Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Bota Shpirtėrore > Mėsime nga Kurani
Emri
Fjalėkalimi
Mėsime nga Kurani Besimtarėt myslimanė mblidhen nė kėtė forum pėr tė diskutuar dhe ndarė me njėri-tjetrin mėsimet fetare dhe experiencat e tyre tė jetės.



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 04-03-07, 07:35   #1
Albanian eX|PerT
.•:*ØØØØØØØØØØØØØØØ*:•.
 
Anėtarėsuar: 09-11-06
Postime: 4,028
Albanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėm
Gabim Nektari i vulosur i Xhennetit (JETA E MUHAMMEDIT A.S.)

Safijjurrahman El-Mubarekfuri
NEKTARI I VULOSUR I XHENNETIT
STUDIM MBI JETĖSHKRIMIN
E RESULULL-LLAHUT A.S.


Albanian eX|PerT Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 04-03-07, 07:35   #2
Albanian eX|PerT
.•:*ØØØØØØØØØØØØØØØ*:•.
 
Anėtarėsuar: 09-11-06
Postime: 4,028
Albanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėm
Gabim

FJALA E SEKRETARIT TĖ PĖRGJITHSHĖM TĖ LIGĖS BOTĖRORE ISLAME - RABITĖS, ZOTĖRI PROFESOR ALI EL-HAREKANIT

Falėnderimi i qoftė All-llahut xh.sh., Sunduesit tė botėve, Kriju­esit tė qiejve dhe tė Tokės, Dhuruesit tė territ dhe tė dritės, salavati e selami i All-llahut xh.sh. qoftė mbi Muhammedin a.s. i cili ėshtė vulė e tė gjithė Pejgamberėve, i cili ka ditur tė gėzojė dhe tė paralajmėrojė, tė premtojė dhe tė kėrcėnojė. All-llahu e ka nxjerr njerėzimin me tė nga errėsira nė dritė dhe e ka shpjerr nė rrugėn e drejtė, sirati mustekim, nė rrugėn e Zotit tė gjithėēkaje qė ekziston nė qiej dhe nė Tokė.
A nuk po i kthehet, pra, ēdo gjė All-llahut?!
Kur All-llahu i Lartmadhėruar e ka pajisur Pejgamberin a.s. me shef'at, dhe i ka caktuar pozitė tė veēantė ndėr Pejgamberėt, Mysli­manėt i ka porositur qė ta donė atė dhe pėr Vete i ka bėrė tė dashur pasuesit e tij, ka porositė kėtė:
"Thuaju (o Muhammed!): "Nėse e doni All-llahun, atėherė ejani pas meje, qė All-llahu t'ju dojė dhe t'ju falė mėkatet..." (Ali Imran, 31)
Kėto fjalė tė All-llahut janė porosi pėr myslimanėt qė me tėrė qeni­en e vet tė pėrpiqen dhe ta duan Resulull-llahun a.s.
Arsyet pėr ta dashur vazhdimisht Resulull-llahun a.s. shtohen shu­mėfish nga dita nė ditė, e ato gjenden nė personalitetin, karak­terin dhe nė veprėn e tij.
Andaj, qė nga fillet e para tė Islamit, myslimanėt fuqishėm qenė mishėruar me Resulull-llahun a.s., imituan atė dhe ēdo herė theksonin vlerat dhe virtytet e tij, ndaj filluan edhe tė shkruajnė rrugėn e jetės sė tij - "Siretu Resulull-llah a.s."
Jetėshkrimi i shkėlqyeshėm i Pejgamberit a.s. bazohet nė fjalėt, veprat dhe karakterin e tij shembullor. Aishja r.a. thotė:
"Sjellja e tij ėshtė sipas Kur'anit", ndėrsa Kur'ani ėshtė Libri i All-llahut xh.sh., Fjala e Tij universale, andaj kush sillet kėshtu do tė jetė njeriu mė i mirė, personalitet i formuar dhe ndėr krijesat mė tė dashura tė All-llahut xh.sh.
Edhe sot myslimanėt i bashkon dashuria e madhe dhe e pakufish­me ndaj Pejgamberit a.s. Andaj, kush e donė ate (Pejgamberin a.s.) edhe lexon edhe shkruan pėr te.
Kėshtu u lind ideja qė tė mbahet kongresi i Parė Islam, kushtuar studimit tė jetės, punės dhe veprės sė ndershme tė Resulull-llahut a.s.
Ky kongres u mbajt nė Pakistan nė vitin 1396 h. Liga islame - Rabita - ofroi shpėrblime nė tė holla me vlerė prej 150.000. rijal saudit pėr pesė veprat mė tė mira mbi jetėshkrimin e Resulull-llahut a.s. me kėto parashtresa:
1. Qė studimi tė jetė i plotė dhe t'i pėrfshijė saktėsisht ngjarjet historike sipas rendit kronologjik;
2. Tė jetė origjinal dhe i pabotuar mė parė;
3. Qė autori t'i numėrojė tė gjitha veprat klasike etj. me tė cilat ėshtė shėrbyer;
4. Qė autori tė shkruajė posaēėrisht autobiografinė e vet tė plotė, me kualifikim profesional dhe t'i pėrmend punimet e veta shkencore ose veprat e botuara, nėse i ka;
5. Qė studimi tė jetė i shkruar qartė ose i shtypur;
6. Tė jetė i shkruar nė gjuhėn arabe ose nė ndonjė gjuhė tė gjallė;
7. Studimi do tė pranohet nga fillimi i muajit rebiul th-thani 1396. h. gjer nė fillim tė muajit muharrem tė vitit 1397. h.;
8. Studimi do t'i dorėzohet sekretariatit tė pėrgjithshėm tė Rabi­tės islame nė Mekė, nė zarf tė vulosur qė do tė regjistrohet nėn numrin e veēantė serik;
9. Punimet do t'i kontrollojė komisioni i veēantė profesional i pėrbėrė nga dijetarėt e kėsaj fushe tė shkencės.
Kjo proklamatė ka qenė stimulim qė nė konkurs tė marrin pjesė tė gjithė ata, tė cilėve All-llahu xh.sh. u ka dhuruar dashuri ndaj Resu­lull-llahut a.s. e qė e kanė studiuar personalitetin, punėn dhe veprėn e tij, e veē kėsaj kanė pasur prirje pėr tė shkruar.
Nė selinė e Rabitės fillojnė tė arrinė punimet e shkruara nė gjuhėn arabe, urde dhe nė gjuhė tė tjera.
Nė konkurs arritėn 171. punime prej tė cilave: 84. studime nė gjuhėn arabe, 64. nė gjuhėn urde, 21. nė gjuhėn angleze, njė nė gjuhėn franceze dhe njė nė gjuhėn hamite (afrikane).
Komisioni profesional, pas leximit dhe shqyrtimit tė gjitha puni­meve i zgjodhi pesė mė tė mirat, autorėt e tė cilave u shpėrblyen.
Kkėta janė:
1. Fitues i shpėrblimit tė parė, profesor Safijju-r-Rahman El-Mubarekfuri, ligjėrues nė Universitetin Selefik nė Indi. Vlera e shpėr­blimit ėshtė 50.000. rijal saudit;
2. Fitues i shpėrblimit tė dytė, dr. Mexhid Ali Kani nga Universi­teti Krahinor Islamik Nju Dehli - Indi. Vlera e shpėrblimit 40.000. r.;
3. Fitues i shpėrblimit tė tretė, dr. Nusajr Ahmed Nasiri, rektor i Universitetit Islamik nė Pakistan. Vlera 30.000. r. s.;
4. Fitues i shpėrblimit tė katėrt, profesor Hamid Mahmud Men­sur Lemudi nga Egjipti. Vlera 20.000. r. s.;
5. Fitues i shpėrblimit tė pestė, profesor Abdusselam Hashim Hafėzi nga Medina, Arabia Saudite, vlera e shpėrblimit 10.000. r. s.
Rabita shpalli emrat e fituesve nė Konferencėn e Parė Aziatike nė Karaēi qė u mbajt nė muajin shaban tė vitit 1398. h. dhe pėr kėtė e informoi mbarė opinionin islam.
Kjo ngjarje u shėnua nė Mekė nė solemnitetin e organizuar nga Emir Saud ibėn Abdul-Muhsin ibėn Abdul-Azizi, zėvendės i mėkėm­bėsit tė qarkut tė Mekės, mė 12. rebiul-evvel tė vitit 1399. h.
Sekretariati i Rabitės nė kėtė solemnitet ka bėrė tė ditur se do t'i botojė studimet e shpėrblyera nė disa gjuhė botėrore. Sipas kėsaj, lexuesit tė nderuar i ofrojmė veprėn qė ka fituar shpėrblimin e parė, tė autorit sheh Safijju-R-Rahman El-Mubarekfuri, profesor nė Universi­tetin Selefik nė Indi. Do tė botohen edhe veprat e tjera tė shpėrblyera, duke lutur All-llahun e Lartėsuar qė nga tė gjithė ne t'i pranojė veprat tona, tė kryera posaēėrisht nė emėr tė Tij. All-llahu xh.sh. ėshtė Sundues i mirė dhe Ndihmės i mirė.
Salavati dhe selami qofshin mbi Resulull-llahun a.s., familjen e tij, as'habėt e tij dhe ithtarėt e tij.


