Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Politika & Shtypi > Politika
Emri
Fjalėkalimi
Politika Diskutime tė qeta e konstruktive rreth politikės dhe politikanėve...



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 07-11-07, 18:49   #1
GjIlAnAsI_cSi
Gėzuar PRESIDENT
 
Avatari i GjIlAnAsI_cSi
 
Anėtarėsuar: 04-01-04
Postime: 1,201
GjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėm
Gabim Luftime te ashpera ne rethinen e Tetoves

Luftime te ashpera ne rethinen e Tetoves thuhet se 1 helikopter maqedonas rezohet.

Reuters raporton se KFOR ne Kosove ka informuar se nje helikopter maqedonase eshte rezuar ne rethinen e Tetoves edhe se Ka shum viktima.

Kurse qeveria maqedonase mohon rrezimin e helikopterit dhe thot se 10 Kriminel shqiptar jan vra ketu pershfir edhe te arratisurit e dubroves

Kjo qarteson se Xhavit Morinen ishte vrar nga maqedonasit apo Caret te llazarit sikur se kishte spekuluar Gafur Adili

Mos i lini dhe tradhtoni vllezerit tan qe kan kapur arm ne dore ta clirojn Shqiptarin njeher e pergjitmon



Ky eshte burimi nga QIK:


Tetovė, 7 nėntor - Policia e Maqedonisė pohon se ėshtė duke ndėrmarrė njė aksion kundėr "grupeve kriminale" nė disa fshatra nė rrethinat e Tetovės. Aksioni ka filluar nė orėt e para tė ditės. Banorė tė fshatrava me popullsi shqiptare Brodec, Vejce dhe Veshalė, ku po zhvillohet aksioni, thonė se tė shtėnat e armėve kanė qėnė tė vazhdueshme. Autoritetet nė Shkup janė tė rezervuara nė informacionet pėr aksionin policor. Sipas BBC sė gjasat janė tė mėdha qė tė ketė dhe viktima, por nuk dha hollėsi nėse ato janė civilė, pjesėtarė tė grupeve kriminale, siē thotė policia, apo dhe tė vetė forcave tė policisė. Ende nuk ka asnjė konfirmim pėr tė vrarė apo tė plagosur. Nė aksionin janė tė pėrfshirė njė numėr i madh forcash tė sigurisė. Edhe mediat maqedonase njoftojnė aksionin e forcave speciale tė sigurisė kundėr "grupeve kriminale" tė armatosura qė fshihen nė Malin e Sharrit. Siē thuhet, "aksioni ėshtė drejtuar kundėr Ramadan Shitit dhe Lirim Jakupit Nacistit, tė cilėt para disa muajve u arratisėn nga burgu i Dubravės nė Kosovė". Grupe tė armatosura janė zbrapsur pėr njė kohė tė shkurtė dhe se aAksioni ende vazhdon. Rruga nga Tetova pėr nė fshatrat malore ėshtė e mbyllyr pėr ēdo lloj trafiku.


__________________
24 MARS 1999 ; T'Faleminderit President RUGOVA..
GjIlAnAsI_cSi Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 07-11-07, 18:53   #2
GjIlAnAsI_cSi
Gėzuar PRESIDENT
 
Avatari i GjIlAnAsI_cSi
 
Anėtarėsuar: 04-01-04
Postime: 1,201
GjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Luftime te ashpera ne rethinen e Tetoves

NE RTK


Tė paktėn tetė tė vrarė nė pėrleshje tė armatosur nė Malėsinė e Tetovės
Qė nga ora 6 e mėngjesit tė sotėm nė Malėsinė e Tetovės, pikėrisht nė fshatin Brodec, janė zhvilluar pėrleshje tė armatosura ndėrmjet grupeve tė armatosura dhe forcave tė sigurisė. Forcat speciale tė Maqedonisė kanė vrarė tė paktėn tetė pjesėtarė tė njė "grupi kriminal tė armatosur", njoftoi qeveria nė Shkup, por banorėt thonė se mes tė vrarėve ka edhe civilė.
Reporteri i RTK-sė, Besnik Hyseni, njofton se pėrleshja ndėrkohe ka perfunduar dhe se aktualisht policia po bastis shtėpi pėr shtėpi rrethinėn e pėrleshjeve.

Ajencite transemtuan lajmin se forcat speciale tė Maqedonisė kanė vrarė tė paktėn tetė pjesėtarė tė njė "grupi kriminal tė armatosur" nė pėrleshjet disa orėshe gjatė njė operacioni nė fshatrat tė Malėsisė sė Tetovės, njoftoi qeveria nė Shkup.
"Tė paktėn tetė pjesėtarė tė njė grupi kriminal tė armatosur janė vrarė nė aksionin e policisė", ka thėnė zėdhėnėsi i ministrisė sė Brendshme, Ivo Kotevski, njofton RFE, ndėrsa reporeteri i RTK-se, i cili gjendet nė vendin e ngjarjes thotė se banorėt pohojnė se nė mesin e tė vrarėve ka edhe civilė.
Aksioni ishte pėrqendruar nė fshatrat Brodec, Vejcė dhe Veshallė, tė banuara me shqiptarė.

Mė herėt, Reuters transmetoi zėdhėnėsin e NATO-s nė Kosovė tė ketė thėnė se gjatė operacionit ėshtė rrėzuar njė helikopter i policisė maqedonase, por zėdhėnėsi i policisė nė Shkup ka mohuar njoftimin. "Nuk ėshtė rrėzuar ndonjė helikopter nė anėn e Maqedonisė", ka thėnė Ivo Kotevski.
Sipas Reuters, njoftimin pėr rrėzimin e helikopterit e bėri zėdhėnėsi i forcave tė NATO-s nė Kosovė. "Nuk ėshtė helikopter i KFOR-it, por helikopter i Maqedonisė" ka thėnė ai nė njė konferencė pėr shtyp.

Edhe reporteri i RTK-se, konfirmon rrėzimin e helikoptererit brenda territorit tė Kosovės.

Nderkohė, njoftohet se kufiri mes Kosovės dhe Maqedonisė vazhdon tė jetė i hapur pėr kalim nė Bllacė, ndėrsa vendkalimi nė afėrsi tė Tetovės ėshtė mbyllur.

