Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Shqipetaret > PAVARESIA KOSOVĖS
Emri
Fjalėkalimi


Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 18-02-13, 02:37   #16
Domira
 
Avatari i Domira
 
Anėtarėsuar: 02-02-05
Postime: 16,716
Domira i pazėvėndėsueshėmDomira i pazėvėndėsueshėmDomira i pazėvėndėsueshėmDomira i pazėvėndėsueshėmDomira i pazėvėndėsueshėmDomira i pazėvėndėsueshėmDomira i pazėvėndėsueshėmDomira i pazėvėndėsueshėmDomira i pazėvėndėsueshėmDomira i pazėvėndėsueshėmDomira i pazėvėndėsueshėm
Gabim Re: Urime 5 vjetorin e pavarsisė sė Kosovės

Urime ditėlindja e 5 Kosovė, ardhshin tė tjerat mė tė mira.
__________________
Ėndrrat e mia dua ti fal vetem ty!
Domira Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 18-02-13, 09:44   #17
halla e madhe
 
Avatari i halla e madhe
 
Anėtarėsuar: 07-12-04
Postime: 11,600
halla e madhe i pazėvėndėsueshėmhalla e madhe i pazėvėndėsueshėmhalla e madhe i pazėvėndėsueshėmhalla e madhe i pazėvėndėsueshėmhalla e madhe i pazėvėndėsueshėmhalla e madhe i pazėvėndėsueshėmhalla e madhe i pazėvėndėsueshėmhalla e madhe i pazėvėndėsueshėmhalla e madhe i pazėvėndėsueshėmhalla e madhe i pazėvėndėsueshėmhalla e madhe i pazėvėndėsueshėm
Gabim Re: Urime 5 vjetorin e pavarsisė sė Kosovės

Ane e mban trojeve Kosovare ku familjet u lan pas dore,ku papunsia po shkakton tragjedi te rijve, ndaj me ju dhembjen me shprese qe vitet e ardhshme te kesaj date te pavarsise te ju sjellin pak drite dhe fakte konkrete ne zhvillimin e mirefillt politik dhe zbatim sa me te shpejt te vendpunimve per rinin tone!!
__________________
Jetes kurr nuk i dihet.....
halla e madhe Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 18-02-13, 10:58   #18
Eddi
 
Avatari i Eddi
 
Anėtarėsuar: 20-11-08
Postime: 423
Eddi i pazėvėndėsueshėmEddi i pazėvėndėsueshėmEddi i pazėvėndėsueshėmEddi i pazėvėndėsueshėmEddi i pazėvėndėsueshėmEddi i pazėvėndėsueshėmEddi i pazėvėndėsueshėmEddi i pazėvėndėsueshėmEddi i pazėvėndėsueshėmEddi i pazėvėndėsueshėmEddi i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Urime 5 vjetorin e pavarsisė sė Kosovės

Urime Kosovė
Eddi Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 18-02-13, 19:01   #19
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Urime 5 vjetorin e pavarsisė sė Kosovės

Pulla e 5-vjetorit tė Kosovės


Deklarata e shpalljes sė pavarėsisė sė Kosovės, pėrvjetori i pestė dhe simboli i shtetit janė bėrė bashkė nė pullėn postare tė lanēuar nga Posta e Kosovės nė pesėvjetorin e shpalljes sė pavarėsisė.

Nė ceremoninė solemne pėr kėtė rast morėn pjesė drejtues tė Postės sė Kosovės dhe ministra tė kabinetit qeveritar. Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Besim Beqaj tha se kjo pullė postare dėrgon mesazhin e paqes dhe vlerave anėkend botės.

“Mesazhe tė paqes, stabilitetit dhe tė shtetit tė ri, qė diti nė momente tė caktuara tė vlerėsojė punėn e shumė gjeneratave. Para 5 vitesh, kur deputetėt e Parlamentit tė Kosovės shpallėn pavarėsinė, ata jetėsuan ėndrrėn e shumė gjeneratave”, deklaroi Beqaj.

