Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Politika & Shtypi > Arena Ndėrkombėtare
Emri
Fjalėkalimi
Arena Ndėrkombėtare Ngjarjet mė tė reja nga skena politike ndėrkombėtare. Analiza, komente, materiale nga shtypi boteror. Ngjarje historike e kulturore ndėrkombėtare. Superfuqitė, Aleancat, Luftrat, Traktatet e paqes etj.



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 16-07-09, 18:22   #16
Llapjani_HH
 
Avatari i Llapjani_HH
 
Anėtarėsuar: 05-06-08
Postime: 1,262
Llapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Lajme nga Ekonomia

Termocentrali, kėrkohet dorėheqja e Kryeministrit

Vendimi i marrė pėr projektin “Kosova C/e Re” nuk ėshtė njė vendim qė ėshtė marrė me nguti dhe qė mund tė rishikohet nga Qeveria e Kosovės apo nga Kryeministri Thaēi. Ai ka ardhur si njė rezultat i njė presioni shumėvjeēar ndaj Kosovės, presion tė cilit nuk i rezistoi dot Qeveria e Kosovės, thuhet ne komunikatėn e Lėvizjes pėr Bashkim.


Vendimi i fundit i Qeverisė sė Kosovės – Kryeministrit Thaēi pėr projektin “Kosova C/e Re” ėshtė njė vendim qė i dėmton rėndė interesat ekonomike tė sė tashmes dhe sė ardhmes sė Kosovės. Pjesa mė e hidhur, mė e dėmshme dhe me efekte tepėr negative edhe nė zhvillimet e ardhshme politike tė Kosovės dhe popullit tė saj ėshtė pjesa e shitjes sė pasurive nėntokėsore tė Kosovės. Shitja po kryet nėn maskėn e dhėnies me koncesion. Dhėnia me koncesion e minierės njė miliardė tonėshe tė thėngjillit pėr 40 vjet dhe shfrytėzimi i saj me kapacitet 2000 MW nuk ėshtė asgjė tjetėr veēse shitje, thuhet tutje ne komunikate.

Sipas saj, pasuritė nėntokėsore tė njė vendi janė pasuri kombėtare dhe ato nuk guxojnė t’iu shiten as pronarėve tė huaj, as atyre vendorė. Ato duhet tė mbeten pasuri kombėtare! Edhe shfrytėzimi i tyre duhet tė bėhet me njė politikė ekonomike racionale tė bazuar nė parimin e zhvillimit tė qėndrueshėm qė merr parasysh ēėshtjet ekonomike, sociale, mjedisore dhe mosshterimin e mundėsive pėr brezat e ardhshėm. Vendimi i djeshėm i qeverisė Thaēi ėshtė nė kundėrshtim tė plotė me kėtė parim dhe rrjedhimisht nė kundėrshtim tė plotė me nevojat e zhvillimit tė Kosovės.
Telegrafi

Kundėrshtohet vendimi pėr TC “Kosova e Re” - “Vetėvendosja” dhe “Ēohu” akuzojnė Thaēin pėr shitje tė pasurisė sė vendit

Nė rrugėt e Prishtinės, gjatė ditėve tė ardhshme, mund tė ketė protesta qytetare kundėr vendimit tė fundit tė qeverisė pėr ndėrtimin e termocentralit Kosova e Re. Disa organizata joqeveritare, tė cilat e kanė kundėrshtuar vazhdimisht procesin, nuk i pėrjashtojnė protestat nėse qeveria vazhdon me kėtė avaz. Lėvizja Vetėvendosje dhe Organizata COHU kanė kundėrshtuar vendimin e fundit tė qeverisė, duke akuzuar kryeministrin Thaēi pėr shitjen e pasurisė sė Kosovės.

Edhe eksperti i ekonomisė, Shpend Ahmeti, e ka vlerėsuar tė ngutshėm vendimin e qeverisė. Sipas tij, logjika e dhėnies me koncesion pėr njė afat tė gjatė e pasurive kombėtare nuk ėshtė e preferueshme edhe nė vendet me zhvillim tė madh ekonomik.

Njė kohė tė gjatė shoqėria civile dhe ekspertė tė ndryshėm nga kjo lėmi kanė dhėnė rekomandime tė tjera pėr ndėrtimin e termocentralit tė tretė nė Kosovė, por qeveria ka vendosur pikėrisht tė kundėrtėn e kėtyre sugjerimeve.

Gjatė ditės Qeveria e Kosovės i ka dhėnė dritėn e gjelbėr vendimit pėr ndėrtimin e termocentralit “Kosova e re” me kapacitet prej 2000 megavat. Mbi njė orė kanė qėndruar tė mbyllur tė gjithė anėtarėt e Komitetit drejtues tė projektit pėr Termocentralin “Kosova e Re”, pėr tė vendosur pėrfundimisht termat final tė projektit.

Me njė grumbull letrash nė dorė, shefi i ekzekutivit ka mbledhur tė gjithė ministrat e tij pėr t’ua kumtuar vendimet e marra, por kėsaj radhe nuk ka preferuar qė atė ta bėjė para kamerave. Gazetarėt kanė mundur tė pėrcjellin pastaj vetėm pjesėn e hapur tė mbledhjes ku Thaēi ka folur pėr atė qė e ka quajtur “me rėndėsi pėr projektin”, me terma pėrgjithėsues dhe pa dhėnė detaje konkrete.

I shoqėruar me disa nga zyrtarėt e institucioneve ndėrkombėtare tė pėrfshira nė projekt, Thaēi u ėshtė drejtuar mediave pėr t’i bėrė publike disa nga detajet e vendimeve pėr projektin mė tė madh energjetik, me tė cilin pėrfundimisht i gjithė sektori energjetik do tė shkojė nė duart e investitorėve privatė. Ai i ka ripėrsėritur tė gjitha detajet qė dje Kohavisioni i ka bėrė publike.

Megjithėse, nuk ka dhėnė asnjė detaj se kur do tė pėrzgjidhet njėra nga 3 kosorciumet qė janė nė garė pėr tė ndėrtuar kapacitetet e reja energjetike, ai ka bėrė tė ditur se ndėrtimi do tė bėhet pranė termocentralit Kosova-B. Pėr Termocentralin Kosova-A, ėshtė marrė vendimi qė ai tė mbyllet deri nė vitin 2015, ndėrkohė qė deri nė fillim tė punės sė termocentralit tė ri, furnizimi me energji elektrike, sipas Thaēit, do tė bėhet pėrmes importit e qė atė shpreson ta realizojė me anė tė ndihmės nga institucionet ndėrkombėtare.

Vendime janė marrė edhe pėr furnizuesin kryesor tė energjisė nė vend termocentralin Kosova-B. Thaēi ka dhėnė garanci se ndėrtimi i tij do tė bėhet me pajisjet e teknologjisė sė fundit, si dhe do tė respektohen tė gjitha normat qė parashihen nga Bashkimi Evropian, sa i pėrket ndotjes sė ambientit. Pėr tė gjitha vendimet e marra, i pari i qeverisė ka pohuar tė ketė mbėshtetje nga zyrtarėt e Bankės Botėrore, FMN-sė, Ambasadės Amerikane, Zyrės sė Komisionit Evropian nė Kosovė dhe ICO-sė, por nuk ka folur pėr mbėshtetjen e ndonjė organizate kosovare.

Me anė tė kėtij vendimi, kompania fituese do tė ketė pėrfitime jo edhe aq tė vogla pasi qė me 2000 megavatet qė do t’i ndėrtojė, mbi 60% tė energjisė sė prodhuar do ta eksportojė. Por, kjo nuk ėshtė e vetmja, pasi qė asaj i ėshtė dhėnė mundėsia edhe pėr eksportim jashtė Kosove tė linjitit nga minierat kosovare.
Telegrafi

Pas trysnive qeveria anuloj tenderin pėr import tė produkteve tė mishit

Ekzekutivi i vendit ndryshon qėndrimin e fuqishėm pėr mosndryshim tė planit pėr pėrzgjedhjen e kompanive qė do ta furnizojnė Kosovėn me produkte tė mishit. Vendimi i marrė ėshtė mbajtur larg kumtimit tė zakonshėm pėr mediat, duke u bėrė publik pėrmes shpalljeve nė disa nga tė pėrditshmet kosovare.

I shpallur nė tri gjuhėt zyrtare nė Kosovė, anulimi i kėtij tenderi sipas shpalljes nė gazetė thuhet tė jetė bėrė pėr shkaqe teknike, ani pse kundėr kėtij vendimi u mbajtėn protesta nga prodhuesit dhe pėrpunuesit vendor tė mishit, si dhe dhanė sugjerime pėr anulim tė tij disa institucione ndėrkombėtare.

As qeveria e as Agjencia e Ushqimit dhe Veterinės nuk kanė dashur tė japin detaje pėr arsyet e anulimit tė tenderit. Nga ana tjetėr, vendimi pėr anulim tė tenderit ėshtė pėrshėndetur nga Oda Ekonomike e Kosovės dhe Shoqata e Prodhuesve dhe Pėrpunuesve tė mishit. Pėrmes njė komunikate pėr shtyp thuhet se OEK-u ka mirėpritur vendimin e Qeverisė mbi anulimin e tenderit pėr importin e mishit dhe prodhimeve tė mishit.

“Kėshilli Drejtues i OEK-ut duke pėrkrahur politikat e Qeverisė pėr aplikimin e standardeve evropiane qė sigurojnė cilėsi pėr produktet qė importohen nė tregun e Kosovės, i ka rekomanduar Qeverisė anulimin e tenderit dhe ka kėrkuar qė akreditimi i importuesve tė mishit tė bėhet nė bazė tė procedurave ekzistuese ligjore”, thuhet nė komunikatė.

Ndėrkohė, Burim Piraj nga Shoqata e Prodhuesve dhe Pėrpunuesve tė mishit ka thėnė se vendimi i qeverisė ėshtė njė lajm i mirė pėr tė gjithė sektorin privat tė kėsaj fushe. Ai ka thėnė se pret nga qeveria qė ēdo vendim nė tė ardhmen ta marrė nė bashkėpunim me prodhuesit e vendit. Vendimi i qeverisė pėr tė angazhuar kompanitė pėrmes tenderit qė tė importojnė produkte tė mishit nė Kosovė, pėrveē qė rrezikonte falimentimin e 100 kompanive tė kėsaj lėmi, ajo po ashtu mund tė shkaktonte edhe largim nga vendet e punės tė rreth 4000 punėtorėve.

Ndryshimi i udhėzimit administrativ dhe tenderi, gjithashtu, ėshtė bėrė nė kundėrshtim me kushtetutėn pasi qė Kosova parashihet tė jetė ekonomi e lirė e tregut e udhėzimi dhe tenderi mundėsonin qė nė kėtė sektor tė mbizotėronte monopoli.
KTV
Llapjani_HH Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 18-07-09, 18:59   #17
Llapjani_HH
 
Avatari i Llapjani_HH
 
Anėtarėsuar: 05-06-08
Postime: 1,262
Llapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Lajme nga Ekonomia


ORA: Kosova do tė bėhet vendi mė i ndotur

Dhėnia me koncesion pėr 40 vjet e thėngjillit tė Sibovcit do tė bėjė qė kosovarėt tė jetojnė nė ambientin mė tė ndotur, madje kjo do tė jetė pengesė qė vendi t’i bashkohet Bashkimit Evropian, thanė zyrtarė tė Partisė Reformiste Ora, sot nė njė konferencė me gazetarė.

“Pas 40 vjet eksploatimi do tė mbetet hiri nga djegia e thėngjillit si trashėgimi pėr pasardhėsit e tanė. Dhe pėr 40 vjet nuk do tė mund tė bashkohemi nė BE pasi do te jemi ndotės nė regjion, dhe do tė paguajmė dėnimet pėr ndotje tė ambientit”, tha Luan Pallaska, anėtar i Kryesisė Qendrore dhe Kryetar i Komisionit pėr Energjetikė tė Partisė Reformiste ORA.

