Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Bota Shpirtėrore > Mėsime nga Bibla
Emri
Fjalėkalimi
Mėsime nga Bibla Besimtarėt qė i pėrkasin besimit tė Krishtere mblidhen nė kėtė forum pėr tė diskutuar mbi mėsimet e nxjerra nga Bibla dhe jeta



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 04-09-12, 11:30   #1
achiles
 
Avatari i achiles
 
Anėtarėsuar: 03-07-11
Postime: 274
achiles i pazėvėndėsueshėmachiles i pazėvėndėsueshėmachiles i pazėvėndėsueshėmachiles i pazėvėndėsueshėmachiles i pazėvėndėsueshėmachiles i pazėvėndėsueshėmachiles i pazėvėndėsueshėmachiles i pazėvėndėsueshėmachiles i pazėvėndėsueshėmachiles i pazėvėndėsueshėmachiles i pazėvėndėsueshėm
Gabim Historia e krishterimit

Dr. Sonila Kora






Nė epokėn postmoderne, aq shumė e dėshiruar tė jetojė tė tashmen duke harruar rrėnjėt e saj, historia e kishės dhe e krishterimit, dhe e ndikimit qė ato kanė pasur nė histori, meriton njė vend tė veēantė. Kjo ka qenė bindja qė ka frymėzuar librin Historia e krishterimit, shkruar nga Gian Luca Podestą, profesor i Historisė sė Krishterimit nė Universitą Cattolica i Milanos, autori i pesėmbėdhjetė kapitujve tė parė, dhe nga Giovanni Vian, profesor i historisė sė kishave tė krishtera nė Universitą Ca’ Foscari i Venecias, autor i shtatė kapitujve tė fundit.

Pasi bėjnė tė qartė se nocioni i “historisė sė krishterimit” nuk ėshtė i njėjtė me atė tė “historisė sė kishės”, sepse pėrfshin brenda tij edhe pėrvoja qė janė lėvruar pėrtej kontekstit tė sferave ngushtėsisht kishtare, autorėt vėnė nė dukje se vepra ka pėr qėllim tė japė njė sintezė (qė nė fund tė ēdo kapitulli shoqėrohet nga njė shėnim bibliografik i ndarė nė paragrafė), e cila nxjerr mė nė pah figurat dhe etapat mė tė rėndėsishme tė kėsaj historie: papati, murgjėria, format e organizmit dhe besimi i jetuar nga populli, liturgjia dhe format e devocionit, modelet e shenjtėrisė dhe temat e pastorales, shkollat teologjike dhe sferat e arsimimit dhe tė edukimit.

Vepra e merr fillesėn te jeta dhe mėsimet e Jezuit, dishepujt e tė cilit janė shumė tė vetėdijshėm nė lidhje me risinė e besimit tė tyre dhe qė nė fillim duke mbajtur qėndrim tė hapur ndaj “xhentilėve”, domethėnė ndaj njerėzve qė nuk kishin origjinė hebraike, mveshin mėnyra jetese dhe sjellje karakteristike tė “tė krishterėve”, duke shėnuar nė kėtė mėnyrė fillesėn e shkollave tė para teologjike dhe duke pėrcaktuar kanonin e Shkrimeve, domethėnė tėrėsinė e teksteve qė pasqyrojnė Zbulesėn Hyjnore. Mė pas pėrshkruhet pėrhapja e mesazhit ungjillėzues nė pellgun e Mesdheut dhe pėrtej tij, deri nė Indi dhe Etiopi. Njė pėrhapje kjo qė karakterizohet nga valė persekutuese dhe qėndrime pranuese, deri kur nė shekullin IV perandorėt romakė, Kostandin dhe Teodos, fillimisht u njohin tė krishterėve lirinė e kultit dhe mė pas e shpallin krishterimin fe tė Perandorisė. Shumė shpejt marrin trajtė tė qartė profilet e kishave qė po lindnin, diferencimi gjithnjė nė rritje i institucioneve dhe kulturės sė Lindjes e Perėndimit, pėrhapja e murgjėrisė, rėndėsia gjithnjė e nė rritje e peshkopėve nė mbrojtjen e popullit pėrballė dekadencės sė pjesės perėndimore tė Perandorisė, afirmimi i primatit tė peshkopit tė Romės dhe lindja e trashėgimisė sė Shėn Pjetrit, zhvillimi i koncileve tė para ekumenike qė bėjnė tė mundur pėrcaktimin e rreptė tė ortodoksisė dhe formimin e njė gjuhe (fjalori) tė veēantė teologjike.

