Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Politika & Shtypi > Arena Ndėrkombėtare
Emri
Fjalėkalimi
Arena Ndėrkombėtare Ngjarjet mė tė reja nga skena politike ndėrkombėtare. Analiza, komente, materiale nga shtypi boteror. Ngjarje historike e kulturore ndėrkombėtare. Superfuqitė, Aleancat, Luftrat, Traktatet e paqes etj.

Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 14-04-10, 11:17   #736
Oqeani
 
Avatari i Oqeani
 
Anėtarėsuar: 03-02-08
Vendndodhja: Nėn hijen qiellore
Postime: 24,632
Oqeani i pazėvėndėsueshėmOqeani i pazėvėndėsueshėmOqeani i pazėvėndėsueshėmOqeani i pazėvėndėsueshėmOqeani i pazėvėndėsueshėmOqeani i pazėvėndėsueshėmOqeani i pazėvėndėsueshėmOqeani i pazėvėndėsueshėmOqeani i pazėvėndėsueshėmOqeani i pazėvėndėsueshėmOqeani i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Lajme Aktuale....

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Oqeani
Feith: Ka ardhur koha tė kalohet nga fjalėt nė vepra

Qeveria e Kosovės duhet tė kalojė nga fjalė nė vepra pėr tė dėshmuar se ėshtė e pėrkushtuar nė luftėn kundėr korrupsionit nė nivelet mė tė larta tė vendit. Kėshtu citohet tė ketė thėnė tė martėn pėrfaqėsues i posaēėm i BE-sė nė Kosovė, Pieter Feith gjatė njė ligjėrate nė Institutin pėr Ēėshtje Ndėrkombėtare dhe Evropiane nė Dublin tė Irlandės.
...
Sa mire po mendon ky per neve !!!
Po punohet more FEITH - 6 Minisrtra jane nderruar- - E thaēi po punon hala !!
Kryeministri, Hashim Thaēi pėr shkak tė dobėsive nė punė, ka suspenduar nga detyra e kryeshefit ekzekutiv tė Agjencisė sė Kosovės pėr Produkte Medicinale, Zehadin Gashi, ndėrkaq ka vendosur tė mos i vazhdohet kontrata kryeshefit ekzekutiv tė Agjencisė sė Ushqimit dhe Veterinarisė, Qaush Kabashi.

Veē kesaje ka shkarrkuar edhe 3 kryeshafa - te pylltarise dhe dy tjere ...- Krejte keta per korrupcion !!!
Paramendoni tash kur ti kapin keta punte nedote ne kete Pranvere - Krejte bishtat e lopatave kam me i thyer !!!

Kush i vuri keta ne pozita?
Ai qe i vuri i vuri gabim ! Do tethote se ai vete nuk ka koke per pune - andaj: Ēfar dueh te beje ai ?
Ai vete duhet te shkarrkohet ne menyre qe gjerat te fillojne mbare !
__________________
Shpresa ėshtė e vetmja gėnjeshtėr qė i besohet !!!
Oqeani Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 14-04-10, 11:56   #737
Prishtina-racing
 
Avatari i Prishtina-racing
 
Anėtarėsuar: 04-02-10
Postime: 988
Prishtina-racing shumė i dashurPrishtina-racing shumė i dashurPrishtina-racing shumė i dashurPrishtina-racing shumė i dashurPrishtina-racing shumė i dashur
Gabim Titulli: Lajme Aktuale....

Policia favorizon fituesin e tenderit Selvije Bajrami | 13-04-2010 22:05 CET Prishtinė. Policėt e Kosovės shumė shpejt mund tė shihen duke patrulluar nė rrugė me vetura tė reja dhe tejet luksoze, “Audi A3”. Kėto vetura pritet tė blihen nė kuadėr tė tenderit, i cili ėshtė hapur mė 17 mars tė kėtij viti nga Policia e Kosovės.

Megjithėse afati i fundit pėr aplikim nė tenderin qė parasheh blerjen e 15 veturave patrulluese, 10 veturave pėr nevoja administrative dhe dy kombibusėve ėshtė 23 prilli 2010, specifikimet teknike tė detyrueshme tė pėrmendura nė dosjen e tenderit tė ēojnė deri te fituesi i tenderit pėr blerjen e veturave patrulluese.

Nė dosjen e tenderit, tė cilėn e posedon gazeta, Zyra e Prokurimit nė polici ka saktėsuar nė detaje specifikimet e detyrueshme tė tenderit, specifikime kėto qė i pėrgjigjen vetėm veturės sė tipit “Audi A3” me pėrfaqėsuesit e saj pėr Kosovė “Reforma”. Ndėrkaq, pėrfaqėsitė tjera qė kanė aplikuar me llojet e veturave “Peugeot 308”, “VW Golf VI”, “Opel Astra”, “Citroen C4”, “Skoda Octavia” dhe “Chevrolet Lace” ka gjasė tė jenė humbės tė kėtij tenderi qindra mijėra eurosh.

Gjithė kėto specifikime tė detajizuara tė tenderit, janė nė kundėrshtim me Ligjin pėr Prokurimin Publik nė Kosovė, ligj sipas tė cilit ėshtė hapur edhe “Tenderi pėr furnizim me automjete pėr PK” me numėr prokurimi 2141011111.

“Autoriteti kontraktues, do t’i pėrpilojė specifikimet teknike nė atė mėnyrė qė ato tė jenė nė pėrputhje me qėllimin e prokurimit dhe tė drejtuara drejt sigurimit tė qasjes sa mė tė mirė pėr tė gjithė operatorėt e interesuar ekonomik dhe tenderuesit. Autoriteti kontraktues ėshtė veēanėrisht i ndaluar qė tė hartojė specifikime teknike qė favorizojnė ose diskriminojnė njė ose mė shumė operatorė ekonomikė”, bėn me dije neni 28 pika dy e LPPK-sė.

Dosja e tenderit mes tjerash parasheh qė veturat patrulluese tė policisė tė kenė gjatėsi minimale prej 4290 mm dhe maksimale 4297. Vetėm vetura e tipit “Audi A3” e plotėson kėtė kusht me gjatėsi prej 4292 mm derisa vetura “Peugeot 308” ka gjatėsinė 4276, “VW Golf VI” 4199 mm, “Opel Astra” 4419 mm, “Citroen C4” 4275 mm, “Skoda Octavia” 4569 dhe “Chevrolet Lace” 4295.

Edhe gjatėsisė sė veturės pa retrovizor i pėrgjigjet vetėm “Audi A3” me gjithsej 1765 mm, derisa kėrkesa e policisė ėshtė nga 1764 minimale deri nė 1769 maksimale. Vetura “Audi A3” sipas dosjes sė tenderit dhe specifikimeve tė dhėna nė tė, i pėrgjigjet edhe lartėsisė sė veturės, dimensionit mes boshteve, dimensionit mes gomave tė para si dhe dimensionet mes gomave tė pasme. Gjashtė lloje tė tjera veturash pretendente pėr t’u vozitur nga policia nuk plotėsojnė kushtet qė janė specifikuar nga Zyra e Prokurimit nė PK.

Tėrė kėto specifikime janė bėrė tė ditura nė
dosjen e tenderit, dosje tė cilėn tenderuesit kanė tė drejtė ta marrin pėr plotėsim deri mė 22 prill 2010. Njė ditė mė pas ėshtė afati i fundit pėr dorėzimin e tenderėve. Tė njėjtėn ditė nė Zyrėn e Prokurimit nė PK, do tė mbahet takimi pėr hapjen e tenderėve.

Zyrtarė nga Policia e Kosovės, tė hėnėn nuk kanė dhėnė shumė detaje rreth tenderit tė hapur nga policia.

Baki Kelani, zėdhėnės i policisė, nuk ka pėrmendur specifikat e tenderit, por ka thėnė se policia ka vendosur disa kritere me qėllim qė veturat tė jenė tė pėrshtatshme pėr punėn policore.

“Ne kemi vendosur kryesisht kritere sa i pėrket harxhimit sa mė tė vogėl tė derivateve, standardizimit tė automjeteve dhe pėrshtatshmėrisė sė tyre pėr punėn policore, ndėrsa sa i pėrket llojit dhe tipit, varet nga ofertat qė do tė pranojmė”, ka thėnė Kelani.

