Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Kultura > Letėrsia
Emri
Fjalėkalimi
Letėrsia Letėrsia shqiptare dhe e huaj.



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 29-05-08, 16:32   #16
Urata
Jeta vazhdon...!
 
Avatari i Urata
 
Anėtarėsuar: 26-06-04
Vendndodhja: Bote
Postime: 12,882
Urata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Agim Gashi

KĖNGĖ PĖR YLFETE HUMOLLIN
Kjo Kosovė po tokė arbnore
Ju ka lėshu ni valė mizore,
Me na e marr“ ēdo gja kombėtare,
Prej fillores nė universitare,
Po na ban ēdokend anmik
Profesorė e akademik.
Me masakėr e me dhunė
Na“i ndalen mėsim e punė,
Kanė qit helm e municion
N“trupa t“njomė tė gjitha ranė.
Qė dhjetė vjet n“Kosovė jetojmė,
Me dhunė e vrasje, terror shtetnor,
Tu“ na vra n“shkolla e n“shtėpi
Njerėz ma t“mirė n“burgje tui shti
Nxanės, studentė tuj i pėrjashtu“,
Papunėsinė, po tu“ e shtu“
Tu“ na qujtė nacionalista,
Terrorista, kanibalista
Me nai kthy mbiemnat n“viēe,
Naj qu“jnė nanat,lavatriqe.
Mos me hy ma thell“ n“mendime,
Po I kėndojmė ni vashės trime
Qė jeta e saj ju fal kėtij trolli
Ish shqiptarja Ylfete Humolli.
Me nji shurt po agoi dita
E milicėt kanė zanė prita,
Me vra shqiptarė qė qojnė dy gishta
Qė kėrkojn demokraci,
Qė s“durojnė dhunė, kėrkojnė liri,
Si gjithkund nė Kosovėn trime
Qė po vuen n“vaj e idhnime
N“Lupē tė Poshtėm u derdh gjaku
Aty ku lindi Adem Demaēi,
Volli zjarr automatiku
Vashės s“re jetėn ja fiku.
O atė mėngjes atė ditė me diell
Stinė e dimnit po ishte verė,
E Ylfetja ishte zgju“,
Po nė shkoll“ ajo me shku“
Dituni pėr me fitu“,
Per me mėsu“ ta urren robninė
Ta kėrkon gjithmonė lirinė,
Se kėshtu jeta e kishte mėsu“
Dhunė, terror mos me duru“.
E Ylfetja del n“livadhe
Me shokė t“shkollės rrokė nė valle,
Janė rreshtu“ dy e nga dy,
Tu“i ngrit veē dy gishtėrij
Tu“ kerku“ demokraci
As me armė e as me topa
Ē“po kėrkojmė ka ndi“ bota
E Ylfetja gishtat ēon
Si shqiponja qi fluturon
Pėr liri, demokraci
Qi shqiptarėt mos t“rrnojn n“robni.
Dal kadalė janė rreshtu“
Pranė flamurit janė rreshtu“
Tė bashkuem pėr liri,
Tu“ kėrku“ demokraci
E Ylfeta nė rreshta t“parė,
E rrokė plumbi mu nė ballė,
E rrokė plumbi i gjakatarit
E i shtymė edhe prej tradhtarit,
U nda shqiptarja nga kjo jetė,
Pėr Kosovė kurr“ mos me vdekė,
Nuk do vdesish, oj motra jonė
Pėr Kosovė ke ra dėshmore,
Se Kosova tė ka rritė,
Me gjak t“njom“ me u ujitė.
Nuk mbajme zi, por jem krenar
Ju nderojmė me lule n“varr.
__________________
Kur ndegjoj qe vdes ne bote,
Nje njeri i Vendit Tim,
Jam ne zemer i piklluar,
Vdes nje cope e shpirtit tim.

Ibrahim Rugova
Urata Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 29-05-08, 16:33   #17
Urata
Jeta vazhdon...!
 
Avatari i Urata
 
Anėtarėsuar: 26-06-04
Vendndodhja: Bote
Postime: 12,882
Urata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Agim Gashi

KANGĖ PĖR SHUKRIJE OBERTINCEN

Moj pranverė tet“dhjet“ e nantė
Sa e ngrysun sa e vrantė,
Sa e pa shpirt ti qėllove
Mbar nji popull e tradhėtove.
E shum nana i verbove
E Kosoves lirinė ja more,
Po me tanksa e ushtri
Pėr me vra vasha e djem tė ri!
Me robnu popullin shqiptar
Buk“n e gojės me ja marr,
Me varros ēdo gja shqiptare:
Kultur, arsim, lirinė kombėtare…
Porse populli trim shqiptar,
I del hasmit ball“ pėr ball“,
Djel e vasha , t“njoma,t“reja,
Para tankėve i mblon hareja,
I ka qit nana n“ket jetė,
Me ja fal Kosovės t“shkretė,
Sa shpejtė toka e uji i rrirė
Me gjak Kosova me u ujitė,
E ma t“kuqe lulet me u rritė
Se kur vret hasmi n“Kosovė
Nanat tona lindin “boll“”
Kur vran hasmi fėmi dhjetėvjeē
Nanat lindin katėrneq!
Kėshtu n“mars t“vitit tetėdhjetenantė
Vit i ngrysun dhe i randė,
Kur bota gėzohet nė pranverė
N“Kosov“ fillon rrėmuj e skėterė
Po me tankė dhe ushtri,
Na e vodhėn atė pak liri.
Por ngriten n“kambė djel e vasha
Nėprotesta e demonstrata
Ushton Kosova, Llapi, Drenica
Si tė ishin ngjallė Shote e Azem Galica
Ish me shokė Shukrije Obertinca.
Vajz“ e re gjashtmbėdhjet“ vjeqare
E lehtė e bukur si Sorkadhe,
I vlonte zemra prej dėshirės
T“hy n“protestė n“qendėr t“Prishtinės.
Ti ngris lart dy gishtėni
T“kėrkoj liri, demokraci,
S“durohet dhuna me tradhėti
S“lejohet tė tjerėet t“na e presin fatin
Ma mirė asht me e derdh gjakun.
Lamtumirė babes i thotė
Nė Prishtinė unė po shkoj sot
Me u bashku me shoqe t“mia
Na thėrret toka dhe liria
Rrugė tė mbar baba u ka thanė
E mirė leje u ka dhanė,
Bashkė me motėr pėrshendeten
Pak ma gjat me nanė tė veten,
Sa mirė nana i pėrqafon,
E n“Shukrien dy lot i ranė.
Me autobus rrugėn kanė marrė
Nė Prishtin sa shpejt kanė ardhė,
Por Prishtina ish blloku:
“Sa shumė milic motėr paskan pru”
Tė dy motrat si sorkadhe
Kanė fillue me britė me t“madhe,
Me grupe tjera janė ashkangjitė,
Pėr Kosovė pa pas kurrė frikė
Pa mendue k“tu kush do t“jesė
Tu“ kėndue kangen : »Besa-besė… »
N“kėt rrėmuj n“kėt“ tollovi
Fillun me qit po helm tė zi,
E rafalėt shqiptar tue gri
Tue vra t“ri edhe trimnesha
Hudhet Shukrija si Luanesha,
Pa mendue,se plumbi shpon
Me gurė tankset i qėllon.
« Para shoqe e shok » i fton!
Nė katėr anėt llahtari
Por shqiptari pėr liri
I ngreh gishtat proteston,
Se Kosova nanė na fton
Me e derdhė gjakun e lirisė.
Ka nevojė toka e Arbnisė.
Gruppe, grupe, vasha t“reja
Ua kaplon zemrat hareja
Grupe, grupe vasha e t“ri,
Kerkojnė liri, demokraci,
Por kur hynė nė rrugė t“pazarit
Villnin zjarr tyta t“tradhtarit,
Villnin zjarr pėr me shue jetė
E me vra Shukrien e shkretė,
Me dhanė jetė me shumė shokė t“vetė,
Se n“pranverė e kish pagzimin
Me ja ba n“pranverė vorrimin.
Kėshtu plumbi i gjakatarit,
E rrok Shukrien nė lule t“ballit
E rrok motra nė prehen t“vet,
E nė gjoks kokėn ja qet
Gjaku i kuq nga goja i del
I afrohen shokėt nė ndihmė,
Porse nana nji Shukri lindė,
E kėtė vashė ja vrau Serbia
Me ja qu t“vdekun te shpija.
Nė vend t“fustanit tė nusnisė,
Me i qitė flamur t“lirisė
Nė vend t“dasmorve me hare
Mija vetė me e qu n“dhe,
Pėr Kosovė pėrsri me le
Se e dha jetėn pėr atdhe
Gjaku i saj u derdh n“kėtė dhe
E kjo toka e Arbėnisė
Nuk harron kurr gjak t“lirisė.
Moj Shukrije Obertinca
Je trimneshė si Shotė Galica,
Vrasja jote asht nder i vendit
Si i pat dhanė Nora e Kelmendit
Fli e qetė nuse e lirisė
Nuk t“harrojmė per jetė t“Arbnisė.
__________________
Kur ndegjoj qe vdes ne bote,
Nje njeri i Vendit Tim,
Jam ne zemer i piklluar,
Vdes nje cope e shpirtit tim.

