Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Kultura > Kultura kombėtare
Emri
Fjalėkalimi
Kultura kombėtare Materiale tė reja, zbulime dhe ide personale per gjuhėsinė, artin, historinė ...



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 10-01-08, 00:33   #16
Arb
 
Avatari i Arb
 
Anėtarėsuar: 09-10-04
Vendndodhja: Little Dardania, NEW YORK
Postime: 11,439
Arb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Raca Shqiptare

III.

ORIGJINA E RACĖS SHQIPTARE
PROVA GJUHĖSORE PER AUTOKTONIN E RACĖS SHQIPTARE - ZBULIMET ARKEOLOGJIKE - MENDIMI I ANTHROPOLOGVET - BESIMI I DIELLIT DHE BESTYTNl TĖ SOTĖSHME - PĖRFUNDIM.
Pesė vjetė mė parė, Shpend Bardhi pat botuar nė Pėrpjekjen Shqiptare njė studim sintetik mbi origjinėn e popullit t'onė. 1) Duke marrė pėr bazė gjurmimet e linguistėve dhe t'albanologėve mė tė rėndėsishėm tė botės, ai rrihte me radhė hipothezat e ndryshme qė mbėshteten sidomos nė gjuhė.

Kemi shumė rasje qė provojnė se origjina e gjuhės sė folur nga njė popull nuk ka asnjė lidhje me racėn sė cilės ky popull i pėrket. Kėshtu, pėr shėmbull, s'kanė tė bėjnė aspak me arjanizmin, e posaēėrisht me racėn nordike t'Anglosaksonėve, tė gjitha ato fise me ngjyrė tė ndryshme qė, nė tė pesė kontinentet e dheut, miren vesh nė mes tė tyre me anėn e inglishtes. Por, pėr Shqiptarėt gjak e gjuhė kamė burim tė njėjtė e prandaj studimi i Shpend Bardhit do t'i zinte me shumė tė drejtė faqet e kėsaj kaptine, sikur mos tė donim tė kėrkojmė edhe ndonjė burim tjetėr pėr tė provuar mė me siguri se ē'ėsht kjo raca shqiptare duke nxjerė argumentat jo vetėm nga gjuha, por edhe nga arkeologjija, nga mithologjija e nga kėrkimet anthropologjike.

Linguistėt ndahen nga njėri tjetri pėr origjinėn e gjuhės e tė popullit t'onė, me gjithė se kurrkush nuk mohon prejardhjen e sajė indo-europjane. Kjo prejardhje ėsht vulosur nga Franz Bopp-i qė, nėpėr studimet filologjike, ka vėrtetuar preras karakterin arjan tė gjuhės e pra tė popullit t'onė.

J. G. von Hahn-i, konsulli zė-math i Austris nė Janinė, nė veprėn e tij Albanesische Studien, e gjen shqipen e sotshme bijė t'ilirishtes dhe Gustav Meyer-i, m'i madhi albanolog i shekullit tė kaluar, e pranon dhe mundohet t'a provojė kėtė hipothezė. Glotologė tė tjerė, ndėr tė cilėt Hirt e Pedersen, nuk e konsiderojnė gjuhėn t'onė tė rrjedhur nga ilirishtja, por nga thrakishtja; ndėrsa albanologu sėrb Bariq thotė pėr tė se ėsht njė thrakishte e ilirizuar. I famėshmi studjonjės i shqipes, Norbert Jokl, tė cilit i detyron shumė Kombi i ynė dhe albanologjija, ėsht i mendimit se shqipja ėsht njė gjuhė thrako-ilire.

_____________
1) Shpend BARDHI : «Origjina e popullit shqiptar», Pėrpjekja Shqiptare, Viti i dytė, faqe 322.
Arb Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 10-01-08, 00:34   #17
Arb
 
Avatari i Arb
 
Anėtarėsuar: 09-10-04
Vendndodhja: Little Dardania, NEW YORK
Postime: 11,439
Arb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Raca Shqiptare

Kėtyre mendimeve qė nuk qėndrojnė kaq shumė larg njėri nga tjetri i u janė shtuar edhe dy tė tjera krejt tė ndryshme. Njėri — i August Schleicher-it — e vė shqipen nė njė degė indo-europjane bashkė me latinishten e me greqishten dhe i pėrmbleth qė tė trija nėn emrin «grupi pelazgjik»; tjetri — i August Friedrich Pott-it — thot se shqipja ėsht njė gjuhė iliro-pelazgjike para-indo-europjane. Por tė dyja kėto mendime kanė gjetur kundėrshtime tė forta ndėr glotologė. E para ėsht lėnė thuaj se mė nj'anė; e dyta ka shumė shkencėtarė kundra dhe, nė qoftė se mbrėnda caqevet tė filologjis ka ndonjė mbėshtetje, nuk pranohet n'asnjė mėnyrė nga shumica e historjanvet dhe e arkeologvet. Ndėr kėto kohėt e fundit as historjanėt as glotologėt nuk po flasin mė pėr njė gjuhė e njė popull pelazgjik para-indo-europjan, por pėr njė popull proto-ilir arjan, 2) pėr tė cilin as ata vetė nuk dinė se ē'ėsht me saktėsi.

Vlejnė pra tė mirren nė shqyrtim tri hipothezat e para.

Tė provosh nė se Shqiptarėt janė prej origjine thrake apo ilire ka rėndėsi tė veēantė pėr ne, pse po tė pranohet njėra ose tjetra nga kėto hipotheza do tė thotė tė vėrtetohet nė se Shqiptarėt kanė qėnė ngulur qė prej kohėve mė tė lashta nė viset qė zėnė afėr e ngjat edhe sot, apo janė tė shpėrngulur prej ndonjė treve tjetėr qė ndodhet mė afėr Detit tė Zi. Shpėrngulja sjell me vehte edhe pėrzierje gjaku, pse njė popull qė largohet prej njė toke e vėndoset nė njė tokė tjetėr duhet tė ketė pasur pėrpjekje, me doemos, mė parė me fiset q'e kanė dėbuar e pastaj me fiset qė ka gjetur nė vėndin e ri. Midis tij dhe kėtyre dy grupeve janė bėrė kryqėzime qė, nė pėrpjestim me kohėn e pėrpjekjes e me numrin e pėrbėrėsve tė fiseve tė huaja, kanė lėnė gjurmė shumė pak tė dukėshme nė brumimin e racės.

A kanė banuar, vallė, stėrgjyshėt t'anė nė viset ku stėrnipėt e tyre ndodhen edhe sot ? A po kanė ardhur kėtu prej njė treve qė gjėndet mė nga veri-lindja e qė kishte pėr qėndėr Nishin, domethėnė prej Dardanis qė pėrputhet me Kosovėn e sotėshme, ashtu si ē'thot Jokl-i ? A po, mė nė funt, pėrpara shkeljes sė Sėrbvet nė Ballkan, banonin mė afėr Detit tė Zi, nė trikėndshin Nish - Shkup - Sofie, ashtu si pohojnė Samdfeld-i e Weigand-i?


