Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Bota Shpirtėrore > Mėsime nga Kurani
Emri
Fjalėkalimi
Mėsime nga Kurani Besimtarėt myslimanė mblidhen nė kėtė forum pėr tė diskutuar dhe ndarė me njėri-tjetrin mėsimet fetare dhe experiencat e tyre tė jetės.



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 28-03-07, 02:04   #16
Albanian eX|PerT
.•:*ØØØØØØØØØØØØØØØ*:•.
 
Anėtarėsuar: 09-11-06
Postime: 4,028
Albanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Pyetja:
Ku ka lindur Muhammedi a.s.?

Pėrgjigjja:
Falėnderimi dhe mirėnjohja i takojnė Allahut tė Plotfuqishėm, salavatet dhe pėrshėndetjet tona qofshin mbi Muhammedin alejhi selam, mbi familjen, shokėt dhe mbi tė gjithė ata qė e ndjekin kėtė rrugė deri nė Ditėn e Kijametit.
Muhammedi (Lavdėrimi dhe shpėtimi i Allahut qoftė mbi tė!) ka lindur nė Mekė. Tanimė ai vend shfrytėzohet pėr bibliotekė tė Mekės dhe nuk ėshtė larg nga Haremi i Mekės – Qabes. Pėr mė tepėr nė vijim po japim ca foto qė tregojnė vendin ku ka lindur i Dėrguari i Allahut, Muhammedi alejhi selam. Allahu e di mė sė miri!
Bahri Curri, 22.11.2006


Imazhet E Bashkangjitura
Tipi Dosjes: jpg foto1.jpg (85.7 KiloByte, 1 shikime)
Tipi Dosjes: jpg foto 2.jpg (44.6 KiloByte, 1 shikime)
Albanian eX|PerT Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 31-03-07, 22:07   #17
Albanian eX|PerT
.•:*ØØØØØØØØØØØØØØØ*:•.
 
Anėtarėsuar: 09-11-06
Postime: 4,028
Albanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėm
Gabim

MUHAMMEDI [ALEJHIS-SELAM] - SIMBOL I PAQES, MĖSHIRĖS DHE TOLERANCĖS
Shkruar nga Minire Ceka

Minire Ceka

“Nėse madhėshtia e qėllimit, thjeshtėsia e mendimit dhe rezultatet e arritura janė tri kritere tė gjenialitetit njerėzor, kush mund tė marrė guximin tė krahasojė cilindo njeri tė madh nė historinė njerėzore me Muhammedin [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]?”
(Lamartini)

Nė kėtė mėnyrė e pėrshkruajnė Muhammedin [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] shumė jomuslimanė.
Ndėrsa si duhet ta pėrshkruajmė ne atė, njeriun i cili ishte, ėshtė dhe gjithmonė do tė jetė udhėrrėfyes yni nė arritjen e kėnaqėsisė sė All-llahut tė Madhėrishėm; mėsuesit qė na mėsoi si tė veprojmė nė kėtė jetė tė pa lakmueshme pėr syrin dhe shpirtin e njė muslimani tė vėrtetė; shembull i mirėsisė, moralit tė lartė, tolerancės, solidaritetit, pėrkushtimit ndaj All-llahut dhe fesė sė vetme tė drejtė, Islamit? Ēfarė duhet tė themi pėr njeriun i cili ėshtė i lartėsuar nga tė tjerėt me virtytet mė tė larta; pėr tė cilin lirisht mund tė themi qė ėshtė Kur’ani mbi tokė; hėnėn qė ndriēoi jetėrat e miliona personave me rrezatimin e vet Islamit nė veprat e tij; shpėtimtarin tonė, ndėrmjetėsimin e tė cilit insha’All-llah e arrijmė duke ndjekur rrugėn e tij?



