Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Kultura > Letėrsia
Emri
Fjalėkalimi
Letėrsia Letėrsia shqiptare dhe e huaj.



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 27-02-10, 05:30   #31
YanYan
➫ ➬ ➩ ➪ ➭ ➮ ➯ ➱
 
Avatari i YanYan
 
Anėtarėsuar: 02-05-07
Vendndodhja: Shshshshshsh!
Postime: 3,443
YanYan i pazėvėndėsueshėmYanYan i pazėvėndėsueshėmYanYan i pazėvėndėsueshėmYanYan i pazėvėndėsueshėmYanYan i pazėvėndėsueshėmYanYan i pazėvėndėsueshėmYanYan i pazėvėndėsueshėmYanYan i pazėvėndėsueshėmYanYan i pazėvėndėsueshėmYanYan i pazėvėndėsueshėmYanYan i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Migjeni

Malli Rinuer

Valet muzikore fluturojne nga perndimi
shkrepen e pertrihen
per muret e dhomes seme,
edhe mandej dridhen
mbrenda ne zemren teme
dhe zgjojne ndijesina qe mblue ka hini.
Ndijesite e mia me valet muzikore
shkembejne puthje te nxehta
posi dy dashnore
e pa mshire shegjeta
me ther ne krahnor
edhe me merr malli per jete ma gazmore.
Malli rinuer per jete ma shkumbuese
flen pa fat ne mue,
nje tingull pemdimi
asht ngushllim per mue
kur me mshtjell mashtrimi
me melankoline e vet aq trishtuese.
Tingujt miqedashes, qe ne dhomen teme
me falin rytmin
e nje dansit te larget,
me kujtojne perqafimin
e ciftave te shkathet
qe sjellen hirshem neper drrasa te gedhenme.
__________________
Quod me nutrit, me destruit!
YanYan Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 27-02-10, 05:31   #32
YanYan
➫ ➬ ➩ ➪ ➭ ➮ ➯ ➱
 
Avatari i YanYan
 
Anėtarėsuar: 02-05-07
Vendndodhja: Shshshshshsh!
Postime: 3,443
YanYan i pazėvėndėsueshėmYanYan i pazėvėndėsueshėmYanYan i pazėvėndėsueshėmYanYan i pazėvėndėsueshėmYanYan i pazėvėndėsueshėmYanYan i pazėvėndėsueshėmYanYan i pazėvėndėsueshėmYanYan i pazėvėndėsueshėmYanYan i pazėvėndėsueshėmYanYan i pazėvėndėsueshėmYanYan i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Migjeni

Nje Nate pa Gjume

Pak drite! Pak drite! Pak drite, o shok, o vlla.
Te lutem, pak drite ne ket nate kur shpirti vuen,
kur te dhemb e s'di c'te dhemb, e syni gjum nuk ka,
urren nuk din c'urren, don e s'din se c'don.
Pak drite! 0 burre! 0 hero' ngado qe te jesh. ....
Burre qe shkatrron edhe qe nderton serish!
Pak drite vetem, te lutem, mshire te kesh,
se do cmendem ne ket nate pa gjume dhe pa pishe.
Oh! ta kisha pishen te madhe edhe te ndezun!
Me flaken e pishes ne qiellin e ksaj nate
ta shkruejshe kushtrimin... Ehu Burre i tretun
Do ta shifsha vallen tande ne maje te nje shpate.
Por pishe nuk kam e vetem jane burrat, shoket...
Dergjem n'errsin pa gjume dhe pa drite...
Askush s'me ndigjon, cirren kot me kot...
Hesht more, hesht! por qendro, o shpirt.
Gjeli kendon dhe thote se asht afer drita
Gjel, rren a s'rren? cila asht fjala e jote?
Kur ti kendon thone se asht afer drita...
Por un s'besoj sonte ne fjalet e ksaj bote.
Hiqmuni qafe, mendimet
O jastek ty te rroki, te perqafoj si shpetimin,
me fal ate qe due: gjumin dhe andr'min
e dy buzve qe peshperisin ngushllimin.
__________________
Quod me nutrit, me destruit!
YanYan Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 27-02-10, 05:32   #33
YanYan
➫ ➬ ➩ ➪ ➭ ➮ ➯ ➱
 
Avatari i YanYan
 
Anėtarėsuar: 02-05-07
Vendndodhja: Shshshshshsh!
Postime: 3,443
YanYan i pazėvėndėsueshėmYanYan i pazėvėndėsueshėmYanYan i pazėvėndėsueshėmYanYan i pazėvėndėsueshėmYanYan i pazėvėndėsueshėmYanYan i pazėvėndėsueshėmYanYan i pazėvėndėsueshėmYanYan i pazėvėndėsueshėmYanYan i pazėvėndėsueshėmYanYan i pazėvėndėsueshėmYanYan i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Migjeni

Frymezim i Pafat

Frymzim' i em i pafat,
qe vjen e me djeg mu ne gji,
per ke po me flet? per ke te shkruej?
perse po me ban qe kaq te vuej?
pse vjen e me djeg mu ne gji,
frymzim' i em i pafat?

Per te gjoret? per ata qe nuk kane drite?
0 frymzim' i em i ngrate,
mjaft me plage qe s'kan sherim,
leni te dergjen ne mjerim,
Njerzit s'duen ma trishtim,
botes s'ia kande ate kange te thate,
thot se mjell nje fare te idhte.

Far' e idhte... far' e idhe...
0 njerz te bime nga far' e ambel!
Frige te mos keni, pse nje kange
mund t'ju theri ne ndjesi,
t'ju kujtojne zemren ne gji
ne ndergjegje dhe nje dange...
por ju t'ju baje edhe ma zi.

Frymzim' i em i pafat!
Shporru ktej! Nuk te due!
S'i due hovet tueja te nalta,
as fluturimet... Neper balta...
te ditve tona te shklas un tue
rroke me njerzit qe rrok nata.
__________________
Quod me nutrit, me destruit!
YanYan Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 27-02-10, 05:33   #34
YanYan
➫ ➬ ➩ ➪ ➭ ➮ ➯ ➱
 
Avatari i YanYan
 
Anėtarėsuar: 02-05-07
Vendndodhja: Shshshshshsh!
Postime: 3,443
YanYan i pazėvėndėsueshėmYanYan i pazėvėndėsueshėmYanYan i pazėvėndėsueshėmYanYan i pazėvėndėsueshėmYanYan i pazėvėndėsueshėmYanYan i pazėvėndėsueshėmYanYan i pazėvėndėsueshėmYanYan i pazėvėndėsueshėmYanYan i pazėvėndėsueshėmYanYan i pazėvėndėsueshėmYanYan i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Migjeni

Vetmija

Me plak merzitja
qe vetmia me sjell;
perbuzja, urrejtja
te gjith sendet m'i mbeshtjell
qe kam shume anmiq
te liq
ne keto sende pa shpirt,
Nuk flasin.
As sy s'kane.
Po mue me bahet
se aty jane
vetem qe te me plasin
zemren.
Se paku, te me shajne:
I mallkuem!
Se paku, te ane tallin:
I uruem!
Se paku, te me kendojne:
I yni zot!
Ose te me thone:
Jeton kot!
Te flasin, te flasin se fjale due
ne ket vetmi me ndigjue.
Ose te me tregojne historine
e tyne, autobiografine:
ndoshta ty do gjej gjasim
me jeten time pa tingllim
qe ne vetmi po e kaloj
dhe s'po dij a rroj e s'rroj.
Sendet heshtin. sa te pameshire!
Me bajne dhe mue te hesht me pahire,
pse goje s'kane
dhe nuk flasin,
aty jane
vetem te me plasin
zemren teme qe po vuen
dhe ne merzi vetveten truen.
__________________
Quod me nutrit, me destruit!
YanYan Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 11-10-11, 00:26   #35
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Migjeni

Rrėfimi i panjohur: Migjeni e humbi virgjėrinė me “Njenėn nga ato...”





Nuk mbaj mend se kur dhe si u njoha me Andrea Stefin, por di te them se ky njeri mė hyri shpejt nė zemėr, madje dhe u miqėsova me tė. Dhe shkak pėr kėtė u bė Migjeni. Kjo ndodhi nga mesi i viteve 50, kur unė punoja nė Shtėpinė botuese “Naim Frashėri”, ndėrsa ai jetonte nė Durrės, ku punonte si mėsues dhe vinte herė pas here nė Tiranė. Dėshira e Andreas ishte tė botonte njė pėrmbledhje me shkrimet e veta, tė botuara nė vitet ‘30 nė revistėn “Rilindja” e nė gazetėn “Shtypi”, dhe kėrkonte ndihmėn time. Qenė kryesisht shkrime publicistike, ese dhe skica letrare, qė ai i kish nėnshkruar me pseudonimet Corvus dhe Trinitas. Ē’ėshtė e vėrteta, fillimisht, nga ē’mė tregonte autori, isha pak skeptik, por kur i lexova nė dorėshkrimin qė mė dha, mė tėrhoqėn dhe m’u dukėn me vlerė. Ishin krijime tipike tė letėrsisė sė brezit tė viteve ‘30 pėr nga tematika dhe fryma kritike, deri dhe nga stili dhe llojet letrare qė lėvroheshin atėherė. Ndihej menjėherė ndikimi i Migjenit, siē e kisha vėnė re dhe nė shkrimet e disa tė tjerėve. Kėshtu do tė hynte nė bisedat tona Migjeni, pėr vlerat e tij si artist e si njeri, duke u rikthyer nga njė takim nė tjetrin.
Sa herė vinte Andrea nga Durrėsi, ne takoheshim nė Kafe Tirana, njė lokal i njohur aso kohe, qė frekuentohej aq shumė nga intelektualėt. Ai nuk binte aq nė sy, qe njė burrė i shkurtėr, rreth tė pesėdhjetave, me njė vėshtrim tė butė, fjalė-ėmbėl e natyrė e sinqertė, me njė formim kulturor qė tė ngjallte respekt. Ishte i lexuar dhe e njihte mirė jetėn letrare tė paraluftės dhe kjo mua do tė mė tėrhiqte, sidomos rrėfimet e tij pėr disa nga figurat e asaj kohe, qė ai kish pasur rast t’i takonte e t’i njihte, disa edhe nga afėr. Kėshtu, ai do tė mė fliste me admirim tė madh pėr N. Mjedėn, me ftohtėsi pėr Gj.Fishtėn dhe me armiqėsi pėr E. Koliqin.
Andrea ishte nga Kavaja, por kishte jetuar disa vjet nė Shkodėr, te e motra qė ishte martuar atje, ku kish kryer gjimnazin dhe kish pasur shok klase Veli Stafėn dhe Zef Malėn. Nė shoqėri me ta, nga sa do tė kuptoja, ai ishte ushqyer me ide tė majta tė kohės, tė cilat do t’i shprehte dhe nė shkrimet e veta me frymė antikonformiste.
Kuptohet qė, nė bisedat tona, tema qendrore do tė ishte Migjeni ose, mė saktė, Milloshi, siē e thėrriste ai. Rrėfimet e tij pėr tė nuk kishin tė shteruar dhe ajo qė mė tėrhiqte e herė-herė mė magjepste, ishte mėnyra e tė treguarit, sinqeriteti dhe vėrtetėsia, linja koherente e rrėfimit. Dhe ēka e bėnte akoma mė tė besueshėm Andrean ishte objektiviteti dhe shmangja e komenteve, sepse me gjithė admirimin dhe nostalgjinė qė kish pėr Milloshin, ai s’mbaj mend ta idealizonte dhe mistifikonte. Milloshi ishte gjithnjė Millosh, qė nga kreu deri nė fund tė kujtimeve tė Andreas.
Nga gjithė sa do mė fliste, do tė merrja vesh se ata qenė njohur qė herėt, kishin qenė bashkėmoshatarė, me njė vit diferencė, kishin njohje familjare, vinin tė dy nga komuniteti ortodoks. Por kėto do tė ishin vetėm rrethanat e njohjes, qė do tė ndihmonin pėr lidhjen e tyre, e cila do tė rridhte nga afėrsia shpirtėrore, nga cilėsi e vlera tė pėrbashkėta, nga natyra tė ngjashme, ndonėse me temperamente tė ndryshme. Me kohė pastaj, do tė hynin nė kėto marrėdhėnie mendimet dhe interesat e pėrafėrta, prirjet e brendshme, leximet, dashuria pėr artin e mbi tė gjitha pėrkushtimi letrar.
Por me sa kuptoja unė dhe nga sa do ta njihja Andrean, mendoj se Milloshi do ta ēmonte atė pėr miqėsinė e sinqertė qė ai i falte, pėr karakterin e ēiltėr, pėr ndershmėrinė e besnikėrinė, si njeri qė s’njihte djallėzinė dhe hipokrizinė. Kėtyre vlerave u shtohej pastaj shpirti i tij i ndjeshėm dhe mospajtimi me padrejtėsinė, qė e shprehte me qėndrimet e reagimet e tij sociale nė mbrojtje tė tė dobėtėve e tė varfėrve. Ashtu si Milloshi dhe ai e ndjente thellė mjerimin qė zotėronte nė jetėn shqiptare tė kohės.
Dihet qė Migjeni ishte natyrė e mbyllur, qė bėnte njė jetė tė veēuar, qė kish pak miq dhe jo pak admirues. Andrea, duke qenė se gėzonte besimin dhe respektin e tij, dashur padashur do tė ndėrlidhte nė disa raste poetin me njerėzit pėrqark. Veē asnjėherė nuk do tė fliste pėr kėtė gjė drejt pėr drejt. Por, nga sa do tė mė tregonin tė tjerė mė vonė dhe nga burimet arkivore, del se Andrea do t’i gjendej pranė shokut tė tij nė hallet veta. Kėshtu, ai, duke qenė lexuesi i parė i vjershave tė Migjenit, jo rastėsisht autori do ta ngarkonte si “kujdestar tė plotfuqishėm” pėr botimin e “Vargjeve tė lira”. Gjithashtu, ai do t’i vinte nė ndihmė Milloshit kur u kthye nga studimet dhe mbeti pėr njė kohė i papunė. Do tė qe Andrea qė do tė ndėrmjetėsonte te Dhimitėr Gjergo, inspektor nė Ministrinė e Arsimit (mik i familjes sė tij, edhe ai nga Kavaja), pėr ta emėruar mėsues nė Vrakė. Po kėshtu, prapė i njėjti njeri do t’i nxirrte bursė tė motrės, Ollgės, pėr studime tė larta nė Itali.
Tė gjitha kėto qė po pėrmend, por dhe nga sa do tė mė tregonte Andrea pėr marrėdhėniet e tyre tė pėrditėshme, qė unė tani e kam tė vėshtirė t’i kujtoj, jam i bindur se Milloshi s’kish shok mė tė afėrt (ndoshta tė vetmin mik konfidencial) nė vitet e fundit tė jetės se sa Andrea.
Pėr kėtė flet, veē tė tjerash, dhe njė episod i rrallė e tepėr kuptimplotė qė mbaj mend nga rrėfimet e Andreas, tė cilin ma tregoi njė ditė. Ngjarja qė mė tha mė la aq mbresa sa, kur u ktheva nė shtėpi, e hodha nė bllokun e shėnimeve. Ishte fjala pėr njė sferė krejt tė panjohur te poetit, pėr jetėn e tij intime, qė nė vitet 60 as bėhej fjalė se mund ta publikoja nė shtyp.
Ē’ėshtė e vėrteta, nė bisedat tona, nėn shtytjen time, Andrea e kish prekur jo njėherė temėn e dashurisė nė jetėn e Milloshit. Sipas tij poeti, pėr vet natyrėn e ndjeshme, s’kish si tė mos tregonte interes dhe joshje ndaj vajzave, por ajo qė e dallonte nga tė tjerėt ishte vetėpėrmbajtja dhe sjellja fisnike. Ai ishte sa romantik aq dhe realist nė raport me to. Andrea kujtonte me nostalgji shėtitjet qė bėnin mbrėmjeve nėpėr Rrugėn e Madhe, vėshtrimet qė u hidhnin vajzave, shkėmbimin e pėrshėndetjeve me tė njohurat e tyre, ndonjė takim tė rastit dhe pastaj komentet qė bėnin. Nė kėto raste ai hapej dhe i pėlqente tė jepte pėlqimet ose mospėlqimet e veta, por gjithnjė i pėrmbajtur e dinjitoz. Ndaj dhe Andrea, pėr ta respektuar kujtimin e tij, i kursente fjalėt, i shmangej dekonspirimit tė intimiteteve. Madje, kur njėherė e pyeta se kush fshihej pas inicialeve Z.B. te poezia omonime, qė ia kish kushtuar Milloshi, ai mė tha se kjo ishte zonjusha B., shoqja mė e afėrt e Ollgės, njė vajzė e bukur, e zgjuar dhe e kulturuar, pėr tė cilėn poeti kish shumė dobėsi, siē del dhe nga vjersha. Ajo mė vonė u martua me njė ortodoks shkodran e pėr kureshtjen time shtoi se tani jetonte nė Tiranė, por pa mė thėnė emrin e saj tė vėrtetė. Dhe kur nė njė takim tjetėr ngula kėmbė tė ma tregonte emrin, ai u ndje ngushtė dhe mė kėrkoi tė betohesha para se tė ma thoshte se kjo do tė mbetej e fshehtė midis nesh. Dhe unė do ta mbaja fjalėn deri sa, pas disa vitesh, do tė zbuloheshin dy letrat e saj dėrguar Ollgės, ku fliste hapur pėr dashurinė e tyre.
vijon
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 11-10-11, 00:28   #36
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Migjeni

