Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Politika & Shtypi > Politika
Emri
Fjalėkalimi
Politika Diskutime tė qeta e konstruktive rreth politikės dhe politikanėve...



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 18-12-10, 15:13   #1
Adil Kosovari
 
Anėtarėsuar: 13-11-09
Postime: 31
Adil Kosovari i vlerėsuar mirė
Gabim SE PARI KOSOVA... per t“a vjedhe

Preteni: Ministri merr para “dorė mas dore”

Prishtinė, 18 dhjetor - Kreu i Agjencisė Kundėr Korrupsionit, Hasan Preteni, nė njė fjalim tė tij drejtuar studentėve nė institutin “Pjetėr Budi”, ka shpjeguar se si po kryhen veprat korruptuese nė vend. Ai iu ka treguar atyre se ēka ėshtė haraēi, kur ia nisėn politikanėt t’i mbushin xhepat me para, si dhe pėr mėnyrėn se si ministrat marrin para kesh nga ata tė cilėve u kryejnė favore. Sipas Pretenit, politikanėt e vendit janė duke u pasuruar nė mėnyrė enorme dhe kėtė pasuri po kanė komoditet edhe ta deklarojnė nė formularėt e deklarimit tė pasurisė.
“Nuk kemi mekanizma institucionalė qė tė korruptuarve t’ua bėjmė jetėn mė tė vėshtirė. Pasi nuk frikohen nga Zoti, bile nė tokė t’ua vėshtirėsojmė jetėn”, ka thėnė Preteni, i cili ėshtė ankuar nė sistemin gjyqėsor, i cili, sipas tij, qė dhjetė vjet nuk ka shqiptuar asnjė dėnim pėr raste tė mėdha korruptuese.
“Do raste tė vogla po kryhen, por rastet e mėdha tė korrupsionit nuk preken”, ka thėnė Preteni. Ai iu ka shpjeguar studentėve edhe mėnyrėn sesi po korruptohen zyrtarėt e lartė publikė.
“Nė momentin e lidhjes sė kontratės po jepet haraēi pėr zyrtarė tė lartė. Kjo shkon dorė mas dore. Ministri as qė e sheh personin i cili ka dhėnė paratė, por me ndėrmjetės po kryhen kėto punė”, ka deklaruar Preteni. Sipas tij, paratė udhėheqėsve tė shtetit po u jepen “kesh”, pasi po tė ndodhte qė tė derdheshin nėpėr xhirollogari do tė ziheshin lehtė, pasi Qendra e Inteligjencės Financiare merr raporte ditore nga bankat.
“Me ato para qė i marrin dorė mas dore politikanėt po blejnė shtėpi luksoze e vetura. Nėse do ta kishin hapur ndonjė fabrikė private me to, bile ua kish pa hairin dikush”, ka deklaruar Preteni, i cili ka vendosur ta citojė kryeministrin italian Silvio Berlusconi, i cili kishte deklaruar se “U tregoj tė gjithėve sesi i kam bėrė tė gjithė milionat, por mos mė pyesni vetėm si e kam bėrė milionin e parė”. Kreu i Agjencisė Kundėr Korrupsionit ka deklaruar se fokusi i tij do tė jetė nė dhėnien e kritikave pėr sistemin gjyqėsor, pasi ky dikaster ka ēuar deri te ajo qė zyrtarėt e lartė tė deklarojnė vila e vetura luksoze edhe nė Kundėrkorrupsion pa u mėrzitur se dikush do tė merrej me ta.
“Deklarojnė vila e vetura luksoze. Zyrtari i lartė me rrogė 1 mijė euro jep dhurata vetura luksoze, e kėto as qė i fshehin, pasi nuk ka kush t’i dėnojė”, ka thėnė Preteni. Ai ka kėrkuar ndarje mė tė madhe tė buxhetit pėr organizata hetuese, siē janė Kundėrkorrupsioni e Prokuroria.
“Kryeprokurori i Kosovės nė zyre tė tij nuk ka mundėsi tė ofrojė diēka mė shumė sesa njė lėng qė e mban nė frigorifer, pasi nuk ka mjete as pėr kafe. Ky ndoshta ėshtė shembull banal, por e tregon mė sė miri mungesėn e stimulimit”, ka theksuar ai. Preteni iu ka thėnė studentėve se politikanėt kanė nisur t’i mbushin xhepat qė nga koha e fondit tė “3-pėrqindėshit” e fondit “Vendlindja Thėrret”. Sipas tij, ka zyrtarė publikė qė shkruan nė formular se ka shtėpi tė madhe, tė cilėn e ka bėrė gjatė punės nė Zvicėr, ndėrsa kur verifikohet se ku ka punuar, del se ka qenė pjesė e kėtyre fondeve. Ai ka marrė shembull vendet si Kroacia e Sllovenia ku janė nė burg apo hetohen pėr korrupsion ministra e kryeministra. Kjo, sipas tij, duhet tė ndodhė edhe nė Kosovė.
“Janez Jansha ka qenė njeri qė ka bėrė shumė pėr Slloveninė, por nė momentin kur ėshtė implikuar nė shpėrdorimin e fondeve kanė nisur hetimet ndaj tij. Askush nuk duhet tė amnistohet nga kryerja e veprės korruptuese”, ka thėnė Preteni.


