Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Politika & Shtypi > Arena Ndėrkombėtare
Emri
Fjalėkalimi
Arena Ndėrkombėtare Ngjarjet mė tė reja nga skena politike ndėrkombėtare. Analiza, komente, materiale nga shtypi boteror. Ngjarje historike e kulturore ndėrkombėtare. Superfuqitė, Aleancat, Luftrat, Traktatet e paqes etj.



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 08-09-09, 17:22   #601
Llapjani_HH
 
Avatari i Llapjani_HH
 
Anėtarėsuar: 05-06-08
Postime: 1,262
Llapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Lajme Aktuale....

vazhdimi--->

Radio Kosova: Pesė vende tė Bashkimit Evropian nuk e kanė njohur ende Kosovėn. Si influencon kjo perspektivėn evropiane tė Kosovės ? A e dėmton atė ?

Verena Knaus: Absolutisht. Ėshtė shumė e qartė se nė kėtė moment ėshtė e pamundur pėr Kosovėn dhe pėr Komisionin Evropian, nė emėr tė vendeve anėtare, pėr tė pasur marrėdhėnie kontraktuese dhe pėr tė ndėrmarrė ata hapa tė nevojshėm nė avancimin drejtė anėtarėsimit nė BE.

Kjo fillon me studimin e fizibilitetit si hap i parė drejtė Marrėveshjes sė Stabilizim - Asociimit. Disa vende e kanė bllokuar progresin duke thėnė se nuk duan studimin e fizibilitetit. Nėse shkoni tutje ato gjithashtu do tė bllokojnė Marrėveshjen e Stabilizim - Asociimit.
Edhe nė rast se nuk do tė bllokojnė Marrėveshjen, do tė bllokojnė ratifikimin e saj. Do tė ketė gjithnjė shumė mėnyra pėr tė bllokuar progresin e Kosovės drejtė Bashkimit Evropian.
Shembull tjetėr ėshtė udhėrrėfyesi pėr liberalizimin e vizave. Komisioni Evropian i ka duart e lidhura nė rastin e Kosovės, sepse nuk ka mandat nė aspektin juridik, siē ka bėrė me vendet tjera.
Deri tani miqtė e Kosovės, dhe Komisioni ėshtė mik i Kosovės, po pėrpiqen tė gjejnė rrugė kreative dhe disa zgjidhje qė janė neutrale ndaj statusit, por nė tė vėrtetė pa ato pesė vende, apo pa tė paktėn qėndrimin e tyre se nuk do tė bllokojnė progresin dhe procesin evropian tė Kosovės, do tė jetė e vėshtirė, apo e pamundur pėr Kosovėn qė tė bėjė hapa tė rėndėsishėm dhe tė qėndrueshėm drejtė BE-sė.

Radio Kosova: Problemet mė tė mėdha politike pėr Kosovėn vlerėsohet se janė nė pjesėn veriore tė saj. Nga kėndvėshtrimi juaj, pėrse institucionet e Kosovės nuk po arrijnė ende tė shtrijnė autoritetin e tyre nė atė pjesė tė vendit ?

Verena Knaus: Pėr dhjetė vite institucionet e Kosovės nuk kanė qenė nė gjendje qė tė vetme tė shtrijnė autoritetin e tyre nė veri tė lumit Ibėr. Pėr tre vitet e para kjo ka ndodhur shkaku i mungesės sė mjeteve dhe autoritetit. Nė dy tre vitet e fundit, sidomos nga shpallja e pavarėsisė, kjo ndodh pėr shkak tė kundėrshtimit tė hapur tė popullatės serbe nė veri dhe obstruksionit tė hapur nga Beogradi. Nuk ėshtė shkaku i EUELEX-it qė Prishtina nuk e kontrollon veriun. Kjo ka qenė e metė qė nė shpalljen e pavarėsisė. Nuk ėshtė fer tė fajėsojmė EULEX-in, protokollin, Iv De Kermabon apo tė tjerėt.

Radio Kosova: Ju jeni ēdo ditė nė terren nė mbarė Kosovėn. A shihni ndonjė zgjidhje praktike pėr ta bėrė pjesė integrale tė Kosovės pjesėn veriore ?

Verena Knaus: Tri gjėra mendoj se duhet tė ndodhin qė procesi tė vazhdojė.

Sė pari: institucionet e Kosovės duhet tė bėjnė atė qė pritet nė zbatimin e planit tė Ahtisarit. Kjo do tė thotė se duhet tė vendosen tė gjitha strukturat, ligjet, pėrkushtimet dhe burimet pėr tė zbatuar gjithēka qė del nga plani Ahtisari, e qė institucionet e Kosovės mund ta zbatojnė.
Shumė gjėra nuk do tė jenė tė mundura pėr shkak tė mungesės sė mbėshtetjes nga pala serbe, apo nga Beogradi, por vetė Kosova duhet tė bėjė atė qė mundet tė bėj.

Sė dyti: Bashkimi Evropian, nė formėn e EULEX-it, ICO-s dhe vendeve anėtare, duhet tė kėmbėngul nė pėrkushtimet e veta. Pėrkushtimet janė shumė tė qarta dhe ato dalin nga parimet e Grupit tė Kontaktit qė thonė: nuk ka ndarje, Kosova shumetnike dhe nuk ka kthim nė gjendjen e mėhershme. Tani 22 vende e kanė njohur Kosovėn e pavarur nė kufijtė e saj.
Pra Bashkimi Evropian duhet tė jetė i qartė dhe tė ri-sigurojė Prishtinėn, por edhe Beogradin, dhe, tė thotė se kjo ėshtė situata dhe le tė ecim pėrpara. Beogradit i duhet thėnė qartė: harroni idenė e ri-negocimit rreth veriut, treni ka ikur dhe stacioni ėshtė mbyllur.
Mesazhi ndaj Prishtinės duhet tė jetė: ne qėndrojmė pas parimeve tona dhe qėndrojmė pas parimeve brenda marrėveshjes Ahtisari dhe realiteti pėr Kosovėn e pavarur ekziston dhe nuk mund tė kthehet pas asnjėherė mė. Nė praktikė kjo nėnkupton shumė gjėra tė ndryshme, por mendoj se ky duhet tė jetė mesazhi.
Nė njė afat mė tė gjatė mendoj se ėshtė e qartė qė Serbia dhe Kosova nuk do tė mund t’i bashkėngjiten Bashkimit Evropian derisa tė zgjidhin ēėshtje tė marrėdhėnieve tė tyre. Mendoj se Bashkimi Evropian ėshtė i lodhur nga vende si Sllovenia e Kroacia, qė sjellin ēėshtjet e tyre tė brendshme dhe i shndėrrojnė nė ēėshtje evropiane.
Pra, mendoj se Bashkimi Evropian do tė jetė edhe mė i kujdesshėm nė Ballkan kur bėhet fjalė pėr vende tė tjera nė mėnyrė qė tė mos pėrsėrisė gabimet nga rasti i Qipros, apo tė Maqedonisė dhe Greqisė. Pra Serbia dhe Kosova do tė duhet tė zgjidhin problemet e tyre.

