Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Kultura > Poezia
Emri
Fjalėkalimi
Poezia Emocionet qė lind kjo forcė magjike, dėshirėn pėr tė na ndryshuar ...



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 20-10-04, 16:03   #46
Barbaroza
Miss Dardania 2004
 
Avatari i Barbaroza
 
Anėtarėsuar: 09-01-04
Vendndodhja: Nė zemėr tė Kosovės!
Postime: 12,508
Barbaroza i pazėvėndėsueshėmBarbaroza i pazėvėndėsueshėmBarbaroza i pazėvėndėsueshėmBarbaroza i pazėvėndėsueshėmBarbaroza i pazėvėndėsueshėmBarbaroza i pazėvėndėsueshėmBarbaroza i pazėvėndėsueshėmBarbaroza i pazėvėndėsueshėmBarbaroza i pazėvėndėsueshėmBarbaroza i pazėvėndėsueshėmBarbaroza i pazėvėndėsueshėm
Gabim

LETER POPULLIT TIM

Populli im, buken e mengjesit nen sqetull,
nje cigare tymzeze,
sy rrathenxire nga pagjumesia.

Ku po shkon kete fundshekull?

Hapat e tu-. simfoni e nente bethoviane,
mengjesi. dileme hamletiane,
mesdita-. plak urt, femije rebel,
ne c'enderr hyn, valle naten,
nga c'enderr ne mengjes, valle del?

Ti, i pasigurti si nje syth marsi,
Ti, i sigurti si deti,
me i urte se vete Buda,
Me martir se Krishti,
Me profet se Muhamedi.

Lerme te t'i puth syte
serish
S
E
R
I
SH
Syte, ah, syte,
fole dhembjesh,
arene tragjikomedish.

T putha dhe putha gjithe pellumbat,
Te qafova dhe qafova gjlthe detet.

Ku po shkon, i bukuri im, kete fundshekull?

Kudo shkofsh me merr me vete.

Me merr ashtu thjesht,
pa karrige, pa veture.


Bardhyl Londo
__________________
"Do all the good you can,
by all the means you can,
in all the ways you can,
in all the places you can
at all the times you can,
to all the people you can,
as long as ever you can".
Barbaroza Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 22-10-04, 11:40   #47
Kesna
 
Anėtarėsuar: 30-08-04
Vendndodhja: Prishtina
Postime: 70
Kesna e ka pezulluar reputacionin
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Kesna
Gabim

qe nje poezi qe me pelqen shume,

I am nobody! Who are you?
Are you nobody too?
Then there's a pair of us - don't tell
They'd banish us you know.

How dreary to be somebody!
How public, like a frog
to tell your name the live long day
To and admiring bog!

eshte e Emily dickinson, shume sen i mire nese analizohet mire.
__________________
Ju bre, sha na gjet!
Kesna Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 22-10-04, 12:39   #48
Barbaroza
Miss Dardania 2004
 
Avatari i Barbaroza
 
Anėtarėsuar: 09-01-04
Vendndodhja: Nė zemėr tė Kosovės!
Postime: 12,508
Barbaroza i pazėvėndėsueshėmBarbaroza i pazėvėndėsueshėmBarbaroza i pazėvėndėsueshėmBarbaroza i pazėvėndėsueshėmBarbaroza i pazėvėndėsueshėmBarbaroza i pazėvėndėsueshėmBarbaroza i pazėvėndėsueshėmBarbaroza i pazėvėndėsueshėmBarbaroza i pazėvėndėsueshėmBarbaroza i pazėvėndėsueshėmBarbaroza i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Dy fjalė nga autori Llemadeo

Nė shėnje rrespekti e ngushllimi pėr prindrit, motrat e vllezrit e tė afėrmit e atyre tė rinjėve qė humbėn jetėn nė udhet e Shqipėrisė, si dhe ne shenje kujtimi pėr ata nxėnes tė njomė gjimnaziste qė po shkonin pėr herė tė parė pėr tė parė atdheun amė Shqipėrinė, unė po u kushtoj kėtė elegji nė vargje, si njė simbol kujtimi tė pėrjetshėm pėr ata tė rinjė!


Jo Fati juaj nuk ishte ashtu!

Elegji

Kjo pendė zeza mė dridhet sonte,
Nėpėr fjalė tė pėrvajshme udhėn ka marrė
Nepėr lot e lagur pėr ju o nxėnės,
Pėr ju o vllezėr, o djem shqipėtarė.

Nė qiejet e pafund zutė vėnd atje,
Nė emėr tė mallit pėr Shqipėrinė.
Njė udhė e gjatė qė kurrė mė sju kthen
Ta shihni atdhun, kosovėn e liriė.

Nėnat kur iu nisėn, motrat baballarėt,
Fjalen „udhe e mbarė“ ua thanė me zemėr,
Ua dhanė me vete uratėn e shpirtit,
Nė udhėt e atdheut ngado qė tė venit.

