Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Bota Shpirtėrore > Mėsime nga Kurani
Emri
Fjalėkalimi
Mėsime nga Kurani Besimtarėt myslimanė mblidhen nė kėtė forum pėr tė diskutuar dhe ndarė me njėri-tjetrin mėsimet fetare dhe experiencat e tyre tė jetės.



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 04-03-07, 08:05   #31
Albanian eX|PerT
.•:*ØØØØØØØØØØØØØØØ*:•.
 
Anėtarėsuar: 09-11-06
Postime: 4,028
Albanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Metodat e llojllojshme pėr rezistimin e Da'vetit

Kur kurejshitėt panė se Muhammedin a.s. nuk mund ta pengonte asgjė nga interpretimi i fesė sė re dhe pėrhapja e saj, filluan pėrsėri tė mendojnė pėr mėnyrėn e shuajtjes tė veprimtarisė sė Resulull-llahut a.s. dhe as'habėve tė tij. Pėr kėtė qėllim caktuan disa metoda, pėr tė cilat tani do tė bėjmė fjalė:
1. Ironia, qesėndia, tallja, shpotia dhe pėrgėnjeshtrimi kanė qenė mjet pėrdorimi i parė kundėr myslimanėve. Filluan t'i poshtėrojnė me emra fyese, kurse Resulull-llahun a.s. e akuzonin rėndė, duke thėnė se ėshtė i marrė.
Pėrkitazi me kėtė All-llahu xh.sh. thotė: "Ata thanė: "O ti, qė tė ėshtė shpallė Kur'ani, ti je, me tė vėrtetė, i marrė!" (15, 6).
Shpifnin se ėshtė magjistar dhe gėnjeshtar: "Ata janė ēuditur pėr ardhjen e njė paralajmėruesi nga mesi i tyre, dhe jobesimtarėt kanė thanė: "Ky ėshtė magjistar dhe gėnjeshtar." (38, 4).
Ata e pritnin dhe e pėrcillnin me shikime dashakeqe, budallaqe dhe me gjeste tėrbuese. "Pothuaj se, me tė vėrtetė, jobesimtarėt duan tė tė rrėzojnė me shikim kur dėgjojnė Kur'anin, duke thėnė: "Ai, nė tė vėrtetė, ėshtė i marrė!" (68, 51).
Kur e shihnin se ėshtė duke ndejtur me shokėt e vet tė pafuqishėm, thonin me qesėndi: "A kėta na qenkan ata nga mesi ynė, ndaj tė cilėve All-llahu shfaqi mėshirėn e Tij?" (6, 53).
Kėta kanė qenė prej atyre pėr tė cilėt thotė Kur'ani: "Mėkatarėt qeshnin me ata qė besonin; kur kalonin pranė tyre njėri-tjetrit ia bėnin me sy, e kur ktheheshin te familjet e tyre, ata argėtoheshin nė formė tallėse; ata kur i shihnin besimtarėt thonin: Kėta, me tė vėrtetė, kanė humbur. Kurse Ne nuk i caktuam ata pėr kujdestar tė besimtarėve." (30, 29-33).
2. Shtrembėrimi i mėsimit tė Resulull-llahut a.s., shkaktimi i dyshimit, propagandimi i agjitacioneve tė rrejshme, pėrhapja e fjalėve tė pabaza rreth kėtij mėsimi dhe rreth personalitetit tė Resulull-llahut a.s., duke e tepruar nė tė gjitha kėto, ashtu qė njerėzve mos t'u mbetet kohė tė mendojnė pėr kėtė fe. Ata pėr Kur'anin thonin:
"Dhe thanė: "Kėto janė pėrrallat e popujve tė lashtė; tė cilat i ka kopjuar, e i lexohen atij mėngjes e mbrėmje (qė t'i mbajė mend mė mirė)." (25, 5).
"E mohuesit thonė: "Ky (Kur'ani) ėshtė vetėm njė gėnje­shtėr, tė cilėn e ka trilluar ai (Muhammedi), e i kanė ndihmuar nė kėtė (edhe) njerėz tė tjerė" Ata (me kėtė) kanė bėrė zullum dhe akuzė." (25, 4).
Ata thonin: "Atė (Muhammedin) e mėson njė njeri" (16, 103).
Pėr Resulull-llahun a.s. thonin: "Ēka ka ky Pej­gamber? Hanė ushqimin dhe shetitė nėpėr tregje." (25, 7).
Mirėpo Kur'ani nė shumė vende ka pėrgjigje nė propagandėn e tyre.
3. E kundėrshtonin Kur'anin me trillimet e popujve tė lashtė qė me kėto t'i zbavisin njerėzit pėr t'i larguar nga mėsimi i Kur'anit. Ata thonė se En-Nadar b. Harithi, me njė rast u ka thėnė kurejshitėve: "O njerėz! Ju ka mbėrthyer njė situatė ēfarė nuk keni pasur rast tė hasni gjer mė tani. Muhammedi ėshtė ritur nė mesin tuaj. Ka qenė fėmija mė i miri prej jush, mė i dėgjueshmi dhe mė i sinqerti nga tė gjithė ju. Ka qenė personi mė i besueshėm ndėr ju. Kėshtu ka jetuar gjer nė pjekurinė e tij. Atėherė ai ju erdhi me kėtė Shpallje, e ju that: Magjistar! Jo, pasha Zotin, ai nuk ėshtė magjistar, ne kemi pasur rast tė shohim magjistarė tė ndryshėm dhe tė njihemi me punėt e tyre.
Mandej that: Shortar! Jo, pasha Zotin, ai nuk ėshtė kurrfarė shortari. Ne i kemi parė shortarėt, e dimė se ē'punojnė, dhe e dimė se n'ēmėnyrė pėrshpėrisin disa fjalė tė rimuara. Pastaj that se ėshtė poet. Jo, pasha Zotin, ai nuk ėshtė as poet. Ne e dimė se ē'ėshtė poezia, i kemi dėgjuar dhe i kemi njohur tė gjitha llojet e poezisė. Mė nė fund that se ėshtė i ēmendur. Pasha Zotin, as i tillė nuk ėshtė. Ai nuk ėshtė person i pakujdesshėm, i cili nuk din se ē'bėn e ē'flet. O kurejshitė, kontrollone veten. Pasha Zotin, juve ju ėshtė dėrguar njė gjė madhė­shtore dhe ju ka ndodhur njė ngjarje madhėshtore, por nuk jeni tė vetėdijshėm pėr kėtė."
Pas kėsaj, En-Nadari vajti nė Hira dhe atje e mėsoi mėnyrėn e tė folurit tė mbretėrve persian, tė folurit e Rustemit dhe Sfenddijarit, dhe kur pėrsėri dėgjon fjalimin e Muhammedit a.s. nė tubime, ku pėrmend­te emrin e All-llahut xh.sh., dhe u tėrhiqte vėrejtjen njerėzve nė ndėsh­kimet e Tij, ai tha: "Pasha Zotin, as unė nuk flas mė dobėt se Muham­medi a.s." Mandej rrėfente pėr mbretėrit e Persisė, Rustemin dhe Sfenddijarin, e thoshte: "Nė ēka ėshtė fjalimi i Muhammedit a.s. mė i mirė se i imi? Kėtė assesi nuk e kam tė qartė."[1]
Ibni Abbasi, nė favor tė kėsaj, na tregon se En-Nadari i kishte blerė disa kėngėtare - robėresha, dhe kur dėgjonte se ndonjė njeri anonte kah Resulull-llahu a.s., e thirrte nė shtėpinė e vet dhe e obligonte njėrėn prej kėngėtareve qė ta ushqente dhe t'i jepte pije, e pastaj tė kėndonte dhe tė luante aq gjatė, derisa nė zemrėn e tij nuk mbetej asnjė gjurmė e Islamit. Pėr tė All-llahu ka shpallur:
"Po ka njerėz tė cilėt blejnė tregime dėfryese, e me qėllim qė t'i largojnė njerėzit prej rrugės sė All-llahut, pa pasur kurrfarė fakti dhe pėr t'i marrė ato (ajetet e) All-llahut si tallje. Ata me siguri i pret dėnim i turpshėm." (31, 6)[2]
4. Kėrkesa e kurejshitėve pėr tė gjetur njė mesatare tė pėrbashkėt mes mėsimit paraislamik dhe islamik, me kusht qė idhujtarėt t'i braktis­nin disa nga bindjet e tyre dhe disa manifestime religjioze, por qė edhe Pejgamberi a.s. t'i braktiste disa parime islame. Kėtė mė sė miri e shpjegon Kur'ani:
"Ata dėshirojnė qė ti tė bėsh kompromis, e edhe ata tė bėjnė kompromis (nė fe)." (68, 9).
Ekziston njė traditė gojore tė cilėn e transmeton Ibni Xheriri e cila vėrteton kėtė. Pėrkatėsisht, mushrikėt-idhujtarėt i kanė propozuar Resulull-llahut a.s. qė ky t'i adhuronte idhujt e tyre njė vjet e ata do tė adhuronin Zotin e tij njė vjet.
Ekziston edhe njė version tjetėr, transmetuar nga Abd b. Humejdi, se ata i kanė thėnė Muhammedit a.s.: "Nėse ti pranon zotat tonė, edhe ne do tė pranojmė All-llahun tėnd."[3]
Ibni Is'haku transmeton duke u thirrur nė njė varg transmetuesish, e thotė:
"Njė ditė, gjersa Resulull-llahu a.s. bėnte tavaf rreth Ka'bes, i dolėn pėrpara Esed b. Abdul-Uzzaji, El-Velid b. Mugire, Umejje b. Halefi dhe El-As b. Vail Es-Sehmi, kryeparėt e popujve tė vetė, dhe i thanė:
"O Muhammed, hajde tė besojmė nė atė qė beson ti, kurse ti beso nė atė qė besojmė ne, tė bashkohemi ne dhe t'i bashkojmė fetė tona. Nėse feja jote ėshtė mė e mirė se feja jonė ne do ta pranojmė atė, por nėse kjo e jona ėshtė mė e mirė se e jotja, atėherė ti pranoje tonėn."
Asokohe All-llahu i Lartėsuar xh.sh., shpallė:
"Thuaj: O jobesim­tarė! Unė nuk adhuroj atė ēka adhuroni ju. Por as ju nuk adhuroni Atė qė adhuroj unė. Unė nuk jam adhurues i atyre qė ju i adhuroni. Por as ju nuk jeni adhurues tė Atij qė adhuroj unė. Ju keni fenė tuaj, kurse unė kam fenė time!" (El-Kafirun).[4]
Nė kėtė mėnyrė All-llahu xh.sh. e pėrfundoi shantazhin e tyre cinik dhe qesharak, me kėtė zgjidhje tė qartė dhe precize. Ėshtė e mundur tė ekzistojnė disa dallime nė transmetim pėr arsye se propozimet e mush­rikve kanė ardhur njėra pas tjetrės.
Trysnitė dhe persekutimet

Idhujtarėt kanė pėrdorė tė gjitha metodat e pėrmendura. Kėtė e bėnin gradualisht, pak nga pak, nė mėnyrė qė tė pengojnė pėrhapjen e mėsimit islamik. Kjo ka ndodhur nė vitin e katėrt tė pejgamberllėkut tė Resulull-llahut a.s. Nė vitin e parė tė Islamit ata nuk i tejkalonin kufijtė e njerėzores gjatė veprimtarisė sė vet. Por, me kalimin e kohės, kur panė se kjo mėnyrė e veprimtarisė sė tyre nuk po sillte kurrfarė rezul­tatesh, u tubuan sėrish dhe formuan njė komision prej 25 anėtarėsh nga paria mekase.
Kryetar u zgjodh Ebu Lehebi, xhaxhai i Resulull-llahut a.s. Pas mendimeve dhe konsultimeve tė shumta, ky grup njerėzish mori vendimin definitiv kundėr Resulull-llahut a.s. dhe as'habėve tė tij. Vendosėn qė tė mos kursejnė asgjė nė luftė kundėr Islamit. Do ta torturojnė Resulull-llahun a.s. dhe tė gjithė ata qė e pėrqafuan Islamin, dhe do tė ushtrojnė ndaj tyre tė gjitha trysnitė e mundshme, me ndėsh­kime dhe sulme tė ashpra.[5]
Morėn kėtė qėndrim dhe vendosėn ta zbatojnė nė vepėr. Kjo ka qenė lehtė tė zbatohet kundėr myslimanėve, sidomos kundėr atyre qė ishin tė dobėt e tė pambrojtur.
Por a do tė zbatohej kjo ndaj Resulull-llahut a.s.? Kurrsesi! Ai ka qenė mendjemprehtė, i qetė dhe plot dinjitet, personalitet i fortė dhe i qėndrueshėm; i ēmuar edhe nga miqtė edhe nga armiqtė, njerėzit e mėdhenj e nderonin dhe e respektonin, ndėrsa ata tė cilėt ishin mėsuar me paturpėsi dhe pafytyrėsi, ndaj tij kishin sjellje tė ashpėr dhe arogante.
[1] Ibni Hisham: I/299, 300, 358; Tefhimu-l-Kur'ani: IV/8, 9; Muhtesar Siretu-r-Resul nga Nexhdi, f. 117 dhe 188.

[2] Tefhimu-l-Kur'ani: IV/9.

[3] Tefhimu-l-Kur'ani: IV/501, 205.

[4] Ibni Hisham: I/362.

[5] Rahmetun li-l-Alemin: I/59, 60.


Albanian eX|PerT Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 04-03-07, 08:06   #32
Albanian eX|PerT
.•:*ØØØØØØØØØØØØØØØ*:•.
 
Anėtarėsuar: 09-11-06
Postime: 4,028
Albanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Pėrkundėr tė gjitha kėtyre, Resulull-llahu a.s. ishte nėn mbrojtjen e Ebu Talibit, kurse Ebu Talibi ishte njėri nga paria mekase, i nderuar dhe i respektuar prej tė gjithėve, si prej pasanikėve ashtu edhe prej tė varfėrve. Andaj mushrikėt frikėsoheshin shumė nga zėnka me te, madje edhe vetėm nga qortimi i tij.
Ky status i tij i sillte kurejshitėve pikėllim tė madh. Posa fillonin tė ndėrmerrnin diē, menjėherė tėrhiqeshin. Por durimi i gjatė ishte tejet i rrezikshėm pėr bestytninė e tyre, pėr udhėheqjen e tyre fetare mbi arabėt dhe pėr hallin e vend-nderit tė tyre.
Ata fillojnė fushatėn e torturimeve nėn udhėheqjen e Ebu Lehebit, i cili merr qėndrim armiqėsor kundėr Resulull-llahut a.s. nga dita e parė e misionit tė tij, shumė mė herėt se kurejshitėt. Mė parė thamė se si ka reaguar nė tubimin e Benu Hashimitėve dhe nė Safa. Nė disa tra­dita gojore gjejmė se nė Safa ka marrė njė gur pėr ta goditur Pejgam­berin a.s.[1]
Djemtė e Ebu Lehebit, Utbeja dhe Utejbeh, kanė qenė tė martuar me vajzat e Resulull-llahut a.s. Rukijen dhe Ummu Kulthumen. Kjo ka ndodhur para pejgamberllėkut, e kur filloi t'i zbret Shpallja Resulull-llahut a.s. Lehebi urdhėron djemtė qė tė ndahen prej tyre. Ishte aq i ashpėr dhe kėmbėngulės sa qė djemtė qenė tė detyruar tė veprojnė sipas dėshirės sė tij.[2]
Pas vdekjes sė Abdullahut, djalit tė dytė tė Resulull-llahut a.s. Ebu Lehebi u gėzua shumė dhe u ngut tek shokėt e vet t'ua kumtojė lajmin e gėzueshėm se Muhammedi a.s. ka mbetur pa trashėgimtar-mashkull.
Mė herėt kemi pėrmendur se si Ebu Lehebi e pėrcillte Resulull-llahun a.s. gjatė kohės sė haxhxhit, nėpėr vendet e shenjta dhe sheshet e njohura, duke u thėnė njerėzve se ky ėshtė rrenacak. Tarik b. Abdullah El-Muharibi rrėfen se Ebu Lehebi nuk kėnaqej vetėm me kėto gėnje­shtra, porse e gjuante Resulull-llahun a.s. edhe me gurė, saqė ka pasur edhe gjurmė gjaku.[3]
Gruaja e Ebu Lehebit, Ummu Xhemilja - bija mė e bukur e Harb b. Umejjes, motra e Ebu Sufjanit - aspak nuk ngecte prapa burrit tė saj nė armiqėsi ndaj Resulull-llahut a.s. E kishte zakon tė mblidhte gjemba dhe t'i hidhte ato nė rrugė para Resulull-llahut a.s. dhe para derės sė tij natėn. Ishte llafazane gojėkeqe e cila ia nxinte jetėn nga ēdo anė, i bėnte shpifje tė llojllojshme dhe i shtinte poetėt qė ta pėrgojojnė, prandaj Kur'ani e ka quajtur Hammaletul-hattabi (gruaja e cila thurė intriga).
Kur dėgjon gruaja e Ebu Lehebit se ēka ka shpallur Kur'ani pėr tė dhe pėr burrin e saj, vajti tek Resulull-llahu a.s. nė mesxhid nė Ka'be, ku rrinte ulur pranė Ebu Bekrit. Nė dorė mbante njė gur tė madh sa grushti dhe kur u doli para kėtyre dyve, All-llahu xh.sh., ia mori tė pamurit dhe para veti e shihte vetėm Ebu Bekrin, e jo edhe Resulull-llahun a.s. Ajo pyeti: "O Ebu Bekėr, ku e ke shokun tėnd? Dėgjova se flet keq pėr mua. Pasha Zotin, nėse e shoh gojėn do t'ia thėrrmojė me kėtė gur. Le ta di ai se edhe unė jam poete", - dhe recitoi: "Ndėgjesėn e tė qortuarit nuk e pranuam, urdhrat e tij i refuzuam, dhe fenė e tij nuk e pėrqafuam."
Pas kėsaj ajo shkoi, kurse Ebu Bekri tha: "O Pejgamber i All-llahut, a e pave se ē'ndodhi? Ajo nuk tė vėrejti." Resulull-llahu a.s. u pėrgjigj:
"All-llahu ia tėrhoq tė pamurit nga unė.”[4]
Kėtė ngjarje Ebu Bekėr El-Bazzari e tregonte kėshtu:
"Kur gruaja e Ebu Lehebit doli para Ebu Bekrit tha:
"O Ebu Bekėr, shoku yt ėshtė duke bėrė shpifje pėr ne?" Ebu Bekri iu pėrgjigj:
"Jo, pasha Zotin e kėsaj godine, ai nuk reciton vjersha, e as qė ėshtė poet, andaj nuk mund tė tė pėrgojoj." Ajo tha: "Tė besoj, se ti pėrherė e flet tė vėrtetėn."
Tė gjitha kėto marifetllėqe (dredhira) Ebu Lehebi ia pėrgatiste Resulull-llahut a.s. edhe pse ishte xhaxhai i tij, fqiu i parė dhe shtėpitė e tyre ndodheshin njėra pranė tjetrės. Nė kėto tė kėqija nuk dallonte as ky e as gruaja e tij nga fqinjėt e tjerė, tė cilėt e shqetėsonin Pejgamberin a.s. nė shtėpinė evet.
Ibni Is'haku thotė: "Personat, tė cilėt e shqetėsonin Resulull-llahun a.s. nė shtėpinė e vet, kanė qenė: Ebu Lehebi, Hakim bin El-As b. Umejje, Ukbet b. Ebi Muiti, Adijj b. Hamra Es-Thekafi dhe Ibnul-Asda El-Hudhejli. Tė gjithė kanė qenė fqinjėt e tij, dhe asnjėri prej tyre nuk e kishte pranuar Islamin, pėrveē Hakim b. Ebi-l-Asit."[5] Njė ditė, njėri prej tė pėrmendurve ia gjuan zorrėt e deles Resulull-llahut a.s. gjersa falej nė Harem tė Ka'bes, e njė tjetėr kėto dinte t'i hidhte nė rrugė kah kalonte Resulull-llahu a.s., prandaj Resulull-llahu a.s. shpeshherė e zėnte njė kėnd nė xhami ku falej nė qetėsi i fshehur nga dushmanėt. Ndonjėherė i mblidhte zorrėt e hedhura, e me to dilte para xhamisė dhe i hidhėruar briste: "O Beni Abdi Menaf! Ēfarė fqinjėsh janė kėta!? Pėrse ma bėjnė kėtė, ēka u kam bėrė unė atyre?"
Ukbe Ebi Muiti dinte ta tepronte me kėtė.
Buhariu transmeton nga Abdullah bin Mes'udi r.a. se njė ditė, Resulull-llahu a.s. falej tek Ka’bja, kurse Ebu Lehebi dhe shokėt e tij rrinin ulur aty pari, e njėri prej tyre pyeti:
“Cili prej nesh do tė shkoi tek kasapi e tė sjellė zorrė pėr t'ia gjuajtur Muhammedit mbi supe kur tė bie nė sexhde?" U paraqit me i guximshmi prej tyre, Ukbe b. Ebi Muiti.[6] I solli zorrėt, priti derisa Resulull-llahu ra nė sexhde, e pastaj ato ia hodhi mbi supe, e unė kėtė e shikoja dhe nuk mund tė bėja asgjė", - thotė Abdullah b. Mes'udi.
"Edhe sikur tė pėrpiqesha, nuk do tė kisha pasur sukses." Pastaj tha: "Ata filluan tė qeshin aq tepėr, saqė dridheshin nga tė qeshurit. Resulull-llahu a.s. mbeti nė sexhde dhe nuk e ngriti kokėn deri sa i erdhi e bija, Fatimja. Ajo ia hoqi barrėn nga supet, e ai e ngriti kokėn dhe tha:
"O All-llahu im, Ty po t'i lė kurejshitėt." Kėtė e pėrsėriti tri herė. E kjo iu erdhi rėndė atyre, sepse mendonin se lutjet e bėra nė kėtė qytet, plotėsohen. Pastaj filloi t'i emėronte:
“O Zoti im, ty po ta lė Ebu Xhehlin, Utbete b. Rebian, Shejbeh b. Rebian, El-Velid b. Utben, Umejje b. Halefin, Ukbet b. Ebi Muitin...” - dhe e pėrmendi edhe tė shtatin por nuk ia mbajta mend emrin. Por, pasha Krijuesin tim, tė gjithė ata i kam parė tė vdekur nė varrin e pėrbashkėt tė mushrikve pas luftės nė Bedėr."[7]
Kur Umejje b. Halefi e shihte Resulull-llahun a.s. e pėrgojonte atė dhe e pėrqeshte, e All-llahu xh.sh., shpalli:
"Vaj halli pėr ēdo pėrgojues - pėrqeshės..."
Ibni Hishami thotė:
"Pėrgojues (hummezeh) ėshtė ai i cili sheshazi e ofendon njeriun, e me kėtė e turpėron dhe nė mėnyrė ofenduese bėn shenjė me sy, kurse pėrqeshėsi (lummezeh) ėshtė ai i cili i maltreton njerėzit dhelpėrisht dhe tinėzisht."[8]
Vėllai i Umejjes, Ubej b. Halefi dhe Ukbete b. Ebi Muiti kanė qenė shokė tė mirė. Njė herė Ukbete ishte ulur tek Resulull-llahu a.s. pėr ta dėgjuar se ēka fliste, e ky lajm i erdhi Ubejes, i cili e qortoi ashpėr dhe kėrkoi nga ai qė ta pėshtyjė Resulull-llahun, nė fytyrė, dhe e bėn kėtė.
Njė herė vetė Ubeje e ka thėrrmuar njė kockė tė kalbur dhe pluhu­rin ia ka fryer Resulull-llahut a.s.[9]
[1] Pėr kėtė tregon Tirmidhiu.

