Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Shoqėria > Shėndeti
Emri
Fjalėkalimi
Shėndeti Tė rejat dhe kuriozitetet mė tė fundit nga mjeksia. Cila eshte pyetja juaj ?



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 24-10-11, 13:37   #1
LaDy_Diaspora
Bride to be...
 
Anėtarėsuar: 20-07-11
Postime: 1,350
LaDy_Diaspora i pazėvėndėsueshėmLaDy_Diaspora i pazėvėndėsueshėmLaDy_Diaspora i pazėvėndėsueshėmLaDy_Diaspora i pazėvėndėsueshėmLaDy_Diaspora i pazėvėndėsueshėmLaDy_Diaspora i pazėvėndėsueshėmLaDy_Diaspora i pazėvėndėsueshėmLaDy_Diaspora i pazėvėndėsueshėmLaDy_Diaspora i pazėvėndėsueshėmLaDy_Diaspora i pazėvėndėsueshėmLaDy_Diaspora i pazėvėndėsueshėm
Gabim Depresioni

Depresioni mund tė prekė kėdo!

"Nuk mund tė pėrqendrohem dot dhe vazhdimisht jam i acaruar. Pėr ēdo vogėlsi nevrikosem dhe hidhem pėrpjetė. Nė punė, nė shtėpi, madje edhe midis miqėsh."
(E, 38 vjeē)


"Ēdo vendim mė duket i rėndė, qoftė edhe pėr njė imtėsirė. Madje edhe nė treg. Gjithnjė mendoj se mund tė bėj ndonjė gabim. Tashmė nuk e kuptoj veten time."
(S, 52 vjeēe)

__________

Keni dijeni pėr pėrvoja dhe vrojtime tė kėtilla? A ju ka vajtur mendja ndonjėherė se ndjenjat tuaja, gjendjet tuaja shpirtėrore, ose shqetėsimet fizike, mund tė jenė shenja tė njė depresioni?

Ndonjėherė ėshtė vėshtirė qė ta dallosh njė depresion nga njė sikletosje e zakonshme ditore. Ajo qė sot karakterizohet si stres, nervozizėm ose burnout (kapitje), ėshtė nė fakt shpesh njė depresion. Sėmundja shfaqet shpesh ashtu si dhe diabeti ose shtypja e lartė e gjakut, pavarėsisht nga mosha, profesioni, gjendja sociale, prejardhja ose besimi fetar. Megjithatė, sėmundja nuk perceptohet nė masėn e duhur nė opinion dhe keqkuptohet.

I merrni seriozisht indikacionet qė zgjasin shumė dhe drejtojuni njė specialisti. Pas njė hetimi tė saktė ėshtė pothuajse gjithnjė e mundur njė diagnozė e sigurt. Ky do tė ishte hapi i parė pėr njė trajtim tė suksesshėm.

Depresioni ėshtė njė sėmundje e shpeshtė e cila mund ta prekė kėdo, pavarėsisht nga mosha, profesioni, gjendja sociale, prejardhja ose besimi fetar. Depresioni sot mund tė kurohet.

Depresioni ka shumė pamje


Ē’do tė thotė depresion dhe cilat janė shenjat e tij dalluese?

"Presioni nė punė ėshtė gjithnjė e mė i lartė. Muajin e shkuar u larguan sėrish tre kolegė tė tjerė nga puna. Jam 54 vjeē dhe kam frikė se edhe mua do tė mė gjejė e njėjta gjė. Qė prej tre javėsh zgjohem gjatė natės, kam sulme paniku dhe nuk mė zė gjumi mė. Nuk dua qė dhe gruan time ta ngarkoj me hallin tim." L., 54 vjeē, punėtor i ndėrtimtarisė, i martuar, 3 fėmijė

"Jetojmė qė prej 9 vitesh nė Zvicėr. Fėmijėt e mi kanė lindur kėtu dhe kėtu ndjekin shkollėn. Mirėpo e ardhmja jonė ėshtė e pasigurt. Pėr ēdo vit duhet ta vazhdojmė lejeqėndrimin tonė. Buzėqeshja mė ka humbur, gjithnjė jam e pikėlluar dhe nuk kam mė fuqi."
S., 30 vjeēe, amvise dhe punonjėse nė njė ndėrmarrje pastrimi, e martuar, 2 fėmijė


Njė depresion shpesh ka njė parahistori dhe shpeshherė ėshtė njė reagim i psikės dhe trupit ndaj zoritjeve tė vazhdueshme dhe situatave tė rėnda jetėsore. Sėmundja mund tė zhvillohet tinėzisht, simptomat bėhen gjithnjė e mė tė forta dhe nuk zhduken dot. Njė depresion, ndėrkaq, mund tė shfaqet edhe befasisht dhe papritur. Mjekėt, mjeket dhe i prekuri fi llimisht mendojnė shpesh pėr ndonjė sėmundje fizike.

Varėsisht nga individi, simptomat janė tė ndryshme. Shenjat e sėmundjes tek femrat dhe meshkujt mund tė shfaqen tė ndryshme. Simptomat e mundshme fillestare janė gjumi i ērregullt, pengesat nė pėrqendrim ose zhytja nė tė thella (vėshtrimi i ngrirė). Disa tė prekur nuk kanė mė ndjenja gėzimi, tek tė tjerėt mbizotėron njė angėshti e madhe e brendshme. Njė depresion mund tė shfaqet edhe nė formėn e njė acarueshmėrie tė shtuar ose sjelljeje agresive nė punė dhe brenda familjes.

Dhimbjet e kokės, shpinės ose tė barkut si shenja klinike tė njė depresioni mund tė jenė nė plan tė parė. Tė prekurit ndonjėherė mund tė kenė sulme frike ose ndjesi tė njė ankthi / ngėrēi fizik. Mund tė zhduket dhe interesi pėr seksualitet. Shkallėt e depresionit tek sėmundja mund tė jenė shumė tė ndryshme. Nė rastin e njė depresioni tė rėndė, tė prekurit nuk janė mė nė gjendje ta pėrballojnė jetėn e tyre tė pėrditshme. Ėshtė me rėndėsi qė tė ndėrmerret diēka sa mė parė qė tė jetė e mundur. Bisedoni me njė specialist.

Jo tė gjithė tė sėmurėt nga depresioni kanė simptoma tė njėjta dhe vuajnė nga i njėjti manifestim i sėmundjes.

Cilat mund tė jenė situatat e rėnduara jetėsore dhe faktorėt rrezikues?

