Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Politika & Shtypi > Politika
Emri
Fjalėkalimi
Politika Diskutime tė qeta e konstruktive rreth politikės dhe politikanėve...



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 20-11-03, 12:34   #1
Anonymous
Guest
 
Postime: n/a
Gabim Flakareshat e nxehta nė fytyrėn e zbehtė tė Kosovės

Flakareshat e nxehta nė fytyrėn e zbehtė tė Kosovės



Shkruan: Xhafer SHATRI



1.

Cdo luftė, pavarėsisht nga numri i ushtarėve pjesėmarrės, pavarėsisht nga numri i viktimave dhe pėrmasat e rrėnimeve pėrfundon nė njė tavolinė, ku, nė vend tė ushtarakėve, konfrontohen, poashtu pa pikė mėshire, dy ēeta tė vogla diplomatėsh.



Tė gjithė e kanė ditur se edhe lufta shqiptaro-serbe do tė pėrfundoj nė njė tavolinė. Nė kėtė kuptim nėse lufta ėshtė vazhdim i politikės me mjete tė tjera, siē thoshte Klauzevici, si kudo tjetėr edhe nė Kosovė politika ėshtė vazhdim i luftės, por me mjete tė tjera.



Mirėpo, siē po shihet, kėtė fakt nuk e paskėshin ditur vetėm pjesėtarėt e parisė sė Kosovės. Sepse kur Holkeri erdhi, me vendosmėri trashanike, qė t'i realizojė njėrin prej standardeve tashmė tė njohura e sidomos dokumentin e Selanikut, pavarėsisht se kėtė e bėri pa e njohur fare realitetin nė Kosovė, njerėzit mė pėrgjegjės tė vendit tonė ose u futėn nė birė tė minit ose e humbėn logjikėn krejt.



Kjo sjellje e parisė e la opinionin e huaj dhe tonin me gojė hapur. Sepse ēėshtja e negociatave tė Kosovės me Serbinė ėshtė pėrmendur rregullisht nga qendrat e vendosjes tė paktėn tash njė vit e kėtej.



2.

Sidoqoftė, ata qė ua kanė dhėnė votėn patėn rastin tė mėsojnė;



- se kryetari i Kosovės nuk paskėsh ēarė kaptinėn pėr punėt me tė cilat e autorizon korniza kushtetuese, por ka vazhduar tė merret me verėra e konjak, me heraldikė dhe me shpėrndarje kristalesh e medaljesh;



- se qeveria e Kosovės, qė ėshtė qeveri koalicioni dhe pa opozitė nuk paskesh caktuar madje as nė formė kėshilltarėsh njė ekip tė paktėn prej tre personash qė do tė pėrcillte aktivitetin diplomatik tė Serbisė dhe masat qė duhet tė ndėrmarrė;



- se parlamenti ėshtė kthyer nė pronė private tė Nexhat Dacit, sepse nuk ishte nė nivel tė pėrgjegjėsisė tė aprovojė qoftė edhe njė deklaratė tė thjeshtė, nė tė cilėn do tė pėrcaktoheshin qėndrimet e Kosovės pėr kornizėn e negociatave tė ardhshme me Serbinė;



- se LDK-ja, si forcė kryesore politike e vendit, ėshtė kthyer nė pronė private tė Ibrahim Rugovės dhe tė klanit tė tij llapjan; sepse kjo parti nuk ka asnjė organ legjitim, nuk ka fare debat as pėr ēėshtjet mė pėrvėluese tė vendit. Nė tė funksionon vetėm njė njeri: Ibrahim Rugova dhe supotėt e tij. Tė gjithė tė tjerėt, me mijėra aktivistė tė devotshėm janė kthyer nė statistė; ndėrkohė qė, jo dikush tjetėr, por i biri i Rugovės, ėshtė kthyer nė bos tė firmave kryesore private nė Kosovė qė me shantazhin e mosmarrjes tė asnjė tenderi, detyrohen tė japin para tė majme pėr aktivitete jashtinstitucionale "pėr pavarėsinė e Kosovės";



