Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Kultura > Historia Shqiptare
Emri
Fjalėkalimi
Historia Shqiptare Tė diskutojmė pėr historinė tonė!



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 06-09-12, 12:00   #46
Alima
Banned
 
Avatari i Alima
 
Anėtarėsuar: 14-08-11
Postime: 6,904
Alima i pazėvėndėsueshėmAlima i pazėvėndėsueshėmAlima i pazėvėndėsueshėmAlima i pazėvėndėsueshėmAlima i pazėvėndėsueshėmAlima i pazėvėndėsueshėmAlima i pazėvėndėsueshėmAlima i pazėvėndėsueshėmAlima i pazėvėndėsueshėmAlima i pazėvėndėsueshėmAlima i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Kronikat e Tursun Beut

...

Vazhdim...

Kronika nga dyqanet tek kioskat
Pėr arsyet e sipėrshtjelluara Tursun Beu ėshtė brendėsuar nė studimet historike si etapė e pashmangshme nė udhėtimin njohės tė transformimit perandorak tė dinastisė osmane, nė sajė tė veprimtarisė sė Mehmetit II, dhe metodologjia shkencore – e lirė ose e orientuar – ka analizuar aspektet politiko-administrative kundrejt atyre erotiko-fetare. Dobia e veprės mbi ndėrtimin e tė kaluarės tonė paraqitet mjaft e reduktuar, pasi ajo “ndriēon” pak momente rreth viteve 1466-1468 dhe 1478: ngritja e kėshtjellės sė Elbasanit gjatė sulmit tė Krujės, beteja e Buzurshekut, sulmi i Shkodrės dhe rėnia e saj nė 1478, sulmi ndaj Lezhės dhe marrja e Krujės, Skėnderbeu citohet dy herė – si tradhėtar dhe i arratisur (i vdekur) –, nuk mungojnė paqartėsitė dhe shkalla sipėrore e epiteteve tė sulltanit. Kėto detaje mund tė marrin vlera historike vetėm nėpėrmjet filtrimit dhe integrimit me burime tė tjera, pėrndryshe shmangemi drejt letėrsisė turke, ku padyshim Kronika ėshtė pionieristike.
Kakofonia nė fushėn e historiografisė e dy dekadave tė fundit mundėsohet nga syrgjynosja e profesionalizmit, me gjithė karakteristikat e mėparshme nacional-romantike, brenda kamareve. Ndryshimet kryesore janė dy: diversiteti i interesave, qė nuk ka prodhuar pluralitetin e shpresuar tė hapėsirave tė fjalės, dhe – duke pėrdorur njė eufemizėm – largimi i mėtejshėm nga metodologjia shkencore.
Pėrputhet plotėsisht me kėto dy transformime tė tranzicionit sforcimi i Mishės pėr ta rilexuar Tursun Beun si sfidė ndaj njė zinxhiri historianėsh tė atij Perėndimi qė botuesi ka zgjedhur pėr maskė. Duke pranuar nė parantezė qė libri ėshtė universalisht i frytshėm, nga tendenca e orientimit njėdrejtimor tė lexuesit, i cili nėnvizon dhunėn, fenė dhe stigma tė tjera, nuk mė duket e rastėsishme oferta e tij. Pėrveē ideve, ndonjė fragment i parathėnies sė Kronikės ėshtė huazuar nė mėnyrė identike nga artikulli Neootomanizmi dhe Shqipėria, kur Misha shqetėsohet nga fryma e rehabilitimit tė trashėgimisė osmane, tė cilėn duhet ta shmangim ashtu «siē po i largohemi pėrvit e mė shumė ndikimit qė vazhdon tė ketė periudha [...] e Enver Hoxhės», shprehet ai. Rrjedhimisht objektivi i botuesit paraqitet indiferent ndaj kontributit historik, e aq mė tepėr akademik, teksa ushqen tensionin konstant Lindje/Perėndim, i prodhuar nga rikualifikimi ideologjik i stigmatizimit: nga ideologjia nė ideologji, nga manipulimi nė manipulim, sikur nga «periudha [...] e Enver Hoxhės» kanė kaluar thjesht ekskluzivisht vetėm vitet.
Sė bashku me pretendimet shkencore, tė paktėn tė kursehen akuzat e «interesave tė ditės», megjithėse, edhe kjo ėshtė pjesė e anomalisė shqiptare ose, mė mirė, e fatkeqėsisė, sepse vjen nga profetėt e trashėgimisė superiore.


D. D.

Fund!