> Kėrkesat shumė tė larta e konstante nė punė dhe nė shtėpi shtojnė rrezikun e sėmurjes nga depresioni.
> Kushtet e vėshtira fi nanciare, paga e ulėt dhe frika nga largimi prej punės, mund tė shkaktojnė presion tė vazhdueshėm.
> Jeta nė migracion pėrfaqėson pėr shumė migrantė dhe migrante njė tendosje tė vazhdueshme. Njė status qėndrimi i pasigurt, frikėrat pėr tė ardhmen, mirėpo edhe njė mungesė vlerėsimi, pėrvojat nga racizmi dhe diskriminimi mund ta ngarkojnė shėndetin dhe tė shpien nė njė depresion.
> Humbja e njė njeriu tė dashur ėshtė njė plagė e thellė nė jetė dhe mund tė shkaktojė depresion.
> Kujdesi ndaj fėmijėve dhe familjes mund tė shpjerė nė njė tendosje tė vazhdueshme. Pėr migrantet dhe migrantėt situata ėshtė sidomos e rėnduar, pasi qė janė nė merak pėr integrimin e fėmijėve tė tyre, ose ngaqė njė pjesė e familjes ka mbetur nė vendin e origjinės.
> Sėmundjet kronike tė ndonjė familjari, sidomos sėmundjet psikike, mund tė jenė shumė rėnduese.
> Edhe mbėshtetja dhe pėrkujdesi ndaj pjesėtarėve mė tė moēėm tė familjes mund tė ketė kosto tė lartė fizike dhe emocionale.
> Pėrjetimet traumatike dhe ngarkesat e larta shpirtėrore, edhe po tė ketė kaluar shumė kohė, mund tė jenė bashkėshkaktarė tė njė depresioni.

Si nė rastin e ēdo sėmundjeje tjetėr, ekzistojnė faktorė dhe shkaktarė qė shtojnė rrezikun e sėmurjes nga depresioni. Po tė jeni nė mėdyshje nėse vuani ose jo nga depresioni, vizitoni mjekun ose mjeken tuaj familjar/-e, ose ndonjė tjetėr specialist/-e qė gėzon besimin tuaj.


__________________
Just happy...

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Zero Cool : 24-10-11 nė 13:40
LaDy_Diaspora Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 24-10-11, 13:49   #2
LaDy_Diaspora
Bride to be...
 
Anėtarėsuar: 20-07-11
Postime: 1,350
LaDy_Diaspora i pazėvėndėsueshėmLaDy_Diaspora i pazėvėndėsueshėmLaDy_Diaspora i pazėvėndėsueshėmLaDy_Diaspora i pazėvėndėsueshėmLaDy_Diaspora i pazėvėndėsueshėmLaDy_Diaspora i pazėvėndėsueshėmLaDy_Diaspora i pazėvėndėsueshėmLaDy_Diaspora i pazėvėndėsueshėmLaDy_Diaspora i pazėvėndėsueshėmLaDy_Diaspora i pazėvėndėsueshėmLaDy_Diaspora i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Depresioni

Depresioni ėshtė njė temė e tė gjitha gjeneratave

"Nėna ime ėshtė gjithnjė e mėrzitur dhe nuk luan mė me mua. Nė fillim kam besuar se ajo ėshtė zemėruar nė mua ngaqė kisha marrė vlerėsim tė keq nė shkollė."
N, 8 vjeēe, fėmijė i vetėm, nxėnėse

"Nganjėherė mė vjen ta shkundulloj djalin tim nga zemėrimi. Ai rri gjithė ditėn shtrirė nė krevatin e tij."
M., 49 vjeē, i ve, 2 fėmijė, kujdestar i vetėm

"Ēfarėdo qė them nuk i ndihmon mė burrit tim. Ndjehem e pafuqishme
dhe pa pėrkrahje."
O., 64 vjeēe, e martuar, nė pension


Qė nga mosha fėminore deri nė pleqėri tė thellė depresioni mund tė prekė cilindo. Mirėpo shpeshherė ėshtė e prekur dhe njė familje e tėrė sė bashku.

A ka mundėsi qė dhe familjarėt tė marrin mbėshtetje?

Ndoshta nuk jeni prekur personalisht nga njė depresion, por si njė anėtar familjeje ose si mik apo mikeshė. Ndoshta jeni i/e paqartė, pasi qė nuk arrini tė kuptoni dot sjelljen e personit tė sėmurė. Ju nuk keni dijeni se si duhet tė silleni. Ju nuk e dini se si mund ta ndihmoni personin e sėmurė. Keni frikėra dhe dyshime, keni ndjenja turpi dhe fajėsie?

Edhe familjarėt mund tė marrin mbėshtetje profesionale. Drejtojuni mjekut ose mjekes suaj familjare, ai ose ajo mund t’ju ndihmojnė mė tej.

Njėkohėsisht, pėrkrahja e personit tė sėmurė nga familjarėt ėshtė veēanėrisht e rėndėsishme. Trajtimi nga specialistėt duhet t’i ketė parasysh tė dyja – qė familjarėt janė bashkėvuajtės dhe qė ata janė ndihmėtarė tė rėndėsishėm.

Ofroni edhe ju ndihmėn tuaj dhe pėrkrahni trajtimin, po qe se nė familjen ose nė rrethin tuaj dikush vuan nga depresioni.

Depresioni ėshtė i mjekueshėm


"Mua mė vinte turp nga depresioni im. Mė nė fund fola me njė specialist lidhur me problemet dhe shqetėsimet e mia. Nisa njė psikoterapi dhe mora medikamente. dhe familja ime mė ndihmoi shumė. Qė prej dy muajsh sėrish jam shumė mė mirė."
P., 42 vjeē, i martuar, 2 fėmijė


Si trajtohet depresioni?
Trajtimi duhet tė pasojė nga specialistėt dhe realizohet nė shumė nivele. Kėtu hyjnė medikamentet, psikoterapia dhe pėrkrahja sociale. Shpenzimet e trajtimit i merr pėrsipėr sigurimi i obligueshėm shėndetėsor. I gjithė personeli mjekėsor dhe profesional i nėnshtrohet detyrimit pėr heshtje.

Terapia medikamentoze
Nga hulumtimet shkencore e dimė tashmė se pengesat depresive nė metabolizmin e trurit paraqiten pavarėsisht nga shkaktari konkret. Kėto ndryshime organike nė organizėm trajtohen me medikamente kundėrdepresive. Gjatė marrjes me rregull, medikamentet ndikojnė qė simptomat depresive tė pakėsohen. Antidepresivėt nuk shkaktojnė varėsi dhe nuk ndryshojnė personalitetin.

Psikoterapia
Psikoterapia nxit fuqitė vetėshėruese. Gjatė psikoterapisė mund tė fl itet lidhur me rrethanat e rėnda jetėsore, problemet dhe ngarkesat. Sė bashku me specialistin do tė pėrpunohen zgjidhjet e mundshme pėr problemet dhe do tė ushtrohet zbatimi i kėtyre hapave pėr zgjidhje.