Adil Kosovari Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 18-12-10, 16:09   #2
Guri i madh
Kafir Arrnaut
 
Avatari i Guri i madh
 
Anėtarėsuar: 28-08-05
Vendndodhja: nė klysyr
Postime: 14,638
Guri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėm
Dėrgo mesazh me anė tė  AIM tek Guri i madh
Gabim Titulli: SE PARI KOSOVA... per t“a vjedhe

Shkruajnė “Hajn” nė bilbordin e Thaēit, arrestohen (Video)

Publikuar: E premte, mė 17 dhjetor 2010


Prishtinė, 17 dhjetor (E plotėsuar) – Tė premten, nė orėt e pasdites, aktivistėt e Vetėvendosjes ndėrmorėn njė aksion, me qėllim tė demaskimit tė plotė tė partisė nė pushtet dhe liderit tė saj nė procesin zgjedhor tė sė dielės, me ē’rast janė shkruar parullat “hajn”, “vjedhės” dhe “sė pari ta vjedhim Kosovėn”, nė bilbordat e PDK-sė dhe Hashim Thacit, nėpėr qytetin e Prishtinės. Nė aksion e sipėr, nė orėn 16:20, tek fontana nė lagjen Ulpiana, njėsitė e Policisė sė Kosovės kanė intervenuar dhunshėm kundėr aktivistėve, duke pėrdorur sprej lotsjellės dhe dhunė fizike ndaj tyre. Me kėtė rast janė arrestuar aktivistėt Frashėr Krasniqi, Zgjim Hyseni, Valdrin Ahmeti dhe Nol Nushi.
Nė orėn 16:45 policia gjithashtu konfiskoi edhe furgonin e kėsaj lėvizje. Me anė tė njė komunikate pėr medie, Vetėvendosje ka dėnuar dhunėn e pėrdorur ndaj aktivistėve nga ana e policisė dhe intervenimin policor e ka cilėsuat si shėrbim ndaj atyre qė, nė tė vėrtetė, e kanė shkelur ligjin duke manipuluar me votėn e popullit.
l


Aksioni 17 dhjetor 2010.flv
__________________
Kosoven nuk e pret rreziku nga Serrbija po te mos e kishte PDKen e SHIKun e pikrishit Hashim thaqin

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Guri i madh : 18-12-10 nė 16:10
Guri i madh Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 18-12-10, 16:17   #3
Oqeani
 
Avatari i Oqeani
 
Anėtarėsuar: 03-02-08
Vendndodhja: Nėn hijen qiellore
Postime: 24,632
Oqeani i pazėvėndėsueshėmOqeani i pazėvėndėsueshėmOqeani i pazėvėndėsueshėmOqeani i pazėvėndėsueshėmOqeani i pazėvėndėsueshėmOqeani i pazėvėndėsueshėmOqeani i pazėvėndėsueshėmOqeani i pazėvėndėsueshėmOqeani i pazėvėndėsueshėmOqeani i pazėvėndėsueshėmOqeani i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: SE PARI KOSOVA... per t“a vjedhe

Sa zor u ba me e shprehe realitetin ne kete Kosove te mjere - haj medet medet ... Ani se nuk kan rrejte ata - kan treguar se ēfar eshte !! Ku ku po me mshelin bre edhe mua !!!
__________________
Shpresa ėshtė e vetmja gėnjeshtėr qė i besohet !!!
Oqeani Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 18-12-10, 16:21   #4
Guri i madh
Kafir Arrnaut
 
Avatari i Guri i madh
 
Anėtarėsuar: 28-08-05
Vendndodhja: nė klysyr
Postime: 14,638
Guri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėm
Dėrgo mesazh me anė tė  AIM tek Guri i madh
Gabim Titulli: SE PARI KOSOVA... per t“a vjedhe

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Oqeani Shiko postimin
Sa zor u ba me e shprehe realitetin ne kete Kosove te mjere - haj medet medet ... Ani se nuk kan rrejte ata - kan treguar se ēfar eshte !! Ku ku po me mshelin bre edhe mua !!!