Por ah, ai ēast i zi qė jetėn ua mori,
Humnerės sė udhėve tė Shqipėrisė
Zemrat e nėnave e tė motrave i dogji,
Baballarėt e vllezrit i plasi nė shpirt.

Ah, shoqerisė mbarė nė trojet shqipėtare
Edhe ne kėndej detrave e udhve nė mėrgime…
Na mbyti dhėmbja pėr ju nė lot e vaje,
Kėshtu siē po mė qan sot, ah’ kjo zemra ime!

Ētė qaj me parė o engjuj shqipėtarė?
Beratin, Rifatin, Xhevdetet, Agronin,
Visarin, Mėgzonin…, cilin me parė?
Ju tė gjithė jeni nė shpirtin tonė si yje tė radhė!

Si Ėngjuj u niset me mallin nė gji,
Shqipėrinė mėmė ta shihni e ta gzonit,
Por ah, ai fat i hidhur si njė helm i zi,
Tė gjithve na rrėzojė, atje ku ju u hodhi.

Nuk ishte fat i juaj vdekja kobzezė
Por ishte fat i zi i mėmė Shqiperisė
Qė dashurinė tuaj tė ua shpėrblejė,
Me pritje humnerave tė pakujdesisė.

Nuk ish’ veē faj i rėndė i tė gjithve atje,
Pse pėrpara nuk u dolėn o bij tė mirė,
Por ishte fat i zi i atyre qė mbi dhe
Bėjnė vetėm hije bashkė me qeverinė…

Nuk ishte faj i udhve i maleve Shqipėtare,
Sepse asfaltet maleve nuk zgjėrohen vetė,
Por ishte dhe do jete faj i i pushtetarve,
Qė kujdesin pėr njerzit e lėnė gjithnjė tė zbehtė!

Por ah, tash kur jeta juaj shkojė nė gji tė dheut,
Ėshtė e kotė tė thuhen kritika nėpėr rradhė…
Ajo dhėmbje e thellė qė nėnave u ther
Nuk zbutet lehtė jo, kurrė, nga asnjė fjalė!

Kjo vjeshtė aq e hidhur u erdhi nėnave,
Qė shpresėn aq tė ndezur e patėn nė gji,
Me nuse tė iu shihnin, me punė tė reja
Pėr Kombin, pėr Kosven pėr nėnėn Shqipėri !

Motrat e gjora qė lotin derdhin lumė,
Iu patėn dritė tė syrit nė ditet mė tė mira.
Udhėt mė si shohin pėr ju, jo kurrė,
Por lule do tė mbledhin pėr ju nėpėr lendina.

Dhe do vijnė aq shpesh tek koka tej tek varri,
Atje nė lendinė, ku ju, rrini pushuar,
E ashtu me dhimbje do ta nisin vajin,
Pėr ju o mė tė mirėt qė heret na shkuat !

Babat edhe vllezrit jo nuk mbahen dot,
Vėshtirė e kanė o njerėz, tepėr tė vėshtirė,
Cilit mund ti themi, “ndali ata lot”!
Kur ai Vajė i tyre malet po i dridhė!

Nuk mbahet jo dhėmbja, gjama nuk ndalon,
Se ikja e juaj ishte krejt pa radhė,
Nuk ishte luftė e rrebtė qė ju u rrėzoj,
Por ishte fat i keq i Atdheut krahthatė!

Qė ecėn i gjymtuar ashtu i sakatosur,
Pa asnjė fuqi pėr vete as pėr ju…
Sepse ca zuzarė me shpirtin e helmosur
I qėndrojnė nė kyre si krerė pa Tru!

Pranvera kur tė vijė e vera tė lulezojė
Atje tej nė lendinė do tė vijnė me trėndafila
Shokėt edhe shoqet qė sot pėr ju vajtojnė
Nėnat, baballarėt dhe motrat zemėr thyera.

Do qajnė nėpėr vite koha vetė me lot,
Pėr ditėn e zezė qė i ndodhi Shqipėrisė,
Pse nė udhėt e liga humnera iu pėrpiu,
Pėr fajet e shtetit, tė vetė qeverisė!

Nuk mundėm qė tė hesht pa i thėnė dy fjalė,
Pėr vetė kyrenministrin atė zemėr keq,
Qė kur atdheu ka zi pėr vdekje tragjike
Ai dėndet turrneve nė Turq e Grek e dreq!

Oh, por ju o shpirtra tė mirė tė perėndisė,
Qė shkuat tė njomė porsi Trėndafila,
Iu qau njė komb i tėrė me lotėt e dashurisė,
Nė gji iu mban me mall e gjithė shqiptaria!

Ju nėna e ju motra qė lotėsh jeni mbuluar,
Mbahuni fisnikrisht nė kohėn qė iu vrau,
Ata nuk i harrojmė kurrė nė ditėt tona,
Se dhėmbja edhe ne zemrat na i thau!

