30-07-11, 16:35
|
#2
|
Administratorėt
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
|
Titulli: Sabit Geci dėnohet me 15 vjet burg
OVLUĒK reagon ndaj dėnimit tė Gecit dhe tė tjerėve
Organizata e Veteranėve tė Luftės sė UĒK-sė ka reaguar tė shtunėn ndaj dėnimit tė disa Sabit Gecit dhe disa ish luftėtarėve tjerė.
OVLUĒK-ja, duke besuar fuqishėm nė pastėrtinė e luftės dhe pafajėsinė e bashkėluftėtarėve, kėrkuan lirimin e tyre tė menjėhershėm.
Ky mision ėshtė vėnė plotėsisht nė shėrbim tė Serbisė dhe politikės sė saj gjenocidale. Dėnimi i eprorėve dhe luftėtarėve tė UĒK-sė, Sabit Geci, Riza Alija, Shaban Hoti e Haki Rexhepi, argumenton qartė degradimin e kėtij misioni nė tė gjitha aspektet, prej atij profesional e deri tek ai moral, thuhet nė komunikatė.
Mė tej thuhet se politika e demonizimit tė luftėtarėve tė lirisė, me akuza tė rrejshme tė pėrgatitura nga Beogradi dhe kolaboracionistėt, e qartėson edhe mė tutje pozicionin e EULEX-it dhe panevojshmėrinė e ekzistencės sė kėtij misioni.
Ndryshe, trupi gjykues i Gjykatės sė Qarkut tė Mitrovicės, nė gjykimin e zhvilluar nė ndėrtesėn e Gjykatės Supreme nė Prishtinė, ka dėnuar tė premten me 15 vjet burg Sabit Gecin pėr vrasje dhe keqtrajtime tė tė burgosurve nė Kukės dhe Cahan gjatė viteve tė luftės 1998-1999.
Trupi gjykues shpalli aktgjykimet edhe pėr tre tė akuzuar tė tjerė, ish-pjesėtarė tė UĒK-sė, pėr krime tė luftės nė burgun nė Cahan. Riza Aliaj u dėnua me 12 vjet burgim, Shaban Hoti nga Rezalla me 7 dhe Haki Rexhepi nga Skenderaj me 6 vjet burgim.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
|
|
|