_____________
2) Domenico MUSTILLI : “La civilta preistorica dell'Albania”, Rivista d'Albania, viti 1940, fasc. III, faqe 308-309 dhe nga i njėjti auktor «Origini del Popolo Illirico», Rivista d'Albania, viti 1940, fasc. III, faqe 319-320.
Arb Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 10-01-08, 00:35   #18
Arb
 
Avatari i Arb
 
Anėtarėsuar: 09-10-04
Vendndodhja: Little Dardania, NEW YORK
Postime: 11,439
Arb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Raca Shqiptare

Ndėr kėto kohėt e funtme pesha ėsht duke rėnduar mė tepėr nga ana e iliricitetit tė popullit shqiptar dhe nga anasija (autoktonija) ė kėtij populli. Njė albanolog i ri gjerman, Georg Stadtmueller, duke u mbėshtetur gjithnjė nė gjuhė e duke shqyrtuar fjalėt e huaja greke e latine tė Kishės qė kanė hyrė prej kohėsh mė shqipen, e gjen djepin e fisit t'onė nė njė vėnt qė duhet tė ndodhet pa tjetėr afėr Greqis nga njėra anė dhe afėr Dalmacis nga ana tjetėr, do me thėnė n'atė pjesė tė buzės lindore t'Adriatikut qė banohet edhe sot prej Shqiptarvet. Bilé, siē do tė shohim edhe mė pas, Autori i pėrmėndur ngul kėmbė pėr tė provuar se nė kohėn e shkeljes sė Sllavėve tė hershėm, hapsira jetsore e tė parvet t'anė kufizohej nė bjeshkėt e Shqipėris sė veriut e, pikėrisht, nė malet e nė luginat e krahinės se Matit. 3)

Pėrkrahsi m'i math i origjinės ilirike dhe i autoktonis sė Shqiptarvet ėsht profesori i Universitetit tė Palermos Francesco Bibezzo qė njihet prej tė gjithė botės si auktoriteti m'i lartė nė studimet mesapo-japige. Pėr tė provuar marėdhėnjet qė nė kohė e nė hapsirė lidhin shqipen me ilirishten e vjetėr dhe, pėr tė vėrtetuar vazhdimin historik e gjeografik tė Shqiptarvet tė sotshėm nga Ilirėt e lashtė, ai mbėshtetet nė monumentet dhe inskripcionet mesapike tė gjetura nė Pulje e nė Kalabri, tė cilat kanė pėrgjasim tė math me inskripcjonet e rralla ilirike qė janė zbuluar pėrkėtej detit Adriatik. Pėr spjegimin e kėtyreve duhet pėrdorur pa tjetėr shqipja e sotėshme e prandaj — arsyeton Bibezzo — kur shqipja dhe ilirishtja janė tė barabarta me njė gjuhė tė tretė, duhet tė jenė tė barabarta edhe me shoqja shoqen. Nė kėtė studim shumė tė vlershėm, tė cilit Shkencėtari i math po i kushton mėnt e djersė prej vjetėsh, ai arrin duke ndjekur tri rrugė: «I. Rindėrton nė tė gjithė hapsirėn sipėrfaqen gjuhėsore t'ilirishtes sė herėshme; II. shtrin dhe thellon mardhėnjet leksikore, fonetike e gramatikore tė shqipes me japigo-mesapishten; III. nė suazėn e pėrkatsive t'ilirishtes intensifikon kėrkesėn e ndonjė isoglose qė, edhe nė se numri i mbeturive gjuhėsore ėsht i vogėl, tė lidhet posaēėrisht shqipja me dialektet e folura lashtė nė tokėn me iliricitet ethnologjik e glosologjik tė provuar. 4) Nė lidhje me thrakishten, Gjurmonjsi i ēquar e thjeshtėson mjaft punėn, pse ai nxjer prova tė shumta pėr tė vėrtetuar se Thrakas e Ilirė kanė folur njė gjuhė ti vetme. 5)

_____________
3) Georg STADTMUELLER : «Historija Shqiptare nė pikėpamje tė Kombsis si problemė gjurmimesh», pėrkthim i Prof. Karl Gurakuqit, Hylli i Dritės, 1942, faqe 153.
4) Francesco RIBEZZO : «L'originaria area etno-linguistica dell'albanese e la sopravvivenza di una parola peonica in Italia», Rivista d'Albania, Viti 1941, faqe 129.
Arb Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 10-01-08, 00:36   #19
Arb
 
Avatari i Arb
 
Anėtarėsuar: 09-10-04
Vendndodhja: Little Dardania, NEW YORK
Postime: 11,439
Arb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Raca Shqiptare

Ēėshtja e selis ku kanė zėnė fill Shqiptarėt ka dalė nė shesh rastėsisht ndėr fusha tė ndryshme studimi dhe prandaj nuk ėsht rrahur aq sa duhej prej shkencėtarvet. Nė kėto kushte pėrfundimet nuk duhen koinsideruar tė sakta, pse pikat e nisjes kanė qėnė tė kuifizuara. «Nė heshtjen e shkrimtarvet, thot Ribezzo, problemi u zgjith, si tė thuash, negativisht nga Hahn-i n'Albanesische Studien I (1853 faqe 213 e tutje): nė qoftė se pėrjashtohet invadimi sllav, nė Mesjetėn e lashtė e tė ré nuk ka lajme pėr asnjė tjetėr migracjon qė tė ketė mundur tė ndryshojė strukturėn ethnike e gjuhėsore tė Shqipėris dhe tė cungojė kėshtu vazhdimin e evolucjonit tė shqipes prej ilirishtes. Ky pėrfundim nuk ėsht pikėrisht njė circolo vizioso, siē mendon H. Hirt, do me thėnė qė shqipja ėsht zėvėndėsja e ilirishtes vetėm pse Shqiptarėt ndodhen nė selin e Ilirvet. Sot, mbeturit e pakta gjuhėsore t'ilirishtes nė fushėn toponomastike kanė nisur tė gjejnė nė shqipen elemente pėrgjegjse edhe pėr etimologjinė edhe pėr fonetikėn e tyre.» 6)

Mė poshtė, njė soj si Stadtmueller-i, Profesori i Palermos thot se “po tė mendohet qė fisi shqiptar vetėm nė kėtė krahinė (nė Shqipėrin e sotėshme) ėsht nė mardhėnje me helenizimin e vjetėr tė Maqedhonis e t'Epirit, me romaniziimin e krahinės danubiane e tė Dalmatis, me sllavizimin e Thrakės, rrjeth vetvetiu se kjo bėrthėmė (populli Shqiptar) mbetet nė vėndin ku gjėndej dhe ku historikisht e linguistikisht mund tė pritet, nė qoftė se ka lidhje kaq tė ngushta me thrakishten dhe me ilirishten, tė cilat ishin sipėrfaqe qė shtriheshin pėr bri njėra tjetrės nė kohėn romake.» 7)

