Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Kultura > Poezia
Emri
Fjalėkalimi
Poezia Emocionet qė lind kjo forcė magjike, dėshirėn pėr tė na ndryshuar ...



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 06-12-04, 11:30   #76
KriSTaL
 
Anėtarėsuar: 30-11-04
Vendndodhja: Akoma Ne Planetin Toke !!
Postime: 257
KriSTaL e ka pezulluar reputacionin
Gabim

Dashuria

E mban mėnd, moj Marė,
dashurin' e parė?
Njeri nuk e gjegji,
se jeshmė te vegji.
Unė pa ty s'rrojė,
vij' e tė kėrkojė;
tl pa mua s'rroje,
vij' e me kėrkoje.
Nė lule me erė
putheshim ngahere,
dhe si burr' e grua
losnim nėnė ftua.
Njė ditė, tė dyza
losnim mbylla-syza:
U fshyem pa dukur
Cinė tė besoj taninė,
perėndin' a dashurinė?
Perėndi nė kėte jetė
ėshtė dashuria vetė.
------
Bukuria jote, leshėrat e tua
posi pėndė korbi, tė gjata
mbi thua,ballėtė si diell,
faqetė si mollė,qafa jot' e gjatė,
mesi yt i hollė,sisėtė si shegė,
dhėmbėt si thėlpėnjė,buzėt si
burbuqe, sytė si gėshtėnjė,
dora si dėborė, fjala jote mjaltė,
kurmi yt i derdhur, shtati yt i naltė;
gjithė mė kėnaqin, tė tėra t'i dua,
po zėmėra jote u bė gur pėr mua!
-----
Pika-pika bie shiu
dhe dėbora flokė-flokė,
vetėtin e fryn veriu,
breshėri kėrcet mi tokė!
Le tė fryjė er' e ftohtė,
s'ka ē'mė bėn dimėri mua:
Dashuria mė mban ngrohtė,
se pushtoj atė qė dua.
Kur fryn era me tallas,
kur bie dėbor' e shi,
sa flė njeriu me gas,
kur ka mikenė nė gji!
__________________
Sa Mė Shumė, Qe Rrij Me Njerez , Aq Mė Shumė Me Pelqejn \" KAFSHĖT\"
KriSTaL Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 11-12-04, 14:50   #77
ShEjToNkA
______________
 
Avatari i ShEjToNkA
 
Anėtarėsuar: 11-07-04
Vendndodhja: Nė Zemėr tė...??!!!
Postime: 20,025
ShEjToNkA i pazėvėndėsueshėmShEjToNkA i pazėvėndėsueshėmShEjToNkA i pazėvėndėsueshėmShEjToNkA i pazėvėndėsueshėmShEjToNkA i pazėvėndėsueshėmShEjToNkA i pazėvėndėsueshėmShEjToNkA i pazėvėndėsueshėmShEjToNkA i pazėvėndėsueshėmShEjToNkA i pazėvėndėsueshėmShEjToNkA i pazėvėndėsueshėmShEjToNkA i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Vdekja e Nėnės


U zvogėlua nėna dhe u tretė e gjitha,
U bė si pulėbardhe e lehtė
Dhe nje mėngjes pa zbardhur ende drita
Rėnkoi e fluturoi mbi retė

Andej u fsheh si ylli Aferdita
Dhe ne pastaj s'e pame, pastė ndjese!
Vec ndodh qė vale e endrrave tė trishta
E sjell nė breg te shtratit tim si shpezė.

---------Dritero Agolli
__________________
Korrektėsia ėshtė gjėja mė hyjnore nė shpirtin e njeriut!
ShEjToNkA Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 16-12-04, 11:45   #78
ShEjToNkA
______________
 
Avatari i ShEjToNkA
 
Anėtarėsuar: 11-07-04
Vendndodhja: Nė Zemėr tė...??!!!
Postime: 20,025
ShEjToNkA i pazėvėndėsueshėmShEjToNkA i pazėvėndėsueshėmShEjToNkA i pazėvėndėsueshėmShEjToNkA i pazėvėndėsueshėmShEjToNkA i pazėvėndėsueshėmShEjToNkA i pazėvėndėsueshėmShEjToNkA i pazėvėndėsueshėmShEjToNkA i pazėvėndėsueshėmShEjToNkA i pazėvėndėsueshėmShEjToNkA i pazėvėndėsueshėmShEjToNkA i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Shembja e Nje Natė Dashurie:

