Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Shoqėria > Shėndeti
Emri
Fjalėkalimi
Shėndeti Tė rejat dhe kuriozitetet mė tė fundit nga mjeksia. Cila eshte pyetja juaj ?



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 18-03-06, 19:16   #16
Dea IS
 
Anėtarėsuar: 24-01-06
Vendndodhja: Aty ku dua
Postime: 103
Dea IS e ka pezulluar reputacionin
Gabim

Keto jane disa shenja qe tregojne per nje te infektuar me HIV/AIDS: Nje deri dy muaj pas infektimit, disa njerez kalojne nje semundje te shkurter, te ngjashme me ftohjen ose gripin. Mesatarisht 7-10 vjet me vone, mund te fillojn te shfaqen shenja si humbja e peshes, infeksione myku, djerse naten, enjtje te gjendrave limfatike, kolle e vazhdueshme, diarre, debulese dhe humbje oreksi.
__________________
Po u tregoj vetem juve, mbajeni sekret
Dea IS Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 19-03-06, 20:40   #17
Naki
Moderator
 
Avatari i Naki
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Vendndodhja: Nė Gjermani
Postime: 7,859
Naki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Zbulohet struktura 3D e HIV virusit


Strukura tredimenzionale e virusit HIV ėshtė treguar pėr herė tė parė. Ndryshimi i formės dhe madhėsisė i kėtij virusi kanė vėshtirėsuar studiuesve tė paraqesin virusin HIV.
Me qindra fotografi tė virusit HIV janė incizuar pėr tė nxjerrė linja tė pėrbashkėta tė virusit HIV, 60 herė mė tė vogėl se qeliza e gjakut dhe tė tregohet struktura e saj 3D.
"Mė herėt keni mundur tė mė pyesni qė tė ju tregoj strutkturėn e virusit HIV, unė do tė ju pyesja juve, cilės? Ai ėshtė aq shumė variabil sa mund tė trefishoj dimenzionet" tha profesori nga Oxford, Stephen Fuller.
Si virusat tjerė, HIV nuk ėshtė qelizė, por bėhet fjalė pėr mbledhjen e fibrave tė kodit gjenetik tė paketuara nė proteinė. Virusi sulmon qelizėn e gjallė dhe merr nėn kontrollė atė duke ia ndėrruar kodin gjenetik me atė tė vetin. Shkurt, virusi HIV sulmon rruzat e bardha tė gjakut dhe i vendos gjenet e e veta nė secilėn ADN tė secilės qelizė. Qeliza kryesore tė cilėn e sulmon HIV ėshtė kyc pėr sistemin imunologjik dhe koordinon punėn e qelizave tjera imunologjike. Me reduktimin e kėtyre qelizave, sistemi imunologjik dobėsohet shumė.
__________________
""""""""Nuk ka jetė pa vuajtje,
""""""""""""""nuk ka vuajtje pa shkak,
""""""""""""""""""""por nuk ka shkak qė nuk mund tė tejkalohet
Naki Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 21-08-08, 22:14   #18
hasanmehmeti
 
Avatari i hasanmehmeti
 
Anėtarėsuar: 22-03-05
Vendndodhja: Dunja
Postime: 2,146
hasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėm
Send a message via Skype™ to hasanmehmeti
Gabim Titulli: simptomet e SIDA-s

A ka ilac perfundimtare qe sherone kete semundje ne mjekesin bashkohore?

Dhe nese jo sherime te plote , ateher a ka izolues te efekteve negative te keti virusi brenda trupit te individit qe e posedon ate ,duke rritur keshtu imunitetin e personit?

me respekt
Hasani.
__________________
Faik Konica:"Po mos te ishte islami shqiptaret do te ishin me shume ne numer po jo shqiptar"

"Me tė vėrtet fjalėt tona do tė qėndrojnė tė vdekura pėrderisa ne nuk do tė vdesim pėr qėshtjen e tyre keshtu qė ato tė mbesin tė gjalla midis tė gjallėve”

"Nena" Tereze:‘Ami Bharater Bharat Amar’ (‘I am Indian and India is mine’) Une jam indiane dhe India eshte imja.
hasanmehmeti Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 22-08-08, 20:22   #19
Naki
Moderator
 