- se PDK nuk ėshtė parti, por argashti e Hashim Thaēit, qė kontrollohet dhe mbahet nė kėmbė vetėm nė saje tė shėrbimit sekret dhe se ky shėrbim partiak e pa asnjė legjitimitet me metoda krejtėsisht mafioze ka disiplinuar jo vetėm kundėrshtarėt e tij politikė brenda e jashtė partisė, por edhe mediat kryesore e "tė pavarura" tė vendit qė nuk kanė as guximin minimal pėr tė pohuar se te Hashim Thaēi vija qė ndan politikanin nga banditi ėshtė shumė e hollė. Ky padrino publik, i pakėnaqur pse po mbetet nėn hijen e kryeministrit, ka vendosur qė me metodat e tij tė njohura tė krijojė krizė qeveritare, ta rrėzojė Bajram Rexhepin dhe nėse nuk mund tė bėhet kreministėr, tė paktėn tė arrijė qė vetė tė jetė pjesėmarrės nė negociatat me Serbinė. Pėr arsyen e thjeshtė se e ka bishtin e zėnė me derė, jo pėr ato qė janė bėrė gjatė luftės, por sidomos pėr ato qė ka bėrė pas saj. Duke qenė protoganist i negociatave ai mashtrohet se mund t'i ikė pėrgjegjėsisė pėr fajet e rėnda qė ka bėrė;



- se AAK ėshtė bėrė grupimi politik mė joserioz nė Kosovė; vetėm brenda kėtij viti, kjo parti nė tė cilėn kanė shpresuar shumė njerėz, ka organizuar tri budallaki tė mėdha: njė dasmė, ku kanė marrė pjesė mbi 5000 veta e ku ka ardhur nė shprehje primitivizmi dhe sharlatanizmi mė i shėmtuar shqiptar; njė fushatė pėr tė shpallur sėrish pavarėsinė e Kosovės, qė populli i saj, nė ēaste shumė tė vėshtira, e ka shpallur me referendum kėtu 12 vjet mė parė dhe njė fushatė tjetėr deri nė mjerim naive pėr mospjesėmarrje nė takimin e Vjenės.



3.

Ndėrkohė, njerėzit e Kosovės kanė pritur nga paria e tyre qė, jo tash, nė prag tė negociatave tė imponuara me Serbinė, por shumė mė herėt tė bėjnė presion tė pėrbashkėt e tė vendosur qe:



- nėse lejohet edhe mė tej qė nė njė pjesė tė konsiderueshme e territorit tė Kosovės, nė kundėshtim flagrant me rezolutėn e famshme 1244, tė veprojė shteti serb;



- nėse vazhdohet edhe mė tej qė qeveria e dalė nga vota tė lira tė mos ketė kompetencat mė themelore pėr qeverisje;



- atėherė shqiptarėt do tė largoheshin nga tė gjitha institucionet lokale e qėndrore.



UNMIK-u, i vetėdijshėm se kjo do tė krijonte njė krizė jashtėzakonisht tė rėndė, do tė detyrohej qė mė nė fund faktorin shqiptar ta marrė seriozisht;

Nė fakt kjo mbetet e vetmja rrugė qė (pa luftė) Ibri tė mos bėhet kufiri verior i Kosovės.



Siē dihet, deri mė tash nuk ėshtė bėrė as njė presion serioz pėr kėto ēėshtje. Pėr mė keq, ka pasur raste, siē ėshtė ai kur Hashim Thaēi nė Parlament thotė: qeveria nuk ka nevojė pėr kompetenca mė tė mėdha, sepse nuk po i shfrytėzon as kėto qė i ka!



4.