Mund tė themi shumė, por pėrsėri kjo do tė jetė shumė pak, sepse nuk ka fjalė qė njeriu ka shpikur e qė denjėsisht mund ta pėrshkruajnė personalitetin e ngritur tė Muhammedit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]. E vetmja mėnyrė pėr ta bėrė kėtė ėshtė nėpėrmjet tė folurit tė zemrės e cila me gjithė forcėn e vet dashuron kėtė Pejgamber tė All-llahut, qė ushqehet duke e pėrkujtuar Muhammed Mustafanė [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] dhe duke i dėrguar salavate, dhe e cila forcohet nė aspektin e moralit dhe zbutet nė aspektin empatik dhe altruistik duke mėsuar pėr jetėn e tij tė ndritshme. Zemėr e cila vuan qė nuk kishte mundėsinė qė sė paku pėr pak kohė tė kish shijuar afėrsinė e tij, por e cila gjithashtu ėshtė e bindur se me arritjen e devotshmėrisė do tė ketė mundėsinė tė jetė fqinj me tė nė ahiret.
Muhammedi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] erdhi si shpėtimtar pėr mbarė njerėzimin. Me ardhjen e tij si Pejgamber, nė kėtė botė u rregulluan shumė gjėra si: imoraliteti, tradhtia ndaj vėllait, dredhitė qė bėheshin nė ato kohėra etj. Ai e solli paqen dhe lumturinė ndėrmjet njerėzve. Sjellja dhe morali i tij kanė bėrė qė shumica e njerėzve tė marrin rrugėn e Islamit pasi qė duke lexuar jetėn e pejgamberit Muhammed [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] dhe kanė vėrejtur ndershmėrinė, mėshirėn dhe gjithė pėrpjekjet e tij pėr tė drejtuar Ummetin drejt rrugės sė vėrtetė, si dhe arritjen e kulminacionit nė fe dhe moral.
Pejgamberi Muhammed [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ishte dritė e sjellur nga vet Zoti i plotfuqishėm, tė cilėn dritė e shpėrndau nė gjithė Ummetin. Tė tjerėt u vunė kundėr tij duke menduar se do tė mund ta mposhtin, por ai ishte i aq durueshėm sa mundohej t’i kthente tė njėjtit me urtinė e fjalėve dhe veprave tė tij, duke i ngulitur ato nė zemrat e tyre me dashuri, respekt, e jo me forcė. Kėshtu, ai nė emėr tė Zotit arriti tė dominojė pėrgjatė tėrė Arabisė, Persisė, Horosanit, Indisė, Sirisė, Abisinisė dhe shumė vendeve tė tjera. 1/3 e tėrė botės sė banuar i takonin vetėm njė njeriu tė vetėm i cili nuk mundohej pėr poste, pėr pushtet dhe fronte, por vetėm pėr mėshirėn dhe dashurinė e tė madhit All-llah. Nuk ishte shpata ajo qė ia siguroi Islamit vendin nė botė, por modestia e plotė, thjeshtėsia e Pejgamberit, tė qenit rigoroz ndaj obligimeve, guximi dhe trimėria, respekti ndaj prindėrve dhe miqve, dhe si kulminacion, besimi dhe bindja e paluhatshme ndaj Zotit dhe Pejgamberit tė tij.
Muhammedi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] gjithė punėn qė e bėnte, e bėnte pa asnjė interes. Ai nuk la as edhe njė fotografi me tė cilėn do tė adhurohej nga pasuesit e tij, pėr shkak se donte qė e gjithė vėmendja dhe adhurimi tė ishin pėr All-llahun e Plotfuqishėm dhe mėshirėplotė, Njė dhe i vetėm. Ishte themelues i 20 perandorive tokėsore dhe 1 perandorie shpirtėrore; sjelljet e tij dėshmonin se ai ishte i dėrguar, lajmėtar e jo udhėheqės fitimtar. Ka qenė shumė i dėshpėruar kur dikush mbetej nė zinxhirin e injorancės dhe mosbesimit. Ishte i mėshirshėm dhe tolerant ndaj bashkėqytetarėve tė vet dhe triumfin e tij e kurorėzoi me mėshirė dhe falje. Gjatė kohės qė predikonte fenė, u bė mjet i nėnēmimit, sulmeve, torturave dhe ishte i detyruar tė largohej nga vendlindja e vet, Mekka, dhe tė shpėrngulet nė Medine. Braktisi ēdo gjė pėr hir tė pėrhapjes sė besimit, e jo pėr interes vetjak. Kishte pėr qėllim krijimin e njė shteti islam, ishte modest dhe i thjesht. Gjatė gjithė kohės, qeverisi me drejtėsi dhe kurrė nuk u mundua qė sundimin ta bėjė trashėgim pėr familjen e tij. Duke marrė parasysh tė gjitha kriteret me tė cilat do tė matej madhėshtia njerėzore, e qė ai i posedonte, me tė drejt pyesim: A ekziston njeri mė i madh se ai?
Ai ėshtė njė ndėr reformatorėt mė tė mėdhenj tė njerėzimit, atij i takon lavdia mė e madhe, qė e udhėhoqi njerėzimin nė dritėn e vėrtetė, nė drejtėsi dhe paqe dhe pengoi gjakderdhjen e tė pafajshmėve. Ai ishte njė njeri i drejtė dhe i ndershėm tė cilin e pasonin njerėz tė drejtė dhe tė ndershėm, njerėz tė cilėt e meritonin respektin e njeriut me moral mė tė lartė nė tėrė rruzullin tokėsor; njeriun me mėshirė mė tė madhe dhe njėkohėsisht mė tolerant se tė gjithė. Njeriun i cili edhe nė momentet e fundit tė jetės sė vet e luste Zotin pėr mėshirė pėr Ummetin e tij.
Ishte dinjitoz Pejgamberi i All-llahut me tė mėdhenjtė, e modest me tė vegjlit, gjė qė bėnte ta donin tė dy palėt. Ishte i pa shkolluar, por ndikonte shumė te njerėzit, ashtu sikur mėsuesi te fėmija; asnjėherė nuk e ngriti veten mė lart se tė tjerėt; kafshatėn e gojės e ndante me skllevėrit dhe ēdo herė mundohej tė jetė i barabartė me tė tjerėt si krijesa tė All-llahut.
Ata qė e njihnin mirė Pejgamberin e All-llahut, Muhammedin [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem], e pėrshkruanin atė nė mėnyrė tė rrjedhshme dhe tė drejtė.
“Ai nuk e ka qortuar askėnd, kurrė tė keqen nuk e ka kthyer me tė keqe, ua falte tė tjerėve, ishte tolerant, asnjėherė nuk e ka kėnaqur veten me hakmarrje, nuk i ka dėmtuar ndjenjat e shėrbėtorit ose robit, e as qė i ka shqetėsuar ndonjėherė shtazėt. Atė qė ka ardhur me ndonjė lutje tek ai, kurrė nuk e ka kthyer prapė”. Kėshtu e pėrshkruan Aishja [radijall-llahu anha] Muhammedin [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem].