Mė nė funt, pėrgjasimi i ilirishtes me shqipen, nga njėra anė, dhe i shqipes me thrakishten, nga ana tjetėr, toponimet e pėrbashkėta dhe qėnja e fiseve — si pėr shėmbull Peonėt — qė thirren herė ilire herė thrakase, tė bėjnė tė besosh se Thrakėt dhe Ilirėt pėrfaqsojnė dy emra tė njė ethnos-i tė vetėm tė ndarė dysh vetėm politikisht e gjeografikisht. 8)

_____________
5) Fr. RIBEZZO : «Premesse storico-linguistiche sull'autoctonia ilirica degli Albanesi», Rivista d'Albania, viti 1940, faqe 139-140.
6) RIBEZZO : «Pramesse storico-linguistiche ecc...», faqe 117.
7) RIBEZZO : «Premesse storico-linguistiche ecc...»,, faqe 118.
8) MUSTILLI : «L'illiricita del Popolo Albanese», Rivista d'Albania, . viti 1942, faqe 31.
Arb Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 10-01-08, 00:37   #20
Arb
 
Avatari i Arb
 
Anėtarėsuar: 09-10-04
Vendndodhja: Little Dardania, NEW YORK
Postime: 11,439
Arb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Raca Shqiptare

Tė shkojmė mė tutje nė rrjeshtimin e provavet gjuhėsore e historike qė vėrtetojnė iliricitetin e popullit shqiptar, do tė zgjatemi shumė e do tė kapėrcejmė qėllimin e kėsaj vepre. Pėr tė pėrkrahur ndryshimin ethnik nė mes tė popullit qė banoi dikur nė Shqipėri dhe kėtij tė sotėshmit nuk mbetet veē se tė pranojmė hipothezėn e njė pushtimi tė huaj qė duhet tė ketė ngjarė pas rėnjes sė Perandoris sė Romės. Por arkeologjija na jep prova tė mjafta pėr t'a rrėxuar edhe kėtė pretendim.

Gėrmimet arkeologjike qė kanė tė bėjnė me qytetrimin dhe me popullin ilir janė shumė tė kufizuara. Ato tė Feniqit," tė Butrintit, t'Apollonis, tė Durrsit e tė ndonjė vėndi tjetėr nuk kanė rėndėsi tė madhe pėr kėrkimet ilire, pse kėto qėndra janė, nė pėrgjithsi, kollonira tė themeluara prej Grekėsh qė kaluan mė vonė nė dorė tė Romakvet e prandaj pika ku, mbi njė nėn-shtresė ilirike, vihen dy mbishtresa, njėra helenike dhe tjetra italike.

Por kėtė mungesė tė dukėshme e plotson, deri diku, Nekropoli i Komanit, zbuluar nė njė luginė tė Pukės qė pėrshkohet nga Drini. Gjurmė tė qytetrimit qė tregojnė varret e kėtij Nekropoli gjinden edhe nėpėr shumė krahina tė tjera tė Shqipėris, nė disa vise tė Greqis dhe, ēa ka pėr ne rėndėsi, n'Afionėn e ndodhur n'ishullin. e Korfuzit. Englezi Bulle, qė ka bėrė njė studim t'imtė mbi kėto varret e fundit, nxjer argumenta bindės pėr tė provuar se kėto, pėrveē ndonjė pėrjashtimi tė vogėl, i pėrkasin shekullit tė shtatė pas Krishtit. Varrezat e Komanit, si pas kėtij Autori, janė pak mė tė reja se ato tė-Korfuzit. 9) Dhe me tė vėrtetė edhe arkeologėt e tjerė kanė pranuar se grumbulli m'i math i tumuleve 10) tė Komanit duhet tė jetė i shekullit tė tetė pas Krishtit; por ka edhe mjaft asosh q'i pėrkasin njė kohe shumė mė tė lashtė. Materjali i mbledhur provon hapėt se nė popullin ilir ka pasur njė vazhdim tė qytetrimit halstattjan, 11) qė ėsht pėrhapur an' e kand tokės sė banuar prej fisevet tė tij. Rėndėsija e veēantė qė ka pėr thezėn qė po rrahim Nekropoli i Komanit rrjeth pikėrisht nga shkaku se varret qenė hapur ndėr epoka tė ndryshme. Arkeologėt qė kanė marrė nė studim materjalin e mbledhur mendojnė se njė pjes' e tij rrjeth prej njė kohe pėrpara shkeljes sė Romakvet nė Shqipėri. Kemi, pra, njė vazhdim traditash dhe ndikimet e ndryshme qe ka pėsuar populli ilir mbrėnda njė periudhe njėmij-vjeēare. «Nelkropoli, prandaj, provon evolucjonin e qytetrimit iliro-romak krahinor dhe vazhdimin e elementit ethnik.» 12) Tė njėj mendimi me Mustilli-n janė edhe Nopcsa, Traeger, Zeiss e shumė studjozė tė tjerė.

_____________
9) MUSTILLI : «L'illiricita del Popolo Albanese», faqe 36, 37, 38.
10) Tumul, tumule nga lat. TUMULUS - varre Ilirėsh tė rrumbullakta qė, pėr dhėn e hedhur mbi to, i pėrngjajnė njė kodrine tė lėmuar.
11) Qytetrimi halstattjan (nga emri i njė qyteti tė vogėl qė ndodhet n'Austrin e sipėrme, Halstatt, ku janė zbuluar varre historike me rėndėsi tė madhe) ka qėnė i pėrhapur ndėrmjet shekujve IX e V para Krishtit. Ėsht periudha kur punohet sė bashku hekuri dhe brunxi. Krijimin e kėtij qytetrimi tė rėndėsishėm gjurmonjsit i a mbėshtesin popullit ilir.
Arb Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 10-01-08, 00:38   #21
Arb
 
Avatari i Arb
 
Anėtarėsuar: 09-10-04
Vendndodhja: Little Dardania, NEW YORK
Postime: 11,439
Arb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Raca Shqiptare

Ka ndonjė shkencėtar qė beson se nė varret e Komanit duhet tė gjėnden edhe pėrfaqsonjės tė popullsis sveve ose avare ose sllave. Hipotheza e parė ėsht rrėxuar prej dijetarvet mė tė rėndėsishėm, megjithse ndonjė shėnj' e racės nordike gjėndet nė kėtė Nekropol. Pėr Avarėt dihet me siguri se n'ushtrin e tyre kishte shumė Sllavė. Kėta nė shekullin e gjashtė shkelėn Ballkanin dhe nė krye tė shekullit tė shtatė elementi sllav q'erdhi me ta u pėrhap nė tė gjithė Gadishullin duke lėnė tė paprekura vetėm qytetet e Dalmatis, me pėrjashtim tė Salonės, bregdetin e Egjeut dhe njė rrip toke rreth e rrotull Konstantinopolit. Ėsht vėrtetuar historikisht se Avarėt vetėm tė shoqėruar nga Sllavėt kanė shkelur nė tokėt t'ona dhe se kėta tė fundit, pėr tė hyrė nė vise shqiptare, kanė gjetur vėshtirsira tė mdha, ēa vėrtetohet edhe nga numri shumė i kufizuar i mbeturive linguistike tė kėsaj epoke qė janė futur nė shqipen. Ėsht e vėrtetė se nė tumulet e Bosnjės, ku elementi sllav zuri rrėnjė tė thella, gjejmė shumė sende qė i u pėrngjaijnė atyreve q'u zbuluan nė Koman ; por dijetarėt janė tė sigurt se kėto sende janė mė tė vjetra nga pushtimi sllav.