Me dyndjen islamike (qė nė harkun kohor ndėrmjet shekujve VII dhe VIII modifikoi nė mėnyrė tė thellė peizazhin kishtar) dhe lindjen e Perandorisė sė Shenjtė Romake, vepėr e Karlit tė Madh nė vitin 800, trajtesa e veprės pėrqendrohet kryesisht nė perėndimin europian, duke pasur si qėllim tė depėrtojė edhe mė thellė nė sferat qė paraqisnin mė tepėr interes pėr lexuesin, tė cilit i adresohet vepra. Duke u pėrpjekur tė bėjnė dallimin ndėrmjet hierarkisė, klerit e popullit, ndėrmjet priftėrinjve, murgjve e laikėve dhe ndėrmjet burrave e grave, autorėt pasqyrojnė strukturat kishtare dhe kulturėn fetare mes shekujve IX dhe XI; skizmėn pėrfundimtare me Kishėn greke nė vitin 1054, konsolidimin e papatit dhe konfliktin me perandorėt (e ashtuquajtura Luftė pėr investiturė) qė u mbyll me konkordatin e Wormsit mė 1222; pėrhapjen e krishterimit nė pjesėn qendrore dhe lindore tė kontinentit. Nė shekujt XI dhe XII, Mesdheu islamik bėhet sėrish zotėrim i krishterė, Papa bėn thirrje pėr kryqėzatė, fillon pėrsėri ungjillėzimi i kontinentit dhe lindja e ngujimeve eremite dhe murgjėrore, si dhe e urdhrave endacakė, nė mėnyrė tė veēantė e franēeskanėve dhe domenikanėve, mė pas themelimi, si iniciativė kishtare, i universiteteve tė para, nė kuptimin tipik mesjetar, tė bashkimit tė mėsuesve dhe studentėve tė njė qyteti, tė mbledhur sipas njė modeli korporativ (f. 227).

Besimi i krishterė nė kontinentin europian rrėnjoset edhe nė sajė tė konsolidimit tė vėllazėrive, ndėrmjetėse tė vėrteta midis jetės kishtare dhe sociale (f. 294) dhe ura lidhėse tė popullsisė sė qyteteve, devotshmėrisė sė ripėrtėrirė eukaristike dhe ndaj Pėsimeve (tė Krishtit nė kryq), falė edhe pėrhapjes sė teksteve shpirtėrore shumė tė lexuara dhe, pėr ata qė nuk dinin tė lexonin, e paraqitjeve piktorike dhe imazheve nė pėrgjithėsi si mjete tė edukimit fetar, edhe pėrmes meditimeve dhe lutjeve. Por nė fund tė shek. XIII dhe fillimit tė shek. XIV, papati, i cili, mė pak se njė shekull mė parė kishte arritur apogjeun e tij, hyn nė krizė si pasojė e pėrballjes me monarkinė franceze, zhvendosjes sė selisė nga Roma nė Avinjon, skizmės sė Perėndimit (1348-1417) dhe shfaqjes sė qėndrimeve tė kundėrta dhe herezive.

Reforma protestante qė pėrhapet nė gjysmėn e parė tė shekullit XVI, e copėtuar nė shumė degė, shkatėrron unitetin fetar tė kontinentit, por kundėrreforma katolike, falė edhe mbėshtetjes sė disa sovranėve dhe angazhimit ungjillėzues tė urdhrave tė rinj dhe kongregacioneve fetare (jezuitė, teatinė, barnabitė, kapuēinė, orsolinė) bėn tė mundur si ripushtimin shpirtėror tė shumė vendeve ashtu edhe njė ekspansion tė madh misionarik nė Botėn e Re. Veprimtaria e kishės shoqėrohet nga zhvillimi i artit dhe mėshirės baroke, shumė skenografike dhe me njė pėrmbajtje tė thellė pendestare, por edhe nga pėrhapja e formave mė tė ėmbla (buta) tė devotshmėrisė si kulti ndaj Zemrės sė Shenjtė, ndaj Jezuit fėmijė dhe ndaj Engjėllit mbrojtės dhe nga lulėzimi i madh i devotshmėrisė ndaj Shėn Mėrisė.