Sekretari i pėrgjithshėm i Rabitės
Muhammed ibėn Ali El-Harekan
Albanian eX|PerT Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 04-03-07, 07:37   #3
Albanian eX|PerT
.•:*ØØØØØØØØØØØØØØØ*:•.
 
Anėtarėsuar: 09-11-06
Postime: 4,028
Albanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėm
Gabim

PARATHĖNIA E BOTUESIT

Jetėshkrimi i Resulull-llahut a.s. gjithnjė do tė jetė pikėvrojtim historik, burim i pashterur, nga i cili do tė inspirohen gjenerata tė tėra, kureshtarė tė etshėm, tė cilėt janė trashėgimtarė tė pejgamberisė, pishtarė tė imanit, flakadani i tė cilėve do tė flakėrojė pėrgjithmonė e aureoli i dritės do tė zgjerohet vazhdimisht.
Kush e ka studiuar me pėrkushtim rrugėn e jetės sė Resulull-llahut a.s. dhe i ka kushtuar rėndėsi tė mjaftueshme vlerave tė tij ide­ore, meditative dhe praktike, sheh zinxhirin e pandėrprerė tė ngjar­jeve interesante dhe tė jashtėzakonshme historike, nė tė cilat Resulull-llahu a.s. dhe njė grup i vogėl besimtarėsh kanė mbizotėruar qysh nė atė kohė me shumė njohuri shkencore. Prejardhja e materies, shkaqet e gravitacionit tė Tokės dhe shumė njohuri tė tjera nga Kur'ani, ua kanė ngritur atyre njerėzoren nė nivel tė paparė dhe tė panjohur gjer atėherė nė gjininė njerėzore. Kush thellohet mė tepėr nė jetėn dhe veprėn e Resulull-llahut a.s. ndeshet me njė transformim misterioz nga historia e thatė, sterile e boshe, qė i gjasonte shkretė­tirės - nė njė histori tė begatė sikurse toka e pasur e pjellore nga e cila mbien e mė vonė rritet njerėzorja, dituria, qytetėrimi dhe bukuria.
Nga burimi i Resulull-llahut a.s. njerėzit shuan etjen, nga kopshti i tij trėndafilash ata volėn frute dhe lule aromatike. Me kėto janė ushqyer dhe kanė qenė tė qortuar vetėm aq sa tė dihet se janė njerėz e jo engjėj; ke mundur t'i dėgjosh duke thėnė:
"Ekziston njė shkretėtirė e madhe nė pėrqafimin e sė cilės u rritėn njerėzit, tė cilėt e pranuan Islamin dhe e pėrhapėn atė nė hapėsirat e mbuluara me errėsirė, duke dėbuar para vetes terrin dhe injorancėn."
Veprat e Resulull-llahut a.s. na flasin: "Ne e sajojmė ummetin - popullin tė cilit do t'i takojė historia e Botės nė tė ardhmen."
Historia e gjertanishme nuk njeh ndonjė personalitet si Resulull-llahu a.s. i cili ka pasur durim nė fatkeqėsi, qėndrueshmėri nė drejtėsi, ka qenė i fortė nė karakter dhe i qetė nė vrungullimet dhe tundimet e kėsaj bote. Askush nuk ka qenė mė i mėshirshėm, mė zemėrgjerė dhe mė i arsyeshėm se ai, dhe askush nga njerėzit nuk ka mundur mė mirė se ai t'i kuptojė domethėniet mbinatyrore. Atė All-llahu xh.sh. e ka krijuar qė t'i mposhtė shumė fatkeqėsi (mynxyra) dhe t'i pėrvuajė ato vetė.
Prandaj Resulull-llahu a.s. pėr historinė e njerėzimit ėshtė burim i pashtershėm i humanizmit, ndėrsa pėr vetė njerėzimin mbrojtės i strukturės sė kėtij humanizmi dhe zbatimit tė tij nė vepėr.
All-llahu i Lartėsuar e ka vulosur zemrėn e Resulull-llahut a.s. nga tė gjitha tė metat dhe dobėsitė, qė nga lindja gjer nė vdekje.
Duke lexuar jetėshkrimin e Resulull-llahut a.s. njohim personali­tetin e tij, tiparet e karakterit tė tij, mėnyrėn e shprehjes dhe metodėn e punės sė tij, si dhe kuptojmė se All-llahu xh.sh. gjithnjė ka qenė mirė­dashės ndaj tij: Udhėzues, Ndihmės dhe Mbrojtės i tij. Islami ka qenė feja e tij, ndėrsa Kur'ani udhėrrėfyes i tij.
Krahas kėsaj do tė kuptojmė se njeriu nuk ėshtė nė gjendje tė arrijė qėllime tė larta morale dhe vlera njerėzore ndryshe nga shem­bulli i Resulull-llahut a.s. i cili, para sė gjithash, ka qenė njeri e pastaj nismė­tar i humanizmit dhe pėrparimit shoqėror.
Nga mundėsitė mbinatyrore, mbinjerėzore tė Resulull-llahut a.s. pėrkatėsisht mu'xhizet e tij, duhet pėrmendur, pėrveē tjerash qė histo­rinė (kuptimi i historizuar i jetės sė vet) e vet e ka plotėsuar me fakte deri atėherė tė panjohura (paevidencuara) pėr njerėzimin.
Tėrė jeta e Resulull-llahut a.s. ėshtė caktuar dhe rregulluar sipas dispozitės hyjnore. Sikur cilėsitė e tij, All-llahu xh.sh. t'i ketė krijuar nė njė kohė, pastaj t'i ketė varur ato, nė mėnyrė qė gjatė jetės dhe sipas nevojave tė caktuara t'i ketė marrė nga koha dhe t'a ketė stolisur tė Dėrguarin e Vet. Kjo i gjason bimės e cila merr dritėn e diellit nga qielli, pa tė cilėn s'mund tė jetojė.
Njė komponentė e rėndėsishme e personalitetit tė Resulull-llahut a.s. ka qenė - oratoria, e cila, pėrndryshe, nuk i ka munguar atij popu­lli tė paarsimuar arab. Tė folurit e Resulull-llahut a.s. fjalėt e tija dhe men­dimet e shprehura, tė shpiejnė nė kopsht tė begatshėm me frute tė lloj-llojshme. Kur hyn nė kėtė kopsht, ndien se gjithēka rreth teje frymon dhe tė duket se rrah vetėm njė zemėr.
Ēdo fjalė dhe mendim i Resulull-llahut a.s. pėrmban nė vete porosi. Nėse e kupton kėtė, atėherė do tė pėrtėritet vullneti pėr jetė. Ai magjeps me mėnyrėn e tė shprehurit: qetė, sinqerisht, durueshėm dhe me plotė ndjenja. Pastaj, edhe pa u ngutur gjithaq, lexuesi bie nėn ndikimin e tij, andaj gradualisht humanizohet. Ai te lexuesi edu­kon dhe kultivon njerėzoren, e pastaj All-llahu xh.sh. i dhuron kujt do Ai njė pjesė nga Drita e Tij. Tė folurit e Resulull-llahut a.s. na ėshtė aq afėr sa edhe vetė shpirti e njėkohėsisht na ėshtė aq larg sikur tė mos e dimė se ēka ėshtė shpirti. Ai ka zgjidhje pėr ēdo problem, ofron shtegdalje nga ēdo situatė e vėshtirė dhe udhėzon nė shtigjet e ndriēuara nėpėr tė cilat duhet ecur.