Ai theksoi se Qeveria nuk duhet tė marrė vendim tė shpejtė as tė lehtė, por tė menēur lidhur me ndėrtimin e termocentraleve tė reja. “Ndėrtimi i termocentralit tė njė kapaciteti sipas nevojave tė vendit ėshtė gjithsesi i nevojshėm, por duhet tė shikohet mundėsia e ndėrtimit tė centraleve me energji alternative dhe mė miqėsore ndaj ambientit”.

“Ne si shoqėri kemi kapital thėngjillin dhe atė duhet tė materializojmė nė mėnyrėn mė tė mirė. Dhe pse pjesėmarrja kosovare nė kėto investime tė mos jetė 51 %. Ndoshta njė variant i mbledhjes sė tė mjeteve mund tė jetė edhe huaja popullore, ku qytetarėt do tė kishin aksionet e tyre nė Elektroekonomi”, shtoi ai.

“Dhėnia e kėtyre resurseve me koncesion pėr 40 vite do tė thotė se do tė eksploatohet tėrėsisht thėngjilli nė basenin e Sibovcit, do tė mbeten “fosilet” e makinave pėr eksploatimin e thėngjillit, se kosovarėt do te vazhdojnė tė jetojnė nė ambientin mė tė ndotur, dhe do tė vazhdojmė tė thithim ajrin me tė ndotur dhe tė pėrballemi me sėmundjet nga pasojat e kėtij ambienti tė cilat i kemi evidente edhe sot nga ndotja e TC ekzistuese”, thanė zyrtarėt e ORA-s.

Nė konferencėn qė Pallaska dhe anėtari tjetėr i Kryesisė sė ORA-s, Gazmend Hoxha, mbajtėn me gazetarė u tha se me vite tė tėra ekspertėt nga Elektroekonomia ia arritėn tė kundėrvihen me sukses ndėrtimit tė kapaciteteve tė reja energjetike tė bazuara nė linjitin e Kosovės.

“Ky projekt i cili filloi tė qarkulloji si ide ne vitet tetėdhjeta, mė vonė filloi tė marrė edhe konturat e veta e tė cilat edhe sot pak ndryshojnė nga projektet e bėra me 1985”.

Mė tutje, zyrtarėt e ORA-s thanė se nė atė kohė projekti nuk kishte investitor dhe detyrė te saktė projektuese. “Por nė te gjitha bisedat e Elektro-Ekonomisė sė Jugosllavisė kryesisht flitej se pėr kėtė do tė vendosin strukturat shoqėrore politike. Dhe aty pėrmendet fuqia e kapaciteteve energjetike prej 2.100 MW dhe shfrytėzimi i basenit tė Sibovcit 30 vjet”. Brenga kryesore e referuesve, edhe atėherė, ka qenė ndotja e ambientit nė regjion.


ORA konsideron se e gjithė politika e qeverive tė deri tashme ka qenė qė tė zhvlerėsohen ndėrmarrjet publike dhe tė privatizohen. “Jemi dėshmitarė se sa nga ndėrmarrjet e privatizuara i kanė pėrmbushur obligimet e premtuara me rastin e privatizimit. Me privatizim vetėm sė ėshtė rritur numri i tė papunėve, dhe ėshtė thelluar edhe mė shumė varfėria”, u tha nė kėtė konferencė.
Gazeta expres

Ora, qytetarėt tė jenė aksionarė tė termocentralit

Ne si shoqėri kemi kapital thėngjillin dhe ate duhet tė materiaizojmė nė mėnyrėn mė tė mirė. Dhe pse pjesmarrja Kosovare nė kėto investime tė mos jet 51 %. Ndoshta njė variant i mbledhjes sė tė mjeteve mund tė jet edhe huaja popullore, ku qytetarėt do tė kishin akcionet e tyre nė Elektroekonmi, thuhet nė komunikatėn e partisė ORa


Sipas saj, me vite tė tėra ekspertet nga Elektroekonomia ia aritėn tė kundėrvihen me sukses ndėrtimit tė kapaciteteve tė reja energjetike tė bazuara nė linjitin e Kosovės.

" Ky projekt i cili fillojė tė qarkulloj si ide ne vitet tetdhjeta, mė vonė filloj tė merr edhe konturat e veta e tė cilat edhe sot pak ndryshojnė nga projektet e bera me 1985. Nė atė kohė projekti nuk kishte investitor dhe detyrė te saktė projektuese. Por nė te gjitha bisedat e Elektro Ekonomisė sė Jugosllavisė kryesishtė flitej se pėr kėte do tė vendosin strukturat shoqėrore politike. Dhe aty pėrmrndet fuqia e kapcitetve energjetike prej 2.100 MW dhe shfrytėzimi i basenit tė Sibovcit 30 vjet", potencon komunikata.

Tutje aty thuhet se ndėrtimi i termocentralit tė njė kapaciteti sipas nevojave tė vendit ėshtė gjithsesi i nevojshėm, por duhet shiku mundėsia e ndėrtimit tė centarleve me energji alternative dhe me miqėsore ndaj ambintit.

" Nėse nė vende tjera kostoja e njė vendi tė punės ėshtė 10.000 €, atėhre ky projekt me vlere prej 3.5 miliard € i cili qarkullon nė opinion sa punėtorė do tė i punėsojė? Ndoshta mė mirė do tė ishte qė tė gjinden projekte ku ēmimi i kostos tė vendit tė punės tė jet mė i ulėt".
Telegrafi
Llapjani_HH Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 19-07-09, 18:27   #18
Llapjani_HH
 
Avatari i Llapjani_HH
 
Anėtarėsuar: 05-06-08
Postime: 1,262
Llapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Lajme nga Ekonomia

Kosova, jashtė statistikave tė Eurostat

Sipas tė dhėnave tė Shėrbimit tė Statistikės tė Komisionit Evropian “Eurostat”, krahasimi i ēmimeve tė mallrave pėr konsumim tė gjerė dhe shėrbime pėr vitin 2008, ka treguar se Shqipėria, Maqedonia, Bullgaria, Bosnja e Hercegovina dhe Serbia janė vendet mė tė lira nė Evropė. Kosova nuk pėrmendet nė asnjė statistikė.


Ēmimet e mallrave tė konsumit tė pėrditshėm nė Shqipėri janė mė tė lira se nė vendet e tjera tė Evropės. Sipas tė dhėnave mė tė fundit nga Eurostat, Shqipėria renditet ndėr vendet qė kanė indeksin e ēmimit tė jetesės mė tė ulėt se vendet e tjera.

Tė dhėnat nga Eurosat bėjnė tė ditur se mesatarja e indeksit tė ēmimit tė jetesės pėr Shqipėrinė arrin nė 53%, nė krahasim me mesataren e pėrgjithshme tė Bashkimit Evropian.

Sipas tė dhėnave nga Eurostat, vendi mė i shtrenjtė pėr jetesė ėshtė Danimarka e cila ndiqet mė pas nga Norvegjia, Zvicra, Finlanda dhe Islanda. Mesatarja e indeksit nė Danimarkė arrin nė 141%, shumė mė tepėr nė krahasim me mesataren e pėrgjithshme tė BE-sė.

Vendi mė i lirė, pjesė e Unionit Evropian ėshtė Bullgaria me 51%, gati gjysmėn e mesatares sė pėrgjithshme. Nivelet e ēmimeve pėr ushqim dhe pije jo-alkoolike nė Shqipėri pėr vitin 2008 arrijnė nė 74% tė mesatares sė pėrgjithshme tė BE-sė, kundrejt 82% tė Serbisė dhe 75% tė Malit tė Zi.

Pėr pijet alkoolike dhe duhanin niveli i ēmimeve varion nga 57% nė Shqipėri, 54% nė Serbi dhe 45% nė Malin e Zi. Nė 27 vendet e BE, ēmimet janė mė ulėta nė Rumani 61% tė mesatares dhe mė e larta nė Irlandė 184%. Sipas Eurostat, ky ndryshim i madh i ēmimeve vjen si rezultat i dallimeve nė taksimin e kėtyre produkteve ndėrmjet shteteve anėtare.

Pėr veshje, niveli i ēmimeve nė Shqipėri ėshtė mė i ulėti ndėrmjet vendeve tė Ballkanit, konkretisht 90%, krahasuar me 113% nė Malin e Zi dhe 104% nė Serbi. Pėr kategorinė e pajisjeve elektronike, Shqipėria e kalon mesataren e pėrgjithshme duke shkuar nė shifrat e 122%, ndėrkohė qė nė vendet e tjera tė Ballkanit nuk kalojnė 100%. Pėr restorantet dhe hotelet, variacionet e ēmimeve nuk ndryshonin shumė ndėrmjet Shqipėrisė dhe vendeve fqinjė.
Telegrafi

PTK shet 10 mijė numra pėr njė javė

Lansimi nė treg i numeracionit tė ri 045 si dhe ndėrtimi i 45 shtėpive pėr raste sociale, dy ngjarje kėto qė ndodhėn javėn qė lamė pas janė vlerėsuar mjaft tė suksesshme nga menaxhmenti i kompanisė mė profitabile nė vend.


Bazuar nė njė njoftim zyrtar tė kompanisė, ky sukses vlerėsohet me faktin se pas njė pune bukur tė gjatė dhe negociatave tė mundimshme me Monaco Telecomit, kodin e tė cilėt e shfrytėzon VALA, Kryeshefi Ekzekutiv i PTK-sė, Shyqyri Haxha dhe ekipi i tij arritėn qė tė lansojnė enumeracionin e ri 045.

Numeracioni i ri vjen edhe si rrjedhojė e arritjes nė 900 mijė konsumatorė tė operatorit Vala, me numeracionin 044, duke e shpenzuar atė.

“Kjo ka shtyrė menaxhmentin, qė nė bazė tė kėrkesave tė konsumatorėve, tė rrisim kapacitet tona edhe pėr 900 mijė numra tė tjera, pra me njė kapacitet prej 1.8 milionė konsumatorė”, ka deklaruar Haxha.

Ai tutje ka shtuar se me lansimin e numeracionit tė ri 045 mė baza mujore nė buxhetin e PTK-sė do tė derdhen milion euro tė tjera, qė automatikisht nėnkupton mė shumė tė hyra edhe pėr buxhetin e konsoliduar tė Qeverisė sė Republikės sė Kosovės.

Nė njė njoftim zyrtar tė PTK-sė, thuhet se vetėm javėn qė lam pas janė shitur rreth 10.000 numra tė ri me 045 ēka definitivisht vėrteton interesim tė jashtėzakonshėm tė konsumatorėve.

Nė po tė njėjtin njoftim thuhet se, po gjatė javės qė lam pas PTK dhe Qeveria e Republikės sė Kosovės, kanė nėnshkruar njė Memorandum mirėkuptimi pėr ndėrtimin e 45 shtėpive pėr kategoritė me gjendje tė rėndė sociale.

”Ky memorandum, i pėrkrahur me rreth gjysmė milioni euro nga PTK, u nėnshkrua vetėm njė ditė pas lansimit tė numeracionit 045 dhe ka qenė ideja e Kryshefit Ekzekutiv qė tė ndėrtohet 45 shtėpi si rrjedh e suksesit mė rastin e lansimit tė 045”.

45 shtėpi do tė ndėrtohen pėr invalidėt dhe veteranėt e luftės sė UCK familjet e dėshmorėve, familjet nė gjendje tė rėndė sociale, familjet e viktimave tė luftės.
Telegrafi

Anashkalohet Fondi

Qeveria e Kosovės ka anashkaluar FMN-nė edhe nė rishikimin e buxhetit pėr vitin 2009. Fondi ka porositur qė nuk duhet lejuar asnjė rritje e shpenzimeve me rishikimin e buxhetit ndėrsa Qeveria i ka rritur shpenzimet pėr 109 milionė euro


Rekomandimet e Fondit Monetar Ndėrkombėtar nuk po merren parasysh nga anėtari mė i ri i kėtij institucioni financiar ndėrkombėtar. Qeveria e Kosovės ka anashkaluar FMN-nė edhe nė rishikimin e buxhetit pėr vitin 2009, ashtu sikur nuk i kishte pėrfillur rekomandimet nė hartimin e kėtij buxheti, pėr rritjen e pagave pėr shėrbyesit civil.

