Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Politika & Shtypi > Arena Ndėrkombėtare
Emri
Fjalėkalimi
Arena Ndėrkombėtare Ngjarjet mė tė reja nga skena politike ndėrkombėtare. Analiza, komente, materiale nga shtypi boteror. Ngjarje historike e kulturore ndėrkombėtare. Superfuqitė, Aleancat, Luftrat, Traktatet e paqes etj.

Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 15-06-11, 15:57   #1351
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Lajme Aktuale....

Bruksel, takimi Shqipėri – BE

Situata e tensionuar politike ne Shqipėri, pas zgjedhjeve lokale te tete majit ka qene edhe ne kėtė dite te dyte ne fokus te debatit ne takimin e trete nderparlamentar Bashkim Evropian-Shqipėri, te mbajtur ne Bruksel.
14 ligjvėnėsit shqiptare, kane debatuar serish pėr situatėn paszgjedhore lidhur me ligjshmėrinė ose jo te vendimit nga ana e Komisionit Qendror Zgjedhor per te numėror fletėt e votimit te kontestuara te hedhura ne kutitė e gabuara. Ne fokus te debatit te nisur rreth orės 9:00 te mėngjesit ne Bruksel ka qene edhe situata aktuale ekonomike dhe liria mediatike. Te martėn pasdite ligjvėnėsit shqiptare kane debatuar pėr me shume se katėr ore ne njė takim ku i pranishėm ka qene edhe Komisioneri per Zgjerim Stefan Fyle. Gjate fjalės se tij Fyle tha se ne njė vlerėsim te pėrgjithshėm procesi i votimit ka qene i qete, pėrveē situatės se krijuar pėr mbledhjen e rezultateve ne KQZ pėr bashkine me te madhe ne vend atė te Tiranes. Fyle tha se ekzistojnė interpretime te ndryshme ne lidhje me te ashtuquajturat vota te hedhura ne kutitė e gabuara duke cituar kėtu raportin e OSBE-ODIHR ku thuhet se thuhet se kodi zgjedhor nuk pėrmend direkt vlefshmėrinė e votave te gjetura ne kutitė e tjera ēka e bėn vendimmarrjen e KQZ-sė te dyshimte.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 16-06-11, 09:29   #1352
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Zhduket dėshmitari “X”?

Zhduket dėshmitari “X”?

Bashkėshortja e dėshmitarit tė koduar si “X” thotė se nuk di se ku ndodhet bashkėshorti i saj. Ajo thotė se mė 19 mars ėshtė marrė nga EULEX-i dhe nuk e ka kthyer mė nė shtėpi.

Gjykata ndėrkohė ua ka vazhduar paraburgimin, konkretisht arrestin shtėpiak tė pandehurve nė “rastin Lima”, shkruan Koha Ditore, transmeton Indeksonline.

Dėshmitė e dėshmitarit kjo gjykatė i konsideron tė besueshme.

Nga ana tjetėr, dy ish-pjesėtarė tė UĒK-sė, Ali Mejzinolli, ish-komandant i kompanisė IV tė batalionit “Ymer Alishani” dhe Naser Shala, ish-drejtor pėr marrėdhėnie publike dhe administrim civil kanė paralajmėruar padi kundėr dėshmitarit “X” nė njė reagim publik.

Ata kanė thėnė se dėshmitė e tij janė tė pavėrteta.

__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 18-06-11, 12:48   #1353
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Lajme Aktuale....