Qytetrimi i Komanit, pra, ėsht njė fazė e mėvonėshme e qytetrimit tė zbuluar nė Bosnjė. Ai i pėrket kohės romake. Edhe sikur tė mos pranohet se njė pjes' e varrevet tė zbuluara janė tė kohės romake, duhet pėrjashtuar njė herė e mirė mundėsija e njohjes sė pėrfaqsonjėsve tė ndonjė fisi sllav ose avar, t'ardhur nė Shqipėri nė mes tė shekujvet gjashtė e shtatė pas Krishtit, ndėr tė vdekurit e Komanit. Pėrkundrazi, duket krejtė e natyrėshme qė ata t'i pėrkasin atij ethnos-i qė banonte nė kėtė krahinė edhe nė kohėn romake dhe qė kishte zėnė vėnt qė prej epokės sė hekurit, nė tė cilėn epokė gėrmimet arkeologjike vėrtetojnė pranin e tij. 13) Zbulimi i varrezavet ilirike tė Korfuzit nuk ėsht spjeguar akoma ; por ka tė ngjarė qė disa familje tė visevet t'ona tė kenė shkapėrcyer detin pėr shkaqe tė panjohura prej nesh dhe tė jenė vėndosur n'ishullin mė tė math tė Jonit.


_____________
12) MUSTILLI : “L'illiricita del Popolo Albanese”, faqe 37.
13) MUSTILLI : “L'illiricita del Popolo Albanese”, faqe 39.
Arb Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 10-01-08, 00:39   #22
Arb
 
Avatari i Arb
 
Anėtarėsuar: 09-10-04
Vendndodhja: Little Dardania, NEW YORK
Postime: 11,439
Arb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Raca Shqiptare

***

Anthropologėt i akuzojnė pa prerė arkeologėt, pse kėta, nė gėrmimet qė bėjnė, nuk ēajnė kokėn pėr tė ruajtur kafkat e mbeturit e skeletrave tė njerzve qė zbulojnė. Bėjnė, nė kėtė mėnyrė, njė mėkat tė math, pse nuk i u japin rasje pėrfaqsonjėsvet tė shkencės sė rėndėsishme t'anthropologjis qė tė ēfaqin mendimin e tyre mbi racėn qė ka banuar nė njė vėnt. Kjo mungesė kujdesi e arkeologve, pėr tė cilėn kaq dėndur fshan Eugéne Pittard-i, bje nė sy me njė herė nė gėrmimet e shumta qė janė bėrė nė Shqipėri. Nga kėto gėrmime, pėr fat tė keq, vetėm katėr kafka Shqiptarėsh tė lashtė janė mbledhur e studjuar gjer mė sot; qė tė katra janė nxjerė nga varret e Komanit, nė Kalan e Dalmaces afėr Shkodrės. Dy ndėr to vėrtetojnė dolikoqefalin e Ilirvet, kurse dy tė tjerat janė brakoide. 14) Por njė numėr kaq i vogėl nuk mjafton pėr tė provuar me njė farė saktėsije nė se Shqiptarėt e sotshėm janė apo jo pasardhėsit e Ilirvet. 15)

Kemi, veē, njė nekropol tė vjetėr qė ka njė farė rėndėsije pėr ne: ėsht ai i Glasinacit qė gjėndet nė Bosnje 26 kilometra lark Sarajevės, nė njė vėnt, domethėnė, qė ndėr kohėt e moēme, banohej funt e majė prej Ilirėsh. Gėrmimi nė varret e tij ka nisur gjashtdhjetė vjetė mė parė. Kafkat e gjetura nė to janė studjuar qė mė 1907 nga Weisbach-u. Pėrfundimi i kėtyre studimeve vėrteton se midis sosh ndodhen disa tė tipit dolikoqefal, disa tė tipit mesoqefal dhe disa tė tjera tė tipit brakiqefal. Shifet pra, se tė paktėn dy raca tė ndryshme, ajo nordike e ajo dinarike pėrfaqsohen nė Nekropolin e Bosnjės. Si pas Schwidetzky-t, numri i kėtyre racave arrin nė tri: nordike, mesdhetare e dinarike. Tipi nordik ose verjak ēfaqet nė dy variante, nė njė trajtė me kafkė tė lartė dhe nė njė trajtė me kafkė t'ulėt. Ndėr kafkat mesoqefale shihet qartė njė kalim drejt tipit dinarik, sidomos nė trajtim tė kafkės mbrapa. Pjesa nordike ėsht m'e shumta (gati gjysma), pastaj vjen pjesa dinarike (gati njė e treta), kurse tipi mesdhetar ėsht mė i vogli nė numėr.

_____________
14) R. BATTAGLIA : “L'Europa Danubiano-Balcanica”, faqe 778-779.
15) Pastaj, nė lidhje me trajtėn e kafkavet tė gjetura nė Koman, duhet bėrė edhe njė veré tjetėr : ky Nekropol ndodhet nė buzė tė Drinit, pra nė tė vetmen rrugė tė natyrėshme qė ka lidhur, qė nė kohėt e lashta, Dardhanin me Detin Adriatik. Kemi tė bėjmė me njė zonė transiti ku ėsht e pamundur tė kėrkohet omogjenitet shumė i math anthropologjik. Rėndėsi tė vėrtetė pėr ne duhet tė kishin skeletet e zbuluara nė ndonjė sipėrfaqe tė veēuar, nė ndonjė luginė tė rrethuar prej malesh, pėr shėmbull. Vetėm kėtu duhen kėrkuar tipet e vėrteta t'Ilirvet tė lashtė. — Mbi sipėrfaqet e veēuara e sipėrfaqet e transitit, shif MARRO : «Primato della Razza Italiana», faqe 44, 45, 46.
Arb Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 10-01-08, 00:40   #23
Arb
 
Avatari i Arb
 
Anėtarėsuar: 09-10-04
Vendndodhja: Little Dardania, NEW YORK
Postime: 11,439
Arb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Raca Shqiptare

«Po t'i ikqyrim rrashtat nė pikėpamje tė kohės — shton Anthropologu gjerman — shohim se kėtu kemi tė bėjmė me rrashta tė njė periudhe mjaft tė gjatė, pra tė kohėve tė ndryshme. Racat atėherė na tregojnė njė ēnordizim, domethėnė njė paksim tė racės verjake nė dobi tė racave tė tjera. Raca verjake na ēfaqet m'e rrallė nė grupet mė tė reja». 16) Por, le tė flasim mė vonė pėr kėtė ēnordizim qė nuk vėrteton se kemi tė bėjmė me gjak t'ardhur, por ėsht vetėm njė kalim prej dolikioqefalije nė brakiqefali, njė fenomen, pra, shkencorisht i zbuluar, me gjithė se nuk ėsht spjeguar edhé.