Avatari i Naki
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Vendndodhja: Nė Gjermani
Postime: 7,859
Naki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: simptomet e SIDA-s

AIDS (SIDA) shkaktohet nga nje virus i quajtur HIV, i cili ne menyre te panderprere sulmon dhe shkaterron qelizat e sistemit imun te organizmit. ).Ku HIV do te thote Virusi I Mungeses se Imunitetut Njerezor(Human Immunodeficiency Virus)
Si te gjithe viruset e tjera Hiv nuk mund te rritet dhe te riprodhohet vetem.Ne menyre qe te beje kopje te vetvetes ai duhet te infektoj qelizat e ne organizmi te gjalle.Ai eshte nje virus qe shkaterron mbrojtjet e trupit kunder infeksioneve.HIV prek ne menyre te vecante qeliza te caktuara te bardha te gjakut, qe quhen limfocite, te cilat jane te domosdoshme per mbrojtjen e trupit. Kur trupi infektohet me HIV, antitrupat formohen kunder HIV, e cila eshte nje shenje e pagabueshme qe virusi ndodhet ne trup. Nje person me HIV quhet "HIV pozitiv". Antitrupat mund te mbajne te ulet nivelin e virusit per shume vjet, por ato nuk mund ta vrasin dot, pjeserisht sepse ai ngulitet ne genet e qelizave te infektuara.
Kur virusi shumezohet, qelizat e bardha te gjakut shkaterrohen. Ne te njejten kohe, disa viruse te tjera perhapen ne organet e limfes dhe sulmojne qeliza te tjera te bardha te gjakut. Me ne fund, nje sasi e madhe qelizash te bardha te gjakut shkaterrohen nga infeksioni HIV. Kjo ben qe trupi te humbase nje pjese te madhe te aftesise se tij per te mbrojtur veten kunder disa infeksioneve zakonisht te pademshme dhe kunder tumoreve te keqija. Kjo faza e fundit e infeksionit HIV quhet SIDA (AIDS), e cila do te thote Sindrome e Ngjitur e Mangesise se Imunitetit. Ne disa raste duhet nje kohe e gjate qe nga infeksioni deri ne shfaqjen e simptomave tek i infektuari. Sidoqofte, virusi po shumezohet ne trup gjate gjithe kesaj kohe dhe ky person mund te infektoje te tjeret.

Rruget e trnsmetimit te virusit HIV jane :

HIV transmetohet kryesisht gjate aktit te maredhenjeve seksuale te pambrojtura me nje partnet te infektuar. Virusi mund te hyje ne trupin e njeriut nepermjet cipes mbeshtjellse te vagines, vulvules, penisit, rektumit, apo edhe gojes gjate seksit oral te pambrojtur.

HIV mund te transmetohet edhe nepermjet kontaktit me gjak te infektuar, si ne raste transfuzionesh apo edhe dhenje gjaku me ane te shiringave te pasteriluzuara.

HIV ne ditet e sotme merret ne raste me te shpeshta ndermjet perdoruesve te drogave te injektuara si rezultat i perdorimit te shiringave te pasterilizuara.

HIV mund te percohet edhe nepermjet transmetimit te nenes se infektuar tek femija i porsalindur. Ky transmetim i virusit mund te ndodhe kurdo, qe nga periudha e shtatezanise e deri ne lindje. Eshte perllogaritur qe diku tek 1/4 -1/3 e femrave shtatezena te infektuara dhe te pamjekuara, ja kalojne virusin femijeve te lindur prej tyre.
HIV gjithashte mund te transmetohet tek te porsalindurit edhe me ane te qumeshtit te gjirit te nenes se infektuar. Nqse femrat e infektuara, marrin nje trajtim dhe kurim mjekesor te kontrolluar e ulin ndjeshem mundesine e infektimit te femijes se tyre me virusin vdekjeprures.
Nga nje studim i bere kohet e fundit ka rezultuar se nje doze e vetme e nje ilaci antiretroviral te quajtur Nevirapine (NVP) e dhene nje femre te infektuar me HIV gjate procesit te te lindjes dhe nje tjeter doze te vetme foshnjes se porsalindur brenda tre diteve te lindjes, ka ulur probalitetin e infektimit te foshnjes me virusin HIV ne 2/3.

