Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Politika & Shtypi > Politika
Emri
Fjalėkalimi
Politika Diskutime tė qeta e konstruktive rreth politikės dhe politikanėve...



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 13-01-08, 17:47   #286
fadil
 
Anėtarėsuar: 20-10-03
Postime: 1,152
fadil e ka pezulluar reputacionin
Thumbs up Titulli: Qeveria e re!!!

Thaēi: Kosova e pavarur do tė jetė vendi i tė gjithė qytetarėve tė sajLaura Konda
Zėri i Amerikės
10-01-2008


Cilat do tė jenė disa nga sfidat kryesore me tė cilat do tė pėrballet qeveria e re e Kosovės, nė kushtet kur vendi pritet tė shpallė pavarėsinė dhe si do tė pėrpiqet ajo t'i realizojė ato? Pėr tė biseduar pėr disa nga kėto ēėshtje, Zėri i Amerikės kishte tė ftuar pėr njė bisedė telefonike nė programin televiziv “Ditari” kryeministrin e ri tė Kosovės, Hashim Thaēi.
Zėri i Amerikės: Zoti Thaēi mirėmbrėma. Ju uroj pėr zgjedhjen tuaj nė postin e Kryeministrit.
Hashim Thaēi: Ju faleminderit.
Zėri i Amerikės: Zoti Thaēi ju jeni shprehur se pavarėsia e Kosovės do tė jetė pėrparėsia e qeverisė suaj dhe keni thėnė gjithashtu se do ta shpallni pavarėsinė nė bashkėrendim me SHBA-nė dhe BE-nė. Kur pritet tė ndodhė kjo?
Hashim Thaēi: Pavarėsia e Kosovės, jo vetėm qė do tė jetė pėrparėsia dhe fokusimi kryesor i qeverisė sė Kosovės, por ajo do tė jetė vetė jeta e qytetarėve tė Kosovės, e ardhmja e tyre, pėrkushtimi i tė gjitha institucioneve tona, pėrkushtimi i tė gjithė spektrit politik e i gjithė qytetarėve tė Kosovės, nė periudha tė ndryshme historike. Tani Kosovėn e kemi pėrgatitur edhe pėr zyrtarizim tė kėtij realiteti tė ndėrtuar nė qershor tė vitit 1999, institucionet e Kosovės janė tė pėrgatitura dhe unike pėr kėtė; Kosova do tė jetė njė vend me mundėsi tė barabarta pėr tė gjithė qytetarėt e saj, me tė drejta tė barabarta, dhe tė afirmuara pėr komunitetet jo-shqiptare, njė vend i tė gjithė qytetarėve tė Kosovės; tė gjitha pėrkushtimet e Kosovės do tė jenė tė koordinuara ngushtė me partnerėt dhe miqtė tanė SHBA, BE dhe NATO-n. Jemi nė njė rrugė tė mbarė, bota perėndimore na beson ne pėrkushtimet tona; edhe ne kemi besim tė plotė se ky proces do tė pėrmbyllet shumė shpejt dhe Kosova po e finalizon procesin e shtetndėrtimit, sovranitetit dhe ndėrtimit nė njė rendi demokratik. Shumė shpejt presim vendimin ndėrkombėtar, fillimin e njohjes ndėrkombėtare, njė njohje kualitative dhe tė fuqishme tė bashkėsisė ndėrkombėtare, SHBA-sė BE-sė dhe tė vendeve pėrreth, por nė tė njėjtėn kohė, edhe njė njohje sa mė tė madhe numerike.
Zėri i Amerikės: Zoti Thaēi, njė pyetje lidhur me kohėn kur do tė ndodhė pavarėsia. A do te prisni ju pėr pėrfundimin e zgjedhjeve ne Serbi pėr ta shpallur pavarėsinė e Kosovės?
Hashim Thaēi: Zgjedhjet nė Serbi nuk do tė ndikojnė asesi nė Kosovė; ne duam tė kemi njė Kosovė tė pavarur dhe demokratike, natyrisht nė njė rajon demokratik; do tė funksionojmė si shtete tė veēanta, edhe Kosova, edhe Serbia, si dy fqinjė me tė kaluar tė hidhur, por me shpresė pėr tė ardhme tė relacioneve demokratike; Prishtina do tė ndėrtojė raporte tė shkėlqyera me tė gjitha vendet fqinje, edhe me Maqedoninė, me Shqipėrinė dhe me Malin e Zi, por pavarėsia e Kosovės, patjetėr do tė instalojė, paqe, stabilitet dhe hapje tė procesit integrues tė rajonit nė strukurat e BE-sė dhe ato euroatlantike. Ėshtė me interes edhe pėr Kosovėn qė tė ketė demokraci nė Serbi, qė Serbia t’i kthehet vetevetes dhe asesi tė mos mbetet peng e sė kaluarės, e mentalitetit tė shekullit tė sė kaluarės; prandaj ēdo zhvillim demokratik atje, ėshtė njė zhvillim i mirė edhe pėr Prishtinėn, edhe pėr komunitetin e serbėve nė Kosovė, sepse ne e respektojmė interesimin legjitim tė autoriteteve tė Beogradit, pėrmes institucioneve tė Kosovės, edhe pėr komunitetin serb nė Kosovė, por ėshtė me rėndėsi sot, qė autoritetet serbe, lokale tė Kosovės, kanė marrė pjesė disa prej tyre nė zgjedhjet e lira dhe demokratike tė 17 nėntorit, janė pjesė e Parlamentit tė Kosovės, janė pjesė e qeverisė sime, janė dy ministra, tė cilėt do tė udhėheqin dikastere tė rėndėsishme, dhe Kosova ka ndėrtuar, lirisht mund tė themi, insitucione stabile, respektive dhe shumėetnike, me perspektivė tė sigurtė.
Zėri i Amerikės: Pikėrisht, le tė qėndrojmė pak tek ēėshtja e komuniteteve. Ju, por edhe udhėheqės tė tjerė tė Kosovės, keni premtuar pėr mbrojtjen e pakicave serbe nė Kosovė, pas shpalljes sė pavarėsisė. Njė pjesė e banorėve serbė kanė thėnė se nėse Kosova shpall pavarėsinė, ata do tė largohen prej andej. Ēfarė masash konkrete do tė marrė qeveria juaj pėr mbrojtjen e tė drejtave tė pakicave?
Hashim Thaēi: Pavarėsia e Kosovės nuk ėshtė nė intersin dhe tė mirėn e vetėm shqiptarėve, pavarėsia e Kosovės ėshtė nė interesin e tė gjithė qytetarėve tė saj, pa dallime etnike; tė drejtat e serbėve janė tė respektuara dhe tė garantuara prej institucioneve tė Kosovės, nė kuptimin mė afirmativ tė mundshėm dhe mund tė them se ne kemi marrė pėrgjegjėsi pėr respektimin e minoriteteve, mė tepėr se ēdo vend, mund them, lirisht, edhe nė Evropė, tė drejta kėto tė garantuara edhe me kushtetutėn e re tė Kosovės; mund tė ketė opinone tė ndryshe, opinione, tė cilat duhen shikuar edhe me sy kritik, por edhe duhen vlerėsuar. Insitucionet e Kosovės, qeveria e Kosovės, do tė bėjnė punėn mė tė mirė tė mundshme dhe do tė instalojnė kulturėn e komunikimit, tė dėgjimit, tė vizitave, pėr t’i dėgjuar hallet, shqetėsimet dhe problemet e komunitetit serb dhe tė gjithė qytetarėve tė Kosovės, ... qė tė investojmė nė pėrmirėsimin e relacioneve ndėretnike; ėshtė e rėndėsishme tė theksohet se ka dy vite, kur nuk ka incident ndėretnik, apo tė motivuar mbi baza etnike, prandaj baza ėshtė e mirė, vullneti ekziston, pėrkushtimi po, dhe vizioni ėshtė shumė i qartė, pėr ndėrtimin e Kosovės sė pavarur dhe demokratike.
fadil Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 13-01-08, 17:48   #287
fadil
 
