Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Shoqėria > Shėndeti
Emri
Fjalėkalimi
Shėndeti Tė rejat dhe kuriozitetet mė tė fundit nga mjeksia. Cila eshte pyetja juaj ?



 
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Prev Postimi Mėparshėm   Postimi Tjetėr Next
Vjetėr 17-11-06, 14:40   #1
Naki
Moderator
 
Avatari i Naki
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Vendndodhja: Nė Gjermani
Postime: 7,859
Naki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėm
Gabim Varėsia nga Duhani

Pse njerėzit pinė duhan?
Shumė njerėz pohojnė se duhani i bėn mė tė zgjuar dhe se e pėrmirėson koncentrimin e tyre. Tė tjerė pohojnė se duhani i qetėson, sidomos kur ndjehen tė frikėsuar ose janė nėn stres. Ėshtė rėndė tė kuptohet se si cigaret nė tė njejtėn kohė mund edhe t'i qetėsojnė njerėzit por edhe t'i mbajnė tė zgjuar, ose pse njerėzit kthehen kah cigaret kur ndjehen tė kėnaqur, kur kanė dėshirė tė qetėsohen ose tė koncentrohen. Kjo mund tė sqarohet nėse dihet se nė tymin e cigareve gjenden rreth 4000 materie tė ndryshme kimike. Disa nga kėto substanca shkaktojnė lirimin e sedativėve natyralė ose stimulansėve nė tru, tė cilėt ndikojnė nė sjelljen e njeriut.

A shkakton pirja e duhanit varėsi?
Duhanpirėsit bėhen tė varur nė tre mėnyra tė ndryshme. Ata mund tė pinė nga shprehia, si pėrgjigje ndaj disa ndjenjave ose tė jenė tė varur fizikė nga nikotina qė gjendet nė tymin e cigareve.
  • Njerėzit qė pinė duhan nga shprehia, mė sė shumti pinė nė situata tė caktuara. Kėta njerėz pinė mekanikisht, duke mos qenė tė vetėdijshėm pėr kėtė dhe pa nevojė tė vėrtetė pėr cigare.
  • Tė tjerė pinė mė shumė kur janė nėn stress, kur janė tė hidhėruar, tė padisponuar ose pinė nga bezdia. Nevoja e tyre pėr cigare ėshtė e shkaktuar nga nevoja pėr pėrkrahje emotive.
  • Pjesa mė e madhe me vėshtirėsi heqin dorė nga duhani pasi qė bėhen fizikisht tė varur nga nikotina. Varėsia nga nikotina fillon atėherė kur duhani pihet rregullisht.
Ėshtė e mundshme tė jeni tė varur nė njėrėn apo nė tė gjitha mėnyrat tė treguara mė lart. Sa mė gjatė qė pihet, sa mė shumė cigare pihen nė ditė, aq mė e vėshtirė ėshtė heqja dorė.

Pse tė rinjtė fillojnė tė pinė duhan?
Shumica e njerėzve fillojnė me duhanin nė vitet e adoleshencės dhe bėhen duhanpirės tė rregullt si tė rritur. Hulumtimet sugjerojnė se shumė pak njerėz e kanė filluar duhanin si tė rritur. Pse tė rinjtė fillojnė tė pinė duhan kur ekzistojnė aq shumė informata pėr efektin e dėmshėm tė duhanit nė orgnizėm? Mendohet se tė rinjtė janė tė tėrhequr nga fotografia e cila lidhet me duhanin. Industria e duhanit ka krijuar fotografi se pirja duhan ėshtė “kull”, e sofistikuar, dhe seksipile. Tė rinjtė zakonisht fillojnė pėr shkak tė imixhit social, tė cilin ata duan ta prezantojnė para tė tjerėve. Ėshtė e besueshme qė tė rinjtė do tė fillojnė tė pinė duhan nėse shokėt e tyre pinė ose nėse vuajnė nga ndjenja e nėnēmimit. Nė disa shoqėri, duhani ėshtė shumė prezent.