Ibrahim Rugova
Urata Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 29-05-08, 16:34   #18
Urata
Jeta vazhdon...!
 
Avatari i Urata
 
Anėtarėsuar: 26-06-04
Vendndodhja: Bote
Postime: 12,882
Urata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Agim Gashi

KANGĖ PĖR VEHBI IBRAHIMIN

Ēka ka qielli qė gjemon,
Ēka kanė detnat qė ushtojnė,
Ēka kanė kodrat qė rėnkojnė,
Ēka kanė fushat qė vajtojnė,
Ēka kanė lulet aromė qė s“lėshojnė,
E bilbilat qė s“kėndojnė,
Edhe Drini rrjedhen ndal
Se nji burr shqiptar e vranė,
Vehbi Ibra emnin ia thonė.
Dhjet“ tetor tetdhet“ e nji
Atje larg n“kurbet tė zi,
Dorė e UDB-es paska mbrri,
Me vra burrin nė tradhėti
Zgjati dorėn UDB-a sllave
Pėr me vra zemra shqiptare
Pa zot shpie mbet nji familje,
Pa nji anėtar po kjo Besėlidhje.
E lotun tė shtatė fėmija,
E lotun tanė shqiptaria,
E vajtoj gruja me plumba n“gji,
Se ra deshmor pėr nanė Shqipni.
Me lot n“sy por me krenari
E kujtojmė vepren e tij,
Se n“protesta e demonstrata
Ishte n“ball me ndjenja t“pastra,
Ja k“ndoj kangen me sharkinė mike
Se ra deshmor pėr troje etnike.
S“ndalej trimi e s“e ndal turrin
Me Arben Kosovėn kėtė far“ burri
Te tanė Evropėn tuj e shetit,
Kosovėn nanė me e qitė n“dritė,
Virtyte t“larta e ideal
E me besė t“popullit shqiptar
Sa i afėrt ishte pėr mikun
Shumė i tmerrshem pėr anmikun
Fjal“t e tij si lunte topi
Shpirt i tij fuqi baroti,
Hal“ nė sy iu ba Serbisė
E i dhanė po zjarr alltisė
T“vdekun n“tokė po tue lanė
Pėr shqiptar hero e banė.
Pėr kėtė djal e trim bujar
Ngrit ja kanė nji lapidar
Edhe i vdekun e gurbetqar,
Edhe i vdekun nė kurbet t“zi
Po pushon sot trupi i tij,
Po do t“vjen e jona liri
Do t“i marrim eshtnat e tij
E I varrosim ne nė Arbni
Nė vendlindje n“fshatin Uglar
Do t“i ngrisim Lapidar,
Edhe kanga do t“i kendohet n“mote
Se ra deshmor i kėsaj toke.
1992-Gjermani

KANGĖ PĖR ALI AJETIN

Mė 30 Maj tetdhjet e nandė
Na u hap nji lajm i randė,
Pėr gjithmonė u shue nji jetė,
N“fushė t“mejdanit, aty mbeti,
Me armė nė dorė Ali Ajeti.
Kėtė kangė ja fali shpirtit tė tij
Se dha jetė pėr nanė Shqipni.
Gjak rinor e zemėr bujare
Me plot ide pėrparimtare,
Me Fadil Vatėn e Afrim Zhitinė,
Me shumė tė tjerė dhe Fahri Fazlinė,
Ua kėndoj kėtė kangė me sharkinė mike,
Se dhanė jetė pėr troje etnike.
Bir i popullit dhe i kėsaj toke,
Qe e kish“ rritė ajo nanė Loke,
Mos me leshue armėn prej dore
Amanet shokėve der“ n“fitore.
Pėr me i kėndue brezat e ri
Se ra deshmor Ai pėr liri.
Sot nė Sveqel pėr kėtė djal bujar,
Ngritet lartė nji Lapidar
Me u tregue brezave te ri
Se si vdiset pėr liri.
E Amanetin n“vend me e qu“
Der“ n“fitore me luftue.
Pėr kėtė trim s“duhet biografi,
Se vetė e shkroi me gjakun e tij,
N“fushė t“mejdanit po kur mbeti
Zemėr trimi Ali Ajeti.
Ja falė kangėn nėpėr mote
Se ra deshmor pėr liri t“k“saj toke.
1998-Burgu i Mitrovicės
__________________
Kur ndegjoj qe vdes ne bote,
Nje njeri i Vendit Tim,
Jam ne zemer i piklluar,
Vdes nje cope e shpirtit tim.

Ibrahim Rugova
Urata Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 29-05-08, 16:35   #19
Urata
Jeta vazhdon...!
 
Avatari i Urata
 
Anėtarėsuar: 26-06-04
Vendndodhja: Bote
Postime: 12,882
Urata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Agim Gashi

ZAMBAKUT TĖ LISMIRIT

Lule moj, nana e lume
S“tė lė varr nana me kume
Nuk janė kume oj lum-nana,
Por asht gjak i derdhun te thana.
Po pse gjak, oj bi nė gji
-Mu ndal rrita nder lajthi
M“ra zaptia me kobure
Pėr ne, tha, ti sjell ogure.
Lule moj, Lule-Zambak
Vijnė krushq e lypin hak
N“vend tė pajės s“nuserisė
T“veshin Flamurin, e lirisė.
Varrin Tand e kemi ēerdhe
Lule-moj, mirė se na erdhe
Flij e qetė nėpėr jehonė
S“te lė vetem Nana e jonė.

