Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Kultura > Kultura kombėtare
Emri
Fjalėkalimi
Kultura kombėtare Materiale tė reja, zbulime dhe ide personale per gjuhėsinė, artin, historinė ...



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 10-01-08, 00:48   #31
Arb
 
Avatari i Arb
 
Anėtarėsuar: 09-10-04
Vendndodhja: Little Dardania, NEW YORK
Postime: 11,439
Arb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Raca Shqiptare

Edhe kur njė popull, si Ilirėt, zė vėnt nė njė trevė tė caktuar dhe heth rrėnjė ndėr viset mė tė pėrshtatėshme pėr banesė, nuk siguron pastėrtin e gjakut pėr sa kohė popuj tė tjerė, pėr arsye imperializmi ose pse vazhdojnė jetėn endacake, hidhen nė trevėn e tij dhe ose e pushtojnė ushtarakisht ose depėrtohen (infiltrohen) nė tė. Kėta, nė ēdo rasje, i a turbullojnė pak a shumė qytetrimin dhe i a pėrziejnė gjakun. J. Brunhes, nė veprėn e tij La Géographie de l’Histoire i dallon lėvizjet e popujve «nė lėvizje qė ndryshojnė karakterin e racave pse veprojnė nė turma tė mėdha (racial drift) e nė lėvizje qė ndryshojnė vetėm qytetrimin e tyre (cultural drift), pse tė riardhurit nuk bėjnė gjė tjetėr veēse depėrtohen, treten nė popullsin e mė parėshme tė vėndit ; por edhe depėrtimi (infiltrimi) nuk kalon pa lėnė ndonjė ndikim nė racė 2)».

Mendimi i kėtij Auktori i pėrngjan, me gjithė se nuk pėrputhet, edhe pėrfundimit nė tė cilin arrin Pittard-i. Anthropologu zviceran mendon se shumė rrallė ndoth qė njė popull t'i japė veēorit e veta fizike njė populli tjetėr qė pushton. Pikėrisht kėtė thonė edhe Gini, Martial-i e Genna. I pari flet mbi qėndresėn e pamposhtur tė veēorive anthropologjike tė popujvet tė sunduar pėr ball ndikimevet tė popujvet sundonjės ; i dyti thot se metiēėt e lindur nga kryqzimet e Galvet me Romakėt i humbėn dal-e-ngadalė shėnjat e romanizimit pėr shkak tė kryqzimevet tė mėvonėshme me elementin vėndės ; i treti pėrmėnt se si depėrtimet e Asirvet tė vjetėr ndėr Ebrej nuk kanė numdur tė ndryshojnė pėrbėrjen etnike tė kėtyreve tė fundit, me gjithė se tė dy kėta popuj i pėrkisnin trungut semit 3).

Popujt qė kanė patur tė bėjnė me Ilirėt gjatė shekujve kanė qėnė kolonizatorė, pushtonjės ushtarakė ose migrantė endacakė. Kėta nuk kanė patur kontakt tė barabartė me tė gjithė turmėn ilirike tė pėrhapur nė njė trevė kaq tė madhe. Por, ndėrsa ndrydhja e tyre ka qėnė m'e fortė pėr disa fise e vise, ka qėnė shumė m'e dobėt ose nuk ėsht ndier aspak ndėr fise e vise tė tjera. Disa nga kėta popuj nuk kanė lėne gjurmė veēse nė qytetrim; kurse disa tė tjerė kanė lėnė shumė gjak ndėr viset e pushtuara. "Vetėm ai grup i Ilirvet qė mė vonė u ēqua me emrin Shqiptar, qėndroi m'i pastėrti dhe, me gjithė se e ndjeu mjaft ndikesėn e qytetrimit tė huaj, mbeti gati krejt i paprekur pėr nga raca.

Por, pėr tė kuptuar kėtė tė vėrtetė, duhet tė hyjmė pak nė histori e tė flasim, nė vija tė pėrgjithėshme, mbi trajtėn e pėrpjekjevet qė Ilirėt e moēėm e Shqiptarėt e mėvonshėm patėn me tė huaj.


_____________
2) Henri BERR : nė Parathėnje tė veprės «Les Races et l'Histoire», faqe 13.
3) Shif mbi kėtė argument: MARRO : «Op. Cit.», faqe 39 e tutje.
Arb Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 10-01-08, 00:49   #32
Arb
 
Avatari i Arb
 
Anėtarėsuar: 09-10-04
Vendndodhja: Little Dardania, NEW YORK
Postime: 11,439
Arb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Raca Shqiptare

***

Nė jugė tė viseve qė banoheshin prej tė parvet t'anė qėndronte njė popull shumė m'i qytetruar e m'i organizuar se ata. Grekėt kishin zėnė vėnt nė njė tokė tė varfėr. Pėr tė jetuar nė nivelin q'i u impononte qytetrimi, kishin nevojė pėr tė shfrytzuar vise mė tė pasura tė banuara prej popujsh qė ata i thirrnin barbarė. Kishin, pėr ato kohė, njė industri tė pėrparuar dhe, mbi tė gjitha, njė tregti shumė tė zhvilluar. I u shisnin «barbarvet» mallra tė fabrikuar nė qytetet e tyre tė shkėlqyera ose tė blerė ndėr vise tė tjera tė Mesdheut dhe i u mirrnin ē'u duhej pėr tė jetuar: drith, metale tė ēėmuarshme e ēdo pasuri tjetėr. Deti Mesdhé ishte qarkuar prej kollonive tė tyre tė lulzuara. Edhe nė Bregun lindor t'Adriatikut, Grekėt themeluan njė vark qytetesh midis sė cilave ēquhen Buthroton, Phoinikon, Apollonia, Dyrrachion, Nymphaion e Lissus.

Ndikimi helen ndėr kėto vise ėsht ndier mė fort nė kulturė. Nė besim e gjuhė ka lėnė vrraga tė lehta. Por kudo, nė njė sipėrfaqe tė kufizuar. Nė veri nuk largohej shumė prej rretheve tė kollonis, ndėrsa ne jugė, hinterlandi shtrihej diēka mė tepėr. Pėrveē skelave tė bregdetit, nė mes t'Apollonis e tė Butrintos kemi edhe disa qėndra tė tjera greke, sidomos nė Mallakastėr, qė shėrbenin si tregje ku, midis vendėsvet e t'ardhurvet shkėmbeheshin prodhime bujqėsore me lėndė industrore. Kultura q'u pėrhap nė kėto vise ishte greke. Por harti grek, diku diku merr trajta tė posaēme qė kanė lindur nga shpirti krijonjės i vėndit. Shėmbull: kapitelet e stilit apolloniat tė zbuluara nė Pojan nga Kryetari i Misjonit frėng Léon Rey. Por, sidoqoftė, mbetemi nė fushėn e kulturės. Pėrzierje gjaku nuk ka pasur aspak, ose ka pasur aq shumė pak sa qė nuk vlen as tė zihet me gojė.