.
Alima Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 06-09-12, 16:14   #47
Bajlozi i Zi
 
Anėtarėsuar: 22-02-12
Postime: 952
Bajlozi i Zi i pazėvėndėsueshėmBajlozi i Zi i pazėvėndėsueshėmBajlozi i Zi i pazėvėndėsueshėmBajlozi i Zi i pazėvėndėsueshėmBajlozi i Zi i pazėvėndėsueshėmBajlozi i Zi i pazėvėndėsueshėmBajlozi i Zi i pazėvėndėsueshėmBajlozi i Zi i pazėvėndėsueshėmBajlozi i Zi i pazėvėndėsueshėmBajlozi i Zi i pazėvėndėsueshėmBajlozi i Zi i pazėvėndėsueshėm
Gabim Re: Kronikat e Tursun Beut

Fakte te sterpperseritura ksajde, po nejse.
Ishte e vetmja gjuhe e ndaluar ne ato 500 vjet. Gjuha shqipe. Ne vitet 1800 kishte rreth 3400 shkolla neper trojet shqiptare: rreth 2000 prej tyre ne gjuhen turko-arabe, rreth 1300 prej tyre ne gjuhen sllave dhe greke, te tjerat ne gjuhe franceze, gjermane, italiane etj.
Asnje ne gjuhen shqipe. Sepse ishte gjuhe e ndaluar nga sulltani, gjuhe e qafireve. Gjuhe e skenderbe tradhetarit.
Dhe, keo jane fakte historike.

Por, le t'u kthehemi pushtimeve.

Kesaj radhe du me ta sjelle ketu njė fakt, sepse me intereson se si e interpreton ti:

Quhet "Pakti i Umarit", i aplikuar qysh rreth viteve 800. (saktesisht prej vitit 715)

Kete paktin e Umarit duhej ta nenshkruanin te gjithe te krishteret ose hebrenjte te cilet binin nen pushtimin e "ushtrive te Allahut".

Po e sjelli pėr te ta ilustruar ne menyre sa mė korrekte
aspektin tolerant dhe paqesor te sundimit Musliman, (ky pakt, pra, kishte rolin e "kushtetutes" se pergjithshme per sa u perket te drejtave te jo-
muslimaneve ne te gjitha tokat qe binin nen mbizoterimin e Islamit).

(me reduktime)

1. Ne (tė krishteret) do t'i mbajme dyert te hapura
per udhetaret musliman, dhe do t'i mbajme me ushqime pėr 3 ditė.

2. Ne nuk do te mbajme ceremoni fetare ne
publik. Ne nuk do t'i ndalojme as femijet tane e asnje nga pjestaret e komunitetit tone qe te kthehet ne musliman.

3. Ne do t'u lirojme vendin ku jemi ulur nese ata
(muslimanet) deshirojne te ulen.

4. Ne nuk do te mbajmė armė.

5. Ne nuk do tė recitojmė liturgjine e krishterė me zė
tė lartė.

6. Neper funerale, ne nuk do tė recitojme me ze te larte liturgjine kishtare.

7. Shtėpitė tona nuk do te jene me te larta se ato te
muslimanėve.
Bajlozi i Zi Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 06-09-12, 16:29   #48
Alima
Banned
 
Avatari i Alima
 
Anėtarėsuar: 14-08-11
Postime: 6,904
Alima i pazėvėndėsueshėmAlima i pazėvėndėsueshėmAlima i pazėvėndėsueshėmAlima i pazėvėndėsueshėmAlima i pazėvėndėsueshėmAlima i pazėvėndėsueshėmAlima i pazėvėndėsueshėmAlima i pazėvėndėsueshėmAlima i pazėvėndėsueshėmAlima i pazėvėndėsueshėmAlima i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Kronikat e Tursun Beut

...

Nuk jane hadithe,por ligje te nje qeveritari pa asnje baze ne hadithet !

Nuk ka bere kundershtim as miratim hadithesh, thjeshte ligje !

Pas parasysh si jane trajtuar muslimanet,konsideroj se te buta kan qene pak a shume ato ligje te Omerit radiAllahu anhu!

.
Alima Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 06-09-12, 16:37   #49
Bajlozi i Zi
 
Anėtarėsuar: 22-02-12
Postime: 952
Bajlozi i Zi i pazėvėndėsueshėmBajlozi i Zi i pazėvėndėsueshėmBajlozi i Zi i pazėvėndėsueshėmBajlozi i Zi i pazėvėndėsueshėmBajlozi i Zi i pazėvėndėsueshėmBajlozi i Zi i pazėvėndėsueshėmBajlozi i Zi i pazėvėndėsueshėmBajlozi i Zi i pazėvėndėsueshėmBajlozi i Zi i pazėvėndėsueshėmBajlozi i Zi i pazėvėndėsueshėmBajlozi i Zi i pazėvėndėsueshėm
Gabim Re: Kronikat e Tursun Beut

Alima,

S'e ke te kjarte s'i duket.

