Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Politika & Shtypi > Arena Ndėrkombėtare
Emri
Fjalėkalimi
Arena Ndėrkombėtare Ngjarjet mė tė reja nga skena politike ndėrkombėtare. Analiza, komente, materiale nga shtypi boteror. Ngjarje historike e kulturore ndėrkombėtare. Superfuqitė, Aleancat, Luftrat, Traktatet e paqes etj.



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 08-08-10, 14:32   #871
Llapjani_HH
 
Avatari i Llapjani_HH
 
Anėtarėsuar: 05-06-08
Postime: 1,262
Llapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Lajme Aktuale....

Forcimi i strukturave paralele (ilegale)

Pėrfaqėsuesit e strukturave paralele serbe nė veri tė Kosovės thonė se nuk i shqetėson fakti qė organet, tė cilat i drejtojnė, konsiderohen ilegale dhe tė papranueshme nga institucionet e Kosovės dhe ato tė pranisė ndėrkombėtare.

Duke mos i njohur institucionet e shtetit tė Kosovės, kėta pėrfaqėsues thonė se gradualisht edhe ajo pjesė e pranisė ndėrkombėtare qė nuk i njeh institucionet e pushtetit paralel tė Serbisė nė Kosovė, do t’i pranojė ato, pasi qė, sipas tyre, ata janė pėrfaqėsuesit legjitimė tė serbėve.

Marko Jakshiq, nėnkryetar i Asamblesė sė Komunave Serbe tė Kosovės, organ ky i cilėsuar si ilegal nga Prishtina zyrtare, thotė se nuk ėshtė e gjithė bashkėsia ndėrkombėtare kundėr strukturave tė pushtetit tė Serbisė nė Kosovė.

“Kjo nuk ėshtė bashkėsia ndėrkombėtare. Aty janė vetėm vendet perėndimore. Bashkėsia ndėrkombėtare pėrbėn njė numėr mė tė madh shtetesh, si Rusia, Kina e India, tė cilat nuk e pranojnė shtetin e Kosovės”, thotė Jakshiq pėr Radio Evropa e Lirė.

Ndėrkohė, edhe sekretari nė Ministrinė pėr Kosovėn nė Qeverinė e Serbisė, Oliver Ivanoviq beson se udhėheqėsit e strukturave tė pushtetit paralel njė ditė do tė merren seriozisht nga ndėrkombėtarėt, duke i njohur ata si pėrfaqėsuesit legjitimė tė serbėve.

“Ėshtė krejtėsisht e parėndėsishme ajo qė pėrfaqėsuesit ndėrkombėtarė e pėrsėrisin, se nuk do tė na njohin, ngase ata nuk do tė kenė bashkėbisedues tė tjerė”, thotė Ivanoviq.

Duke besuar se udhėheqėsit e strukturave paralele janė tė zgjedhurit e serbėve, Ivanoviq pret qė edhe bashkėsia ndėrkombėtare t’i trajtojė ata si liderė tė vėrtetė tė kėtij komuniteti, duke i injoruar serbėt qė marrin pjesė nė institucionet e shtetit tė Kosovės.

Zgjedhjet e fundit lokale serbe nė Mitrovicė, tė mbajtura mė 30 maj tė kėtij viti, sollėn si rezultat formimin e komunės serbe tė Mitrovicės, e cila nuk njihet nga Qeveria dhe institucionet e Kosovės.

Kryetarja e zgjedhur nga ky proces, i cilėsuar si ilegal, Ksenija Bozhoviq, pret qė nė rend tė parė tė bashkėpunojė me pėrfaqėsuesit e Kombeve tė Bashkuara, nė kuadėr tė misionit tė UNMIK-ut.

Sidoqoftė, Zyra Civile Ndėrkombėtare dhe Qeveria e Kosovės tashmė po punojnė qė nė Mitrovicė dhe komunat veriore, bazuar nė Planin e Ahtisaarit dhe procesin e decentralizimit, tė organizojnė zgjedhje tė lira, duke synuar kėshtu vendosjen e ligjshmėrisė atje, nė harmoni me Kushtetutėn e Republikės sė Kosovės.

Tags: Veriu i Kosovės, strukturat paralele, Marko Jakshiq

Me zgjedhjet e fundit komunale, institucionet e Kosovės kanė margjinalizuar nė njė masė tė caktuar strukturat e pushtetit tė Serbisė nė pjesėn qendrore dhe lindore tė vendit, duke ngritur institucione legale nėpėr komunat, ku serbėt pėrbėjnė shumicėn.

Por, veriu mbetet ende njė hapėsirė ku kėto struktura funksionojnė tėrėsisht jashtė kontrollit tė autoriteteve tė Kosovės dhe pranisė ndėrkombėtare, andaj zgjedhjet atje dhe shuarja e strukturave paralele shihen si mė sfiduese.
Koha.net

Ende nuk dihet fati i pushimores sė fėmijėve “Pishat e Deēanit”

Largimi i forcave paqeruajtėse ndėrkombėtare nga kompleksi i objekteve tė pushimores sė fėmijėve nė Deēan “Pishat e Deēanit” dhe kthimi i saj fėmijėve tė Kosovės po bėhet njė proces gjithnjė e mė i ndėrlikuar sesa qė ėshtė deklaruar muajt e kaluar nga forcat italiane tė KFOR-it, tė cilat para 11 viteve e shndėrruan atė nė kamp ushtarak.

Qė nga fillimi i kėtij viti ėshtė proklamuar largimi i forcave italiane nga pushimorja, kur edhe janė ulur nė tavolinė ushtarakėt italianė, pushtetarėt deēanas dhe priftėrinjtė e Manastirit tė Deēanit, qė tė gjejnė zgjidhjen mė tė mirė pėr tė gjitha palėt.

Nė fillim tė pranverės ishte caktuar muaji qershor si datė e lirimit tė pushimores “Pishat e Deēanit”, por kėtij vendimi nuk i janė pėrmbajtur forcat italiane tė KFOR-it, tė cilat duket qė nuk i kanė mė kompetencat e vendimit pėr lirimin e pushimores, pasi qė nė deklaratėn zyrtare tė KFOR-it pėr KosovaLive nuk jepen sqarime dhe pėrgjigje konkrete lidhur me pyetjet e parashtruara pėr arsyet e mospėrmbajtjes sė premtimeve tė dhėna.

“Transferimi i pėrgjegjėsive nuk ėshtė implementuar nė mėnyrė autonome nga KFOR-i, sipas direktivave nga ana e Komandės Aleate Strategjike pėr Evropė e NATO-s me seli nė Bruksel, e cila mbėshtetet nė vlerėsimin e komandantit operativ pėr kushtet e sigurisė.

Kurse pėr ēdo informatė tjetėr pėr ēėshtjen e pushimores drejtohuni Komandės kryesore tė KFOR-it nė Prishtinė”, deklaroi shefi i Zyrės pėr informim i Grupit Shumėkombėsh Luftues Perėndim, nėnkoloneli Angelo Vesto.

Derisa mė herėt flitej pėr kohėn kur mund tė lirohet pushimorja, tash forcat italiane nuk japin datė tė caktuar kur mund tė ndodhė kjo, pėrveē qė premtojnė se tė gjitha transferimet do tė realizohen me transparencė maksimale dhe pa asnjė befasi.

Edhe po tė lirohej pushimorja, Komunės sė Deēanit nuk do t’i lejohet menaxhimi i kėtij kompleksi, ngase kjo ėshtė menduar t’i besohet “Karitasit” italian, i cili, me dėshirėn e vet apo me kėrkesė tė dikujt tjetėr, ka paraqitur njė ofertė.

“Kemi formuar njė komision pėr vlerėsimin e kėsaj oferte dhe tash komisioni ėshtė duke e shqyrtuar atė.

“Karitasi” italian dėshiron ta marrė pushimoren nė menaxhim pėr 30 vjet, por ne jemi tė pajtimit vetėm pėr 10 vjet”, jep njė arsye tė mundshme tė bllokimin e procesit pėr lirimin e pushimores, kryetari i Deēanit, Rasim Selmanaj, i cili nė fakt ėshtė mė tepėr nė rolin e shikuesit sesa tė vendimmarrėsit nė kėtė ēėshtje.

Selmanaj nuk pėrmend ndonjė arsye tjetėr pėr mbetjen peng tė pushimores, megjithėse ai nuk e mohon ekzistimin e problemeve mė tė thella.

Manastiri i Deēanit nuk pėrmendet nga asnjėra palė si faktor bllokues pėr lirimin e pushimores, por fakt ėshtė se kjo pushimore sė bashku me shumė ndėrmarrje tė tjera me rreth njė mijė hektarė tokė tash konsiderohen “pronė” e Manastirit me Pakon e Ahtisaari-t, pasi me atė pako pėrcaktohet se ēdo tokė apo ndėrmarrje qė ndodhet nė “zonėn mbrojtėse” ėshtė pasuri e Manastirit, prandaj Manastiri e ka fjalėn e fundit pėr ēdo vendim qė ka tė bėjė me tokat nė kėtė zonė, pėrfshirė edhe shumė prona private, pronarėve tė tė cilave edhe mė tej po u mohohet e drejtat mbi pronėn.
Koha.net

Llapjani_HH Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 08-08-10, 14:42   #872
Llapjani_HH
 
Avatari i Llapjani_HH
 
Anėtarėsuar: 05-06-08
Postime: 1,262
Llapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Lajme Aktuale....

Komunizmi nė EULEX

Deputeti Nait Hasani ka akuzuar edhe shtatė ish-udhėheqės kosovarė tė kohės sė Jugosllavisė. Ata i ka paditur pėr krime kundėr njerėzimit dhe gjenocid. Hasani tashmė padinė e re me emra dhe fakte tė zgjeruara, e ka dorėzuar edhe nė EULEX. Ai i bėn thirrje Prokurorisė sė Kosovės, Gjykatės dhe EULEX-it, qė kėta ish-funksionarė tė lartė tė dėnohen pėr veprat qė kanė bėrė.

Nait Hasani, deputet i Kuvendit tė Kosovės nga radhėt e PDK-sė, padinė qė e ka bėrė kundėr udhėheqėsve tė Kosovės nė kohėn e ish-Jugosllavisė dhe pjesėtarė tė aparatit shtetėror tė asaj kohe, tashmė e ka dorėzuar edhe nė EULEX.

Pėrveē EULEX`it, kjo padi tashmė ėshtė deponuar dhe nė Prokurorinė Publike tė Qarkut nė Prishtinė dhe nė Prokurorinė Speciale tė Kosovės.
Gazeta ka arritur ta sigurojė kėtė padi, e cila ėshtė dorėzuar nė EULEX mė 29 korrik 2010.

Padisė i janė shtuar edhe emrat e shtatė personave qė kanė qenė nė funksione tė ndryshme nė kohėn e ish-Jugosllavisė.