“Pėr pullat janė gati imazhe pėr ditėn e pavarėsisė, lindjen e shtetit evropian, ngritjen e institucioneve, pėr historinė e kombit shqiptar dhe arritjet e tij”, tha nga ana tjetėr drejtori i postės, Sejdi Hoxha.

Kjo pullė postare ėshtė punuar nga dizajneri Lirion Kadriu, nė bashkėpunim me qeverinė e Kosovės dhe nėn patronazhin e drejtorit tė postės. Me lėshimin e saj nis zyrtarisht edhe axhenda festive pėr 5-vjetorin e pavarėsisė
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 18-02-13, 19:03   #20
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Urime 5 vjetorin e pavarsisė sė Kosovės

Newborn pėson tjetėr ndryshim


Flamujt e shteteve qė njohėn pavarėsinė e Kosovės gjatė 5 vjetėve do tė zėnė vend nė monumentin simbol tė pavarėsisė, “Newborn”.

Autori i obeliskut tė pavarėsisė, Fisnik Ismajli, e ka marrė kėtė iniciativė vetėm pak ditė pasi Kėshilli Organizativ pėr shėnimin e Pesėvjetorit tė Pavarėsisė vendosi qė t’i kthente ngjyrėn e verdhė.

Ai thotė se pėr kėtė nuk ka marrė leje, sepse njė gjė tė tillė ia jep e drejta e autorit, ndėrsa shpjegon se qėllimi i kėtij aktiviteti ėshtė falenderimi i shteteve qė kanė njohur Kosovėn.


“Kam kėrkuar pėr 5 vjet pėr ta lyer ndryshe dhe jam refuzuar. Kėshilli Organizativ merr njė vendim pa mė konsultuar mua. Ai ka injoruar kėrkesėn time dhe e ka lyer me njė ngjyrė qė po na kthen mbrapa 5 vjet. Newborn-i duhet lyer ēdo vit ndryshe pėr tė dhėnė njė porosi tė re”, deklaron Ismajli.

Kėtij aktiviteti iu bashkangjitėn edhe tė rinj qė ishin ftuar nėpėrmjet rrjetit social “Facebook” nga Ismajli, i cili thotė se disa herė ka kėrkuar qė tė ndryshohet pamja e obeliskut, por kjo nuk ka ndodhur mė herėt.

“Kjo tregon dy porosi, pėrparimin dhe falenderimin pėr shtetet qė na kanė njohur, por dhe se kjo ėshtė e vetmja arritje e Kosovės, meqenėse situata kėtu ėshtė “shumė e mirė” dhe nuk na kanė njohur as 100 shtete. Ajo i bėn thirrje qeverisė qė tė punohet mė shumė pėr njohje tė tjera”, shton Ismajli.

Nė Kėshillin Organizativ pėr shėnimin e Pesėvjetorit, tė kontaktuar nga Top Channel nuk kanė treguar nėse do tė ndėrhyjnė prapė, vetėm se kanė thėnė se kėrkesa pėr t’u ngjyrosur me tė verdhė ky obelisk ka qenė e Ismajlit dhe e kompanisė sė tij, gjė qė ėshtė mohuar nga vetė ai.

Ismajli ka treguar se iniciativa e tij nuk ka tė bėjė me subjektin ku ėshtė anėtar, lėvizjen Vetėvendosje. Sipas tij, 98 flamujt nė Newborn do tė qėndrojnė tė vendosur deri nė pėrvjetorin e gjashtė tė Pavarėsisė sė Kosovės.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 18-02-13, 19:04   #21
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Urime 5 vjetorin e pavarsisė sė Kosovės

Festimet te NewBorn


Siē ndodh zakonisht, edhe kėtė herė hapėsira ku ndodhet monumenti “New Born” ka mbledhur qindra qytetarė me rastin e festės sė pavarėsisė sė Kosovės.

Ngjyrat e reja me flamujt e shteteve tė cilat e kanė njohur pavarėsinė e Kosovės me tė cilat u ngjyros njė natė mė parė monumenti, duket se i kanė dhėnė madhėshtinė e vet kėsaj kremte.

