Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Politika & Shtypi > Politika
Emri
Fjalėkalimi
Politika Diskutime tė qeta e konstruktive rreth politikės dhe politikanėve...



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 08-09-09, 04:18   #1
4peace
m'su's "Pėrvoja"
 
Anėtarėsuar: 01-10-03
Vendndodhja: drejt dritės
Postime: 2,626
4peace e ka pezulluar reputacionin
Gabim JAVA E POLICIT (n'zor janė edhe kėta!)

...

JAVA E POLICIT


Java e kaluar ishte tejet e ngarkuar pėr policin e Kosovės. Ai ishte urdhėruar tė martėn tė dalė nė parkingun prapa Pallatit tė Rinisė pėr t’i arrestuar aktivistėt e Lėvizjes VETĖVENDOSJE!, tė cilėt protestonin kundėr EULEX-it dhe kundėr Protokollit qė ai bėhet gati ta nėnshkruajė me policinė e Serbisė. Edhe pse e dinte se VETĖVENDOSJE! kishin plotėsisht tė drejtė, ai detyrohej tė intervenonte ndaj tyre pėr ta ruajtur atė vend pune, dhe ta marrė atė rrogė tė mjerė e cila, megjithatė, ia mbanė familjen larg vdekjes nga uria (por asgjė mė shumė).

I shihte kolegėt e tij se si i rrahnin aktivistėt, mirėpo mendonte me vete se ‘secili institucion i ka njerėzit e vet tė poshtėr dhe ēnjerėzorė. Mbase edhe policia duhet t’i ketė.” – mendoi me vete. Ndėrgjegja gjithsesi e brente, jo vetėm pėr sjelljet e disa kolegėve tė tij, por edhe pėr shkak se, megjithatė, merrte pjesė nė kėtė arrestim. Por besonte fuqimisht se do tė gjendej njė gjykatės i cili do t’i lirojė kėta aktivistė, gjė qė nė sytė e policit e bėnte arrestimin mė pak tė dėmshėm.


Polici e dinte, ndoshta mė mirė se pjesa tjetėr e shoqėrisė, se sa i dėmshėm ishte ky protokoll. Ai kishte tė bentė drejtpėrdrejt me punėn e tij. Polici e dinte se protokolli do t’ia hapte dyertė policisė sė Serbisė nė informatat qė ky policė dhe kolegėt e tij punonin pėr t’i mbledhur. Kishin mbledhur shumė informata pėr kriminelė tė ndryshėm nė Kosovė, pėr strukturat paralele tė Serbisė dhe shkeljet qė ato i kishin bėrė vazhdimisht brenda territorit tė Kosovės. Po ashtu kishin mbledhur informata pėr kriminelėt e luftės nė Kosovė tė cilėt kishin vrarė dhe masakruar shqiptarėt nėpėr shtėpitė e tyre dhe para mė tė afėrmėve tė tyre. Polici kishte dėgjuar tash sė fundi se njė i tillė i dėnuar nė Prishtinė e ekstraduar nė Beograd, ishte liruar nga burgu me dekret falės tė kryetarit tė Serbisė. Kjo e kishte nervozuar shumė policin tonė, i cili i kishte pėrjetuar krimet e luftės gjatė fundviteve tė nėntėdhjeta nė Kosovė, dhe sikur seili shqiptar tjetėr, kishte qenė i prekur nga to. Prandaj punėn nė zėnien e kriminelėve tė luftės e kishte kryer me vullnet tė veēantė. E tash e tėrė ajo punė po hedhej poshtė nga njė njeri i cili ishte vendosur nė krye tė shtetit armik tė tijin dhe pėrgjegjės pėr krimet e kryera ndaj tij dhe bashkėkombasve tė tij.

“Kėtė,“ mendoi polici, “po ia mundėsojnė kėta tė huajt.” UNMIK-u e kishte ekstraduar kriminelin e luftės nė Serbi, pa e pyetur fare askėnd nė Kosovė. Tė paktėn jo dikė qė e dinte polici.