HIVnuk tranmetohet nga saliva e nje personi te infektuar me HIV nepermje puthjes, megjithėse nuk keshillohet nje akt i tille me nje person te infektuar me HIV. Cipa mbeshtjellse e gojes, ne te njejten kohe mund te infektohet nga HIV.

Ghithashtu hiv nuk transmetohet nepermjet djerses, loteve, urines apo edhe feceve.

HIV nuk mund te transmetohet nga kontakti i perditshem, si ndarja e ushqimit, e perdorimit te te njejtit peshqir apo fjetja ne te njejtin shtrat, frekuentimi i te njejtes pishine, perdorimi i te njejtit telefon apo edhe perdorimi i te njejtes banjo per nevojat personale.

HIV gjithashtu thuhet se nuk mund te transmetohet nga pickimi i insekteve te ndryshme.


Siptomat e personave te infektuar me HIV/AIDS:

Personat e infektuar me HIV mund te shfaqin simptoma te ngjashme gripale pas nje ose dy muajsh nga dita e infektimit me HIV
Keto simptoma mund te jene:

Temperature
Dhimbje Koke
Keputje/Lodhje Fizike
Zmadhim te nyjeve limfatike, zakonisht te dalluara lehte ne qafe dhe ne zonat intime.

Keto simptoma zakonisht mund te zhduken tek nje i infektuar me HIV brenda nje jave apo nje muaji dhe shume shpesh mund te ngaterrohen me forma te tjera infeksionesh virale. Gjate kesaj periudhe, keta persona jane te infektuar dhe HIV gjendet ne sasi te medha ne lengjet gjenitale te tyre. Simptoma me te vazhdueshme dhe me te ashpra mund te mos shfaqen tek te rrriturit edhe deri pas 10 vitesh nga infektimi me HIV, dhe deri pas 2 vitesh tek femijet. Por kjo periudhe asimptomatike (pa shfaqje simptomash) varion nga individi ne individ, dhe varet teresisht nga gjendja shendetesore e cdo individi. Disa individe mund te shfaqin simptoma pas disa muajsh nga infektimi me HIV, ndersa disa individe te tjere mund te mos shfaqin asnje simptome per deri ne 10 vite.
Edhe gjate periudhes asimptomatike (pa simptoma,) virus vazhdon shumefishimin e tij aktiv, duke infektuar dhe shkaterruar qelizat e sistemit imun. Ne te njejten kohe virusi mund te behet pjese perberese e disa qelizave dhe te shumefishohet aty. Virusi HIV ne menyre te vazhdueshme i shkaterron keto qeliza imune duke e ulur numrin e tyre ne shifra drastike deri ne eliminimin e tyre te plote.

Pervec zmadhimit e gjendrave apo nyjeve limfatike ka edhe simptoma te tjera. Nder to mund te vecojme:

Ulje te energjise
Humbje peshe
Temperature dhe djeresitje te shpeshta
Infeksione te vazhdueshme orale apo vaginale.
Skuqje e vazhdueshme e lekures.
Humbje te kujteses se shkurter

Disa te infektuar mund te zhvillojne infeksione te vazhdueshme dhe te ashpra qe shkaktojne infektim te pjeseve te jashtme te gojes dhe zonave gjenitale, ose anale.

Diagnostifikimi:


Per faktin se infeksioni me HIV, ne shume nuk paraqet asnje lloj simptome, testimi mund te behet me ane te shume teknikave dhe nder me te shpejtat dhe me te njohurat eshte testi i gjakut per te pare prezencen e antitrupave(proteinave qe luftojne infeksionet, viruset,bakteriet) ne gjak.
Antitrupat viral apo ndryshe te quajtur te HIV zakonisht nuk shfaqen ne gjak nga 1-3 muaj nga koha e infektimit me HIV. Mund te shkoje edhe deri ne 6 muaj dhe mos te kete prezence antitrupash HIV ne gjak. Kjo varet teresisht tek gjendja e organizmit te nje personi dhe varion nga individi ne individ. Sidoqofte, edhe nqse nuk ka prezence te antitrupave HIV ne gjak, mund te kete prezence te materialit gjenetik.

