Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Kultura > Historia Shqiptare
Emri
Fjalėkalimi
Historia Shqiptare Tė diskutojmė pėr historinė tonė!



 
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Prev Postimi Mėparshėm   Postimi Tjetėr Next
Vjetėr 31-08-13, 18:08   #30
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Ēfarė thonė tė huajt pėr Shqiptarėt?

Kushtuar Faik Konicės
G. Apollinaire; Botuar nė vėllimin “Poeti i vrarė” tė shtėpisė botuese “Gallimard”, France. Apollinaire, “Le Poete assassiné”


Shqiptari

Shqiptarėt janė njerėz tė pashėm, fisnikė e kurajozė, por ata kanė njė prirje pėr vetvrasje, ēka tė bėn tė dridhesh pėr kėtė racė, qė mund tė shuhej nė se cilėsitė e tyre gjenetike produktive nuk do ta balanconin mėrzinė apo dhimbjen e tė jetuarit. Njė shqiptar qė kam njohur gjatė qėndrimit nė Bruksel, mė ka lėnė mbresa tė paharrueshme dhe tė sakta pėr njė komb, qė bashkė me skocezėt, janė ndoshta popujt mė tė vjetėr tė Evropės.
Ky shqiptar kishte njė mikeshe angleze qė e bėnte tė vuante, siē bėjnė tė vuajnė nga dashurija ata qė i pėrkasin njė elite tė shoqėrisė njerėzore. Vajza, bukuria e sė cilės binte aq shumė nė sy saqė ēdo burrė e dashuronte atė marrėzisht, e mashtroi mikun tim si dhe ata qė e donin aq shumė atė, pra edhe mua, qė pėr njė kohė tė gjatė lėkundesha midis ndjenjės sė miqėsisė dhe tė dėshirės.
Modi, qė ishte njė vajzė e paturpėshme, nga ata njerėz qė jeta i ka trajtuar keq dhe i ka bėrė me shpirt tė vrarė e zemėr tė thyer dhe qė nuk mund tė rrijė pa e admiruar, e kalonte jetėn e saj ashtu e xhveshur nė apartamentin e mikut tim. Dhe kur ai dilte, rrėmuja pllakoste nė banesen e tij.
A nuk bėnte pjesė dhe Modi nė shoqėrinė njerėzore?
Ajo nuk fliste asnjė lloj gjuhe, por njė dialekt hibrid, njė pėrzjerje te anglishtes, frėngjishtes, me trajta tė gjuhės belge dhe gjermanike.
Njė filolog do ta kish adhuruar atė, ndėrsa njė linguist i gramatikės do ta kishte urryer, megjithė bukurinė e saj.
Ajo ishte me origjine angleze nga i ati, njė oficer mizor, i dėnuar me vdekje nė Indi, pėr trajtimin e keq qė u kishte bėrė indigjenėve. Ndėrsa nėna e saj ishte njė malteze.

Njė ditė miku im mė tha:
“Duhet tė iki nga kjo botė. Nesėr do tė vras vehten!”
Unė i njihja mirė zakonet e shqiptarėve dhe e kuptova se kėto nuk ishin fjalė tė thėna kot. Ai do tė vritej sepse kėtė e kish deklaruar tashmė, e kishte thėnė.
Tė nesėrmen, nė sajė tė miqėsisė dhe pranisė sime, qė nuk e lashė pėr asnjė ēast vetėm, shqiptari nuk u vetvra.
Por vete ai gjeti njė ilaē pėr vuajtjen e tij.
“Kjo grua, mė tha ai, nuk ėshtė aspak gruaja ime. Eshtė e vėrtetė qė e dua, por kjo dashuri, nė se do tė matohesha me tė , do mė shkatėrronte.
“Nuk e kuptoj, – i klitha, – shpjegoma mė qartė!”
Ai buzėqeshi dhe vazhdoi :
“Popujt e Ballkanit dhe banorėt e maleve nė breg tė Adriatikut, dikur i rrėmbenin femrat dhe ky zakon jeton edhe sot nė krahina tė ndryshme.
“Realisht ne nuk na pėrket veēse gruaja qė marrim dhe qė e nėnshtrojmė atė.
“Pa rrėmbim nuk ka martesė tė lumtur”.
“Unė i erdha rrotull Modit”.
“Por ishte ajo qė mė bėri pėr vehte”.
“Ajo ėshtė e lirė dhe unė dua tė rifitoj lirinė time ”.
- Po si?- e pyeta i ēuditur.
- Duke rrėmbyer! – tha ai me njė qetėsi dhe fisnikėri imponuese.
Ditėt e mėpasme, shqiptari dhe unė u nisėm pėr udhėtim.
Ai mė ēoi nė Gjermani dhe pėr shumė kohė dukej i shqetėsuar. Unė e respektoja dhimbjen e tij, dhe pa menduar mė pėr idenė e rrėmbimit, gėzohesha nė qetėsi pėr Modin e harruar tashmė, e cila e kishte dėshpėruar atė gjer nė vdekje.

Njė mėngjes, nė Cologne (Kėln), nė qėndėr tė Hohestrasse, shqiptari me tregoi njė vajzė tė re, e cila me njė partiturė nė dorė ecte nė krah tė guvernantes sė saj.
Njė hyzmeqar i veshur mirė, me rrobat e njė shėrbėtori fisnikėsh, i ndiqte dhjetė hapa pas tyre.
Vajza mund tė ishte 17 vjeē. Dy bishtaleca i binin mbi shpinė. Kjo vajzė e njė patrici kolonjez, dukej shumė e gėzuar, jo si tė ishte nė Prusi, por nė qytetin e mbretėrve tė magjishėm.
“Ndiqmė nga pas, – mė tha menjėherė shqiptari.
Ai nisi tė vraponte, kaloi hyzmeqarin dhe kur arriti pranė vajzės sė re, duke i hedhur krahun rreth trupit, e ngriti duke vrapuar tutje bashkė me tė.
Shumė i shqetėsuar vrapova pas gjurmėve tė mikut tim. Nuk vėshtroja aspak prapa meje, por padyshim, hyzmeqari dhe guvernantja tė tromaksur e kishin humbur pusullen dhe as qė kujtoheshin tė thėrrisnin pėr ndihmė.

Kaluam para kishės dhe arritėm stacionin e trenit. Vajza e joshur nga paraqitja burrėrore e rrėmbyesit tė saj, qeshte e ngazėllyer nė thellėsi tė vetvetes, dhe kur ne ishim nė vagonin e trenit qė po nisej drejt kufirit, nė Erbestal, shqiptari e puthi ēmėndurisht atė vajzė, qė i ishte nėnshtruar si e fejuara mė e pėrgjėruar e botės.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
 


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 5 (0 Anėtarėt dhe 5 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 00:23.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.