KANGA E TĖ BURGOSUNIT

Moj hapsane ty t“kalltė furra
Sum“ e gratė nai le pa burra,
Ty t“kalltė zjarri e tė baftė hi
Qysh nai dogje djelt“ e ri?
Na i le nanat me du“r n“gji
Na i le motrat pa vėllazni.
Na i dogje shumė vasha t“reja
Nė kėtė pranverė godit rrufeja.
Ujq tė etshėm e tė terbu“m ,
Dojshin fėmitė me i coptu“
Tue hy n“ēerdhe e shkolla
Tu“ helmu“ vasha t“njoma
Tu“ helmu“ po ēikė e djalė
Pėr me mbetė shqipja pa farė
Por nanės shqipe si ēeliku
S“mund t“ja ndalė lindjen anmiku.
Ēupėza e vogėl agresive
Ajo e don babin pa hile
Gardianit i thot shtrigan,
“Pse s“po mė len ta shoh babanė”,
Ty xhelat t“u shoftė fara,
Pse s“na lėshon t“punojm“ nė ara
Sa shumė vjet nė shpi s“jem kanė
Na merr malli me thirr nanė.
O polic, polici plak,
Ē“e ke ba shufrėn me gjak
Ma shumė sjell sesa pushon
Djemt“ e ri po i shkatėrron.
Porse ne jemi betu“
Pėr Kosovė jetė me ndėrru“
Tash e di bota mbarė
Se kush asht kombi shqiptar.
Ka traditė, zemrėn ēelik
S“ka ē“i ban asni anmik.

1996-Burgu i Prishtinės

KANGĖ PĖR JUSUF GĖRVALLĖN

Me shtatėmbdhjetė Janarit
O tetėdhjet e dy
U hap lajmi nė gjithė botėn
Pėr shqiptarė ish zi.
Sepse UDB-eja Jugosllave
Atje n“Gjermani
Nė mėnyrė mizore e tradhėtare
I vrau tre djem t“ri.
Na e vranė Jusuf Gėrvallėn
Trimin guximtar
Na e vranė dhe Kadri Zekėn
Me Bardhoshin vranė.
Qohu Jusuf shihe Bardhoshin
Ma tė voglin vlla,
Qohu e shihe Kadri Zekėn
Shok kurrė pa u nda.
Qohu Jusuf shihe Donikėn
Qė po tė rri pėrbri,
Shih sa duket sot renare,
Lot si sheh nė sy.
Qohu Jusuf e shih shokėt
T“popullit tand trim-o
Fjala Jote para vdekjes
Na ka dhanė kushtrim.
Janar 1981,Lipjan
__________________
Kur ndegjoj qe vdes ne bote,
Nje njeri i Vendit Tim,
Jam ne zemer i piklluar,
Vdes nje cope e shpirtit tim.

Ibrahim Rugova
Urata Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 29-05-08, 16:37   #20
Urata
Jeta vazhdon...!
 
Avatari i Urata
 
Anėtarėsuar: 26-06-04
Vendndodhja: Bote
Postime: 12,882
Urata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Agim Gashi



O ATDHEU IM; KOSOVĖ!

O atdheu im, Kosovė,
Mori Pejė edhe Gjakovė,
O ti Llap edhe Gollak,
S“pate frikė as nė Pollatė,
Kaēanik, tė nderojmė ne,
Na ke falė Kushtetutė t“re.
O Gjilan, ti nė Moravė,
Oj Viti, ti e bame varrė,
Suharekė-o nė Podrime,
Ti e ke dhe Bllacėn trime,
Prizren, ti me Kala,
Edhe nji lidhje kem“ m“e ba.
Moj, Kosovė, mor vendi im,
Sot pėr ty kam nji kushtrim,
Ne lirinė duhet me fitu“
O me pushkė,ose t“u shkru“
Se Prishtina zemrėn ēelik,
Me 2 Korrik shpalli Republikė.
Ferizaj, vend historik,
Pėr atdhe ishe besnik,
Mori Shtime e Carralevė,
Ju luftuet gjithė me nderė,
Plavė, Gusi, Tetovė, Kėrēovė...
Pėr shqiptarin janė Kosovė.

1997-Burgu i Prishtinės

THĖRRET KOSOVA OJ NANĖ SHQIPNI

Th“rret Kosova,oj nanė Shqipni
A ma ndien o zanin Ti,
Tue t“thirrė NANĖ kam mbet e mjerun
Me za t“dhembshėm e za t“ējerrun?!
Kur at“herė prej teje me ndan
Vajin kurr“ nuk e kam ndalė,
Tue t“thirrė oj nanė Shqipni
Sa shumė gjaku u derdh per Ty.
O moj nanė, nana Shqipni
Shum herė nė zjarr kam ra pėr Ty,
Pa dėshir“ na kan“ coptue
Porse Ty kurr“ s“t“kam harrue.
Oh moj nanė, nana Shqipni
Shum“ e varrė jan“ ba pėr Ty,
Po mė dhambin, kam mbet e mekun,
Pa shpirt n“tokė sikur e mekun.
Ah moj Nanė lule Dukate,
A e sheh kam mbetė bonjake,
Me bonjake gjithkush lun“ ,
Po me sjellin n“buz“ e n“hunė.
Ma kanė kallė zemrėn e shkretė,
Shum djel t“mi syrgjyn kanė tretė,
Tjetėr kush po na hi n“shpi,
Lujn“ me gra e lujnė me fėmi.
Unė e di nanė qė s“je mirė
Por je e pastėr dhe e dlirė,
Tash gajretin nanė ta du,
Jam e jotja me mė ndihmu.
N“vaj e kuj gati kam tretė,
Loti, lotin s“po ma tretė,
Merre nanė nji faculetė
Edhe fshimi k“to lot“ e shkretė.
A e mban mend kur bashkė ne ishim,
Krenarinė nė qiell e kishim,
Me vasha t“bukura e djel tė rrallė,
Vritshim krajl e pashallarė
Sot qan Sharri e qan Tomorri,
Kjo keqėsi ne na ndodhi,
Qajnė dy drinat i Bardh“ e i Zi,
Si rrinė ndamas nanė e bi.
Ngrite koken nanė Shqipni,
A po e sheh na mbuloi zia
Ngrite kokėn nanė njiherė,
Ēilma edhe mu nji derė.
__________________
Kur ndegjoj qe vdes ne bote,
Nje njeri i Vendit Tim,
Jam ne zemer i piklluar,
Vdes nje cope e shpirtit tim.

Ibrahim Rugova
Urata Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 29-05-08, 23:41   #21
Urata
Jeta vazhdon...!
 
