Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Kultura > Historia Shqiptare
Emri
Fjalėkalimi
Historia Shqiptare Tė diskutojmė pėr historinė tonė!



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 08-01-13, 14:26   #1
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Tyrbja e ēikave

“Tyrbja e ēikave”, njė histori 300-vjeēare



Pėr shumė kė ėshtė e njohur legjenda e grave tė Sulit. Pėr tė mos u ēnderuar nga ushtarėt e Ali Pashė Tepelenės pesėmbėdhjetė suliote, pas njė lufte tė pabarabartė, u vetėfijuan duke rėnė nė njė greminė nė vendin e quajtur Manastiri i Vatėrnicės, diku nė jug tė Shqipėrisė. Ngjarja qė mendohet tė ketė ndodhur nė vitin 1804, vazhdon tė pėrmendet edhe sot, madje, gjatė viteve, kėsaj ngjarjeje i janė kėnduar kėngė e ėshtė shkruar shumė pėr tė.

Por, jo shumė njerėz e dinė se njė veprim tė tillė si tė grave suliote e kanė bėrė edhe 5 vajza gjakovare dhe atė 100 e ca vjet mė herėt sesa ngjarja e Vatėrnicės.

Sipas legjendės, qė tregohet nga tė vjetrit, ngjarja me vajzat gjakovare mendohet tė ketė ndodhur nė vitin 1689, nė kohėn e luftės austro-turke. Teksa 5 vajzat e familjes Bejtullahu po lanin rrobat nė oborrin e shtėpisė, nė lagjen “Hankė”, njėra nga lagjet e vjetra tė qytetit, brenda kishin hyrė ushtarėt austriakė, tė cilėt kishin dashur t’i ēnderonin ato.

Duke e pranuar vdekjen para ēnderimit, vajzat kishin luftuar fyt pėr fyt me ushtarėt nė njė luftė tejet tė pabarabartė, ndėrsa nė momentin kur e kishin kuptuar se po i linin forcat dhe kundėrshtarėt ishin gati ta arrinin qėllimin e tyre, ato kishin vendosur tė pėrvėloheshin pėr sė gjalli nė ujin e nxehtė nė kazanėt qė po i lanin rrobat.

Varret e ēikave, njė vend i shenjtė

Vajzat e pėrvėluara janė varrosur nė 5 varre tė veēanta nė njė kėnd tė oborrit, oborr nė tė cilin edhe sot e asaj dite vazhdojnė tė jetojnė pasardhėsit e familjes Bejtullahu.

Varret vazhdojnė tė jenė tė mbajtura mirė edhe sot, ndėrsa nė tė dy anėt e tyre ėshtė i vendosur nga njė gur i bardhė, sa pėr tė shėnuar vendin e varrit.

“Legjenda e ēikave dhe e kėtyre varreve ėshtė bartur brez pas brezi jo vetėm nė familjen tonė”, tregon e zonja e shtėpisė, Mandushe Bejtullahu, e cila nė ndjekje tė traditės familjare, edhe sot vazhdon tė pėrkujdeset pėr varret e vajzave. “Dushi”, siē njihet ndryshe e zonja e shtėpisė, njė mėsuese nė pension, e tashmė nė moshėn 77-vjeēare, tregon se qytetarėt e Gjakovės edhe sot e asaj dite e respektojnė flijimin e vajzave.

“Besohet se dita kur ka ndodhur ngjarja ka qenė ditė e mėrkurė, prandaj edhe sot me qindra familje gjakovare qė besojnė nė kėtė ngjarje nuk e praktikojnė larjen e rrobave ditėve tė mėrkura. Kjo dukuri ėshtė prezente sidomos nė lagjen tonė”, tregon ajo.

Por, fundi tragjik i vajzave tė familjes Bejtullahu ėshtė fillimi i njė historie qė vazhdon tė ketė efekte edhe sot e kėsaj dite.

“Varret e ēikave janė shndėrruar nė tyrbe dhe ky vend nė tėrė Gjakovėn njihet si ‘Tyrbja e ēikave’. Ēdo ditė kėtu vijnė njerėz hallexhinj, tė cilėt shpresojnė se nė kėtė vend do tė gjejnė prehje, ndihmė e shpėtim”, thotė Dushi, pėr tė dėshmuar se nė shumė raste vizitorėt kthehen pas njė kohe.

“Njerėzit vijnė pėr lloj-lloj dertesh dhe, pasi bėjnė zijaret, unė i uroj ‘Zoti ju maroftė myradin’ (ju plotėsoftė dėshirėn). Ka raste kur pas njė kohe tė njėjtit njerėz vijnė tė buzėqeshur dhe tė kėnaqur, pasi hallet e problemet e tyre janė zgjidhur”, vazhdon tė tregojė ajo.