Anėtarėsuar: 20-10-03
Postime: 1,152
fadil e ka pezulluar reputacionin
Gabim Titulli: Qeveria e re!!!

Zėri i Amerikės: Le tė kalojmė tek disa sfida tė tjera qė ka aktualisht qeveria e Kosovės. Ēėshtja e statusit duket se ka lėnė nė hije problemet e tjera tė mėdha, me tė cilat ndeshet vendi, ekonomia, pėr shembull, duket se ka mbetur nė plan tė dytė, duke shkaktuar njė sėrė problemesh, mes tyre edhe papunėsia e lartė. Ēfarė mendoni tė bėhet pėr zhvillimin e ekonomisė dhe krijimin e vendeve tė punės nė Kosovė?
Hashim Thaēi: Ēėshtja e statusit ka qenė nė fakt, pėrkushtim i tė gjithė spektrit politik kosovar, i institucioneve tė Kosovės dhe mirėkuptim pėr kėtė preokupim tė gjithanshėm ka patur nga ana e qytetarėve tė Kosovės dhe nga spektri politik kosovar. Pėr statusin politik do tė punojmė tė gjithė bashkarisht, por edhe pėr zhvillimin ekonomik. E thashė, qė zgjidhja e ēėshtjes sė pavarėsisė sė Kosovės nuk nėnkupton edhe tejkalimin e sfidave tė tjera, me tė cilat ballafaqohet vendi dhe qytetarėt. Kosova po pavarėsohet nė proces tė suksesit, por tė njė niveli shumė tė ulėt tė zhvillimit ekonomik tė vendit. E di dhe e njoh pėrgjegjėsinė qė kam marrė nė kėto momente tė vėshtira, pėr tė udhėhequr atė qė mė kanė besuar qytetarėt e Kosovės, qeverinė e Kosovės. Ekonomia e Kosovės ėshtė nė njė nivel shumė tė ulėt, por unė dua tė besoj nė fillimin e ndryshimeve, tė cilat jemi zotuar t’i bėjmė, qė ato do tė hetohen shpejt nė jetėn e qytetarėve tė Kosovės, pėr tė mirėn e vendit; prandaj ekipe tė tėra tė ekspertėve vendorė dhe ndėrkombėtarė qė kam nė kabinetin tim, janė duke bėrė projekte konkrete, qė jemi zotuar edhe gjatė fushatės elektorale, pėr tė filluar zhvillimin ekonomik, pėr tė filluar reformat nė ekonomi, politikė dhe legjislacion, pėr tė filluar me projekte tė qarta edhe me sektorin e energjetikės, pasi Kosova ėshtė nė terr dhe ne jemi zotuar ta qesim nė dritė...; kam besim se nė kėtė proces do tė punohet gjithashtu edhe pėr infrastrukturėn, qė ėshtė tejet e dobėt, por do tė punojmė qė tė ketė njė fillim tė suksesshėm dhe do tė kemi projekte konkrete pėr modernizimin e infrastrukturės; do tė ketė reforma edhe nė agrokulturė. Zgjidhja e statusit politik dhe pavarėsia e Kosovės hap hapėsirė tė sigurtė edhe legale, pėr integrim edhe tė insitucioneve, por edhe tė Kosovės nė strukturat e tjera ndėrkombėtare, si edhe pėr pėrfitime financiare nga strukturat ndėrkombėtare; fokusi kryesor i imi do tė jetė edhe nė edukim. E kam trajtuar dhe e trajtoj edukimin si ekonomi: njė edukim i zhvilluar, i avancuar, qė nėnkupton edhe fillimin e zhvillimit eknomik; do tė kemi edhe njė investim qė tė kemi edhe qendra kompjuterike nė ēdo shkollė tė Kosovės...; pėrkushtim do tė kemi po ashtu nė shėndetėsi, por edhe pėr pensionistėt, tė cilėt do tė kenė njė zyrė tė veēantė nė zyrėn time, e cila do tė merret me pėrmirėsimin e jetės sė pensionistėve; natyrisht, pėrkushtim do tė kemi edhe pėr shoqatat e veteranėve tė luftės, qė gjithashtu do tė kenė njė zyrė pranė meje.
Zėri i Amerikės: Njė nga problemet shume te perfolura ne Kosove, eshte ai ai korrupsionit. A do tė dalė qeveria juaj me njė strategji pėr tė luftuar korrupsionin?
Hashim Thaēi: Qeveria dhe unė personalsiht, jam zotuar qė do jemi pa kompromis nė betejėn kundėr korrupsionit. Secili nga ne ndjehet i turpėruar qė Kosova ėshtė nė vendin e katėrt pėr korrupsion. Jemi zotuar qė do ta bėjmė ēdo qytetar qė tė ndjehet mirė qė jeton nė Kosovė, dhe jemi zotuar qė ata tė ndjehen mirė me punėn, pėrkushtimin, dhe me respektimin e ligjit nga qeveria e re e Kosovės, tė cilėn unė do ta udhėheq; do tė jetė toleranca zero nė raport me korrupsionin, do tė punojmė me reforma nė legjislacion, nuk do tė ndodhin revanshe, apo hakmarrje politike, do tė ketė respektim tė ligjit, gjithėsesi, pėrkrahje e opozitės politike, nga unė nė veēanti; mė vjen mirė qė ėshtė pėrkrahur porgrami i qeverisė sonė dhe qė ėshtė pėrkrahur edhe nga opozita, prandaj, edhe shumica e Parlamentit tė Kosovės, ėshtė njė kabinet kredibil, i pėrgjegjshėm, i aftė profesionalisht, pėr tė zabtuar qėllimin e vizionit tė pėrcaktuar mė herėt... pra do tė jetė pa kompromis nė raport me korrupsionin dhe nuk do tė toleroj tė pėrsėriten fenomene tė tilla nga autoritete aktuale, tė cilėt janė zotuar se do tė punojnė me pėrgjegjėsi mė tė lartė kombėtare dhe politike...
Zėri i Amerikės: Zoti Thaēi, edhe pėr njė pyetje. Qyteti i Mitrovicės, "de facto" ėshtė i ndarė. A ekziston mundesia e integrimit te ketij qyteti, apo pjesa veriore po shkon drejt shkėputjes. Cila eshte strategjia e qeverise suaj per Mitrovicen?
Hashim Thaēi: Tashmė Mitrovica ka njė kryetar tė shkėlqyeshėm, tė pėrkrahur fuqishėm nga institucionet e Prishtinės, nga SHBA dhe BE, zotin Bajram Rexhepi, qė ėshtė duke punuar maksimalisht pėr integrimin e qytetit dhe tė komuniteteve, ėshtė zotimi i tė gjitha institucioneve tė Kosovės qė tė punojė nė drejtim tė zgjerimit tė autoritetit lokal dhe atij ndėrkombėtar nė tėrė territorin e Kosovės; territori i Kosovės ėshtė i njohur dhe i pranuar nga e gjithė bota. Mitrovica, do tė jetė e bashkuar dhe autoriteti i institucioneve tė Kosovės do tė funksionojė nė tė gjithė territorin e Kosovės. Ky ėshtė zotimi ynė, kjo ėshtė mbėshtetja e Washingtonit dhe e Brukselit dhe nė kėtė drejtim nuk do tė ketė luhatje, por vetėm do tė ketė ecje pėrpara.
Zėri i Amerikės: Zoti Thaēi, ju faleminderit pėr intervistėn dhe ju uroj sukses nė punėn tuaj.
fadil Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 13-01-08, 17:50   #288
fadil
 