Njerėzit e Kosovės nga institucionet e saj kanė pritur gjithashtu qė ta kenė tė paktėn njė skelet-platformė pėr negociata me Serbinė, ku do tė bėhej e qartė se pėr Kosovėn ēėshtje tė panegociueshme, pėrafėrsisht, janė kėto:



- se shteti serb, nė asnjė formė, nuk mund tė kthehet nė Kosovė;

- se copėtimi i Kosovės nuk mund tė bėhet pa luftė;

- se pėr serbėt e Kosovės nuk do tė bisedohet me Beogradin, por me pėrfaqėsuesit e tyre;

- se shqiptarėt nuk do t'u japin kurrė tė drejta serbėve tė Kosovės (sepse njė ditė mund t'u teket dhe t'ua marrin), por me garanci ndėrkombėtare do t'ua respektojnė tė gjitha tė drejtat njė pėr njė: tė drejtėn e patjetėrsueshme tė kthimit nė shtėpitė dhe pronat e tyre; tė drejtėn e lirisė sė qarkullimit, tė drejtėn e shprehjes, tė organizimit politik, tė drejtėn dhe praktikėn qė nė tė gjitha institucionet e Kosovėn tė jenė tė pėrfshirė, si pjesė e pandashme e tyre...



Pėr tė tjerat duhet bėrė negociata.



5.

Njerėzit e Kosovės kanė pritur gjithashtu qė krerėt e institucioneve tė tyre, nė vend qė tė grinden si gjelat pėr tė shkuar apo pėr tė mos shkuar nė Vjenė, ta caktojnė ekipin e ekspertėve, duke angazhuar edhe ekspertė tė huaj, dhe krahas pėrgatitjes sė negociatave tė kontaktojnė qeveritė e ndryshme dhe, veē shpalosjes sė platformės pėrnegociata tė dėshmojnė, duke nxjerrė fotografi konkrete, se negociatat nuk mund tė jenė tė suksesshme nėse me mijėra skelete fėmijėsh, grash e burrash tė Kosovės vazhdojnė tė gjenden kudo nėpėr Serbi, e madje edhe nėn asfaltin autostradės Beograd-Novi Sad, ku kalojnė me dhjetėra mijėra automjete nė ditė. Ky ėshtė njė krim i rėnd e i pandodhur deri mė sot, sepse pėrdhunon pėr ēdo ēast edhe pėr sė vdekuri njerėzit e masakruar dhe njėherit acaron edhe mė tej gjendjen nė Kosovė. Sepse ata ishin tė kėtij vendi, ku kanė ende prindėrit, vėllezėrit, motrat, tė afėrmit…



Pėr kėto ēėshtje do tė duhej organizuar edhe konferenca pėr shtyp nė Vashington, Bruksel, Berlin, Londėr, Paris pse jo edhe Moskė e Pekin, sepse kėshtu mė sė miri do tė zhvlerėsohej propagandėn serbe, e cila po korr suksese konkrete, siē ishte edhe ndalimi arbitrar i privatizimit nė Kosovė.



6.

Shtrohet pyetja a nuk i ditkan krerėt e Kosovės kėto gjėra qė janė kaq tė thjeshta, por paskesh nevojė qė t'ua hapė sytė ndonjė gazetar?



I dijnė shumė mirė, por, mjerisht, sjellja e tyre tė lė tė kuptosh rrezikun e madh qė paraqesin, jo vetėm pėr Kosovėn, politikanėt me dosje, apo thėnė mė mirė krerėt qė e kanė bishtin e zėnė me derė. Sepse, sado dashamirės qė tė jetė njeriu, megjithatė sjellja e Rugovės, Thaēit, Haradinajt, Dacit etj., nuk mund tė shpjegohet ndryshe.



Fakti se paria e Kosovės njėherit shkoi dhe s’shkoi nė Vjenė, e dėshmon kėtė mė sė miri. Sepse nė Vjenė nuk shkoi Kosova, por fytyra e saj me shėnjat e flakareshave tė shumta, qė nuk ia dhanė serbėt, por prijėsit shqiptarė.


  Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 11:26.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.