Pas arrestimit tė martėn, derisa bisedonte me kolegėt e tij, kishte mėsuar se nė lagjen Kroi i Vitakut strukturat paralele tė Serbisė tė ndihmuar nga policėt qė e bartnin tė njėjtėn uniformė me tė tijėn dhe nga policėt e EULEX-it, veturat e tė cilėve pak mė parė ishte detyruar t’i mbrojė kundėr vullnetit tė tij, kishin ndaluar punėn nė riparimin e shtėpive tė djegura nga policia serbe gjatė luftės, prona kėto tė shqiptarėve. Kolegėt i tregonin se si serbėt nė veri kishin shtėnė me armė zjarri, granata dore dhe kishin lėnduar pesė shqiptarė.
“Sa prej tyre u arrestuan?” i pyeti polici i brengosur. “Asnjė!” ishte pėrgjigja e shkurtėr e kolegut, i cili nga zėri dhe grimasat nė fytyrė shihej qartė se ishte zhgėnjyer. Polici ynė iku nga aty pa thėnė njė fjalė.

Ndjente urrejtje qė nė fillim iu duk sikur urrejtje ndaj kolegėve. Por pastaj e kuptoi se ata nuk mund tė fajėsoheshin, as pėr arrestimin qė e kishte bėrė vetė, e as pėr mosarrestimin qė nuk e kishin bėrė ata. Se arrestimi qė e kishte bėrė vetė nuk mbėshtetej nė drejtėsi, por nė njė vendim politik qė i vinte kėtij nga lart. E mos arrestimi nuk ishte dėshtim i policisė por vendim politik qė prapė kolegėve tė tij u vinte nga lart. Polici e dinte se i kishin tė gjitha informatat dhe kapacitetet, e mė me rėndėsi edhe vullnetin, pėr tė ndėrhyrė dhe arrestuar kriminelėt e strukturave paralele tė Serbisė. Por nuk lejoheshin.


Disa ditė mė vonė, tė enjten, erdhi urdhėri se duhet tė shkojė nė Mitrovicė, nė lagjen Kroi i Vitakut. Ishte gėzuar tej mase. Mė nė fund, mendoi, do tė intervenojmė nė atė pjesė tė vendit pėr ta vendosur rendin dhe drejtėsinė nė vend. Pra, gėzohej se mė nė fund uniforma qė e kishte bartur tash e sa kohė, dhe e cila i kishte sjellur shumė shikime pakėnaqėsie e fjalė urrejtjeje pas 10 shkurtit 2007, po i jepte rast tė punojė dhe tė tregohej i dobishėm pėr vendin e vet. Ai kishte punuar nė tė mirė tė vendit prej se ishte punėsuar, mirėpo drejtimi i policisė kishte shkuar kundėr tė mirės sė vendit. Ai e dinte kėtė, mirėpo ishte i pafuqishėm ta ndryshojė politikėn. Atė e kishte nė dorė UNMIK-u, dhe kėta vetėm merrnin urdhėra. E tash policit i dukej se qeveria e Kosovės kishte vendosur qė ta shfrytėzojė policinė pėr mbrojtjen e qytetarėve dhe territorit tė Kosovės. Tė gjitha ato deklarata kundėrthėnėse tė ministrit tė tij, Zenun Pajazitit, se policia e ka njė zinxhir komandues, ndėrkohė qė policėt e Kosovės i pengonin shqiptarėt t’i ndėrtojnė shtėpitė e tyre, pėr tė cilėt Pajaziti thoshte se nuk i kishte urdhėruar, e hutonin shumė. Ky e dinte se policia nė veri punonte sipas urdhėrave tė strukturave paralele. Mirėpo pas urdhėrit pėr tė shkuar nė veri filloi t’i kuptonte kėto deklarata si retorike politike. E polici akoma mendonte se politikanėt janė mė tė aftė nė perceptimin e politikės dhe se nuk ka mundėsi qė ky ta kuptojė atė nė tėrėsi. Prandaj edhe hoqi dorė nga njė gjė e tillė. Ishte shumė i gėzuar qė po shkonte nė veri, pėr t’u ndihmuar bashkėkombėsve t’i rindėrtojnė shtėpitė.