Nė zonat turistike nė Shqipėri patrullon edhe Policia e Kosovės

Drejtori i Pėrgjithshėm i Policisė sė Kosovės, Reshat Maliqi dhe drejtori i Pėrgjithshėm i Policisė sė Shtetit tė Shqipėrisė kanė nėnshkruar Marrėveshje bashkėpunimi mes dy policive, qė ka tė bėjė me organizimin e shėrbimeve tė pėrbashkėta tė Policisė, nė akset kryesore rrugore tė Republikės sė Shqipėrisė gjatė sezonit veror.
Marrėveshja ka pėr qėllim vendosjen e bashkėpunimit konkret nė fushėn e parandalimit tė kundėrvajtjeve administrative pėr rritjen e efikasitetit tė luftės ndaj humbjes sė jetėve njerėzore nė aksidentet rrugore dhe zbatimin me rigorozitet tė legjislacionit rrugor, pėr krijimin e njė ambienti mė tė sigurt pėr tė gjithė qytetarėt dhe pėrdoruesit e rrugės, qė qarkullojnė nė akset rrugore qė lidhin dy vendet .

Zbatimi i Marrėveshjes pritet tė realizohet menjėherė duke filluar nga data 20.06.2011.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 18-06-11, 12:50   #1354
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Lajme Aktuale....

Policėt kauboj

Njė numėr i madh i pjesėtarėve tė Policisė sė Kosovės sillen si kauboj, duke bartur revolen nė brez edhe gjatė kohės kur janė jashtė detyrės zyrtare. Nuk ėshtė vetėm rruga ku ata bartin revolen, por edhe nėpėr institucionet publike parashkollore, shėndetėsore...
Ekspozimi i armės nga njė polic, edhe kur nuk ėshtė nė detyrė zyrtare, sikurse tė ishte duke “xhiruar filma gangsterėsh”, pėrbėn shkelje ligjore dhe ėshtė e sanksionuar me ligj.

Pjesėtari i Policisė sė Kosovės, N. N, i cili shėrben pranė forcave tė rendit pėr mė shumė se njė dekadė, tregon se armėn e tij e bart nė ēdo kohė, edhe kur ėshtė jashtė detyrės zyrtare. Ai madje rrėfen se revolja e tij zyrtare i ėshtė bėrė pjesė e pandashme e jetės, dhe e bart edhe derisa shkon t’i marrė fėmijėt nė ēerdhe.

Sipas Kodit tė Policisė, njė pjesėtar i forcave tė rendit edhe kur ėshtė jashtė detyrės zyrtare dhe me rroba civile ka tė drejtė ta bartė armėn zyrtare, por jo edhe tė ekspozojė atė, pasi qė prania e revoles krijon pasiguri tek masa ku ata mund tė qėndrojnė. Ndėrkaq, pėrdorimi i armės jashtė detyrės zyrtare mund tė bėhet vetėm nė rastet e vetėmbrojtjes apo kur cenohet siguria e ndonjė qytetari.

Edhe zėdhėnėsi i Policisė, Baki Kelani ka sqaruar se “njė pjesėtar i policisė mund ta bartė armėn edhe jashtė detyrės zyrtare, por gjithnjė duke e mbajtur atė nėn kėmishė apo xhaketė, nė mėnyrė qė mos tė shihet nga masa, nė tė kundėrtėn ekspozimi i armės ėshtė i ndaluar me ligj. Gjithashtu, njė pjesėtar i policisė ka tė drejtė ta pėrdorė armėn nė momentet kur rrezikohet jeta e tij, apo e dikujt tjetėr” , ka thėnė Kelani.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 20-06-11, 17:59   #1355
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Lajme Aktuale....

Pasaportat biometrike kushtojnė mbi 14 milionė euro

Ministria e Punėve tė Brendshme nėnshkroi kontratėn pėr prodhimin e pasaportave biometrike me kompaninė austriake, OESD. Pas nėnshkrimit tė kontratės, me vlerė 14.127.003.24 euro, brenda njė muaji do tė vendoset pėr dizajnin e pasaportave biometrike dhe masat e sigurisė, ndėrsa pas katėr muajve pritet tė arrijė kontingjenti i parė me pasaporta biometrike.
Nė njoftimin pėr media thuhet se nga tė gjithė ofertuesit ekonomikė qė kanė aplikuar pėr kėtė tender, nė pajtim me Ligjin e Prokurimit Publik dhe duke respektuar tė gjitha procedurat tjera administrative, fitues ėshtė shpallur kompania OESD, qė i ka plotėsuar tė gjitha kushtet dhe kriteret e pėrcaktuara nė tender.