Ktheva kokėn, mbajta hapat:
Binin tjegullat, binin trarėt,
Binte qielli i njė nate dashurie.
Atje mbi papafingo, pranė yjeve e pata puthur,
Shembėn yjet tani, bėhen pluhur.
Dritare s'ka, ka sy tė zgavėrt,
S'ka mure me plasaritje tė etshme,
Skelete fjalėsh nė gjysmėrrėsire,
Skelete ėndėrrash, premtimėsh tė nesėrme.
Ngrihet tymi si njė mjegull e bardhė,
Njė grusht eshtrash tė njė nate germadhe.
Nė cep tė rrėnimit
Dy burra po pinė qete-qete cigare.
Ej, ju atje! Nuk degjoni si ulėrijne brenda meje xhindet,
Edhe pak e llava do te dalė jashte meje si tek vullkanet.
Mos u kthe ne kujtim, i thashė
Mos u kthe ne harrim, me tha;
Botės i falėm njė natė dashurie
Dhe kjo s'ėshtė pak.
Njė natė. Dhe ēfarė nate!
Dora mbi sup,
Hėna mbi mal,
Qielli i kaltėr i botės mbi krye...
Mbajeni, mbajeni!
Ajo po bie...po bie....
Dhe ishte njė natė e paemėr,
Siē ishin tė paemėrt yjet.
Kini mėshirė, mos e shembni atė natė!
Ėshtė renkimi im apo klithma e saj?
Kini mėshirė, kini mėshirė!
Ajo ishte njė natė dashurie
Qė kurrė s'duhej tė kish gdhirė.
Kini mėshirė,
Nė mos po atje nėn gurė,
Nėn peshėn e natės sė shembur do te shembem,
I vrarė jo nga urrejtja, po nga dashuria,
Qė, pėrjetėsisht quhėt dhembje............


---------------Xhevahir Saphiu

__________________
Korrektėsia ėshtė gjėja mė hyjnore nė shpirtin e njeriut!
ShEjToNkA Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 16-12-04, 20:37   #79
halla e madhe
 
Avatari i halla e madhe
 
Anėtarėsuar: 07-12-04
Postime: 11,600
halla e madhe i pazėvėndėsueshėmhalla e madhe i pazėvėndėsueshėmhalla e madhe i pazėvėndėsueshėmhalla e madhe i pazėvėndėsueshėmhalla e madhe i pazėvėndėsueshėmhalla e madhe i pazėvėndėsueshėmhalla e madhe i pazėvėndėsueshėmhalla e madhe i pazėvėndėsueshėmhalla e madhe i pazėvėndėsueshėmhalla e madhe i pazėvėndėsueshėmhalla e madhe i pazėvėndėsueshėm
Gabim

KATER KESHILLA VETES
Mos u beje poet nese s,mund te lindesh
me secilen varg,te lindesh me secilen fjįle
Ngrehu mbi veten ne dot te rrokesh freret e ererave,
te shkelesh shpergajt e merise dhe shterngatat
e gjakut tende
N'se dashurohesh,dashurohu n'flake e n'vale
Jo ne sy te kaltert,se behesh det“i cmendur pendimi
Mos u beje poet n'se s'mund te vdesesh
Per secilen varg,te vdesesh per secilen fjale!
(AZEM SHKRELI)
halla e madhe Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 18-12-04, 21:04   #80
Barbaroza
Miss Dardania 2004
 
Avatari i Barbaroza
 
Anėtarėsuar: 09-01-04
Vendndodhja: Nė zemėr tė Kosovės!
Postime: 12,508
Barbaroza i pazėvėndėsueshėmBarbaroza i pazėvėndėsueshėmBarbaroza i pazėvėndėsueshėmBarbaroza i pazėvėndėsueshėmBarbaroza i pazėvėndėsueshėmBarbaroza i pazėvėndėsueshėmBarbaroza i pazėvėndėsueshėmBarbaroza i pazėvėndėsueshėmBarbaroza i pazėvėndėsueshėmBarbaroza i pazėvėndėsueshėmBarbaroza i pazėvėndėsueshėm
Gabim

ĒAST

Pranė vehtes tė marr- tė pėrkėdhel flokėt
sikur dėgjoj njė erė qė fryn nė drurėt e pyjeve...