Avatari i Urata
 
Anėtarėsuar: 26-06-04
Vendndodhja: Bote
Postime: 12,882
Urata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Agim Gashi

VAJI I SHQIPTARIT - EDHE VDEKJA TĖ GJEN NĖ KURBET


KU ME LINDE NANĖ

Linda jasht“ atdheut
Porse jam shqiptare,
Emnin e kam t“lules
Mė thonė kurbetqare.
Ah moj Kosovė
Nė Ty e kam nji motėr
Kurrė nuk e kam pa
Pa Ty s“kam sevda.
Pse mė lindi nana
Jasht tokės shqiptare
A ke ikė prej qefit
A nuk pate qare?
Pse s“mė merr moj nanė
Me mė kthye n“vatan?
Ta shoh motrėn time
Edhe ngryk ta marr.
Unė e di moj nanė
Se ēka sjellė kurbeti
Edhe gjuhėn time shqipe
Nga mendja ma treti.
Nuk po du oj nanė
As gjiun me ma dhanė
M“soma gjuhen shqipe
Tė kam shpirt, tė kam gjan.
A mendon oj nanė
Me u kthy n“Atdhe,
Kosova ashtė toka ime
Edhe pse jashtė ka le!?
Atje asht dhe motra ime
Ti vetė mė ke thanė,
Bashom me gjakun tim
Tė kam shpirt, tė kam gjan.

(Düren,1993)

SA E BUKUR JE KOSOVĖ

Sa e bukur, Kosovė, je,
Vend i dashtun ku kam le,
Se nė ty lulėzojnė zymbylat,
N“tė katėr anėt kėndojnė bylbylat.
Mbi kėto male legjendare,
Dhe kėto fusha heroike,
Po si zonjė bukuroshe
Shtrihet Kosova e jonė kreshnike.
Mendja mė shkon nė tė kaluemen,
Nė histori kurrė s“pate gėzim,
Tė kanė plaēkitė, edhe robnu“,
Gjithė nė vaj edhe idhnim.
Por gjithmonė ti ke pasė trima,
Si nė lufta e n“kuvende
Aq larg ty ta ēu“n zanin,
Kah bie dielli e hana endet.
Po kur tė shoh sot prapė t“robnueme,
Zemra ime mbushet helm,
Mė qan shpirti, mė qan zemra,
A do t“vijė pranverė ndojherė?
Minatori n“horizonte,
Ai ma xehe s“po gėrmon,
Nė fabrika, n“shkolla, n“ara,
Nuk ka gėzim as s“ka jehonė.
Por prapė, Kosovė, e bukur je
Nė ty kam lindė, tė kam atdhe,
Do t“lulėzojnė gjithmonė zymbylat,
Do t“kėndojnė edhe bylbylat.
Minatori n“horizonte,
Xehe tona do t“gėrmojė
Nė fabrika, n“shkolla, n“ara,
Kanga e lirė do tė jehojė.
Okllap,1989.
__________________
Kur ndegjoj qe vdes ne bote,
Nje njeri i Vendit Tim,
Jam ne zemer i piklluar,
Vdes nje cope e shpirtit tim.

Ibrahim Rugova
Urata Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 29-05-08, 23:42   #22
Urata
Jeta vazhdon...!
 
Avatari i Urata
 
Anėtarėsuar: 26-06-04
Vendndodhja: Bote
Postime: 12,882
Urata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Agim Gashi

KTHEHUNI

Jem“ shpernda nė t“katėr anėt
Ja kem“ kthye shpinėn NANĖS,
S“po kėndojmė ma si dyllendyshet
N“ēerdhe tona vajtojnė qyqet.
Jo nuk kem“ tjetėr Atdhe
Veē Kosovėn ku kem“ le,
Kthehuni burra, pėr liri
Se ende i thonė po Dardani.
Kush nuk kthehet kur bie kushtrimi
Do ta quajmė tradhėtar trimi,
Kush nuk kthehet nė Atdhe
I ka ndrrue komb e fe.
Kthehuni burra ju th“rret Shqipnia
Ju th“rret Tetova ju th“rret Gusia
Ju th“rret Presheva e Toplica,
Ju th“rret Sharri, ju th“rret Galica.
Kthehuni burra nė Atdhe
Nė ato troje ku kemi le,
Kthehuni gra e kthehuni femijė
Se na kanė shkelė k“ta shapkali.
Nuk a kohė tė asimilohemi
Erdh“, koha tė mbrohemi,
T“kapim pushkėn per atdhe
Se s“ka kush me e kap“ pėr ne.

Bruksel,1993.

KTHEHU TI MOJ RINI

Kah po shkojnė k“ta trena t“zi
Ku po e qojnė gjith kėtė rini?
Kah flutrojnė k“ta aeroplan“ ,
Kėtė Kosovė po kujt ja lanė?
Kujt ja lanė nanė e babė,
Qe n“pleqni n“shpi i kan“ lanė?
Kthehuni Ju moj rini
Se Kosova nuk asht Serbi.
Kthehuni Ju nė vendin tuj,
Se Kosova nuk asht e huej,
Jo kurr“ mor JO!
Nuse t“reja nė shtatzani
Nė kurbet po lindin fėmijė
Po lindin n“Evropėn plakė,
Fėmijė pėr t“huej e t“pa nafakė,
Mblidhni mendjen motrat tona
Se s“harrohet dot Kosova!
Kthehuni pra gra, pleq, e tė ri
Mos ta lamė Kosovėn n“Serbi
Kthehuni ju nė vendin tuj
Se Kosova s“bahet e huej,
Jo kurr“ mor JO!
Ju kolona me djem te ri
Pse po i bani Kosovės tradhėti
Ju kolona, n“kurbet qe shkoni,
Pse Kosvėn po e tradhėtoni.
Kthehuni ju djel tė ri
Ta bajmė luften me Serbi,
Kthehuni Ju n“vendin tuej
Se Kosova s“bahet e huej,
Jo kurr“ mor JO!
Kujt ja lini Ju kėtė prag
Qė shkjau na e lau me gjak,
Kah po shkojnė po vlla e motėr
Kujt ja lanė plang e votėr?
Kurrė n“Kosovė lule s“ēelin ma
Far e gjakut pa u ra,
Lulja n“Kosovė s“mund pip“ me qitė,
Gjak i ri, tė mos i ujitė,
Kur kjo tokė sot lėngon
Plis e huta n“shpi i keni lanė.

Kthehuni Ju more tė rinj
Ta bajmė luftėn me Serbi
Kthehuni nė vendin tuej
Se Kosova s“bahet e huej,
JO KURRĖ MOR JO!
__________________
Kur ndegjoj qe vdes ne bote,
Nje njeri i Vendit Tim,
Jam ne zemer i piklluar,
Vdes nje cope e shpirtit tim.

Ibrahim Rugova
Urata Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 29-05-08, 23:43   #23
Urata
Jeta vazhdon...!
 
Avatari i Urata
 
Anėtarėsuar: 26-06-04
Vendndodhja: Bote
Postime: 12,882
Urata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Agim Gashi

LULJA E BUKUR E SHARRIT

Lulja e bukur e Sharrit,
Ajo me kunorė
Po i ban tė fala lules,
Qė rritet n“Kosovė.
Rritu, e lulėzo,
Se motėr tė kemi,
Nji ujė na ujit,
E tė nji dheu jemi.
Lulja e bukur e Rugovės,
Ajo qė lėshon erė,
Pėrshėndet lulen kosovare:
Oj, lule, qofsh me nderė.
Rritu e lulėzo,
E shtatin me lėshu“,
Se do tė vijė pranvera
Bashkė kem“ me lulėzu“.
Veē lulja n“saksi,
E mbyllun ka mbetė-
S“ka kush e ujit,
Me dorė kush s“e prek.
I humbi aroma,
Qė e pat dikur.
Ēonju, vllazėn, ēonju,
Ja qesim pak ujė.
Tani po qajnė lulet,
Tė bjeshkės e tė fushės,
Pėr lulet e mbylluna,
Qė kurrė s“u banė nuse.
Njana rri n“dritare,
Tjetra kėqyr kah dera,
Vesin njana-tjetrėn:
Kur do t“vijė pranvera?