Derisa lexojmė fjalėt e Resulull-llahut a.s. humbim perceptimin e kohės dhe hapėsirės dhe, tė thelluar nė domethėnien e atyre fjalėve, pėrjetojmė praninė e tij, na bėhet sikur tė ishte kėtu mes nesh, nė bisedė tė drejtpėrdrejtė. Kur nė tekstin e vet fut ndonjė ide tė re, fjalėt e tij menjėherė marrin kuptim tė ri. Ne e kuptojmė Pejgamberin tonė a.s. aq sa jemi me te, aq sa e pranojmė ate dhe aq sa dėshirojmė ta kuptojmė atė. Nėse ndalemi diku, atėherė edhe ai ndalet, nėse vazh­dojmė, edhe ai vazhdon. Atė ēka e kemi zbatuar ndaj tij, edhe ai e ka plotėsuar ndaj nesh. Nė mėnyrėn e vet tė shprehjes, Resulull-llahu a.s. nuk posedon atė qė posedojnė shumica e oratorėve botėrorė. Nė gjuhėn e tij nuk ka vrazhdėsi, nuk ka cinizėm e as domethėnie dykup­timore, nuk ka humor tė zi. Ai nuk i ka lejuar vetes tė flas ēka kanė dashur ose ēka i kanė diktuar tė tjerėt. Fjala e Resulull-llahut a.s. ėshtė thėnė, apo ėshtė shprehur pėr ta bartė domethėnien apo poro­sinė e cila duhet tė jetėsohet. Ai flet me zemėr, e cila rrezaton iman, dhe me Kur'an. Pas fjalėve tė tij qėndron All-llahu i Lartėsuar.
Si do qė tė jetė, kjo ėshtė formulė, sipas sė cilės duhet tė jetojė njeriu. Jeta, fjalėt dhe vepra e Pejgamberit tė All-llahut duhet tė jenė shembull pėr ēdo njeri, sidomos kur dihet se ai qė nga lindja e gjer nė vdekje ka ecur shtigjeve tė Islamit tė pastėr. Jeta e tij nuk ka njolla qė tė mund tė formohet bindje e kundėrt. Kėtu nuk ka hamendje.
Prandaj theksojmė se e tėrė jeta e Resulull-llahut a.s. fjalėt dhe veprat e tij, duhet tė kenė rėndėsi pėr besimtarin sikurse qė ka rėndėsi zemra e vet, pa tė cilėn as qė do tė mund tė jetonte. Hija e tij duhet ta ndjek atė si ndėrgjegjja qė udhėhiqet nga arsyeja. Ne me vetėdije nuk mund t'i ikim hijes sonė, e as ndėrgjegjes sonė, ndaj me vetėdije nuk guxojmė tė largohemi nga Resulull-llahu a.s.
Duhet tė pėrpiqemi pėr ngritjen shpirtėrore dhe morale qė qėn­drojnė mė lartė se ambicjet materiale dhe robėrimi i dunjallėkut. Shpirti nuk mund tė fluturojė dhe tė ngritet nė lartėsira pėrderisa njeriu nuk e kupton qėllimin e lindjes, jetės, vdekjes dhe ringjalljes sė vet. Kėtė mund ta kuptojė vetėm ai njeri, i cili e ka pasur Pejgamber Resulull-llahun a.s.
Ummeti ynė e ka fenė dhe Pejgamberin ēfarė nuk e ka asnjė po­pull tjetėr. "All-llahu xh.sh. ne na ka dėrguar pėr ta nxjerrė atė qė dė­shiron nga robėrimi ndaj njeriut nė robėrim dhe adhurim ndaj Sundu­esit tė tė gjithė njerėzve, nga padrejtėsia e feve nė drejtėsinė e Islamit dhe nga padrejtėsia e kėsaj bote nė gjerėsitė e kėsaj dhe asaj bote."
Kėto fjalė forcojnė imanin e njeriut. Ato rrezatojnė me dritė dhe ofrojnė shpresė. I ka shqiptuar personi i cili ėshtė edukuar nga udhė­rrėfyesi ynė dhe mėsuesi i parė, s.a.v.s., personi i cili e ka kuptuar qėllimin e jetės sė vet dhe ka punuar nė sendėrtimin e atij qėllimi. I kėtillė duhet tė jetė secili qė dėshiron t'i shoqėrohet varganit tė besim­tarėve tė vėrtetė nė rrugėn e tyre tė gjatė.
Pėr shkak tė rėndėsisė sė madhe qė ka "Sira" nė jetėn e ēdo mys­limani, qoftė pėr tė kaluarėn apo tė sotmen, janė shkruar shumė libra, nė tė cilat jetės sė Resulull-llahut a.s. ju ėshtė qasur nga aspektet e ndry­shme, nė mėnyrė tematike ose metodologjike. Por ekzistojnė vetėm disa libra mbi jetėn dhe veprėn e Resulull-llahut a.s. tė cilat dallohen me stilin tregimtar tė shkrimit, e krahas kėsaj autorėt i janė pėrmbajtur me besnikėri ndodhive historike dhe tė dhėnave tė sakta dhe autentike, qė i mundėson lexuesit t'i lexojė ato me lehtėsi, qė t'i kuptojė tėrėsisht dhe t'i studiojė pa kurrfarė tė metash.
Ky libėr me titull nė gjuhėn arabe "Er-Rehiku-l-Mehtumi", nė gjuhėn tonė do tė mund tė pėrkthehet si: "Nektari i vulosur i Xhen­netit" ose "Nektari i vulosur" i profesorit Safijju-R-Rahman El-Mu­barekfuri nga India, bėn pjesė nė librat e veēantė me kronologjinė e vet tė ngjarjeve, e posaēėrisht ėshtė e shprehur pėrfshirja e tėrėsishme e "Sirės" sė pastėr pa fije dyshimi apo pavėrtetėsie, tė cilat janė kom­ponente pėrcjellėse nė disa vepra. Gjithashtu ky libėr ėshtė i kapshėm pėr opinionin e gjerė tė lexuesve, sikur edhe pėr hulumtuesit, profe­sioni i tė cilėve ėshtė "Sira". Secili do tė gjejė aty atė qė dėshiron pėr veti. Andaj kjo vepėr ka fituar shpėrblimin e parė nė konkursin e Rabitės "Pėr Siren mė tė mirė".
Tė shtojmė kėtu se ky libėr ėshtė vetėm vazhdim i pėrpjekjeve tė mėdha qė kanė bėrė shkencėtarėt e Indisė gjatė shumė shekujve, pėr ruajtjen e traditės islame, duke kultivuar shumė shkenca islamike. Janė tė njohura arritjet e tyre origjinale nė fushėn e tefsirit, hadithit, Sires dhe shkencave tė tjera tė hadithit.
Dhe, pėrderisa botojmė kėtė libėr pėr myslimanėt e Lindjes dhe tė Perėndimit, e lusim All-llahun xh.sh. qė ta pėrdorin kėtė. All-llahu e di se ēfarė qėllimi ka ēdo njeri!