“Ministria e Punėve tė Brendshme ka paraparė, qė brenda 3 viteve tė prodhohen mė tepėr se 1 milion e 300 mijė pasaporta biometrike, qė do tė jenė tė mjaftueshme dhe tė gjithė qytetarėt e Republikės sė Kosovės do tė pajisen me pasaporta biometrike”, thuhet nė njoftim.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 24-06-11, 17:05   #1356
Llapjani_HH
 
Avatari i Llapjani_HH
 
Anėtarėsuar: 05-06-08
Postime: 1,262
Llapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėm
Thumbs down Titulli: Lajme Aktuale....

Kosova “heq dorė” nga Republika pėr qarkullimin me Serbinė

Lėvizja e lirė, ēėshtja e tregtisė sė lirė, ēėshtja e telekomunikacionit, e energjisė, si dhe kthimi i dokumenteve kadastrale dhe civile janė gjashtė ēėshtjet pėr tė cilat Kosova dhe Serbia do tė arrijnė marrėveshje gjatė muajit korrik.

Nė intervistėn pėr “Koha Ditore” zėvendėskryeministrja Edita Tahiri, qė ėshtė edhe udhėheqėse e ekipit kosovar tė bisedimeve, ka folur nė detaje pėr secilėn marrėveshje.

Ajo i ka pranuar edhe lėshimet e Kosovės e edhe tė Serbisė. Ka thėnė se marrėveshjet janė evropiane dhe se ato e afrojnė Kosovėn me BE-nė.

Sipas Tahirit, Kosova nuk po bėn kompromise dhe tė dyja palėt po mundohen qė tė pėrfitojnė sa mė shumė.

Qytetarėt kosovarė do tė mund tė udhėtojnė nė Serbi, por vetėm me letėrnjoftim.

Ata nuk do tė kenė nevojė qė ta tregojnė pasaportėn e tyre nė shtetin fqinj.

Doganat e Kosovės do tė mbajnė vulat “Dogana e Kosovės”, dhe dokumentet pėrcjellėse nuk do ta kenė fjalėn Republikė.

Qytetarėve serbė tė Kosovės do t`u hiqen tabelat e Serbisė, por do t’u mundėsohet mbajtja e tabelave KS tė kohės sė UNMIK-ut.
Zėvendėskryeministrja Tahiri ka thėnė se ky do tė jetė njė transicion.

Duke folur rreth marrėveshjeve qė pritet tė nėnshkruhen Tahiri ka thėnė se Pėr gjashtė prej tyre kemi afrim tė pikėpamjeve dhe presim rezultate konkrete tė marrėveshjeve gjatė muajit korrik.

Kėto ēėshtje janė ēėshtja e lėvizjes sė lirė, ēėshtja e tregtisė sė lirė, ēėshtja e telekomunikacionit, e energjisė, si dhe kthimi i dokumenteve kadastrale dhe civile qė janė marrė gjatė luftės.

Nė dialog ėshtė hapur edhe ēėshtja e tė pagjeturve, ēėshtja e dėmeve tė luftės nė trashėgiminė kulturore, ēėshtja e njohjes sė diplomave universitare, si dhe ēėshtja e pjesėmarrjes nė mekanizmat rajonalė.