Ai ka shtuar se pėrmes kėtij tenderi, policia do tė furnizohet me vetura tė vogla, me xhipa dhe me dy kombibusė, njėri me 8 ulėse dhe tjetri me 16. Derisa nė dosjen e tenderit ėshtė i specifikuar numri i veturave qė do tė blihen, Kelani ka thėnė se numri i automjeteve do tė varet nga ēmimi i ofruar.

Bazuar nė kėrkesat e policisė, “Audi A3” nuk i plotėson kushtet e pėrcaktuara. Ky lloj i veturės, bazuar nė ēmimet reale tė tregut nė Kosovė, ka mė shumė shpenzime krahasuar me veturat e tjera, si dhe ėshtė mė i shtrenjtė se veturat tjera, madje konsiderohet si veturė luksoze. Ndėrkaq, policia me kėso lloj veturash planifikon tė mbajė rend dhe qetėsi nė qytetet me rrugėt e groposura tė Kosovės. Fundja, veturat luksoze nė duar tė policisė nuk janė risi pėr shoqėrinė kosovare ngase policia nė vend posedon vetura mjaft tė shtrenjta dhe luksoze krahasuar me vendet e rajonit.

Anėtari i kryesisė sė Aleancės pėr Ardhmėrinė e Kosovės, Avni Arifi, lidhur me kėtė tender dhe ata tė mėhershmit tė policisė, konsideron se nė Ministrinė e Punėve tė Brendshme, e cila menaxhon me policinė, diēka nuk ėshtė nė rregull.

“Ne si AAK jemi pėr pėrmirėsimin e kushteve tė punės pėr Policinė e Kosovės edhe avancimin e pozicionit tė tyre, mirėpo ėshtė shumė e qartė se dikush brendapėrbrenda kėsaj ministrie ėshtė mė shumė i interesuar qė tė rrisė luksin e vet sesa qė tė forcojė pozicionin e policisė”, ka thėnė ai, duke shtuar se ėshtė i domosdoshėm verifikimi i procedurave dhe ēėshtjet qė kanė tė bėjnė me tenderimin nė MPB.

Shpeshherė sipas tij, po hapen tenderė me qėllim tė favorizimit tė kompanive qė bosėt e tyre janė tė afėrt me zyrtarėt e MPB-sė apo tė policisė.

“Por, mė shqetėsues ėshtė fakti se me qindra e qindra vetura tė dėmtuara tė policisė gjenden nė hekurishte pa kurrfarė sistemi pėr menaxhimin e tyre. Kjo tregon mė sė miri se keqpėrdoren detyrat zyrtare pa kurrfarė pėrgjegjėsie dhe kjo praktikė duhet tė ndėrpritet”, ka pėrfunduar ai.
Prishtina-racing Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 15-04-10, 18:18   #738
Llapjani_HH
 
Avatari i Llapjani_HH
 
Anėtarėsuar: 05-06-08
Postime: 1,262
Llapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Lajme Aktuale....

Funksionalizimi i CEFTA-s?

Edhe pse ka kaluar mė se njė vit qė kur Serbia dhe Bosnja kanė bllokuar produktet kosovare, Qeveria e Kosovės nuk ka arritur ende ta zgjidhė kėtė problem. Ekspertėt thonė se autoritetet po tregohen tė papėrgatitura karshi ēėshtjes nė fjalė.

Qeveria e Kosovės po bėn pėrpjekje tė vazhdueshme pėr zhbllokimin e Marrėveshjes CEFTA me Serbinė dhe Bosnjė e Hercegovinėn, thonė zyrtarė qeveritarė.

Pėrkundėr faktit se Kosova ėshtė nėnshkruese e Marrėveshjes pėr Tregti tė Lirė tė Evropės Qendrore (CEFTA), ka mė se njė vit, produktet kosovare janė bllokuar nga Serbia dhe Bosnja.

Fatos Sahiti, kėshilltar politik nė Ministrinė e Tregtisė dhe tė Industrisė, thotė se institucionet e Kosovės mbesin fuqimisht tė angazhuara qė kėtė marrėveshje ta kthejnė nė dobi tė Republikės sė Kosovės.

“Kjo marrėveshje ėshtė nė fazėn e zbatimit tė saj. Mendojmė se me njė trysni tė Bashkimit Evropian, vendet qė kanė marrė vendime politike, do t’i shfuqizojnė vendimet politike. Pėrndryshe, ēėshtjet janė tė adresuara dhe mendojmė se ėshtė koha e fundit qė Serbia dhe Bosnja ta ndryshojnė qėndrimin e tyre. Ky qėndrim ėshtė politik”, shprehet Sahiti.

Por, ndryshe mendojnė njohės tė ēėshtjeve ekonomike. Ali Jakupi, profesor nė Fakultetin Ekonomik nė Universitetin e Prishtinės, thotė se institucionet vendore po tregohen tė papėrgatitura karshi kėtij problemi.

Ai madje shpreh shqetėsimin se autoritetet kompetente nuk kanė bėrė ende ndonjė pėrllogaritje tė dėmeve, qė kjo bllokadė i ka shkaktuar komunitetit tė biznesit.

“Nė kėtė drejtim ėshtė dashur tė bėhet mė shumė nga institucionet tona. Por, institucionet tona i kemi shumė tė papėrgatitura - tė papėrgatitura, po e theksoj”.

“Pa e analizuar gjendjen, ato nuk janė tė pėrgatitura pėr tė ndėrtuar njė strategji. Prandaj, kėto gjėra janė komplekse”, thotė Jakupi.

Ndryshe, qė nga dhjetori i vitit 2008, Serbia dhe Bosnjė e Hercegovina kanė bllokuar produktet e Kosovės, pėr shkak tė ndėrrimit tė vulės sė doganave nga ato tė UNMIK-ut nė Doganat e Kosovės.

Mallrat me kėtė vulė nuk lejohen tė kalojnė as transit nėpėr Serbi.

Fatos Sahiti, nga Ministria e Tregtisė dhe e Industrisė, konfirmon humbjet e komunitetit tė biznesit nga shkelja e kėsaj marrėveshjeje dhe, sipas tij, tashmė po bėhen analizat e dėmeve.

“Dėmet janė tė konsiderueshme. Tashmė i kemi analizuar dhe janė nė shifra. Shumė shpejt do tė dalim me njė publikim, sepse ato analiza i kemi prezantuar edhe nė sekretariat”, thotė Sahiti.

Sidoqoftė, ekspertė pėr ēėshtje ekonomike vazhdimisht kanė kėrkuar nga Qeveria e Kosovės qė t’i kundėrpėrgjigjet Serbisė dhe Bosnjės me masa tė njėjta, duke ndaluar hyrjen e mallrave tė kėtyre dy shteteve nė Republikėn e Kosovės.
Radio Evropa e Lirė

Pėr Qeverinė, oferta mė e shtrenjtė vlerėsohet lart

Ministria e Transportit e ka vlerėsuar mė tė volitshme ofertėn e kompanisė “Hill International” nga Luksemburgu, e cila e ka aplikuar pėr 9 milionė euro vlerė mė tė madhe se njėra nga kompanitė e tjera qė ka konkurruar nė tenderin pėr mbikėqyrjen e punimeve nė autostradė.

Kjo kompani ėshtė vlerėsuar me 99 pikė nga Komisioni Vlerėsues i Ministrisė sė Transportit, ani pse oferta e saj ka qenė dy-tre fish mė e shtrenjtė se sa e kompanive tjera. “Hill International” ka marrė 19 pikė pėr ēmimin, ndėrsa 80 pikė pėr kriteret teknike, ndėrsa pikė afėrsisht tė njėjta pėr ēmimin ka marrė edhe kompania “Grusamar” nga Spanja, ndonėse oferta e saj ka qenė pėr 9 milionė euro mė e lirė.

Zyrtarėt e Ministrisė sė Transportit nuk e kanė komentuar mėnyrėn e pėrzgjedhjes sė kėsaj kompanie si mė e favorshme pėr mbikėqyrjen e punimeve edhe pse gazeta ka kontaktuar pėrgjegjėsit e kėsaj ministrie. Kjo ministri sipas burimeve tė Kohės Ditore, edhe pse e ka kryer poentimin, ende nuk e ka shpallur fituesin e kėtij tenderi.