Mbėshtetja ekonomike dhe sociale
Pacientet/ -ėt marrin dhe mbėshtetje praktike, pėr tė zgjidhur vėshtirėsitė e gjendjes sė tyre jetėsore. Sipas dėshirės, kėto mund tė jenė bisedat mjekėsore me anėtarėt e familjes, me autoritetet, por edhe me punėdhėnėsin.

Rrugėdaljet nga depresioni


Mjeku, mjekja familjare:
Mund ta diagnostikojė e ta trajtojė depresionin, dhe tė prekurin prej tij nė rast nevoje t’ua kalojė mjekeve / mjekėve specialistė, pėrkatėsisht, psikologėve/-eve ose institucioneve tė specializuara.

Psikiatri, psikiatrja:
Mjekja, mjeku me njė arsimim profesional psikiatrik. Si mjekė specialistė, ata/ato mund tė ndėrmarrin sqarime mjekėsore dhe tė japin receta medikamentesh. Ata/ato mund tė zbatojnė gjithashtu dhe psikoterapinė.

Psikoterapeutja, psikoterapeuti:
Punojnė nė njė dhomė vizitash mjekėsore (ordinatorium), mirėpo edhe nė klinika psikiatrike ose nė shėrbimet psikiatrike ambulatore.

Psikoterapia:
Realizohet nga njė psikiatre, psikiatėr ose njė psikolog ose psikologe. Psikoterapia mund tė realizohet ose nė dhomėn specialistike tė vizitave, ose nė formė pjesėrisht a tė plotė spitalore.

Klinikat ditore psikiatrike:
Janė pėrgjegjėse pėr njė trajtim pjesėrisht spitalor. Kjo do tė thotė qė nė njė klinikė ditore ju mund tė ushtroni programin terapeutik gjatė ditės, ndėrsa natėn e kaloni nė shtėpi. Kėtu punojnė specialistė tė fushave tė ndryshme.

Klinikat psikiatrike:
Janė pėrgjegjėse pėr njė pranim urgjent dhe para sė gjithash pėr njė trajtim spitalor. Pėr hyrjen nė njė klinikė psikiatrike duhet kryesisht njė udhėzim mjekėsor. Edhe kėtu punojnė specialistė tė fushave tė ndryshme.
__________________
Just happy...

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Zero Cool : 24-10-11 nė 13:51
LaDy_Diaspora Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 24-10-11, 14:25   #3
taraku-1
Banned
 
Anėtarėsuar: 20-06-11
Postime: 1,208
taraku-1 i pazėvėndėsueshėmtaraku-1 i pazėvėndėsueshėmtaraku-1 i pazėvėndėsueshėmtaraku-1 i pazėvėndėsueshėmtaraku-1 i pazėvėndėsueshėmtaraku-1 i pazėvėndėsueshėmtaraku-1 i pazėvėndėsueshėmtaraku-1 i pazėvėndėsueshėmtaraku-1 i pazėvėndėsueshėmtaraku-1 i pazėvėndėsueshėmtaraku-1 i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Depresioni

A shnoshet noj her depresioni keshtu me rraj, si mos me pas pas hiq depresion...
Kjo o smundje shpirtrore me sa marr vesh une...

Apo aj person nonstop duhet me kan i kujdeseshem se i perseritet edhe me kan ne vazhdimsi nen ndikimin e terapive, me pauza her her, mirpo jo krejtsisht mu hjek prej tyre...

A duhet me kan gjithmon i kujdeseshem ndaj personit ne fjal per arsye rreziku se kthehet smunda prap ....
A o rrezik me ra ne konop a qysh a ?
taraku-1 Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 25-10-11, 16:24   #4
LaDy_Diaspora
Bride to be...
 
Anėtarėsuar: 20-07-11
Postime: 1,350
LaDy_Diaspora i pazėvėndėsueshėmLaDy_Diaspora i pazėvėndėsueshėmLaDy_Diaspora i pazėvėndėsueshėmLaDy_Diaspora i pazėvėndėsueshėmLaDy_Diaspora i pazėvėndėsueshėmLaDy_Diaspora i pazėvėndėsueshėmLaDy_Diaspora i pazėvėndėsueshėmLaDy_Diaspora i pazėvėndėsueshėmLaDy_Diaspora i pazėvėndėsueshėmLaDy_Diaspora i pazėvėndėsueshėmLaDy_Diaspora i pazėvėndėsueshėm
Gabim Depresioni Pas-Lindjes (Post-Natal)

Njė fėmijė porsa ka lindur, qanė, ėshtė i shėndosh, fati i njė familje duket tė jetė pėrfekt. Por tani papritmas, pėrafėrsisht njė deri nė tri ditė pas lindjės, shumė nėna tė reja e ndjejnė vetėn tė pikėlluar (mėrzitur), pothuaj depresiv.

Depresioni Pas-Lindjes (Post-Natal)
Shembuj me ndjenja tipike tė cilat femrat me depresion post-natal i pėrjetojnė:‘Tėrė koha mė shkon duke qarė. Nuk mund tė bėjė asgjė, kam shumė punė qė mė duhet t’i kryej. Ndjej se kam dėshtuar plotėsisht si nėnė.’ ‘Mė duket se nuk mund tė vendosi pėr asnjė gjė. Mendja ime ėshtė e turbulluar me mendime tė ngatėrruara dhe i bėrtas ēdokujt ēdoherė. Me duhet tė jem e lumtur, por unė ndjehem shumė keq’. ‘Foshnja qanė vazhdimisht e unė nuk mund ta rehatoj. Ndjehem qė kam dėshtuar por edhe e zemėruar. Ėshtė faji im, nuk ėshtė faji i foshnjes.’ ‘Ndjehem se kam humbur plotėsisht vetėbesimin. Dukem shumė keq dhe ndjehem keq.’

Ēka ėshtė Depresioni Post-Natal (Pas-Lindjės)?
Depresioni post-natal ėshtė lloj depresioni i cili shfaqet pas lindjes sė foshnjes. Depresioni ndonjėherė mund tė fillon gjatė shtatėzanisė, por quhet depresion post-natal vetėm nėse vazhdon pasi qė keni lindur. Depresioni post-natal ėshtė shumė i zakonshėm dhe ėshte e ditur se dhjetė deri pesėmbėdhjetė femra nga njėqind qė lindin foshnje do ta pėrjetojnė. Numri i vėrtet mund tė jetė mė i madh sepse shumė femra nuk kėrkojnė ndihmė dhe nuk i tregojnė tė tjerėve pėr ndjenjat e tyre.