Shoh sytė e tu - qiell i kthjellėt deri nė pafundesi
po ja ca re tė vogla, tė bardha po duken...

Vendos dorėn nė faqen tėnde - mermeri i lėmuar i ujrave
valėzat pėrhapen e coptėzojne kaltėrsinė...

Tė puth nė sy - qėrpikėt pulitėn sikur ndjellin shtėrgatėn
nga qielli i syve ca pika shiu zbresin nė heshtje...

Mbėshtetem tek ti - e ti pranė meje mbėshtetėsh
na duket vehtja si zogj tė gėzuar qė lagen nė shi...

Pragu i puthjes sė parė - ėshtė ndarje me diēka tė dhimbėshme
si ēdo prak qe e ndan shtėpine me udhėn...

Mos qaj
Nuk mund tė ketė bashkim pa ndarje!


Kolec Traboini
__________________
"Do all the good you can,
by all the means you can,
in all the ways you can,
in all the places you can
at all the times you can,
to all the people you can,
as long as ever you can".
Barbaroza Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 18-12-04, 21:06   #81
Barbaroza
Miss Dardania 2004
 
Avatari i Barbaroza
 
Anėtarėsuar: 09-01-04
Vendndodhja: Nė zemėr tė Kosovės!
Postime: 12,508
Barbaroza i pazėvėndėsueshėmBarbaroza i pazėvėndėsueshėmBarbaroza i pazėvėndėsueshėmBarbaroza i pazėvėndėsueshėmBarbaroza i pazėvėndėsueshėmBarbaroza i pazėvėndėsueshėmBarbaroza i pazėvėndėsueshėmBarbaroza i pazėvėndėsueshėmBarbaroza i pazėvėndėsueshėmBarbaroza i pazėvėndėsueshėmBarbaroza i pazėvėndėsueshėm
Gabim

KUJTIM I LARGĖT

Pranė meje sikur zhurmon deti
dallga rreh pisten me trishtim
sirenė e largėt i mbyt fjalėt
qė dikur thamė me pėrgjėrim.

Nė dimėr keq i rigoi shiu
hėna gjysmake i qėndroi ftohtė
eger mbi to vėrshoi veriu
dielli me rreze pak i ngroh.

U thyen keq degėt e plepit
me drithėrime ranė pėrdhe
dy zogj tė mardhur shanin dimrin
se i kish lėnė pa fole.

Grepat e orės nuk lėvizėn
nga ēasti kur u ndamė bashkė
pranė njėri-tjetrit ngrohtė rrinin
se ngrica kishte zėnė jashtė.

Kjo stinė e gjatė me egėrsi
ēdo gjė e shkeli brutalisht
gjurmėt qė lamė pėrmbi rėrė
a do ti gjejmė vallė sėrisht?


Kolec Traboini
__________________
"Do all the good you can,
by all the means you can,
in all the ways you can,
in all the places you can
at all the times you can,
to all the people you can,
as long as ever you can".
Barbaroza Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 18-12-04, 21:07   #82
Barbaroza
Miss Dardania 2004
 
Avatari i Barbaroza
 
Anėtarėsuar: 09-01-04
Vendndodhja: Nė zemėr tė Kosovės!
Postime: 12,508
Barbaroza i pazėvėndėsueshėmBarbaroza i pazėvėndėsueshėmBarbaroza i pazėvėndėsueshėmBarbaroza i pazėvėndėsueshėmBarbaroza i pazėvėndėsueshėmBarbaroza i pazėvėndėsueshėmBarbaroza i pazėvėndėsueshėmBarbaroza i pazėvėndėsueshėmBarbaroza i pazėvėndėsueshėmBarbaroza i pazėvėndėsueshėmBarbaroza i pazėvėndėsueshėm
Gabim

MOS THIRR E DASHUR, MOS THIRR!