Paqja e Vestfalisė, qė nė vitin 1648 i dha fund luftės 30-vjeēare, cenoi restaurimin katolik dhe autoritetin e selisė apostolike nė sferėn ndėrkombėtare, ndėrkohė qė “kriza e ndėrgjegjes europiane” u hapi rrugė proceseve tė para tė shekullarizimit. Pavarėsisht se prania e kishės nė popullsinė rurale njohu njė ripėrtėritje tė fortė, falė edhe misioneve popullore tė kongregacioneve tė reja (lazaristė, pasionistė dhe shpėtimtarė) prirjet juridiksionaliste tė shumė sovranėve luajnė rol pėrcaktues nė ndalimin e Compagnia di Gesł dhe shėnuan fillimin e njė procesi tė shkrishterizimit; domethėnė, Revolucioni Francez i vitit 1789 i hapi rrugėn laicizimit radikal tė shtetit. Ndaj kėsaj valė revolucionare (nė tė cilėn bėn pjesė edhe “politika laicizuese e Italisė, e nxitur nga ideologjia e Risorgimento-s liberal si revolucion kombėtar” [f. 386]), kisha reagon me lulėzimin e kongregacioneve tė burrave dhe sidomos tė grave, zhvillimin dhe organizimin e laikatit dhe pontifikatet historike tė Pios IX, Leonit XIII dhe tė Shėn Pios X qė do tė pėrgatisnin qėndresėn ndaj totalitarizmave tė shek. XX, kundėrshtarė tė ethshėm tė tė cilėve do tė ishin sidomos papėt e adhuruar Pio XII dhe Gjon Pali II.

Duke hedhur vėshtrimin mbi globalizimin dhe fillimin e mijėvjeēarit tė tretė, pėrmbyllet panorama e gjerė e historisė dymijėvjeēare me disa kapituj shumė tėrheqės nė shtjellim, veēanėrisht nė pjesėn e parė.

Sigurisht, feja luan njė rol tė rėndėsishėm nė jetėn e shumė njerėzve nė botė, aq sa pėr shumė individė, besimi ėshtė pjesa mė e rėndėsishme e jetės sė tyre. Qoftė kur ai ėshtė njė akt individual a njė akt i anėtarėve tė njė komuniteti, qoftė kur ėshtė pjesė e gjerė e vėllazėrive tė besimtarėve, qasja ndaj besimit mbetet e njėjtė: ta shohėsh dhe kuptosh fenė apo jetėn fetare nga pėrbrenda. Por ēfarė ndryshon kur qasja ndaj besimit vjen nga jashtė, nė pėrpjekje pėr tė kuptuar idenė e vetė fesė? Si procedojnė dijetarėt nė studimin e mėnyrave qė prekin, bashkėndajnė dhe komunikojnė pėrvojat fetare? Cilat janė elementet thelbėsore qė kanė karakterizuar vazhdimėsinė e krishterimit? Si ta kuptojmė krishterimin nga pikėpamja historike? Po transformimet apo pėrēarjet, duke u nisur nga ajo me judaizmin dhe trashėgiminė kulturore hebraike, nga trungu i sė cilės lindi dhe me zhvillimin e sė cilės ka mbetur gjithmonė i lidhur, sa ngushtėsisht po aq dhe nė kontradiktė?
Pasi tė lundroni nėpėr kėtė histori tė koklavitur, por jashtėzakonisht tė pasur, tė krishterimit, ēdo gjė do tė marrė pėrgjigje dhe gjithkush do tė mbetet i mahnitur. Prandaj, tė pajisur me kėto tė dhėna qė u pėrpoqėm t’i cekim pėrciptazi, nuk ju mbetet gjė tjetėr, veēse tė niseni, pa pasur frikė se do tė zhgėnjeheni, pėr njė zbulim tė gjatė tė tė gjithė historisė sė krishterimit, qė nga fillesat e deri nė ditėt tona.


achiles Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 19:32.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.