Si dallon depresioni post-natal nga depresioni i zakonshėm?
Simptomet e depresionit post-natal janė tė njėjta si tė ēdo depresioni. Ato pėrfshijnė mėrzitjen dhe mos interesim nė gjėrat qė zakonisht janė nė rregull. I vetmi ndryshim ėshtė se kėto ndjenja zakonisht fillojnė brenda tre muajve pasė lindjes sė foshnjes. Poashtu ėshtė e mundur qė depresioni post-natal tė fillojė mė vonė mirėpo, nėse simptomet ia fillojnė njė vit mė vonė apo mė shumė se njė vit pasė lindjes ka pak mundėsi qė tė quhet depresion post-natal. Lajm i mirė ėshtė se si ēdo lloji tjeter i depresionit, depresioni post-natal ėshtė shėrues me tretmane, dhe pothuajse gati tė gjitha femrat shėrohen plotėsisht.

A ka probleme tjera post-natale me tė cilat ballafaqohen gratė?
Janė edhe dy gjendje tjera tė vėshtira emocionale te cilat femrat i pėrjetojnė pas lindjes sė fėmiut.

“Baby Blues”
E para ėshtė shumė e zakonshme dhe quhet ‘Baby Blues’. Kjo ėshtė lloj i lehtė i depresionit i cili paraqitet nė ēdo tetė nga dhjetė nėna gjatė ditėve tė para tė lehonisė. Kur nėnat vuajnė nga ‘Baby Blues’ ato ndjehen shumė emocionale dhe qajnė pa ndonjė shkas tė vecantė. Nėnat pasė lindjes sė foshnjes shpesh ndjejnė Ankth, tendosje dhe rraskapitje dhe mund tė kenė problem me gjumė. Mjekėt mendojnė se ndyshimet e papritura nė nivelin e hormoneve rreth kohės sė lindjes e sjellin ‘Baby Blues’, por mund tė jenė shkaqet tjera, si traumat nga vetė lindja dhe shqetėsimet qė foshnja sjell. Ėshtė koha kur ju duhet pushimi i mjaftueshėm pėr tu forcuar por ėshtė koha mė e vėshtirė qė mund tė pushoni. ‘Baby Blues’ zakonisht zgjat njė ose dy ditė dhe zhduket aq shpejt sa vjen. Nuk ka nevojė pėr brengosje pėrveq nėse ndjenjat vazhdojnė tė keqėsohen, nė kėtė rast mund tė jetė fillimi i depresionit post-natal.

Psikozat e Lehonisė
Problemi i dytė i cili lajmėrohet ndonjėherė te femrat pas lindjes sė foshnjes ėshtė mė pak i zakonshme. Quhet Psikoze e Lehonise. Kjo shfaqet nė njė nėnė nga ēdo njėmijė dhe ėshtė mė serioze se depresioni post-natal. Problemi zakonisht fillon papritur gjatė dy javėve tė para tė lehonisė,me ērregullim tė thellė tė gjendjes shpirtėrore dhe te sjelljeve. Femrat me Psikozė tė Lehonisė mund tė bėhen shumė tė nevrikosura dhe tė hutuara dhe shpesh kanė besime tė pazakonshme dhe tronditėse pėr veten dhe foshnjen e tyre.

Cilat janė simptomet e depresionit post-natal?
Femrat i pėrshkruajnė njė numėr tė simptomeve, shumė prej tyre janė tė pėrmendura mė poshtė. Kėto simptome mund tė jenė tė tejkalueshme nė kohėn kur foshnjės tuaj i duhet shumė kujdes dhe vėmendje. Kėto janė disa nga shenjat e simptomeve qė ju mund t’i pėrjetoni nėse vuani nga depresioni post-natal.

Ndjenjat apo emocionet:
*Pikėllim, shqetėsim, dėshprim
*Qani shumė apo nuk mund tė qani
*Ndjeheni tė pavlefshme
*Gjendja shpirtėrore ndryshon shpesh
*Ndjeheni fajtore
*Nuk ndjeheni tė interesuara
*Humbje tė kėnaqėsisė
*Ndjeheni tė shqetėsuara apo me panik dhe brenga
*Ndjeheni tė nevrikosura dhe tė zemruara
*Nuk ndjeheni ashtu si dėshironi pėr foshnjen tuaj

Shenjat trupore dhe fizike:
*Mungesė tė energjisė dhe rraskapitje
*Shqetėsime gjatė gjumit
*Ēdo gjė e bėni nė mėnyrė tė ngadalėsuar, apo
*Tė shpejtuar, jeni tė nevrikosura dhe nuk mund tė relaksoheni
*Mos intersim pėr intimitet bashkėshortor
*Ndryshim nė oreks – hani shumė apo nuk hani sa duhet

Mendimet – kur njerėzit janė nė depresion, ata bėhen ‘ekspertė’ nė mėnyrėn si mendojnė, gjithmonė nė mėnyrė negative dhe tė zymtė.
*Kritikoni vetėveten si: – ‘unė jam nėnė e padobishme’, ‘dukem keq’, nuk e kuptoj kėtė fletushkė unė jam budallaqe!’
*Brengosje si – ‘foshnja nuk ushqehet mirė’
*Fajsoni vetėn si – ‘unė i kam fajet’
*Paramendoni mė tė kėqijat si – ‘Ēdo gjė do tė bėhet keq – asgjė nuk do tė ndryshojė kurrė’
*Mendime pa shpresė si – ‘Ēdo gjė ėshtė pa shpresė. Ndonjėherė mendoj qė tė gjithė do tė kishin kaluar mė mirė pa mua’
*Mendimet pėr tė tjerėt si – ‘Ēdokush kalon mirė. Askush nuk kujdeset pėr mua’
*Dhe bota – ‘Vend i tmershėm pėr tė rritur fėmijėt...’

Mendja – poashtu nga depresioni ndikon nė mėnyra tė tjera:
*Koncentrim i dobėt
*Mos mundėsia pėr tė marrė vendime
*Mendime tė koklavitura dhe tė hutuara

Sjelljet:
*Mos dėshira pėr tu takuar me njerėz tjerė dhe pėr tė dal
*Moskėnaqsi pėr gjėrat qė ju kanė pėlqyer
*Tė bėni shumė gjėra gjatė ditės apo nuk bėni asgjė nga detyrat ditore
*Nuk merrni vendime tė duhura me kohė
*Fjaloseni mė shpesh, bėrtisni, humbni kontrollin

Nėse i keni njė numėr tė kėtyre sjelljeve dhe mendimeve mė lartė gjatė shumtėn e kohės, gjatė dy javėve apo mė gjatė, ėshtė e mundshme qė ju vuani nga njė form tė depresionit. Nėse kėto kanė filluar brenda disa javėve apo muajve qyshse keni lindur foshnjen, atėhere ėshtė e mundshme qė ju keni ndonjė form tė depresionit post-natal.