Janjevė,1975.

KUR UNĖ SHKOVA NE KURBET
N“prehen t“grues e lashė qikėn
Kur unė shkova nė kurbet,
Tash asht rritė e asht ba nuse
Nuk e njeh babėn e vet.
Zemra e shpirti mu kanė tha
Syt“ as flokun pa ja pa.
Lidh per djepi e lashė djalin
Kur unė shkova nė kurbet,
Ka ba dasmė e ka marrė nuse
Pa nji pushkė tė babės t“vet.
Hej ē“mu tha zemra prej mallit
Pa e g“zu dasmėn e djalit.
N“kry duvakun ja lashė motrės
Tuj ja prit krushqit nė derė,
Pa ja pa unė fėmijt rreth votrės
Mu mbush zemra helm e vner“.
Ē“mė dhemb zemra, ma ngrit gjakun
Pa ja puth motrės duvakun.
Nė sy nanės ju ngri loti
Nė kurbet kur shkova s“pari,
Vdiq e shkreta tuj kqyr udhėt
Vorrin tash ja ka mblu bari.
Hej ē“mu tha zemra mu ngri
Pa ja mbjell mbi vorr nji bli.
Unė n“kurbet baba nė pritje
Ju ba mjekrra bardh si borė,
Asht qorrun po shkon me krroqe
Pa mė prek ma e tija dorė.
Zemra e shpirti mu kanė tha
Edhe nji herė o babė me t“pa.

Vien,1992.

EDHE VDEKJA T`GJEN N`KURBET

Shum“ tė zeza haj na ranė nė kokė,
Ngryset qielli haj gjemon kjo tokė,
Gjėmojnė fushat, kodrat legjendare,
Tė Kosovės haj t“Kosovs“ krenare,
Rrjedhin lotėt sikur t“bie shi
Tuj pėrcjell“ bijt po n“kurbet tė zi.
Na ranė t“zezat edhe morėm ikėn
Ne dikr kujt s“ja kishim frikėn,
Nė Kosovė e lamė qiellin, tokėn...
Me trastė nė krah sot e morėm botėn,
Tuj kerkue shpetim prej vdekjes
Tuj i shtue t“zezat e jetės.
Morėm fėmijėt nėpėr kambė,
Shkollė e banka n“Kosovė tue i lanė,
Morėm vajet dhe kujtimet
Kangė t“kurbetit dhe vajtimet,
Tue i shkrue kujtimet n“letėr,
E tuj kėrkue ni vdekje tjetėr.
Tue ik“ vdekjes morėm malet
Porse vdekja s“mund tė ndalet,
Se me vdekun per atdhe
Asht sikur pėrsėri me le,
E n“kurbet po me ndrru“ jetėn
Ajo ka nji emėn tjetėr.
N“kurbet vdekjen pra me mendue,
Sa t“jem gjall“ vendit me i ndihmue
Pėr Kosovė ēdo gja me dhanė,
Sot, se nesėr bahet vonė,
Vendin tonė na me qitė n“dritė
N“dash tė vdekun mirė me t“pritė.
Nji kafshat sot kush s“mund me nda
Vend pėr vorre n“Kosovė nuk ka
Ka me e nemė gjaku i lirisė,
Qė u derdh n“lule t“rinisė,
Ka me e nem toka e dheu
As te vdekun s“ka me dashtė atdheu.
Zagreb,1990.
__________________
Kur ndegjoj qe vdes ne bote,
Nje njeri i Vendit Tim,
Jam ne zemer i piklluar,
Vdes nje cope e shpirtit tim.

Ibrahim Rugova
Urata Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 29-05-08, 23:44   #24
Urata
Jeta vazhdon...!
 
Avatari i Urata
 
Anėtarėsuar: 26-06-04
Vendndodhja: Bote
Postime: 12,882
Urata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Agim Gashi

NUK VAJTON ZANA

Po ku je, moj Zana e Malit,
Qė s“po del ti me vajtu“
Pse s“ja thu“ edhe njherė vajit,
Siē vajtojshe prru“ mė prru“ .
Vaji yt bante me kja,
Lisa, trungje dhe livadhe,
Pėr ēdo t“vramė sa shumė vajtojshe,
Edhe lot“ derdhshe me t“madhe.
More, djalė, ti qė po flet
Unė jam nji zanė prej malit,
Kurrė s“vajtoj ma pėr tė gjallė,
Kur vret hasmi bij t“shqiptarit.
Kam vajtu“ unė kurrė pa ndalė,
Lotė e mi kanė rrjedhė pa pra,
Porse djeltė e shqiptarisė,
Ndėrmjet veti kur janė vra.
A s“po sheh a s“po t“bajnė sytė
Qė sot shqipja ashtė pajtu,
Se dhe zogjtė e ēdo shpendi
Me nji ēerdhe donė me rrnu“.
Sot i biri i nanės shqipe
Nuk del kurrė ma me vra vėlla,
Kundėr hasmit nat“ e ditė-
Me luftue don pa ia da.
Mjaft nė jetė ke vajtu“ ,
Lotėt tanė po kurrė s“janė ndalė,
Sepse shqipja shumė kohė
Ndėrmjet veti na janė vra.
Se ka pa qė gjithė anmiku
Na ka shti me u pėrēa,
Mos me ditė ēka asht i yti
Tu“u vra vėllau me vėlla.
Sa e ēmon sot Zana shqipen,
Se nuk del ma me vajtu“,
Nat“ e ditė do t“knojė e t“qeshi,
Sepse shqipja u bashku“.
E kuptoi i madh shqiptari,
Se pėrēamja ashtė e hu“j
Do t“jemi gjithmonė t“bashkum,
Tė, pėrēamė ma kurrė e kurrė.
1990-Lubjanė
__________________
Kur ndegjoj qe vdes ne bote,
Nje njeri i Vendit Tim,
Jam ne zemer i piklluar,
Vdes nje cope e shpirtit tim.

Ibrahim Rugova
Urata Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 29-05-08, 23:45   #25
Guri i madh
Kafir Arrnaut
 
Avatari i Guri i madh
 
Anėtarėsuar: 28-08-05
Vendndodhja: nė klysyr
Postime: 14,638
Guri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėm
Dėrgo mesazh me anė tė  AIM tek Guri i madh
Gabim Titulli: Agim Gashi

kam pas rastin me njoft rrapsodin e njohur Agim Gashin e pershendes
__________________
Kosoven nuk e pret rreziku nga Serrbija po te mos e kishte PDKen e SHIKun e pikrishit Hashim thaqin
Guri i madh Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 29-05-08, 23:45   #26
Urata
Jeta vazhdon...!
 
