Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Politika & Shtypi > Politika
Emri
Fjalėkalimi
Politika Diskutime tė qeta e konstruktive rreth politikės dhe politikanėve...



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 02-11-13, 16:23   #16
Izraeliti
surf maniac
 
Avatari i Izraeliti
 
Anėtarėsuar: 09-08-09
Vendndodhja: Proxy Server
Postime: 215
Izraeliti e ka pezulluar reputacionin
Gabim Titulli: Alma Lama: Letėr e hapur kryeministrit tė Turqisė

Krejt atė qė ėshtė duke ndodhur aktualisht nė Kosovė,shkrimtari Mehmet Kraja e sheh si njė luftė pėr ndėrtimin e shtetit dhe tė profilizimit tė shoqėrisė. Kėto dy beteja, sipas tij, po zhvillohen nė njė ambient tė degjeneruar, ku liderėt politikė pėrfillin vetėm interesat qė lidhen me pushtetin e tyre. Por, Kraja nuk heziton t'a thotė se nė mbrapshti, pėrveē politikanėve, janė pėrfshirė edhe prijėsit fetarė, e bashkė me ta edhe njerėzit e zakonshėm. "Elitat politike nuk krijohen me ndonjė konstruksion jashtė shoqėror, ato janė pjesė e konstalacionit shoqėror, pjesė e mentalitetit, e etnopsikologjisė, trashėgimisė historike, e shtresimeve sociale, e botėkuptimit dhe pikėpamjeve, e kulturės politike etj", shpjegon Kraja. "Ne kemi dėshtuar tė bėjmė shtet normal...", shton ai. Por, kosovarėt nuk janė tė vetėm, nė njė situatė tė tillė. "Ēuditė shqiptare duket sikur nuk marrin fund asnjėherė" thotė Kraja teksa elaboron se pse shoqėritė shqiptare vazhdojnė tė stagnojnė - Shqipėria 20 vjet pas ndėrrimit tė sistemit e Kosova 15 vjet pas pėrfundimit tė luftės. Nė intervistėn pėr Express, Kraja flet edhe pėr raportet Kosovė - Shqipėri, ēėshtjen e shumė diskutuar tė gjuhės standarde, ndikimin e religjionit nė situatėn aktuale, rolin e intelektualit nė shoqėri, vizitėn e fundit tė Kryeministrit turk Recep Tayyip Erdogan dhe marrėdhėniet e shqiptarėve me Turqinė etj.


Express: Kėto ditė nė Kosovė qėndroi Kryeministri i Turqisė Recep Tayyip Erdogan, i cili me fjalimin e tij vetėm i rikonfirmoi aspiratat turke, qė disa shtete tė Ballkanit pėrfshirė edhe Kosovėn, tė futen nė zonėn e influencės sė Ankarasė. Kryeministri Thaēi kishte diēka tjetėr nė mendje duke e ēuar Erdoganin nė Prizren, por zyrtari i lartėturk e shfrytėzoi vizitėn mė shumė pėr tė promovuar atė qė shumėkush tashmė e cilėson si politikė neootomane tė autoriteteve tė shtetit turk. Si e komentoni kėtė?