Qeveria e Kosovės shpreh keqardhje


Qeveria e Kosovės po pėrcjell vazhdimisht gjendjen nė Maqedoni dhe ka shprehur keqardhjen e saj. Zėvendės kryeministri Lutfi Haziri, tha se Qeverisa e Kosovės pret angazhimin e faktorit politik shqiptar qė tė arrij ta ketė rolin e vet pozitiv. Ai tha se Kosova nuk e mirėpret asnjė lloj destabilizimi tė situias nė rajon nė prag tė zgjidhje s sė statusit.

Lidhur me ngjarjet e sotme ne Maqedoni, nėnkryetari i ORA-s, Ylber Hysa, pėrmes nje kumtese ka ftuar tė gjitha palėt qė ta kuptojnė se lufta ka mbaruar nė Maqedoni dhe se ajo nuk i duhet askujt.

Shtohen masat e sigurisė

Shėrbimi Policor i Kosovės ka shtuar masat e sigurisė nė brezin kufitar me Maqedoninė, pas njoftimeve pėr pėrleshje tė armatosura nė afėrsi tė Tetovės.

“Duke marr parasysh pėrleshjet e armatosura tė cilat janė zhvilluar nė anėn e Maqedonisė, Shėrbimi Policor i Kosovės nė bashkėpunim edhe me KFOR- in ka ngritur masat e sigurisė nė brezin kufitar mė Maqedoninė, ndėrsa nė vendkalimet kufitare Hani i Elezit dhe Glloboqicė lėvizja e personave dhe automjeteve bėhet pėrmes njė kontrolle tė shtuar. Nuk mund tė konfirmojmė rrėzimin e helikopterit tė policisė maqedonase nė anėn kosovare (siē ishte lajmėruar nga disa media), ndėrsa situata nė anėn tonė tė kufirit paraqitet tė jetė e qetė dhe stabile”, thuhet nė njė komunikatė tė SHPK-sė.
__________________
24 MARS 1999 ; T'Faleminderit President RUGOVA..
GjIlAnAsI_cSi Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 08-11-07, 00:34   #3
valiii
 
Anėtarėsuar: 24-12-06
Postime: 3,777
valiii e ka pezulluar reputacionin
Gabim Titulli: Luftime te ashpera ne rethinen e Tetoves

Katastrofe ...
E gjitha kjo eshte e "gatuar" nga qarqe ruso-serbe , dhe vjen bash ne perfundimin e bisedimeve finale , vetem sa per tu haruar ceshtja e Kosoves dhe per ti dhene hije te zeze komunitetit gjitheshqipetare , me te vertete ndihem i emocionuar per vellezerit tane ne Maqedoni .... po ju ???
valiii Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 08-11-07, 00:41   #4
jadore
 
Avatari i jadore
 
Anėtarėsuar: 23-08-05
Vendndodhja: universe
Postime: 7,218
jadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Luftime te ashpera ne rethinen e Tetoves

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga valiii
Katastrofe ...
E gjitha kjo eshte e "gatuar" nga qarqe ruso-serbe , dhe vjen bash ne perfundimin e bisedimeve finale , vetem sa per tu haruar ceshtja e Kosoves dhe per ti dhene hije te zeze komunitetit gjitheshqipetare , me te vertete ndihem i emocionuar per vellezerit tane ne Maqedoni .... po ju ???
..vlersim i drejte ..
..po ne.. veqese maturi , cfare tjeter.. ( nese do dime )!!
jadore Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 08-11-07, 14:48   #5
GjIlAnAsI_cSi
Gėzuar PRESIDENT
 
Avatari i GjIlAnAsI_cSi
 
Anėtarėsuar: 04-01-04
Postime: 1,201
GjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Luftime te ashpera ne rethinen e Tetoves

Tetove, Mediat: 8 civile te vrare ne Brodec. Parlamenti seance urgjente

Dėrguar mė: 07/11/2007 - 13:03
• Policia nė Maqedoni thotė se ėshtė duke ndėrmarrė njė aksion kundėr grupeve kriminale nė disa fshatra nė rrethinat e Tetovės.Banorė tė fshatrava me popullsi shqiptare Brodec, Vejce dhe Veshalė, ku po zhvillohet aksioni, thonė se tė shtėnat e armėve kanė qėnė tė vazhdueshme.

Policia: Aksioni ne 3 fshatra

Ora 13:00-Policia nė Maqedoni thotė se ėshtė duke ndėrmarrė njė aksion kundėr grupeve kriminale nė disa fshatra nė rrethinat e Tetovės.
Aksioni ka filluar nė orėt e para tė ditės. Banorė tė fshatrava me popullsi shqiptare Brodec, Vejce dhe Veshalė, ku po zhvillohet aksioni, thonė se tė shtėnat e armėve kanė qėnė tė vazhdueshme.
Nderkaq autoritetet nė Shkup janė tė rezervuara nė informacionet pėr aksionin policor.
Policia beri te ditur per BBC-ne se gjasat janė tė mėdha qė tė ketė dhe viktima, por nuk dha hollėsi nėse ato janė civilė, pjestarė tė grupeve kriminale, siē thotė policia, apo dhe tė vetė forcave tė policisė.
Edhe mediat maqedonase njoftojnė gjithashtu aksionin e forcave speciale tė sigurisė kundėr "grupeve kriminale" tė armatosura qė fshihen nė Malin e Sharrit. Siē thuhet, "aksioni ėshtė drejtuar kundėr Ramadan Shitit dhe Lirim Jakupit- Nacistit, tė cilėt para disa muajve u arratisėn nga burgu i Dubravės nė Kosovė". Grupe tė armatosura janė zmbrapsur pėr njė kohė tė shkurtėr dhe se aksioni ende vazhdon. Rruga nga Tetova pėr nė fshatrat malore vazhdon te jete ende e mbyllyr.