Avatari i Urata
 
Anėtarėsuar: 26-06-04
Vendndodhja: Bote
Postime: 12,882
Urata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Agim Gashi

VAJI I SHQIPTARIT - NĖ HAJME TĖ EVROPĖS

(Satirė)
NĖ KURBET NA DOLĖN EDHE VAJZAT

E kem pasė ne gjithmonė nji dert
Kur djemt ma t“mirė shkojshin n“kurbet,
Shum na i merrte kurbeti i zi
Vdiqshin, shkojshin pa u pa me sy.
Tash na erdhi nji tjetėr adet
Edhe ēikat po shkojnė n“kurbet,
T“u i lanė n“Kosovė shtėpitė tė thata,
E nė dhe tė huj po shkojnė gra e plaka
Po shkojnė nxanės, shkojnė profesoresha,
Nuse tė reja edhe studentesha.
Ah! Po e lanė sot Kosovėn thatė
Ku ke pa mor n“kurbet me na shkue gratė?
Pėr arat tona urrė pa u merzitė
Rrugėve t“Evropės tash tuj u shetitė.
Prej qė na hyni kjo demokraci
Pak si tepėr grat na kan marrė liri,
Se me ba burri me e nguc graninė
Qohen grat shqiptaresha e thirrin milicinė
Shpejt vinė milicia me sirena tu“ fishkllu,
Me nda gruen prej burrit, hajmin me ua ndrru,
Se me u ba nder burrave hiē s“u shkon ndermend,
Burrat rrinė te dera, grat nė t“parin vend
Ju qesh fytyra pse burrat rrinė te dera
Tani janė tė lira tė kenė dhe “shvalera”,
I zgjedhin dashnorėt t“zi a ndoj arap
Se janė ma tė fort duken si tarak,
Burrit shpesh ja bajnė: ēka je ba si morri
Dil pak me shėtitė se vjen “haus-majstori”.
Mori gra shqiptare ju vraftė perėndija
Si humbet k“shtu deri,si humbet njerzia,
S“janė per krejt shqiptaret kto fjalė qė po i kėndoj
Edhe me kėt“ kangė due tė kritikoj
Ju lutem tė gjithave mos me marrė pėr veti
Le ti marrin ato qė kanė mitė mbas veshi.
Se n“lokale t“natės se ka shqiptaresha vendin
Me shitė nder me pare nuk e kemi rendin.
Kemi mjaft ne ēuna, shqiptar djel tė ri
Qė tė lidhet jet“ e tė ēohet dashuni,
Pastaj, gra tė reja me tre-katėr fėmijė,
Burrat i lanė n“shpi, vet dalin n“kurvni
Ose i lanė burrat e i lanė fėminė,
Me agjensi tė ndryshme marrin arratinė.
Shkojnė e na shkruhen azil n“Gjermani
Diku nė Evropė a Skandinavi
Nėpėr “hajme” tė ndryshme strehohen kto gra,
Ju binė n“dorė mafive sa keq sa hat.
E disa prej tyne s“tregojnė se janė shqiptare
Thonė jemi tė Bosnės k“tu kem ardė pa qare
Nuk ju dhimben burrat, nuk ju dhimben fėmija
Qė pa gru e nana na kanė mbet tė shpija,
Ēupėza e vogėl thėrret: ku je nana ime?
-Üse shkone n“kurbet e mė lė jetime,
Edhe ēuni vogėl nanėn e thėrret;
-Pse ma ndave gjinin nanė e shkove n“kurbet?
E disa vasha t“reja qė s“kanė obligime
Kur vinė nė kurbet shumė na bahen trime,
Jemi thonė tė pastra si gurra t“Rugovės,
Tuj u martu“ me t“huj i ndihmojmė Kosovės,
Se Kosovėn tonė e lamė nė mjerim
Tuj i marrė tė tjerėt po bajmė informim.
Po edhe me e marrė shqiptarin pėr burrė,
-Vallahi moj motėr nuk po ka kulturė,
Merre naj t“Afrikės a naj Italian,
Kanė motėr kulturė, pėr burrė janė taman.
Na lavdojnė n“Kosonė naj bajnė aferim
K“shtu nė diasporė bajmė informim,
Nuk tė rrahin kurrė e s“shohin me sy
N“dash shko n“kafene e nė dash n“kurvni
-Pse erdhėt n“kutbet?- ivet, na pėrgjigjet bija:
-Shuj vllaēko, shuj: m“kan rreh milicija,
E disa gra tjera nga fshati e nga malsija,
Dimitė dymbdhjet“ metra edhe me sargija,
Dymbdhjet“ metra gat“ i kanė leshu ne tokė
E kujt asht“ kjo veshje?-po pyet kjo botė.
Po mė tregon nji ditė nji ēun i ri
-Ma kanė qitė nanėn nė fotografi!
Se nana ime, e veshun n“dimija
Asht“ patriote e ka ndjek Serbia,
Vetshin gazetarėt:-Kėtė veshje kush e mban?
-Jemi tė osovės e na thonė Alban!
Por e kontrollun nanėn, milicėt para fmive,
Dhjet aparata ja gjeten, nė palė t“dimive!
Kėshtu shumė prej neve i ikėm Serbisė,
I tregojmė Evropės dhe Skandinavisė,
Se me vjedhė e me u prishė ndėrveti,
Beli ma trima ma smund i gjan n“gjeti.
Por mblidhni mendjen ori motrat tona,
Kultura e huej nuk bahet e jona,
Kujtoi dėshmorėt qė ranė pėr liri
Pėr Kosovėn nanė e jo pėr Gjermani.
Rueni motra nderin e rame moralin,
Me shitė nder e besė nuk na e la i pari,
Kujtoni heroinat qė ranė pėr atdhe,
Vend s“ke nė kurbet po atje ku ke le,
Banu motra pilote, kėngėtare, balerinė...
Me punė tė ndershme madhnoje Shqipninė,
Po erdhe n“kurbet fillo me u shkollu“ ,
Keq e kemi Kosovėn duhet me i ndihmu.
Banu shqiponjė mali, fluturo nga Kosova,
Se sot me nder e dije pushtohet Evropa.
__________________
Kur ndegjoj qe vdes ne bote,
Nje njeri i Vendit Tim,
Jam ne zemer i piklluar,
Vdes nje cope e shpirtit tim.

Ibrahim Rugova
Urata Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 29-05-08, 23:46   #27
Urata
Jeta vazhdon...!
 
Avatari i Urata
 
Anėtarėsuar: 26-06-04
Vendndodhja: Bote
Postime: 12,882
Urata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Agim Gashi

N`MAJE T`BJESHKĖS M`LINDI NANAN“majė t“bjeshkės m“lindi nana
Baballartė i kam azgana,
Krejt ne shalla e nishana
Janė tė pasun e pareli
Veēse janė o pak tė zi,
E kam vendlindjen n“Suedi
Edhe shqipen hiq s“e di
Pėr Kosovė s“kam ndie kurrė
Hiq s“e di ēka jam bre burrė.
N“maje t“bjeshkės, n“majė t“botės
Kapuq e shallė qė i vnoj kokės,
M“ka thanė nana nuk je vetė,
Tre vllazni n“Kosovė t“kanė mbetė
Veēse janė tė bardhė si bora
S“janė tė paqtė edhe kanė morra
Po kėshtu mė ka thanė nana
S“janė si ti po janė Albana.
Baba im kėtu n“Suedi
Asht i madh e asht i zi
I ka flokėt dredha, dredha,
E tė forta sikur therra
Asht i urtė si delja rudė,
S“ban pantoll po ban bermude
Po ban kmish e po ban t“lina
Pi veē kola e molina
Kur m“qillon mue baba ngat
Prej kėrkuj s“kam frigė aspak,
Une e di qė asht arap
A nana i thotė e kam tarak
N“Suedi po nuk jam vetė,
Se kam shokė dy tre mijė vetė,
Unė kam shokė edhe n“Danimarkė,
Norvegji edhe Finlandė,
Po kam shokė edhe n“Gjermani
Po nė Zvicėr e Austri,
Gjysa t“bardhė e gjysma t“zi
Tjera ngjyra turli, turli,
Vllazni e motra jem pėrzi
E n“kulturė besa kem hi,