Pėr sa i pėrket ofertave tė kompanive tė tjera, 2 milionė e 750 mijė euro pėr mbikėqyrjen e punimeve nė autostradė i ka kėrkuar kompania spanjolle “Grusamar”, e cila ėshtė vlerėsuar me 80 pikė.

Ndėrsa, kompania kroate “I.G.H”, qė ka qenė partner i konsorciumit amerikano-turk “Bechtel-Enka” nė autostradėn e Shqipėrisė, ka kėrkuar 6 milionė e 200 mijė euro dhe ėshtė vlerėsuar me 76 pikė.

Kompania austriake “IC Consulenten”, sipas procesverbalit tė hapjes sė kėtij tenderi, ka kėrkuar 5 milionė e 360 mijė euro dhe ėshtė vlerėsuar me 77 pikė,

ndėrsa, kompania “Louis Berger” nga Franca, e cila ėshtė vlerėsuar me 86 pikė, ka ofertuar me 6 milionė e 850 mijė euro.

Data e shpalljes sė kėtij tenderi ka qenė mė 12 shtator tė vitit tė kaluar, ndėrsa data e mbylljes ka qenė mė 3 nėntori tė vitit 2009. Hapja e ofertave ėshtė bėrė pesė muaj mė vonė, pėrkatėsisht mė 6 prill tė kėtij viti.

Kompania fituese e kėtij tenderi do tė shėrbejė si ndėrmjetėsues i Qeverisė sė Kosovės dhe konsorciumit amerikano-turk pėr rreth tre vjet tė punimeve nė autostradėn Vėrmicė-Merdar, kostoja e sė cilės ėshtė vlerėsuar tė jetė rreth 700 milionė euro.

Punimet nė projektin mė tė madh rrugor do tė nisin mė 25 prill, ndėrsa pritet tė pėrfundojnė pas tre vjetėsh. Kontraktuesi do tė paguhet nga mjetet qė do tė sigurohen prej buxhetit tė Kosovės dhe nga kreditė, qė Qeveria pritet t’i marrė nga institucionet financiare ndėrkombėtare.
Koha.net
Llapjani_HH Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 16-04-10, 18:01   #739
Llapjani_HH
 
Avatari i Llapjani_HH
 
Anėtarėsuar: 05-06-08
Postime: 1,262
Llapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Lajme Aktuale....

Mbi 30 zyrtarė dhe ish-ministra dyshohen pėr vepra korruptive

Njė dokument tė cilėn Klan Kosova pohon ta ketė siguruar, thuhet se ish-ministri i Shėndetėsisė, Alush Gashi, ka dosje nė Prokurorinė e Qarkut nė Prishtinė, pėr veprime korruptive.

Ai dyshohet se ėshtė korruptuar gjatė pėrzgjedhjes sė kandidatėve pėr specializim. Gashi dhe mė tepėr se 30 zyrtarė tė tjerė shtetėrorė, sipas kėtij televizioni, janė pėrfshirė nė kėtė listė, tė cilėn Agjencioni Antikorrupcion ia ka dorėzuar prokurorisė dhe organeve tė tjera tė hetuesisė.

Edhe krerėt e doganės, Naim Huruglica e Ekrem Hajdari dyshohen se janė tė korruptuar me rastin e blerjes sė skanerit. Mė kėtė rast ėshtė duke u marrė prokuroria speciale.

Agjensioni ka dorėzuar lėndė edhe pėr zyrtar; tė KEK-ut. Ali Hamiti, ish-kryetar i Bordit tė kėsaj korporate, sė bashku me disa tė tjerė, dyshohet se pėrvetėsuan shumė ta mėdha tė parave nė realizimin e ndėrtimit tė rrjetit elektrik nė rajonin e Drenicės.

Tė pastėr nuk duket tė jenė as nė PTK. Dosje nė prokurori ka edhe Adnan Merovci, me dyshimin se ka lidhur kontrata tė dėmshme dhe ka falsifikuar dokumente. Edhe ata qė duhet t’i ndjekin keqbėrėsit, duket se janė zhytur nė veprimtari tė ndaluara. Drejtori i Sekretariatit tė Kėshillit Gjyqėsor, Halit Muharremi, dyshohet se u korruptua gjatė emėrimit tė gjykatėsve, ndėrsa Shaban Guda nga Policia e Kosovės dyshohet se ka punėsuar njerėz duke shkelur procedurat.

EULEX-i, sipas kėsaj liste, do tė merret me Nuhi Ukėn, kryetarin e Gjykatės Komunale tė Prishtinės, pėr transferim tė paligjshėm tė pronave. Policėt evropianė do tė hetojnė edhe drejtorin financiar tė RTK-sė, Bujar Spahiu, pėr tė cilin dyshohet se falsifikoi dokumente nė lidhje me tė hyrat nga marketingu.

Ēaush Kabashi dhe Zehadin Gashi, tė cilėt janė nė kėtė listė tanimė janė shkarkuar.
Koha.net

Kosova rrezikon tė humbė miliona euro

Kosova rrezikon tė humbė njė fond domethėnės, vetėm nė fazėn e parė prej 50 milionė eurosh, tė cilat nuk mund t’i ndahen asaj pa marrėveshje paraprake me FMN-nė, tha Kjarton Bjornson, drejtor operativ i Komisionit Evropian.

Komisioni Evropian paralajmėroi Kosovėn se po rrezikon tė humbė miliona euro, pėr shkak tė mosnėnshkrimit tė marrėveshjeve me Fondin Monetar Ndėrkombėtar.

Kjo u bė e ditur gjatė takimit tė dytė tė Forumit tė Nivelit tė Lartė, tė organizuar nga Ministria pėr Integrime, e ku marrin pjesė struktura qeveritare vendore dhe pėrfaqėsues tė pranisė ndėrkombėtare nė Kosovė.

Nė kėtė forum diskutohen dhe shqyrtohen shpenzimet e 1.2 miliard eurove, tė zotuara pėr Kosovėn nė Konferencėn e Donatorėve, tė mbajtur nė Bruksel, nė vitin 2008.

Drejtori operativ i Komisionit Evropian, Kjartan Bjornson, tha se mosnėnshkrimi i marrėveshjeve me FMN-nė, po rrezikon qysh nė start me humbjen e njė shume prej 50 milionė eurosh, tė destinuara pėr Kosovėn.

“Ne po rrezikojmė tė humbim njė fond domethėnės, nė fazėn e parė 50 milionė euro, tė cilat nuk mund t’i ndahen Kosovės pa marrėveshje paraprake me Fondin Monetar Ndėrkombėtar”, tha Bjornson.

Ai e inkurajoi Qeverinė e Kosovės tė angazhohet nė nėnshkrimin e kėtyre marrėveshjeve, nė mėnyrė qė mjetet e zotuara pėr Kosovėn tė mos kthehen prapa.

Nė anėn tjetėr, udhėheqėsit kosovarė ia kanė mveshur pėrgjegjėsinė pėr kėto marrėveshje Ministrisė sė Ekonomisė dhe Financave. Kjo e fundit nuk ka dalė me asnjė sqarim zyrtar se pse nuk janė nėnshkruar kėto marrėveshje, qė rrezikojnė me humbjen e miliona eurove, tė destinuara pėr Kosovėn.

Ndėrkaq, kryeministri Hashim Thaēi i siguroi vendet donatore tė zhvillimit ekonomik tė shtetit tė Kosovės, se shpenzimi i kėtyre mjeteve do tė jetė transparent dhe nė funksion tė zhvillimit tė reformave, qė do ta drejtojnė vendin kah integrimet evropiane.

“Si konkluzion i Forumit tė Nivelit tė Lartė, jemi dakorduar bashkėrisht qė transparenca e donacioneve ėshtė e njė rėndėsie tė veēantė. Si kryeministėr i Qeverisė sė Republikės sė Kosovės, dėshiroj tė ritheksoj pėrkushtimin tonė pėr tė proceduar me reformat e gjithanshme, nė tė mirė tė qytetarėve tė Kosovės, me perspektivė tė sigurt pėr anėtarėsim nė Bashkimin Evropian”, tha Thaēi.

