Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Politika & Shtypi > Arena Ndėrkombėtare
Emri
Fjalėkalimi
Arena Ndėrkombėtare Ngjarjet mė tė reja nga skena politike ndėrkombėtare. Analiza, komente, materiale nga shtypi boteror. Ngjarje historike e kulturore ndėrkombėtare. Superfuqitė, Aleancat, Luftrat, Traktatet e paqes etj.



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 19-09-11, 09:55   #1471
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Lajme Aktuale....

Greqia gėnjeshtare






Nga Express mė 17 shtator 2011 nė ora 14:30
Nė njė lajm, qė tashmė nuk habit mė askėnd, tė gazetės greke Eleftherotypia, raportohet se sipas njė pjesėtari tė autoriteteve greke tė statistikave, Greqia artificialisht ka ndryshuar shifrat mbi deficitin e saj nė 15.4 pėr qind nė vitin 2009, pėr tė marrė ndihmė nga Bashkimi Evropian dhe Fondi Monetar Ndėrkombėtar.

Pėr profesor Zoe Georgantas, “deficiti u inflacionua artificialisht nė vitin 2009, pėr tė treguar se vendi kishte deficitin mė tė madh nė Evropė, duke pėrfshirė kėtu edhe atė tė Irlandės qė ishte 14 pėr qind, pėr tė justifikuar gjithė shkurtimet e ndėrmarra nė vend”.

Me sa ėshtė kuptuar nuk do tė ishte njė befasi nėse zbulohet se edhe deficiti i Italisė, si ai i Greqisė, tė jetė i manipuluar.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 19-09-11, 11:01   #1472
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Lajme Aktuale....

Masakėr ndaj protestuesve nė Jemen






Nga Express mė 19 shtator 2011 nė ora 11:27
Raportohet se sė paku 26 vetė janė vrarė dhe shumė tė tjerė janė plagosur nė kryeqytetin e Jemenit, Sana, kur forcat e sigurisė kanė hapur zjarr ndaj protestuesve, tė cilėt kėrkonin largimin presidentit Ali Abdullah Saleh.

Presidenti Saleh, i cili po shėrohet nė Arabinė Saudite, nga pėrpjekja pėr ta vrarė nė muajin qershor, e ka udhėhequr Jemenin pėr mė se 30 vjet.

Ai po e mban pushtetin, pėrkundėr presionit ndėrkombėtar pėr tėrheqje dhe protestave tetėmuajshe, tė cilat praktikisht e kanė paralizuar kėtė shtet tė varfėr.

Nė protestat qė shpėrthyen muaj mė parė nė Jemen, forcat e sigurisė deri mė tani kanė vrarė mijėra protestues.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 19-09-11, 19:13   #1473
Hajra
Guest
 
Postime: n/a
Gabim Titulli: Lajme Aktuale....

Serbia po pėrgatitet pėr luftė nė tetor

Kėshilli i Helsinkit pėr tė drejtat e njeriut nė Beograd jep alarmin. Serbia po pėrgatit rezervistėt e saj pėr luftė me Kosovėn nė tetor.

E hėne 19 Shtator 2011 14:31
Kjo organizatė ka marrė letrėn e njė mashkulli qė para disa ditėsh e ka marrė njė ftesė nga Ministria e Mbrojtjes sė Serbisė qė tė jetė nė gatishmėri pėr gjendje luftė mė 5 tetor 2011.
“Ky person nėpėrmjet hetimeve nė interent, por edhe nėpėrmjet kontakteve tė tij, ka ardhė deri tek njohuria se po bėhet fjalė pėr formimin ose ribėrjen e njėsive ushtarake rezervistė ne Pozharevc, nė rast lufte”, ka thėnė Sonja Biserko, drejtoreshė e Kėshillit tė Helsinkit.
Ky person, emri i tė cilit ėshtė i njohur pėr OJQ-nė ka refuzuar tė luftojė dhe tani ka frikė se mund tė dėnohet me burg pėr mosgatishmėrinė e tij pėr tė luftuar. Ai ka thėnė se do tė ankohet edhe nė organe tė tjera.
Ministria e Mborjtjes e Serbisė nuk ėshtė pėrgjigjur nė interesimin e gazetarėve pėr tė treguar nėse po bėhet gati pėr luftė. /indeksonline/
  Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 19-09-11, 19:36   #1474
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Lajme Aktuale....

Vetevritet 12 vjecarja per t’i dhuruar organet familjes






INDI - Nje 12 vjecare i dha fund jetes ne tentativen per t’i dhuruar organet babait dhe vellait te saj. Por fatkeqesisht trupi i saj u dogj para se te zbulohej letra e vetevrasjes me deshirat e saj te fundit.

Vajza e vogel kishte arritur ne konkluzion se vetevrasja ishte e vetmja menyre per te ndihmuar familjen e saj te varfer. Familja nuk mundej te perballonte shpenzimet e nje syri per babane per ti shpetuar shikimin dhe nje veshke per vellane qe ti shpetonte jeten.

Mumpy Sarkar vrau veten ne date 27 qershor, por akti i saj nuk mundi ta ndihmonte familjen duke qene se letra u zbulua teper vone.