Anėtarėsuar: 20-10-03
Postime: 1,152
fadil e ka pezulluar reputacionin
Gabim Titulli: Qeveria e re!!!

Kryeministri Thaēi tha se nuk ekziston pjesa veriore ose jugore e Kosovės Kryeministri i Kosovės, Hashim Thaēi ka deklaruar dje se pėr qeverinė e tij "nuk ekziston pjesa jugore ose veriore, por Kosova e bashkuar" dhe shtoi se "pėr kėtė kemi mbėshtetje ndėrkombėtare". Kėto komente Thaēi i bėri gjatė vizitės nė fshatin Ēabėr tė Mitrovicės. Ndėrkohė qė edhe Shefi i UNMIK-ut Joakim Ryker, ka thėnė se nuk do tė ketė ndarje tė Kosovės, kurse UNMIK-u, KFOR-i dhe institucionet e pėrkohshme, janė tėrėsisht tė pėrkushtuar nė kėto parime, ka thėnė ai.
mbrapa13 janar 2008 - 11:47:15
fadil Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 14-01-08, 11:28   #289
Fshatari
 
Anėtarėsuar: 12-07-05
Postime: 7,962
Fshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Lajme

Paralajmėrimi i vizave, fryt i klimės antishqiptare nė Beograd dhe Shkup, thotė Partia Lėvizja e Legalitetit Partitė nė Shqipėri vazhdojnė tė reagojnė ndaj vendimit tė Qeverisė maqedonase pėr vendosjen e regjimit tė ri tė vizave pėr shtetasit shqiptarė. Partia Lėvizja e Legalitetit, pjesė e koalicionit qeveritar, vėrejti njė klimė antishqiptare nė Beograd dhe nė Shkup, pėr shkak tė zhvillimeve qė ēojnė Kosovėn ka pavarėsia dhe forcimit tė rolit tė faktorit shqiptar nė rajon. Partia Lėvizja e Legalitetit, e afėrt me pretendentin e Fronit Mbretėror, Leka Zogu i Parė, tha se politikat e Qeverisė maqedonase rėndojnė nivelin e marrėdhėnieve dhe tė komunikimit mes Tiranės dhe Shkupit.

Ekrem Spahia, kryetar i legalistėve theksoi se praktika e vendosjes sė regjimit tė ri tė vizave pėr shtetasit e Shqipėrisė, pjesė e kuadrit ligjor tė
Qeverisė maqedonase, pėrfshi 140 shtete tė tjera, nuk ndihmon nė rrugėtimin e pėrbashkėt euroatlantik. Sipas kryetarit legalist Spahia, faktorizimi i Shqipėrisė nė rajon, pjekuria politike e Grupit tė Unitetit tė Kosovės, zgjedhjet e suksesshme tė 17 nėntorit, zgjedhja e Presidentit, Kryetarit tė Kuvendit, Kryeministrit dhe Qeverisė, pėrparimi i dukshėm e i pashmangshėm drejt pavarėsimit, ka precipituar nė krijimin e klimės antishqiptare nė Beograd dhe Shkup.

"Partia Lėvizja e Legalitetit mendon se pėrshkallėzimi i qėndrimeve antishqiptare tė Shkupit zyrtar, me shkeljen e Marrėveshjes sė Ohrit,
me heqjen e simboleve kombėtare tė shqiptarėve, me mendimin nė disa nene tė ligjit pėr pėrdorimin e gjuhės shqipe dhe me vendosjen, sė fundmi, tė regjimit tė vizave me Shqipėrinė, jo vetėm qė nuk janė tė rastėsishme, por janė kulmim i njė fushate qė synon izolimin e faktorit shqiptar nė rajon dhe acarimin e raporteve sllavo-shqiptare. Partia Lėvizja e Legalitetit konkludon se Shkupi zyrtar, pėrtej detyrimeve politike qė burojnė nga nėnshkrimi i marrėveshjes dypalėshe pėr regjimin e vizave, nėnshkrimi i Kartės sė Adriatikut, si dhe interesave tė konsiderueshme ekonomike, ka vendosur tė provokojė shqiptarėt me epitete fyese dhe tė ndajė me kufij tė dhunshėm faktorin shqiptar nė hapėsirėn mbarėshqiptare", ka thėnė Spahia.

Zotėri Spahia ėshtė njėkohėsisht zėvendėsministėr pėr Turizėm, Kulturė, Rini dhe Sport.

Kryetari i legalistėve, Spahia, pėrsėriti se Qeveria e Shqipėrisė kurdoherė ėshtė treguar e hapur dhe e angazhuar pėr nivele tė lartė tė marrėdhėnieve me vendet e rajonit. /d. ndrenika/
| s.b & RTK staff |
Fshatari Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 14-01-08, 19:12   #290
fadil
 
Anėtarėsuar: 20-10-03
Postime: 1,152
fadil e ka pezulluar reputacionin
Gabim Titulli: Lajme

E hėnė, 14. Janar, 2008 TĖRMKOLLI:”LDK-JA KA NEVOJĖ PĖR NDRYSHIME RADIKALE”



Melihate TĖRMKOLLI, deputete e LDK-sė nė Kuvendin e Kosovės

RADIO EVROPA E LIRĖ
Zonja Tėrmkolli, Lidhja Demokratike e Kosovės, parti sė cilės ju i takoni, ka lidhur koalicion qeverisės me Partinė Demokratike tė Kosovės. Ju keni votuar kundėr kėtij koalicioni. Pse?