Vazhdon
Albanian eX|PerT Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 31-03-07, 22:34   #18
Albanian eX|PerT
.•:*ØØØØØØØØØØØØØØØ*:•.
 
Anėtarėsuar: 09-11-06
Postime: 4,028
Albanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Ndėrsa Aliu [radijall-llahu anhu] ka thėnė: “Pejgamberi ka qenė gjithmonė i disponuar, fytyrė ndritshėm dhe natyrė mirė, modest, kishte pamje tė rėndomtė, i mėshirshėm, zotėronte moral tė lartė. Kurrė nuk ka pasur temperament dhune e as qė ka qenė zemėrgurė, asnjėherė nuk ka pėrdorur fjalė tė pakėndshme, s’ėshtė mburrur me gabimet e njerėzve dhe kurrė nuk i ka zbuluar tė metat e tyre...”
Politikani dhe burrėshtetasi i madh, themeluesi i Gjermanisė, Bizmarku, e pėrshkruan Muhammedin [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] si njė personalitet tė jashtėzakonshėm dhe thotė se jo rastėsisht Zoti e zgjodhi atė e jo dikė tjetėr nė skenėn e ngjarjeve mė tė rėndėsishme nė botė si predikues tė fesė sė pastėr dhe tė vėrtetė dhe se njerėzimi vetėm njėherė ka parė njė figurė tė tillė unikale, siē ishte Muhammedi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem].
Ēfarė virtyte tjera duhet tė ketė njė njeri cili bėn qė ēdo kush qė e lexon biografinė e tij tė pėrqafojė Islamin apo tė shprehė fjalė miradije pėr tė arriturat e tij, pa marrė parasysh se cilės fe i takojnė apo i kanė takuar mė parė.
Kjo na bėn qė tė jemi tė vetėdijshėm se ēfarė njeriu na ka caktuar Zoti si vulė predikuese, ta pasojmė dhe t’i kryejmė detyrat me tė cilat ai na ka urdhėruar nė emėr tė Zotit tė Plotfuqishėm.
Do ta pėrmbyll kėtė ese me njė fragment tė njė poeti turk me prejardhje shqiptare, Mehmet Akif Ersoji:
Bota me tėrė atė qė ka,
Respekt kanė pėr atė Mustafa,
Borxh i ka kjo shoqėri,
Borxh i ka ēdo njeri,
Borxh i ka kėtij tė pafajshmi njerėzia,
Me kėto fjalė nė Mahsher na tuboftė Perėndia



1 KKy tekst mori Ēmimin e Parė nė lėmin e prozės (eseistikės) nė Konkursin letrar dhe shkencor me temė: “Muhammedi [alejhis-selam] - simbol i paqes, mėshirės dhe tolerancės”, tė shpallur nga Forumi Rinor Islam me rastin e Vitit tė Ri Islam - HIXHRI 1428


http://www.furkan.com.mk/vepra/index.php?option=com_content&task=view&id=36&Itemi d=26
Albanian eX|PerT Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 02-04-07, 12:24   #19
Albanian eX|PerT
.•:*ØØØØØØØØØØØØØØØ*:•.
 
Anėtarėsuar: 09-11-06
Postime: 4,028
Albanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėm
Gabim Vlera e dhikrit tė Allahut nė Kur'anin Fisnik

Vlera e dhikrit tė Allahut nė Kur'anin Fisnik

Shkruar nga Bahri Curri
e enjte , 21 korrik 2005

Vlera e dhikrit tė Allahut nė Kur'anin Fisnik


Allahu i Lartėsuar thotė: "Pra, ju mė kujtoni Mua (me adhurime), Unė ju kujtoj juve (me shpėrblim). Mė falėnderoni e mos mė mohoni." [Bekare, 152] Po ashtu thotė: "Pėr ata qė e pėrmendin Allahun me pėrkujtim kur janė nė kėmbė, kur janė ulur dhe kur janė tė shtrirė.." [Ali Imran, 191]
Po ashtu thotė: "Ti pėrmende shumė Zotin tėnd dhe madhėroje mbrėmje e mėngjes." [Ali Imran, 41] Po ashtu thotė: "Ti pėrmende Zotin tėnd nė vete (heshtas), me respekt e me dro." [A'rafė, 205] Poashtu thotė: "Po ti pėrmende Zotin tėnd dhe plotėsisht pėrkushtoju Atij." [Muzzemmil, 8]

Dobitė e dhikrit tė Allahut
1.E pėrzė shejtanin, e thyen dhe e shkatėrron.
2.Kėnaq Allahun azze ve xhel-le.
3.Eviton brengėn dhe pikėllimin nga zemra.
4.I jep zemrės gėzim, ngazėllim dhe kėnaqėsi.
5.Forcon zemrėn dhe trupin.
6.Shndrit fytyrėn dhe zemrėn.
7.Sjell rrizkun dhe tė mira.
8.Ėshtė fidanishte dhe kopsht i xhenetit. Transmeton Xhabiri ga Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, i cili ka thėnė: "Kush thotė: "Subhanallahi ve bihamdihi" do tė mbillet pėr tė njė pemė (palme) nė xhenet."
9.Dhikri bėn qė Allahu dhe melaiket tė bėjnė dua dhe salavat mbi atė qė bėn dhikėr.