vijimi


Kjo lidhje, sipas Andreas, ishte padyshim e vetmja dashuri e vėrtetė e jetės sė shkurtėr tė Milloshit. Gjithė lidhjet e tjera do tė qenė rastėsore e kalimtare, simpatira, ndonjė flirt, me pėrqafime e puthje, por, pėr hir tė sė vėrtetės, theksonte Andrea, Milloshi anjėherė nuk kish provuar kontakte tė plota fizike. E pra, ai nuk kish rėnė kur nė shtrat me ndonjė femėr, sado qė mosha ia kėrkonte. Digjej nga brenda, por nuk e lėshonte veten. Kėtė Andrea e rrėfente me njė lloj pezmi, por kėshtu ishte koha.
Nė Shkodrėn e atėhershme fanatike dhe mikroborgjeze, ku ishe i vėzhguar nga syri i keq, pėr Milloshin serioz s’kish rrugė tjetėr veē vetėpėrmbajtjes. Sa pėr shtėpitė publike, qė gjendeshin nė qytet dhe frekuentoheshin jo pak, qoftė dhe nga shokėt e tyre, as qė bėhej fjalė. Milloshi, sado qė qėndronte larg, nuk do tė thosh se nuk kish dijeni se ē’ndodhte nė qytet dhe ē’bėhej pas mureve tė shtėpive me drita tė kuqe. Ky ishte njė realitet social sa joshės aq dhe i dhimbshėm, qė poeti e njihte nė distancė dhe e pėrjetonte. E pėrjetonte nga pozita e artistit dhe e qytetarit, por kjo nuk do tė thoshte se dhe atij nuk i vlonte gjaku. Dhe kėtė Andrea e dinte mirė, ndaj dhe do tė kishte raste qė dilte nga vetja dhe padashur do tė mė hapej duke mė treguar se si e qanin kėtė hall me njėri-tjetrin.
Nė kėtė atmosferė sinqeriteti dhe intimiteti, i gjendur pėrballė kėmbėnguljes dhe kureshtjes sime, Andrea njė ditė mė foli pėr njė ngjarje, qė unė do tė pėrpiqem ta ritregoj duke u mbėshtetur nė shėnimet qė kam mbajtur sipas rrėfimit tė tij.
Nė pranverėn e vitit 1935 Milloshi shėndetlig, kur shėrbente si mėsues nė Vrakė dhe shkonte e vinte pėrditė me biēikletė, njė mbrėmje, kur u kthye nė shtėpi, u tregoi motrave se kish pėshtyrė gjak. Merret me mend se ē’situatė dėshpėruese u krijua pėr tė dhe pėr tė afėrmit. Tuberkulozi nė shtėpinė e tyre i kish marrė jetėn tė ėmės dhe tė vėllait, Nikollės, tamam nė moshėn e tij. Kėshtu do tė fillonte kalvari i vizitave mjekėsore sa nė Shkodėr e nė Tiranė, do tė shkėputej nga shkolla dhe pėr 2-3 muaj do tė pushonte. U duk sikur e mori pak veten, por as qė bėhej fjalė pėr shėrim, nė njė kohė kur tuberkulozi atėherė ishte sėmundje tepėr e rrezikshme. Specialistėt i rekomanduan tė shkonte pėr t’u mjekuar nė ndonjė sanatorium jashtė shtetit. Kėrkoi tė shkonte nė Golnik tė Sllovenisė, por konsullata jugosllave nuk i dha vizė pėr shkak se Millosh Nikolla jepte mėsim nė gjuhėn shqipe nė njė fshat minoritar malazez. Nė kėto kushte vendosi tė shkojė nė Greqi. Andrea do t’i qėndronte pranė gjatė gjithė kėsaj kohe. Do t’i vente nė shtėpi, do tė dilnin pėr tė marrė ajėr tė pastėr, do tė shėtisnin Rrugės sė Madhe. Ai do t’i jepte kurajė, do t’i gjendej pėr aq sa mundej, megjithėse dhe vetė ishte me probleme shėndetėsore. Vuante herė pas here nga gjendje depresive, por me sėmundjen e Milloshit e harroi hallin e tij.
Erdhi dhe dita kur Milloshi do tė nisej pėr nė Greqi. Natėn e fundit ata do tė dilnin e do tė shėtisnin deri nė orėt e vona. Qėllimisht, Andrea atė natė do ta largonte bisedėn nga hallet e sėmundjes. Fliste pėr gjėra tė gėzuara, do tė tregonte barsoleta, do t’i thoshte pėr njė histori tė fshehtė dashurie tė njė tė riu mysliman me njė vajzė katolike, pėr fjalėt qė qarkullonin se ishte parė tė dilte nga shtėpia publike Sekretari i Prefekturės. Milloshit atė natė iu kthye humori dhe i foli me qejf pėr udhėtimin qė do tė bėnte. Do tė shkonte nė Tiranė e prej andej nė Elbasan e Korēė, ku s’kish shkelur asnjėherė, e pastaj drejt kufirit. Pikėrisht nė kėtė bisedė Andrea kishte ndalur hapat dhe, duke u kthyer nga ai, i kish thėnė: “Millosh, a e di se ē’kam menduar? Ky udhėtim jashtė shtetit, larg syve tė botės, ėshtė rasti mė i mirė, a e di pėr ē’ka?” Milloshi, gjithė kureshtje, nuk ia kish ndarė sytė dhe pak i befasuar e kish pyetur: “E pėr ē’ka Andre?” Dhe Andrea kish shqiptuar kėto fjalė: “Ėshtė rasti ta provosh njėherė atė ēka s’e ke provuar kurrė, as ti e as unė. Tė biesh nė shtrat me ndonjė femėr. Nė Greqi thonė se ka shtėpi publike tė mira, me femra tė bukura e tė pastra, tė kontrolluara. Them shko provoje. Me shėndet shyqyr je mė mirė tani. S’ke pse e humbet kėtė rast”. Milloshi e kish dėgjuar, gati i shtangur dhe kur ai mbaroi fjalėt, kish ulur sytė. Nuk kish folur njė hop dhe rrinte i menduar, pėr tė mos thėnė si i zėnė nė turp. Pastaj e kish pyetur: “A me gjithė mend e ke, Andre?” Tjetri ia kish pritur i vendosur: “Po, madje tė shkosh pa gajle fare. Ta provosh njėherė, he burrė! Asgjė s’ka pėr tė tė gjetur. Tashti jemi nė moshėn e burrėrisė, ē’tė keqe ka nė kėtė mes? Vetėm vajzat shkojnė tė virgjėra nė shtratin e martesės, burrat jo, Millosh”. Kish pasuar njė heshtje e gjatė dhe pas kėsaj Milloshi kish shqiptuar thekshėm fjalėt: “Ėshtė punė qė s’bėhet, Andre”. Po Andrea do tė kėmbėngulte nė arsyetimet e tij, aq sa erdhi njė ēast qė e kish prekur nė sedėr. “Ta dish, - i kish thėnė tjetri gjithė pezėm, - po u ktheve i virgjėr, Andrea s’ka pėr tė folur me gojė”.
Dhe filluan tė ecin nė heshtje deri sa pastaj Milloshi foli me gjysmė zėri: “Tash po e mendoj e mandej shohim e bajmė”.
Me kėto fjalė ata u ndanė atė natė. Tė nesėrmen Milloshi u nis, po Andrea, gjatė gjithė kohės qė ai mungoi, nuk i largohej
mendja nga ajo qė i kish thėnė. Kaluan kėshtu ditė, por jo shumė, kur pėr ēudi Milloshi ishte kthyer mė shpejt se sa pritej. Duhej tė qėndronte tė paktėn njė muaj e ca, kurse ai erdhi pa mbushur muajin. I kish rėnė nga Follorina nė Selanik e prej andej nė Athinė pėr t’u shtruar na sanatoriumin e Vollosit pėr 2-3 javė. Kėshtu, nga mesi i gushtit ai u kthye pėrmes detit nė Sarandė dhe arriti pastaj nė Shkodėr. Andrea e kujtonte takimin pas kthimit: i qe dukur si mė mirė dhe me humor, sado qė vinte i lodhur nga udhėtimi i gjatė. Ai nuk qe nxituar ta pyeste, ishte treguar i pėrmbajtur dhe, ndonėse e tundonte kureshtja, priste rastin mė tė pėrshtatshėm. Dhe pas disa ditėve, kur ishin ulur nė njė nga kėndet e veēuara tė Kafes sė Madhe, Andrea, nė bisedė e sipėr, kish marrė guximin ta ngacmonte. “Millosh, a kish femra tė bukura andej pari? Dhe ai pėr ēudi, ndryshe nga biseda e fundit, qe treguar i shpenguar, me pėrgjigjen nė majė tė gjuhės. “Kish, si nuk kish, Andre, veē jo mė tė bukura se kėto tonat. Pėr kėtė nuk tregohem subjektiv. Jam i bindur. Njė gjė ėshtė e vėrtetė, nė paraqitje ato ishin mė tė lira e mė moderne. Pėrgjithėsisht brune, me sy tė zinj dhe plot temperament”. Kaq tha Milloshi dhe nuk e zgjati. Atėherė Andrea mori ta pyesė prapė: “Po shtėpi me drita tė kuqe, a ndeshe?” Milloshi sikur uli sytė dhe iu pėrgjigj: “Po, po ndesha. Ishte njė rrugė e veēantė, ku ato qenė vendosur. M’u kujtove ti, Andre, dhe me thanė tė drejtėn u ndjeva nė siklet. M’u desh tė luftoj me veten, me gjykimet e paragjykimet, me sedrėn deri sa vendosa. Tė bėhet ē’tė bėhet, thashė me vedi dhe, megjithėse mė dukej sikur mė shikonin njėqind palė sy, iu drejtova njėrės prej atyre shtėpive tė heshtura dhe misterioze. Si ngjita njė palė shkallė, u gjenda para njė dere tė hapur, mbuluar me perde gjysmė transparente, qė e lėvizte era e detit. Kur mora tė hyj, veē kur mė del pėrpara njė meso grua, lye e pėrlye gjithė tualet, me gjoks tė hapur e buzė tė pėrveshura. I fola frėngjisht dhe ajo m’u pėrgjigj me tė njėjtėn gjuhė, duke mė futur nė njė dhomė, ku nė tė katėr muret vareshin portrete tė bukura femrash.
vijon
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 11-10-11, 00:28   #37
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Migjeni