A duhet tė kėrkoj ndihmė?
Nėse vuani nga depresioni post-natal ėshtė me rėndėsi qė ta pranoni dhe kėrkoni ndihmė. Njerėzit shpesh nuk e njohin depresionin post-natal. Kjo ndodh nė kohėn kur shumė ndryshime ndodhin dhe nėnat shpesh nuk e dinė ēka ėshtė normal dhe ēka pritet. Problemi mund tė filloj ngadalė dhe shpesh nėnat mendojnė se nuk mund tė pėrballojnė nė vend qė ta njohin se ato janė duke vuajtur nga depresioni post-natal. Poashtu, shumė femra me depresion post-natal ndjehen tė turpruara dhe i fshehin simptomet e tyre nga tė tjerėt. Sa mė herėt aq mė mirė ėshtė ta dalloni qė e keni depresionin post-natal pėr tė marrė hapa pėr ti ndihmuar vetėvetes dhe pėr tretmane efektive. Mbajeni nė mend depresioni post-natal ėshtė shumė i zakonshėm dhe ka mundėsi qė ndodh nė njė nga ēdo pesė femrave. Kėshtu qė ju lutemi bisedoni dhe kėrkoni ndihmė nga anėtarėt e familjes tuaj, infermieren e shėndetit apo mjekut.

Kush ėshtė e rrezikuar nga depresioni post-natal?
Ēdo femėr qė lind fėmijė mund tė zhvillon depresionin post-natal. Mirėpo, ekzistojnė disa faktor tė cilėt do te ndikojnė mė shumė. Kėto janė:

*Nėse keni pėrjetuar depresion mė parė
*Nėse lindja e fėmijut ka qenė posaqėrisht e vėshtirė dhe traumatike pėr ju
*Nėse keni probleme me marrėdheniet bashkėshortore
*Nėse jeni duke pėrjetuar ngjarje tė tjera tė vėshtira nė jetėn tuaj
*Nėse jeni e izoluar nga shoqėria, pa familje dhe shoqėri tė cilėt mund tė ju ndihmojnė
*Nėse nėna juaj apo familja nuk ėshtė afėr tė ju pėrkrahin dhe tė ju ndihmojnė

Mirėpo, kjo sdo tė thotė se ēdokush qė i pėrjeton kėto vėshtirsi do tė vuaj nga depresionin post-natal.
__________________
Just happy...
LaDy_Diaspora Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 25-10-11, 16:25   #5
LaDy_Diaspora
Bride to be...
 
Anėtarėsuar: 20-07-11
Postime: 1,350
LaDy_Diaspora i pazėvėndėsueshėmLaDy_Diaspora i pazėvėndėsueshėmLaDy_Diaspora i pazėvėndėsueshėmLaDy_Diaspora i pazėvėndėsueshėmLaDy_Diaspora i pazėvėndėsueshėmLaDy_Diaspora i pazėvėndėsueshėmLaDy_Diaspora i pazėvėndėsueshėmLaDy_Diaspora i pazėvėndėsueshėmLaDy_Diaspora i pazėvėndėsueshėmLaDy_Diaspora i pazėvėndėsueshėmLaDy_Diaspora i pazėvėndėsueshėm
Gabim Depresioni Pas-Lindjes (Post-Natal) - pjesa e dytė

Ēka e shkakton depresionin post-natal?
Lindja e fėmijės ėshtė kohė kur bėhen ndryshime tė mėdha. Nėnat pėrjetojnė ndryshime biologjike, fizike, emocionale dhe sociale. Mund tė ndodhė se depresioni post-natal shkaktohet nga pėrzierja ae tėgjitha ndryshimeve. Edhe ndodhitė tjera tė vėshtira nė tė njejtėn kohė mund tė kontribojnė.

Ndryshimet biologjike
Lindja e fėmijės sjell ndyshime tė hormoneve nė trupin tuaj. Depresioni post-natal mund tė jetė i lidhur me kėto ndryshime. Por edhe pse kjo mund tė jetė shkaku dėshmitė sygjerojnė se hormonet nuk janė shkaktar tė vetėm. Rrethanat tuaja individuale dhe sociale janė poashtu me rėndėsi. Megjithatė, ilaqet kundėr depresionit dhe ilaqet e tjera mund tė ju ndihmojnė. Bisedoni me mjekun pėr kėto.

Ndryshimet fizike
Lindja e fėmiut ėshtė rraskapitėse dhe ndonjėhere mund tė shkaktojė probleme fizike p.sh. nėse keni lindur fėmiun me operacion, dhėmbjet pas operacionit. Shėrimi pas operacionit nuk ėshtė gjithmonė i lehtė. Kujdesi pėr foshnje e bėnė tė vėshtirė qė ju tė pushoni dhe tė fleni sa duhet. Nėse keni fėmijė tė tjerė ata mund tė reagojnė duke kėrkuar nga ju vėmendje mė tė madhe. Kjo mund tė ju bėjė mė tė lodhur. Ndoshta ju nuk keni oreks tė mirė dhe nuk hani sa duhet. Kur kjo ndodh ėshtė shumė lehtė tė lodheni pa masė. Disa femra poashhtu ndjehen tė pa sigurta dhe jo-atraktive pėrshkak se forma e tyre e trupit ndryshon dhe nuk kanė kohė tė kujdesen pėr veten. Nė tė njejtėn kohė disa femra tė cilat vuajnė nga depresioni post-natal kujdesen pėr veten dhe foshnjen e tyre posaqrisht mė shumė pėr tė fshehur ndjenjat e dėshtimit qė ndjejnė pėr shkak tė depresionit. Kjo shkakton mė shumė lodhje fizike.

Ndryshimet emocionale
Femrat shpesh nuk i pėrjetojnė ndjenjat qė i kanė paramenduar kur lindin foshnjen. Kur ato marrin nė duar foshnjen e tyre pėr tė parėn herė, njė numėr i madh i tyre nuk ndjenė atė emocione tė nxituar tė ‘dashurisė sė nėnės’. Ato vetėm ndjehen tė lodhura dhe pak tė shkėputura. Kjo ėshtė normale. Disa nėna e duan fėmijėn nė shikim tė parė por disa mėsohen ta duan fėmijėn gradualisht. Por kryesorja ėshtė qė mos tė brengoseni apo tė zghėnjeheni nėse lindja e fėmiut nuk ėshtė si e keni paramenduar. Dhe ėshtė e vėrtet se shumė femra thonė se pas lindjes sė fėmiut ndjehen mė tė emocionuara kėshtu qė kur gjėrat nuk shkojnė mirė atėhere duken shumė mė keq se zakonisht.