Hivzi Sylejmani, Bajram Tmava, Bajram Maraj, Mehmet Hoxha, Kolė Shiroka, Syrja Popovci, Kurtesh Salihu, Riza Sapunxhiu janė emrat e rinj qė janė futur nė kallėzimin penal qė ėshtė dorėzuar nė Prokurorinė e EULEX-it.

Nė padi thuhet se nė bazė tė nenit 198 paragrafi 1 tė KPPK-sė thuhet se plotėsohet, precizohet, zgjerohet dhe pėrmirėsohet kjo padi ndaj 39 udhėheqėsve nė kohėn e ish-Jugosllavisė.

Tė paditurit e mėhershėm nga deputeti Nait Hasani janė Fadil Hoxha, Sinan Hasani, Dushan Mugosha, Ali Shukriu, Rexhai Surroi, Ymer Pula, Veli Deva, Xhevdet Hamza, Xhavit Nimani, Sahit Zatriqi, Mehmet Maliqi, Mehmet Shoshi, Jusuf Karakushi, Mahmut Bakalli, Azem Vllasi, Remzi Kolgeci, Rrahman Morina, Jusuf Zejnullahu, Hashim Rexhepi, Metė Kuēi, Mehmet Lumi, Hasan Mehmeti, Ibush Kllokoqi, Nazmi Mustafa, Xhemshit Duriqi, Hazėr Susuri, Nikė Lumezi, Miftar Jasiqi, Hilmi Zhitia, Rexhep Haxhimusa dhe Vesel Latifi.

Sipas kėsaj padie, e cila ėshtė dorėzuar nga avokati Bajram Krasniqi, i autorizuar nga deputeti Nait Hasani, thuhet se kėta persona akuzohen pėr vepra penale krime kundėr njerėzimit, gjenocid e vepra tė tjera tė rėnda penale.

Deputeti i PDK-sė ka thėnė se kėta persona janė pjesėmarrės tė Masakrės sė Tivarit, tė Lidhjes sė Dytė tė Prizrenit, tė Byrosė Informative tė njohur si Gol Otok, tė shpėrnguljes masive, ose aksionit tė armėve nė kohėn e Rankoviqit dhe mbėshtetės tė politikės sė Rankoviqit pėr shpėrnguljen e 250 mijė shqiptarėve pėr nė Turqi, po ashtu janė pjesėmarrės tė ngjarjeve tė viteve 1968, 1981, 1990 e tutje.

”Unė i kam mbledhur personat nė fjalė, tė cilėt prej vitit 1945, kur ėshtė mbajtur mė 10 qershor 1945 nė Prizren, Lidhja e Dytė e Prizrenit, qė ėshtė vendosur qė Kosova tė bashkohet me Serbinė dhe prej aty kanė filluar masakrat kundėr popullit shqiptar nė Kosovė. Nga kėta njerėz, tė cilėt tė inspiruar nga lufta e tyre, atėherė “liridashėse”, dhe kėta kanė bėrė krime kundėr njerėzimit ndaj popullit tė vet”, pati thėnė Nait Hasani kohė mė parė.

Ai ka thėnė pėr Express se pret nga EULEX-i qė tė ndėrmarrė hapa konkretė duke thėnė se personat e pėrfshirė nė kėtė akuzė duhet tė dėnohen pėr veprat qė i kanė bėrė.

“I bėj thirrje Prokurorisė sė Kosovės, EULEX-it, qė personat qė kanė bėrė krime, e qė janė pėrfshirė nė padi, tė dėnohen”, thotė Nait Hasani.

Nė listėn e tė paditurve tė deputetit Hasani ka edhe persona qė tashmė nuk janė gjallė.

Pėr kėta persona, Nait Hasani ka thėnė se duhet tė ketė njė dėnim moral, ndėrkaq ata qė janė sot nė pozita nėpėr pushtet, duhet tė deklarohen pėr krimet e bėra dhe tė japin dorėheqje morale.

Tė gjithė kėta persona tė pėrmendur nė padi akuzohen pėr krim kundėr njerėzimit dhe gjenocid.
Nė padi pėr secilin ėshtė dhėnė edhe arsyetimi pėr kėta persona se duhet tė dėnohen pėr veprat e kryera nė kohėn e ish-Jugosllavisė.

Fadil Hoxha, Sinan Hasani, Mehmet Hoxha, Dushan Mugosha, Ali Shukriu, Hivzi Sylejmani, Kolė Shiroka, Ymer Pula, Xhavit Nimani, Xhevdet Hamza, Mehmet Maliqi- Cikulli, Veli Deva dhe Sahit Zatriqi, sipas padisė, bazuar nė Kodin Penal tė Kosovės, neni 117, akuzohen pėr vrasje, shfarosje, skllavėrim, depėrtim ose pėrzėnie me dhunė e popullsisė, burgosje ose privime tė tjera tė rėnda tė lirisė fizike nė kundėrshtim me rregullat themelore tė sė drejtės ndėrkombėtare, persekutim tė njė grupi ose kolektivi tė identifikuar pėr arsye politike, kombėtare etnie etj, zhdukje e detyruar e personave, krim i aparteidit etj.

Hasani e ka bėrė kėtė kallėzim penal nė mėnyrė individuale, mirėpo nuk e pėrjashton mundėsinė qė tė ketė padi tė tjera nga Shoqata e tė burgosurve politikė dhe nga Kėshilli pėr Mbrojtjen e tė Drejtave dhe Lirive tė Njeriut.

Personat qė janė pėrfshirė nė padinė e fundit:
Hivzi Sylejmani,
Bajram Tmava,
Bajram Maraj,
Mehmet Hoxha,
Kolė Shiroka,
Syrja Popovci,
Kurtesh Salihu,
Riza Sapunxhiu.

Personat qė janė paditur kohė mė parė:
Fadil Hoxha,
Sinan Hasani,
Dushan Mugosha,
Ali Shukriu,
Rexhai Surroi,
Ymer Pula,
Veli Deva,
Xhevdet Hamza,
Xhavit Nimani,
Sahit Zatriqi,
Mehmet Maliqi,
Mehmet Shoshi,
Jusuf Karakushi,
Mahmut Bakalli,
Azem Vllasi,
Remzi Kolgeci,
Rrahman Morina,
Jusuf Zejnullahu,
Hashim Rexhepi,
Metė Kuēi,
Mehmet Lumi,
Hasan Mehmeti,
Ibush Kllokoqi,
Nazmi Mustafa,
Xhemshit Duriqi,
Hazėr Susuri,
Nikė Lumezi,
Miftar Jasiqi,
Hilmi Zhitia,
Rexhep Haxhimusa dhe
Vesel Latifi.

Fakte:
Faktet tė cilat janė pėrfshirė nė kallėzimin penal janė tė ndryshme. Ato fillojnė qė nga dėshmitė e botuara tė atyre qė i kanė mbijetuar Masakrės sė Tivarit nė vitin 1945, e deri te librat hulumtues tė botuar vite mė vonė. Akuzat me tė cilat kėta persona ngarkohen, janė tė ndryshme dhe fillojnė qė nga viti 1945, shpėrnguljet nė Turqi, demonstratat e ndryshme, e deri te bashkėpunimi i tyre nė vitet ‘90 me ish-regjimin serb.
Gazeta expres
Llapjani_HH Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 08-08-10, 14:45   #873
Llapjani_HH
 
Avatari i Llapjani_HH
 
Anėtarėsuar: 05-06-08
Postime: 1,262
Llapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Lajme Aktuale....

LDK-ja “jeton” e poshtėruar nga PDK-ja

Kryeministri i Kosovės, Hashim Thaēi (PDK) ėshtė duke bėrė gabime, por ato duhet tė korrigjohen nga anėtarėt e kabinetit qeveritar dhe pjesėtarėt e opozitės, ka deklaruar ministri i Shėndetėsisė nė Qeverinė e Kosovės, Bujar Bukoshi (LDK).

Bukoshi pėr tė relativizuar paksa “kritikat” ndaj Thaēit, ka thėnė se nuk ka qeveri ideale. “Sigurisht qė ka gabime. Edhe unė kur kam qenė kryeministėr kam bėrė gabime, por qėllimi ėshtė qė gabimet tė parandalohen... Unė mendoj po ashtu se janė bėrė pėrparime nga qeverisja aktuale”.

Lidhja Demokratike e Kosovės (LDK), sipas ministrit Bukoshi, vazhdon tė “jetojė” e poshtėruar dhe e nėnshtruar pėrballė partnerit tė koalicionit qeverisės, Partisė Demokratike tė Kosovės (PDK).

“Ky problem daton prej formimit tė koalicionit tė madh, i cili mund tė thuhet se nuk ka funksionuar pėr shkak tė raportit jo tė barabartė mes dy partnerėve kryesor qeverisės. LDK-ja ka qenė shumė e dobėt, e poshtėruar dhe e nėnshtruar karshi PDK-sė. Dhe, kėto janė probleme me tė cilat duhet tė merret LDK-ja”.

Nė njė intervistė pėr Zėrin, Bukoshi po ashtu ka thėnė se nėse kryetari i Prishtinės, Isa Mustafa do tė kandidohej pėr kryetar tė LDK-sė, atėherė ai do ta pėrkrahte pa asnjė rezervė.

LDK-ja, sipas tij nuk do tė dėshmojė asnjė vlerė dhe as demokraci tė brendshme, nė qoftė se presidenti Fatmir Sejdiu, i cili pritet tė jetė kandidati i vetėm pėr kryetar tė partisė, nuk do tė ketė kundėrkandidat gjatė zgjedhjeve tė brendshme partiake nė vjeshtėn e kėtij viti.

Ish-kryeministri nė ekzil, Bukoshi, nuk heziton tė pranojė se nė 100 ditėt e marrjes sė postit tė ministrit tė shėndetėsisė nuk janė arritur suksese, tė mėdha, por megjithatė vlerėson se janė bėrė “disa punė tė mira”. Sipas tij sigurimet shėndetėsore vazhdojnė tė mbesin sfidė pėr dikasterin qė drejton. Telegrafi

Fija e parė


Prokurorėt e EULEX’it i kanė rėnė nė gjurmė vjedhjes sė njė viti mė parė nė Dhomėn e Dėshmive. Ata i kanė identifikuar tė dyshuarit. Hetimet komplekse pėr kėtė ēėshtje ende po vazhdojnė. Mė nė fund, duket se ngjarjes sė rėndė pėr reputacionin e Policisė sė Kosovės i ėshtė gjetur filli.

Prokuroria Speciale e Kosovės, saktėsisht prokurorėt e EULEX-it, duket se mė nė fund kanė gjetur fillin e lėmshit nė lidhje me rastin e vjedhjes nė dhomėn e dėshmive.