Botuesi
Albanian eX|PerT Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 04-03-07, 07:39   #4
Albanian eX|PerT
.•:*ØØØØØØØØØØØØØØØ*:•.
 
Anėtarėsuar: 09-11-06
Postime: 4,028
Albanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėm
Gabim

FJALA E AUTORIT

Falėnderimi i qoftė All-llahut qė e ka dėrguar Pejgamberin e vet me Shpalljen e fesė sė vėrtetė, e cila do tė ngritet mbi tė gjitha fetė tjera. Falėnderimi i qoftė All-llahut qė e ka dėrguar atė tė dėshmojė, tė pėrgėzojė, tė porositė dhe tė ftojė te Sunduesi i vet, duke bartė fenerin ndriēues. Falėnderimi i qoftė All-llahut qė na dhuroi Pejgamberin tonė e ta kemi si shembull tė bukur pėr tė gjithė ata, tė cilėt e duan shumė dhe e lavdėrojnė shumė All-llahun dhe i shpresojnė Ditės sė gjykimit.
All-llahu im i dashur, bekoje dhe sjelli salavat dhe selam atij, familjes sė tij, farefisit dhe shokėve tė tij dhe atyre, tė cilėt e pasojnė atė nė veprat e mira gjer nė Ditėn e Gjykimit. Dhuroju atyre nga buri­met e mėshirės Tėnde, nga burimet e kėnaqėsive Tua dhe nga burimet e furni­zimit Tėnd.
E, pastaj: Jam i lumtur qė liga botėrore islame - Rabita shpalli konkursin pėr "Es-Siren" mė tė mirė, nė Kongresin Es-sire, tė mbajtur nė Pakistan, nė muajin rebiul-evvel tė vitit 1396 h.
Konkursi ka qenė i tipit publik pėr tė gjithė myslimanėt e botės, ndėrsa tema ka qenė "Es-Siretun-Nebevijjetu", e mbi ata qė e kanė dhėnė idenė pėr kėtė studim shkencor, njė mijė mijėra herė le tė jetė salavati dhe shpėtimi.
Ka qenė kjo nxitje e madhe pėr tė gjithė shkrimtarėt dhe shken­cėtarėt e kėsaj fushe pėr tė bėrė pėrpjekje maksimale pėr t'u paraqitur nė konkurs. Besoj se kjo pėrpjekje do tė jetė e frytshme dhe me vlerė tė madhe pėr gjeneratat e ardhme. Me tė vėrtetė, jetėshkrimi i Resu­lull-llahut a.s. ėshtė i jashtėzakonshėm. Sepse ėshtė jetėshkrim pej­gamberik ku paraqitet shėmbėlltyra Muhammedane qė ndryshon nga tė gjitha jetėshkrimet tjera. Salavati dhe selami qoftė mbi ty, o Pej­gamber i All-llahut!
Kur tė vėshtrojmė mė me pėrpikėri, vėrejmė se Sira ėshtė burim i vetėm nga i cili rrjedhin ēėshtjet praktike tė jetės sipas Islamit, me vlera tė jashtėzakonshme pėr lumturinė e tėrė gjinisė njerėzore.
Jam i lumtur pėr miratimin e vendimit qė tė marr pjesė nė kėtė konkurs fatlum, por i bėj vetes pyetje: ku gjendem unė kėtu, dhe kush jam unė kėtu, qė do tė mund tė hedhė njė rreze drite nė jetėn e mė tė zgjedhurit dhe pėr All-llahun mė tė dashurin nga tė gjithė Pejgamberėt, Resulull-llahut a.s. Unė jam njeriu i cili kam fat tė madh dhe pėrjetojė kėnaqėsi tė madhe kur gjendem nė "shoqėri" me Resu­lull-llahun a.s.
Dashuria ndaj tij ngroh zemrėn time dhe mė jep shtytje, vullnet pėr tė jetuar, mė jep kurajo qė tė mos humbė guximin e tė mos ligė­shtohem dhe tė mos rrėshqas nė ambiset e errėsirės. Mė mėson tė jetojė nė mėnyrė tė denjė dhe tė vdes nė mėnyrė tė denjė si anėtar i popullit mė tė zgjedhur, ummetit tė Resulull-llahut a.s.
Lus All-llahun xh.sh. qė me shef'atin e tij, tė mi falė mėkatet.
Nė fund do tė them diē shkurtimisht pėr mėnyrėn e punės time nė kėtė libėr:
Para se tė filloja ta shkruaj kėtė punim, kam pasur nė konsideratė se kjo duhet tė jetė e njė volumi tė mesėm. I kam ikur detajizimeve tė gjerėsishme sikurse edhe shkurtimeve tė pavlefshme. Nė shumė vepra burimore tė "Sires" kam lexuar gjerėsinė e madhe pėr gjėrat jo aq tė rėndėsishme, pėrkatėsisht pėr ndodhitė epizodike, si dhe radhitje dhe renditje tė llojllojshme tė betejave, andaj nė raste tė tilla jam pėr­pjekur tė jem i pėrpiktė me qėllim qė tė arrijė gjer tek e vėrteta e saktė. Ngjarjet dhe ndodhitė i kam vėshtruar nga shumė aspekte tė ndryshme, pėrderisa nuk vendosa qė nė konturet e punimit tim tė pėrfshihet ajo qė ėshtė mė e qarta dhe, sipas mendimit tim, mė e sakta.
I kam ikur komentimit tė argumenteve, sepse kjo shpien gjer tek gjerėsia e panevojshme, por ndoshta i kam theksuar disa prej tyre, atėherė kur frikėsohesha se lexuesi do tė habitej, ose kur kam vėrejtur se tė gjithė autorėt, pėrkundėr tė vėrtetės, kanė ndjekur rrugė tjetėr.
O All-llahu im, mė pėrcakto pėr tė mira nė kėtė botė dhe nė botėn tjetėr. Ti vėrtetė je Ai i cili falė, i cili meriton dashuri. Ti je Sundues i Arshit tė lavdishėm.
Mė 24. 07. 1396 h./ 23. 07. 1976
Safijju-R-Rahman El-Mubarekfuri
Albanian eX|PerT Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 04-03-07, 07:41   #5
Albanian eX|PerT
.•:*ØØØØØØØØØØØØØØØ*:•.
 