Sipas letres vajza i kishte kerkuar edhe motres te bashkohej me te ne planin e vetevrasjes, por ajo i kishte qeshur ne fytyre dhe ishte nisur per ne shkolle. Me pas ajo piu nje pesticid dhe i dha fund jetes, me shpresen se vdekja e saj do te sherbente per te ndihmuar familjen fatkeqe.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 19-09-11, 21:23   #1475
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Lajme Aktuale....

Harrohet historia shqiptare





Edhe kėtė vit disa nga datat dhe ngjarjet mė emblematike tė historisė shqiptare, janė harruar. Pa njė kalendar historik dhe me neglizhenca si nė formėn e organizimit, ashtu edhe tė shėnimit.

Ēfarė duhet qė tė festohet vitin e ardhshėm? Janė data tė tilla, si 100 vjetori i ēlirimit tė Shkupit, 100 vjetori i bandės "Zana e maleve", themeluar nga Kol Bojaxhiu, 14 tetori - "Kuvendi i Shkupit", e tė tjera. Nuk dihet se cila prej tyre do tė vendoset nė listėn e Komisionit tė Kulturės, shkruan Koha.

Kujtesa historike e shqiptarėve qė kulmon nė ngjarje, momente dhe emra personalitetesh emblematik, nuk ėshtė sistemuar ende s′i duhet.

Kėsaj i shtohet apatia institucionale dhe shpėrfillja financiare nga shteti, pėrkatėsisht propozimet qė duhet tė dėrgohen nga komunat apo katedrat e universiteteve shqiptare janė ta rralla, ndėrsa edhe ato qė miratohen nga Komisioni parlamentar i Kulturės, nuk pėrfitojnė ndonjė buxhet me tė cilin mund tė shėnohen nė njė formė dinjitoze.

Historianėt ankohen, shumė-shumė ēka arrijnė tė organizojnė nuk del jashtė suazave tė shėnimeve periferike e lokale, ndėrsa pėr ato aktivitete qė realizohen nėn kujdesin e shtetit, kanė rezerva.

Jo vetėm sa i pėrket formės sė realizmit, por edhe projekteve qė u pėrpiluan nė funksion tė tyre. Po ashtu, edhe shumė data tė tjera, si "Alfabeti", "Flamuri" e tė tjera mė shumė i kanė ngjarė aktiviteteve lokale, sesa nacionale. Njė tjetėr karakteristikė ėshtė se si pėrzgjedhja e kėtyre datave, po ashtu si edhe skenari i organizimit tė tyre, kalojnė nėn llupė, duke reduktuar elementet e tyre pak si shumė shqiptare apo duke amortizuar karakterin nacionalist.

Nė Shoqatėn e Historianėve Shqiptarė thonė se shėnimi i datave asnjėherė nuk ka qenė i organizuar ashtu si duhet. Me buxhetin e shtetit, nga i cili rėndom nuk kursehen tė hollat pėr aktivitete tė kėsaj natyre, shqiptarėt pėrfitojnė shuma mė simbolike e pėr rrjedhojė, edhe aktivitete sa pėr tė thėnė. Por mungesėn e kėtij kalendari shėnimesh mė shumė sesa te shteti, qėndron edhe te vetė shqiptarėt.

Kreu i SHHSHM-sė, Skėnder Hasani, pohon se neglizhencat fillojnė te vetė institucionet qė drejtohen nga shqiptarėt, tė cilėt nuk janė tė interesuar qė tė ēojnė lista me data pėr tu miratuar.

"E s′i mund tė pretendojmė pėr tu miratuar datat kur institucionet, ato qė duhen tė merren me kėtė punė, nuk e bėjnė, pėr shembull, as komunat dhe as universitetet nuk e bėjnė njė gjė tė tillė, disa i dėrgojnė nė momentet e fundit. Problemi ėshtė se edhe kur Komisioni miraton shėnime tė tilla, buxheti qė ndahet pėr datat shqiptare ėshtė i vogėl, kėshtu qė edhe ato janė tė destinuar tė dėshtojnė ose tė mos organizohen siē duhet", thotė Hasani.

Nė Komisionin e Kulturės janė nė fazėn e mbledhjes sė propozimeve. Anėtari Behixhudin Shehapi apelon qė shqiptarėt tė pėrfitojnė nga kjo periudhė.
"I bėj thirrje institucioneve tė ndryshme, si komuna, universiteteve dhe Institutit qė tė merren me kėtė problematikė, tė aplikojnė me projekte pėr shėnimin e datave, kėtė vit kemi shumė tė tilla pėr tė shėnuar", thotė Shehapi.

Nuk dihet se cili do tė jetė qėndrimi qė do tė mbajė Komisioni parlamentar i Kulturės kėtė vit. Pėrzgjedhjet e datave dhe buxheti i ndarė pėr to gjithnjė ka qenė objekt polemikash mes anėtarėve tė kėtij Komisioni, tė cilėt kanė akuzuar se shqiptarėt marrin shumė mė pak nga ajo qė i takon tė marrin nga arka e shtetit pėr tė shėnuar datat e tyre historike.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 20-09-11, 10:42   #1476
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Lajme Aktuale....