Ndryshimet sociale
Lindja e fėmiut mund tė shkaktojė shumė ndryshime. Nevojat e foshnjes vėshtirsojnė vazhdimin e jetės aktive shoqėrore. Poashtu mund tė shkaktojė tendosje nė marrėdhėniet e prindit sepse ėshtė vėshtirė tė kalojnė kohė sė bashku si ēift. Pėr shkak se shumė njerėz nuk jetojnė afėr anėtarėve tė familjeve tė tyre, prindėt mund tė ndjehen tė izoluar dhe nėnat nuk kanė ndihmė nga njerėzit e tjerė. Posaqėrisht ato tė cilat nuk i kanė nėnat e tyre afėr tė ju ndihmojnė gjatė kėsaj kohe tė vėshtirė. Edhe ato qė kanė familjet afėr mund tė kenė vėshtirsi tė kėrkojnė ndihmė praktike. Gazetat, revistat dhe programet televizive thonė se tė lind fėmijė ėshtė pėrvojė e mrekullueshme por shpesh nuk pėrmendin pjesėt e vėshtira. Pėr shkak se ēka dėgjojmė nga mediat dhe se ēka njerėzit tjerė tregojnė pėr lindjen e fėmiut, femrat ndonjėherė ndjehen se kjo kohė duhet tė jetė e pėrkryer. Ato mendojnė qė ēdokush tjetėr ia del mbanė tė lind fėmiun nė mėnyrė natyrale dhe lehtė dhe menjėhere bėhet nėnė e pėrkryer. Kjo ndikon tė keni vėshtirė tė kėrkoni ndihmė. Por ky mit pėr amėsinė ėshtė larg nga e vėrteta pėr shumė njerėz. Lindja e fėmiut mund tė jetė shumė e vėshtirė dhe tė bėheni nėnė ėshtė rol i ri qė mėsohet nė jetė. Femrat kėto ditė kanė mė shumė kėrkesa se nėnat e tė kaluarės. Ato ndoshta janė mėsuar tė dalin tė punojnė dhe tani ndjehen tė izoluara nė shtėpi dhe i mungon takimi me kolegėt e tyre. Por nėse vendosin tė kthehen nė punė ato mund tė ballafaqohen me shumė mundime.

Ndodhitė e vėshtira (me stres) jetėsore
Ne gjithashtu njohim se njerėzit tė cilėt kanė pėrjetuar apo perjetojnė jetė me ndodhi tė mundueshme mund tė ju shfaqet depresionin post-natal pas lindjes. Pėr shembull, abortimet spontane nė tė kaluarėn, vdekja e nėnės, probleme financiare, vėshtėrsi me banim. Pėrfundimisht ėshtė me rėndėsi tė mbani mend se njėra prej shkaqeve mė tė zakonshme tė stresit janė ndryshimet nė jetė, dhe asgjė mė shumė se lindja e fėmiut nuk e ndryshon jeten.

Ēka mund tė tė ndihmon?

Mos harroni se ndihma ekziston dhe ka mėnyra se si ju mund t’i ndihmoni vetės. Hapat e parė

*Pranoni se diēka nuk ėshtė nė rregull
*Bisedoni me burrin tuaj ose me ndonjė shoqe apo ndonjė nga anėtarėt e familjes pėr ndjenjat qė i pėrjetoni
*Mos harroni se ju do tė bėheni mė mirė
*Bisedoni me mjekun apo infermieren e shėndetit
...dhe tjetėr
Siē po e shohim, mund tė ketė shumė shkaqe tė depresionit post-natal, dhe ka disa tretmane qė ju ndihmojnė.

A ndihmojnė medikamentet?
Ilaēet kundėr depresionit mund tė jenė shumė tė dobishme, mirėpo ju ndoshta nuk mund tė merrni ilaēe pėrderisa jeni duke ushqyer foshnjen me gji. Bisedoni me mjekun pėr kėtė. Ilaēet mund tė jenė posaqėrisht tė dobishme nėse jeni duke pėrjetuar shumė simptome fizike tė depresionit, si oreks tė dobėt, pagjumėsi, mungesė tė energjisė. Nėse mjeku juaj ju udhėzon medikamente kundėr depresionit, mos harroni se ato fillojnė tė kenė efekt pas dy javėsh. Besohet se kėto ilaēe zakonisht nuk janė zakon-formuese (adiktive), mirėpo si me ēdo ilaē nuk duhet tė ndėrrpreni pėr njėhere. Ėshtė me rėndėsi ta merrni dozėn e plotė qė zakonisht zgjat 6 muaj. Mjeku juaj do tė bisedoj hollėsisht me ju pėr kėto ēėshtje nėse mendon se ilaēet do tė ju ndihmojnė.

A do tė pėrjetojė efekte tė padėshiruara nga medikamentet?
Disa njerėz pėrjetojnė efekte tė padėshiruara si lodhshmėri dhe tharrje tė gojės por kėto simptome kalojnė pas dy javėsh. Ndėrkohė konsumoni i madh i ujit dhe thithja e ndonjė ėmbėlsirė mund tė ju ndihmojė. Edhe pse kėto efekte tė padėshiruara mund tė jenė jo te kėndėshme dobia e ilaqeve e tejkalon kėtė. Posaqėrisht ndhmojnė me shumė nėse i merrni ilaqe kundėr depresionit paralelisht me tretmanet e tjera biseduese pėr pėrjetimet tuaja me terapistin. Prap, mjeku do tė ju informojė mė hollėsisht.

Po tretman tjetėr?
Studimet vėrtetojnė se terapija konsultuese ėshtė tretman shumė efektive pėr depresionin post-natal. Infermjerja e juaj e shėndetit ėshtė pėrsoni me tė cilėn mund tė bisedoni, ajo mund tė ketė trajnim nė shkathtėsi tė konsultimit. Mjeku mund tė ju drejtojė te njė konsultues nė klinikėn lokale apo te psikologu, infermjerja psikiatėr nga komuniteti. Konsultuesi juaj mund tė shqyrtojė me ju ēėshtjet nga e kaluara, tė cilat ju mendoni se kanėlidhshmėri me ndjenjat qė i pėrjetoni tani.
__________________
Just happy...
LaDy_Diaspora Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 25-10-11, 16:26   #6
LaDy_Diaspora
Bride to be...
 
Anėtarėsuar: 20-07-11
Postime: 1,350
LaDy_Diaspora i pazėvėndėsueshėmLaDy_Diaspora i pazėvėndėsueshėmLaDy_Diaspora i pazėvėndėsueshėmLaDy_Diaspora i pazėvėndėsueshėmLaDy_Diaspora i pazėvėndėsueshėmLaDy_Diaspora i pazėvėndėsueshėmLaDy_Diaspora i pazėvėndėsueshėmLaDy_Diaspora i pazėvėndėsueshėmLaDy_Diaspora i pazėvėndėsueshėmLaDy_Diaspora i pazėvėndėsueshėmLaDy_Diaspora i pazėvėndėsueshėm
Gabim Depresioni Pas-Lindjes (Post-Natal) - pjesa e tretė

Si ta ndihmojė vetėn?