Pėr sa u takon kėtyre gjashtė projektmarrėveshjeve tė mundshme, me lejoni t’u them veē e veē se cilat janė parimet e tyre.
Sa i pėrket lėvizjes sė lirė ėshtė pėrdorur parimi i reciprocitetit.
Qytetarėt e Republikės sė Kosovės do tė kenė mundėsi qė tė udhėtojnė nė Serbi ashtu siē qytetarėt e Serbisė kanė udhėtuar lirshėm nė Kosovė.
Kosova me kohė ka zbatuar parimin e lėvizjes sė lirė si parim esencial evropian.
Serbia e ka shkelur dhe kjo marrėveshje do ta bėjė edhe atė, ta zbatojė kėtė parim.
Elementi kryesor pėr tė cilin kemi biseduar ėshtė qė tė mundėsohet udhėtimi me letėrnjoftim, praktikė qė Kosova e zbaton me Maqedoninė dhe Shqipėrinė dhe jemi duke punuar edhe pėr Malin e Zi.
Kalimi mund tė bėhet edhe nėpėrmjet dokumenteve tė tjera tė udhėtimit.
Kemi diskutuar pėr tabelat e automjeteve, librezave tė regjistrimit.
Ngjashėm siē veprohet nė rastin e Maqedonisė me Greqinė, ngjashėm do tė realizohet edhe kjo marrveshje
Koha ditore
Llapjani_HH Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 25-06-11, 16:51   #1357
Llapjani_HH
 
Avatari i Llapjani_HH
 
Anėtarėsuar: 05-06-08
Postime: 1,262
Llapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Lajme Aktuale....

Detyrojnė shqiptarin tė bėjė seks oral para tė burgosurve

Ngjarje tronditėse pėr mbarė opinionin publik ėshtė ajo qė ka ndodhur nė kryeqytetin grek Athinė, me viktimė njė tė ri shqiptar, i cili u detyrua tė bėjė skena perverse pėrballė dhjetėra tė burgosurish e forcash policore.

Korrespondenti i agjencisė NOA raporton se ngjarja ka ndodhur tė mėrkurėn nė mbrėmje, nė rajonin policor Menidi nė Greqi. Viktimė e skenave perverse ishte njė i ri shqiptar, i datėlindjes 1989, emri i tė cilit pėr arsye etike nuk publikohet.

I ndodhur si i ndaluar dhe nė pritje pėr t’u dėrguar pėr proces gjyqėsor, 22 vjeēari shqiptar ėshtė vendosur nė mjediset e paraburgimit tė rajonit policor nė Menidi (Athinė) prej pak javėsh.

Por, kurrė nuk ka menduar se do tė detyrohej tė bėnte skena perverse tė kėrkuara me dhunė nga policėt e rajonit.

Nė zonėn kryesore tė mjediseve tė paraburgimit, disa policė perversė kanė nxjerrė tė riun shqiptar pėrballė tyre dhe disa dhjetėra tė burgosurve tė tjerė, dhe e kanė detyruar tė kryejė seks oral virtual.

Ata i kanė futur nė gojė njė send tė qelqtė, tė veshur me njė prezervativ dhe e kanė detyruar djalin shqiptar qė tė bėjė lėvizje me gojė tė sendit, pikėrisht si njė seks oral.

Duke mos u ndalur nė fantazinė e tyre tė pistė, policėt e detyronin tė riun shqiptar tė lėpinte sendin e mbuluar me prezervativ dhe mė tej i kanė bllokuar gojėn me tė.

Skena, qė ka zgjatur disa minuta, ėshtė parė nga rreth 20 tė burgosur, kryesisht grekė, por edhe disa emigrantė e disa forca policie, tė cilėt edhe organizuan shfaqjen e ndyrė.

Pas kėtij akti, i riu ėshtė rrahur ashpėr nga policėt qė mė tej kanė pėrmbyllur “shfaqjen” duke e mbyllur nė njė qeli.

Ngjarja ėshtė arritur tė bėhet publike nė sajė tė njė tė burgosuri, i cili ka komunikuar mė pas me avokatin. Ngjarja u denoncua nė njė televizion tė vogėl lokal, i cili mbajti qėndrim kritik ndaj veprimeve tronditėse tė policėve.

Lidhur me kėtė veprim kanė reaguar autoritetet policore greke. Ata kanė marrė nė pyetje policėt e pėrfshirė nė ngjarje dhe kanė zbardhur se tė dyshuarit e kishin kryer aktin pervers nė shenjė shpagimi dhe shembulli ndaj tė tjerėve.