Me kėto mendime nė kokė arriti nė Suhodoll tė Mitrovicės. Dhe aty fytyra iu ngrys. Pa diēka qė nuk e kishte pritur. Policia e Kosovės po pėrballej me njė kordon policie! Ishin policėt e EULEX-it tė cilėt kishin dalur aty pėr ta ndaluar policinė e Kosovės. EULEX-i nuk i lejonte policėt e Kosovės tė shkojnė nė pjesėn veriore tė Kosovės! “Kjo ėshtė skandaloze”, mendoi polici. Jo vetėm skandaloze por edhe i qartė sulmi ndaj institucioneve tė Kosovės, ēfarė i thuhej se ėshtė policia ku punonte. Kolegėt, por edhe polici, ishin tė vendosur nė kryerjen e punės sė tyre. Ata nuk u kthyen prapa. Dhe atėherė EULEX-i intervenoi, dhe i zbrapsi me forcė policėt e Kosovės. Kėta, natyrisht, nuk kishin shkuar aty pėr t’u pėrballur me EULEX-in. Dhe nuk u pėrballėn. “Ky EULEX-i kam menduar se ka ardhur tė na ndihmojė ne”, tha njėri prej kolegėve. “Po shihet qartė se kujt po i ndihmon”, deklaroi polici ynė, duke mos mundur ta pėrmbajė nervozėn. Zemra i rrihte fort e koka i vlonte. Vėrtet bėnte vapė, por vapa nuk ia kishte nxehur kokėn. Politika ia bėntė kėtė.

Asnjė fjalė nga ministri pėr kėtė nuk e dėgjoi. Kurrfarė kundėrshtimi nga qeveria e Kosovės. Institucionet nuk e mbrojtėn policin dhe e lanė atė tė vetėm tė pėrballet me EULEX-in. Ndėrkohė qė po kėto institucione deklaroheshin si pjesėtarė tė ndonjė kori, se do tė bashkėpunojnė me EULEX-in pa marrė parasysh ēfarė bėn ai. Kjo e trazoi thellė policin. Por edhe ia drejtoi pėrfundimisht mllefin dhe urrejtjen – tash ajo shkonte drejt kėtyre politikanėve tė mjerė dhe tė qullėt.
Me t’u kthyer nė stacion nė Prishtinė prapė i takoi kolegėt e tij. Dhe prapė lajme qė shkaktojnė vrer. Kolegėt e tij nė Gjakovė kishin intervenuar ndaj protestės sė organizuar nga nėnat e Gjakovės ndaj vizitės sė disa serbėve nė Gjakovė, ku ato kishin identifikuar edhe pjesėmarrėsit nė krimet e kryera kundėr mė tė dashurve tė tyre, trupat e tė cilėve ende nuk ishin gjetur. Nė vend se t’i arrestonte kriminelėt e luftės, policia e Kosovės po i mbronte ata. “Kėtyre ua kishin dhėnė nga 30 ditė paraburgim”, tha zėri i kolegut tė tij, i cili e nxorri nga kėto mendime pėr Gjakovėn. “Kujt?”, pyeti polici i entuziazmuar dhe hutuar njėkohėsisht, duke menduar se kanė arrestuar tė paktėn ndonjė kriminel tė strukturave paralele. “Si kujt? Kėtyre tė VETĖVENDOSJE!-s”, i tha kolegu. “Pėr njė moment u ndjeva i gėzuar, pėr shkak se mendova qė kanė arrestuar ndonjė pjesėtar tė strukturave paralele.”, u pėrgjegj polici. “Mos u bė naiv,” i tha kolegu, “atij tė dyshuar pėr krime lufte nė Prizren ia kanė ndėrprerė paraburgimin, dhe ai ka ikur nė Serbi. Ndėrsa strukturat paralele… ato komandojnė me policinė nė veri dhe nėpėr enklava.” Polici uli kokėn. Nuk u turpėrua pėr naivitetin e shfaqur, por pėr situatėn nė tė cilin gjendje me kolegė dhe bashkėkombas. Shikoi uniformėn nė trupin e kolegut, dhe pastaj uniformėn e tij.
I vinte…


8 shtator 2009

ja nė ēfarė gjendje tė mjerė jemi!
...