Anėtarėsuar: 09-11-06
Postime: 4,028
Albanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėm
Gabim

POZITA E ARABĖVE
DHE POPUJVE ARABĖ


S

iretu Resulull-llahu ose Jetėshkrimi i Resulull-llahut a.s. ėshtė interpretim i vėrtetė i Shpalljes sė Kur'anit dhe i poro­sisė, tė cilėn Pejgamberi a.s. ia komunikoi mbarė njerėzimit. Kjo Shpallje ėshtė udhėrrėfyes me tė cilin All-llahu xh.sh. i ka nxjerrė njerėzit nga errėsira nė dritė, nga idhujtaria nė besim nė njė Zot.
Prandaj nuk ėshtė e mundur qė nė tėrėsi tė pėrfytyrohet fuqia madhėshtore e Shpalljes sė All-llahut xh.sh., pėrveē nėse krahasohet gjendja e cila i ka paraprirė Shpalljes me gjendjen e cila ka rezultuar me ndikimin dhe fuqinė e saj. Nga ky aspekt sjellim kaptinėn mbi popujt arabė dhe ndodhitė historike para Islamit, e pastaj kaptinėn mbi situatėn historike tė periudhės nė tė cilėn ėshtė paraqitur Muhammedi a.s.
Pozita e arabėve

Fjala El-Areb nė gjuhėn shqipe do tė thotė shkretėtirė, stepe, tokė papjellore, pa ujė dhe pa bimė. Me kėtė emėr, qė nga kohėt e lashta ėshtė quajtur Gadishulli Arabik, sikurse qė me tė njėjtin emėr janė quajtur banorėt e kėtij vendi, i cili ėshtė bėrė atdhe i tyre.
Gadishulli Arabik nga perėndimi kufizohet me Detin e Kuq dhe me njė pjesė tė gadishullit tė Sinajit, nga lindja me gjirin Arabik dhe me njė pjesė tė madhe tė Irakut Jugor. Nė jug gjendet Deti Arabik, i cili ėshtė vazhdim i Detit tė Indisė. Nė veri kufizohet me Sirinė dhe me njė pjesė tė Irakut. Sipėrfaqja kap rreth njė milion - njė milion e treqind mijė mila katrorė. Gadishulli Arabik zė njė vend shumė tė rėndėsishėm gjeo­strategjik nė atė pjesė tė botės.
Pėrbėrja natyrore e tokės ėshtė zallore, pa kurrfarė pasurish natyro­re qė do t'i joshte tė huajt ta kolonizojnė kėtė vend. Prandaj Gadishulli Arabik ka mbetur i pamposhtur dhe i mbrojtur vetvetiu qė nga kohėt mė tė lashta e gjer mė sot. Edhe banorėt e kėtij Gadishulli kanė qenė gjithnjė tė lirė dhe tė pamposhtur, pėrkundėr faktit ishin tė kufizuar me fuqitė mė tė mėdha botėrore tė asaj kohe: Bizantin dhe Persinė.
Pozita strategjike e Gadishullit Arabik ėshtė e rėndėsishme pėr tėrė rajonin e Azisė Juglindore. Gjendet ndėrmjet dy kontinenteve tė njo­hura me emrin Bota e Vjetėr. Ėshtė e lidhur me tokė dhe me det. Kufiri i tij veriperėndimor paraqet portin pėr hyrje nė Afrikė, ndėrsa kufiri verilindor ėshtė ēelės pėr Evropėn. Ana lindore u hapė derėn jo-ara­bėve, kėshtu qė lidhja me Indinė dhe Kinėn ėshtė njėkohėsisht edhe lidhja me Lindjen e Largėt. Nga kufiri verior, ky Gadishull lidhet me Lindjen e Afėrt. Pėr shkak sė pozitės sė tillė gjeografike tė Arabisė, veriu dhe jugu i saj kanė qenė porte pėr popujt tjerė, kanė qenė qendra tregtare, kulturore, arsimore, fetare dhe qendra tė artit.
Popujt arabė

Historianėt i ndajnė arabėt nė tri grupe sipas origjinės:
1. Arabėt El-Baide, ose arabėt autokton tė kėtij Gadishulli, pėr prejardhjen e tė cilėve nuk ka tė dhėna tė mjaftueshme me shkrim. Atyre u takojnė fiset: Ad, Themud, Tasėm (degė e fisit tė zhdukur Ad nė Jemen), Xhedis, Amlak e edhe disa fise tė tjera. Kėta nė realitet janė arabėt beduin.
2. Arabėt El-Aribe, tė cilėt janė me origjinė nga Ja'reb bin Jeshxhel bin Kahtani, i quajnė edhe arabėt Kahtanit.
3. Arabėt El-Mustar'ebe, tė cilėt e kanė origjinėn nga Ismaili, e tė cilėt i quajnė arabėt Adnanit.
Arabėt e Kahtanit ose El-Aribe kanė ardhur nga jugu i Arabisė. Djepi i tyre ėshtė Jemeni. Familjet e tyre janė degėzuar me lidhje martesore, andaj i veēojmė dy nga fiset mė tė njohura:
a). Humejr, me familjet mė tė njohura: Zejdull-Xhumhur, Kuda'at dhe Sekasik;
b). Kehlan, me familjet mė tė njohura: Hemdan, Enmar, Tajj, Midhhaxh, Kinda, Laham, Xhidham, El-Ezd, El-Evs, El-Hazrexh, ndėr­sa pasardhėsit e Xhefnit kanė qenė sundimtarė tė Shamit, pėrkatėsisht Sirisė, Palestinės dhe Jordanit. Fisi Kehlan nga Jemeni ėshtė shpėrngu­lur nė tė tėra viset e Arabisė dhe atė menjėherė pas shpėrthimit tė pen­dės Arim. Janė bėrė tregtarė tė njohur, por tregtia u dėshton pasi qė Bizanti e zapton rrugėn detare, ndėrsa rruga tokėsore rrėnohet pas zaptimit tė Egjiptit dhe Sirisė.Fiset jetonin kryesisht nė marrėdhėnie tė mira, por ngandonjėherė edhe tė kėqija. Ndėrkaq gjithnjė garonin se cili do tė jetė mė i miri dhe cili do tė fitojė famė mė tė madhe. Ndėrmjet tyre gjithnjė mbretėronte fryma e rivalitetit. Ndodhte qė mes veti tė for­mojnė edhe lidhje gjaku me anė tė martesave, siē ka ndodhur me Hu­mejrėt dhe me Kehlanėt. Populli Kehlan ėshtė shpėrngulur nė tė katėr anėt dhe prej tyre rrjedhin katėr grupe tė pasardhėsve tė tyre. Kėta janė:
1. El-Ezdėt