Sipas tyre, i paraburgosuri shqiptar kishte ndryshuar thėniet e tij lidhur me njė vepėr penale pėr tė cilėn akuzohej, vjedhje farmacie, duke deklaruar nė prokurori tė dhėna tė ndryshme me ato tė deponuara pranė rajonit tė tyre policor.
Koha.net
Llapjani_HH Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 26-06-11, 09:20   #1358
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Lajme Aktuale....

Kandidati pėr president tė Egjiptit: Do ta njohim menjėherė Kosovėn

Njėri nga kandidatėt pėr president tė Egjiptit, Abdulmunim Ebul Futuh, ka deklaruar se do tė angazhohet qė vendi i tij ta njohė sa mė shpejtė pavarėsinė e Kosovės, ndėrsa nėse ai do tė fitonte zgjedhjet, Kosova do tė njihet menjėherė nga vendi i tij.
Kėto komente ai bėri gjatė njė takimi me Prof. Dr. Beqir Ismailin, pasi ky i fundit e njoftoi pėr rrjedhat e ngjarjeve mė tė reja nė Kosovė, pėr perspektivėn e Kosovės drejt anėtarėsimit nė Organizatėn e Kombeve tė Bashkuara.

“Kosova ėshtė njohur prej 76 shteteve, tashmė ka ardhur radha qė qeveria e Revolucionit tė shqyrtojė sa mė shpejt ēėshtjen e njohjes sė pavarėsisė sė Kosovės dhe populli martir i Kosovės e meriton lirinė e arritur me gjakun dhe sakrificat e bijve mė tė mirė tė saj”, ėshtė shprehur Ismaili.

Futuh ka thėnė se do tė japė kontributin e tij personal, si Sekretari i pėrgjithshėm i Unionit tė Mjekėve Arabė dhe si kandidat pėr zgjedhjet presidenciale 2011, nė kėtė ēėshtje. Ai premtoi qė nė takimin e radhės nė Ministri dhe Kryeministri do t’i parashtrojė kryetarit tė Kėshillit tė Forcave tė Armatosura propozimin e tij pėr njohjen sa mė tė shpejtė tė Kosovės nga Egjipti.

Ai deklaroi se nėse kėrkesa e tij nuk do tė merrej nė konsideratė deri nė zgjedhjet parlamentare, nga organet aktuale egjiptiane, nėse ai fiton postin e presidentit, do tė deklarojė menjėherė njohjen e pavarėsisė sė Kosovės.

Abdulmunim Ebul Futuh ėshtė kandidat pėr zgjedhjet presidenciale 2011, Sekretar i pėrgjithshėm i Unionit tė Mjekėve Arabė dhe ish-anėtar dhe udhėzues i Zyrės sė Vėllazėrisė Myslimane nė Egjipt.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 27-06-11, 14:53   #1359
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Lajme Aktuale....

PS dorėzon ankimimin e dytė

Pak minuta mė parė juristėt e Partisė Socialiste kanė depozituar ne KQZ ankesen hetimore ku kėrkohet kundėrshtimi i vendimit Nr. 1158 datė 25/06/2011 tė KQZ-sė, qė ėshtė edhe kėrkesa e parė ankimore.
Kėrkesa e dytė ka si qellim shpalljen si tė pavlefshme tė zgjedhjeve nė 284 qendra votimi, ku socialistėt kanė argumentuar se ka patur probleme.Shkeljet e pretenduara dhe pasojat janė pėrmbledhur nė kėtė kėrkesė ankimore pėr tė cilėn ėshtė autorizuar nga PS deputeti Fatmir Xhafaj.

Nė kėrkesėn ankimore thuhet se sipas vetė tabelave tė rezultateve tė hartuara nga Grupet e Numėrimit Vendor fillimisht dhe vetė KQZ nė procesin e realizuar prej saj, rezulton se ka mospėrputhje tė rėnda nė rezultatin e kėsaj zone zgjedhore, mospėrputhje tė cilat nuk janė pasojė e ndonjė gabimi njerėzor, pasi nė atė rast do tė ishte i korrigjueshėm, por qė janė produkt i vetė procesit tė votimit e numėrimit, mospėrputhje qė demonstrojnė qartėsisht shkeljen e ligjit.