Ėshtė njė vajze nga njė fshat i Malisheves, Vicky Pedia e ka emrin, tana t'mirat ēika me shkolle te larte e me fakultet e krejt, pyete ti ēka te duash, edhe pėr paktin e umarit, ajo krejt te tregon tak e tak e tak. Bile jam i sigurte qe ta jep si bakshish edhe ndonje sulltan a ndonje kronikan te mirė, se ėshtė shumė gjymert.
Bajlozi i Zi Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 06-09-12, 16:47   #50
Alima
Banned
 
Avatari i Alima
 
Anėtarėsuar: 14-08-11
Postime: 6,904
Alima i pazėvėndėsueshėmAlima i pazėvėndėsueshėmAlima i pazėvėndėsueshėmAlima i pazėvėndėsueshėmAlima i pazėvėndėsueshėmAlima i pazėvėndėsueshėmAlima i pazėvėndėsueshėmAlima i pazėvėndėsueshėmAlima i pazėvėndėsueshėmAlima i pazėvėndėsueshėmAlima i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Kronikat e Tursun Beut

...

Une pos Vickyt e njoh edhe nje Ask-en, Goglien e do tjera .. e di une mire e holle per ēka e ke ti fjalen ... kryesorja me i mbyt nuk i ka mbyt,pastaj kane qene te mbrojtur dhe te liruar nga lufterat... te thash dhe perseris prap, te vogla kane qene sakncionet e ushtruara nga Khalifja ,pas parasysh shume rrethana tjera atebote!
...dhe ēka eshte me e rendesishmja , sikur qe thash edhe njehere, nuk jane hadithe e as ajete, dhe nuk dmth qe duhet praktiku ate lloj qeversije... thjesht ,ishte nje taktik e tij prej qeveritari!


ps.pyete ate Vickin,ndoshta te tregon edhe diēka te hajrit ,sa mirresh me marrezira te saj!Besoj se ka edhe materiale te hajrit pos atyre me te cilat po mirresh ti!

.

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Alima : 06-09-12 nė 16:48
Alima Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 06-09-12, 16:58   #51
Bajlozi i Zi
 
Anėtarėsuar: 22-02-12
Postime: 952
Bajlozi i Zi i pazėvėndėsueshėmBajlozi i Zi i pazėvėndėsueshėmBajlozi i Zi i pazėvėndėsueshėmBajlozi i Zi i pazėvėndėsueshėmBajlozi i Zi i pazėvėndėsueshėmBajlozi i Zi i pazėvėndėsueshėmBajlozi i Zi i pazėvėndėsueshėmBajlozi i Zi i pazėvėndėsueshėmBajlozi i Zi i pazėvėndėsueshėmBajlozi i Zi i pazėvėndėsueshėmBajlozi i Zi i pazėvėndėsueshėm
Gabim Re: Kronikat e Tursun Beut



Une Vickyn e vizitoj kanihere "kshtu", por asgje serioze nuk kam me te. Te ndara i kemi rruget, por ja qe na bjen te takohemi nganjehere, sidomos ne mahallen e internetit.
Bajlozi i Zi Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 06-09-12, 19:52   #52
King_Gentius
 
Avatari i King_Gentius
 
Anėtarėsuar: 22-03-05
Vendndodhja: Boston
Postime: 1,243
King_Gentius e ka pezulluar reputacionin
Gabim Re: Kronikat e Tursun Beut

Turqit krenohen me Gengis Khan qe jan pasardhes te nje masakrusi, kusari, perdhunues e shkaterrues popujsh. Kjo pa ngaterresen e Allaut e pa ngaterresen e poezive per bukurije hyjnore. Ca psikopat ka qen ai esht e gdhendur ne gur po ca kompleks mazokizmi vuajn ca sot akoma nuk ja ka gjet fillin shkenca
__________________
Shqiperi, o mema ime, ndonese jam i merguar,
Dashurine tende kurre zemra s'e ka harruar.

Naim Frasheri
King_Gentius Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 06-09-12, 21:47   #53
Murgesha
Administratorėt
 
Avatari i Murgesha
 
Anėtarėsuar: 24-10-03
Vendndodhja: Diku nėpėr botė....
Postime: 40,346
Murgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Kronikat e Tursun Beut

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Alima Shiko postimin
...