Tetove, Mediat: 8 civile te vrare ne Brodec. Parlamenti seance urgjente

Ora 11:30- Tete te vrare. Ky eshte numri i viktimave ne perplasjen e sotme mes grupeve kriminale dhe policise maqedonase ne fshatin Brodec te Tetoves, Maqedoni. Sic bejne te ditur mediat maqedonase, te vraret numerohen ne radhet e civileve, te cilet nuk kane mundur dot te largohen pasi fshatit i jane bllokuar hyrje-daljet, pas aksionit te policise. Policia maqedonase nderkaq nuk ka deklaruar te dhena rreth civileve te vrare, porse ka pranuar aksionin ne Brodec. “Po s’pastrojme zonen e Tetoves”, citojne mediat burimet policore. Po nga te njejtat burime mesohet se ka dhe te plagosur nderkohe qe deshmitare okulare deklarojne se te shtenat vazhdojne ende.
Lidhur me situaten e tensionuar ne fshatin e Tetoves, parlamenti maqedonas eshte mbledhur ne nje seance te jashtezakonshme ku po diskutohet siguria ne vend.

Tetove, Policia perleshet me grupet e armatosura. Deshmitaret: Ka te vrare

TETOVE-E tensionuar situata ne Brodic te Tetoves ne Maqedoni. Forcat e policise jane perleshur me grupe te armatosura. Sulmi i policise ka ndodhur ne oren 6:00 te mengjesit te sotem dhe sic ben te ditur agjencia e lajmeve KosovaPress si pasoje e luftimeve mes grupeve te armatosura dhe forcave te sigurise maqedonase shume shtepi jane perfshire ne flake. Sulmi i policise ka qene ajror dhe sipas RTK, dėshmitarėt okularė bejne te ditur se ka te vrare dhe te plagosur nga te dyja palet mirėpo nuk dihet ende numri i saktė pasi tė shtėnat ende vazhdojne. Po sipas ketij burimi per momentin tė gjitha hyrje daljet nė fshat janė bllokuar dhe te shtenat vazhdojne, nderkohe qe gra e femije nuk mund ta braktisin ate dot ate.. Lidhur me ngjarjen Ministria e Brendshme e Maqedonisė nuk ka bere te ditur ende asnje infmormacion.
Por burime jozyrtare bejne te ditur se aksioni policor ėshtė orientuar drejt arrestimit tė grupit tė armatosur tė kryesuar nga Lirim Jakupi, i cili para pak kohesh u arratis nga burgu i Dubravės nė Kosovė

Duket se ne Maqedoni jane rikthyer tensionet e luftes se vitit 2001, ku mjaft fshatra shqiptare u dogjen ne betejen e grupeve shqiptare me forcat maqedonase. Kjo lufte shkaktoi mjaft viktima dhe gati e coi Maqedonine ne lufte civile. Lufta perfundoi me marreveshjen e paqes se Ohrit qe u dha shqiptareve me shume te drejta.
__________________
24 MARS 1999 ; T'Faleminderit President RUGOVA..
GjIlAnAsI_cSi Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 08-11-07, 14:51   #6
GjIlAnAsI_cSi
Gėzuar PRESIDENT
 
Avatari i GjIlAnAsI_cSi
 
Anėtarėsuar: 04-01-04
Postime: 1,201
GjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Luftime te ashpera ne rethinen e Tetoves

Gafur Adili: “S’kemi plumba per shqiptaret, por i kemi vetem per serbet”
Gafur Adili: “S’kemi plumba per shqiptaret, por i kemi vetem per serbet”
Sipas Adilit, Fronti i Bashkuar Kombetar Shqiptar dhe AKSH-ja, si krahu i tij i armatosur, perpiqet te nxise frymen e bashkimit te shqiptaret