Prishtina ndėrkaq me rastin e pėrvjetorit tė shpalljes sė pavarėsisė nuk ka shpėtuar nga tingujt e kėngės Harlem Shake. Qytetarėt e mbledhur tek “New Born”-i, pėrveē fotografive, janė bėrė pjesė e njė kėrcimi tė “ēmendur” qė tashmė kudo nė botė ėshtė identifikuar si Harlem Shake.


Fėmijė dhe tė rritur me maska nė kokė e flamuj nė duar janė bėrė pjesė e kėsaj ngjarjeje, qėllimi i sė cilės ėshtė realizimi i njė reklame tė cilėn do tė mund ta shohė e gjithė bota.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 18-02-13, 19:05   #22
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Urime 5 vjetorin e pavarsisė sė Kosovės

Pavarėsia e Kosovės, festimet nė Tiranė


Festimeve tė 5-vjetorit tė pavarėsisė sė Kosovės iu bashkua edhe Tirana, me njė sėrė aktivitetesh tė organizuara nga Bashkia, por edhe tė rinj e tė reja nga shkollat e kryeqytetit. Nė sheshin Skėnderbej, qindra gjimnazistė dhanė njė performancė spontane ose siē njihet nė tė gjithė botėn me emrin 'flash mobe', shoqėruar nga ritmet e muzikės sė kėngėtares shqiptare, me famė ndėrkombėtare, Rita Ora.

Nė pėrfundim tė performancės, pesė pėllumba tė bardhė u lėshuan nė fluturim nė shenjė simbolike pėr pesė vitet e pavarėsisė sė Kosovės.

Urimi i tė rinjve tė kryeqytetit shqiptar pėr pavarėsinė e Kosovės u mbajt paralel me dy aktivitete tė tjera tė ngjashme nė Prishtinė dhe Shkup.

Nė njė tjetėr atmosferė festive, zona pedonale nė kryeqytet mblodhi me dhjetėra qytetarė nė koncertin e organizuar nga Bashkia e Tiranės. Nė skenėn e improvizuar nė qiell tė hapur u ngjitėn dj, grupe muzikore dhe kėngėtarė nga Shqipėria e Kosova si Juliana Pasha, grupi 'Na' apo Valon Shehu.

Nė Muzeun Kombėtar vazhdon tė qėndrojė e hapur ekspozita me fotografitė e tė rėnėve dhe dėshmorėve gjatė luftės sė Ushtrisė Clirimtare tė Kosovės nga Kukėsi, Hasi, Tropoja, Librazhdi Tirana etj.

FRD: Jo nacionalizmave

Nė 5-vjetorin e Kosovės shtet, tė rinjtė e Frymės sė Re Demokratike u tubuan para Ambasadės sė Kosovės nga ku u kėrkuan politikanėve shqiptarė tė ulin tonet nacionaliste dhe tė kontribuojnė nė shtimin e njohjeve tė Kosovės.

Nertila Marku, pėrfaqėsuese e Rinisė sė FRD-sė, theksoi: “Rinia e FRD-sė u bėn thirrje politikanėve shqiptarė tė ulin tonet nacionaliste sepse vetėm nė kėtė mėnyrė ata do ta ndihmojnė Kosovėn tė jetė njė shtet i konsoliduar. Ne mendojmė se rruga e vetme e Shqipėrisė dhe Kosovės ėshtė rruga e Bashkimit Europian dhe nė kėto momente akti mė patriotik pėr politikėn shqiptare ėshtė lobimi pėr njohjen e Kosovės shtet nga shtetet qė ende nuk e kanė njohur.”
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 18-02-13, 19:06   #23
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Urime 5 vjetorin e pavarsisė sė Kosovės

Egjipti njeh Kosovėn





Nė ditėn e 5-vjetorit tė Pavarėsisė, Egjipti konfirmoi njohjen e Kosovės si shtet i pavarur.

Kėtė lajm e dha nė Prishtinė e dėrguara e posaēme e presidentit egjiptian, Mohamed Morsi, dhe njėherėsh zėvendėspresidente e Egjiptit, Pakinam Al Sharkaui.