Ish-xhihadistėt ndėrrojnė anėt


Abdel Hakim Belhaj, komandanti i ri ushtarak i Tripolit, tani e konsideron veten si njė aleat tė NATO-s dhe tė perėndimorėve dhe nuk i ndal lėvdatat pėr Francėn. Mirėpo, lidhjet e tij tė sė kaluarės me xhihadin ndėrkombėtar dhe ato reale apo tė supozuara me Al-Qaedan, tashmė janė fundosur, qėkur islamikėt u vunė nė krye tė revolucionit libian.






Nga Express mė 20 shtator 2011 nė ora 08:46
Revolucionet, nganjėherė, prodhojnė afrime tė ēuditshme. Ish-xhihadist nė Afganistan, militant islamik i ndjekur nga policia libiane, i kėrkuar, i arrestuar dhe pa dyshim i torturuar nga CIA para se t’i dorėzohej Gaddafit, Abdel Hakim Belhaj, komandanti i ri ushtarak i Tripolit, tani e konsideron veten si njė aleat tė NATO-s dhe tė perėndimorėve dhe nuk i ndal lėvdatat pėr Francėn.

Mirėpo, lidhjet e tij tė sė kaluarės me xhihadin ndėrkombėtar dhe ato reale apo tė supozuara me Al-Qaedan, tashmė janė fundosur, qėkur islamikėt u vunė nė krye tė revolucionit libian.

Shtabi i pėrgjithshėm i tij ėshtė vendosur nė aeroportin e Mitigas, nė lindje tė Tripolit, ish-baza ajrore amerikane deri nė vitin 1970, me kishat e saj tė parafabrikuara dhe kasollet e rrethuara nga barishte tė larta.

Me mjekėr tė shkurtė, i veshur me uniformė, me zė tė ulėt, por qė flet shpejt, 45-vjeēari Belhaj e nis bisedėn me deklaratėn e myslimanit: “Nė emėr tė Allahut, Mėshiruesit, Mėshirėbėrėsit”.

Por, edhe pse nuk e mohon karrierėn e tij si militant xhihadi, ai mbrohet duke thėnė se kurrė nuk ka qenė anėtar i Al-Qaedas. “Kam marrė pjesė nė xhihad kundėr sovjetikėve nė Afganistan, ndėrmjet viteve 1988 dhe 1992, prandaj edhe jam gjetur nė tė njėjtin vend dhe nė tė njėjtėn kohė me Al-Qaedan. Por, kurrė nuk kam qenė anėtar i Al-Qaedas, as nuk kam pasur lidhje me kėtė organizatė. Njerėzit i kanė pėrzier gjėrat”, thotė ai.

Nė kohėn kur vullnetarė nga mbarė bota arabe dyndeshin drejt Afganistanit, Belhaj kishte themeluar njė grup xhihadistėsh libianė tė quajtur “Grupi luftarak islamik”. “Ne ishim nė Afganistan pėr tė luftuar pėrkrah popullit afgan kundėr sovjetikėve, sikur bėnin nė atė kohė shumė vende tė tjera, nė mesin e tyre Franca dhe Shtetet e Bashkuara. Ne ishim nė anėn perėndimore”, shpjegon ai.

Pas kthimit nė Libi, Belhaj dhe xhihadistėt e tij kthejnė armėt kundėr regjimit tė Gaddafit. Ata do tė ndiqen pamėshirshėm nga gjenerali Abdel Fattah Younes, i cili nė pranverėn e vitit 2011 iu bashkua revolucionit libian, ku do tė jetė udhėheqės ushtarak pak efikas, para se tė vritet mė 28 korrik nė Bengazi, nė rrethana shumė tė turbullta. Kjo vrasje flitet tė jetė njė hakmarrje e islamikėve.

“Ne nuk ishim tė lidhur me xhihadin islamik, ne vetėm luftonim nė Libi kundėr diktaturės sė Gaddafit”, thotė ai. Mirėpo, CIA nuk lėshohet nė hollėsi. Pėrfundimisht, Belhaj arrestohet nė vitin 2004 nė aeroportin e Kuala Lumpurit, pastaj nga autoritetet malajziane i dorėzohet amerikanėve. Nėpėrmjet njėrit prej fluturimeve klandestine tė CIA-s ai transferohet drejt Tajlandės, ku thotė se ėshtė torturuar nga dy agjentė amerikanė.

Nė kėtė kohė, regjimi i Gaddafit punonte ngushtė me perėndimorėt nė luftėn antiterroriste dhe Belhaj mė pas u dorėzohet autoriteteve libiane. I dėrguar nė burgun famėkeq tė Abu Salemit, nė periferi tė Tripolit, ai mbahet aty pėr gjashtė vjet, shumicėn e kohės nė izolim tė plotė.