MELIHATE TĖRMKOLLI
Ėshtė e vėrtetė qė unė edhe nė ditėn e votimit, por edhe mė herėt, kam shprehur bindjet e mia. Nė ditėn e votimit, ėshtė e vėrtetė, kam votuar kundėr koalicionit me PDK-nė, pėr arsye shumė parimore, qė nuk lidhen absolutisht as me emrat e anėtarėve tė kabinetit qeveritar etj. Por, pėr arsye parimore tė LDK-sė, duke u bazuar nė politikėn dhe filozofinė politike qė ka zhvilluar dhe duhet ta zhvillojė LDK-ja, si njė parti qė ka bartur barrėn kryesore gjatė 20 vjetėve tė fundit, tashmė mund tė themi lirisht, pėr lirinė dhe pavarėsinė e vendit, nė njė koncept shumė tė qartė kombėtar dhe politik. Nė kėtė drejtim, kujtoj qė veprimi, tė cilin e kam bėrė, ėshtė nė harmoni tė plotė me kėtė filozofi politike, e natyrisht edhe me bindjen qė LDK-ja duhet ta ketė gjithmonė kėmbėnguljen e vet tė plotė nė kėto parime, e cila fatkeqėsisht ka munguar me kėtė lidership aktual, tė cilin e ka LDK-ja. Dhe, kujtoj se mėnyra e lidhjes sė kėtij koalicioni, nė njėfarė mėnyre, sikur nėnkupton fillimin e shkrirjes sė LDK-sė nė PDK, sė paku kėshtu janė shenjat, kur kemi parasysh mėnyrėn se si ėshtė bėrė koalicioni, nėse ėshtė e qartė se edhe nė koalicione, partnerėt merren vesh pėr parime, pėr ēfarėdo koalicioni qė do tė duhej bėrė. Ndėrsa, nė kėtė rast, parimet i ka vėnė PDK-ja, i ka vėnė zoti Thaēi dhe nė mėnyrėn mė tė lehtė tė mundshme i ka pranuar lidershipi i LDK-sė, duke cenuar rėndė dhe duke devalvuar nė fakt parimet e LDK-sė.

RADIO EVROPA E LIRĖ
A ka pasur edhe njerėz tė tjerė brenda LDK-sė kundėr kėtij koalicioni?

MELIHATE TĖRMKOLLI
Mendoj qė anėtarėsia e gjerė, nė radhė tė parė, ka njė pakėnaqėsi tė madhe nė krejt kėto qė po zhvillohen nė LDK. Nė fakt, kjo mėnyrė e koalicionit ėshtė vetėm njė nga ato pasojat e politikės qė po zhvillohet aktualisht nga lidershipi i LDK-sė dhe kjo pakėnaqėsi vjen duke u rritur me gjitha kėto veprime qė po zhvillohen. Unė po flas pėr njė pjesė tė madhe tė anėtarėsisė qė ėshtė shumė e pakėnaqur. Mund tė them se edhe nga anėtarėt e Kryesisė ka pasur mendime tjera, qėndrime tjera, por, siē ėshtė bėrė zakon nė kėto dy vjetėt e fundit, pas presidentit Rugova, vendimet nuk merren nė Kryesinė e LDK-sė, merren diku tjetėr; kėshtu qė edhe kjo ka ardhur si pasojė e kėsaj.

RADIO EVROPA E LIRĖ
Ku merren kėto vendime?

MELIHATE TĖRMKOLLI
Vendimet i merr njė grup shumė i ngushtė dhe kujtoj se kjo nėnkupton atė qė ka njė nevojė jashtėzakonisht tė madhe pėr njė demokratizim tė thellė nė punėn e LDK-sė.

RADIO EVROPA E LIRĖ
Zonja Tėrmkolli, nė deklaratat tuaja keni thėnė se demokracia nė Kosovė, me kėtė mėnyrė tė koalicionit, ėshtė nė rrezik. A mund tė na shpjegoni mė shumė rreth kėsaj?

MELIHATE TĖRMKOLLI
Po, e kam thėnė kėtė. Vėrtet shpreh edhe njėherė shqetėsimin tim pėr kėto zhvillime rreth demokracisė apo promovimit tė demokracisė dhe vlerave demokratike nė vend; mėnyra se si ėshtė bėrė ky koalicion, kam njė mendim tė thellė qė e vė nė rrezik funksionimin e demokracisė nė vend, sė pari me ndryshimet e Kornizės Kushtetuese, qė konsideroj se do t’i bėjnė njė dėm tė madh zhvillimeve tė mėtutjeshme. Janė njė veprim i paprecedentė, qė nuk ka guxuar tė lejohet. Po tė kėrkohej nga lidershipi i Kosovės njė ndryshim i kornizės qė ėshtė nė funksion dhe nė interes tė Kosovės, do tė ishte shumė e pranueshme, por kjo nuk ka ndodhur asnjėherė. Tė bėhet njė kėrkesė e tillė pėr interesa krejt personale dhe tė karrigeve, kujtoj se ėshtė shumė e dėmshme. Andaj, keni parė edhe nė deklaratėn e vetė koalicionit, ēėshtja e emocioneve etj. qė mendoj se ėshtė shumė anti-demokratike, sepse edhe njėherė po e pėrsėris, se po tė kėrkohej njė ndryshim i tillė nė kėtė kornizė pėr interesa tė Kosovės, sigurisht se do tė ishte i pranueshėm. Por, kėta liderė asnjėherė nuk e kanė bėrė kėtė pėr interes tė Kosovės. Kur erdhi nė pyetje interesi personal, e bėnė kėtė, natyrisht edhe me pranimin nga pėrfaqėsuesi special dhe kjo mendoj se ėshtė njė dėm i madh.

RADIO EVROPA E LIRĖ
Kur mendoni se duhet tė shpallet pavarėsia e Kosovės? Pėr deklaratėn e pavarėsisė thuhet se ėshtė ēėshtje javėsh...

