Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Bota Shpirtėrore > Mėsime nga Kurani
Emri
Fjalėkalimi
Mėsime nga Kurani Besimtarėt myslimanė mblidhen nė kėtė forum pėr tė diskutuar dhe ndarė me njėri-tjetrin mėsimet fetare dhe experiencat e tyre tė jetės.



 
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Prev Postimi Mėparshėm   Postimi Tjetėr Next
Vjetėr 16-11-11, 22:04   #1
Kosova19
 
Avatari i Kosova19
 
Anėtarėsuar: 29-11-07
Postime: 801
Kosova19 i respektuarKosova19 i respektuarKosova19 i respektuarKosova19 i respektuarKosova19 i respektuarKosova19 i respektuar
Gabim Islami nuk i ka bėrė padrejtėsi gruas. .

Islami nuk i ka bėrė padrejtėsi gruas.


Nuk janė tė rrallė zėrat revoltues qė dėgjojmė tė pretendojnė se Islami i ka cenuar tė drejtat e gruas, se I ka bėrė padrejtėsi asaj dhe nuk i ka dhėnė liri fare, se ajo nuk ėshtė e barabartė me burrin dhe shumė pretendime tė tjera tė sajuara nga armiqtė e Islamit. Nėse u hedhim njė sy kėtyre pretendimeve, do tė vėrejmė se ato I bėjnė dy kategori njerėzish.

Grupi i parė janė injorantėt e pagdhendur, tė cilėt kanė dėgjuar njerėzit duke folur dhe I ndjekin ata duke u bėrė altoparlanti i tyre. Ata kumtojnė fjalėt e tyre dhe nuk kanė dituri qė i mbėshtet fjalėt dhe pretendimet e parashtruara. Bile nė pretendimet e tyre nuk ka asgjė tjetėr pėrveē pėllitjes dhe nxjerrjes prej goje me nxitim tė asaj qė nuk e kanė pėrvetėsuar. Pėr fat tė keq, nga ky grup janė mashtruar shumė njerėz, tė cilėt nuk e kanė kuptuar drejt fenė, posaēėrisht gra me culture joislame apo injorante imituese pa kurrfarė udhėzimi. Ky grup njerėzish ėshtė i devijuar dhe bėhet shkas pėr devijimin e tė tjerėve sepse janė injorantė, por njėkohėsisht e injorojnė padijen e tyre. Pėr ta vlen fjala e urtė: Nėse nuk e di qė ti nė realitet s'di, Atėherė kjo ėshtė injorancė mbi injorancė.

Grupi i dytė pėrbėhet nga njerėz qė trillojnė kurthe kundėr Islamit dhe muslimanėve dhe dėshirojnė t'ua prishin fenė dhe moralin pėrmes degjenerimit tė familjes. Tė ndikuar nga armiqtė e Islamit, ata bėhen realizues tė projekteve tė tyre nė luftimin e Islamit. Pra, kėto dy lloje njerėzish nxjerrin zėra tė shėmtuar nė ēdo vend duke u munduar t’i ēojnė njerėzit nė humbje. Nuk ka dyshim qė nga fjalėt e tyre janė mashtruar njė pjesė e muslimanėve injorantė. Duke menduar se ky zė ėshtė nė favor tė tyre, ata i bashkėngjitėn edhe zėrin e tyre kėtij zėri. Kėsisoj gruaja muslimane u ndikua nga ai zė zullumqar kundėr fesė, duke e akuzuar Islamin se kinse i ka bėrė padrejtėsi asaj, kur nė realitet ky Islam e ka ngritur imazhin e saj. Ah, sikur ta dinte dhe ta kuptonte!
Por, mjerisht, tė pakta janė gratė tona qė kuptojnė, pėrveē atyre qė i ka mėshiruar Allahu, e sigurisht qė Allahu ėshtė Ndihmėtari! Prandaj, gruaja muslimane e kulturuar e ka pėr obligim qė ta njohė fenė e saj, nė mėnyrė qė ta kuptojė vendimin e Islamit mbi gruan dhe nderin qė i ka bėrė asaj Islami e jo tė pasojė ēdo thirrės tė devijuar e devijues. Ajo e ka pėr obligim gjithashtu qė t'u hedhė njė shikim zakoneve tė tė huajve, pėr shembull ligjeve franceze e tė tjerė, qė tė kuptojė se ēfarė qėndrimi kanė ato ligje ndaj gruas, nė mėnyrė qė tė mos e harrojė gjendjen e gruas para Islamit, kur ajo ishte njė mall i pavlerė, kur kishte humbur ēdo respekt dhe vlerėsim. Ajo do ta kuptojė se vetėm Islami ia ktheu nderin asaj.

E DREJTA QYTETARE E GRUAS MUSLIMANE

Nė fenė islame gruaja gėzon tė drejta qytetare ashtu si burri. Gruaja ka tė drejta tė plota qytetare nė shitblerje, nė dhurimin e gjėrave dhe nė pranimin e tyre, nė qiradhėnie e nė huazim, ka tė drejtėn e shfrytėzimit tė pasurisė sė vet si dhe tė gjitha tė drejtat e tjera tė transaksioneve si mashkulli.

vijon...


Kosova19 Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
 


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 11:22.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.