Me pushtimin romak ndikesa e huaj bėhet shumė m'e fortė. Passi Mbreti i funtmė i Ilirvet, Genci, thyhet, zihet rop (nė vitin 168 para Krishtit) dhe dėrgohet nė Romė pėr tė stolisur karrocėn triumfore tė Pretorit Lucius Anicius, tė gjitha tokėt e Mbretris sė tij e tė fisevet tė tjera bjenė dal-e-ngadalė nė dorė t'ushtris sė fortė tė Qytetit tė shiat kodravet. Populli ngadhnjimtar nuk ėsht vetėm i fuqishėm ushtarakisht, por qėndron edhe shumė pėrpara nė qytetrim. Ndikimi i tij, nė krye i kufizuar, u pėrhap nė tė katėr anėt e tokės ilire, por nuk e romanizoi krejtėsisht popullin qė banonte nė tė.
Arb Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 10-01-08, 00:50   #33
Arb
 
Avatari i Arb
 
Anėtarėsuar: 09-10-04
Vendndodhja: Little Dardania, NEW YORK
Postime: 11,439
Arb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Raca Shqiptare

Ky ndikim nuk qe i barabartė nė tė gjitha viset ; diku u ndie shumė mė tepėr e diku shumė mė pak. Drejtimet e tij pėrputhen me ato q'u ndoqėn nga legjionet ushtarake. Ndjekin pra rrugėt e detit e ato tė tokės qė topografikisht nuk pengojnė kalimin. Nė vija tė pėrgjithėshme presioni romak u ndie mė tepėr nė bregdetin dalmatin, rreth e rrotull rrugės Egnatia qė shkonte nga Apollonia e Durrsi deri nė Salonik dhe nė luginėn e Danubit. Nė kėtė tė funtmen, sidomos, presjoni ka qėnė shumė m'i fortė, pse legjionet e Romės kishin zėnė vėnt me shumicė jo aq pėr tė siguruar arterjet mė tė rėndėsishme tė lėvizjes sė tyre nga sulmet e vendėsvet, se sa pėr tė penguar, nė njė vark fortifikimesh, — q'u shtuan shumė mė tepėr nė kohėn e Justinianit e tė perandorvet tė tjerė tė Bizancit — ēdo mėsymje tė papritur tė popujve nomadė e gjysėm t'egjėr qė vinin prej veriut e prej veri-lindjes. Kemi pra disa pjesė tė tokės ilire shumė tė ndikuara e disa tė tjera, posaēėrisht viset malore ose tė varfra ekonomikisht ose ato q'u ndodhėn lark kėtyre rrugėve jetike pėr Romėn, gati tė paprekura.

Qytetrimi i Romės la gjurmė tė pashlyershme nė ēdo sektor tė jetės. Gjuha pėsoi mė fortė se tė gjitha. Nė shumė vise ilirishtja nuk u fol mė dhe vėndin e sajė e zuri latinishtja. «Sikur tė zgjaste edhe ca kohė ky zhvillim, thot Stadtmüller-i, atėherė gjuha e herėshme shqipe mbrėnda njė ose dy shekujve do t'i ishte shtrue krejtėsisht romanizimit dhe Shqiptarėt e sotshėm do tė flitshin nji dialekt romak qi do t'ishte shumė i afėrm me gjuhėn rumune 4).»

Por, ndėrsa qytetrimi e gjuha e ushtarvet tė Romės u pėrhap ku mė shumė e ku mė pak nė tė gjithė Ilirin, asnjė historjan nuk flet pėr depėrtim gjaku latin. Studimet anthropologjike, nga ana tjetėr, e provojnė, siē do tė shohim, kėtė pastėrti. Legjionet e Romės nuk patėn kontakte tė shumta me popullsin vėndėse. Nga viset e Ballkanit, vetėm nė Dacje 5), e pra shumė lark prej tokės shqiptare, thot historija, u themelua njė koloni romane e shumtė nė numėr, por edhe kjo duhet tė jetė larguar q'andej mė 271 pas Krishtit, nė kohėn e Aureljanit, atėherė kur kėrcėnimi i Gotvet e kishte bėrė tė vėshtirė qėndrimin e sajė.


_____________
4) STADTMUELLER : «Op. Cit.», nė Hylli i Dritės 1942, faqe 150.
Arb Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 10-01-08, 00:51   #34
Arb
 
Avatari i Arb
 
Anėtarėsuar: 09-10-04
Vendndodhja: Little Dardania, NEW YORK
Postime: 11,439
Arb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Raca Shqiptare

Nga ana tjetėr, sundimi romak ka qėnė shumė i butė me popujt e nėnshtruar qė nuk i qitnin ngatrresa. Ja ē'shkruan Patsch-i pėr tė: «Romanėt nė luftė qenė t'egjėr, e shtrojshin pa farė dhimbe ēdo kryengritje. Por pėrkundrazi, kur sipėranija e tyne njihej e nderohej, atėherė i u jipshin tė nėnshtruemvet nji liri shumė tė gjanė. Ata nuk u pėrkitshin nė kombėsin (mendo racėn) e tyne, as nė besim, as nė kulturėn qi kishin; edhe n'administratė i lijshin tė lirė, pėr sa u jipshin leje interesat e Mbretnia, Ata nuk kėrkojshin prej tė nėnshtruemve qi tė shkriheshin e t’asimiloheshin me ta; por asht e dijtun se pushtimi prej nji populli tė fortė, tė dijtun e tė pėrparuem, linte me doemos gjurmėt e veta nė popullin e mundun. Prej kėsaj pune kuptohet lehtazi, qi tė nėnshtruemit, porsa shihnin se rifitimi i vetqeverimit tė tyne nuk ishte i mundun, i shtroheshin gjėndjes sė re, pėrparojshin, por tue ruejtė vetit kombtare 5)... »

Dhe duhet t'ishte pikėrisht kėshtu. Ndryshe nuk ka si tė spjegohet fakti qė gati dy qint vjetė pas pushtimit nga Roma, fiset ilire e kishin akoma tė ndezur ndjenjėn e liris dhe, shumė ndėr to, tė prira nga Desetiatėt e tė komanduara nga Bato-ja, nisėn kundėr Romakve luftėn pėr shkundjen e robėris, luftė kjo qė zgjati plot tre vjetė (deri mė 9 pas Krishtit) dhe pati episoda tė shkėlqyershėm trimėrije 6)

***

Gjatė sundimit tė Perandoris bizantine, popuj tė shumtė racash tė ndryshme i turren tokėvet tė pasura tė Gadishullit, i drejtohen shumė herė Kostantinopolit dhe e ndryshojnė kryekėput kartėn ethnike tė visevet ku shkelin. Shumė nga kėta kalojnė nėpėr krahinat ilire, por kalim meteorėsh: vrasin, plaēkitin, pa lėnė asnjė trragė tjetėr. Kėshtu ndoth me Gotėt, me Hunėt, me Antėt, me Hungarėt, me Avarėt 7).

Tė huaj qenė edhe Venecjanėt, Amalfitanėt e Raguzanėt qė mbajtėn shumė koloni nė bregun e Adriatikut, por as pėrpjekjet me kėta popuj nuk kanė ndonjė rėndėsi, pse krijuan vetėm marėdhėnje tregtare e jo lidhje gjaku. Nga kėta, Venecjanėt kanė pasur edhe njė farė sipėranije politike ndėr disa krahina afėr detit. Mė vonė Normanėt e Angjevinėt krijuan mbretrira qė mbetėn mė kėmbė pėr shumė vjetė; por kemi tė bėjmė gjithnjė me sundime politike e ushtarake e jo me migracjone popujsh tė tėrė qė munt tė ndryshojnė gjakun e vėndasvet me tė cilėt pėrzihen.