Florenc Bakillari

Ne nje interviste per “Albania”-n kreu i Frontit te Bashkuar Kombetar Shqiptar, Gafur Adili, ka bere nje rezyme te qarte per ēeshtjen e Kosoves. Perse fronti qe ia drejton ka kerkuar bojkotimin e zgjedhjeve nga shqiptaret? Po keshtu, Adili ka folur edhe per problemin ne Maqedoni. Vendimi i Gjykates Kushtetuese maqedonase per simbolet e shqiptareve i ka vene kapak shkeljes me te dyja kembet te Marreveshjes se Ohrit. Ne interviste Adili ka deklaruar se FBKSH-ja ka informacione se ne Kumanova po mobilizohen forcat e Gardes se Car Llazarit. Kete veprim, sipas Adilit, po e bejne serbe te ardhur nga Beogradi, te cileve ne prag te Pavaresise se Kosoves u intereson destabilizimi i Maqedonise.
Perse ju si FBKSH keni bere thirrje per bojkotimin e zgjedhjeve te 17 nentorit ne Kosove?
Eshte e natyrshme qe keto zgjedhje nuk duhet te behen ne kete moment historik. Ne kemi bere nje analize te qarte dhe mendojme se kryerja e zgjedhjeve para perfundimit te ēeshtjes se statusit do ta demtoje Kosoven. Nuk mund te kete zgjedhje per pushtet pa pasur shtet. Nese zgjedhjet do te mbahen me 17 nentor, atehere cila qeveri do ta perfaqesoje Kosoven para Grupit te Kontaktit? Natyrisht qe nuk do te kete nje qeveri legjitime dhe formimi i nje qeverie te re do te kerkoje kohe, ēka nuk eshte ne dobi te statusit. Pikerisht per kete qellim ne i kemi bere thirrje popullit shqiptar ne Kosove qe te bojkotoje zgjedhjet. Populli shqiptar ne Kosove duhet te jete i pergatitur per ēdo rast. Mendimi i FBKSH-se eshte se lufta ne Kosove eshte e pashmangshme. Ne urojme qe ky gjykim te jete i gabuar. Po perse lufta eshte e pashmangshme? Ne rast se Kosova do te shpalle pavaresise dhe ajo nuk do te njihet nga Beogradi, ky i fundit do te nxise serbet ne veri te Mitrovices qe te shpallin edhe ata pavaresine. Por te mos harrojme se ne veri te Mitrovices ndodhen dhe dy burimet kryesore qe furnizojne me uje gjithe Kosoven. Pra kjo ndarje do te jete e papranueshme per shqiptaret. Po keshtu, edhe nese nuk do t’i jepet pavaresia Kosoves, shqiptaret nuk mund te pranojne kthimin e autoritetit te Beogradit.
Se fundi, ne shtyp eshte shkruar se AKSH-ja, krahu i armatosur i FBKSH-se, qe drejtohet nga ju, mund te jete pergjegjes per nje kercenim me atentat ndaj ish-kryeministrit Pandeli Majko. Ai e kontrolloni ju te gjithe AKSH-ne dhe a keni dijeni per kete?
AKSH-ja nuk ka plumba per shqiptaret, por vetem per serbet. Kete pergjigje e kam dhene edhe ne vitin 2004, pas nje vizite te ish-kryeministrit Fatos Nano ne Maqedoni. Shtypi maqedonas publikoi se gjate vizites se kryeministrit shqiptar AKSH-ja ka qelluar me snajper mbi Nanon. Une menjehere dola ne nje prononcim publik per mediat shqiptare dhe ato te huaja dhe deklarova se AKSH-ja nuk ka plumba per shqiptaret. Te njejten gje dua te them edhe per rastin e ish-kryeministrit Pandeli Majko. Megjithate, kjo histori mua me ngjan me nje tullumbace qe do te shfryhet mjaft shpejt.
Si paraqitet gjendja ne Maqedoni pas vendimit te Gjykates Kushtetuese, e cila hodhi poshte disa pika te Marreveshjes se Ohrit, qe kishin kaluar ne Parlament?
Marreveshja e Ohrit ka qene e destinuar te deshtonte qe ne momentin kur u firmos. Une e kam thene se ka baza te forta qe kjo marreveshje nuk mund te ekzistoje. Kosova, ne sundimin e Titos, ka pasur statusin e nje krahine autonome se bashku me hungarezet e Vojvodines. Mirepo kur erdhi ne pushtet Sllobodan Millosheviēi, ky status mori fund dhe Titoja u kritikua pse u kishte dhene autonomine shqiptareve. Kush na garanton ne se edhe pas dhjete vitesh ne krye te Maqedonise nuk mund te vije nje “Millosheviē” tjeter dhe te beje te njejtin veprim? Nje fakt tjeter qe tregon se Marreveshja e Ohrit eshte e destinuar te deshtoje, eshte edhe moszbatimi i saj qe prej momentit te nenshkrimit. Ne te parashikohej qe nje nga tri postet e rendesishme te shtetit t’u jepej shqiptareve. Por as posti i presidentit, as i kryeministrit dhe as ai i kreut te Parlamentit nuk u dhane. Vendimi i Gjykates Kushtetuese vetem sa vulosi shkeljen me te dyja kembet qe i eshte bere Marreveshjes se Ohrit.
A mund te kete peshtjellime te tjera ne Maqedoni, ne prag te vendosjes se statusit te Kosoves?
Per te vazhduar me tej analizen per ēeshtjen e Maqedonise dua t’ju kujtoj se, dy partite kryesore VMRO dhe LSDM i kane zemrat ne Sofje dhe Beograd. Aktualisht ekzekutivin e ka VMRO por strukturat e institucioneve te pavarura i ka LSDM. Para pak kohe ndodhi vrasja e nje shqiptar, Xhavit Morina. Menjehere mediat maqedonase dhe policia percollen lajmin se vrasja e Morines eshte larje hesapesh mes grupeve shqiptare. Por une ngre edhe dy pista te tjera. Vrasja e Morines mund te jete bere nga forcat e Gardes se Car Llazarit, te cilat po organizohen ne Maqedoni ose nga njesite Alfa, trupa speciale te Maqedonise. Per mendimin tim, te gjitha keto jane inskenime qe vijne direkt nga Beogradi, i cili do te synoje qe te destabilizoje Maqedonine pikerisht tani, ne prag te vendosjes se statusit te Kosoves.
Ju thate pak me lart se vrasja mund te jete kryer nga forcat e Car Llazarit. Jeni te sigurt se ne Maqedoni ka forca te tilla?
Nga informacionet qe kemi si FBKSH, kemi arritur ne konkluzionin se ne Maqedoni ka forca te Gardes se Car Llazarit, qe do tentojne te destabilizojne vendin. Dua te rrefeje ketu se vetem dy jave me pare, ne Kumanove, ku ka dhe nje pakice serbe, kane ardhur tre serbe nga Beogradi. Ata jane marre me mobilizimin e anetareve per ne Garden e Car Llazarit. Beogradit i intereson qe te tentoje nje spastrim etnik ne Maqedoni. Serbet e dine shume mire qe kufijte ne Ballkan do te jene ata etnike dhe per kete qellim atyre u intereson qe dhe ne Maqedoni te krijojne nje republike serbe, te ngjashme me ate te Bosnjes.
Po ju si FBKSH a jeni te organizuar per ēdo rast ne qofte se do te kete tentativa sulmi nga forcat e Gardes se Car Llazarit si ne Kosove, ashtu edhe ne Maqedoni?
Ne kemi ngritur nje strukture te mirorganizuar ne te gjitha trojet ku banojne shqiptare. Ne kemi keshillat tona te FBKSH nga Mali i Zi, Kosove Maqedoni si dhe ne Luginen e Presheves. Pa dyshim qe me te organizuar jemi ne Kosove, ku dhe kemi bazat me te forta. Keshillat sidomos ne kufi kane per detyre ruajtjen 24 ore nga ndonje provokim. Vemendja jone e veēante eshte ne Luginen e Presheves, ne ndihme te se ciles kemi vene edhe shtabin e Gjilanit. Forcat tona te AKSH-se jane ne male dhe jane ne gatshem te veprojne ne rast se do t’u kerkohet.

Adili: “Ēfare eshte FBKSH-ja”

FBKSH-ja nuk eshte as shoqate qeveritare apo joqeveritare, sepse shoqatat joqeveritare jane te bashkuara dhe duhet te bashkohen ne FBKSH, ngase vetem ne nje Shqiperi te Bashkuar keto shoqata joqeveritare, ashtu si partite politike, do te ishin ne gjendje qe me ndershmerine me te madhe te kryenin misionin e tyre dhe te zhvillonin aktivitetin e tyre, qofte ky aktivitet human, apo aktivitet intelektualo-atdhetar. Ne balle te FBKSH-se, si dhe ne te gjitha strukturat drejtuese te tij, deri ne keshillat e lagjeve dhe te fshatrave jane inkuadruar idealistet shqiptare, atdhetaret e deshmuar dhe te rideshmuar edhe gjate tri betejave te zhvilluara, te cilet, ashtu siē jane te bindur qe platforma e FBKSH-se eshte vazhdimesia e Programit te Lidhjes Shqiptare te Prizrenit, jane te bindur dhe te vendosur qe te veprojne ashtu siē vepruan ideologet dhe drejtuesit e Lidhjes Shqiptare te Prizrenit, te cilet shkrinin pasurite e tyre per ta bere Shqiperine.



