Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Kultura > Gjuha Shqipe
Emri
Fjalėkalimi
Gjuha Shqipe Drejtėshkrimi i gjuhės, barbarizmat, morfologjia, gramatika, sintaksa, dialektet, historia, dhe studimet mė tė fundit nė lidhje me gjuhėsinė.



 
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Prev Postimi Mėparshėm   Postimi Tjetėr Next
Vjetėr 08-02-12, 21:27   #1
Naki
Moderator
 
Avatari i Naki
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Vendndodhja: Nė Gjermani
Postime: 7,859
Naki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėm
Gabim Gjuha ime

Rreth Portalit

Bashkatdhetarė tė nderuar,
Ėshtė e drejtė themelore njerėzore ruajtja dhe kultivimi i identitetit kombėtar. Shenja e parė dhe mė e rėndėsishme e kėtij identiteti ėshtė gjuha amtare. Mėsimi i gjuhės amtare nė shkollė nėnkupton edhe mėsimin pėr kulturėn e origjinės dhe pėrbėrėsit e saj. Nė kushtet e jetės jashtė atdheut ruajtja dhe zhvillimi i identitetit kombėtar vėshtirėsohet dhe kjo manifestohet shumė mė tepėr te brezat e rinj, posaēėrisht te fėmijėt e lindur atje. Prandaj, institucioni mė i pėrshtatshėm, ku mėsohen e zhvillohen kompetencat gjuhėsore e kulturore me pėrkujdesje profesionale, ėshtė shkolla. Dhe kjo shkollė tashmė njihet me emėrtimin Shkolla Shqipe e Mėsimit Plotėsues nė diasporė.

Portali “Gjuha ime” i dedikohet fėmijėve dhe tė rinjve (nxėnėsve) shqiptarė tė cilėt jetojnė jashtė Atdheut. Ky portal ėshtė pjesė e synimit tė pėrhershėm pėr vetėdijesimin e vazhdueshėm tė brezave tė rinj pėr gjuhėn dhe kulturėn e origjinės, si pėrparėsi dhe veēanti e identitetit tė tyre personal e kolektiv kombėtar, nė njėrėn anė, dhe si mbėshtetje e bazė e mirė pėr integrimin e tyre nė shoqėrinė ku jetojnė, nė anėn tjetėr.

Pėrmes kėtij portali, tė gjithė fėmijėve, kudo qė ndodhen nė diasporė do t’iu ofrojmė mundėsinė qė ta mėsojnė sa mė lehtė gjuhėn e tyre amtare. Pėrmes mundėsive tė cilat i ofron ky portal, ata do ta ndjejnė se kudo qė ndodhen i pėrkasin njė shteti qė kujdeset pėr ta dhe kudo qė ata tė degėzohen, rrėnjėt i kanė kėtu, nė Kosovėn e tyre.

Ky portal, si pėr nxėnėsit shqiptarė ashtu edhe pėr ata qė dėshirojnė ta mėsojnė gjuhėn shqipe, pėrbėn njė mėsim shtesė krahas mėsimit tė rregullt dhe ėshtė njė mbėshtetje e mirė nė formimin sa me tė plotė tė personalitetit tė tyre, duke i zhvilluar dhe pasuruar kompetencat dhe potencialet intelektuale, estetike, morale dhe sociale, duke nxitur njėkohėsisht komunikimin dhe bashkėpunimin nė mes tė kulturave tė ndryshme.

Nė portalin “Gjuha ime”, fėmijėt e mėrgimtarėve tanė pėrpos qė do tė kenė mundėsinė ta mėsojnė gjuhėn e tyre amtare, pėrmes Abetares “online”, ata do tė kenė mundėsinė tė marrin edhe njohurit tė tjera, tė cilat i mėsojnė bashkėmoshatarėt e tyre nė vendlindje.
Gjithashtu, nė kėtė portal me lehtėsi dhe saktėsisht ju do tė gjeni edhe informatat pėr shkollat ku zhvillohet Mėsimi Plotėsues nė Gjuhėn Amtare si dhe do tė njiheni pėr sė afėrmi me planprogramet mėsimore.

Portali “Gjuha ime” ofron mundėsinė edhe tė argėtimit nėpėrmjet lojėrave dhe kuizeve, tė cilat janė sajuar enkas pėr ngritjen e njohurive tė fėmijėve lidhur me vendin e origjinės si dhe do tė mund tė gjeni edhe shumė materiale tė tjera qė kanė tė bėjnė me Kosovėn.
Njėkohėsisht, ju do tė mund tė njiheni edhe me tė gjitha aktivitetet qė do tė jenė interesante pėr fėmijėt e juaj si dhe me zhvillimet e pėrgjithshme kulturore nė Kosovė dhe diasporė.

http://www.gjuhaime.info/


__________________
""""""""Nuk ka jetė pa vuajtje,
""""""""""""""nuk ka vuajtje pa shkak,
""""""""""""""""""""por nuk ka shkak qė nuk mund tė tejkalohet

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Zero Cool : 08-02-12 nė 21:34
Naki Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
 


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 2 (0 Anėtarėt dhe 2 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 09:56.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.