Tė gjitha kėto fakte janė shkelje flagrante tė ligjit, pasi janė pasojė e veprimeve nė kundėrshtim me parashikimet e ligjit zgjedhor. Mosrakordimi i tabelave tė rezultateve pėrbėn njė shkelje tė Kodit Zgjedhor. Nė nenin 3, pika 4 tė Kodit, Partia Socialiste nė kėrkesėn ankimore gjithashtu thotė se sipėr rezulton se, nė rreth 35 % tė kutive u konstatuan dhe dokumentuan probleme serioze tė integritetit dhe sigurisė sė tyre, gjė qė vendos nė pikėpyetje tė drejtėpėrdrejtė integritetin e materialit zgjedhor qė ndodhet brenda tyre dhe pėr rrjedhojė bazueshmėrinė dhe ligjshmėrinė e vet vendimit tė KQZ-sė objekt tė kėtij ankimimi.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 29-06-11, 11:22   #1360
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Lajme Aktuale....

KQZ rrėzon ankesėn e PS-sė

Shorti i hedhur paradite nė Komisionin Qendror tė zgjedheve pėrcaktoi ndoshta ironikisht, Arben Ristanin si relatues tė kėrkesės sė re ankimore tė Partisė Socialiste.
Njė kėrkesė me njė objekt tė dyfishtė, kundėrshtimin e vendimit tė fundit tė KQZ-sė, qė shpalli fitues nė Tiranė Lulzim Bashėn me 93 vota dhe shpalljen e pavlefshmėrisė nė 284 QV votimi.

Nė mbledhjen e pasdites zoti Ristani lexoi relacionin e vet, ku argumentoi se Komisioni qė ai kryeson nuk ėshtė kompetent pėr tė shqyrtuar kėtė kėrkesė tė re ankimore. Vendimi i fundit i KQZ-sė, sipas tij, erdhi si pasojė e njė urdhėrimi tė Kolegjit nė vijim tė njė ankimimi tė mėparshėm.

“Kėrkesa e parė nuk pranohet pėr shqyrtim pasi nuk plotėson kushtin pėr kompetencėn tė cilėn nuk e ka KQZ, por Kolegji Zgjedhor”, tha Ristani.

Sa i takon pavlefshmėrisė, zoti Ristani tha i ka kaluar afati qė mė 26 maj, tre ditė pasi KQZ shpalli pėr herė tė parė tabelėn pėrmbledhėse pėr Tiranėn.

“Kėrkesa e dytė nuk pėrmbush kushtin pėr afatin ligjor. Nėse kalon afati 3 ditorė, subjektet nuk mund tė kėrkojnė pavlefshmėri. Nuk mund tė kėrkohet pavlefshmėri e zgjedhjeve nėse ėshtė shpallur fituesi”, vijoi kreu KQZ-sė.

Pėrfaqėsuesit ligjorė tė Partisė Socialiste argumentuan se Partia Socialiste ėshtė brenda tė gjitha afateve, sepse vendimi i fundit i KQZ-sė ėshtė vendim i ri.

“Kėrkesa e ankimore e PS-sė ėshtė bazuar nė dispozitat e Kodit Zgjedhor. Ne ndodhemi pėrpara njė tabele tė re dhe rezultati tė ri. Pas miratimit tė njė tabele tė re, nisin afate tė reja ligjore. Ankimimi i PS-sė ėshtė nė afat dhe plotėson tė gjitha kriteret ligjore”, theksoi Gjonēaj, pėrfaqėsuesi ligjor i PS-sė praėn KQZ-sė.

Megjithė debatet e shumta qė zgjatėn pėr mė shumė se 1 orė e gjysmė, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi nė fund me 4 vota pro mosmarrjen nė shqyrtim tė kėrkesės ankimore tė Partisė Socialiste, e cila pritet ta dorėzojė kėtė kėrkesė nė Kolegj.