Ah, mos thirr e dashur, mos thirr!
Shpirt i trazuar, i dyzuar, nėn dallgė e mbi dallgė
mos thirr!
Lėre natėn e qetė me buljeren e zbrazur
e yjt e drithėruar lart nė qiell!

Mos thirr e dashur mos thirr!
Leri ėndrrat e tė dashuruarve tė flenė e tė zgjohen
nė tokė
le tė dyzohen nė ēarēafin e bardhė
pėrmbysur nė kupėn e syve, nė verėn e buzėve
nė zjarminė e gjoksit
e hėna zheloze si patkua kali
le t'u qėndrojė mbi kokė.

Oh lėri tė gjitha siē janė
llogjikėn e rreptė qė platit zogjtė nė fole
matematikėn e ftohtė tė poleve
ajzbergėt e interesit...

Lėri arsyet e mos arsyet!
Mos thirr!
Pranė bregut tė detit
nė gjirin e bukur tė Vlorės
dallgėt le ti mbulojnė - si fosilet e koraleve

* * *

Por ti ēdo gjė tė bukur tė kėsaj nate zbon
tek thėrret, e poēet e errėsirės thyen
si shpendi qė prenė e vdekjes kėrkon:
"Gjooon! Gjooon!"



Kolec Traboini
__________________
"Do all the good you can,
by all the means you can,
in all the ways you can,
in all the places you can
at all the times you can,
to all the people you can,
as long as ever you can".
Barbaroza Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 28-12-04, 18:57   #83
Barbaroza
Miss Dardania 2004
 
Avatari i Barbaroza
 
Anėtarėsuar: 09-01-04
Vendndodhja: Nė zemėr tė Kosovės!
Postime: 12,508
Barbaroza i pazėvėndėsueshėmBarbaroza i pazėvėndėsueshėmBarbaroza i pazėvėndėsueshėmBarbaroza i pazėvėndėsueshėmBarbaroza i pazėvėndėsueshėmBarbaroza i pazėvėndėsueshėmBarbaroza i pazėvėndėsueshėmBarbaroza i pazėvėndėsueshėmBarbaroza i pazėvėndėsueshėmBarbaroza i pazėvėndėsueshėmBarbaroza i pazėvėndėsueshėm
Gabim

E enderrove ate ēast?

E enderove ate ēast
Kur njerzit do te na linin nje moment, vetem?
Qe t’i thoshim njeri tjetrit diēka me shume
Qe ti te ishe Ti dhe une te isha Une?


Ja tek erdhi..
Ti s’the asgje
Asgje s’thashe dot as une.
Akrepi vraponte ne fushen e ores
ne si kujtim na mbeti
vetem nje shtrengim i lehte i dores..



U lodha

U lodha duke luftuar
me kujtimet, me deshirat,
enderimet..
me te kaluaren, te tashmen
me te ardhmen qe nuk e di
a do ti gezohem…
U lodha edhe
me mendimin qė
te mos dorezohem..



Ē’bote e mpleksur!

Telefoni im ra dje..
Dikush me quajti shpirt,
Uf! e shtyva me dore tutje..
(pse valle, na duan ata qe si duam?)
Nje telefoni tjeter i bie une sot
me vjen ti them ‘zemer".. dhe ngrij
Po sikur te me shtyje
tutje me dore mua, AI?
Ē’bote e mpleksur!




Albana Melyshi Lifschin
__________________
"Do all the good you can,
by all the means you can,
in all the ways you can,
in all the places you can
at all the times you can,
to all the people you can,
as long as ever you can".
Barbaroza Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 29-12-04, 06:02   #84
toni toni
 
Anėtarėsuar: 04-12-04
Vendndodhja: 00
Postime: 20
toni toni e ka pezulluar reputacionin
Dėrgo mesazh me anė tė ICQ tek toni toni Dėrgo mesazh me anė tė  AIM tek toni toni Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek toni toni Dėrgo mesazh me anė tė Yahoo tek toni toni
Gabim uroi tju pelqei

[i]federico garcia lorka [/i]
Erė treguesi

Erė e jugut.
E nxirrė dhe perveluese,
vjen mbi trupin tim,
e sjell fareza
te shkelqyeshme
veshtrimesh, lule
portokalli.