Ajo e cilėsoi kėtė “njė moment shumė tė rėndėsishėm pėr tė dyja vendet, i cili do tė ndihmojė nė bashkėpunimin nė shumė fusha, sepse - siē u shpreh - kemi njė tė kaluar tė pėrbashkėt, si nė aspektin kulturor, ashtu edhe nė atė historik”.

Edhe kryeministri Thaēi, e vlerėsoi kėtė si njė moment tė rėndėsishėm pėr tė dy kombet. Zėvėndėspresidentja e Egjiptit mbėrriti nė Prishtinė sot nė mėngjes dhe u prit edhe nga ministri i Jashtėm Enver Hoxhaj.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 18-02-13, 19:07   #24
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Urime 5 vjetorin e pavarsisė sė Kosovės

Beogradi reagon nė ditėn e Pavarėsisė

Serbia e ka pritur pėrvjetorin e Pavarėsisė sė Kosovės, mes akuzash pėr kėtė shtet dhe pranimit tė realitetit.

Kryeministri Ivica Daēiē ka deklaruar se pėr Pavarėsinė kanė arritur nė Prishtinė rreth 20 delegacione, nga ato qė njohin Kosovėn, por edhe 100 vjet mund tė vazhdojė kėshtu.

“Duhet kuptuar qė, pa marrėveshje me shtetin nga i cili kėrkohet ndarje, nuk ka shtet. Ne jemi tė gatshėm pėr bisedime”, ka thėnė Daēiē.

Zyra e qeverisė serbe pėr Kosovėn ka lėshuar njė njoftim pėr shtyp, qė mė shumė i ngjan pėrdorimit tė brendshėm, ku thuhet se Serbia kurrė nuk do ta pranojė Pavarėsinė e Kosovės.

Nė kėtė reagim, qeveria bėn njė bilanc dhe thotė se, pa gjykuar tė gjitha krimet, nuk mund tė ketė progres dhe ripajtim.

Sipas tyre, pa pajtimin e Serbisė nuk mund tė ketė qetėsi nė Kosovė dhe kėtė duhet ta kuptojė edhe bashkėsia ndėrkombėtare. Qeveria njofton se, qė nga shpallja e Pavarėsisė sė Kosovės, kanė ndodhur 1015 sulme.

Kryetari i Partisė Liberaldemokratike, Cedomir Jovanovic, ka theksuar se Serbia duhet ta pranojė realitetin e ri nė Kosovė.

Dragan Gjillas, kryetar i Partisė Demokratike, ka theksuar se qeveria ka bėrė shumė gabime gjashtė muajt e fundit, duke dhėnė pėr Kosovėn mė shumė se sa kėrkohet. Por, sipas tij, Serbia mund tė ndihmojė qytetarėt vetėm nėpėrmjet ekonomisė.

Ish-kryeministri, nė kohėn e shpalljes sė Pavarėsisė, Vojisllav Koshtunica, ka deklaruar se separatistėt shqiptarė, sė bashku me forcat e NATO-sė, kanė shkelur rezolutėn 1244 dhe ėshtė e qartė se shteti i rremė, siē ka thėnė, i Kosovės nuk ka legjitimitet, por mbahet me dhunė.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 19-02-13, 00:55   #25
natyra
 
Anėtarėsuar: 19-01-08
Postime: 2,067
natyra e ka pezulluar reputacionin
Gabim Titulli: Urime 5 vjetorin e pavarsisė sė Kosovės

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga murrizi Shiko postimin
Urime edhe nje her me te njejten permbajte.
cke more ti me te njeten permbajtje,pak e kishe nje'a
e sidomos Natyren,pas gjithe atyre urimeve e postimeve qe i beri,te pakten e ktheu temen ne jet,,e qe gati harruan antaret me Urua pavaresin.lol

Ani qat Zeron,qe ke dasht mes LDK-istave "be njeri",,tybe s'po ja dashke te miren

sidoqofte,mirembetesh Murriz Shqypnia

P/s.(pa te njejten permbajtje)
natyra Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 19-02-13, 01:00   #26
natyra
 
Anėtarėsuar: 19-01-08
Postime: 2,067
natyra e ka pezulluar reputacionin
Gabim Titulli: Urime 5 vjetorin e pavarsisė sė Kosovės

Pesė Vjet Kosova e Pavarur

Gazeta:Bota SOT.