Vlera e salavatit mbi Pejgamberin sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem nė Kur'anin Fisnik
Allahu i Madhėruar thotė: "Ėshtė e vėrtetė se Allahu dhe engjėjt e Tij me madhėrim e mėshirojnė Pejgamberin. O ju qė keni besuar, madhėronie pra atė (duke dėrguar salavate) dhe pėrshėndeteni me selam." [Ahzabė, 56] Poashtu thotė: "Ai ju mėshiron juve e edhe engjėjt e Tij pėr t'ju nxjerrur juve prej errėsirave nė dritė. Ai ėshtė shumė mėshirues ndaj besimtarėve." [Ahzabė, 43]

Dobitė e salavatit mbi Pejgamberin sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem
1.Zbatimi i urdhėrit tė Allahut tė Lartėsuar.
2.Miratimi i Allahut pėr salavatin mbi Pejgamberin sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem.
3.Miratimi i melaikeve nė kėtė.
4.Arritja e dhjetėfishit tė shpėrblimit dhe salavatit pėr njė herė qė bie salavat.
5.Ngritja pėr dhjetė shkallė.
6.I shkruhen dhjetė sevape dhe i fshihen dhjetė gjynahe.
7.Shpreson nė pėrmbushjen e lutjes sė tij kur e fillon falėnderimin e Allahut me tė (salavat).
8.Me kėtė fiton ndėrmjetėsimin (shefa'atin) e Pejgamberit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem.
9.Robi me kėtė afrohet nė Ditėn e Kijametit afėr Pejgamberit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem.
10.Robi me kėtė pėrgėzohet me xhenet para vdekjes sė tij.
11.Me kėtė robi shpėton nga llahtaria dhe tmerri i Ditės sė Kijametit.
12.Me kėtė fiton mėshirėn e Allahut.

Rastet kur lexohen salavatet mbi Pejgamberin
1.Nė teshehudin (uljen) e parė, nė fund tė kunutit dhe nė fund tė namazit pas teshehudit.
2.Nė namazin e xhenazes pas tekbirit tė dytė.
3.Nė hutben e namazit tė xhumasė, tė namazit tė bajrameve dhe tė namazit tė shiut.
4.Pas pėrgjigjies sė muezinit, para ikametit dhe tek duaja.
5.Kur hyjmė nė xhami dhe kur dalim nga ajo.
6.Kur tė pėrmendet dhe kur tė shkruhet emri i tij.
7.Kur tė njohtohemi pėr ndonjė humbje apo pėr ndonjė nevojė, nė fillimin dhe mbarimin e ditės.
8.Pas pėrfundimit tė abdesit dhe hyrjes nė shtėpi.

Vlera e lutjes Allahun (duasė) nė Kur'anin Fisnik
Allahu i Lartėsuar thotė: "Zoti im, mė falė edhe mua nga ana Juaj njė pasardhės (fėmijė) tė mirė, vėrtet, Ti je dėgjues i lutjes." [Ali Imran, 38] Poashtu thotė: "O Zoti im! Mė bėn mua nga ata qė e falin namazin, e edhe prej pasardhėsve tė mi dhe pranoje lutjen time o Zot!" [Ibrahim, 40] Poashtu thotė: " Zoti juaj ka thėnė: Mė thirrni Mua, Unė ju pėrgjigjem, e ata qė nga mendjemadhėsia i shmangen adhurimit ndaj Meje, do tė hyjnė tė nėnēmuar nė xhehenem." [Gafir, 60]

Dobitė e lutjes Allahun (duasė)
1.Ėshtė argument i imanit tė tij nė Allahun dhe tė mbėshtetjes nė Tė.
2.Kjo shkakton zbritjen e mėshirės dhe largimin e fatkeqėsive.
3.Duaja ėshtė e dashur te Allahu.
4.Ėshtė nėnshtrim ndaj Allahut dhe largim i hidhėrimit tė Allahut.
5.Hap gjoksin, zhduk brengėn e pikėllimin dhe i lehtėson punėt.

Kohė dhe vende, nė tė cilat Allahu i pėrgjigjet duasė-lutjes
1.Nata e Kadrit.
2.Dita e Arafatit.
3.Muaji Ramazan.
4.Nata e xhumasė, dita e xhumasė dhe ora e xhumasė.
5.Pjesa e fundit e natės.
6.Nė kohėn e syfyrit.
7.Takimi i rreshtave (grupeve) nė dyluftim nė luftė.
8.Mes ezanit dhe ikametit.
9.Nė sexhde.
10.Pas namazeve farze.
11.Nė syfyr.
12.Kur imami nė namaz thotė: Vel-led-dal-lin.
13.Kur pin ujė zem-zem.
14.Kur gjeli kėndon.
15.Kur muslimanėt mblidhen nė mexhlis tė pėrkujtimit.
16.Kur bjen shi.
17.Nė kohėn e iftarit.