Otto Reche, nė veprėn e vetė Raca dhe djepi i Indo-giermanvet (1936), duke pranuar se tė gjakut ilir kanė qėnė edhe fiset qė banonin nė kohėt e para tė metalit krahinėn Picenum t'Italis lindore, merr nė shqyrtim skeletet e nxjerra nga varret qė janė zbuluar afėr Novilara, Belmonte dhe Ancona. Kafkat janė, tė gjitha, tė gjata e tė ngushta, me fytyrė tė hequr e tė gjatė e me hundė tė hollė. Gjatsija mesatare e skeletevet arrin nė cm. 167,7. Shihet ēiltas se i pėrkasin racės nordike. 17)

Njė dėshmi tjetėr mbi racėn ilirike munt t'a nxjerrim nga sa kanė shkruar kronikanėt e vjetėr mbi nėntė nga perandorėt e Romės a tė Bizancit qė kishin arrijtur kulmin e hierarqis politike e ushtarake nė buzė tė Teverit ose tė Bosforit duke u nisur prej visevet t'ona. Kėta janė Klaudi, Apoloni, Probi, Valentiniani i Parė, Kostandini i Math, Kostanci i dytė, Juliani, Kostanc Klori dhe Kostandin Gali. Me pėrjashtim tė Julianit qė kishte flokė tė zezė, tė tetė tė tjerėt ishin flokartė. 18) Historiani latin Taciti i pėrshkruan Ilirėt si njė popull i fuqishėm, me flokė e me sy t'errėt, i pėrkurmė, i matur, guximtar, kryelartė, qė do mė shumė blegtorin se sa bujqėsin dhe nxjer ushtarė shumė tė mirė. 19)
_____________
16) I. SCHWIDETZKY : "Ilirėt e Glasinacit si racė", nė Bota Shqiptare, 1943, faqe 101 - 102.
17) BOTA SHQIPTARE faqe 100.
18) BOTA SHQIPTARE faqe 100.
19) BOLDRINI : «Op. Cit.», faqe 28.
Arb Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 10-01-08, 00:41   #24
Arb
 
Avatari i Arb
 
Anėtarėsuar: 09-10-04
Vendndodhja: Little Dardania, NEW YORK
Postime: 11,439
Arb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Raca Shqiptare

Po t'u hedhim njė sy mozaikvet tė Justinianit tė Madh dhe tė sė shoqes sė tij Theodhora, qė janė ndėrtuar nė Ravenna nė shekullin e gjashtė, i pari nė Kishėn e Shėn Apolinarit tė Ri dhe i dyti nė kishėn e Shėn Vitalit, do

tė na bjenė nė sy me njė herė tiparet dinarike tė Ligjvėnsit tė math Kosovar, ndėrsa Perandoresha duket se ėsht e racės mesdhetare. 20)

Nga kėto pak shėnime kuptojmė se anthropologjija nuk ka nė dorė lėndė tė nxjerė nga tumulet qė tė mjaftojė pėr tė vėrtetuar origjinėn ilire tė Shqiptarvet, me gjithė se nuk e mohon n'asnjė mėnyrė kėtė tė vėrtetė. As kronikat e vjetra nuk na japin pėrshkrime qė tė kenė njė farė rėndėsije nė kėtė drejtim. Veē, qė tė gjitha kėto provojnė katėrēipėrisht se Ilirėt ishin indogjermanė me tipare q'i u pėrngjanin pak a shumė nordikvet.

Por antropologėt nuk mbėshteten vetėm nė matjen e tė vdekurvet pėr tė shprehur mendimin e tyre mbi origjinėn e njė populli. Ata, edhe duke vėzhguar pėrfaqsonjsit e gjallė dhe duke bėrė analize tė holla, munt tė thonė se cilės race i pėrket njė popull. Kėshtu, pėr shėmbull, Pittard-i, i mbėshtetur nė pėrfundimet e anthropometris, thotė kėto fjalė pėr origjinėn t'onė: “Nuk e di nė se linguistėt kanė rėnė nė godi pėr tė caktuar origjinėn e gjuhės shqipe. Por besoj se anthropologėt do tė mirren vesh shumė lehtė pėr tė caktuar vėndin e kėsaj race. Duket qė tashi, me gjithė se kėrkimet nuk janė nė gjėndje tė na e mėsojnė preras, qė ne mund t'i vėndosim Shqiparėt nė njė nga suazat e klasifikimit tė sotshėm tė racave evropjane: n'atė tė racės dinarike. 21)

Nė racėn dinarike hyjnė popujt qė banojnė, pėrveē viseve tė tjera, Alpet Dinarike, qė prej Istries gjer nė jugė tė Shqipėris, duke ndjekur gjithkund bregdetin lindor t'Adriatikut e prandaj popujt qė ndodhen nė viset ku mė parė banonin Ilirėt. Raca dinarike, ose adriatide e Biasuttit dhe raca ilirike janė sinonime. 22)

Nė parathėnjen e njė vepre tė hartuar nga Lumo Skėndua, Pittard-i e jep vėndimin e tij mbi origjinėn e popullit t'onė me kėto f jalė: “Shqiptarėt mė duken tė jenė stėrnipat mė autentikė t'ilirvet tė vjetėr.» 23)

_____________
20) A. A. VASILIEV : «Histoire de l'Empire Byzantin», Paris, 1932, Tome I faqe 173 e 201.
21) PITTARD : “Les Races et l'histoire”, faqe 362.
22) Po tė bėjmė korrigjimet e duhura nė lidhje me origjinėn ilirike tė Shqiptarve, mendimi i Mehdi Frashrit pėrkon plotėsisht nė kėtė pikė : «kur thonė anthropologėt raca dinarike, duan tė thonė raca ilirjane e cila, tue u pėrzierė me Thrakasit, dhe mbase me elemente tė mėparėshme, formoi racėn arbėrore ose shqiptare».
«Histori e Shqipėris, etj.», faqe 70-71.
23) “Les Albanais, me paraisse-nt etre les descendants les plus authentiques des anciens Illyriens». Shif parathėnjen e veprės “Les Albanais chez eux et a l'étranger”, Lausanne 1919, faqe 4.
Arb Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 10-01-08, 00:41   #25
Arb
 
Avatari i Arb
 
Anėtarėsuar: 09-10-04
Vendndodhja: Little Dardania, NEW YORK
Postime: 11,439
Arb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Raca Shqiptare

Por, thuaj se tė gjithė anthropologėt kanė vėzhguar nė popullin t'ėnė tipare qė provojnė se duhet tė ketė, me doemos, kryqzime me raca tė huaja. Krerėt dolikoqefalė, syt e kaltėrt e flokėt e verdhė, qė hasen aty kėtu edhe ndėr ne, nuk janė veēorira tė racės dinarike. Lindin, pra, dyshime qė duhen sqaruar. Spjegimin na e jep, deri diku, Marcello Boldrini. Ky, me gjithė se nuk e largon preras dyshimin e kryqzimevet, qoftė edhe shumė tė kufizuara, me racat sllave, thot se “kushtet gjeografike, faktorėt ekonomikė, ndryshimet e pėrgjasimet anthropologjike me popujt fqinjė, gjuha, zakonet pėrkrahin hipothezėn e pėrzierjevet tė vjetra qė munt tė kenė ndodhur edhe pėrpara vėndosjes sė kėtij populli nė selin e sotėshme...” 24) Kush munt tė thotė, atėherė, se Ilirėt e lashtė, kur zunė vėnt nė Gadishullin ballkanik, nuk ishin, qė tė gjithė, tė njė tipi tė vetėm fizik, por kishte midis tyre individė tė pajosur me te gjitha tiparet qė shihen edhe sot nė popullin shqiptar ?