__________________
!!! E vetmja shkėndijė shprese nė Kosovė: Lėvizja VETĖVENDOSJE!!!
4peace Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 08-09-09, 15:28   #2
murrizi
 
Avatari i murrizi
 
Anėtarėsuar: 18-04-05
Postime: 3,490
murrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: JAVA E POLICIT (n'zor janė edhe kėta!)

Nuk ėshtė e drejt, nuk ėshtė morale tė vihet nė pyetje lojaliteti i Policis pėr shkaqe ideologjike, nėse mund tu thuhet "shkaqe"!
Sido qė tė jetė Policin nuk bėnė ta sjellėsh nė njė dilem tė tillė nga dhe do ti duheshe tė mendohėshe, nga ajo qė ka pėr ti zbatuar urdhėrat.

Polici ėsht ushtari mė mirė i vendit.

Derisa deri dje kishim forcat e siguris nė kufij (e kam fjalėn pėr ato shtete qė janė shtete) sot gjėrat kanė ndryshuar, shembja e kufijve i ka tėrhjekur kėto forca tė veprojn nė brendi tė vendit, por me tė njėjtin intenzitet e kapacitet, ndoshta edhe me tė gjėrė, nė forcat e siguris nuk numrojnė veq policija, por tė gjithė ata qė me njėfar dore janė tė lidhur me administraten shtetrore, nga edhe lojaliteti !

Tė akuzohet polici se po e mbron ligjin (qeky qė ėshtė) pėr njė grusht pare, kjo ėshtė absurditeti mė i madhė qė dėgjon njeriu. Atėher po u deshka qė kush "t'ofron mė shumė" atė duhet dėgjuar.
Kur u shkapėrderdh Rusija e JELCINIT njė dokumnetar evropjan dha disa pamje tė policis (elites) ruse. Edhepse kishte tre muaj qė nuk kishin marrė paga, atyre as qė u shkonte nė menjde ta braktisnin Policin.
Pra tjemi t'qart !
Si tė gjitha profesionet, edhe ky i policis bėhet me dashuri pėr punėn, plus asaj qė merr pagen, polici ėshtė edhe nė mbrojtje tė atdheut, edhe midis Prishtine, e edhe at'her kur i arreston aktivistet e Vetvendosjes !
P.s. ju nė daēit mi rrzu Thaēin, pėrdorni metoda tjera e jo mi shajt policin e ngrat, skemi shteg na qė saher qė ndrrohen qeverit, tė sjellim edhe polic tė rinjė.
__________________
Shqiptarėt do ti fitojn tė gjitha luftėrat, posa ta kenė pėrfunduar betejen e fundit mes vete.
Duhet shkrirė tė gjitha besimet e huaja, e bėrė detyrė kombėtare pėr mileniumin e ardhshėm qė (DEFINITIVISHT) tė bėhet Shqipėria.

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga murrizi : 08-09-09 nė 15:30
murrizi Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 08-09-09, 17:59   #3
fadil
 
Anėtarėsuar: 20-10-03
Postime: 1,152
fadil e ka pezulluar reputacionin
Gabim Titulli: JAVA E POLICIT (n'zor janė edhe kėta!)

Pershendetje:

Policia e Republikes se Kosoves eshte njera nder instutucionet me te rendesishme dhe me e mirpritura nga qytetaret e Kosoves dhe kete e kan treguar te gjitha sondazhet e kryera ne Kosove, dhe kjo gjithmon ka qen ne kryer te te gjitha sondazheve.

Per kete qytetaret e Kosoves duhet te ndihen krenar, sepse Policia e Kosoves eshte njera nder Policit me te mira ne rajon...