vijimi


Mė ftoi tė ulem dhe zuri tė mė pyesė, si i huaj qė isha, nė se mė kish pėlqyer Athina dhe a kisha bėrė ndopak qejf nėpėr taverna ku luhej buzuk, kėrcehej e pihej njė lloj vere popullore greke, qė nuk e mbaj mend si quhej. Unė rrija serioz dhe, pse jo, i trazuar shpirtėrisht, duke iu pėrgjigjur shkurt e prerė, pa ia zgjatur fjalėn. Mendo, kisha hyrė nė rol dhe s’po dija si ta luaja. Heshtja ishte gjėja mė e mirė, ndėrsa ajo i bėnte reklamė shtėpisė sė saj tė kuqe, vajzave tė bukura dhe higjienės sė garantuar. Shpejt kuptova se ajo ishte padronia dhe gjithė sa fliste kish tė bėnte me detyrėn e saj. Pastaj mė pyeti pėr preferencat e mia, nė se e doja brune a bionde, tė hollė a tė shėndoshė, pėr ndonjė pije qė do tė konsumoja, pėr kohėn sa do tė qėndroja e s’di ēka tjetėr. Mandej mė zgjati njė biletė me numrin e dhomės dhe ēmimin qė duhet tė paguaja. Unė u ngrita nė kėmbė, por isha aq i hutuar, sa harrova tė paguaja dhe u desht ajo tė ma kujtonte. Atėherė dola nė korridor. Njė korridor i gjatė e i qetė, me dhomat qė vinin njėra pas tjetrės, ku dallonin nga larg numrat e damkosur nė derė. Numrin tim nuk e harroj. Ishte 7 dhe e ndesha nga fundi i korridorit. Mezi i pėrmbaja emocionet. Mė vlonte dėshira, por mė shumė njė dreq droje qė s’m’u nda pėr asnjė dekikė. S’dija a isha adoleshent a burrė apo tė dyja sė bashku, veē kuptoja se mė kish sjellė aty pasioni, dėshira pėr ta provuar njė pasion tė panjohur, pėrderisa nuk kisha kurrfarė ndjenje tė brendshme. E pra, mė kupton s’kisha zemėr, po njė pasion tė verbėr, njė nevojė fizike burri pėr tė shfry me njė femėr tė paparė kurrė me sy. E nė ato ēaste m’u kujtove ti, Andre, e tė kam qortuar, pėr mos thanė qė tė kam sha vet me vete, qė mė kishe prek nė sedėr, drejt asaj qė isha nis tė kryeja. Por thellė-thellė fajin s’ma kishe ti, po e kisha vet. E ndėrkaq, megjithėse shpirt trazuar, ndjehesha burrė, sepse isha ndez pėrbrenda. Sepse, sapo arrita para derės, s’e pata pėr gjė tė shtyp butonin e ziles dhe veē kur dėgjoj njė zė tė butė qė mė erdh si nga larg. Atėherė hapa derėn, u futa brenda dhe u gjenda nė gjysmė terr. Vrejta nė krye tė dhomės njė abazhur qė lėshonte dritė tė mekur dhe anash tij njė krevat dopio, ku sipėr qėndronte ndenjur ajo, me sy drejtuar nga unė. Dėgjova ca fjalė, qė ajo i tha nė gjuhėn e vet, ndėrsa unė afrohesha ngadalė. Mandej ajo zbriti nga krevati, u ngrit nė kėmbė dhe mė hodhi duart nė qafė. Unė e vėreja ngulshėm. Ishte njė vajzė thuajse e re, trupgjatė, e hajthme, brune, me ca sy tė ndezur si gaca, me njė gjoks tė lėshuar, kofshė tė holla e lėkurė tė zbehtė brana-brana, si ta kishin kafshuar apo goditur. Tek e pashė kėsisoj, sikur mė ra vrulli dhe qėndroja nė kėmbė, ndėrsa ajo mė hoqi kėmishėn e teshat e brendshme dhe filloi tė mė puthė gjoksin. Mandej unė e rroka fort dhe m’u bė sikur asaj i kėrcitėn kockat dhe ndjeva erėn e njė parfumi tė rėndė. E ndėrsa unė vėshtroja ngultas fytyrėn e saj tė tretur dhe tė munduar, ajo u zhvesh vrulltas, i hodhi fluturimthi tė brendshmet pėr tokė dhe u ngjesh pas meje. E pėrkėdhela butazi, kur ajo m’u spėrdrodh si gjarpėrushe e bėri ca lėvizje lajkatare, duke lėshuar afshe tė thekshme. Pėr dreq, atė ēast sepse mė shkoi mendja se gjithė lėvizjet e saj qenė mekanike, qė ajo me siguri i pėrsėriste nga njė seancė seksi nė tjetrėn. Dėgjoja thirrjet e pasthirrmat qė lėshonte e mė dukeshin se nuk i dilnin nga shpirti, po qenė pjesė e riteve tė saj profesionale. E, pra, ajo ishte brenda zanatit tė vet dhe unė s’di pse u kapa prej tyre dhe sikur u shkreha. Dhe mė beson, m’u shfaqėn para syve ato tonat kėtu nė Shkodėr tek i kam parė Rrugės sė Madhe, duke u spėrdredhė. Dhe kjo, qė kisha pėrfund vetes, kėshtu mė dukej. Nga ato qė shesin mishin e bardhė dhe ē’nuk bėjnė pėr tė kėnaqur klientin. Atėherė mė shpėrthyen mendimet, thua se po bisedoja me ty. Ato mendime qė flasin pėr drejtėsi e ideale sociale, pėr qėndrime nė mbrojtje tė kėtyre qenieve tė dobėta e tė nėpėrkėmbura nga shoqėria. Ndjeja dhimbshėm dallimin mes asaj ēka po ndodhte me mua nė ato ēaste dhe mendimeve qė mbajnė nė kėmbė personalitetin tim. E pra, dhe unė, si shumėkush, kisha ardh te nji nga kėto viktima, qė, nė vend t’i mbroja, nė njė farė mėnyre, po i shfrytėzoja. Nuk di sa realist jam e sa tė drejtė kam qė arsyetoj kėsisoj, por nuk dua tė tė mashtroj. Kėto mendime mė vunė poshtė sepse, nė vend qė tė tregohesha burrė, ta vija nėn vete ashtu siē lypet e ajo ta ndjente forcėn time mashkullore, erdha e u lėshova dhe pasioni qė mė kish sjellė aty po fikej dalėngadalė. Kurrė njėherė nė jetėn time s’jam ndjerė aq keq sa nė krahėt e asaj femre tė panjohur. Atėherė, ashtu si mė erdhi, ia mora kokėn nė mes dy duarve, e shtrėngova fort pas gjoksit, pastaj e putha dhembshurisht nė fytyrė, nė sy, nė ballė. Jo njė herė, por disa herė dhe dikur e largova nga vetja, ndėrsa ajo mė vėshtronte e ēmeritur dhe e ēatrafilluar dhe pėshpėriste ca fjalė qė unė s’ja merrja vesh.
Mė nė fund u ngrita e mora tė vishem ngadalė, i menduar, me sytė nga ajo, i bindur se vėshtrimi im barte mirėsi, ndjesė, dashuri njerėzore, qė ajo e meritonte. Mė ngushėllonte shpresa se gjithė ē’po ndodhte me mua, nė gjysmė terrin e asaj dhome, nuk e kishin fyer e aq mė tepėr lėnduar atė grua fatkeqe. Nė pamundėsi tė merreshim vesh me fjalė, unė i flisja asaj me heshtjen time dhe ajo mė duket se kėtė e kuptoi. Sepse, para se tė ndaheshim, ajo u ngrit nė kėmbė, m’i mori duart e m’i puthi, me sytė e saj tė lagur. Pas kėtij gjesti s’kisha pse ta zgjasja mė, u shkėputa njerėzisht dhe dola nga dhoma.
Kjo ishte e gjithė historia, Andre, qė mori shkas prej teje, por me thanė tė vėrtetėn dhe unė thellė vetes, si ēdo mashkull, e dėshiroja. Por ja qė nuk funksionoi, jo se unė nuk isha burrė, por burri i vėrtetė, siē e konceptojmė unė e ti, s’ka pse e provon me viktimat e shoqėrisė.
Ky kish qenė rrėfimi i Milloshit, qė Andrea ma ritregoi me hollėsi e nostalgji tė thellė, si njė kujtim tė shtrenjtė qė ruante nga miku i tij i paharruar. Madje, do tė mė thoshte se kjo ngjarje e kish nxitur dhe i kish shėrbyer pėr tė shkruar mė pas tregimin “Historia e njenės nga ato...”, ku trajtonte, siē e cilėsonte autori, fatin e “kurvave, prostitutave, grave publike, grave problematike”, njė temė kjo tabu nė letėrsinė shqipe deri atėherė.


Milosao
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Zero Cool : 11-10-11 nė 00:29
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 11-10-11, 10:14   #38
Neferta
 
Anėtarėsuar: 22-06-09
Postime: 1,545
Neferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Migjeni

Zbulohet dorėshkrimi i fundit i Migjenit





Ėshtė njė fletė e zverdhur e njė fletoreje me viza, tipike e kohės nė vitet 1938, ajo ku Migjeni ka shkruar njė nga momentet e rebelimit dhe filozofisė sė njė… trumcaku.
Nė atė fletė tė verdhė tė shkruar nga Migjeni nė Sanatoriumin italian ėshtė pikėrisht trumcaku qė filozofon sė tepėrmi, qė bėn ciu-ciu, por qė nė momentet e sėmundjes sė autorit tė madh kalon sipėr vizave, shprehje e gjendjes sė rėnduar tė poetit qė po jetonte ditėt e fundit. Dorėshkrimi gjendet nė arkivin e Muzeut tė Shkodrės, e ndoshta kjo fletė ėshtė edhe “quintesenca” jetėsore nė filozofinė e Migjenit. Ajo filozofi qė ka brenda si rebelimin edhe me natyrėn, por edhe me pavdekėsinė, e cila nė fund tė shkrimit ėshtė quajtur… eternitas.
“Fjalėt” e Trumcakut
“I lodhun, dhe ma i pakėnaqun trumcaku me fat, qėndroj mbi degė”… kėshtu e fillon shkrimin Migjeni. Shikohet qartė paradoksi qė nė fillim, ku “trumcaku ėshtė i lodhun ma i pakėnaqun, por me fat” dhe patjetėr qė mund tė kuptohet se pse kjo shkruhej nė prill tė 1938-ės, pak para vdekjes sė poetit. Mė tej Migjeni vazhdon: “Me urrejtje shikonte natyrėn qė s’e krijoj ma artistikisht. Me pėrbuzje vėrente bylbylin. Tashma e kuptoj mirfilli se duhet tė vuejė nga fataliteti i gjanave. Kėshtu tue mendue ndjen njė lehtsi trumcaku. Nė thellsin e ndergjegjes sė tij, filloj tė ndjehet fillozof. ( Kish tė drejt! Se kush arrin ndėr trutė e vet, tė jenė i pakėnaqun me fat, ai me tė vėrtetė filloi me bamė fillozofi – dhe njė fillozofi ma tė vėrtetė se ēdo tjetėr fillozofi). Trumcaku qė ka zili bylbylin, pse nuk ėshtė artistikisht si ai, ndoshta pamja, apo kėnga e tij nė krahėsim me bylbylin, apo tė dyja bashkė, dhe pikėrisht mbas kėsaj fillon edhe fillozofia. Mos qėnia artistikisht nė pamje si bylbyli e bėn trumcakun tė kuptonte fatalitetin e … gjanave!!. Ēuditej trumcaku pėr madhėshtinė e ndjesive tė tija dhe ēuditej pėr fatalitetin e gjanavet. Pse asht trumcak, vetėm pse asht trumcak, nuk mund t’a thotė kangėn e bylbylit. Ēuditje pėr padrejtsin e natyrės dhe ish gati tė bajė diēka; njė kryengritje kundra natyrės!… Por trumcaku fillozof e mundi trumcakun harbut. Me njė indiferencė apathike fishklloj dhe flutroj nga dega, nėn strehė tė pullazit”. Pastaj poeti vazhdon… “dhe aty ia nisi: ciu ciu, ciu ciu, si njė fillozof unik dhe faqezi”. Ndoshta ky ėshtė momenti qė Migjeni rebelohet pse nuk e kuptojnė ose lejojnė, apo edhe pse nuk e lejojnė duke qenė trumcak tė kėndojė si bylbyl. Mbase bylbyli ka fatin dhe mbase ėshtė ai qė “e ka mirė me natyrėn”… Njė interpretim i jashtėzakoshėm i paradoksit dhe dyzimit nė fund tė jetės sė shkurtėr, e cila tashmė po i mbaronte. Ishte fundi i historisė qė kthente “trumcakun” rebel, nė njė filozof, sikundėr thotė Migjeni.
Shkrimi pa titull me firmėn e poetit
Por pjesa mė e rėndėsishme e dorėshkrimit tė gjetur ka sipėr njė kryq tė madh si nė ato raste kur shkruajmė diēka e duam ta prishim. Lapsi qė ka prishur shkrimin ėshtė nė tjetėr ngjyrė, por aty poeti shkruan pėr pėrjetėsinė – “eternia”. Nuk dihet nėse
ka qenė dora e Migjenit qė ka vendosur kėtė “iks” prishės. Nė paragrafin qė ėshtė tentuar tė fshihet shkruhet: “Ky paradoks i trumcakut, mund tė ngjajė (ndodhė) edhe njė miljon vjet, kur truri i trumcakut tė zhvillohet aq sa asht sot i zhvilluem truri i njeriut. E na njerzit e kėtij skajit tė dheut pėr nji miljon vjetė, mund t’arrijmė qė mos t’ia kemi zili njerzve qė na rrethojnė (si trumcaku qė ia kish zili bylbylit). Njė miljon vjet – afat i bukur… Si ju duket? Jo, jo, nuk a shum. Ē’janė njė miljon vjet para eternitas”.
Dhe poshtė kėtij paragrafi poeti ka firmosur….Migjeni.
Pikėrisht kėtė paragraf, nuk kanė dashur ta komentojnė apo marrin nė konsideratė as nė atė kohė, as nė diktaturė nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė, apo pa e pėrdorur si e kanė pasur zakon… dhe as sot, kur, normalisht, duhet qė dikujt t’i jetė pastruar shikimi dhe kristalizuar audio e dėgjimi nė pėrgjithėsi… Gjithsesi “Paradoksi i Trumcakut” mbetet njė nga momentet e jashtėzakohshme tė poetit, i cili mbas shumė pak muajsh vdiq nė “sanatoriumin” ku ka shkruar edhe pjesėn mė tė ēuditshme filozofike tė tijėn. Kjo ėshtė ndoshta shpėrthimi filozofik i fundit i tij, qė ėshtė pikėrisht ai shkrim pa titull, por qė flet pėr njė trumcak… E ky dorėshkrim zbulohet pikėrisht nė 100-vjetorin i lindjes sė Millosh Gjergj Nikollės.

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Neferta : 11-10-11 nė 10:15
Neferta Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 15-10-11, 20:29   #39
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Migjeni

Migjeni “i panjohur”: padituri apo sfidė sė vėrtetės?!





Petro Luarasi

Nė pragun e 100-vjetorit tė lindjes sė Millosh Gj. Nikollės, Migjenit (13 tetor 1911-26 gusht 1938) shumėkush dėshiron tė dijė fakte tė reja, ngjarje, opinione e studime rreth jetės dhe veprės sė tij. Mjedisi migjenian i lakmueshėm, me njė spektėr tė gjerė fenomenesh e nuancash rrezatimi letrar, politik, historik, botėkuptimor, ka ndjellė ndjesi “bletėsh, grerash dhe mizash”, qė ballafaqohen ashpėr pėr interesat e tyre duke krijuar tematika voluminoze, mijėra herė mė tė mėdha se shkrimet e Migjenit, por tė painventarizuara e seleksionuara si duhet, me apo pa qėllim. Ndėr shkrime e opinione mjeshtėrish, spekulantėsh apo diletantėsh, hasen teza realiste, tė gabuara, e madje spekulime skandaloze qė tė pėrkrahura e amplifikuara edhe nga media tė etura sensacionesh, shkaktojnė qėndrime tė egra ndaj jetės, veprės e personalitetit tė Migjenit (me pseudoincest, tjetėrsim etnik, pėrdhosje varri, heqje nga programet shkollore), por edhe ndaj nderit tė familjes dhe rrethit tė miqve e dashamirėve tė tij. Nė kolanėn e gazetės “Shqip” pėr kujtimin e Migjenit, me shkrime tė botuara mbi bazėn e lirisė sė shprehjes dhe ballafaqimit demokratik tė pikėpamjeve, si migjenolog dhe djali i prof. Skėnder Petro Luarasit, detyrohem tė ballafaqohem dhe tė analizoj tre shkrime tė njė migjenologu, njė spekulanti tė xhindosur dhe njė gazetareje. Argumentet do t’i shoqėroj edhe me dokumente e pikėpamje tė tim eti, tė ndjerit Skėnder Luarasi, mik, kunat dhe studiues i mirėnjohur i Migjenit, meqė sė bashku jemi bėrė vend e pavend objekt dhe subjekt i atyre shkrimeve. Shpresoj qė kėshtu jepet edhe njė kontribut modest nė studimet migjeniane.


(Moikom Zeqo, “Migjeni i panjohur”, “Shqip”, 05.10.2011)
- Migjeni i Panjohur? Tingėllon paradoksale? Aspak. Ėshtė e vėrtetė qė ka njė popullarizim tė pazakontė pėr tė, pėr emrin e tij. Por studimi i veprės sė tij epokale ėshtė ende sipėrfaqėsor, sidomos nė rrafshin estetik.
- Nė 100-vjetorin e lindjes sė Migjenit, akademizmi zyrtar ėshtė flu-indiferent, dekorativ, krejtėsisht i kotė dhe i panevojshėm. Migjeni nuk ka asnjė lidhje me kėtė akademizėm, as me instrumentet klienteliste tė shkrimorėve mediokėr, qė as e kanė kuptuar ndonjėherė, dhe as do ta kuptojnė, padyshim.
- Migjeni ėshtė shkrimtari ynė mė konceptual i modernitetit letrar. Ata qė nuk e kuptojnė kėtė tė vėrtetė sot, do ta kuptojnė nesėr, ose s’do ta kuptojnė asnjėherė. Aq mė keq pėr ta...
- Migjeni tingėllon jashtėzakonisht aktual sot...Pėr tė gjykuar vetė lexuesi po botojmė tekstin e kėsaj letre, e cila gjendet nė librin “Krijimtaria e Migjenit”, e studiueses Gentruda Entrej, botuar shumė vite mė parė...
Pėr fat tė keq, ne nuk dimė se ē'u bė dhe ku ndodhet origjinali shqip. Nė librin e letrave origjinale, si dhe tė ditarėve tė Migjenit, pėr fat tė keq kėto citime jepen tė pėrkthyera nė rusisht dhe jo sipas faksimileve nė shqip... unė po shpalos tani fragmentet e pesė letrave tė Migjenit, qė citohen nė librin e Entrejt. Letrat i dėrgohen nė harkun kohor 1936‑1937, mikut tė ngushtė tė Migjenit, dėshmorit tė ardhshėm tė Luftės Antifashiste, Jordan Misjes.

