Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Bota Shpirtėrore > Mėsime nga Kurani
Emri
Fjalėkalimi
Mėsime nga Kurani Besimtarėt myslimanė mblidhen nė kėtė forum pėr tė diskutuar dhe ndarė me njėri-tjetrin mėsimet fetare dhe experiencat e tyre tė jetės.



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 04-03-07, 08:33   #61
Albanian eX|PerT
.•:*ØØØØØØØØØØØØØØØ*:•.
 
Anėtarėsuar: 09-11-06
Postime: 4,028
Albanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėm
Gabim

SEANCA E “PARLAMENTIT"
KUREJSHIT


Ngjarja nė Sallėn e Kėshillit

K

ur mushrikėt e Mekės panė se shokėt e Resulull-llahut a.s. po pėrgatiten qė sė bashku me familjet e tyre ta braktisin Mekėn, i kaploi frika dhe dėshprimi, qė s'mbahej mend. Para tyre qėn­dronte rreziku i madh dhe i vėrtetė, qė kanosej tė shkatėrronte idhujtarinė dhe ekono­minė e tyre. Ata e dinin se ēfarė kualitetesh posedon Muham­medi a.s. Askush sikurse ai nuk ka pasur ndikim te njerėzit. posedonte prirje tė larta tė prijėsit, i cili udhėhiqte nė rrugė tė drejtė. Ndėrsa as'habėt e tij ishin tė gatshėm, qė me vendosmėri dhe sinqeritet, tė flijohen nė rrugėn e tij. Kishin frikė nga fiset El-Evs dhe El-Hazrexh, tė njohur nė mesin e arabėve si trima, bujarė dhe tė menēur, pastaj me dashuri ndaj paqes dhe ēdo gjėje tė mirė. I dinin pėrpjekjet e tyre tė mėdha pėr ndėr­prerjen e luftėrave vėllavrasėse e tė gjata, qė mė nė fund edhe u shkon pėr dore ta realizojnė kėtė. Kurejshitėt, gjithashtu, e dinin se ēfarė rėndėsie strategjike ka Medina pėr tregti nė muajin e haxhxhit. Rrugėt tregtare nga deti i Kuq dhe Jemeni e gjer nė Sham kalonin nėpėr Medinė, Treg­tarėt mekas dėrgonin mallra nė Sham me vlerė prej 250.000. dinarė tė artė (dukatė) nė vit, pėrveē vlerave qė i dėrgonin banorėt e Taifit dhe vendeve tė tjera pėrreth. Njė tregti e tillė e suksesshme mund tė zhvillohej vetėm pėrmes rrugėve tregtare tė siguruara dhe tė mbrojtura mirė. Pėr kėtė arsye nuk mund tė fshihej frika e madhe e kurejshitėve nga ajo qė Islami u familja­rizua nė Medinė - Jethrib, dhe qė populli medinas u kthye kundėr tyre. Pasi qė e ndien rrezikun, i cili i tronditi me themel, filluan t'i hulum­tojnė mėnyrat mė adekuate pėr shmangien e kėtij rreziku, shkak­tar mė i madh dhe i vetmi i tė cilit ishte bartėsi i idesė Islame dhe men­dimit Islam, apo mė mirė tė thuhet, i fesė Islame, Resulull-llahu a.s.
Tė enjten, mė njėzet e gjashtė seffer tė vitit katėrmbėdhjetė tė pejgam­berllėkut, apo mė 12. shtator tė vitit 622.[1] sipas kalendarit, ose rreth dy muaj e gjysmė pas betimit tė Madh nė Aka'ba, nė Mekė u mbajt seanca e Parlamentit nė Sallėn e Kėshillit, nė fillim tė ditės.[2]
Kjo ka qenė seanca mė e rėndėsishme nė historinė e Mekės. Nė seancėn e Parlamentit kanė marrė pjesė pėrfaqėsuesit e tė gjitha fiseve kurejshite. Kėtu duhej tė shqyrtohej plani vendimtar pėr shkatėrrimin definitiv tė bartėsit tė flamurit islam. Me pėrfundimin e tij duhej qė totalisht tė ndėrpritet vala depėrtuese e fesė ekzistuese - Islamit.
Nė kėtė tubim, me rėndėsi jetėsore pėr kurejshitėt, kanė marrė pjesė kėta delegatė kurejshitė:
1. Ebu Xhehl b. Hishami, prej fisit Beni Mahzum
2. Xhubejr b. Mut'ami, T'aimeh b. Adijji dhe El-Harith b. Amiri prej fisit Beni Neufel b. Abdi Menaf.
3. Shejbe dhe Utbe, tė bijtė e Rebia’s dhe Ebu Sufjan b. Harbi, prej fisit Abdi Shems b. Abdi Menaf
4. En-Nadar b. El Harith, prej fisit Beni Abdi-d-Dar
5. Ebu El-Buhturi b. Hishami, Zum'ah b. El-Esvedi dhe Hakim b. Hizami, prej fisit Beni Esed b. El-Uzza
6. Nebihu dhe Munebihu, tė bijtė e El-Haxhxhaxhit, prej fisit Beni Xhumeh
Pasi qė arritėn nė Sallėn e Kėshillit nė kohėn e caktuar, i befasoi Iblisi (shejtani) nė figurė tė njė plaku tė ndershėm, me veshje tė bardhė. U ndal nė derė, e ata pyetėn: "Kush je ti, o plak?" Ai u pėrgjigj: "Epror i banorėve tė Nexhdit. Kam dėgjuar pėr ēka do tė flisni, andaj erdha qė edhe unė tė marrė pjesė. Besoj se nuk do tė kundėrshtoni mendimin tim apo kėshillėn time." Ata thanė: "Ani mirė, hynė!" Ai hyri e u ul me ta.
Vendimi unanim i parlamentit pėr
vrasjen e Muhammedit a.s.