Megjithatė, nga aty ai del mė 2010, nė saje tė politikės sė shpirtmadhėsisė tė inspiruar nga Seif al-Islam, i biri i Gaddafit. Islamikė tė burgosur janė amnistuar nė shkėmbim tė heqjes dorė nga aktivitetet e tyre tė xhihadit kundėr regjimit. Njėri prej negociatorėve tė kėsaj marrėveshjeje ėshtė Mustafa Abdelxhalil, nė atė kohė ministėr i Drejtėsisė i Gaddafit, e i cili qė prej atėherė ėshtė bėrė kryetar i Kėshillit Kombėtar tė Tranzicionit.
Mirėpo, Belhaj e prish premtimin porsa shpėrthen kryengritja popullore libiane nė shkurt tė vitit 2011 dhe ai i bashkohet radhėve tė kryengritjes. Nė kuadėr tė njė revolucioni, i cili shumė shpejtė shndėrrohet nė luftė tė armatosur, islamikėt, nė mesin e tyre edhe Belhaj, janė tė fuqishėm pėr shkak tė pėrvojės ushtarake, tė cilėn pėrgjithėsisht nuk e kishin revolucionarėt libianė.

Kėsaj here nė kampin e mbėshtetur nga Perėndimi, Belhaj dhe njerėzit e tij i bashkohen ēetės sė Jebel Nefuzit dhe marrin pjesė nė vijėn e parė tė operacionit, i cili rezultoi me marrjen e Tripolit nė fund tė muajit gusht. Ish-xhihadisti u bė njė aleat i deklaruar i perėndimorėve.

“Nė Doha kam takuar shumė zyrtarė tė NATO-s”, tregon Abdel Hakim Belhaj, nė mesin e tyre edhe njė gjeneral francez tė rangut tė lartė. “Biseda ka qenė shumė e pėrzemėrt. E kam falėnderuar pėr ndihmėn e ofruar nga Franca. Presidenti Sarkozy ka marrė njė vendim shumė tė guximshėm duke mbėshtetur popullin libian dhe duke mbrojtur popullatėn civile. Ėshtė Franca ajo qė ka penguar masakrėn nė Bengazi. Ne kemi diskutuar edhe pėr bashkėpunimin e ardhshėm ndėrmjet Libisė dhe Evropės pėr ta ruajtur sigurinė dhe paqen nė Afrikėn Veriore”, thotė Belhaj.

A ka ndryshuar me tė vėrtetė ish-xhihadisti? Asgjė nuk ėshtė e pamundur, duke qenė se as bota islamike nuk ėshtė mė e pandryshueshme se tė tjerėt, por ndryshimi i tij mund tė jetė pėr arsye taktike.

Pėr mė tepėr, e drejtuar nga njė aleancė islamistėsh dhe liberalėsh, ish-zyrtarėsh tė regjimit tė Gaddafit dhe kundėrshtarėsh historikė, revolucioni libian ishte i suksesshėm falė kėtyre rrymave tė ndryshme, me gjithė pėrpjekjet e Gaddafit pėr tė futur pėrēarje dhe qė pėrmes propagandės t’i bėjė “bashkė” rebelėt me Al-Qaedan.

Edhe pse ka rivalitete ndėrmjet pėrbėrėsve tė ndryshėm tė rebelimit, bashkimi i tyre deri mė tani ėshtė pa asnjė tė metė. Belhaj pohon se personalisht ende nuk ka menduar pėr ndonjė karrierė politike. “Ka ende shumė punė pėr t’u bėrė nė planin ushtarak”, thekson ai. “Prandaj ėshtė ende herėt tė mendoj pėr tė ardhmen”.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 21-09-11, 12:42   #1477
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Lajme Aktuale....

Protesta nė Preshevė kundėr diskriminimit






Nė qytetin e Preshevės tė mėrkurėn u organizua marshi gjithė popullor me moton “Stop diskriminimit” ndaj shqiptarėve tė Luginės sė Preshevės.
Organizatorė tė protestės ishte i gjithė spektri politik shqiptar nė bashkėpunim mė Organizatėn e veteranėve te luftės dhe Kėshillin pėr tė Drejtat e Njeriut nė Preshevė.

“Duam punė”, “Duam hapjen e kufirit”, “Stop xhandarmerisė serbe, “Zhvillim jo diskriminim” ishin sloganet qė pėrcollėn kėtė protestė, deri sa ato qė kishin pėrgatitur nga aktivistėt e Kėshillit pėr tė drejtat e njeriut dhe Nismės sė tė rinjve pėr tė drejtat e njeriut-e quanin ministrin e Pushtetit lokal serb, Milan Markovic si njeri tė rrezikshėm “.Warning Markovic is Here”.

Pankartat u vendosėn nė Zyrat e Trupit Koordinues nė Preshevė.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 22-09-11, 14:10   #1478
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Thumbs down Plazhi i burkės

Shqipėria me njė plazh vetėm pėr ato femra me perēe







Nga Express mė 22 shtator 2011 nė ora 11:15
Siē raporton televizioni Al Arabiya, duke iu referuar njė reportazhi tė AFP, nė Spille tė Kavajės, ka njė plazh tė quajtur ‘plazhi i burkės”, ku lahen femrat myslimane. Ai ėshtė i vetmi nė gjithė bregdetin shqiptar. Sipas AFP, tani pas mbarimit tė Ramazanit, plazhi ėshtė populluar pėr shkak se temperaturat janė ende tė larta. Plazhi ėshtė pak larg dhe duhet tė ecėsh nė kėmbė pėr tė mbėrritur aty.