Pasi shkruan edhe sot shqip,vazhdo ne bindjen tende ndaj genjeshtrave neper histori, se te kisha tregu une ty ē'far gjuhe kishe perdore ketu,po te mos ishte Othomania!


Murgesh,
shume kisha pase deshire qe te ja terhjekesh verejtjen Bajlozit dhe edhe ti kercenohesh kur ai fyen besimin tone dhe Libren tone ne kete tem ,se te perdoresh kercnime ndaj nje mbrojtesi te tyre ,pra besimit dhe Libres tone!


Behuni fer per hire te drejtesise nese jo per hire te Zotit !

.
E nderuar jemi tek nenforumi "Historia Shqiptare".

Dhe hajt loqk mos u merzit se Allahu ja then qafen Bajlozit per keto fyrje qe po ja ben besimit dhe librit te tij.
__________________
Mė duaj ose mė urrej, sepse qė tė dyja janė nė favorin tim. Nėse mė do, do jem gjithnjė nė zemren tėnde, nėse mė urren do jem gjithmonė nė mendjen tėnde!
Murgesha Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 07-09-12, 00:38   #54
King_Gentius
 
Avatari i King_Gentius
 
Anėtarėsuar: 22-03-05
Vendndodhja: Boston
Postime: 1,243
King_Gentius e ka pezulluar reputacionin
Gabim Re: Kronikat e Tursun Beut

1470
Fior Jonima - Nje toke e shkretuar

Une, Fior Jonima, shtetas i Shkodres dhe tani ambasador i ketij komuniteti jam pyet me urdher te Administratorit te Larte te Taksimit (te Venecias) cka di per bemat e turqve ne kete ane te Arberise ne vitet 1466 dhe 1467.

Mund te deklaroj se rrotull fundit te Prillit 1466 Sulltani arriti ne kete vend dhe dergoi kapitenin e tij ne veri qe rremoi vendin dhe e plackiti. Vodhi shum kafshe dhe skllaveroi shum njerez.

Kur ai u largua Ballabani arriti te rrethoje Krujen. Dhe ai plackiti qytezat dhe skllaveroi shum njerez.

Pasketaj erdhi Sinan Beu, qe solli akoma me shum shkaterrim. Vodhi kafshe skllaveroi njerez dhe vuri vendin ne zjarr.

Pastaj erdhi Vojvodi Serbis Amur Bey qe shkaktoi shkaterrim te madh. Vodhi kafshe pa fund, por edhe dogji vendin edhe skllaveroi mjaft njerez.

Atehere erdhi Progon Dukagjini, i cili gjithashtu plackiti dhe vuri ne zjarr cka kishte ngel.

Sulltani erdhi pare ne 1467 dhe dergovi Pashaun e Rumelise me nje ushtri te madhe ta mposhte vendin. Ai vodhi dhe mori numra pafund njerezish me vete. Kur ai u ngop se vjedhuri vazhdoi ne Shkoder ku u ndesh me njerez. Me ne fund hyre ne qytetin jashte kalase, qe e plackiti.

Pastaj erdhi dhe Vojvod Feriz Beu qe gjithashtu vodhi.

Pastaj erdhi Nikolla Dukagjini, qe gjithashtu vodhi dhe skllaveroi shum njerez.

Pastaj erdhi Vojvoda i Serbis per her te dyte te plackite e te skllaveroje me shum njerez.

Pastaj erdhi Vojvodi i Dibres qe plackiti dhe skllaveroi shum njerez.


Ne perfundim mund te them qe ne kete periudhe ky vend eshte kthyer ne nje shkretine. Ka ngel keshtu deri me sot. Te zhdukura jan jo vetem vendbanimet por edhe njerezit pervec disa fshatrave qe jan rindertuar. Pra do te ishte e nevojshme qe te burgosur qe jan internuar apo denuar te falen dhe te dergohen ketu ta repopullojne.

28 Dhjetor 1470
*



[from: Archivio di Stato di Venezia, Governatori delle pubbliche entrate, registri multorum B. 145 (vol. 35), 13r-v; reprinted in Oliver Jens Schmitt: Das venezianische Albanien (1392-1479), Munich 2001, p. 646. Translated from the Venetian Italian by Robert Elsie.]


http://www.albanianhistory.net/texts15/AH1470.html


Meqe shqipja e Piro Mishes qenka konfus po ja u perkthen Olsi Sazexhiu poezin e Tursunit (se Sazexhiu i ka pa vet kur turqit u mesuan shqipen ushtareve te Skenderbeut ne Sicili kto 500 vjet). Paska erdh ushtri e poeteve Mongole ne Shqiperi me qellim te frymezoheshin nga bukuria e Shqiptarve. Sazexhiu e ka pa vet qe gjith Azia po vuante prej nje krize e madhe frymezimi intelektual ne kohen e Tursunit.
__________________
Shqiperi, o mema ime, ndonese jam i merguar,
Dashurine tende kurre zemra s'e ka harruar.