17 Shkurti shėnon 5 vjetorin e pavarėsisė sė Kosovės dhe populli i Kosovės ka shumė arsye pėrse tė jetė krenar. Nė vetėm pesė vjet si shtet i pavarur, Kosova ėshtė njohur nga gati 100 vende tė botės, ėshtė anėtare e Bankės Botėrore, FMN-sė dhe BERZH-it. Sovraniteti i Kosovės ėshtė mė i fuqishėm se kur mė parė me pėrfundimin e “pavarėsisė sė mbikqyrur”, ndėrsa marrėdhėniet ndėr-etnike po bėjnė pėrparim tė dukshėm dhe tė qėndrueshėm. Banka Botėrore afirmoi arritjet e Kosovės me raportin e fundit tė rėndėsishėm “Tė Bėrit Biznes 2012” ku thotė se asnjė vend tjetėr nuk pati pėrmirėsim aq tė ndjeshėm sa Kosova.
Ka qėnė njė nder dhe kėnaqėsi tė qėndrosh pėrkrah popullit tė Kosovės ndėrsa ata kaluan nga tragjedia nė triumf gjatė 20 vjetėve tė fundit. Por beteja nuk ka mbaruar. Kosova ende pengohet nga mungesa e vullnetit tė disa vendeve pėr ta njohur kombin e ri, ndėrsa vende tė tjera ende e bllokojnė Kosovėn tė bėhet anėtare e OKB-sė dhe tė pėrparojė normalisht drejt njė tė ardhme euro-atlantike.
Megjithė vėshtirėsitė, dialogu mes Kosovės dhe Serbisė i ndėrmjetėsuar nga Bashkimi Evropian ka shėnuar pėrparim tė vėrtetė. Ky ėshtė njė lajm i mirė. Takimet mes kryeministrave Thaēi dhe Daēiē dhe ai mes presidentėve Jahjaga dhe Nikoliē janė inkurajues pėr njė rajon qė ka aq nevojė pėr dhėnien fund tė konfliktit dhe pėr njerėzit qė kėrkojnė tė jetojnė nė paqe dhe prosperitet. Angazhimi personal dhe udhėheqja e Sekretares sė Shtetit Klinton dhe Shefes sė Politikės sė Jashtme tė Bashkimit Evropian Kethrin Eshtėn ka qėnė shumė i rėndėsishėm nė pėrparimin e arritur. Por ne nuk duhet tė ndalemi kėtu. Ka ardhur koha pėr tė shkuar mė tej marrėveshjeve tė vogla, mė pak tė rėndėsishme, drejt atyre qė mund t’i japin fund konfliktit afatgjatė.
Me Xhon Kerrin nė postin e Sekretarit tė Shtetit, ėshtė jetike qė Shtetet e Bashkuara tė vazhdojnė ta vendosin nė listėn e prioriteteve rajonin dhe tė sigurojnė qė dialogu nuk do tė degradojė nė bisedime thjesht pėr hatėr tė bisedimeve, pasi nė Ballkan, ne e dim nga pėrvoja se stanjacioni sjell zhgėnjim dhe konflikt. Vazhdimi i pėrparimit mes Kosovės dhe Serbisė dhe gjithė Ballkanit shoqėrohet gjithmonė me vėmendjen e Shteteve tė Bashkuara nė njė nivel tė lartė.
Sė bashku me dialogun, pėrparimi i Kosovės drejt strukturave kryesore Euro-Atlantike, Bashkimin Evropian dhe Naton, duhet tė jenė njė prioritet pėr Shtetet e Bashkuara dhe aleatėt tanė evropianė. Brukseli po punon me Prishtinėn pėr ta ēuar Kosovėn drejt Marrėveshjes sė Stabilizim-Asocimit dhe drejt liberalizimit tė vizave ku kosovarė do tė jenė nė gjendje tė lėvizin lirshėm nė Evropė si qytetarėt e vendeve tė tjera ballkanike. Fatkeqėsisht, pėrparimi ka ndalur