Nė raportin e FMN-sė pėr Kosovėn, i cili ėshtė hartuar pas vizitės sė stafit tė Fondit gjatė muajit qershor, thuhet se nuk do tė duhej lejuar asnjė rritje e shpenzimeve, pasi qė do tė vinin nė dyshim politikėn e gjithėmbarshme tė shpenzimeve tė Qeverisė dhe do tė krijonin njė precedent tė rrezikshėm pėr pėrgatitjen e buxhetit 2010.

Ndėrkaq, Qeveria e Kosovės ka miratuar projektligjin e rishikuar tė buxhetit pėr vitin 2009, duke e ngritur nivelin e shpenzimeve pėr 109 milionė euro, nga tė cilat mjete, 55 milionė euro do tė shkojnė pėr investimin fillestar tė ndėrtimit tė autostradės Morin-Merdar.

Kryeministri i Kosovės, Hashim Thaēi, ka thėnė se pėr tė gjitha ndryshimet kanė qenė nė kontakt tė vazhdueshėm me institucionet ndėrkombėtare, por vendimet e Qeverisė duket se nuk janė ndikuar nga kėto kėshillime.

Drejtori i Institutit pėr Studime tė Avancuara (GAP), Shpend Ahmeti, pohon se deri mė tani asnjė rekomandim i FMN-sė nuk ėshtė marrė parasysh nga institucionet e Kosovės.

“Edhe nuk i marrin parasysh rekomandimet, edhe kėrkojnė tė fillojnė negociatat pėr tė pėrfituar financiarisht nga institucionet ndėrkombėtare”, thotė Ahmeti.

Fondi ka rekomanduar se prioritetet pėr shpenzimet duhet tė rivlerėsohen dhe shkurtime tė konsiderueshme tė shpenzimeve janė tė nevojshme pėr tė kthyer qėndrueshmėrinė fiskale. “Bazuar nė ekzekutimin e buxhetit deri nė kėtė moment tė vitit, alokimet e shpenzimeve kapitale duhet tė prioritizohen sėrish pėr tė identifikuar hapėsirėn pėr zvogėlim tė mėtejmė tė shpenzimeve. Shtrirja e kėtyre shkurtimeve duhet tė pėrcaktohet me qėllim tė ruajtjes sė njė niveli tė kėnaqshėm tė bilancit bankar qė mbahet nė Bankėn Qendrore tė Republikės sė Kosovės”, thuhet nė raport.

Mė sė shumti ky institucion e ka kritikuar vazhdimin e financimit tė Korporatės Energjetike tė Kosovės me para tė buxhetit, pasi qė ekziston rrezik potencial qė kėto para tė mos kthehen me kohė nga KEK-u pėr shkak tė gjendjes jo tė mirė tė kėsaj ndėrmarrjeje.

“Gjendja e gjysmėrrėnuar e KEK-ut mund tė rezultojė nė importe tė kushtueshme shtesė tė energjisė”, thuhet nė raport.

Gjithashtu Fondi thotė se kostoja e financimit tė projektit tė autostradės drejt Shqipėrisė, e konsideruar si pjesė e rishikimit tė buxhetit nė gjashtėmujor, nuk ėshtė vlerėsuar si duhet dhe rrezikon qė Qeveria tė marrė pėrsipėr obligime pėr shpenzime tė konsiderueshme nė tė ardhmen.

Por, tė dyja kėto ēėshtje janė anashkaluar nga vendimmarrėsit kosovarė. KEK-ut i janė marrė 50 milionė euro nga kredia 150 milionė euro qė i ishte aprovuar nė fillim tė vitit pėr tė financuar fillimin e punimeve nė autostradėn Merdar-Morin.

Zėvendėsministri i Ekonomisė dhe Financave, Bedri Hamza, nuk pėrjashton mundėsinė se Kosova ka nevojė pėr rekomandime nga institucionet ndėrkombėtare pėr tė mbajtur sistemin fiskal nė rregull. Por, ai thotė se Fondi nuk e ka kritikuar buxhetin ashtu siē po deklarohet nė opinion.

“Megjithatė gjithnjė ka vend pėr pėrmirėsime dhe ne po mundohemi qė tė punojmė nė harmoni me rekomandimet e FMN-sė”, thekson Hamza. Nė anėn tjetėr, rekomandimet qė i janė adresuar Bankės Qendrore, nga Fondi, pėr rrezikun qė mund t’u kanoset bankave komerciale nga kriza ekonomike dhe mungesėn e koordinimi me MEF-nė pėr tė rritur shkallėn e likuiditetit, nga BQK-ja vlerėsohen tė arsyeshme.

“BQK-ja pajtohet me kėto vlerėsime-komente , tė cilat si tė tilla janė vėrejtje qė kanė pėr synim ruajtjen e qėndrueshmėrisė financiare, asaj buxhetore, fiskale si dhe tė likuiditetit nė sferėn e sistemit financiar nė pėrgjithėsi dhe atij bankar nė veēanti”, thekson zėdhėnėsi i BQK-sė, Besnik Kada.

Me legjislacionin aktual, sipas raportit tė Fondit, BQK-ja nuk ka autoritetin pėr tė siguruar likuiditet pėr sektorin bankar. Projektligji i hartuar me asistencėn e FMN-sė, siguron njė autoritet tė limituar pėr BQK-nė nė kėtė drejtim.
Gazeta expres
Llapjani_HH Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 21-07-09, 18:15   #19
Llapjani_HH
 
Avatari i Llapjani_HH
 
Anėtarėsuar: 05-06-08
Postime: 1,262
Llapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Lajme nga Ekonomia

Aeroporti shet xhipa tė UNMIK-ut, institucionet tjera blejnė

Sipas gazetės Kosova Sot, aeroporti ka shitur 10 xhipa dhe pritet tė shesė edhe 50 tė tjerė pėr ti zėvendėsuar me Peugot tė rinj, pėr shkak tė kostos tė lartė tė mirėmbajtjes, 5 mijė euro nė vit, ndėrkaq institucionet tjera janė duke i blerė tani. 10 xhipat e aeroportit janė shitur 50 mijė euro apo 5 mijė euro pėr copė.


Sipas gazetes, veturat e UNMIK-ut, pėrveē ANP-sė, i kishte blerė edhe KEK-u dhe institucionet e tjera. Gazeta disponon njė kontratė tė Korporatės Energjetike tė Kosovės, e cila nė fillim tė vitit kishte blerė xhipa tė tillė nė shumė prej 60 mijė eurove. Mirėpo, disa institucione tanimė janė bėrė “pishman” pėr blerjen e tyre, pėr shkak tė harxhimeve tė mėdha.

Heqim qafe rrangallat

Zyrtarėt e Aeroportit thonė se mezi po presin ardhjen e veturave tė reja, pėr t’i hequr qafe rrangallat.

“I kemi nxjerrė nė shitje 10 xhipa me njė ēmim fillestar prej 2.500 eurove pėrmes procedurės sė ankandit publik. 10 xhipat janė shitur pėr njė shumė prej 50 mijė eurove. Po presim ardhjen e veturave tė reja kėto ditė, pėr tė nxjerrė nė shitje edhe pjesėn tjetėr prej 50 xhipave. Presim qė nga shitja e tė gjithė flotės sė xhipave t’i inkasojmė rreth 400 mijė euro”, tha koordinatori pėr marrėdhėnie me jashtė i ANP-sė, Altin Ahmeti.

Sipas tij, arsyeja e shitjes sė xhipave ėshtė kostoja tė cilėn ai e quan “vrastare” tė mirėmbajtjes vjetore tė njė xhipi tė tillė.

“Blerja e xhipave tė tillė nga ana e ish-menaxhmentit tė kompanisė nė vitin 2005 ka qenė njė vendim jo i qėlluar, megjithėse janė blerė me ēmime tė lira. Nga analiza qė ėshtė bėrė vitin e kaluar kosto e mirėmbajtjes sė njė xhipi tė tillė ėshtė rreth 5 mijė euro nė vit. Nė se kjo shumė llogaritet pėr 60 xhipa tė tillė qė disponon kompania, atėherė del qė shpenzime vjetore vetėm pėr parkun e automjeteve janė mbi 300 mijė euro nė vit”, tha Ahmeti pėr “Kosova Sot”.

Kėta xhipa, tė cilėt tashmė klasifikohen si tė vjetėr, pėr shkak se shumica prej tyre janė prodhuar nė vitet 1998-1999 , si pasojė e vozitjes abuzive dhe nga shumė duar, harxhojnė mesatarisht rreth 25 litra nė 100 kilometra, por edhe prishjet dhe pjesėt e tyre janė shumė tė shpeshta dhe tė shtrenjta.

“Aeroporti dhe Kosova nė pėrgjithėsi karakterizohen si njė vend i rrafshėt. Nė kėtė kuptim blerja e xhipave 4x4 dhe me peshė 3 mijė kubikė nga ish-menaxhmenti, pa llogaritur koston e mirėmbajtjes, duket i pakuptueshėm.
Duke parė kėtė menaxhmenti dhe bordi i ri nė ANP, nė krye me Bekim Jasharin, i cili ka marrė detyrėn mė 15 qershor tė vitit tė kaluar, qysh nė mbledhjen e dytė mori vendim pėr t’i heqė qafe kėto rrangalla”, shtoi Ahmeti.

548 mijė pėr veturat

Menaxhmenti i ANP-sė pret qė kėtė muaj tė furnizohet me veturat e reja, 31 copė ‘Peugot’, tė cilat kanė kushtuar 548 mijė euro. Tenderi ėshtė zhvilluar para 6 muajsh dhe aty kanė konkurruar 5 kompani.

“Veturat janė blerė pėrmes procedurės sė tenderit tė hapur, ku secila kompani ka pasur tė drejtė tė konkurrojė. Nė fund ka fituar kompani ‘Peugot’, e cila ka plotėsuar tė gjitha kushtet e kėrkuara sipas tenderit. Veturat e reja tė cilat do tė vinė janė vetura normale, vetura speciale pėr pistė dhe pėr natyrėn specifike tė punės nė aeroport”, tha koordinatori Ahmeti.

Sipas tij, ēmimet e blerjes sė veturave nuk janė aspak tė shtrenjta. “Vlera e 31 automjeteve tė reja qė ka blerė aeroporti ėshtė 430 mijė euro apo rreth 13-14 mijė euro pėr automjet. Kur kėsaj shumė t’i shtohet edhe tatimi mbi vlerėn e shtuar dhe dogana, atėherė vlera e tyre shkon nė 548 mijė euro.

Ėshtė diēka mė shumė sesa kemi parashikuar t’i inkasojmė nga shitja e xhipave”, tha Ahmeti. Ai ka theksuar qė analiza e menaxhmenti ka treguar qė vlera e automjeteve tė reja kompensohet automatikisht nga dy vjet qė shpenzohen pėr mirėmbajtjen e parkut tė vjetėr tė veturave.

“Kur kėsaj t’i shtojmė edhe siguracionin qė kanė automjetet e reja dhe servisimin pėr 3 vitet e para qė ka ofruar fituesi i tenderit, na del qė automjetet e reja pėr vitet e para kanė njė kosto afėr zeros”, tha ai. /Kosovs Sot/
Telegrafi

S’lėshon pe KEK-u

Korporata Energjetike e Kosovės tė hėnėn ka dhėnė shpjegime pėr ndaljen e energjisė elektrike komunitetit tė Shtėrpcės. Nė njė komunikatė thuhet se konsumatorėve tė kėtij lokaliteti u ėshtė ofruar mundėsia pėr tė rregulluar njėherė e mirė ēėshtjen e furnizimit me energji elektrike, por kėtė e kanė refuzuar.