Kosova edhe sot ka nevojė pėr mbėshtetjen dhe ndihmėn ndėrkombėtare pėr t’i pėrballuar tė gjitha sfidat, u shpreh Thaēi.

Pas Bashkimit Evropian, si donatorėt mė tė mėdhenj pėr Kosovėn renditen: SHBA-tė me mbi 400 milionė dollarė, Gjermania me 100 milionė euro, si dhe Norvegjia, Britania e Madhe dhe Luksemburgu me nga 30, pėrkatėsisht 15 milionė euro.

Nė emėr tė zotimeve amerikane, Patricia Rider, drejtoreshė e USAID-it nė Kosovė, tha se Qeveria amerikane mbetet e pėrkushtuar ta ndihmojė financiarisht zhvillimin e Kosovės. Por, ajo kėrkoi edhe vazhdimin e projekteve tė nisura nga Qeveria vendore.

“Ne presim qė tė ketė njė pėrfundim tė suksesshėm tė koncesionimit tė Aeroportit tė Prishtinės deri nė fund tė muajit”, tha Patricia Rider, duke inkurajuar Qeverinė edhe nė zhvillimin e reformave.

Ndryshe, Komisioni Evropian, pėrmes Kjartan Bjornsonit, i ka bėrė me dije Qeverisė, se pėr tė vazhduar drejt integrimeve evropiane, Kosova duhet tė fillojė reformimin e administratės publike, si dhe tė tregohet sa mė transparente nė shfrytėzimin e donacioneve tė BE-sė.
Radio Evropa e Lirė

Gjashtė serbe tė punėsuara nė njė dyqan shqiptari

Gjashtė serbe nga fshati Uglar i Fushė-Kosovės, qė nga 19 maji i vitit tė kaluar kanė gjetur burimin e ekzistencės nė njė dyqan gardėrobe nė qendėr tė Prishtinės, pronari i sė cilės ėshtė shqiptar.

Marina Kitiq, 22-vjeēare, e martuar dhe nėnė e njė vajze, rrėfen historinė e fillimit tė bashkėpunimit:
“Pronari erdhi nė dyqanin e fshatit dhe kėrkoi 6 serbe pėr t“i punėsuar.

Ne u menduam gjatė a tė pranojmė apo jo, sepse ky ishte njė dyqan privat me pronar shqiptar dhe jo njė institucion shtetėror, ku do tė kishim edhe kolegė tė tjerė serbė.

Mirėpo, kur keni familje pėr tė mbajtur nuk duhet edhe kohė e gjatė pėr tė vendosur. Dhe kėshtu, ne vendosėm tė punojmė dhe qė atėherė ēdo gjė ėshtė nė rregull si me pronarin, si me koleget shqiptare ashtu edhe me klientėt dhe asnjėherė s“kemi pasur ndonjė problem“.

Sipas Maria Galiqit, 21-vjeēare, po ashtu nga Uglari, fshat disa kilometra larg Prishtinės, nuk ishte njė vendim i lehtė tė punonin te shqiptarėt: “Nė fillim disa serbėve u pengonte pse punonim kėtu. Mirėpo, tash shumė gra na pyesin nėse pronari ka nevojė pėr punėtore, qė tė mund tė punėsohen edhe ato.

Dhe porosia ime ėshtė qė tė bashkohemi, tė punojmė dhe ēdo gjė tė jetė siē ishte dikur. Se, megjithėse sot me autobus e nė kėmbė shkoj gjithandej, deri nė vitin e kaluar unė s“kam qenė nė Prishtinė, sepse dominonte frika!“

Kjo ka ndodhur pėr shkak tė politikės sė Beogradit, mendon Pajazit Jashari, drejtor i organizatės joqeveritare “Ardhmėria-Buduqnost”, e themeluar nga shqiptarė e serbė.

“Politika e Beogradit e ka acaruar gjendjen dhe serbėt vėrtet kanė menduar se si tė dalin nė qytet, se do ta pėsojnė nga shqiptarėt. Kjo nuk qėndron fare! Unė kėtė e kam diktu se jam nė mesin e kėtij populli dhe e di ēka mendon. Konflikte verbale tė drejtpėrdrejta s“kemi pasur asnjė deri mė sot. Tri raste i kemi pasur qė u janė drejtuar punėtoreve shqiptare: “A paskeni marrė edhe serbe, a? Ju keni me dėshtu!” Ndėrsa ka pasur shumė raste kur na kanė pėrgėzuar pėr kėtė iniciativė tė guximshme nė mes tė Prishtinės. Por, ka pasur edhe raste me qėndrim neutral, sigurisht“.

Nga ana tjetėr, edhe punėsimi i gjashtė serbeve nė qendėr tė Prishtinės nuk ishte iniciativė e lehtė pėr njė pronar shqiptar, kujton drejtor Jashari.

“Kam llogaritur nga tė dyja anėt qė po ia prish pazaret, si nga Beogradi ndoshta edhe dikujt nga Prishtina. Mirėpo, s’ėshtė herė e parė qė unė hyj mes plumbave. Njėsoj kam bėrė edhe nė kohėn e pushtetit komunist jugosllav dhe siē kam bėrė atėherė pėr popullin tim tė shtypur, tash e bėj pėr njerėz tė tjerė qė tė gjithė njerėzit qė jetojnė nė Kosovė tė jenė tė barabartė”.

Mė parė se tė fillonin punėn, jeta nuk ishte e lehtė, thotė Natasha Galiq, 44-vjeēare, nėnė e tre fėmijėve. Galiq rrėfen: “Meqė bashkėshorti s’punon askund, kjo punė vėrtet ishte e mirėseardhur. Sepse, mė parė gjendeshim disi, pak me tokė e pak me 100 euro qė na paguante Serbia, si njė lloj minimaleje pėr bashkėshortin qė ka punuar dikur. Kėshtu i kam shkolluar tre fėmijė. Ndėrsa tani, edhe pse pas dhjetė vjetėsh qė nuk e kishim parė Prishtinėn s“ishte e lehtė tė fillojmė edhe tė punojmė kėtu, falė pronarit i kemi tejkaluar tė gjitha. Dhe doli fjala e tij, tė cilėn nuk e besonim: “Se shumė shpejt do tė shėtisnim lirshėm nėpėr Prishtinė. Tash le tė thotė kush ēfarė tė dojė. Unė jam mirė. Paga mė siguron jetė mė tė mirė dhe unė i jam shumė mirėnjohėse pronarit shqiptar“.

Qėllimi i themelimit tė OJQ-sė “Ardhmėria“ ishte normalizimi i marrėdhėnieve ndėretnike me anė tė aktiviteteve konkrete. Ndėrsa, pas themelimit tė shoqėrisė kulturore artistike shumetnike, hapi tjetėr ėshtė qė shqiptarė e serbė tė angazhohen pėr pėrmirėsimin e pozitės sė romėve. Sepse, sipas drejtorit Jashari: “Fajtor nuk ėshtė vetėm pushteti pėr pozitėn e romėve, por ėshtė njė shoqėri e tėrė. Ėshtė shoqėria ajo qė i ka shtypur dhe nuk i ka lėnė tė zhvillohen“.
Koha.net
Llapjani_HH Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 16-04-10, 18:03   #740

Vjetėr 18-04-10, 18:53   #741

Familjarėt e ‘sopotasve’ nuk lejohen tė vizitojnė tė afėrmit

Familjarėt e tė dėnuarve nė rastin e Sopotit qė kanė hyrė nė ditėn e gjashtė tė grevės sė urisė sot kanė shkuar para burgut tė Idrizovės pėr tu interesuar pėr gjendjen shėndetėsore tė tė afėrmve tė tyre e cila siē bėhet e ditur ėshtė pėrkeqėsuar jashtė mase.

Por, ata jo vetėm qė nuk janė lejuar tė hyjnė brenda, por askush nga kompetentėt nuk i ka takuar pėr ti njoftuar me gjendjen e tyre.

Familjarėt edhe njėherė i bėnė thirrje organeve gjyqėsorė qė tė marrin parasysh faktet e paraqitura dhe tė shpallin pafajėsinė e banorėve tė Sopotit.

“Gjendja e tyre po keqėsohet katastrof, pėr ēdo ditė po humbin nga 1 kilogram peshė.