Migjeni i Panjohur nė rrafshin estetik
Prof Moikom Zeqo vlerėsohet si njė migjenolog i shquar pėr dhjetėra artikujt me prurje tė reja dhe pėr pėrmbledhjen e tij cilėsore tė veprės sė Migjenit (Vepra/Migjeni. Tiranė: shtėpia botuese “Naim Frashėri”, 1988)
Nė shkrim ai vlerėson popullaritetin dhe personalitetin e Migjenit, kritikon ata qė e pėrshfaqin Migjenin sipėrfaqėsor, “tė panjohur”, sidomos nė rrafshin estetik dhe u referohet 5 letrave tė pėrkthyera prej librit “Krijimtaria e Migjenit”, tė botuar mė 1973 prej studiueses sovjetike Gentruda Entrej. Kėto letra shprehet se Migjeni ia ka dėrguar mikut tė tij Jordan Misjes nė vitet 1936‑1937 dhe janė botuar nė rusisht, pa asnjė indikacion apo faksimile nė shqip. Sipas tij, autenticiteti i kėtyre letrave supozohet mbi bazėn e miqėsisė sė Migjenit me Jordan Misjen, nga ngjashmėria e pikėpamjeve krahasuar me njė letėr tė botuar nė revistėn “Bota e Re”. Ndėrsa nė lidhje me komentet e librit qė i referohet njė ditari tė panjohur tė Migjenit, ai e cilėson Ollga Nikolla - Luarasin, motrėn e Migjenit, si “mikja intime” e studiueses Gertruda Entrej dhe pa dashje nxit hamendėsime spekulantėsh mbi “poseduesin e parė dhe trafikuesin ilegal”.
Sigurisht, edhe trashėgimtarėt e Migjenit kanė kėrkuar e kėrkojnė t’i gjejnė kėto materiale origjinale, t’i posedojnė sipas ligjit dhe t’i pėrdorin si t’ua dojė dėshira, por pėrkundėr spekulimeve, ato (pesė letrat dhe ditarėt e Migjenit) dėshmohet se i ka pasur familja e dėshmorit Jordan Misja nė Shkodėr. Nga ana tjetėr, nga sa kam pyetur anėtarėt e familjes sė Migjenit dhe miq e farefis tė tij, nuk rezulton qė Ollga Luarasi, motra e Migjenit, tė ketė qenė “mikja intime” e Gertruda Entrejt. As pėr materialet nė fjalė nuk kam gjetur ndonjė indikacion nga studiuesi dhe kunati i Migjenit, Skėnder Luarasi, i cili po t’i kishte parė me sy, tė paktėn do t’i kishte kopjuar apo cituar diku shqip e shqeto. Madje ai ėshtė interesuar nė forma tė ndryshme pėr origjinalitetin e referencave tė botuara nga Gertruda Entrejt dhe ajo vetė u ėshtė shmangur sqarimeve. Po t’i kishte pasur nė posedim apo tė kishte ndonjė tė dhėnė Ollga Nikolla-Luarasi, pėrse do t’ia fshihte bashkėshortit tė saj Skėnder Luarasi, i cili ka shkruar i pari, mė 1948-n, pėrmbledhjen pėr veprėn e Migjenit me njė hyrje tė rėndėsishme ku shpallen shumė tė vėrteta tė anatemuara?
Do tė ishte me interes qė Moikom Zeqo tė sqaronte se ēfarė ka biseduar pėr kėto ēėshtje edhe me trashėgimtarėt e familjes tė Jordan Misjes, tė Migjenit me studiuesin Skėnder Luarasi apo, edhe mė mirė, me Gjovalin Lukėn e djalin e tij, diturakun Agron Luka, pasi ata vetėshpallen si “personat mė tė mirinformuar” pėr Migjenin dhe veēanėrisht kompetentė nė lidhjet me ish-Bashkimin Sovjetik. (Sipas Agronit, Gjovalin Luka, ka qenė sekretar i Shoqatės Shqipėri-BRSS, korrieri sekret qė ndėrlidhte ambasadėn sovjetike me Koēi Xoxen e Enver Hoxhėn dhe me mjaft shėrbime tė tjera pėr t’i pasur “fijet informative” nė dorė. Prandaj nuk do e kishte tė vėshtirė kontaktin e “mirėkuptimin” edhe me Gertruda Entrejn)
Sidoqoftė, prof. Moikom Zeqo ka meritė se ėshtė interesuar tė sqarojė enigmėn pėr gjetjen e origjinaleve shqip dhe pėrkthimin e letrave nga rusishtja, ku shpallen disa nga pikėpamjet progresive tė Migjenit, tė cilat i ka shpallur me kohė edhe Skėnder Luarasi nė shkrimet e tij, paēka se nuk ia pėrmend njeri. Hipotezat flatrojnė, faktet mbeten.

(Agron Luka. “Me rastin 100-vjetorit tė ditėlindjes sė Migjenit”, “Shqip”, 2011.10.07)
“Kush i dėrgoi pesė ‘Letrat e panjohura e befasuese tė Migjenit’, nė BRSS, Ollga (Nikolla) Luarasi, para vitit tė vdekjes mė 1959? I dėrgoi Skėnder Luarasi vetė apo ndonjė ish-shtetase sovjetike?! Mos i mori vetė G. Entrej, mikja intime e ngushtė e Ollgės?!”
“Si dhe pse, Skėnder Luarasi, qė i deklarohej sh. Enver se i kishte bėrė shėrbime tė mėdha partisė dhe atij, ia fshehu partisė dhe sh. Enver se, nga ‘sėnduku misterioz’ i manoskriteve origjinale migjeniane kishte edhe pesė letra manoskrite dhe ndonjė copė ditar dhe se ato mungonin nga inventari?!” (Ku e bazon shpifjen e tij Agron Luka se “Skėnder Luarasi, i deklarohej sh. Enver se i kishte bėrė shėrbime tė mėdha partisė dhe atij?”)
“Kėto tė vėrteta tė katėrcipta nuk mund tė fshihen dot kurrė, sado qė pretendenti trashėgimor, z. P.L., tė shkojė te ndonjė redaksi metistėsh dhe nė vend qė t’i ēojė origjinalin e vitit 1957, nga ishin nxjerrė citimet e mia, i ēon ribotimin e 1961-shit dhe meqenėse nuk i korrespondojnė faqet, unė qenkam falsifikues citimesh apo si “mashė e skuqur”, qė Petri Juniori do tė mė paditė nė Prokurori apo se do tė mė riinternojė edhe mė zi se nė Roskovec…!”
(Flitet pėr denoncimin qė gazeta “Albania” u bėn shpifjeve tė tij nė lidhje me Migjenin dhe Skėnder Luarasit, tė cilin kinse e ka cituar. Denoncimi ėshtė shpallur edhe nė internet.)
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 15-10-11, 20:29   #40
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Migjeni

Nė gazetėn “Albania”, 22.4.2010, fq.21 nėn titullin “Saktėsim”, shkruhet:
SAKTĖSIM: Nė datat 15 e 16 prill 2010 janė botuar artikujt e zotit Agron Luka, me tituj redaktorialė‚ “Anonimi misterioz qė censuroi Migjenin dhe loja e Enver Hoxhės”, ku thuhet: Sipas pėrkufizimeve e pikėpamjeve tė Skėnder Luarasit, mė 1957-n, shkruhej se: “Migjeni...i shfrytėzoi modelet e ideologjisė dhe tė stilit tė Gorkit e Majakovskit” (fq. 11; fq. 33 etj.); ishte “revolucionar internacionalist i vėrtetė komunist” (fq. 33); “letėrsia e tij ishte me pėrmbajtje tė KONARE-s dhe tėrėsisht socialiste” (fq. 47); “Migjeni ishte njė kontribuues i pajtimit tė grupeve komuniste (fq. 48)”; “ishte pėrkrahės i vendosjes sė njė regjimi model stalinist edhe nė Spanjė”; “Migjeni ishte njė dėshmor i luftės nacional-ēlirimtare dhe prandaj edhe Partia ia vendosi eshtrat pas kthimit nga Italia nė Varrezat e Dėshmorėve”, duke e nderuar me “Urdhrin e Lirisė”, Klasit I, (fq. 32; fq. 44) etj. (Shih, S. Luarasi, “Migjeni, Vepra”, bot. 1957 e ribotim 1961, pėrgjithėsisht, Hyrja, Jeta, Vepra, fq. 5-58.) Ndėrsa nė artikullin redaktorial “Incesti i Migjenit me Bojkėn dhe manipulimi me kėtė histori” (Dosja e Migjenit nė Muzeun Historik nė Shkodėr dhe roli i S.Luarasit) i botuar mė datėn 16 prill, zoti Agron Luka shkruan: “Edhe Dh. Fullanit, pa asnjė lloj pendese, siē edhe mjaft tė tjerėve, Skėnder Luarasi do ia rregullonte qejfin me njė letėr spiunimi, qė pati si pasojė njė internim me urdhėr tė protektorit, M. Shehu... Dhe ky personalitet, S. Luarasi na quhet e na mbahet si ‘Disident i Vjetėr’, si ‘Nderi i Kombit’, akorduar me Dekretin, Nr. 1467 nga Sali Berisha... i cili pėr vete ishte i katapultuar direkt nga Ramiz Alia...).” Sipas verifikimit tė redaksisė, u konstatua se citimet e mėsipėrme, tė marra nga autori i shkrimit, nuk ekzistojnė nė librin “Migjeni”, Veprat, botim i vitit 1957 dhe botim i vitit 1961, tė pėrgatitura nga Skėnder Luarasi. Pra konstatojmė se kemi tė bėjmė me njė falsifikim, nga e cila redaksia e gazetės “Albania” distancohet. Gjithashtu, edhe citimi nė lidhje me zotin Dh. Fullani ėshtė i pavėrtetė. Ndiejmė keqardhje qė nuk kemi bėrė verifikimet pėrkatėse te personat e prekur nė kėtė shkrim, duke i kėrkuar ndjesė familjes Luarasi.

Fenomeni Agron Gjovalin Luka
Njė spektėr tė zi mbi Migjenin na ofron Agron Luka qė vazhdon me manipulimet e radhės kėto vitet e fundit. Ai rėndom sajon citime, deformon perifrazime dhe lėmshin logjik e tematik ia servir ta zgjidhė lexuesi shqiptar. Kur dikush si unė e merr mundimin tė zbardhė tė vėrtetėn dhe i ballafaqon tė thėnėn me tė bėrėn (si te gazeta “Albania”), ai ka talentin dhe kurajėn ta etiketojė denoncuesin si “mashtrues” e “dezinformim”, ndaj ftoj lexuesin tė krahasojė e gjykojė.
Replikėn “miqėsore” me Mojkom Zeqon, kinse e nis mbi Migjenin dhe pėrgojon tė motrėn dhe kunatin e tij, pėrkatėsisht Ollga Nikolla-Luarasin dhe Skėnder Luarasin me aludime tė tipit: korrierė nė trafikun e dokumenteve tė Migjenit, apo se S. Luarasi deklaronte se i ka bėrė shėrbime tė mėdha Enver Hoxhės, por pa na sjellė ndonjė provė!
Agron Luka, pėr variacion tematik, “fut nė thes” edhe prof. Aurel Plasarin, “i dhuron edhe 5 copė kopje Bibliotekės Kombėtare, kinse nga ribotimi i fotoskanuar i librit, “Migjeni, Vepra, mbledhė dhe shpjegue nga Gjovalin Luka”, NSHB, Tiranė 1954.” Nė fakt libri titullohet ndryshe dhe nė dijeni tė lexuesit pėr kėtė ribotim tė veprės sė Migjenit, Agron Luka nuk ka marrė ndonjė leje nga trashėgimtarėt e veprės sė Migjenit. Si rrjedhim ribotimi pėrbėn shkelje tė sė drejtės sė autorit. Megjithėse deklaron qė nuk e ka pėr shitje, nė kapak i ka vėnė ēmimin e shitjes 600 lekė! Madje atje boton edhe 6 copa letrare tė tjera tė Migjenit, “se ia kishin censuruar tė atit”!
Ta ketė pranuar kėtė libėr nė fondin e Bibliotekės Kombėtare drejtori i saj, Aurel Plasari, edhe pse shkelet ligji i tė drejtės sė autorit?!
Nė rast se po, atėherė ky akt do tė pėrligjte pėrsėri historinė e pėrvetėsimin tė pėrmbledhjes sė Skėnder Luarasit mbi Veprėn e Migjenit nga Gjovalin Luka, madje tani edhe nga i biri kundrejt Migjenit.
Nė vijim tė shkrimit theksohet se Aurel Plasari e pyeti nėse kishte dijeni “pėr disa letra tė pabotuara tė Migjenit, tė cilat dikush i paskej dėrguar nė BRSS?!” Agroni: “Unė iu pėrgjigja qartė se, nuk kisha asnjė lloj dijenie pėr kėtė rast specifik konkret.”
(Po trillimet pėr Ollga Nikollėn e Skėnder Luarasin, harroi t’ia thoshte edhe Plasarit?)
Mė tej vazhdon “zbulimet” me parimin “turbullo e peshko”: Njė gabim tė rėndomtė shtypi te fjala “Gutenberg” (“Gutemberg”) e cilėson “faksimile tė falsifikuar” nga Skėnder Luarasi!?
Si pėrfundim ai thekson: “Do tė vijė edhe koha kur do ta shuajmė edhe kuriozitetin, se ēfarė kishte bėrė Gjovalin Luka, qė krimineli, skizofreni E. Hoxha provoi t’ia shuante komplet trutė e kokės. ‘Hiqni maskat’, ose ndryshe ‘Hiqni Bragashat apo Pantallonat e Majakovskit’...zotėrinj hipokritė, pėrfitues e privatizues tė Migjenit dhe migjenologė ndryshues-shtrembėrues-pėrdhunues, kameleonė post enveristė!”
Ai “harron” qė babait tė tij Gjovalinit “ia kanė hequr me kohė maskėn qė kur e deformoi thėnien e Migjenit “Hiqni Bragashat”, “harron” se ka shkruar qė babai i tij ishte adhurues i Majakovskit dhe “korrier” i “Kominternit” i cili “aty nga vitet 1936, 1937, 1938 e mė pas... nga Parisi, nga Torino e nga Livorno, siguroi njė literaturė tė madhe komuniste, qė pėrfshinte pjesėn mė tė madhe tė materialeve tė Kongresit VII tė Kominternit.” (Agron Luka. Tullėn e bazamentit Evropės ia vuri kristianizmi.)