Ermir Gjinushi thotė pėr AFP se duhet tė ketė mė shumė plazhe vetėm pėr femra pėr gratė e devotshme myslimane, tė ndarė nga meshkujt. Njė nga gratė qė lahen aty thotė se Islami nuk e ndalon qė femrat tė lahen, por duhen mbuluar nė mėnyrė qė tė mbrohen nga shikimet e tė tjerėve.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 22-09-11, 15:00   #1479
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Talking Titulli: Lajme Aktuale....

Itali, shqiptarėt vodhėn njė fshat tė tėrė






Policia italiane ka arrestuar dy shqiptarė tė cilėt vidhnin vilat dhe shtėpitė nė Itali. Personat nė fjalė kanė vjedhur dy makina muajin e kaluar, pėr tė kaluar nė vjedhjen e ēdo pajisjeve deri nė qindarkat mė tė vogla, ndėrsa mbrėmė kanė vjedhur pothuajse njė fshat tė tėrė.

Nė grabitjen e djeshme ata kanė arritur tė vjedhin edhe atė qė ishte gatuar nė kuzhinat e shtėpive duke marrė peshk tė gatuar dhe djathė, e mė pas bizhuteri, sende me vlerė dhe objekte tė ndryshme qė kanė gjetur nė shtėpi, madje edhe dy xhaketa.

Njė fshat i tėrė i quajtur Roviasca, i cili karakterizohej nga qetėsia dhe gjelbėrimi, u vu mbrėmė nėn shėnjestrėn e sulmit tė 26 vjeēarit Endrit Demushi dhe 28 vjeēarit Shkėlqim Brasha, punėtorė nė tė zezė nė ndėrtim, por qė aktualisht ishin tė papunė.

Banorėt e zonės kanė pikasur hajdutėt dhe kanė njoftuar karabinierėt, kur kėta tė fundit janė arrestuar nė flagrancė teksa po zbrisnin me motor nga Roviasca.

Nė mes tė natės shumė nga banorėt janė zgjuar nga thyerja e bravave tė dyerve prej tyre. /albeu.com/
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 24-09-11, 11:15   #1480
Guri i madh
Kafir Arrnaut
 
Avatari i Guri i madh
 
Anėtarėsuar: 28-08-05
Vendndodhja: nė klysyr
Postime: 14,638
Guri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėm
Dėrgo mesazh me anė tė  AIM tek Guri i madh
Gabim Titulli: Lajme Aktuale....

Deputeti Kelmendi shfrytėzon “rastin”




Kompania “Elkos”, pronė e deputetit tė Aleancės pėr Ardhmėrinė e Kosovės (AAK), Ramiz Kelmendi, ka filluar menjėherė importin e produkteve ushqimore nga Serbia nė ditėn e parė tė heqjes sė masave tė reciprocitetit.
Derisa kjo masė u hoq mė 16 shtator, vetėm tri ditė mė pas kompania “Elkos” e deputetit Kelmendi importoi 4 ngarkesa me detergjent e konditorė, ku pėrfshihen prodhimet e korporatės serbe “Bambi” nė vlerė mbi 82 mijė euro.
Sipas tė dhėnave tė importit tė Doganave tė Kosovės qė nga data e heqjes sė masave tė reciprocitetit, dokument tė cilin e ka siguruar “Zėri”, kompania e deputetit Kelmendi ka importuar nė Kosovė nga Republika e Serbisė afro 370 mijė euro.
Kelmendi nuk mohon kėtė fakt edhe pse qėkur pati filluar reciprociteti me Serbinė e Bosnjėn pati deklaruar se ka bėrė zgjidhje pėr zėvendėsimin e importeve. Ai arsyetohet se nėpėrmjet Serbisė ka tė kontraktuara edhe importe tė kompanive ndėrkombėtare, tė cilat, sipas tij, i kanė pėrcjellė zhvillimet nė Kosovė dhe menjėherė pas heqjes sė masave tė reciprocitetit kanė kėrkuar qė tė pėrmbushen kontratat qė ishin lidhur mė herėt me to.
Megjithėse ėshtė pronar i kompanisė “Elkos”, tash thotė se nuk mund tė flasė nė detaje pėr kėtė kompani. “Pas marrjes sė detyrės sė deputetit mė nuk menaxhoj drejtpėrsėdrejti kėtė kompani dhe nuk di detaje nga punėt e pėrditshme tė saj. Nuk e di edhe sa ėshtė vlera e mallrave tė “Elkos-it” tė kontraktuara nė Serbinė“, ka thėnė deputeti Kelmendi pėr “Zėrin”.
Pėr mosarritjen e zėvendėsimit komplet tė produkteve serbe me ato evropiane biznesmeni dhe deputeti i AAK-sė fajėson Qeverinė.
“Masat e reciprocitetit ėshtė dashur tė zgjasin mė shumė. Kjo do tė ndihmonte edhe bizneset importues qė tė krijojnė lidhje pėr importe nga vendet evropiane, bizneset prodhuese vendore qė tė forcohen, dhe mbi tė gjitha, do tė mėsonte konsumatorėt qė tė mos pėrdorin produktet serbe. Megjithėse ishte kohė e shkurtėr, mund tė them qė Serbia tashmė ka humbur njė pjesė tė konsiderueshme tė tregut nė Kosovė”, thotė Kelmendi.
Ai ka thėnė qė pėrkrah idenė qė masat e reciprocitetit me Serbinė tė hyjnė pėrsėri nė fuqi, me arsyetimin qė ky shtet nuk po i lejon mallrat kosovare tė shiten atje.
Ndryshe, nė dokumentin qė ka siguruar ‘Zėri” pėr mallrat dhe importuesit e tyre, qė hyjnė menjėherė pas heqjes sė masave tė reciprocitetit me Serbinė, pėr mė pak se njė javė vlera e importeve ėshtė miliona euro.
Nga Serbia, vetėm nga data 16 shtator e deri mė 2 shtator janė bėrė mbi 460 importe dhe nga shteti serb kompanitė kosovare tė importit sollėn qė nga produktet e konsumit bazė, e deri tė produktet e luksit.
Kompanitė qė e shfrytėzuan “rastin”
Pos kompanisė “Elkos” tė deputetit tė opozitės, Raiz Kelmendi, nė dokumentin doganor tė regjistrimit tė importeve, menjėherė pas heqjes sė masave tė reciprocitetit, “rastin” e kanė shfrytėzuar edhe njė sėrė kompanish kosovare.
Nė kėtė dokument mė sė shpesht i gjenden emrat kompanive: “Amidoni Group”, “Apollonia –Podujevė”, “Progres-Vushtrri”, “Shkelqimi-Lluzhan”, “Hoxha-Podujevė”, “Coca Cola-hbc-Lipjan”, “Euro commerce-Viti”, “ENIX-Mitrovicė”, “PAPENBURG&ADRIJANI” etj.
Nė kėtė listė tė importueseve, pjesa mė e madh e kompanive janė nga qyteti i Podujevės.
__________________
Kosoven nuk e pret rreziku nga Serrbija po te mos e kishte PDKen e SHIKun e pikrishit Hashim thaqin
Guri i madh Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 24-09-11, 17:28   #1481
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Lajme Aktuale....