Shoqerimi ne polici

Vetem pak dite me pare, Gafur Adili, drejtues i FBKSH-se, u shoqerua ne Drejtorine e Policise te Tiranes. Shkak i shoqerimit ka qene deklarata me e fundit e leshuar nga Gafur Adili per nje reviste kosovare, e cila u botua edhe nga nje media shqiptare. Adilit i eshte kerkuar nga oficeret e Policise se Antiterrorit qe te jete i kujdesshem dhe te zbatoje ligjet e vendit ku jeton. Po keshtu, Adilit i eshte kerkuar edhe nje kopje e vendimit te Gjykates se Tiranes, e cila e ka shpallur te pafajshem. Gafur Adili dhe Taip Mustafa u arrestuan nga policia shqiptare dhe u gjykuan per nxitje te urrejtjes nderraciale. Adili figuronte ne listen e zeze te shpallur nga Departamenti Amerikan i Shtetit i presidentit Bush, qe e akuzon ate “per aktivitete terroriste dhe nxitje te urrejtjes ndernacionale”.
__________________
24 MARS 1999 ; T'Faleminderit President RUGOVA..
GjIlAnAsI_cSi Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 08-11-07, 14:52   #7
GjIlAnAsI_cSi
Gėzuar PRESIDENT
 
Avatari i GjIlAnAsI_cSi
 
Anėtarėsuar: 04-01-04
Postime: 1,201
GjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Luftime te ashpera ne rethinen e Tetoves

Maqedoni, policia luftė me njė grup tė armatosur


Njė aksion i njėsive speciale tė Maqedonisė nė Malėsinė e Sharrit, nė njė fshat tė banuar nga shqiptarė ka tensionuar situatėn nė vend nga egėrsia e tij, ku si pėrfundim, sipas burimeve zyrtare janė vrarė gjashtė persona dhe ėshtė terrorizuar njė fshat i tėrė. Dje qė nė orėt e para tė mėngjesit, policia speciale maqedonase ka ndėrmarrė njė aksion nė fshatrat e Malėsisė sė Sharrit, nė veriperėndim tė Tetovės. Banorėt theksojnė se tė paktėn tetė persona janė vrarė, por kėto tė dhėna kundėrshtohen nga Ministria e Brendshme. Policia thotė se tė vrarėt janė nga radhėt e bandave tė armatosura, ndėrkohė qė fshatarėt thonė se ka viktima edhe ndėr vetė banorėt civilė. Aksioni ėshtė bėrė nė kėrkim tė grupeve tė armatosura tė udhėhequra nga shqiptarėt Lirim Jakupi, i njohur si "Nazisti" dhe Ramadan Shiti, qė tė dy persona tė kėrkuar pėr krime nė Maqedoni dhe tė arratisur para pak muajsh nga burgu i Dubravės nė Kosovė. Sipas policisė maqedonase, grupet ishin strehuar nė fshatrat Brodec, Veshallė dhe Vicė. Gjatė aksionit janė pėrdorur edhe helikopterė tė forcave maqedonase tė prodhimit ukrainas. Burime shqiptare thonė se njė helikopter ėshtė rrėzuar gjatė pėrleshjeve dhe disa autoblinda tė policisė janė shkatėrruar, por kėtė nuk e konfirmon Ministria e Punėve tė Brendshme. Sipas banorėve shqiptarė, ka shtėpi tė djegura nga zjarri i forcave policore. Po ashtu ėshtė rrėzuar edhe minarja e xhamisė sė fshatit Brodec. Ende nuk ėshtė e qartė se kush janė grupet e armatosura shqiptare, tė cilat janė pėrleshur me forcat qeveritare maqedonase. Policia bllokoi tė gjitha hyrje-daljet nga Tetova pėr nė fshatra e Malėsisė sė Sharrit. Ndėrkohė, nė Shkup, policia maqedonase ka bastisur tė paktėn tre shtėpi tė shqiptarėve dhe ka arrestuar disa persona pėr tė cilėt thuhet se kanė qenė ish-luftėtarė tė Ushtrisė Ēlirimtare Kombėtare.

Aksioni

Pas njė urdhri tė krerėve tė Ministrisė sė Brendshme tė Maqedonisė, dje nė orėt e para tė mėngjesit, njėsitė speciale tė policisė kanė hyrė nė fshatin Brodec, i cili ndodhet nė malet pėrreth Tetovės, zonė e cila quhet dhe Malėsia e Sharrit. Trupat speciale maqedonase, gjatė operacionit tė koduar me emrin "Stuhia Malore", kanė pėrdorur armėt e rėnda deri tek autoblindėt dhe helikopterėt. Popullsia akuzon policinė se ka pėrdorur metoda jonjerėzore, duke bastisur shtėpitė dhe kontrolluar thuajse tė gjithė banorėt e fshatit. Me anė tė armėve artilerike policia ka grasatuar shtėpitė duke djegur disa prej tyre, madje ka rrėzuar edhe minaren e xhamisė sė fshatit. Gjatė aksionit tė policisė ka pasur shkėmbime zjarri mes policisė dhe disa personave tė armatosur. Luftimet janė zhvilluar pėr njė kohė tė gjatė dhe kanė pasur pasojat e tyre, ku janė shkatėrruar edhe autoblinda tė policisė. Policia maqedonase deklaroi se nuk ka pasur tė dėmtuar asnjė prej efektivave tė saj. Ministrja e Brendshme e Maqedonisė, Gordana Jankullovska i pėrgėnjeshtroi informacionet se ėshtė rrėzuar helikopteri i policisė. "Ministria e Punėve tė Brendshme me sukses e pėrfundoi aksionin ‘Stuhia malore‘, qė ishte i drejtuar ndaj gjetjes dhe neutralizimit tė grupit kriminel-ekstremist tė armatosur, tė stacionuar nė rajonin e fshatit Brodec nė Tetovė", tha ministrja Jankullovska. Aksioni, siē theksoi ajo, "ėshtė kryer me profesionalizėm tė madh dhe kanė marrė pjesė pjesėtarė tė policisė me pėrbėrje tė pėrzier etnike". Nė aksionin, shtoi ministrja e MPB-sė, janė ndėrmarrė masa dhe ėshtė vepruar nė pajtim me tė gjitha standardet profesionale pėr mbrojtje tė popullatės civile. Nė disa vende, siē tha ajo, prej ku edhe ėshtė hapur zjarri ndaj policisė, janė gjetur sasi e madhe armėsh.