_____________
5) Karl PATSCH : «Ilirėt», faqe 41 - 42.
6) PATSCH : «Ilirėt», faqe 36, 37, 38.
7) PITTARD : nė veprėn e cituar «Lee Races et l'Histoire» faqe 15 pėrmėnt rasjen e Vizigotve qė mbrėnda tridhjet e nėnt vjetėsh bėjnė qindra lėvizje nė Ballkan, n'Itali e nė Spanjė. Ėsht e natyrėshme pyetja : Ē'farė ndikese racore munt tė kenė pasur ata ndėr viset qė shkelėn?
Arb Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 10-01-08, 00:52   #35
Arb
 
Avatari i Arb
 
Anėtarėsuar: 09-10-04
Vendndodhja: Little Dardania, NEW YORK
Postime: 11,439
Arb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Raca Shqiptare

Dy rreziqe i janė kėrcėnuar racės shqiptare gjatė sundimit bizantin: ai i greqizmit dhe ai i sllavizmit. Ndėrsa i pari do tė ndihej vetėm nė gjuhė e nė kulturė, i dyti do t'ishte me tė vėrtetė rrezik pėr ēdukjen ose pėrzierjen e fortė tė gjakut e prandaj do tė kishte pėr rrjedhim shuarjen e njėsis racore shqiptare nė Ballkan.

Njė farė ndikese tė helenizmit e ndjeu populli i ynė porsa Perandorija e Lindjes u nda nga ajo e Perėndimit. Thuaj se e gjithė toka e Ilirvet mbeti nėn Bizantinėt e prej tyre mori pjesėrisht fén orthodokse dhe pėsoi n'organizimin shoqėror, ekonomik e familjar mbresa tė forta qė kanė mbetur tė pashlyera gjer nė ditėt e sotėshme. Sikur kjo Perandori t'ishte ushtarakisht m'e fuqishme, me kulturėn e sajė tė zhvilluar, me ligjėt e pėrsosura dhe me administratėn e mėnēme kishte pėr t'a greqizuar shumė shpejt vėndin t'onė, por ngatrresat e mbrėndėshme dhe luftrat e jashtėme e penguan njė veprim tė kėtillė. Nga kjo pikpamje krijimi i Perandoris latine tė Bizancit nė Kryqėzatėn e katėrt e, bashkė me kėtė, forcimi i auktoritetit tė Dogėvet dhe sundimi i Normanvet e i Angjevinvet kanė qėnė njė farė kundėrpeshe e nevojshme 8). Por pengimin mė tė math helenizimit i a solli dyndja e Sllavėvet, do me thėnė e Serbėvet dhe e Bullgarėvet, nė Ballkan. Kjo ēduku njė rrezik, por ngjalli njė rrezik tjetėr shumė mė tė math.

Sėrbėt ishin bujqė e druarė 9) dhe prandaj tė pazotė pėr luftė. Pėrhapjen dhe fitimet e tyre u a detyrojnė Avarvet prej gjaku turk qė dikur, si fise ushtarake kalorse, shkonin jetė nomade nė krahinėn e Panonis. U dukėn nė tokėn bizantine nė kohėn e mbretrimit tė ēquar tė Justinianit, por, me gjithė se nė fillim nuk patėn sukses pse fuqija e monarkut ilirjan ishte e madhe, nuk shkoi kohė qė tė bėhen element i rrezikshėm pėr Perandorin.

_____________
8) N. JORGA : «Bréve Histoire de l'Albanie et du Peuple Albanais», Bucarest, 1919, faqe 18.
9) STADTMUELLER : «Op. Cit.», Hylli i Dritės, 1942, faqe 150.
Arb Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 10-01-08, 00:52   #36
Arb
 
Avatari i Arb
 
Anėtarėsuar: 09-10-04
Vendndodhja: Little Dardania, NEW YORK
Postime: 11,439
Arb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Raca Shqiptare

Shkelėn nė dy valė viset e Iliris. Vala e parė nuk ka asnjė rėndėsi, pse mėsymjet bėhen nė grupe tė vogla dhe jo prej njėsish politike t'organizuara. Qėllimi i kėtyre lėvizjeve nuk qe qė tė kėrkonin banesa tė reja, por qė tė bėnin plaēkė; pas ēdo mėsymje ata ktheheshin rishtas pėrtej Danubit ku kishin banesėn e zakonėshme.

Vala e dytė qe shumė m'e rreptė. Tė bashkuar me Avarėt, ata mė 578 shkretuan Thrakėn, Ilirin e vise tė tjera dhe u hodhėn gjer nė Greqi 10). Selaniku u mėsye pėr tė parėn herė prej tyre.

Jehona e pushtimevet tė kėtyre fiseve barbare u pėrhap shpejt nė tė gjithė Perandorin, pra deri nė vise tė largėta t'Azis e t'Afrikės. Duket se nė disa luftėra kėta kanė bashkėpunuar edhe me fise ilire. Peshkopi egjyptian i Nikiu-s shkruante aso here nė kėtė mėnyrė: «Nė lidhje me Perandorin romane ka lajme se mbretrit e kėsaj kohe, bashkė me Barbarėt, me popuj tė huaj e me Ilirjanė, rrėnojnė qytetet kristjane dhe marrin banonjsit robėr. Vetėm qyteti i Salonikut ka mundur tė shpėtojė pse i ka muret e forta dhe, pėr hir tė mbrojtjes sė Zotit, popujt e huaj nuk kanė mundur t'a marrin ; por i gjithė populli i krahinės ka dalė fare 11)».

Kuptohet nga kjo kronikė se munt tė ketė pasur njė farė bashkėpunimi midis Sėrbve dhe njė pjese Ilirjanėsh ndėr vjetėt e parė t'ardhjes sė tyre nė Ballkan ose, tė paktėn, ordhit sllave nuk duhet tė jenė pritur keq prej Ilirvet nė krahinat e tė cilėvet zunė vėnt. E kjo duhet t'i ketė sjellė dobi tė madhe praktike popullit vėndas: ndalimin e ēfarosjes ose tė largimit tė tij nga toka ku banonte qė prej shekujsh. Por, sidoqoftė, kurrgjė nuk i pengonte Sėrbėt qė tė shtriheshin sa nga veri-perndimi aq nga lindja. Disa nga fiset e tyre pushtuan bregdetin dalmatin, tokėt qė sot thirren Sloveni e Kroaci dhe arrijtėn nė veri gjer sa u takuan me popujt gjermanė e me Hungarezėt. Nė kėtė trevė tė gjėrė ata u pėrzien me Ilirėt e i u dhanė kėtyreve gjuhėn. Tė tjera fise u pėrhapėn nė tokėn qė pėrbėn Sėrbin e sotėshme, nė Bosnje, Hercegovinė, Mal tė Zi e u shtyjtėn deri n'Alpet Shqiptare.

Kjo pjesė e dytė ka pėr ne rėndėsi shumė mė tė madhe pse, ndėrsa e para zuri vėnt nėpėr treva tė cilat qė prej kohėsh ishin romanizuar, kjo, me lėvizjet e herė-pas-herėshme ka qėnė njė kėrcėnim i vazhduarshėm pėr atė grup t'Ilirvet qė mė vonė u thirrėn Arbėr.