Por natyrisht ēėshtja e tretė ėshtė se ēfarė me Beogradin ? Mendoj se ėshtė shumė e qartė se pėr veriun e Kosovės dhe pėr tė mirėn e popullatės serbe qė jeton nė Kosovė, Beogradi vėrtetė duhet tė ndryshojė politikėn e tij ndaj Kosovės. Beogradi nuk do ta njoh Kosovėn as sot, as nesėr e as nė njė tė ardhme tė afėrt. Por ėshtė diēka ndėrmjet njohjes dhe gjetjes sė zgjidhjeve praktike me njė vend fqinj. Nuk mendoj se politika aktuale e mbajtjes sė serbėve jashtė institucioneve tė Kosovės, duke i parandaluar nga pjesėmarrja nė zgjedhje dhe duke forcuar strukturat paralele, ėshtė ajo e duhura qė u shėrben serbėve tė cilėt jetojnė nė Kosovė, apo tė cilėt dėshirojnė tė jetojnė apo tė kthehen nė Kosovė.

Radio Kosova: Pėr tė gjitha kėto duket se nuk ka zgjidhje tė shpejta, mirėpo pėr ēėshtjen e protokolleve sidoqoftė duhet tė ketė njė zgjidhje. Sipas jush cila ėshtė zgjidhja pėr gjendjen e krijuar rreth protokolleve ?

Verena Knaus: Pavarėsisht nėse i quani aranzhmane teknike apo protokoll, njė formė e tij ėshtė e nevojshme sepse e lejon EULEX-in tė veprojė nė veri, sidomos nė kufij dhe lejon bashkėpunimin policor ndėrmjet Serbisė dhe EULEX-it kėtu.
Po ashtu ky ėshtė parakusht edhe pėr Kosovėn nė pėrmbushjen e disa kushteve tė saj nė procesin e liberalizimit tė vizave. Por, nė kėmbim Prishtina duhet tė fitojė diēka. Ky mund tė jetė, pėr shembull, udhėrrėfyesi pėr liberalizimin e vizave.
Pra, do tė ishte njė pėrkushtim i qartė nga ana e Bashkimit Evropian: po EULEX-it, me bashkėpunimin dhe kompromiset, kur bėhet fjalė pėr rolin e tij neutral ndaj statusit, por gjithashtu EULEX-i do tė jetė aty pėr tė ndihmuar Kosovėn pėr tė arritur diēka qė ėshtė shumė e rėndėsishme pėr publikun dhe pėr qeverinė, dhe, ky ėshtė liberalizimi i vizave – jo nė njė tė ardhme tė largėt, por nė 2010, apo 2011
RTK
Llapjani_HH Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 08-09-09, 23:45   #602
Oqeani
 
Avatari i Oqeani
 
Anėtarėsuar: 03-02-08
Vendndodhja: Nėn hijen qiellore
Postime: 24,632
Oqeani i pazėvėndėsueshėmOqeani i pazėvėndėsueshėmOqeani i pazėvėndėsueshėmOqeani i pazėvėndėsueshėmOqeani i pazėvėndėsueshėmOqeani i pazėvėndėsueshėmOqeani i pazėvėndėsueshėmOqeani i pazėvėndėsueshėmOqeani i pazėvėndėsueshėmOqeani i pazėvėndėsueshėmOqeani i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Lajme Aktuale....

PSD e Kosovės kėrkon ndryshimin e trasėse sė autostrades Vėrmicė-Prishtinė–Merdare

Pak dite pasi Ministria e Transportit publikoi listėn e ngushtė tė kompanive qė do tė marrin pjesė nė tenderin pėr ndėrtimin e pjesės kosovare tė autostradės, partia e udhėhequr nga ish kryeministri, Agim Ceku propozon qė rruga tė mos shkojė deri nė Merdare, vend ky qė lidhe Kosovėn me Serbine, por tė lidhe njė pikė tjeter kufitare, atė tė Dheut tė Bardhė, pikė kjo qė lidh Luginėn e Preshevės me Kosovėn dhe Shqiperinė.
“Infrastruktura ėshtė njė element kyJ nė kėtė integrim. Traseja e re do te lidhte mė shpejt shqiptarėt e Luginės sė Preshevės me Prishtinėn dhe Tiranėn. Qellimi i autostradės ėshtė qė tė lidhe portin e Durrėsit me Evropėn. Pėrmes Dheut tė Bardhė autostrada lidhet me arterien kryesore te rajonit Selanik-Kumanovė-Beograd-Zagreb dhe nė Evropė. Lidhja e autostrades me kėtė arterie ėshtė 6-7 km, kurse nga Merdarja lidhja me kėtė arterie ka me shumė se 100 km”, shprehet, Gėzim Kasapolli, zėdhėnės i Partisė Social Demokrate.

Por, zv/ministri i Transporteve, Adem Grabovci hodhi poshtė idenė e ndėrhyrjes nė projektin e autostradės Prishtinė–Vėrmice, aq me pak tani qė gjithcka ėshtė nė fazėn finale dhe projekti pritet tė filloje. Grabovci la tė hapur mundėsinė e ndryshimeve nė njė fazė tė mevonshme, gjithmone nėse kompania konsulente e sheh tė nevojshme njė gjė tė tillė.

Sipas social demokrateve, kostoja dhe gjatėsia e autostradės qė do tė pėrshkonte trasenė e re nuk do tė jete mė e madhe se e variantit ekzistues dhe ky projekt nuk e pėrjashton nė tė ardhmen vazhdimin e autostradės deri nė Merdare. Partia Social Demokrate, kėrkon qė vazhdimi i autostradės deri nė Merdare duhet tė fillojė pas ndertimit tė autostradės deri nė Dheun e Bardhė.

Ilustruar pėrafėrsisht nga presheva.com
__________________
Shpresa ėshtė e vetmja gėnjeshtėr qė i besohet !!!
Oqeani Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 09-09-09, 16:38   #603
Llapjani_HH
 
Avatari i Llapjani_HH
 
Anėtarėsuar: 05-06-08
Postime: 1,262
Llapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Lajme Aktuale....

GNK: EULEX-i dhe Prishtina pėrgjegjėse pėr situatėn e krijuar rreth protokollit

Bashkimi Evropian synon tė arrijė njė pėrparim tė dukshėm nė marrėdhėniet me Serbinė dhe ėshtė bėrė tepėr i ndieshėm ndaj interesave serbe. Prandaj ka fyer dhe destabalizuar auoritetet e Kosovės, konsiderojnė nė Grupin Ndėrkombėtar tė Krizave.


Drejtori pėr Ballkanin i GNK Marko Prelec thotė se pėrgjegjėsinė pėr situatėn e posakrijuar duhet kėrkuar edhe nė anėn e EULEX-it edhe nė anėn e Prishtinės, sepse sipas tij, kanė vepruar shumė keq nė situatėn rreth nėnshkrimit tė protokollit pėr bashkėpunimit policor tė Serbisė dhe EULEX-it.

Aty ėshtė edhe pala e tretė, Beogradi, i cili pėrfaqėson pozicionet e tij, ndėrsa BE-ja nė situatėn konkrete ishte "tepėr e ndieshme ndaj interasave serbe", thotė Prelec pėr "Dojēe velen".

Meqenėse BE dėshiron tė arrijė njė progres tė dukshėm nė marrėdhėniet me Serbinė, qė do tė thotė aktualizim tė regjimit tė vizave, Beogradi "duhet tė pėrmbushė tė gjitha kushtet e mbetura, tė cilat kryesisht kanė tė bėjnė me Kosovėn", thotė Prelec.

