Pak me vones erdha te ju falemnderoj pasi qe mbarova torten erdha te ju tregoj se kishte qen shume e mire dhe e kendshme , kur i fryva qirinjt mbi torten e mendova nji deshir ..!!!! thash vete me veti " Ishalla me del kismeti sivjet "
Me vrap iku dita , iku java , iku muaji dhe dikur iku viti ,vraponin te gjitha njera pas tjetres dhe nuk me harruan mua ,kurse une u plaka por qfar te besh me kalimin e kohės njeriu ndryshon disa aspekte jo vetėm sa i pėrket jetės por edhe principeve.
Paradox ... ti me je mrekullia ime i dashur , flm shume edhe ty tu realizofshin te gjitha deshirat .Deshiroj nje jete te lumtur ashtu siq je vet gjithnje i lumtur .....
Nje poezi qesharake e dedikuar per ty Paradox
Plaku i pallatit per karshi
Me nje plake, ka ra n'dashni
Dite e nate per te mendon
Pa e pare dot s'duron.
Kur del plaka ne dritare
Plaku i shkret luan fare
Do qe t'ia bej me sy
Por i mbyllen qe te dy
Murgesha gezohem shume qe kam nje shoqe si ju dhe qe ne kete bote nganjehere shume te embela ka zemra si ty qe ma shtojne buzeqeshjen, per kete dua te te them FALEMNDERIT SHUME dhe qendro e tille sic je sepse keshtu te dua une dhe te duam e te cmojme ne.
Murgesh duhesh me thėnė u bėfsh plakė me krroēe , se ne nuk kemi mjekėrr moj ,
hmmmmm u bėfshė plakė me buzė tė rudhta (hahahhahahhah)
Ssara dhe Abetare une nuk ju njoh por eshte shum knaqesi te marresh nje urim nga personat qe jene te reja ne Dardanin Mbreterore ....ju pershendes perzemersisht dyjave ...
Vjeshta te falemnderoj nga zemra per urimet tua. Qofsh gjithmon me shendet dhe e rrethuar nga te mirat ne jete .....
Naki Falm shume per urimin tende gjithashtu te deshiroj gjithe te mirat ne jete...
Agolli dhe
Diana Bond ju uroj plotesim deshirash me te tutjeshme... te gjitha me radhe, ashtu siq eshte me se miri...
Turist Loqkomades i Hollandes te falemenderoj per ket torte qe qenka extra e madhe dhe ti gjithashtu pritsh e u gezofshe ne vitet qe vijn , ishalla te shtohet humori dhe ke vetem buzeqeshje ne fytyr lokqumades
Flm shume prej te gjitheve dhe gjithashtu pritshi edhe ju sa ma frike e u plakshit sikur une