_____________
10) V. N. ZLATARSKI : «Die Besiedelung der Balkanhalbinsel durch die Slaven», nė Revue Int. Et. Balk., 1938, faqe 361 e tutje.
11) VASILIEV: “Op. Cit.” tome I, faqe 223, 224.
Arb Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 10-01-08, 00:53   #37
Arb
 
Avatari i Arb
 
Anėtarėsuar: 09-10-04
Vendndodhja: Little Dardania, NEW YORK
Postime: 11,439
Arb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Raca Shqiptare

Rėndėsi mė tė madhe nga Sėrbėt pėr Shqipėrin e pa-romanizuar tė shekujvet XI, XII, XIII kanė Bullgarėt. Kėta, kur shkelėn pėr tė parėn herė nė Ballkan t'udhėhequr nga Asparuchi dhe u vėndosėn nė Dobruxhėn e sotėshme, ishin tė pakėt nė numėr, por luftarė tė zotė e prandaj shumė tė rrezikshėm pėr Perandorin e Bizancit. Nga kontakti qė patėn me Sllavėt, tė cilėt n'atė kohė ishin pėrhapur nė jugė tė Danubit, u sllavizuan e u shtuan tepėr, pse nė rreshtat e tyre hyri edhe shumė element sėrb. Muarėn pra gjuhėn e tyre, fén kristjane dhe, sidomos, gjakun sllav. Nxunė, gjithashtu, mjeshtrinė kryesore tė Sėrbvet, bujqėsin.

Nė takimet qė kėta Bullgarė tė sllavizuar patėn me Shqiptarėt, prej shekullit tė shtatė deri nė shekullin e dhjetė, jetuan nė paq 12). Nė tre shekujt e pastajshėm kemi periudhėn perandorake bullgare. Tė prirė prej Perandorit tė tyre Simeon i Math, kėta luftojnė kundėr Bizancit, e thyejnė nė shumė anė ; i u shpallin luftė Sėrbvet, i mposhtin edhe kėta. Mė 917 Shqipėrija e jugės, Epiri me kryeqytetin e tij Nikopolis, dhe njė pjes' e Shqipėris sė mesme bjenė nė duart e tyre.

Qėndrimi i Bullgarėvet nė Shqipėri ka lėnė shumė fjalė nė gjuhė e, sidomos, shumė emra nė toponomastikė. Munt tė linte edhe shumė gjak e munt t'i sllavizonte krejtė krahinat jugore sikur Perandorija bizantine tė mos ishte fuqizuar pas njė shekulli nėn skeptrin e perandorvet maqedhonas. Nga kėta, Vasili i dytė, Bullgaroktoni, e sulmoi Carin Samuel disa herė, shkaktrroi ushtrin e tij tė fortė dhe, mė 1018, i dha pėrkohėsisht funt fuqis sė madhe qė pat krijuar Simeoni. Mbretrija bullgare, kaq e rrezikėshme pėr racėn t'onė, u bė copė e thėrrime dhe vėndin e sajė e zuri Perandorija bizantine, sundimi i sė cilės kishte mė tepėr karakter administrativ. Pėr administrimin e visevet shqiptare u krijua thema e Dyrracchium-it, me Durrsin si kryevėnt.

Por disa familje bullgare duhet tė kenė mbetur nė Shqipėri edhe pas shkatrrimit t'organizatės sė fortė politiko-ushtarake. Ndikesa e kėtyre elementeve tė mbetura, e mbajtur gjallė prej Patriarkatit t'Ohrit qė ndodhej mu nė zėmėr tė Shqipėris, u pėrtėrit edhe njė herė me rilindjen e Perandoris bullgare nėn Ivan Asenin e parė. Pėr fat kjo pėriudhė perandorake e dytė nuk zgjati pėr shumė kohė, pse, me vdekjen e Asenit tė dytė (1241), fuqija e tij, qė munt tė krahasohej me atė tė Carit tė parė, u ēduk me njė herė nga luftrat e mbėndėshme dhe, bashkė me tė, edhe ndikesa bullgare nė Shqipėri mori funt.



_____________
12) STADTMUELLER : «Op. Cit», Hylli i Dritės, 1942, faqe 158.
Arb Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 10-01-08, 00:57   #38
Arb
 
Avatari i Arb
 
Anėtarėsuar: 09-10-04
Vendndodhja: Little Dardania, NEW YORK
Postime: 11,439
Arb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Raca Shqiptare

Nė kėtė kohė eksistenca e njė Shqipėrije kombėtare, «e njė toke tė banuar vetėm prej kėsaj race», nuk munt tė vihet nė dyshim. Kur Ivan Aseni, Car i Bullgarve, ai qė do t'i jepte funt Despotatit t'Epirit, fal njė piivilegj tregtije, e vėndos krahinėn e Devollit nė «tokėn e Arbanases.» Mbishkrimi i mirėnjohur i Tėrnovos, nė tė cilin Sovrani bullgar numron tė gjitha pronat e tij, shėnon edhe njė «tokė e Arbanases» pranė njė «toke greke» ... Barinjt shqiptarė, njė soj si barinjt e famshėm vllehė, pėrmėnden nga gjysma e shekullit tė XIII.» 13)

Me shekullin e XlV-tė fillon tė bėhet fjalė edhe njė herė pėr Sėrbėt. Kėta nisėn t'organizohen politikisht e ushtarakisht. Mbretrija e themeluar prej Stefan Nemanjės zgjati thuajse njė shekull dhe, nėn Stefan Dushanin, u zgjerua kaq shumė sa pėrmblodhi nė gjirin e sajė, pėrveē Sėrbis sė Vjetėr, edhe tė gjithė Shqipėrin me kufijt ethnikė tė sotshėm, Greqin, Maqedhonin e njė pjesė tė Thrakės. Stefan Dushani vetė, ditėn e pashkėve tė vitit 1346, u kurorzua «perandor i Sėrbėve, Shqiptarėve, Bullgarėve dhe Grekėve» prej patriarkut sėrb tė Shkupit nė prani tė patriarkut bullgar t’Ohrit, tė kryeigumenit tė Malit tė Shėnjtė e tė shumė peshkopve tė tjerė, tė mbledhur nga tė gjitha viset e Mbretėris sė tij tė gjėrė dhe po pėrgatitej pėr t'i rėnė Kostantinopolit 14). Por vdekja e tij e papritur (1355) shkaktoi edhe vdekjen e rrezikut sllav pėr Bizancin dhe pėr vėndin t'onė. Princat e vogjėl u shpallėn me njė herė mė vehte dhe prenė ēdo marėdhėnje me Sėrbėt. Tyrqit, mė nė funt, i dhanė shkelmin e vdekjes organizimit tė Car Dushanit kur, nė luftėn e Kosovės (1389), vranė krajlin e tyre tė funtėm, Lazarin.