Pse duhet ndėrprerė me duhanin?
Sot, nė vendet e zhvilluara duhani shihet si njė sjellje anti-sociale, e cila ėshtė retrograde dhe e dėnuar nė vende publike.
  • Duhani shkakton qė flokėve dhe robave tuaja t'ju vijė era e keqe. Ju shkakton erė tė keqe nga goja.
  • I ngjyros dhėmbėt dhe gishtat e tuaj me ngjyrė tė verdhė.
  • Ndikon qė lėkura juaj tė plaket para kohe.
  • Duhani ndikon nė shqisat tuaja pėr shije dhe erė, duke i bėrė mė pak tė ndjeshme.
  • Duhani mundet vėrtetė ta dėmtojė organizmin. Ai ėshtė shkaku mė i shpeshtė pėr kancerin e mushkėrive, fytit dhe gojės.
  • Pėr dhjetė herė e zmadhon rrezikun e vdekjes, i shkaktuar nga pika nė tru/zemėr.
  • Duhanpirėsit vuajnė shpesh nga bronkiti dhe nga emfizema (sėmundje tek tė cilat materiet kimike tė cigareve shtresohen nė mushkėritė dhe shkaktojnė vėshtirėsi nė frymėmarrje).
  • Nuk ėshtė e domosdoshme tė keni bronkit ose emfizem qė t'i ndjeni efektet e duhanit nė frymėmarrjen. Provoni tė notoni , tė luani futboll ose aerobik, nėse pini duhan frymėmarrja gjatė ushtrimit do tė jetė e vėshtirėsuar.
  • Nėse pini duhan pėr njė kohė tė gjatė, mund tė fitoni sėmundje tė quajtur sėmundje vaskulare periferike. Kjo sėmundje nėnkupton ngushtim tė enėve tė gjakut me zvogėlim tė qarkullimit tė gjakut nė duar nė dhe kėmbė dhe paraqitje tė gangrenės me amputim tė ekstremiteteve.
  • Meshkujt duhanpirės kanė numėr mė tė vogėl tė spermatozoidėve dhe mė shumė spermatozoidė abnormal, nė krahasim me ata qė nuk pinė.
  • Femrat duhanpirėse kanė mė shumė probleme pėr tė mbetur shtatzėnė nė krahasim me ata qė nuk pinė dhe kanė pėrqindje mė tė madhe tė abortuseve spontane gjatė shtatzėnėsisė. Tek gratė shtatzėnė duhani mund ta dėmtojė frytin.
  • Pirja e duhanit nė sipėrfaqet ku rrijnė fėmijėt do tė thotė qė edhe fėmijėt pinė duhan nė mėnyrė pasive. Ata fėmijė ftohen mė shpesh, fitojnė mė shpesh inflamacion tė veshit dhe sėmundje respiratore, siē ėshtė astma.
Pas ndėrprerjes sė duhanit organizmi regjenerohet shpejt:
  • Nikotina e lėshon organizmin pas dy orėsh, ndėrsa substancat tjera kimike siē ėshtė monooksidi i karbonit humben nga gjaku tek pas 12 orėsh. Produktet anėsore nga nikotina zhduken pas dy ditėsh.
  • Gjatė dy muajve tė ardhshėm, pėrmirėsohet qarkullimi i gjakut nė duar dhe nė kėmbė, ndėrsa mushkėritė fillojnė tė ripėrtrihen gjatė tre muajve tė ardhshėm.
  • Pėrmirėsohet shqisa e tė nuhaturit dhe e shijes, lėkura e humb ngjyrėn e pėrhimtė ndėrsa organizmi lirohet nga era e duhanit.
Njėri nga shkaqet pėr shkak tė cilėve duhet tė hiqni dorė ėshtė ana financiare-do tė kurseni. Cigaret janė tė shtrenjta. Llogaritni se sa ju kushton pėr njė vit. Me ato para mund tė paguani njė pushim tė shkėlqyer, ose tė bleni njė stereo sistem tė bukur.