Mund te merrni disa hapa praktike tė cilat ju bėjnė tė ndjeheni mė mirė.

*Tė bisedoni pėr ndjenjat tuaja ėshtė me rėndėsi. Ndoshta ju duket vėshtirė tė bisedoni me burrin tuaj por nėse i mbani gjėrat nė vete tėrė kohėn ai mund tė ndjehet i lėnė anash. Kjo posaqėrisht ėshtė e vėrtet nėse nuk dėshironi tė keni intimitet, gjė qė ndodh shpesh te njerėzit me depresion.
*Mundohuni tė mos kaloni kohėn vetėm ēdo ditė. Bėni pėrkjekje qė tė takoheni me shoqe apo tė takoheni me nėna tjera. Infermjerja e juaj e shėndetit mund tė ju tregojė pėr grupet lokale ku mund tė njoftoheni me femra tė tjera. Ndonjėhere mund tė ketė grupe ku japin pėrkrahje tė cilat mund tė ju ndihmojnė shumė. Poashtu ka edhe anėtarė nga organizatat vullnetare tė cilt mund tė ju ofrojnė pėrkrahje praktike dhe emocionale.
*Ēdoherė pranoni ofertat pėr ndihmė praktike. Mos tė ju vjen keq tė kėrkoni ndihmė apo tė ndiheni keq pėr ta pranuar ndihmėn. Gratė tė cilat pėrjetojnė depresion tė rėndė ėshtė e mundur se kanė tė drejtė pėr ndihmė me mbikėqyrje tė fėmijve dhe punė shtėpiake.
*Mos u mundoni tė bėheni amvise e pėrsosur. Nuk ėshtė me rėndėsi a e keni shtėpinė e pastėr apo tė papastėr. Bėni sa mė pak punė qė ėshtė e mundur.
*Pushoni sa mė shumė sepse lodhja e keqėson depresionin.
*Hani ushqim tė shėndoshė.
*Gjeni kohė pėr vetėn. Kjo mund tė jetė joreale por nėse p.sh. kaloni njė kohė tė gjatė nė vaskė, bėni shetitje tė shpejtė apo vetėm nėse e lexoni njė revistė pėr gjysmė ore ju ndihmon tė qetėsoheni.
*Ushtrimet fizike posaqrisht janė shumė tė dobishme.

Ēka mund tė bėjė tjetėr?
Ndoshta mund tė jetė vėshtirė tė bėni kėto ndryshime pėr shkak se depresioni ndikon nė mėnyrėn si mendojmė, ndjenjat tona dhe mėnyrėn se si sillemi. Mėnyrat nė vijim mund tė ju ndihmojnė tė i tejkaloni mendimet, sjelljet dhe ndjenjat depresive.

1.Planifikimi ditor
Kur njerėzit janė nė depresion ata zakonisht nuk dėshirojnė tė bėjnė asgjė. Pėr ata ėshtė vėshtirė tė vendosin ēka tė bėjnė dhe mund tė mbeten duke bėrė pak gjėra. Nėse kjo ėshtė problem pėr ty, mund tė filloni tė krijoni njė listė me gjėrat qė ju dėshironi pastaj planifikoni listėn se si tė veproni. Ia filloni me diēka tė lehtė dhe mos synoni tė bėni shumė gjėra. Shikoni listėn dhe nėnvizoni gjėrat qė i keni kryer. Nė fund tė ditės ju mund ta shikoni listėn se ēka keni bėrė. Ushtrimet fizike dhe aktivitetet ju pėrmirėsojnė gjendjen shpirtėrore. Mundohuni tė shtoni diēka nė plan ēdo ditė. Vizitat e shoqėrisė, familjen dhe fqinjėve mund tė ju ndihmojė. Mbajeni nė mend mos synoni shumė. Gjėrat tė cilat kanė qenė tė lehta mund tė jenė shumė tė vėshtira tani. Filloni nga ku jeni tani dhe derisa arritni aty kur keni qenė mirė.

2. Kėnaqsitė dhe sukseset
Kur njerėzit vuajnė nga depresioni ata shpesh harrojnė pėr sukseset e tyre dhe me ēka kėnaqen. Shumė njerėz nuk janė tė vetėdijshėm pėr sukseset e tyre. Kur i shkruani tė gjitha ngjarjet e ditės nė planin tuaj aktiv, gjėrat tė cilat ju ofruan kėnaqsi i shėnoni me shkronjėn K, dhe S pėr aktivitetet e suksesshme. Mos u bėni shumė modest. Njerėzit tė cilet vuajnė nga depresioni zakonisht nuk i pranojnė sukseset e tyre. Mos e krahasoni vetėn me si keni qenė me parė, lavdojeni veten pėr ēdo sukses. Kur jeni nė depresion ēdo gjė ėshtė vėshtirė kėshtu qė kur arrini tė bėni diēka ju duhet tė pranoni dhe shpėrbleni. Mundohuni tė keni disa ngjarje tė kėndshme. E dhuroni vetėn – kjo ju ndihmonė.

3. ABC-ja e ndryshimit te ndjenjave
Ėshtė e mundshme se personi i cili vuan nga depresioni post-natal tė ketė mendime tė zymta te cilat shkaktojne gjendje tė ultė shpirtėrore. Kjo ėshtė e vėrtet pėr ēdokend me ēfardo lloj depresioni. Mundohu tė mendoni pėr ndonjė ndodhi tė tanishme qė ju ka zemėruar dhe kjo ju ka mėrzitur. Mendoni pėr ngjarje nė tri faza:
A. Ndodhia B. Mendimet tuaja pėr te C. Ndjenjat tuaja pėr te
Zakonisht njerėzit mbajnė nė mend A-nė dhe C-nė. Ta shikojmė njė shembull. Po supozojmė se fėmiu juaj nuk ndalet sė qari edhe pse ju keni bėrė ēdo gjė t’i ndihmoni.
A. Ndodhia – fėmiu nuk pushon sė qari
B. Mendimet tuaja – ‘Nuk mund tė duroj mė’. ‘Do ta dridhi fėmiun’. ‘Jam nėnė e padobishme’. ‘Nuk
e meritoj ta kam fėmijė.’
B. Ndjenjat- mėrzitur, fajtore.
Sa e mėrzitshme! Nuk mė vjen ēudi se ndjeheni keq! Ėshtė me rėndėsi tė jeni tė vetėdijshėm pėr kėto tri faza. Kjo ėshtė se nėse ne mund tė ndryshojmė se ēka mendojmė pėr njė ngjarje mund tė ndryshojmė si ndjehemi.