Autori: Llemadeo Dukagjini 17.10 2004 Gjermani
__________________
"Do all the good you can,
by all the means you can,
in all the ways you can,
in all the places you can
at all the times you can,
to all the people you can,
as long as ever you can".
Barbaroza Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 23-10-04, 12:22   #49
ShEjToNkA
______________
 
Avatari i ShEjToNkA
 
Anėtarėsuar: 11-07-04
Vendndodhja: Nė Zemėr tė...??!!!
Postime: 20,025
ShEjToNkA i pazėvėndėsueshėmShEjToNkA i pazėvėndėsueshėmShEjToNkA i pazėvėndėsueshėmShEjToNkA i pazėvėndėsueshėmShEjToNkA i pazėvėndėsueshėmShEjToNkA i pazėvėndėsueshėmShEjToNkA i pazėvėndėsueshėmShEjToNkA i pazėvėndėsueshėmShEjToNkA i pazėvėndėsueshėmShEjToNkA i pazėvėndėsueshėmShEjToNkA i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Mama Dhe Bijtė

Gjithmonė e mė rallė tė shohė,
Gjithmonė e mė tepėr
Cuditėm
Si dola nga barku yt ,dhe ti je ime bije.
Sepse je e vogėl, mama, e pafajshme
Dhe lotėt i ke tė brishtė e tė rinjė.

Ti qe u plake dhe qanė si foshnje
Kur duhėt tė gėzohesh
E qė pikėllimi tė ndjek si urith
Pikėrisht kur liria hapė njė shtegė.
Po ti je e vogel, mama, e
pafajshme...

O zot, c'deshi nje njeri si ti
Nė kėtė botė tė sprovuar...
Ti akoma s'ke mėsuar tė gėnjesh,
E shtrenjtė dhe duart i ke si dy
Bonbone tė vogla, tė ėmblat duar, tė sheqerta
Nga lotėt e tu.

Mireserdhe mama!
Ja shtėpia, filaxhani i kafesė dhe mirėsjellja ime
Tė sėrviret me kujdes, sofostike ėshtė, megjithatė
Nė mode...

Coje kokėn, perse qan?
Bijte e tu janė rritur tashmė-
Bisha sfiduese, s'i ndjek dot rreziku;
Ty tė duan
Misheredhimbsur, mama,
Nuk tė harrojnė,
Mė mirė vdesin,
Ke dhe ti ne zemen e tyre nje dritare,
Nje oval gezimi, drite e shprese,
Sepse tė tute ishin naivėt,
Si kuaj lufte, me syte e medhenj
Ushqyer me ujėra kroi.

I deshe fort, mama, sic dite i deshe,
I mallkove fort, mama, sa munde i mallkove,
Me zerin qe e kishte si varg rruazash mbi gur...

Dikur...e mban mend, mama?
Nė shtėpi kėndoje,
Ishe e re, e bukur
Tani e kuptoj.
Perėndimi vdiste i lumtur pėr atė llojė kėnge,
Dhe syri yt i lumtur pėr atė llojė kėnge,
Dhe jeta ishte oganike, mama:
Luanin kalamajtė,
Naivett qė ti i rite me delir horizonti...

Ja ku i ke pėrballė, tė rrahur me jetė e me sprovė,
Felligeshtia i ka vrarė, por gjakun nuk ua ka sterpikur.

Jane tė virgjer, mama, tė pėrdalet e tu,
Jane tė virgjer,
Lakuriq tė pambrojtur, me gjithcka tė fituar me
Dhembe.

Mos i shajė, mama, se ben fajė. Mos i truaj.
Te kane dashur, mama, te kane dashur.
I duaj. (Kurre prindi nuk mund te
mberrije dashurine e femijes.)

Kthehu, ece nė vete, mama,
Mos qaj mė.
Jane te fundit vjete te tute, ne
Kėtė femijeri te dytė
Mund tė ngrohė pak dielli,
Po t'i teresh syte.
Fshiji lotet, mama, jemi dermuar,
Tė buzėqeshėsh pak, kjo ėshtė bukė pėr ne.

O femija im i deshperuar,
Mekati me i madh i perendise mbi dhe.


-------Mimoza Ahmeti
__________________
Korrektėsia ėshtė gjėja mė hyjnore nė shpirtin e njeriut!
ShEjToNkA Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 23-10-04, 12:28   #50
ShEjToNkA
______________
 
Avatari i ShEjToNkA
 
Anėtarėsuar: 11-07-04
Vendndodhja: Nė Zemėr tė...??!!!
Postime: 20,025
ShEjToNkA i pazėvėndėsueshėmShEjToNkA i pazėvėndėsueshėmShEjToNkA i pazėvėndėsueshėmShEjToNkA i pazėvėndėsueshėmShEjToNkA i pazėvėndėsueshėmShEjToNkA i pazėvėndėsueshėmShEjToNkA i pazėvėndėsueshėmShEjToNkA i pazėvėndėsueshėmShEjToNkA i pazėvėndėsueshėmShEjToNkA i pazėvėndėsueshėmShEjToNkA i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Koha e Pamjaftuėshme

S'kam kohė tė harrojė shumė gjėra
Qė nga mėndja ti nxjerr pėrjetė.
Pėr tragjiket e vjetėr e shkreptimat
Do t'me duhen se paku dy vjet.
Dhe ndoshta po aq pėr Danten,
Pėr frengjishten tok me plazhėt po aq,
Ndoshta gratė do tė jen duke fshirė
Kur muzgu do tė afrohėt ndėrkaq.