Sipas mendimit tė kryeparit tė tyre Umran ibėn Amrit, ata u shpėr­ngulėn nė tė gjitha anėt. Udhėtuan nga Jemeni nė veri tė Arabisė. Ekzis­tojnė vendet e evidencuara ku janė vendosur pas shpėrnguljes sė fundit. Thalebe ibėn Amėr El-Ezdi shkon nė Hixhaz dhe vendoset ndėrmjet vendeve Thalebije dhe Dhi-Kar. Kur i rritet i biri, dhe forcohet, e merrė botėn nė sy. Arrinė nė Medinė dhe vendoset aty. Pasardhėsit e tij janė: El-Evs, El-Hazrexh, djemtė e Harith ibėn Thalebit.
Harith ibėn Amri nga fisi Huza'ah, ndahet prej tyre dhe arrinė nė rajonin e Hixhazit. Vendoset nė rrugėn Edh Dhahran. Fisi i tij, pasi push­ton Haremin dhe Mekėn i zgjodhi si vendbanim pėr vete dhe prej andej i dėbon Xherahimėt, banorėt e lashtė autokton. Amran ibėn Amri shkon nė Amman (Jordan), ku vendoset me familjen e vet.
Xhefre ibėn Amri shpėrngulet nė Sham, ku mbetet tė jetojė me familjen e vet. Prej tij rrjedhin mbretėrit e Gassanit, tė cilėt e marrin emrin sipas njė uji Hixhaz (bunar mes Remeit dhe Zeabetit), e ky ka qenė edhe vendbanimi i tyre i parė, para se tė shkonin nė Sham.
2. Lahamėt dhe Xhedhamėt

Nga fisi i parė ėshtė pasardhėsi Nasėr ibėn Rebia, nga i cili rrje­dhin mbretėrit e Menadhirit nė Hajėr.
3. Benu Tajjėt

Pas shkuarjes sė El-Ezdėve, Benu Tajjėt nisen pėr nė veri. Ven­dosen nė dy kodra, Exha dhe Selma, andaj qė tė dyjat i quajtėn kodrat e Tajjit.
4. Kindamėt

Ata vendosen nė rajonin e Bahrejnit, e pastaj me dhunė u detyruan ta braktisin kėtė vend. Shkojnė nė Hadramevt, e pastaj edhe nė Nexhd, ku formojnė njė shtet me rėndėsi tė madhe strategjike, por ky shtet sė shpejti shkatėrrohet pa lėnė gjurmė.Kindamėt i takojnė fisit Kuda'at me origjinė nga Humejri edhe pse ka mendime tė ndryshme pėr origjinėn e tyre. Ata, pas braktisjes sė Jemenit vendosen nė shkretėtirėn e Irakut.[1]
Arabėt Mustar' Ebe

Ata rrjedhin nga stėrgjyshi Ibrahimi a.s., me origjinė nga viset ira­kiane, saktėsisht nga qyteza "Ir" e cila ndodhej nė bregun perėndimor tė lumit Eufrat nė afėrsi tė Kufės. Gėrmimet dhe trashėgimia e kėtij vendi tė rėndėsishėm historik janė pėrshkruar hollėsisht dhe ruhen nė libra. Po ashtu janė ruajtur edhe shėnimet mbi origjinėn e familjes sė Ibra­himit a.s. dhe pėr ndodhitė shoqėrore dhe fetare tė asaj kohe.[2]
Nga historia ėshtė e njohur se Ibrahimi a.s. ėshtė shpėrngulur nga vendi "Ir" nė vendin Haran apo Hiran, prej kėndej ka shkuar nė Pales­tinė. Palestinėn e ka zgjedhur si qendėr pėr ushtrimin e misionit tė vet, kurse pėrkohėsisht udhėtonte nė vende tė tjera e pėrsėri kthehej aty.[3]
Burimet pėrmendin se me njė rast ka udhėtuar nė Egjipt te Faraoni, i cili ėshtė orvatur t'i bėnte intrigė dhe ligėshti gruas sė tij, por All-llahu xh.sh. kėtė intrigė ia kthen atij. Faraoni vėren se sa e devotshme ishte Sara ndaj All-llahut xh.sh., andaj ia jep vajzėn e vet Haxheren si shėrbėtore.[4] Sara e merr Haxheren nė shėrbim, e pastaj e marton me Ibrahimin a.s.[5] Kėshtu Haxherja bėhet gruaja e dytė e Ibrahimit a.s., ndėrsa intriga e Faraonit dėshton.
Ibrahimi a.s. kthehet nė Palestinė dhe All-llahu xh.sh. nga Haxherja i dhuron Ismailin. Sara, gruaja e tij e parė, ishte xheloze, andaj pėrpiqej t‘ia mbushte mendjen Ibrahimit a.s. qė ta lė Haxheren dhe fėmijėn e saj tė vogėl, Ismailin. Ibrahimi a.s. nuk deshti tė ndahet nga Haxherja, por pėr t'ia plotėsuar dėshirėn Sarės e dėrgon kėtė nė Hixhaz dhe qė tė dy i lė nė njė luginė jopjellore afėr shtėpisė sė Shenjtė Bejtul-Muharrem, e cila asokohe ekzistonte nė formėn e njė grumbulli tė ngritur prej gu­rėsh e zalli, tė cilėn herė pas herė e bartėte vėrshima nga tė dy anėt.
Ibrahimi a.s. i lė kėta nėn hijen e njė palmeje, nė afėrsi tė Zem-ze­mit tė sotėm, i cili atėbotė nuk ekzistonte. Ky vend ndodhet nė majė tė Mesxhidul-Haramit tė sotėm. Nė kohėn e Haxheres e tėrė kjo ka qenė shkretėtirė. U lė ushqim dhe ujė, e pastaj kthehet nė Palestinė.
Haxherja dhe djali i saj i vogėl qėndruan disa ditė nė shkretėtirė. Ushqimi dhe uji u harxhuan. Pastaj, me vullnetin e All-llahut xh.sh., uji buron nga rėra - burimi Zem-zem, i cili ua shuajti etjen dhe u bė burim i jetės sė tyre.
Rrėfimi pėr Haxheren dhe Ismailin ėshtė i gjatė dhe mjaft i njohur[6]
Atėbotė aty arrinė fisi Jemanit, i quajtur Xhurhum, apo brezi i dytė i tyre, dhe, me lejen e Haxheres, nėnės sė Ismailit, u vendosėn nė trua­llin rreth Zem-zemit. Thuhet se fisi Xhurhum mė parė ka jetuar nė shpatiet e maleve tė Mekės sė sotme.Buhariu, nė koleksionin e vet tė haditheve, thotė qartė se ky fis ėshtė vendosur nė rajonin e Mekės sė sotme pas Ismailit, para moshės madhore tė tij, dhe se ata edhe mė parė zbritnin nga malet nė kėtė luginė, por nė mungesė tė ujit nuk ishin vendosur aty mė herėt.[7]

[1] Gjerėsisht pėr kėto fise dhe dyndjet e tyre tė shikohet: Tarihu umemi-l-Arebi nga Hudariu: I/11-13; Kalbu xhezireti-l-Arebi, f. 231-235. Burimet historike dallojnė shumė rreth datave dhe shkakut tė kėtyre dyndjeve. jemi pėrpjekur qė nė bazė tė argumenteve tė marrim atė qė konsiderojmė se ėshtė e saktė.

