Anėtarėsuar: 09-02-07
Postime: 13,508
|
Titulli: Mendimet tuaja mbi poetin Xhelal Ferizi- pseudonimin lirik?
Njėri nga trimat mė tė njohur tė kohės dhe luftėtarėt mė tė mėdhenj tė vendit, qė do tė hynte si hero nė historinė e qėndresės kombėtare shqiptare, padyshim ishte Azem Bejtė Galica i cili edhe pse i ri do ti udhėhiqte luftimet e zhvilluara qė nė pranverėn e vitit 1913, nė fshatin Mikushnicė, ku do tė vritej vėllai i Shotė Galicės, Dan Radisheva (Ramadani) dhe do tė kapej rob edhe Azemi, pėr tu internuar nė kampin e tmerrshėm tė Runikut, tė formuar nga Serbia pėr mundimin dhe keqtrajtimin deri nė vdekje tė shqiptarėve.
Por, pas shumė torturave mbytjeve dhe tmerreve qė pėrjetonin tė burgosurit shqiptar aty, familjarėt do tė sulmonin kampin, pėr lirimin e bijve tė tyre tė cilėt vdisnin nėn torturat ēnjerėzore tė pushtuesve serb. Ndaj ushtria dhe xhandarmėria serbe nė shenjė hakmarrje, do ti rreshtonte tė gjithė tė burgosurit shqiptar tė kėtij kampi pėr ti pushkatuar, me ē`rast Azem Bejta, pėrmes plumbave tė togės sė pushkatimit, i plagosur lehtė kishte mundur tė arratisej.
Por, sipas shėnimeve tė studiuesit Bedri Tahiri, nė librin "Azem Bejtė Galica"pas ikjes nga kampi, ai do tė hetohej, plagosej dhe kapej prapė nga xhandarmėria serbe nė Malet e Drenicės. (Prof. Bedri Tahiri, libri " Azem Bejtė Galica" 1995 Shkėndija Prishtinė)
Pas arrestimit, xhandarmėria serbe do ti merrte edhe dy vėllezėrit e mėdhenj tė tij nga shtėpia, dhe nė vitin 1913, nga frika e arratisjes sė sėrishme, qė tė tre do ti dėrgonte nė Pozharevc nė burgun me sigurinė mė tė lartė dhe mė tė rėndin e kohės, nė Serbi.
Pas dy vjetėsh vuajtje e torturimi, trupi i Azem Galicės dhe vėllezėrve tė tij ishin regjur e kalitur sa qė duronin ēdo lloj dhembje e mundimi, por jo edhe poshtėrimin qė u bėhej atyre nga Serbia. Ndaj mė 1915, ata mezi kishin pritur pranverėn e atij viti, pėr tė dėshmuar edhe njėherė zgjuarsinė e luftėtarėve kryengritės dhe trimėrinė e heroit kombėtar, si Azem Galica, i cili kishte arritur qė nė njė mbrėmje tė asaj pranvere ti dorėzonte rojet serbe, ti hapte dyert e burgut tė Pozharevcit, dhe bashkė me vėllezėrit, tė armatosur me armėt e grabitura nga rojet e burgut, ti vrisnin edhe disa nga xhandarėt serb qė do tu viheshin atyre nė ndjekje, ani pse nuk gjendeshin nė Kosovė, ata luftonin trimėrisht edhe nė mes tė Serbisė.
Pra, pas arratisjes nga Burgu i Pozharevcit, dhe njė udhėtimi tė mundimshėm i cili do tė zgjaste pėr disa ditė e net me radhė, tė ndjekur hap pas hapi nga flakėt e pushkėve dhe pritave e rrethimeve tė pa ditura gjithandej tokave tė panjohura tė Serbisė edhe pse shpesh herė ranė nėn rrethime tė hekurta atyre ditėve e netėve tė errėta e tė vėshtira duke u pėrndjekur kėmba-kėmbės derisa arritėn nė atdheun e tyre Kosovėn e pushtuar dhe vendlindjen djegur.
Ata nga njė udhėtim i pabesueshėm, do tė mbėrrinin si engjėjt e bardhė tė lirisė nė Drenicėn e mjegulluar nga tymi e flaka e vėnė nė ēdo anė nga pushtuesit serb, duke kaluar njė rrugėtim "mitologjik", pėr ditė e netė tė gjata e tė errėta pa ujė e ushqim, pa mundur ti ndalonte askush nga banorėt serb tė cilėt i kishte thirr shteti nė ndihmė as ndjekja e pa reshtur nga xhandar e ushtar, pėr tė kaluar faqebardhė qindra kilometra largėsi, fushave dhe maleve tė Serbisė.