Si udhėtari me peshė tė tepėrt
Para avionit qė niset pas pak
I ngarkuar rėndshėm ende
Do t'afrohem tek varri humbak.

Nga supet si ta heq kėtė barrė?
Ku ta hedh kėtė peshė, si?
Me tė s'mundė tė zbresė atje poshtė
Por as lart dot s'e le kurrsesi.

I menduar gjerė nė cast tė fundit
Nga mosthėnia, nga pengu tragjik,
Njė shenje ndoshta te pakuptuėshme
Do t'iu bėjė tė gjithėve e do ik.


------------Ismail Kadare
__________________
Korrektėsia ėshtė gjėja mė hyjnore nė shpirtin e njeriut!
ShEjToNkA Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 01-11-04, 20:29   #51
mickoja
 
Avatari i mickoja
 
Anėtarėsuar: 04-02-04
Vendndodhja: jetoj mas kodrave!!!
Postime: 1,486
mickoja e ka pezulluar reputacionin
Gabim

Dita e Bardhč

Pse nuk vjen ti o ditč e bardhč
Kur tč presim me padurim
Pse nuk nxiton ti o ditč e re
Tč na i mbushčsh zemrat me gčzim.

Athua zoti mos na mallkoi
Qč tč mbesim nč errčsirč
Pse nuk vjen ti ditč e bardhč
Pse nuk vjen ti ditč e dčlirč.

Pse s`i lčshon rrezet e sč mirčs
Qč ajo zemrat tč na i galdojč
Pse nuk na e ndritč fatin
E tč keqijat tč na i largojč.

Pse nuk vjen ti ditč e bardhč
Kur ne tč presim me padurim
Nč zemrat tona ndčrto folenč
Nč shpirtčrat tanč tč mos ketč trishtim.


Hanmije-Mimka Gashi
__________________
Tč jetosh duke vdekur,a tč vdesčsh duke jetuar?
mickoja Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 04-11-04, 00:13   #52
ShEjToNkA
______________
 
Avatari i ShEjToNkA
 
Anėtarėsuar: 11-07-04
Vendndodhja: Nė Zemėr tė...??!!!
Postime: 20,025
ShEjToNkA i pazėvėndėsueshėmShEjToNkA i pazėvėndėsueshėmShEjToNkA i pazėvėndėsueshėmShEjToNkA i pazėvėndėsueshėmShEjToNkA i pazėvėndėsueshėmShEjToNkA i pazėvėndėsueshėmShEjToNkA i pazėvėndėsueshėmShEjToNkA i pazėvėndėsueshėmShEjToNkA i pazėvėndėsueshėmShEjToNkA i pazėvėndėsueshėmShEjToNkA i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Pelegrini

Unė jam prej kohėsh Pelegrin
Udhėtar nė vėndin e shpresės sė thyėr
Jam ndarė pa dashur nga karvani im
Mes shtigjeve nga vapa e shirat gryer.

Kėrkoj karvanin tim nė rene e shpat
Karvanin qė e ka ndruar drejtimin me kohė
Ndaj nė udhė jam krejt i humbur,jam fillikat
Me shami tė grisur lidhur nė kokė.

Pėr ujė buza ime u dogjė u bė zhur
Dhe sytė mė shpojnė nga shterja e lotit
Mė duhėt tė arrij karvanin e tretur qėkure
Capitur mes vapės,mes shiut e tė ftohtit.

Unė jam prej kohėsh Pelegrin
Shtegtar i karvanit tė humbur
Dhe bartė nė kurriz njė premtim
Tė dhėnė gjyshėrve tė mundur


-------Dritero Agolli
__________________
Korrektėsia ėshtė gjėja mė hyjnore nė shpirtin e njeriut!
ShEjToNkA Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 06-11-04, 11:37   #53
Barbaroza
Miss Dardania 2004
 
Avatari i Barbaroza
 
Anėtarėsuar: 09-01-04
Vendndodhja: Nė zemėr tė Kosovės!
Postime: 12,508
Barbaroza i pazėvėndėsueshėmBarbaroza i pazėvėndėsueshėmBarbaroza i pazėvėndėsueshėmBarbaroza i pazėvėndėsueshėmBarbaroza i pazėvėndėsueshėmBarbaroza i pazėvėndėsueshėmBarbaroza i pazėvėndėsueshėmBarbaroza i pazėvėndėsueshėmBarbaroza i pazėvėndėsueshėmBarbaroza i pazėvėndėsueshėmBarbaroza i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Ti do te heshtesh