Kėshtu Serbia vjen nė situatėn qė ajo mund tė kushtėzojė BE-nė. Sipas drejtorit pėr Ballkanin nė Grupin Ndėrkombėtar tė Krizave, sikur harrohet fakti se EULEX-i nuk ėshtė aty pėr tė ēuar pėrpara stabilizimin e Serbisė dhe Ballkanin Perėndimor, por Kosovėn, "ndėrsa aty nuk po shoh shumė progres", thotė Prelec. Nė GNK konsiderojnė se nė situatėn konkrete nuk ka shumė hapėsirė manovruese nė trekėndėshin Beograd-Prishtinė-Bruksel.

Kėshtu Beogradi vėshtirė se mund tė pranojė protokollin i cili formalisht e pėrmend Kosovėn. Nė anėn tjetėr Kosova nuk e do protokollin i cili nuk e pėrmend atė, ndėrsa Brukseli synon njė marrėveshje. Drejtori pėr Ballkanin nė GNK Marko Prelec ėshtė i mendimit se kjo ēėshtje nuk do tė ēojė drejt pėrshkallėzimit tė konfliktit, por gjithashtu nuk mund tė parashohė se si do tė zgjidhet kjo nyje e Gordit.
RTK

Lejohet pastrimi dhe rindėrtimi i shtėpive tė shqiptarėve nė lagjen Kroi i Vitakut

Banorėve tė lagjes Kroi i Vitakut do t`iu lejohet pastrimi i gėrmadhave tė shtėpive dhe rindėrtimi nė katėr prona qė ndodhen nė komunėn e Zveēanit, ka konfirmuar kryetari i kėsaj komune, Dragisha Milloviq. Sipas tij, komuna e Zveēanit pėrmes administratės sė UNMIK-ut ka marrė 16 kėrkesa pėr rindėrtim. Prej tyre, sipas tij, katėr e kanė tė plotėsuar dokumentacionin ndėrsa pėr 12 tė tjera nevojiten dokumente shtesė. Pėrndryshe situata nė lagjen kroi i Vitakut sot ka qenė e qetė.


Komuna e Zveēanit nuk do tė pengojė banorėt shqiptarė tė lagjes “Kroi i Vitakut”, tė cilėt i kanė pronat nė kėtė komunė, qė tė fillojnė me procesin e rindėrtimit tė shtėpive tė tyre, tė djegura gjatė luftės. I dalė nga zgjedhjet lokale tė Serbisė, qė janė mbajtur edhe nė Kosovė me 11 maj tė vitit tė kaluar, kryetari i Zveēanit Dragisha Milloviq qė herėt nė mėngjes ka dalė nė lagjen “Kroi i Vitakut” pėr tė paraqitur qėndrimin pro kthimit tė tė zhvendosurve nė pronat dhe shtėpitė e tyre.

“Drejtoria jonė pėr urbanizėm ka konstatuar se 4 pronar tė shtėpive e kanė tė kompletuar dokumentacionin dhe me njė aprovim formal tė komunės sonė ata mund tė fillojnė rindėrtimin. 12 pronarėt tjerė, qė nuk e kanė kompletuar dokumentacionin, do tė hyjnė nė procedurė tė rregullt sikur qytetarė tjerė tė komunės sė Zveēanit”, ka thėnė Miloviq.

Milloviq ua ka prezantuar dokumentacion kadastral edhe zyrtarėve tė pranisė sė EULEX-it, tė cilėt bėjnė sigurinė nė lagjen “Kroi i Vitakut”, ndėrsa ka zhvilluar njė takim joformal edhe me zyrtarė tė komunės sė Mitrovicės.

Jo nuk kemi asgjė kundėr kthimit. Pėrkundrazi jemi tė interesuar qė ky proces tė jetė prioritet i tė gjithėve, ka thėnė Milloviq.

Ndonėse i dalė nga njė proces qė konsiderohet ilegal nga Qeveria e Kosovės, Milloviq ka thėnė se pėr zonėn e Kroit tė Vitakut aplikohen ligjet e UNMIK-ut.

E respektojė ligjin e UNMIK-ut nė kėtė zonė dhe nuk ka kurrfarė problemi, ka deklaruar Milloviq.

Zyrtarėt komunal tė Mitrovicės thonė se takimi joformal me kryetarin e Zveēanit ėshtė zhvilluar pasi konsiderohet se ai ka legjitimitet pėr faktin se mandati i tij ėshtė vazhduar fillimisht nga UNMIK-u e mė pas nga Presidenti i Kosovės.

Sipas Veselit, nė bashkėpunim me banorėt komunės sė Zveēanit, do t`i dėrgohet dokumentacioni i nevojshėm edhe pėr 12 pronat tjera nė mėnyrė qė edhe atje tė fillohet me procesin e rindėrtimit.

Pas zhvillimeve tė sotme pritet qė sė shpejti tė fillojė pastrimi i gėrmadhave tė shtėpive nė 4 pronat qė ndodhen nė komunėn e Zveēanit.

Nė anėn tjetėr, fillimi i rindėrtimit nė pronat e familjes Vitaku pritet tė vazhdojė gjatė ditėve tė ardhshme, pėr faktin se dokumentacioni pronėsor ėshtė duke u shqyrtuar ende nga administrata e UNMIK-ut.
RTK

Ivanoviq: Marrėveshje me EULEX-in edhe pėr Doganat dhe Gjyqėsinė

Ndėrkohė edhe sekretari i shtetit nė Ministrinė pėr Kosovėn nė qeverinė e Serbisė, Oliver Ivanoviq, ka thėnė se pėrveē marrėveshjes pėr Policinė ndėrmjet EULEX-it dhe Ministrisė sė Brendshme tė Serbisė, Beogradi duhet tė harmonizojė dhe tė nėnshkruajė edhe dy marrėveshje tė tjera teknike me EULEX-in. Ivonoviq ka thėnė se kėto dy marrėveshje, njėra pėr doganat dhe tjetra pėr gjyqėsinė, janė duke u pėrgatitur. Sipas tij, asnjėra prej marrėveshjeve nuk ka ndonjė domethėnie politike - ato janė thjesht teknike.
KTV

Protokolli EULEX-Serbi nė fund tė kėtij muaji

Beogradi paralajmėron se marrėveshja nė mes tė EULEX-it dhe Serbisė do tė nėnshkruhet nga fundi i shtatorit dhe se me kėtė dokument duhet tė pėrkufizohet lufta kundėr tė gjitha formave tė kriminalitetit. Sipas ministrit pėr Kosovėn nė Qeverinė e Serbisė, Goran Bogdanoviq, Prishtina gjoja nuk ėshtė e interesuar qė ēėshtjet e krimit tė zgjidhen.

