarė ka bėrė dhe ēfarė masash duhet tė marrė lidhur me kėtė ēėshtje?”.
Gjithashtu, ato analizojnė tepėr tė shqetėsuara deklaratėn dhe kėrkesat e parashtruara nga ana e shqiptarėve si dhe deklarimeve tė kryetarit tė partisė sė PDIU-s, Tahir Muhedini, ku ky i fundit ka deklaruar: “Ne presim qė Greqia tė kėrkojė njėlloj ndjese pėr atė qė ka bėrė. Ne presim qė tė ketė njė zgjidhje graduale pajtuese pėr ēėshtjen ēame. Pra njė ligj qė tė parashikojė afate pėr kompensime, riatdhesime tė atyre qė dėshirojnė, etj, madje dhe nė pėrputhje me ligjet greke tė riatdhesimit tė emigrantėve politikė qė u miratuan nė vitet 70-80. Sot ne kemi instrumenta nė dorė pėr tė patur sukses nė kėrkesat tona. Ne kemi njė parti politike. Ne kushtėzojmė qeverisjen nė vend. Ne kemi krijuar shpresė tek popullsia jonė. Ne I kemi treguar tė gjithė popullit shqiptar, tė rinjve se plaga e popullsisė ēame kullon ende gjak. Ndaj, ne besojmė se do ketė zgjidhje problemi ēam. Na duhet ndihma juaj dhe besojmė shumė nė dituritė tuaja. Nuk mund tė mbetet pa zgjidhje, me kėto ligje ndėrkombėtare, njė problem si yni. E drejta vonon, por nuk mėnon thotė populli shqiptar.”, tha z. Muhedini.
Sipas mediave greke ėshtė e pa pranueshme qė Muhedini tė kėrkojė: “Ne presim qė tė ketė njė zgjidhje graduale pajtuese pėr ēėshtjen ēame. Pra njė ligj qė tė parashikojė afate pėr kompensime, riatdhesime tė atyre qė dėshirojnė, etj, madje dhe nė pėrputhje me ligjet greke tė riatdhesimit tė emigrantėve politikė qė u miratuan nė vitet 70-80”, pasi ato i konsiderojnė kėto deklamime si ultimatum ndaj Greqisė, qė kjo e fundit tė pranojė kėrkesat e shqiptarėve, t’i kompensoj ata dhe tė pranoj riatdhesimin e tyre.
Pėr gazetarėt grek, mbajtja e kėsaj konference nė nivel shkencor dhe akademik nė universitetin Amerikan, pėrbėn njė problem madhor dhe ndoshta kombėtar pėr Greqinė, pasi nė tė morėn pjesė shumė figura tė shquara, ku dalloi ajo e gazetarit tė famshėm Anglez, njėkohėsisht dhe lektor nė Akademinė Mbretėrore tė Mbrojtjes, James Pettifer.
Gjithashtu nė kėtė konferencė morėn pjesė dhe amtarė tė kryesisė sė Institutit Ndėrkombėtar tė Drejtave tė Njeriut.
__________________
Thuaje tė pa shkruarėn,shkruaj tė pa thėnėn!

Toleranca, ka kuptimin e pėrafėrt me durimin. (Dilaver Kosova)
sherri Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 28-11-11, 23:41   #477
Neferta
 
Anėtarėsuar: 22-06-09
Postime: 1,545
Neferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Lajme aktuale nga vendi !

Rregula te reja nga KFOR
KFOR-i mė nė fund duket se e ka humbur durimin ndaj serbėve nė veri tė vendit, qė po vazhdojnė tė sulmojnė pjesėtarėt e misionit tė NATO-s nė Kosovė.

Nėpėrmjet njė komunikate, KFOR-i ka kėrcėnuar serbėt nė barrikada se do tė pėrdorin plumba tė vėrtetė nė rast se rrezikohet jeta e ushtarėve.

Ky mision ka shpjeguar rrjedhėn e situatės sė sotme, duke thėnė se nė mėngjesin e sotėm, largimi i bllokadės rrugore nga KFOR-i ėshtė bėrė ashtu siē ishte planifikuar. KFOR-i ka zbatuar mandatin e vet nė rivendosjen e lirisė sė lėvizjes. Operacioni ishte i suksesshėm dhe ėshtė kryer pa dhunė ndaj demonstruesve.

“Mė vonė demonstruesit sulmuan pozicionet e KFOR-it dhe shkaktuan lėndime. Protestuesit kanė shtėnė me armė tė vogla zjarri nė drejtim tė trupave tė KFOR-it dhe dy ushtarė janė plagosur. Dhuna nga protestuesit ende vazhdon. Protestuesit pėrdorin mjete eksploduese dhe koktej Molotovi kundėr KFOR-it. Deri mė tani, dhuna ka rezultuar nė 23 ushtarė shtesė tė lėnduar gjatė pasdites sė vonshme dhe mbrėmjes”, thuhet nė reagimin e KFOR-it.

Sipas tyre, protestuesit nuk mund aspak tė cilėsohen si demonstrues paqėsorė, por si tė dhunshėm dhe kriminalė.