Tashi duhet bėrė edhe njė pyetje me rėndėsi qė ka lidhje vetėm me tregonjsin qefalik: kur pėrshkrimet e vjetra dhe kafkat e tė vdekurvet thonė se llirėt kanė qėnė kokė-gjatė, si munt tė spjegohet brakiqefalija e fortė qė vihet ré nė Shqiptarėt e sotshėm e, pėrgjithėsisht, edhe nė pėrfaqsonjsit e tjerė tė racės dinarike? Anthropologėt pėr shumė kohė janė orvatur t'a spjegojnė kėtė fenomen. Kanė thėnė nė krye se, kur nė disa varre, si pėr shėmbull nė Glasinac, shihen ndėr kohė tė ndryshme kafka qė kalojnė nga dolikoqefalija nė brakiqefali, ka njė popull kokė-shkurtėr qė vjen prej sė largu dhe pėrzihet me vėndėsit kokė-gjatė. Bile, pas njė hipoteze tė dytė — tė dalė gjithnjė nė kohėn kur anthropologjija gjendej nė shpėrgėnjt e foshnjėris — brakiqelalija kishte origjinė aziatike, domethėnė ngastrat qė popujt brakiqefalė zinin nė kartėn e Evropės ishin trevat ku popujt indo-gjermanė ishin pėrzierė me popujt jo tė gjakut arjan t'ardhur prej kontinentit lindor. Por sot tė dyja kėto hipotheza janė rrėxuar preras dhe prej tė gjithė shkencėtarėvet ėsht pranuar se popujt kokė-shkurtėr kanė rrėnjė kryekėput evropjane. 25)

_____________
24) Marcello BOLDRINI : «Op. Cit.», faqe 44.
25) Renato BIASUTTI : «La classificazione delle Razze Umane», faqe 276 e 301.
Arb Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 10-01-08, 00:43   #26
Arb
 
Avatari i Arb
 
Anėtarėsuar: 09-10-04
Vendndodhja: Little Dardania, NEW YORK
Postime: 11,439
Arb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Raca Shqiptare

Anthropologėt janė, gjithashtu, tė mendimit — me gjithė qė fenomeni nuk ėsht spjeguar edhé — se nė disa zona tregonjėsi qefalik vjen duke u rritur; po kalohet pra vazhdimisht prej kafkave dolikoide nė kafka brakoide pa patur pėrzjerje gjaku. Pittard-i kėtė fenomen e ka vėnė ré nė komunėn e Londrės dhe nė krahinėn e Savojės; 26) Biasutti thot se kėtė shndrrim tė trajtės sė kokės nuk -duhet tė lodhemi pėr t'a kėrkuar ndėr gėrmime tė banesavet tė dikurshme tė popujvet, pse sot, nė shumė krahina t'Evropės, nga tė cilat nė disa lugina t'Alpeve, ėsht e dokumentuar shtesa e brakiqefalis. 27)

Nė kohėn kur Franz Bopp-i dhe shkolla e tij bėnin krahasime ndėrmjet gjuhėsh tė ndryshme pėr tė zbuluar nė to karakterin hindo-gjerman, njė studjonjės i math engles, Max Mueller-i, shkruante se popujt qė flitnin gjuhė tė njė rrėnje, kishin edhe besime qė i pėrngjanin mjaft njėri tjetrit. 28) Theorija e tij qe luftuar prej shumė kuj pėr njė kohė tė gjatė, por mė vonė u kuptua se lufta qe e pavėnt. 29) U pranua gati nga tė tėrė mithologėt se nė themel theorija e Max Mueller-it ishte e drejtė e prandaj, edhe njė herė nisėn kėrkimet nė kėtė drejtim.

Ėsht pohuar prej tė gjithvet se baza e mithologjis arjane ėsht besimi i diellit. Ky besim, si ndėr popuj tė tjerė tė lashtė me gjuhė arjane ashtu edhe ndėr Ilirėt, qe nė pah tė math dhe, pėr ēudi, pjesė tė tij kanė mbetur gjallė gjer nė ditėt t'ona nė popullin shqiptar.

Disa vjetė mė parė u zbulua n'Austri kryeqyteti i krahinės Noricum qė banohej prej Ilirėsh.30) Thirrej Noreia dhe gjėndej nė malin Lugenboden. Ndėr sa ndėrtesa tė tjera u zbulua edhe pallati mbretror dhe, jo shumė lark kėtij, njė tempull i goditur nė tė tretin shekull para Krishtit. Ky tempull ėsht i rrumbullakėt, 31) me tetė metra diametėr dhe i rrethuar me njė postrehė, pullazi i sė cilės mbahej, si duket, me shtylla tė drunjta. Nė mes ishte altari, i pėrbėrė prej katėr rrasash tė tė mėdha e tė rėnda, tė latuara e tė ngritura mbi tokė.


_____________
26) PITTARD : «Les Races et histoire», faqe 19, 28, 29 e tutje.
27) BIASUTTI : .L'Umanita attuale», faqe 229, 230.
28) J. EVOLA : «Il Mito del sangue», faqe 9.
29) Raffaele PETTAZZONI : (Accademico d'Italia) : «Antichi culti nella penisola balcanica», Rivista d'Albania, 1941, faqe 109.
30) GELASIUS : «Bindimi i Diellit ndėr Ilirėt», Hylli i Dritės, 1913, faqe 77.
31) THALLOCZY shkruan se Ilirėt “kishin tempuj tė rrumbullakėt, tė goditur pėrmbi bregore...” Bota Shqiptare, faqe 106.
Arb Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 10-01-08, 00:44   #27
Arb
 
Avatari i Arb
 
Anėtarėsuar: 09-10-04
Vendndodhja: Little Dardania, NEW YORK
Postime: 11,439
Arb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Raca Shqiptare

Ndėn altar ndodhej vatra e zjarmit pėr flit qė truheshin. Ndonjė statujė Perėndije nuk u gjet nė kėtė vėnt tė shėnjtė, pse besimi i Ilirvet ishte pa ikona. Por mėnyra e ndėrtimit tė kujton me njė herė tempujt e vjetėr tė Romės ku nderohej dielli.