Vendet, nė tė cilat Allahu pėrgjigjet nė lutje:
1.Me rastin e qėndrimit nė Safa dhe Merve, ngase Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka ardhur nė Safa, shikoi nė drejtim tė Qabes, i ngriti duart duke e falėnderuar Allahun dhe e luste Atė ēfarė dėshironte.
2.Me rastin e hedhjes sė guralecėve nė Mine, nė vendet e shenjta, vėrtetohet se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem i ngriste duart tek xhemeratet (vendet ku hidhen guralecėt gjatė haxhit) dhe lutej.
3.Brenda Qabes, ngase Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem kur hynte nė tė lutej nė njė skaj tė tij.

Kushtet e duasė
1.Tė jesh i bindur se Allahu ėshtė i Vetmi qė mund tė tė pėrgjigjet nė lutje.
2.Falėnderimi ndaj Allahut dhe salavati mbi Pejgamberin.
3.Kėrkimi nga Allahu gjėrat e lejuara me kushtet e duasė.
4.Mendimi i mirė pėr Allahun.
5.Mosnxitimi.
6.Ushqimi, pija dhe veshja tė jenė hallall.

Rregullat e duasė
1.Dije se nevoja pėr Allahun dhe nėnshtrimi para Tij, kėrkesa e ndihmės prej Tij haptas dhe fshehtas janė prej kushteve tė rėndėsishme nė pėrgjigjien e duasė.
2.Nuk prish punė nėse ngriten duart me rastin e duasė, ngase Pejgamberisal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thėnė: "Kur robi i drejton duart kah Allahu, Allahu turpėrohet t'i kthejė ato bosh." [Hadith i vėrtetė]
3.Mos e fėrko fytyrėn me duar pas duasė, sepse kjo nuk ka ardhur nga Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, madje Izz bin Abduselam thotė: "Kėtė nuk e bėn pėrveē atij qė ėshtė injorant." [Nė librin e tij: "Sahihul edhkar min kelam hajril ebrar"]


http://www.fjalaebukur.com
Albanian eX|PerT Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 02-04-07, 12:25   #20
Albanian eX|PerT
.•:*ØØØØØØØØØØØØØØØ*:•.
 
Anėtarėsuar: 09-11-06
Postime: 4,028
Albanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėm
Gabim

LINDJA E MUHAMMEDIT ALEJHIS SELAM

Shkruar nga Sulejman Osmani


Muhammedi alejhi selam lindi nė mėngjesin e ditės sė hėnė mė 20 prill tė vitit 571 e.r. ky vit veēohet edhe me sulmin qė deshi ta bėjė Ebreheja (njė mbret nga Jemeni) ndaj Qabes dhe nė histori njihet si ‘viti i elefantit’.