[2] Fi Dhilali-l-Kur'ani: 30/282; Tefhimu-l-Kur'ani: VI/522.

[3] Xhamiu Et-Tirmidhi.

[4] Siret - Ibni Hisham: I/335, 336.

[5] Ky ėshtė Hulejf El-Emevijj Mervan b. El-Hakimi.

[6] Ibni Hishami: I/416.

[7] Sahihu-l-Buhari, libri pėr abdest, kaptina: Kur falėsit i gjuhen ndyrėsira: I/37.

[8] Ibni Hisham: I/356, 357.

[9] Ibni Hisham: I/361, 362.


Albanian eX|PerT Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 04-03-07, 08:07   #33
Albanian eX|PerT
.•:*ØØØØØØØØØØØØØØØ*:•.
 
Anėtarėsuar: 09-11-06
Postime: 4,028
Albanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėm
Gabim

El-Ahnes ibėn Shurejk Es-Thekafi ishte njėri prej atyre tė cilėve Resulull-llahu a.s. i kishte bėrė mirė, edhe pse kėtė nuk e kishte meri­tuar. Kėtė e vėrteton edhe Kur'ani, qė e pėrshkruan kėtė njeri me shtatė cilėsi. All-llahu xh. sh., thotė:
"Mos dėgjo askend qė betohet rrejshėm dhe ėshtė pėrbuzės shpifarak qė banė fjalė ndėr njerėzit, qė ėshtė koprrac, i pafre­nueshėm, mėkatar i madh, qė ėshtė i vrazhdė, e pėrveē kėsaj ėshtė kopil." (68, 10-13)
Edhe Ebu Xhehli vinte nganjėherė tek Resulull-llahu a.s. pėr tė dėgjuar kėndimin e Kur'anit, e pastaj vazhdonte me tė vjetrėn. Nuk pranonte fenė, e as qė bindej. Nuk frikėsohej, e as qė pėrmirėsohej. Ai e mundonte Resulull-llahun a.s. - bėnte ezijjet me fjalė, i largonte tė tjerėt nga rruga e All-llahut, e pastaj shkonte me mburrje pėr atė qė ka bėrė, i gėzuar pėr tė keqen qė ia ka bėrė dhe pėr ēka do tė mbahej mend. Pėr Ebu Xhehlin Kur'ani thotė:
"Ai nuk ka besuar dhe nuk ėshtė lutur (falė namazin).(75, 31)"[1]
Qė nga dita e parė ia ndalonte Resulull-llahut a.s. tė falej nė Harem. Njė herė e takoi nė namaz afėr mekami i Ibrahimit dhe i tha:
"O Muhammed, a nuk ta kam ndaluar tė bėsh kėtė!" Resulull-llahu a.s. u hidhėrua dhe me zė pak sa tė lartė iu kėrcėnua. Nė kėtė Ebu Lehebi tha: "Me ēka mė kėrcėnohesh kėshtu? Pasha Zotin, nė kėtė luginė unė kam mė sė tepėrmi shoqėri." All-llahu xh.sh. shpalli:
"E, ai le ta thėrrasė shoqėrinė e vet" (nė ndihmė)" (96, 17).[2]
Nė njė traditė tjetėr thuhet se Resulull-llahu a.s. e ka kapur pėr jake dhe e ka shkundulluar duke i thėnė:
"Vaj halli pėr ty! Vaj halli pėr ty!" (25, 34).
Armiku i All-llahut xh.sh. tha: "Po mė kėrcėnohesh, o ti Muham­med? Pasha Zotin, nuk mund tė mė bėni gjė, as ti e as Zoti yt, sepse unė jam njeri i madh."[3]
As pas kėtyre ndodhive Ebu Xhehli nuk zgjohej nga agonia e lajthitjes, por edhe mė tepėr zhytej nė baltė. Muslimi transmeton nga Ebu Hurejre: "Ebu Xhehli ka pyetur se a do tė bie Muhammedi a.s. nė sexhde nė prezencėn tuaj?" "Po". Ebu Xhehli tha: "Pasha Latin dhe Uzatin (idhuj) nėse e bėn kėtė, do ta shkeli nė qafė, e hundėn do t'ia fus nė pluhur." Ai shkoi tek Resulull-llahu a.s. dhe e takoi atė duke u falur. Deshti ta gjuan nėn kėmbė, por tė gjithė tė pranishmit u habitėn kur ai u zmbraps duke u mbrojtur me duar prej diēkaje, andaj e pyetėn:
"Ēfarė tė ndodhi?" Ai u pėrgjigj: "Nė mes meje e tij pashė njė hendek ku gafullonte zjarri, e duart e mia sikur tė ishin flatra, tė cilat do tė digjeshin aty." Resulull-llahu a.s. tha: "Sikur tė mė prekte me dorė, engjėjt do ta rrėmbenin dhe do ta bėnin copė e grimė."[4]
Kėsi lloj torturash pėrjetonte Resulull-llahu a.s. nga armiqtė e vet, qoftė nga Mekasit autoritativ, qoftė nga njerėzit e thjeshtė, me gjithė mbrojtjen tė cilėn e gėzonte nga Ebu Talibi. Sa u pėrket myslimanėve tė tjerė, e sidomos ata mė tė dobėtit dhe tė pambrojturit, kėto tortura ndaj tyre kanė qenė edhe mė tė mėdha, kurse metodat edhe mė brutale.
Njėkohėsisht ēdo fis i ndėshkonte njerėzit nga mesi i vet qė e kishin pranuar fenė Islame. Metodat kanė qenė tė tmerrshme dhe tė llojllojshme. Ata myslimanė qė nuk kishin dikėnd tė vetin, pėrjetonin vėrsuljen e horrave kurejshitė, sė bashku me zotėrinjtė. Pėrdornin metoda tė ndryshme tė keqtrajtimit, andaj, vetėm edhe njė pėrfytyrim i tyre, ēdo njeriut fisnik do t'ia plaste zemrėn.
Kur Ebu Xhehli dėgjonte se ndonjėri prej njerėzve autoritativ ka pranuar Islamin, i kėrcėnohej atij se sė pari do ta shkatėrronte materia­lisht, e pastaj edhe moralisht. E nėse ky qėllonte i varfėr dhe i pambroj­tur atėherė e rrahte, e maltretonte, e pastaj i nxiste edhe tė tjerėt tė veprojnė kėshtu.[5] Xhaxhai i Uthman b. Affanit e mbėshtjellte kėtė nė hasure nga fletėt e palmės, e pastaj e ndizte zjarrin nėn te.[6]
Kur nėna e Mus'ab b. Umejrit kupton se djali i saj kishte pranuar Islamin, sė pari e bėri tė vuante nga uria, e pastaj e pėrzėnė prej shtėpie, edhe pse ishin tė pasur. Lėkura e tij, pas kėtyre vuajtjeve, i ishte mble­dhur sikurse ajo e gjarprit. Bilalli, rob i Umejje b. Halef El-Xhume­hijit, e pranoi Islamin, kurse Umejja ia vuri lakun nė qafė e konopin ia dha fėmijėve nė dorė pėr ta tėrhequr kodrave tė Mekės, pėrderisa nė qafė nuk i mbetej prerja nga laku. Pastaj, ia shtrėngonte lakun me njė dorė e me tjetrėn e rrahte duke e goditur me shkop. E detyronte tė ulej nė shkretėtirė nė mesditė kur Dielli pėrcėllonte. E bėnte tė vuante nga uria, e mė sė vėshtiri ishte kur, lakuriq e shtrinte nė rėrėn pėrcėlluese e nė gjoks ia vėnte njė gur tė madh dhe i thoshte:
"Do tė qėndrosh kėshtu, pasha Zotin, derisa nuk vdes ose nuk e mohon Muhammedin, e pėrsėri tė besosh nė Latin e Uzatin."
Bilalli, pėrkundėr gjendjes sė vėshtirė qė pėrjetonte thoshte: "Zoti ėshtė Njė! All-llahu ėshtė Njė! Ėshtė Njė!"
Njė ditė, gjersa Bilalli e vuante kėtė lloj torturimi, aty pari kalon Ebu Bekri, e sheh tėrė kėtė dhe e blenė Bilallin nga Umejja. Kėtij ia jep njė rob tė zi e tė ri, si kompensim pėr Bilallin. Ndėrkaq pėrmendet se e ka blerė pėr pesė apo shtatė okė argjend. Pastaj Ebu Bekri e liron Bilallin.[7]
Amėr b. Jasiri ishte rob i Benu Mahzumėve. Ky, baba i tij dhe nėna e tij, e pranojnė Islamin sė bashku. Ata kaluan edhe mė keq se Bilalli. Mushrikėt - jobesimtarėt - idhujtarėt apo politeistėt e Mekės, nė krye me, pėrsėri, Ebu Xhehlin, i shpienin kėta nė shkretėtirė, gjatė vapės mė tė madhe tė ditės, i lidhnin pėr drunj dhe i linin ashtu.
Njė ditė Resulull-llahu a.s. kaloi pranė tyre dhe u tha: "Kini durim, o familje e Jasirit! Vendbanimi i juaj do tė jetė Xhenneti." Jasiri vdes nga plagėt. Gruan e Jasirit e mbyt Ebu Xhehli, duke ia shpuar zemrėn me hu. Kjo ėshtė shehid i parė i Islamit. Amri tėrė kėtė e shikonte me pėrvuajtėri, nė zemėr pėrjetonte dhembje tė padurueshme pėr shkak tė prindėrve tė vet. Ebu Xhehli vazhdon ta torturonte Amrin, herė me uri e herė me gurė tė nxehtė qė ia vėnte nė gjoks, e pastaj i hudhte ujė pėrmbi tė pėr t'i shuar gurtė e zjarrtė nė gjoksin e ti. Kurejshitėt i thoshin:
"Nuk do tė lėmė tė qetė, pėrderisa nuk e shanė Muhammedin dhe deri sa nė zemrėn tėnde nuk ndien dashuri ndaj Latit dhe Uzatit."
Ai, pėr shkak vuajtjeve tė rėnda, iu premtoi kėtė, e ata pas prem­timit tė tij, e lirojnė, ndėrsa ai, shkon tek Resulull-llahu a.s. duke qarė dhe duke kėrku­ar ndjesė. All-llahu xh.sh., pastaj shpalli:
"Ai qė mohon All-llahun pasi qė pat besuar - pėrpos atij qė ėshtė i detyruar me forcė, por qė zemra e tij ėshtė plotė besim (nuk ka mėkat) - si edhe pėr ata qė e hapin zemrėn pėr mohim, pėr ta ka zem­rim nga All-llahu dhe pėr ata ka dėnim tė madh." (16, 106).[8]
Ka qenė i torturuar edhe Ebu Fukejheti, i quajtur Efleh, rob i Mekasit Abdu-d-Darit. Atij ia lidhin kėmbėt, dhe kėshtu tė lidhur e tėrhiqnin zvarrė pėr tokė.
Vuajtje tė ndryshme, azabe - keqtrajtime - i ka pėrjetuar edhe Habab b. El-Ereti, rob i Ummi Enmares, bijės sė Seba'a El-Huza'aijes. Mushrikėt e tėrhiqnin pėr flokėsh, pastaj ia shtrembėronin qafėn gjersa nuk i kėrsitnin vertebrat (rrotullat) e qafės, e pastaj ia ngarkonin njė gur tė madh qė tė mos mund tė ēohej.[9]
Disa gra e kishin pranuar Islamin: Zun-Nejra, En-Nehdija me tė bijėn e vet dhe Ummu Ubejsa. Tė gjitha ishin robėresha. Edhe kėto mushrikėt i keqtrajtonin nė mėnyra tė ndryshme. Po ashtu, Islamin e pranon robėresha (e blerė) e familjes Benu Muemmel, me origjinė nga Benu Adijjėt. Umer b. El-Hattabi e rrahte derisa i mėrzitej - asokohe ende ishte mushrik - e pastaj thoshte: "Nuk do tė pushoj gjersa nuk lodhem mirė."[10]
Ebu Bekri i blenė kėto robėresha, e pastaj i liron sikurse qė e ka liruar Bilallin dhe Amir b. Fuhejrehin.[11]
[1] Fi Dhilali-l-Kur'ani: 20/212.

[2] Fi Dhilali-l-Kur'an: 30/208.

[3] Fi Dhilali-l-Kur'ani: 29/313.

[4] Transmeton Muslimi nė "Sahihun" e vet.

[5] Ibni Hisham: I/320.

[6] Rahmetun li-l-Alemin: I/57.

[7] Rahmetun li-l-Alemin: I/57; Telkihu-l-Fuhumi, f. 61; Ibni Hisham: I/317-8.

[8] Ibni Hishami: I/319, 320; Fikhu-s-Sire nga Gazaliu, f. 82; Rivajeti i El-Avfit nga Ibėn Abbasi, tė shikohet Muhtesar Siretu-r-Resulull-llahu nga En-Nexhdi, f. 92; Rahmetun li-l-Alemin: I/57; Min Iaxhazu El-Tenzil, f. 53.

[9] Rahmetun li-l-Alemin: I/57; Telkih Fuhumi ehli-l-Ether, f. 60.

[10] Rahmetun li-l-Alemin; I/57; Ibni Hisham: I/318.

[11] Ibni Hisham: I/318, 319.
Albanian eX|PerT Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 04-03-07, 08:08   #34
Albanian eX|PerT
.•:*ØØØØØØØØØØØØØØØ*:•.
 
Anėtarėsuar: 09-11-06
Postime: 4,028
Albanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Mushrikėt ia vishnin disa as'habėve tė Resulull-llahut a.s. lėkurėn e devesė e pastaj e lėnin nė rėrė, e disave ia vishnin parzmoren e hekurt dhe e lėnin nė shkėmbinjtė pėrcėllues.[1]
Regjistri i tė munduarve nė rrugė tė All-llahut xh.sh., ėshtė shumė i gjatė ndėrsa vuajtjet e tyre nuk i kap dot mendja e njeriut. Ata, sikurse edhe ēdo kush tjetėr pėr tė cilin dėgjonin se ėshtė mysliman, kalonin nėpėr shtigje tė njėjta gjembash.
Shtėpia e Erkamit

Ka qenė urtėsi e madhe qė gjatė kėtyre ngjarjeve tė trishtuese Resulull-llahu a.s. ndalon tė shfaqurit dhe proklamimin publik tė Isla­mit. I urdhėron myslimanėt qė tė takoheshin vetėm fshehtazi. Ēdo tubim publik pėrsėri i shtyente mushrikėt tė shprehin agresivitetin e vet pėr tė penguar Resulull-llahun a.s. t'ua mėsonte njerėzve fenė, Kur’a­nin, urtėsinė dhe edukatėn.
Ekzistonte po ashtu frika nga konfrontimi i hapėt ndėrmjet dy palėve armiqėsore, me ide tė ndryshme. Kjo edhe ka ndodhur nė vitin e katėrt tė pejgamberllėkut. shokėt e Pejgamberit a.s., tuboheshin nė vende tė fshehta pėr ta kryer namazin. Njė herė, kėtė e vėrejnė disa jobesimtarė dhe pas ofendimeve tė rėnda i sulmojnė. Nė pėrleshje e sipėr, Sa'd b. Ebi Vekkasi e godet njėrin prej mushrikve dhe e pėrgjakė.
Kjo ka qenė gjakderdhja e parė nė mbrojtjen e Islamit.[2] Po qe se konflikti do tė zgjaste mė tepėr, dhe do tė ndodhte mė shpesh, atėherė kjo sigurisht do tė shkaktonte shkatėrrimin e myslimanėve, e njėherit edhe shkatėrrimin e fesė sė tyre.
Prandaj urtia e All-llahut xh.sh., urdhėron fshehjen. Shumica e myslimanėve e mbanin sekret idenė e tyre, praktikimin e fesė si dhe tubimet e veta.
Pėr sa i pėrket Resulull-llahut a.s. ai kėtė e bėnte sheshazi para syve tė mushrikve, dhe asgjė nga kjo nuk mund ta pengonte. Vetėm qė fshehtazi takohej me myslimanėt, mė tepėr pėr shkak tė sigurisė sė tyre dhe tė Islamit, se sa pėr vetėn e vet.
Nė Safa gjendej shtėpia e Erkam b. Ebi-l-Erkam El-Mahzumit. Ka qenė e vogėl dhe larg syve tė zullumqarėve. Resulull-llahu a.s. e cakton kėtė shtėpi pėr interpretimin e fesė dhe tubimin e myslimanėve. Kjo ka ndodhur nė vitin e pestė tė pejgamberllėkut.[3]
Hixhreti i parė nė Abisini