Ata janė tė vendosur edhe siē lajmėruan para disa ditėve, mė mirė tė vdekur se tė qėndrojnė nė burg tė pafajshėm. Bėjmė edhe njė apel deri tek Gjykata Supreme dhe organet kompetente, tė marrin parasysh konkluzionet e grupit tė punės pėr rastin e Sopotit meqė aty do ti gjejnė fajtorėt e vėrtet”, deklaroi Besnik Lutfiu, vėllai i Samet Lutfiut.

“Kėrkojmė qė njerėzit tė dalin prej burgut, tash ka arritur qė komisioni anketues tė kenė dokumentacione kompetente prej sigurimeve shtetėrore dhe tash nuk e kuptoj pas gjithė asaj kur ata kanė ofruar dokumente tė vlefshme qė e tregojnė pafajėsinė e vėllezėrve tonė dhe baballarėve tanė dhe gjithė fshatit Sopot, tash unė nuk e dijė se me ēfarė arsye dhe me ēfarė fakte i mbajnė nė burg”, u shpreh Skender Klaiqi, vėllai i Zenel Klaiqit.

“Apelojmė edhe njėherė tek tė gjitha organet kompetente, deri tek Gjykata e Apelit qė t’i merr parasysh dokumentet e grupit tė punės qė drejtėsia njėherė e pėrgjithmonė tė dal nė shesh.

Gjendja e tyre lirisht mund tė them katastrof, ditė e mė tepėr nga 1 ose 2 kilogram peshė trupore i humbin”, tha Hazret Sulejmani, djali i Sulejman Sulejmanit.

Dje tė burgosurit janė vizituar nga Avokati i Popullit, Ixhet Mehmeti, i cili ka kėrkuar nga autoritetet e burgut tė Idrizovės qė tė kenė kujdes pėr shėndetin e grevistėve.

Mehmeti gjithashtu kėrkoi nga organet gjyqėsore qė tė marrin nė konsideratė provat e reja pėr kėtė rast dhe tė rikthejnė lėndėn nė gjykatėn themelore.

Ndėrkohė, ditė mė parė edhe pala mbrojtėse ka paraqitur ankimimin nė gjykatėn supreme me bindjen se kjo instancė gjyqėsore do tė shqyrtoj seriozisht tė gjitha faktet e paraqitura nga personalitete tė ndryshe nga vendi dhe jashtė.

Pėr rastin e shpėrthimit tė minės nė Sopot nė vitin 2003, ku mbetėn tė vrarė dy ushtarė polak tė forcave tė NATO-s, 11 banorė tė kėtij fshati janė dėnuar me mbi 150 vjet burg janė. 5 prej tyre vuajnė dėnimin nė burgun e Idrizovės ndėrsa gjashtė tė tjerė ndodhen nė arrati.
ALSAT M
Llapjani_HH Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 19-04-10, 18:23   #742
Llapjani_HH
 
Avatari i Llapjani_HH
 
Anėtarėsuar: 05-06-08
Postime: 1,262
Llapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Lajme Aktuale....

Hasani: Kėrkoj njė distancim nga e kaluara

Deputeti i Partisė Demokratike tė Kosovės (PDK), Nait Hasani ka vendosur qė t’i kthehet sė kaluarės komuniste duke bėrė njė listė tė gjatė me emra tė udhėheqėsve tė Kosovės nė kohėn e ish Jugosllavisė dhe pjesėtarė tė aparatit shtetėror tė asaj kohe, ndaj tė cilėve do tė ngrisė aktpadi tek Prokuroria e Kosovės dhe Prokuroria e EULEX-it, pėr ēka e ka angazhuar avokatin, Bajram Krasnqi.

Fadil Hoxha, Sinan Hasani, Dushan Mugosha, Ali Shukriu, Rexhai Surroi, Imer Pula, Veli Deva, Xhevdet Hamza, Xhavit Nimani, Sahit Zatriqi, Mehmet Maliqi, Mehmet Shoshi, Jusuf Karakushi, Mahmut Bakalli, Azem Vllasi, Remzi Kolgeci, Rrahman Morina, Jusuf Zejnullahu, Hashim Rexhepi, Metė Kuēi, Mehmet Lumi, Hasan Mehmeti, Ibush Kllokoqi, Nazmi Mustafa, Xhemshit Gjuriqi, Hazėr Susuri, Nikė Lumezi, Miftar Jasiqi, Hilmi Zhitia, Rexhep Haxhimusa dhe Vesel Latifi, janė pjesė e listės, e cila sipas deputetit Hasani do tė vazhdojė edhe mė tutje.

“Por listė nuk pėrfundon me kaq, sepse tė jesh nė pushtet pėr 45 vjet ėshtė njė diēka shumė e madhe. Unė kam mbledh personat nė fjalė, tė cilėt prej vitit 1945, kur ėshtė mbajt mė 10 qershor 1945 nė Prizren, Lidhja e Dytė e Prizrenit, qė ėshtė vendosė qė Kosova tė bashkohet me Serbinė dhe prej aty kanė filluar masakrat kundėr popullit shqiptar nė Kosovė.

Nga kėta njerėz tė cilėt tė inspiruar nga lufta e tyre atėherė ‘liridashėse’ dhe kėta kanė bėrė krime kundėr njerėzimit ndaj popullit tė vetė. Kuvendi i Kosovės duhet tė deklarohet dhe nė seancat e ardhshme, pikėrisht kundėr tė kaluarės sė tyre, duhet tė dal me njė rezolutė, apo njė vendim qė tė distancohen nga kėto krime qė i kanė bėrė kėta individė, qė kanė qenė nė pushtet pėr 50 vjet”, ka thėnė Hasani nė njė konferencė pėr media.

Deputeti i PDK-sė ka thėnė se kėta persona janė pjesėmarrės tė masakrės sė Tivarit, tė Lidhjes sė Dytė tė Prizrenit, tė Byrosė informative tė njohur si Goli Otokut, tė shpėrnguljes masive, ose aksionit tė armėve nė kohėn e Rankoviqit dhe mbėshtetės tė politikės sė Rankoviqit pėr shpėrnguljen e 250 mijė shqiptarėve pėr nė Turqi, po ashtu janė pjesėmarrės tė ngjarjeve tė viteve 1968, 1981, 1990 e tutje.

Ai ka kėrkuar me kėtė rast distancim nga krimet e komunizmit nga tė gjithė, pėrfshi edhe Kuvendin e Kosovės, i cili sipas tij, duhet qė me njė rezolutė tė distancohet nga krimet e kėtij sistemi.

“Unė kam kėrkuar dhe kėrkoj njė distancim nga e kaluara, pikėrisht nga shoqėria civile, nga gazetarėt, nga mjetet e informimit nė pėrgjithėsi dhe nga Kuvendi i Kosovės. Ta mbrosh tė vėrtetėn ėshtė ndjesi, ta mbrosh tė vėrtetėn ėshtė krenari, ta thuash tė vėrtetėn nė momentin e duhur qė pas 10 vjetėsh jemi ēliruar nga Serbia dhe tash e dy vjet jemi shtet, ne kemi nevojė tė nxjerrim njė rezolutė sikur shtetet tjera qė e kanė praktikuar tė distancohen nga krimet e komunizmit. Komunizmi ka bėrė krime nė Kosovė dhe kėta janė pėrfaqėsues tė atyre krimeve qė i kanė nxitė individėt e caktuar tė bėjnė krime”, ėshtė shprehur ai.

Shumė prej tė pėrmendurve nė listėn e deputetit Hasani mė nuk janė nė jetė dhe pėr ta ai thotė se duhet tė ketė njė dėnim moral, ndėrkaq ata qė janė sot nė pozita nėpėr pushtet, duhet tė deklarohen pėr krimet e bėra dhe tė japin dorėheqje morale.

Hasani e ka bėrė kėtė kallėzim penal nė mėnyrė individuale, mirėpo nuk e pėrjashton mundėsinė qė tė ketė padi tė tjera nga Shoqata e tė Burgosurve Politikė dhe nga Kėshilli pėr Mbrojtjen e tė Drejtave dhe Lirive tė Njeriut.
Gazeta expres

Inspektorati e Prokuroria hetojnė Milija Milosheviqin

Dy hetime paralele kanė nisur njė ditė mė parė ndaj Milia Milosheviqit, por atij vazhdon t’i besohet detyra e komandantit nė Stacionin e policisė nė veri tė Mitrovicės.