MELIHATE TĖRMKOLLI
Mendoj se po bėhet njėfarė loje me qytetarėt e Kosovės. Po bėhet njė lojė e pamoralshme ndaj qytetarėve tė Kosovės, kur liderėt ngritėn ēdo ditė dhe thonė se e dinė datėn, e mandej e ndryshojnė e thonė se datėn e di Kosova. Kosova nuk e di datėn. Unė nuk e kam tė qartė se ēka nėnkuptojnė kėta liderė me nocionin Kosovė. Prandaj, nėse dikush krekoset se e di datėn, unė kujtoj se ėshtė njė lojė e pamoralshme me qytetarėt. Pavarėsia e Kosovės do tė vijė. Shpallja do tė bėhet dhe natyrisht si njė rezultat i sakrificave tė mėdha, i angazhimeve tė mėdha tė qytetarėve tė Kosovės dhe natyrisht edhe i politikės qė ėshtė zhvilluar nė mėnyrėn mė tė mirė pėr 20 vjet, prirė nga presidenti Rugova dhe me njė mbėshtetje tė fuqishme nga faktori ndėrkombėtar, nė radhė tė parė nga SHBA-tė dhe BE-ja. Natyrisht, mendoj se kjo do tė ndodhė shumė shpejt, por ėshtė edhe njė veprim i yni natyrisht, qė nėnkupton nė radhė tė parė njė sinqeritet ndaj qytetarėve tė Kosovės.

RADIO EVROPA E LIRĖ
Ku e shihni veten tash pas krijimit tė institucioneve tė reja?

MELIHATE TĖRMKOLLI
Unė jam pjesė e kėtyre institucioneve. Jam deputete e Parlamentit tė Kosovės. Natyrisht qė do tė jem aty, sa ėshtė ky mandat. Do ta jap kontributin tim, sikur edhe mijėra qytetarė tė Kosovės, si edhe gjithė qytetarėt e Kosovės, pėr realizimin e plotė tė pavarėsisė sė Kosovės. Natyrisht qė do tė jem pjesė e angazhimeve pėr zhvillimin e vendit dhe besoj qė do tė kemi njė tė ardhme mė tė mirė. Unė besoj qė do tė ketė njė kthjellje pak mė tė madhe tė udhėheqjes. Punė do tė ketė shumė. Nuk pėrfundojnė angazhimet dhe kontributi me shpalljen dhe njohjen e pavarėsisė. Ne do tė kemi sfida tepėr tė mėdha edhe nė tė ardhmen, prandaj unė do tė jem pjesė e kontributit pėr zhvillimin e ardhshėm tė vendit. Do ta kem njė pėrpjekje tė fuqishme pėr rimėkėmbjen e LDK-sė. LDK-ja ka nevojė pėr rimėkėmbje, sepse LDK-nė unė e mendoj ashtu siē ka qenė gjithmonė, jo si qėllim i vetvetes, por si interes shumė i fuqishėm i vendit. Nė kėtė drejtim, mendoj se duhet tė bėhen ndryshime tė mėdha, radikale, nė LDK. Ėshtė e pamoralshme qė kreu ta hedhė fajin tek pjesė tė caktuara tė LDK-sė. Mendoj se kreu duhet tė merret nė radhė tė parė me vetveten dhe nėse fajet kryesore pėr njė devalvim dhe njė degradim qėndrojnė pikėrisht tek kėta liderė.

RADIO EVROPA E LIRĖ
E keni fjalėn pėr kryetarin e LDK-sė?

MELIHATE TĖRMKOLLI
E kam fjalėn edhe pėr kryetarin e LDK-sė, edhe pėr liderėt tjerė.

INTERVISTOI: ARTON KONUSHEVCI
fadil Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 17-01-08, 13:08   #291
Pupi
 
Anėtarėsuar: 11-02-07
Postime: 2,518
Pupi e ka pezulluar reputacionin
Gabim Titulli: Lajme

Nė Nju-Jork, kryeministri Thaēi garanton mirėqenie pėr tė gjitha grupet etnike, mirėpo presidenti serb prapė kundėrshton pavarėsinė e njėanshme tė Kosovės. Ndėrkaq, ambasadori amerikan nė KS, Halilzad thotė se ēėshtja e Kosovės nuk mund tė arrihet nė KS.\

Nė Kėshillin e Sigurimit tė Kombeve tė Bashkuara u zhvillua diskutimi pėr Kosovėn. Shefi i UNMIK-ut, Joakim Ryker, ka paraqitur raportin e tij tremujor pėr tė arriturat nė Kosovė. Ai ka thėnė se, situata nė Kosovė ėshtė pėrmirėsuar dukshėm dhe se, tash mbi 90 pėr qind tė popullatės lėvizė shlirshėm nė tė gjithė territorin e Kosovės.
Kryeministri Hashim Thaēi ka thėnė se, institucionet e Kosovės garantojnė mirėqenie pėr tė gjitha grupet etnike nė Kosovė. Ai ka thėnė se, Kosova do tė bėjė pėrpjekje pėr tė pėrmirėsuar marrėdhėniet me Serbinė si dy vende fqinje.
Nga ana tjetėr presidenti i Serbisė, Boris Tadiq, nė fjalimin e tij ka kėrkuar nga vendet anėtare tė KS tė mos e pranojnė pavarėsinė e njėanshme tė Kosovės. Ai ka thėnė se, nė rast se KFOR-i nuk do tė mund t'i mbrojė serbėt e Kosovės, atėherė Serbia do tė rishikojė mundėsitė e veta pėr ta bėrė njė gjė tė tillė duke mos pėrmendur masat qė do t'i pėrdorte.
Ambasadori i SHBA-ve nė KS tė OKB-sė, Zalmai Halilzad, ka thėnė se nė KS janė shterrur tė gjitha mundėsit pėr tė arritur njė zgjidhje pėr Kosovėn pėr shkak se, siē tha ai, puna e KS pėr kėtė ēėshtje ėshtė bllokuar. Halilzad, ka shtuar se nė tavolinė ėshtė plani i Ahtisarit dhe kjo pėr shkak se palėt nuk kanė mundur tė arrijnė asnjė zgjidhje tė negociueshme. www.rtv21.tv\17.01.08\
__________________
Miqėsi por edhe Armiqėsi tė pėrhershme nuk ka !
Pupi Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 17-01-08, 13:13   #292
Pupi
 
Anėtarėsuar: 11-02-07
Postime: 2,518
Pupi e ka pezulluar reputacionin
Gabim Titulli: Lajme

More ky Thaēi po don me dal kogja punė.
Prej mrizave, nėn hije e mbi hije, e hygjym e nė Nju-Jork(KS) aty ku thehen arrat me gishta(jo me ēekan).
__________________
Miqėsi por edhe Armiqėsi tė pėrhershme nuk ka !
Pupi Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 20-01-08, 15:57   #293
Zana_ch
"Mistrece Gjakovare"
 
Avatari i Zana_ch
 
Anėtarėsuar: 26-08-05
Vendndodhja: n'shtepi
Postime: 8,179
Zana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Lajme