Ē'ndodh nėse e zvogėloj pirjen e duhanit?
Nuk ekziston nivel i sigurtė i pirjes sė duhanit dhe nė realitet kjo nuk funksionon. Ėshtė treguar se njerėzit qė e kanė zvogėluar numrin e cigareve thithin mė shumė tym nga secila cigare, e thithin mė thellė dhe e mbajnė mė gjatė nė mushkėri. Kjo nė fakt do tė thotė se ata pranojnė sasi tė njejtė tė nikotinės dhe tė substancave kimike, nga mė numėr i vogėl cigaresh. E njėjta gjė ndodh edhe nėse e ndryshoni brendin duke kaluar nė brend me pėrmbajtje mė tė ulėt tė nikotinės (variante ultralajt).

Si mund tė heq dorė nga duhani?
Askush nuk thotė se heqja dorė nga duhani ėshtė gjė e lehtė, sidomos nėse keni pirė rregullisht, pėr njė kohė tė gjatė. Sigurisht do tė duhet tė ballafaqoheni me “uri” pėr cigare sidomos nė situata tė caktuara, edhe pėr shkak tė varėsisė nga nikotina. Megjithatė, njerėzit pėr ēdo ditė me sukses heqin dorė nga duhani.
  • Pėrgatituni tė paktėn disa ditė mė parė. Zgjidheni ditėn kur do tė ndėrpritni, dhe i hidhni tė gjitha cigaret qė i keni nė shtėpi njė natė mė parė. Informoni anėtarėt tjerė tė familjes se keni vendosur tė hiqni dorė nga duhani nė ditėn e caktuar dhe planifikoni si tė veproni qė t'i zbutni krizat e urisė pėr cigare, tė cilat sidoqoftė do t'i ndjeni ditėt e para. Duhet tė dini se ēdo krizė zgjat rreth 3-5 minuta, dhe nėse arrini tė mos ndizni cigare, kėta kriza do tė humbasin.
  • Si t'i kundėrviheni nevojės urgjente pėr cigare derisa tė kalojė kriza? Ndihmon nėse merrni frymė thellė, kjo u angazhon tė mos mendoni pėr cigaret. Pini sasi tė mėdha tė ujit, kjo do t'ju freskojė dhe do t'ju angazhojė, derisa tė kalojė kriza. Bėni diēka tjetėr, qė do t'ua tėrheqė vėmendjen dhe do t'ju mbajė mė larg nga cigaret, por largojeni ushqimin, pasi qė ai sjell rreziqe tjera.
  • Mbahuni mė larg nga njerėzit qė pinė duhan dhe mos shkoni nė vende ku pihet duhani (kafene, pabe, bare dhe klube nate). Shpesh njerėzit mė vėshtirė heqin dorė nga duhani nė qoftė se pijnė alkool.
  • Largojeni shprehinė e cila ju shtyn tė pini duhan. Pėr shembull dilni tė shėtitni pas ushqimit, ose telefoni nga telefon tjetėr ku nuk mund tė pini duhan.
Heqja dorė nga duhani nuk ėshtė e lehtė dhe nuk ka sukses secili gjatė orvatjes sė parė. Si duket shumicės sė njerėzve u nevojiten mė shumė orvatje para se tė kenė sukses nė qėllimin e tyre dhe secila orvatje e ardhshme ėshtė mė e lehtė. Ndonjėherė mund t'ia lejoni vetes tė “provoni sėrish”, nėse jeni nė aheng dhe pini 1-2 cigare. Mos pini sėrish ditėn e ardhshme ose pas ahengut.



__________________
""""""""Nuk ka jetė pa vuajtje,
""""""""""""""nuk ka vuajtje pa shkak,
""""""""""""""""""""por nuk ka shkak qė nuk mund tė tejkalohet
Naki Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
 


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 3 (0 Anėtarėt dhe 3 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 17:18.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.