Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Kultura > Historia Shqiptare
Emri
Fjalėkalimi
Historia Shqiptare Tė diskutojmė pėr historinė tonė!



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 22-10-13, 06:57   #1
Psikologu
Shpirt shyptari
 
Avatari i Psikologu
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
Psikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėm
Gabim Masakra e Manastirit - 1830

Serasqeri i Rumelisė, Mehmet Reshit Pasha, pėr tė zhdukur gjurmėt e lėvizjes shqiptare kundėr sundimit turk nė jug organizoi njė masakėr ēnjerėzore mė dt. 30 korrik 1830. Ai thirri nė Manastir krerėt e Toskėrisė kinse pėr t'ju dhėnė rrogat e prapambetura nga lufta greke, ose pėr t'i nderuar me nishana pėr shėrbimet qė i kishin sjellė sulltanit. Nė ēastin kur po zhvilloheshin ceremonitė ushtarake, njė batare pushkėsh shtriu pėrdhe mė se 500 vetė nga tė ftuarit. Kokat e tyre i dėrguan nė Stamboll si njė fitore e madhe e armėve turke. Duke pėrfituar nga largimi i ushtrive turke nė frontin rus nė Shqipėri oxhaqet e feudale dhe derebejtė me repartet e tyre si dhe bandat e hajdutėve kishin gjetur fushė tė lirė veprimi. Anarkia nė tė cilėn qe zhytur Shqipėria arriti kulmin nė vitet 1828-1829. Repartet e pakta tė garnizoneve turke qenė mbyllur brėnda kalave dhe mezi i bėnin ballė sulmeve qė kryenin kundėr tyre bandat e armatosura tė feudaleve shqiptarė. Funksionarėt turq nuk guxonin tė vilnin nė Shqipėri asnjė taksė.

Mė 1829, me mbarimin e luftės ruso-turke, mori fund dhe ēėshtja greke me njohjen e pavarėsisė sė Greqisė. Porta e Lartė tani ia kushtoi vėmendjen rivendosjes sė autoritetit tė saj nė Shqipėri. Pėr kėtė qėllim, nė korrik tė vitit 1830, nisi Mehmet Reshit Pashėn nė krye tė njė ushtrie tė madhe dhe moderne.
Sadriazemi turk kishte njė plan tė caktuar veprimi. Ai mendonte tė ēfaroste me dinakėri feudalėt e mėdhej dhe derebejtė e pabindur shqiptarė qė ishin pengesa kryesore e centralizimlt tė pushtetit otoman, dhe pastaj tė fillonte ekspeditėn pėr tė ndjekur e ēfarosur kryengritėsit dhe kundėshtarėt qė do tė shpėtonin nga kurthi i tij dinak, duke vendosur njėkohėsisht administratėn shtetėrore turke.
Pasi arriti nė Manastir, ai ftoi, nė gusht tė vitit 1830 tė paraqiteshin kėtu tė gjithė feudalėt dhe derebejtė e Toskėrisė, kundėrshtarė e tė dyshimtė, pėr tė marrė gjoja shpėrblimet e prapambetura, dekretet e faljes dhe tė drejtat qė u takonin. Midis tė ftuarve, rreth njė mijė veta, qenė edhe Zylyftar Poda, Tafil Buzi Ēelo Picari, Zejnel Gjoleka, tė cilėt, bashkė me disa derebej dhe bejlerė tė tjerė, dyshuan ose u informuan pėr kurthin qė ishte kurdisur dhe nuk u paraqitėn. Feudalėt besnikė tė Turqisė nuk u ftuan ose u lajmėruan nga vetė sadriazemi tė mos paraqiteshin.


__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.

Zhan Pol
Psikologu Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 22-10-13, 06:58   #2
Psikologu
Shpirt shyptari
 
Avatari i Psikologu
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
Psikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėm
Gabim Re: Masakra e Manastirit - 1830

Mehmet Reshit Pasha kishte organizuar pėr tė ftuarit nė Manastir njė pritje madhėshtore. Pėr nder tė tyre u zhvillua mė 26 gusht 1830, njė paradė ushtarake pėr t'u treguar atyre ushtrinė e re turke tė organizuar sipas sistemit evropian. Por ndėrsa parakalonin pėrpara mysafirėve, ushtarėt pėrnjėherėsh, sipas udhėzimeve, u ndalėn, u kthyen nga tribunat dhe filluan tė qėllonin nė befasi mbi feudalėt dhe derebejtė shqiptarė. Brenda pak minutave u ēfarosėn kėshtu me tradhėti mė tepėr se 500 feudalė e derebej, kokat e tė cilėve u dėrguan nė Stamboll. Nė tė njėjtėn kohė organizoi dhe Emin Pasha, biri i Mehmet Reshit Pashės, nė Janinė njė kurth tė tillė. Por kėtu u ēfaros vetėm njė numėr i vogėl feudalėsh e derebejsh.
Me gjithė organizimin e mirė tė planit tė sadriazemit mjaft feudalė dhe derebej mundėn t'i shpėtonin masakrės. Mehmet Reshit Pasha me kėtė masakėr mori emrin "shqiptar-vrasėsi".
Ngjarja e Manastirit shkaktoi njė pėshtjellim tė madh nė Shqipėri. Paniku qė u pėrhap nga shpėrthimi i papritur i terrorit ua dha turqve inisiativėn pėr tė sulmuar. Feudalėt dhe derebejtė shqiptarė qė shpėtuan nuk i dorėzuan armėt por u detyruan tė luftonin pėr tė mbrojtur vehten. Ndjekjet e turqve qenė tė shpejta dhe raprezaljet e tyre tė pamėshirshme. Gjatė kėtyre operacioneve, mjaft feudalė dhe derebej bėnė njė qėndresė tė ashpėr. Mė nė fund shumė prej atyre qė shpėtuan u detyruan tė fshiheshin nėpėr male ose tė aratiseshin nė Greqi, nė Shtatė ishujt e gjetkė. Ushtritė turke e pėrshkuan anė e mbanė Shqipėrinė jugore e qėndrore, duke djegur e rrėnuar kudo kalatė dhe sarajet e feudalėve tė pabindur e tė dyshimtė.
Me kėto operacione Porta e Lartė nuk kishte pėr qėllim tė luftonte kundėr klasės feudale nė tėrėsi. Ajo synonte tė ēfaroste vetėm bejlerėt dhe derebejtė e pabindur shqiptarė, tė cilėt nuk pranonin t'i nėnshtroheshin disiplinės shtetėrore. Qėllimi i qeveritarėve otomanė ishte t'i zevėndėsonte sundimtarėt vėndas separatistė me funksionarė tė bindur turq, pėr tė zbatuar me anėn e tyre programin e reformave nė interes tė Perandorisė Otomane dhe tė klasės feudale turke.

Wikiedia


__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.

Zhan Pol

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Psikologu : 22-10-13 nė 06:59
Psikologu Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 23:47.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2020, Jelsoft Enterprises Ltd.