Aisha Gaddafi flet nė emėr tė atit





Nga Express mė 24 shtator 2011 nė ora 17:30
E bija e Muammar Gaddafit tha se babai i saj ėshtė mirė dhe se mbėshtet luftimet e mbėshtetėsve tė tij.

Aisha Gaddafi, gjatė njė bisede me njė radio stacion sirian, u bėri thirrje njerėzve nė Tripoli dhe nė vende tė tjera tė ngritėn dhe tė luftojnė kundėr liderėve tė rinj tė shtetit.

Vendqėndrimi i Gaddafit nuk dihet, qė kur forcat opozitare morėn kontrollin mbi kryeqytetin libian nė fund tė muajit gusht.

Nė ndėrkohė, ushtruesi i detyrės sė kryeministrit nė Libi, Mahmud Jibril, ka premtuar zhvillimin e njė hetimi pėr keqtrajtimin e qytetarėve jo-libian nė duart e kryengritėsve.

Organizata ndėrkombėtare pėr tė drejtat e njeriut, Human Rights Watch, vlerėsoi se ka pasur arrestime tė shumta dhe abuzim tė punėtorėve emigrantė, tė cilėt thuhet se akuzohen tė jenė mbėshtetės tė Gaddafit.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 24-09-11, 17:37   #1482
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Lajme Aktuale....

SVP propagandė antishqiptare nė Zvicėr


Partia Popullore Zvicerane (SVP) ka rikthyer propagandėn antishqiptare pėrmes njė fushate tė posaēme.
Propaganda me reklama dhe bilborde qė ka tė bėjė me njė fushatė kundėr emigrantėve tė huaj dedikohet posaēėrisht pėr shqiptarėt nga Kosova.

Kryeideatori i kėsaj fushate ėshtė njė nga liderėt e kėsaj partie, Christoph Blocher, i cili ka shfaqur mendimet dhe urrejtjen e tij kundėr shqiptarėve, si nė debatet e brendshme partiake ashtu edhe pėrmes deklarimeve tė tij pėr opinion me tezat kundėr “Kosovo Albaner”.
Fushata ėshtė nxitur sėrish pas rastit tė prerjes nė fyt tė njė zvicerani nga ana e dy tė rinjve kosovar pas njė zėnke midis tyre njė muaj mė parė. Personi qė u rre ishte pikėrisht i partisė SVP dhe se ai kishte provokuar dy shqiptarėt e rinj nga Kosova.
SVP po merret seriozisht me ēėshtjen e emigrantėve shqiptarė nga Kosova, tė cilėt supozohet sipas kėsaj partie se janė mbi 170 mijė dhe posedojnė shtetėsinė zvicerane.
Kundėr fushatės ėshtė shprehur Kisha Katolike e Zvicrės e cila ka akuzuar SVP pėr njė fushatė tė tillė brutale.
“Nuk mund tė vendosėsh tė tėrė popullin apo njė komb dhe njė kulturė vetėm pėr njė apo dy raste. Kjo temė tė cilėn pėrpiqet tė zgjeroj SVP, jo qė ndihmon diē shtetitn apo kulturėn zvicerane, nė tė kundėrtėn, kjo temė vetėm sa sjell urrejtje dhe pėrēarje mes kulturave dhe multi-besimeve nė Zvicėrr“, thekson kisha zvicerane.
Reagime ndaj kėsaj partie pritet tė pasojnė edhe nga subjektet e tjera politike zvicerane dhe nga shoqatat shqiptare nė Zvicėr. (INA)
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 25-09-11, 00:41   #1483
Guri i madh
Kafir Arrnaut
 
Avatari i Guri i madh
 
Anėtarėsuar: 28-08-05
Vendndodhja: nė klysyr
Postime: 14,638
Guri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėm
Dėrgo mesazh me anė tė  AIM tek Guri i madh
Gabim Titulli: Lajme Aktuale....