Rreth mrekullive qė ndodhėn nė natėn e lindjes sė Pejgamberit alejhi selam flasin shumė burime tė ndryshme, nga ato tė vėrteta dhe tė pavėrteta. Ato qė na kanė arritur me varg interpretėsh (sened) tė vėrtetė duhet tė pranohen dhe tė argumentojmė me to, ndėrsa ato qė nuk janė tė sigurta dhe kanė dyshime, duhet shikuar nė to dhe studiuar. Asgjė nuk duhet tė pranojmė e as tė refuzojmė pa u mbėshtetur nė argumente.
Vitet e para tė fėmijėrisė sė tij i kaloi nė fisin Beni Sead, sipas traditės sė mekasve, tė cilėt i dėrgonin fėmijėt e tyre nė fshat larg qytetit. Aty qėndroi pesė vjet, e nė kėtė kohė ndodhi edhe hapja e gjoksit tė Muhammedit alejhi selam, andaj e frikėsuar nga kjo ngjarje, Halimeja (gruaja, e cila kishte marrė nė mbikėqyrje) e kthen atė te nėna e tij.
Kur i mbushi gjashtė vjet, nėna e mori nė rrugė pėr nė Medinė pėr t’i vizituar disa tė afėrm tė saj, por duke u kthyer rrugės vdes nė vendin e quajtur ‘El Ebvau’, i cili gjendet rreth 40 km larg Medinės, e me tė mbeti ta vazhdojė rrugėn shėrbėtorja Ummu Ejmen. Muhammedi alejhi selam mbeti edhe pa nėn, e babin as qė e kishte parė, por mėrzia iu shtua edhe mė tepėr kur vdiq gjyshi i tij, i cili e kishte marrė atė nė mbikėqyrje pas vdekjes sė nėnės. Tash muhammedi alejhi selam kishte tetė vjetė kur gjyshi i kishte arritur tė njėqin e njėzetat. Pas vdekjes sė gjyshit, atė e mori nė pėrkujdesje xhaxhai Ebu Talibi. Dy herė udhėtoi sė bashku me tė deri nė Siri. Herėn e parė gjatė rrugės, nė qytezėn Busra nė veri tė Shamit, u takua me priftin e quajtur Behira, i cili i frymėzuar nga lajmėrimet e Tevratit pėr Pejgamberin qė do tė vie, e porositi xhaxhain e tij qė tė mos e marrė me vete nė rrugė, ngase frikohej se mos do t’i bėnin keq ēifutėt e Sirisė.
Udhėtimin e dytė pėr Siri e bėri me karavanin e Hatixhes, kurse ajo e mahnitur me sinqeritetin e tij kėrkoi qė tė martohen.
Muhammedi alejhi selam atėbotė i kishte 25 vjet, kurse Hatixheja 45 vjet. Qė tė dy e pranuan njėri tjetrin me dėshirė, e si rezultat i kėsaj ishte jeta e tyre e lumtur me respekt tė ndėrsjellė. Gjatė jetės bashkėshortotre me tė Pejgamberi alejhi selam nuk kishte grua tjetėr, kurse pėr dashurinė qė kishte ndaj saj flasin shumė hadithe. Ajo ishte e vetmja me tė cilėn pati fėmijė 9pėrveē Marisė, e cila i kishte lindur njė djalė, i cili quhej Ibrahim, e qė kishte jetuar vetėm tetėmbėdhjetė muaj).
Kėshtu jetoi Muhammedi alejhi selam i paprekur nga ēdo e keqe, nė mesin e njė shoqėrie tė shaktėrruar nė tė gjitha aspektet. Marrėdhėniet njerėzore kishin marrė tatėpjetėn. Luftėrat ndėrfisnore zgjatnin me vite, e nė besim kishin devijuar nga e vėrteta. Qaben e kishin mbushur me idhuj, tė cilėt i adhuronin pėr zotėra. Vajzat e tyre i varrosnin pėr sė gjalli dhe vėrtet ishte njė krizė e rėndė shoqėrore. Muhammedi alejhi selam nuk ishte i kėnaqur me kėtė gjendje. Asnjėherė nuk i shoqėronte as nė lutjet e tyre, e as nė tubimet, nė tė cilat pinin dhe dėfreheshin. I shtyrė nga kjo gjendje, filloi tė vetmohej nė shpellėn “Gari Hira” dhe siē tregojnė burimet e transmetuara, aty qėndronte gjatė tėrė muajit tė Ramazanit, dhe kohė pas kohe vinte nė shtėpi qė tė furnizohej me gjėra tė nevojshme (hadithin lidhur me kėtė e transmeton Buhariu nė Sahihun e tij, shiko: “Fet’hul bari”, vėll. I, f. 30-31).
Rreth asaj se si e adhuronte Allahun nuk ka burime tė sigurta, por anohet nė atė se lutej sipas Sheriatit tė ndonjė Pejgamberi tė mėparshėm. Dihet se arabėt deri vonė i pėrmbaheshin besimit tė Ibrahimit alejhi selam, derisa njė mekas i quajtur Amr bin Luhej solli nga Siria njė idhull dhe me kėtė idhujtaria e zėvendėsoi besimin qė e kishin trashėguar nga gjyshi i tyre, Ibrahimi alejhi selam. Pėr dallim nga tė tjerėt, Muhammedi alejhi selam kurrė nuk i bėri ibadet ndonjė idhulli, nuk i ra nė sexhde dhe nuk kėrkoi fatin nga zotėrat e imagjinuar. Allahu e zgjodhi dhe e ruajti nga ēdo e keqe. Ia pastroi zemrėn duke qenė fėmijė i vogėl. Tregohet se si bari nė Mekė, Muhammedi alejhi selam ishte marrė vesh me njė shok tė tij qė t’ia ruajė delet derisa ky tė shkonte nė njė dasmė, e cila po bėhej nga tė parėt e Mekės. Por nė tė hyrė tė Mekės, nga tingujt e njė melodie hyjnore, atė e zuri gjumi dhe nuk diti asgjė pėr veten deri tė nesėrmen, kur e zgjoi vapa e madhe.E njėjta ngjarje i ndodhi edhe njė herė tjetėr, andaj kėto janė dėshmi se Allahu ka dashur ta ruajė dhe veēojė.
Kur Muhammedi alejhi selam i mbushi tė katėrdhjetat, Allahu e dėrgoi mėshirė pėr mbarė njerėzimin, thirrės nė Rrugėn e Tij dhe kandil qė ndriēon.
Ajetet e para tė Kur’anit i zbritėn nė shpellėn Hira (aty ku vetmohej) duke e urdhėruar qė tė mėsojė dhe lexojė nė emėr tė Allahut, i Cili ka krijuar qiejt, tokėn dhe gjithė atė qė ekziston.
Tash do tė fillojė njė sistem i ri njerėzor. Botėn do ta ndritė besimi i pastėr, i bazuar nė Njėsinė e Zotit xhel-le shanuhu. Fjala e Tij do tė lartėsohet e besimi monoteist do tė formojė shtetin e parė islam i bazuar nė ligjin e Allahut dhe Sunnetin e Pejgamberit alejhi selam. Si rezultat i kėtyre mėsimeve lindėn gjenerata, tė cilat kurrė mė nuk u pėrsėritėn. Luftuan pėr Islam me pasuri dhe shpirt. Allahu u premtoi Xhenetin dhe kėnaqėsitė e tij. Tė gjitha kėto ishin si rezultat i edukatės sė bazuar nė mėsimet hyjnore tė Islamit.
Rruga deri nė fitore ishte e gjatė dhe me plot pengesa, por besimi i vėrtetė nė tė Vetmin Zot dhe durimi i pashembullt ishin mbi tė gjitha.
Sahabėt, tė bindur nė Pejgamberin alejhi selam, pėrcillnin ēdo gjė qė bėnte ai, e imitonin edhe nėse nuk e dinin qėllimin, duke ditur se nuk flet tjetėr pėrveē asaj qė i shpallet nga Allahu xhel-le shanuhu. Prej kėtu zė fill njė bazė e re islame qė do tė quhet Sunnet, ose gjithēka qė ka tė bėjė mbi tė Dėrguarin e Allahut – Muhammedin alejhi selam.