Torturat ndaj myslimanėve kanė filluar nė gjysmėn apo nė fund tė vitit tė katėrt tė pejgamberllėkut. Torturimi, edhe pse i rėndė, ende nuk ka pasur karakter tė pėrgjithshėm. Nė vitin e pestė tė pejgamberllėkut torturat, dhunimet, nga dita nė ditė, nga muaji nė muaj, bėheshin mė tė mėdha dhe mė tė ashpra.
Kjo zgjati gjer nė gjysmėn e kėtij viti, kur myslimanėve u ndalohet banimi nė Mekė. Myslimanėt janė kėshilluar qė tė mendojnė pėr ndonjė dredhi, me ndihmėn e sė cilės do tė shpėtonin nga kjo e keqe e madhe. Nė kėtė moment vendimtar pėr myslimanėt, All-llahu xh.sh., shpallė suren "El-Kehf"-"Shpella" si pėrgjigje mushrikve nė pyetjet qė i bėnin Resulull-llahut a.s. Ndėrkaq, kjo sure pėrmbanė tri rrėfime kur'anore, nė tė cilat All-llahu xh.sh. u ofron myslimanėve kėshilla me pėrmbajtje tė pasur dhe tė rėndėsishme.
Rrėfimi mbi grupin nga "Shpella" preferon hixhretin nga qendra e pabesisė dhe armiqėsisė, pėr shkak tė intrigave dhe fitnellėqeve tė mund­shme kundėr Islamit. I Lartėsuari thotė:
"Kur t'i braktisni ata dhe idhujt qė i adhurojnė ata pėrveē All-llahut, strehohuni nė shpellė, se Zoti juaj do t'ju begatojė juve nga mėshira e Tij dhe do t'ju pėrgatisė pėr veprėn tuaj, atė, nga e cila do tė keni dobi" (18, 16).
Rrėfimi i dytė ėshtė mbi hazreti Hidrin dhe Musain a.s. Kjo tregon se tė gjitha gjėrat dhe tė gjitha rrethanat nuk vijojnė dhe nuk japin rezultate sikurse duket nė shikim tė parė. Ndonjė herė mund tė ndodh qė tė dal ndryshe.
Ky rrėfim, nė mėnyrė simpatike, udhėzon nė atė se lufta e cila ėshtė duke u pėrgatitur kundėr myslimanėve do tė pėrjetojė transformim total, dhe se do tė kthehet kundėr zullumqarėve jobesimtarė, nėse ata nuk e pranojnė Islamin, e nė favor tė myslimanėve tė dobėt, numeri­kisht tė pakėt dhe tė papėrgatitur pėr luftė.
Rrėfimi i tretė ėshtė mbi Dhulkarnejnin. Ky na mėson se toka i takon All-llahut xh.sh., dhe Ai ndanė kujt do prej robėrve tė Vet. Kur'­ani thotė se shpėtimi i vėrtetė arrihet vetėm me ndihmėn e All-llahut xh.sh., pra duke besuar, e jo me pabesim. Gjithashtu na udhėzon nė atė se All-llahu xh.sh. vazhdimisht do tė kujdeset pėr besimtarėt e Vet. Kohė pas kohe, Ai nga mesi i tyre do t'i zgjedh ata tė cilėt do t'i mbro­jnė tė dobėtit nga Jexhuxhi dhe Mexhuxhi[4] i kohės vijuese. Dhe gjithsesi, mė tė meritueshmit qė tė trashėgojnė sundimin nė tokė do tė jenė robtė e mirė tė All-llahut xh.sh. Pas kėsaj, ėshtė shpallur sureja "Ez-Zumer" e cila udhėzon pėr hixhret. Nė tė thuhet se toka e Zotit nuk ėshtė e ngushtė:
"Ata tė cilėt bėjnė vepra tė mira nė kėtė botė do tė kenė shpėrblim tė mirė, e toka e All-llahut ėshtė e gjerė." (39, 10).
Resulull-llahu a.s. ėshtė njoftuar se Nexhashiu - Negusi, mbreti i Abisinisė, ėshtė njeri i drejtė, dhe se nė vendin e tij tė gjithė njerėzit janė tė trajtuar njėsoj, pa marrė parasysh racėn, pėrkatėsinė kombėtare dhe atė klasore. Askush nuk ėshtė i nėnshtruar nė atė vend. Pėr kėtė arsye i urdhėron myslimanėt qė tė shpėrngulen nė Abisini dhe ta ruajnė besimin e vet nga turbullirat.

[1] Rahmetun li-l-Alemin: I/58.

[2] Ibni Hisham: I/263; Muhtesar Siretu-r-Resul nga Vehhabi, f. 60.

[3] Vepra paraprake e Abdul Vehhabit, f. 61.

[4] Jexhuxhi dhe Mexhuxhi - pėrfaqėsuesit e zullumqarėve dhe jobesimtarėve)
Albanian eX|PerT Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 04-03-07, 08:08   #35
Albanian eX|PerT
.•:*ØØØØØØØØØØØØØØØ*:•.
 
Anėtarėsuar: 09-11-06
Postime: 4,028
Albanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Nė muajin rexheb, tė vitit tė pestė tė pejgamberllėkut, grupi i parė i as'habėve u shpėrngul nė Abisini. Grupi pėrbėhej prej dymbėdhjetė mashkujsh dhe katėr grash, e udhėhiqte Uthman b. Affani me bashkė­shorten e tij Rukijen, vajzėn e Resulull-llahut a.s. Pėr kėta dy, Pejgam­beri a.s. ka thėnė: "Kėta dy janė familja e parė qė e kanė bėrė Hixhretin - shpėrnguljen nė rrugėn e Zotit, pas Ibrahimit a.s. dhe Lutit a.s."[1]
Nė rrugė u nisėn natėn vonė qė tė mos i shohin dhe tė mos i pengojnė kurejshitėt. Vajtėn nė bregun e detit tė Kuq, dhe nga porti Shu'ajbet, me dy anije tregtare e kalojnė detin dhe mbėrrinė nė Abisini. Kurejshitėt assesi nuk mund tė qetėsoheshin pėr kėtė mashtrim, andaj u nisėn gjurmėve tė tyre, por derisa ata arrinė nė bregun e detit tė Kuq, myslimanėt tanimė e kishin kaluar atė nė siguri. Nė Abisini u pranuan si mysafirė tė mirėseardhur.[2]
Njė ditė, nė muajin ramazan tė tė njėjtit vit, Resulull-llahu a.s. shkon nė Harem tė Ka'bes. Aty e takon njė grup tė madh kurejshitėsh, tė pėrbėrė nga paria dhe zotėrinjtė. Ai u ndal para tyre dhe filloi tė recitonte suren En-Nexhm. Kjo gjė i befasoi tė gjithė ata, sepse gjer atėherė kurrė nuk kishin dėgjuar fjalėt e All-llahut xh.sh. Mėnyra e tyre e tė folurit ka qenė e pėrditshme, komunikimi reciprok dhe kėshillimi bėhej me fjalėt:
"Mos e dėgjoni kėtė Kur'an, por flisni me zė tė lartė pėr ta mundur atė!." (41, 26).
Pasi qė i befasoi recitimi melodik i kėsaj sureje, dhe fjala e All-llahut i befasoi shqisat e dėgjimit tė tyre me domethėnie madhėshtore, ata harruan plotėsisht se nė ēfarė situate gjendeshin. Tė gjithė ishin kthyer kah Muhammedi a.s. dhe tė gjithė e dėgjonin me vėmendje. Mendja e tyre ishte e preokupuar tėrėsisht me atė qė dėgjonin, gjersa Muhammedi a.s. erdhi nė fund tė sures dhe fjalėt qė i hapin zemrat:
"Pra, bėni sexhde pėr All-llahun dhe adhuroni (Atė)!" (53, 62).
Pastaj bėri sexhde.
Gjatė tėrė kohės askush nuk luajti nga vendi, nė realitet, bukuria e sė vėrtetės ua kishte zbutur inatin nė shpirtrat e tyre, shpirtrat e pėrqeshėsve kryelartė, andaj nuk mundėn tė durohen, por edhe ata i bėnė sexhde All-llahut xh.sh.[3] U penduan kur kuptuan se madhėshtia e fjalės sė All-llahut xh.sh. i bėni qė zotėrillėku dhe paria e tyre tė bien me fytyrė pėr toke. Me kėtė gjest do t'u shkonte huq i tėrė mundi qė kishin bėrė gjatė njė vit e gjysmė, andaj i kaploi frika nga njerėzit qė e kanė parė kėtė, por edhe prej atyre qė do tė dėgjojnė kėtė.
Kritikat filluan tė arrinin nga tė gjitha anėt. Ata nuk mund tė dilnin para bashkėmendimtarėve tė vet nė asnjė mėnyrė tjetėr, pėrveēse me gėnjeshtra tė reja. Gėnjyen pėrsėri, por kėsaj radhe nė njė mėnyrė tjetėr. Gėnjyen se Resulull-llahu a.s. ishte i mėshirshėm ndaj zotėve tė tyre dhe se i ka lavdėruar ata duke thėnė:
"Ata janė zota tė mėdhenj dhe duhet tė shpresohet nė shef'atin e tyre" (ndėrmjetėsimi pėr njerėz nė Ditėn e gjykimit). Ata e thanė njė gėnjeshtėr tė madhe pėr Resulull-llahun a.s. nė mėnyrė qė tė arsyetohen pėr sexhden e bėrė All-llahut xh.sh. e qė e kanė bėrė sė bashku me Resulull-llahu a.s. Jo, kjo assesi nuk ėshtė pėr tu ēuditur, sepse kjo pritet prej njė populli, i cili ėshtė autor i tė gjitha gėnjeshtrave.[4]
Lajmi pėr kėtė ngjarje arrinė tek muhaxhirėt nė Abisini, por nė petkun krejtėsisht tjetėr nga ajo e vėrteta. Ata kuptojnė se kurejshitėt e kanė pranuar Islamin, andaj pėrgatiten pėr kthim, dhe nė muajin shevval po atė vit nisen pėr nė Mekė. Njė orė larg Mekės kuptojnė tė vėrtetėn e kėsaj ngjarjeje andaj disa prej tyre pėrsėri u kthyen nė Abisini, e tė tjerėt hynė nė Mekė fshehtazi, apo nėn mbrojtjen e dikujt.[5]
Numri i myslimanėve rritej gradualisht, por gjithashtu rriteshin edhe trysnitė e kurejshitėve. Kėtyre u erdhi shumė rėndė kur dėgjuan se Nexha­shiu i ka marrė myslimanėt nėn mbrojtjen e vet. Pezmi rritej nė zemrat e tyre gjithnjė e mė tepėr, andaj Resulull-llahu a.s. nuk pati tjetėr zgjidhje, por u propozoi shokėve tė vet qė me myslimanėt posa tė transformuar pėrsėri tė shkojnė nė Abisini.
Hixhreti i dytė ka qenė shumė mė i vėshtirė sesa ai i pari. Tani kurejshitėt ishin shumė mė tė kujdesshėm, andaj vendosėn t'i pengojnė myslimanėt, por megjithatė myslimanėt pėrsėri qenė mė tė shpejtė se ata. All-llahu xh.sh. ua lehtėsoi rrugėn dhe kaluan nė Abisini, vendin e mbretit Nexhashiut, para se t'i arrinin kurejshitėt.
Kėsaj radhe u shpėrngulėn 83. mashkuj dhe 18. ose 19. gra,[6] nėse me ta ka qenė Amri, sepse kjo nuk dihet saktėsisht, ndėrsa numrin e parė e ka pranuar dijetari i madh Muhammed Sulejman El-Mensur Fevri.[7]
Komploti i kurejshitėve kundėr emigranteve nė Abisini

Kurejshitėve u erdhi shumė rėndė qė muhaxhirėt gjetėn strehim tė sigurt pėr vete dhe pėr fenė e tyre. Pėr kėtė arsye i zgjodhėn dy njerėz tė aftė dhe mendjemprehtė, tė cilėt i dėrguan pas tyre. Kėta ishin Amėr b. El-Asi dhe Abdullah b. Ebi Rebia. Me ta i dėrguan shumė dhurata tė vlefshme Nexhashiut dhe patrikėve tė tij. Pasi qė ua dorėzuan kėto dhurata, patrikėve u treguan se muhaxhirėt janė bartės tė njė feje tė re, e cila nesėr mund ta rrezikonte edhe vetė Abisininė. Patrikėt vendosėn tė shkojnė tek Nexhashiu e tė kėrkojnė nga ai dorėzimin e muhaxhirėve kėtyre dyve. Por kėta arritėn tek Nexhashiu para patrikėve dhe i thanė:
"O sundimtar, nė atdheun tėnd ka arritur njė grup tė rinjėsh, tė cilėt e braktisėn fenė e popullit tė vetė, por nuk pranuan as fenė tėnde. Erdhėn me njė fe tė re, tė cilėn nuk e njohim as ne, e as ti. Ne na dėr­guan magnatėt tanė dhe tė tyre, mes tė cilėve janė baballarėt, xhaxha­llarėt dhe tė afėrmit e tyre, qė tė na i dorėzosh e t'ju dėrgojmė atyre, se­pse ata mė mirė e njohin marrėzinė e tyre pėr ēka edhe i kanė qortuar."
Patrikėt, tanimė kishin arritur tek Nexhashiu dhe dėgjuan fjalimin e kėtyre dyve, dhe klithėn: "Tė vėrtetėn e flasin, o mbreti ynė, dorėzoi kėtyre dyve dhe le t'i kthejnė popullit tė vet dhe nė vendin e vet."
Por, Nexhashiu ishte mė i menēur se sa ata mendonin. Ai e konsi­deroi tė domosdoshme ta dėgjonte edhe palėn tjetėr, kėshtu qė situata tė jetė krejtėsisht e qartė. Andaj i thirri myslimanėt qė tė dalin para tij. Ata erdhėn. Tė gjithė ishin tė pajtuar pėr tė vėrtetėn dhe sinqeritetin, kujdoqoftė qė i pėrkiste. Nexhashiu i pyeti: "Pėr ēfarė feje e braktisėt popullin tuaj, vatrat tuaja dhe tė afėrmit tuaj? Sa e di unė, as fenė time - krishterimin nuk e pranuat, e as fenė e ndonjė populli tjetėr.”
Xha'fer b. Ebu Talibi doli para myslimanėve, e tha:
"O sundimtar, i takonim njė populli, i cili jetonte nė injorancė dhe nė lajthitje. Adhuronim idhujt, hanim mishin e kafshėve tė ngordhura, bėnim gjėra tė ndaluara, i shqetėsonim fqinjėt, mė i fuqishmi prej nesh e shtypte mė tė dobėtin. Ja, kėshtu jetonim, gjersa All-llahu xh.sh. nuk na dėrgoi Pejgamberin a.s. Ai ėshtė nga populli ynė dhe ia dimė brezin dhe origjinėn. E dimė se ėshtė i sinqertė, besnik dhe i drejtė. Ai na ftoi qė t'i besojmė vetėm njė Zoti dhe qė vetėm Atij t'i nėnshtrohemi. Na mėsoi qė tė braktisim bestytninė qė e manifestonim, ne dhe etėrit tanė, besimin nė shumė idhuj dhe nė kumire. Na udhėzoi tė flasim vetėm tė vėrtetėn, tė jemi njerėz besnik dhe ta mbajmė fjalėn, t'i respektojmė dhe t'i vizitojmė tė afėrmit tanė, tė sillemi mirė mė fqinjėt. Na urdhėroi qė t'i ndėrprejmė veprat e kėqija, tė mos gėnjejmė, mos tė shpenzojmė pasurinė e bonjakut, qė tė mos bėjmė shpifje dhe mos t'i pėrgojojmė gratė e ndershme. Na urdhėroi qė t'i bindemi vetėm All-llahut, Njė tė Vetmit, qė tė mos bėjmė shirk - mos t'i pėrshkruajmė Atij tjetėr zot. Na urdhėroi tė bėjmė namaz, tė japim zekat (njė pjesė nga pasuria) dhe tė agjėrojmė Ramazanin."

[1] Muhtesar Siretu-r-Resul nga Abdullah b. En-Nexhdi, f. 92, 93; Zadu-l-Me'ad: I/24; Rahmetun li-l-Alemin: I/61.

[2] Rahmetun li-l-Alemin: I/61; Zadu-l-Miad: I/24.

[3] Pėr kėtė tregon Buhariu nė kaptinėn mbi sexhden nė njė version diē mė tė shkurtėr nga Ibni Mes'udi dhe Ibni Abbasi. Tė shikohet kaptina "Sexhdetu-n-Nexhm", kaptina "Sexhda e myslimanėve dhe mushrikėve": I/146 dhe kaptina "Ēka ka pėrjetuar Pejgamberi dhe myslimanėt nga mushrikėt": I/543.

[4] Tefhimu-l-Kur'ani: V/188.

[5] Tefhimu-l-Kur'ani: V/188; Zadu-l-Miad: I/24, II/44; Hishami: I/364.

[6] Zadu-l-Me'ad: I/24; Rahmetun li-l-Alemin: I/61.

[7] Rahmetun li-l-Alemin: I/61.
Albanian eX|PerT Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 04-03-07, 08:10   #36
Albanian eX|PerT
.•:*ØØØØØØØØØØØØØØØ*:•.
 
Anėtarėsuar: 09-11-06
Postime: 4,028
Albanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Nė muajin rexheb, tė vitit tė pestė tė pejgamberllėkut, grupi i parė i as'habėve u shpėrngul nė Abisini. Grupi pėrbėhej prej dymbėdhjetė mashkujsh dhe katėr grash, e udhėhiqte Uthman b. Affani me bashkė­shorten e tij Rukijen, vajzėn e Resulull-llahut a.s. Pėr kėta dy, Pejgam­beri a.s. ka thėnė: "Kėta dy janė familja e parė qė e kanė bėrė Hixhretin - shpėrnguljen nė rrugėn e Zotit, pas Ibrahimit a.s. dhe Lutit a.s."[1]
Nė rrugė u nisėn natėn vonė qė tė mos i shohin dhe tė mos i pengojnė kurejshitėt. Vajtėn nė bregun e detit tė Kuq, dhe nga porti Shu'ajbet, me dy anije tregtare e kalojnė detin dhe mbėrrinė nė Abisini. Kurejshitėt assesi nuk mund tė qetėsoheshin pėr kėtė mashtrim, andaj u nisėn gjurmėve tė tyre, por derisa ata arrinė nė bregun e detit tė Kuq, myslimanėt tanimė e kishin kaluar atė nė siguri. Nė Abisini u pranuan si mysafirė tė mirėseardhur.[2]
Njė ditė, nė muajin ramazan tė tė njėjtit vit, Resulull-llahu a.s. shkon nė Harem tė Ka'bes. Aty e takon njė grup tė madh kurejshitėsh, tė pėrbėrė nga paria dhe zotėrinjtė. Ai u ndal para tyre dhe filloi tė recitonte suren En-Nexhm. Kjo gjė i befasoi tė gjithė ata, sepse gjer atėherė kurrė nuk kishin dėgjuar fjalėt e All-llahut xh.sh. Mėnyra e tyre e tė folurit ka qenė e pėrditshme, komunikimi reciprok dhe kėshillimi bėhej me fjalėt:
"Mos e dėgjoni kėtė Kur'an, por flisni me zė tė lartė pėr ta mundur atė!." (41, 26).
Pasi qė i befasoi recitimi melodik i kėsaj sureje, dhe fjala e All-llahut i befasoi shqisat e dėgjimit tė tyre me domethėnie madhėshtore, ata harruan plotėsisht se nė ēfarė situate gjendeshin. Tė gjithė ishin kthyer kah Muhammedi a.s. dhe tė gjithė e dėgjonin me vėmendje. Mendja e tyre ishte e preokupuar tėrėsisht me atė qė dėgjonin, gjersa Muhammedi a.s. erdhi nė fund tė sures dhe fjalėt qė i hapin zemrat:
"Pra, bėni sexhde pėr All-llahun dhe adhuroni (Atė)!" (53, 62).
Pastaj bėri sexhde.
Gjatė tėrė kohės askush nuk luajti nga vendi, nė realitet, bukuria e sė vėrtetės ua kishte zbutur inatin nė shpirtrat e tyre, shpirtrat e pėrqeshėsve kryelartė, andaj nuk mundėn tė durohen, por edhe ata i bėnė sexhde All-llahut xh.sh.[3] U penduan kur kuptuan se madhėshtia e fjalės sė All-llahut xh.sh. i bėni qė zotėrillėku dhe paria e tyre tė bien me fytyrė pėr toke. Me kėtė gjest do t'u shkonte huq i tėrė mundi qė kishin bėrė gjatė njė vit e gjysmė, andaj i kaploi frika nga njerėzit qė e kanė parė kėtė, por edhe prej atyre qė do tė dėgjojnė kėtė.
Kritikat filluan tė arrinin nga tė gjitha anėt. Ata nuk mund tė dilnin para bashkėmendimtarėve tė vet nė asnjė mėnyrė tjetėr, pėrveēse me gėnjeshtra tė reja. Gėnjyen pėrsėri, por kėsaj radhe nė njė mėnyrė tjetėr. Gėnjyen se Resulull-llahu a.s. ishte i mėshirshėm ndaj zotėve tė tyre dhe se i ka lavdėruar ata duke thėnė:
"Ata janė zota tė mėdhenj dhe duhet tė shpresohet nė shef'atin e tyre" (ndėrmjetėsimi pėr njerėz nė Ditėn e gjykimit). Ata e thanė njė gėnjeshtėr tė madhe pėr Resulull-llahun a.s. nė mėnyrė qė tė arsyetohen pėr sexhden e bėrė All-llahut xh.sh. e qė e kanė bėrė sė bashku me Resulull-llahu a.s. Jo, kjo assesi nuk ėshtė pėr tu ēuditur, sepse kjo pritet prej njė populli, i cili ėshtė autor i tė gjitha gėnjeshtrave.[4]
Lajmi pėr kėtė ngjarje arrinė tek muhaxhirėt nė Abisini, por nė petkun krejtėsisht tjetėr nga ajo e vėrteta. Ata kuptojnė se kurejshitėt e kanė pranuar Islamin, andaj pėrgatiten pėr kthim, dhe nė muajin shevval po atė vit nisen pėr nė Mekė. Njė orė larg Mekės kuptojnė tė vėrtetėn e kėsaj ngjarjeje andaj disa prej tyre pėrsėri u kthyen nė Abisini, e tė tjerėt hynė nė Mekė fshehtazi, apo nėn mbrojtjen e dikujt.[5]
Numri i myslimanėve rritej gradualisht, por gjithashtu rriteshin edhe trysnitė e kurejshitėve. Kėtyre u erdhi shumė rėndė kur dėgjuan se Nexha­shiu i ka marrė myslimanėt nėn mbrojtjen e vet. Pezmi rritej nė zemrat e tyre gjithnjė e mė tepėr, andaj Resulull-llahu a.s. nuk pati tjetėr zgjidhje, por u propozoi shokėve tė vet qė me myslimanėt posa tė transformuar pėrsėri tė shkojnė nė Abisini.
Hixhreti i dytė ka qenė shumė mė i vėshtirė sesa ai i pari. Tani kurejshitėt ishin shumė mė tė kujdesshėm, andaj vendosėn t'i pengojnė myslimanėt, por megjithatė myslimanėt pėrsėri qenė mė tė shpejtė se ata. All-llahu xh.sh. ua lehtėsoi rrugėn dhe kaluan nė Abisini, vendin e mbretit Nexhashiut, para se t'i arrinin kurejshitėt.
Kėsaj radhe u shpėrngulėn 83. mashkuj dhe 18. ose 19. gra,[6] nėse me ta ka qenė Amri, sepse kjo nuk dihet saktėsisht, ndėrsa numrin e parė e ka pranuar dijetari i madh Muhammed Sulejman El-Mensur Fevri.[7]
Komploti i kurejshitėve kundėr emigranteve nė Abisini