Buja bėn biznes me kontraktorin e komunės


Kryetari i komunės sė Lypjanit, Shukri Buja, vazhdon tė bėjė biznes me kontraktorin e kėsaj komune. Derisa komuna qė ai drejton e shpėrblen me tenderė publikė kompaninė “Stublla”, kjo e fundit llogaritet t’i ketė borxh Bujės mbi 13 mijė euro, pasi qė ai ka tė deponuar grurin nė mullirin e “Stubllės.
Buja kėtė e ka deklaruar nė deklarimin e pasurisė nė Agjencionin Kundėr Korrupsion (AKK) pėr vitin 2011. Buja, i kontaktuar nga gazeta, nuk ka dashur tė komentojė rreth kėtij rasti, e po ashtu as zyra pėr informim e kėsaj komune nuk ka pranuar tė flasė pėr “Zėrin”, nėse kjo paraqet konflikt interesi.
Ai kishte zgjedhur mullirin e kompanisė “Stublla”, nė mesin e shumė tė tjerėve qė merren me kėtė lloj biznesi pėr tė deponuar grurin. Kurse Ali Stublla, pronar i kompanisė “Stublla”, mohon tė ketė ndonjė ndikim nga kryetari i kėsaj komune, i cili ka tė deponuar grurin nė mullirin e tij.
“Jo nuk ka asnjė ndikim. Kryetari e ka mė afėr mullirin tonė edhe pėr kėtė arsye edhe e ka deponuar kėtu grurin”, ka thėnė ai pėr “Zėrin”.
Kompania private “Stublla”, qė merret edhe me kryerjen e punėve ndėrtimore kishte fituar tė drejtėn nga Komuna e Lypjanit pėr tė ndėrtuar me koncesion objektin pėr familjet e dėshmorėve, veteranėt e luftės, familjet e martirėve dhe fėmijėt bonjakė.
Kjo kompani ishte shpallur fituese mė 16 prill tė vitit 2008 ndėrsa Komunės i kishte ofruar 39.64 pėr qind tė objektit. Nė njė tender tjetėr mė 29 tetor 2010 kjo kompani ishte shpallur fituese pėr ndėrtimin e objektit shkollor nė fshatin Banullė tė Lipjanit. Oferta e kėsaj kompanie ishte 483 mijė e 684 euro.
E njėjta kompani kishte fituar nė tenderin e datės 14 tetor tė vitit 2009 nė tenderin “Projektimi dhe zbatimi i rrjetit tė kanalizimit –Livaxhe”. Nė kėtė tender ishte vetėm njė ofertues ndėrsa vlera e kontratės nuk ishte bėrė publike nė njoftimin pėr dhėnie kontrate tė publikuar nė uebfaqen e Komisionit Rregullativ tė Prokurimit Publik.
Po ashtu kjo kompani ėshtė pėrfituese e tenderit edhe pėr “Suvatimin e mureve” nė vlerė prej mbi 437 mijė euro. Edhe pėr ndėrtimin e njė shkolle tė mesme nė Lypjan “Stubllės” i ishte dhėnė tenderi mė datėn 15.01.2010, ku vlera e pėrgjithshme e kontratės ishte 1,682,533 euro, ku kėtė tender e kishte marrė nga Ministria e Arsimit.
Ndėrkaq sipas deklarimit tė pasurisė sė Bujės nė Agjencinė Kundėr Korrupsion del se 15 hektarė tokė bujqėsore nė Bujanė e Graskė tė komunės sė Lypjanit janė blerė pėrmes procesit tė privatizimit. Sipas Bujės, shuma prej 48 mijė eurosh pėr tė blerė kėtė tokė ishte siguruar nga tė ardhurat e tij pėrmes tregtisė me material ndėrtimor si dhe marrja e njė kredie nė NLB.
Kjo pronė ishte pėrfituar, sipas Bujės, gjatė viteve 2006-2008. Ndėrkaq gjatė viteve 2005-2007 Buja kishte blerė tokė bujqėsore me sipėrfaqe prej 95 ari nė Suhodoll tė Lypjanit. Vlera e kėsaj prone ishte 67 mijė euro ndėrsa mjetet ishin siguruar nga tregtia me material ndėrtimor dhe pėrfitimi nga kafiteria nė Ferizaj.
Prej pėrfitimeve nga tregtia dhe kafiteria, sipas Bujės, ishin siguruar mjetet pėr tė blerė edhe njė lokal afarist prej 34 metrash katrorė nė vlerė prej 60 mijė eurosh. Po ashtu edhe pėr blerjen e banesės prej 134 metrash katrorė nė Prishtinė tek Kroi i Bardhė nė Lagjen Dardania qė kishte kushtuar 104 mijė euro njė pjesė e mjeteve ishin siguruar nga pėrfitimet nga tregtia me material ndėrtimor.
Preteni do tė merret me rastin
Hasan Preteni, kryetar i Agjencisė Kundėr Korrupsion, ka thėnė pėr “Zėrin” se rastin nė fjalė do ta trajtojnė. “Ju siguroj qė kėtė informacion do ta trajtomė. Ne do tė punojmė nė kėtė drejtim konform legjislacionit nė fuqi”, ka thėnė Preteni.
Sipas tij, secili rast i ka specifikat e veta dhe ėshtė e padrejtė dhe joprofesionale qė tė nxirret ndonjė konkluzion i shpejtė.
__________________
Kosoven nuk e pret rreziku nga Serrbija po te mos e kishte PDKen e SHIKun e pikrishit Hashim thaqin
Guri i madh Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 27-09-11, 07:41   #1484
Neferta
 