[2] Tefhimu-l-Kur'ani nga Mevdudi: I/553-556.

[3] Vepra paraprake: I/108

[4] Ėshtė e njohur se Haxherja ka qenė robėreshė e blerė, e cila ka jetuar tek Faraoni. Mirėpo, me njė studim mė tė gjatė, dijetari i madh Muhammed Sulej­man El-Mensur, ka ardhur tek njohuria se ajo ka qenė e bija e Faraonit.

[5] Tefhimul-Kur'ani: II/34.

[6] Sahihu-l-Buhari: Kitabul-Enebija: I/474, 475

[7] Sahihu-l-Buhari: I/475.


Albanian eX|PerT Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 04-03-07, 07:43   #6
Albanian eX|PerT
.•:*ØØØØØØØØØØØØØØØ*:•.
 
Anėtarėsuar: 09-11-06
Postime: 4,028
Albanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Ibrahimi a.s. kohė pas kohe vinte nė Mekė pėr ta vizituar familjen e vet tė braktisur. Nuk dihet saktėsisht numri i kėtyre udhėtimeve, por histo­ria i ka shėnuar katėr. All-llahu xh.sh. pėrmend nė Kur'an se Ibrahimi a.s. ka parė ėndėrr se duhet ta pres (flijojė) djalin e tij Ismailin, andaj kur deshti ta bėnte kėtė vepėr, All-llahu xh.sh. tha: "E kur ata tė dy iu dorė­zuan urdhrit tė Zotit dhe kur e pėrmbysi atė (djalin) me fytyrė (me ballė) pėr toke, Ne e thirrėm atė: "O Ibrahim!" Ti tashmė e zbatove ėndrrėn! Ne kėshtu i shpėrblejmė tė mirėt! Vėrtet, kjo ishte sprovė e qartė. Ne e shpaguam atė me njė tė therur (kurban) tė rėndėsishėm." (37, 103-107).
Nė Gjenezė, nė librin e parė tė Dhiatės sė vjetėr thuhet se Ismaili ishte trembėdhjetė vjet mė i moēėm se Is'haku. Tregimi dėshmon se kjo ka ndodhur para lindjes sė Is'hakut, sepse lajmi i parė pėr Is'hakun pėr­mendet pas rrėfimit tė shkruar nė tėrėsi mbi Ismailin. Nė kėtė rrėfim pėrmendet sė paku njė udhėtim i Ibrahimit a.s. para moshės madhore tė Ismailit, ndėrsa tri udhėtime tė tjera i pėrmend Buhariu, transmetuar nga Ibėn Abbasi r. a., e ky drejtpėrdrejtė nga Resulull-llahu a.s.[1]
Ismaili rritet dhe bėhet njė djalosh i bukur e i pashėm. Gjuhėn ara­be e mėson nga fisi Xhurhum. Kėta e pėlqejnė shumė, andaj e mar­tojnė me njė vajzė nga fisi i tyre. Ndėrkohė i vdes nėna, e ndodhė qė Ibrahimi a.s. niset nga Palestina pėr ta vizituar Haxheren dhe tė birin, Ismailin.
Nė Hixhaz mbėrrinė pas martesės sė Ismailit. E kėrkon Ismailin nė shtėpi por nuk e gjenė, e takon vetėm bashkėshorten e tij dhe e pyet pėr Ismailin, si ėshtė dhe si jeton. Ajo ankohet nė varfėri, e Ibrahimi a.s. e porosit atė qė t'i thotė Ismailit ta ndėrrojė pragun e shtėpisė. Ismaili e kup­ton porosinė e babait dhe ndahet nga kjo grua e martohet me njė tjetėr, me tė bijėn e Mudad b. Amrit, kryeparit tė moēėm tė fisit Xhur­hum.[2] Pas kėsaj martese tė Ismailit, Ibrahimi a.s. pėrsėri vjen nė vizitė dhe pėrsėri nuk e gjenė Ismailin nė shtėpi, andaj e pyet gruan e tij se si ėshtė dhe si jeton? Ajo e falėnderoi All-llahun xh.sh. pėr ēdo gjė, e ai porosit Ismailin qė kėsaj radhe te pėrforcojė pragun e shtėpisė. Pastaj Ibrahimi a.s. kthehet nė Palestinė.
Ibrahimi a.s. vjen pėr tė tretėn herė, dhe e gjenė Ismailin duke mprehur shigjeta nėn kurorėn e njė druri afėr burimit Zem-zem. Nisen njėri pėrballė tjetrit, sikur djali ndaj babės apo baba ndaj djalit. Takimi i tyre mė nė fund ndodh, pas njė kohe aq tė gjatė. Babai plak vėshtirė mund t'i fshihte lotėt e gėzimit para birit tė vet, e edhe i biri i ndershėm dhe i mirė vėshtirė mund tė fshihte gėzimin para babės tė vet. Njė kohė ata qėndruan sė bashku. Kėsaj here i ndėrtojnė themelet mbi tė cilat e ngritėn Ka'ben. Ibrahimi a.s. u komunikon njerėzve t'a kryejnė haxh­xhin ashtu siē ka urdhėruar All-llahu xh.sh.
All-llahu xh.sh. i ka dhuruar Ismailit dymbėdhjetė djem. Djemtė e tij quheshin: Nabit apo Nabajot, Kajdar, Edbail, Mibsham, Mishmaa, Devmen. Misha, Hudad, Jetmen, Jatur, Nefis dhe Kajdeman.
Prej tyre u shtuan dymbėdhjetė fise. Nė fillim qė tė gjithė qėndro­nin nė Mekė. Merreshin me tregti. Udhėtonin rrugėve tregtare nė rela­cionin Jemen-Sham-Egjipt dhe anasjelltas. Pas njė kohe kėto fise shpėr­ngulen nė mbarė Arabinė, madje edhe jashtė saj. Shumė prej tyre harro­hen, pėrveē fiseve Nabit dhe Kajdar. Nė veri tė Hixhazit lulėzon kultu­ra e El-Enbatėve. Ky popull krijoi njė pushtet tė fortė tė cilit iu nėn­shtruan fiset pėrreth. Kryeqendrėn e kishin nė Batra. Askush nuk guxonte t'u kundėrvihej, gjersa nuk erdhėn Bizantinėt, tė cilėt edhe i nėnshtruan.
Profesor Sulejman En-Nedeviu, nė studimin e vet shkencor, para­shtron mendimin e vet se prijėsit e fisit Gassan (Gassasinė), sikurse edhe ensarėt nga fisi El-Evs dhe El-Hazrexh nuk e kanė prejardhjen nga kahtanėt, por nga familja e Nabit b. Ismailit, pėr ēka dėshmojnė gjurmėt historike tė tyre nė ato vende.[3]