Nuk ka asgje me te bukur ne jeten e nje njeriu se sa te ju sherbej qytetarve te tije dhe shtetit te tije, Policia e Kosoves meriton respaketin maksimal te te gjithe qytetarve te Kosoves, ajo na ofron siguri te gjithve, kurdo qe sndihemi te sigurt apo kemi ndonje problem jemi te mirpritur nga ta qe te shkojm dhe te kerkojm ndihm nga ta, dhe ata me gjithe deshiren e tyre na ndihmojn dhe ndihen te privilegjuar qe te na ndihmojn qe te jemi te lir dhe te sigurt ku do qe jemi ne.
Kur dihet se rroga e nje polici eshte 270 euro, dhe kur dihet orari i tyre i punes, njeriu pyet se ku e marrin ata gjithe ate vullnet me aq perkushtim me i sherbyer profesionit te tyre, ketu une kurr skam gjetur pergjigjje tjeter perpos se ata e duan Kosoven dhe Kosovaret me tere qenjen e tyre njerzore.
Polici duhet te intervenoj ku do qe shkelet ligji, pavarsisht se kush eshte ka e shkel ligjin, qofshin ata vetvendosja, apo kushdo tjeter, nuk eshte policia ajo qe duhet te pyet veten se a e kan mir politikisht a jo vetvendosja, sepse kjo nuk eshte pune e policit, polici merr urdhera per me intervenuar ne nje situat te caktuar siq ka qen rasti i vetvendosjes me eulexin, sepse polici nese merr urdher ai duhet ta arrestoj edhe antarin e familjes se tije, gjykata eshte ajo qe duhet te merr vendim se a jan fajtor personat ne fjal apo cilet do tjer a jo.

Sa i perket strukturave paralele dhe mitrovices se veriut, me besoni se une kam ndegjuar shum Polic duke thene se ata jane te gatshem te shkojn dhe te intervenojn edhe ne mitrovic kurdo qe urdherohen, dhe shumica nga ta me padurim jan duke e pritur nje moment te tille, sepse ata kan deshmuar se kan guxim dhe vullnet te ballafaqohen me te gjitha sfidat qe i ka profesioni i tyre, me perjashtim te nje numri te vogel te tyre i cili nuk duhet te qoj kurfar peshe ne besimin e qytetarve ndaj ketij instutucioni....

kurse sa i perket citatit qe iu eshte ber ketij " POLICI " nga 4peace mendoj se nese ka qen polic ai nuk eshte profesional, sepse ai e dine se kush merr vendim per me i nis ose me i ndal policet ne nje aksion, por ai eshte njeri pa identitet dhe respekt dhe qe te dyja mundohet ti krijoj duke i demtuar koleget e tije ne cilin do profesion qofshin ata.

Une mburrem ka do qe shkoj me Policin e Kosoves, sepse eshte me e mira ne rajon.
fadil Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 08-09-09, 21:20   #4
4peace
m'su's "Pėrvoja"
 
Anėtarėsuar: 01-10-03
Vendndodhja: drejt dritės
Postime: 2,626
4peace e ka pezulluar reputacionin
Gabim Titulli: JAVA E POLICIT (n'zor janė edhe kėta!)

***



Njėfarė Pupi i dikurshėm ishte shumė zavrak…Thuajse pėr ēdo ditė i ndėrronte nėnshkrimet… duke dashur te na japė nga ndonjė prosi me rėndėsi (sipas mendjes apo „Kanunit“ tė Pupit). Dhe, nuk e la me aq. Pupi vazhdoi karrierėn duke marrė edhe rol tjetėr, identitet tjetėr…Tash e kemi Murrizin. Personazh i vjedhur nga „NeKra“, „Therrė Murrizi“. Dhe ja na lindi njeė kabaretist…Kabareti ka tė bėjė me aktrim.

Kėto qė i thash pėr Pupin, alias Murrizin s’janė doemos e vėrteta qė ka tė bėjė me ketė person, kėtė forumist mjaft aktiv…Pra, Pupin/Murrizin s’dashta ta (keq)pėrdori pėr asgjė pos asaj qė tė vi deri tek fjala aktrim.

Aktori, pėr tė luajtur rolin qė iu ėshtė dhėnė apo e ka marrė (vullnetarisht) nė mėnyrė sa mė origjinale, e ka pėr detyrė qė tė mishėrohet sa mė thellė nė atė personazh qė do tė duhej ta luante/paraqiste nė skenė (edhe) para publikut. Le ta provojmė edhe ne tė futemi nė rolin e policit, personazhit tė javės sė kaluar, i cili mbrenda vetėm njė jave i pėrjetoi tri padrejtėsi shumė tė mėdha. Ku policit iu desht tė zbatojė urdhėra kundėr popullit tė vet. Urdhėra tė gabuara fund e krye. Ky ėshtė njė rast i mirė pėr tė nxjerrė paralele me policin e erės sė „komunizmit“. P.sh. policin e Rrahman Morinės. Policin qė zbaton urdhėrat e Rrahman Morinės, kurse Morina zbaton urdhėrat e tjetėrkujt, sikur edhe sot… Cili ėshtė dallimi ndėrmjet policit tė „Pajazitit“ dhe „Morinės“?
Pėrgjigja: „S’ka dallim.“ Pos kohės, qė s’e ka kaluar as njė gjeneratė qė tė mund tė themi polici i Morinės sė atėhershėm tė jet i ati i policit tė sotėm…