“Pėrfundimisht, furnizim me energji elektrike do tė ketė vetėm pėr konsumatorėt qė pajtohen tė paguajnė pėr produktin qė e shfrytėzojnė dhe ata tė cilėt nuk e keqpėrdorin atė”, thuhet nė komunikatėn e KEK-ut.

Sipas KEK-ut, ndėrprerja e energjisė elektrike ka ardhur pasi komuniteti i Shtėrpcės nuk e ka pranuar marrėveshjen qė KEK-u ua ofroi tė gjitha komunave me shumicė serbe pėr pagesėn e energjisė elektrike.

“Ne u bėjmė thirrje konsumatorėve nė Shtėrpcė qė tė nėnshkruajnė marrėveshjen e ofruar pėr rregullimin e shėrbimit tė energjisė elektrike dhe tė ndihmojnė KEK-un qė t’iu ofrojė atyre shėrbim cilėsor me energji elektrike”, thuhet ndėr tė tjera nė komunikatė.

Nė tė kundėrtėn, KEK-u nuk ka ndėrmend tė ndryshojė qėndrim dhe do tė mbajė tė shkyēur nga rrjeti i vet tė gjithė konsumatorėt nė kėtė rajon qė nuk paguajnė.
Gazeta expres


Llapjani_HH Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 21-07-09, 18:15   #20
Llapjani_HH
 
Avatari i Llapjani_HH
 
Anėtarėsuar: 05-06-08
Postime: 1,262
Llapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Lajme nga Ekonomia

As tender, as akreditim pėr mishin

Mishtarėt dhe ekspertėt e ekonomisė vlerėsojnė tė pavend akreditimin e importuesve tė mishit. Ka mjaft ligje qė e rregullojnė kėtė treg. Mirėpo, pas anulimit tė tenderit dhe korrigjimit tė Udhėzimit administrativ, Qeveria nuk ka nxjerrė asnjė vendim tė ri. Procedura e importit tė mishit vazhdon pa asnjė ndryshim


Agjencia e Ushqimit dhe Veterinės (AVUK), pas anulimit tė tenderit pėr import tė mishit, nuk e ka tė qartė se si do ta rregullojė kėtė biznes. Mbi 100 kompani kosovare do tė vazhdojnė tė importojnė mish sipas procedurave tė vjetra, derisa tė ketė njė vendim tjetėr nga Qeveria e Kosovės.

Memli Krasniqi, zėdhėnės i Qeverisė sė Kosovės, ka thėnė se deri tani pėr kėtė problem nuk ka asgjė tė re.

“Deri tani s’ka asnjė vendim, por nėse do tė ketė, kjo do tė jetė transparente. Ēdo vendim i Qeverisė do tė jetė nė pėrputhje me ligjet ekzistuese”, tha ai.

Krasniqi, gjithashtu, tha se Udhėzimi administrativ ėshtė ndryshuar dhe ėshtė i plotfuqishėm. Pikėrisht neni i kėtij udhėzimi, i cili eliminonte nga konkurrenca kompanitė vendore, ishte shkas pėr revoltėn e prodhuesve dhe pėrpunuesve tė mishit.

Ndėrsa, burime tė Express nga komuniteti i biznesit, deklarojnė se Qeveria e Kosovės ka arritur qėllimin qė kishte pasur me shpalljen e tenderit, e mė pas anulimin tij.

“Qeveria ka pasur pėr qėllim tė shpallė tenderin, nė mėnyrė qė mė vonė ta anulojė dhe tė propozojė akreditimin e importuesve vendorė tė produkteve shtazore”, tha ky burim.


Megjithatė, me anulimin e tenderit, gjithēka po shkon me tė vjetrėn. Tani tė gjithė importuesit do tė importojnė produkte shtazore duke u bazuar nė Ligjin mbi veterinėn dhe Udhėzimin administrativ tė korrigjuar. Kryeshefi ekzekutiv i AVUK-sė, Ēaush Kabashi, thotė se deri tani nuk ka asnjė informatė nga Qeveria pėr procesin e akreditimit. Nėse ndodh akreditimi, sipas tij, do tė pėrcaktoheshin rregulla tė forta pėr importuesit, dhe kjo ėshtė arsyeja se pse kompanitė vendore frikohen t’i hyjnė kėtij procesi.

“Zyrtarisht s’kemi asnjė informatė pėr akreditimin. Por, nėse aplikohet ky proces, do tė kėrkojmė standarde evropiane pėr importuesit”, tha Kabashi, duke shtuar se problem nė vete paraqet edhe mosprania e Kosovės nė mesin e vendeve anėtare tė Bashkimit Evropian.
Nė bazė tė Udhėzimit tė mėhershėm, AVUK-ja kishte obligim tė shpallė tenderin dhe tė drejtėn ekskluzive pėr import tė mishit t’ia japė njė kompanie ndėrkombėtare.

Mbetjen nė fuqi tė Udhėzimit e konfirmoi pėr Express vetė Ēaush Kabashi.

“Udhėzimi administrativ ėshtė ende nė fuqi, vetėm tenderi ėshtė anuluar”, ka thėnė ai.

Sipas tij, Udhėzimi administrativi i plotėsuar pėrcakton disa standarde pėr importuesit dhe deri nė njė vendim tjetėr tė Qeverisė, importuesit do tė pėrballen me masa tė rrepta.

“Tė gjithė importuesit janė tė obliguar qė mallin ta sjellin prej fabrikės ku prodhohet e direkt pėr Kosovė”, tha Kabashi.

Megjithatė, mishtarėt vendorė janė tė bindur se ėshtė anuluar edhe Udhėzimi administrativ. Kėtė ua kanė thėnė edhe zyrtarėt e Qeverisė.
“Nuk ka as tender, as udhėzim administrativ”, tha Burim Piraj, kryetar i Shoqatės sė prodhuesve dhe tė pėrpunuesve tė mishit.

Mishtarėt para anulimit tė tenderit, e hodhėn poshtė akreditimin si mundėsi, duke e parė atė si njė proces taktik pėr eliminimin e tyre nga tregu. Sipas tyre, Ligji mbi veterinėn ėshtė i mjaftueshėm pėr ta rregulluar kėtė treg.

Pėrveē kėsaj, mishtarėt kėtė proces e shohin tė tepėrt pėr faktin se ata nė janar janė licencuar nga AVUK-ja pėr importin e mishit. Tash, pas shtatė muajsh, pėrmendet akreditimi. Pėr ta, kjo formė nuk dallon shumė nga licencimi dhe se nuk ka nevojė pėr tė.

Ndėrkaq, edhe ekspertėt vlerėsojnė se nuk ka nevojė pėr akreditim, pasi qė, Kosova ka infrastrukturė tė mjaftueshme ligjore.

Drejtori i Institutit pėr Studime tė Avancuara (GAP), Shpend Ahmeti, thotė se Qeveria tash duhet tė pėrpilojė njė listė tė shteteve dhe kompanive nga tė cilat mund tė blihet mish.

“Qė pesė vjet nuk ka pasur listė tė shteteve dhe kompanive tė autorizuara nga tė cilat mundet tė blihej mishi. Pėrmes njė procesi tė autorizimit, Qeveria duhet tė pėrpilojė kėtė listė, ndėrsa autorizimin duhet ta fitojnė tė gjitha kompanitė tė cilat i pėrmbushin standardet e cilėsisė sė kėrkuar”, tha Ahmeti.

Tė gjitha kėto janė tė specifikuara nė ligj, prandaj, sipas tij, nuk ka nevojė pėr procedura tė reja, tė cilat shkaktojnė probleme nė konkurrencė, apo krijojnė bindjen se autorizimi do tė jetė privilegj vetėm pėr disa kompani.

Sipas Ligjit mbi veterinėn, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinės duhet tė pėrgatisė njė listė tė shteteve dhe tė kompanive prej nga mund tė importohet mishi, si edhe tė kompanive tė autorizuara qė mund tė sjellin kėtė artikull nė Kosovė.

Mish nga e tėrė bota

Sipas tė dhėnave nga Doganat e Kosovės, mishi nė vend arrin nga njė numėr i madh i vendeve dhe i prodhuesve. Nė total, vjet dhe sivjet deri nė muajin prill u importuan afėr 110 milionė kilogramė mish dhe produkte tė tij nė njė vlerė tė pėrgjithshme rreth 103 milionė euro.

Gjatė kėsaj periudhe janė importuar afėr 39 milionė kilogramė mish dhe tė brendshme tė ngrėnshme tė shpezėve”. Importi mė i madh i kėtij artikulli ėshtė nga SHBA-ja - mbi 17 milionė kilogramė, pastaj nga Brazili - 13 milionė kilogramė, Kanadaja- 3,6 milionė kilogramė, Holanda- 1,8 milion kilogramė, etj.

Janė importuar edhe 4,2 milionė kilogramė mish i freskėt i gjedhėve, ku prijnė Polonia me 2,4 milionė kilogramė dhe Holanda - 1,4 milion kilogramė.

Sasia mė e madhe e mishit tė ngrirė tė gjedhit importohet nga Brazili. Nė totalin prej 10 milionė kilogramėve, ky shtet latinoamerikan merr pjesė me mbi 80 pėr qind. Po ashtu nga ky vend janė importuar 1,5 milion kilogramė mish derri nga 1,9 milion kilogramė sa ėshtė i tėrė importi.

Mishi i deleve dhe i dhive vjen nga Australia dhe Zelanda e Re, prej nga janė importuar 94 mijė kilogramė.
Gazeta expres
Llapjani_HH Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 24-07-09, 18:24   #21
Llapjani_HH
 
Avatari i Llapjani_HH
 
Anėtarėsuar: 05-06-08
Postime: 1,262
Llapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Lajme nga Ekonomia

Askush s’i pyet

Fshatrat Palaj, Lajthishtė, Hamidi dhe Sibofc nga Kastrioti shuhen me hapjen e minierės sė Sibofcit. Banorėt atje janė tė shqetėsuar qė s’po i pyet askush. Mirėpo, Qeveria tashmė ka vendosur pėr hapjen e minierės dhe ndėrtimin e objektit tė ri afėr TC Kosova B dhe kėto fshatra duhet tė shpėrngulen. Shpenzimet do t’i bartė investitori.


Vendimi i Qeverisė se Kosovės pėr hapjen e minierės sė Sibofcit dhe ndėrtimin e termocentralit “Kosova e Re” ka shqetėsuar banorėt e disa fshatrave tė komunės se Kastriotit. Fshatrat Palaj, Lajthishtė, Hamidi dhe Sibovc do tė ndajnė fatin e njėjtė me Haden, nė kėmbim tė ndėrtimit tė kapaciteteve tė reja energjetike.

Banorėt atje frikohen se mos po pėrsėritet rasti i Hades, ku shumė familje ende nuk janė kompensuar dhe disa tė tjera kanė mbetur brenda fshatit duke pritur shpronėsimin. Ata akuzojnė Qeverinė se po i merr vendimet pa i pyetur fare ata qė zhvillimin energjetikės do ta pėrjetojnė nė lėkurėn e vet.
Familja e Haki Dedincės, qė nga viti 1800 jeton nė fshatin Lajthishtė dhe shpėrngulja pėr tė do tė jetė e dhimbshme. Fshati ka mbi njė mijė banorė dhe shumė nga ta as qė dinė se si cili do tė jetė fati i tyre.