_____________
13) JORGA : «Bréve Histoire de l'Albanie etc.», faqe 21, 22.
14) Nė vėnt qė t'i nėnshtronte, Perandori Sėrb u mundua mė shumė qė tė bėhej mik i Shqiptarvet e prandaj jo vetėm u suall mjaft mirė, por edhe futi shumė ndėr ta n'ushtrin e tij tė madhe. «Venetikasit i quanin ushtarėt e Gjeneralit tė tij Perljubi, qė hyri gjer nė kėshtjellin e Pteleonės, me emrin Albanenses». Dr. Milan SYFFLAY : «Sėrbėt dhe Shqiptarėt», Tiranė, 1926, faqe 113.
Arb Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 10-01-08, 00:57   #39
Arb
 
Avatari i Arb
 
Anėtarėsuar: 09-10-04
Vendndodhja: Little Dardania, NEW YORK
Postime: 11,439
Arb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Raca Shqiptare

Kur Sllavėt shkelėn ndėr viset ilire, gjetėn atje kėto popullsira: nė veri tė Danubit, Gjermanė; nė disa koloni bregdetase, Grekė; nė tė gjithė pjesėn veriore tė Ballkanit, prej Adriatikut gjer nė kufi tė Dakjes, Ilirė tė romanizuar e disa Romakė; ndėr disa vise malore e tė varfra qė nuk pėrshkoheshin prej rrugėsh tė rėndėsishme, llirė tė pastėr nga gjaku qė vetėm nė gjuhė e nė qytetrim kishin ndjerė pak a shumė ndikimin latin. Ordhit e reja barbare e detyrojnė popullsin e vjetėr tė romanizuar e tė greqizuar tė viseve tė mbrėndėshme tė Ballkanit qė t'ikij e tė vėndoset nė qytetet e bregut t'Adriatikut e nėpėr ishujt e detit ku qėndroi nėn mbrojtjen e flotės bizantine 15). Njė numėr i vogėl shkoi nė male ku pjesėrisht u shqiptarizua, pjesėrisht u sllavizua. Njė pjesė tjetėr — dhe kjo duhet tė jetė m'e madhja — pranoi tė bashkėjetojė me pushtonjsit e tė ndjekė lėvizjet e tyre ushtarake dhe dal' e ngadalė e humbi gjuhėn e vetė. Eksistenca e Morlakvet si njėsi ethnike e dalluar mirė deri nė shekullin e XVII-tė, tregon se disa nga Ilirėt e romanizuar kaluan ndėr male 16).

Nė kėtė mėnyrė krahinat e gjėra qė dikur banoheshin prej Ilirėsh, qė nga Danubi e gjer nė rrėzė t'Alpeve Shqiptare dhe qė nga bregdeti dalmatin e gjer nė viset mė tė skajėshme tė lindjes, sllavizohen tė gjitha. Ka midis kėtyreve ishuj qė e kanė mbajtur tė pastėr gjakun shqiptar dhe tė paprekur gjuhėn gjer nė shekullin e XIV-tė 17); por edhe kėta ishuj me kohė asimilohen.

Studimet anthropologjike vėrtetojnė qartas se nė trajtimin racor tė popullit sllav tė jugės ka shumė gjak ilir 18). Bilé, munt tė thuhet se e gjithė pjesa perndimore e Gadishullit ilirik qė pėrmbleth Kroatėt, Dalmatinėt, Bosnjakėt, Malazezėt, Shqiptarėt dhe gjysmėn e Grekvet ėsht e popullzuar prej fisesh qė kanė tė gjitha tiparet e racės ilirike e prandaj pėrbėjnė sė bashku njė unitet ethnik tė ēquar mirė. Kartat e botuara prej Pittard-it nė Les Peuples des Balkans flasin qartas pėr kėtė tė vėrtetė.

_____________
15) STADTMUELLER : «Op. Cit.», faqe 151.
16) SUFFLAY : «Op. Cit.», faqe 107 e 117. Gjika BOBICH : «I discendenti degli Illiri, i Morlacchi», Difesa della Bazza. Anno III, 5 - 20 Shtator 1940, Nr. 21 - 22
17) «Pėr rranzė tė detit, Shqiptarėt nė kohėn e mesme mrrijshin nė veri ma larg se sot. Degėt e trupit shqiptar tė premuna nga kolonizimi sloven i zhupanvet tė vjetėr ndėrmjet Ulqinit, Budues e liqenit tė Shkodrės, shiheshin nė tė 13-tin e tė 14-tin qindvjet pėr qark tė Raguzės e tė Kotorrit...» SUFFLAY: «Op. Cit.», faqe 109.
18) Pittard-it, q'ėsht njė nga njohsit mė tė mirė tė kushteve anthropologjike tė Balkanit, i ėsht mbushur mėndja se pjesa m'e madhe e popullsive balkanike me gjuhė sllavishte nuk i pėrket trungut tė vjetėr sllav, por ėsht e sllavizuar. Jugosllavėt shkruan ai, pėrbėjnė njė shėmbull interesant tė gabimeve qė shkaktohen nga konceptet gjuhėsore. Shif B. BATTAGLIA : «Op. Cit.», faqe 763.
Arb Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 10-01-08, 00:58   #40
Arb
 
Avatari i Arb
 
Anėtarėsuar: 09-10-04
Vendndodhja: Little Dardania, NEW YORK
Postime: 11,439
Arb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Raca Shqiptare

Hapsira ku shtrihet raca shqiptare pas vėrshimeve sllave ėsht pra shumė e kufizuar: pėrfshin disa malsira tė Shqipėris sė sotėshme. Si pas Stadtmüller-it vetėm krahinėn e Matit 19). Por thezi i albanologut tė ri gjerman, qė ka hasur nė kundėrshrime tė shumta, nuk duhet t'i pėrshtatet shumė sė vėrtetės. Po tė jetė siē thot ai, ku u gjeten qindra mijrat e Shqiptarvet q'u shpėrndanė, duke nisur prej tė XI-it shekull, nė tė gjithė Greqin perndimore e jugore, nė viset e Vardarit e tė Kosovės e, mė vonė, pas luftravet me Tyrqit, edhe n'Itali? Por t'a lėmė mė nj'anė kėtė ēėshtje. Ėsht punė historianėsh dhe linguistėsh tė zotė pėr t'a shoshitur thezin e Stadtmüller-it.

Duhet pranuar veē, se sipėrfaqja toksore ku shtrihej raca shqiptare ishte shumė e kufizuar gjer nė shekullin e njėmbėdhjettė, do me thėnė deri nė shkatrrimin e Perandoris sė parė bullgare tė themeluar nga Cari Simeon.


***

Pas tatėpjetės sė kėsaj fuqije fillon zgjerimi i hapsirės jetsore tė Shqiptarvet, mė parė nė fusha e kodrina tė Shqipėris sė mesme e jugore prej nga dėbohen ose nėnshtrohen pronarėt e bujqit sllavė 20); mė pas nė vise mė tė largėta drejt Greqis. Lajmin mė tė parė tė migracjonit shqiptar nė gadishullin elenik e kemi nga vjetėt 1021-1022 21).