“Kosova ėshtė si njė vrimė tė zezė e tregtisė me armė, narkotikė dhe me njerėz”, ka deklaruar Bogdanoviq pėr tė pėrditshme beogradase “Blic”. Ai ka potencuar se marrėveshja me EULEX-in ėshtė nė frymėn e rezolutės 1244 dhe ka hedhur poshtė pohimet se nėnshkrimi i saj do tė thotė njohje direkte e pavarėsisė sė Kosovės.
KTV

Xhevat R. nga Deēani humbi jetėn tragjikisht afėr Novi Sadit

Novi Sad, 9 shtator - Nė njė aksident trafiku qė ka ndodhur tė hėnėn nė rrugėn Novi Sad Beograd ka humbur jetėn 34 vjeēari Xhevat R. nga Deēani, ndėrsa janė lėnduar lehtė vozitėsi 45 vjeēar Bajram Ē. nga Deēani dhe 26 vjeēari Eljon K. nga Prishtina. Policia e Novi Sadit ka njoftuar se nga shkaqe tė panjohura deri mė tani, vozitėsi ka humbur kontrollin ndaj automjetit dhe ka dalė nga rruga. Njoftohet se Xhevat R. ka ndėrruar jetė nė vendin e ngjarjes. Policia ka ndaluar Bajram Ē. nėn dyshimin se ka kryer vepėr tė rėndė ndaj sigurisė sė trafikut publik dhe kundėr tij do tė ngritet akuzė penale.
QIK-u
Llapjani_HH Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 09-09-09, 16:39   #604
Llapjani_HH
 
Avatari i Llapjani_HH
 
Anėtarėsuar: 05-06-08
Postime: 1,262
Llapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Lajme Aktuale....

KOSTT plaēkitet nga Serbia

Serbia, nė emėr tė rrjetit transmetues tė Kosovės, vazhdon tė pėrfitojė nga 5 milionė euro nė vit. Ky rrjet, edhe pas 83 milionė eurosh investime, ende nuk ėshtė nė gjendjen mė tė mirė. Aktualisht mund t’i bartė 930 MW, kurse KOSTT shpreson qė fuqia e tij tė rritet edhe pėr 320 MW


Edhe po tė prodhohet nė Kosovė energji elektrike pėr furnizim 24:0, sėrish konsumatorėt do tė mbeteshin nė terr! Kjo do tė ndodhte pėr shkak tė rrjetit tė vjetėr, i cili ka kapacitet tė kufizuara, krahasuar me kėrkesat e tregut. Krahas kėtij problemi, Kosova ende nuk ka krijuar legjitimitet ndaj kėtij rrjeti, ashtu qė ai tė mos shfrytėzohet nga askush pa pyetur Operatorin e Sistemit, Transmisionit dhe Tregut (KOSTT), i themeluar para tri vjetėsh. Pėr shfrytėzimin ndėrkombėtar tė kėtij rrjeti edhe mė tej bisedohet nė Beograd. Serbia vazhdon tė prezantohet si pronare e aseteve transmetuese tė Kosovės, duke pėrfituar nga transiti i energjisė elektrike nėpėr Kosovė miliona euro.

“Nga tranziti nėpėr Kosovė, Serbia pėrfiton rreth 2 milionė euro nė vit nė emėr tė Operatorit tė Sistemit, Transmisionit dhe Tregut tė Kosovės, kurse nga alokimi i kapaciteteve interkonektive tė Kosovės pėrfiton edhe rreth 3 milionė euro tė tjera”, ka deklaruar pėr “Express” Fadil Ismajli, drejtor i KOSTT-it.

Po ashtu, operatori i transmisionit nga Serbia shkakton dėme indirekte nė rritjen e ēmimit tė importit tė energjisė. Sipas vlerėsimeve tė KOSTT, ky dėm nė total vjet ka implikuar njė kosto prej 15 milionė eurosh, tė cilėn e kanė bartur konsumatorėt e Kosovės.

Kjo kaptinė nė njė masė ėshtė e ndėrlidhur me problemet politike, pėrkatėsisht me statusin. Prandaj edhe KOSTT-i, pėrkatėsisht sistemi energjetik i Kosovės nuk gėzon subjektivitet tė plotė nė tregun ndėrkombėtar tė energjisė elektrike.
Me qėllim tė lirimit nga varshmėria e rrjetit tė Serbisė, preokupim mė i madh i KSTT-it ėshtė lidhja e rrjetit transmetues tė Kosovės me atė tė Shqipėrisė. Aktualisht kjo lidhje bėhet pėrmes njė linjė interkonektive 220 kv, kurse e reja do tė jetė me kapacitet dy herė mė tė madh - 400 kv.

“Projekti pritet tė fillojė nė mot dhe do tė kryhet mė sė voni pėr 22 muaj. Ai konsiston me ndėrtimin e njė linje tė tensionit tė lartė 400 kv, e gjatė 238 kilometra, prej tė cilėve 85.5 kilometra janė nė territorin e Kosovės”, ka thėnė Ismajli.

Mirėpo, KOSTT-i ka edhe shumė punė pėr tė aftėsuar rrjetin e brendshėm, sado qė fuqia bartėse rritet pėr ēdo vjet. Madje, mė shpejt se oferta e Korporatės Energjetike tė Kosovės, si me prodhim,ashtu edhe me energji tė importuar. Nė kėtė rrjet nuk ėshtė investuar me vite tė tėra. Kėtė e ka vėrejtur edhe ministrja e Energjisė dhe e Minierave, Justina Pula – Shiroka, duke arsyetuar mungesėn e energjisė elektrike, thotė se kapacitetet transmetuese tė KOSTT-it janė tė kufizuara.
“Mos tė harrojmė se edhe kapacitetet transmetuese tė KOSTT-it i kemi tė kufizuara”, Ndėrkaq, Fadil Ismajli me plot bindje thotė se qė nga viti 1990, kur ky rrjet ishte nė dorė e tė regjimit serb, aty nuk ka pasur investime serioze.

“Prej vitit ’90 deri mė 2003 nuk ka pas investime nė rrjetin e transmisionit. Kjo bėn qė asetet e transmisionit tė kenė njė moshė mesatare me tė lartė se sa duhet”, shton Ismajli.

Aktualisht ky rrjet ka fuqi bartėse pėr 930 MW, mirėpo me implementimin e disa projekteve deri nė pjesėn e parė tė vitit 2010, kapacitetet bartėse rriten deri nė 1250 MW. Pėr tė arritur deri nė kėtė gjendje, kėtu janė investuar 83 milionė euro. Nė proces janė edhe rreth 28 projekte tė financuara nga donacionet qė kanė ardhur nga Komisioni Evropian, Qeveria gjermane, Banka Botėrore dhe nga buxheti i Kosovės.

“Sipas bilancit elektro-energjetik, nė vitin 2007 ngarkesa e lejuar ishte 850 MW, ndėrkaq nė pik ėshtė realizuar 933 MW. Vjet nga 880 MW tė lejuar ėshtė arritur deri nė 976 MW, kurse sivjet ėshtė lejuar ngarkesa 930 MW”, thotė drejtori i KOSTT-it.

Pėrmirėsime nė furnizim nga aspekti i transmisionit, sipas KOSTT-it, do tė ketė nė rajonin e Dukagjinit me pėrfundimin e paket projektit Peja 3, i cili deri sė bashku me rajonin e Anamoravės ka qenė fyt i ngushtė.

Mirėpo, as Korporata Energjetike e Kosovės aktualisht nuk ka kapacitete prodhuese aq tė mėdha. Sipas zyrtarėve tė saj, furnizuesi i vetėm me energji nė vend e harmonizon kėrkesėn e vet me fuqinė bartėse tė rrjetit tė transmisionit. “Ka pėrpjekje pėr ta rritur kapacitetin transmetues nė bazė tė projekteve”, ka thėnė Viktor Buzhala, zėdhėnės nė KEK.