dhe ėshtė ngadalėsuar, dhe ndryshe nga fqinjėt, ēdo hap i vogėl nė pėrparimin e Kosovės me Brukselin mund tė pėrballet me veton e njė nga pesė vendet anėtare tė BE-sė qė nuk e kanė njohur Kosovėn. Ndėrsa kjo e bėn rrugėn edhe mė tė vėshtirė, i bėn arritjet e Kosovės edhe mė tė rėndėsishme. Nė fund tė fundit, ne duhet tė jemi tė qartė se Kosova duhet tė pėrfshihet nė Evropė sė bashku me fqinjėt e saj, pasi nė tė kundėrt do tė krijonim njė gropė tė re tė zezė nė Ballkan ku shqetėsimet mė tė kėqija pėr krimin dhe korrupsionin mund tė bėhen realitet.
Rruga e Kosovės drejt Natos ėshtė e tė njėjtės rėndėsi. Sė bashku me vendet e tjera nė rajon, antarėsimi i Kosovės nė Nato do tė ēimentojė prespektivėn e saj Perendimore ndėrsa do tė shtojė njė tjetėr vend tė fuqishėm pro-amerikan nė aleancė. Sigurisht, anėtarėsimi nė Nato kėrkon qė Kosova tė zhvillojė njė ushtri, dhe unė jam i kėnaqur qė ne mund tė shohim hapat e parė nė kėtė drejtim mė vonė kėtė vit nėpėrmjet planifikimit tė njė ushtrie profesionale dhe mbrojtėse. Si njė republikė sovrane dhe e pavarur, Kosova ka ēdo tė drejtė tė ndėrtojė forcėn e saj tė armatosur dhe ėshtė njė arritje e mirė pėr njė vend qė ka nė plan tė punojė nga afėr me Shtetet e Bashkuara dhe aleatėt tanė evropianė pėr kohėn dhe organizimin e forcės sė saj mbrojtėse. Ne nuk duhet tė dėgjojmė shqetėsimet iracionale tė disave qė shprehin dyshime tė pabaza rreth njė ushtrie tė mundshme tė Kosovės duke pasur parasysh garancinė se ajo do tė jetė e vogėl dhe me synimin mbrojtės. Pavarėsisht, unė mezi pres ditėn kur trupat e Kosovės do tė qėndrojnė krah pėr krah me ushtarėt amerikanė nė luftėn kundėr terrorizmit ndėrkombėtar.
Sigurisht qė ka sfida tė tjera qė vendi i ri duhet ende tė zgjidhė. Papunėsia ėshtė e lartė, korrupsioni vazhdon tė jetė pengesė pėr ekonominė dhe marrėdhėniet ndėr-etnike duhet tė vazhdojnė tė forcohen. Nė tė njėjtėn kohė, marrėveshjet mes Serbisė dhe Kosovės duhet tė zbatohen plotėsisht dhe strukturat paralele nė veri duhet ose tė eliminohen plotėsisht ose tė bėhen pjesė transparente e njė shteti Kosovar tė unifikuar nė mėnyrė qė pakicat, kudo qė ndodhen, tė trajtohen drejtėsisht.
Shtete e Bashkuara kanė qėnė dhe do tė vazhdojnė tė jenė miqtė mė tė mirė tė Republikės sė Kosovės. Ne do tė vazhdojmė tė nxisim zhvillimin e Kosovės, respektin pėr sovranitetin e saj dhe zgjerimin e numrit tė vendeve qė e njohin atė. Me miqėsinė nė rritje mes dy vendeve dhe popujve tanė, kam shpresė se pesė vjetėt e ardhshme do tė jenė edhe mė tė mira sesa kėto pesė vjet tė para tė pavarėsisė.
______________________________________
// U tha u ba nga Miku i perhershem I Kosoves.z.ENGEL'i SHBA-s,,perpak e shkruva(egjeli):D