ky hashimi u ba si augusto pinoqeti i dhunshem kur manifestohet realiteti
__________________
Kosoven nuk e pret rreziku nga Serrbija po te mos e kishte PDKen e SHIKun e pikrishit Hashim thaqin
Guri i madh Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 18-12-10, 16:23   #5
Oqeani
 
Avatari i Oqeani
 
Anėtarėsuar: 03-02-08
Vendndodhja: Nėn hijen qiellore
Postime: 24,632
Oqeani i pazėvėndėsueshėmOqeani i pazėvėndėsueshėmOqeani i pazėvėndėsueshėmOqeani i pazėvėndėsueshėmOqeani i pazėvėndėsueshėmOqeani i pazėvėndėsueshėmOqeani i pazėvėndėsueshėmOqeani i pazėvėndėsueshėmOqeani i pazėvėndėsueshėmOqeani i pazėvėndėsueshėmOqeani i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: SE PARI KOSOVA... per t“a vjedhe

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Guri i madh Shiko postimin
ky hashimi u ba si augusto pinoqeti i dhunshem kur manifestohet realiteti

Po po me shiptar po, le te shkoje ne Mitrovicen Veriore ia kallin b.... shkinija !!
Atje xhixha !!!
__________________
Shpresa ėshtė e vetmja gėnjeshtėr qė i besohet !!!
Oqeani Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 18-12-10, 16:25   #6
Guri i madh
Kafir Arrnaut
 
Avatari i Guri i madh
 
Anėtarėsuar: 28-08-05
Vendndodhja: nė klysyr
Postime: 14,638
Guri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėm
Dėrgo mesazh me anė tė  AIM tek Guri i madh
Gabim Titulli: SE PARI KOSOVA... per t“a vjedhe

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Oqeani Shiko postimin
Po po me shiptar po, le te shkoje ne Mitrovicen Veriore ia kallin b.... shkinija !!
Atje xhixha !!!

ne veri esht ftoft e per ata po priton me ja msye andej
__________________
Kosoven nuk e pret rreziku nga Serrbija po te mos e kishte PDKen e SHIKun e pikrishit Hashim thaqin
Guri i madh Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 18-12-10, 16:38   #7
Oqeani
 
Avatari i Oqeani
 
Anėtarėsuar: 03-02-08
Vendndodhja: Nėn hijen qiellore
Postime: 24,632
Oqeani i pazėvėndėsueshėmOqeani i pazėvėndėsueshėmOqeani i pazėvėndėsueshėmOqeani i pazėvėndėsueshėmOqeani i pazėvėndėsueshėmOqeani i pazėvėndėsueshėmOqeani i pazėvėndėsueshėmOqeani i pazėvėndėsueshėmOqeani i pazėvėndėsueshėmOqeani i pazėvėndėsueshėmOqeani i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: SE PARI KOSOVA... per t“a vjedhe

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Guri i madh Shiko postimin
Shkruajnė “Hajn” nė bilbordin e Thaēit, arrestohen (Video)

Publikuar: E premte, mė 17 dhjetor 2010


Prishtinė, 17 dhjetor (E plotėsuar) – Tė premten, nė orėt e pasdites, aktivistėt e Vetėvendosjes ndėrmorėn njė aksion, me qėllim tė demaskimit tė plotė tė partisė nė pushtet dhe liderit tė saj nė procesin zgjedhor tė sė dielės, me ē’rast janė shkruar parullat “hajn”, “vjedhės” dhe “sė pari ta vjedhim Kosovėn”, nė bilbordat e PDK-sė dhe Hashim Thacit, nėpėr qytetin e Prishtinės. Nė aksion e sipėr, nė orėn 16:20, tek fontana nė lagjen Ulpiana, njėsitė e Policisė sė Kosovės kanė intervenuar dhunshėm kundėr aktivistėve, duke pėrdorur sprej lotsjellės dhe dhunė fizike ndaj tyre. Me kėtė rast janė arrestuar aktivistėt Frashėr Krasniqi, Zgjim Hyseni, Valdrin Ahmeti dhe Nol Nushi.
Nė orėn 16:45 policia gjithashtu konfiskoi edhe furgonin e kėsaj lėvizje. Me anė tė njė komunikate pėr medie, Vetėvendosje ka dėnuar dhunėn e pėrdorur ndaj aktivistėve nga ana e policisė dhe intervenimin policor e ka cilėsuat si shėrbim ndaj atyre qė, nė tė vėrtetė, e kanė shkelur ligjin duke manipuluar me votėn e popullit.
l