Tė vazhdojmė tutje e tė vihemi nė rolin e policit tė sotėm. Polici si polic, atij s’i mbetet gjė tjetėr pos t’i zbatojė urdhėrat nga lart. Ēfarėdoqofshin ato. Sepse ai paguhet, merr pagė pėr kėtė. Duhet ta ushqejė familjen…

Si do tė kishte qenė nėse gjithė populli (shqiptar) i Kosovės tė ishte polic e do tė zbatonte urdhėra nga lart?! Urdhėra nė dėm tė popullit. Llogaria: Njė popull i tėrė zbaton urdhėra kundėr vetvetes, kundėr popullit tė vet, kundėr familjes, farefisit, fisit, klanit…popullit tė tėrė. Kur zbatohen udhėra tė tilla, nėse zbatohen me shpata, i bie sikurse urdhėrat e Yakuzės… Hara Kiri.(Kush nga ju e njeh "aktorin" Hara Kiri???)
Ja deri ku kemi ardhė…dhe s’mendojmė tutje, pėr pasojat…


***
__________________
!!! E vetmja shkėndijė shprese nė Kosovė: Lėvizja VETĖVENDOSJE!!!
4peace Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 08-09-09, 21:49   #5
murrizi
 
Avatari i murrizi
 
Anėtarėsuar: 18-04-05
Postime: 3,490
murrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: JAVA E POLICIT (n'zor janė edhe kėta!)

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga 4peace
***



Njėfarė Pupi i dikurshėm ishte shumė zavrak…Thuajse pėr ēdo ditė i ndėrronte nėnshkrimet… duke dashur te na japė nga ndonjė prosi me rėndėsi (sipas mendjes apo „Kanunit“ tė Pupit). Dhe, nuk e la me aq. Pupi vazhdoi karrierėn duke marrė edhe rol tjetėr, identitet tjetėr…Tash e kemi Murrizin. Personazh i vjedhur nga „NeKra“, „Therrė Murrizi“. Dhe ja na lindi njeė kabaretist…Kabareti ka tė bėjė me aktrim.

Kėto qė i thash pėr Pupin, alias Murrizin s’janė doemos e vėrteta qė ka tė bėjė me ketė person, kėtė forumist mjaft aktiv…Pra, Pupin/Murrizin s’dashta ta (keq)pėrdori pėr asgjė pos asaj qė tė vi deri tek fjala aktrim.

Aktori, pėr tė luajtur rolin qė iu ėshtė dhėnė apo e ka marrė (vullnetarisht) nė mėnyrė sa mė origjinale, e ka pėr detyrė qė tė mishėrohet sa mė thellė nė atė personazh qė do tė duhej ta luante/paraqiste nė skenė (edhe) para publikut. Le ta provojmė edhe ne tė futemi nė rolin e policit, personazhit tė javės sė kaluar, i cili mbrenda vetėm njė jave i pėrjetoi tri padrejtėsi shumė tė mėdha. Ku policit iu desht tė zbatojė urdhėra kundėr popullit tė vet. Urdhėra tė gabuara fund e krye. Ky ėshtė njė rast i mirė pėr tė nxjerrė paralele me policin e erės sė „komunizmit“. P.sh. policin e Rrahman Morinės. Policin qė zbaton urdhėrat e Rrahman Morinės, kurse Morina zbaton urdhėrat e tjetėrkujt, sikur edhe sot… Cili ėshtė dallimi ndėrmjet policit tė „Pajazitit“ dhe „Morinės“?
Pėrgjigja: „S’ka dallim.“ Pos kohės, qė s’e ka kaluar as njė gjeneratė qė tė mund tė themi polici i Morinės sė atėhershėm tė jet i ati i policit tė sotėm…