Nė majė tė njė kodre qė gjėndet pranė katundit Igls nė malsi tė Tirolit, Zonja Miltner ka zbuluar njė tempull tjetėr ilir, nė mes tė tė cilit u gjet shtrirė njė rras’ e madhe qė pėrbėnte altarin. 32) Nė mėngjes, kur dielli dilte pėr tė parėn herė nė buzė tė malit, rrezet e tij binin mu nė mes t'altarit duke-kaluar nėpėr njė gallustėr tė hapur, pėr kėtė qėllim, nė pullas. Qė kjo ndėrtesė ėsht faltore nuk duhet tė kemi asnjė dyshim; varret rreth - e - rrotull sajė vėrtetojnė se, njė soj si sot, edhe Ilirvet tė moēėm i u pėlqente t'i varrosnin tė dashurit e tyre afėr tokės sė bekuar.

Ndėr popujt e tjerė tė vjetėr qė banonin nė Ballkan, kulti i diellit ka qėnė shumė i pėrhapur. 33) Ky kult as nuk ka qėnė i njohur nė kohėn greke arkaike e klasike me pėrjashtim tė Helios-it nė Rodi; por edhe pėr kėtė dyshohet se mos ka origjinė tė huaj. Njė filozof platonik, Maksimi prej Tiros, tregon se fisi ilir i Peonvet adhuronte diellin nė trajtė tė pafytyrzuar tė njė disku tė vogėl tė lartėsuar mbi njė shkop tė gjatė. Nė monedhat e mbretit Lykkeios tė Peonis, qė qe aleat i Ilirvet tė tjerė e i Thrakasvet kundėr Mbretit tė Maqedhonis, shihet dėndur koka e Apollit stolisur me dafina; ky ka qėnė perėndi qė pėrfytyronte diellin.

Edhe Thrakasit qė, si ē'thamė, janė tė njėj gjaku e gjuhe me Ilirėt, e adhuronin diellin. Sofokliu, nė tragjedin e ēdukur Tereus, vė kėto fjalė nė gojėn e Thrakasit Orfé: “O Diell hyll shumė i nderuar prej Thrakasvet, miq tė kuajve.” Nė njė tragjedi tjetėr t'Eskilit, Bassaridet, Orfeu squhet qė me natė pėr t'u ngjitur pėrpara agimit nė majėn e malit Pangeo qė t'i falej Diellit, i cili pėr tė ishte Perėndija m'e madhe.

Nuk ka shėnja tė shumta t'adhurimit tė diellit anikonik nga ana e Thrakasvet. Por provohet mirė besimi i tyre ndaj Apollit, tė cilit shumė herė i ngjiten mbiemra vendės, si pėr shėmlbull Sitalkas, ashtu si ē'janė thirrur shumė nga princat e vėndit, dhe Zerynthois qė pėrfaqson emrin e njė fisi tė tyre. Fytyra e “kalorsit thrakas” ka zakonisht rreth kokės njė kurorė rrezesh, shėnj' e qartė kjo qė vėrteton lidhjen shpirtrore tė popullit me diellin
_____________
32) GELASIUS : «Op. Cit.» faqe 80.
33) Mbi adhurimin e diellit ndėr Ilirė, Thrakas e Maqedhonas, shif PETTAZZONI, «Op. Cit.»
Arb Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 10-01-08, 00:45   #28
Arb
 
Avatari i Arb
 
Anėtarėsuar: 09-10-04
Vendndodhja: Little Dardania, NEW YORK
Postime: 11,439
Arb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Raca Shqiptare

Tė pėrmėndim, me qėnė se ra rasja, edhe njė legjendė maqedhonase, mbassi edhe populli qė polli Lekėn e Math ėsht, si pas mendimit tė shumicės sė historjanvet, i njė origjine me Ilirėt. Perdika, themelonjsi i shtėpis mbretnore tė Maqedhonis, ishte m'i vogli i tre vllezėrve tė cilėt, nga toka e Iliris, kishin shkuar nė Lebaia dhe ishin marrė nė shėrbim si barinj' prej mbretit tė vėndit. Kur mbretresha mbrunte bukėt, kishte vėnė ré se kurdoherė buka e Perdikės bymehej dy herė mė shumė nga bukėt e tjera. I a kallxon kėtė gjė Mbretit dhe ky, i trėmbur prej kėtij farė paralajmėrimi, i dėbon tė tre vllezrit. Ata kėrkojnė rrogėn q'u qe caktuar, por mbreti nuk u a jep. Veē, u tregon kėtyreve diellin qė n'atė ēast po hynte nė shtėpi nga njė bir' e pullazit, dhe u thotė: “kjo ėsht rroga qė ju meritoni.” Dhe ja ku Perdika pėrgjigjet nė kėmbė e nė dorė: “edhe ne e pranojmė” dhe, me njė thikė qė kishte me vehte, shkroi mbi tokė rrethin e diellit. Pastaj hyri tri herė mbrėnda kėtij dielli tė vizatuar pėr dhé e u largua bashkė me tė vllezrit. Vepra me karakter magjik dha pėrfundimin e pritur, pse Perdika, kur pushtoi tė gjithė Maqedhonin, u bė edhe zot i Lebaia-s. Legjenda dėshmon hapėt se edhe ndėr Maqedhonas dielli adhurohej.

Ndėrsa ky adhurim i diellit tregon me saktėsi vulėn arjane qė mbante populli ilir dhe popujt q'ishin tė njėj gjaku me tė, traditat e mbetura gjer mė sot ndėr Shqiptarė flasin hapet mbi origjinėn ilire tė popullit t'onė.

Populli i malevet dhe i fushavet beson edhe sot me kėmbėngulje nė diellin. Njėzet shekuj krishterimi e myslimanizmi nuk kanė mundur t'i a ērrėnjosin kėtė besim. Ai vazhdon tė hetohet pėr diell e pėr rreze tė tij. Njė varg bestytnish (supersticjonesh) e lidhin me tė. Nė folklorin t'onė gjėnden pjesė tė shumta kėngėsh nė tė cilat kreshnikėt flasin me diellin si tė flisnin me njė vehtje tė gjallė, i kėrkojnė atij tė mira dhe i binden.

Por ka edhe mė. D. Nikollė Gazulli na tregon se Ilirėt kishin pėr simbol tė diellit kryqin me grepēa, atė qė kanė pasur edhe tė gjithė popujt arjanė dhe qė pėrfaqsonte zjarmin, flakėn e gjallė. 34) Ky simbol, na siguron Autori, ėsht i njohur edhe sot ndėr malsit e Snkodrės. Shumė gra e qėndisin kryqin me grepēa ndėr xhubleta tė tyre. Nė hetimet qė ai ka bėrė duke pyetur ato qė mirren me kėto qėndima, ka nxėnė se ky trashgim u ka mbetur prej plakash tė moēme.

***

Tashi tė pėrmbledhim mendimet mbi origjinėn e racės shqiptare.

_____________
34) GELASIUS: (pseudonimi i D. Nikollė Gazullit) «Op. Cit.» faqe 83 - 84. Kryqi me grepēa mbahet si emblema e Pantheonit arjan dhe e qytetrimit arjan. Gjermanėt e sotshėm e kanė vėnė atė nė flamurin kombėtar pėr tė kallxuar lidhjen e ngushtė shpirtrore tė lėvizjes sė tvre me traditat e mbetura trashgim prei stėrgjyshėrve.
Arb Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 10-01-08, 00:46   #29
Arb
 
Avatari i Arb
 
Anėtarėsuar: 09-10-04
Vendndodhja: Little Dardania, NEW YORK
Postime: 11,439
Arb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Raca Shqiptare

Pamė nė kėto faqe se Ilirėt janė popull me gjak e gjuhė indo-gjermane dhe se Shqiptarėt janė bijt e tyre tė vėndosur nė krahinat e sotshme qė nga kohėt mė tė lashta.

