Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Shkenca > Hapėsirė filozofike-psikologjike
Emri
Fjalėkalimi
Hapėsirė filozofike-psikologjike Praktika e jetės njerėzore, sjelljet e individėve e tė shoqerisė. Proēeset mendore etj.



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 28-01-13, 21:02   #1
emine
 
Avatari i emine
 
Anėtarėsuar: 11-10-07
Postime: 37,446
emine i pazėvėndėsueshėmemine i pazėvėndėsueshėmemine i pazėvėndėsueshėmemine i pazėvėndėsueshėmemine i pazėvėndėsueshėmemine i pazėvėndėsueshėmemine i pazėvėndėsueshėmemine i pazėvėndėsueshėmemine i pazėvėndėsueshėmemine i pazėvėndėsueshėmemine i pazėvėndėsueshėm
Gabim Filozofia Urbane (Albatros Rexhaj)

Biografia

Albatros Rexhaj ėshtė shkrimtar shqiptar i lindur nė Prizren (1975). Jeton nė Prishtinė dhe aktualisht ėshtė shkrimtar pranė shtėpisė botuese DUDAJ nė Tiranė.
Ėshtė autor i disa dramave teatrore, librave tė botuar, tekste kėngėsh tė mrekullueshme, si dhe publikimeve elektronike. Veprimtarinė e tij krijuese e zhvillon nė relacionin Tiranė – Prishtinė. Gjithnjė me synimin qė tė jetė pėrherė afėr lexuesve tė tij, kudo qė ata tė ndodhen. Albatrosi ėshtė pėrzgjedhur si mashkulli i muajit nė numrin e fundvitit 2012 tė revistės prestigjioze ANABEL nė Tiranė.
Ai ėshtė njė shkrimtar i dashurisė dhe jetės. Autor i vetėm i Filozofia Urbane (Albatros Rexhaj), njė prej faqeve mė tė dashura tė publikut mbarėshqiptar ku publikohen mendime, vargje poetike, prozė poetike, prozė tė shkurtėr dhe krijime tė tjera. Njė shkrimtar, dramaturg, i cili ashtu si filozofėt e antikitetit qė u pėrpoqėn ta sjellin filozofinė nė rrugė, pėrpiqet ta sjellė filozofinė nė rrjet. Rrjetet sociale janė shndėrruar nė rrugėt e lashtėsisė, nė sheshet ku filozofėt shpalosnin idetė e tyrė pėr debat dhe njohje masive. Filozofia e Albatrosit ėshtė njė filozofi e dashurisė pėr njeriun, pėr tė rigjetur forcėn dhe energjitė pozitive tek secili, pėr tė anashkaluar urrejtjen dhe frikėn nga ekzistenca. Albatrosi ka hartuar kėtė projekt urban, tė cilin e sheh tek realizohet ēdo ditė nė faqen e tij, nė kontaktin real me lexuesit tė cilėt pėr hir tė sė vėrtetės shpesh pėlqejnė shkrime tė shkurtra e konēize, tė cilat pasqyrojnė shqetėsimet dhe problemet e pėrditshme, tė punės, marrėdhėnieve familjare e shoqėrore, tė ndjenjave njerėzore si njė pjesė e rėndėsishme e jetės. Nė kėtė blog, ēdo mbrėmje nė ora 20:00, Albatrosi publikon mendime, vargje poetike, prozė poetike, prozė tė shkurtėr dhe krijime tė tjera. Albatrosi ka arritur tė bėjė atė qė vėshtirė tė realizohej mė parė, tė bashkojė lexuesit shqiptarė nė njė faqe, nė njė filozofi tė pėrbashkėt, ata ndėrveprojnė me mendimet e tyre, komentet, idetė, bisedat e shumta qė zhvillohen mbi temat e panumėrta qė serviren ēdo mbrėmje nė Filozofinė Urbane.
Dy prej dramave tė Albatrosit, “Nė kėrkim tė daljes” dhe ”Engjėlli i vdekjes”, janė vėnė nė skenė nė Teatrin Kombėtar tė Kosovės.
"Ditar dashurie i njė shkrimtari" botuar nga BOTIMET DUDAJ (nėntor 2012), nė zhanrin e prozės artistike, ėshtė libri mė i shitur nė Panairin e Librit TIRANA 2012.
Romani “Bombė nė Beograd” botuar nga BOTIMET DUDAJ (Qershor 2012), pėr tre muaj radhazi qėndroi nė pesė librat mė tė kėrkuar nė Kosovė.
Libri “Lettera a un amico italiano dal Kosovo” ėshtė botuar nga Rizzoli (Corriere dela Sera) nė vitin 1999. Sipas statistikave zyrtare ky libėr ėshtė botuar dhe ribotuar nga 15000 kopje. Duhet cekur se Rizzoli RCS ėshtė botuesi mė i madh nė Itali dhe njė nga dhjetė botuesit mė tė mėdhenj nė botė.
Para luftės nė periudhėn 1996-1999, shkruante rregullisht te "Gazetė Shqiptare", pėr mafian shqiptare nė Perėndim.
Ai mban titullin Master i Dramaturgjisė (Fakulteti i Arteve – UP). Aktualisht ėshtė duke mbrojtur temėn e Masterit tė dytė nė Diplomaci – Marrėdhėnie Ndėrkombėtare si dhe ėshtė kandidat pėr Doktor i Shkencave nė fushėn e Studimeve tė Paqes nė Qendrėn pėr Zhvillim dhe Studime tė Paqes (ECPD) tė themeluar nga Universiteti i Paqes i Kombeve tė Bashkuara