Naim Frasheri
King_Gentius Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 07-09-12, 07:58   #55
premium
 
Anėtarėsuar: 25-03-08
Postime: 5,897
premium i pazėvėndėsueshėmpremium i pazėvėndėsueshėmpremium i pazėvėndėsueshėmpremium i pazėvėndėsueshėmpremium i pazėvėndėsueshėmpremium i pazėvėndėsueshėmpremium i pazėvėndėsueshėmpremium i pazėvėndėsueshėmpremium i pazėvėndėsueshėmpremium i pazėvėndėsueshėmpremium i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Kronikat e Tursun Beut

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Zero Cool Shiko postimin
Shume here anetaret ja fillojne daljen nga tema dhe nganjehere edhe ne stafi e bejme nje gje te tille sipas logjikes: "me ngrehe per gjuhe"
Se paske verejt mire premium! Ketu paska marre pjese vetem nje anetare e stafit e jo moderatoret sic thua ti.
1 = njejst
2 e me shume= shumes
Lexo shkresen e saj, te merresh me temen e jo me postuesin, ky eshte mesazhi i moderatores (administratores).

Tani te them une lidhje me fene e "dhuruar" nga sunduesi 540 vjeqar, heeeeeeeeeej 540 vjet sundim e ta lavderoj dikush! Jo qe nuk eshte dhuruar por eshte imponuar dhe jo qe eshte e zeze por eshte e zeza e te zezes!
Mbasi qenka feja e tyne inponuar pėr ty , ani pse nuk konvertoheni ne krishter, sllav, ortodoks ??
lirė jeni pėr ēdo fe , nuk janė mė pėr inponim.

E mor jaran , 540 vite nuk janė pak , ndėr kėto shekujt jo inponimin me pėrdor , por tė kishin dasht edhe gjuhėn na kishin ndru , aq kan pasur kohė ndoshta edhe lėkurėn na kishin ndru .

Edhe para 540 viteve tė tyne ishim e sundum , e krejt shtetet ishin sundum , kush paska fajet ketu??
Edhe sot shtetet po sundohen , me njė sundim ma moderne , e kush ka fajet qitu??

Sa ishim e sundum per 540 vite , cėrc nuk kan mujt mi ba , sa u larguan , s'lan kush pa na e sundu , e deri nė Durrės shkaun e gjetėn , e mos tė flasim per Venedikt, Italianet, Greget fashistoGjermanet etj etj ,
__________________
pause
premium Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 07-09-12, 09:05   #56
Hajra
Guest
 
Postime: n/a
Gabim Titulli: Kronikat e Tursun Beut

Mustafa Qemal Ataturku

Ataturku ėshtė babai i Turqisė moderne. Qėllimi im nuk ėshtė qė t’i marrim kujt kėtė figurė qė s’ka bėrė pėr Shqipėrinė aq sa ka bėrė pėr Turqinė, po tė vė nė dukje etnicitetin e tij. Turqit, nė ndryshim nga disa kombe tė tjera, ia kanė ditur pėr nder Shqiptarėve pėr kontributin qė ata kanė dhėnė pėr shtetin turk. Ataturku rrjedh nga njė familje shqiptare nga Dibra qė ishte shpėrngulur nė Selanik, i cili nė atė kohė banohej ashtu si dhe pjesa mė e madhe e Maqedonisė nga shqiptarė. Ai lindi nė Selanik dhe rininė e kaloi nė Shqipėrinė e kohės. Pati lidhje me ēetat shqiptare tė Bajo Topullit dhe tė Mihal Gramenos. Ataturku ėshtė me origjinė shqiptare nga nėna dhe babai dhe fakte pėr kėtė na japin autorėt e kohės sė tij turq apo tė huaj. Kėshtu, Harold Armstrong pėr origjinėn e nėnės sė tij shkruan: “Zybejdeja qe njė vajzė e njė katundari nga Shqipėria e Jugut dhe nėnėn e kishte nga Maqedonia” Po tė njėjtėn gjė thotė edhe njė shkrimtar arab Azir Hanki qė ka qenė ambasador nė Ankara: “Zybejdeja qė vjen nga njė baba shqiptar dhe njė nėnė maqedonas. Mustafa Qemalit i ziente nė damar gjaku i Aleksandrit tė Madh dhe Mehmet Aliut tė Kavallės”.