Referencat:
1.”Es-Siretu en-nebevie es-sahiha”, Ekrem Dijaul Omeri, vėll. I, f. 99-101, 106-111, 113-114, 125.
2.”Mustedreku” i Hakimit, vėll. III, f. 182.
3.”Suneni” i Tirmidhiut, vėll. V, f. 590.
4.”Sijer ve megazi”, Ibn Is’hak, f. 79-80.
Marrė nga libri “Sunneti bazė e Sheriatit”



http://www.fjalaebukur.com
Albanian eX|PerT Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 02-04-07, 12:31   #21
Albanian eX|PerT
.•:*ØØØØØØØØØØØØØØØ*:•.
 
Anėtarėsuar: 09-11-06
Postime: 4,028
Albanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėm
Gabim Gjenealogjia E Muhammedit Alejhis Selam

GJENEALOGJIA E MUHAMMEDIT ALEJHIS SELAM

Shkruar nga Sulejman Osmani

Kur flitet pėr shkencėn e Hadithit duhet ditur se bėhet fjalė pėr bazėn e dytė tė Sheriatit Islam dhe pjesėn e dytė tė vahjit-Shpalljes nga ana e Allahut xhel-le shanuhu. Kjo shkencė bazėn e ka nė tė Dėrguarin e Allahut, Muhammedin alejhi selam, i cili nuk flet asgjė tjetėr pėrveē asaj qė i ėshtė shpallur nga Allahu.