“Jemi tė shqetėsuar krejt banorėt e fshatit. Nuk dihet ende ku do tė na vendosin dhe ēfarė kushtesh do tė ofrojnė”, thotė Hakiu. Ai me nostalgji pėrshkruan jetėn nė fshat dhe frikėn se do ta kenė shumė tė vėshtirė tė gjejnė rehatinė nė njė vend tjetėr. Fatin e njėjtė do ta ketė edhe fshati Palaj, qė gjendėt nė lokacionin ku do tė jetė miniera dhe afėr vendit ku do tė jetė termocentrali i ri. Banorėt e kėtij fshati thonė se nėse kompensohen nė mėnyrė tė drejtė, janė tė gatshėm ta lėnė vendin e lindjes, pasi janė lodhur nga pluhuri i termocentraleve ekzistuese.

“Jemi lodhė nga pluhuri. Nėse na kompensojnė, do ta lėmė fshatin tonė. S’na kanė lėnė zgjidhje tjetėr”, tha Nexhmedin Avdiu, banor i fshatit Palaj.
Avdiu shprehet skeptik lidhur me projektin, duke marrė shembull fshatin Hade, nė tė cilin shumė familje kanė mbetur duke pritur kompensimin e pronės sė tyre.
Nė vitin 2005, Qeveria kishte vendosur qė banorėt e fshatit Hade tė shpėrnguleshin gradualisht. Ishte thėnė se po rrezikohen nga rrėshqitja e dheut,e nė fakt kėto sipėrfaqe duheshin pėr tė hapur shtresat e reja tė qymyrit. Mirėpo, deri tash nuk ėshtė shpėrngulur as ēereku i banorėve dhe ka pasur shumė probleme rreth kompensimit, njoftojnė zyrtarė komunalė nė Komunėn e Kastriotit.

Drejtori i administratės nė kėtė komunė, Mustafe Rushiti, thotė se atje ėshtė shpallur zona e interesit nacional, prandaj Qeveria vendos pa i pyetur fshatarėt. Me tė dėgjuar lajmin pėr minierėn dhe termocentralin, banorėt e fshatrave vijnė ēdo ditė nė Komunė pėr tė kėrkuar sqarime. Ai thotė se fatin e Hades do ta ndajnė edhe 4 fshatra tė tjera.

“Ndėrtimi i termocentralit tė ri pėrfshin dislokimin e fshatrave Lajthishtė, Hamidi, Palaj dhe Sibovc. Banorėt e kėtyre fshatrave janė nė njė situatė amullie dhe ēdo ditė vijnė e ankohen”, tha Rushiti. Sipas tij, investitorit i konvenon qė ndėrtimi i termocentralit tė bėhet nė kėtė zonė, sepse e ka tė gatshme tėrė infrastrukturėn dhe burimet e qymyrit.

Menaxheri i projektit Kosova e Re, Lorik Haxhiu, thekson se tash Kosova e ka Ligjin pėr eksproprijimit dhe tėrė procedura do tė shkojė sipas kėtij ligji.
“Baza pėr shpronėsim dhe pėr tė gjitha procedurat do tė jetė ligji”, tha Haxhiu. Procedura pėr shpronėsim do tė shkojė gradualisht pas vlerėsimeve tė pasurive nė kėto fshatra. Sipas Haxhiut, e sigurt ėshtė se shpenzimet e shpronėsimit do t’i bartė investitori.

Ndėrkohė, Qeveria ka vendosur tashmė pėr hapjen e minierės nė Sibofc, ndėrtimin e termocentralit me fuqi prodhuese 1000 megavatė, plus 1000 tė tjera mė vonė, TC Kosova B do tė shitet, ndėrsa ai Kosova A do tė shuhet deri nė vitin 2015. Miniera e Sibofcit i jepet me koncesion pėr 40 vjet kompanisė qė do ta fitojė tenderin.
Gazeta expres

Berisha nė Kukės: Rruga e kombit pėr Ramėn ishte rruga e asgjėkundit

‘Sot, unė erdha nė Kukės nėpėrmjet korridorit tė kombit. Duke ardhur mu rikujtua teza famėzezė e humbėsit Edi Rama. Pasi volli vrer, tonelata shpifjesh dhe trillimesh , pasi pėrdori bashkė me tė tjerė nė mėnyrėn mė monstruoze institucionin e akuzės, duke e shndėrruar atė nė njė turp ordiner, nxori tezėn famėkeqe, se kjo ėshtė rruga e asgjėkundit. Dua ti them sot se Kosova ėshtė gjysma e kombit, kurse ti je faqja e zezė dhe turpi i tij. Dua ti them sot se qytetarėt e Kukėsit janė qytetarė tė nderuar tė kėtij vendi” deklaroi Berisha.


“Tė deklarosh se kjo ėshtė rruga e asgjėkundit do tė thotė se ti je hiē i hiēeve, sepse sot nė kėtė rrugė qarkullojnė dhjetėra e mijėra shqiptarė, qarkullojnė mbi 12 mijė.

Unė ju garantoj ju se nuk do tė jetė e largėt dita, qė nė kėtė korridor tė qarkullojnė 20 apo 24 mijė automjete nė ditė. Ky do tė jetė korridori i shqiptarėve, korridori i Ballkanit, i cili do tu ofrojė distancėn mė tė shkurtėr dhe shėrbimin mė tė mirė edhe kombeve fqinj. Por le tė mos merremi me tė, se shqiptarėt e nxorėn atė nė banesėn e harresės dhe humbjes, kurse ne sė bashku le tė vazhdojmė projektin e Shqipėrisė evropiane, tė Kukėsit evropian” shtoi mė tej Berisha.

Nė vijim tė vizitės sė tij nė qytetin e Kukėsit, Kryeministri Berisha mori pjesė nė inaugurimin e rrugės Kukės-Krumė me gjatėsi 27 kilometra dhe vlerė 277 milion lekė. Kryeministri tha se rruga Kukės-Krumė, plotėson njė nga segmentet mė jetikė tė unazės verilindore dhe juglindore tė vendit, qė nis nga Tropoja dhe pėrfundon nė Delvinė, duke i dhėnė njė frymėmarrje mė tė gjerė tė gjitha komunave tė pėrfshira nė kėtė zonė.
Telegrafi
Llapjani_HH Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 25-07-09, 18:21   #22
Llapjani_HH
 
Avatari i Llapjani_HH
 
Anėtarėsuar: 05-06-08
Postime: 1,262
Llapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Lajme nga Ekonomia

Shteti pa arka

Vendosja e arkave fiskale ėshtė duke u zvarritur qė prej vitit 2006. Mungesa e tyre favorizon ekonominė joformale dhe dėmton buxhetin e Kosovės. Bizneset e mėdha lobojnė qė kjo gjendje tė vazhdojė edhe pėr njė kohė. Pėr tė mirėn e tyre, nė dėm tė Kosovės


Premtimi i Ministrisė sė Ekonomisė dhe Financave se tė gjitha bizneset nė Kosovė nga mesi i kėtij viti do tė pajisen me arka fiskale - nuk po pėrmbushet. Sipas pėrfaqėsuesve tė komunitetit tė biznesit, ēdo vonesė e zbatimit tė kėtij projekti e favorizon ekonominė joformale.

Megjithatė, drejtori i ri i Administratės Tatimore tė Kosovės, Behxhet Haliti, premton se do tė angazhohet maksimalisht qė deri nė fund tė vitit t’i vendosė qoftė edhe vetėm dhjetė arka fiskale nėpėr biznese. Ai mohon se janė vonuar me kėtė projekt, por thotė se pėrfshirja e tė gjitha bizneseve nė njė sistem tė ri tė raportimit tatimor nuk do tė jetė e lehtė.

“Ky projekt do tė zgjasė pėr mė shumė vite dhe do tė zbatohet nė faza. Nuk do tė shkojė aq shpejt siē mendohet”, thekson Haliti.

Sipas tij, arkat fiskale janė mekanizmi mė efikas pėr zvogėlimin e ekonomisė joformale dhe rritjen e tė hyrave buxhetore nga burimet e brendshme.

Haliti pohon se qė nga njė gushti i kėtij viti tė gjitha bizneset do tė pajisen me numėr fiskal, i cili do t’ia lehtėsojė administratės t’i identifikojė mė lehtė tatimpaguesit. Nė kėtė mėnyrė, edhe me arkat fiskale, tė gjitha transaksionet e bizneseve do tė regjistrohen nė njė bazė tė pandryshueshme tė tė dhėnave qė monitorohet nga Administrata Tatimore e Kosovės.

ATK`ja bashkė me MEF`in, e kanė formuar grupin punues pėr hartimin e akteve ligjore, me tė cilat detajohen edhe procedurat e zbatimit tė kėtyre arkave. Nga buxheti i Kosovės pėr kėtė vit janė ndarė mbi njė milion euro pėr pėrgatitjen e terrenit para fillimit tė vendosjes sė kėtij mekanizimi fiskal.

Burime tė Express tregojnė se bizneset e mėdha po lobojnė nė Qeveri qė kjo gjendje tė vazhdojė edhe pėr njė kohė.

Pronari i zinxhirit tė supermarketeve “ETC”, Ramiz Kelmendi, e thotė tė kundėrtėn. Sipas tij, sa mė shpejt qė tė vendosen arkat fiskale nė supermarketet e tij, aq mė mirė do tė jetė pėr tė dhe pėr ekonominė e Kosovės. Ai thotė se pėr bizneset e mėdha kjo ėshtė e mirėseardhur, sepse e ndihmon zhvillimin e ekonomisė legale.

“Ēdo vonim nė zbatimin e arkave fiskale ėshtė dėm pėr buxhetin, pasi e favorizon ekonominė joformale”, thotė Kelmendi.

Edhe kryetari i Odės Ekonomike tė Kosovės, Besim Beqaj, vlerėson se pėr bizneset do tė jetė e mirėseardhur vėnia e kontrollit fiskal, pasi qė pėrmes kėtij veprimi do tė ndihmohet eliminimi i ekonomisė joformale. Sipas Beqajt, i tėrė projekti nuk do tė mund tė zbatohet pėrnjėherė, por ai do tė ndahet pjesė-pjesė.

Nė fillim tė vitit, ATK-ja kishte filluar projektin provues qė ėshtė zbatuar nė dhjetė biznese, tė cilat i kanė vendosur vullnetarisht arkat fiskale.

Ndėrkaq, nė mungesė tė deklarimit tė kėnaqshėm tė tatimeve tė bizneseve nė ATK, buxheti i Kosovės vazhdon tė mbushet nga tė hyrat qė grumbullohen nė Doganat e Kosovės. Administrata Tatimore, nė periudhėn tremujore tė kėtij viti ka realizuar 75.8 milionė euro tė hyra.
Gazeta expres

Investitorėt turq, mėsyjnė Ballkanin

Pas Bullgarisė, Maqedonisė e Shqipėrisė, synimi i radhės i investitorėve turq duket se do tė jetė Serbia, bėn tė ditur nė njė analizė "Balkaninsight".


Mė shumė se 10 mijė biznesmenė turq jetojnė dhe punojnė sot nė Rumani, ndėrkohė qė turqit kanė nėn pronėsi operatorė telefonikė nė Maqedoni dhe Shqipėri, si dhe aktivitete tė industrisė sė veshjeve dhe tekstileve nė Bullgari.

Disa vite mė parė, njė kompani turke bleu dy birrari nė Serbi pėr 30 milionė euro, ndėrsa tani, sipas njė diplomati turk nė Beograd, do tė ketė pėr objektiv kryesor Serbinė.

"Ne e kemi tė qartė se nė Serbi kemi investuar shumė mė pak se nė vende tė tjera tė rajonit, por tani ky vend ėshtė prioriteti ynė nė tė gjitha nivelet", thotė Mustala Uludag, pėrgjegjės pėr ēėshtjet ekonomike nė Ambasadėn e Turqisė nė Beograd.

Deri pak vite mė parė, Turqia ishte konsideruar si njė vend i prapambetur nė listėn e vendeve tė botės sė tretė. Por gjatė dy dekadave tė fundit, vendi me 80 milionė banorė ka qenė nė gjendje tė rrisė konsumin e brendshėm dhe tė akumulojė pasuri pėr tė krijuar kompani tė mėdha, tė cilat tashmė po tregohen agresive nė zgjerimin e aktivitetit tė tyre nė rajonet qė dikur qenė pjesė e Perandorisė Osmane.