Pėr herė tė parė, gjatė gjithė kohės sa do tė zgjaste pushtimi serb i trojeve tona, vetėm Azem Bejta me vėllezėrit e tij, mundėn tė arratiseshin nga burgjet e largėta nė thellėsi tė Serbisė e tė arrinin gjallė dhe shėndosh e mirė nė Kosovėn e tyre tė pushtuar, megjithėse edhe aty nuk i priste asnjė parajsė me lule, por njė luftė e rreptė pėr mbijetesė dhe liri, jo vetėm pėr vete dhe familjen por pėr tė gjithė bashkėkombėsit nėn robėri.
Ndaj Azem Bejta edhe pse i ri, ai do tė pritej me shpresa tė mėdha nga tė gjithė shqiptarėt tė cilėt ėndėrr kishin ēlirimin e vendit dhe bashkimin me Shqipėrinė, pėr ēka edhe do tė luftonin me nderė e trimėri deri me rėnien e tyre nė altarin e lirisė.
Ndaj, shumė fshatra dhe vendbanime shqiptare do ti bashkoheshin kryengritjes me vetorganizim, udhėheqės i tė cilave, pas njė kohe jo tė gjatė do tė emėrohej trimi Azem Bejtė Galica.
Ai qysh nė vitin 1912, do tė konfrontohej me serbėt si 23 vjeēar pėr tė mos pushuar asnjėherė deri nė vdekjen e hershme tė tij si hero, kur ishte vetėm nė moshėn 35 vjeēare, duke mbetur pėrherė njė prijės i paepur dhe gjithmonė nė konfrontim tė hapur me Serbinė, kundėr sė cilės nuk e ndaloi asnjėherė pushkėn ēlirimtare, deri nė ēastet rėnies sė tij heroike nė luftė pėr liri kombėtare, ēlirimin e trojeve tė okupuara nga pushtuesi sllav dhe bashkimin e tyre me shtetin amė Shqipėrinė.
Azem Bejta ishte dhe mbeti ndėr luftėtarėt mė tė mėdhenj dhe trimat mė tė dalluar qė pati vendi nė ato vite tė rėnda kur populli ynė mezi mbijetonte nėn okupim, i cili me heroizmat e tij, jo vetėm se do tė bėhej shembull pėr trimėri por do tė shndėrrohej edhe nė njė burrėshtetas si dhe arkitekt tė shtet-ndėrtimit nė kohėt mė tė vėshtira qė pėrjetonin shqiptarėt nėn okupimin sllav.
Qysh nė moshėn 31 vjeēare, Azemi si rrallė ndonjė luftėtar tjetėr, do tė hynte ballėhapur dhe krenar nė histori, duke arritur i pari tė krijonte nė zemrėn e Kosovės sė pushtuar dhe Drenicėn heroike, shtetin e tij tė lirė, qė atėbotė do tė pagėzohej me emrin e ndritur "Arbėria e Vogėl", pėr tu njohur dhe shėnuar pėrjetė me germa tė arta nė historinė e kombit tonė, njė pjesė e tė cilit, pėr fat tė keq edhe sot vuan, ngase pėrkundėr pėrpjekjeve tė pareshtura, ende mbetet i ndarė dhe nėn pushtim.
Pra, Azem Bejta, pas disa vitesh kryengritjeje, shumė betejave tė zhvilluara dhe luftimeve tė vazhdueshme e tė pa ndalura kundėr ushtrisė dhe xhandarmėrisė pushtuese serbo-sllave, me vendosmėrinė dhe heroizmin e treguar nga ai dhe luftėtarėt sypatrembur shqiptar, detyruan pėrfaqėsuesit shtetėror e ushtarak tė pushtuesit serb qė nė qershor tė vitit 1920, nė emėr tė ashtuquajturave "zona tė lira" siē quheshin atėkohė oazat e ēliruara nė brendi tė trojeve shqiptare nėn okupimin sllav, tė pranonin krijimin e njė "shteti tė pavarur" shqiptar nė mes tė Drenicės.