Sipas raportit tė fundit, Korporata Energjetike e Kosovės tė martėn ka ofruar 632 MW. Nėse nė prodhimi aktivizohet edhe njė bllok i TC ”Kosova A”, atėherė oferta do tė rritet edhe pėr 200 megavate, qė nuk paraqet ngarkesė pėr rrjetin e transmisionit.
Gazeta Expres
Llapjani_HH Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 10-09-09, 11:15   #605
roadrunner
Shote Galica
 
Avatari i roadrunner
 
Anėtarėsuar: 07-09-09
Vendndodhja: N'dor t'dades tem
Postime: 9,779
roadrunner i pazėvėndėsueshėmroadrunner i pazėvėndėsueshėmroadrunner i pazėvėndėsueshėmroadrunner i pazėvėndėsueshėmroadrunner i pazėvėndėsueshėmroadrunner i pazėvėndėsueshėmroadrunner i pazėvėndėsueshėmroadrunner i pazėvėndėsueshėmroadrunner i pazėvėndėsueshėmroadrunner i pazėvėndėsueshėmroadrunner i pazėvėndėsueshėm
Gabim E rrahin hoxhėn nė oborr tė xhamisė - hoxha e ka lyp

Nė rrahjen e hoxhės kanė marrė pjesė edhe dy pjesėtarė tė Policisė sė Kosovės, tė cilėt gjendeshin jashtė detyrės. Hoxha i ri, pėrkatėsisht B.R. 23 vjeē, nga kjo rrahje ka kaluar me lėndime tė lehta trupore.

Rasti ka ndodhur nė fshatin Mollopolc tė komunės sė Shtimes, ditėn e martė, rreth orės 16.45 minuta. Pėr kėtė rast ėshtė njoftuar policia nė stacionin e Shtimes dhe menjėherė ka dalė nė vend tė ngjarjes. Ata kanė konstatuar se nė oborrin e xhamisė sė fshatit, nga katėr persona ėshtė sulmuar B:R. 23 vjeē, tė cilit, sipas policisė, i janė shkaktuar lėndime tė lehta trupore.

Drejtori rajonal i policisė nė Ferizaj, me t’u njoftuar se nė kėtė rrahje janė involvuar edhe dy pjesėt arė tė policisė, nė bazė tė ligjit dhe kompetencave, ka marrė vendimin pėr suspendimin e tyre me pagesė. Ndaj dy policėve tė involvuar nė rrahjen e hoxhės ėshtė ngritur procedurė disiplinore dhe lėnda pėr ta do t’i dėrgohet Inspektoratit Policor pėr hetim tė mėtejshėm.

Me rastin ėshtė njoftuar edhe prokurori komunal. Me urdhrin e tij, personat e involvuar nė kėtė rrahje janė shoqėruar nė polici. Pas intervistimit tė tyre, prokuroi ka dhėnė urdhrin e ndalimit pėr R.S. 36 vjeē dhe tė njėjtit i ėshtė caktuar masa e ndalimit pėr 48 orė. Tre tė tjerėt janė liruar, ndėrsa lėnda pėr ta do tė procedohet nė mėnyrė tė rregullt.

Rastin e ka konfirmuar edhe zėdhėnėsi rajonal i policisė nė Ferizaj, rreshteri Behxhet Krasniqi, i cili nuk ka treguar identitetin e viktimės dhe as tė personave qė e kanė shkaktuar kėtė rrahje, sikundėr as motivit pėr kėtė. Burime tė sigurta nga policia thonė se viktimė e kėtij rasti ėshtė hoxha i xhamisė sė fshatit Mollopolc. Sipas kėtyre burimeve, deri rrahja ka ndodhur pas njė zėnke tė hoxhės me njė fėmijė tė familjes sė dy policėve vėllezėr, qė ndodheshin jashtė detyrės atė ēast.

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga roadrunner : 10-09-09 nė 11:17
roadrunner Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 10-09-09, 11:30   #606
GjIlAnAsI_cSi
Gėzuar PRESIDENT
 
Avatari i GjIlAnAsI_cSi
 
Anėtarėsuar: 04-01-04
Postime: 1,201
GjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: E rrahin hoxhėn nė oborr tė xhamisė - hoxha e ka lyp

He Hoxhen e nanes qysh u dal mu rre me thmi. Mjer ajo Xhami cfar llaskuca osht ka mban..
__________________
24 MARS 1999 ; T'Faleminderit President RUGOVA..
GjIlAnAsI_cSi Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 10-09-09, 12:05   #607
Murgesha
Administratorėt
 
Avatari i Murgesha
 
Anėtarėsuar: 24-10-03
Vendndodhja: Diku nėpėr botė....
Postime: 40,346
Murgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: E rrahin hoxhėn nė oborr tė xhamisė - hoxha e ka lyp

Paska me u ba problem i madh nderkombėtar kjo rrahje
__________________
Mė duaj ose mė urrej, sepse qė tė dyja janė nė favorin tim. Nėse mė do, do jem gjithnjė nė zemren tėnde, nėse mė urren do jem gjithmonė nė mendjen tėnde!
Murgesha Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 10-09-09, 12:12   #608
roadrunner
Shote Galica
 
Avatari i roadrunner
 
Anėtarėsuar: 07-09-09
Vendndodhja: N'dor t'dades tem
Postime: 9,779
roadrunner i pazėvėndėsueshėmroadrunner i pazėvėndėsueshėmroadrunner i pazėvėndėsueshėmroadrunner i pazėvėndėsueshėmroadrunner i pazėvėndėsueshėmroadrunner i pazėvėndėsueshėmroadrunner i pazėvėndėsueshėmroadrunner i pazėvėndėsueshėmroadrunner i pazėvėndėsueshėmroadrunner i pazėvėndėsueshėmroadrunner i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: E rrahin hoxhėn nė oborr tė xhamisė - hoxha e ka lyp

Un e di ket rast kshtu per s'afermi. Aj thmija ka knu ozanin ne qat gjami kur i ka pas 9 vjet. Osht nip i qatij katuni. Kur e kan shti shkijet baben e tij ne burg, aj ka nejt te dajt edhe ka knu ilahi. Dajt e tyne qaty ngjit me xhami e kan shpijen. Aj ka shku ne xhami qysh ka shku gjith me ju lut zotit. Pardje kur ka hy ne oborr hoxha e ka sha edhe e ka perzan pej xhamije, ska ven per shejtana. Se thmija u fal si babgjyshi vet,e jo si hoxha vahabist qe e kishin perzan pej ni katunit ku kish knue. Masi e rreh thmijen, aj vje te shpija tu kajt. Qohet daja i thot qu dil kerkoj falje. Kur ka shku mi kerku aj thmija falje qe u rrok ne xhami me hoxhen, edhe pse ka hanger rre, hoxha u kthy e ka rre apet, edhe e ka njek dej ne shpi me arm edhe tu e fy. Kur kan dal dajt e tij me e nda pej thmis qe e ka rre, aty ka kris stupci hoxhes per kreje. E valla un ni send e di: Me ma prek mu thmijen, shum ma keq ja kish qit. Po po ishin ne bela te madhe bile se te njofshum i kam.
roadrunner Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 10-09-09, 12:18   #609
Shpati
 
Anėtarėsuar: 10-10-03
Vendndodhja: Gjermani
Postime: 1,491
Shpati e ka pezulluar reputacionin
Gabim Titulli: E rrahin hoxhėn nė oborr tė xhamisė - hoxha e ka lyp