Nė Lipovec infektohen tre fėmijė nga uji i papijshėm


Nė fshatin Lipovec tė Gjakovės, nga uji i pijes janė infektuar tre fėmijė me bakterin ” esheria koli” qė ka rezultuar me paraqitjen e sėmundjes sė hepatitit. Nė Institutin e Shėndetit Publik nė Gjakovė, kanė thėnė se si pasojė e paraqitjes sė bakteries “esheria koli” ėshtė papastėrtia e ujit tė pijes nė kėtė lokalitet. Pas analizave bakteriologjike tė bėra nė mostrat e ujit tė pijes nga ky rajon, ekspertėt e ISHP kanė konstatuar se uji nuk ėshtė i pijshėm dhe nga pėrdorimi i tij janė infektuar tre fėmijė, banorė tė fshatit Lipovecit . Pėrgjegjės tė Institutit tė Shėndetit Publik, kanė bėrė tė ditur se prezenca e kėsaj bakterie nė ujė, paraqet rrezik permanent pėr infektim dhe paraqiten sėmundje tė ndryshme tė zorrėve, siē janė verdhėza, dizenteria, tifoja abdominale, etj. Pas hulumtimit qė i kanė bėrė ekipi mjekėsor i kėtij instituti, fshatit Lipovec, kanė sjell rekomandimet dhe kėshilla se paraprakisht uji duhet tė vlohet e mė pas tė pėrdoret pėr pije, sepse ndryshe rreziku nga paraqitja e kėtyre sėmundjeve me pasoja tė rėnda ėshtė shumė i mundshėm.Pėr paraqitjen e hepatitit tek banorėt e Lipovecit, kanė reaguar edhe punonjėsit e Drejtorisė sė Inspeksiont nė KK-nė e Gjakovės ku ėshtė konstatuar se ujin i basenit, me tė cilin furnizohen banorėt e kėtij lokalitetit ėshtė me bakterie dhe i papėrdorshėm.Ndėrkohė ėshtė sjellur konstatimi tjetėr se baseni i ujit tė pijes nuk ka mbrojtje dhe nuk ėshtė i rrethuar e nė tė cilin mund tė shuajnė etjen edhe kafshėt.Gjendja e kėtij baseni ku bėhet furnizimi i 1.300 banorėve tė kėtij fshati, ėshtė katastrofal.
__________________
Kėrkoje vetė fatin, me jetėn mos u grind, urrejtja fitohet ... Dashuria lind !
Zana_ch Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 20-01-08, 16:07   #294
Karaormani
 
Anėtarėsuar: 26-05-07
Postime: 1
Karaormani i vlerėsuar jo keq
Gabim Titulli: Lajme

Dorėheqje kolektive e funksionerėve tė PDSH-sė drejtuar liderit Thaqi

Shkup /20/01/ 14:52
Dorėheqje kolektive drjetuar liderit tė Partisė Demokratike Shqiptare (PDSH) dhanė mbrėmė funksionerėt e kėsaj partie.

Informatėn, sot jooficialisht e vėrtetoi edhe ministri pėr shėndetėsi Imer Selmani, cili nuk dha detaje plotesuese pėr vendimin e tillė tė bashkėpartiakėve tė tij, duke komentuar se partia nesėr do tė del me qėndrim zyrtar.

Zėdhėnėsi i qeverisė Ivica Bocevski nė deklaratė pėr Makfax-in tha, se sot nuk do t’i komerntojė ndodhitė nė PDSH, dhe shtoi, se kryeministri Nikolla Gruevski mban kontakte tė rregulla me liderin e PDSH-sė.
Karaormani Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 20-01-08, 19:30   #295
Guri i madh
Kafir Arrnaut
 
Avatari i Guri i madh
 
Anėtarėsuar: 28-08-05
Vendndodhja: nė klysyr
Postime: 14,638
Guri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėm
Dėrgo mesazh me anė tė  AIM tek Guri i madh
Gabim Titulli: Lajme

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Karaormani
Dorėheqje kolektive e funksionerėve tė PDSH-sė drejtuar liderit Thaqi

Shkup /20/01/ 14:52
Dorėheqje kolektive drjetuar liderit tė Partisė Demokratike Shqiptare (PDSH) dhanė mbrėmė funksionerėt e kėsaj partie.

Informatėn, sot jooficialisht e vėrtetoi edhe ministri pėr shėndetėsi Imer Selmani, cili nuk dha detaje plotesuese pėr vendimin e tillė tė bashkėpartiakėve tė tij, duke komentuar se partia nesėr do tė del me qėndrim zyrtar.

Zėdhėnėsi i qeverisė Ivica Bocevski nė deklaratė pėr Makfax-in tha, se sot nuk do t’i komerntojė ndodhitė nė PDSH, dhe shtoi, se kryeministri Nikolla Gruevski mban kontakte tė rregulla me liderin e PDSH-sė.


shum hap i mir i politikanve shqiptarė nė maqedoni sidomos pasi i aplikoj vizat per qytetaret e shqipėris e jo edhe atyre tė serbisė
__________________
Kosoven nuk e pret rreziku nga Serrbija po te mos e kishte PDKen e SHIKun e pikrishit Hashim thaqin
Guri i madh Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 24-01-08, 18:14   #296
fadil
 
Anėtarėsuar: 20-10-03
Postime: 1,152
fadil e ka pezulluar reputacionin
Gabim Titulli: Qeveria e re!!!

BRUKSEL
Komisioneri pėr zgjerim i BE-sė Oli Rehn i ėshtė shmangur pyetjes rreth datės sė shpalljes sė pavarėsisė sė Kosovės, pas takimit me kryeministrin Hashim Thaēi.
"Kėrkoj nga ju mirėkuptim sepse ėshtė njė kontekst shumė i ndjeshėm politik, nė tė cilin mė mirė ėshtė t'u qasemi mjeteve diplomatike sesa kumtesave publike", ka thėnė Oli Rehn i pyetur nėse ėshtė diskutuar data e shpalljes sė pavarėsisė sė Kosovės. Thaēi dhe Rehn nuk janė paraqitur para mediumeve siē bėhet rėndom pas takimeve tė tilla.
Ndėrsa pas takimit me pėrfaqėsuesin e lartė tė BE-sė pėr politikė tė Jashtme dhe Siguri Havier Solana, kryeministri Thaēi tha se shpallja e pavarėsisė sė Kosovės ėshtė ēėshtje ditėsh.


Nga ktiviteti i Kryeministrit te Qeveris se Kosoves....
fadil Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 25-01-08, 14:39   #297
fadil
 
Anėtarėsuar: 20-10-03
Postime: 1,152
fadil e ka pezulluar reputacionin
Gabim Titulli: Qeveria e re!!!