Kurejshitėve u erdhi shumė rėndė qė muhaxhirėt gjetėn strehim tė sigurt pėr vete dhe pėr fenė e tyre. Pėr kėtė arsye i zgjodhėn dy njerėz tė aftė dhe mendjemprehtė, tė cilėt i dėrguan pas tyre. Kėta ishin Amėr b. El-Asi dhe Abdullah b. Ebi Rebia. Me ta i dėrguan shumė dhurata tė vlefshme Nexhashiut dhe patrikėve tė tij. Pasi qė ua dorėzuan kėto dhurata, patrikėve u treguan se muhaxhirėt janė bartės tė njė feje tė re, e cila nesėr mund ta rrezikonte edhe vetė Abisininė. Patrikėt vendosėn tė shkojnė tek Nexhashiu e tė kėrkojnė nga ai dorėzimin e muhaxhirėve kėtyre dyve. Por kėta arritėn tek Nexhashiu para patrikėve dhe i thanė:
"O sundimtar, nė atdheun tėnd ka arritur njė grup tė rinjėsh, tė cilėt e braktisėn fenė e popullit tė vetė, por nuk pranuan as fenė tėnde. Erdhėn me njė fe tė re, tė cilėn nuk e njohim as ne, e as ti. Ne na dėr­guan magnatėt tanė dhe tė tyre, mes tė cilėve janė baballarėt, xhaxha­llarėt dhe tė afėrmit e tyre, qė tė na i dorėzosh e t'ju dėrgojmė atyre, se­pse ata mė mirė e njohin marrėzinė e tyre pėr ēka edhe i kanė qortuar."
Patrikėt, tanimė kishin arritur tek Nexhashiu dhe dėgjuan fjalimin e kėtyre dyve, dhe klithėn: "Tė vėrtetėn e flasin, o mbreti ynė, dorėzoi kėtyre dyve dhe le t'i kthejnė popullit tė vet dhe nė vendin e vet."
Por, Nexhashiu ishte mė i menēur se sa ata mendonin. Ai e konsi­deroi tė domosdoshme ta dėgjonte edhe palėn tjetėr, kėshtu qė situata tė jetė krejtėsisht e qartė. Andaj i thirri myslimanėt qė tė dalin para tij. Ata erdhėn. Tė gjithė ishin tė pajtuar pėr tė vėrtetėn dhe sinqeritetin, kujdoqoftė qė i pėrkiste. Nexhashiu i pyeti: "Pėr ēfarė feje e braktisėt popullin tuaj, vatrat tuaja dhe tė afėrmit tuaj? Sa e di unė, as fenė time - krishterimin nuk e pranuat, e as fenė e ndonjė populli tjetėr.”
Xha'fer b. Ebu Talibi doli para myslimanėve, e tha:
"O sundimtar, i takonim njė populli, i cili jetonte nė injorancė dhe nė lajthitje. Adhuronim idhujt, hanim mishin e kafshėve tė ngordhura, bėnim gjėra tė ndaluara, i shqetėsonim fqinjėt, mė i fuqishmi prej nesh e shtypte mė tė dobėtin. Ja, kėshtu jetonim, gjersa All-llahu xh.sh. nuk na dėrgoi Pejgamberin a.s. Ai ėshtė nga populli ynė dhe ia dimė brezin dhe origjinėn. E dimė se ėshtė i sinqertė, besnik dhe i drejtė. Ai na ftoi qė t'i besojmė vetėm njė Zoti dhe qė vetėm Atij t'i nėnshtrohemi. Na mėsoi qė tė braktisim bestytninė qė e manifestonim, ne dhe etėrit tanė, besimin nė shumė idhuj dhe nė kumire. Na udhėzoi tė flasim vetėm tė vėrtetėn, tė jemi njerėz besnik dhe ta mbajmė fjalėn, t'i respektojmė dhe t'i vizitojmė tė afėrmit tanė, tė sillemi mirė mė fqinjėt. Na urdhėroi qė t'i ndėrprejmė veprat e kėqija, tė mos gėnjejmė, mos tė shpenzojmė pasurinė e bonjakut, qė tė mos bėjmė shpifje dhe mos t'i pėrgojojmė gratė e ndershme. Na urdhėroi qė t'i bindemi vetėm All-llahut, Njė tė Vetmit, qė tė mos bėjmė shirk - mos t'i pėrshkruajmė Atij tjetėr zot. Na urdhėroi tė bėjmė namaz, tė japim zekat (njė pjesė nga pasuria) dhe tė agjėrojmė Ramazanin."
Xha'feri ia numėroi bazat kryesore tė Islamit dhe vazhdoi: "Tė gjitha kėto ne i pranuam nga ai si urdhra, sepse i besuam fjalėve tė tij, andaj besuam edhe nė pejgamberllėkun e tij dhe filluam t'i ndjekim mėsimet e tij. U bėmė myslimanė dhe filluam tė rrėfejmė Islamin. Ne vetėm All-llahun besojmė, Atij shok nuk i pėrshkruajmė, e ndalojmė atė qė ėshtė e ndaluar pėr ne dhe e lejojmė atė qė ėshtė e lejuar pėr ne. Ja pra, pėr kėtė shkak na urrejė populli ynė, pėr kėtė shkak na tortu­rojnė dhe na dhunojnė pėr ta braktisur fenė tonė, e pėr t'iu kthyer statu­jave dhe idhujve, qė pėrsėri tė veprojmė ashtu siē vepronim para prani­mit tė Islamit. Prandaj, pėr shkak tė torturimeve tė mėdha qė ushtronin mbi ne, na ishim tė detyruar tė vijmė nė vendin tėnd.
Tė zgjodhėm ty nikoqir nga gjithė mbretėrit e vendeve tė tjera. E dėshiruam mbrojtjen tėnde, sepse kemi dėgjuar se nė vendin tėnd askush nuk ka qenė i keqtrajtuar."
Nexhashiu e pyeti Xha'ferin: "A ke diē me vete nga Shpallja e All-llahut?" Xha'feri u pėrgjigj: "Po." "Atėherė ma lexo atė" - tha Nexha­shiu.
Xha'feri u ngrit dhe recitoi fillimin e sures Merjem - "Kaf, Ha, Ja, A'jn, Sadė." Nexhashiu qajti, pasha All-llahun! Qante, dhe e tėrė mjekra iu lag nga lotėt. Qajtėn edhe patrikėt, dhe nga lotėt e tyre iu lagėn biblat qė i mbanin gjithnjė tė hapura para veti. Sa fjalė tė bukura janė kėto!
[1] Muhtesar Siretu-r-Resul nga Abdullah b. En-Nexhdi, f. 92, 93; Zadu-l-Me'ad: I/24; Rahmetun li-l-Alemin: I/61.

[2] Rahmetun li-l-Alemin: I/61; Zadu-l-Miad: I/24.

[3] Pėr kėtė tregon Buhariu nė kaptinėn mbi sexhden nė njė version diē mė tė shkurtėr nga Ibni Mes'udi dhe Ibni Abbasi. Tė shikohet kaptina "Sexhdetu-n-Nexhm", kaptina "Sexhda e myslimanėve dhe mushrikėve": I/146 dhe kaptina "Ēka ka pėrjetuar Pejgamberi dhe myslimanėt nga mushrikėt": I/543.

[4] Tefhimu-l-Kur'ani: V/188.

[5] Tefhimu-l-Kur'ani: V/188; Zadu-l-Miad: I/24, II/44; Hishami: I/364.

[6] Zadu-l-Me'ad: I/24; Rahmetun li-l-Alemin: I/61.

[7] Rahmetun li-l-Alemin: I/61.


Albanian eX|PerT Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 04-03-07, 08:10   #37
Albanian eX|PerT
.•:*ØØØØØØØØØØØØØØØ*:•.
 
Anėtarėsuar: 09-11-06
Postime: 4,028
Albanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Pastaj Nexhashiu tha: "Kėtė qė e dėgjova, dhe fjalėt qė i janė shpa­llur Isait, vinė nga i njėjti "burim". Shkoni, jeni tė lirė! Unė, pasha Zotin tim, nuk do t'ju dorėzojė kėtyre dyve - dhe u kthye kah Amri dhe Abdullahu - dhe mos tė shpresojnė se do ta bėj kėtė!" Qė tė dy dolėn jashtė tė turpėruar, e Amri i tha shokut tė vet: "Pasha Zotin, nesėr pėrsėri do tė vijmė dhe unė do t'ua gjejė dermanin tek Nexhashiu pėr kokėn e tyre." Abdullahu tha: "Mos e bėn kėtė, ata i kanė tė afėrmit dhe farefisin e tyre, edhe pse na kanė braktisur dhe kanė pranuar tjetėr fe nga ajo e jona, megjithatė, ata janė tanėt." Por Amri ishte i vendosur. Tė nesėrmen qė tė dy vajtėn tek Nexhashiu, ndėrsa Amri filloi tė flas: "O mbret, ti i amnistove ata njerėz, por sikur ta dije se ē'thotė feja e tyre pėr Isain!?" Nexhashiu i thirri myslimanėt dhe ua parashtroi pyetjen pėr Isain. Ata u befasuan, por, pasi qė kishin vendosur tė flasin tė vėrtetėn pa marrė parasysh se pėr cilėn krijesė ėshtė fjala, Xha'feri u pėrgjigj: Pėr Isain dimė vetėm atė qė kemi dėgjuar nga Pejgamberi ynė a.s. Isai ėshtė rob dhe i Dėrguari i Zotit. Ai ėshtė i biri i Merjemės (virgjėreshės sė pastėr, e cila me urdhrin e All-llahut: "Bėhu!, ajo bėhet" ka lindur djalė), ai ėshtė fryma e Zotit dhe Fjala e Tij qė ia ka dorėzuar Merjemės, virgjėreshės."
Nexhashiu tha: "Pasha Zotin tim, kjo qė thatė pėr Isain, ua shpėtoi jetėn." Pastaj tregoi nė shkopin e shtruar mes tij dhe myslimanėve, e tha:
"Neve na ndanė aq sa ėshtė kjo vijė nga shkopi."
Pastaj u tha myslimanėve: "Shkoni, ju jeni tė sigurt nė shtetin tim. Kushdo qė t'ju sulmojė, do tė jetė i ndėshkuar! As pėr njė kodėr ari nuk do tė lejojė qė t'ju ndodh ndonjė e keqe." Mandej u kthye kah shtetasit e vet dhe tha, duke treguar me gisht kah Amri dhe Abdullahu: "E kėtyre kėtu, ua ktheni tė gjitha dhuratat qė i kanė sjellur. Mua nuk mė duhen, pasha Zotin tim! Me ryshfet nuk e kam fituar kėtė fron, e le mė qė me anė tė ryshfetit t'i dorėzojė kėta myslimanė. Deri sa ta kem popullin e dėgjueshėm, dhe unė tė jem mbret i dėgjueshėm qė ta ndajė drejtėsinė, kėta janė tė qetė."
Ummu Selemja, e cila rėfente kėtė ngjarja, tha:
"Tė dy kurejshitėt dolėn nga Nexhashiu kokėulur dhe pa e mbaruar punėn pėr tė cilėn kishin ardhur. Ndėrsa na mbetėm tė jetojmė nė paqe, nė shtėpi tė mirė, tek nikoqiri i mirė."[1]
Ky ėshtė versioni i Ibni Is'hakut.
Autorėt tjerė tė Sires thonė se delegimi i Amrit tek Nexhashiu ėshtė bėrė pas Bedrit, e disa thonė se Amri ka qenė dy herė tek Nexha­shiu.[2] Mirėpo, pyetjet dhe pėrgjigjet qė janė cekur gjatė bisedės sė Nexhashiut dhe Xha'ferit nė vizitėn e dytė, janė gati tė njėjta siē i ka prezentuar Ibni Is'haku, ndėrsa pyetjet vėrtetojnė se dialogu ėshtė bėrė gjatė vizitės sė parė. Komploti, tė cilin e pėrgatiti paria e Mekės, pėsoi disfatė. Plani u dėshtoi, andaj e ndjenin vetėn tė ofenduar e tė poshtėruar. Kuptuan se nuk janė ne gjendje t'i realizojnė qėllimet e veta brutale, pėrveēse nė suazat e pushtetit tė tyre. Prandaj, nė kokat e tyre lind njė ide e tmerrshme. Duke e parė se tė gjitha kėtyre nuk mund t'ia dalin nė krye, mėnyra e vetme ishte qė pėrfundimisht t'ia ndalojnė Resulull-llahut a.s. veprimtarinė e mėtej­shme nė pėrhapjen e Islamit, nėse jo ndryshe, atėherė me shkatėrrimin total. Por, si, nė ē'mėnyrė tė bėhet kjo? Ebu Talibi e pėrkrahte atė dhe gjithnjė ishte pengesė mes tė tyre dhe atij. Andaj vendosėn qė t'i qėrojnė hesapet drejtpėrdrejtė me tė.
Kurejshitėt i kėrcėnohen Ebu Talibit

Paria e kurejshitėve vajtėn tek Ebu Talibi, e i thanė: "O Ebu Talib, ti je njeri i moshuar dhe gėzon autoritet tek ne. Gjer mė tani tė kemi lutur qė ta pengosh nipin tėnd nė kėtė rrugė, e kėtė nuk e bėre dot. Ne, pasha Zotin, mė nuk kemi durim. Ai sulmon etėrit tanė, rrėnon ėndrrat tona dhe i turpėron zotat tonė, ose pengoje nė kėtė rrugė, ose edhe ty do tė trajtojmė sikurse atė, e tė shohim se kush prej nesh do tė fitojė e kush do tė humbė."
Ebu Talibit i erdhi rėndė ky kėrcėnim, kjo vėrejtje dhe ky betim i tyre, andaj dėrgoi ta thėrrasin Muhammedin a.s. E kur erdhi i tha:
"O nipi im, mė vizituan njerėzit e fisit tėnd, mė thanė kėtė e kėtė - dhe ia shpjegoi tė gjitha me radhė, e pastaj vazhdoi: "Ke mėshirė edhe ndaj meje edhe ndaj vetes! Mos mė ngarko tė bėj atė qė nuk jam nė gjendje tė bėj." Resulull-llahu a.s. mendoi se xhaxhai i tij ėshtė duke hequr dorė nga ai pasi qė nuk kishte fuqi pėr ta mbrojtur edhe mė, prandaj tha:
"O xhaxhai im! Pasha All-llahun, edhe nėse do tė ma dhuronin Diellin nė dorėn e djathtė e Hėnėn nė tė majtėn, unė nuk do tė heq dorė nga detyra ime, derisa tė ngadhėnjejė Islami me emėr tė All-llahut xh.sh, apo unė do shkatėrro­hem. Jo, unė nuk heq dorė." Pastaj, duke qajtur me dėnesė e me lotė ndėr sy, u ngrit dhe doli jashtė.
Ebu Talibi, i zhytur nė pikėllim tė thellė, e thirri qė tė kthehet dhe kur u paraqit pėrsėri, deklaroi: "Shko, o nipi im, e fol ēka tė dojė zemra, dhe dije se, pasha Zotin tim, kurrė nuk do tė tė dorėzojė e as qė do tė braktis." Pastaj i recitoi disa vargje me kėtė domethėnie: "Pasha Zotin, askush nuk do tė mund tė tė bėj ndonjė tė keqe, gjersa nuk mė mbulon toka e zezė. Bėhu i qėndrueshėm nė veprėn e madhe, pėrgėzo, disave rreth teje u shkėlqejnė sytė nga gėzimi."[3]

[1] Ibni Hisham - pėrmbledhtas: I/334-338.

[2] Muhtesar Siretu-r-Resul nga En-Nexhdi, f. 96-98. Nė kėto f. gjenden gjerėsisht pyetjet dhe pėrgjigjet e sipėrshkruara.

[3] Muhtesar Siretu-r-Resul nga En-Nexhdi, f. 68.
Albanian eX|PerT Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 04-03-07, 08:11   #38
Albanian eX|PerT
.•:*ØØØØØØØØØØØØØØØ*:•.
 
Anėtarėsuar: 09-11-06
Postime: 4,028
Albanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Kurejshitėt e vizitojnė Ebu Talibin
pėr tė dytėn herė


Kur shohin kurejshitėt se Resulull-llahu a.s. nuk ka ndėrmend tė heq dorė nga misioni i vet dhe se edhe mė tutje vazhdon me interpre­timin dhe pėrhapjen e Islamit, ndėrsa Ebu Talibi refuzonte ta braktisė atė, duke qenė i gatshėm tė ndahet prej tyre, vendosėn qė pėrsėri tė shkojnė tek ai. Me vete morėn edhe Amareh b. Velid b. Mugiren, dhe kur arritėn tek ai, thanė: "O Ebu Talib, ky djalosh (Amareja) ėshtė ndėr tė rinjtė kurejshit mė pėrparimtar dhe mė i bukuri. Ne ta dhurojmė ty! Merre atė dhe shfrytėzoje mendjen dhe fuqinė e tij, le tė jetė si djali yt. Por na dorėzo nipin tėnd, i cili u bė renegat i fesė tėnde dhe etėrve tuaj dhe nga feja e popullit tėnd. Ne dėshirojmė ta mbysim atė. Ta japim njeriun pėr njeri, kokė pėr kokė." Ebu Talibi u pėrgjigj: "Pasha Zotin, askush nuk do tė mund tė kurdiste diē kėshtu sikurse ju. Kjo qė propozoni ju ėshtė gjė e ligė! ma jepni fėmijėn tuaj pėr ta ushqyer atė e ju timin ta mbytni! Kurrė, pasha Zotin, kurrė nuk do tė ndodh kjo."
Atėherė u ngrit EL-Mut'im b. Adijj b. Neufel b. Abdi Menafi e tha: "O Ebu Talib, populli yt ka mbajtur qėndrim tė drejtė ndaj teje, janė pėrpjekur tė tė lirojnė edhe ty nga ajo qė ėshtė e urrejtur edhe pėr ty, por ti nuk pranove asgjė prej tyre." Ebu Talibi u pėrgjigj: "Pasha Zotin, nuk keni pasur qėndrim tė drejtė ndaj meje, por jeni bashkuar qė tė mė zhgėnjeni dhe ta ngritni popullin kundėr meje. Vazhdoni ashtu siē keni filluar."[1]
Shėnimet historike saktėsojnė kohėn e kėtyre dy vizitave, por, si duket kjo ka ndodhur pas qetėsimit tė ngjarjeve dhe tė personave, nė gjysmėn e vitit gjashtė tė pejgamberllėkut, ndėrsa intervali kohor mes dy vizitave ka qenė i shkurtėr.
Ideja e zullumqarėve pėr ta shkatėrruar
Resulull-llahun s.a.v.s.