Padituri apo sfidė sė vėrtetės?
Nė shtypin shqiptar hasen gazetarė qė lakmojnė temat e mėdha, qė prodhojnė sensacion, paēka se nuk janė tė mirinformuar. Njė e tillė, pasi shpall “inventarin e magazinės” sė saj migjeniane produktesh tė skaduara me etiketė “moderne”, i jep pėrgjigje vetes se “me siguri mund tė thuhet se ende shqiptarėt nuk e kanė lexuar mirė Migjenin”, jetėn dhe veprėn e tij.
Krahas shumė pyetjeve “enigmatike pėr tė”, por qė ua ka dhėnė pėrgjigjen me kohė, mbi bazėn e fakteve, bashkėkohėsi, miku, familjari dhe studiuesi mė i shquar i Migjenit, Skėnder Luarasi, gazetarja deklaron pa asnjė argument se “Vargjet e lira” tė Migjenit “nuk njohėn botim tjetėr deri nė vitin 1954. Ishte Gjovalin Luka qė u kujdes pėr kėtė botim, i cili konsiderohet mė i ploti deri mė sot, shprehės i vullnetit tė autorit vetė.”(?!)
Ky mendim i paargumentuar u kundėrvihet fakteve qė botimi i Gjovalin Lukės, nė pjesėn mė tė madhe, ishte njė sakatim i veprės sė Migjenit, si dhe pėrvetėsim i punės sė Skėnder Luarasit, tė paraqitur pėr botim nė vitin 1948!
Sikurse ėshtė publikuar shpesh, pėrmbledhjen e Veprave tė Migjenit, ku pėrfshiheshin edhe 7 novela tė panjohura, Luarasi ia dorėzoi Dhimitėr Shuteriqit. Pėrmbledhja u botua e copėzuar, njė pjesė edhe nga vetė Shuteriqi. Por ai tė paktėn nė botimin e dy tregimeve tė panjohura tė Migjenit (Tė ēelen arkapijat dhe Studenti nė shtėpi, Letėrsia jonė, gusht 1958, fq. 16) ka vėnė shėnimin:
“Me rastin e 15-vjetorit tė vdekjes sė Migjenit, botojmė dy tregime tė pabotuara tė nxjerra nga origjinalet qė ndodhen pranė familjes sė Migjenit, pėrkatėsisht nė ‘sėndukun misterioz’ tė Ollga Nikolla-Luarasit dhe Skėnder Luarasit”.
Shuteriqi, ndoshta me peng nė zemėr, si dėshmitar dhe i vetėdijshėm pėr “huazimin” dhe “sakatimin” e veprės sė Migjenit nga Gjovalin Luka, qė ia dorėzoi Skėnder Luarasi mė 1948-n, pohon: “Migjeni ka njė botim tė keq tė veprave tė tij mė 1954 (nga Gj.Luka); ka edhe njė tė mirė, nga Skėnder Luarasi, mė 1961. (Dh.Shuteriqi, Marin Beēikemi dhe shkrime, fq. 305, v. 1986).
Edhe nė grupin e vlerėsimeve tė botimeve tė veprės sė Migjenit nga tė tjerė studiues, nė asnjė rast nuk gjen mbėshtetje konkluzioni i gazetares...
Ndėrkohė ajo me tė drejtė pohon se “Migjeni do tė njihej prej shumė brezash pėrmes botimit tė vitit 1958, pėrgatitur dhe realizuar nga njė prej jetėshkruesve mė tė besueshėm tė Migjenit, Skėnder Luarasi, kjo edhe pėr shkak tė lidhjeve familjare”, pa pėrmendur edhe botimet e tij tė mėvonshme tė pėrmirėsuara (1961 dhe 2009). Ėshtė fakt i pamohueshėm qė Skėnder Luarasi, pėrveē botimit tė pėrvetėsuar dhe tė sakatuar tė Gjovalin Lukės, nė ēdo rast ka ndihmuar dhe mirėpritur pėrmbledhjet e tė tjerėve mbi Migjenin.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 15-10-11, 20:30   #41
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Migjeni

Gazetarja e interesuar veēanėrisht pėr botimin e Gjovalin Lukės, shkruan se kur ai “u dėnua politikisht si karrierist dhe i pasinqertė, vėllimi i poezive dhe prozave tė Migjenit u hoq sėrish nga qarkullimi, njė fakt i mohuar pėrgjatė mė shumė se katėr dekadave. Nuk u mor vesh kurrė njė arsye e vėrtetė e dėnimit tė tij.”
Asaj i rekomandoj qė pasi ta lexojė, ta krahasojė me botimet e Luarasit dhe tė tjerėve deri nė ditėt tona, do ta kuptojė lehtas qė edhe nė kohėn e diktaturės, pėrgjithėsisht dėnohej plagjiatura, shkelja e tė drejtės sė autorit dhe sakatimi pa kriter i veprės.
Nuk duhet tė ngatėrrohen, pasi janė ēėshtje tė ndryshme, gabimet e Gjovalin Lukės ndaj Skėnder Luarasit dhe veprės sė Migjenit, dėnimi nga shokėt e tij tė partisė dhe qėndrimi ndaj Migjenit dhe veprės sė tij.
Ndėrsa kureshtjen e saj pėr dėnimin e Gjovalin Lukės mund ta shuajė te trajtimi i mėsipėrm i shkrimit tė Agron Lukės. Mua mė intereson fakti qė ajo e cilėson Luarasin si mė tė besueshmin, por, nga ana tjetėr, nuk e ka lexuar botimin e tij pėr Migjenin, ku nė pėrballje me pikėpamje tė disa studiuesve tė tjerė, ka triumfuar me argumentet e tij mbi prejardhjen shqiptare tė Migjenit, botėkuptimin e tij atdhetar, laik, progresiv, antifashist, e pse jo edhe me nuanca revolucionare e socialdemokrate (sipas kėndvėshtrimit tė sotėm). Edhe pse mund tė shkaktojnė debate disa pikėpamje, duhet tė pranohet se i shpreh Skėnder Luarasi, njė bashkėkohės qė e ka njohur mirė Migjenin dhe ambientin shoqėror e familjar tė tij dhe ka kundėrshtuar me fakte shtrembėrimet qė i janė bėrė jetės dhe veprės sė tij.
Nga disa Migjeni gjykohet me disa standarde, shkėputet nga ambienti dhe mendėsia e kohės, mbivlerėsohen opinionet e kundėrshtarėve dhe jo miqve e bashkėkohėsve tė tij, nisur nga interesa tė paracaktuara dhe jo tė vėrtetės objektive. Nė kėtė logjikė ka pasur edhe shumė spekulime, qė ndonėse janė zbardhur qartė nga Luarasi e studiues tė tjerė, amplifikohen vend e pavend. Nė shkrimet e tij Skėnder Luarasi ka treguar pėr njohjen e tij me Migjenin, botėkuptimin dhe interesat e tij, pėr rrethin e tij familjar e shoqėror. Ai ka shpjeguar realitetin e kohės, ku nė mjaft raste ai dhe nxėnėsit, kolegėt dhe shokėt e tij u etiketuan “revolucionarė” se ishin kundėr regjimit antidemokratik, kundėr dasisė fetare, kundėr agjenturave tė huaja etj. Nė atė kėndvėshtrim tė realitetit ata ishin “revolucionarė” paēka se shumė nga kėta nė periudhėn e diktaturės komuniste, pėr shkak tė pikėpamjeve tė tyre u etiketuan “reaksionarė borgjezė” dhe “antikomunistė”. Pra ka rėndėsi pikėpamja, veprimtaria dhe jo etiketimi qė u bėhet nė kohė tė ndryshme. Kėtė fakt e dėshmon jeta dhe vepra e Migjenit, me oshilimet pėrkatėse, i pėlqente apo jo dikujt nė kohėn e monarkisė, diktaturės apo nė tė ashtuquajturėn demokraci, kur si asnjėherė ia shkatėrruan muzeun e ia pėrdhosėn varrin. Ndaj duhet tė sqarohet nėse ka padituri apo sfidohet e vėrteta?
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 15-10-11, 20:46   #42
e_martumja
Merita
 
Avatari i e_martumja
 
Anėtarėsuar: 13-04-05
Vendndodhja: ne dhome me 4 qyshe qe gjindet ne katund
Postime: 19,592
e_martumja i pazėvėndėsueshėme_martumja i pazėvėndėsueshėme_martumja i pazėvėndėsueshėme_martumja i pazėvėndėsueshėme_martumja i pazėvėndėsueshėme_martumja i pazėvėndėsueshėme_martumja i pazėvėndėsueshėme_martumja i pazėvėndėsueshėme_martumja i pazėvėndėsueshėme_martumja i pazėvėndėsueshėme_martumja i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Migjeni

Melodi e kėputun


Melodi e kėputun – lot i kjartė nga syni
i njė grues sė dashun…
andje e pėrplasun,
xhevahir i tretun,
njė andėrr e shkelun,
buzė e paputhun
nė melodin e kėputun.
Nga vaji i heshtun shkunden supat e zhveshun,
verbojnė nga zbardhimi…
e ther, ther hidhnimi
pėr ēasteet e rrėshqitun,
pėr fatin e ikun,
pėr gėzimin e humbun
nė melodin e kėputun.
Brrylat ndėr gjujė tė mpshtetun, ftyrė nė shplakė e fundosun:
Qan grueja e pikllueme
me zemėr tė piskueme
(njė kitarė e gjymtun,
za kange i mbytun
nė buzė nga dhimb’ e puthun
nė melodin e kėputun).
Hesht njeriu pran grues qė qan e turpnueme…
syni i venitet
nė tė loti vėrvitet,
diēka nxjerr nga xhepi
grues ia lė – dhe sė shpejti
e len gruen e humbun
nė melodin e kėputun.
Por kur vjen ndoj tjetėr, epshi kapėrthehet,
gjaqet turbullohen,
pėrzihen, pėrvlohen,
ēohen peshė, tėrbohen
… e vetėm ndėgjohen
ahtėt e molisun
nė melodin e grisun
__________________
Ka shume gjera qe i harrojme, por nje dite do te pendohem secili apo secila por do te jete pak vone.Sepse koha ec edhe ne me kohen duhet me ec, se berem at kot te jetojme.
e_martumja Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 12-12-11, 20:08   #43
petrol
 
Anėtarėsuar: 12-12-11
Postime: 74
petrol i dashurpetrol i dashurpetrol i dashur
Gabim O Agron Luka. Ndali shpifjet ndaj veprės sė Migjenit dhe Skėnder Luarasit!

Petro Luarasi
O Agron Luka. Ndali shpifjet ndaj veprės sė Migjenit dhe Skėnder Luarasit!

Tė nderuar lexues,
Gjej rastin tė shpreh mirėnjohjen e thellė ndaj “Forumit Dardania” pėr mundėsinė qė na jep tė shprehemi dhe tė publikojmė Fjalėn e Lirė Shqipe kudo nė botė.

Hulumtimet mbi Migjenin dhe studjuesin mė tė njohur tė tij, Skėnder Luarasin, qė njėkohėsisht e kishte mik dhe kunat, na detyron qė tė pėrballemi me mjaft ēėshtje delikate. Studjuesi Skėnder Luarasi i ka kushtuar rėndėsi tė veēantė paraqitjes me vėrtetėsi tė jetės dhe veprės sė Migjenit dhe ka shkruar pėr peripecitė e botimit dhe tė shpalljes sė tė vėrtetės migjeniane, proces i cili ėshtė ballafaquar me mjaft pasaktėsi dhe spekulime pėr motive tė ndryshme personale e klanore, deri skandale. Ndėr to po komentojmė pėrmbledhurazi skandalin e fundit tė manipuluesit Agron Gjovalin Luka.
Ai duke abuzuar me tė drejtat demokratike tė shprehjes sė lirė pėrēudnon dhe shpif pėr qėllime poshtėrimi me besimin se vetėm kėshtu “ merr hakun dhe nderon kujtimin e te atit Gjovalin Luka”. Nė materialet e publikuara mė parė kemi analizuar dhe demaskuar trillimet dhe shpifjet e tij ne shkrime tė ndryshme disa vjeēare, tė cilat tani sė fundmi morėn pėrmasa e njė Skandali ku me verbėri dhe egėrsi shkelmohen elementet e arėsyes dhe nderit.
Prej vitesh e kemi provuar por pėrkundėr neglizhences sė organeve tė tjera, vetėm gazeta Albania (“Albania”, 22.4.2010, fq.21 nėn titullin “Saktėsim”) u distancua me dinjitet nga Agron Luka duke shpallur se
“Nė datat 15 e 16 prill 2010 janė botuar artikujt e zotit Agron Luka, me tituj redaktorialė‚ “Anonimi misterioz qė censuroi Migjenin dhe loja e Enver Hoxhės”, ku thuhet: Sipas pėrkufizimeve e pikėpamjeve tė Skėnder Luarasit, mė 1957-n, shkruhej se: “Migjeni...i shfrytėzoi modelet e ideologjisė dhe tė stilit tė Gorkit e Majakovskit” (fq. 11; fq. 33 etj.); ishte “revolucionar internacionalist i vėrtetė komunist” (fq. 33); “letėrsia e tij ishte me pėrmbajtje tė KONARE-s dhe tėrėsisht socialiste” (fq. 47); “Migjeni ishte njė kontribuues i pajtimit tė grupeve komuniste (fq. 48)”; “ishte pėrkrahės i vendosjes sė njė regjimi model stalinist edhe nė Spanjė”; “Migjeni ishte njė dėshmor i luftės nacional-ēlirimtare dhe prandaj edhe Partia ia vendosi eshtrat pas kthimit nga Italia nė Varrezat e Dėshmorėve”, duke e nderuar me “Urdhrin e Lirisė”, Klasit I, (fq. 32; fq. 44) etj. (Shih, S. Luarasi, “Migjeni, Vepra”, bot. 1957 e ribotim 1961, pėrgjithėsisht, Hyrja, Jeta, Vepra, fq. 5-58.) Ndėrsa nė artikullin redaktorial “Incesti i Migjenit me Bojkėn dhe manipulimi me kėtė histori” (Dosja e Migjenit nė Muzeun Historik nė Shkodėr dhe roli i S.Luarasit) i botuar mė datėn 16 prill, zoti Agron Luka shkruan: “Edhe Dh. Fullanit, pa asnjė lloj pendese, siē edhe mjaft tė tjerėve, Skėnder Luarasi do ia rregullonte qejfin me njė letėr spiunimi, qė pati si pasojė njė internim me urdhėr tė protektorit, M. Shehu... Dhe ky personalitet, S. Luarasi na quhet e na mbahet si ‘Disident i Vjetėr’, si ‘Nderi i Kombit’, akorduar me Dekretin, Nr. 1467 nga Sali Berisha... i cili pėr vete ishte i katapultuar direkt nga Ramiz Alia...).” Sipas verifikimit tė redaksisė, u konstatua se citimet e mėsipėrme, tė marra nga autori i shkrimit, nuk ekzistojnė nė librin “Migjeni”, Veprat, botim i vitit 1957 dhe botim i vitit 1961, tė pėrgatitura nga Skėnder Luarasi. Pra konstatojmė se kemi tė bėjmė me njė falsifikim, nga e cila redaksia e gazetės “Albania” distancohet. Gjithashtu, edhe citimi nė lidhje me zotin Dh. Fullani ėshtė i pavėrtetė. Ndiejmė keqardhje qė nuk kemi bėrė verifikimet pėrkatėse te personat e prekur nė kėtė shkrim, duke i kėrkuar ndjesė familjes Luarasi.”

Nė vend qė tė kėrkonte falje publike, Agron Gjovalin Luka akuzon me shkrimin
“Liria dhe korrektesa e shtypit, pėrballė ndėrhyrjeve redaksionale, ēenzurės dhe frikės ndaj zyrtarėve tė lartė!” te botuar nė sajtin www.shqiperia-etnike.com nr 147
se “denoncimi” ishte njė lojė e manipuluar e Petros!
Ai deklaron:
“Me pėrgjegjėsi tė plotė civile e penale, unė Agron Luka, deklaroj se, nuk kam kryer asnjė lloj mashtrimi nė citimet korrekte.”

