Venus eshte planeti i 2-te me afer Diellit dhe i 5-ti per madhesine e tij,
kur themi e tij duam te tregojme, qe Venus eshte planet, i cili konsiderohet si Femer per shkak te emrit dhe disa historive te kaluara.
Distanca: 108,200,000 km (0.72 AU) Nga Dielli
Distanca: 41.842.944 km nga Toka
Diametri: 12,103.6 km
Masa: 4.869e24 kg
Rrotullimi Rreth vetes: 24 Ore
Rrotullimi Rreth Diellit: 225 Dite te Planetit Toke
Tempratura: +400 deri +480° C
Nese ne Toke peshon 68 kg, ne Venus peshon 41.2 kg
Venus Per Greket Aferdita, Per Babilonasit Ishtar eshte perendesha e dashurise dhe e bukurise. Planeti eshte quajtur keshtu per faktin se ka nje ndricim te vecante dhe disa ngjyra teper te vecanta.
Venus ka qene njohur, qe ne Kohet e hershme .Pas Diellit dhe Henes , Venus eshte objekti me i ndritshem ne hapesire nga kendveshtrimi i tokes .Planeti eshte menduar te jete si Merkuri, por ne dy pjese trupi te ndara : Eosphorus si Ylli i mengjesit dhe Hesperus si Ylli Pasdites . Shfaqja e Venus ne mengjes nganjehere quhet dhe Lucifer.
Venus eshte cilesuar si planet inferior kur shihet me teleskop nga Toka. Pika e vezhgimit nga Galilelo ishte teper e rendesishme per evidencat ne favor te Nikola Kopernikut per teorine e Sistemit Diellor.
Anija-Satelit e pare qe vizitoi Venus ishte Mariner2 ne 1962. Venus u vizitua nga shume ( Anije Satelit) te tjera mbi 20 duke perfshire Pionier Venus dhe satelitin Rus Venera 7 e cila ishte Anije-Satelit, qe u ul per here te pare ne planetin tjeter , dhe Venera 9 qe arriti te sjelle fotografite e para nga siperfaqja e Venusit. Orbituesja e pare rreth Perendeshes se Bukurise ishte Sateliti Amerikan Magellan i cili prodhoi detaje dhe harten e siperfaqes se Venusit duke perdorur Radarin e saj te sofistifikuar. Venus Express ESA eshte tani ne orbite rreth Venus me disa info dhe instrumente me te gjera exploruese.