_____________
19) STADTMUELLER : «Op. Cit.», faqe 153.
20) STADTMUELLER : «Op. Cit.», faqe 218.
21) Jean G. KERSOPOULOS : «Chronologie Albanaise», Extrait de la revue «Les Balkans», Athénes, 1937, faqe 20.
Arb Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 10-01-08, 00:59   #41
Arb
 
Avatari i Arb
 
Anėtarėsuar: 09-10-04
Vendndodhja: Little Dardania, NEW YORK
Postime: 11,439
Arb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Raca Shqiptare

Me ardhjen nė fuqi tė njė serije perandorėsh tė zotė nė Bizanc, migracjoni jashtė kufijve toksorė tė Shqipris ndėrpritet, por kolonizimi i mbrėndshėm vijon. Tokėt pjellore nisin tė banohen e tė punohen prej vetė Shqiptarėvet. «Nėpėr malet shqiptare, tė paprekuna nga lufta e rreziqet, popullsija e njij race shumė tė bukur u mbajtė e freskėt, pjellore, e shėndoshė, me nji jetėsi tė jashtėzakonėshme ndėr disa vise, e qėndrueshme ndėr tė gjitha fatkeqsit, luftare... Ai element bredhės filloi me u rrotulluem prej maleve ndėr fusha i lodhun prej luftavet tė pandame e prej rreziqevet tė tė papushueme 22).»

Nė funt tė shekullit XIII nis vala m'e madhe e pėrhapjes sė fiseve shqiptare pėrjashta tokės sė vet duke ndjekur dy rrugė: drejt veri-lindjes vėndosen nė Kosovė, Rashė, Sėrbi, nė njė pjesė tė madhe tė Maqedhonis verjore e perndimore; drejt jugės ngulen nė Thesali, Epir, Etoli e Akarnani 23). Shumė nga kėta braktisin tokėt e porsa-hapura tė Myzeqés e tė Savrės pėr tė shkuar nė viset e largėta tė Gadishullit helenik 24). Diku janė tė ftuar prej vetė pronarvet tė tokėvet qė kishin mbetur djerrė 25) ; diku thėrriten prej despotvet bizantinė tė vėndit tė cilėt kanė nevojė pėr fuqira ushtarake qė tė mbrohen kundėr Tyrqvet 26) ; diku shkojnė vetė nė fise t'organizuara ushtarakisht e t'udhėhequra prej princėrvet tė tyre 27) ose tė huaj 28).

N'atė kohė nė Greqi zjente njė shpirt kolonizimi njė soj si n'Itali n'epokėn e kolonizimit tė math tė Gjermanvet 29). Shkaku duhet kėrkuar nė rrallimin e fortė tė popullsis greko-sllave t'atėhershme prej luftravet tė dėndura e sidomos prej murtajės sė zezė tė vitit 1346 e cila u pėrhap nga thellsit e Azis nė Greqin e jugės dhe shkaktoi vdekje tė panumėrta 30).

Shqiptarėt qė shkuan nė Gadishullin helenik u shpėrndanė pjesėrisht nė Thesali e pjesėrisht nė krahinat pėrndimore. Ata tė Thesalis pėrmėnden qė nė kohėn e Andronikut tė tretė (1328-1341) si pronarė tė mėdhaj tokėsh (arhondėr) 31). Me shkeljen e Stefan Dushanit nė kėtė krahinė, arhondėt dhe stratiotėt grekė u dėbuan prej ēifliqeve tė veta dhe vėndin e tyre e zunė, mė tė shumtėn, kryetarėt shqiptarė e prandaj numri i tyre u shtua mė tepėr 32).

_____________
22) SUFFLAY : «Op. Cit.», faqe 111.
23) STADTMUELLER : «Op. Cit.», faqe 218.
24) SUFFLAY : «Op. Cit.», faqe 111.
25) STADTMUELLER : «Op. Cit.», faqe 219.
26) KERSOPOULOS : «Op. Cit.», faqe 26 dhe VASILIEV : «Op. Cit.»,. tome II, faqe 327.
27) Duhen pėrmėndur kėta priesa : Bua Shpata, Pjetėr Losha, Ginj Bua Shpata. KERSOPOULOS : «Chronologie», faqe 26, 27.
28) SUFFLAY : «Op. Cit.», faqe 114.
29) STADTMUELLER : «Op. Cit.», faqe 218.
30) VASILIEV : «Op. Cit.», Tome II, faqe 311 - 312. Kjo epidemi shkaktoi vdekjen e shumė vetve. Viktimat e saj n'Evropė e n'Azi kapen nė 48 milionė. Shumė historjanė bizantinė, ndėr tė cilėt Jean Kantakuzeni, kanė bėrė pėrshkrime tė hollėsishme mbi kėtė murtajė.
31) VASILIEV : «Op. Cit.», Tome II, faqe 393.
32) SUFFLAY : «Op. Cit.», faqe 113, 114.
Arb Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 10-01-08, 00:59   #42
Arb
 
Avatari i Arb
 
Anėtarėsuar: 09-10-04
Vendndodhja: Little Dardania, NEW YORK
Postime: 11,439
Arb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Raca Shqiptare

Nga Epiri, Etolija e Akarnanija, me kohė u larguan disa Shqiptarė tė ndarė nė dy degė: njėra degė shkoi nė Beoti. Atikė, Negropont dhe n'ishujt e tjerė tė detit Egjé. Pjesa tjetėr, e ftuar prej Despotit tė Misthrės, Manuel Kantakuzenit, kalon gjirin e Korinthit dhe vėndoset nė Moré (1383) 33). Ftesa pėrsėritet nga Despoti i mėpastajshėm Theodor Paleologu dhe numri i familjevet shqiptare shtohet akoma mė tepėr 34).

Shqiptarėt ishin trima e puntorė e prandaj, me fuqin e pushkės dhe me punėn e tyre tė parreshtur, i suallėn dobira tė mėdha vėndit. Perandori Manuel i dytė, thot Vasiliev-i, nė fjalimin e varrimit qė mbajti pėr Despotin qė solli Shqiptarėt, e lavdėron atė shumė pėr kėtė masė me vėnt 35).

Nė kėtė mėnyrė Shqiptarėt u pėrhapėn me shumicė nė tė gjithė Greqin. Nė Moré, kaq i math qe numri i tyre, sa qė njė shkrimtar e diplomat i kohės, Gjergj Phrantzae, si me lot pėr faqe, ankon se nė kohė tė tij, nė gjysmėn e shekullit tė pesmėdhjetė, dy tė tretat e Gadishullit ishin shqiptare me 290 mij vetė e me 30 mij luflarė 36).

Me dukjen e parė tė Tyrqvet ndėr tokėt t'ona, krijohet edhe njė rrugė e ré shpėrngulje pėr Shqiptarėt; shumė familje shkojnė n'Itali, nė Raguzė, Venetik, Rekanatė e Ankonė, por nuk trajtojnė kolonira tė caktuara. Kėto kolonira themelohen mė vonė nė Pulje, Kalabri, e Siqeli, kur rreziku tyrk shtohet e sidomos atėherė kur Heroi i ynė kombėtar ndrron jetė dhe ushtrit e pathyershme tė Sulltanit pushtojnė me radhė tė gjitha kėshtjellat e forta dhe qytetet e lulėzuara.


***

Gennaro M. Monti shkruan: « pushteti i Tyrqvet mė shumė se njė sundim i vėrtetė qe njė sovranitet i lartė 37).» Ka pasur karakter administrativ e ushtarak e prandaj nuk do tė kishte rėndėsi tė madhe pėr historin e racės s'onė, sikur herė pas here mos tė kishin dalė njerz qė gjejnė halėn nė pėrpeq e tė kishin thėnė se tyrqizmi ka lėnė gjurmė tė pashlyershme, se e ka ndryshuar gati krejt gjakun arjan e se ka ērrėnjosur cilsit ario-evropjane nga populli shqiptar.