Edhe unė po paraqeses me pergjegjesi morale e penale perpara lexuesit tė nderuar citimet e denoncuara si mashtrim nga gazeta “Albania” dhe “provat e cituara” qė servir Agron Luka.
Citimi kinse i Skėnder Luarasit sipas Lukės e pergenjeshtruar nga gazeta “ Albania”
Sipas pėrkufizimeve e pikėpamjeve tė Skėnder Luarasit, mė 1957-n, shkruhej se: “Migjeni...i shfrytėzoi modelet e ideologjisė dhe tė stilit tė Gorkit e Majakovskit” (fq. 11; fq. 33 etj.); ishte “revolucionar internacionalist i vėrtetė komunist” (fq. 33)
"Prova " e cituar dhe e skanuar sipas Agron Lukes
“Me anėn e kėtyre gjuhėve botėrore (rusishten konkretisht AL) gjatė studimevet, i pėrvehtėsoi Milloshi idetė revolucionare. Gjatė kohės qė ndėnji nė Monastir mundi tė lexojė veprat e klasikėve ruse Pushkin, Tolstoi, por veēanėrisht ato tė krijuesve tė realizmit socialist, veprat e Gorkit e tė Majakovskit. Gjurmat e kėtij edukimi i gjejmė ndėr librat e tij, ndėr ato tė pakta qė i shpėtuan prej zjarrit ditėn e 22 qershorit 1942…” (f 11, e bot. 1957).
…….
Citimi kinse i Skėnder Luarasit sipas Lukės e pergenjeshtruar nga gazeta “ Albania”
“letėrsia e Migjenit ishte me pėrmbajtje tė KONARE-s dhe tėrėsisht socialiste” (f 47 simbas origjinalit tė bot. 1957.)
"Prova " e cituar dhe e skanuar sipas Agron Lukes:
“S. Luarasi, ka cituar, A. Stefin dhe sigurisht se, ėshtė dakort me tė dhe shkon nė unison se, Migjeni te “Kangėt e Rilindjes” dhe te “Parathanja e Parathanjeve”donte t’i kėndonte zgjimit kombėtar, pėrpjekjeve tė popullit pėr ēlirim dhe se ishte orvatė qė kėto tė paraqesnin programin poetik tė lėvizjes sė ēlirimit pėr pėrmbajtjen socialiste tė tė gjithė veprės sė tij qė ai e ndiqte edhe nė jetė. (f 47 etj) Nėqoftėse z. Petro gjen ndonjė lėvizje tjetėr (ku e fuste vehten edhe shoku S.L. aso kohe) e cila nuk ishte KONARE (Komiteti Nacional Revolucionar), por si socialiste apo edhe mė minimum si social-demokrate, nė emėruesin e pėrbashkėt, le ta interpretojė ndryshe…”
.............
Citimi kinse i Skėnder Luarasit sipas Lukės e pergenjeshtruar nga gazeta “ Albania”
“Migjeni ishte njė kontribues i pajtimit tė grupeve komuniste (f 48)

"Prova " e cituar dhe e skanuar sipas Agron Lukes
“S. L. citonte A. Stefin, tė cilit Migjeni i kishte pas deklaruar: “Unė pėr veten teme e quej veprėn teme si njė kontribut pėr bashkimin e kėtyre rretheve…” (shih nė f 47, “rrethet komuniste shqiptare; f 48 grupeve. AL) “
,,,,,,,,,
Citimi kinse i Skėnder Luarasit sipas Lukės e pergenjeshtruar nga gazeta “ Albania”
“ishte pėrkrahės i vendosjes sė njė regjimi model stalinist edhe nė Spanjė”; “Migjeni ishte njė dėshmor i luftės nacional-ēlirimtare dhe prandaj edhe Partia ia vendosi eshtrat pas kthimit nga Italia nė Varrezat e Dėshmorėve”, duke e nderuar me “Urdhrin e Lirisė”, Klasit I, (fq. 32; fq. 44) etj. (Shih, S. Luarasi, “Migjeni, Vepra”, bot. 1957 e ribotim 1961, pėrgjithėsisht, Hyrja, Jeta, Vepra, fq. 5-58.)
"Prova " e cituar dhe e skanuar sipas Agron Lukes:
“f32 nė korrelacion me f 44
Fotoskanimi i f 32, nga bot. original i vitit 1957. Hapini sytė e lexojeni edhe “Urdhėrin e Lirisė sė Kl. I”.
f. 44, Migjeni ėshtė njė nga luftėtarėt mė tė parė pėr lirinė e Shqipėrisė… Partia dhe Pushteti ia vendosi reliket e fundit - krah pėr krah me dėshmorėt e LNĒL…
Migjeni ishte “ishte pėrkrahės i vendosjes sė njė regjimi model popullor sovjetik -stalinist edhe nė Spanjė." ( Nė kėtė paragraf Agron Luka perseri shtrembėron citimin e origjinalit qe nuk e ka fjalinė “ishte pėrkrahės i vendosjes sė njė regjimi model popullor sovjetik -stalinist edhe nė Spanjė dhe gjithashtu ne vend tė citimit jep shpjegime.Shenim i Petro Luarasit)”

"Prova " koment sipas Agron Lukes: duke iu referuar shkrimeve te Andrea Stefit: Citoj: “Simbas fantazisė sė Migjenit, pėrveē shtetit proletar nė lindje, po jepte shpresa se po lindte edhe njė shtet tjetėr i tillė afėrsisht n’anėn e kundėrt (nė perėndim AL) tė tė njajtit kntinent, nė Spanjė. ( A. Stefi, “Rreth Gogolit tė Migjenit”, Bul.USHT, Seria shk. Shoq. 1955, f 171-172) Kėtė interpretim e kėtė mikun CORVUS, e citonte dhe e pėrkrahte S. Luarasi! (Bot. 1957, Hyrje f 5, “Kuptimi i dyfishtė i Gogolit”. Kėtė lidhje e sqarim tė bashkėngjitur, Red. e Albanias, red. E. Metaj, personalisht e kishte hequr/ēensuruar.
.............
Pretendimet sipas Lukės e pergenjeshtruar nga gazeta “ Albania”

“Edhe Dh. Fullanit, pa asnjė lloj pendese, siē edhe mjaft tė tjerėve, Skėnder Luarasi do ia rregullonte qejfin me njė letėr spiunimi, qė pati si pasojė njė internim me urdhėr tė protektorit, M. Shehu....”

"Prova " koment sipas Agron Lukes e shoqėruar me fotokopje artikujsh tė Petro Luarasit


"GSH, Dossier V, 19 prill 2003, f 12-13, “por, u dėnua shefi i poezisė, Dhimitėr Fullani”…
Gazeta Shqip, 4 dhjetor 2006, f 18-19. Lexojeni letrėn qė z. S. Luarasi i shkruan shokut Mehmet Shehu, posaēėrisht pėr z. Dhimitėr Fullanin, pėr z. Thanas Leci etj… dhe lexojeni se si z. Petro e kamuflon dhe e pėrzien me njė tjetėr letėr pėr familien e Petro Markos, pėr ikjen nė Spanjė etj!
Nė Dosjen Migjeni, nė MHSh, figuron edhe Diskutimi i Dh. Fullanit… Do vijmė edhe atje o Z. Petro me durim dhe me dokumente, e kam njė dokument edhe pėr atė eveniment.
Nqs z. Dh. Fullani nuk paska pėsuar asnjė lloj peripecie nga kjo lloj letre, atėhere i kėrkoj falje familes Fullani, edhe pse unė nuk kam asnjė pikė faji nė kėtė mes. (Kėtu kopjon fjalėt e Shvejkut” Ē’faj kam unė pėr veprimet e mia”. Shėnim i Petro Luarasit)
“Disidenti” dhe “Nderi i Kombit”, Skėnder Luarasi ka pėrgojuar me letra e me epitete te Enver Hoxha e te Mehmet Shehu, njė seri njerėzish e intelektualėsh si F. Paērami, M. Ndoja, Dh. S. Shuteriqi, S. Prifti, V. Bala, F. Gjata, D. Siliqi, Sh. Musaraj etj… ndėr ta disa herė edhe babanė tim.
http://www.shqiperia-etnike.com/she147/she147shqip.htm

Petro Luarasi
Sqarim per mashtrimin e Agron Lukes me “internimin” e Dhimiter Fullanit,
- Dhimiter Fullani dihet qe nuk eshte internuar ndonjehere
- Letrat e Skender Luarasit te botuara nga une ne shtyp nuk kane te bejne fare me “internimin” e Z.Dhimitėr Fullani, as qe permendet emer, por me pafajėsinė e Petro Markos.
- Familja Fullani apo te tjere shkrimtare e dine mire qe Dhimiter Fullani thjesht u hoq si pergjegjes botimi per aresye te tjera, por nuk eshte denuar kurre politikisht, aq me pak nga ndonje ankese e Skender Luarasit ndaj tij. Ky eshte trillimi i rradhes i Agron Lukes duke komentuar sipas hamendjes se tij shkrimet e mia nder vite.
- Skėnder Luarasi vėrtet ka kritikuar mjaft shkrimtarė e zyrtarė pėr cėshtje me karakter historiko-letrar, por kurre nuk ka ka bere padi, apo te jene marre ne reference nga hetuesia si denoncues ne proces gjyqesor ( si spekulon Agron Luka perkatesisht ndaj intelektualeve F. Paērami, M. Ndoja, Dh. S. Shuteriqi, S. Prifti, V. Bala, F. Gjata, D. Siliqi, Sh. Musaraj, Dh.Fullani apo babait te tij Gjovalin Luka)
Nga sa u deshmua me fakte e prova, duke u bazuar edhe tek pretendimet “prova” te Agron Lukės, kuptohet qarte qė tė ashtuquajtura "citime" tė Skėnder Luarasit “ si tė marra nga botimet e” Migjenit” tė viteve 1957 e 1961 nuk gjenden nė origjinal.
Dihet nga cdo njeri normal si dhe shpjegohet nga fjalori i gjuhes shqipe qe citim (fjale mes thonjezave) d.m.th. “me dhene fjale per fjale nje pjese te shkurter nga ndonje veper ose shkrim i ndonje autori” . A nuk e di Agron Luka kėtė gjė elementare!?
A ka ndonje njeri qe mund te deshmoje qe ne kete rast Agron Lukia ka cituar vertet Skender Luarasin dhe se gazetat “Albania” dhe “Shqip” nuk kane pasur te drejte qe e kane denoncuar manipulimin me “citimet’ e manipuluara tė tij?!
Nė kėto rrethana deklarata e tij "Me pėrgjegjėsi tė plotė civile e penale une Agron Luka, deklaroj se, nuk kam kryer asnjė lloj mashtrimi nė citimet korrekte” pėrbėn njė skandal mediatik qė tregon se deri ku shkon papergjegjshmeria e Agron Lukes! tė cilit i janė botuar shumė shkrime.
Shprehim keqardhje qe redaksia e medias Shqiperia etnike nuk ia kontrolloi paraprakisht materialin qe i botoi Agron Lukes, meqe eshte anetar i redaksise dhe pergjegjes per sferen “hulumtime” .

Pėrfundimisht ritheksoj se Agron Gjovalin Luka pėrfaqėson njė specie tė rrallė pėr qytetin e traditave tregtare e kulturore. Rėnkon Shkodra se nė diktaturė tregtarėt e mendimtarėt ia vranė e sakatosėn, nė burgje, internime e ēmendina, ndaj edhe media ia pėrzgjidh leshkon si ikonė tė gjallė tė persekutimit dhe shenjtėrimit tė fjalės sė lire! Tė reklamosh banalitetet e Agron Lukės si kryevepra tė pjekurisė ėshtė mėkat i madh ndaj paraardhėsve dhe pasardhėsve tė inteligjencės shkodrane!!!
petrol Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 12-12-11, 21:58   #44
petrol
 
Anėtarėsuar: 12-12-11
Postime: 74
petrol i dashurpetrol i dashurpetrol i dashur
Gabim Takimet e mia me Migjenin

Skėnder Luarasi

Takimet e mia me Migjenin
(1) Ky artikull ėshtė shkruar me rastin e 50-vjetorit tė lindjes sė Migjenit nė gazetėn Drita,24 shtator 1961 Shėn. i red.P.L..