“Deri mė tani KFOR-i ka pėrdorur vetėm sprej piperi, gaz lotsjellės, plumba gome dhe cisterna tė ujit. Megjithatė, nė situata kėrcėnuese pėr jetėn sikurse kjo, ushtarėt e KFOR-it do tė pėrgjigjen me te gjitha mjetet proporcionale. Misioni i KFOR-it ėshtė t’i kontribuojė njė ambienti tė qetė e tė sigurtė nė Kosovė e cila pėrfshinė lirinė e lėvizjes nė pėrputhje me mandatin e tij, nėn Rezolutėn 1244 tė Kėshillit tė Sigurimit tė Kombeve tė Bashkuara. Ēfarėdo veprimi qė kėrcėnon ambientin e qetė dhe tė sigurtė si dhe jetėn e cilitdo ėshtė i papranueshėm”, thuhet ndėr tjera nė reagim.

Mirėpo, se sa seriozisht e ka kėsaj radhe, KFOR-i tregon se nuk do tė kursehen as plumbat e vėrtetė.

“KFOR-i do tė ndėrmarrė masa tė duhura pėr tė siguruar sigurinė e tė gjithė njerėzve nė Kosovė, por gjithashtu edhe tė ushtarėve tė vet.Ne nuk duam ta vrasim askėnd, por po e pėrsėris edhe njėherė se nėse ushtarėt tanė gjenden nė situata kur jeta e tyre rrezikohet, ata do tė pėrgjigjen me plumba tė vėrtetė”. /Indeksonline/

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Neferta : 28-11-11 nė 23:44
Neferta Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 29-11-11, 09:25   #478
Neferta
 
Anėtarėsuar: 22-06-09
Postime: 1,545
Neferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Lajme aktuale nga vendi !

Sekiraqa i frigohet gjykimit nga shoket e tije mafioz
Enver Sekiraqa po interesohet t’i jap fnd jetės si “kaēak”. I shumėkėrkuari pėr njė seri veprash penale po “negocion” dorėzimin e tij tek autoritetet ndėrkombėtare nė Kosovė pėr tė dalė edhe para organeve tė drejtėsisė. Kurrsesi para drejtėsisė kosovare. Ai po i beson vetėm EULEX-it.

Burime nga Prokuroria Speciale e Republikės sė Kosovės kanė thėnė se familjarėt e Enver Sekiraqės kanė pėrcjellė mesazhin e familjarėve tė tyre, se ėshtė i gatshėm t’u dorėzohet autoriteteve ndėrkombėtare nė Kosovė, raporton Koha Ditore.
Neferta Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 29-11-11, 09:52   #479
Fshatari
 
Anėtarėsuar: 12-07-05
Postime: 7,962
Fshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėm
Gabim Re: Titulli: Lajme aktuale nga vendi !

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Neferta Shiko postimin
Sekiraqa i frigohet gjykimit nga shoket e tije mafioz
Enver Sekiraqa po interesohet t’i jap fnd jetės si “kaēak”. I shumėkėrkuari pėr njė seri veprash penale po “negocion” dorėzimin e tij tek autoritetet ndėrkombėtare nė Kosovė pėr tė dalė edhe para organeve tė drejtėsisė. Kurrsesi para drejtėsisė kosovare. Ai po i beson vetėm EULEX-it.

Burime nga Prokuroria Speciale e Republikės sė Kosovės kanė thėnė se familjarėt e Enver Sekiraqės kanė pėrcjellė mesazhin e familjarėve tė tyre, se ėshtė i gatshėm t’u dorėzohet autoriteteve ndėrkombėtare nė Kosovė, raporton Koha Ditore.
Prokuroria Speciale e Republikės sė Kosovės nuk eshte organizate mafioze, siē le te nenkuptohen nga titulli.

Kriminelet "kaēak"(sekira ne mal...), bllaca i shumadise, "deshmitari" kunder deputetit Limaj, nuk i besojne Drejtesise se shtetit sovran te Kosoves po i dorezohen "drejtesise" udbashe t'euleshit. Ne mungese te mjeteve materiale(per shkak te krizes zhdukese te eurozones) euleshi po perdore kohet e fundit metoda te ēuditshme juridike : po i gjykon keta matrapaza neper parqe publike gjermane duke i vare neper lisa...! Mora vesh se shteti i fuqishem gjerman nuk po i pranon me "dhuratat" e euleshit :" e keni parkun e Germise ne dispozicion; ēoni e varni atje", eshte pergjigjur policia e shtetit me te fuqishem evropian, e Gjermanise.
__________________
Vėrejtjet, sugjerimet,mesazhet i vė nė kėtė adresė :
http://fshatari.perso.neuf.fr/index.php?skeda=libri
Fshatari Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 29-11-11, 13:23   #480
shef-qeti
 
Avatari i shef-qeti
 
Anėtarėsuar: 26-04-09
Postime: 49
shef-qeti i respektuarshef-qeti i respektuarshef-qeti i respektuarshef-qeti i respektuarshef-qeti i respektuarshef-qeti i respektuar
Gabim Titulli: Lajme aktuale nga vendi !

Prokuroria Special e Kosoves, se paku eshte dashte te kerkoj ekstradimin e Sekiraqes ne Kosove, nga Irlanda, para se ai te kerkoj ndihme apo gjykim nga eulex-i. E duke e dite se sa te AFTE dhe te SHPEJTE :) i kem prokuroret, te cilet per 11 vjet nuk u morren me asnje rast per hajni, vrasje, etj, atehere veq muj me mendu qe ky Sekiraqa u tregu ma i afte se ta (Speedy Gonzales)...


shef-qeti Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 3 (0 Anėtarėt dhe 3 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 12:06.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.