Aksioni 17 dhjetor 2010.flv

Ka me i mbete kjo "HISTORI" per nipin e nipit me e dite se ēfar e kan vleresuar !!!
__________________
Shpresa ėshtė e vetmja gėnjeshtėr qė i besohet !!!
Oqeani Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 18-12-10, 16:39   #8
Oqeani
 
Avatari i Oqeani
 
Anėtarėsuar: 03-02-08
Vendndodhja: Nėn hijen qiellore
Postime: 24,632
Oqeani i pazėvėndėsueshėmOqeani i pazėvėndėsueshėmOqeani i pazėvėndėsueshėmOqeani i pazėvėndėsueshėmOqeani i pazėvėndėsueshėmOqeani i pazėvėndėsueshėmOqeani i pazėvėndėsueshėmOqeani i pazėvėndėsueshėmOqeani i pazėvėndėsueshėmOqeani i pazėvėndėsueshėmOqeani i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: SE PARI KOSOVA... per t“a vjedhe

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Guri i madh Shiko postimin
ne veri esht ftoft e per ata po priton me ja msye andej

E po, atje ia shtine "arrat" ne akull !!!!
__________________
Shpresa ėshtė e vetmja gėnjeshtėr qė i besohet !!!
Oqeani Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 18-12-10, 16:52   #9
Gentiani
...
 
Avatari i Gentiani
 
Anėtarėsuar: 27-06-04
Vendndodhja: Luginen e dashurise !
Postime: 3,888
Gentiani i pazėvėndėsueshėmGentiani i pazėvėndėsueshėmGentiani i pazėvėndėsueshėmGentiani i pazėvėndėsueshėmGentiani i pazėvėndėsueshėmGentiani i pazėvėndėsueshėmGentiani i pazėvėndėsueshėmGentiani i pazėvėndėsueshėmGentiani i pazėvėndėsueshėmGentiani i pazėvėndėsueshėmGentiani i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: SE PARI KOSOVA... per t“a vjedhe

kane sa kane vjedhur se qitash, pernime eshte ka ju futet k..amata qityne hejnave... ama keta duhet me sistem te shkulen me rrenje edhe ate, jo vetem siperfaqesisht.
__________________
Unė nuk jam i pari, por jam Nr.1 !kėte qė po e shkruaj e din edhe ti !!!

...sikur une te isha ti, me miliona here do i lutesha Zotit te jam une !!!

http://www.youtube.com/watch?v=HV5GQkDbKpM
Gentiani Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 18-12-10, 18:29   #10
shfletuesi_
Djale Drenice
 
Avatari i shfletuesi_
 
Anėtarėsuar: 21-10-08
Vendndodhja: Nė vėndin e ngjarjeve
Postime: 20,920
shfletuesi_ i pazėvėndėsueshėmshfletuesi_ i pazėvėndėsueshėmshfletuesi_ i pazėvėndėsueshėmshfletuesi_ i pazėvėndėsueshėmshfletuesi_ i pazėvėndėsueshėmshfletuesi_ i pazėvėndėsueshėmshfletuesi_ i pazėvėndėsueshėmshfletuesi_ i pazėvėndėsueshėmshfletuesi_ i pazėvėndėsueshėmshfletuesi_ i pazėvėndėsueshėmshfletuesi_ i pazėvėndėsueshėm
Dėrgo mesazh me anė tė ICQ tek shfletuesi_ Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek shfletuesi_ Dėrgo mesazh me anė tė Yahoo tek shfletuesi_ Send a message via Skype™ to shfletuesi_
Gabim Titulli: SE PARI KOSOVA... per t“a vjedhe

Qfar burrash jeni ju qe e leni hajnin me ju vjedh eu medet.... :) Valla bre me zan njerin ka mvjedh se kish qel sabahi. e ju po e nxani e apet spo keni qka i bani.
__________________
Jeta eshte realitet jo virtualitet.

The End.
shfletuesi_ Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 18-12-10, 20:14   #11
shfletuesi_
Djale Drenice
 
Avatari i shfletuesi_
 
Anėtarėsuar: 21-10-08
Vendndodhja: Nė vėndin e ngjarjeve
Postime: 20,920
shfletuesi_ i pazėvėndėsueshėmshfletuesi_ i pazėvėndėsueshėmshfletuesi_ i pazėvėndėsueshėmshfletuesi_ i pazėvėndėsueshėmshfletuesi_ i pazėvėndėsueshėmshfletuesi_ i pazėvėndėsueshėmshfletuesi_ i pazėvėndėsueshėmshfletuesi_ i pazėvėndėsueshėmshfletuesi_ i pazėvėndėsueshėmshfletuesi_ i pazėvėndėsueshėmshfletuesi_ i pazėvėndėsueshėm
Dėrgo mesazh me anė tė ICQ tek shfletuesi_ Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek shfletuesi_ Dėrgo mesazh me anė tė Yahoo tek shfletuesi_ Send a message via Skype™ to shfletuesi_
Gabim Titulli: SE PARI KOSOVA... per t“a vjedhe

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Oqeani Shiko postimin
Po po me shiptar po, le te shkoje ne Mitrovicen Veriore ia kallin b.... shkinija !!
Atje xhixha !!!