Hashim Thaēi: Deklarimi i pavarėsisė, nga Parlamenti i Kosovės pas disa ditėshLaura Konda
Zėri i Amerikės
24-01-2008

Kryeministri i Kosovės, Hashim Thaēi, ishte nė Bruksel, pėr dy ditė bisedime me zyrtarėt e lartė tė Bashkimit Evropian. Nė pėrfundim tė kėtyre takimeve, Zėri i Amerikės zhvilloi njė bisedė tė drejtpėrdrejtė telefonike me Kryeministrin Thaēi, nė programin televiziv “Ditari”. Zoti Thaēi tha mes tė tjerash, se ėshtė konfirmuar tashmė, se Uashingtoni dhe Brukseli do tė shkojnė bashkarisht dhe njėkohėsisht drejt vendimit pėr njohjen e statusit politik tė Kosovės, pas deklaratės sė pavarėsisė qė do tė nxjerrė Parlamenti i Kosovės nė ditėt nė vijim.
Zėri i Amerikės: Zoti Thaēi, ju jeni shprehur se pavarėsia e Kosovės ėshtė ēėshtje ditėsh. Nė takimet qė keni patur dje dhe sot me zyrtarėt e lartė evropianė, a u diskutua ēėshtja e datės se kur do tė shpallet pavarėsia?
Kryeministri i Kosovės, Hashim ThaēiHashim Thaēi: Natyrisht, se kemi biseduar pėr tė gjitha zhvillimet nė Kosovė, pėr bashkėpunimin e ngushtė mes Prishtinės dhe autoriteteve e Brukselit. Edhe me takimin qė kam patur me zotin Rupel dhe me zotin Olli Rehn, por edhe me takimin qė pata me zotin Solana, kam rikonfirmuar qėndrimin e institucioneve tė Prishtinės, qėndrimin dhe vullnetin e qytetarėve tė Kosovės pėr shtet tė pavarur, sovran dhe demokratik; kam rikonfirmuar pozicionin e Kosovės, se Prishtina ėshtė gati, ėshtė e pėrgatitur dhe ėshtė unike pėr vendim; tanimė ėshtė konfirmuar se Uashingtoni dhe Brukseli do tė shkojnė drejt vendimit bashkarisht, me vendimin e pėrbashkėt, nė kohė tė njėjtė, pėr njohjen e statusit politik tė Kosovės, pėr njohjen e deklaratės sė pavarėsisė qė do nxjerrė Parlamenti i Kosovės nė ditėt nė vijim; prandaj, ka qenė njė vizitė shumė e suksesshme, njė vizitė qė do tė hapė perspektivė, edhe pėr procesin vendim-marrės, edhe pėr procesin implementues dhe nė tė njėjtėn kohė, janė angazhimet tona integruese pėr nė strukturat e BE-sė dhe tė NATO-s.
Zėri i Amerikės: Megjithatė, a ėshtė caktuar njė datė dhe nga ēfarė kushtėzohet ajo?
Hashim Thaēi: Pavarėsia e Kosovės nuk kushtėzohet me asgjė. Kanė mbetur edhe disa aspekte procedurale nė proces pėr t’u kryer, nė mėnyrė qė Kosova tė dėrgojė mesazhin e mirė, pozitiv dhe pamja e parė pėr ditėn e pavarėsisė sė Kosovės ėshtė mjaft me rėndėsi edhe pėr Kosovėn, pėr qytetarėt e vendit, pėr botėn demokratike, prandaj, janė duke u kryer tė gjitha pėrgatitjet e duhura nė Kosovė, nė koordinim tė ngushtė me partnerėt tanė, nė mėnyrė qė tė kemi edhe shpallje tė suksesshme, edhe njohje kualitative, tė gjithanshme tė autoriteteve vendim-marrėse botėrore, dhe nė tė njėjtėn kohė tė kemi njė situatė tė qetė, paqėsore, njė situatė qė hap perspektivė pėr integrimin e Kosovės, qė hap perspektivė pėr mbėshtetje tė fuqishme edhe pėr fillimin e zhvillimit ekonomik tė Kosovės.
Zėri i Amerikės: Nga bisedat qė keni patur nė Bruksel, kur pritet tė vendoset misioni i sigurisė i BE-sė nė Kosovė?
Hashim Thaēi: Me rėndėsi ėshtė, qė ky mision ėshtė i pėrgatitur, dhe tani vetėm pritet nė ditėt nė vijim tė angazhimeve tona, tė insitutcioneve tė vendit; tash do tė kemi diskutime edhe nė Parlament dhe natyrisht, edhe me Presidentin, me qėlllim qė nė mėnyrė unike tė vazhdojmė t’i nxjerrim vendimet; misioni i ri ndėrkombėtar ėshtė i mirėpritur nė Kosovė, ėshtė i mirėseardhur; do tė kemi prezencė autoritative nė tėrė territorin e Kosovės, ashtu sikurse do tė pasojmė edhe me ushtrimin e autoriteteve tė vendit nė tėrė territorin e Kosovės, me prezencėn e NATO-s; do tė kemi procesin e kalimit tė kėtyre detyrave nga forca ndėrkombėtare, nė ushtrimin e autoritetit tė institucioneve legjitime tė Kosovės; do tė kemi tani njė rol mbėshtetės, pėr lidershipin kosovar dhe tė udhėhequrit e vendit. Dhe natyrisht, qė do tė kalojmė edhe tranzicionin nga UNMIK-u nė misionin e ri ndėrkombėtar, nė mėnyrė qė ky proces tė kalojė sa mė shpejt qė ėshtė e mundur, tė jetė sa mė efektiv dhe asesi, mos tė kemi dy adresa civile ndėrkombėtare nė Kosovė, por tė kemi njė adresė, adresėn e misionit tė ri ndėrkombėtar mbėshtetės, pėr ndėrtimin, fuqizimin e institucioneve tė vendit dhe krijimin e realiteteve shumė mė pozitive, pėr fillimin e zhvillimit mė tė mirė ekonomik, tė jetės mė tė mirė tė qytetarėve, dhe nė tė njėjtėn kohė, tė kalojmė nga procesi i vetėm prezencės ndėrkombėtare nė Kosovė, tek angazhimet e integrimit tė Kosovės nė organizata ndėrkombėtare, do tė thotė nė OKB, nė NATO, nė strukturat e BE-sė, nė Bankėn Botėrore, nė FMN dhe institucione tė tjera.
Zėri i Amerikės: Qeveria e Beogradit njoftoi ditėt e fundit se ka tashmė njė plan veprimesh, nė se Prishtina e shpall pavarėsinė. A ėshtė qeveria juaj e pėrgatitur pėr pėrballimin e atyre masave tė kėtij plani qė prekin Kosovėn?
Hashim Thaēi: Deri mė tani, Kosova ka ngadhnjyer mbi ēdo plan tė Serbisė, por ne nuk kemi ndėrtuar njė plan tė reagimit, por tė pėrgjigjes nė rrethanat e reja qė mund tė krijohen dhe ky plan ėshtė i pėrbashkėt, plani i Kosovės, i administratės ndėrkombėtare dhe plani i NATO-s. Plani ynė ėshtė i fuqishėm, ėshtė realist, ėshtė njė plan i implementueshėm, ėshtė njė plan qė do tė ketė sukses, pėr t’iu pėrgjigjur rreathanave tė reja qė do tė mund tė krijohen.
Zėri i Amerikės: Zoti Thaēi, ju faleminderit pėr intervistėn.
Hashim Thaēi: Ju faleminderit edhe juve.