Kur Filloi seanca, filluan edhe propozimet dhe zgjidhjet e ndrysh­me. Diskutimi zgjati shumė. Ebu El-Esvedi tha: "Do tė leqitemi (heqim dorė) nga ai dhe do ta pėrzėmė nga vendi ynė. Nuk mėrzitemi se kah do tė shkoi dhe ku do tė vendoset. Nė kėtė mėnyrė do tė pėrmirėsojmė situatėn tonė dhe do tė jetė sikurse ishte edhe mė parė." Plaku nexhdijas tha: "Jo, pasha Zotin! Ky nuk ėshtė mendimi i tė gjithėve! Qė tė gjithė ju e dini se sa bukur flet dhe me ēfarė urtėsie logjikon, sa qė edhe tė tjerėve jetėn ua sajon. Pasha Zotin, nėse veproni kėshtu, nuk do tė jeni tė sigurt prej asnjė populli Arab. Kudo qė do tė jetė, ata do t'a pranojnė, e pastaj do tė kthehen kundėr jush. Do t'ju ngadhėnjen dhe atėherė do tė bėj me ju ēka tė dojė. Andaj, kėrkoni pėr tė zgjidhje tjetėr!"
Ebul-Buhturi tha: "Lidheni nė pranga e zinxhirė, mbylleni nė qeli, e pastaj shikoni se si do t'a gjejė kobi, siē i ka gjetur edhe ata poetėt - Zuhejrin dhe Nebigun - pėrpara tij, e ata vdiqėn. E edhe ai do tė vdes kur e gjenė e keqja siē i gjeti edhe ata."
Plaku Nexhdijas tha: "Jo, pasha Zotin, as ky nuk ėshtė mendim i tė gjithėve. Pasha Zotin, nėse e burgosni atė, siē thoni, nuk do tė mund ta lidhni edhe frymėn e tij, mendimet e tija dhe idetė e tija. Ato do tė dalin pėrjashta edhe pranė dyerve tė mbyllura dhe do tė valviten tek shokėt e tij. Ata do t'ju sulmojnė e do ta nxjerrin atė nga duart tuaja, e atėherė edhe tė tjerėt do tė ngriten kundėr jush gjersa nuk ngadhėnjejnė. Pra, kjo nuk ėshtė zgjidhje pėr ju. Kėrkoni diē mė tė mirė!"
Pasi qė parlamentarėt i refuzuan tė dy propozimet, u parashtrua propozim i ri, tė cilin tė gjithė e pranuan. Natyrisht, ky propozim rrjedh prej shpirtligut mė tė madh tė Mekės, e ky ėshtė Ebu Xhehli, i cili u ngrit e tha: "Pasha Zotin, unė kam zgjedhje. Besoj se tė gjithė do tė pajtoheni." Ata thanė: "Ēfarė, o Ebul-Hakim?" Ai pėrgjigjet: "Konsi­deroj se duhet tė zgjedhim nga njė tė ri tė fuqishėm prej ēdo fisi qė tė na pėrfaqėsojė, tė cilėve do tu japim nga njė shpatė vdekjeprurėse, tė shkojnė e ta mbysin atė tė gjithė pėrnjėherit. Vetėm atėherė do tė shpė­tojmė nga ai. Nėse vep­rojmė kėshtu, gjaku do t'i shpėrndahet nė tė gjitha fiset, e Benu Abdi Menafėt nuk do tė mund t'u hakmerren tė gjithėve. Kėshtu qė do tė dety­rohen tė pranojnė shpagimin e gjakut (dij'jen)."
Plaku Nexhdijas tha: "Le tė bėhet ashtu siē thotė ky njeri. As unė nuk jam duke parė zgjidhje mė tė mirė." Parlamenti mekas unanimisht pranoi kėtė propozim tė tmerrshėm.
Anėtarėt e parlamentit u kthyen nė shtėpi definitivisht tė vendosur qė kėtė konkluzion menjėherė tė zbatojnė nė vepėr.[3]
[1] Kėtė datė e kemi marrė pas verifikimit tė tė gjitha burimeve prej nga e ka marrė Muhammed Sulejman Mensur Fevri; Rahmetun li-l-Alemin: I/95, 97. 102. II/471.

[2] Se seanca ka filluar nė mėngjes na vėrteton tregimi i Ibni Is'hakut, se Xhibrili e ka njoftuar Resulull-llahun a.s. pėr komplotin e kėtij tubimi dhe se i ėshtė dhėnė leja pėr Hixhret. Gjithashtu Buhariu transmeton hadithin nga Aishja r.a. se Resulull-llahu a.s. ka shkuar tek Ebu Bekri, aty kah mesdita, e i ka thėnė: "Ka arritur leja pėr udhėtim."

[3] Ibni Hisham: I/480-482.
Albanian eX|PerT Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 04-03-07, 08:38   #62
Albanian eX|PerT
.•:*ØØØØØØØØØØØØØØØ*:•.
 
Anėtarėsuar: 09-11-06
Postime: 4,028
Albanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėm
Gabim

vazhdon akoma postimi i ketij libri....

...lexim te kendshem te dashur miq..!!!

albanian expert

p.s. libri eshte marrur nga linku online: http://www.mesazhi.com/libra.htm


Albanian eX|PerT Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 02:12.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.