Ngjarja e rėndė pėr reputacionin e Policisė sė Kosovės, ku ishte vjedhur drogė e para, ka ndodhur nė prill tė vitit tė kaluar, ndėrkohė qė deri mė tash, hetimet nuk kanė sjellė ndonjė rezultat konkret.

Por mė nė fund, duket se diēka ka lėvizur nė zbardhjen e rastit mė tė rėndė pėr policinė e vendit.

Edhe pse deri mė tash nė lidhje me kėtė rast, vetėm janė marrė nė pyetje disa persona dhe janė suspenduar pėr kohė tė shkurtėr disa policė, duket se tė dyshuarit janė gjetur.

“Nė lidhje me kėtė rast, ka persona tė dyshuar dhe kemi arritur t’i identifikojmė ata”, thotė Kristiina Herodes, njė nga zėdhėnėsit e EULEX-it pėr Express.

Por ajo nuk jep shumė detaje duke u arsyetuar se meqė hetimet janė shumė komplekse dhe se janė duke vazhduar, atėherė nuk mund tė tregojė detajet pėr tė mos dėmtuar hetimet.

“Prokuroria Speciale ėshtė duke u marrė me kėtė rast dhe hetimet janė duke vazhduar”, thotė zėdhėnėsja Herodes.

Sipas saj, edhe Policia e Kosovės ėshtė duke e kryer njė pjesė tė punės sė vet, ndėrkohė qė pjesa tjetėr e punės ėshtė duke u bėrė nga EULEX-i.

Nė lidhje me kėtė rast, zyrtarė tė Policisė sė Kosovės nuk duan tė japin shumė sqarime, por nė tė njėjtėn kohė shpjegojnė se kanė bashkėpunim shumė tė mirė me EULEX-in.

“Por pėr raste tė caktuara dhe procese tė hetimeve tė caktuara, ka detaje qė nuk mund tė bėhen publike pėr opinion”, thotė Arbėr Beka, zėdhėnės i Policisė sė Kosovės.

Ndėrkohė, burime tė gazetės brenda Policisė sė Kosovės, shpjegojnė se nė fillim kanė qenė ata qė kanė nisur menjėherė hetimet pėr kėtė rast.

“Pas pak kohėsh, EULEX-i e ka marrė rastin dhe ata janė duke e hetuar tėrėsisht ēėshtjen, duke pėrfshirė prokurorė dhe hetues”, thotė njė zyrtar i lartė i Policisė sė Kosovės pėr Express.

Megjithėkėtė, sipas tij, askush nuk e ndalon Policinė e Kosovės qė tė arrestojė ndonjė person nėse pėr tė gjen fakte tė mjaftueshme.

Ky zyrtar shpjegon se tash pėr tash, interesimi i medieve nė drejtim tė Policisė sė Kosovės, pėr tė kuptuar pėr hetimet nė lidhje me kėtė rast, ėshtė i gabueshėm.

“Ne nuk kemi asnjė tė dhėnė sa i pėrket kėsaj dosjeje, pėrveē hetimeve fillestare”, thotė burimi i gazetės.

Pas vjedhjes nė dhomėn e dėshmive, Policia kishte suspenduar pesė zyrtarė tė saj, prej tė cilėve njė nėnkolonel, dy majorė dhe dy oficerė tė sigurimit.

Por tė njėjtit, dy javė mė vonė, janė kthyer sėrish nė vendet e tyre tė punės pasi nė atė kohė ishte thėnė se nuk janė gjetur dėshmi tė mjaftueshme.

Nė dhomėn e cila do tė duhej tė ishte e sigurt, janė vjedhur 47 kilogramė e 627 gramė substanca narkotike tė llojit heroinė, 7 bimė kanabis, 3 mijė e 828 euro para tė gatshme, 520 rupi indianė, 6.5 milionė lira turke, 5 mijė lejė rumunė, 950 lekė shqiptarė dhe njė ēantė e zezė sportive.

Ish-tė suspenduarit

Eprorėt e suspenduar, tė kthyer nė punė janė: nėnkolonel Fatos Haziri, zėvendėsi i tij, majori Haxhi Krasniqi dhe majori Senan Kelmendi si dhe dy oficerė tė sigurimit.

Por ata kanė nisur punėn nė Policinė e Kosovės nė pozita tė tjera nga ato qė kanė mbajtur deri nė pėrfundimin e hetimit nga ana e Inspektoratit tė Policisė.

Pėrkundėr kėrkesės sė vazhdueshme tė deputetėve, analistėve dhe ekspertėve tė sigurisė se pėrgjegjėsia pėr kėtė vepėr duhet tė bjerė mbi drejtuesit mė tė lartė tė sigurisė nė vend – skandali i vjedhjes nė polici kishte ndikuar vetėm nė suspendimin e kėtyre pesė zyrtarėve policorė, tė cilėt sė fundi janė kthyer nė punė.
Gazeta expres

UNMIK: Vendos KS-ja, e jo Prishtina

Derisa Kėshilli i Sigurimit tė vendosė ndryshe, ne do tė vazhdojmė punėn tonė, thonė pėrfaqėsues tė misionit tė OKB-sė nė Kosovė.

Zhvleftėsimi i Rezolutės 12 44 tė Kėshillit tė Sigurimit, mbi tė cilin bazohet puna e UNMIK-ut, ishte kėrkuar sėrish nga Prishtina zyrtare. Pas mendimit tė Gjykatės Ndėrkombėtare tė Drejtėsisė, i cili flet edhe pėr Rezolutėn 12 44, duket tė jenė shkaktuar disa paqartėsi lidhur me masat legale qė mund tė ndėrmerren pėr ta larguar UNMIK-un nga Kosova dhe pėr t’i dhėnė fund 12 44-shit.

Administrata e Kombeve tė Bashkuara nė Kosovė duket se nuk ndihet e kėrcėnuar nga kėrkesat e vazhdueshme tė Prishtinės zyrtare pėr zhvleftėsimin e Rezolutės 12 44 tė Kombeve tė Bashkuara.

Njė kėrkesė e tillė u paraqit edhe nė seancėn e fundit pėr Kosovėn tė Kėshillit tė Sigurimit tė OKB-sė. Veprimi i diplomacisė kosovare u quajt i gabuar ngase, siē thuhej, me mendimin kėshillėdhėnės tė Gjykatės Ndėrkombėtare tė Drejtėsisė ėshtė konsumuar Rezoluta 12 44.

Nė UNMIK thonė se ėshtė nė duart e Kėshillit tė Sigurimit tė vendosė pėr ndryshimet eventuale. Zėdhėnėsi i kėtij misioni, Rasėll Gik, thekson se UNMIK-u do tė vazhdojė punėn derisa Kėshilli i Sigurimit tė vendosė ndryshe.

“UNMIK-u do tė vazhdojė tė punojė nė kuadėr tė mandatit tė tij qė vjen nga Kėshilli i Sigurimit, derisa Kėshilli i Sigurimit vendos ndryshe. Mendoj se ajo qė kemi dėgjuar nė seancėn e fundit pėr Kosovėn nė Kėshilli tė Sigurimit, ishte njė mbėshtetje pėr punėn tonė nga anėtarėt e kėshillit”, deklaron Giki.

Opozita nė Kosovė, ndėrkaq, vlerėson se Prishtina zyrtare, qė nga procesi nė GJND duhet ta injorojė 12 44-shin dhe tė veprojė si shtet.

Sekretari i pėrgjithshėm i Aleancės pėr Ardhmėrinė e Kosovės, Burim Ramadani, sugjeron qė Prishtina zyrtare tė shfrytėzojė sesionin e 64-tė tė Asamblesė sė Pėrgjithshme tė OKB-sė pėr tė aplikuar pėr anėtarėsim nė OKB pa u thirrur nė Rezolutėn 12 44, por duke u bazuar nė opinionin kėshillėdhėnės tė GJND-sė, i cili, sipas tij, e ka vendosur de fakto Kosovėn nė njė pozicion tė pakthyeshėm politik e legal.

“Kosova nuk duhet tė vendoset nė pozicion defansiv pėr tė filluar debatin nėse 12 44-shi ėshtė gjallė ose jo. 12 44-shi faktikisht nuk ėshtė mė i gjallė dhe Kosova duhet tė jetė nė ofensivė nė kėtė drejtim”, shprehet Ramadani.

Pavarėsisht karakterit kėshillėdhėnės tė mendimit tė GJND-sė, i cili nuk obligon asnjėrėn palė pėr veprime tė caktuara, analistėt nė Prishtinė thonė se Kosova do tė duhej tė pėrfitonte nga vlerėsimet e trupit mė tė lartė tė drejtėsisė nė botė.

Analisti Halil Matoshi, pohon qė nė aspektin legal 12 44-shi mbetet ende nė fuqi dhe se pėr shkak tė pėrbėrjes sė Kėshillit tė Sigurimit nuk mund tė pritet ndonjė ndryshim i saj.

Megjithatė, ai thotė se duhet tė priten zhvillimet nė Nju-Jork nė vjeshtėn e kėtij viti.

“Besoj qė Asambleja e Pėrgjithshme do t’u bėjė kėrkesė palėve si shtete -Serbisė dhe Kosovės, qė tė bisedojnė pėr ēėshtje tė kufijve, tė krimit tė organizuar, luftimin e trafikimit dhe tė tjera”, thekson Matoshi.

Rezoluta 12 44 ishte miratuar mė 10 qershor tė vitit 1999. Nė mendimin e GJND-sė thuhet se qėllimi i dokumentit nė fjalė ishte krijimi i njė regjimi tė pėrkohshėm e tė jashtėzakonshėm juridik qė synon stabilizimin e Kosovės dhe se si i tillė, ėshtė projektuar pėr ta bėrė kėtė nė njė bazė tė pėrkohshme.
Radio Evropa e Lirė

Llapjani_HH Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 08-08-10, 14:46   #874
Llapjani_HH
 
Avatari i Llapjani_HH
 
Anėtarėsuar: 05-06-08
Postime: 1,262
Llapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Lajme Aktuale....

Ivanoviq: Ndarja e Kosovės, nuk pėrjashtohet

Nė Serbi nuk bisedohet pėr idenė e ndarjes sė Kosovės, por kjo ide nuk mund tė pėrjashtohet, tha Oliver Ivanoviq, sekretar shtetėror nė Ministrinė pėr Kosovėn, nė Qeverinė e Serbisė. Nė intervistėn pėr Radion Evropa e Lirė, ai i quajti tė nevojshme bisedimet nė mes tė Kosovės dhe Serbisė, pavarėsisht qėndrimeve diametralisht tė kundėrta tė tė dyja palėve. Sipas tij, Kosova dhe Serbia duhet tė kėrkojnė njė zgjidhje tė pranueshme pėr tė dyja palėt.