Pra nga kėto tė dhėna del se nėna ishte shqiptare. Ndėrsa nga i ati, ishte shqiptar me origjinė nga Dibra. Tė dhėnat pėr kėtė na i jep njė gazetar dhe historian turk i quajtur Murat Sertologu i cili nė 1970 shkroi se “Dikur pėr tė mėsuar biografinė e Ataturkut, e sidomos prejardhjen e tij, kisha vajtur deri nė Selanik dhe kisha bėrė hulumtime. Sė pari, shėnoj se Ali Bej Efendiu ka qenė njerku i Ataturkut. Babai i vėrtetė i Mustafa Qemalit ėshtė Beqir Agai, qė quhej Beqir Aga Shqiptari. Ai kishte vrarė njė kaēak dhe kishte rėnė nė burg ku edhe vdiq. Zybejdeja pati me tė dy djem, Surenė dhe Mustafanė dhe njė vajzė. Zybejdeja pasi u martua me Ali Rizanė tė tre fėmijėt i regjistroi nė emrin e tij. Unė kėtė shėnim vazhdon autori, e bėra qė t’i shėrbej historisė.”. Pra, sipas tė dhėnave tė kėtij historiani qė pėr tė ditur origjinėn e saktė tė Ataturkut ka ardhur deri nė vendlindjen e tij, babai i Ataturkut ėshtė shqiptar. Kur Asaf Xhaxhuli ambasador i Shqipėrisė nė Turqi i paraqiti letrat kredenciale Mustafa Ataturkut filloi t’i lexojė ato nė frėngjisht. Ataturku e ndėrpreu e i tha: “Tė lutem mos mė fol frėngjisht, por turqisht ose shqip se unė kuptoj edhe shqip”.

Ēfarė ka bėrė Ataturku pėr Turqinė.

Pas mbarimit tė Luftės sė Parė Botėrore Turqia doli humbėse, dhe tokat e saj u pushtuan nga forcat fituese tė Antantės, pra kėshtu ajo humbi sovranitetin. Pėr tė shpėtuar vendin
nė Ankara u formua njė qeveri paralele me atė tė sulltanit, me nė krye Qemal Ataturkun i cili sė pari, krijoi ushtrinė kombėtare. Kėshtu, vendi hyri nė njė luftė civile midis Sulltanistėve dhe Qemalistėve nė njė kohė kur ishte i pushtuar nga forcat e huaja, pėrfshirė edhe ato greke. Tė dy ushtritė brenda vendit hynė nė veprime ushtarake tė drejtpėrdrejta dhe fituan forcat ushtarake tė Mustafa Qemalit. Forcat greke nė kushtet e anarkisė pėrparuan mė nė lindje dhe trupat e huaj zotėronin ngushticat. Nė kėto kushte, nė 1919, sulltani nėnshkroi marrėveshjen e paqes me anė tė sė cilės humbte dhe tokat e fundit tė perandorisė dhe ē’ishte mė e keqja, Turqisė i mbetej shkretėtira e Anadollit, dhe ca territore nė detin e Zi se tė tjerat do i mbante Antanta, qė do i jepte edhe ca Greqisė. Nė kėto kushte duhej njė dorė e fortė qė tė luftonte me Antantėn e cila sapo kishte fituar Luftėn e Parė Botėrore dhe kishte pozita tė forta nė botė.

Grupimi politik i Ataturkut organizoi zgjedhjet dhe mori situatėn nė dorė. Nė vitin 1921 nė jug tė vendit forcat ushtarake tė Ataturkut mundėn forcat franceze dhe italiane dhe kėto fuqi tė mundura nėnshkruan marrėveshje paqeje dhe u larguan nga Turqia. Lufta u drejtua ndaj grekėve tė cilėt kishin pėrfituar nga gjendja kaotike brenda vendit dhe nga pėrkrahja ndėrkombėtare, dhe ishin futur thellė nė trojet turke. Kėshtu Ataturku i theu grekėt nė vitin 1921, por sulmi pėrfundimtar u krye nė vitin 1922 dhe pėrfundoi me disfatėn e grekėve, tė cilėt pas kėsaj lanė pėrfundimisht Anadollin e Turqinė. Nė vitin 1923 Turqia me marrėveshjen e paqes qė nėnshkroi me fuqitė e mėdha ruajti territoret e saj dhe kjo u arrit nė saj tė luftės qė organizoi Ataturku. Ai nė histori njihet si shembulli mė i mirė i pėrqafimit tė reformave dhe institucioneve perėndimore. Shpalli Turqinė Republikė dhe vet u zgjodh president, sepse nuk pėlqente formėn monarkike tė qeverisjes, se po tė kishte dashur ishte bėrė edhe mbret, pasi me reputacionin qė kishte do ta kishin pėrkrahur tė gjithė. Ai i dha vendit njė kushtetutė moderne qė ishte shumė kur dihet se vendi qeverisej me sheriatin dhe populli e pranoi. Ai realizoi njė kod tė ri civil qė rregullonte sipas mėnyrės moderne marrėdhėniet nė pronėsi dhe familje, tė cilat deri nė atė kohė ishin rregulluar me Kuran.