Ti do te heshtesh gjate ate dite,
ndoshta per fare ate nate,
kur te mos jete
mbi sferen e humbur te tokes,
figura ime krenare
me syte e fuqishem si shpeze
qe vec lirise i perkasin,
qe ti ti i deshe aq shume.
Ti do te heshtesh djale,
ti do te heshtesh,burre,
ti do te heshtesh,shpirt,
kur te mos jem me une.
Dhe mjekra jote peshtetur mbi klavikul,
do te heshte.
Oh,nuk do te jete me ajo heshtje,nje nga ato qe vibrojne afrimin.
Ajo heshtje e madhe,
ajo heshtje e mungeses,
ajo heshtje e kthimit tend,
ne nje,ne nje,ne nje.
Ti qe gjithmone me mua ishe dy,
dhe prape njesuar,
po kurre bir vetmie.
Do te heshtesh,
ti qe aq pak flisje dhe heshtjet i krisje
ti qe i kishe fjalet si guaska te rralla,
qe m'u desh aq rruge te eci per ti gjetur,
do te heshtesh ti,qe aq shume te desha,
Do te kthehesh ne nje burre si mijera
(kurre nuk mbaron argateria se ngreni burra.)
Do te heshtesh.Do te cohesh.Do te ikesh qe andej,
krahthyer drejt gojes se argaterise do t'ikesh
duke tu zvogluar trupi,shpatullat ne largesi.
(Pika me rafte sa fort ti desha shpatullat!)
Do te ikesh argati im,do te zhdukesh,
dhe ketu historia jone do te mbaroje
historia jone e padegjuar
qe e pergjonin yjet e pikuar
e qe kapnim me dore nen cati.



Mimoza Ahmetaj
__________________
"Do all the good you can,
by all the means you can,
in all the ways you can,
in all the places you can
at all the times you can,
to all the people you can,
as long as ever you can".
Barbaroza Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 16-11-04, 23:22   #54
ShEjToNkA
______________
 
Avatari i ShEjToNkA
 
Anėtarėsuar: 11-07-04
Vendndodhja: Nė Zemėr tė...??!!!
Postime: 20,025
ShEjToNkA i pazėvėndėsueshėmShEjToNkA i pazėvėndėsueshėmShEjToNkA i pazėvėndėsueshėmShEjToNkA i pazėvėndėsueshėmShEjToNkA i pazėvėndėsueshėmShEjToNkA i pazėvėndėsueshėmShEjToNkA i pazėvėndėsueshėmShEjToNkA i pazėvėndėsueshėmShEjToNkA i pazėvėndėsueshėmShEjToNkA i pazėvėndėsueshėmShEjToNkA i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Poema e Mjerimit


Kafshatė qė s'kapėrdihet asht, or vlla, mjerimi,
kafshatė qė tė mbetė nė fyt edhe tė zė trishtimi
kur shef ftyra tė zbeta edhe sy t’jeshilta
qė t'shikojnė si hije dhe shtrijnė duert e mpita
edhe ashtu tė shtrime mbrapa teje mbesin
tė tan jetėn e vet derisa tė vdesin.


E mbi ta n'ajri, si nė qesendi,
therin qiellėn kryqat e minaret e ngurta,
profetėnt dhe shejtėnt nė fushqeta tė shumngjyrta
shkėlqejnė. E mjerimi mirfilli ndien tradhti.
Mjerimi ka vulėn e vet t'shėmtueme,
asht e neveritshme, e keqe, e turpshme,
balli qė e ka, syt qė e shprehin,
buzėt qė mė kot mundohen ta mshefin -
janė fėmitė e padijes e flitė e pėrbuzjes,
t'mbetunat e flliqta rreth e pėrqark tryezės
mbi t'cilėn hangri darkėn njė qen e pamshirshėm
me bark shekulluer, gjithmon i pangishėm.


Mjerimi s'ka fat. Por ka vetėm zhele,
zhele fund e majė, flamujt e njė shprese
t'shkyem dhe tė coptuem me t'dalun bese.


Mjerimi tėrbohet n'dashuni epshore.
Nėpėr skaje t'errta, bashkė me qej, mij, mica,
mbi pecat e mykta, t'qelbta, t'ndyta, t'lagta
lakuriqen mishnat, si zhangė; t'verdhė e pisa,
kapėrthehen ndjenjat me fuqi shtazore,
kafshojnė, pėrpijnė, thithen, puthen buzėt e ndragta
edhe shuhet uja, dhe fashitet etja
n'epshin kapėrthyes, kur mbytet vetvetja.
Dhe aty zajnė fillin t'marrėt, shėrbtorėt dhe lypsat
qė nesėr do linden me na i mbushė rrugat.