Nga theorit e ndryshme linguistike, shkencėtarėt po pėrkrahin mė shumė atė qė thotė se gjuha shqipe ėsht njė gjuhė thrakoilire dhe, duke qėnė se po provohet se Thrakas e Ilir janė dy degė tė njė ethnos-i tė vetėm, duhet pranuar mendimi i Ribezzo-s, si pas tė cilit Shqiptarėt e sotshėm janė pasardhėsit e Ilirvet.

Kėrkimet arkeologjike na vijnė nė ndihmė pikėrisht atje ku lajmet historike mungojnė dhe provat gjuhėsore nuk kanė fuqi. Ėsht njė periudhė kur karta ethnografike e Ballkanit ėsht pėrzier shumė, pse popuj tė ndryshėm aziatikė janė dyndur mbi tokėt e Gadishullit dhe popujt anas (autoktonė) kanė qenė tė detyruar tė ndryshojnė vėnt. Zbulimet e tumuleve tė Komanit dhe ato tė Afionės japin lėndė tė mjaftė pėr tė vėrtetuar vazhdimin e elementit ethnik qė nga shkatrrimi i Perandoris sė Romės gjer nė shekullin e tetė pas Krishtit. Pas kėsaj kohe historija nuk flet mė pėr migrim fisesh tė huaja nė tokėn e banuar prej Shqiptarvet.

Anthropologėt nuk kanė lėndė tė mjaftuarshme skeletrike pėr tė vėndosur se Shqiptarė e Ilirė janė njė racė e vetme. As kronikanėt e vjetėr nuk pėrshkruajnė gjė me saktėsi. Por nga studimet e bėra mbi Shqiptarėt e sotshėm provohet se kėta janė tė njė race tė vetme qė thirret dinarike ose ilirike dhe kanė afrim vetėm me ata popuj qė janė vėndosur nė vise ku historikisht provohet se ka njė nėnshtresė tė dėndur Ilirėsh.

Mė nė funt, nga mithologjija nxjerrim gjith ato prova pėr tė vėrtetuar se tė parėt t'anė ishin arjanė dhe se Shqiptarėt e sotshėm ruajnė edhe sot shumė besime nė lidhje me diellin. Kėto bestytni na kanė mbetur trashgim nga besimet e Ilirvet.

“Shqiptarvet tė soēėm, thot Arturo Galanti, i u pėrshtatet, emri neo-ilir, porsi Grekvet tė rinj ai i neo-helenvet dhe Italjanvet, Frėngjvet, Spanjolvet, Portogezvet e Rumunvet emri neo-latin”. 35) Krahasimi i Auktorit italjan mbėshtetet mė fortė nė gjuhė e qytetrim se sa nė gjak. Shqiptarėt janė stėrnipėt e drejtė-pėr-drejtė t'Ilirvet, jo vetėm pse rrėnja e gjuhės sė tyre ėsht ilire dhe se qytetrimi i vėrtetė i tyre mban shumė elemente tė qytetrimit tė kėtij populli, por mė tepėr pse nė venat e tyre lėviz po ai gjak qė dikur i u jipte jetė e gjallėri IIirvet tė lashtė.
Arb Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 10-01-08, 00:47   #30
Arb
 
Avatari i Arb
 
Anėtarėsuar: 09-10-04
Vendndodhja: Little Dardania, NEW YORK
Postime: 11,439
Arb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Raca Shqiptare

IV.

RACA SHQIPTARE NĖPĖR SHEKUJ
NDIKIMET NĖ GJAK DHE NDIKIMET NĖ GJUHĖ E QYTETRIM - KOLONIT GREKE DHE PUSHTIMI ROMAK - DYNDJET E SĖRBVET E TĖ BULLGARVET - DIASPORA E PARĖ SHQIPTARE - MYSLIMANIZMI DHE RACA - SHQIPTARĖT NE KOSOVĖ - SHQIPTARĖT E MĖDHENJ.

Tė flaē pėr origjinėn e largėt tė njė populli evropian, nuk ke thėnė kurrgjė pėr racėn e tij, pse dyndjet e shumta tė popujvet qė kanė mbushur faqet e historis sė mesme e tė ré, qė nga shkatrrimi i Romės gjer nė ditėt t'ona, kanė lėnė, pa dyshim, gjurmė tė pashlyershme nė kartėn ethnografike tė kėtij kontinenti. Shumė popuj,dikur krejt tė pastėr pėr racė, sot janė ndryshuar kaq fort, sa qė munt tė thuhet se nė venat e tyre qarkullon ēdo lloj gjaku tjetėr pėrveē atij tė fisit q'i u ka lėnė emrin ose, ndonjė herė, gjuhėn. Shėmbullin mė tė gjallė na e japin Grekėt e sotshėm. Thezin e shpallur nga Fallmerayer-i e pėrkrahin edhe anthropologėt: shumė pak gjak i u ka mbetur fqinjvet t'anė tė jugės nga Elenėt e moēėm. Gjuha e Omerit mbulon me mantelin e sajė njė tok Shqiptarėsh e Sllavėsh t'ardhur nė Gadishullin elenik gjatė sundimit bizantin q' i a ka ndryshuar krejt vijat morfologjike dhe veēorit psiqike popullit vėndės.

Po ajo vėré munt tė bėhet edhe pėr pjesėn mė tė madhe t'ilirvet tė vjetėr. Fiset e tyre, tė shumta nė numėr, ishin pėrhapur qė pėrtej Danubit — Baviera, Austrija e Hungarija banoheshin prej tyre 1) — gjer nė gjirin e Ambracis dhe njė vijė qė ndjek afėr e ngjat kufirin e paraluftės midis Jugosllavis e Rumanis dhe Jugosllavis e Bullgaris i ndante, nga ana e lindjes, me popujt fqinjė q'ishin, edhe kėta, tė njė gjaku me ta. Mbrėnda kėtij trekėndshi kaq tė math, sot zė vėnt njė grumbull popujsh tė ndryshėm: Gjermanė, Kroatė, Sėrbė, Malazias, Bosnjakė e Hercegovinas, Bullgarė, Shqiptarė e Vllehė, pa pėrmėndur grupet e tjera mė tė vogla qė janė infiltruar mė me pakicė. Pėr tė kuptuar si kanė ndodhur kėto shtrajtime ethnike, duhen pėrmėndur pa tjetėr lėvizjet e fisevet tė ndryshme qė janė sjellė ndėr kėto vise e qė kanė lėnė nė racė gjurmė tė pashlyershme.

_____________
1) Karl PATSCH : «Ilirėt», pėrkthyer prej Karl Gurakuqit, Tiranė, 1923, faqe 5.


Arb Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 14:05.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.