__________________
"Nuk ėshtė koha qė ka rėndėsi, por vetvetja".

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga emine : 28-01-13 nė 21:12
emine Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 28-01-13, 21:13   #2
emine
 
Avatari i emine
 
Anėtarėsuar: 11-10-07
Postime: 37,446
emine i pazėvėndėsueshėmemine i pazėvėndėsueshėmemine i pazėvėndėsueshėmemine i pazėvėndėsueshėmemine i pazėvėndėsueshėmemine i pazėvėndėsueshėmemine i pazėvėndėsueshėmemine i pazėvėndėsueshėmemine i pazėvėndėsueshėmemine i pazėvėndėsueshėmemine i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Filozofia Urbane (Albatros Rexhaj)

Ka njerėz tė atillė tė cilėt, sado qė tė pėrpiqen, asnjėherė nuk do t'i pėrkasin askujt. Tė tillė jemi unė dhe ti. Si dy bonjakė, qė duhet tė luftojnė gjithmonė pėr pak hapėsirė. Hapėsirė pėr diēka mė shumė se vetėm frymė. Dhe tė gjithė bonjakėt janė vėllezėr nė mėrzi. Vėllezėr jemi edhe unė, edhe ti.
Andaj, e ndiej inatin tėnd qė vlon pėrbrenda, atėherė kur tė thonė se tė gjithė njerėzit lindin t...ė barabartė. Edhe ti e di se kėto janė vetėm fjalė koti, pėr t'i vetėkėnaqur ata qė tashmė, janė bėrė spektatorė tė rrėnimit tė ėndrrave tė tyre. Tė shtypur nėn thundrėn e padukshme tė atyre, qė me premtime tė bukura, na i vodhėn edhe shpresat. Tė atyre qė, edhe idenė e lumturisė na e kthejnė nė njė ankth.
Sonte mos fli.
Sado e lodhur tė ndihesh, sonte ZGJOHU!
Le tė ngrihen dhe le tė valojnė flamujt.
Le tė dėgjohet marshi i tė gjithė tė shtypurve tė kėsaj bote.
Le tė dridhen ata qė na duan tė pėrgjumur pėr tėrė jetėn.
Sonte, unė dhe ti refuzojmė tė jemi bonjakė.
(A.R)
__________________
"Nuk ėshtė koha qė ka rėndėsi, por vetvetja".
emine Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 28-01-13, 21:16   #3
emine
 
Avatari i emine
 
Anėtarėsuar: 11-10-07
Postime: 37,446
emine i pazėvėndėsueshėmemine i pazėvėndėsueshėmemine i pazėvėndėsueshėmemine i pazėvėndėsueshėmemine i pazėvėndėsueshėmemine i pazėvėndėsueshėmemine i pazėvėndėsueshėmemine i pazėvėndėsueshėmemine i pazėvėndėsueshėmemine i pazėvėndėsueshėmemine i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Filozofia Urbane (Albatros Rexhaj)

Ēka do tė bėje sikur ta gjeje njė thesar?
Padyshim se do ta trajtoje me kujdes dhe do e mbaje tė fshehur nga sytė grabitqarė.
Lumturia ėshtė thesari mė i ēmuar.
Trajtoje edhe atė me kujdes.
Ruaje nga grabitqarėt.
(A.R)
__________________
"Nuk ėshtė koha qė ka rėndėsi, por vetvetja".
emine Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 31-01-13, 20:28   #4
emine
 
Avatari i emine
 
Anėtarėsuar: 11-10-07
Postime: 37,446
emine i pazėvėndėsueshėmemine i pazėvėndėsueshėmemine i pazėvėndėsueshėmemine i pazėvėndėsueshėmemine i pazėvėndėsueshėmemine i pazėvėndėsueshėmemine i pazėvėndėsueshėmemine i pazėvėndėsueshėmemine i pazėvėndėsueshėmemine i pazėvėndėsueshėmemine i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Filozofia Urbane (Albatros Rexhaj)