_____________
33) «Bota Shqiptare», faqe 603 dhe KERSOPOULOS ; «Op. Cit.», faqe 27.
34) VASILIEV : «Op. Cit.», Tome II, faqe 327.
35) VASILIEV : «Op. Cit.», Tome II, faqe 327.
36) «Bota Shqiptare», faqe 603, 604.
37) «Albania», Guida della Consociazione Turistica Italiana, Cenna Storico, faqe 49.
Arb Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 10-01-08, 01:00   #43
Arb
 
Avatari i Arb
 
Anėtarėsuar: 09-10-04
Vendndodhja: Little Dardania, NEW YORK
Postime: 11,439
Arb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Raca Shqiptare

Akuza ėsht e vjetėr; dhe, me gjithė se ėsht pėrgėnjeshtruar disa herė, prap, kur ndokush ka pasur interes, ėsht pėrsėritur. Kėtė mendim pa vėnt kėta njerz e mbėshtesin nė myslimanizmin qė u pėrhap nė tri tė katėrtat e popullit shqiptar. A ka ndonjė farė themeli ky besim? Asnjė. Pse myslimanizėm nuk do tė thotė tyrqizėm, sado qė, pas pushtimit t'Egjyptit prej Tyrqvet, pėrfaqsonjsi i Muhamedit nė tokė ishte njė kryetar shteti, vetė Sulltani i Osmanllinjvet. Tė besojmė sa shkruajnė kėta tė huaj tė pėrciptė ose dashakeqė, do t'ishte njė soj sikur tė pohojmė se Gjermanėt ndrruan gjak, pse lanė paganizmin dhe pėrqafuan krishterimin ose se Englezėt e sotshėm nuk janė mė ata tė pesqint vjetve mė parė, pse u ndanė nga Kisha Katholike Apostollore Romane.

Duhet tė pranohej sa thonė kėta, sikur myslimanizmi tė pėrhapej me anėn e turmave kolone tyrke tė vėndosura prej Portės sė Lartė ndėr krahina tė ndryshme tė Shqipėris. Por njė kolonizim tė kėtillė nuk e pėrmėnt asnjė herė historija. Ettore Rossi, kur mirret me pėrhapjen e fes sė Pejgamberit pohon: «nuk munt tė thuhet se islamizmi i Shqipėris ka qėnė i ndihmuar prej imigrimit t'elementevet tyrke. Sulltanėt shpėrndanė disa fise t'Anadollit nėpėr Ballkan, por nuk i shtyjtėn kėto gjer nė Shqipėri 38).»

Njė misjonar, Fr. Angelo da Bergamo, i cili pat vizituar vėndin t'onė qė nė gjysmėn e parė tė gjashtqindshit. « pat vėnė ré se Shqiptarėt muhamedanė ishin gati tė gjithė tė lindur nė vėnt dhe se zbrisnin nga Kristjanėt qė kishin ndrruar fé 39). »

Gjithė kėtė thot preras njė i ditur pollak qė studjon shpėrndarjen e elementevet tė racės tyrke nė Ballkan: «me gjithė se Islami ėsht shumė i pėrhapur nė Shqipėri, nuk ka aglomeratė tyrke tė rėndsishme nė kėt vėnt 40).»

Kėshtu flet edhe arsyja. Sikur familje Osmanllinjsh ose Tartarėsh tė nguleshin nė tokėn t'onė, si kėto do t'i humbisnin zakonet e gjuhėn e tyre duke patur kontakt tė vazhduarshėm me sundonjsit e njė gjaku? Nė Rumani ku sipėranija tyrke ka qėnė shumė m'e dobėt se nė Shqipėri, pse atje kurdoherė janė mbajtur njė farė autonomije dhe njė princ kristjan nė krye, shohim edhe sot se Gagauzėt, Qyrdėt, Lipovanėt, Tartarėt e Tyrqit, tė vėndosur nė Dobruxhė qė prej kohėsh, i kanė ruajtur dhe i ruajnė edhe ndėr ditėt t'ona gjuhėn, fén, zakonet dhe tiparet e racės nga e kanė origjinėn.

_____________
38) Ettore ROSST : «Saggio sul dominio turco e l'introduzione dell'Islam in Albania», nė Rivista d'Albania, Viti III, fashikull IV, faqe 206.
39) Fernanda GRANATA : «L'Albania « le Missioni italiane nella prima meta del secolo XVII in base a documenti inediti», nė Rivista d'Albania, Viti III, fashikull IV, faqe 231 e 234.
40) Tadeusz KOWALSKI : «Les Turcs Balkaniques», nė Revue Internationale des Etudes Balkaniques, II année, tome 3-4, faqe 423.
Arb Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 10-01-08, 01:00   #44
Arb
 
Avatari i Arb
 
Anėtarėsuar: 09-10-04
Vendndodhja: Little Dardania, NEW YORK
Postime: 11,439
Arb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Raca Shqiptare

Duhet shtuar, mė nė funt, se nuk do t'ishte n'asnjė mėnyrė e mundur qė njė popull me gjak tė pėrzier e gati tyrk tė ruajė pėr pesė shekuj ndjenjėn e individualitetit kombėtar dhe tė mos trėmbet as nga mallkimet e Babi Alis, por tė kėrkojė e tė fitojė mvehtėsin politike.

Por prap — munt tė thotė ndokush — edhe nė mos qoftė e ardhur prej s'di se ku pjesa m'e madhe e myslimanvet, lihet pėr tė dyshuar shumė nė karakterin e, pikėrisht, nė racėn (pse karakteri ėsht funksjon i racės) e njė populli qė si pa tė keq shqelmon fén e vetė pėr tė pranuar njė fé qė s'ka asnjė lidhje me tė parėn. Kėtu, mendon njė studjonjės i problemeve shqiptare qė mbahet si m'i thelli njohės i shpirtit t'onė, ka tė bėjė njė farė «forma mentis etiko-psikologjike paqėndrese qė ėsht diktuar kurdoherė nė tokėn ilirike dhe qė ka ngjasje tė rrjedhė nga coptimi politik nėn tė cilin qenė shtruar thuaj se pa prerė popullsit q'e banuan 41).»

Tė njėjtin mendim e ka pas ēfaqur me kohė Dr. Vladan Gjorgjeviēi. Ai e tha mė rrumbullakėt : Shqiptarėt ndjekin njė parim filozofik tė ēuditėshėm si pas tė cilit « e kuj tė jetė shpata e atij do tė jetė edhe besa 42).»

A ėsht e vėrtetė kjo akuzė? Aspak.