Vendosi disa ligje tė ēuditshme, por po tė marrėsh parasysh etnicitetin e tij, nuk janė se shqiptari ėshtė dalluar nė shekuj pėr tolerancė fetare dhe pėrqafimin e modernizmit. Kėshtu ai vuri ligj, qė tė pėrdorej kapelja, dhe jo mė shamitė qė mbanin burrat. Vendosi kalendarin dhe numrat ndėrkombėtarė. Regjistroi popullsinė dhe shpalli tė drejtėn e votės pėr tė gjithė, kėshtu ai u bė nga tė parėt nė botė qė i dha tė drejtėn e votoės gruas, po tė kihet parasysh se pėr shembull, Shqipėria kėtė tė drejtė grave iu dha nė 1945. Vendosi alfabetin me germa latine duke hequr ato arabe, pėr ta sjellė vendin sa mė afėr perėndimit. Pėrveē kėtyre, mori dhe masa tė rrepta ndaj fesė, pasi mbylli gjyqet fetare. Ai u vendosi turqve mbiemra, sepse ata deri nė atė kohė kishin mbajtur vetėm tituj feudalė. Ndau fenė nga shteti, pra laicizoi pushtetin politik qė mė parė kishte pasur tipare teokratike, pasi sulltani e mbante veten si kalif, pra si udhėheqės i myslimanėve tė botės, por laicizmi nuk godiste fenė myslimane vetėm sa e ndante nga shteti. Reformat qė ndėrmori ishin perėndimore dhe moderne tė cilat nga vende tė ndryshme tė botės nuk ishin pranuar si nga Kina dhe vendet e tjera aziatiko-myslimane. Nė histori ky lloj reformimi njihet me emrin Qemalizėm, qė konsiston nė pėrqafimin e modernizimit nė ekonomi dhe institucionet politike perėndimore.

Kėto reforma ishin perėndimore dhe nuk kishte guxuar asnjė drejtues i njė populli mysliman t’i ndėrmerte, jo atėherė por as edhe sot, por ishin tė domosdoshme tė ndėrmerreshin sepse Turqia ishte afėr Evropės dhe nuk mund tė rrinte e pareformuar. Turqia nė bazė tė reformave tė Mustafa Qemalit ėshtė vendi mė i reformuar mysliman dhe po tė njihet mirė besimi fetar mysliman, ata kanė braktisur shumė nga traditat e tyre fetare pėr tė arritur deri kėtu, dhe kjo ėshtė pėr t’u vlerėsuar, sepse ėshtė njė sakrificė e madhe, por perėndimorėt, do bėnin mirė, qė tė lexonin Kuranin pėr tė kuptuar se sa ka bėrė Turqia. Pėr ato qė ka bėrė pėr Turqinė e kanė quajtur at tė turqve dhe heroin e tyre kombėtare, dhe qė e ka merituar plotėsisht.

Kenan Everen (Reisi) me origjinė shqiptare?

Nė Turqi jetojnė edhe sot njė numėr i madh shqiptarėsh pėr tė cilėt nuk ka statistika tė qarta, por janė disa milionė. Shpesh turqit thonė se nuk iu kemi shtypur ne ju, por ju ne
pasi siē e kemi parė, shumė nga drejtuesit e shtetit osman kanė qenė shqiptarė. Kenane Evereni thuhet se ka qenė i biri i Murat Reisit, njė shqiptari mysliman nga Presheva e Dardanisė. Ishte antar i shoqėrisė sė miqėsisė shqiptaro-turke. Ai ka qenė gjenerali qė udhėhoi grushtin e shtetit tė vitit 1980 nė Turqi. Sa erdhi nė pushtet, shpėrndau qeverinė dhe parlamentin dhe krijoi njė qeveri tė re. Nė vitin 1982 deri nė vitin 1989 ishte presidenti i Turqisė. Ėshtė kritikuar se ka drejtuar Turqinė me dorė tė hekurt, por megjithatė, vendi ka parė shumė tė mira nga ai.
  Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 07-09-12, 10:08   #57
Alima
Banned
 