M.Kraja Fjalimi i Erdoganit, reagimet agresive ndaj deklaratės sė presidentes Jahjaga pėr shamitė dhe fenė nė shkolla, ikonografia fetare qė ėshtė e pranishme nė jetėn tonė tė pėrditshme, tė gjitha kėto se bashku dėshmojnė se diēka ėshtė duke ndodhur nė kėtė vend, se ka diēka qė vlon pėrbrenda, se bėhet fjalė pėr njė shoqėri tė trazuar. Shoqėria kosovare nuk ėshtė profilizuar ende, prandaj synimet pėr ta dominuar atė janė agresive, nuk njohin kufizime, nuk njohin rend vlerash. Nuk ėshtė ēudi qė nė kėtė betejė pėr ta profilizuar shoqėrinė kosovare janė futur nė garė dy koncepte, dy filozofi, dy botė, tė cilat nė kėtė vend kanė pasur njė ndarje shekullore dhe kanė sjellė tragjedi tė mėdha. Ėshtė e frikshme ta mendosh se njė Kosovė me dhjetė mijė kilometėr katrorė, njė botė shqiptare me gjashtė-shtatė milionė banorė, bėhen arenė e pėrplasjeve tė kėtilla planetare. Nė kontekst tė kėtyre zhvillimeve, dua tė them edhe njė gjė: Perėndimi, NATO-ja bėri nė Kosovė njėrėn nga luftėrat mė parimore nė historinė e njerėzimit, por, pėr shkak tė konjukturave politike globale, i la kosovarėt qė t’i bėjnė vetė dy beteja gati tė pamundshme: ndėrtimin e shtetit dhe profilizimin e shoqėrisė. Ne jemi nė betejė pėr t’i bėrė kėto dy gjėra. Lufta pėr Kosovėn nuk ka pėrfunduar ende.

Express: Kosova i ka hapur dyert pėr bizneset turke, e bashkė me kėtė pėr shumėkėnd edhe dyert e nėnshtrimit ndaj Turqisė. Dihet qė Qeveria nuk i rezistoi kėrkesės turke pėr ndryshimin e "paragrafėve fyes ndaj Perandorisė Osmane"...

M.Kraja: Po, mendoj se tani vjen radha tė themi diēka pėr Turqinė, mė shumė nė kontekst tė asaj qė thamė mė parė, rreth profilizimit tė shoqėrisė kosovare. Turqia, duke qenė investitori kryesor nė Kosovė (pėr shkak tė krizės qė ka pėrfshirė pjesėn mė tė madhe tė botės) ka filluar tė krekoset pa takt, madje tė sillet me arrogancė nė shtėpinė tonė. Nė sjelljen e Turqisė ndaj Kosovės dhe ndaj shqiptarėve mungon takti diplomatik, mungon respekti, me njė fjalė, ėshtė sjellje primitive. Me anė tė kėsaj miqėsie “vėllazėrore” ndaj shqiptarėve, Turqia po fsheh tri gjėra: e para, aspiratat neootomane; e dyta, pjesėmarrjen nė gjenocid ndaj shqiptarėve (Turqia e Ataturkut, pra jo Perandoria Otomane, ka qenė aleate e dy ish-Jugosllavive pėr shpėrnguljen e shqiptarėve nga Kosova); dhe, e treta, detyrimet qė ka ndaj komunitetit shqiptar nė Turqi. Pra, thėnė me njė fjalė, ėshtė njė sjellje tipike turke, tė tillė qė e kemi njohur gjatė historisė, e pasinqertė, anadollake nė mentalitet dhe bizantine nė politikė. Mos u ēuditni, nėse pas disa ditėsh Erdogani thėrret Daēiqin nė Ankara dhe ia thotė po ato qė ua tha Ramės dhe Thaēit nė Prizren. Kėshtu ka bėrė Turqia deri mė tani dhe, mė sa shihet, nuk ka ndonjė arsye madhore tė mos bėjė kėshtu edhe nė tė ardhmen. Sido qė tė jetė, duhet thėnė se me kėtė “dashuri” kaq tė madhe qė e paska ndaj shqiptarėve dhe qė nuk e ka dėshmuar gjatė historisė, Turqia mbulon interesa shumė tė mėdha qė ka nė drejtim tė Ballkanit dhe tė Europės. Duke parė kėtė rrethanė, mbase ėshtė koha qė shqiptarėt, mė nė fund, tė fillojnė tė bėjnė politikė mbi bazat e reciprocitetit me Turqinė. Njė politikė e kėtillė do tė na kthente sadopak dinjitetin e humbur.