RADIO EVROPA E LIRĖ
Zoti Ivanoviq, mendimi kėshillėdhėnės i Gjykatės Ndėrkombėtare tė Drejtėsisė pėr pavarėsinė e Kosovės tashmė ėshtė i ditur. Pėr mesin e shtatorit ėshtė paralajmėruar seanca e Asamblesė sė Pėrgjithshme tė Kombeve tė Bashkuara. Ēfarė prisni nga kjo seancė?

OLIVER IVANOVIQ
Unė po shpresoj qė Asambleja e Pėrgjithshme, megjithatė do tė pėrpiqet tė korrigjojė efektin negativ, tė cilin e ka krijuar mendimi kėshillėdhėnės i Gjykatės Ndėrkombėtare tė Drejtėsisė dhe se do ta pranojė rezolutėn e Serbisė.

Por, sido qė tė jetė, kjo seancė e Asamblesė sė Pėrgjithshme, duhet tė paraqesė rrugėn hyrėse pėr bisedime. Bisedimet janė tė nevojshme dhe kjo ėshtė mė se e dukshme. Vetėm se dallimi ėshtė qė njėra palė, shqiptarėt, konsiderojnė se me ta mund tė bisedohet vetėm pėr ēėshtjet teknike.

Ndėrkaq, ne mendojmė se ēėshtjet teknike janė tė rėndėsishme dhe se pėr to duhet tė bisedohet, por edhe statusi gjithashtu ende nuk ėshtė pėrfundimisht i definuar dhe si i tillė do tė jetė, tash dhe nė tė ardhmen, shkaktar i destabilitetit politik.

RADIO EVROPA E LIRĖ
Autoritetet nė Kosovė kanė thėnė se Serbia do tė marrė goditje tė reja, befasuese dhe se ato, siē kanė thėnė ata, do tė jenė rezultat i veprimeve tė vetė Serbisė. Cili ėshtė komenti juaj lidhur me kėtė?

OLIVER IVANOVIQ
Mendoj se kjo mė shumė ka tė bėjė me njė lloj propagande dhe reklamė, e cila ėshtė e destinuar pėr opinionin publik vendor. Do tė thotė, pėrfaqėsuesit e institucioneve nė Prishtinė iu flasin kėshtu shqiptarėve tė Kosovės nė Prishtinė, tė cilėt kanė probleme tė mėdha sociale dhe papunėsi tė madhe.

Nė kėtė mėnyrė ju japin, tė them ashtu, njė lodėr, me tė cilėn do tė mashtrohen, nė mėnyrė qė thjesht tė kalojė edhe pak kohė. E, nuk po zgjidhen problemet e mėdha sociale.

Kanė probleme me korrupsionin dhe krimin e organizuar. Ndėrkaq, nė vazhdimėsi keni deklarata tė tilla bombastike nė mediat e Kosovės, tė cilat iu drejtohen njerėzve qė i lexojnė ato.

RADIO EVROPA E LIRĖ
Nė vazhdimėsi ekzistojnė zėra qė thonė se bisedimet teknike nė mes tė Kosovės dhe Serbisė janė tė domosdoshme. Nė anėn tjetėr, disa politikanė serbė vlerėsojnė se shumica e ēėshtjeve tė ashtuquajtura teknike, prekin edhe ēėshtjen e statusit tė Kosovės. A mendoni se do tė ketė bisedime, duke pasur parasysh pozicionimet e kundėrta tė autoriteteve tė Kosovės dhe tė atyre nė Serbi?

OLIVER IVANOVIQ
Unė mendoj se bisedime do tė ketė dhe se ato janė nevojė e situatės dhe nevojė e momentit. Zgjidhja e disa ēėshtjeve teknike janė tė nevojshme pėr shqiptarėt, pėr serbėt dhe gjithė tė tjerėt.

Por, e thėnė objektivisht, ėshtė vėshtirė tė bisedohet pėr ēėshtje teknike, si pėr shembull problemet e energjisė elektrike, nėse nuk vėrtetohet se kush ėshtė sovran qė tė sjellė vendimin qė tė vihet nė punė shėrbyesi i dytė.

Pastaj, pėr telekomunikacionin, duhet tė vėrtetojmė se kush ėshtė sovran qė tė sjellė vendime lidhur me kėtė. A duhet kėtė ta bėjnė vetėm institucionet nė Prishtinė, apo duhet qė ta kenė edhe pėrkrahjen, fundja, tė bashkėsisė ndėrkombėtare, nėse nuk dėshirojnė qė serbėt t’i pėrfshijnė nė procesin e sjelljes sė vendimeve?

RADIO EVROPA E LIRĖ
E gjithė kjo, a vendos disa barriera qė kėto bisedime tė mos fillojnė fare?

OLIVER IVANOVIQ

Unė nuk mendoj se kjo do tė jetė barrierė. Thjesht, bisedimet do tė duhet tė fillojnė, vetėm se ėshtė i rėndėsishėm formati, sepse, nga ajo qė Serbia nuk do tė tėrhiqet, ėshtė formati ku do tė ulen tė dyja anėt dhe nė mes ėshtė prania e UNMIK-ut, nga e cila nuk do tė hiqet dorė, Do tė thotė, UNMIK-u ėshtė i vetmi qė ka legjitimitetin e politikės sė jashtme.

RADIO EVROPA E LIRĖ
Ēfarė mendoni se do tė mund t’i zbuste qėndrimet diametralisht tė kundėrta tė tė dyja palėve nė bisedimet eventuale?

OLIVER IVANOVIQ

Ndonjė perspektivė e qartė evropiane dhe, do tė thosha, harta e rrugės, e cila do tė kishte edhe kohėt kalimtare dhe pikėt kalimtare, si dhe vėrtetimin e tė arriturave.

Kjo do tė mund tė ishte atraktive pėr tė dyja anėt dhe mendoj se kjo do tė sillte deri te relaksimi dhe marrėveshja, sepse kjo qė tash kemi, ėshtė zgjidhje e njėanshme, e cila i intereson vetėm njėrės prej dy palėve tė interesuara.

RADIO EVROPA E LIRĖ
Disa ditė mė parė, kryetari i Serbisė, Boris Tadiq, ėshtė cituar tė ketė thėnė se shqiptarėve tė Kosovės duhet t’iu ofrohet zgjedhja e autonomisė nga 1 deri nė 100. Numri 100 nėnkupton pavarėsinė. Por, njė gjė tė tillė ai e ka kėrkuar edhe pėr serbėt e veriut tė Kosovės. Sipas jush, kjo kėrkesė, a nėnkupton ndarjen e Kosovės dhe a po e favorizon Serbia idenė e tillė?

OLIVER IVANOVIQ
Nė Serbi nuk ka ide tė tillė, gjegjėsisht, ndarja nuk ėshtė temė, pėr tė cilėn bisedohet. Por, thėnė objektivisht, ajo nuk mund tė pėrjashtohet, sepse kjo gjendje, qė ėshtė e tendosur dhe nė tė cilėn tė dyja anėt mbajnė pozicionim tė fortė, Serbia nuk e njeh Kosovėn dhe Kosova nuk e pranon veriun, kjo gjendje kėrkon njė zgjidhje.

Zgjidhja ėshtė prapė bisedimet pėr statusin, gjė qė do tė sjellė deri te njė rezultat, ēfarėdo qoftė ai. Nėse ai rezultat ėshtė i pranuar nga tė dyja palėt, gjegjėsisht, nėse ėshtė fryt i kompromisit nė mes tė dy opsioneve tė kundėrta, Evropa dhe bota do ta pranojnė atė. Do tė thotė, ēfarėdo qė merremi vesh ne, Evropa do ta pranojė.

RADIO EVROPA E LIRĖ
Por, pėr bisedime tė tilla pėr statusin, nuk janė tė gatshme autoritetet nė Kosovė. Si mendoni se mund tė dilet nga ky, nėse mund tė quhet, rreth vicioz?

OLIVER IVANOVIQ
Autoritetet nė Prishtinė duhet t’iu pėrgjigjen qytetarėve tė tyre ose atyre qė i perceptojnė si autoritete. Si do t’i zgjidhin problemet sociale, nėse problemi me Serbinė do tė mbetet tash e 100 vjet? Si do ta zgjidhin ēėshtjen e mbretėrimit tė ligjit, si do tė luftojnė kundėr krimit tė organizuar dhe korrupsionit, nėse vazhdimisht para kėsaj luftė vendoset ēėshtja politike?

Ndėrkaq, ēėshtja politike ėshtė e kushtėzuar me statusin e pazgjidhur. Si do tė shkojnė tutje nėse nuk mund tė hyjnė nė asnjė organizatė ndėrkombėtare, sepse njė gjė tė tillė Serbia do ta bllokojė? Si do tė shkojnė tutje, nėse askush nuk do tė vijė qė tė investojė nėn njė atmosferė tė tillė?

Mendoj se kėto janė ēėshtje, tė cilat duhet t’i vėnė para vetes politikanėt e pėrgjegjshėm, qofshin ata serbė ose shqiptarė. Unė, mendoj se ėshtė interes, jo vetėm i Serbisė, por i tė gjithėve nė kėtė hapėsirė dhe mė gjerė nė Ballkanin perėndimor, qė serbėt dhe shqiptarėt tė gjejnė njė zgjidhje tė pėrbashkėt.

Unė e di qė ėshtė e vėshtirė, kur kihet parasysh se shqiptarėt e Kosovės kanė krijuar njė bindje pėr kėtė se ēėshtja ėshtė e kryer dhe nė kėtė mėnyrė kanė krijuar pritje joreale nė mesin e popullit shqiptar.

Por, ėshtė fakt se do t’iu duhet qė ta gėlltisin pilulėn e hidhur dhe tė thonė ‘po, ne e kemi shpallur pavarėsinė, por ajo ėshtė e pamjaftueshme pėr tė jetuar mė mirė. Dhe, pėr tė jetuar mė mirė, duhet qė me Serbinė tė gjejmė njė marrėveshje’, para sė gjithash edhe pėr atė se si do tė duket ajo autonomi, nga 1 deri nė 100.

RADIO EVROPA E LIRĖ
Por, kjo autonomi, nga 1 deri nė 100, nėse do tė realizohej, a paraqet kjo, nė njėfarė mėnyre, njė ndarje tė brendshme tė Kosovės?

OLIVER IVANOVIQ
Unė po ju them se kjo ėshtė ēėshtje e marrėveshjes sė dy palėve. Unė nuk e dua fjalėn ‘ndarje’ dhe nuk e pėrdori atė kurrė nė paraqitjet e mia publike.

Thjesht, mendoj se kjo nuk ėshtė njė zgjidhje e mirė. Por, ēfarėdo zgjidhje, tė cilėn do ta sillnin tė dyja palėt dhe do tė dakordoheshin bashkėrisht pėr tė, do tė jetė e pranueshme pėr gjithė botėn dhe duhet tė jetė e pranueshme pėr tė gjithė njerėzit qė jetojnė kėtu.