Ndėrkombėtarėt


BE e SHBA ndjekin situatėn


Komisioni Evropian bėri tė ditur se ėshtė i njoftuar me zhvillimet e fundit nė Maqedoni. Kristina Nagi, zėdhėnėsja e Komisionerit pėr Zgjerim tė BE-sė, Oli Rhen theksoi se janė tė njohur me aksionin e policisė nė Malėsinė e Tetovės.

Kristina Nagi, zėdhėnėsja e Komisionerit pėr Zgjerim tė BE-sė, Oli Rhen theksoi se janė tė njohur me aksionin e policisė nė Malėsinė e Tetovės, porse sipas saj priten njoftime tė tjera mė tė detajuara nga Ministria e Brendshme e Maqedonisė. Nagi kėrkoi mostensionimin e situatės nė kėtė vend. Sot do tė jetė nė Shkup,

ambasadorja amerikane nė NATO, Victoria Nuland, e cila pritet qė tė diskutojė edhe aksionin mė tė fundit tė policisė. Pėrveē ambasadores Nuland, nė delegacion marrin pjesė edhe zėvendės ndihmės Sekretari i Mbrojtjes, Daniel Fata, Drejtori i Zyrės pėr Evropėn Jugore dhe Qendrore nė Departamentin e Shtetit, Christopher Hoh, Drejtori pėr Evropė dhe NATO nė Kėshillin Nacional tė Sigurisė, Toby Bradley dhe zyrtarė tė tjerė civilė dhe ushtarakė nga Qeveria e SHBA-sė.


Prishtinė

ORA: Maqedonia s‘duhet t‘i kthehet luftės


Nėnkryetari i partisė ORA, Ylber Hysa i ka cilėsuar ngjarjet e djeshme nė Maqedoni si "njė lajm i keq pėr stabilitetin nė rajon". "Ngjarjet dramatike qė po ndodhin nė Maqedoni besoj se janė njė lajm i keq pėr stabilitetin nė rajon. Ne konsiderojmė se tė gjitha palėt duhet ta kuptojnė se lufta ka mbaruar nė Maqedoni dhe se askujt nuk i duhet asnjė lloj konflikti, pėr ēfarėdo qėllimi", thuhet nė njė njoftim tė ORA-s, tė nėnshkruar nga Hysa. Nėnkryetari Hysa vėren se ngjarje tė tilla nuk janė njė lajm i mirė as pėr Kosovėn, sidomos nė procesin e tanishėm tė pėrcaktimit tė statusit. "U bėjmė thirrje tė gjithėve tė ndalen luftimet. Ne konsiderojmė qė ēfarėdo konflikti nė Maqedoni ėshtė i keq pėr Maqedoninė dhe ėshtė i keq pėr Kosovėn dhe pėr rajonin", thuhet nė njoftimin e shtypit tė partisė ORA. Nė orėt e para tė mėngjesit tė sotėm, nė fshatrat e Malėsisė sė Tetovės ka filluar njė aksion i forcave tė sigurisė tė Maqedonisė, siē thuhet, kundėr "njė grupi tė armatosur qė vepron nė kėtė rajon". Banorėt e fshatrave tė zonės kanė njoftuar se disa shtėpi tė kėtyre fshatrave po digjen, ėshtė goditur xhamia e fshatit Brodec dhe se ka tė plagosur e mbase tė vrarė nga tė dyja palėt. Banorėt e kėtyre fshatrave, tė cilėt janė strehuar nėpėr bodrume, kanė njoftuar pėrmes telefonit se nė rajon veprojnė forca tė mėdha tė sigurisė, mjete tė blinduara dhe helikopterė. Policia ka bllokuar tė gjitha kalimet pėr nė rajonin e Malėsisė sė Tetovės dhe nuk lejon hyrjen atje tė medias dhe tė civilėve.

Tetovė


Qėndrime tė ndryshme tė forcave politike shqiptare pas ngjarjes


BDI dhe PDSH akuzojnė njėra-tjetrėn pėr incidentin


Partitė politike shqiptare nė Maqedoni kanė pasur qėndrime tė ndryshme nė lidhje me operacionin e djeshėm tė policisė. Partia mė e madhe, Bashkimi Demokratik pėr Integrim ėshtė shprehur e brengosur me situatėn e sigurisė tė krijuar nga forcat e policisė maqedonase. Kėto janė konkluzat e miratuara nga kryesia e kėsaj partie, pas pėrfundimit tė mbledhjes sė kryesisė sė saj. "Dėnojmė bastisjet nė lagjet shqiptare tė Shkupit ku janė burgosur ish-pjesėtarėt e UĒK-sė. Pėrgjegjės pėr kėtė situatė ėshtė koalicioni VMRO-PDSH. Apelojmė qė urgjentisht tė ndėrpritet aksioni policor nė Malėsi tė Tetovės. Ftojmė garantuesit e sigurisė, NATO dhe BE qė tė bėjnė presion pėr ndėrprerje tė aksioneve policore nė Malėsi tė Tetovės", theksoi anėtari i lartė i kėsaj partie, Hazbi Lika. BDI-ja fton qytetarėt qė tė mos bien pre e provokimeve tė ndryshme nė prag tė zgjidhjes sė statusit pėrfundimtar tė Kosovės. BDI-ja nuk ka dhėnė detaje tė tjera pėr aktivitetet e mėtejshme. Ndėrkaq, Partia Demokratike Shqiptare bėn tė ditur se kėsaj radhe u pėrcaktua qė tė ruajė qetėsinė dhe jetėn e banorėve tė kėtyre fshatrave qė janė viktimė e kėtyre individėve me dosje kriminale qė me veprime aventuriste tentojnė tė veprojnė nė kuadėr tė opsioneve tė paverifikuara dhe tė palegjitimuara kombėtarisht. "Aksioni i fundit i policisė sė Maqedonisė nė koordinim me KFOR-in dhe me organet e sigurisė sė Kosovės, nė fshatin Brodec, nė funksion tė burgosjes tė tė ikurve nga Burgu i Dubravės sė Kosovės, krijoi shqetėsim jo vetėm nė Malėsinė e Tetovės por edhe mė gjerė. Elemente tė caktuara siē ėshtė rasti i kėtyre me dosje kriminele, tė cilėt nuk kanė hapėsirė nė Kosovė, pasi ndiqen nga organet e policisė dhe KFOR-it, kalojnė nė Maqedoni dhe strehohen nė fshatra shqiptare, duke i vėnė nė rrezik banorėt e kėtyre fshatrave.
__________________
24 MARS 1999 ; T'Faleminderit President RUGOVA..
GjIlAnAsI_cSi Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 08-11-07, 15:05   #8
RaPSouL
unknow personality
 