Ky ishte shtet i parė i kėtij lloj nė rajon e mė gjerė qė atėbotė do ti epej njė emėr i njohur i cili nga shqiptarėt kujtohet edhe sot me nderim dhe ruhet pėrherė me nostalgji, duke hyrė pėrgjithmonė nė analet e historisė sonė kombėtare, si shteti i quajtur, "Arbėria e Vogėl".
Pėrveē Zonės Neutrale tė Junikut e cila do tė pėrfshinte Junikun me disa vendbanime, shteti i sapokrijuar shqiptar nė Drenicėn heroike, me Komunėn e atėhershme tė Prekazit historik, si qendėr tė tij, do tė shtrihej edhe nė 10 fshatra pėrreth, tė cilat pėrbėnin "tėrėsinė e pėrcaktuar gjeografike" tė tij dhe ishin brenda kufijve tė territorit tė njohur si shtet.
Madje, shteti i Arbėrisė, kishte edhe forcat e armatosura tė tij i cili pėr ushtri pati luftėtarėt e zgjedhur shqiptar, tė ēetės sė Azem Galicės, trupat e tė cilėve u kthyen nė mburojė tė pakalueshme ndaj ndėrhyrjeve tė ushtrisė dhe xhandarmėrisė pushtuese sllave nė territorin e lirė, edhe pse ajo ishte e rrethuar nė tė gjitha anėt nga forcat armike serbe, tė cilat si hienat e uritura pėr gjak njeriu, prisnin padurim- momentin e pėrshtatshėm pėr ta gllabėruar Shtetin e Arbėrisė.
Nė kohėn sa zgjatėn kėto ngjarje historike, Azem Bejta do tė formonte edhe njė Qeveri tė pavarur vendore e cila do ti sundonte e administronte territoret e ēliruara sipas ligjeve dhe tė drejtave shqiptare, duke ndaluar ēfarėdo pėrzierje dhe ndėrhyrje tė Serbisė nga jashtė, nė shtetin e pavarur tė Arbėrisė.
Madje, megjithėse luftimet nė mes luftėtarėve tė Azem Galicės dhe Serbisė si pushtuese e trojeve tona shekullore, nuk do tė pushonin asnjėherė edhe pas marrėveshjes pėr krijimin e "Zonave tė lira nė Kosovė", shteti i vogėl shqiptar i Arbėrisė, rezistoi fort dhe qėndroi trimėrisht i lirė e i pa epur, duke mos u dorėzuar asnjėherė, para asnjė sulmi sado tė rėndė, beteje apo vėshtirėsie ēfarėdo qoftė ajo, pėr 4 vite me radhė, qė nga qershori i vitit 1920, e deri nė korrikun e vitit 1924, kur do tė pėrmbyllej historia e tij.
Nė atė muaj, forca tė shumta serbe tė ardhur nga Shkupi dhe Serbia, me armatime tė rėnda lufte dhe topa artilerie mė modern tė kohės, do tė sulmonin befasisht Arbėrinė, me ē`rast do tė plagosej rėndė dhe binte heroikisht edhe prijėsi e krijuesi i sajė heroik-Azem Bejtė Galica me shumė bashkėluftėtar nė mbrojtje tė shtetit dhe lirisė sė Arbėrisė, duke u shuar kėshtu, pas 4 vitesh lufte e qėndrese heroike pėr jetė a vdekje edhe "Arbėria e Vogėl" si shtet.
Bashkėluftėtarėt e mbetur bashkė me Shote Galicėn, trupin e pajetė tė tij, do ta varrosnin nė njė vend tė panjohur pėr armikun, kurse luftėn edhe pėr disa vite do ta udhėhiqte, bashkėshortja dhe bashkėluftėtarja e tij, Shote Galica e cila deri nė vdekjen e saj nė moshė tė re, nuk ju nda asnjėherė luftės, me bashkėluftėtarėt e mbetur tė lirisė.
Por me gjithė rėnien e tij dhe tė shumicės sė bashkėluftėtarėve tė lirisė, lufta e nisur nga Azem Bejtė Galica, me gjithė rėniet dhe ngritjet e intensitetit, si dhe ndryshimet nė formė dhe dimensionet e veprimit, ajo nuk do tė ndalej kurrė nga shqiptarėt, deri nė ēlirimin e pėrhershėm tė Kosovės dhe arritjen e pavarėsisė sė saj nga pushtuesit serb.
|