Do tė thotė, unė mund tė jetoj me zgjidhjen, pėr tė cilėn do tė merreshin vesh tė dyja palėt.
Radio Evropa e Lirė
Llapjani_HH Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 09-08-10, 17:33   #875
Llapjani_HH
 
Avatari i Llapjani_HH
 
Anėtarėsuar: 05-06-08
Postime: 1,262
Llapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Lajme Aktuale....

Lajēi e Haraēia pėrkrahin Bukoshin

Deklarata e ministrit tė Shėndetėsisė, Bujar Bukoshi, se Lidhja Demokratike e Kosovės ėshtė e nėnshtruar dhe e poshtėruar nė raport me partnerin e koalicionit, PDK-nė, ka ndarė nė dy grupe anėtarėt e kėsaj partie.

Pėr mė tepėr, “shokėt” e Bukoshit janė tė ndarė edhe nė raport me pėrkrahjen qė ministri i Shėndetėsisė ka shprehur pėr kryetarin e Prishtinės, Isa Mustafa, nėse ai do tė garonte pėr kryetar tė Lidhjes Demokratike tė Kosovės, shkruan sot gazeta Zėri.

Derisa qeveritarėt dhe personat e afėrt me ta mbrojnė idenė se LDK-ja nuk ėshtė duke u poshtėruar e nėnshtruar nga PDK-ja, anėtarė tė tjerė tė Kryesisė i kanė dhėnė mbėshtetje tė plotė deklaratės sė Bukoshit.

Sipas Zėrit, anėtari i Kryesisė sė LDK-sė, Ali Lajēi, thotė se partia e tij ėshtė e nėnshtruar dhe atė jo vetėm nga PDK-ja por edhe nga “klani i Sejdiut”, siē e quan ai grupin qė e pėrkrah presidentin Sejdiu.

“LDK-ja nuk mund tė ngjallet as tė bėhet parti numėr njė derisa kryetari e mban pengė atė, dhe derisa bėjnė politikė kote Lutfi Haziri dhe Eqrem Kryeziu”, thotė Lajēi.

Edhe anėtari tjetėr i Kryesisė, Astrit Haraēia, pajtohet me Bukoshin.

“Edhe unė mendoj kėshtu. LDK-ja me kėtė formė siē ėshtė duke u bėrė tash, ėshtė e poshtėruar dhe e nėnshtruar nė raport me PDK-nė, ndėrsa sa i pėrket kandidatit pėr kryetar nuk do tė thotė qė duhet tė jetė vetėm Isa, mundet tė jetė edhe tjetėrkush”, thotė Haraēia.

Ndėrkaq, anėtarė tė Qeverisė nga LDK dhe udhėheqės tė kėsaj partie, thonė se partia e tyre “ka hise” nė qeveri aq sa ka marrė vota nga qytetarėt, ndėrsa presidentin e Kosovės, Fatmir Sejdiu, e shohin si personin mė ideal pėr tė udhėhequr partinė.

Nėnkryetari i LDK-sė, Eqrem Kryeziu, thotė se temat e theksuara nga Bukoshi janė ēėshtje personale dhe tregim i shijes sė tij, gjė qė sipas tij, nuk e jep mundėsinė e debatit.
Koha.net

Bogdanoviq vizitoi serbėt e kthyer nė tri fshatra tė Istogut

Ministri pėr ēėshtje tė kthimit nė Qeverinė e Serbisė, Goran Bogdanoviq, tė dielėn, ka marrė pjesė nė shėnimin e 10- vjetorit tė fillimit tė kthimit tė serbėve nė komunėn e Istogut, ndėrsa pastaj ka vizituar edhe serbėt e kthyer nė Zallq dhe Dragolec.

Ai nė Osojan , nė njė prononcim tė shkurtėr pėr gazetarė, ka thėnė se Qeveria e Serbisė ėshtė e gatshme pėr dialog me shqiptarė dhe ka porositur serbėt qė “t’ u shtrijnė dorėn e pajtimit fqinjve shqiptarė”, si dhe ka porositur tė dy palėt qė tė mos shikojnė nga e kaluara, por nga ardhmja, sepse nėse ka vullnet, ka edhe perspektivė pėr jetė tė pėrbashkėt.

Ai, zgjidhjen e problemeve ndėrmjet shqiptarėve dhe serbėve e sheh pėrmes kompromisit, siē tha ai.

“Nuk ėshtė mirė qė tė favorizohet njėra palė mė shumė se tjetra, sepse kjo i bie sikur ke dy fėmijė dhe njėrin prej tyre e pėrkrah mė shumė se tjetrin. Nuk duhet njėra palė ta ndiej vetėn tė favorizuar mė shumė se pala tjetėr nė Kosovė, nė kėtė kontekst, populli shqiptar nuk guxon ta ndiejė veten si popull i dorės sė parė nė raport me popullin serb”, ka theksuar ministri serb para objektit tė shkollės fillore “Radosh Toshiq” tė Osojanit.

Ndėrkaq nė njė pyetje tė njė gazetari lokal se a ėshtė trajtuar populli shqiptar ndonjėherė si popull i dorės sė dytė, Bogdanoviq, si me ironi , tha se kjo fatkeqėsisht ėshtė e vėrtetė, por njė e vėrtetė qė duhet tė harrohet.

Ministri Bogdanoviq ka njoftuar se Qeveria e Serbisė ka ndarė 10 milion dinarė si dhe ka siguruar edhe njė traktorė me pajisje buqėsore, ndihmė nė farėra dhe plehra pėr tė mbjella vjeshtore pėr serbė tė kthyer.

Ndėrkaq, Dragan Jevtiq , pėrfaqėsues i serbėve tė kthyer ka posositur ministrin Bogdanoviq qė tė mos politizohet situata e sigurisė nė Zallq dhe kjo te arrijė deri nė KS tė OKB-sė, ngase e vėrteta ėshtė ndryshe dhe problemet qė ndodhen nė Zallq , tė njėjtat ndodhin ēdo ditė nė tė gjitha vendet e botės.

Ai ka falėnderuar pėr sigurinė dhe pėr kujdesin gjatė gjithė kohės policinė e Kosovės.

Jevtiq e ka njofuar Bogdaniviqin se Ministria pėr Kthim e Kosovės ka nisur ndėrtimin e 15 shtėpive nė fazėn e parė dhe 5 tė tjera pritet tė fillojnė nė fazėn e dytė dhe ka bėrė tė ditur se serbėt nuk kanė problem me sigurinė dhe se ata qarkulojnė lirshėm anėnkėnd Kosovės.

”Unė mund tė shkoj lirshėm tė pijė kafe nė Istog, Pejė, Llaushė, Skenderaj, Prishtinė… pa asnjė problem”, ka pėrfunduar fjalėn e tij Jevtiq.

Nė anėn tjetėr, nė fshatin Zallq, ku ėshtė pritur ftoftė nga numėr i vogėl serbėsh tė kthyer , Bogdanoviq, derisa ishte i shoqėruar edhe me tė ashtrėquajturin kryetar i konmunės sė Istogut, Soro Repanoviq , ka kėrkuar nga ta qė tė shtrijnė dorėn e pajtimit fqinjve shqiptarė dhe tė jetojnė bashkarisht dhe tė mos shikojnė prapa.

“ Unė kam ardhur kėtu tė di pėr sė afėrmi se cilat janė prioritetet e juaja, nė mėnyrė qė Qeveria e Serbisė t’ u ofrojė ndihmė”, ka potencuar Bogdanoviq.

Ministri pėr Kosovė dhe Metohi nė Qeverinė e Serbisė, Goran Bogdanoviq, lejen pėr qėndrimin e tij nė Kosovė e ka marrė nga Qeveria e Kosovės.

Kėshilltarja pėr media nė Ministrinė e Punėve tė Brendshme nė Qeverinė e Kosovės, Dafina Myrtaj, i ka thėnė Kohės Ditore se Bogdanoviq do tė qėndrojė nė Kosovė me lejen e institucioneve.

“Lejen qė tė hyjė nė Kosovė ai e ka marrė nga institucionet e Kosovės, respektivisht nga zėvendėskryeministri i Kosovės, Hajredin Kuēi”, ka thėnė Myrtaj.

Zėdhėnėsi i Policisė sė Kosovės, Arbėr Beka, ka thėnė se PK-ja do t’i ofrojė pėrcjellje Bodanoviqit gjatė qėndrimit tė tij nė Kosovė.
Koha.net
Llapjani_HH Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 09-08-10, 21:25   #876
Neferta
 
Anėtarėsuar: 22-06-09
Postime: 1,545
Neferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Lajme Aktuale....

Ficxherald nesėr nė Kosovė

09.08.2010

Kreu i komandės sė Forcės sė Bashkuar nė Napoli, admirali Mark Ficxherald, do tė vizitojė nesėr Kosovėn.

Ficxherald do tė vizitojė fshatin Harilaq ku trupat e Forcės Kosovare tė Sigurisė po zhvillojnė ushtrime ēminimi. Admirali Ficxherald do tė takohet dhe me komandantin e KFOR-it, Markus Bentler

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Neferta : 09-08-10 nė 21:28
Neferta Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 10-08-10, 17:17   #877
Llapjani_HH
 
Avatari i Llapjani_HH
 
Anėtarėsuar: 05-06-08
Postime: 1,262
Llapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Lajme Aktuale....

(S')ka bisedime tė fshehta me Serbinė

Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės ka akuzuar Qeverinė se po zhvillon bisedime tė fshehta me Qeverinė e Serbisė.

Deklaratat dhe akuzat e AAK-sė drejtuar Qeverisė pėr bisedime sekrete me Serbinė, kryeministri Hashim Thaēi i ka cilėsuar si qesharake.

Gjatė njė konference pėr gazetarė, anėtari i Kryesisė sė AAK-sė, Ardian Gjini, tha se ka informacione qė Qeveria e Kosovės po zhvillon bisedime tė fshehta me Serbinė, pa dijeninė e popullit dhe pjesės tjetėr tė spektrit politik.


Ndonėse nuk dha detaje se nga kush dhe pėr ēfarė po bisedohet, Ardian Gjini i AAK-sė tha se kėto bisedime, si tė tilla, nuk mund tė jenė nė tė mirėn dhe interesin e Kosovės, pasi qė, sipas tij, ato po zhvillohen pa dijeninė e opinionit dhe mediave.

“Kemi informacione tė sakta se nė kėtė kohė po zhvillohen takime dhe bisedime sekrete me Serbinė - takime dhe bisedime, tė cilat do t’ia humbin plotėsisht kuptimin ēfarėdo forme tė bisedimeve, qė do tė ndodhin mė tutje”.