Avatari i RaPSouL
 
Anėtarėsuar: 28-09-06
Vendndodhja: Alaska
Postime: 15
RaPSouL e ka pezulluar reputacionin
Gabim Titulli: Luftime te ashpera ne rethinen e Tetoves

Momentalisht kemi situat te qete, mirepo fshatrat Brodec , Vice dhe Sellce ende jan te bllokuar nga policia dhe nuk lejohet as hyrje dhe as dalje nga fshati, telefonova nje shokun tim nga Brodeci dhe me tha qe policia nuk i len te shetisin andej-kendej dhe qe i ka kontrolluar te gjitha shtepit nje nga nje, mirepo momentalisht situata eshte e qete dhe pritet qe policia te largohet nga keto vende.
__________________
Are you Clever ? Sure..!
RaPSouL Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 08-11-07, 17:56   #9
legenda
...Argumentum (ad ) AMORE
 
Anėtarėsuar: 12-11-06
Postime: 2,130
legenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Luftime te ashpera ne rethinen e Tetoves

....sa eshte e vertete se gjate ketij aksioni te policise maqedonase,,,jane torturuar-rrahe edhe grate dhe femijet shqiptar!!!!????...
legenda Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 08-11-07, 23:37   #10
Autori
Banned
 
Anėtarėsuar: 29-05-06
Postime: 76
Autori i vlerėsuar mirė
Gabim Titulli: Luftime te ashpera ne rethinen e Tetoves

He pirolla o autor!

A mujte se?!

Temėn mbi ngjarjet shqipėtare nė "Maqedoni" e poston nė kategorinė e arenės ndėrkombėtare! He lum toka qė tė mba,po po e njihshe gjeografinė mirė. Apo ndoshta,si ofiqar pushteti i pashkrupull qė na je,edhe nė kohėra tė kėtilla,tė egėra pėr ne, me cdo kusht na i qėndron besnik etiketės diplomatike, tė imponuar.
Nejse,nejse, se siq jemi duke ecur e vepruar nuk do tė vonoj shumė kur edhe Kosovėn do ta fusim nė po tė njėjtėn kategori.Aty ku aktualisht po i shtjellojmė temat mbi Orientin e tė ashtuaquajturve europianė tė sotėm.
Mirėpo kjo cėshtje natyrisht ty nuk tė pėrket fare! Apo jo ?!

turp!!!
Autori Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 09-11-07, 21:51   #11
Fshatari
 
Anėtarėsuar: 12-07-05
Postime: 7,962
Fshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėm
Gabim Surati i fashizmit sllavo-maqedon...