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga roadrunner
Un e di ket rast kshtu per s'afermi. Aj thmija ka knu ozanin ne qat gjami kur i ka pas 9 vjet. Osht nip i qatij katuni. Kur e kan shti shkijet baben e tij ne burg, aj ka nejt te dajt edhe ka knu ilahi. Dajt e tyne qaty ngjit me xhami e kan shpijen. Aj ka shku ne xhami qysh ka shku gjith me ju lut zotit. Pardje kur ka hy ne oborr hoxha e ka sha edhe e ka perzan pej xhamije, ska ven per shejtana. Se thmija u fal si babgjyshi vet,e jo si hoxha vahabist qe e kishin perzan pej ni katunit ku kish knue. Masi e rreh thmijen, aj vje te shpija tu kajt. Qohet daja i thot qu dil kerkoj falje. Kur ka shku mi kerku aj thmija falje qe u rrok ne xhami me hoxhen, edhe pse ka hanger rre, hoxha u kthy e ka rre apet, edhe e ka njek dej ne shpi me arm edhe tu e fy. Kur kan dal dajt e tij me e nda pej thmis qe e ka rre, aty ka kris stupci hoxhes per kreje. E valla un ni send e di: Me ma prek mu thmijen, shum ma keq ja kish qit. Po po ishin ne bela te madhe bile se te njofshum i kam.
Ky lajm esht i pabesueshem.
Arsyeja!
Forumisti nga Gjilani i cili nderron Nickat vazhdon te hape Tema porvokuese ku fyen Muslimanet.
Shpati Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 10-09-09, 12:24   #610
roadrunner
Shote Galica
 
Avatari i roadrunner
 
Anėtarėsuar: 07-09-09
Vendndodhja: N'dor t'dades tem
Postime: 9,779
roadrunner i pazėvėndėsueshėmroadrunner i pazėvėndėsueshėmroadrunner i pazėvėndėsueshėmroadrunner i pazėvėndėsueshėmroadrunner i pazėvėndėsueshėmroadrunner i pazėvėndėsueshėmroadrunner i pazėvėndėsueshėmroadrunner i pazėvėndėsueshėmroadrunner i pazėvėndėsueshėmroadrunner i pazėvėndėsueshėmroadrunner i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: E rrahin hoxhėn nė oborr tė xhamisė - hoxha e ka lyp

Forumistja nga Gjilani nuk ka nick tjeter se veq sa jam antarsu....spo di per qka e ke fjalen po ska lidhje sme mbren aspak ky akuzim i joti. Mundet me u pa ne server prej kahit po shkruj. Tema nuk eshte provokuese por eshte lajm. E spjegova sektin se qysh u fal hoxha, e qysh aj thmija u fal (dmth qysh e ka msu babgjyshi), e kjo si bjen fyerje, po kan dallime sekti i uahabismit me at qysh jan fal babgjysht e tan. E sa i perket temes, un me ma rre thmijen dikush pse ka hy ne shpi te zotit, un femer jom, e ket rast jam edhe prind po du me ta cek, po nuk me kish interesu a osht hoxh, a prift, a bij mreti, e kisha bo gjys qaty e kisha lan. Kaq kom per ket tem :D. Kerkush ska evlad me qu me eduku ne xhami e me dal me rre hoxha. Hoxha osht msus, e jo polic. Bile as polici sguzo me te rre pa faj. Xhamija osht shpi e Zotit, kejt kem drejt me shku aty, nuk osht pron private e Hoxhes as e kerkujt hiq. At Xhami e ka maru katundi e jo Hoxha :d


Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Shpati
Ky lajm esht i pabesueshem.
Arsyeja!
Forumisti nga Gjilani i cili nderron Nickat vazhdon te hape Tema porvokuese ku fyen Muslimanet.
roadrunner Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 10-09-09, 12:26   #611
Murgesha
Administratorėt
 
Avatari i Murgesha
 
Anėtarėsuar: 24-10-03
Vendndodhja: Diku nėpėr botė....
Postime: 40,346
Murgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: E rrahin hoxhėn nė oborr tė xhamisė - hoxha e ka lyp

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Shpati
Ky lajm esht i pabesueshem.
Arsyeja!
Forumisti nga Gjilani i cili nderron Nickat vazhdon te hape Tema porvokuese ku fyen Muslimanet.

E kish dhėnė Gazeta Express o Shpat.

Tė jetė vallė roadrunner-i kryeredaktori i expressit??
__________________
Mė duaj ose mė urrej, sepse qė tė dyja janė nė favorin tim. Nėse mė do, do jem gjithnjė nė zemren tėnde, nėse mė urren do jem gjithmonė nė mendjen tėnde!
Murgesha Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 10-09-09, 12:27   #612
roadrunner
Shote Galica
 
Avatari i roadrunner
 
Anėtarėsuar: 07-09-09
Vendndodhja: N'dor t'dades tem
Postime: 9,779
roadrunner i pazėvėndėsueshėmroadrunner i pazėvėndėsueshėmroadrunner i pazėvėndėsueshėmroadrunner i pazėvėndėsueshėmroadrunner i pazėvėndėsueshėmroadrunner i pazėvėndėsueshėmroadrunner i pazėvėndėsueshėmroadrunner i pazėvėndėsueshėmroadrunner i pazėvėndėsueshėmroadrunner i pazėvėndėsueshėmroadrunner i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: E rrahin hoxhėn nė oborr tė xhamisė - hoxha e ka lyp

Hahaha mos ma pruft Zoti Murgeshe, boll mir i kam punt qetu ku jam, nashta sa Pacolli si marr, po bile sa Thaqi boll em dalin hahahah


Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Murgesha
E kish dhėnė Gazeta Express o Shpat.

Tė jetė vallė roadrunner-i kryeredaktori i expressit??
roadrunner Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 11-09-09, 17:17   #613
Llapjani_HH
 
Avatari i Llapjani_HH
 
Anėtarėsuar: 05-06-08
Postime: 1,262
Llapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Lajme Aktuale....

Protokolli EULEX-Serbi ēėshtje ditėsh - Prishtina zyrtare nė tension

Protokolli EULEX-Serbi pėr policinė mund tė nėnshkruhet brenda kėsaj jave, i kanė thėnė KTV-sė burime ndėrkombėtare, duke shtuar se ekziston mundėsia qė kjo tė ndodhė edhe pa u bėrė fare publike pėr opinionin.

Nga ana tjetėr, tė njėjtat burime kanė thėnė se kjo ēėshtje ka ēuar nė tensionim tė situatės nė bisedat e Prishtinės me zyrtarė tė lartė tė Bashkimit Evropian, duke detyruar kryeministrin Thaēi tė deklarojė se mund tė shqyrtojė edhe mundėsinė e dorėheqjes.

Ndėrkohė, as nė EULEX, e as nė Qeverinė e Kosovės nuk shprehen tė gatshėm tė flasin nė hollėsi pėr bisedat e ndėrsjella pėr ēėshtjen e protokollit. Por, Pieter Feith jep paralajmėrime se njė vendim pėrfundimtar mund tė merret shpejt. Pėrfaqėsuesi i BE-sė thotė se po punohet pėr zgjidhjen.

Edhe pse i takon gati ēdo ditė, Feith duket tė mos i ketė lėkundur nga qėndrimi i tyre krerėt kryesorė tė shtetit, presidentin e kryeministrin. Madje, sot mė qartė se tė tjera ditė, kryeministri ka thėnė se Prishtina nuk ėshtė pjesė e aranzhmaneve teknike pėr tė cilat po flitet.