Mjerimi nė dritzėn e synit t'kėrthinit
dridhet posi flaka e mekun e qirit
nėn tavan t'tymuem dhe plot merimanga,
ku hije njerzish dridhen ndėr mure plot danga,
ku foshnja e smume qan si shpirt' i keq
tu' ndukė gjitė e shterruna t'zezės amė,
e kjo prap shtazanė, mallkon zot e dreq,
mallkon frytn e vet, mallkon barrn e randė.
Foshnj' e saj nuk qesh, por vetėm lėngon,
e ama s'e don, por vetėm mallkon.
Vall sa i trishtueshėm asht djepi i skamit
ku foshnjėn pėrkundin lot edhe tė fshamit!


Mjerimi rrit fėmin nė hijen e shtėpive
tė nalta, ku nuk mrrin zani i lypsis,
ku nuk mund t'u prishet qetsia zotnive
kur bashkė me zoja flejnė nė shtretėnt e lumnis.


Mjerimi pjek fėmin para se tė burrnohet,
don ta msojė t'i iki grushtit q'i kėrcnohet,
atij grusht qė n'gjumė e shtėrngon pėr fytit
kur fillojnė kllapitė e etheve prej unit
dhe fetyrėn e fėmis e mblon hij' e vdekjes,
njė stoli e kobshme nė vend tė buzqeshjes.
Nji fryt kur s'piqet dihet se ku shkon
qashtu edhe fėmia n'bark t'dheut mbaron.


Mjerimi punon, punon dit e natė
tu' i vlue djersa nė gjoks edhe nė ballė,
tue u zhigatun deri n'gjujė, n'baltė
e prap zorrėt nga uja i bahen palė-palė.
Shpėrblim qesharak! Pėr qindenjė afsh
nė ditė - vetėm: lekė tre-katėr dhe "marsh!".


Mjerimi kaiher' i ka faqet e lustrueme,
buzėt e pezmatueme, mollzat e ngjyrueme,
trupin pėrmendore e njė tregtis s'ndytė,
qė asht i gjikuem tė bijė nė shtrat vet i dytė,
dhe pėr at shėrbim ka pėr tė marrė do franga
ndėr ēarēafė, ndėr fėtyra dhe nė ndėrgjegje danga.


Mjerimi gjithashtu len dhe n'trashigim
-jo veē nėpėr banka dhe nė gja tė patundshme,
por eshtnat e shtrembta e n'gjoks ndoj dhimbė,
mund qė t'len kujtim ditėn e dikurshme
kur pullaz' i shpis u shemb edhe ra
nga kalbsin' e kohės, nga pesha e qiellit,
kur mbi gjithēka u ndi njė i tmerrshmi za
plot mallkim dhe lutje si nga fund i ferrit,
ish zan' i njeriut qė vdiste nėn tra.
Kėshtu nėn kambėt'randė t'zotit t'egėrsuem -
thotė prifti - vdes ai qė ēon jetė tė dhunuem.


Dhe me kėto kujtime, ksi lloj fatkeqėsinash
mbushet got' e helmit nė trashigim brezninash.
Mjerimi ka motėr ngushulluese gotėn.
Nė pijetore tė qelbta, pranė tryezės plot zdrale
tė neveritshme, shpirti me etje derdh gotėn
n'fyt pėr me harrue nandhetenand' halle.
E gota e turbull, gota satanike
tu' e ledhatue e pickon si gjarpni-
dhe kur bie njeriu, si gruni nga drapni,
nėn tryezė qan-qeshet nė formė tragjikomike.
Tź gjitha hallet skami n'gotė i mbyt
kur njiqind i derdh njė nga njė nė fyt.
Mjerimi ndez dėshirat si hyjet errsina
dhe bajnė tym si hejt q'i ban shkrum shkreptima.


Mjerimi s'ka gėzim, por ka vetėm dhimba,
dhimba paduruese qe t'bajnė t'ēmendesh,
qė t'ap in litarin tė shkojsh fill' e t'varesh
ose bahe fli e mjerė e paragrafesh.


Mjerimi s'don mshirė. Por don vetėm tė drejt!
Mshirė? Bijė bastardhe e etėnve dinakė,
t'cilt n'mnyrė pompoze posi farisejt
i bijnė lodėrtinės me ndjejt dhelparak
tu' ia lėshue lypsiti njė grosh tė holl' n'shplakė.


Mjerimi asht njė njollė e pashlyeme
n'ballė tė njerzimit qė kalon nėpėr shekuj.
Dhe kėt njollė kurr nuk asht e mundshme
ta shlyejnė paēavrat qė zunė myk ndėr tempuj.

---------Migjeni
__________________
Korrektėsia ėshtė gjėja mė hyjnore nė shpirtin e njeriut!
ShEjToNkA Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 22-11-04, 17:15   #55
Murgesha
Administratorėt
 
Avatari i Murgesha
 
Anėtarėsuar: 24-10-03
Vendndodhja: Diku nėpėr botė....
Postime: 40,346
Murgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėm
Gabim

FEMIJA BRENDA MEJE





Kam nje femije diku ne qenien time,

qe cdo mengjes me zgjon me nje deshire te cmendur,

te harroj kush jam e te kthehem mbrapsht ne kohera.