Me shumė baba e t“ni nanės,
I thomė vetit jemi tė samės.
Se nuk jemi besa nacista
Edhe kurrė s“jem kanė racista,
Nji familje me shumė ngjyra,
Kjo asht puna ma e mira
Po nė Evropė shpejt kemi me hi
Do si sorra do si korba t“zi.
Po qyshė rr“nojmė n“kurbet me ju tregu,
Nėper hajme jemi tubu
E me krejt racat e botės,
Se jem t“Zotit e jem tė tokės
Na i binė, Biblat n“gjuhė tė botės,
Me turli turki e tartar;
Paj me Rus edhe Bullgar
Tė Adis-Abebės e Tunis- Marokit,
Besa t“shnosh si gjylja e topit
Pėr me hangėr e me pi,
Kemi sa t“dush more zotni
Edhe majna pastėrti,
Po me rend hajmin tue fshi
Kemi rush e kemi molla,
Na rrinė nanat me Haus-majstora
Nana m“thot lumja unė e mjera
Nė kurbet mu ka shtue pjella.
Kur mė qet n“gjumė nana mu,
Ajo nisė ninulė me knu
Fli o bir mu bafsh zotni,
Se t“ban nana ty shum vllazni
Edhe motra vjet pėr vjet
T“rriti n“shtrat e jo nė djep
Si i pata rrit tjerėt n“djep tė drunit
Mu bafsh i shehrit jo i katunit.
E lshum Kosvėn erdhėm n“dynja
Po shumė shqiptarė more hata,
Do prej zorit e do prej qefit
Do prej lezeti do prej kijameti
E n“Ēeki, n“Pilzen, n“Teplicė,
Na bajnė rrasht e kalanicė,
Aty asht stacioni i parė
Pėr me dhanė tatim n“shiptarė
Nji mijė marka ti me ia dhanė,
N“Gjermani po ndash me dalė

I jep paret si zotni
Tė qojnė malit drejt n“polici.
T“zanė gjermanėt e t“kthejnė n“Ēeki,
Tė bamė rrasht e kalanicė
Si me kanė ne Mitrovicė
E tuj fol shqip sikur n“Drenicė
Po kajnė robėt e po kajnė fmija,
Si me t“hy n“shpi policija
Kshtu punon sot shqiptarija.
Na kan“ dal shum patriota
Pareli me ide t“forta
S“don me ndi pėr Qeveri
Pėr Kosovė as pėr Shqipni
Naj kanė ba po shum parti
Kryetar turli-turli,
N“Kosovė punojshin me Serbi,
Pėr Kosovė nuk pagujnė kurrė,
I thonė vetit unė jam burrė,
Jam ma i meē se Ibrahim Rugova
Djalė si mu nuk ka Kosova.
Por mblidhni mendt more shqiptarė,
T“rrimė si njerėz jo si gomarė
Mos t“ju nemė toka e juej
Mos t“ju nemė ai Skenderbeu
Mos t“ju nemė gjaku i shqiptarit,
Qė u derdhė prej shkaut e tradhėtarit
Se dheu i huej s“bahet i yti,
E kurbeti ne na mbyti;
T“mendojmė pak pėr Kosovė t“mjerėn,
Qė na lindi e na e dha jetėn,
E nanė Kosova na ka rritė
Me i ndihmue kur asht n“rrezik.
(Düren, 1993)
__________________
Kur ndegjoj qe vdes ne bote,
Nje njeri i Vendit Tim,
Jam ne zemer i piklluar,
Vdes nje cope e shpirtit tim.

Ibrahim Rugova
Urata Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 29-05-08, 23:46   #28
Urata
Jeta vazhdon...!
 
Avatari i Urata
 
Anėtarėsuar: 26-06-04
Vendndodhja: Bote
Postime: 12,882
Urata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Agim Gashi

TEZET AZILANTE

Po flasin nji ditė
Nja dy teze t“mia:
-A ke ni moj motėr
Po na kthejnė te shpia?!
-Shuj Hajri qyqe!-
Po ia kthen Hata,
Gjermani me Serbin
Kanė llafe tė gata.
Ēka tha Bratisllava
Jo, nuk paske ni,
Nuk i la shqiptarėt
Jo as n“Rumani.
Veē me ba moj motėr
Me na kthy n“Kosovė,
Naj prishin lezetin
Qė kem“ n“Diasporė.
Kėqyri nji herė hejmat
Me djem t“bardhė e t“zi,
Turli afrikani,
Kurdė e turqeli.
O gjithė natėn burrat
Raki tuj pi,
Tanė ditėn tuj fjetė-
Gratė sallamadi.
Tuj hangėr turli mishi
Pėrditė rrush e molla,
Gue m“gu po rrimė moj
Me Hauzmajstora.
Ani tash me ba
N“Kosovė me na kzhy“,
Qysh m“i desh hellonkat
E me veshė dimi?!
Se n“Kosovė nuk kemi
Kurrfarė afrikani,
Tuj nejtė burrat n“shpi
Tybe bahet nami!
Shuj, Hato, shuj
M“shtine me t“ba be,
Kam me shti Hajdarin
Letra falls me ble!
Le t“i pagujė t“shtrejta
Le t“pagujė me mija,
Veē le tė shkruajnė:
-I ka rreh policia!
Ma mirė mori Hato
Me krisė kjameti,
Se m“u kthy n“Kosovė
Me na u prish lezeti.
-Qitma Hajri kafen
Se i bahet qare,
Edhe n“Gjermani azili
P“u blejke me pare.
Avokat Nellesit
Ja jep nja 10 mi“,
Pasaportė gjermane
Ki me shti nė gji.
Nuk kthehna n“Kosovė
Kurrė me veshė dimi,
Ma mirė asht moj motėr
Me dekė n“Gjermani.

(Köln, 1996)
__________________
Kur ndegjoj qe vdes ne bote,
Nje njeri i Vendit Tim,
Jam ne zemer i piklluar,
Vdes nje cope e shpirtit tim.

Ibrahim Rugova
Urata Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 29-05-08, 23:47   #29
Urata
Jeta vazhdon...!
 