Histori tė pabesueshme

Dushi dhe banorė tė tjerė tė lagjes, tregojnė me dhjetėra raste e histori qė lidhen me vajzat e vetėflijuara, histori tė cilat pėr dikė janė tė besueshme e pėr disa tė tjerė janė shumė paragjykuese. Prej shumė vitesh, pėrveē gjatė ditės, kur shoqėron shumė mysafirė, ajo ēdo natė ndez njė dritė tek varret, ndėrsa nė njė vend tė ndėrtuar me llamarinė ajo vendos edhe qirinj.

“Nėse nuk u ndezim dritėn, ato do tė vijnė dhe do tė na trokasin nė derė”, tregon ajo. Dhe jo vetėm kaq. Ato, sipas zonjės Bejtullahu, paraqiten edhe nė shumė raste tė tjera. “Njerėzit qė u janė ‘paraqitur’ thonė se ato janė shumė tė bukura, sikur vajzat tė kohės sė kaluar me bistekė”, tregon ajo.

Mirėpo, nė kėto varre besojnė edhe mijėra qytetarė qė dalin e hyjnė nė pronėn e kėsaj familjeje.

Ismaili, njė fqinj i familjes Bejtullahu, gjithashtu tregon shumė histori tė dėgjuara dhe kuriozitete interesante qė janė transmetuar me breza. “Thuhet se mė herėt ēdo natė te varret ėshtė dėrguar njė bakall me plot ujė dhe tė nesėrmen ai ėshtė gjetur i zbrazėt. Kjo praktikė ka ndodhur ēdo ditė”, thotė ai.

Ngjarje tė tilla tregon sot edhe e zonja e shtėpisė, Dushi. “Ēikat nuk kanė dėshirė t’u bėhet muzikė afėr, kjo ėshtė vėrtetuar njė herė. Para shumė vjetėsh nė oborrin tonė ishte organizuar njė aheng. Dasmorėt me defa nė duar po kėndonin afėr dardhės”, tregon ajo duke bėrė me dorėn nga njė trup peme qė sipas saj ka 150 vjet.

“Mirėpo, menjėherė nė pemė kanė filluar tė shfaqen gjarpėrinj dhe bolla. Kjo ėshtė njė ngjarje mė se e vėrtetė”, kėmbėngul zonja Bejtullahu.

Dy luftėra tė ngjashme

Por, historia e “Tyrbes sė ēikave” nuk pėrfundon kėtu. Sipas familjarėve, vajzat qė u flijuan nė njė luftė, tre shekuj mė parė, kanė pasur ndikim edhe nė luftėn e fundit nė Kosovė. Zonja Mandush tregon se gjatė luftės vajzės sė saj i janė shfaqur nė ėndėrr ēikat dhe e kanė “siguruar”, atė tė mos kenė frikė, pasi armiku nuk do tė vijė nė shtėpinė e tyre. Kjo, sipas saj, bėhet edhe mė bindėse, pasi tė gjitha pronat e fqinjėve tė saj janė djegur, ndėrsa e vetmja shtėpia e tyre ka shpėtuar pa asnjė tė keqe.

“Tmerret e asaj kohe nė kėtė rrugė janė pėrsėritur edhe gjatė luftės sė fundit, kur nė kėtė lagje janė vrarė shumė veta, ndėrsa janė djegur shumė shtėpi”, tregon Selimi, i biri i zonjės Mandushe.

Masar Rizvanolli, njė historian i njohur nė Gjakovė dhe ndėr tė paktit qė ka shkruar pėr kėtė histori, thotė se kėto varre kanė njė rėndėsi tė veēantė kulturore, fetare, por edhe historike.

“Heroizimin e ēikave tė Gjakovės qė i pėrjetėsoi popullata e kėsaj treve duke iu shndėrruar varret e tyre nė tyrbe, pėrmban nė vete mesazhe largpamėse pėr brezin e ardhshėm. Ato kanė shėrbyer si burim frymėzimi i rinisė nė luftėn e tyre ēlirimtare kundėr pushtuesve tė saj sa herė qė vendi ishte nė rrezik. Ēikat dhe gratė e Gjakovės treguan shumėherė heroizmin e tyre sa herė qė vendi ishte nė rrezik nė periudhė tė ndryshme tė kohės”, ka thėnė Rizvanolli.

Ai ka shtuar se “Tyrbja e ēikave” pos karakterit dhe rėndėsisė fetare, paraqet edhe njė pėrmendore kulturore e historike, e cila dėshmon pėr njė periudhė tė rėndė nėpėr tė cilėn kaloi popullata e kėsaj treve. “Kjo paraqet dėshmi materiale pėr ekzistencėn e popullsisė shqiptare nė Kosovė edhe para dyndjes sė madhe serbe, e cila, sipas disa historianėve romantikė serbė, shkaktoi zbrazjen e Kosovės nga popullsia serbe”, ka pėrfunduar Rizvanolli.

Ai ėshtė duke pėrgatitur njė punim shkencor pėr kėtė qėllim tė cilin shpreson ta prezentojė shumė shpejt.


__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 16:49.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.