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga natyra : 19-02-13 nė 01:10
natyra Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 20-02-13, 01:11   #27
natyra
 
Anėtarėsuar: 19-01-08
Postime: 2,067
natyra e ka pezulluar reputacionin
Gabim Titulli: Urime 5 vjetorin e pavarsisė sė Kosovės

"Mesohet per anashkalimin e Jasharajve ne 5 vjetorin e pavaresis nga Instuticionet dhe Lideret E Kosoves!

Murat Jashari i zhgėnjyer pėr anashkalimin e familjes Jashari


Familja e komandantit legjendar Adem Jashari ndihen tė anashkaluar me rastin e pesėvjetorit tė pavarėsisė sė Kosovės nga presidentja Atifete Jahjaga dhe kryeministri Hashim Thaēi. Kjo familje e cila pėr lirinė dhe pavarėsinė e Kosovės dha 20 anėtarė tė ngushtė, nuk po respektohet e as nderohet siē duhet nga institucionet dhe liderėt e vendit.
Anashkalimi i parė qė iu bė familjes Jashari ishte ai nė ceremoninė e ditės sė parė tė shėnimit tė pesėvjetorit tė pavarėsisė. Kryeministri Hashim Thaēi me apo pa dashje “harroj” tė pėrshėndes Rifat Jasharin nė manifestimin qė u mbajt nė fakultetin Filologjik, edhe pse baca Rifat ishte ulur nė rreshtin e parė krah pėr krah me pėrfaqėsues tė lartė vendor e ndėrkombėtar.
E pėr mė tepėr ky injorim i pėrfaqėsuesve tė institucioneve ndaj familjes Jashari vazhduan edhe nė ditėt nė vijim. Rifat Jashari nuk u pėrshėndet as nė dy manifestimet qendrore mė 17 shkurt, nė “Paradėn e Pavarėsisė” dhe as nė seancėn solemne.
I gjithė ky “marifet” i pėrfaqėsuesve tė institucioneve tė Kosovės, pėr pėrfaqėsuesin e familjes Jashari, Murat Jasharin si duket ka pasur njė qėllim tė vetėm, anashkalimin e tyre nga ky pėrvjetor i pavarėsisė.
Ai madje shpreh habinė se si programi pėr manifestimin e pesėvjetorit tė pavarėsisė ka ndryshuar nė momentin e fundit, meqė sipas tij, sipas paralajmėrimeve delegacionet zyrtarė homazhet ėshtė dashur t’i bėjnė mė 17 shkurt duke filluar nga ora 9:00.
“Zyrtarėt e lartė shtetėror kanė ardhur nė Prekaz mė 16 shkurt dhe ne nuk kemi qenė tė informuar. E kam thėnė disa herė, se sipas njė Protokolli qė ėshtė nė Prekaz, dhe kėtė e ka edhe Protokolli i shtetit, delegacionet qė vijnė duhet tė paralajmėrohen, qoftė pėrmes Protokollit tė shtetit, apo edhe direkt nė familje, qė pastaj ne tė bėjmė pėrgatitjet edhe tė jemi nė pritje tė tyre. Zyrtarėt qė kanė qenė mė 16 shkurt tek varrezat ne i kemi parė vetėm pėrmes medieve dhe nuk mund tė komentoj, sepse nuk i di as arsyet pse ata kanė bėrė vizitėn njė ditė mė herėt”, tha nė njė deklaratė pėr gazetėn “Bota sot”, Murat Jashari./Indeksonline/
natyra Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 07-03-13, 21:35   #28
Guri i madh
Kafir Arrnaut
 
Avatari i Guri i madh
 
Anėtarėsuar: 28-08-05
Vendndodhja: nė klysyr
Postime: 14,638
Guri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėm
Dėrgo mesazh me anė tė  AIM tek Guri i madh
Gabim Titulli: Urime 5 vjetorin e pavarsisė sė Kosovės

Albina Jahjaga Gėzuar Kosovė (Official Video HD) - YouTube


__________________
Kosoven nuk e pret rreziku nga Serrbija po te mos e kishte PDKen e SHIKun e pikrishit Hashim thaqin
Guri i madh Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 17:40.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.