Por, kundėr tė gjithėve ka dalė, si zakonisht, kreu i Kuvendit, Jakup Krasniqi.

Ai ka thėnė se s’ka asgjė tė keqe nė pranimin e njė protokolli, i cili lufton krimin dhe korrupsionin. Komentet kryeparlamentari i ka bėrė pas takimit me ambasadorin gjerman, Hanz Dieter Steinbach.

“Pozicioni i nėnshkrimit tė marrėveshjes nė mes tė EULEX-it dhe Serbisė nuk do ta dėmtojė sovranitetin e Kosovės,” ka thėnė Stenibach. Ambasadori gjerman tha se Qeveria gjermane, e cila ka njohur Kosovėn ndėr vendet e para, nuk do tė mbėshteste masat qė shkojnė nė dėm tė shtetit mė tė ri nė botė.

Ka reaguar edhe Lidhja Demokratike e Dardanisė. Sekretari i saj i pėrgjithshėm i saj, Lulzim Zeneli, ka thėnė se ėshtė koha e fundit qė institucionet e vendit t’ i marrin pėrgjegjėsit e duhura. Ai ka thėnė se sjellja e institucioneve tė vendit pėr kėtė ēėshtje ėshtė duke e pamundėsuar zbatimin e kushtetutės.
KTV

Nėnshkrimi i protokollit, ēėshtje orėsh

Marrėveshja me Prishtinėn pėr t’i dhėnė dritėn e gjelbėr nėnshkrimit tė protokollit EULEX-Serbi ėshtė ēėshtje orėsh dhe jo ditėsh, bėn tė ditur e pėrditshmja Koha Ditore, duke u thirrur nė deklaratėn e njė zyrtari tė lartė evropian.


Burime tė kėsaj gazete kanė bėrė tė ditur se konsultimet mes presidentit Sejdiu dhe kryeministrit Thaēi me pėrfaqėsuesin e BE-sė nė Kosovė, Pieter Feith, kanė afėr pėrfundimit, me pajtimin qė Prishtina zyrtare tė tėrheqė kundėrshtimin pėr protokollin.

Takimet mes liderėve kosovarė dhe diplomatėve evropianė, gjithnjė sipas kėsaj gazete, janė mbajtur vazhdimisht, ndėrkaq fundi i kėsaj jave pritet qė tė pėrmbyllė debatin rreth protokollit, me pranimin e tij.

Zyrtari i lartė i BE-sė ka bėrė tė ditur se, bashkėsia ndėrkombėtare do tė japė siguri tė mjaftueshme se protokolli nuk do tė cenojė sovranitetin e Kosovės.
Telegrafi

Llapjani_HH Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 11-09-09, 17:19   #614
Llapjani_HH
 
Avatari i Llapjani_HH
 
Anėtarėsuar: 05-06-08
Postime: 1,262
Llapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Lajme Aktuale....

Di Lellio: Plani Ahtisari–mbikėqyrje e pėrhershme

“Kosova mund tė bėhet plotėsisht e pavarur vetėm nėse pėrmbushen tė gjitha kushtet e Planit Ahtisari. Por, kėto kushte, janė formuluar nė mėnyrė tė tillė qė nuk mund tė pėrmbushen kurrė. Kjo do tė thotė qė do ketė gjithmonė nevojė pėr pėrfaqėsuesin civil”, thotė Anna Di Lellio, autore dhe eksperte pėr Ballkanin.


RADIO EVROPA E LIRĖ
Kemi njė prani tė shtuar ndėrkombėtare nė Kosovė, nė kohėn kur udhėheqėsit e Kosovės kanė pėrcaktuar demokratizimin si pėrparėsi tė tyre. A ėshtė kjo prani ndėrkombėtare ndihmė, apo barrė, nė kėtė proces?

ANNA DI LELLIO
Kosova pas pavarėsisė paraqet njė rast interesant pėr studiuesit e misioneve ndėrkombėtare dhe pėr ata qė merren me analizat mbi sovranitetin dhe humbjen e tij nga njė shtet. E kam thėnė dhe mė herėt, nė vitin 2007 kur diskutohej Plani Ahtisari, se ishte gabim tė vazhdohej tė mbahej Kosova nėn mbikėqyrjen e pranisė ndėrkombėtare. Plani i Ahtisarit me praninė e tij evropiane dhe EULEX-in nė Kosovė ishte, gjithashtu, gabim. Gabimi qėndron nė faktin se bėhet fjalė pėr njė zgjidhje qė ėshtė e pazbatueshme.

Nga ana tjetėr, nuk bėhet fjalė vetėm pėr njė gabim, por edhe pėr njė pengesė nė demokratizimin e Kosovės dhe legjitimitetin e krerėve tė saj. Kjo, pasi plani i Ahtisarit u merr legjitimitetin njerėzve qė janė zgjedhur me vota tė lira e demokratike. Pasojat e planit tė Ahtisarit po i shohim aktualisht.

Tashmė kemi njė situatė shumė tė vėshtirė, me ndarjen ‘de facto’ tė Kosovės, me pamundėsinė e zbatimit tė decentralizimit, pamundėsinė pėr tė vendosur kontrollin dhe shtetin ligjor nė veri tė Kosovės, dhe me organizatat e misionet ndėrkombėtare qė nėnshkruajnė pakte me Serbinė pa i pėrfshirė autoritetet e Kosovės. Kjo ėshtė shumė problematike pėr demokratizimin.

RADIO EVROPA E LIRĖ
Pėrmendėt paktet apo aranzhimet teknike qė EULEX-i po nėnshkruan me Serbinė, tė cilat janė kundėrshtuar nga institucionet e Kosovės. Vende si Britania apo Gjermania kanė kėrkuar nga Prishtina qė t’i pranojnė dokumentet nė fjalė. Ky konflikt, ndonėse po mbahet nė tone tė buta, ku mund tė ēojė?

ANNA DI LELLIO
Ky konflikt ēon nė delegjitimimin dhe dobėsimin e udhėheqėsve tė Kosovės. Ėshtė e qartė se publiku i gjerė nuk e mbėshtet protokollin EULEX-Serbi, por udhėheqėsit kosovarė duhet t’i pranojnė marrėveshjet, e pėr mė tepėr janė tė ekspozuar ndaj presionit tė qeverive qė e kanė njohur pavarėsinė e Kosovės.

Kjo i vė udhėheqėsit e Kosovės nė njė pozicion tė paqėndrueshėm. Nėse ata do tė sillen nė pėrputhje me ato qė i kėrkon bashkėsia ndėrkombėtare, do ta humbin fuqinė dhe legjitimitetin para popullit tė tyre.

Nėse nuk veprojnė sipas kėrkesave tė ndėrkombėtarėve, e humbasin legjitimitetin para bashkėsisė ndėrkombėtare. E gjithė kjo i vė drejtuesit e Kosovės nė pozicion tė palakmueshėm dhe nuk ēon askund.

RADIO EVROPA E LIRĖ
Gjendja aktuale dhe kėto raporte, a janė edhe pasojė e sjelljeve tė mėhershme? Nėse udhėheqėsit e Kosovės do tė ishin sjellė ndryshe, a do tė kishte gjasa tė mos ishim nė kushtet e sotme?