Tė vazhdojmė tutje e tė vihemi nė rolin e policit tė sotėm. Polici si polic, atij s’i mbetet gjė tjetėr pos t’i zbatojė urdhėrat nga lart. Ēfarėdoqofshin ato. Sepse ai paguhet, merr pagė pėr kėtė. Duhet ta ushqejė familjen…

Si do tė kishte qenė nėse gjithė populli (shqiptar) i Kosovės tė ishte polic e do tė zbatonte urdhėra nga lart?! Urdhėra nė dėm tė popullit. Llogaria: Njė popull i tėrė zbaton urdhėra kundėr vetvetes, kundėr popullit tė vet, kundėr familjes, farefisit, fisit, klanit…popullit tė tėrė. Kur zbatohen udhėra tė tilla, nėse zbatohen me shpata, i bie sikurse urdhėrat e Yakuzės… Hara Kiri.(Kush nga ju e njeh "aktorin" Hara Kiri???)
Ja deri ku kemi ardhė…dhe s’mendojmė tutje, pėr pasojat…


***
hahahahaha, jo janė tė vėrteta, vete i pėrshkrove pėr merak.

Ani.
Neser kysmet e vazhdojm llafin e Policit, edhepse jam i mendimit qė po i bijem njerit pa nevoj n'qaf. Polici nuk ėshtė pėr t'ndrruar pushtet mor xhan, ai ėshtė pėr ti shėrbyer pushtetit.
Rrahman Morina e tash Hashim Sejdiu, m'duket jo krahasim i qėlluar.
P.s forumi nuk ėshtė kėtu vetėm pėr mua e ty..... hajdeni hajdeni edhe ju tjert.
Edhe nji gjo......allahile pse po i rritni shkronjat, e qesi senesh (m'patėt than edhe mua nji kohe) a kona kjo kush po arrin me i rrit ma shumė a ?

mashalla, 40 persona duke e lexuar politikėn, valla breh, quoten e kemi rrit kogja.
__________________
Shqiptarėt do ti fitojn tė gjitha luftėrat, posa ta kenė pėrfunduar betejen e fundit mes vete.
Duhet shkrirė tė gjitha besimet e huaja, e bėrė detyrė kombėtare pėr mileniumin e ardhshėm qė (DEFINITIVISHT) tė bėhet Shqipėria.

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga murrizi : 08-09-09 nė 21:53
murrizi Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 10-09-09, 00:25   #6
get_up
 
Anėtarėsuar: 28-12-06
Postime: 191
get_up i dashurget_up i dashurget_up i dashurget_up i dashur
Gabim Titulli: JAVA E POLICIT (n'zor janė edhe kėta!)

Teme e mire :D

Polici i Kosoves njemend ka veshteresi te idealit , se ende nuk dihet a esht polic i Kosoves apo Eulexit , pa marre leje nga eulexi nuk mund te intervenojne per shkaqe politike p.sh kunder serbeve , por kunder shqiptareve po .

Kosova eshte ne nje okupim te leht shteteror , okupim modern per me kuptu kete duhet te kalojne edhe 50 vite e ateher te dihet kush ēka ka qene tashpertash vetem flasim dhe mund ti debatojm te huajt ma shume . Duart ende i ke te lidhura.

Por nje gje eshte e qarte Polici i Shteti duhet ta mbroj shtetin me ēdo kusht . Ne demokraci esht keshtu

Po ne Kosove nuk mundet me qene sepse i ke dy shtete apo tre , cilin duhet me mbrojte , Gjuhen e popullit ;Vetevendosjen , gjuhen e qeverise apo gjuhen e Eulexit .
Dikush mundet me than qe Eulexi dhe Qeveria jan nje , une ti jap njeqind argumente se nuk jan nje .

Puna e Kosoves si leshi nkollomoq , sa ma shum lesh qe te nxjerr nga kollomoqi aq ma shum i prish deget .
Zoti na ndihmofte neve e Policine se veshtire bre , mdoket me shkije ka qen ma kollaj apo jam gabim
nje armik e ke pas e ke shah e ke vra tash spo din kend me sha e kend me vra .


get_up Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 17:22.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.