Nese jeni ekspozuar ndaj virusit HIV duhet qe menjehere te testohesh. Duke u testuar heret ka mundesi te parandaloni degradimin e infeksionit me ilace te ndryshme. Testet behen ne kofidencialitet te plote ne te gjitha qendrat e testimit. Testimi behet me ane te nje teknike te quajtur ELISA per te pare prezencen e antitrupave HIV ne gjak.
Femijet e lindur nga nena te infektuara me HIV mundet te infektohen ose jo me virusin HIV, por te gjithe jane bartes te antitrupave HIV te nenes se tyre. Dmth qe ata mund te infektohen shume me lehte sesa nje femije i lindur nga nje nene pa infeksion HIV. Prandaj ne kushte te tilla eshte shume et veshtire te percaktohet nje diagnoze e sakte tek foshnet e porsalindura.

Kurimi:

Ne vitet e para te raportimit te AIDS, nuk kishte asnje lloj ilaci qe te luftonte kete virus vdekjeprures. Shkencetaret kane zbuluar shume rruge parandalimi dhe kurimi si per AIDS ashtu edhe per semundje te tjera vdekjeprurese.
Grupi i pare i ilaceve te perdorura per kurimin e te semurve me AIDS quhet NRTI (nucleoside reverse transcriptase inibitor,)i cili frenon shumefishimin e virusit, dmth vetekopjimin e vete virusit ne qelizat bartese dhe te infektuara nga HIV. Keto ilace ngadalsojne perhapjen e HIV ne pjese te tjera te organizmit te njeriut.
Me poshte po permend disa medikamente qe perdoren ne fazen primare te infektimin me HIV. Ato jane:

AZT (Azidothymidine)
ddC (zalcitabine)
ddI (dideoxyinosine)
d4T (stavudine)
3TC (lamivudine)
Abacavir (ziagen)
Tenofovir (viread)
Emtriva (emtricitabine)

Gjithashtu ka edhe nje klase tjeter te quajtur NNRTIs (non-nucleoside reverse transcriptase inhibitors) te tille si:

Delavridine (Rescriptor)
Nevirapine (Viramune)
Efravirenz (Sustiva) (in combination with other antiretroviral drugs)

Gjithashtu ka edhe nje kategori tjeter ilacesh te cilet perderon ne kurimin e infeksioneve me HIV. Keto ilace te quajtuar PI (protein inbibitors,) te cilet ndalojne shumefishimin apo vetkokopjimin e qelizave te infektuara me HIV.
Nder to mund te permende:

Ritonavir (Norvir)
Saquinivir (Invirase)
Indinavir (Crixivan)
Amprenivir (Agenerase)
Nelfinavir (Viracept)
Lopinavir (Kaletra)
Atazanavir (Reyataz)
Fosamprenavir (Lexiva)

Ka edhe medikamente te tjera qe perdoren ne faza te ndryshme te infeksionit por keto ishin me te rendesishmet.
Nje nder format reduktuese dhe edukuese qe perdoret intensivisht ne ditet e sotme tek te infektuarit me HIV eshe dhe e ashtequajtura HAART (highly active antiviral therapy.)=terapi antivirale shume aktive. Kjo teknike perdoret gjeresisht tek te sapoprekurit me virusin HIV. Kjo lloj terapie megjithėse nuk eshte nje kure per AIDS, ka dhene nje kontribut te pakontestueshme ne uljen e numrit te fataliteteve ne mes te infektuarve me HIV, dhe ne permiresimin e gjendjes shendetsore te tyre, si dhe uljen e mases se virusit qe qarkullon ne gjak ne nivele pathuajse te padukshme.




__________________
""""""""Nuk ka jetė pa vuajtje,
""""""""""""""nuk ka vuajtje pa shkak,
""""""""""""""""""""por nuk ka shkak qė nuk mund tė tejkalohet
Naki Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 13:42.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.