Kurr ma drejt nuk ke fole te lumshin gishtat o Oqeani, bash ashtu eshte se kembe e aktivisteve Vetvendosje kurr nuk ka shkel ne Mitrovicen Verirore te ju tregojn atyre qe ata jan duke bere probleme ne kosove dhe ne ballkan. Po shkojn bejn gjeste te pa hishme ku demokracia per disa disa eshte e keqperdorur ne kete rast aktivistet e vetvendosjes ku sipas mendimit tim jan thjesht nje vegel dhe e dikujt qe nuk ja do te miren Kusuves.
__________________
Jeta eshte realitet jo virtualitet.

The End.
shfletuesi_ Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 22-12-10, 13:24   #12
Adil Kosovari
 
Anėtarėsuar: 13-11-09
Postime: 31
Adil Kosovari i vlerėsuar mirė
Gabim Titulli: SE PARI KOSOVA... per t“a vjedhe

Kameleoni Kosovar


Nga Enver Robelli
- Prej Kremlinit nė Kosovė: Rruga e gjatė e Behgjet Pacollit drejt zenitit politik
„Vėllezėr e motra, unė kam ardhur t’ju ndihmoj“. Me kėto fjalė, tė pėrsėritura shpesh, Behgjet Pacolli para tri vitesh vendosi kėmbėt nė skenėn e rrėshqitshme politike tė Kosovės. Atėbotė ky sipėrmarrės i njohur kryesisht si ndėrtimtar formalisht u largua nga atdheu i tij i dytė, nga Zvicra, mė konkretisht nga kantoni i Tiēinos nė kufi me Italinė. Erdhi nė Kosovė dhe themeloi Aleancėn Kosova e Re. Sipas fjalėve tė kritikėve, tė cilat s’ėshtė e thėnė tė jenė tė pavėrteta, partinė e Pacollit e themeloi inxhinieri i pushtetit Hashim Thaēi me njė grup „gazetarėsh“ lojalė, pak duke ia bėrė qejfin ardhacakut tė pasur, pak duke i premtuar se do tė marrė njė pjesė nga kulaēi i pushtetit. Nė vitin 2007 shumė njerėz ishin tė prirė t’i besonin retorikės pseudosociale tė Pacollit. Lidhja Demokratike e Kosovės ishte e dobėsuar nga pėrēarja dhe nga impotenca politike e krerėve tė saj, njė pjesė e tė cilėve edhe sot vazhdojnė tė jenė vendimmarrės. Jo pak zgjedhės kėrkonin njė vatėr tė re politike. Pėr ata qė Thaēi s’ishte alternativė, por as LDK, Pacolli ishte aventura qė ia vlente tė provohej. Hyrja nė Kuvendin e Kosovės pėr partinė e Pacollit ishte e lehtė. I fitoi 13 vende. Pėr shumė kosovarė, tė cilėt jetojnė nė mjerim social, Pacolli konsiderohej si „bacė“ me qėllime tė mira. Ky ishte ai njeriu qė kishte bėrė emėr duke dhėnė kontribute pėr shėrimin e njerėzve jashtė vendit, duke punėsuar shqiptarė nėpėr kantiere tė stepave aziatike etj. Nė prag tė zgjedhjeve tė vitit 2007 Pacolli deklaroi njė pasuri prej 400 milionė euro. Njerėzit mendonin: Njė njeri i tillė po vinte nė kėtė vend nė njė mision – gjoja – altruist. Shumė bukur tingėllonte fraza: „Vėllezėr e motra, unė kam ardhur t’ju ndihmoj“. Nėntoni i saj ishte: Tė tjerėt synojnė pushtetin pėr t’ju vjedhur.
Paterica e Hashim Th.
Megjithėkėtė, Pacolli s’arriti tė katapultohej nė pushtet. Ishte edhe interes i bashkėsisė ndėrkombėtare qė nė fazėn e shpalljes sė pavarėsisė pushtetin ta pėrbėnin Partia Demokratike e Kosovės dhe Lidhja Demokratike e Kosovės, nė krye me ēiftin Hashim Thaēi dhe Fatmir Sejdiu. Gjatė tri viteve nė opozitė Pacolli sikur e konfirmoi atė qė e kishin supozuar kritikėt: Partia e tij s’u dėshmua si forcė opozitare, por si patericė e PDK-sė. Edhe kur e kritikonin Thaēin deputetėt e AKR-sė, gjithēka tingėllonte si kritikė e kalkuluar. Kur Thaēit i duheshin vota pėr ta bėrė Radio-Televizionin e Kosovės megafon shtetėror nė shėrbim tė PDK-sė, tė parėt qė i dolėn nė ndihmė ishin deputetėt e AKR-sė. Votuan pėr njė bord tė RTK-sė, qė pėrbėhet kryesisht prej anėtarėve qė s’u dėgjohet zėri kurrė dhe tė cilėt janė tė lumtur qė nga buxheti i Kosovės marrin njė rrogė. Gjatė tri viteve nė opozitė disa deputetė tė ARK-sė kaluan nė parti tė tjera.