Para se tė flitet pėr Hadithin si shkencė ligjdhėnėse duhet ditur diē pėr Muhammedin alejhi selam, duke filluar nga gjenealogjia e tij e mėhershme, pastaj njė vėshtrim tė shkurtėr tė periudhės kohore prej lindjes deri nė dėrgimin e tij pėr pejgamber. Duhet studiuar gjenealogjinė dhe periudhėn para dėrgimit pėr pejgamber, ngase nė tė ka argumente tė gjalal pėr atė se Allahu e ka pėrgatitur dhe zgjedhur pėr tė dėrguar mėshirė pėr mbarė njerėzimin.
Emri ‘arab’ do tė thotė ‘vend i pa bimė ose tokė e thatė, e cila nuk ka ujė’. Kėtė emėr kėto vende e bartėn qė nga kohėt mė tė hershme e kėshtu edhe banorėt qė jetuan nė to.
Paraardhėsi mė i largėt i Muhammedit alejhi selam ėshtė Ibrahimi alejhi selam, i cili rrjedh nga Iraku i sotėm, nga qyteza e quajtur ur, e cila gjendet nė bregun perėndimor tė lumit Eufrat nė afėrsi tė Kufes. Pėr kėtė kanė vėrtetuar studimet shkencore dhe gjurmimet qė janė bėrė nė ato vende. Pastaj Ibrahimi emigroi nė haran, e prej kėtu nė Palestinė, tė cilėn e bėri qendėr tė thirrjes sė tij. Kishte shkuar edhe deri nė Egjipt ku Faraoni deshti t’i bėjė njė tė keqe gruas sė tij, por kur u bind pėr moralin e familjes sė Ibrahimit alejhi selam ia dhuroi njė robėreshė (sipas disave njė princeshė egjiptase) tė quajtur Haxhere me tė cilėn Ibrahimi alejhi selam u martua mė vonė pasi ishte kthyer nga Egjipti nė Palestinė. Kėtu u lindi njė djalė, tė cilin e quajtėn Ismail, por nga zilia qė shprehi gruaja e parė, Sara, ndaj Haxheres, Ibrahimi u detyrua ta largojė atė. Ai duke kėrkuar vendstrehim pėr familjen e tij u ndal nė njė vend tė pabanuar dhe pa bimė, pranė Qabes, e cila deri atėherė nuk ishte ngritur, kurse Meka e sotme ishte njė vend i shkretė, ashtu siē na e pėrshkruan edhe Kur'ani lutjen e Ibrahimit pėr pasardhėsit e tij: “Zoti ynė! Unė njė pjesė tė familjes sime e vendosa nė njė luginė ku nuk ka bimė e pranė Shtėpisė Tėnde tė Shenjtė. Zoti ynė! (I vendosa aty) qė tė falin namazin, pra bėn qė zemrat e disa njerėzve tė mallėngjehen pėr ata dhe pėr tė falėnderuar me mirėnjohje, furnizoi ata me fruta.” [Ibrahim, 37]
Ismaili filloi jetėn nė mekė, e cila pas burimit tė Zemzemit filloi tė bėhet vend i banuar, kurse babai i tij, Ibrahimi, e vizitonte herė pas here. Nga kėto vizita mė tė njohura janė katėr. Nė njėren prej tyre ia kishin ngritur themelet Qabes. Ismaili u martua me njė vajzė nga fisi Xhurhum, i cili mė herėt kishte ardhur nga Jemeni dhe banonte diku nė afėrsi tė Mekės, por mė vonė me lejen e familjes sė Ismailit u shpėrngulėn nė Mekė. Ismaili, i cili jetoi 137 vjet dhe ishte 13 vjet mė i vjetėr se Is’haku, kishte 12 djem, tė cilėt u shpėrndanė nėpėr Siujdhesėn Arabe, kurse njėri prej tyre i quajtur Kajdar bin Ismail mbeti nė Mekė, e kėtu vazhduan jetėn edhe pasardhėsit e tij, nga tė cilėt rrjedh Adnani, njėri nga gjyshėrit e Muhammedit.
Rreth vargut tė gjenealogjisė sė Pejgamberit alejhi selam janė bėrė shumė studime. Disa nga dijetarėt janė munduar qė atė ta lidhin pa shkėputje deri te Ademi alejhi selam, por mė reale ėshtė se nesebin-vargun e Pejgamberit alejhi selam mund ta ndajmė nė tre pjesė:
1.Pjesa e parė: Radhitja e lozės duke filluar nga Muhammedi alejhi selam deri te Adnani ėshtė e vėrtetė pa farė dileme, e kėtė e vėrteton vetė Muhammedi alejhi selam.
2.Pjesa e dytė: Prej Adnanit deri te Ibrahimi alejhi selam, nė tė ka tė vėrteta dhe tė pavėrteta, edhe Pejgamberi alejhi selam kur arrinte te Adnani ndalej dhe thoshte: “Kanė gėnjyer gjenealogėt”, do tė thotė se nga kjo pjesė ka tė vėrteta dhe tė pavėrteta.
3.Pjesa e tretė: prej Ibrahimit alejhi selam deri te Ademi alejhi selam, nuk ka dyshim se nė kėtė pjesė ka gjėra tė pavėrteta, tė cilat nuk mbėshteten nė farė argumenti dhe si tė tilla nuk duhet marrė pėr bazė.
Kur thamė se nė pjesėn e dytė ka tė vėrteta dhe tė pavėrteta, me kėtė kemi pėr qėllim radhitjen e paraardhėsve, e sa i pėrket asaj se Muhammedi alejhi selam rrjedh nga Ibrahimi alejhi selam nuk ka kurrfarė dileme dhe ėshtė e vėrtetė se Zoti e ka zgjedhur nga mė tė zgjedhurit. Siē transmeton Imam muslimi nė Sahihun e tij, Pejgamberi alejhi selam ka thėnė: “Me tė vėrtetė Allahu ka zgjedhur nga tė bijtė e Ibrahimit Ismailin, e nga bijtė e Ismailit Kinanen, pastaj ka zgjedhur nga bijtė e Kinanes Kurejshėt, nga Kurejshėt bijtė e Hashimit dhe nga bijtė e Hashimit mė ka zgjedhur mua.”
Familja e Pejgamberit alejhi selam ishte e njohur edhe me pozitė tė lartė nė shoqėri. Ajo kishte nė mbikėqyrje Qaben dhe bėnte organizimin e haxhit. Ata i kishin edhe ēelėsat e Qabes, punė kėto qė ishin mė tė ndershmet. Burimi i Zemzemit u rigropua nė kohėn e gjyshit tė tij, e me kėtė fituan nder dhe autoritet nga tė gjithė. Gjyshi i Pejgamberit alejhi selam, Abdulmutalibi kishte dhjetė djem, e mė i vogli ishte babi i muhammedit alejhi selam, Abdullahu, tė cilin e donte mė sė shumti. Ėshtė i njohur betimi qė e bėri Abdulmutalibi se nėse Allahu i fal dhjetė djem, njėrin do ta therė pėr kurban, por pas shortit u zėvendėsua me njėqind deve. Kur Abdullahu mbushi 25 vjet, babi e martoi me Eminen, tė bijėn e Vehbit, me tė cilėn kaluan jetė tė shkurtėr, por tė lumtur. Abdullahu kishte shkuar nė Medinė te disa tė afėrm tė tij (sipas disa historianėve nė Siri pėr qėllime tregtare), por nė tė kthyer u sėmur nga njė sėmundje e shkurtėr, por e rėndė dhe vdiq nė afėrsi tė Medinės. Kjo ndodhi dy muaj para lindjes sė Pejgamberit alejhi selam.






Referencat:
1.”El Mu’xhemul vesit”, grup autorėsh, f.591.
2.”Fet’hul bari”, Ibn Haxher, vėll. VI, f. 458-459.
3.”Hadhel habib ja muhib”, Ebu Bekr Xhezairi, f. 17.
4.”Es Siretu en-nebevijjetu es-sahiha”, Ekrem Dijaul Omeri, vėll. I, f. 90-91.
5.Muslimi me koment tė Neveviut, vėll. XV, f. 26.
6.”Mustedreku” i Hakimit, vėll. II, f. 605.

Marrė nga “Sunneti bazė e Sheriatit”



http://www.fjalaebukur.com


Albanian eX|PerT Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 00:14.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.