Anėtarėsuar: 22-06-09
Postime: 1,545
Neferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Lajme Aktuale....

Pranvera Arabe
Arabia Saudite shėnoi reforma historike.

Mbreti Abdullah deklaroi se kėtej e tutje gratė mund tė bėhen anėtare tė Kėshillit Konsultativ tė Arabisė Saudite dhe mund tė konkurrojnė nė zgjedhjet vendore.

Ndėrkaq, Shtetet e Bashkuara tė Amerikės bėnė tė ditur se kėtė deklaratė e kanė pritur me kėnaqėsi.

Gratė saudite janė shumė herė mė tė privuara se ato nė pjesėn mė tė madhe tė vendeve tė tjera arabe.

Ato e kanė tė ndaluar tė drejtojnė njė automjet, apo tė udhėtojnė tė pashoqėruara.

Gratė arabo-saudite nuk gėzojnė as tė drejtėn pėr t'u zgjedhur.

Pėr mė tepėr, njė grua saudite nuk mund as tė operohet pėr shėndetin e saj pa marrė leje nga babai, bashkėshorti, apo vėllai.

Mirėpo deklarata e fundit e Mbretit Abdullah ndez dritėn jeshile pėr njė revolucion.

Gratė saudite kėtej e tutje do tė jenė pjesė e udhėheqjes.

Nė legjislaturėn e radhės do mund tė zgjidhen nė Kėshillin Konsultativ me 150 anėtarė, tė cilėt luajnė rolin e kėshilltarit tė mbretit dhe hartojnė projektligje.

Anėtarėt e Kėshillit Konsultativ emėrohen drejtpėrdrejtė nga mbreti, emrat nė listėn e tė cilit janė ende tė panjohur.

Risitė nė Arabinė Saudite nuk mbeten vetėm me kaq.

Gratė jo vetėm qė do tė kenė tė drejtėn e votės, por edhe do mund tė hedhin kandidaturėn pėr zgjedhjet vendore.

Ndėrkaq, zgjedhjet e para pas kėsaj deklarate tė Mbretit tė Arabisė Saudite do tė zhvillohen nė vitin 2015.

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Neferta : 27-09-11 nė 07:43
Neferta Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 27-09-11, 14:12   #1485
Neferta
 
Anėtarėsuar: 22-06-09
Postime: 1,545
Neferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Lajme Aktuale....

Gazetares nė Meksikė i hiqet koka


Amnesty International ka alarmuar pėr njė masakėr tė vėrtetė nė Meksikė. Njė kartel droge ka prerė kokėn dhe pjesėt e trupit tė redaktores sė Primera Hora Maria Elizabeth Macias, nė Nuevo Laredo.
Gazetarja kishte pėrdorur median sociale pėr tė raportuar pėr dhunėn e kartelit lokal tė drogės Los Zetas. Trupi i saj i ndarė nė disa pjesė u gjet pranė njė lumi. Ajo pėrdorte nofkėn “La nena de Laredo” (Vajza nga Laredo), pėr tė raportuar pėr aktivitetin dhe vendndodhjen e antarėve tė bandės sė drogės.
Dy persona tė rinj, njė djalė e njė vajzė u mbytėn dhe u varėn nė njė urė javėn e kaluar pasi qė raportuan nė mediat sociale pėr grupin e njėjtė.
Kėmbėt e gazetares u gjuajtėn nė bari, kurse koka e saj u vendos nė njė makinė kositėse bashkė me njė monitor, mausin dhe dėgjueset e kompjuterit. Pranė pjesė tė trupit u la njė mesazh nė emėr tė organizatės qė tė mos pėrdoret interneti pėr t’i denoncuar sepse do tė pėrfundonin ngjashėm.
Qė nga vitit 2000, 70 gazetarė janė vrarė nė Meksikė dhe 13 tė tjerė konsiderohen tė zhdukur.



Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Neferta : 27-09-11 nė 14:12
Neferta Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 3 (0 Anėtarėt dhe 3 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 09:58.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.