Pas tentimit tė pasuksesshėm qė me dy vizitat e bėra Ebu Talibit ta zgjedhin problemin, kurejshitėt i kthehen metodave edhe mė tė rėnda, mė tė vrazhda tė trysnive se ato qė i bėnin mė parė. Atėbotė u bie ndėr­mend njė mėnyrė tjetėr si t'ia humbin kokėn Resulull-llahut a.s. Duhet tė zhduket nė mėnyrė shtazarake qė, gjer atėherė nuk mbahej mend. E mu kjo do tė jetė shkak qė dy heronj tė Mekės, me autoritet tė madh, tė kalojnė nė Islam, Hamza b. Abdu-l-Muttalibi dhe Umer b. El-Hattabi.
Nė mizoritė qė i kanė bėrė atėherė, bėn pjesė edhe kjo: Njė ditė tek Resulull-llahu a.s. erdhi Utejbeh b. Ebu Lehebi dhe i tha: "Unė nuk besoj nė atė qė thotė Kur'ani: "Pasha yjet kur ato dalin", e as nė atė "Pastaj u afrua dhe u kėrrus", e pastaj iu vėrsul Resulull-llahut a.s. pėr ta goditur. Ia grisi kėmishėn, e pėshtyu nė fytyrė, por nuk mundi ta godas. Gjersa i biri i Ebu Lehebit vepronte kėshtu, Resulull-llahu a.s. iu drejtua All-llahut xh.sh., duke iu lutur: "O Zoti im, dėrgoja atij njėrin prej qenėve Tuaj!" Lutja iu plotėsua. Njė ditė Utejbehu me njė grup kurejshitėsh niset pėr nė Sham. Arritėn nė vendin Ez-Zerka nė shkretėtirė ku vendosėn tė bujnė. Nė mbrėmje atypari kaloi njė lua, nga i cili u frikėsuan. Utejbehu briti: "I mjeri unė, o vėlla, pasha Zotin, do tė mė hajė siē e ka lutur Muhammedi a.s. All-llahun. Mė ka mbytur qė nga Meka, e unė jam nė Sham (Siri)." Luani e rrėmbeu pikėrisht atė mu nga mesi i grupit dhe e preu nė qafė.[2]
Nė mizoritė kurejshite bėnė pjesė edhe ajo kur Ukbe b. Ebu Muiti ia shtypė me kėmbė qafėn Resulull-llahut a.s. gjersa ky ishte nė sexhde, aq fortė, sa qė ai zgurdulloi sytė.[3] Se kurejshitėt me mizoritė e veta donin ta mbytnin Resulull-llahun a.s. flet edhe rrėfimi i Ibni Is'hakut nė njė version mė tė gjatė:
"Njė ditė Ebu Xhehli tha: "O popull Kurejshit, Muhammedi nuk heq dorė nga veprimtaria e tij. A nuk e shihni se kush na e poshtėron fenė tonė, kush na i pėrqeshė etėrit tanė dhe i rrėnon ėndrrat tona? Betohem dhe pėrgjėrohem me Zotin se do tė ulem nė gurin mė tė madh qė mund ta ēoj dhe me tė do ta shtypi Muhammedin. Kur tė bie nė sexhde me tė do t'ia shtypi kokėn. Nėse doni mė pėrkrahni, ose mė pengoni, mandej familja Abdi Menaf le tė bėj ēka tė dojė." Kurejshitėt thanė: "Nuk do tė lėmė pa tė pėrkrahur, vepro ashtu si dėshiron!"
Tė nesėrmen nė mėngjes, Ebu Xhehli mori njė gur ēfarė e kishte pėrshkruar dhe u ul mbi tė pėr ta pritur Resulull-llahun a.s. Ky erdhi, si zakonisht, nė kohėn e duhur dhe filloi tė falet. Kurejshitėt ishin ulur nė vendet e tyre tė zakonshme dhe prisnin se ēfarė do tė bėnte Ebu Xhehli. Kur Resulull-llahu a.s. ra nė sexhde, Ebu Xhehli deshti ta godaste me gur por, shih, nuk mundi as ta lėvizte. Provoi nga njė anė - nuk bėn, provoi nga tjetra - pėrsėri nuk bėn. Pastaj e ēoj pak, por guri i shpėtoi nga duart. Kurejshitėt u afruan dhe i britėn:
"Ēka tė ndodhi, o Ebu Hakim?" Ai tha "Kur fillova ta realizojė atė qė pata ndėrmend, siē ju thashė dje, dhe kur deshta ta ngris gurin, ky pėrnjėherė u shndėrrua nė njė deve mashkull ēfarė nuk mė kishin parė sytė gjer atėherė, me kėmbė tė gjata e tė forta, me kofshė tė fuqishme, me fulqi tė madhe dhe me dhėmbė tė shėndoshė. Kurrė nuk kisha parė njė dromedar tė tillė. Pasha Zotin, ai luante dhe kthehej kah unė pėr tė mė kafshuar."
Ibni Is'haku transmeton: "Mua mė kanė thėnė se Resulull-llahu a.s. ka deklaruar: "Ai ka qenė Xhibrili a.s. Sikur ta arrinte, do ta kaf­shonte dhe do ta brente gjer nė vdekje."[4] Pas kėsaj Ebu Xhehli i ka bėrė Resulull-llahut a.s. atė qė Hamzėn dhe Umerin i shtyri tė pėrqa­fonin Islamin, pėr ēka do tė flasim mė vonė.
Ideja pėr shkatėrrimin e Muhammedit a.s., nga dita nė ditė ngulitej nė kokat dhe nė zemrat e zymta tė zullumqarėve. Ibni Is'haku trans­meton nga Amėr b. El-Asi, i cili thotė: "Kam marrė pjesė nė tubimin e tyre nė Haxher (Haxhretul-esved). Duke folur pėr Resulull-llahun a.s., thanė: "Nuk e kemi tė njohur se dikush ka pasur aq shumė durim me tė sikurse ne. Kemi qenė tejet tė durueshėm, posaēėrisht kur kemi tė bėjmė me njė gjė aq serioze siē ėshtė kjo." Derisa ata flisnin kėshtu, ia behu Resulull-llahu a.s. dhe u nis pėr ta bėrė teslimin - shenjė me dorė kah qoshja e Ka'bes - pastaj kaloi para tyre duke bėrė tavafin rreth Ka'bes. Ata e pėrcollėn me fjalė tė shėmtuara. Kjo u shpreh nė fytyrėn e tij. Kur pėr tė dytėn herė kaloi pranė tyre, ata i pėrsėritėn ato fjalė, e kjo pėrsėri u shpreh nė fytyrėn e tij. Kėshtu ndodhi kur kaloi edhe pėr tė tretėn herė. Atėherė Resulull-llahu a.s. u tha:"
Mė dėgjoni, O kurejshitė, pasha Krijuesin tim, mund tė ketė vik­tima." Ata u trazuan. Secili prej tyre dukej sikur ta kishte mbi kokė njė shpesė rrėmbyese. Ai i cili mė sė tepėrmi e sulmonte, u qetėsua, u pėrqėndrua, dhe filloi t'i drejtohet me fjalė tė bukura. Ai i tha: "Shko, o Ebu Kasim, ti nuk je nga injorantėt."
Tė nesėrmen pėrsėri u tubuan dhe filluan tė flasin pėr tė, ndėrsa Resulull-llahu a.s. falej. Pa njė, pa dy, u ngritėn qė tė gjithė dhe e rre­thuan.
"E pash", rrėfen Ibėn Amėr b. El-Asi, "qė dikush prej tyre e kapi pėr pelerine, kurse Ebu Bekri u vėrsul mbi te. Fliste duke qajtur: "A thua, do ta mbytni njeriun vetėm pse thotė: "Zoti im ėshtė All-llahu?" Ata e lėshuan dhe ikėn. Kjo ishte gjėja mė e vėshtirė qė i kanė bėrė kurej­shitėt, e qė e kam parė unė."[5]
Nė traditėn e Buhariut transmetohet nga Urvete b. Zubejri, i cili ka thėnė: "E kam pyetur Amėr b. El-Asin tė mė tregojė pėr tė keqėn mė tė madhe qė ia kanė bėrė kurejshitėt Resulull-llahut a.s. e ai mė tha: "Deri sa Resulull-llahu a.s. falej nė njė qoshe tė Ka'bes, u paraqit Ukbet b. Ebi Muiti dhe mbėshtolli petkun e vet rreth qafės sė Resulull-llahut a.s. dhe e shtrėngoi me tėrė fuqinė. Atėherė u paraqit Ebu Bekri dhe me tėrė fuqinė e largoi nga Resulull-llahu a.s. e tha: "A thua, do ta mbytni njeriun vetėm pse thotė: "Zoti im ėshtė All-llahu?"[6] Sipas njė versioni tė Esmasė, vajzės sė Ebu Bekrit, thuhet: "Jehoi njė britmė gjer te Ebu Bekri dhe zėri i tha: "Shpėtoje shokun tėnd", ai doli me vrull nga shtėpia, e nė kokė i kishte katėr kaēurrela. Doli duke thėnė: "A thua, do ta mbytni njeriun vetėm se thotė: "Zoti im ėshtė All-llahu?" E lėshuan Muhammedin a.s. e iu kthyen Ebu Bekrit. Pastaj ai u kthye nė shtėpi."

[1] Ibni Hishami: I/266, 267.

[2] Tefhimu-l-Kur'ani: VI/522; Abdullah Nexhdi, f. 135.

[3] Muhtesar Siretu-r-Resul nga En-Nexhdi, f. 113.

[4] Ibni Hashim: I/298, 299.

[5] Ibni Hisham: I/289, 290.

[6] Sahihu-l-Buhari, kaptina mbi pėrjetimet e Resulull-llahut a.s. nga mushrikėt nė Mekė, ai dhe shokėt e vet: I/544.
Albanian eX|PerT Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 04-03-07, 08:12   #39
Albanian eX|PerT
.•:*ØØØØØØØØØØØØØØØ*:•.
 
Anėtarėsuar: 09-11-06
Postime: 4,028
Albanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Hamza r.a. pranon Islamin

Nė ato kohė aq tė vėshtira, gjersa retė e errėsirės shpėrndanin shpirt­ligėsinė e vet nė tė gjitha anėt, ndriti njė rreze drite e cila i gėzoi pa masė tė rrezikuarit dhe ua ndriēoi rrugėn. Kjo ishte kalimi i Hamzės nė Islam, Hamza i biri i Abdul-Muttalibit. Ky u bė mysliman kah fundi i vitit gjashtė tė pejgamberllėkut. Shumica e historianve konsiderojnė se kjo ka ndodhur nė muajin dhul-hixhxhe. Gjithsesi ka ekzistuar njė shkas pėr kėtė ngjarje tė ndritshme.
Njė herė Ebu Xhehli, duke kaluar pranė Resulull-llahut a.s. nė Safa, e sulmon atė me fjalė tė rėnda. Resu­lull-llahu a.s. nuk pėrgjigjet, e ai e godet me gur nė kokė, sa qė i rrodhi gjaku. Pastaj Ebu Xhehli kthehet dhe shkon nė ndeje me kurejshitėt tjerė para Ka'bes, dhe ulet mes tyre.
Nė Safa qėndronte robėresha e Abdullah b. Xhedanit dhe pa se ēka ndodhi. Pas pak atypari kalon Ham­za, i cili kthehej prej gjuetisė, duke e bartė harkun e vet. Ajo i tregon se ē'kishte bėrė Ebu Xhehli. Hamza hidhėrohet shumė - e ishte njeriu mė i famshėm dhe mė i guximshėm i kurejshitėve - dhe niset kah Ka’bja me vrap. Askund nuk ndalet gjersa mbėrrinė para Ebu Xhehlit, aty, nė mesxhidin e Ka'bes, qėndroi mbi kokėn e tij dhe briti: “O njeri i pagdhendur, ti je duke e ofenduar dhe duke sulmuar nipin tim, e unė i takoj tė njėjtės fe sikurse edhe ai!" Pastaj e godit me hark nė fytyrė me njė tė rame tė fortė, sa qė ia bėri njė vragė. Njerėzit nga familja e Benu Mahzumit qėndruan nė anėn e Ebu Xhehlit, kurse ata tė Benu Hashi­mit, nė anėn e Hamzės. Ebu Xhehli tha: "Lėreni Ebu Amarin - Hamzėn, unė e kam sulmuar keq nipin e tij."[1]
Islami i Hamzės, nė momentin e parė, ishte nga inati. Ka qenė njeri i cili mė nuk mund tė duronte padrejtėsinė, andaj edhe reagoi aq ashpėr. Por, All-llahu xh.sh. menjėherė ia ndriēoi shpirtin dhe mendjen, e ai fuqishėm e pėrqafoi fenė, kurse myslimanėt e fituan njė shok me tė cilin mburreshin shumė.[2]
Umer bin El-Hattabi r.a. pranon Islamin

Nė atė kohė ndriti edhe njė rreze drite dhe ndihmoi shpėrndarjen e errėsirės. Kjo ishte njė dritė mė e shndritshme, sikur vetėtima nė natėn me stuhi, e cila nuk shuhet shpejtė si ajo, por vazhdon edhe mė tė shndris dhe tė ndriēojė mjedisin e vet.
Kjo dritė e dytė nė Islam ishte Umeri. Umer b. El-Hattabi e pranoi Islamin nė muajin dhul-hixhxhe tė vitit gjashtė tė pejgamberllėkut,[3] vetėm tre ditė pas Islamit tė Hamzės.[4] Resulull-llahu a.s. tanimė i ishte lutur All-llahut xh.sh. qė Umeri tė pranonte Islamin. Tirmidhiu transmeton nga Ibni Umeri njė hadith, tė cilin e klasifikon nė sahih, tė cilin po ashtu Taberaniu e transmeton nga Ibėn Mes'udi dhe Enesi qė Resulull-llahu a.s. ka thėnė: "O All-llahu im, ndihmoje Islamin me njėrin prej kėtyre dyve, i cili ėshtė mė i dashur pėr Ty: me Umer b. Hattabin ose me Ebu Xhehl b. Hishamin." Mė i dashuri pra pėr All-llahun xh.sh. ka qenė Umeri r.a.
Pas studimit tė tė gjitha versioneve, tė cilat flasin pėr kalimin e Umerit r.a. nė Islam, mund tė konkludohet se feja Islame nė zemrėn e tij ka zėnė vend gradualisht, por sigurt. Para se ta prezentojmė kėtė, tė themi diē pėr virtytet e Umerit r.a. dhe ndjenjat e tij.
Umeri r.a. ka qenė i njohur me mprehtėsi nė tė folur dhe me lėvizje energjike. Shpeshherė myslimanėt kanė pėrjetuar nga ai hidhėrime, mirėpo nė realitet ka qenė person tek i cili pėrziheshin ndjenja tė ndryshme. I ēmonte shumė zakonet e tė parėve tė tij, e nga ana tjetėr ia kishte ėnda kėnaqėsitė e kėsaj bote, verėn dhe lojėrat. Mahnitej me qėn­drueshmėrinė e myslimanėve nė besimin e tyre tė ri dhe me vullnetin e tyre tė fuqishėm pėr tė vazhduar, pa marrė parasysh se nė ēfarė pen­gesash hasnin. Edhe vetė vihej nė situata tė dyshimta pėrkitazi me fenė e vet dhe mendonte se Islami ėshtė feja mė e mirė nga tė gjitha tė tjerat. Kėshtu zgjati gjersa nuk mbizotėroi ajo qė mbizotėroi. Kėto janė fjalėt e El-Gazaliut.[5]
Rezymeu i traditės pėr Islamin e tij thotė se, Umeri r.a. njė natė del pėr tu zbavitur jashtė shtėpisė sė vet. Shkon nė Harem tė Ka'bes dhe brenda hasė Resulull-llahun a.s. nė namaz. Kėndonte nga fillimi i sure “EL-Hakka”. Umeri ndalet dhe dėgjon. I pėlqeu kėndimi i Kur'anit. Ai vetė thotė: "Thashė me vete - ky, pasha Zotin, ėshtė poet, siē kanė thėnė kurejshitėt. Pastaj i dėgjova fjalėt: "Kur'ani ėshtė, me tė vėrtetė, fjalė e shpallur Pejgamberit fisnik, e nuk ėshtė fjalė e poetit - sa pak jeni duke besuar!" (69, 40-41). Pastaj unė mendova: "Ai ėshtė magjistar." Dhe dėgjova fjalėt: "e nuk ėshtė fjalė e ndonjė magjistari - sa pak jeni duke menduar." (69, 42). Pastaj Umeri r.a. tha: "Atėherė Islami hyri nė zemrėn time."[6]
Kėto kanė qenė farat e para tė Islamit qė u mbollėn nė zemrėn e tij, por lėvozhgat e farave ishin tė pėrbėrė nga keqkuptimet paraislamike, nga asabijja tradicionale (fanatizmi fisnor), dhe nga mbajtja dhe glori­fikimi i besimit tė gjyshėrve. Tė gjitha kėto ende mbizotėronin me men­djen e tij. Kjo ishte e vėrteta pėr tė cilėn rrahte zemra e tij. Andaj mbeti i zellshėm dhe i palodhshėm nė veprimet e veta kundėr Islamit. Por megjithatė, nė zemrėn e tij vibronte njė ndjenjė tjetėr e fshehur thellė pas mburojės sė tij trupore.
Nė armiqėsinė e ashpėr tė Umerit numėrohet vendimi i tij pėr ta mbytur Resulull-llahun a.s. Kjo ndodhi njė ditė, kur doli, i ngjeshur me shpatė tė mprehtė, pėr ta realizuar vendimin nė vepėr. Gjatė rrugės e takon Nu'ajm bin Abdullah el Adevijjun,[7] ose, ndoshta njė njeri tjetėr nga fisi Benu Zehra,[8] ose bile edhe nga fisi Mahzum,[9] i cili e pyet: "Ku je nisur, o Umer?" Ai pėrgjigjet: "Dėshiroj ta mbys Muhamme­din." Ky i thotė: "Si do tė mbrohesh nga familjet Benu Hashim dhe Benu Zehra nėse e mbyt Muhammedin?" Umeri i tha: "Kėshtu mund tė flasish vetėm nėse e ke pranuar fenė e re, dhe ke braktisur atė tė vjetrėn nė tė cilėn ke lindur." Atėherė njeriu i tha: "Mirė pra, po a dėshiron, o Umer, tė tė them diē qė ende nuk e din? Do tė ishe i befasuar! Motra jote dhe dhėndri yt e kanė ndėrruar fenė e e kanė braktisur fenė tė cilės i takon ti." Umeri u trondit shumė dhe niset nė shtėpinė e tyre. Kur arrinė, aty hasi Habab bin El-Eretin. Nė dorė e mbante njė faqe tė Kur'anit ku shkruante "Ta-ha". Kėtė sure ia kėndonte kėtyre dyve. Hababi shpesh vinte tek kėta pėr t'ju kėnduar Kur'an. Kur dėgjoi zėrin e Umerit, u fsheh thellė nė shtėpi, ndėrsa Fatimja - motra e Umerit - fshehu faqen e Kur'anit. Kur hyri Umeri tek ata, tha: "Ēfarė janė ato fjalė qė i dėgjova kur arrita kėtu?" "Ata u pėrgjigjėn: "Kurrgjė, ne tė dy bisedonim mes veti." Ai tha: "A mos, vallė, ju dy e keni ndėrruar fenė?" Dhėndri tha: "O Umer, ēka mendon, nėse e vėrteta ėshtė nė anėn e asaj feje tjetėr, e jo nė atė tėndėn?" Umeri iu vėrsul dhe e goditi fuqishėm. Motra e tij ndėrhyri dhe e shkėputi nga burri i saj, kurse ai i dha njė tė shtyrė me dorė nė faqe dhe e pėrgjaku, - nė traditėn e Ibni Is'hakut thuhet se e ka goditur me shuplakė nė faqe dhe i ka shkaktuar plagė - e ajo, e hidhėruar, i drejtohet: "O Umer, nėse feja tjetėr ėshtė e drejtė, e e jotja e gabuar, atėherė dėshmoj se nuk ka Zot tjetėr pėrveē All-llahut dhe dėshmoj se Muhammedi ėshtė Pejgamber i All-llahut."
Kur e pa Umeri se ēka i bėri motrės, tė cilės i rridhte gjaku nga plaga nė fytyrė, i erdhi shumė keq dhe u pendua. Pastaj ua kursej jetėn e tha: "Ma jepni atė fletė ta lexoj." Motra i tha: "Ti je i papastėr, e kėtė nuk e marrin nė dorė njerėzit e papastėr, ngrihu e pastrohu e pastaj merre Kur'anin." Kur e bėri kėtė, e mori fletėn dhe kėndoi: "Nė emėr tė All-llahut, tė Gjithėmėshirshmit, Mėshirėplotit!" dhe tha: "Sa emra tė bukur dhe tė pastėr (duke menduar nė Besmele)" dhe vazhdoi tė kėndojė "Ta-ha" gjersa nuk erdh tek ajeti: "Vėrtet, vetėm Unė jam All-llahu, nuk ka Zot tjetėr pos Meje, pra vetėm Mua mė adhuro dhe fale namazin - qė tė mė kesh gjithnjė ndėrmend!" (20, 14). Umeri u ndal dhe tha: "Sa ligjėrim i mrekullueshėm, nuk ka fjalė mė tė bukura se kėto! Mė dėrgoni tek Muhammedi!"