Ti: Ėshtė e rėndė ... Por unė nuk do tė thyhem. Do tė ngjitem shkallėve deri nė fund. Tani e di se parajsa mund tė jetohet edhe nė tokė. Jetohet nėse ke frymėzim pėr tė jetuar. Ti je frymėzimi im. Ndėrsa unė dua tė jem muza jote.
Unė: Ti je shumė mė shumė. Sa herė qė tė kam afėr, e ndiej se ka diēka tjetėr brenda meje. Diēka mė shumė. Diēka qė mė kthen nė vrullin e ėndrrave qė pa frikė i jetoja n...ė fillimin e ditėve tė mia nė kėtė botė. Nuk e pėrmbaj dot. Sado qė tė pėrpiqem, nuk e pėrmbaj dot. Po shpėrthen brenda meje. Mė nxit qė ta thėrras emrin tėnd.
Ti: Jam femėr, andaj edhe e ndiej. E ndiej sikur bebushin qė lėshon shtat brenda trupit tim. Lumturia po ngjizet brenda meje. E ndiej aq fortė saqė mė mbėrthen ankthi nėse do tė mundem tė jem e fortė sa duhet. Aq sa edhe t'i jap jetė.
Unė: Dhe vetėm emri yt ėshtė lumturia ime. Formulė magjike. Njė eliksir qė pėrmbledh gjithēka; ėndrra, ankthe, gėzim, ... jetėn nė tė gjitha ngjyrat. Gjithēka qė jam unė. Gjithēka qė unė mund tė jem. Dhe aty e di, se edhe mė tutje jam pjesė e kėsaj bote. Andaj kam guxim. Nuk dua t'ia di edhe nėse do tė lėndohem pėrsėri. Mė nuk kam frikė qė tė dashuroj pėrsėri.
Ti: Ashtu sikur edhe ti, edhe unė nuk besoj nė rastėsi. Ti nuk erdhe atėherė kur unė kisha nevojė pėr dikė. Ti erdhe atėherė kur duhej tė vije. U shfaqe nė ēastin kur, e syrgjynosur nė trishtim, po e prekja fundin. Mjafton vetėm tė tė mendoj dhe unė ndihem mirė.
Unė: Ndėrsa unė tė gjeta nė ēastin kur e braktisa optimizmin brenda vetes. E di se kėto janė fjalėt e tua, por lejo qė, kėsaj here, ato tė dalin nga shpirti im;
"Natyra ime optimiste ringjallet nė ēast. Merr krahė, ēdo herė kur imazhi yt, paqėsisht, i nėnshtron mendimet e mia".
(A.R)
__________________
"Nuk ėshtė koha qė ka rėndėsi, por vetvetja".
emine Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 31-03-13, 18:15   #5
emine
 
Avatari i emine
 
Anėtarėsuar: 11-10-07
Postime: 37,446
emine i pazėvėndėsueshėmemine i pazėvėndėsueshėmemine i pazėvėndėsueshėmemine i pazėvėndėsueshėmemine i pazėvėndėsueshėmemine i pazėvėndėsueshėmemine i pazėvėndėsueshėmemine i pazėvėndėsueshėmemine i pazėvėndėsueshėmemine i pazėvėndėsueshėmemine i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Filozofia Urbane (Albatros Rexhaj)

Rėndom presim qė tė kėqijat tė na vijnė nga njerėz tė huaj. E vėrteta ėshtė se njerėzit tanė, ata qė tėrė kohėn i mbajmė afėr dhe u besojmė, dinė tė na lėndojnė shumė mė poshtėrsisht. Lėndimi ėshtė edhe mė i madh kur e kupton se ata nuk ndiejnė as pikėn mė tė vogėl tė fajit apo keqardhjes.
Sonte, ndėrsa shkruaj pėr kėto gjėra, ndiej se diēka nuk ėshtė nė rregull me ty.
Ndiej luftėn tėnde jo vetė...m me veten, por edhe me botėn qė nuk tė lejon as edhe tė mėrzitesh me dinjitet.
Tė gjithė tė thonė se nuk duhet tė mėrzitesh. Ndėrsa ti habitesh se si mund tė ta thonė kėtė.
Ti ke tė drejtė! Besomė se ke tė drejtė. Ngaqė tė tjerėt janė nė njė mendje, kjo nuk do tė thotė se ata dinė diēka mė shumė. Nuk mund tė dinė, sepse ata nuk janė nė lėkurėn tėnde.
Ajo pėr ēka ti je mėrzitur, tė ka pėrgjunjur. Madje tė nxjerr edhe lot.
Ēdo gjė qė tė sjell deri nė atė gjendje, aq sa tė nxjerrėsh edhe lot, ėshtė njė arsye e mjaftueshme pėr t'u mėrzitur.
Mos e fshih mėrzinė tėnde. Mos ik prej saj. Ndieje dhe, nėse ėshtė nevoja, preke edhe fundin. E kur ta prekėsh fundin, atėherė shiko anash. Aty do ta kuptosh se, edhe sikur tė duash, mė poshtė nuk mund tė shkosh. E vetmja rrugė e mbetur ėshtė kthimi lart.
Tani tregoje veten. Trego se je mė i mirė se ata qė tė sollėn deri aty.
Mjaft vajtove, sepse nė atė humnerė as vaji nuk ka mė kuptim. Ti e di se askush nuk mund t'i ndihmojė ata qė nuk arrijnė tė ndihmojnė veten.
Pėrmblidhu.
Dhimbja jote le tė jetė ajo qė do tė tė ngrejė mė kėmbė.
(A.R)

* fragment nga "Ditar dashurie i njė shkrimtari" - Albatros Rexhaj, Botimet DUDAJ, tani i ribotuar


__________________
"Nuk ėshtė koha qė ka rėndėsi, por vetvetja".
emine Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 10:23.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.