Pėr shkak tė dyshimeve pėr fshehje tė njė tentativė vrasjeje, komandantin kontrovers qė njihet nė komunitetin serb me nofkėn “Piksi”, paralelisht po e hetojnė inspektorėt policorė dhe prokurorėt nė Mitrovicė.

Tė parėt pėr shkelje tė rėndė disiplinore, kurse tė dytėt pėr fshehje tė veprės penale. Megjithėkėtė, mungon rekomandimi i Inspektoratit Policor pėr suspendimin e komandantit Milosheviq nga detyra.

“Dje e kemi pranuar njė inicim tė procedurės disiplinore ndaj kapitenit Milija Milosheviq, komandant nė Stacionin e veriut tė Mitrovicės. Natyrisht, nė bazė tė ligjit, ne do tė vazhdojmė punėn”, ka thėnė Valdet Hoxha, drejtor i Departamentit tė hetimeve nė Inspektoratin Policor.

“Vetė fakti qė Inspektorati merret vetėm me shkelje tė rėnda disiplinore, ky inicim ėshtė bėrė nė kontekst tė kėsaj pėrgjegjėsie disiplinore qė supozohet se e ka kryer zyrtari nė fjalė”.

Milosheviq dyshohet se e ka fshehur veprėn penale qė hetues policorė e kanė kualifikuar si tentativė vrasjeje. Fjala ėshtė pėr detyrim tė oficerit policor, Jevto Jevtiq, pėr tė shkruar njė raport “tė balancuar” pėr rastin kur bashkėfshatarė tė kėtij komandanti, nė orėn e parė tė sė dielės, me dy vetura kishin hyrė nė Stacionin policor nė veri, pa u bindur urdhrave pėr ndalim. Kur polici Jevtiq, qė qėndronte te porta e oborrit tė Stacionit, kishte tentuar t’i ndalte, tė dyja veturat kishin shtuar shpejtėsinė nė tė.

Megjithėkėtė, polici ishte shtrėnguar tė shkruante se shoferėt e veturave kishin gabuar rrugėn dhe gjithė atė qė kishte ndodhur e kishte raportuar nė vetėm 12 rreshta.

Valdet Hoxha ka thėnė se Departamenti i hetimeve i Inspektoratit Policor ėshtė nė kontakt me eprorėt e policisė nė rajonin e Mitrovicės pėr tė parė edhe mundėsinė e ekzistimit tė elementeve pėr kryerje tė veprės penale.

Elemente tė kėtilla tashmė ka vėrejtur Policia rajonale e Mitrovicės. Zėdhėnėsi i policisė pėr kėtė rajon, Besim Hoti, ka thėnė tė jetė iniciuar pėr komandantin Milosheviq edhe procesi hetimor pėr kryerje tė veprės penale.

“Hetimet preliminare janė bėrė. Sa i pėrket shkeljes sė parimeve dhe procedurave policore, me rastin do tė merret Inspektorati Policor. Por, meqė me Kodin Penal fshehja e veprės penale paraqet vepėr penale, rasti ėshtė iniciuar edhe pėr tentativė tė fshehjes sė veprės penale”, ka thėnė Hoti. “Rasti ėshtė iniciuar paralelisht nė Inspektorat dhe nė Prokurori”.

Nė kėtė fazė fillestare nuk ka akoma njė qėndrim nė Inspektoratin Policor nėse duhet rekomanduar drejtorin e Policisė pėr ta suspenduar komandantin Milosheviq. Kėtė mund ta bėjė Inspektorati nė rast tė njė vlerėsimi se komandanti mund tė paraqesė pengesė gjatė hetimeve tė rastit tė tij.

“Rasti ėshtė pranuar dje dhe nė bazė tė ligjit kemi afat 14 ditė pune pėr tė zhvilluar njė hetim preliminar, me qėllim tė vėrtetimit tė asaj qė ka ndodhur vėrtet dhe pas kėsaj do vendosim nėse do tė fillojė hetimi zyrtar ose jo”, ka thėnė Hoxha.

“Nuk kemi arsye me u ngutė dhe me e dėmtu procesin. Ėshtė fazė shumė fillestare dhe nuk guxojmė tė paragjykojmė, por ajo qė tash sigurojmė ėshtė se do tė veprojmė nė bazė tė Ligjit pėr policinė dhe tė Ligjit pėr Inspektoratin policor”, ka shtuar ai, kur ėshtė pyetur pėr mungesėn e rekomandimit pėr suspendim.

Derisa ėshtė hera e parė qė dyshohet pėr kryerje tė veprės penale nė detyrėn zyrtare, komandanti Milija Milosheviq ka qenė edhe dy herė objekt hetimi nė Inspektorat.

Nė fund tė shkurtit tė sivjetmė gazeta ka raportuar se komandanti Milosheviq dhe kolegėt e tij tė stacioneve nė Zveēan, Zubin-Potok dhe Leposaviq ishin takuar nė pjesėn veriore tė Mitrovicės me krerėt e Ministrisė sė Punėve tė Brendshme (MUP) tė Serbisė pėr veriun e Kosovės, nga tė cilėt edhe kishin marrė njė varg urdhrash.

Gazeta ka raportuar se nė kėtė listė urdhrash pėrfshiheshin ato pėr vėzhgimin dhe pėrcjelljen e KFOR-it amerikan, monitorimin e aktiviteteve tė Ekipit pėrgatitor pėr komunėn e re tė Mitrovicės veriore, mosbindjen ndaj zinxhirit komandues me seli nė Prishtinė, si dhe shmangien nga pėrdorimi zyrtar i shenjave tė Republikės sė Kosovės.

Ndėrkaq nė janar vetura zyrtare “Golf VI” me tabela 093 KS 653 e Milia Milosheviqit ėshtė parė e parkuar para njė objekti tė MUP-it serb nė Lagjen e Boshnjakėve nė Mitrovicė.

Ish-polici i Serbisė para vitit 1999, edhe pas hyrjes nė policinė kosovare, ėshtė treguar luajal ndaj shtetit serb dhe strukturave paralele nė Mitrovicė.

Nė gusht tė vitit tė kaluar ai kishte pranuar dhe zbatuar urdhra edhe nga njė i ashtuquajtur kryetar i Mitrovicės pėr tė bėrė sigurimin e njė objekti pa leje, po ashtu tė ndėrtuar nga strukturat paralele nė veri.

Tash ai hetohet nėn dyshimet se e ka fshehur veprėn penale qė hetues policorė e kanė kualifikuar si tentativė vrasjeje. Kjo bėhet pas njoftimit me shkrim tė drejtorit tė Policisė pėr rajonin e Mitrovicės, Jahė Avdiu, dhe ku kėrkohet nga hetuesia rajonale tė hapet edhe rasti pėr tentativė vrasjeje tė policit.

“Kjo ėshtė njė shkelje e rėndė e rregullave qė kėrkon hetim tė drejtė”, thuhet nė raportin policor pėr rastin.

“Sipas tė dhėnave operative, personat qė hyjnė nė stacion janė tė prirė pėr kryerjen e veprave penale dhe se ata janė nga Kroi i Vitakut, ku jeton kapiteni Milosheviq”.

Prandaj, aty rekomandohet qė rasti tė hetohet nga Njėsia e hetimit, meqė “ka elemente tė pėrpjekjes pėr vrasjen e oficerit tė policisė”, dhe qė gjatė hetimeve oficeri policor Jevto Jevtiq tė transferohet pėrkohėsisht nė Stacionin e Leposaviqit, meqė druhet pėr pasojat qė mund tė kishte qėndrimi i mėtejmė i kėtij polici nė stacionin ku komandon Milija Milosheviq.
Koha.net

Llapjani_HH Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 20-04-10, 17:18   #743
Llapjani_HH
 
Avatari i Llapjani_HH
 
Anėtarėsuar: 05-06-08
Postime: 1,262
Llapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Lajme Aktuale....