Turqia ka ekonominė tė gjashtė mė tė madhe nė Europė dhe tė pesėmbėdhjetėn nė rang botėror. Baza e tė ardhurave tė saj nė valutė janė 30 miliardė dollarė qė gjenerohen nga sektori i turizmit, ndėrkohė qė Bashkimi Doganor me Bashkimin Europian kanė krijuar njė treg tė konsiderueshėm pėr prodhimet e lira bujqėsore turke, tė cilat depėrtojnė nė tregjet e Perėndimit pėrmes rrjetit tė bollshėm tė diasporės turke.

Interesi i investitorėve turq pėr Serbinė, e cila nė shumė kuptime ėshtė njė rrugė pėr Turqinė drejt Europės Qendrore dhe Perėndimore, po paraprihet nga njė aktivitet i gjerė politik. Presidenti turk, Abdullah Gyl, pritet tė vizitojė Beogradin nė fund tė kėtij viti.

Turqit janė tė interesuar pėr shitjet me pakicė, ndėrtim dhe industri tekstilesh e veshjesh. Nė shtator tė vitit tė kaluar, kompania turke "Ramstore" njoftoi se kishte nė plan tė hapte njė supermarket nė Nish, por planet u anuluan si pasojė e krizės. Rrjeti turk i supermarketeve "Migros" ka zgjeruar sakaq aktivitetin nė Maqedoni dhe Bullgari.

Turqia filloi pėrgatitjet pėr ekspansion nė rajon gjatė viteve ‘90, por planet e saj u ndalėn kur kriza e vitit 2001 falimentoi pjesėn dėrrmuese tė bankave tė saj dhe vendi u zhyt nė telashe me kreditorėt e jashtėm.

Por kriza duket se e pastroi ekonominė e kėtij vendi nga kompanitė jorentabėl dhe i dha njė nisje tė re.

Reformat politike tė viteve qė vijuan i dhanė Turqisė njė zhvillim tė shpejtė dhe tė gjithanshėm. Nė Shqipėri, kompanitė turke kanė investuar nė telekomunikacion, financa e industri ēeliku. (TCH)
Gazeta expres
Llapjani_HH Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 30-07-09, 18:23   #23
Llapjani_HH
 
Avatari i Llapjani_HH
 
Anėtarėsuar: 05-06-08
Postime: 1,262
Llapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Lajme nga Ekonomia

Pak investime kapitale

Pėr pesė muaj, nga buxheti i Kosovės 105.3 milionė euro janė shpenzuar pėr paga dhe mėditje, 49.4 milionė euro pėr mallra dhe shėrbime, kurse pėr investime kapitale vetėm 46.4 milionė euro


Pesė muajt e parė tė kėtij viti, buxheti i Kosovės ka arkėtuar 342.8 milionė euro, shumė e cila nuk dallon shumė nga gjendja qė ishte para njė viti. Janė
shpenzuar 307.3 milionė euro. Prej tyre, vetėm pėr paga kanė shkuar 105.3 milionė euro, derisa shpenzime kapitale - 46.4 milionė.

Duket se edhe sivjet do tė vazhdojė praktika e vjetėr- sa mė shumė afrohet fundi i vitit, aq mė shumė rriten shpenzimet pėr investime kapitale. Vjet, nė fund tė dhjetorit u tregua se pėr kėtė kategori kanė shkuar 347.1 milionė euro, ose dhjetė herė mė shumė se nė fund tė majit.

Sipas zėdhėnėsit tė Qeverisė, Memli Krasniqi, kjo ndodh pėr shkak se projektet kapitale marrin kohė deri nė realizim.

“Pėr shkak se disa nga projektet janė kontraktuar nė gjysmėn e kėtij viti, tradicionalisht shpenzimet kapitale rriten nė fund tė vitit”, ka thėnė ai.
Kryetarja e Komisionit parlamentar pėr tregti, industri, ekonomi... nė Kuvendin e Kosovės, Myzejene Selmani, thotė se Qeveria mė shumė ka shpenzime nė rroga dhe mėditje sesa qė jep para pėr investime.

“Statistikat janė pėr tė keq. Kjo qeveri mė shumė po shpenzon pėr rroga dhe mėditje”, pohoi Selmani.

Megjithatė, vėrejtjet e fundit tė FMN-sė, pėr rritje tė shpenzimeve nga Qeveria nuk e kanė shqetėsuar fort ekzekutivin e vendit. Qeveria tashmė ka marrė dritėn jeshile nga kuvendarėt pėr rritje tė shpenzimeve me miratimin e projektligjit pėr rishikimin e buxhetit pėr vitin 2009. Ėshtė bėrė alokimi i 109 milionė eurove, prej tė cilave 55 milionė euro do tė shkojnė pėr autostradėn Morin-Merdar.

Nė raportin e FMN-sė pėr Kosovėn, thuhet se nuk do tė duhej lejuar asnjė rritje e shpenzimeve, pasi do tė vinin nė dyshim politikėn e gjithėmbarshme tė shpenzimeve tė Qeverisė dhe do tė krijonin njė precedent tė rrezikshėm pėr pėrgatitjen e buxhetit 2010.

Nė thumb tė kritikave ka qenė Korporata Energjetike e Kosovės, e cila nėse vazhdon tė financohet, sipas Fondit, ekziston rreziku potencial qė kėto para tė mos kthehen me kohė nga furnizuesi i vetėm me energji nė vend. Sipas Selmanit, Qeveria nuk po i merr seriozisht kėto vėrejtje.

“FMN-ja i bėri vėrejtje se do tė kėtė probleme nė kėtė vit fiskal dhe nė projektimin e buxhetit pėr vitin 2010. Tė hyrat do tė jenė mė tė vogla, prandaj s’di se ēka ėshtė kah bėn kjo qeveri me kėto shpenzime”, shprehet ajo.

Sipas saj, dallimi mes vitit 2008 dhe 2009 nė paga dhe mėditje, ėshtė i dukshėm, ndėrkohė brutoprodhimi vendor ėshtė rritur vetėm 3.1 pėr qind.
Gazeta expres

Bllokim rutinor

Lajmėrimin e ekspertėve tė Ministrisė sė Transportit se njėra prej urave tė autostradės Fushė-Kosovė – Sllatinė nuk ėshtė cilėsore, zėvendėsministri Adem Grabovci e konsideron si njė punė rutinore tė laboratorit. Ai thotė se kėto informata janė tė zakonshme dhe tė nevojshme pėr t`i ikur jocilėsisė


Bllokimi disaditėsh i punimeve nė njėrėn prej urave tė autostradės Fushė-Kosovė – Sllatinė, nga drejtuesit e Ministrisė sė Transportit dhe Post–Telekomunikacionit, arsyetohet me sigurinė pėr cilėsi.

Zėvendėsministri Adem Grabovci deklaron se lajmėrimi i laboratorit pėr mungesėn e cilėsisė sė materialeve pėr njėrėn prej kėtyre urave, ka ndikuar qė tė ndalen punimet derisa ėshtė vėrtetuar si cila ėshtė gjendja reale nė kėtė kantier. Raporti i analizave tė mostrave tė dėrguara nė Kroaci treguan se cilėsia nė kėtė urė ėshtė e mirė dhe punimet kanė vazhduar. Ai mohon se lajmėrimet kishin tė bėjnė pėr cilėsinė e materialeve nė tėrė kėtė autostradė. Gjithashtu mohoi se punimet janė bllokuar pėr njė kohė tė gjatė. Ai tha se ndėrtimi ėshtė ndalur vetėm nė kėtė urėn e dytė, derisa kanė ardhur analizat pėrfundimtare pėr cilėsi.

Disa ditė mė herėt, ekspertėt e kėsaj ministrie kanė lajmėruar shefat e kėtij institucioni se cilėsia e punės dhe e materialeve nė urėn e dytė nuk ėshtė e pėlqyeshme dhe ėshtė jashtė standardeve. Pėr shkak tė saj, edhe janė ndėrprerė punimet deri nė studimin dhe konstatimin pėrfundimtar.

Dyshimet, sipas Grabovcit, janė krijuar nga shkaku se mostrat janė marrė pa pritur pėrfundimin e betonimit tė shtyllave tė asaj ure.

“Pasi na janė kthyer analizat nga Kroacia dhe pas disa studime tė tjera nė Kosovė, kemi vėrejtur se nuk ka probleme me cilėsinė e materialit nė kėtė urė”, tha Grabovci.

Ai tregoi se natyra e punimeve nė kėtė rrugė ėshtė paksa komplekse dhe se ato po realizohen me standarde evropiane.

Raportimet nga laboratorėt dhe ato tė ekspertėve tė Ministrisė sė Transportit, ai tha se janė tė pėrditshme dhe tė pėrmbledhura nė baza javore. Pas kėtyre lajmėrimeve, sipas tij, Ministria merret me ēėshtje kryesore dhe merr masa.
“Nė rastin e kėsaj ure ne jemi lajmėruar, kemi ndalur punimet, analizuam si ėshtė gjendja. Tash gjithēka ėshtė nė rregull”, tha Grabovci.

Zėvendėsministri thotė se deri mė tash nuk ėshtė paraqitur asnjė problem nėpėr ura, apo segmente tė tjera tė autostradės. Cilėsinė, deklaron se e kanė tė garantuar nga kompanitė kontraktuese. Ndėrsa, pėr urat tha se kanė njė garanci prej 100 vjetėsh.

Autostrada urbane Fushė-Kosovė – Sllatinė, shtoi zėvendėsministri , ėshtė bėrė sipas parashikimeve dhe projekteve. Shumė shpejt pritet tė bėhet pėrurimi i saj. Qeveria ka njoftuar se autostrada gati ėshtė e pėrfunduar dhe tash po merren me detajet e projektit dhe mė vonė asfaltimin.

Ky segment rrugor, i cili do tė kushtojė mbi 35 milionė euro, ėshtė njėra ndėr veprat mė tė rėnda dhe mė tė komplikuara ndėrtimore qė bėhen nė Kosovė. Ka katėr ura tė mėdha. Punėkryes nė urėn ku kishin dilema ekspertėt e Ministrisė ėshtė “Ingra” nga Zagrebi, me tė cilėn kjo punė ėshtė kontraktuar pėr 3,5 milionė euro.

Punėt nė urėn e parė i janė besuar konzorciumit kosovaro-kroat “Arda Rei – Dinarik”, e treta kompanisė “Famis” tė Suharekės dhe e katėrta, asaj “Trema Inginiering” nga Tirana.
I tėrė projekti duhet tė pėrfundojė pėr 180-200 ditė pune, por jo mė larg se fundi i vitit 2009.
Gazeta expres
Llapjani_HH Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 31-07-09, 17:45   #24
Llapjani_HH
 
Avatari i Llapjani_HH
 
Anėtarėsuar: 05-06-08
Postime: 1,262
Llapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Lajme nga Ekonomia

Fatmir Limaj hap rrugė

Brenda 10 ditėsh nisin punimet pėr vazhdimin e autostradės pėr Pejė, nga Sllatina pėr nė Gjurgjicė, 22 kilometra e gjatė. Paralelisht me tė nis ajo nga Shkabaj pėr nė Milloshevė ,drejt Vushtrrisė. Thotė se janė nė fazėn finale tė projektimit tė autostradave prej Klinės nė Pejė dhe kėsaj pėr Vushtrri e Mitrovicė. Autostradėn, ėshtė i bindur se do ta nisin nė vjeshtė. Ndėrsa, tregon se nė dhjetor pėr Aeroportin do ta nėnshkruajnė kontratėn me koncesionarin. Hekurudhat s`i ka harruar. Fatmir Limaj flet pėr Express.


