Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Shqipetaret > PAVARESIA KOSOVĖS
Emri
Fjalėkalimi


 
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Prev Postimi Mėparshėm   Postimi Tjetėr Next
Vjetėr 19-02-08, 22:33   #1
Naki
Moderator
 
Avatari i Naki
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Vendndodhja: Nė Gjermani
Postime: 7,859
Naki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėm
Gabim Intervista,Opinione /Jehona e Pavarsisė sė Kosoves

Intervista
Shkrimtari i njohur, Ismail Kadare thotė se ka njė jehonė ndėrkombėtare qė unė nuk e kam parė nė kėto 20 vjetėt e fundit pėr ndonjė komb tjetėr

Kadare: Liria e Kosovės ka vite e vite qė ėshtė pėrgatitur nė ndėrgjegjen shqiptare

- Zoti Kadare, tashmė ndodhi... Kosova deklaroi pavarėsinė. Si ndiheni, ēfarė do tė thotė ky zhvillim?
Mė bėni njė pyetje qė ndoshta e dini pėrgjigjen. Ndihem shumė i lumtur dhe ēdo fjalė nuk do ta shprehte gjithė atė ngazėllim qė ndjej unė, si gjithė shqiptarėt nė kėtė ēast.

- Kujt i takon nderimi i parė sot?
Nderimi nė raste tė tilla i takon nė radhė tė parė atyre qė u flijuan pėr kėtė ditė tė madhe. Ky ėshtė zakon botėror dhe jo vetėm zakon, por moralitet universal, i pandryshueshėm nė shekuj. Edhe nė rastin e Kosovės ata kanė kujtesėn e parė.

- Kosova dhe Shqipėria tashmė shtete do tė ndajnė tė njėjtat ikona kombėtare, pėrfshirė Skėndėrbeun, Nėnė Terezėn, Kadarenė... por me flamuj tė ndryshėm shtetėrorė. Si e shihni raportin Kosovė-Shqipėri pas shpalljes sė pavarėsisė?
Kosova dhe Shqipėria janė dy shtete tė ndryshme, por nuk duhet harruar qė janė dy shtete shqiptare. Ato do tė jenė dy shtete, por kombi shqiptar mbetet njė. Kombi shqiptar ka njė histori tė dytė qė ecėn paralelisht me historinė politike shtetėrore. Uniteti i kombit shqiptar ėshtė tjetėr gjė dhe dy shtetet shqiptare janė tjetėr gjė. Natyrisht, ato i bashkon koncepti shqiptar.

- Pavarėsia e Kosovės pėr popullin e Kosovės ėshtė e barabartė me lirinė. Cilat janė refleksionet tuaja pėr lirinė nė njė moment si ky?
Ėshtė njė gjė e habitshme ajo qė ka ndodhur. Shpallja e pavarėsisė sė Kosovės ka njė jehonė ndėrkombėtare qė unė nuk e kam parė nė kėto 20 vjetėt e fundit tė ketė ndodhur pėr ndonjė komb apo shtet tjetėr. Kjo tregon qė liria ėshtė shumė e shenjtė pėr njerėzit, pavarėsisht se mund tė ndodhė se popujt qė e kanė, e harrojnė qė e kanė. Ndaj, popujt kanė dėshirė tė dėgjojnė pėr lirinė, tė shohin pėr lirinė, tė mblidhen rrotull njė tryeze pėr lirinė. Shqiptarėt patėn fatin t'ia kujtojnė botės ē'ėshtė liria, ē'ėshė kjo gjė sublime. Me kėtė e shpjegoj unė eksitimin e gjithė mediave botėrore nga kjo ngjarje. Kjo ngjarje po ndiqet nga miliarda njerėz, siē nuk ėshtė ndjekur kurrė asnjė problem shqiptar. Kjo ėshtė njė gjė e gėzueshme. Por, kjo ėshtė falė asaj sa e shenjtė ėshtė liria.