Te rend ne rruge e te luaj kukafshehtasi,

te harrohem pas trungje pemesh e detyrat t'i le pa bere,

e kur e lodhur nga dita te jem,

t'i ulem gjyshes ne preher

e t'i lutem t'me tregoje perralla

derisa te me zere i embli gjume.

Te me zgjoje cukitja e zogut ne dritare,

e ne aventura me Tipin te kridhem,

te shtrihem mes gjethesh e te mos leviz,

derisa dielli te puthet me perendimin,

e dashuria perveluese e atij bashkimi

te shkrije friken e strukur tek une.

Te ndaloj ne rruge e cdo vjershe qe mbaj mend

ta recitoj me ze te larte,

t'i varem degeve te kumbulles

derisa te me dhembin krahet,

mamin ta mbys me kersheri

e vellait te vogel floket t'ia shkul

sa per te marre mbrapsht nje te share;

te ha dhe cokollate pas cokollate,

pa u merakosur per linjat,

e paraleleve t'u gjarperosem

me elasticitetin e nje gjimnasteje, si dikur...



Kam nje femije te prape brenda vetes,

qe nuk e njeh fjalen "mos" e i pelqen te thote "s'dua",

nje femije qe seriozitetin e te rritures nuk e duroka dot me.

E dua, e dua cmendurisht kete rebele te pafajshme,

ne heshtje e kundroj e fanatisht e ruaj.



Cfare bekimi te kesh nje femije brenda vetes,

qe pafundesisht ta duash e ta kesh zili!

Irma Spaho.
Murgesha Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 24-11-04, 17:41   #56
Barbaroza
Miss Dardania 2004
 
Avatari i Barbaroza
 
Anėtarėsuar: 09-01-04
Vendndodhja: Nė zemėr tė Kosovės!
Postime: 12,508
Barbaroza i pazėvėndėsueshėmBarbaroza i pazėvėndėsueshėmBarbaroza i pazėvėndėsueshėmBarbaroza i pazėvėndėsueshėmBarbaroza i pazėvėndėsueshėmBarbaroza i pazėvėndėsueshėmBarbaroza i pazėvėndėsueshėmBarbaroza i pazėvėndėsueshėmBarbaroza i pazėvėndėsueshėmBarbaroza i pazėvėndėsueshėmBarbaroza i pazėvėndėsueshėm
Gabim

NOLI

Marshi i Barabajt

Allalla, o rezil e katil, allalla,
Shtroni udhen me hithr’ e me shtok turfanda
Gumezhit, o zinxhir e kamcik, baterma,
Lehni, laro, kaba: Hosanna, Barabba!

Trathetor, ti na nxive, na le pa atdhe,
Ti na cthurre, na ckule, na cduke cdo fe,
Varferi, poshtersi, roberi ti na dhe,
Derbeder, ujk e derr: Hosanna, Barabba!

Ne budrum, neper llom’ e kufom’ u mallkofsh,
Ne sketerren, katran e tiran, u harbofsh,
Me tam-tam e allarm’ e me nem’ u shurdhofsh,
Ne zendan mbreterofsh: Hosanna, Barabba!

O i cgryer, i shyer, i vyer per hu,
Turpendotkundermonjes te krrusen mbi gju
Dallkauket, kopuket e turmat pa tru,
Zemerkrundegerdhu: Hosanna, Barabba!

Allalla, o rezil e katil, allalla,
Shtroni udhen me hithr’ e me shtok turfanda,
Gumezhit, o zinxhir e kamcik, baterma,
Lehni, laro, kaba: Hosanna, Barabba!
__________________
"Do all the good you can,
by all the means you can,
in all the ways you can,
in all the places you can
at all the times you can,
to all the people you can,
as long as ever you can".
Barbaroza Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 24-11-04, 17:43   #57
Barbaroza
Miss Dardania 2004
 
Avatari i Barbaroza
 
Anėtarėsuar: 09-01-04
Vendndodhja: Nė zemėr tė Kosovės!
Postime: 12,508
Barbaroza i pazėvėndėsueshėmBarbaroza i pazėvėndėsueshėmBarbaroza i pazėvėndėsueshėmBarbaroza i pazėvėndėsueshėmBarbaroza i pazėvėndėsueshėmBarbaroza i pazėvėndėsueshėmBarbaroza i pazėvėndėsueshėmBarbaroza i pazėvėndėsueshėmBarbaroza i pazėvėndėsueshėmBarbaroza i pazėvėndėsueshėmBarbaroza i pazėvėndėsueshėm
Gabim