Partia Socialiste ka 5 ditė afat pėr ta depozituar ankimimin nė Kolegj, kurse Kolegji vetė ka 10 ditė afat nga regjistrimi i kėrkesės, pėr tė dhėnė vendim.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 29-06-11, 11:23   #1361
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Lajme Aktuale....

Greqi, gjendje kaotike nė Athinė

Dhjetėra anarkistė janė perleshur me forcat policore,te cilat kane perdorur nje numer teper te madh te bombave me gaz lotsjelles. Pas konfrontimeve dhe vandalizmave 46 vetė u plagosėn, midis tyre 37 police, ndersa jane kryer 14 arrestime.
Kryeministri Papandreu u ka bere thirrje gjithe deputeteve se nga vota e tyre sot, varet e ardhmja e kombit grek. Edhe udheheqesit e BE-sė i kane bere te qarte Greqise qe ne se nuk aprovojne masat qe permban Plani Afatmesem vendi nuk mund t'i shmanget falimentimit te sigurte.Presidenti i BE-se, Herman Van Rompoi ka deklaruar se ndikimi i votes se deputeteve greke do te ndihet me pas ne mbare boten.

Socialisteve qe zoterojne 155 vende ne parlament, u duhen vetem 151 vota pro, por shume prej deputeteve te partise ne fuqi PASOK-ut kane shprehur pakenaqesi per masat shtrenguese te cilat sipas tyre cojne Greqine dekada pas dhe ulin ndjeshem nivelin e jeteses. Kryeministri Papndreu shpreson ne disa vota te deputeteve te pavarur, ndersa opozita konservatore ka deklaruar se nuk do te aporovoje Planin Afatmesem.

Shefja e sapoemeruar e FMN Kristin Lagarde u ka bere thirrje politikaneve greke qe te gjejne nje konsensus ne keto momente te veshtira per te shpetuar vendin nga falimentimi.

Nese parlamenti aprovon masat financiare Greqia do te marre te dielen kestin e saj te peste te ndihmes prej 12 miliard eurosh, ndersa zyrtaret europiane do te fillojen planifikimin e nje plani te dyte ndihme prej 120 miliard euro per te paguar borxhet e saj deri ne vitin 2014.

Sot ne diten e dyte te greves gjendja ne kryeqyetetin grek eshte kaotike perderisa mijera protestues vazhdojne te mblidhen para parlamentit, ndersa nuk perjashtohen konfrontime te reja.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 29-06-11, 11:26   #1362
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Lajme Aktuale....

Afganistan, 18 tė vdekur nė hotelin "Intercontinental"

Hoteli luksoz "Intercontinental", i cili ndodhet nė Kabul tė Afganistanit, ėshtė transormuar gjatė natės nė njė fushė beteje, mes forcave tė sigurisė dhe talebanėve tė armatosur gjer nė dhėmbė, tė cilėt kishin si objektiv shfarosjen e shtetasve tė huaj.
Beteja u zhvillua pėr mėse 5 orė me njė bilanc prej 18 tė vdekurish, 10 prej tyre civilė dhe 8 terroristė.

Tė paktėn njė prej terroristėve hodhi vetėn nė erė dhe helikoptėret e NATO-s eliminuan tė gjithė snajperat qė ndodheshin nė taracėn e hotelit.

Hoteli ėshtė njė prej vendeve mė tė frekuentuara prej pasanikėve afganė dhe prej shtetasve perėndimore vizitorė nė vend.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 30-06-11, 05:10   #1363
Neferta
 
Anėtarėsuar: 22-06-09
Postime: 1,545
Neferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Lajme Aktuale....