[1] Muhtesar Siretu-r-Resul nga Abdul-Vehhabi, f. 66; Rahmetun li-l-Alemin: I/68; Ibni Hisham: I/291, 292.

[2] Muhtesar Siretu-r-Resul nga En-Nexhdi, f. 101.

[3] Tarihu Umer b. El-Hattab nga El-Xhevzi, f. 11.

[4] Nė lidhje me kėtė mė vonė do tė pason hadithi.

[5] Fikhu-s-Sire, f. 92, 93.

[6] Tarihu Umer b. El-Hattab nga Ibni Xhevzi, f. 6. Pėrafėrsisht thotė edhe Ibni Is'haku, Ibni Hishami: I/346, 347. Umer b. El-Hattab - Historia f.9, 10.

[7] I pari ėshtė sipas traditės sė Ibni Is'hakut, shiko Ibni Hisham: I/344.

[8] I dyti pėrmendet nė traditėn e Enes b. Malikut r.a., shiko Tarihu Umer b. El-Hattab, f. 10. dhe Muhtesar Siretu-r-Resul nga En-Nexhdi f. 103.

[9] Tė tretin e transmeton Ibni Abbasi nė traditėn e vet. Vepra e fundit, f. 102.
Albanian eX|PerT Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 04-03-07, 08:13   #40
Albanian eX|PerT
.•:*ØØØØØØØØØØØØØØØ*:•.
 
Anėtarėsuar: 09-11-06
Postime: 4,028
Albanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Kur Hababi i dėgjoi fjalėt e Umerit, i doli para dhe i tha: "Ji i kėna­qur, o Umer, unė do tė dėshiroja qė lutja, tė cilėn Resulull-llahu a.s. e tha tė enjten nė mbrėmje ("O All-llahu im, ndihmoje Islamin dhe bėne tė fam­shėm atė me Umer bin El-Hattab ose me Ebu Xhehl b. Hishamin) nė shtėpi nė pjesėn e ulėt tė Safasė, tė dedikohet ty"
Umeri mori shpatėn, e ngjeshi nė brez, dhe u nis nė shtėpinė e Muham­medit a.s. Trokiti nė derė. Nga shtėpia pėrgjoi njė njeri, e pa Umerin tė ngjeshur me shpatė, u kthye brenda dhe e njoftoi Muhamme­din a.s. pėr kėtė. Tė pranishmit nė shtėpi u shqetėsuan. Hamza pyeti: "Ē'keni?" Thanė: “Umeri!" "E, ani ēka nėse ėshtė Umeri? Hapjani derėn! Nėse ka ardhur me qėllim tė mirė, do t'a presim mirė, e nėse ka ardhur me qėllim tė keq, do t'a mbysim me shpatėn e vet." Nė shtėpi ishte Resulull-llahu a.s. duke pranuar Shpalljen nga All-llahu xh.sh. Pastaj kur doli, e hasi Umerin nė dhomė. Ia mori pelerinėn dhe shpatėn, pastaj e pėrqafoi dhe i tha: "O Umer, a je i pėrgatitur qė All-llahu tė tė shpė­tojė nga mjerimi nė tė cilin gjendesh? O All-llahu im! Ky ėshtė Umer b. El-Hattabi! O All-llahu im! Ndihmoje dhe bėre tė njohur Islamin me Umer b. El-Hattabin!" Umeri tha: "Dėshmoj se nuk ka Zot tjetėr pos All-llahut dhe dėshmoj se ti je Pejgamber i All-llahut."
Umeri pranoi Islamin, kurse tė pranishmit filluan tė kėndojnė tek­bire, sa qė edhe mushrikėt i dėgjuan nė mesxhid.[1]
Umer b. El-Hattabi ishte guximtar i rrallė. Kalimi i tij nė Islam, shkaktoi te mushrikėt dhembje tė madhe pėr shkak tė humbjes sė re, pėrbuzjes dhe dėshtimit tė ri. Ndėrsa myslimanėt, vazhduan shtigjeve tė gėzimit, nderit dhe lartėsimit.
Ibni Is'haku transmeton nga Umeri r.a. me senedin e pandėrprerė tė transmetuesve, qė ka thėnė: "Kur pranova Islamin, fillova tė mendoj rreth asaj se kush ėshtė nė Mekė armiku mė i madh i Resulull-llahut a.s.? Thashė: Ebu Xhehli. Shkova tek ai dhe i trokita nė derė. Ai doli para meje e tha: "Mirė se vjen! Ēka tė solli kėshtu?" Unė i thashė: "Erdha tė tė lajmė­rojė se e kam pranuar Islamin, se besoj All-llahun xh.sh. dhe Pejgamberin e Tij, Muhammedin a.s. dhe besoj atė qė po i shpallet atij." Ai ma pėrplasi derėn para fytyrės dhe briti: "Zoti tė shėm­toftė ty dhe atė me ēka ke ardhur!"[2]
Ibni Xhevzi thotė se Umeri r.a. ka thėnė: "Kur dikush pranonte Isla­min, njerėzit mblidheshin rreth tij dhe e goditnin, e edhe ai i godiste ata. Kurse unė kur pranova Islamin, shkova t'i tregoj dajės tim El-As b. Hashi­mit, e ai ma mbylli derėn dhe hyri nė shtėpi. Pastaj i shkova njė njeriu, njėrit nga paria e Mekės - ndoshta ky ka qenė Ebu Xhehli - dhe e lajmėrova, por edhe ky hyri nė shtėpi."[3]
Ibni Hishami thotė, e gjithashtu edhe Ibni Xhevzi, nė formė tė rezy­muar, se Umeri, pas pranimit tė Islamit, shkon tek Xhemil b. Muammer El-Xhumehiu, i cili mbante mend mirė dhe i transmetonte ligjėrimet e njerė­zve dhe i tregon se e kishte pranuar Islamin, kurse Xhemili bėrtet me tėrė fuqinė qė kishte se Ibni Hattabi e kishte mohuar fenė. Umeri, prapa shpinės sė tij, i thotė: "Ai gėnjen, unė nuk e kam mohuar fenė, unė e kam pranuar Islamin."
Njerėzit iu vėrsulėn Umerit, e Umeri iu vėrsul atyre, dhe kėshtu u pėrleshėn gjer nė mesditė. Umeri lodhet dhe ulet tė pushonte, e ata tubohen rreth tij. Umeri u thotė: "Veproni ashtu siē keni vendosur, por, betohem me All-llahun, edhe nėse jemi treqind, ose ju do tė merrni kokat tona, ose ne tuajat."[4] Pas kėsaj ndodhie, mushrikėt vendosin ta mbysin Umerin nė shtėpinė e tij.
Buhariu transmeton nga Abdullah b. Umeri, i cili thotė: " Umeri rrinte nė shtėpi i frikėsuar, kur iu paraqit El-As b. Vail Es-Sehmi, babai i Amrit, nė rroba tė reja, me kėmishė tė mėndafshtė. Ai ishte nga fisi Sehm, kurse ata ishin sunduesit tanė. Ky e pyet Umerin: "Ē'ėshtė me ty?" Ai pėrgjigjet: "Populli yt konsideron se duhet tė mė mbysin pėr shkak se kam pranuar Islamin." El-Asi tha: "Ata nuk kanė rrugė gjer tek ti." Pastaj doli, e takoi turmėn e njerėzve tė cilėt e kishin mbushur tėrė luginėn dhe i pyet: "Kah shkoni?" "Shkojmė tek Ibėn Hattabi i cili ndėrroi fenė." Ai u tha: "Ju nuk keni rrugė gjer tek ai." Pastaj ata u kthyen. Nė versionin e Ibni Is'hakut qėndron: "Pasha All-llahun, duke­shin sikurse njė grumbull rrobash tė ndrydhura para tij." Kėshtu ka ndodhur me mushrikėt.
E ēka ka ndodhur me myslimanėt?
Transmeton Muxhahidi nga ibėn Abbasi, i cili thotė: "E kam pyetur Umer b. Hattabin si e ka fituar ofiqin El-Faruk?" Ai tha: "Hamza pranoi Islamin tre ditė para meje.", - pastaj mė tregoi se si e kishte pranuar Isla­min, e nė fund mė tha: "Pėrkatėsisht, kur pranova Islamin pyeta: "O Resu­lull-llah! A jemi nė anėn e drejtė, qofshim gjallė apo tė vdekur?" Mė tha: "Po, pasha Krijuesin tim, ju jeni nė anėn e drejtė, qofshi gjallė apo tė vdekur." Umeri tha: "E pėrse atėherė jemi duke u fshehur? Pasha Krijue­sin, i Cili ta dėrgojė tė Vėrtetėn, do tė dalim sė bashku me ty. Pastaj dolėm jashtė. Hamza para tij, unė pas tij, e ai mes nesh sikurse nė kurth. Hymė nė mesxhid. I shikova kurejshitėt dhe Hamzėn. I kishte kapluar pikėllimi sikurse kurrė mė parė. Resulull-llahu a.s. mė quajti "El-Faruk."[5]
Ibni Mes'udi r.a. ka thėnė: "Kurrė nuk kemi mundur tė falemi tė qetė nė Ka'be, gjersa Umeri nuk e pranoi Islamin."[6]
Transmetohet nga Suhejbe b. Sinan Er-Rummiju se ka thėnė: "Kur Umeri pranoi Islamin, Islami u forcua dhe ne filluam tė ulemi nė hallkė rreth Ka'bes. U ngritėm qė publikisht ta bėjmė tavafin rreth Ka'bes dhe nė kalim e sipėr takoheshim me ata tė cilėt na bėrtisnin, e edhe ne u pėrgjigjeshim ashtu siē meritonin."[7]

Transmetohet nga Abdullah b. Mes'udi: "Kemi qenė tė ndihmuar dhe tė forcuar qė kur Umeri pranoi Islamin."[8]
Pėrfaqėsuesi i kurejshitėve tek Resulull-llahu a.s.

Pasi qė kaluan nė Islam, kėta dy trima, Hamza dhe Umeri r.a. retė pėrmbi Mekė filluan tė shpėrndahen. Mushrikėt zhdehen nga dehja e vet, ndėrrojnė metodat e torturimit dhe tė ndėshkimit tė ashpėr. Bėnin pėrpjekje qė me anė tė marrėveshjeve tė ndryshme tė ndalin Resulull-llahun a.s. nga feja e tij. Nuk e dinin tė gjorėt se e tėrė ajo qė e ndriēon dielli nuk vlenė as sa njė flatėr e mushkonjės kundruall fesė sė Muhammedit a.s. Andaj dėshtonte ēdo orvatje e tyre.
Ibni Is'haku tregon: "Ka thėnė Jezid b. Zijadi se ka thėnė Muham­med b. Ka'bi: "Kjo ka ndodhur kur Utbe b. Rebia ishte kryepar. Njė ditė nė Kėshillin e kurejshitėve ky tha (Resulull-llahu a.s. ishte i ulur vetėm nė mesxhid): "O kurejshitė, a dėshironi tė shkojė tek Muham­medi? Do tė flas me tė dhe do t'ia ofrojė disa propozime. Ndoshta do t'a pranojė ndonjėrėn prej kėtyre. Do t'i japim gjith ēka dėshiron, vetėm tė na le tė qetė." Kjo ka ndodhur pas kalimit tė Hamzės nė Islam.
Duke qenė se numri i as'habėve tė Muhammedit a.s. rritej nga dita nė ditė, ata thanė: "S'ka mbetur tjetėr, ngrihu o Ebul-Velid, shko dhe fol me tė." Utbe u ngrit, iu afrua Muhammedit a.s. dhe tha: "O nipi im, siē e din edhe vet, ti je nga gjaku dhe origjina e jonė fisnike. E ke ven­din tėnd nė familje dhe nė brez. Popullit tėnd i bėre padrejtėsi tė madhe, i ke ndarė nė grupacione, ua ke rrėnuar ėndrrat, ua ke poshtėruar zotat e tyre dhe besimin e tyre, gjyshėrit tanė i bėre jobesimtarė. Mė dėgjo, po t'i ofrojė disa zgjidhje, besoj se do t'i pranosh, bile disa nga ato."
"Fol o Ebul-Velid, po tė dėgjoj," tha Resulull-llahu a.s.
"O nipi im, nėse dėshiron pasuri, pėr kėtė fe qė je duke kumtuar, ne do ta mbledhim nga pasuritė tona, dhe do tė jesh mė i pasuri nė mesin tonė. Nėse dėshiron tė sundosh me ne, do tė zgjedhim pėr kryepar tonin dhe asgjė nuk do tė bėjmė pa dijen tėnde. Nėse dėshiron pushtet, do tė zgjedhim pėr kryetar. Nėse tėrė kėtė qė je duke pėrjetuar dhe po tė shtiret se je Pejgamber nuk mund ta dėbosh nga vetvetja, do tė kėrkoj­mė mjek pėr ty dhe nuk do tė kursejmė asgjė vetėm qė ti tė shėrohesh nga kjo sėmundje, sepse vetė natyra e njeriut, nganjėherė e ngadhėnjen atė, andaj ka nevojė pėr shėrim." "A e kreve, tanimė o Ebil-Velid?" "Po", tha ai. "Atėherė pra mė dėgjo mirė," tha Muhammedi a.s. "Bismil-Lahir-Rahmanir-Rahim. Ha, Mim. (Kjo ėshtė) Shpallja prej Bamirėsit, Mėshiruesit. Libėr, argumentet e tė cilit janė tė qarta, (qė ėshtė) Kur'ani nė gjuhėn arabe, pėr popullin qė di. Si sihariques dhe paralajmėrues, por shumica e tyre janė shmangė (prej studimit tė tij) e nuk duan tė dėgjojnė. (Por) Thonė: "Zem­rat tona janė tė mbuluara (blinduara e nuk kuptojnė) atė qė na thėrret ti neve, veshėt tanė janė tė shurdhėr pėr atė, e mes nesh e teje ka perde, andaj puno ti (nė idenė tėnde), (por) me tė vėrtetė, dhe ne do tė punojmė".(41: 1-5).

[1] Tarihu Umer b. El-Hattab, f. 7, 10, 11; Muhtesar Siretu-r-Resul nga En-Nexhdi, f. 102, 103; Ibni Hisham: I/343-346.

[2] Ibni Hisham: I/349, 350.

[3] Tarihu Umer b. El-Hattab, f. 8.

[4] Vepra paraprake; Ibni Hisham: I/348, 349.

[5] Tarihu Umer b. El-Hattab, f. 6.7.

[6] Muhtesar Siretu-r-Resul nga En-Nexhdi, f. 103.

[7] Tarihu Umer b. El-Hattab, f. 13.

[8] Sahihu-l-Buhari, kaptina Islami i Umer b. El-Hattabit: I/545.


Albanian eX|PerT Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 04-03-07, 08:13   #41
Albanian eX|PerT
.•:*ØØØØØØØØØØØØØØØ*:•.
 
Anėtarėsuar: 09-11-06
Postime: 4,028
Albanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Resulull-llahu vazhdoi tė kėndonte ajete nga kjo sure, kurse Ebul-Velidi dėgjonte nė heshtje. Duart i kishte vėnė prapa shpine, dhe i mbė­shtetur edhe mė tej dėgjonte, dėgjonte... Kur Resulull-llahu a.s. arriti gjer tek sexhda nė sure, e bėri atė dhe tha: "O Ebul-Velid, qe tek je ti dhe qe tek e ke kėtė."
Utbe u ngrit dhe vajti tek shokėt e vet, tė cilėt flitnin pėr tė. Kur e panė, thanė: "Betohemi me Zotin se Ebul-Velidi na kthehet me fytyrė tjetėr nga ajo me tė cilėn ka shkuar - ėshtė i disponuar ndryshe."
Pasi u ul, ata pyetėn: "E, ē'u bė? Ēfarė lajme na solle?" Ai u pėrgjigj: "Ju solla lajme qė dėgjova fjalė ēfarė, pasha Zotin tim, nuk kam dėgjuar gjer mė tani. Pasha Zotin, nuk janė vargje tė poetit, e as fjali tė magjistarit, e as murmuritje tė shortarit. O popull, o kurejshitė, bėhuni tė dėgjueshėm dhe fenė e tij ma leni mua. Lėreni kėtė njeri me vetveten e tij dhe shmanguni nga ai. Pasha Zotin tim, ligjėrimi qė dėgjova bartė porosi madhėshtore. Nėse arabėt e refuzojnė atė, atėherė ju do tė jeni tė mjaftueshėm pėr tė, por nėse shkon puna mbarė e tė gjithė arabėt e pranojnė atė, atėherė pushteti i tij, do tė jetė edhe i juaji, nami i tij do tė jetė nami i juaj, me tė do tė bėheni popull mė fatlum." Ata thanė: "O Ebul-Velid, tė paska bėrė mėngji!" Ai tha: "Ky ėshtė mendimi im pėr atė, e ju veproni si tė doni."[1]
Nė njė version tjetėr thuhet se Utbe ka dėgjuar kėndimin e Kur'anit, gjersa Resulull-llahu, nuk ka arritur gjer te: "Nėse shman­gen (refu­zojnė besimin), ti thuaju: "Ju paralajmėroj me bubu­llimė (dėnimin e tmerrshėm), asi dėnimi ēfarė e goditi Adin e Themudin" (41, 13). Pastaj, u ngrit i shqetėsuar dhe ia vuri Resulull-llahut a.s. dorėn nė gojė e tha: "Betohem nė Zotin se kjo ėshtė gjė e mirė." Me siguri kėtė e ka thėnė qė tė mos jetė paralajmėruar. Pastaj u ngrit dhe shkoi te populli i vet dhe iu tregoi pėr tė gjitha.[2]
Ebu Talibi ndėrmjetėson mes familjeve Benu
Hashim dhe Benu Abdi-l-Muttalib


Asokohe shumėēka ndodhi, bėhen disa ndryshime nė raportet e fuqive, por Ebu Talibi ende frikėsohej pėr nipin e vet nga torturat e mushrikve. Ebu Talibi gjithnjė kishte ndėrmend pasqyrėn dhe ngjarjet e viteve tė kaluara. Mushrikėt kėrcėnoheshin me izolim, pastaj tentuan ta ndėrrojnė Amareh bin Velidin me Muhammedin a.s. pėr ta mbytur. Atėherė Ebu Xhehli shkon pėr ta shkelur me gur, pastaj Ukbet bin Ebu Muiti ia vė lakun nė fyt nga petku i vet dhe paksa nuk e mbyt. Ibni Hattabi niset pėr ta mbytur me shpatėn e vet. Tė gjitha kėto ngjarje i pėrjetonte Ebu Talibi nė vete, por tani, kur i mblodhi tė gjitha, disa gjėra nuk i shkonin aq mirė, pa marrė parasysh se Islamin e kishin pranuar Hamza dhe Umeri. Mushrikėt qėmoti pėrgatisnin njė plan kundėr myslimanėve, me qėllim qė ta mbysin nipin e tij. Ebu Talibi ishte i sigurt nė kėtė. Kishte tė drejtė sepse kurejshitėt tanimė ishin marrė vesh qė publikisht ta mbysin Resulull-llahun a.s. Pėr kėtė komplot tė pėrbashkėt paralajmėron Kur'ani: " Nėse ata thurin gracka, edhe Ne do t'u vėmė gracka atyre." (43, 79). Atėherė ēka tė bėj Ebu Talibi?
Ai vendosi tė thėrrasė familjen e vet tė ngushtė Benu Hashimitėt dhe Benu Abdul-Muttalibėt - nga dy djemtė e Abdu Menafit, qė tė gjithė sė bashku tė vihen nė mbrojtjen e nipit tė tij. Ata kėtė e pranuan dhe sė bashku me myslimanėt e mushrikėt vendosmėrisht premtuan, duke ruajtur nderin arab dhe rendin fqinjėsorė, pėrveē vėllait tė tij Ebu Lehebit. Ai i braktisi kėta dhe iu bashkua kurejshitėve.[3]

[1] Ibni Hisham: I/293, 294.