- Megjithatė, liria ėshtė njė proces qė duhet mėsuar se si tė menaxhohet. Ēfarė kanė pėr tė mėsuar shqiptarėt nė kėtė rast?
Jeta nė liri ėshtė tjetėr jetė nga ajo nė robėri. Ėshtė e vėrtetė qė liria mėsohet, mirėmbahet, menaxhohet si njė makinė shumė e komplikuar. Por, shqiptarėt kėtė nuk e kanė tė vėshtirė, sepse liria ėshtė diēka qė pėrgatitet thellė nė ndėrgjegje pėrpara se tė vijė. Liria e Kosovės ka vite e vite qė ėshtė pėrgatitur nė ndėrgjegjen shqiptare.

- Pak orė para se Kuvendi i Kosovės tė shpallte pavarėsinė, Kisha Ortodokse Serbe kėrkoi tė bėhej luftė pėr tė mbrojtur Kosovėn. Si e shikoni tė ardhmen e Kosovės dhe tė rajonit, kur dihet se Serbia nuk ka kėrkuar ndjesė pėr katėr luftėrat nė Ballkan?
Ky ėshtė njė problem qė lidhet kryesisht me Serbinė. Mendoj se kėrcėnime tė tilla janė kėrcėnime fantazmash, koha e tė cilave ka kaluar. Jugosllavia ka marrė njė mėsim tė mirė pėr gjėra tė tilla nė tė shkuarėn dhe nuk besoj se Serbia e sotme, qė ėshtė vazhdim i njė pjese tė Jugosllavisė, do tw vazhdojė tė pėrkundė ėndrrėn pėr tė hyrė prapė nė aventura qė i kanė kushtuar kaq shtrenjtė. Kam besim qė, gradualisht pala serbe do tw kuptojė absurditetin e gjendjes nė tė cilėn ndodhet. Kam parasysh kėtu atė gjendjen propagandistike, ku ajo ėshtė tėrhequr nga udhėheqėsit e saj tė papėrgjegjshėm, si Koshtunica me shokė. Unė besoj se kjo nuk do tw vazhdojė gjatė, pasi ka njė logjikė nė zhvillimin e ngjarjeve dhe Serbia dėmton veten e saj dhe askėnd tjetėr me kėto veprime.

- Keni shkruar pėr shumė perandori, me tė cilat shqiptarėt kanė pasur punė, duke filluar nga Perandoria Osmane. Aktualisht si i shihni orientimet dhe aleancat e shqiptarėve?
Po tė shikojmė orientimin shqiptar dhe serb nė njė ditė si kjo, ėshtė diēka gati e pabesueshme. Orientimi shqiptar ka bėrė njė kthesė 180 gradė, nga njė orientim i gabuar qė ishte me pjesėn mė tė prapambetur tė botės, kaloi nė njė orientim tė ri me pjesėn mė tė pėrparuar tė botės, qė janė njėherėsh dhe pjesa mė e fortė. Pėr njė habi tė madhe, serbėt qė kanė qenė nė kampin tjetėr, ose kanė kujtuar se ishin aty, kanė bėrė njė kthim pas prej 180 gradėsh, pėr t'u gjetur nė kampin mė tė prapambetur. Ky kamp vazhdon ende tė jetojė me ėndrrat e Luftės sė Ftohtė, me ėndwrrime shpėrnguljesh e me radhė.

- Cili ėshtė mesazhi juaj pėr Kosovėn nė njė ditė si kjo?
Mesazhi im nuk mund tė jetė veēse i thjeshtė. Kosova ta gėzojė lirinė! Ta gėzosh lirinė ėshtė diēka madhėshtore. Pėr lirinė, siē thamė nė fillim, duhet punuar. Unė kam besim tė plotė se populli i Kosovės ėshtė thellėsisht i ndėrgjegjshėm, se ka pėrpara shumė punė pėr tė bėrė. Punė tė lodhshme, por tė bukura siē janė punėt nė liri.
Intervistoi: Ilirjana A. BAJO


__________________
""""""""Nuk ka jetė pa vuajtje,
""""""""""""""nuk ka vuajtje pa shkak,
""""""""""""""""""""por nuk ka shkak qė nuk mund tė tejkalohet
Naki Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
 


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 09:35.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.