Terroristi nga Kosova

Shtetasi amerikan, qė banonte nė New York, kishte udhėtuar tejoqeanit pėr t’u bashkuar me grupet e lidhura me Al Qaedan dhe pėr tė vrarė trupa amerikane, me qėllim qė tė vdiste si martir pėr fenė e tij islamike, thanė sot prokurorėt federalė nė fillim tė procesit gjyqėsor kundėr Betim Kaziut, 23 vjeēar, me shtetėsi amerikane, e origjinė nga Kosova.Ai ishte arrestuar nė vitin 2009 dhe ishte akuzuar pėr komplot pėr t’u bashkuar me njė grup tė ndėrlidhur me Al Qadedan dhe pėr t’u furnizuar me armatim automatik, pėr t’i vrarė ushtarėt amerikanė, qė shėrbenin nė Afganistan, Irak dhe nė Ballkan.
“Al Qaeda dhe organizatat e tjera tė jashtme terroriste kanė bėrė thirrje pėr t’i marrė armėt” nė dorė”, tha ndihmės prokurori i SHBA-ve, Seth DuCharme, dhe shtoi se “Betim Kaziu iu pėrgjigj kėsaj thirrjeje”.
Por, Henry Steinglass, avokati i tė akuzuarit Kaziu, tha se “dėshmitė do tė tregojnė se ekzistojnė edhe interpretime tė tjera” tė videove dhe tė komunikimeve tė tjera, e kėto do tė jenė “interpretime pėr pafajėsi”.
Kaziu, ish rojtar, akuzohet pėr konspiracion pėr tė kryer vrasje tejoqeanit dhe konsipracion pėr mbėshtetje materiale pėr terroristėt. Nėse shpallet fajtor, ai mund tė dėnohet me burgim tė pėrjetshėm.
Duke i shfrytėzuar informatat nga njė shok i udhėtimit tė Kaziut, autoritetet federale dhe ato tė Nju Jorkut bashkėpunuan me agjentėt nė Kosovė, pėr ta arrestuar Betim Kaziun,

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Neferta : 30-06-11 nė 05:14
Neferta Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 30-06-11, 05:24   #1364

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Neferta : 30-06-11 nė 05:24
Neferta Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 30-06-11, 07:36   #1365
rastesishT
Nothing to declare
 
Avatari i rastesishT
 
Anėtarėsuar: 01-12-05
Vendndodhja: Ne Horizont
Postime: 2,016
rastesishT i pazėvėndėsueshėmrastesishT i pazėvėndėsueshėmrastesishT i pazėvėndėsueshėmrastesishT i pazėvėndėsueshėmrastesishT i pazėvėndėsueshėmrastesishT i pazėvėndėsueshėmrastesishT i pazėvėndėsueshėmrastesishT i pazėvėndėsueshėmrastesishT i pazėvėndėsueshėmrastesishT i pazėvėndėsueshėmrastesishT i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Lajme Aktuale....

Gjermania kthen markat?

Janė shtuar zėrat se Gjermania po kthehet te monedha e saj e vjetėr Marka. Sipas mediave tė huaja, Banka Qendrore Gjermane ka filluar tashmė printimin e bankonotave tė reja (vjetra).

Sipas spekullimeve tė shfaqura nė shtyp, zyrtarėt e Bundesbank, kanė urdhėruar printimin e markave si pjesė e planit B- daljen nga Eurozona- e cila do tė bėnte tė lumtur njė pjese tė mirė tė gjermaneve tė cilet janė gjithnjė e mė shumė skeptikė nė lidhje me tė ardhmen e monedhės sė pėrbashkėt, shkruan gazeta "The Economic Voice"

Njė sondazh i realizuar sė fundmi, 71 % e gjermanėt besojnė se monedha e pėrbashkėt nuk ka tė ardhme, pėrderisa vetėm 19% besojnė tek e ardhmja e sigurt e euros, shkruan gazeta "Frankfurten Allgemeine Zeitung".

Ndėrsa, 68% nuk besojnė nė planin e shpėtimit tė Greqisė

__________________
Fjalė me vlerė, ku tė gjesh merr.
rastesishT Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju

Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 2 (0 Anėtarėt dhe 2 Guests)
 
Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF

Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt

1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 12:23.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.