“Ēfarėdo bisedimesh qė mbahen fshehur, nuk mund tė jenė nė asnjė variant nė tė mirė tė popullit tė Kosovės, qofshin ato teknike, pėr biznese tė ndryshme apo pėr ēfarėdo aranzhimi qė mund tė ndodhė, qofshin pėr veriun e Kosovės, pėr pjesė tė ndryshme, apo tema pėr tė cilat Kosova sot ka interes tepėr tė madh”, theksoi Gjini.

Duke iu referuar kėtyre deklaratave tė zyrtarėve tė AAK-sė, kreu i Qeverisė, Hashim Thaēi, tha se ato janė qesharake.

Thaēi nuk u pėrqendrua shumė nė akuzat e AAK-sė pėr bisedime sekrete me Serbinė, duke kaluar nė njė temė tjetėr - atė tė rėndėsisė qė ka pėr Kosovėn mendimi kėshillėdhėnės i Gjykatės Ndėrkombėtare tė Drejtėsisė dhe sesioni i ardhshėm i Asamblesė sė Pėrgjithshme tė OKB-sė.

“Fitorja historike e Qeverisė, diplomacisė, institucioneve dhe popullit tė Kosovės nė GJND, ėshtė njė fitore qė duhet t’i gėzohet secili. Prandaj, ėshtė njė fitore e gjithė shtetit tė Kosovės, e gjithė popullit tė Kosovės, e miqve, e partnerėve ndėrkombėtarė...”.

“Unė siguroj dhe garantoj qytetarėt e Republikės sė Kosovės se po ashtu edhe nė Asamblenė e Pėrgjithshme do tė kemi njė lajm tė mirė pėr Kosovėn dhe nuk do tė kemi mė tutje deklarata qesharake”, tha Thaēi.

Nė anėn tjetėr, Ardian Gjini i AAK-sė i tėrhoqi vėrejtjen Qeverisė se nėse nuk jep detaje rreth kėtyre bisedimeve, atėherė kjo parti politike do tė dalė tė tregojė se cilėt nga zyrtarėt e Qeverisė sė Kosovės po takohen me ata tė Serbisė dhe nė cilat vende po zhvillohen kėto bisedime.


“Nėse ata (Qeveria) do t’ju thonė se nuk po mbahen kėto bisedime, po ju them se shumė shpejt do tė na detyrojnė neve qė t’u bėjmė pyetje publike atyre se ēfarė keni bėrė atėherė nė kėtė e atė vend, ky e ai person”, theksoi Gjini.

AAK-ja po ashtu ka kundėrshtuar edhe kėrkesėn e pėrsėritur disa herė nga kryeministri Hashim Thaēi pėr pėrmbylljen e fazės sė pavarėsisė sė mbikėqyrur, pasi qė, sipas kėsaj partie, kjo kėrkesė ka tė bėjė me largimin e misioneve ndėrkombėtare pa u zgjidhur problemi i veriut.

Pėrderisa Kosova ka problemin e veriut, prania ndėrkombėtare, ka vlerėsuar AAK-ja, ėshtė e domosdoshme.
Radio Evropa e Lirė

Ekspertėt kėrkojnė eshtrat e boshnjakėve, kroatėve dhe shqiptarėve nė liqenin Peruēac

Riparimi qė po i bėhet njė dige nė Bosnjen lindore, i pari pas shumė dekadash, po i lejon ekspertėt tė kėrkojnė nė shtratin e zbrazur tė liqenit eshtrat e trupave tė hedhur atje.

Ato janė trupa myslimanėsh tė Bosnjes, shqiptarėsh tė Kosovės dhe madje nazistėsh gjermanė.

Pėr breza me radhė, forca tė ndryshme luftuese i kanė hedhur trupat e viktimave nė Lumin Drina qė ndan Serbinė nga Bosnja por kalimi i kohės nuk ka bėrė qė ato viktima tė harrohen.

Javėt e fundit, ekspertė mjeko ligjorė kanė vazhduar kėrkimet nė liqenin Peruēac tė Drinas, i cili u zbraz nga uji pėr tė bėrė riparimin e digės.

Ata po zbulojnė eshtra myslimanėsh tė Bosnjes, shqiptarėsh tė Kosovės dhe madje edhe nazistėsh gjermanė qė mbajnė medaljen e kryqit tė hekurt.

Eksperti Matt Vennemeyer, shpjegon: "Po shfrytėzojmė kėtė kohė kur niveli i ujit ėshtė i ulėt pėr tė gjetur sa mė shumė eshtra para se uji tė ngrihet pėrsėri, ndoshta muajin tjetėr".

Ekspertėt ecin pėrgjatė brigjeve tė lumit pėr tė gjetur trupat. Vetėm analiza e AND sė mund tė identifikojė eshtrat nė kėtė vend qė quhet lumė i pėrgjakur dhe ku janė hedhur kryesisht viktima myslimane tė luftės sė Bosnjes si ato nga Lufta e Dytė Botėrore.

"Eshtrat duket se i takojnė periudhave tė ndryshme. Disa trupa mund tė jenė kėtu prej 15 vjetėsh, tė tjera qė prej 100 vjetėsh.

Puna ėshtė tė dokumentojmė sa mė shumė brenda kėsaj kohe tė shkurtėr dhe ndoshta tė identifikojmė sa mė shumė trupa sidomos me anė tė AND sė", thotė Vennemeyer.

Brenda dy javėsh, ekspertėt kanė gjetur rreth 50 trupa nė njė zonė qė shtrihet deri nė 120 kilometra.

"Dihet se mė tepėr se 2 mijė boshnjakė si dhe njė numėr kroatėsh dhe shqiptarėsh nga Vishegradi janė vrarė gjatė agresionit kundėr Bosnjes dhe trupat e tyre janė hedhur kėtu", shpjegon eksperti nga Bosnja Amor Mashoviq.

Mashoviq, i cili ka drejtuar shumicėn e zhvarrimeve nė Bosnje, thotė se ai kurrė nuk ka qenė dėshmitar i njė operacioni nė kėto pėrmasa.

Ky, tha ai, ėshtė shansi i fundit pėr tė gjetur viktimat.

"Pas 10 ose 15 vjetėsh kur tė bėhet riparimi tjetėr, do tė jetė e pamundur tė gjenden eshtrat pėr shkak tė rritjes sė nivelit tė ujit nė liqen dhe tė shtresave tė baltės qė do tė mbulojnė brigjet e lumit", thotė Mashoviq.
QIK-u
Llapjani_HH Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 11-08-10, 17:05   #878
Llapjani_HH
 
Avatari i Llapjani_HH
 
Anėtarėsuar: 05-06-08
Postime: 1,262
Llapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Lajme Aktuale....

Thellohet varfėria nė Kosovė?

Pas lėvizjeve tė ēmimeve nė tregun kosovar, ekspertėt e ēėshtjeve ekonomike nė Prishtinė alarmojnė pėr thellim tė varfėrisė nė vend. Ata thonė se ngritja e ēmimeve dhe do tė ketė ndikim negativ te shtresat e varfra tė shoqėrisė kosovare.

Kryetari i Odės Ekonomike Amerikane, Lekė Musa, thotė se thellimi i varfėrisė do tė ndikojė edhe nė tensione sociale tė popullatės kosovare.

“Rritja e ēmimeve dhe ngritja e inflacionit do tė ketė ndikim negativ kryesisht te shtresat e varfra; do tė ketė tensione dhe do tė ketė njė shtytje shtesė nė kėto shtresa tė popullsisė, tė cilat janė afėr varfėrisė sė skajshme dhe pasi qė nuk kemi njė trend tė ngritjes sė punėsimit, atėherė tė gjitha kėto do tė kenė efekte negative sociale nė Kosovė”, vlerėson Musa.

Ngritja e ēmimeve tė produkteve tė konsumit nė Kosovė ēdo herė vjen si pasojė e ngritjes sė ēmimeve nė Evropė, e cila pėrcillet nė Kosovė pasi qė i tėrė konsumi ėshtė i bazuar nė importe.

Ndėrkohė, tė dhėnat e fundit zyrtare tė Entit tė Statistikave tė Kosovės tregojnė pėr njė ngritje tė indeksit tė ēmimeve tė konsumit nė vend. Sipas ESK, indeksi i tėrėsishėm i ēmimeve tė konsumit nė Kosovė ėshtė mė i lartė pėr 0,2 pėr qind nė muajin qershor, krahasuar me muajin maj tė po kėtij viti.

Ngritje e ēmimeve kryesisht vėrehet te perimet, pėrdorimi i pajisjeve pėr transportin personal, pemėt, veshja, furnizimi me ujė dhe shėrbimet e ndryshme qė kanė tė bėjnė me vendbanimin.

Nė anėn tjetėr, tregtarėt thonė se ēmimet e reja nė veēanti ajo e bukės vjen si pasojė e ngritjes sė ēmimit tė miellit.

Mirsad Bytyēi, pronari i njėrės nga byrektoret nė Prishtinė, tregon se janė dėmtuar shumė nga ngritja e fundit e ēmimit tė miellit. Megjithatė, ai thotė se ende janė duke shitur produktet e tyre me ēmimet e vjetra.

“Ngritja e ēmimit tė miellit na ka dėmtuar shumė. Ēmimet i kemi me tė vjetrėn, punė nuk ka, varfėri ėshtė madhe nė Kosovė. Po i ngritėm ēmimet, nuk do tė ketė punė, po s’i ngritėm - dėmtohemi ne. Nuk dimė se si do tė veprojmė”, shprehet Bytyēi.

Shumė nga prodhuesit e bukės nė Kosovė e kanė rritur ēmimin nga 25 centė sa ishte, nė 30 centė dhe nė shumė raste edhe nė 35 centė.

Nga kjo ngritje, sipas shitėsit Milaim Halili, nė njėrin nga dyqanet e Prishtinės, thotė se qytetarėt vazhdimisht ankohen pėr ēmime tė shtrenjta.

“Blerėsit nuk janė tė kėnaqur me ngritjen e ēmimit tė bukės, por kjo nuk varet prej dyqanit tonė, por prej ēmimit tė furrtarėve. Nuk ėshtė pritur mirė se i bien mbi 20 pėr qind qė ėshtė mė shtrenjtė. Pėr momentin, njė lloj tė bukės jam duke e shitur 30, njė lloj tjetėr 25, por edhe kjo do tė shtrenjtohet javėn tjetėr pėr 25 pėr qind mė shtrenjtė”, thotė Halili.

Sidoqoftė, raportet e organizatave ndėrkombėtare, kanė theksuar se Kosova mbetet njė nga shtetet mė tė varfra nė Evropė. Ndėrsa, sipas tė dhėnave zyrtare, pėrqindja e papunėsisė nė Kosovė mbetet 47 pėr qind, ndėrsa ajo e varfėrisė 25 pėr qind.