Tė bijtė, pėrkatėsisht, pasardhėsit e Kajdarit kanė mbetur nė Mekė ku janė familjarizuar. Brezit tė tyre i takojnė Adnani dhe i biri i tij, Me'adi. Pėrmes tij arabėt Adnanijė kanė mbajtur nė mend origjinėn e vet. Adnani ėshtė gjyshi i njėzetenjėtė nė brezin familjar tė Resulull-llahut a.s. Ėshtė shėnuar se Resulull-llahu a.s. gjatė pėrmendjes sė ori­gjinės sė vet, ka ardhur gjer tek Adnani e atėherė ėshtė ndalur duke thė­nė: "As shkruesit nuk do tė ishin tė sigurt pėr babėn para Adnanit." Nė tė kaluarėn ai nuk ka shkuar mė larg se Adnani. Me kėtė pajtohen edhe shumė dijetarė, andaj nė origjinėn e Resulull-llahut a.s. nuk shkojnė pėrtej Adnanit duke u bazuar nė hadithin e pėrmendur. Ata thonė se prej Adnanit e gjer te Ibrahimi a.s. ekzistojnė dyzet brezni.[4]
Pasardhėsit e Me'adit janė shtuar nga i biri i tij Nezari, i vetmi pas­ardhės i tij mashkull. Ai i ka pasur katėr djem, nga tė cilėt rrjedhin katėr fise: Ijjad, Emmar, Rebiah dhe Mudar. Dy tė fundit janė numerikisht tė mėdha dhe tė njohura nė histori pėr nga nami dhe autoriteti.
Nga fisi Rebiah dolėn personalitete tė rėndėsishme historike nė kohėn paraislamike. Kėta janė: Esed b. Rebia, Abdul-Kajsi, dy djemtė e Vailit: Bekri dhe Taglubi, pastaj Hanife etj.
Populli Mudar, me lidhje martesore dhe numerikisht tė shumtė, u nda nė dy fise tė mėdha: Kajs b. Mudar dhe Ilijas b. Mudar. Nga Kajs b. Mudari pasojnė fiset: Benu Sulejm, Benu Havazin, Benu Gaffan, ndėr­sa nga Gaffanėt janė: Abesi dhe Dhubjan Eshxh'i dhe Gani b. Easari.
Nga Ilijas b. Mudari pasojnė: Temim b. Merre, Hudhejf b. Mudri­ke, Benu Esed b. Hudhejme dhe pasardhėsit e Ken'aneh b. Hudhejmes.
Nga Ken'aneti pasojnė kurejshitėt, dhe atė djemtė e Fihėr b. Malik b. Nadar b. Ken'anetit. Kurejshitėt me kohė u ndanė nė shumė fise, e mė tė njohurat janė: Xhuhm, Sehm, Adijj, Mahzum, Tejmi, Zehra, ndėrsa pasardhėsit e Kussaj b. Kelabit janė Abduddar b. Kussaji, Abdu Menaf b. Kussaji dhe Esed b. Abdul-Uzza b. Kussaji.
Fisi Abdu Menaf degėzohet nė katėr familje: Abdu-sh-Shems, Neufel, El-Muttalib dhe Hashim, kurse prej familjes Hashim, All-llahu xh.sh. e ka zgjedhur Pejgamberin tonė, Muhammedin a.s., djalin e Abdullah b. Abdul-Muttalib b. Hashimit.[5] Resulull-llahu a.s. ka thėnė: "All-llahu e ka zgjedhur Ismailin nga bijtė e Ibrahimit, e Ken'anen nga bijtė e Ismailit, e kurejshitėt nga bijtė e Ken'anit, ndėrsa nga kurejshitėt i ka zgjedhur Benu Hashimitėt, e mua nga Benu Hashimitėt."[6]
Transmetohet nga Abbas b. Abdul-Muttalibi, i cili ka thėnė: "Resu­lull-llahu a.s. ka thėnė: "All-llahu i ka krijuar krijesat, e mua mė ka zgjedhur me origjinė nga brezi mė i mirė, nga fisi mė i mirė dhe nga familja mė e mirė. Unė jam, pra. mė i miri edhe sipas virtyteve edhe sipas origjinės."[7] Kur u zgjerua fisi Adnanit, ata u shpėrndanė nė tėrė Arabinė. Janė vendosur nėpėr shpatie tė kodrave dhe nėpėr lugina pje­llore. Pasardhėsit e Bekėr b. Vailit, Abdul-Kajsit, dhe pasardhėsit e Te­mimit u vendosėn nė Bahrejn dhe mbetėn aty.
Fisi Benu Hanife b. Sa'd b. Ali b. Bekėr u vendos nė Jemame dhe nė qytezat pėrreth, ndėrsa pasardhėsit tjerė tė Bekėr b. Vailit u vendo­sėn nė trevat prej Jemames gjer nė Bahrejn, dhe atė gjer te portet Sejf dhe Kazimet nė bregdet dhe nė shpatiet e rajonit Sevad nė Irak. Fisi Taglib u vendos nė luginėn e lumit Eufrat. Disa familje kanė jetuar sė bashku me fisin Bekėr. Fisi Benu Temim u vendos nė stepet (fshatrat) e Basrės. Benu Sulejmėt (Selimėt) mbetėn nė afėrsi tė Medinės nė lugi­nėn Vadil-Kura dhe Hajber nė lindje tė Medinės e gjer tek dy kodrat (Xhebelejn) - tė cilat shtrihen deri nė El-Xherre. Nė Taif u vendos fisi Thekaf, kurse fisi Hava­zin nė lindje nga Meka nė shpatiet e Evsasit nė rrugėn ndėrmjet Mekės dhe Basrės. Benu Esedėt u vendosėn nė pjesėn lindore tė Tejmit dhe nė perėndim nga Kufa, e mes tyre ishin shtėpitė e Buhtur b. Tajjit. Largėsia prej tyre gjer nė Kufe ka qenė pesė ditė ecje. Dhubjani u vendos mes Tejmit dhe Havranit Familja e Ken'anit ngeli nė Tuham, ndėrsa Mekėn dhe luginėn e saj e banuan kurejshitėt tė cilėt, pasi ishin tė pėrēarė, i bashkoi A'ta-Kus b. Kulabi, i cili i bėri tė njohur e me famė qysh para Islamit.[8]

[1] Sahihu-l-Buhari: I/475, 475.

[2] Kalbu-xhezireti-l-Arebi: 230.

[3] Tarihu erdi-l-Kur'ani: II/78-86.

[4] Rahmetun li-l-alemin: II/7, 8, 14, 15, 16 dhe 17.

[5] Muhadaretu tarihi-Umemi-l-islamijjeti, nga El-Hudariu: I/14 dhe 15.

[6] Transmeton Muslimi nga Vail b. El-Eska'u, II/245 dhe Tirmidhiu: II/201.

[7] Tirmidhiu, nė kaptinėn pėr vlerat e Resulull-llahut a.s.: II/201.

[8] El-Hudariu: I/15 dhe 16.
Albanian eX|PerT Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 15:46.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.