Partia-patericė e Pacollit e pagoi ēmimin nė tė ashtuquajturat zgjedhje parlamentare tė 12 dhjetorit. Pacolli humbi mjaft mbėshtetės. Premtimet e tij se do tė krijojė vende pune, se do tė ndėrtojė spitale dhe do ta afrojė vendin me Evropėn Perėndimore nuk tingėlluan tė besueshme si nė vitin 2007. Simbol i aleancės sė tij me Thaēin ishte tenderi pėr sanimin e ndėrtesės sė „Rilindjes“, pesha financiare e tė cilit ishte 15 milionė euro. Me kėto para mbase do tė mund tė ndėrtoheshin dy godina tė tilla nė Prishtinė.
Pėr kritikėt e Pacollit tenderi i „Rilindjes“ ishte edhe njė dėshmi se kosovari me pasaportė zvicerane erdhi nė Kosovė, nė radhė tė parė, pėr interesa tė tij si sipėrmarrės. Nė kėtė kuptim kyēja e tij nė politikė shikohet vetėm si pėrpjekje pėr t’u pajisur me pushtet, nė mėnyrė qė tė sigurojė tenderė dhe tė ketė pozitė tė fuqishme nė privatizimin e ndėrmarrjeve nė pronėsi shtetėrore. Gjatė fushatės Pacolli shpalli ambicien e tij tashmė tė ditur pėr t’u bėrė president i Kosovės. Kjo s’ėshtė pėr t’u habitur, sepse nė karrierėn e tij si biznesmen Pacolli ka pasur rastin tė takojė dhe tė ketė punė me disa kryetarė shtetesh autokratike, me Boris Jelcinin e Rusisė dhe me atė tė Kazakistanit, Nursulltan Nazarbajev.
Imamėt e Pacollit
Nė fushatėn paraelektorale Pacolli arriti t’i sjellė nė anijen e tij politike disa parti tė vogla, madje edhe njė grupacion islamist, i cili hapur propagandon pėrdhosjen e islamit tradicional shqiptar dhe kėrkon imitimin e islamit rigjid tė shkretėtirave tė Arabisė Saudite. Me ndihmėn e Pacollit islamistėt politikė synojnė tė shkelin shtetin laik, tė rregullojnė me ligj bartjen e shamisė nė institucione shtetėrore dhe tė ndėrtojnė nė Prishtinė qendrėn mė tė madhe islamike nė Ballkan. Pėr herė tė parė nė historinė e Kosovės imamė ekstremistė nuk ngurruan tė dalin publikisht dhe tė pėrzihen nė politikė, duke deklaruar se ėshtė mėkat tė votohet pėr parti tė tjera pėrveē partisė sė Pacollit. Me kėtė aleancė Pacolli tregoi se ėshtė njė kameleon politik. Nga njėra anė pėrkrahės i kėrkesave tė islamit ekstrem, nga ana tjetėr kozmopolit, qė flet disa gjuhė. Pėr politikėn e brendshme kosovare Pacolli nuk ka treguar ndonjė interes. Skena e preferuar e tij ėshtė politika e jashtme. Nė Prishtinė ka mjaft gazetarė sahanlėpirės qė mezi presin t’i bėjnė elozhe, kur Pacolli lobon pėr njohjen e pavarėsisė nga Tuvalu, Hondurasi, Maldivet dhe Libia. Shpesh ėshtė e paqartė nėse Pacolli nė kėto misione lobon pėr njohje apo pėr firmėn e tij.
Si shumė shqiptarė tė Kosovės edhe Pacolli emigroi para mė shumė se tri deceniesh nė Evropėn Perėndimore. Nė Hamburg ndoqi mėsimet nė njė shkollė tregtare, pastaj punoi nė Austri dhe nė Zvicėr. Mė 1991 themeloi nė Lugano tė Zvicrės firmėn ndėrtimore Mabetex dhe shpejt arriti sukses nė Rusi: Atje ndėrtoi fabrika, klinika, hotele, ndėrtesa administrate. I famshėm u bė me renovimin e Kremlinit. Nė kohėrat e mira qarkullimi vjetor i grupit Mabetex arrinte mbi gjysmė miliardė euro nė vit.