DRITERO AGOLLI

I Perndjekuri I Dashurise

Une jam i burgosuri yt
Rroj me prangat qe ti me ke vene
Po cudi as qelia s'me mbyt
Dhe s'me mbyt as dritarja e zeze
Kur ti prangat m'i hodhe ne mish
Une i putha duart e tua
Eshte rast i pashembullt ta dish
Qe xhelatin ta puth a ta dua
I perndjekuri yt erotik
I perndjekur te mbetet gjithmone
Erotim i mire a i lig
Hidhmi duart ne fyt, torturome
Ky burgim sa do zgjase s'e di
I perjetshem do kisha deshire
Vec ti eja me shih ne qeli
Te perndjekurit tend i vjen mire.
__________________
"Do all the good you can,
by all the means you can,
in all the ways you can,
in all the places you can
at all the times you can,
to all the people you can,
as long as ever you can".
Barbaroza Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 26-11-04, 17:02   #58
ShEjToNkA
______________
 
Avatari i ShEjToNkA
 
Anėtarėsuar: 11-07-04
Vendndodhja: Nė Zemėr tė...??!!!
Postime: 20,025
ShEjToNkA i pazėvėndėsueshėmShEjToNkA i pazėvėndėsueshėmShEjToNkA i pazėvėndėsueshėmShEjToNkA i pazėvėndėsueshėmShEjToNkA i pazėvėndėsueshėmShEjToNkA i pazėvėndėsueshėmShEjToNkA i pazėvėndėsueshėmShEjToNkA i pazėvėndėsueshėmShEjToNkA i pazėvėndėsueshėmShEjToNkA i pazėvėndėsueshėmShEjToNkA i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Netė Shkurti

Tė shtėna
Nata shpohet e pikon
U mbush qyteti me ujė prej macesh
Tė shtėna, tė shtėna
Rrėzohet gjumi pėrmbi nėnat
Rrjedh nėpėr udhė qumėshti i gjirit
Valiumi
Frika qytetare, meshė e mekur nėn bankat e drunjta
Tė shtėna tė shtėna
Zhurmojnė nėpėr qepalla kėpucėt e rėnda
Me kėmbė tė mitura ushtarėsh brenda

---------Ervin Hatibi
__________________
Korrektėsia ėshtė gjėja mė hyjnore nė shpirtin e njeriut!
ShEjToNkA Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 26-11-04, 17:06   #59
ShEjToNkA
______________
 
Avatari i ShEjToNkA
 
Anėtarėsuar: 11-07-04
Vendndodhja: Nė Zemėr tė...??!!!
Postime: 20,025
ShEjToNkA i pazėvėndėsueshėmShEjToNkA i pazėvėndėsueshėmShEjToNkA i pazėvėndėsueshėmShEjToNkA i pazėvėndėsueshėmShEjToNkA i pazėvėndėsueshėmShEjToNkA i pazėvėndėsueshėmShEjToNkA i pazėvėndėsueshėmShEjToNkA i pazėvėndėsueshėmShEjToNkA i pazėvėndėsueshėmShEjToNkA i pazėvėndėsueshėmShEjToNkA i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Eja trishtim

Eja, trishtim ,
Eja me hapa fletėsh qė biėn nga degėt,
Eja me hapa shiu qe kėputet nga fletėt...
Eja trishtim ,
Eja me hapa tingujsh qė dridhen nė mbrėmje,
Eja me hapa zemrash qė rrahin mė dhimbje...
Eja , trishtim,
O preher i ėmbėl qe nuk mė braktise kurrė,
O strehė e qetėsise sime,
O ėndėrrime tė mia,
O gji i shpresės sime.
Eja , trishtim,
Trishtim ,
Eja.


---------Bilal Xhaferi

__________________
Korrektėsia ėshtė gjėja mė hyjnore nė shpirtin e njeriut!
ShEjToNkA Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 26-11-04, 20:30   #60
Barbaroza
Miss Dardania 2004
 
Avatari i Barbaroza
 
Anėtarėsuar: 09-01-04
Vendndodhja: Nė zemėr tė Kosovės!
Postime: 12,508
Barbaroza i pazėvėndėsueshėmBarbaroza i pazėvėndėsueshėmBarbaroza i pazėvėndėsueshėmBarbaroza i pazėvėndėsueshėmBarbaroza i pazėvėndėsueshėmBarbaroza i pazėvėndėsueshėmBarbaroza i pazėvėndėsueshėmBarbaroza i pazėvėndėsueshėmBarbaroza i pazėvėndėsueshėmBarbaroza i pazėvėndėsueshėmBarbaroza i pazėvėndėsueshėm
Gabim

AZEM SHKRELI

Liqeni

Flas me ty
Ti hesht e luan me valė.

Ti s'je mė syri
Im as loti i saj.

Flas me ty
Ti shikon pulėbardhat.

Pėr Shėn Naumin
Paske zemėr t'gjerė

Flas me ty,
Ti kotesh mrekullie.

Mė vjen tė zbres nė fund t'fundit
Tė vdes i gjelbėrt me algjet.


__________________
"Do all the good you can,
by all the means you can,
in all the ways you can,
in all the places you can
at all the times you can,
to all the people you can,
as long as ever you can".
Barbaroza Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 6 (0 Anėtarėt dhe 6 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 01:02.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.