ANNA DI LELLIO
Gjithmonė ekziston mundėsia e zgjedhjes sė njė rruge tjetėr. Mė duhet tė them se njė mundėsi e tillė ėshtė shumė e vėshtirė, pasi udhėheqėsit e Kosovės e kanė nėnshkruar zgjidhjen Ahtisari, qė ėshtė dhe origjina e gjithė problemeve. Pėr mė tepėr, drejtuesit e Kosovės e kanė bėrė Planin Ahtisari pjesė tė Kushtetutės, ēfarė i obligon ata para bashkėsisė ndėrkombėtare. Ėshtė njė problem politik.

Pėrfaqėsuesi civil ndėrkombėtar, EULEX-i dhe Bashkimi Evropian, me pėrpjekjet e tyre pėr tė qetėsuar Serbinė krijojnė destabilitet nė rajon. Kjo do tė shkaktojė probleme nė Bosnjė dhe nė Kosovė. Evropianėt janė sjellė kėshtu nė vitet e ’90-ta dhe vazhdojnė ta bėjnė tė njėjtėn gjė dhe sot.

Nuk e kuptoj se cilat janė arsyet e kėsaj sjelljeje. Por, duhet theksuar se Serbia nuk ėshtė kyēi i stabilitetit, sė paku jo kjo Serbi e papėrgjegjshme, jo kjo Serbi qė vazhdon me tė veten nė marrėdhėniet ndėrkombėtare.

RADIO EVROPA E LIRĖ
A mund tė themi se protokollet e sotme qė diskutohen mes EULEX-it dhe Serbisė janė rezultat direkt i planit Ahtisari?

ANNA DI LELLIO
Po, janė direkt rezultat i planit Ahtisari, nė kuptimin qė pushteti i EULEX-it pėrcaktohet nga ky plan. Autoriteti qė plani i Ahtisarit u jep kėtyre misioneve, Pėrfaqėsuesit Civil Ndėrkombėtar dhe EULEX-it, ėshtė problematik. Nga ana tjetėr, edhe vetė EULEX-i e gjen veten nė njė pozitė tė paqėndrueshme.

Ky ėshtė njė mision qė do tė duhej tė ndihmonte nė vendosjen e shtetit ligjor nė Kosovė, por ama nuk e njeh Kosovėn si shtet tė pavarur. Pėr mua janė tė pakuptueshme marrėdhėniet mes EULEX-it dhe synimit tė tij pėr rend e ligj nga njėra anė, si dhe ligjeve tė miratuara nė Republikėn e Kosovės, qė ėshtė njė shtet i pavarur.

Fakti se EULEX-i nėnshkruan marrėveshje me vendet e treta pėr juridiksionin nė Kosovė, qė ėshtė njė vend tjetėr, mė krijon paqartėsi.

RADIO EVROPA E LIRĖ
Sjelljet e tilla tė misioneve ndėrkombėtare ēojnė drejt destabilitetit. A mendoni se ėshtė koha qė udhėheqėsit e Kosovės dhe Brukseli tė diskutojnė edhe njė herė bazėn e raporteve aktuale?

ANNA DI LELLIO
Kjo do tė ishte, vėrtet, e mirėpritur. Por, duhet tė theksojmė se bėhet fjalė pėr njė problem tjetėr politik. Siē e dini, nga leximi i planit tė Ahtisarit, Kosova mund tė bėhet plotėsisht e pavarur vetėm nėse pėrmbushen tė gjitha kushtet e planit tė Ahtisarit.

Por, kėto kushte, ashtu si standardet e UNMIK-ut dikur, janė formuluar nė mėnyrė tė tillė qė nuk mund tė pėrmbushen kurrė. Kjo do tė thotė qė do ketė gjithmonė nevojė pėr pėrfaqėsuesin civil. Ky i fundit ka mandat deri nė zbatimin e plotė tė Planit Ahtisari.

Nga ana tjetėr, pa bashkėpunimin e serbėve nė Kosovė dhe pa bashkėpunimin e Serbisė pėr plotėsimin e kushteve tė vėna nga Plani Ahtisari, mes tė cilave dhe decentralizimi, pėrfaqėsuesi civil do tė rrijė nė Kosovė pafundėsisht. Kjo nuk ėshtė mbikėqyrje e pėrkohshme, por ka pėr tė qenė mbikėqyrje e pėrhershme.

RADIO EVROPA E LIRĖ
A do tė thotė kjo qė e ardhmja e Kosovės nuk varet nga kosovarėt, por nga pakica serbe dhe Serbia?

ANNA DI LELLIO
Natyrisht e ardhmja Kosovės ėshtė edhe nė duart e kosovarėve. Vazhdoj tė besoj se ata bėnė gabim me pranimin e planit tė Ahtisarit. Mjafton tė kujtojmė kėtu detaje tė tilla si, pėr shembull, ndryshimi i Kushtetutės. Kushtetuta nuk mund tė ndryshojė pa miratimin e pakicės serbe dhe pakicave tė tjera, ē’gjė shkakton shumė probleme.

Ėshtė e rėndėsishme qė udhėheqėsit e Kosovės tė ndėrmarrin nisma tė fuqishme diplomatike nė kėtė drejtim, pasi besoj se situata ėshtė e paqėndrueshme. Besoj se gjendja ėshtė potencialisht shpėrthyese, ndaj duhet vepruar qė situata tė diskutohet mė thellėsisht dhe me sy mė tė hapur.
Radio Evropa e Lirė
Llapjani_HH Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 11-09-09, 22:12   #615
Oqeani
 
Avatari i Oqeani
 
Anėtarėsuar: 03-02-08
Vendndodhja: Nėn hijen qiellore
Postime: 24,632
Oqeani i pazėvėndėsueshėmOqeani i pazėvėndėsueshėmOqeani i pazėvėndėsueshėmOqeani i pazėvėndėsueshėmOqeani i pazėvėndėsueshėmOqeani i pazėvėndėsueshėmOqeani i pazėvėndėsueshėmOqeani i pazėvėndėsueshėmOqeani i pazėvėndėsueshėmOqeani i pazėvėndėsueshėmOqeani i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Lajme Aktuale....

Nėnshkruhet protokolli EULEX-Serbi EULEX-i dhe Qeveria e Serbisė kanė nėnshkruar sot protokollin e shumėpėrfolur pėr bashkėpunim policor. Nėnshkrimi i marrėveshjes ėshtė konfirmuar nga zėdhėnėsi i misionit tė BE-sė, Kristof Lamfalusi.
“Po, sot kemi nėnshkruar kėtė marrėveshje, kėtė protokoll. Marrėveshja ėshtė nėnshkruar nga komponenta teknike, siē kemi thėnė edhe mė herėt, pėrkatėsisht nga ana e kreut tė policisė sė EULEX-it, Rainer Kuehn”, tha Lamfalusi.

Protokolli i EULEX-it dhe Serbisė ėshtė kundėrshtuar nga Prishtina zyrtare, pėrderisa Bashkimi Evropian dhe vendet e Kuintit e kanė mbėshtetur EULEX-in nė nėnshkrimin e tij.

Askryetari i Kuvendit te Kosoves nuk ka lexuar dokumentin e nenshkruar !!!!
Qeveri se jo mahi !


__________________
Shpresa ėshtė e vetmja gėnjeshtėr qė i besohet !!!

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Oqeani : 11-09-09 nė 22:17
Oqeani Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 3 (0 Anėtarėt dhe 3 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 03:36.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.