Nga Aktiviteti i Kryemnistrit te Kosoves Hashim Thaqi......
fadil Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 02-02-08, 18:08   #298
fadil
 
Anėtarėsuar: 20-10-03
Postime: 1,152
fadil e ka pezulluar reputacionin
Gabim Titulli: Lajme

Paqartėsitė rreth datės sė shpalljes sė pavarėsisė po ndodhin pėr shkak tė deklarimeve tė atyre qė nuk e dinė datėn e pavarėsisė, kėshtu deklaroi Kryeministri i Kosovės Hashim Thaēi.\02.02.08\

Kryeministri Hashim Thaēi sot ishte pakė mė konkret lidhur me zbardhjen e datės sė shpalljes sė pavarėsisė. Tashmė,sipas tij, dihet data e shpalljes sė pavarėsisė, por nuk e potencoi se cila ėshtė ajo datė: “Paqartėsia rreth datė po ndodh pėr shkak tė deklarimeve ėt atyre njerėzve qė se din datėn e pavarėsisė, institucionet e Kosovės, Uashingtoni dhe Brukseli e dinė datėn dhe nė ditėt e ardhshme do tė publikohet kjo datė."
Sa i pėrket pėrgatitjeve teknike tashmė gjithēka ėshtė e gatshme pėr tė shpallė pavarėsinė, tha Thaēi: “Kosova ėshtė e gatshme sot tė shpallė pavarėsinė, ka pėrfunduar edhe pėrgatitjen e Kushtetutės, ndėrsa edhe puna rreth simboleve ėshtė nė pėrfundim e sipėr dhe deri nesėr do tė jetė gjithēka e pėrfunduar..."
Thaēi tha se bota demokratike ka unitet tė qėndrueshėm sa i pėrket njohjes sė pavarėsisė sė Kosovės por ka vetėm njė dallim shumė tė vogėl nė ēėshtjen se kur duhet tė ndodhė kjo njohje.\02.02.08\
fadil Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 02-02-08, 18:10   #299
fadil
 
Anėtarėsuar: 20-10-03
Postime: 1,152
fadil e ka pezulluar reputacionin
Gabim Titulli: Lajme

Kabineti Qeveritar aprovoi me shumicė absolute votash draftligjin pėr buxhetin e konsoliduar tė Kosovės pėr vitin 2008. Buxheti i kėtij viti do tė jetė 1 miliard e 27 milion euro.\02.02.08\

Nė projektbuxhetin e rishikuar pėr vitin 2008 Kabineti Qeveritar ka planifikuar tė hyra buxhetore prej rreth 859 milion euro, i cili i krahasuar me draftin e kaluar ėshtė rritur pėr 44 milion euro. Kėshtu, vlera e pėrgjithshme e buxhetit pėr kėtė vit arrin shifrėn 1 miliard e 27 milion euro: "Krahasuar me draftin e kaluar kemi njė rritje prej 44 milion euro mė shumė, rritja kryesore e tė hyrave tė brendshme nga autoriteti tatimor i Kosovės pėr rreth 27 milion euro dhe nga doganat 18 milion euro."
"Projektbuxheti pėr 2008 ka pėrfshirė shpenzimet ne vlerė prej 1 miliard e 27 milion euro, buxheti i rishikuar kap shumėn afėr 974 milion euro dhe kemi disa arsye pse kemi bėrė kėto ndryshime, natyrisht ndryshimet janė bėrė konform premtimeve pėr tė ndryshuar nė tė mirėt prioriteteve qė janė pėrcaktuar", ka thėnė Ahmet Shala, Ministėr i Ekonomisė dhe Financave.
Kryeministri Thaēi tha se masat kryesore qė do tė ndėrmerren pėr tė rritur buxhetin e Kosovės do tė jenė implementimi i buxhetit kapital nga buxheti i konsoliduar i Kosovės, mjetet e privatizimit, mjetet e trustit pensional dhe ndėrmarrjeve publike, investimet shtesė kapitale, zvogėlimi i konsumit publik, ndalimi i ekonomisė sė zezė, zgjerimi i bazės tatimore dhe zvogėlimi i deficitit tė madh tė bilancit tė tregtisė sė jashtme. Mirėpo,Kryeministri Thaēi ka tėrhequr vėrejtjen se pas statusit do tė nevojiten ekstra shpenzime andaj i ka porositur ministrat qė tė kenė kujdes qė posaēėm nė planifikimin dhe shpenzimin e Buxheti.
Duke vazhduar politikėn e llogaridhėnies sė pėrhershme, zėvendėskryeministri Hajredin Kuqe tha se nga ministrat do tė kėrkohet llogari pėr ēdo euro tė shpenzuar.
Projektligji pėr buxhetin e vitit 2008 me 6 shkurt do tė shqyrtohet nė Kėshillin Ekonomik Fiskal ku pritet tė miratohet e mė pas do tė dorėzohet nė Kuvendin e Kosovės.\02.02.08
fadil Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 02-02-08, 18:11   #300
fadil
 
Anėtarėsuar: 20-10-03
Postime: 1,152
fadil e ka pezulluar reputacionin
Gabim Titulli: Lajme

Kryeministri i Kosovės Hashim Thaēi mori shpėrblimin pėr paqe nga Federata Universale e Paqes. Ambasadori i kėsaj Federate Jong Ēoel Song, tha se mė kėtė ēmim qė iu nda Thaēit dėshmohet se lidershipi i kosovar ėshtė njė lidership i paqes dhe stabiliteti.\

Me njė ceremoni tė veēantė, Federata Universale e Paqes ia ndau Kryeministrit Thaēi ēmimin pėr paqe, si shpėrblim pėr kontributin e tij nė arritjen e paqes nė Kosovė: "Ėshtė njė nderė dhe kėnaqėsi pėr mua dhe institucionet e Kosoves. Kosova ka lidership me vizion paqėsor...", ka thėnė kryeministri, Hashim Thaēi.
Ambasadori i Federatės Universale tė Paqes Jong Ēoel Song tha se ky ēmim qė iu nda Thaqit dėshmon vullnetin e federatės qė pėrfaqėson ai pėr tė pėrkrahė paqen dhe stabilitet si nė Ballkan ashtu edhe nė Kosovė: "Federata Universale e Paqes vėrtetė do tė dėshironte qė tė bashkėpunojė me tė gjithė, pėr tė ndėrtuar paqe dhe stabilitet nė rajonin e Ballkan. Unė vėrtetė e vlerėsoj udhėheqjen e Kosovės pėr kontributin nė ndėrtimin e paqes."
Kryeministri Thaēi tha se ēmimi qė mori ėshtė njė pėrgjegjėsi e madhe pėr tė dhe shtoi se tani si kurrė mė parė Kosovės i nevojitet paqja dhe stabiliteti qė njė herri nėnkupton edhe paqen dhe stabilitet nė rajon.\02.02.08\


fadil Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 08:57.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.