E kthen te kuqe henen
I ben te ulerijne
roberit plepa, por vjen
shume vone!
Une e mbeshtolla naten e rrefenjes sime
ne raft!

Pa asnje ere,
Qarte shiko!
Xhiro, zemer;
Zemer, xhiro.

Ajer i veriut,
ari i bardhe i eres!
vjen mbi trupin tim
dritheruar me aurora
boreale,
me te kepit te fantazmave
kapidan,
qe qeshin me te madhe
me Danten.
Oh shkelqyes yjesh!
Por ti vjen
shume vone.
heshtja ime eshte mykur
Dhe une e humba qelesin.

Pa asnje ere,
Qarte shiko!
Xhiro, zemer;
Zemer, xhiro.

Puhi, xhuxha dhe erera,
prej askundi,
mushkonjeri trendafilash
me petale piramidale,
vrunduj shkembyes
ne trungjet e ashper,
flaute te shtrengates,
largohuni!
Nder pranga mberthyer
kujtesa ime,
eshte roberuar zogu
qe skicoi me keng?
mbremjen.

Gjerat qe shkojne nuk kthehen kurre,
gjith bota e di,
ne flladet e kthjellet te ererave
eshte padobi e qara.
Vertet, plepo, mjeshter i puhise
eshte padobi e qara!

Pa asnje ere,
Qarte shiko!
Xhiro, zemer;
Zemer, xhiro.


shigjetat e te ciles jane lote,
dhe torba e tyre zemra.

Do ti jap gjithe qkam
dhe lotoj deshiren time
si femije i braktisur
ne rrefenjen e harruar.



Zemer e re

Zemra ime, si nje gjarper
e nderron lekuren e saj,
e mbaj ja mu ne dore
plot me plage dhe me mjalte.

Mendimet qe u mekemben
ne qerdhen tuaj, ku shkuan
Po treafilat qe dhane arome
Per Jezu krishtin dhe satanane

Mbeshtjellesi i gjore e mbyti
Yllin tim mbrekullor!
Pergamen i dhimbshem gri
I asaj qe dashuroja por se dashuroj.

Shoh ne ty fetus i shkencave,
mumje vargjesh dhe skelete
te pafajsive te mia antike
dhe romancave sekrete.

A teju var ne murin
e muzeut tim te ndjesive,
tok me te ftohtin edhe terrin,
bebe gjumashe te ligesise sime?

A teju perhap nder pishat
liber vuajtjesh i dashurisd time-
keshtu te mesoni tringellimat
qe ne agim i merr bilbili?


Kenge miturake

Ka pikla vese
ne krahet e bilbilit,
pikla te kthjellta hene
rrjedhur prej fytyrimit.

Mbi mermerin e burimit
puthja e ujrave,
endrra e yjeve kokeulur.

Vajzat e kopshtijeve
me thone te gjitha upafshim
kur kaloj.
Kembanat dhe ato me thone upafshim.
Dhe pema puth
ne mugetire. Une
lotoj neper rruge,
groteske, pa zgjidhje,
me trishtimin e Cyrano-s
dhe Qyijote-s
rifitoj
mundesi te pafunda
sa ritmi i ores.
I shoh bebezat te thahen
me ti prekur zeri im
njollosur me drite te pergjakur,
dhe n? kengen time lirike
vesh zbukurimet e nje kllouni
faqebardhe. Dashuria,
e bukura dhe e embla fshihet
nen nje merimange. Dielli
si merimage tjeter me mbulon
nen kembet e tij te arta. Nuk
e gjej dot fatin tim,
se jam si vete Dashuria,
shigjetat e te ciles jane lote,
dhe torba e tyre zemra.

Do ti jap gjithe qkam
dhe lotoj deshiren time
si femije i braktisur
ne rrefenjen e harruar.

Peme

Peme
qen shigjetat tuaja
rane nga kaltrimi
luftetare te tmerrshem ju lansuan?
Valle ishin yjet?