Ėsht e vėrtetė vetėm se Shqiptari nuk ėsht i lidhur shumė ngushtė me fé. Se Shqiptari, me tė gjitha valėt e qytetrimit tė huaj qė ka kaluar, ka mbetur prap se prap, nė funt tė shpirtit, pagan e se beson mė me qejf nė ēukėn e shkėmbėnjtė tė Tomorrit ose nė guvėn e thellė tė Sarisalltėkut mbi Krujė, se sa nė shėnjtin mė ēudibėrės, qoftė ky i myslimanvet, qoftė i kristjanvet; se trėmbet mė shumė nga shitimi i Orėvet e i Zanavet se sa nga shpata e mprehtė e


Kryeengjėllit Mėhill q'i u merr jetėn njerzve. Kur paganizmi ėsht rrėnjosur kaq shumė nė shpirtin e njė populli, qė s'ėsht zhytur akoma kok' e kėmbė nė pellgun e qytetrimit evropjan, atij i duket se fét e tjera mundet t'i ndryshojė mė me lehtėsi, pse kėto nuk i a ērrėnjosin bestytnit me tė cilat ai ka lidhur ngushtė botėkuptimin e tij, jetėn e tij familjare e shoqėrore.

Por, as kjo nuk ėsht arsyja kryesore e pėrhapjes sė myslimanizmit nė Shqipėri. Arsyja e vėrtetė duhet kėrkuar nė faktorėt historikė e shoqėrorė. Le t'i gėrmojmė pak kėta faktorė — veē sipėrfaqėsisht, pse mbi shkaqet dhe mėnyrėn e pėrhapjes sė myslimanizmit nė vėndin t'onė ėsht shkruar shumė pak dhe gjysmakėrisht.

Pas vdekjes sė herojit t'onė kombėtar, Skėnderbeut, ushtrit e mėdha tė Sulltanit pushtuan me radhė te gjithė kėshtjellat qė pėrfaqsonin fuqin e zogjvet tė shqipes: Beratin, Krujėn, Drishtin, Leshin, Shkodrėn e mė nė funt Durrsin e Vlorėn. Princat e priesat shqiptarė e kuptuan se i u kėrcėnohej jeta, nderi e besimi e prandaj u shpėrngulėn duke marrė me vehte tė gjithė klasėn qė pėrfaqsonte bujarin e vėndit e, sidomos, klerin kristjan, pse pikėrisht ky e ndjente vehten mė fort nė rrezik nėn sundimin e Gjysėmhėnės. Nė tokėn e Kastriotit mbetet atėherė populli m'i ulėt (bujqit e barijt) e m'i pakulturė. Krye pėr t'a drejtuar, pėr t'a mbajtur tė bashkuar e pėr t'i treguar rrugėn e detyrės nuk ka. Ēa do tė thotė shumė, pse porsa ėsht kaluar kufiri i Mesjetės sė mbushur me feudalizmin karakteristik e me frymėn kristjane fanatike tė krijuar nga njė numėr tepėr i ngjeshur priftrinjsh.

Pėr t'i u pėrshtatur rymės sė re qė po i a ndryshon dukien lėndore e shpirtrore tė gjithė Evropės dhe, pastaj, pėr tė gjetur rrugėn mė tė drejtė qė duhet ndjekur nė vėndin e tij tė pushtuar nga njė popull krejt i huaj jo vetėm pėr gjak e gjuhė, por edhe pėr konceptin qė ka pėr kėtė e pėr atė jetė, Shqiptarit i duhen udhėheqės shpirtėrorė shumė tė zotė. Kėta i mungojnė kryekėput e prandaj ky mbetet i hutuar nė mes tė katėr rrugėve. Gati tė gjithė krerėt e Shqipėris qė luftuan krah pėr krah me Skėnderbén nuk qėndruan nė mes tė tij pėr t'i treguar udhėn. Shumė tė pakėt qenė ata priftrinj qė pranuan rreziqet e rėnda q'i u kėrcėnoheshin pėr tė shpėtuar shpirtrat e vllezėrvet qė s'munt tė kapėrcenin detin. Miqsija e Gjergj Kastriotit me Mbretin e Napolit dhe politika venecjane e muarėn mė qafė krishterimin shqiptar.
Arb Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 10-01-08, 01:01   #45
Arb
 
Avatari i Arb
 
Anėtarėsuar: 09-10-04
Vendndodhja: Little Dardania, NEW YORK
Postime: 11,439
Arb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Raca Shqiptare

Dokumentat historikė e provojnė katėrēipėrisht mungesėn e priesave politikė e shpirtėrorė. Tė gjitha relacjonet e shekujvet tė XVI-tė e tė XVII-tė q'i janė dėrguar Vatikanit thonė se nė Shqipėri nuk ka meshtarė e se ndonjė qė kėtu kėtje mund tė ketė mbetur, ėsht kaq ignorant sa qė memzi lexon Ungjillin 43). Shumė vise vetėm njė herė nė dhjetė vjetė e shikonin me sy barin e shpirtravet e, edhe kur kishin fatin tė dėgjonin njė meshė, nuk gjenin dot te prifti njerin e pėrshtatshėm qė do t'i jipte dorėn pėr t'a nxjerrė nga balta tė mjerin qė kishte ngecur nė llomin e mėkateve e tė dyshimit 44). «Mė 1642, thot Sufflay, ishin nė Shqipni tė veriut priftėn tė rij pa asnji cilsi: ushtarėt qė nė Lombardi kishin nxanė italishten, konkurrojshin me pėrfundim tė mirė pėr priftėnj 45).» Shumė kush lindte e vdiste pa parė meshtar me sy. Arkivat e huaja na dėftejnė gjithė ato rasje kur dinjitarė tė dioqezeve katholike tė Shqipėris e kalonin jetėn nė Zara, nė Venetik ose nė Romė pa shkelur asnjė herė nė tokėn e jurisdikcionit tė tyre fetar 46).

Ē'ndoth ndėr katholikė, pasqyrohet edhe nė botėn orthodokse shqiptare. Mė sa nė veri, dua tė themė nė krahinat e patriarkatit tė Pejės, kjo nė fillim nuk pėson humbje tė mėdha — pse kleri sllav kishte mbetur i gjithė nė vėnt edhe pas shkeljes sė Tyrqve nė Sėrbi — bilé, herė herė e pėrhap jurisdikcionin e sajė edhe nė botėn katholike tė mbetur pa priftrinj 47), nė jugė punėt shkojnė shumė keq. Nga dokumentat e vlefshėm qė na sjell At Nilo Borgia nė historin misjonare I Monaci Basitiani d'Italia in Albania provohet se kleri orthodoks i jugės ishte pėr faqe tė zezė e se peshkopėt nuk ushtronin ndonjė veprimtari fetare, por interesoheshin mė shumė pėr t'u marrė me intriga tė kota ose pėr tė mbledhur t'ardhurat e dioqezeve tė tyre 48).

_____________
43) ROSSI : «Op. Cit,», faqe 207.
44) GRANATA : «Op. Cit.», faqe 227, 228, 229.
45) SUFFLAY : «Op. Cit.», faqe 93.
46) Giuseppe PRAGA : «I1 Vescovado albanese nel sec. XVI», Rivista d'Albania, 1940, faqe 142. - GRANATA : «Op. Cit.», faqe 228 e tutje. - SUFFLAY: «Op. Cit.», faqe 149, 150.
47) GRANATA : «Op. Cit.», faqe 229, par. II dhe faqe 243, par. II. - Shif edhe SUFFLAY : «Op. Cit.», faqe 110.
4t) Shif nė «Studi Albanesi» volumet III - IV e V - VI dhe «I Monaci Basiliani d'Italia in Albania», Periodo secondo,- Roma, botim i Reale Accademia d'Italia, 1942.


Arb Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 12:09.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.