Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Politika & Shtypi > Arena Ndėrkombėtare
Emri
Fjalėkalimi
Arena Ndėrkombėtare Ngjarjet mė tė reja nga skena politike ndėrkombėtare. Analiza, komente, materiale nga shtypi boteror. Ngjarje historike e kulturore ndėrkombėtare. Superfuqitė, Aleancat, Luftrat, Traktatet e paqes etj.



 
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Prev Postimi Mėparshėm   Postimi Tjetėr Next
Vjetėr 08-05-06, 16:03   #32
Kalt
 
Anėtarėsuar: 02-11-05
Postime: 1,450
Kalt i njohur pėr tė gjithėKalt i njohur pėr tė gjithėKalt i njohur pėr tė gjithėKalt i njohur pėr tė gjithėKalt i njohur pėr tė gjithėKalt i njohur pėr tė gjithė
Gabim

Rusia dhe Kina vazhdojnė tė jenė edhe mė tej nė mėnyrė strikte kundėr sanksioneve ndaj Iranit. Sot nė mbrėmje do tė takohen nė Nju Jork ministrat e jashtėm tė pesė fuqive me tė drejtė vetoje dhe Gjermanisė, pėr tė diskutuar sėrish pėr Iranin
"Besoj se ėshtė shumė e rėndėsishme - dhe ky kuptim i punėve na transmetohet nga tė gjitha palėt, madje edhe nga Rusia, qė tė bėhet gjithēka e mundur, pėr t'ia bėrė tė pamundur Iranit posedimin e armėve bėrthamore."
Anglia, Franca dhe SHBA bėnė nė kuadėr tė KS tė OKB-sė tė gjitha pėrpjekjet pėr ta bėrė projektrezolutėn qė ėshtė nė tryezė njė rezolutė. Dhe kjo para takimit tė sotėm tė ministrave tė jashtėm tė pesė anėtarėve tė pėrhershėm tė KS tė OKB-sė dhe Gjermanisė nė Nju Jork. Detyra pėr KS nė kėtė mėnyrė konsiderohej e formuluar:
"Detyra jonė nė dhomėn e makinave ėshtė ta pėrgatisim ēėshtjen, nė mėnyrė qė ata nė urė tė mund tė shohim mė tej", thotė ambasadori amerikan nė OKB, Xhon Bolton. Por edhe njė takim jozyrtar i 15 anėtarėve tė KS tė OKB-sė nuk solli rezultate. Kina dhe Rusia janė edhe mė tej nė mėnyrė strikte kundėr njė rezolute, ku tė pėrmendet kapitulli VII. Me kėtė, edhe nėse nė tekst nuk thuhet shprehimisht, do tė hapej rruga pėr vendosjen e sanksioneve. Dhe ato mund tė pėrfshijnė qė nga bllokadat ekonomike deri nė ndėrhyrje ushtarake.
Hendeku nė moment duket i pakapėrcyeshėm, kėshtu qė nė Nju Jork tani mund tė vėzhgosh aktualisht diplomacinė nė format e saja mė tė bukura. Njė takim pason tjetrin dhe mė pas tė gjitha palėt e sigurojnė njėra-tjetrėn se kanė zhvilluar biseda tė mira.
Ambasadori rus nė OKB, Vitalij Curkin shprehet: "Patėm diskutime tė mira, pėr tė parė edhe njėherė mė me vėmendje se pėrse bėhet fjalė nė kėtė rezolutė.
Sa pėr kujtesė: Rusia nuk do rezolutė nėn kapitullin 7, e quan kėtė madje tė dėmshme, nėse dėshiron vėrtet tė arrish njė zgjidhje nė ēėshtjen e Iranit. Homologu i tij britanik, Emyr Jones Parry, i cili e bashkėparaqiti projektin aktual nė KS tė OKB-sė, pas sė njėjtės mbledhje theksoi: "Diskutimi ishte pozitiv. Anglia dhe Franca shpjeguan edhe njėherė logjikėn si bazė tė rezolutės dhe mbi kėtė bazė do tė flasim edhe ne me njėri-tjetrin"
Xhon Bolton fėrkon ndėrkohė me nervozizėm patkonjtė nė asfalt. Ai do tė kishte preferuar qė tė gjithė tė kishin punuar pa ndėrprerje tė gjithė fundjavėn, pėr tė arritur njė pėrfundim.
Po tė qe pėr tė, tė gjithė mund tė kishin punuar gjithė natėn, 24 orė pa pushim- por kolegėt e tij nuk janė tė entuziazmuar nga kjo ide dhe prandaj i shtynė diskutimet pėr ditėn e hėnė. Me kėtė thuajse u bė e pamundur qė rezoluta tė miratohej para mbėrritjes sė ministrave tė jashtėm sot (tė hėnėn) nė mbrėmje.


Martina Butler
Deutsche Welle
8 Maj 2006
__________________
Paraja e ben njeriun te pasur, ndersa edukata e ben ate zoteri!
Kalt Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
 


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 23:39.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.