Akuza tė rėnda
Nė vitin 1999 nė selinė e firmės Mabetex nė Lugano-Paradiso erdhi befasisht njė mysafire e paftuar: Carla Del Ponte. Prokurorja e atėhershme federale e Zvicrės e mori Pacollin nė pyetje dhe e fajėsoi se pėrmes Hungarisė i kishte transferuar Boris Jelcinit njė milion euro. Po ashtu Pacolli dyshohej se kishte ndėrmjetėsuar nė pajisjen e vajzave tė Jelcinit me kartela kredie. Kėshtu Pacolli, sipas mediave zvicerane, dėshironte tė tregohej mirėnjohės pėr tenderėt, tė cilėt ia kishte dhėnė Kremlini. Mė vonė drejtėsia nė Gjenevė e akuzoi Pacollin pėr shpėlarje parash. Mė tutje autoritetet zvicerane nuk arritėn, sepse drejtėsia ruse s’shihte asgjė joligjore nė veprimtarinė e Pacollit dhe i bllokoi hetimet. Raportet me Rusinė dhe Kazakistanin nuk janė aq favorizuese pėr karrierėn politike tė Pacollit nė Kosovė. Kėto shtete refuzojnė tė pranojnė pavarėsinė e Kosovės. Edhe njė episod tjetėr nga jetėshkrimi i Pacollit mund tė jetė pengesė pėr ambiciet e tij presidenciale nė Prishtinė. Nė vitin 1998, pak ditė pas masakrės ndaj familjes sė Adem Jasharit nė Drenicė, Pacolli kishte udhėtuar nė Moskė. Siē ka treguar vetė, nė Kremlin ai u takua me liderėt rusė, tė cilėt e kishin bindur tė shkojė nė Beograd dhe Prishtinė si ndėrmjetėsues „pėr tė ndalur gjakderdhjen“. I gjendur nėn presionin rus despoti serb Slobodan Milosheviq kishte pranuar tė takohej me Pacollin dhe t’i shpreh atij gatishmėrinė pėr negociata me shqiptarėt e Kosovės, por pa ndėrmjetėsim ndėrkombėtar!
Fehmi Agani kundėr Rusisė
Pas takimit me Milosheviqin, Pacolli nė mars 1998 fluturoi nė Prishtinė, ku autoritetet e atėhershme serbe ia hapėn aeroportin pas mesnatės. Erdhi nė shtėpinė e tij nė Hajvali dhe i ftoi nė takim Ibrahim Rugovėn, Fehmi Aganin, Mahmut Bakallin dhe Shkėlzen Maliqin. (Kėta emra i ka pėrmendur Pacolli nė bisedė me autorin e kėtij shkrimi). Rugova s’kishte shkuar nė takim. Gjithė misionin e Pacollit, ndėrkaq, e kishte „prishur“ sidomos Fehmi Agani, i cili atėbotė ishte strategu kryesor politik i LDK-sė. Agani s’kishte pranuar qė njė delegacion i Kosovės tė shkojė nė Beograd, tė takohet me Milosheviqin dhe tė nėnshkruajė njė deklaratė, ku pėrfaqėsuesit e Prishtinės do tė theksonin se nuk ka nevojė pėr ndėrmjetėsim ndėrkombėtar dhe se pėr zgjidhjen e problemeve do tė bisedojnė bilateralisht me Serbinė. Qėllimi i nismės ruse ishte i qartė: Tė mashtrohen shqiptarėt dhe tė pranojnė biseda bilaterale me Serbinė. Nė kėtė mėnyrė nga procesi pėr pavarėsimin e Kosovės do tė pėrjashtoheshin Shtetet e Bashkuara tė Amerikės dhe vendet kryesore tė Evropės, tė cilat ēliruan Kosovėn. Me apo pa vetėdije Pacolli atėbotė u bė instrument i politikės ruse. Ndoshta nga naiviteti. Ka mjaft raste kur biznesmenė tė suksesshėm janė politikanė naiv. Tani ėshtė ēėshtje e shoqėrisė sė Kosovės nėse ėshtė e gatshme tė pranojė nė krye tė vendit njė politikan naiv si Pacolli. Hashim Thaēi nė kėtė drejtim nuk ka asnjė skrupull, siē nuk pati as kur organizoi, siē thanė diplomatėt perėndimorė, „vjedhjen industriale tė votave“ mė 12 dhjetor.