Ministri i Transportit dhe Post-Telekomunikacionit - Fatmir Limaj, vazhdon tė hapė fronte tė reja. Pas zgjerimit tė rrugės nga Prishtina pėr nė Lipjan, asaj tė Prishtinės pėr nė Fushė-Kosovė dhe vazhdimit tė saj deri nė Sllatinė, ai, brenda dhjetė ditėve do tė nisė projektin edhe mė tė madh – vazhdimin e autostradės Sllatinė – Gjurgjicė. Ai ka pėr synim qė brenda dy apo tri vjetėsh, tė pėrfundojė autostradėn Prishtinė - Pejė, aktualisht rruga mė e frekuentuar nė Kosovė.

Planin dinamik tė zhvillimeve dhe projekteve sivjet i ka ndarė nė dy periudha. Vazhdimin e projekteve nga viti i kaluar qė ka marrė pjesėn e parė tė sezonit apo gjashtėmujorin e parė qė pritet tė pėrfundojnė deri nė fund tė sezonit. E, faza e dytė, ėshtė nisja e projekteve tė pėrfunduara qė ndėrtimi i tyre kryhet nė vjeshtėn e vitit tė ardhshėm. Projekti i parė dhe mė i madh i vitit 2008 – 2009 ėshtė ky i autostradės Sllatinė – Gjurgjicė, e cila ėshtė e gjatė 22 kilometra. Dhe, do tė kushtojė mbi 52 milionė euro. Rreth 44 milionė euro pėr rrugė, ndėrsa mbi 8 milionė pėr ura.

Ministri Limaj, nė njė intervistė pėr Express, ka shpjeguar planet e tij qė i ka nisur pėr Pejė dhe Mitrovicė nė mėnyrė frontale.

“Zgjerimi i rrugės Sllatinė – Gjurgjicė do tė nisė brenda 10 ditėsh dhe do tė pėrfundojė nė vjeshtėn e vitit tė ardhshėm”, tha Limaj. Tash, tregon ai, ka mbetur vetėm qė kompanitė tė pėrgatiten teknikisht.
Ai njoftoi se njėkohėsisht do tė nisė edhe pjesa tjetėr pėr Shkabaj e deri nė Milloshevė, e qė mė pas vazhdon prej Mitrovicės dhe Vushtrrisė.

“Projektimet janė nė fazėn finale edhe tė zgjerimit tė rrugėve prej Gjurgjice nė Kjevė dhe asaj Klinė – Pejė”. Gjithashtu, nė pėrfundim ėshtė projekti i rrugės qė nis nga Millosheva pėr nė Vushtrri dhe Mitrovicė.
“Kėto projekte besoj deri nė shtator do tė pėrfundojnė krejt dhe janė nė plan pėr fillim nė vitin e ardhshėm”, tha ministri i Transportit.

Me kėtė strategji mendon se kanė bėrė punė tė mėdha dhe konkrete duke pėrfunduar njė punė dhe vazhduar menjėherė njė tjetėr. Me kėtė planifikon qė gjithmonė tė kenė njė front tė madh tė hapur. Rruga Sllatinė-Gjurgjicė do tė kushtojė rreth 52 milionė euro. Do tė thotė 44 milionė pėr rrugė, ndėrsa 8 milionė pėr ura. Rreth 2 milionė kilometri. Ura do tė ketė te Kryqi i Komaranit dhe te Kryqi i Arllatit. Kjo lidh edhe parkun industrial nė Drenas qė do tė ndihmojė shumė atė pjesė. Rruga pritet tė pėrfundojė deri nė vjeshtė tė vitit tė ardhshėm.

“Paratė i kemi tė planifikuara pėr kėtė vit dhe pėr vitin e ardhshėm pėr shkak se kėto janė projekte pėr vitin 2009 – 2010 plus me rishikim tė buxhetit kemi marrė edhe 20 milionė, qė edhe ato do t`i fusim nė kėto rrugė”. Limaj foli edhe pėr autostradėn, e cila, sipas tij, ėshtė nė fazėn finale tė fillimit tė ndėrtimit. Puna e vėshtirė nė kėtė projekt, sipas tij, ka pėrfunduar.

“Me autostradėn jemi shumė afėr. Te projektet e rrugės ėshtė njė rregull – problemi ėshtė deri te shpallja e tenderit, pėrcaktuesi i kompanisė ndėrtuese dhe nė momentin kur ne e kemi nisur realizimin e projektit, mandej ajo konsiderohet si e kryer, se ato punė i bėn mandej kompania”, shpjegoi ai. Ai beson se nė shtator do tė fillojnė me ofertat dhe deri nė nėntor dihet se kush do t’i kryejė punėt.
“Kjo mund tė jetė edhe fillimi i autostradės”, tha ai.

Tashmė rruga dihet se kah do t`i bjerė. Sipas njė projekti tė vitit 2003 janė caktuar nė vija tė trasha se kah shkon rruga dhe kėsaj do t`i pėrmbahet kjo ministri.

Ndėrsa, pėr akuzat se cilėsia e rrugėve ėshtė e dobėt, Fatmir Limaj i mohon me ēdo kusht. Ai thotė se ėshtė nė gjendje tė argumentojė pikė pėr pikė tė kundėrtėn.

“Pėr cilėsinė e dobėt qė po akuzohem, nuk ėshtė e vėrtetė aspak. Pėr rrugėt e Dushkajės vetė opozita qė akuzon i ka nisur ato rrugė dhe projekti i Dushkajės ku ne kemi nisur, nuk ka pėrfunduar dhe ato kur t`i pėrfundojmė ne do tė jenė rrugė me standarde evropiane”.

Gjithashtu tha se me standarde do tė pėrfundojė edhe rruga e Carralevės pėr tė cilėn ėshtė akuzuar disa ditė mė parė nga lideri i AAK-sė, Ramush Haradinaj.
Edhe pėr rrugėn Fushė-Kosovė – Sllatinė deklaron se nuk janė vonuar, por pranon se kanė mundur ta kryejnė mė herėt.

“Pranvera ka qenė e vonuar dhe pak shirat e verės dhe besoj se jemi brenda dinamikės sė paraparė. Ne i njehim ditėt e punės dhe jo ditėt kalendarike”, tha ai.

Nė fillim ministri pati premtuar se do tė krijojė listėn e zezė tė kompanive qė do tė punojnė keq, apo nuk pėrmbushin kontratat. Atė e ka krijuar, por nuk e bėn publike.

“Ka disa kompani me tė cilat vitin e kaluar nuk kemi qenė tė kėnaqur dhe i kemi dėnuar, e tash dalėngadalė po ndahen kompanitė qė duhet tė marrin projekte tė mėdha, e cilat tė vogla”.
Sipas tij, klasifikimi po imponohet dhe bėhet vetvetiu.

Sektorin e hekurudhave, i cili ėshtė konsideruar si i harruar nga Ministria qė ai drejton, thotė se shpejt do tė marrė dimension tė ri. Pėr kėtė ka menduar krijimin e Autoritetit Rregullativ pėr Hekurudha, i cili nuk ka ekzistuar mė herėt. Emrat e kėtij autoriteti tregoi se i kanė dėrguar nė Kuvend dhe presin miratimin e saj.

E pėr Aeroportin thotė se i kanė kryer gati krejt punėt dhe shumė mė herėt ėshtė punuar me to sesa me kompanitė e tjera. “Ne tash kemi edhe njė analizė profesionale nga njė kompani tė caktuar. Dhe Qeveria tash ka vendosur qė ta japė me koncesion aeroportin dhe kjo pritet tė pėrfundojė nė dhjetor” - thotė ministri. E pėr PTK-nė, thotė se ėshtė pėrgjegjės mė shumė Ministria e Ekonomisė dhe Financave. Ai nuk di ende se a do tė privatizohet vetėm Vala apo krejt Posta dhe Telekomi. Pėr ministrin e Transportit dhe Post-Telekomunikacionit, Fatmir Limaj, autostrada Vėrmicė – Mėrdar, ajo Pejė-Prishtinė dhe kjo Prishtinė – Mitrovicė janė projekte tė mėdha kapitale pėr Kosovėn dhe mendon qė do t`i pėrfundojė brenda mandatit tė tij
Gazeta expres
Llapjani_HH Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 02-08-09, 17:48   #25
Llapjani_HH
 
Avatari i Llapjani_HH
 
Anėtarėsuar: 05-06-08
Postime: 1,262
Llapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Lajme nga Ekonomia

Aeroporti iu ofron kontrata 4 mujore 120 punėtorėve sezonal

Vendimet strategjike tė menaxhmentit si puna 24 orė, shtimi i numrit tė fluturimeve pėr 17 pėrqind nė gjashtėmujor, rritja e numrit tė udhėtarėve dhe hapja e terminalit VIP, kanė shtuar jashtėzakonisht shumė punėn ne aeroport, ndėrkohė qė numri i punėtorėve aktualisht ėshtė i njėjtė sikurse nė vitin 2006 kur janė shėrbyer vetėm 880 mijė udhėtarė. Tani, stafi i ANP-sė shėrben 400 mijė udhėtarė mė shumė apo 1 milion e 250 mijė udhėtarė nė vit, thuhet nė komunikatėn e kompanisė.


Aeroporti Ndėrkombėtarė i Prishtinės ka vendosur qė tė iu ofrojė kontrata katėrmujore rreth 120 punėtorėve sezonal, pėr shkak tė rritjes enorme tė volumit tė punės nė kompani, nė tė gjithė sektorėt, me ēėllim tė mbajtjes sė shėrbimeve ndaj udhėtarėve dhe kompanive nė nivelin e duhur.

Sipas komunikates rritja e volumit tė punės,- e cila erdhi pėr shkak tė vendimeve strategjike tė menaxhmentit, puna 24 orė nė aeroport, rritja e numrit tė fluturimeve prej 17 pėrqind pėr shkak tė miratimit tė programit nxitės pėr aviokompanitė, rritja e numrit tė udhėtarėve pėr 5 pėrqind, hapja e terminalit VIP etj, vuri nė pozitė kritike shėrbimet ndaj klientėve tė kompanisė sidomos gjatė muajit qershor dhe korrik.

Numri i punėtorėve nė Aeroportin Ndėrkombėtar tė Prishtinės pėr momentin ėshtė 630, i njėjtė sikurse nė vitin 2006, kur janė shėrbyer 880 mijė udhėtarė, ndėrsa tani numri i udhėtarėve ka kaluar shifrėn prej 1 milion e 250 mijė udhėtarė.

“ Janė rreth 400 mijė udhėtarė mė shumė se nė vitin 2006 tė cilėt shėrbehen nga stafi i kompanisė, ndėrkohė qė numri i punėtorėve ka mbetur i njėjtė. Ėshtė i pamundur vazhdimi i punės nė aeroport me numėr tė njėjtė tė punėtorėve. Shėrbimet ndaj udhėtarėve dhe kompanive gjatė kėtyre muajve, sidomos nė qershor dhe korrik u vunė nė pozita kritike, ēka detyroi menaxhmentin tė marrė njė vendim tė tillė pėr punėsimin e punėtorėve sezonal” tha Koordinatori pėr Marėdhėnie me Jashtė i ANP-sė, Altin Ahmeti.

Sipas tij, qė nga fillimi i punės edhe nė ndėrrimin e tretė, apo 24 orė punė, vendim qė ka rezultuar shumė i suksesshėm pėr shkak se tani rregullisht nė kėtė orar fluturojnė 3 kompani ndėrsa gjatė vikendeve ka nga 7 fluturime, lindi nevoja pėr punėsimin e punėtorėve tė rinj.

“ Prej muajit prill kur nė aeroport filloi puna 24 orė, punėtorėt ekzistues nė operativė kanė punuar pa pushim gjatė vikendeve dhe duke tejkaluar orėt zyrtare tė punės, 172 orė tė rregullta nė muaj dhe 40 orė over-time me pagesė (orė shtesė me pagesė).