Por, se si mund tė kalohet nga kjo gjendje e vėshtirė ekonomike, kryetari i Odės Ekonomike Amerikane, Lekė Musa, shprehet:

“Ne, vazhdimisht kemi bėrė thirrje qė tė bėhet njė ekonomi mė e orientuar drejt investimeve tė huaja, investitorėt e huaj janė ata, tė cilėt krijojnė vende tė reja pune dhe qė kanė ndikim drejtpėrdrejt nė rritjen e eksportit dhe rritjen e tė ardhurės nė vend”.
Radio Evropa e Lirė

Nė liqenin e Peruēacit gjendet motori i kamionit qė mbante kufomat e shqiptarėve

Policia e ka gjetur nė liqenin Peruēac motorin dhe njė pjesė tė kamionit frigorifer, i cili nė vitin 1999 ishte hedhur nė ujė bashkė me kufomat e 50 shqiptarėve nga Kosova, ka njoftuar televizioni i Serbisė.

Bėhet e ditur se aktualisht nė Peruēac po zhvillohen hetime lidhur me dyshimet se mund tė gjenden edhe mbetjet mortore tė shqiptarėve tė Kosovės.

Nė deklaratėn pėr televizionin serb, prokurori pėr krime tė luftės Vladimir Vukēeviq nuk i ka bėrė publike detajet e hetimeve, por ka theksuar “gatishmėrinė e organeve shtetėrore pėr tė hetuar edhe gjurmėt mė tė vogla tė ēfarėdo krimi tė luftės”.
Koha.net
Serbėt kanė gėrmuar nė vend tė gabuar?

Shefi i zyrės sė Fondit pėr tė Drejtėn Humanitare nė Prishtinė, Bekim Blakaj, ėshtė habitur nga informacioni se nė lokalitetin te Rashka nuk gjendet asnjė provė e trupave tė varrosur tė shqiptarėve nga Kosova, transmeton agjencia serbe FoNet.

Blakaj pėr radion KiM ka thėnė se dyshon se autoritetet serbe kanė kryer gėrmimet nė vend tė gabuar.

“Mendohet se aty gjenden 250 trupa tė shqiptarėve nga Kosova. Sa kujtoj, edhe vitin e kaluar, gėrmimet janė bėrė nė njė vend tjetėr. A ėshtė e mundur qė pėrsėri ėshtė gėrmuar nė vendin e gabuar dhe aty nuk ka asnjė trup”, ka pyetur Blakaj.

Gėrmimet e terrenit te Rashka kanė filluar para dhjetėra ditėve.

Pas analizės sė tokės ėshtė zbuluar se nė lokalitetin Rudnicė-Majdan, nė pjesėn para ndėrtesės sė administratės sė kompanisė “Kosmet Put” nė Rashkė , nuk ka gjurmė tė materieve organike.
Koha.net

Konfirmohet aktakuza ndaj Xhabir Zharkut e tė tjerėve

Gjyqtari i procedurės paraprake i EULEX-it, Charles Smith III, e ka konfirmuar aktakuzėn kundėr kryetarit tė komunės sė Kaēanikut, Xhabir Zharkut dhe tė tjerėve, shkruan sot e pėrditshmja “Zėri”.

Sipas kėsaj gazete, Xhabir Zharku, Arsim Kolshi, Besnik Hasani, Fikri Hasani, Afet Dalloshi, Nysret Cena dhe Nesim Currit, u konfirmohet aktakuza pėr pikėn 1, pėr veprėn penale tė detyrimit, pėr pikėn 2, pėr veprėn penale tė kėrcėnimit, kurse Xhabir Zharkut dhe Arsim Kolshit edhe pėr veprėn penale tė pronėsisė, kontrollit, posedimit apo pėrdorimit tė paautorizuar tė armėve.

Xhabir Zharku dhe tė tjerėt, siē shkruan sot “Zėri”, akuzohen se nė bashkėveprim, si pjesė e njė grupi kriminal, nė data tė ndryshme prej 26 korrikut deri mė 1 gusht 2006, kanė kryer veprėn penale tė detyrimit, duke pėrdorur kėrcėnime ndaj Sheket Lurit, Xhelil Sumės dhe Azem Sumės, nė mėnyrė qė tė pėrfitojnė financiarisht.

Rreth datės 27 korrik 2006, sipas aktakuzės, ata kėrcėnuan se do tė vrasin palėt e dėmtuara, nėse kėta tė fundit nuk tėrhiqen nga tenderi i fituar nga AKM, Vala e 16-tė pėr fermė delesh nė sipėrfaqe prej 32 hektarėsh nė fshatin Raka, komuna e Ferizajt.

Nė seancėn pėr konfirmimin e aktakuzės, Zharku dhe tė akuzuarit e tjerė e kanė mohuar se ata kanė tė bėjnė diēka me veprat qė pėrshkruhen nė aktakuzė, shkruan sot ndėr tė tjera “Zėri”.
Koha.net

Paralajmėrohet modifikimi i Pakos sė Ahtisaarit

Pėr autoritetet kosovare zgjidhja e integrimit tė veriut nuk nėnkupton kryekėput formėn e parashikuar nė propozimin gjithėpėrfshirės tė presidentit Martti Ahtisaari.

Kryeministri Hashim Thaēi, tė martėn, ka lėnė tė hapur mundėsinė qė pakoja tė “preket”.

Ai ka theksuar se edhe modalitete tė tjera do tė kihen nė konsideratė, gjatė pėrpjekjeve pėr tė vėnė kontroll nė kėtė pjesė tė territorit tė Kosovės.

“Ne kemi vetėm njė zgjidhje, implementimin e plotė tė dokumentit tė presidentit Ahtisaari, me ide kreative, tė reja, me ide integruese nė kuptimin gjithetnik dhe territorial”, ka theksuar kryeministri Thaēi, pas vizitės bėrė Odės Ekonomike.

“Por duhet tė vazhdohet edhe me formimin e komunės sė re (tė Mitrovicės v.j.) dhe organizimin e zgjedhjeve tė lira nė tri komunat e tjera, dhe me vazhdimin e investimeve socio-ekonomike”.

Muajin e shkuar ambasadori amerikan nė Kosovė, Christopher Dell, dhe kėshilltari i kryeministrit Thaēi, Dukagjin Gorani, ishin cituar tė kenė pėrmendur mundėsinė e dhėnies sė njė autonomie pėr veriun.

Mė pastaj ata kishin demantuar ta kenė pėrmendur fjalėn autonomi.

Ndėrkaq kryeministri Thaēi kishte theksuar se autoritetet kosovare “njohin natyrėn e veēantė rajonale tė Kosovės veriore”.

Veriu i Kosovės qė nga pėrfundimi i luftės, mė shumė se dhjetė vjet mė parė, ka vepruar jashtė kornizave ligjore tė autoriteteve tė Prishtinės dhe serbėt e atjeshėm kanė qenė mė shumė tė ndikuar nga Beogradi zyrtar. Shkrimin e plotė pėr kėtė temė mund ta lexoni nė numrin e sotėm tė Kohės Ditore.
Koha.net

Gjini premton fakte pėr takimet sekrete

Zyrtarėt e lartė tė Aleancės pėr Ardhmėrinė e Kosovės ende nuk janė tė gatshėm qė tė japin detaje pėr pretendimet e tyre se Qeveria e Kosovės dhe ajo e Serbisė po mbajnė takime sekrete mes vete, mirėpo nėnkryetari i AAK-sė, Ardian Gjini tha se partia e tij i ka tė gjitha faktet pėr kėto takime.


Nėnkryetari i AAK-sė Ardian Gjini nuk ishte i gatshėm tė jap detaje, pėr sipas tij takime sekrete Prishtina dhe Beogradi zyrtar po mbajnė mes vete dhe larg syve tė opinionit tė gjerė.

Gjini i ėshtė kundėrpėrgjigjur deklaratės sė djeshme tė kryeministrit Thaēi, se pohimet e zyrtarėve tė AAK-sė janė qesharake. Gjini ka thėnė se nė vend qė tė bėjė kualifikime, kryeministri duhet tė tregojė se pse zyrtarėt e lartė tė Qeverisė sė tij udhėtojnė nė takime sekrete nė vende tė ndryshme.

Nėnkryetari i AAK-sė pėr Radio Kosovėn gjithashtu ka thėnė se mėnyra e pėrgjigjes sė kryeministrit nuk ėshtė e drejtė, ndėrsa ka premtuar se shumė shpejtė do tė dalė me fakte.

Duke mos dhėnė detaje rreth kėsaj ēėshtjeje, Gjini u ka rekomanduar gazetarėve kosovarė qė tė angazhohen mė shumė dhe ta zbulojnė, sipas tij, kėtė tė vėrtetė. Gjini edhe nė konferencėn e djeshme pėr media, bisedimet sekrete i ka quajtur tė rrezikshme pasi qė, sė paku, agjenda duhet tė jetė transparente.
Telegrafi
Llapjani_HH Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 11-08-10, 20:31   #879
Guri i madh
Kafir Arrnaut
 
Avatari i Guri i madh
 
Anėtarėsuar: 28-08-05
Vendndodhja: nė klysyr
Postime: 14,638
Guri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėm
Dėrgo mesazh me anė tė  AIM tek Guri i madh
Gabim Titulli: Lajme Aktuale....

Ministrja Pula nuk flet pėr “Kosovėn e Re”


Enis Veliu | 10-08-2010 18:47 CET
Prishtinė. Zhargitje nė ndėrtimin e termocentralit tė ri “Kosova Re” vazhdon tė trajtohet si ēėshtje konfidenciale nga Zyrtarė tė ministrisė sė Energjisė dhe Minierave, por edhe zyrtareve qė janė tė kyēur nė kėtė projekt.