Kur kujtoj Migjenin, mė hipėn mallėngjimi e kam njė peng nė zemėr. Shumė tė tjerė e njohėn Migjenin vetėm pėrmes veprės, kurse mua njė rast i mbarė ma solli ta njoh edhe personalisht, kur mė transferuan nė gjimnazin e Shkodrės, nė vjeshtė 1934...
Me Migjenin u njoha nė kėto rrethana: Qe e diela ime e parė nė Shkodėr. Kur dola nė mėngjes nga zyra e konviktit qė tė piqesha me njė nga miqtė e mi shkodranė qė nuk ishin ‘’tė fesė sonė‘’,vura re kujdestarin e konvektit tek po i ndante nxėnėsit dysh. E pyeta se ē’po bėnte, dhe mė tha se ata nė radhė do t’i shpinte nė kishė.
‘’Po tė tjerėt?’’e pyeta
‘’Janė muhamedanė‘’, m’u pėrgjegj.
Ndėrkohė miku im erdhi dhe dolėm tė shėtisnim; kur iu afruam kafe ''Parkut'', ndaloi te rruga kryq, ku po afrohej njė djalosh e mė foli:’’Do tė tė njoh me njė koleg tė ri, mėsues nė Vrakė, shumė i mirė…ortodoks’’.
U prezantuam.Ndonėse tė posanjohur, vetė takimi u bė nė mėnyrė tė tillė qė na dha temėn e bisedės.Unė, i indinjuar nga njė atmosferė e kėtillė fanatike, i tregova mikut tė ri ē'ė kishte ngjarė nė oborr tė konviktit dhe i thashė se e para punė qė duhet tė bėjnė arsimtarėt nė Shodėr ish ta shkulnin nga rrėnjėt kulēedrėn e fanatizmit. Migjeni buzagaz mė tha se unė sapo kisha filluar dhe se do tė mė jepej rasti tė njihesha mė mirė me kėtė pėrbindėsh.
Takimi im i parė me Migjenin ish i shkurtėr; po mė gėzoi, se gjeta nė kėtė djalosh njė njeri qė qėndronte pėrmbi dasitė fetare. Mė vonė u binda se Migjeni kish tė drejtė qė pėrbindėshi mund tė rrėzohej vetėm me goditje tė fuqishme si ato qė dha Migjeni vetė!
Kėtė ditė e dėgjova pėr tė parėn herė emrin e vėrtetė tė Migjenit, por edhe pseudonimi i tij po kėtė ditė nisi tė mė bėhej mė familjar. Qoftė pėr antipatine qė kisha pėr ‘’Illyrinė‘’si organ pro-fashist dhe nuk e lexoja veēse pėr kuriozitet, qoftė edhe pėr mosbesimin tim se nė atė kohė mund tė dilte ndonjė pendė me vlerė, as ato pak shkrime tė Migjenit nuk i kisha lexuar me ndonjė interes tė veēantė. Ky interes m’u zgjua kur u njoha me vetė autorin e tyre dhe lexova: ’’Tė lindet njeriu’’ dhe sidomos ‘’Kėngėt e rinisė‘’. Thashė: ’’Prej njė njeriu me moral tė madh ,siē ėshtė Migjeni,edhe poezia e tij vetė duhet tė jetė e madhe’’.
Herėn e dytė u poqa me Migjenin nė shtėpinė e dajeshės sė tij, Ujnės. Ndėrsa kolegu im, me tė cilin vajta pėr vizitė, seē kish tė rregullonte me tė birin e saj, Migjeni dhe unė ramė nė bisedė pėr shkollėn. Edhe kjo qe njė temė e rėndėsishme, se kish ardhur koha kur duheshin peshuar frutat e para tė shkollės laike. Shumėkush u gėnjye me tragji-komedinė e shtetėzimit tė shkollave nga shpresa se nė trollin e shkollės kombėtare do tė arrihej bashkimi i popullit shqiptar.Por frutat dolėn tė hidhura!
Kėtė dėshtim e kishte ndjerė thellė Migjeni. Ai njihte mirė gjėndjen e fillores, prandaj u interesua tė dijė pėrshtypjet e mia mbi brendinė e programit tė shkollės sė mesme; mbi karakterin e edukatės qė merrnin nxėnėsit. Unė s’isha aspak entuziast me punėn e shkollės, andaj s’gjeta veēse fjalė tė kėqia pėr tė. I thashė se mendjen ua dėrgojmė nxėnėsve nė klasiēizėm pėr tė mėsuar gjėra qė s’u duhen dhe lėmė pa mėsuar gjėra qė u duhen nė jetė...
Po nga kjo bisedė me Migjenin pata njė pėrshtypje akoma mė tė madhe kur vura re se atė e interesonte shkolla, para sė gjithash, nga pikėpamja se me ē’ideale shoqėrore mbruheshin nxėnėsit shqiptarė.Tani nuk mė kujtohen pikė pėr pikė fjalėt e tij, po di se Migjeni m’u imponua me idetė e tij fisnike, me idealin e pėrparuar, me pikėpamjet e larta politike, me dashurinė e tij tė madhe pėr njerinė.
Kėtė konstatim e kanė shprehur edhe tė tjerė. Njė vajzė qė e pati njohur mirė Migjenin qė nga shkolla e studimeve tė mesme, (Bojka Nikolla, shėnim i red. P.L) e shfaqi admirimin e saj pėr poetin, nė njė letėr ngushėllimi ,qė i dėrgoi motrės sė tij Ollgės, mė 4.9.1938,duke bėrė kėtė sintezė tė njeriut moral-madh e tė njeriut poet, nė Migjenin:
‘’E dashur Ollgė;e di se je fatkeqe pėr kėtė humbje tė madhe, po tė lutem tė mendosh pėr ata qė, pas tij, i don mė shumė; dhe tė jenė ata ngushėllimi dhe qėllimi i jetės sate. Sepse’’Dashuria e madhe pėr njerėzit’’ka qėnė qėllimi i Mirkos sonė tė dashur; ti e din kėtė dhe do ta dijė gjithė bota; dhe ai do tė jetojė gjithmonė nė kujtimet tona me veprėn e tij’’.
Nė kėtė takim tė dytė folėm edhe pėr poezinė. Prapė kėtu kuptova se ē’qėllim serioz mbante Migjeni ndaj artit; kuptova se ato qė shkruante ai nuk ishin si bejtet qė thurin njerėzit kur s’kanė ē’bėjnė dhe duan tė dėfrehen, po ishin mjaltė e mbledhur pėr tė ushqyer njė popull.Sado pak, kėtė e pohon edhe rrėfimi i Ujnės ,e cila mė tregoi:
- Milloshi mbante letėr e lapės pranė shtratit,nė dhomėn ku flinte.Shpesh herė ajo kish vėnė re se i nipi ngrihej natėn nė shtrat,dhe ashtu nė terrėt, shkruante mendimet qė i vinin nė mend.
Njė herė tjetėr Migjeni mė erdhi pėr njė vizitė nė konvikt .Ai mė mbyti me pyetje: ”Ē’janė kėta konviktorė? Nga vijnė? Fshatarė janė apo qytetarė? A vijnė prindėrit t’i shohin? A kanė banjė nė konvikt? Po rroba, kėpucė, sapun,furēė dhėmbėsh? A sillen mirė me njėri-tjetrin, a gėnjejnė, a vjedhin. A thonė tė vėrtetėn? A i ndajnė edhe tani pas fesė ,t’i shpijen nė kishė? A lexojnė e ē’lexojnė? A i kėndojnė kėngėt e vendit tė tyre me qejf, a qeshin, a janė tė gėzuar?
Migjenin e preokuponte shumė si pėrgatiteshin nxėnėsit nė shkollė. Sa prekej kur i flisja pėr mungesat, sa shqetėsohej pėr fatin e nxėnėsve tė varfėr, tė dalė nga gjiri i popullit! Dhe ēfarė zemėrimi e kapte kur i tregoja sa tė zbrazur ishin tekstet, sa punė tė keqe bėnin disa pedagogė prapanikė! Dhe ai
i aprovonte kėto dhe vuante.Nuk ishte e rastit qė disa nga kėta konviktorė, qė kishin zėnė dorė me Migjenin, i kishin dėgjuar kėshillat e tij: Emin Duraku, Hajdar Dushi, Nazmi Rrushiti, Bardhok Biba, e sa e sa tė tjerė, bėnė edhe jetėn fli pėr njė atdhe tė lumtur shqiptar…
Serioziteti dhe dėshira pėr punė qenė cilėsitė themelore tė poetit tonė me talent tė madh. Ai rallė shkonte nė kafenera; dhe kur shkonte vinte nė ‘’Vatra’’, pronari i sė cilės qe njė katolik, por klientat, nė shumicė ishin punėtorė muhamedanė e ortodoksė. Nga qė mbyllej nė shtėpi dhe punonte, ndėr intelektualėt,e sidomos ndėr profesorėt, qe pėrhapur ideja sikur Migjeni ish i vetmuar dhe madje pesimist. Po s’ka mendim mė tė gabuar se kėtė! Njerėzit qė pėrpiqen tė gjejnė udhė tė reja drejt idealeve tė larta nuk mund tė jenė kurrė pesimistė.
Migjeni nuk ish i vetmuar, as optimist i marrė, as pesimist i mbytur nė zi. Ai qe njeri i pėrmbajtur, zot i vehtes, i arsyes. Mendonte para se tė fliste dhe fliste pak e me vėnd.
Pėr ato pak qė shkroi, Migjeni punoi shumė.Punoi qė ta shkrinte personalitetin e tij burrėror nė fjalėn e tij tė fuqishme. Nė njė kohė kur sundonte tirania e gjaktė, ’’Vargjet e lira’’ pushtuan dhe gėzuan zemrėn e tė gjithė rinisė shqiptare.
‘’Vargjet e lira’’ ma pushtuan dhe ma gėzuan zemrėn edhe mua,qė isha dhjetė vjet mė ‘’ i vjetėr’’ se Migjeni. Nė Shkodėr, nė shoqėri tė Migjenit, u rrita edhe unė me idealet e tij. Prandaj, kur nė dhjetor 1935 mė lajmėruan transferimin pėr nė Tiranė, mė erdhi keq qė po linja Shkodrėn, qė e kam dashur fort, por edhe se do tė ndahesha nga Migjeni.
Mė parė se t’i linim shėndenė njėri-tjetrit, Migjeni dhe unė bėmė njė shėtitje nė fushėn e Shtojt. Tani qė Migjeni mė ish imponuar si personalitet i fortė, si talent i fuqishėm, u bėra njė nga admiruesit mė tė zjarrtė tė poetit. Kėtu pėr herė tė parė ia shfaqa mendimin tim tė fundit pėr vlerėn e madhe tė veprės sė tij dhe e kėshillova t’i mblidhte poezitė nga revistat e ndryshme dhe t’i botonte. Dhe Migjeni ma pranoi idenė.(2)
(2)Shihni: letra e Migjenit dt. 12.1.1936 dėrguar Skėnder Luarasit.
Unė diēka bėra qė ta plotėsoja zotimin qė i dhashė.(3)
(3) Shihni me poshte "Historiku i botimit tė ‘’Vargje tė lira’’ dhe vepres se Migjenit,
Ndoshta mund tė kisha bėrė mė shumė;por rrethanat nganjėherė na pengojnė edhe nė dėshirat tona mė tė zjarrta.Sidoqoftė, nė atė kohė ‘’Vargjet e lira’’ shkuan nė shtyp dhe fatbardhėsisht disa ekzemplarė i shpėtuan censurės e ranė nė duar tė rinjsh,qė i daktilografuan nė qindra kopje.
Kjo pėrpjekje nga ana ime pėr tė botuar ‘’Vargjet e lira’’mė 1936 mė jep sot njė farė ngushėllimi dhe mė qetėson,sado pak vetėdijen.Dhe gėzohem kur mendoj se kam qėnė miku i poetit shqiptar qė na nderon kombin nė sy tė gjithė botės
------------------

(2) Dhe Migjeni ma pranoi idenė... Ky pohim i Skender Luarasit shpjegohet nga letra

e Migjenit drejtuar Skėnder Luarasit, Shkodėr, mė 12.1.1936 8Shen. i red. P.L.)

Zotni Luarasi,

Ma parė dėshėroj qė tė Ju gjejė kjo letėr tė kėnaqun nė ēdo pikėpamje-mbasi e qė e dij mirfilli se ēdo me thanė i pakėnaqun nė tė gjitha pikėpamjet.E dyta-Unė jam gati t'i lėshoj nė shtyp kangėt e mija. Tue qenė se Ju, kur ishit kėtu, mė premtuet se do ta merrni pėrsipėr me folė me ndoj botonjės, si pėr shembull me Gutembergun, unė tashi po Ju kujtoj at gja tue Ju thanė se jam gati. Dhe Ju pata thanė se tė holla nuk kam (kėtė Ju pėrsėrita qė ta dinitė regulloheni nė bashkėfjalim me botonjėsin). Vjersha janė 35 copė. Mbas mendimit tim, po qe se asht formati i librit 20x13.-si dėshėroj unė-vjershat mund tė shtypen nė 90 faqe. Kjo barrė, qė po Jua ngarkoj, asht e vetėdėshrueme nga ana e Juej, e unė do tė Ju jem mirėnjohtės dhe nė rasė mossuksesi nė kėtė punė. Por, Ju lutem, tė mė lajmėroni pėrfundimin e bashkėfjalimit qė tė dij tė rregullohem.
Dėgjova se keni qėnė n' Austri, pėr ēashtje… ma mirė mos ta thom, se ndoshta mund tė gabohem. A kish ndryshue Vjena, o njerzėt? Por besoj se ma tepėr keni ndryshue Ju se Vjena.

Ju lutem pėr gjegje.

Tė fala dhe nderime

M.Nikolla

Adresa: Millosh Nikolla

Shkolla "28 Nėnduer"

Sh.

P.S: Po qe se takoheni me z.Llupin, shefin, Ju lutem t'i thoni se tash ma nuk mė duhet transferimi pėr Pukė.

M.

(3) "Nč kujtimet e tij Skčnder Luarasi ka shkruare se si nuk mundi t’ia botoj “Vargjet e Lira” mė 1936, para se tė nisej pėr nė Spanjė.
‘’Kam qėnė kundėrshtar me grupin e ‘Ilyrisė‘’, por flisja me Ismet Toton. Kėtij i thashė njė ditė:’’Pėrse nuk i shtypni nė libėr vargjet e Migjenit?…
‘’Mirė thua’’, mu pėrgjegj.
Pastaj bisedova edhe me Migjenin. Po vetė u transferova nga Shkodra dhe shkova edhe nja dy muaj nė Vjenė pėr punėn e disertacionit tim. Kur u ktheva, Migjeni ma kujtoj porosinė (letra e datės 12.1. 1936 ) dhe mė dha dorėshkrimet tė cilat ia dorėzova shtypshkronjės’’Gutemberg’’ me njė kapar tė vogėl.
Ndėrkaq punėt u bėnė per mua, keq e mos mė keq, erdhi kabineti i Koēo Kotės, dhe ‘’Vargjet e Lira’’ u ndaluan tė qarkullonin. Vetė qė e kisha marrė pėrsipėr botimin e ‘’Vargjeve tė Lira’’, u largova pėr nė Spanjė … Korrekturat dėrgoheshin me postė nė Shkodėr, nė shkollėn ‘’28 Nėntori’’.
(Pohojme faktin qč Skčnder Luarasi njihej mirč me Gjergj Kokoshin, drejtor ne Ministrine e Arsimit dhe ia besoi atij ndjekjen e procedurave tč botimit tč "Vargjeve tč lira". Ky fakt nuk čshtč pčrmendur nč diskutime e shkrime pasi Gjegj Kokoshi qe i dčnuar politik nga diktatura..Shen. i red. P.L)
petrol Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 12-12-11, 22:05   #45
petrol
 
Anėtarėsuar: 12-12-11
Postime: 74
petrol i dashurpetrol i dashurpetrol i dashur
Gabim Botimi i veprės sė Migjenit

Skender Luarasi

Botimi i veprės sė Migjenit

Kur kujtoj Migjenin, e kam njė peng nė zemėr dhe me mallėngjim kujtoj si nuk munda t’ia botoj “Vargjet e Lira” mė 1936, para se tė nisesha pėr nė Spanjė. Kur u riatdhesova, qėllimi im mė i rėndėsishėm nė lėmin letrar qe njohja me trashėgiminė letrare tė Migjenit dhe botimi i plotė i saj. Deri nė vitin 1948, i ndihmuar edhe nga rasa, arrita tė mbledh gjithė krijimtarinė e Migjenit nė prozė e poezi. Pjesa mė interesante e pėrmbledhjes do tė ishin novelat e panjohura qė mė pati dorėzuar ime shoqe, motra e Migjenit, Olga. Pata pėrgatitur edhe njė biografi tė tij, rreth 100 faqesh, tė pasuruara me plot fotografi dhe faksimile. Pėr t’a bėrė sa mė tė pasur desha tė vija edhe nė Jugosllavi: Nė Ulqin banonte njė kushėrira e parė e tij, nė Tivar motra mė e madhe, nė Beograd njė kushėrira e parė nga e ėma... Por, pasi nuk m'u mundėsua, u kėnaqa me burimet nė Shqipėri.
Megjithėse isha njė nga themeluesit e Lidhjes sė Shkrimtarėve, shkoja atje rrallė e tek mė tė shumtėn e rasteve kur kishte nevojė tė ngutshme kryesia apo interes personal sekretari i saj, Dh. Sh. Njė ditė vajta nė Komitet dhe e pyeta sekretarin nė kishin interes tė botonin jetėn dhe veprėn e Migjenit, me shtatė novela ende tė panjohura, nė rastin e shėnuar tė10-vjetorit tė vdekjes. “Por...Shtatė novela tė panjohura? Vėrtet?’’ Dhe kėshtu ia dorėzova tė daktilografuar materialin, veprėn e Migjenit, poezi e prozė dhe biografinė njėqind faqe me foto e faksimile. Lajmi pėr gjetjen e shtatė novelave (mė poshtė shpjegohet qė janė gjashtė novela tė plota e dy tė papėrfunduara qė u bashkuan nė njė. Shėn. i P. L) tė panjohura tė Migjenit bėri bujė dhe tė gjithė prisnin tė botoheshin sa mė parė por krijuan edhe nakar nė disa nga shkrimtarėt ziliqarė tė sė 30-ės! Dashamirėt u gėzuan ndėrkohė vura re se nė atė komitet kishte njerėz qė do tė donin tė mos i pėrmendej emri kurrė Migjenit Pėrmbledhja qė dorėzova u botua e copėzuar. Dh. Sh. e M. N. botuan shumė nga poezitė e novelat e Migjenit (bashkė me dy nga tė rejat, tė pabotuara mė parė) nė organin e Lidhjes sė Shkrimtarėve ‘’Literatura jonė’’, me shėnimin sikur t’i kishin zbuluar ata.
Ndėrsa materialin e plotė tė mbledhur prej meje, Kryesia e Lidhjes, pėr fat tė keq, gjetėn e ia dorėzuan Gjovalin Lukės duke na futur nė sherr... Asaj kohe, ndėr tė plotfuqishmit nė radhėt e intelektualėve qe edhe sekretari i shoqatės Shqipėri-Bashkimi Sovjetik, Gjovalin Luka, i cili sillej mirė me mua. Kudo qė tė haseshim, mė respektonte dhe shpesh mė ftonte tė merrja pjesė nė aktivitetet e asaj shoqate...
Nė beharin e vitit 1953 mora vesh se punimi im mbi Migjenin ishte ēuar nė shtyp nėn redaktimin e Gj. Lukės. Protestova duke i dėrguar letrėn e mėposhtme Drejtorisė sė Arsimit e tė Kulturės nė Komitetin Qendror, ku drejtonte Fatmir Gjata. ( shih letrėn, mė poshtė, - shėn. Red.).