4. Barazpeshimi
‘Barazpeshimi ėshtė teknikė e dobishme pėr ta provuar. Kur keni mendime negative, mendime kritike e barazpeshoni duke i thanė vetės gjėra pozitive. Pėr shembull: Mendimi: ‘Unė nuk jam nėnė e mirė’, mund tė barazpeshohet me: ‘infermjerja ime e shėndetit mė thotė se jam duke u kujdesur mirė dhe foshnja vazhdon tė pėrparon.’ Qartėsisht, kjo ėshtė lehtė tė flitet por vėshtirė tė bėhet. Kur keni mendime negative shpesh ėshtė vėshtirė tė i largoni kėto, por nėse praktikoni atėhere bėhet mė lehtė.

5.Mėnyra dy shtyllore
Njė mėnyrė tjetėr qė mund tė ju ndihmojė ėshtė duke i shkruar mendimet negative nė njė rresht dhe nė rreshtin tjetėr mendimet mė tė barazpeshuara pozitive. Si kėshtu:
Mendimet negative: Mendimet e barazpeshive:
Nuk jam duke i pėrballuar gjėrat – shtėpia ime ėshtė rrėmujė Gjėrat mirė shkojnė. Ėshtė nė rregull nėse shtėpia ėshtė pak mė shumė rrėmujė se si zakonisht.

Ju mund tė vazhdoni dhe tė mbani njė ditar tė ngjarjeve, ndjenjave dhe mendimeve. Mund tė duket si grafiku i mėposhtėm. Pėrdorni mėnyrat e shpjeguara qė tė ia filloni tė mendoni nė mėnyrė mė tė barazpeshuar.
Shiqoni pėr gabime nė mendimet e shprehura mė poshtė.

Ngjarja Ndjenjat apo emocionet Mendimet nė mendjen tuaj Mendimet mė pozitive
Shembull: Sot nė klinik njė nėnė nuk foli me mua Mėrzitshėm dhe nė depresion Unė nuk i pėlqej asaj; askush nuk mė pėlqen mua. Ajo me siguri ėshtė e zėnė me mendime tė tjera – unė po konkludoj para kohe se a i pėlqej asaj.

6. Mbani nė mend hollėsirat
1.Hulumtimet sqarojnė se personat qė vuajnė nga depresioni nuk i mbajnė nė mend hollėsirat e ngjarjeve dhe mendojnė nė mėnyrė tė pėrgjithshme si ‘Unė kurrė nuk kam qenė e mirė pėr asgjė’. Provoni ta mėsoni veten pėr t’i mbajtur nė mend hollėsirat kėshtu qė tė i kujtoni kohėrat dhe pėrvojat e mira. Ditari mund tė ju ndihmojė me kėtė. Bėni njė listė tė sukseseve dhe aspekteve pėr veten si ‘Unė gjithėmonė i mbaj takimet me kohė’, ‘I kam ndihmuar njė shoqes tė martėn’, Partneri im mė uroj pėr punėn time javėn e kaluar’.

1.Pėrmbledhja:
Pėrdorimi i planit ditor, shėnimet e kėnaqėsive dhe sukseseve dhe ditari me mendimet tuaja automatike dhe me mendimet mė pozitive mund tė ju ndihmojė tė ballafaqoni depresionin dhe mendimet e zymta qė keni kur jeni nė depresion.

7. Zgjidhja e problemeve tė vėshtira
Ndonjėherė ne ndjehemi tė zhytur plotėsisht nga gjėrat e komplikuara dhe tė vėshtira qė duhet ti bėjmė. Njė mėnyrė e cila mund tė ju ndihmojė ėshtė nėse shkruani hapat tė cilėt duhet t’i merrni pėr ta kompletuar njė punė dhe mandej e bėni atė punė hap mbas hapi. Kur jeni nė depresion edhe problemet mė tė vogla mund tė jenė vėshtirė tė zgjidhen. Nėse keni ndonjė problem qė ėshtė posaqėrisht problem i vėshtirė, i pėrkujtoni kohėn kur keni zgjedhur problemin tė njejtė me sukses dhe pėrdorni tė njejtėn mėnyrė. Apo mund ta pyetni ndonjė shoqe/shok se si kishin vepruar ata nė tė njejtėn situatė. I shkruani tė gjitha mundėsitė edhe ato qė ju duken pa kuptim. Jeni sa mė kreative qė ėshtė e mundshme. Sa mė shumė mundėsi qė mund t’i mendoni aq mė shumė keni mundėsi tė gjeni atė qė do tė bėjė punė. Pasi qė i konsideroni tė mirat dhe tė kėqijat e tė gjitha mundėsive e zgjedhni ate tė cilėn ju mendoni ėshtė zgjedhja mė e mirė.

8. Besimet afatgjate
Ndonjėherė njerėzit kanė mendime nga e kaluara pėr veten tė cilat janė vetė kritikuese – pėr shembull. ‘Unė nuk jam person shumė i menqur’ apo ‘Unė nuk jam person shumė i dashur’. Kėto besime zakonisht janė nga pėrvojat nė tė kaluarėn dhe mund qė nuk janė tė vėrteta tani. Mundohuni tė e shikoni kėtė mė gjerėsisht, mos e mundoni veten dhe kėrkoni pėr dėshmi qė i mohon kėto besime.

9. Ku mund tė kėrkojė ndihmė tjetėr?
Kėshilla e lartėpėrmendura mund tė ju ndihmojnė t’i tejkaloni vėshtėrsitė e depresionit post-natal dhe prap tė veni nėn kontroll mendimet dhe jetėn tuaj. Megjithatė, nėse ju keni nevojė mė shumė ndihmė, kėrkoni ndihmė nga mjeku juaj apo infermjerja e shėndetit. Siē i pėrmendem mė lartė ekzistojnė edhe tretmane tė tjera qė mund tė ju ndihmojnė. Nėse keni ndjenja tė depresionit dhe mendoni tė lėndoni veten apo fėmiun tuaj ju duhet ta vizitoni mjekun sa mė shpejt. Mos harroni qė tretmanet pėr depresion post-natal ndihmojnė shumė dhe shumica e njerėzve shėrohen shpejt.
Hulumtimet e publikuara deri mė tani kanė treguar se vitaminat e grupit B mund tė jenė tė dobishme te depresioni pas lindjes, si edhe disa minerale (siē ėshtė kalciumi, magnezi dhe zinku), ndėrsa njė pjesė e studimeve janė marrė me hulumtimin e ndikimit acideve omega-3-yndyrore dhe konsumimi i peshqve te kjo sėmundje.

Deri mė tani rezultate mė tė fuqishme ekzistojnė pėr riboflavinėn (vitamina B2), kalciumin dhe zinkun, pėr tė cilėt thuhet se luajnė rol tė rėndėsishėm nė lehtėsimin e simptomave tė depresionit pas lindjes, derisa roli i acideve omega-3-yndyrore ende nuk ėshtė sqaruar mirė.


__________________
Just happy...
LaDy_Diaspora Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 14:17.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.