Avatari i Urata
 
Anėtarėsuar: 26-06-04
Vendndodhja: Bote
Postime: 12,882
Urata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Agim Gashi

LETRA E KUNATES

Ēoi letėr Dudia te Kunata n“Llap
A kujtojshe bijo se mun“ u m“ban zap,
A kujtojshe bijo se tė baj nė shpinė
Herė me gatu n“magje herė me kqyr baēinė.
A kujtojshe bijo se nuk nrrohet moti
E kam burrė Hakifin s“ka njeri ma i zoti,
A kujtojshe bijo s“muj dal n“Gjermani
Me t“i lanė te shpija bija e vjehrri.
Bija e vjehrri kopengj me t“i lanė
Me mushė ujė me kofe me krah me bajtė sanė,
Tuj i kqyr bullicat pėrditė tuj gatue
As pėr ditė t“Bajramit n“opēinė mos me shkue.
N“Gjermani kunatė moj jam sikur n“xhenet
Po rrnoj si gigutka a po t“vjen siklet,
A po t“vjen siklet moj a po t“kris ty zemra
A e din kur t“thojsha s“un vjen as te themra.
Tuj punu Hakifit-o hiē nuk i del dita
Se kur vjen ashami del lun me ēibrita
E bjen nji grusht marka do sinxhirė dukati,
I qes kos e fli moj pa u ba sahati.
Pa u ba sahati moj pa u ba dakiki
Dal e pėrvloj ēajin moj fisin s“e koriti,
Dal e pėrvloj ēajin dal e ngjeshi bukėn
Fund e kry“ Frankfurtit moj s“ja kemi kuj tutėn.
N“dash me ta plasė barkin, o pasha Kuranin,
Si dikur sulltanat e majmė Ramazanin,
Tana punve mirė moj ja u qesim kararin
Me fiq e me hurme e presim iftarin.
Tespitė n“dor Hakifi me do turqeli
Nuk e prish avdesin dek ter n“taravi
Tash moj Kunatė zeza s“po di shka me t“shkrue
Veē nja 100 marka pėr bukė me t“i ēue.

Pėrgjigje nga Llapi

Pa u ba dakiki moj pa u ba sahati
E rroku kalemin kunata prej Llapi,
Nisi m`i qit shkrolat sikur me tėrfurk
Me ja shprazė inatin Dudijes n`Frankfurt.
Ani moj kunatė moj keq ishe mashtrue
Qat letrėn me kungja qi ma kishe shkrue,
Qat letrėn me kungja n`ta me 100 marka
Qė tash n`Podjevė qaq po kushton darka.
Ato buz’t e trasha mos i qaravesh
Edhe kėtu farmerkat po i veshim shpesh,
I veshim farmerkat nuk bajnė za vjehrria
Veē ty pėr kerrname t’ i rujmė do dimia.
Prej luftės e knej s“kemi gajle hiē
Edhe rreth Tetovės tash kem zanė shumė miq,
N’ desh pėrbej n’Kuran n’desh pėrbej n’xhami
Ma mirė rrnojnė gratė n`Llap sesa n`Gjermani.
Tana janė me errz te tana me namuz
Si ti nevojtore s`lajnė si me topuz,
Pėr dollarė e marka kurrė s’e kemi zorin
Mos me pasė shumė gajle n`derė e kemi KFOR-in.
Tybe treqin tybe s`muj me t`pa moj bi
Shpijat e gjermanve me rub n`dorė tuj fshi,
Se prej durve tua s“hahet kurrė ma flia
Kur e di shka ban tug po m“ēon gėrdia.
Dola me def n`bahqe dola n`fllad t`akshamit
Me ta ēu kadal kangėn para xhamit,
Me ta ēu kadal me pasė shka me ni
Moj qyqe e rremit mos rri n`Gjermani.
Mos rri n`Gjermani moj se naj more ftyrėn
Tuj vjedh me Hakifin ja nxore ynyrėn,
Kur e ban krej skllotė kur e ban pėrshesh
N`telefona t`dorės kėtu po marrim vesh.
__________________
Kur ndegjoj qe vdes ne bote,
Nje njeri i Vendit Tim,
Jam ne zemer i piklluar,
Vdes nje cope e shpirtit tim.

Ibrahim Rugova
Urata Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 29-05-08, 23:48   #30
Urata
Jeta vazhdon...!
 
Avatari i Urata
 
Anėtarėsuar: 26-06-04
Vendndodhja: Bote
Postime: 12,882
Urata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Agim Gashi

VAJI I SHQIPTARIT - KUR FLISTE BURRI


KANGĖ PĖR ANTON ĒETTĖN

Po qajnė malet legjendare,
Po qajnė fushat heroike,
Pėr profesorin Anton Ēettėn,
Qan Kosova e jonė kreshnike.
Ditė e premt tre dhetor
Mori dhenė lajmi mortor,
Se dha jetė nji burr“ me orė,
Plak i urtė me shpirt rinor
Qe pėr komb ora i priu
Si yll n“zemėr fort i ndriu.
N“kry t“rinis“ u vu prijetar
Nisi punėn fort tė mbarė;
Tuj pajtue n“Kosovė gjaqet,
Tue i g“zue, besa, konaqet,
Tue i g“zue votrat e ndryeme,
Tue i ēelė zemrat e vyeme,
Me guxim e urti burrit
Rend i zbuste zemrat prej gurit-
I pushtonte burrat e dheut,
Tanė stėrnipa t“Skėnderbeut,
Qė bajshin ballė edhe burrni
Tue deshmu besė edhe trimni
Tue i dhanė fund pėr jetė gjaksimit
Shtrishin dorėn e pajtimit.
Po kur fliste burri n“kuvend
Fjalė prej shpirti e me mend-
I pushtonte ai zemrat rend,
I forconte me fjalė burrnije,
E i ndizte me dritė lumnije,
Mirė i ndizte me orė tė bardhė
Fjalėt e tij peshonin arė:
-Po ju qofshi faqe bardhė,
qė n“ditė t“sodit k“shtu veproni
shpi e fis mirė i nderoni,
E nderoni popllin tuej
Qė s“duron sundin e huej-
Me guxim e shpirt bujari
Si zakon na e la i pari
Pėr me ba punėn trimnisht,
Pėr me falė gakun burrnisht,
Si i ka hije vetėm trimit
Pėr me shtri dorėn e pajtimit;
Me dhanė besėn prej shqiptarit
Trashėgim qė na la i pari,
Se prej sodit kurrė ma tjetėr
S“do tė ketė gjaksi tė vjetėr,
S“kem me u vra, pra, vlla me vlla,
Po me u dhtė em pa ia nda:
Orsi nana qi e don fminė,
Si i don motra vllazninė,
Porsi zogu qi e don qiellin,
Sikur bima qi e don diellin,
Si na m“soi njaj Kastrioti
Pėr me u dasht-o sa t“jetė moti.
Si rrufeja fjal“t tingėllojshin,
Si n“preanverė zemrat gufojshin,
Shtriheshin duert sa mirė bashkoheshin,
Bjeshkė e fushė pėrnjiherė gėzoheshin,
Keso valle te trimnisė
S“mbante mend toka e Arbnisė,
Mirė krenohej mbarė Shqipnija,
N“bark tė nanės gėzohej fmija
N“rreze t“diellit fort krenare
Sa mirė ndriste ora shqiptare.
E ne sot kur kur me ne sje,
N“zemra tona gjithmonė je
Mbar nji popull tė kujton,
Me urtėsi tande sot jeton,
Dashuninė qė kem pėr Ty
Si n“Kosovė e si n“Shqipni
N“dhjet milion e kem nda nji emėn
Nga nji pjesė e ndrym nė zemėr,
Do ta ruajmė me xhelozi
Atė kujtim qė kem pėr Ty.
Sa t“jet moti e sa t“jetė jeta,
Sdo t“harrohet o Anton Ēetta.

(Düren, 1996)


__________________
Kur ndegjoj qe vdes ne bote,
Nje njeri i Vendit Tim,
Jam ne zemer i piklluar,
Vdes nje cope e shpirtit tim.

Ibrahim Rugova
Urata Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 09:08.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.