[2] Tefsiri Ibni Kethir: VI/159-161.

[3] Ibni Hisham: I/269; Muhtesar Siretu-r-Resul nga En-Nexhdi, f. 106.
Albanian eX|PerT Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 04-03-07, 08:14   #42
Albanian eX|PerT
.•:*ØØØØØØØØØØØØØØØ*:•.
 
Anėtarėsuar: 09-11-06
Postime: 4,028
Albanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėm
Gabim

BOJKOTI I GJITHMBARSHĖM

K

urejshitėve iu ndodhėn katėr ngjarje tė paharrueshme brenda njė kohe shumė tė shkurtėr, dhe atė vetėm pėr katėr javė. Hamza pranoi Islamin, pastaj kėtė e bėri Umeri, pastaj Muha­mmedi a.s. refuzoi pazarllėkun e tyre rreth fesė Islame dhe, mė nė fund, vendimi i pėrbashkėt i Benu Hashimitėve dhe Benu Abdu-l-Mutta­libėve, edhe besimtarėve edhe jobesimtarėve, pėr ta mbrojtur dhe pėr­krahur Muhammedin a.s.
Mushrikėt ishin tė shqetėsuar, tė hutuar dhe tė habitur. Nuk dinin se ēka duhet bėrė. Nėse e mbysin Muhammedin a.s., nė luginėn e Me­kės do tė derdhet shumė gjak pėr shkak tė tij. Kjo edhe mė tepėr do tė mund t'i rrezikonte ata dhe fenė e tyre, andaj, pėr njė kohė tė shkurtėr, hoqėn dorė nga vrasja e Muhammedit a.s. Por, sė shpejti do t'i shohim me marifetllėqe tė reja dhe me torturime tė llojit tjetėr.
Kontrata mbi torturimin dhe armiqėsinė

Kurejshitėt u tubuan nė shpatiet pjellore tė fisit Benu Ken'aneh dhe u pėrbetuan kundėr familjeve Benu Hashim dhe Benu El-Muttalib. Vendosėn qė mos tė martohen me ta, mos tė tregtojnė, mos tė flasin me ta gjersa nuk ia dorėzojnė Muhammedin a.s. pėr ta mbytur. Ata e shkruan kontratėn nė njė faqe letre duke shtuar se ata kurrė nuk do lidhin paqe me Benu Hashi­mitėt, dhe qė tė mos i kaplojė pėrsėri ndje­nja e mėshirės pėr ēka edhe do tė abstenojnė nga vrasja.
Ibnu-l-Kajjumi ka thėnė: "Ata thonė se kėtė kon­tratė e ka shkruar Mensur b. Ikrime b. Amir bin Hashimi", kurse tė tjerėt thonė Nadar b. El-Harithi. E vėrteta ėshtė se shkrues i kontratės ka qenė Bagia b. Amir b. Hashimi. Resu­lull-llahu a.s. i ėshtė lutur All-llahut xh. sh., qė ta ndėsh­kojė pėr kėtė dhe atij iu paralizuan duart.[1]
Pas nėnshkrimit tė kėtyre vendimeve, tė rėndėsishme pėr kurej­shitėt, fletėn e varėn nė brendi tė Ka'bes, kurse Benu Hashimitėt, Benu Mutta­libėt, tė gjithė me radhė, pėrveē Ebu Xhehlit, i dėrguan nė izolim. Kėtė e bėnė mė njė muharrem, tė vitin shtatė tė pejgamber­llėkut, kurse vendi i izolimit ishte Shu'ab - pronė e Ebu Talibit.
Tre vjet izolimi

Pasi qė fqinjėt i pėrforcojnė kufijtė e vendit tė rrethuar "Shu'ab Ebu Talib", atėherė ndėrprejnė ēdo kontratė me izolantėt. Ndaluan tė hyjė ushqim nė Mekė, e nėse malli paraqitej nė treg atėherė nguteshin qė tė tėrin ta blejnė pėr vete ashtu qė mos tė arrinte tek izolantėt. Kėta u gjendėn nė situatė tė vėshtirė. Nuk kishin ushqim, andaj filluan tė hanė gjethe, lėkura etj. Ndėrsa jashtė mureve tė kampit pėrqėndrues dėgjohe­shin klithmat e fėmijėve, gjėmė e grave dhe njerėzve tė uritur. Ngando­njėherė, pėrmes kanaleve tė fshehta furnizoheshin me ushqim vetėm aq sa pėr tė mbetur gjallė. Nga kamp-pėrqėndrimi mund tė dilnin vetėm nė muajt e shenjtė. Herė-herė dilnin tė blenin ndonjė deve nga tregtarėt qė ktheheshin, por Mekasit e rritnin ēmimin aq sa kėta hiqnin dorė nga blerja, sepse nuk kishin me ēka tė paguanin.
Nganjėherė Hakim bin Hizami fshehtazi i dėrgonte drith kushėrirės sė vet Hatixhes r.a. Njė herė e zuri Ebu Xhehli dhe deshti ta varte, por i ndau Ebu-l-Buhturi dhe ia mundėsoi Hakimit t'ia dėrgonte drithin kushėrirės.
Ebu Talibi kujdesej pėr Resulull-llahun a.s. I urdhėronte tė flente dhe tė pushonte kur pushonin edhe tė tjerėt. Gjithashtu e mbronte qė tė mos e rrėmbejnė. Nganjėherė afėr shtratit tė tij i vendoste djemtė apo vėllezėrit e vet tė bėjnė roje. Gjatė kohės sė haxhxhit, Resulull-llahu a.s. dhe myslimanėt dilnin dhe thirrnin njerėzit nė Islam.
Thyerja e kontratės mbi izolimin

Kaluan tre vjet, e situata e myslimanėve nė izolim nuk ndryshoi. Nė muajin muharrem[2]tė vitin dhjetė tė pejgamberllėkut ndodhi ndėrprerja e kontratės.
Nė mesin e kurejshitėve ka pasur njerėz qė ishin tė kėnaqur me nėnshkrimin e kontratės, por ka pasur edhe sish qė nuk ishin tė kėnaqur me kėtė. Kėta tė fundit ndėrprenė fjalėn e dhėnė dhe anuluan nėnshkri­met e veta nė letėr.
Iniciator pėr ndėrprerjen e kontratės ka qenė Hisham b. Amri nga familja Benu Amir b. Lu'j. Ky dėrgonte fshehtazi dhe natėn ushqim nė kamp-pėrqėndrim. Njė natė shkon tek Zuhejre b. Ebi Umejjeh El-Mahzumi dhe thotė: "A je i kėnaqur duke ngrėnė e duke pirė, ndėrsa dajallarėt tuaj janė nė asi gjendje ēfarė e din edhe vet?" Ai pėrgjigjet: "Vaj halli pėr ty nėse mendon kėshtu, por ēka tė bėj unė i vetmuar? Sikur tė kisha pranė veti bile edhe njė njeri, do ta theja premtimin." Ky thotė: "Ta kam gjetur njė njeri." "Kush ėshtė ai?" "Unė", pėrgjigjet Zuhejre, "ti gjeje edhe njeriun e tretė."
Hishami shkon tek Mut'am b. Adijj, ia pėrkujton lidhjet farefisnore me Benu Hashimitėt dhe Benu El-Muttalibėt, gjyshi i pėrbashkėt i tė cilėve ėshtė Abdu Menafi. Pastaj e qortoi pėr pranimin e tij sė bashku me kurej­shitėt kėtė mėnyrė tė keqtrajtimit. Mut'ami pyet: "Mė trego se ēka tė bėj? Unė jam vetėm. Njėri nuk mund tė bėj kurrgjė vetėm." Hishami i thotė: "E kam gjetur njėrin." "Kush ėshtė ai?" "Unė vet." Pastaj Mut'ami thotė: "Gje­je tė tretin!" Hishami pėrgjigjet: "Kėtė e kam bėrė." "E kush ėshtė ai?" "Zuhejre b. Ebi Umejje" pėrgjigjet ky. "Kėrkoje pra edhe tė katėrtin", thotė Mut'ami.
Hishami shkon tek Ebu-l-Buhturije b. Hishami. E edhe kėtij ia pėrsė­ritė tė gjitha ato ēka i kishte thėnė Mut'amit, pėrkitazi me lidhjet farefis­nore dhe padrejtėsinė qė iu ėshtė bėrė, pastaj Ebu-l-Buhturi pyet: "Po a ke pėrkrahje?" "Po." "E kush janė kėta?" "Zuhejre b. Ebu Umejje, El-Mut'am b. Adijji dhe unė", pėrgjigjet Hishami. "Gjena edhe tė pestin", thotė Ebu-l-Buhturi.
Hishami shkon tek Zum'ah b. el-Esved b. El-Muttalib b. Esedi. Me tė folė pėr familjet e tyre, pėr obligimet farefisnore, pėr tė drejtat e tyre, e pastaj Zum'ati pyet: "A ke bashkėpunėtor pėr kėtė punė?" Hishami pėrgjigjet pastaj i numėron njerėzit me tė cilėt kishte biseduar. "Thirri tė gjithė", tha Zum'ati. Mė vonė tė gjithė tubohen tek El-Huxhuni dhe merren vesh pėr ndėrprerjen e kontratės. Zuhejre thotė: "Unė do t'ju prezentojė dhe unė do tė flas i pari."
Tė nesėrmen u nisėn ku e kishin ndėrmend. Me ta vajti edhe Zuhejre i veshur me baldakin (uniformė) tė bukur. Ky e kreu tavafin rreth Ka'bes, pastaj u kthye kah njerėzit dhe tha: "O banorėt e Mekės! Deri kur mė do tė hamė mirė dhe do tė vishemi mirė, kurse Benu Ha­shimitėt janė duke u shkatėrruar, as qė blejnė e as qė shesin diē. Pasha All-llahun, nuk do tė ulem deri sa nuk e grisni atė letėr tė mallkuar!"

[1] Zadu-l-Me'ad: I/46.

[2] Ebu Talibi ka vdekur gjashtė muaj pas ndėrprerjes sė kontratės, nė muajin rexheb, e jo nė ramazan.
Albanian eX|PerT Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 04-03-07, 08:14   #43
Albanian eX|PerT
.•:*ØØØØØØØØØØØØØØØ*:•.
 
Anėtarėsuar: 09-11-06
Postime: 4,028
Albanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Ebu Xhehli, i cili qėndronte mėnjanė mesxhidit, tha: "Gėnjen, pasha Zotin, nuk do ta grisish." Zum'ah b. El-Esvedi i tha: "Ti gėnjen, pasha Zotin! Ne as qė kemi dashur qė ajo kontratė tė shkruhet ashtu nė letėr. Kjo ėshtė vepėr e jote." Ebu-l-Buhturi briti: "Zum'ah e thotė tė vėrtetėn. Ne nuk kemi dashur qė kjo tė shkruhet nė letėr e tė nėnshkru­het." Mut'am b. Adijji tha: "Ju jeni duke thėnė tė vėrtetėn, e kush flet ndryshe, ai gėnjen. Kėrkoj mbrojtje prej Zotit nga ajo (kontratė) dhe nga pėrmbajtja e saj." Hisham b. Amri foli diē ngjashėm. Ebu Xhehli tha: "Pėr kėtė sigurisht jeni marrė vesh mbrėmė, dhe atė nė ndonjė vend tjetėr."
Ebu Talibi gjatė gjithė kohės rrinte ulur nė fund tė mesxhidit dhe shikonte se ē'po ndodhte. Kėtu kishte ardhur sipas porosisė sė Resu­lull-llahut a.s. sepse All-llahu xh.sh. e kishte informuar Resulin e vet pėr kontratėn e shkruar nė njė copė letėr e cila rrinte varur brenda Ka'bes dhe se All-llahu xh.sh. e ka dėrguar njė krimb qė ta brente tėrė atė qė ėshtė shkruar nė letėr pėrveē emrit tė All-llahut. Resulull-llahu a.s. pėr kėtė e njoftoi xhaxhain e vet dhe ky erdhi nė mesin e kurej­shitėve. Pasi qė Ebu Talibi dėgjoi tėrė bisedėn u ngrit dhe u tregoi atyre se ē'kishte porositur Resulull-llahu a.s. nipi i tij. Nėse gėnjen atėherė ndaj nesh veproni siē keni vepruar gjer mė tani, por nėse e thotė tė vėrtetėn, ndėrpritni izolimin tonė dhe ndėrpritni torturimin ndaj nesh. Kurejshitėt thanė: "Ke folur drejtė."
Pas kėsaj Ebu Xhehli filloi tė konsultohet me popullin, kurse El-Mut'ami vajti ta sjellė copėn e letrės - kontratėn - pėr ta grisur. Por mbeti i shastisur kur pa se krimbi e kishte brejtur tėrė tekstin pėrveē fjalėve: "Nė emrin Tėnd o All-llahu im" dhe emrin "All-llah" nė vetė tekstin e kontratės.
Pas kėsaj, u ndėrpre izolimi dhe Resulull-llahu a.s. me shoqėrinė e tij dolėn nga kamp-pėrqėndrimi Esh-Shu'ab. Mushrikėt patėn argument tė mrekullueshėm pėr pejgamberllėkun e Resulull-llahut a.s. nė kėtė shem­bull, por edhe mė tutje mbetėn tė atillė siē i ka quajtur All-llahu xh.sh., dhe pėr ta ka thėnė:
"Po, kur shohin ndonjė mrekulli, ata kthejnė kokėn e thonė: "Kjo ėshtė magji e vazhdueshme!" (54,2).
Ata, me gjithė vėrejtjen, nuk pėrfillėn kėtė ajet por edhe mė tepėr e pėrforcuan mosbesimin e vet.[1]

[1] Ne kemi mbledhur fragmente tė ndara nga: Sahihu-l-Buhari, kaptina: vajtja e Resulull-llahut a.s. nė Mekė: I/216 dhe kaptina: komploti i mushrikėve kundėr Resulull-llahut a.s.: I/548; Zadu-l-Me'ad: II/46 - Ibni Hisham: I/350-351, 374-377; Rahmetun li-l-Alemin: I/69, 70; Muhtesar Siretu-r-Resul nga Nexhdi, f. 106-110; Muhtesar Siretu-r-Resul nga Abdul-Vehhabi, f. 68-73. Ekzistojnė disa mospajtime nė kėto vepra, por kemi marrė atė qė ėshtė pėrafėrsisht e njėjtė tek tė gjithė
Albanian eX|PerT Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 04-03-07, 08:17   #44
Albanian eX|PerT
.•:*ØØØØØØØØØØØØØØØ*:•.
 
Anėtarėsuar: 09-11-06
Postime: 4,028
Albanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėm
Gabim

VITI I PIKĖLLIMIT

Vdekja e Ebu Talibit

S

ėmurja e shtrėngoi Ebu Talibin, vdekja iu afrua dhe ai ndė­rroi jetė nė muajin rexheb[1] tė vitit dhjetė tė pejgamber­llėkut, apo gjashtė muaj pas daljes nga Izolimi.[2]
Ekzistojnė mendime se ka vdekur nė muajin ramazan, tre ditė para vdekjes sė h. Hatixhes r.a.
Nė Sahihun e Buhariut transmetuar nga El-Musejjibi thuhet se Resulull-llahu a.s. ka hyrė te Ebu Talibi. Pranė tij ishte ulur Ebu Xheh­li. Resulull-llahu a.s. iu drejtua xhaxhait tė vet: "O xhaxha, thuaj: Nuk ka Zot tjetėr pos All-llahut, fjalė kjo me tė cilėn do tė tė mbrojė tek All-llahu." Ebu Xhehli dhe Abdullah b. Ebu Umejje thanė: "O Ebu Talib, a mos, vallė, do tė dalėsh nga mileti i Abdul-Muttalibit?" (besi­mit tė gjyshit). Kėshtu vazhduan tė flasin, kurse fjalėt e tija tė fundit kanė qenė: "Nė miletin e Abdul-Muttalibit." Resulull-llahu a.s. tha: "Do tė kėrkoj falje pėr ty gjithherė, pėrveē nėse mė ndalohet." Atėherė All-llahu xh.sh. shpallė:
"Nuk ėshtė pėr Pejgamberin dhe besim­tarėt, qė tė kėrkojnė falje pėr idhujtarėt, madje, qofshin edhe tė afėrm tė tyre, pasi qė t'ju bėhet e qartė se ata janė banorė tė Xhehe­nnemit." (9, 114).
Gjithashtu All-llahu xh.sh. shpalli: "Ti (o Muhammed) , me tė vėrtetė, nuk mund ta udhėzosh (nė formė imponuese) nė rrugė tė drejtė, atė qė dėshiron ti - por All-llahu e udhėzon (nė tė gjitha normat), Ai i di mė sė miri ata qė janė tė udhėzuar." (28, 56).
Mendojmė se nuk ka nevojė tė flitet mė gjerėsisht pėr rolin e Ebu Talibit nė mbrojtjen e Resulull-llahut a.s. nga zullumqarėt. Bedeni, me tė cilėn ai e ka mbrojtur, njėkohėsisht Resulull-llahun a.s. dhe Islamin, ka qenė i fortė dhe i padepėrtueshėm, por nuk ka qenė nė gjendje ta mbrojė vetveten. Ai i mbeti besnik fesė sė etėrve tė vet, andaj nuk e kreu nė tėrėsi detyrėn e vet nė kėtė botė. Nė hadithin sahih transmetohet nga Abbas b. Abdul-Muttalibi, i cili i ka thėnė Resulull-llahut a.s. "Ti nuk munde ta shpėtosh xhaxhain tėnd, kurse ai ty tė ka mbrojtur dhe pėr shkak teje ka qenė i qortuar?" Resulull-llahu a.s. i ėshtė pėrgjigjur: "Ai ėshtė nė cekti­nėn e Xhehennemit, sikur tė mos isha unė, ai do tė ishte nė fund tė Xhehen­nemit."[3]
Tregohet nga Ebu Se'id El-Hudariu se e ka dėgjuar Pejgamberin a.s. - kur e ka pėrmendur xhaxhain e vet - duke thėnė: "Ndoshta do tė ketė dobi nė ditėn e Gjykimit nga shef'ati im, kėshtu qė nė zjarr t'i jenė vetėm putrat (shputat e kėmbėve)."[4]
Vdekja e h. Hatixhes r.a.