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Adil Kosovari : 22-12-10 nė 13:25
Adil Kosovari Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 22-12-10, 23:28   #13
GURI SYLAJ
Moderator
 
Avatari i GURI SYLAJ
 
Anėtarėsuar: 21-03-05
Vendndodhja: Gjermani
Postime: 10,671
GURI SYLAJ i pazėvėndėsueshėmGURI SYLAJ i pazėvėndėsueshėmGURI SYLAJ i pazėvėndėsueshėmGURI SYLAJ i pazėvėndėsueshėmGURI SYLAJ i pazėvėndėsueshėmGURI SYLAJ i pazėvėndėsueshėmGURI SYLAJ i pazėvėndėsueshėmGURI SYLAJ i pazėvėndėsueshėmGURI SYLAJ i pazėvėndėsueshėmGURI SYLAJ i pazėvėndėsueshėmGURI SYLAJ i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: SE PARI KOSOVA... per t“a vjedhe

Shkrim shume i qelluar dhe ne kohe te duhur .Ky eshte njeri prej mekateve fillestare te Pacollit .Ka edhe tjera qe ju vjen era.
Nese Thaqi bie ne kete lak atehere duhet te behet gati per nje loje tjeter me aktore tjere.
Ndoshta ky edhe eshte qellimi i Raportit te Martit!!???
__________________
Shqiptaret,nese deshirojn qe te tjeret ti njohin, ata, duhet t'a njohin ,realisht,veteveten.

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga GURI SYLAJ : 22-12-10 nė 23:29
GURI SYLAJ Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 23-12-10, 00:25   #14
Makresh
 
Avatari i Makresh
 
Anėtarėsuar: 12-01-09
Vendndodhja: ..
Postime: 5,781
Makresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: SE PARI KOSOVA... per t“a vjedhe

Interesant se si e zhvillojn imagjinaten ekstremistat e ldk-ės qe per mua jan debila brut, te pagdhendur, thjesht te pares klas, vetem e vetem qe nje parti tjeter te mos vendoset ne pushtet ! Un isha kunder thaqit, bile isha teper i deshpruar qe fitoi perseri, por nese ky ka qen vullneti i popullit, ateher na qoft per hajr se s'mund t'ia bejm ndryshe ! Un jetoi me moton qe nga cdo e keqe del nga nje e mir, psh : Sa ishte I.Rugova ne pushtet, asgje te hajrit s'ka be ! Amu bash asgje, thjesht si stupc ka qendruar ne fotelin e tij saqe ke tu ma prish edhe moton :p. Hasha nime ka vjedhe, e ka bo dallavere po sa 10 here qeveria e ldk-ės ka punue dhe prap nuk eshte e mjaftueshme per buxhetin dhe kushtet qe i posedonte kosova sidomos menjeher pas shpalljes se "pavarėsis". Tash qe populli e votoi perseri, s'di cfar t'themi,.. fajin kryesor per gjendjen kaotike e ka vet mentaliteti klanor i kosoves.
__________________
La ilahe il-lall-llah - Nuk ka Zot tjetėr pėrveē Allahut !
Makresh Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 23-12-10, 09:31   #15
GURI SYLAJ
Moderator
 
Avatari i GURI SYLAJ
 
Anėtarėsuar: 21-03-05
Vendndodhja: Gjermani
Postime: 10,671
GURI SYLAJ i pazėvėndėsueshėmGURI SYLAJ i pazėvėndėsueshėmGURI SYLAJ i pazėvėndėsueshėmGURI SYLAJ i pazėvėndėsueshėmGURI SYLAJ i pazėvėndėsueshėmGURI SYLAJ i pazėvėndėsueshėmGURI SYLAJ i pazėvėndėsueshėmGURI SYLAJ i pazėvėndėsueshėmGURI SYLAJ i pazėvėndėsueshėmGURI SYLAJ i pazėvėndėsueshėmGURI SYLAJ i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: SE PARI KOSOVA... per t“a vjedhe

Shkrimet tona jan pasqyre ku te tjeret n'a shohin por ku ,here pas here ,edhe ne duhet t'a shohim veteveten!
Ai qe mendon se din gjithecka ,ne te vertete, ai nuk din asgje!!!!


__________________
Shqiptaret,nese deshirojn qe te tjeret ti njohin, ata, duhet t'a njohin ,realisht,veteveten.
GURI SYLAJ Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 13:53.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.