Deri mė tash zyrtarė tė Ministrisė sė Energjisė dhe Minierave kanė dhėnė shumė data pėr fillimin e punimeve, por tashmė ato deklarata i takojnė se kaluarės.
Procesi pėr tenderim ecėn disa muaj dhe dikur kthehet ne pikė zero, sepse kompanitė e mėdha nga fusha e energjetikės janė tėrhequr pėrfundimisht nga Kosova.
Zyrtarė tė ministrisė sė Energjisė dhe Minierave nuk donė tė flasin rreth kėtij projekti, duke e trajtuar gjithēka konfidenciale.
Zėvendėsministri i Energjisė Blerim Rexha thotė se pėr ēėshtjen e “Kosovės Re”deklaratat pėr media i jep vetėm ministrja Pula.
Por, as vetė ministrja nuk ka koment rreth vonesave qė po i bėhen kėtij projekti “Pėr kėtė ēėshtje pyetni Qeverinė”tha ajo.
Por, nė anėn tjetėr, Ethem Ceku, ish ministėr i Energjisė dhe Minierave nga radhėt e AAK-sė, thotė se ikja e investitorėve serioz, nė madhe tė madhe ka dėmtuar ekonominė e Kosovės, por edhe kėtė projekt.
Sipas tij, ndėrtimi i termocentralit tė ri ėshtė nė pikėpyetje, sepse sipas tij nuk ka interesim pėr gjė tė tillė.
Ai tha se Qeveria e Kosovės duke bėrė ndryshime tė shpeshta ėshtė


treguar e pa aftė qė tė menaxhoj me sektorin e energjisė nė vend. “Asnjė arsye nuk ka pasur qė tė vonohet ndėrtimi i termocentralit zė ri pėr vite tė tėra. Pas kėtyre zvarritjeve qė janė bėrė, unė e vė nė pikėpyetje ndėrtimin e kėtij centrali”, tha ai.
Sipas tij, nga mungesa e energjisė Kosova po shpenzon shumė para pėr import tė energjisė, bizneset dėmtohen nė masė te madhe, por dhe investitorėt e huaj ia kthejnė shpinėn Kosovės sepse nuk e shohin si vend atraktiv pėr tė investuar.
Edhe Myzejene Selmani, kryetare e komisionit Parlamentar pėr ekonomi nė vazhdimėsi ka hedhur kritika nė drejtim zė Qeverisė pėr vonesa nė realizimin e kėtij projekti.
Selmani nė njė farė mėnyre kėtė projekt e sheh si tė dėshtuar pėr shkak tė zvarritjeve tė
mėdha qė janė duke u bėrė nė vite tė tėra.
Edhe Lumir Abdixhiku, drejtor i Institutit “Riinvest”thotė se energjia ėshtė resurs kryesor
i zhvillimit tė ekonomisė sė njė vendi.
Ai tha se zvarritja me vite me radhe e kėtij projekti ėshtė bėrė njė barrierė ekonomik e pa arsyeshme.
“Kemi harxhuar 10 vite kohe dhe nuk kemi ndonjė strategji energjetike. Kapacitetet aktuale energjetike nė Kosovė janė shumė tė vjetra dhe nuk i pėrmbushin nevojat aktuale.
Ēdo prodhues i ri nė Kosovė nėn 1000 megavat ėshtė i pamjaftueshėm pėr ekonominė e vendit”tha ai.
Sipas tij, institucionet e vendit duhet ti qasen me mė seriozitet kėtij projekti, sepse ekonomia e Kosovės ėshtė duke humbur direkt, por edhe indirekt.
__________________
Kosoven nuk e pret rreziku nga Serrbija po te mos e kishte PDKen e SHIKun e pikrishit Hashim thaqin
Guri i madh Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 11-08-10, 21:52   #880
Neferta
 
Anėtarėsuar: 22-06-09
Postime: 1,545
Neferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Lajme Aktuale....

JERUZALEM (AP) - Arkeologėt thonė se kanė zbuluar monedhė mė tė rėnda dhe mė tė vlefshme ari ndonjėherė te gjetur nė Izrael. Monedha 2200-vjeēar peshon njė ons (28 gramė), dhe u gjet nė vendinTel Kedesh pranė kufirit me Libanin mė 22 qershor The 2,200-year-old gold coin is seen at the Israel Museum, in Jerusalem, on Aug. 11, 2010.
Neferta Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 11-08-10, 22:05   #881
Neferta
 
Anėtarėsuar: 22-06-09
Postime: 1,545
Neferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Lajme Aktuale....

  • Copa gjigande e akullit e shkėputur nga Grenlanda po lundron nė Detin e Ngrirė tė Veriut.

Ky bllok akulli me sipėrfaqe prej 260 km katrorė, ėshtė ai mė i madhi qė shkėputet nga hemisfera veriore prej vitit 1962 e kėtej. Ishulli i ri i akullt ėshtė mė i madh se katėrfishi i Manhattanit dhe pėrbėn rrezik pėr platformat e naftės dhe transportin nė rajon.
Skenari mė pesimist ėshtė ai i mbėrritjes sė bllokut tė akullit nė zonėn me trafik detar tė rėnduar, ku nė vitin 1912 ndodhi edhe tragjedia e Titanikut...
Ndėrsa ndikimi i ndryshimit klimatik nė procesin e shkėputjes sė copės gjigande nga Grenlanda ėshtė bėrė temė diskutimesh.


Sipas specialistėve, ėshtė mjaft e vėshtirė tė bėsh njė lidhje tė drejtpėrdrejtė mes shkėputjes dhe ndryshimit klimatik.





11.08.2010.

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Neferta : 11-08-10 nė 22:09
Neferta Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 12-08-10, 11:30   #882
Neferta
 
Anėtarėsuar: 22-06-09
Postime: 1,545
Neferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Lajme Aktuale....

/www.reuters.com/news/video/story?videoId=135814136&videoChannel=1 Ndodhe edhe kjo, per shkak te emrit ta psoje nje familje
Neferta Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 12-08-10, 11:44   #883
Neferta
 
Anėtarėsuar: 22-06-09
Postime: 1,545
Neferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Lajme Aktuale....

TĖRMET NĖ VUSHTRI

Divizioni Sizmologjik i Ministrisė sė Energjisė dhe Minierave tė Kosovės, sot nė ora 05:58, sipas orės lokale, ka regjistruar njė tėrmet me magnitudė 2,7 ballė sipas shkallės Rihter, dhe me intensitet IV ballė tė Merkalit mė 12.08.2010 08:49:08


Bėhet e ditur se epiqendra e kėtij tėrmeti ishte 7.5 km nė juglindje tė qytetit tė Vushtrrisė dhe 18.5 km nė veriperėndim tė Prishtinės, ndėrsa thellėsia 10.2 km. Sipas Divizionit Sizmologjik, pėr shkak tė thellėsisė jo tė madhe tė vatrės sė tėrmetit, ai ėshtė ndjerė dukshėm nga banorėt e komunės se Vushtrrisė dhe nė disa komuna pėrreth.


Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Neferta : 12-08-10 nė 11:46
Neferta Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 12-08-10, 12:07   #884
Neferta
 
Anėtarėsuar: 22-06-09
Postime: 1,545
Neferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Lajme Aktuale....

Palestina e kėnaqur me vendimin e GJND-sė pėr Kosovėn
Autoriteti Kombėtar i Palestinės ėshtė shprehur i kėnaqur me opinionin e Gjykatės Ndėrkombėtare tė Drejtėsisė, sipas tė cilit pavarėsia e Kosovės nuk ėshtė e paligjshme dhe nuk shkel ligjin ndėrkombėtarė.

Njoftimi bėhet i ditur nga Komiteti i hebrenjve tė Amerikės. Jaser Shtrat Rabbo, njė kėshilltar i presidentit Abaz gjatė vitit 2008, kur Kosova kishte shpallur pavarėsinė e saj, kishte thėnė se "Palestinės i ishte dhėnė njė mundėsi. Kosova nuk ėshtė mė e mirė se Palestina".

Ndėrkohė Andrew Standlly, shef i delegacionit tė BE-sė nė Izrael ka deklaruar se BE-ja ka njė pėrvojė me Kosovėn, opsion ky qė ne e kemi nė plan pėr ta pėrdorur nė rastin e Palestinės.

Por, ideja e shpalljes sė njė anshme tė pavarėsisė sė shtetit palestinez ėshtė kundėrshtuar nė vazhdimėsi edhe nga faktorė ndėrkombėtarė. Pėrkundėr faktit se kryeministri i Autoritetit Nacional tė Palestinės, Sallam Fajad, kishte paraqitur njė vit mė parė, planin e tij pėr tė ngritur infrastrukturėn e njė shteti palestinez, edhe pa njohjen e Izraelit, Qeveria amerikane kishte hedhur poshtė shpalljen e njėanshme tė njė shteti palestinez duke deklaruar se ajo qė mbėshtesin SHBA-tė ėshtė njė shtet palestinez, i cili rezulton nga bisedimet me Izraelin.

Autoriteti Kombėtar i Palestinės i cili siē u tha, ėshtė shprehur i kėnaqur me opinionin e Gjykatės Ndėrkombėtare tė Drejtėsisė, sipas tė cilit pavarėsia e Kosovės nuk ėshtė e paligjshme dhe nuk shkel ligjin ndėrkombėtarė, nuk ka pėrjashtuar mundėsinė qė zgjidhjen e problemit tė statusit tė Kosovės, ta pėrdor si model edhe pėr zgjidhjen e statusit tė Palestinės.

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Neferta : 12-08-10 nė 12:09
Neferta Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 12-08-10, 12:22   #885
Neferta
 
Anėtarėsuar: 22-06-09
Postime: 1,545
Neferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Lajme Aktuale....

Konfirmohet aktakuza ndaj Xhabir Zharkut e tė tjerėve

Prishtinė, 11 gusht – Gjyqtari i procedurės paraprake i EULEX-it, Charles Smith III, e ka konfirmuar aktakuzėn kundėr kryetarit tė komunės sė Kaēanikut, Xhabir Zharkut dhe tė tjerėve, shkruan sot e pėrditshmja “Zėri”.

Sipas kėsaj gazete, Xhabir Zharku, Arsim Kolshi, Besnik Hasani, Fikri Hasani, Afet Dalloshi, Nysret Cena dhe Nesim Currit, u konfirmohet aktakuza pėr pikėn 1, pėr veprėn penale tė detyrimit, pėr pikėn 2, pėr veprėn penale tė kėrcėnimit, kurse Xhabir Zharkut dhe Arsim Kolshit edhe pėr veprėn penale tė pronėsisė, kontrollit, posedimit apo pėrdorimit tė paautorizuar tė armėve.

Xhabir Zharku dhe tė tjerėt, siē shkruan sot “Zėri”, akuzohen se nė bashkėveprim, si pjesė e njė grupi kriminal, nė data tė ndryshme prej 26 korrikut deri mė 1 gusht 2006, kanė kryer veprėn penale tė detyrimit, duke pėrdorur kėrcėnime ndaj Sheket Lurit, Xhelil Sumės dhe Azem Sumės, nė mėnyrė qė tė pėrfitojnė financiarisht. Rreth datės 27 korrik 2006, sipas aktakuzės, ata kėrcėnuan se do tė vrasin palėt e dėmtuara, nėse kėta tė fundit nuk tėrhiqen nga tenderi i fituar nga AKM, Vala e 16-tė pėr fermė delesh nė sipėrfaqe prej 32 hektarėsh nė fshatin Raka, komuna e Ferizajt.

Nė seancėn pėr konfirmimin e aktakuzės, Zharku dhe tė akuzuarit e tjerė e kanė mohuar se ata kanė tė bėjnė diēka me veprat qė pėrshkruhen nė aktakuzė, shkruan sot ndėr tė tjera “Zėri”.



Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Neferta : 12-08-10 nė 12:25
Neferta Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 4 (0 Anėtarėt dhe 4 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 23:21.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.