Dy muaj e tre ditė pas vdekjes sė Ebu Talibit, ndėrroi jetė nėna e tė gjithė besimtarėve, e ēmuara dhe e nderuara, Hatixhja r.a. Kjo ka ndodhur nė ramazan tė vitit dhjetė tė pejgamberllėkut. Ka vdekur nė moshėn gjashtėdhjetė e pesė vjeē. Resulull-llahu a.s. atėherė i ka pasur pesėdhjetė vjet.[5]
Hatixhja r.a. ka qenė njėra nga hiret e vėrteta tė All-llahut xh.sh. pėr Resulull-llahun a.s. Me Resulull-llahun a.s. ka jetuar njė tė katėrtėn e shekullit, duke i ofruar butėsi dhe mirėkuptim nė ēastet e dėshprimit dhe tė pikėllimit. Bashkė me tė e ka bartė pėrgjegjėsinė e da'vetit nė supet e veta. Ajo i ka dhėnė kurajo nė momentet e pranimit tė shpalljes. E ka mbrojtur nga smirėzitė dhe zullumqarėt, dhe gjatė tėrė kėsaj rruge nuk iu ėshtė dhimbsur as vetja, e as pasuria e vet. Resulull-llahu a.s. ka thėnė:
"Ajo mė ka besuar (se jam Pejgamber) atėherė kur askush nuk mė besonte, e ka ditur se jam duke folur tė vėrtetėn atėherė kur mė thonin se jam rrenacak dhe mė ka ndihmuar me pasuri atėherė kur tė gjithė mė dėmtonin."[6]
Nė hadithin sahih, Ebu Hurejre, thotė: "I ka ardhur Xhibrili Resulull-llahut a.s. dhe i ka thėnė: “O i Dėrguari i All-llahut, ja, arriti Hatixhja. Ajo ėshtė duke bartur njė enė me fiq, ose me ushqim, ose me pije. Nėse ajo vjen te ti, pėrcjellja selamin nga Zoti i saj dhe pėrgėzoje me shtėpinė nė Xhennet, ku nuk ka britma as shamatė, e as punė e lodhje, e All-llahu xh.sh. me tė mė fali fėmijė e me tė tjerat jo.[7]
Shumėzimi i pikėllimeve

Kėto dy ngjarje tė dhembshme e tė rėnda (vdekja e xhaxhait Ebu Talibit dhe bashkėshortes Hatixhes) ndodhėn nė njė periudhė tė shkur­tėr Kohore. Atėherė u hap ēepi i dhembjeve, ndėrsa ndjenjat filluan tė penetrojnė (depėrtojnė). Pikėllimi dhe dhembja, dhembja dhe pikėllimi, njėra pastaj tjetra ose njėra pas tjetrės u futėn nė zemrėn bujare tė Resulull-llahut a.s. Nėse kėtyre i shtohen vėshtirėsitė qė ia shkaktonin kurejshitėt, atėherė vėrtetė kuptohet se e ka pasur tejet rėndė. Pas vdekjes sė Ebu Talibit, torturat e llojllojshme u dyfishuan, u shtuan nė ato pėrmasa, sa qė humbi vullnetin pėr tė qėndruar mė nė Mekė.
Njė ditė, duke qenė i mėrzitur, shkon nė Taif me qėllim qė edhe nė kėtė qytet tė pėrhapė fenė dhe qė populli i kėtij vendi t'i ndihmonte kundėr popullit tė vet. Mjerisht, as atje nuk gjeti askend qė do ta kup­tonte, e lėre mė qė ta ndihmonte. Pėrveē kėsaj, atje e sulmuan edhe mė tepėr se populli i vet.
Duhet thėnė se, siē vuante dhe kalonte Resulull-llahu a.s., nė tė njėjtėn mėnyrė vuanin dhe kalonin shokėt dhe ithtarėt e tij. Kėshtu, shoku dhe miku i tij, Ebu Bekri, u detyrua tė shpėrngulet nga Meka. Arrinė nė Berku-l-Gamad, me qėllim qė prej kėtu tė kalonte nė Abisini. Nga ky qėllim ia kthen mendjen Ibni Daganeh, i cili e ndali nė shtėpinė e vet.[8]

Ibni Is'haku thotė: "Kur vdiq Ebu Talibi, kurejshitėt e mundonin Resulull-llahun a.s. dhe i bėnin tė kėqija, ēfarė nuk guxonin nė kohėn e Ebu Talibit. Madje edhe njėfarė rrugaēi i hedhė pluhur nė kokė. Ky shkon nė shtėpi me flokė tė pluhėrosura. Njėra nga vajzat e tija, ia lanė kokėn duke qajtur. Resulull-llahu a.s. i tha: "Mos qajė, bija ime, se All-llahu ėshtė duke e mbrojtur babain tėnd." Kurejshitėt nuk i bėnin kėso mynxyrash derisa Ebu Talibi ishte gjallė."[9]
Pėr shkak kėtyre ngjarjeve tė dhembshme, tragjike dhe tė shpeshta, qė i ndodhėn nė vitin dhjetė tė pejgamberllėkut, Resulull-llahu a.s. kėtė vit e quajti "viti i pikėllimit", dhe me kėtė emėr njihet nė histori.
Martesa me Sevdėn r.a.

Nė muajin shevval tė vitit dhjetė tė pejgamberllėkut, Resulull-llahu a.s. martohet me Sevdėn, bijėn e Zum'atit, i cili qėmoti e kishte pranuar Islamin. Ajo ka qenė e martuar pėr Sekran b. Amrin, i cili, pas pranimit tė Islamit, sė bashku me gruan e vet dhe me muhaxhirėt shpėrngulet nė Abisini (hixhreti i II). Sekrani vdes atje, kurse Sevda kthehet nė Mekė.
Kjo ka qenė gruaja e parė e Resulull-llahut a.s. pas vdekjes sė h. Hatixhes r.a. Pas disa vitesh ajo ia falė h. Aishes r.a. Nubijasen e vet.[10]
Shkaqet e durimit dhe kėmbėnguljes

Nė disa situata tė jetės sė Resulull-llahut a.s. njeriu mbetet i shtangur. Ēdo njeri, sado pak i arsyeshėm, do tė mbetet pa fjalė. Shumė njerėz tė menēur i bėjnė vetit pyetje: ē'ėshtė ajo qė ka qenė aq e fuqi­shme dhe e fortė qė i ka mbajtur myslimanėt e Mekės nė fenė e All-llahut xh.sh. me gjithė vuajtjet e tmerrshme, tė cilat i pėrjetonin. Si kanė mundur tė kenė aq shumė durim pėrkundėr komploteve dhe dhu­nės, nga tė cilat tė ngriten flokėt nė kokė dhe tė rrėnqethet i tėrė trupi. Duke pasur parasysh kėtė, e shohim tė arsyeshme qė t'i pėrmendim disa nga shkaqet dhe arsyet e kėtij durimi tė madh.

[1] Tariku Islami nga Shahu i Madh Kanė En-Nexhib Abdi: I/20. Ekzistojnė mendime tė ndryshme se a ka vdekur Ebu Talibi gjashtė apo tetė muaj pas izoli­mit. Sipas llogarisė sime ka vdekur nė rexheb tė vitin 10. tė pejgamberllėkut.

[2] Muhtesar Siretu-r-Resul nga En-Nexhdi, f. 111.

[3] Sahihu-l-Buhari, kaptina rrėfimi mbi Ebu Talibin.

[4] Sahihu-l-Buhari: I/548.

[5] Ibni El-Xhevzi konfirmon se ka ndėrruar jetė nė Ramazan, f. 7. Edhe dijetari Mensur Fevri konfirmon kėtė nė Rahmetun li-l-Alemin: II/164.

[6] Kėtė hadith transmeton Imam Ahmedi nė Musnedin e vet: VI/118.

[7] Sahihu-l-Buhari, kaptina: Martesa e Resulull-llahut a.s. me Hatixhen r.a.: I/539.

[8] Shah Kan En-Nexhib Abadi thotė se kjo ngjarje ka ndodhur nė kėtė vit tė njėjtė. Tarihu-l-Islami: I/120. Rrėfimi i tėrė ekziston tek Ibni Hishami: I/372, 372; Sahihu-l-Buhari: I/552, 553.

[9] Ibni Hisham: I/416.

[10] Rahmetun li-l-Alemin: II/165. Telkih Fuhumi ehli-l-Ether, f. 10.
Albanian eX|PerT Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 04-03-07, 08:17   #45
Albanian eX|PerT
.•:*ØØØØØØØØØØØØØØØ*:•.
 
Anėtarėsuar: 09-11-06
Postime: 4,028
Albanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėm
Gabim

1. Imani i fortė ėshtė kusht i qėndrueshmėrisė pėr pėrballimin e tė gjitha vėshtirėsive. Besimi nė All-llahun xh.sh., Njė tė Vetmin dhe njohja, por njohja e sinqertė e All-llahut xh.sh. Kur imani i paluhat­shėm shkrihet me zemrėn e qiltėr dhe tė hapur atėherė peshon me peshėn e maleve, ndėrsa ai qė ka imanin e qėndrueshėm dhe bindjen e fortė i sheh tė gjitha vuajtjet e kėsaj jete, ēfarėdo qofshin ato, tė ndara nga imani i vet. Leshnja e gjelbėr nė rrugėn e terur ėshtė Islami nė Mekė, fe e cila me iman do t'i thėrrmojė shkėmbinjtė e zjarrtė, kėsh­tjellat e fortifikuara dhe kullat e mosbesimit.
Prandaj, asgjė nuk janė vuajtjet dhe mundimet e pėrjetuara nė kėtė rrugė. Ēka do tė thotė kjo nė krahasim me bukurinė e imanit i cili do t'i nxjerrė tė tėra fundėrrinat nė sipėrfaqe, derisa zemrėn do t'a le tė gėzuar e tė parapėrgatitur. "Kėshtu All-llahu ilustron dallimin e sė vėr­tetės dhe tė pavėrtetės: mbeturinat hidhen, ndėrsa ajo qė u sjellė dobi njerėzve, mbetet nė tokė." (13, 17).
Nga ky shkak thelbėsor rezulton tjetri i cili vetėm i kontribuon pėrforcimit tė durimit. E ky ėshtė:
2. Udhėheqja, tė cilėn njerėzit e pranojnė me zemėr, vėrteton atė se Resulull-llahu a.s. si udhėheqės suprem i bashkėsisė myslimane, jo vetėm i kėtij populli, por i tėrė njerėzimit, kishte moral dhe virtyte tė njė perso­nalitetit komplet i cili me vetėdijen, menēurinė, bujarinė, drejtėsinė dhe sinqeritetin e vet i pėrvetėsonte zemrat e njerėzve. Nder­shmėria, autoriteti, dinjiteti dhe mirėsia flasin pėr njeriun, i cili me tė gjitha kėto virtyte ka arritur nė shkallėn mė tė lartė tė gjinisė njerėzore. Ka qenė person tė cilin domosdo edhe armiku e ka admiruar, e ka ēmuar dhe e ka nderuar.
Kėshtu, njė herė u takuan tre kurejshitė, tė cilėt fshehtazi ēdo njėri prej tyre veē e veē, kishin dėgjuar Resulull-llahun a.s. duke kėnduar Kur'an. Kanė qenė tė mahnitur, sepse ky nuk ishte ligjėrim i rėndomtė, kėto nuk ishin vargje. Njėri prej tyre, duke mos mundur tė mbante fshehtėsinė i tha Ebu Xhehlit: "Ēka mendon ti pėr atė qė kam dėgjuar prej Muhammedit a.s.?" "E, ēka ke dėgjuar ashtu?" "Kemi garuar ne dhe Abdu Menafi rreth nderit dhe pushtetit. Ne i ushqenim tė tjerėt, e edhe ata i ushqenin. Ata ishin tė pasur, e edhe ne ishim tė pasur. Tjera fise i merrnin ata pėr dėshmitarė, por edhe ne, ata kanė ndarė, por edhe ne kemi ndarė. Andaj kur kuptuam se jemi duke imituar njėri tjetrin nė ēdo gjė, madje edhe nė kalėrim, u bėmė sikurse kuajt e robėruar. Ata thanė se kanė njė Pejgamber tė cilit i zbret Shpallja nga qielli. Po a do tė kemi edhe ne Pejgamberin tonė? Pasha Zotin, nėse ata do ta kenė, e ne jo, ne kurrė nuk do ta pranojmė dhe as qė do ta pasojmė atė e as qė do ta pranojmė fenė e tij."
Ebu Xhehli dinte tė thoshte: "O Muhammed, ne nuk themi se ti je rrenacak, por ajo qė je duke interpretuar ėshtė rrenė."[1] Atėherė All-llahu xh.sh. shpallė: "Ata vėrtetė nuk tė fajsojnė ty se je rrena­cak, por jobesimtarėt i mohojnė fjalėt e All-llahut." (6, 33).[2]
Jobesimtarėt e fajsonin Resulull-llahun a.s. pėr kėndimin e Kur'­anit njė ditė tri herė. Herėn e tretė u tha: "O popull, o Kurejshit, prano­ni Islamin ose do tė bėheni viktimė!" Atėherė nga kėto fjalė frikė­soheshin, prandaj edhe ata armiq mė tė vrazhdė ndaj tij silleshin ashtu siē ėshtė mė sė miri.
Kur i gjuajtėn nė qafė zorrė, ai i mallkoi. E ata pushuan sė qeshuri dhe i kaploi brenga dhe dėshprimi, sepse ishin tė bindur se do t'i arrinte mallkimi dhe do tė ndėshkohen.
Resulull-llahu a.s. po ashtu e ka mallkuar edhe Utejbeh b. Lehebin, e nuk kaloi shumė kohė nga kjo, ky, kur e pa luanin, briti: "Mbytėm, pasha Zotin, sepse mė mbyti Muhammedi edhe pse ai ėshtė nė Mekė." (kurse Utejbehu gjendej nė rrugė pėr nė Sham).
Kur Ubej b. Halefi i ishte kėrcėnuar Resulull-llahut a.s. se do ta mbyste, Resulull-llahu a.s. i ėshtė pėrgjigjur: "Unė ty do tė mbys ty, nė dhashtė Zoti!" Dhe kur Ubeje u plagos nė qafė, nė betejėn e Uhudit (plaga nga prerja nuk ishte e madhe), tha: "Tanimė ai mė pat thėnė nė Mekė: Unė ty do tė mbys. Pasha Zotin, sikur tė kishte pėshtyer nė mua, do tė mė mbyste."[3] (pėr kėtė do tė bėhet fjalė).
Sa'd b. Mu'adhi (gjersa ishte nė Mekė) i pat thėnė Umejjeh b. Halefit: "E kam dėgjuar Resulull-llahun a.s. duke thėnė: "Ata (mysli­manėt) do tė luftojnė kundėr teje." Umejja u frikėsua shumė dhe e dha fjalėn se kurrė nuk do tė dal jashtė Mekės. Kur Ebu Xhehli e detyroi tė shkonte nė Betejėn e Bedrit, bleu devenė mė tė mirė nė Mekė pėr tė ikur. Gruaja i tha: "O Ebu Safvan, a mos ke harruar ēka tė ka thėnė vėllai yt, El-Jethrebij?" Ky tha: "Jo, pasha Zotin, nuk dua tė udhėtojė me tė, nuk do tė shkojė larg."[4]
Kėshtu kanė kaluar armiqtė e Resulull-llahut a.s. Pėr sa i pėrket shokėve dhe miqve tė tij, ata pėr tė merrnin frymė me njė shpirt. Ishte nė zemrat e tyre dhe ishte dritė e syve tė tyre. Mes tyre rrjedhte dashuria e sinqertė sikurse qė uji rrjedhė nė shtratin e vet. I tėrhiqte njerėzit sikurse magneti qė tėrheq hekurin.
Pėr shkak tė dashurisė sė madhe ndaj Resulull-llahut a.s. ēdo njėri mė parė do tė pranonte vdekjen se sa atij t'i mungonte edhe thoni nga gishti, apo edhe thera t'a thumbonte.
Njė ditė Ebu Bekėr b. Kuhafeti ka qenė i sulmuar nė Mekė nga Utbe b. Rebia i cili e rrahu shumė duke e goditur me nallane, duke e shkelur nė fytyrė dhe duke i kėrcyer nė stomak. Nga goditjet e shumta nuk mund tė njihej nė fytyrė. Benu Tejimėt e sollėn nė shtėpi me ēarēaf, duke pritur se do tė vdes. Kah mbrėmja Ebu Bekri erdhi nė veti dhe tha: "Ē'u bė me Resulull-llahun a.s.?" Ata e puthėn dhe e lutėn qė tė qetė­sohet. Pastaj u ngritėn dhe i thanė nėnės sė tij, Ummi-l-Hajr: "Pėrpiqu ta ushqesh, sado pak!" Ajo e stėrpiki me ujė e ai erdhi nė vete dhe pyeti: "Ē'u bė me Resulull-llahun a.s. ?" Ajo tha: "Nuk e di." Ai tha: "Shko tek Ummi Xhemilja, e bija e Hattabit dhe pyet pėr te!" Ajo shkoi tek Xhemilja dhe i tha: "Ebu Bekri pyet pėr Muhammedin, tė birin e Abdu­llahut." Ajo u pėrgjigj: "Nuk di gjė as pėr Ebu Bekrin e as pėr Muha­mmedin e Abdullahut. Nėse don, do tė vij me ty tek biri yt." Ajo i tha: "Eja." Kur arriti nė shtėpi tė Ebu Bekrit e e pa atė tė tėrin nė plagė, klithi dhembshėm e tha: "Pasha Zotin, kėtė kanė mundur tė bėjnė vetėm armiqtė jobesimtarė. Dėshiroj qė All-llahu tė hakmerret pėr ty." Ai pyeti: "Si ėshtė Resulull-llahu a.s. ?" Ummu Xhemi­lja pyeti: "A guxon tė dėgjoi nėna?" Ai tha: "Mos ke frikė nga ajo." Ajo tha: "Ai ėshtė mirė dhe s'ka gjė." "E ku ėshtė ai?" "Nė shtėpinė e Ibnu-l-Erkamit." Ebu Bekri tha: "Pasha Zotin, nuk do tė ha, as nuk do tė pi, pėrde­risa nuk mė dėrgoni tek Resulull-llahu a.s." Ato e qetėsuan.
Kur u qetėsua, dhe kur njerėzit flinin, ato dyja dolėn natėn vonė e morėn Ebu Bekrin dhe duke e mbajtur atė, e sollėn tek Resulull-llahu a.s.[5]
Kur tė bėhet fjalė pėr Resulull-llahun a.s. nga ngjarjet nė Uhud, Hajber dhe situata tė ngjashme, do tė sjellim reflekse tė shprehjes sė dashurisė sė pakufishme ndaj tij.
3. Ndjenja e pėrgjegjėsisė; As'habėt nė tėrėsi e kanė ditur se ēfarė pėrgjegjėsie tė madhe dhe serioze janė duke bartė nė supet e veta. Kėtė pėrgjegjėsi nuk duhet harruar asnjė moment. Pasojat qė rezultojnė nga frika dhe ikja prej pėrgjegjėsisė, do tė sillnin dėme shumė mė tė mėdha se sa situata nė tė cilėn gjendeshin. Dėmi i cili do t'i godaste ata, por edhe njerėzimin, pas ndonjė ikjeje tė tillė, assesi nuk mund tė krahasohet me vuajtjet qė i pėrjetonin si rezultat i kėtij durimi.
4. Besimi nė botėn e ardhshme; Kjo bindje edhe mė tepėr ka ndikuar nė ndjenjat e pėrgjegjėsisė dhe gjithnjė e mė tepėr e forconte kėtė. Bindshėm dhe nė mėnyrė tė paluhatshme myslimanėt besonin se Zoti i botėrave do t'i ringjallė, pėr t'u pėrgjigjur pėr veprat e tyre, edhe pėr tė mirat edhe pėr tė kėqijat, e pastaj ose do tė jenė banorė tė Xhennetit, ku do t'i gėzojnė mirėsitė e All-llahut xh.sh., ose do tė jenė banorė tė Xhehenne­mit, ku do tė pėrjetojnė vuajtje pėrgjithmonė. Ata ēonin jetė tė disiplinuar mes frikės dhe shpresės, duke lutur All-llahun e vet pėr mėshirė dhe duke u frikėsuar nga ndėshkimi i Tij. Ata janė: "tė cilėt shpenzojnė pasurinė e tyre (nė rrugėn e All-llahut) qė u ėshtė dhėnė, dhe zemrat e tė cilėve dridhen nga frika se njė ditė do tė kthehen te Zoti i tyre." (23, 60). Ata e kanė ditur se Dunjallėku, kjo botė dhe tė gjitha tė mirat e saja nuk vlejnė as sa njė flatėr e mushkonjės nė krahasim me Ahiretin - botėn e ardhshme. Kjo bindje e thellė, atyre ua lehtėsonte vuajtjet dhe trishtimet e kėsaj bote, kėshtu qė atyre nuk u kushtonin kujdes e as rėndėsi tė madhe.

[1] Ibni Hisham: I/316.

[2] Tradita e Tirmidhiut nė Tefsiru smet El-En'am: II/132.

[3] Ibni Hisham: II/563.

[4] Sahihu-l-Buhari: II/563.

[5] El-Bidajetu ve-n Nihajetu: III/30.


Albanian eX|PerT Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 23:50.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.