Gjakova kundėrshton rikolonizimin

Autoritetet zyrtare komunale tė Gjakovės, tė martėn duke debatuar dhe shqyrtuar letrėn qarkore tė kryeministrit tė Kosovės, Hashim Thaēi, qė tė caktojnė njė hapėsirė toke pėr shfrytėzim afatgjatė pėr tė kthyerit, sipas nevojės dhe projekteve pėr kthim, pėr 99 vite, e kanė vlerėsuar dhe gjykuar si njė rikonalizim tė ngjashėm me kolonizimet e mėhershme qė janė bėrė nė Gjakovė e Kosovė, qė nga Mbretėria Serbo Kroate Slloven e deri nė rėnien e pushtetit okupues serb, nė vitin 1999.

Zyrtarėt komunalė nė Bordin e qeverisė lokale, kėtė shkresė tė kryeministrit tė Kosovės e kanė vlerėsuar edhe si kthim tė kohės kaluar.

“Kemi bėrė tė pamundurėn qė t’ju ofrojmė kushte pėr kthim tė gjithė tė ikurve nga Gjakova nė vitin 1999.

Kemi ndėrtuar edhe objekte banimi pėr ta, dhe pėr asnjė rast nuk mund tė themi se ėshtė penguar tė kthehen nė pronat e tyre”, ka thėnė kryetari Pal Lekaj.

Ndėrkohė qė ky njoftim i kryeministrit pėr ndarjen e tokės refugjatėve pėr 99 vjet, sipas Lekajt ėshtė ngjashėm me njė kolonizim tė ri nė Gjakovė dhe Kosovė.

Sipas zyrtarėve komunalė, Gjakova pėrkundėr plagėve qė ende lėngon, si pasojė e luftės, ka mundėsuar lehtėsimin e kthimit tė sigurt dhe me dinjitet tė refugjatėve dhe personave tė zhvendosur.

“Por, Gjakova nuk ka toka pėr kolonė, ndėrkaq nuk do tė pengohen asnjė refugjatė pėr t’u kthyer nė pronėn e vet”, ėshtė shprehur Lekaj.

Ndėrkohė qė Ali Selimaj, drejtor i Gjeodezisė dhe Kadastrės, ka thėnė se Qeveria e Kosovės, para se tė aprovojė Parlamenti Ligjin pėr shfrytėzimin e tokave pėr 99 vjet pėr qytetarėt e vet, apo pėr donatorė tė jashtėm tė interesuar pėr investime, obligon krerėt e zyrtarėt komunalė tė veprojnė jashtė ligjit.

“Komuna ėshtė institucion dhe pėrderisa nuk aprovohet Ligji nga Parlamenti i Kosovės pėr dhėnien nė shfrytėzim pėr 99 vjet tė tokės dhe pasurisė sė saj, ne duhet tė zbatojmė dhe veprojmė sipas Rregullores sė UNMIK-ut, qė saktėson se komuna ka tė drejtė tė japė nė shfrytėzim toka vetėm pėr 10 vjet dhe jo pėr 99 vjet, sa obligon kryeministri pėr refugjatėt apo personat e zhvendosur”, ka thėnė Selimaj.

Kryetari i Komunės Lekaj ka pohuar se kėtė njoftim do ta praqesė edhe nė Asociacionin e Komunave, nė mbledhje e radhės, pėr tė saktėsuar veprimet rreth kėsaj ēėshtje
Koha.net

Detyrime tė njėanshme tė Qeverisė ndaj “Bechtel-Enkas”

Publikuar: Sot, mė 20 prill 2010

Penaltitė e konsorciumit amerikano-turk “Bechtel Enka” nė drejtim tė “portave” tė buxhetit tė Qeverisė sė Kosovės peshojnė rreth 1 milion euro.

Kjo shumė paguhet nė konton e kontraktuesit nėse pėr fajin e Qeverisė makineritė e kėtij konsorciumi nuk punojnė vetėm pėr njė ditė nė trasenė e autostradės Vėrmicė-Merdar, bėn tė ditur “Koha Ditore” nė shkrim tė botuar sot.

Kjo shifėr ėshtė pėr 25 fish mė e lartė se penaltitė e parapara nė kontratėn nė mes “Bechtel-Enkas” dhe Qeverisė sė Shqipėrisė, e cila parashihte qė t’i paguheshin kėtij konsorciumi rreth 40 mijė euro nė rast tė vonesave, tė cilat bėheshin nga autoriteti kontraktues - Ministria e Transportit nė Shqipėri.

Rreth 40 mijė euro kanė qenė edhe penaltitė e Qeverisė sė Shqipėrisė, ndėrkohė qė Qeveria e Kosovės nuk e ka paraparė ekzekutimin e penaltive ndaj konsorciumit amerikano-turk nėse punimet ngecin me fajin e kėsaj tė fundit.

Nė Ministrinė e Transportit nuk e mohojnė shifrėn prej 1 milion eurosh qė, sipas burimeve tė gazetės, ekziston nė kontratėn pėr ndėrtimin e autostradės, por theksojnė se Qeveria nuk do t’i lėrė hapėsirė pėr ekzekutim tė penaltive konsorciumit “Bechtel-Enka”.
Koha.net
Llapjani_HH Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 21-04-10, 22:26   #744
Oqeani
 
Avatari i Oqeani
 
Anėtarėsuar: 03-02-08
Vendndodhja: Nėn hijen qiellore
Postime: 24,632
Oqeani i pazėvėndėsueshėmOqeani i pazėvėndėsueshėmOqeani i pazėvėndėsueshėmOqeani i pazėvėndėsueshėmOqeani i pazėvėndėsueshėmOqeani i pazėvėndėsueshėmOqeani i pazėvėndėsueshėmOqeani i pazėvėndėsueshėmOqeani i pazėvėndėsueshėmOqeani i pazėvėndėsueshėmOqeani i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Lajme Aktuale....

DAVIDDI: BE E SHQETĖSUAR PĖR KORRUPSIONIN NĖ KOSOVĖShefi i zyrės ndėrlidhėse tė KE nė Prishtinė, Renzo Daviddi tha se Bashkimi Evropian mbetet i shqetėsuar pėr pėrmasat e korrupsionit dhe krimit tė organizuar nė Kosovė..
__________________
Shpresa ėshtė e vetmja gėnjeshtėr qė i besohet !!!
Oqeani Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 22-04-10, 21:38   #745

Qeveria e Belgjikės jep dorėheqje

Qeveria e Belgjikės, e drejtuar nga kryeministri Iv Leterm, ka vendosur sot tė japė dorėheqje pas pėrplasjeve tė dy bashkėsive gjuhėsore nė vend....
Postuar: 07:18:37 / 22.04.2010

Letern ia paraqiti dorėheqjen Mbretit Albert II, i cili tash duhet tė deklarohet.Rėnia e qeverisė e la nė hije debatin e pritur parlamentar pėr ligjin mbi ndalimin e mbajtjes sė ferexhesė nė publik.
Kriza e qeverisė vjen nė njė kohė tė papėrshtatshme, sepse nė 1 korrik Belgjika duhet ta marrė drejtimin e Bashkimit Evropian nga Spanja.
__________________
Shpresa ėshtė e vetmja gėnjeshtėr qė i besohet !!!
Oqeani Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 24-04-10, 19:09   #746
Oqeani
 
Avatari i Oqeani
 
Anėtarėsuar: 03-02-08
Vendndodhja: Nėn hijen qiellore
Postime: 24,632
Oqeani i pazėvėndėsueshėmOqeani i pazėvėndėsueshėmOqeani i pazėvėndėsueshėmOqeani i pazėvėndėsueshėmOqeani i pazėvėndėsueshėmOqeani i pazėvėndėsueshėmOqeani i pazėvėndėsueshėmOqeani i pazėvėndėsueshėmOqeani i pazėvėndėsueshėmOqeani i pazėvėndėsueshėmOqeani i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Lajme Aktuale....

Tadiē: Qipro ėshtė shembull si mund tė zgjidhet ēėshtja e Kosovės? Presidenti i Serbisė, Boris Tadiē ka deklaruar nė njė intervistė pėr televizionin “Al Xhazira” tė Katarit, se Serbia dėshiron zgjidhje pėrfundimtare pėr Kosovėn e jo situatė tė ngrirė dhe ėshtė e gatshme tė ulėt pranė tryezės negociatore dhe tė arrijė zgjidhje kompromisi, por, jo tė atillė qė Serbia tė humb gjithēka e qė shqiptarėt tė fitojnė ēdo gjė....