Nė shumicėn e rasteve shumė prej punėtorėve kanė arritur deri nė 80 orė overrtime mirėpo kompania nuk ka mundur ti paguaj mė shumė se 40 orė shtesė pėr shkak se ėshtė e ndaluar sipas ligjit. Ju jemi mirėnjohės kėtyre punėtorėve pėr punėn e pakursyer dhe ndihmėn e dhėnė, ndėrsa orėt shtesė tė punuara nga ata do tė kompenzohen me ditė pushimi”, tha tutje koordinatori Ahmeti. Pranimi i punėtorė sezonal me kontrata katėrmujore ėshtė bėrė konform tė gjitha rregullave dhe ligjeve tė Republikės sė Kosovės.

Gjatė muajit prill qe shpallur konkursi nga ana e kompanisė, konkurs nė tė cilin konkuruan rreth 4 mijė persona, ndėrsa procesit tė intervistimit i janė nėnshtruar rreth 500 persona gjatė muajit Maj dhe Qershor.

120 punėtorėt e pranuar nė Aeroportin Ndėrkombėtar tė Prishtinės do tė punojnė nė tė gjitha sektorėt, bagazh, sigurim, restorante, mirėmbajtje, stjuardesa etj.
Telegrafi

ANP, tė hėnėn nė tender

Tė hėnėn shpallet shprehja e interesit pėr koncesionimin e Aeroportit tė Prishtinės. Koncesionari duhet tė investojė rreth 100 milionė euro, tė ndėrtojė njė terminal me kapacitet prej 1.5 milionė pasagjerėve, hapėsirėn pėr parkingje, poligonin e taksive dhe njė fabrikė pėr riciklimin e ujit, bashkė me disa kushte tjera.


Qeveria e Kosovės ka ndėrmend tė zbatojė pikė pėr pikė rekomandimet e kompanisė INOVA pėr dhėnien me koncesion tė Aeroportit Ndėrkombėtar tė Prishtinės.

Kjo kompani, e caktuar para disa muajsh pėr tė nxjerrė analizat pėr koncesionim, i ka rekomanduar qeverisė qė sa mė parė ta zbatojė kėtė proces. Kėshtu edhe ėshtė duke u punuar. Saktėsisht, Kėshilli Ndėrministror pėr Ndėrmarrje Publike, kryetar i sė cilės nė rastin e ANP-sė ėshtė ministri Fatmir Limaj, ka vendosur qė shprehjen e interesit ta shpallė ditėn e hėnė tė javės sė ardhshme.

Rekomandimet e kompanisė INOVA kanė shtyrė qeverinė tė caktojė njė mori kėrkesash dhe kushtesh pėr koncesionarin e ardhshėm tė aeroportit. Ai fillimisht duhet tė pėrgatitet qė nė njė interval kohor prej 20 vjetėsh tė investojė rreth 100 milionė euro. Prej kėtyre investimeve pėrfiton edhe qeveria.

“Nga dhėnia e aeroportit nė koncesion pėr njėzet vjet, buxheti i Kosovės arkėton mbi 400 milionė euro”, ka deklaruar ministri Limaj.

Ministri Fatmir Limaj deklaroi se kjo ėshtė rruga mė e mirė pėr tė zhvilluar aeroportin dhe ndihmuar me krejt kėtė masė parash buxhetin e Kosovės.

“Ne kemi marrė njė analizė shumė profesionale nga kompania konsultuese dhe rekomandimet e saj do t`i zbatojmė me pėrpikėri”, tha Limaj.

Ai tregoi edhe njė mori kėrkesash tjera qė do t`i parashtrohen koncesionarit. Sė pari, tha Limaj, ai duhet tė investojė nė njė terminal tė ri me kapacitet pėr 1.5 milionė pasagjerėsh. Pos kėsaj duhet edhe tė investojė nė parkingje dhe poligone pėr taksitė dhe autobusėt.
Gjithashtu, sipas ministrit tė Transportit, koncesionari duhet tė ndėrtojė edhe njė fabrikė pėr riciklimin e ujit nė atė hapėsirė.

“Aeroporti do tė zgjerohet edhe mė shumė pėr njė hapėsirė tė madhe. Me kėto investime mendojmė se do tė kemi njė aeroport ndėrkombėtar bashkėkohor”.

Ndėr qėllimet kryesore tė ministrit Limaj ėshtė edhe ai qė kjo kompani tė shndėrrohet nė njė institucion identifikues pėr shtetin e ri tė Kosovės. Kjo, pasi qė aeroporti ėshtė pasqyra dhe institucioni i parė i kėtij shteti qė ballafaqohen gjithė ata qė ia mėsyjnė vendin tonė.

“Pėr shkak tė gjitha kėtyre argumenteve, qeveria ka vendosur qė ta japė me koncesion dhe procesi pritet tė pėrfundojė nė dhjetor”, tha ai.

Gjithashtu ministri tregoi se kulla dhe shėrbimi i kontrollorėve mbeten nėn pėrkujdesjen e institucioneve shtetėrore dhe nuk do tė jepet nė asnjė mėnyrė me koncesion. Madje shumė shpejt ato do tė ndahen nga ANP-ja.

“Kulla e kontrollorėve do tė ndahet edhe fizikisht me aeroportin. Do tė ndėrtohet njė objekt shumė i mirė pėr kėtė shėrbim shumė tė rėndėsishėm”.

Kompania INOVA ka rekomanduar gjithashtu qė qeveria tė krijojė kuadro tė reja tė kontrollorėve, pasi qė ka mungesė tė tyre. Ka rekomanduar edhe tė shtojė numrin e punėtorėve nė kėtė njėsi.

Limaj pajtohet me auditorin

Ministri Fatmir Limaj ka komentuar publikisht raportin e auditimit pėr vitin 2008 tė lėshuar nga Auditori Gjeneral. Nė njė konferencė pėr media, ai ėshtė pajtuar me raportin dhe ka deklaruar se ka qenė njė raport real. Limaj deklaroi se kanė marrė parasysh dhe shumė seriozisht rekomandimet e Auditorit Gjeneral tė vitit 2007.

“Ne kemi marrė parasysh rekomandimet e vitit 2007 dhe jemi pėrpjekur qė nė maksimum t`i zbatojmė ato dhe siē ėshtė thėnė edhe nė raport, kemi arritur ta bėjmė”, tha ai. Sipas deklarimeve tė drejtuesve tė kėsaj ministrie, raporti i fundit i auditorit pėr kėtė ministri ka qenė mė i miri qė nga pas lufta.
Gazeta expres

KEK`u ngulfat bizneset

Reduktimet e energjisė elektrike po i godasin rėndė bizneset kosovare - kryesisht atyre nė amvisėri. Rasti i fundit ėshtė ai i mishtores Eco Products nga Gjilani, e cila ka humbur 800 kilogramė mish nga ndėrprerjet e rrymės vetėm nė kėto 4 ditėt e fundit. AKB, e fajėson KEK`un pėr vėshtirėsitė qė po ua sjell bizneseve.


Pronarit tė mishtores Eco Products, Enver Sahitit, reduktimet e fundit tė energjisė elektrike i kanė shkaktuar dėme tė konsiderueshme. Pėr pesė ditė ndėrprerje tė rrymės, atij i janė zhdukur 800 kilogramė mish. Kjo masė e mishit, pėrkthyer nė para i bie rreth 1800 euro. Ai ėshtė i shqetėsuar me ndėrprerjet e rrymės, e cila, sipas tij, nėse vazhdon kėshtu mund ta mbyllė biznesin.

“Rreth 800 kilogramė mish janė prishur nė procesin e fundit tė pjekjes, si rezultat i reduktimeve tė vazhdueshme’, ka thėnė Sahiti. Gjatė procesit tė pjekės se mishit, thotė ai, nėse nuk ka rrymė, atėherė i gjithė mishi duhet tė asgjėsohet. Ky mishtar nga Gjilani tash ėshtė duke menduar se a do ta vazhdojė biznesin e tij. Thotė se atėherė kur ka arritur njė sukses nė tė ardhura, mė kėto ndėrprerje ka ardhur nė situatė tė mendojė pėr mbylljen e mishtores.

Por, sikur ky i fundit janė edhe shumė prodhues tė tjerė vendorė.
Ibrahim Abazi, pronar i mishtores “LGB”, thotė se kur ka ndėrprerje tė rrymės, i gjithė mishi qė ėshtė nėpėr furra, duhet tė riciklohet ose tė asgjėsohet. Sipas tij, ėshtė e vėshtirė tė punohet nė kėsi kushtesh, kur nuk ke qėndrueshmėri tė energjisė elektrike.

Shkrimin e plotė mund ta lexoni nė numrin e sotshėm tė gazetės Express.
Gazeta expres
Llapjani_HH Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 03-08-09, 17:22   #26
Llapjani_HH
 
Avatari i Llapjani_HH
 
Anėtarėsuar: 05-06-08
Postime: 1,262
Llapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Lajme nga Ekonomia

PTK, drejtori Haxha nuk ka marrė asnjė cent bonus

Shyqyri Haxha si kryshef ekzekutiv i PTK nuk ka marrė as edhe njė cent tė vetėm bonus dhe kėtė jemi nė gjendje t’ua dėshmojmė organeve kompetente kurdo qė ato kanė nevojė. Po ashtu e informojmė opinioni publik se PTK sh.a nuk shpenzon parat e taksa paguesve te Republikės se Kosovės, pėrkundrazi PTK sh.a si kompania me fitimprurėse e Kosovės i siguron buxhetit te Republikės se Kosovės taksa nė miliona euro, si dhe divdent apo fitim neto ne miliona euro buxhetit te Republikės se Kosovės, tha nė konferenėn pėr media, zėdhėnsi Menduh Abazi.

Posta dhe Telekomi i Kosovės permes nje konference per media ka reaguar ndaj asaj qe ajo e ka quajtur shpifje e radhės e gazetės “Koha Ditore” pėr shkrimin e botuar, dje me datė 02.08.2009, me titull “PTK, bonuse si nė bahēe tė babės”.

Sipas zėdhėsit Menduh Abazi, ai ka ftuar tė gjitha institucionet qė tė vijnė ta verifikojnė kėtė fakt, duke filluar nga prokuroria e Kosovės.

" Me kėto shpifje tė radhės gazeta nė fjalė po vazhdon pėrpjekjet e saj pėr shkatėrrimin e pasurisė mė tė madhe tė Kosovės, PTK duke penguar zhvillimin e kompanisė mė shkrime intriguese dhe tė porositura nga individė qė bashkė me ta po tentojnė shkatėrrimin e kompanisė. Nė shkrimin e djeshėm gazeta nė fjalė ka lėshuar shpifjen e radhės pa asnjė bazė tė vetme, duke akuzuar kryeshefin ekzekutiv tė PTK, dr.Shyqyri Haxha pėr dhėnien bonos vetes me vlerė 10 mijė euro", tha Abazi.

Sipas tij, PTK do tė vazhdojė tė ndjekė rrugėt ligjore pėrfshirė kėtu edhe padi private penale, pėr shpifje te cilat tashme disa prej tyre e ka deponuar ne gjykatėn kompetente pėr tė demantuar dhe pėr t’i treguar opinionit kosovar veprimet tendencioze, shantazhuese, shpifėse , jo etike , jo profesionale dhe kundėr ligjore.

" Tashmė kemi iniciuar 5 padi ndaj gazetės nė fjalė dhe gazetarėve, te cilėt pėrdorėn pėr interesa personale dhe keqpėrdoren nga pronarėt dhe aksionarėt e grupit koha , ndėrsa me kėtė njoftim duam ta njoftojmė opinion se qysh nesėr nė do tė dėrgojmė nė organet kompetente padinė e radhės pėr shpifjet e djeshme" shtoi Abazi.

Ai ka paralajmruar se kryeshefi ekzekutiv i PTK Shyqyri Haxha do tė ngritė padi ndaj gazetės nė fjalė edhe jashtė vendit.
Telegrafi


Llapjani_HH Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 20:22.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.