Letra
Drejtorisė s’Arsimit e tė Kulturės, Tiranė
Mbi botimin e veprave tė Migjenit
Nė gusht 1948 i dorėzova Komitetit tė Lidhjes sė Shkrimtarėve: 1) Vargjet e Lira, tė plotėsuara me kėngėt e censuruara mė 1948; 2) Koleksionin e Novelave, gati pėr t’i shtypur; 3) Refrenin e Qytetit tė Veriut, tetė novela tė pabotuara, tė cilat i pata daktilografuar prej manuskriptit dhe bėrė gati pėr botim. Mė 1948, me rastin e 10-vjetorit tė vdekjes sė Migjenit, iu afrova Lidhjes pėr botimin e kėtyre veprave. Tani Lidhja i vuri vetė nė shtyp, pėr15-vjetorin e vdekjes sė Migjenit. Kjo ėshtė punė e mirė; po do tė ishte mė mirė sikur komisioni i Lidhjes, mė parė, tė merrej vesh me familjen e Migjenit dhe me atė qė ia vuri nė dispozicion materialin qė botohet. Kur radhėn e fundit e bisedova ēėshtjen me nėnkryetarin Sh. M., ky mė tregoi udhėn e gjyqit. Unė nuk dua tė shpie emrin e Migjenit nėpėr gjyqe, prandaj ju lutem juve tė ndėrhyni pranė Komitetit tė Lidhjes dhe t’a bėni t’i respektojė tė drejtat morale dhe materiale tė familjes sė Migjenit. Me nderime Tiranė, mė 11.VII.1953
(Skėnder Luarasi)
Adresa: Pranė Institutit tė Shkencave
(Shėnim: identitetet janė zėvendėsuar me iniciale nga red. P.Luarasi)

Por mė 1954 Gjovalin Luka u lejua qė ta botojė veprėn e Migjenit, me plot gabime dhe pa shėnuar asnjė fjalė mirėnjohje pėr mundimin e tė tjerėve. Me kėtė botim tė veprės sė Migjenit nga Gjovalin Luka, nuk mė indinjoi aq shumė pėrvetėsimi i punės sime sesa mungesat e shumta nė formė dhe gabimet ortografike, me shtrembėrimet ''e ēuditshme'' ndaj origjinalit. Bije fjala, novelės sė panjohur ''Studenti nė shtėpi'' qė mbaronte me frazėn ''ofendonjėse'': ''Prandaj, shoqni , hiqi bregashet'' i qe shtrembėruar kuptimi nė “hiqe maskėn”(!)


Ndaj protestova ashpėr.

Kritika e Skėnder Luarasit

Ndėrmarrja Shtetėrore e Botimeve, kėto ditė botoi librin: “Migjeni – Vepra”, mbledhė e shpjegue nga Gjovalin Luka; Tirazhi 4000 copė, shtypur nė Stabilimentin “Mihal Duri”, Tiranė. Ka njė fotografi tė poetit, njė shėnim tė shkurtėr mbi pėrmbajtjen dhe njė koment nė fund tė faqes pėr ēdo copė letrare. Nė fakt, ky vėllim pushton lėndėn qė Skėnder Luarasi ja pat dorėzuar pėr botim Komitetit Drejtonjės tė Lidhjes sė Shkrimtarėve nė Gusht 1948 qė tė botohej me rastin e 10-vjetorit tė vdekjes sė Migjenit: 1)Vargjet e Lira, tė plotėsuara me kėngėt e censuruara mė 1944; 2) Novelat e shkurtra, tė mbledhura prej Skėnder Luarasit nga revistat e ndryshme dhe tė botuara nė‘’Literatura Jonė‘’ nė Gusht 1948 dhe 3) Refreni i Qytetit tė Veriut, tetė novela (nga tė cilat dy tė pa mbaruara). (Kėto dy copėza u bashkuan nė njė ndaj flitet vende-vende nga S. Luarasi here pėr shtatė novela tė zbuluara dhe herė tetė. Shėn. i P.L) tė pa botuara gjer dje, dhe qė i ruan nė dorėshkrim familja e poetit. Gjovalin Luka nuk i ka dalluar novelat e shkurtra prej novelave “Refreni i Qytetit tė Veriut” por i ka pėrzier dhe u ka vėnė nėntitullin ‘’Skica dhe tregime’’. Qė nė krye del pyetja: A kemi tė drejtė t’a botojmė tė ndryshuar njė vepėr posthume? Disa janė tė mendjes se po. “Migjeni”, - thonė ata, - “si i ri qė qe, nuk qe dhe aq i arrirė nė gjuhėn e tij tė pasur”. E pra, tė metat e vogla qė ka duhen ndrequr. Kėtė pikėpamje, si duket, Gjovalin Luka e ka pranuar dhe ėshtė pėrpjekur ta zbatonjė nė veprėn e Migjenit. Dhe kėshtu ngjet qė nė novelat qė dalin sot nė dritė pėr tė parėn herė, nėpėr 32 faqe (f. 128-160), hasim jo mė pak se 500 ndryshime prej origjinalit, tė cilėt do tė kėrkonin 15 faqe tė tjera pėr t’i vėnė nė “Ndreqje gabimesh”. Po tė ēfarė natyre janė kėto ndryshime? Me ndihmėn e dorėshkrimit tė Migjenit, ato mė kryesoret po i kthejmė nė formėn origjinale tė tyre: “Studenti nė shtėpi”, novela e renditur e para nė dorėshkrimin e Migjenit, ėshtė xhalavitur mė keq nga tė gjitha. Nė 11 faqe pėrmbi 200 gabime. Nuk ėshtė punė pikėsimesh, ndonėse edhe pikėsimet kanė edhe ata vendin e tyre dhe lozin njė rol tė rėndėsishėm nė shprehjen e naltėsuar tė njė poeti. Porse, nė kėtė novelė, ajo qė ja heq tė gjithė forcėn kuptimit tė saj ėshtė ndryshimi qė ka pėsuar fjalia urdhėrore fare e fundit: Hiqi bregashet (Hiqe maskėn). Me sentencėn e fundit, poeti nuk dėnon shoqėrinė feudale e borgjeze vetėm pėr hipokrizinė e saj: poeti e padit pėr diēka natyrale, qė as nuk varet prej vullnetit tė mire ose tė keq tė klasės; e padit pazotėsinė e saj t’i japė njerėzimit gjėkafshė tė dobishme pėr tė ardhmen, se i kanė shterur aftėsitė pjellore; e padit pėr shterpėsinė e saj; dhe qė t’ia njohė bota kėtė impotencė, megjithėse e ofendon rėndė feudalizmin dhe borgjezinė shkodrane, i thotė: “Hiqi bregashet”.
“Tė ēelen arkapijat”, e dyta novelė nė dorėshkrimin e Migjenit, ka vetėm tre omisione fjalėsh dhe mė pak gabime se cilado nga tė tjerat e botuara. Nė faqe 152: dhe prandvera qė aqė pritej, erdhi dhe po kalon si njė udhtare (ushtar) pa randėsi.

“Historia e njenės nga ato”, e treta, nė origjinal ka dy omisione fjalėsh: njėra pas fjalisė: Sa tė bukur ike sytėi fliste djaloshi. f.158: Ajo heshtte sa tė bukur e ke kėtė (mungojnė) dhe tjetra, nė po kėtė faqe, pas fjalisė: Praj, more vagabond Njė kapardisje n’intimitetpo e cila fjali mund tė jetė lėnė jashtėpėr natyralizmin e fjalisė se nė literaturėn tonė s’ekemi kapėrxyer akoma kufinė e realizmit ndoshta. Nė faqen 158: si njė koprac, ajo grumbuloi (qėgrumbullon); f.159: me njė za nė mes tė vajit e tėshamjes (tė vajit dhe fshamjes) Ja disa trajta tė Migjenit qė janė ndryshuar: nuk ju a (ndryshuar nė: ua, pėr personin e dytė shumės) qethesapi; Njė (nji), shpresė (shpnesė), do (do tė, kam me), ynė (i ynė, i jonė), netė (net), ditė (dit), msheftaz (msheftas), sillte (sjelltė), nė grykė (ndrykė), dritore (dritare), mori (muer), mezi (memzi), shum (shumė -si ndajfolje), munda (mujta), shokėt e mij (shokėt e mijė), pėrgatitur (pregatitur), tė soēme (tėsotshme), do tė dojnė (do tė donė), as i bje nė sy (ass’i bje nė sy), dilshin (i delshin) gjithė kėto trajta e shumė tė tjera tė pėrdorura drejt prej Migjenit qė janė ndryshuar pa ndonjė kriter dhe janė “pėrdhunuar” nė botimin e tashėm, dėshmojnė se Migjeni mė 1935 ka patur kuptim mė tė drejtė pėr gjuhėn shqipe se shumė shkrimtarė shqiptarė mė 1954, megjithėse Migjeni i bėri mėsimet nė shkollė tė huaj, larg atdheut, ndėr tėhuaj dhe pa asnjė rast tė merrej me letėrsinė gjer mė 1933. Prej kėtyre krahasimeve, mė duket, del e qartė se nuk ėshtė e vėrtetė qė “Migjeni, si i ri qė qe, nuk qe dhe kaq i arrirė nė gjuhėn e tij tė pasur”. Jo vetėm nė mendimin, por edhe nė formėn me tė cilėn e vesh mendimin, Migjeni ėshtė mė i pėrparuari nga tė gjithė shkrimtarėt shkodranė bashkėkohas, me tendencėn e tij centripetale nė lėmėn e gjuhės shqipe. Natyrisht, ka pasur edhe Migjeni anėn e gabuar nė gjuhė, sidomos nė pėrdorimin esolicizmave; pėr shembull: i ati kishte fituar do rudha nė ball; pa farė turpit, tri vjet, i ati tė presin ndihmėn e tė birit, Ageja e shikojte; sikur ndollet ndokush n’agoni tė vdekjes; ēaste radha. Porse kėto gabime i kuptojmė lehtė kur mendojmė se Novelat nė fjalė poeti vetėm se i kishte hedhur nė koncept. Kur shkoi nė Itali i mori me vete qė me nge t’i rishikonte e t’i ndreqte. Se autori vetė e ka kėtė tė drejtė, tė drejtėn t’i rishqyrtojė dorėshkrimet e tij, po ne nuk kemi asnjė tė drejtė t’ja botojmė tė ndryshuara. Ne duhet t’a ruajmė e t’a nderojmė trashėgimin e tij pa rezervė qė ashtu edhe tė mundimtė gjurmojmė zhvillimin e Migjenit nė gjithė fazat e ndryshme si shkrimtar e si mendimtar. Pas kėtij shqyrtimi tė shpejtė tė “Novelave” tė cilat Migjeni i pati shėnuar me datėn “nė Shkodėr 31-I-1936” dhe nė botimin e tė cilave pasqyrohet pakujdesia e redaktorit pėr t’i paraqitur publikut njė botim tė pėrshtatshėm tė poetit tonė tė adhuruar, dua tė shėnoj edhe nja dy mungesa tė pėrgjithshme nė kėtė “Vepėr”. Pėrveē njė botimi estetikisht tė lartė, tė mbėshtetur nė njė pėrpikmėri shkencore dhe nė njė ndarje metodike tė materialit, lexonjėsit shqiptarė prisnin edhe diēka tjetėr nė kėtė botim: njė tirazh mė tė madh, ndonjė fotografi tė re tė poetit djalosh, njė hyrje dhe njė skicė biografike tė tij. Sė paku t’ishin shėnuar nė rrėzė tė fotografisė datat kardinale tė poetit. Zoti Gjovalin Luka, qė mori pėrsipėr tė redaktonte materialin e mbledhur nga tjetėrkush dhe nuk pati mirėsinė tė shėnonjė asnjė fije mirėnjohjeje pėr mundimin e tė tjerėve, e ka pasur pėr detyrė tė superonte ēdo punė tė bėrė gjer mė tani mbi “Veprėn” e Migjenit. Gjovalin Luka i ka pasur tė gjitha mundėsitė ta plotėsonte kėtė detyrė: ka pasur gjithė materialin e poetit tė ruajtur nė bibliotekėn dhe nė arkivin e Institutit tė Shkencave; gjithė ato reēensione e kritika e referate e biseda e konferenca qė janė botuar pėr kujtimin e poetit; ka pasur nė dispozicion tė tij anthologjitė, dorėshkrimet, librarinė, korespondencėn, fotografitė e dorėshkrimet e Migjenit tė ekspozuara nė rastin e datave pėrkujtimore tė poetit. Por ē’u bė, u bė. Dhe mė mirė qė tirazhi ėshtė i unjt: 4000 ekzemplarė tė “Veprės” do tė ēduken nė katėr javė e sipėr. Dhe atėherė do tė ndjehet nevoja pėr njė edicion tė ri tė poetit, tė plotė, tė drejtė, tė denjė pėr Migjenin; ky edicion i pėrgatitur me kujdesin mė tė madh duhet tė pushtonjė njė Hyrje, Biografinė e Migjenit, korespondencėn e tij, ndonjė fac-simile dhe gjithė ato copra dorėshkrimi qė shpėtuan nga humbja dhe nuk janė vėnė nė shtyp gjer tani. Vepra e Migjenit e “kėngėtarit me gjakun kryengritės” qė na la pėr trashėgim “Vargje tė Lira”, duhet tė zėrė njė vend tė merituar nė historinė e pėrpjekjeve tė popullit shqiptar pėr liri, kulturė e begati.
Skėnder Luarasi Tiranė, mė 2 prill 1954 (Kjo kritikė ėshtė dhėnė me shkurtime tė shembujve pėr ndreqje gabimi. Shėnim i P. L)

Ndėrkohė nė Drejtorinė e Kulturės e tė Arsimit nė Komitetin Qendror u shqyrtua pėrsėri ēėshtja e botimit tė veprės sė Migjenit, tė punuar nga unė dhe m’u njoh e drejta. Me gjithė kundėrshtimin e disa zyrtarėve tė lartė, mė 1956 u botua vepra e Migjenit qė i pata dorėzuar Lidhjes sė Shkrimtarėve pėr botim qė mė 1948, me 223 faqe dhe tirazh 6000 kopje. (Por edhe nė kėtė botim u “krasitėn” nga censura rreth 12 faqe daktilografike nga jeta e Migjenit. Shėn. i P.L.)

Parathėnie e veprės ‘’Migjeni’’ tė Skėnder Luarasit , botim i vitit 1957 dhe 1961.

Me rastin e 10-vjetorit tė vdekjes sė Migjenit “Literatura jonė”, gusht 1948, botoi 16 copė nga novelėzat e tij, nga tė 22 novelat tė botuara nė shtyp gjer atėhere. Nė gusht 1953, me rastin e pesėmbėdhjetė vjetorit tė vdekjes sė Migjenit, prapė “Literatura jonė” botoi dy nga tė tetė prozat e panjohura tė autorit, tė ruajtura prej familjes sė tij “Tė ēelen arkapijat” dhe “Studenti nė shtėpi”.
Mė 1954, Ndėrmarrja Shtetėrore e Botimeve botoi librin “Migjeni – Vepra” - mbledhė dhe shpjegue nga Gjovalin Luka; me njė fotografi tė poetit, njė shėnim tė shkurtėr gjysėm faqe nė fillim mbi pėrmbajtjen, dhe ndonjė koment nė fund tė faqes pėr ēdo copė letrare. Nė fakt, ky vėllim pushton pjesėn mė tė madhe tė lėndės qė Skėnder Luarasi ja pati dorėzuar pėr botim komitetit drejtonjės tė Lidhjes sė shkrimtarėve nė gusht 1948 pėr ta botuar me rastin e dhjetėvjetorit tė vdekjes sė Migjenit 1)Vargjet e Lira tė plotėsuara me kėngėt e censuruara, mė 1944 2) Novelzat dhe 3) Novelat e Qytetit tė Veriut (siē i ka quajtur Migjeni vetė nė kapakun e tyre) tė pabotuara gjer atėhere dhe qė i ruan nė dorėshkrim familja e poetit... ( f.42-43).
Skėnder Luarasi Tiranė, mė 26 gusht 1956
U gėzova se e vėrteta u shpall dhe u pranua botėrisht pėr ata qė kishin sy e veshė e mendje tė kthjellėt.

Gjovalin Luka, kur nuk zotėronte mė pushtet mė kėrkoi ndjesė pėr aktin e padrejtė por u mirėkuptuam qė nuk ishte ai shkaktari kryesor. E vlerėsoja Gjovalinin ndaj e pėrjetova me dhimbje fatin e tij tragjik. Botimi i jetės dhe veprės sė Migjenit pati njė jehonė tė gjerė, qartėsoi e motivoi shumė mendje tė reja por nuk i kyēi gojėn “tė moēmes sė mykur”.


petrol Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 3 (0 Anėtarėt dhe 3 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 10:03.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.