“Shembulli i Qipros ėshtė ai pėr ēka Serbia dėshiron zgjidhej pėrfundimtare pėr Kosovėn e jo situatė tė ngrirė ku Kosova kurrė nuk do tė bėhet anėtare e Kombeve tė Bashkuara, sepse Serbia kėtė nuk do ta lejojė kurrė”, ka thėnė ai.

Tadiē ka thėnė se rezultatet e zgjidhjes kurrė nuk i sjellė politika rigide veē fleksibile.

“Do ta vazhdojmė politikėn nė drejtim tė arritjes sė kompromisit, por, politika rreth Kosovės nė kuadrin e sė cilės e mbrojmė integritetin tonė dhe tė dergjėn ndėrkombėtare nuk nėnkupton se do tė heqim dorė nga anėtarėsimi nė Bashkimin Evropian (BE). Serbia kurrė nuk do tė heq dorė nga kjo, ky ėshtė objektivi ynė kryesor strategjik,” ka thėnė presidenti i Serbisė.

Tadiē ka vu nė dukje se pavarėsinė e Kosovės kurrė nuk do ta njohin vendet si Spanja, Rumania, Sllovakia, Qiproja dhe ka nėnvizuar se Serbia e respekton tėrėsinė tokėsore tė Bosnjės e Hercegovinės.(fa.)

Keta ēdohere me pare e kishin te zgjedhur ēeshtjen e Kosoves, por nuk po e kuptoj se si tani ju paska dalur "therre" !
__________________
Shpresa ėshtė e vetmja gėnjeshtėr qė i besohet !!!
Oqeani Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 27-04-10, 15:38   #747
Oqeani
 
Avatari i Oqeani
 
Anėtarėsuar: 03-02-08
Vendndodhja: Nėn hijen qiellore
Postime: 24,632
Oqeani i pazėvėndėsueshėmOqeani i pazėvėndėsueshėmOqeani i pazėvėndėsueshėmOqeani i pazėvėndėsueshėmOqeani i pazėvėndėsueshėmOqeani i pazėvėndėsueshėmOqeani i pazėvėndėsueshėmOqeani i pazėvėndėsueshėmOqeani i pazėvėndėsueshėmOqeani i pazėvėndėsueshėmOqeani i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Lajme Aktuale....

Restoranti "Noma" i shqiptarit nė Danimarkė mė i miri nė botė
27.04.2010 | 16:33:08 | 0 Komente

Komento

Nė listėn e "The S.Pellegrini Word's 50 Best Restaurants" qė publikohet ēdo vit, si restoranti mė i mirė nė botė ėshtė shpallur "Noma", pronar i tė cilit ėshtė njė shqiptar nga Maqedonia.

Vendi i parė, pas mbretėrimit katėrvjeēar tė restorantit spanjoll "El Bulli" i takoi restorantit danez "Noma". Pronari i restorantit dhe kryekuzhinieri ėshtė Rene Rexhepi, me baba shqiptar nga Maqedonia, ndėrsa nėnėn daneze, i cili shėrben kryesisht specialitete nordike. Restorani "Noma" gjendej i treti nė botė deri tani.

Rexhepi (32 vjeēar), shkruan tė martėn gazeta britanike "The Guardian" ėshtė njė kuzhinier i talentuar i cili bėn mrekulli me bimėt e egra dhe lulet, si dhe produktet e freskėta tė detit.

Ndėr dhjetė restorantet mė tė mirė, katėr gjenden nė Spanjė, tri nė SHBA, si dhe nga njė nė Britani dhe Itali.

Adresa:

Strandgade 93
1401 Copenhagen K
Tel: +45 3296 3297
For Booking: click here
E-mail: [email protected]
CVR# 27394698
__________________
Shpresa ėshtė e vetmja gėnjeshtėr qė i besohet !!!

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Oqeani : 27-04-10 nė 15:39
Oqeani Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 13-05-10, 14:49   #748
Oqeani
 
Avatari i Oqeani
 
Anėtarėsuar: 03-02-08
Vendndodhja: Nėn hijen qiellore
Postime: 24,632
Oqeani i pazėvėndėsueshėmOqeani i pazėvėndėsueshėmOqeani i pazėvėndėsueshėmOqeani i pazėvėndėsueshėmOqeani i pazėvėndėsueshėmOqeani i pazėvėndėsueshėmOqeani i pazėvėndėsueshėmOqeani i pazėvėndėsueshėmOqeani i pazėvėndėsueshėmOqeani i pazėvėndėsueshėmOqeani i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Lajme Aktuale....

Pjesėtarėt e xhandarmėrisė serbe nė mėngjesin e tė hėnės me pretekst tė zbulimit tė personave

Arrestohen 2 persona pėr trafikim tė qenieve njerėzore /video/
13.05.2010 | 01:16:35 | 0 Komente

Komento

Pjesėtarėt e xhandarmėrisė serbe nė mėngjesin e tė hėnės (rreth orės 05:00), me pretekst tė zbulimit tė personave qė kanė kryer vepra tė trafikimit me qenie njerėzore kanė bastisur, Bujanocin, Tėrrnocin dhe fshatin Konēul, me ē`rast kanė arrestuar dy persona, njoftojnė burimet nga vendet e bastisura.

Ky aksion ėshtė kryer nė orėt e hershme tė mėngjesit tė sė hėnės, me pretekst tė kapjes sė kryesve tė trafikimit me qenie njerėzore. Me kėtė rast gjatė bastisjes sė familjes Destani nė Bujanoc, ėshtė arrestuar, Ridvan Destani, i cili punon si taksist. Gjatė kėtij aksioni nė kėtė familje janė konfiskuar vetura e tij dhe njė shumė parash.

__________________
Shpresa ėshtė e vetmja gėnjeshtėr qė i besohet !!!
Oqeani Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 13-05-10, 15:05   #749
Guri i madh
Kafir Arrnaut
 
Avatari i Guri i madh
 
Anėtarėsuar: 28-08-05
Vendndodhja: nė klysyr
Postime: 14,638
Guri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėm
Dėrgo mesazh me anė tė  AIM tek Guri i madh
Gabim Titulli: Lajme Aktuale....

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Oqeani
DAVIDDI: BE E SHQETĖSUAR PĖR KORRUPSIONIN NĖ KOSOVĖShefi i zyrės ndėrlidhėse tė KE nė Prishtinė, Renzo Daviddi tha se Bashkimi Evropian mbetet i shqetėsuar pėr pėrmasat e korrupsionit dhe krimit tė organizuar nė Kosovė..

kurr nuk kisha beseue qe edhe ministri i mejtebve enver hoxha korruptohet po thojn 24 meluna € I KA QALLAPIT me tendere EULEXI PO THOT
__________________
Kosoven nuk e pret rreziku nga Serrbija po te mos e kishte PDKen e SHIKun e pikrishit Hashim thaqin

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Guri i madh : 13-05-10 nė 15:05
Guri i madh Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 13-05-10, 22:11   #750
Oqeani
 
Avatari i Oqeani
 
Anėtarėsuar: 03-02-08
Vendndodhja: Nėn hijen qiellore
Postime: 24,632
Oqeani i pazėvėndėsueshėmOqeani i pazėvėndėsueshėmOqeani i pazėvėndėsueshėmOqeani i pazėvėndėsueshėmOqeani i pazėvėndėsueshėmOqeani i pazėvėndėsueshėmOqeani i pazėvėndėsueshėmOqeani i pazėvėndėsueshėmOqeani i pazėvėndėsueshėmOqeani i pazėvėndėsueshėmOqeani i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Lajme Aktuale....

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Guri i madh
kurr nuk kisha beseue qe edhe ministri i mejtebve enver hoxha korruptohet po thojn 24 meluna € I KA QALLAPIT me tendere EULEXI PO THOT
Kishim qene te shkrumute per vatan bre !!! Mjer ne !

__________________
Shpresa ėshtė e vetmja gėnjeshtėr qė i besohet !!!
Oqeani Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju

Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 5 (0 Anėtarėt dhe 5 Guests)
 
Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF

Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt

1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 00:32.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.