Express: Nė anėn tjetėr, Kryeministri i Shqipėrisė Edi Rama po ashtu ka shpallė Turqinė aleat dhe partner strategjik, ndėrsa popullin shqiptar dhe turk - popuj vėllezėr. A mendoni se ky ėshtė drejtimi nė tė cilin duhet tė shkojnė dy shtetet dhe shoqėritė shqiptare

M.Kraja: Nė politikėn shqiptare ka shumė makivelizėm, kėshtu qė ėshtė vėshtirė tė thuhet njė gjė e saktė, e cila nuk do tė demantohej pastaj. Por njė gjė ėshtė tashmė ėshtė e qartė: liderėt shqiptarė nuk merren me vizione, me fenomene shoqėrore dhe gjėra tė kėtilla. Ata merren me interesa pragmatike, jo tė shoqėrive dhe tė shteteve shqiptare, por tė pushtetit tė tyre. Kjo murtajė, pra mercenarizmi i jashtėm dhe i brendshėm, ka pėrfshirė tė gjithė shqiptarėt, pavarėsisht nė janė liderė shtetėrorė apo politikė, nė janė liderė fetarė apo njerėz tė zakonshėm tė jetės qytetare. Le tė shohim, ta zėmė, se ēfarė i lidh liderėt shqiptarė aktualė, nė pikėpamje botėkuptimore, me fenė, me islamin. Asgjė. Tė gjithė, pėrfshirė edhe liderin e Partisė sė Drejtėsisė, apo tė Vetėvendosjes, tė LDK-sė, tė PDK-sė, tė PS-sė, tė PD-sė, apo tė BDI-sė, pra tė gjithė kėta, flas gjithnjė nė pikėpamje botėkuptimore, kanė lidhje mė tė afėrta me marksizėm-leninizmin ose me komunizmin jugosllav, sesa me islamin. Por ēfarė po ndodh tani? Qė tė gjithė heshtin ose “bėjnė prokopi”, pra koketojnė me fenė, jo pse iu dhemb zemra pėr “gjendjen shpirtėrore” tė kombit apo gjėra tė kėtilla, por thjeshtė e bėjnė kėtė pėr interesa politike ose elektorale. Mė anė tjetėr, sado qė mund tė duket e ēuditshme, nė Kosovė ka edhe fundamentalizėm katolik, respektivisht tė krishterė. Vetė Katedralja e Prishtinės, vendi ku ėshtė ndėrtuar ajo, madhėsia e saj, pėrfshirė edhe disa deklarata tė pamatura tė krerėve tė Kishės Katolike tė Kosovės, e dėshmojnė pikėrisht kėtė.
__________________
m'sohen senet
Izraeliti Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 05-11-13, 19:15   #17
King_Gentius
 
Avatari i King_Gentius
 
Anėtarėsuar: 22-03-05
Vendndodhja: Boston
Postime: 1,243
King_Gentius e ka pezulluar reputacionin
Gabim Re: Alma Lama: Letėr e hapur kryeministrit tė Turqisė

Meqe jemi ne temen e vellazerise, kte jave erdhi president Papulja nga Greqia, dhe camet nxorren parulla me foto te arvaniteve qe ndihmuan revolucionin grek, pra gjaku I tyre praktikisht na nxjerrin vellezer me greket gjithashtu, dhe na vendos ne poziten disi paradoksale qe jemi vllezer me dy kombe qe jan armiq te perbetuar me njeri-tjetrin, dhe per me teper ne jemi keput me sopata me te dy ata ne nje kohe apo tjetren. Prandaj me mire do ishte ti mbajme te dy kta ne distancen e duhur te "miqesise diplomatike" dhe ne qofte se ata keputen me sopata me njeri-tjetrin ne te mos behemi satelit apo tifoz asnjerit. Kto lojra I kemi provuar me pare dhe jemi djeg (kujtoni psh luftrat greko-turke te 1770s, ku turqit kerkuan mijera mercenar shqiptare te shtypin greket po kur mbaroi lufta e mercenaret ngelen duke plackit Peloponezin, Sulltani dergoi turq qe asgjesuan mercenaret shqiptar!)


__________________
Shqiperi, o mema ime, ndonese jam i merguar,
Dashurine tende kurre zemra s'e ka harruar.

Naim Frasheri
King_Gentius Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 11:02.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.