Avatari i Alima
 
Anėtarėsuar: 14-08-11
Postime: 6,904
Alima i pazėvėndėsueshėmAlima i pazėvėndėsueshėmAlima i pazėvėndėsueshėmAlima i pazėvėndėsueshėmAlima i pazėvėndėsueshėmAlima i pazėvėndėsueshėmAlima i pazėvėndėsueshėmAlima i pazėvėndėsueshėmAlima i pazėvėndėsueshėmAlima i pazėvėndėsueshėmAlima i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Kronikat e Tursun Beut

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Murgesha Shiko postimin
E nderuar jemi tek nenforumi "Historia Shqiptare".

Dhe hajt loqk mos u merzit se Allahu ja then qafen Bajlozit per keto fyrje qe po ja ben besimit dhe librit te tij.
...

Pasna gabu temen si duket,...kjo krejt si rezultat i budallallekut tim,si zakonisht! Me vie keq atehere !

... Jo inshAllah, nuk kame qejf as atij as ty , as mua ,as askujt,ama ke fjala per gjykim te drejte,se poh, Ai i Madhi gjithsesi do gjykoj dhe inshAllah me meshire ,e jo me drejtesi,ngase po na gjykoj me drejtesi vaj halli vaj!

Nejse!

.
Alima Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 07-09-12, 10:11   #58
Hajra
Guest
 
Postime: n/a
Gabim Titulli: Kronikat e Tursun Beut

....artikullin me siper e huazova nga forumi shqiptar, vetem me ju tregu disave se kush jane shqiptaret ne turqi, dhe qfar roli luajten ne formimin e shtetit turk. Keshtu qe mos beni krahasime banale e te ulta me sinan hasanat e YU-se.

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Hajra : 07-09-12 nė 10:13
  Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 07-09-12, 10:14   #59
Alima
Banned
 
Avatari i Alima
 
Anėtarėsuar: 14-08-11
Postime: 6,904
Alima i pazėvėndėsueshėmAlima i pazėvėndėsueshėmAlima i pazėvėndėsueshėmAlima i pazėvėndėsueshėmAlima i pazėvėndėsueshėmAlima i pazėvėndėsueshėmAlima i pazėvėndėsueshėmAlima i pazėvėndėsueshėmAlima i pazėvėndėsueshėmAlima i pazėvėndėsueshėmAlima i pazėvėndėsueshėm
Cool Titulli: Kronikat e Tursun Beut

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Hajra Shiko postimin
....artikullin me siper e huazova nga forumi shqiptar, vetem me ju tregu disave se kush jane shqiptaret ne turqi, dhe qfar roli luajten ne formimin e shtetit turk. keshtu qe mos beni krahasime banale e te ulta me sinan hasanat e YU-se.
...

Per ēdo dite po ma shkurton jeten per 3 ore Hajro!

Ataturk masoni eshte sherbetori me i denje i masoneris ,dhe nje nder shpartalluesit me te forte te Islamit !


Enver Hoxha i turqis ishte ai !...me prejardhje qifute !


Largoje ate shkrese dhe mos sjell shkresa pa u informu mire tjera here !


.

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Alima : 07-09-12 nė 10:15
Alima Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 07-09-12, 10:24   #60
Hajra
Guest
 
Postime: n/a
Gabim Titulli: Kronikat e Tursun Beut

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Alima Shiko postimin
...

Per ēdo dite po ma shkurton jeten per 3 ore Hajro!

Ataturk masoni eshte sherbetori me i denje i masoneris ,dhe nje nder shpartalluesit me te forte te Islamit !


Enver Hoxha i turqis ishte ai !...me prejardhje qifute !


Largoje ate shkrese dhe mos sjell shkresa pa u informu mire tjera here !


.
.....a bre Alima, une e morra vetem si shembull per disa qe bejne krahasime me shqiptaret qe punuan dhe kontribuan ne administraten osmane e deri te Ataturku qe historia tregon se ishte shqiptar. E di per masonet e per masonizmin por desha qe te ua dokumentoi me letra te tyre, qe i kan shkruajt vet.
Nuk e di qka me ba me ta zgjat jeten?


  Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 07:16.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.