Ja se kush asht sllavo-maqedoni :
Ministria e Brendshme ka shpallur sot masen e paraburgimit per te gjithe te arrestuarit nga operacioni policor “Stuhia e Maleve” ne fshatin Brodec te Malesise se Tetoves
Lajmi u be i ditur nga Ministria e Brendshme ne Shkup. Nga ana tjeter, banoret e fshatit Brodec dhe Organizata e Veteraneve te Luftes te UĒK-se kerkon lirimin e te arrestuarve sepse sipas tyre ata jane banore te fshatit dhe nuk behet fjale per pjestare te grupeve te armatosura. Banoret po ashtu kerkojne lirimin e disa pjestareve te familjeve te tyre per te cilet thone se jane te pafajshem dhe nuk kane qene pjestare te grupit te armatosur.
Edhe sot Fshati Brodec ne Maqedoni ku mbeten te vrare 6 shtetas shqiptare ka qene I rrethuar nga forca te shumta policie per te mbajtur nen kontroll situaten dhe per te mos lejuar incidente te tjera.
Ministria e Puneve te Brendshme sot ne kazermen "Gjorēe Petrov" ne Shkup prezantoi edhe armatimin e konfiskuar nga aksioni ne Brodec. Ajo theksoi se behet fjale per tipe te ndryshme te armatimit artilerik, granata dore dhe minahedhese, topa te palevizishem, orientues elektronik kunder automjeteve blinduese, raketahedhes "grereza", granata dore, lloje te ndryshme te bombave, mina kunderkembesorike, arme automatike dhe municion per keto arme, snajpere, dy raketa kunderajrore toke-ajer te njohura me emrin "shigjeta", nente raketahedhes "zolja", 31 mbushje me tritol dhe lloje te tjetra armesh te prodhimeve te ndryshme.
Duke iu pergjigjur pyetjes se gazetareve per konfirmimin e identitetit te gjashte viktimave te ketij grupi, ministrja Jankullovska tha se konfirmimi perfundimtar per emrat e viktimave do te pasoje pas perfundimit te autopsise nga ana e mjekesise ligjore, qe siē tha ajo, eshte i vetmi organ qe mund ta konfirmoje identitetin e viktimave. Ministrja theksoi se policia do te vazhdoje ndjeken e kater te arratisurve nga ky grup. (INA/MIA/Balkanweb)
PERSONAT E ARRESTUAR:
Hanif Dervishi(51)
Rametulla Dauti(25)
Nevzat Ziberi(44)
Shkendim Dauti(25)
Izmet Ameti(55)
Habib Ameti (26)nga fshati i Brodecit,
Memet Islami(28) nga Tetova
Florim Ameti(23)
Arian Nevzati(54)
Shehir Ziberi(29)
Nadi Dauti(48)
Baftjar Beqiri(44)
Tafil Dauti(40) nga fshati Brodec.
Njė reagim i shkėputur nė Ballkanweb:
"Arber Thesproti (Dėrguar mė: 09/11/2007 - 19:30)
" Sllavo-Maqedonia" ky shtet perves qe provokon e kafshon pabesisht shqiptaret etnik ne trojet e tyre shekullore. Nuk me ka zene syri ne tjeter vende qe "grupet kriminele" te luftohen me tanke, alikopter luftarak dhe me gjithe arsenalin ushtarak te nje shteti?!! Kete gje po e shof vetem ne mikro shtetin artificjal te sllavo-maqedonise. Nuk duhet te kemi asnje medyshje, kjo nderhyrje ushtarake e sllavo-maqedonesve eshte nje lufte kunder shqiptarve etnik te Ilirjades. Te gjithe zerat qe therasin per "paqe" nga te "moderuarit shqiptare", jane vecese zera te qeveritarve maqedonas qe nepermjete veglave te tyre kerkojne te shuajn identitetin tone si komb. Shqiptaret e Ilirjades u vrane e gjakosen nga duart e sllavo-maqedonasve qe nuk ngopen me gjak shqiptaresh. Te heshtesh, te flasesh per paqe ne kete kohe kur ushtria "sllavo-maqedonse" po shtyp me gjak shqiptaret eshte tradheti dhe tradhetia duhet ndeshkuar. Ajo qe ne shqiptaret s'kemi dashur kurre te ndodhte, LUFTA (tani ne pragun kur Dardania do te shpalli pamvarsine) ka filluar dhe shqiptaret e Ilirjades nuk duhet te qendrojne indiferente dhe te presin nga meshira "sllavo-maqedonase" por te rrembejne armet dhe ti dalin zote vendit te tyre. Nuk duhet te kete asnje dyshim qe "sllavo-maedonsit" jane armiqte me te betuar te shqiptarve. Mos u genjeni nga hipokrizia e tyre. Sa per shtetin ame Shqiperine mos prisni shume. Qeveritaret tane jane vecse vegla te shiturish. Nuk qe e rastesishme qe mbas takimit mes Presidentit te Shqiperise z.Bamir Topi dhe Presidentit te Sllavo-Maqedonise filloi rreprezalja kunder shqiptarve etnik te Ilirjades. Nuk ishte e rastesishme fryrja e tullumbaces se "kercenimit" gjoja nga A.K.SH-ja qe ju be z.Majko dhe parralizimit te saj me arestimin prej disa oresh qe ju be udheheqsit politik te saje. Nuk eshte e rastesishme heshtja e qeveris pro sllave te Sali Berishes. Heshtja e forcave politike te majta e te djathta bashke me shtypyn e mjeruar shqiptar qe pasqyrone ngjarjen vetem mes zerit te qeverise "sllavo-maqedonasve" qe i quan shqiptaret kryengrites nje "bande kriminelesh". Liria nuk vjene me fjale por me griken e pushkes, dhe zjarin e lirise duhet qe ta shijojne sllavo-maqedonsit . Ja vdekje ja Liri".
Fshatari Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 10-11-07, 01:54   #12
hasanmehmeti
 
Avatari i hasanmehmeti
 
Anėtarėsuar: 22-03-05
Vendndodhja: Dunja
Postime: 2,146
hasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėm
Send a message via Skype™ to hasanmehmeti
Gabim Titulli: Luftime te ashpera ne rethinen e Tetoves

No Comment

http://www.youtube.com/watch?v=3QuFOWztBJM

http://www.youtube.com/watch?v=_AXnFaNfsRo&NR=1

http://www.youtube.com/watch?v=aFWK5dTXL90

http://www.youtube.com/watch?v=A-3ZUK3uM5g
__________________
Faik Konica:"Po mos te ishte islami shqiptaret do te ishin me shume ne numer po jo shqiptar"

"Me tė vėrtet fjalėt tona do tė qėndrojnė tė vdekura pėrderisa ne nuk do tė vdesim pėr qėshtjen e tyre keshtu qė ato tė mbesin tė gjalla midis tė gjallėve”

"Nena" Tereze:‘Ami Bharater Bharat Amar’ (‘I am Indian and India is mine’) Une jam indiane dhe India eshte imja.
hasanmehmeti Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 10-11-07, 11:08   #13
Preshevar
Banned
 
Anėtarėsuar: 13-12-05
Postime: 7,844
Preshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Luftime te ashpera ne rethinen e Tetoves

Kjo eshte vetem nje segment i ketyre masakrave nga ana e "aleatėve" tanė !

Edhe sa beteja na duhen qe te frymojn shqiptarėt lirishėm ?....

Allahu i shpėrbleft si Shehid Inshallah !
Preshevar Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 10-11-07, 11:15   #14
Preshevar
Banned
 
Anėtarėsuar: 13-12-05
Postime: 7,844
Preshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Luftime te ashpera ne rethinen e Tetoves

Ja edhe njė segment i cili e argumenton Krimin kundėr vllezėrve nė Maqedoni !

http://fr.youtube.com/watch?v=cCx7K0KnJng
Preshevar Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 10-11-07, 11:16   #15
Guri i madh
Kafir Arrnaut
 
Avatari i Guri i madh
 
Anėtarėsuar: 28-08-05
Vendndodhja: nė klysyr
Postime: 14,638
Guri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėm
Dėrgo mesazh me anė tė  AIM tek Guri i madh
Gabim Titulli: Luftime te ashpera ne rethinen e Tetoves

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga valiii
Katastrofe ...
E gjitha kjo eshte e "gatuar" nga qarqe ruso-serbe , dhe vjen bash ne perfundimin e bisedimeve finale , vetem sa per tu haruar ceshtja e Kosoves dhe per ti dhene hije te zeze komunitetit gjitheshqipetare , me te vertete ndihem i emocionuar per vellezerit tane ne Maqedoni .... po ju ???


mir e paske vlersue se qaty esht problemi se policia bullgare perpos qe ka kerkuar kta persona ka tentue qe ter fshatin ta revoltoj nga sjelljet e tyre duke ju domtuar pasurin private dhe situata te eskaloj edhe ne kosov


edhe pse politikanet ton ende nuk kan dal me nji komunikat rreth kti rasti


__________________
Kosoven nuk e pret rreziku nga Serrbija po te mos e kishte PDKen e SHIKun e pikrishit Hashim thaqin
Guri i madh Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 01:42.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.