Muzika juaj buron nga shpirti i zogjve,
prej syve te Zotit,
prej deshires se perkore.
Peme!
E njohin rrenjet tuaja te forta
zemren time ne toke.
toni toni Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 30-12-04, 09:20   #85
toni toni
 
Anėtarėsuar: 04-12-04
Vendndodhja: 00
Postime: 20
toni toni e ka pezulluar reputacionin
Dėrgo mesazh me anė tė ICQ tek toni toni Dėrgo mesazh me anė tė  AIM tek toni toni Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek toni toni Dėrgo mesazh me anė tė Yahoo tek toni toni
Gabim u bera tjeter

u bera krejt tjeter – Kuroda Saburo

U bera krejt tjeter
C`eshte e verteta, te njejten kravate kam
Si dhe mbreme
Si dhe mbreme, i varfer jam
Si dhe mbreme
S`jam i dobishem per asgje

E megjithate jam krejt tjeter
C`eshte e verteta, i veshur jam si dhe mbreme
Si dhe mbreme pi saké
Si dhe mbreme
Jetoj nje jete pa kuptim.

O!
Kur me sforcim
buzet ndrydh e perndrydh
Nenqesh, zgerdhihem
pa shkak buzeqesh
Dhe me ne fund syte mbyll,
Shoh
Se tek une jeton
Nje flutur e bukur
qe flateron ne te nesermen.

--------------------
__________________
Ju lutem jini te degjueshem dhe nese kjo eshte e nevojshme ju urdheroi .
-toni toni
toni toni Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 30-12-04, 16:59   #86
ShEjToNkA
______________
 
Avatari i ShEjToNkA
 
Anėtarėsuar: 11-07-04
Vendndodhja: Nė Zemėr tė...??!!!
Postime: 20,025
ShEjToNkA i pazėvėndėsueshėmShEjToNkA i pazėvėndėsueshėmShEjToNkA i pazėvėndėsueshėmShEjToNkA i pazėvėndėsueshėmShEjToNkA i pazėvėndėsueshėmShEjToNkA i pazėvėndėsueshėmShEjToNkA i pazėvėndėsueshėmShEjToNkA i pazėvėndėsueshėmShEjToNkA i pazėvėndėsueshėmShEjToNkA i pazėvėndėsueshėmShEjToNkA i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Dy buzė...

Dy buzė tė kuqe,
Dy dėshira tė flakta,
Qė afshin ma thithėn,
Gėzimin ma fikėn,
Si fantazma hikėn
Ndėr do bota tė larta...
Dy buzė si tėpėrgjakta,
Dy dėshira tė flakta,
Qė afshin ma thithėn
Nė buzė kur mu njitėn
Andjet m'i trazuen,
Zemrėn ma tėrbuen,
Trurin ma helmuen
E nė fund u mėrguen...
Dy buzė tė kuqe,
Bukuri fatale,
Tė njė gruaje stėrzane
Njė pjsė zemre mė nxorne,
Njė pranverė tė tanė mė morne
Dhe gėzimin ma vodhne...
Ato dy buzė tė kuqe
Dhe dy lote tė mija
Qenė shenja tė dhimbjes,
Kur mė vrau bukuria,
Kur mė zu dashunia
E mė dogji rinia.



-----------------Migjeni
__________________
Korrektėsia ėshtė gjėja mė hyjnore nė shpirtin e njeriut!
ShEjToNkA Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 01-01-05, 18:49   #87
Barbaroza
Miss Dardania 2004
 
Avatari i Barbaroza
 
Anėtarėsuar: 09-01-04
Vendndodhja: Nė zemėr tė Kosovės!
Postime: 12,508
Barbaroza i pazėvėndėsueshėmBarbaroza i pazėvėndėsueshėmBarbaroza i pazėvėndėsueshėmBarbaroza i pazėvėndėsueshėmBarbaroza i pazėvėndėsueshėmBarbaroza i pazėvėndėsueshėmBarbaroza i pazėvėndėsueshėmBarbaroza i pazėvėndėsueshėmBarbaroza i pazėvėndėsueshėmBarbaroza i pazėvėndėsueshėmBarbaroza i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Mos kerkoni ne poezine time

Mos mė kėrkoni ne poezine time
E di pse? Sepse une.
mund te jem ne te ardhmen tuaj
mund te jem ne te shkuaren time
mund te ndodhem ne te dyja bashke,
ne nje kufij te shkrire e sfumuar
vehten dhe ju duke kerkuar


Ne u pelqefshin poezite e mija,
mos me pyesni emrin, sa vjeē jam,
as ku ndodhem, syte ē’ngjyre i kam
dhe mos bini ne enderime…
A nuk ju mjafton e hapur si ne pellembe te dores
zemra ime?


Ne e pelqefshi poezine time
mos me pyesni se kush jam
ne e ndjefshi,
Thirmeni thjesht "shoqja ime"





Poetit mos i beso..

Ne oazin e dashurise
"ngritur pėr mua"
mė thoje
Nė qofte se njė ditė
pėr dashurinė do shkruaj
vargjet do te jene per ty
per keto duar, per keta sy
vec per zemren qe ke ti!


Sa shumė uje kaloi nėn urė
Kroi u shter, u tha
Fushe e verdh'u pervelua
kallinjte u poqen,
u mblodhen, u bene duaj
Nje yll shendriti ne qiell
pastaj u keput e ra,
po ajo poezi kurrė s'u shkrua


Ne oazin e dashurise
Ngritur dikur per mua
njerzit te pane, njė tjetre
tek i peshperisje ato fjale
qe dikur mi pate thene mua!



Albana M Lifschin
__________________
"Do all the good you can,
by all the means you can,
in all the ways you can,
in all the places you can
at all the times you can,
to all the people you can,
as long as ever you can".
Barbaroza Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 02-01-05, 05:04   #88
napoleoni
 
Anėtarėsuar: 01-05-04
Vendndodhja: ch
Postime: 192
napoleoni i vlerėsuar jo keq
Gabim

TAKIM

Udhėtonim nė tė gdhirė fushave tė ftohta,
Njė krah i kuq u nder, ende natė.

Dhe njė lepur na u shfaq befas duke rendur,
E njėri prej nesh e rrėfeu me dorė.

Kjo ndodhi dikur. Sot mė nuk jetojnė
As lepuri, as ai qė e dėftoi.

O dashuria ime, ku janė, ku shkojnė
Zdritja e dorės, ikja turravrap, zhaurima e zallit –
Nuk pyes nga hidhėrimi, por nga habia


Czeslaw Milosz
__________________
Tė jetosh pas vdekjes, nganjėherė duhet flijuar tėrė jetėn.
napoleoni Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 02-01-05, 10:01   #89
toni toni
 
Anėtarėsuar: 04-12-04
Vendndodhja: 00
Postime: 20
toni toni e ka pezulluar reputacionin
Dėrgo mesazh me anė tė ICQ tek toni toni Dėrgo mesazh me anė tė  AIM tek toni toni Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek toni toni Dėrgo mesazh me anė tė Yahoo tek toni toni
Gabim Parametri T

Ne ate nate kur te pash ty
syte mu erren nga dashuria
nate dite kur te pash ty
syte mu hapen nga dashuria
Tash nuk te shoh me
se me lane syte fare.

N,ate dite kur te preka ty
zemra me brofi nga vendi
Nate dite kur te putha ty
me iku zemra fare
Sot qe te kam ty
nuk dua sy as zemer
se un pashe ne bote
qa eshte dashuria
e te tjerave seq u humbi rendesia.
toni toni
__________________
Ju lutem jini te degjueshem dhe nese kjo eshte e nevojshme ju urdheroi .
-toni toni
toni toni Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 03-01-05, 21:46   #90
alipasha
 
Anėtarėsuar: 08-04-04
Postime: 236
alipasha e ka pezulluar reputacionin
Gabim Ezra Pound

Ezra POUND
MONUMENTUM AERE, ETC.

Thoni se jam teper i vetedijshem,
Se ne petk te krenarise po kapardisem.

Ne vitet e ardhshme askush sdo ta kujtoje buffon,
Askush sdo ti permende pjeset e mia te parendesishme,
Do te zhduken hollesite qesharake.
E sa u perket juve, ne dhe do te kalbeni,
Dhe eshte pikepyetje se a do te jete kalbesira e juaj aq
e begatshme

Qe mbi varr barin
Tua rrise.


alipasha Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 04:16.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.