Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Shkenca > Hapėsirė filozofike-psikologjike
Emri
Fjalėkalimi
Hapėsirė filozofike-psikologjike Praktika e jetės njerėzore, sjelljet e individėve e tė shoqerisė. Proēeset mendore etj.



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 14-12-11, 09:22   #1
emine
 
Avatari i emine
 
Anėtarėsuar: 11-10-07
Postime: 37,446
emine i pazėvėndėsueshėmemine i pazėvėndėsueshėmemine i pazėvėndėsueshėmemine i pazėvėndėsueshėmemine i pazėvėndėsueshėmemine i pazėvėndėsueshėmemine i pazėvėndėsueshėmemine i pazėvėndėsueshėmemine i pazėvėndėsueshėmemine i pazėvėndėsueshėmemine i pazėvėndėsueshėm
Gabim Dashuria

A keni pyetur ndonjeher se cfare eshte Dashuria? PA dyshim qe shume here dhe asnjeher nuk kemi marr pergjigjen e duhur,asnjeher nuk mjaftoi e gjithe ajo qka ne bem per te tjeret dhe te tjeret per ne te them kjo eshte mjaft me nuk me nevojitet me shume....
Po a keni pyet ndonjeher cfare eshte Dashuria ndaj vetes sate,ne ket mendim ndoshta dhe gabohem po shume pak njerz i shtrojne ket pyetje vetes dhe mu ateher kur deshirojne te duan veten eshte shume vone,mbase eshte qasti i fundit i jetes kure gjitha kalojne si nje filem dhe mendojme ah sa pak kemi ber per veten dhe kemi fal aq pak dashuri vetes:
Per disa eshte cmenduri si mundem ta dua,ta puthe ta perqafoi ta cmoje dhe si ti them vetes te dua,tingllone qesharake,egoiste dhe kure behet e teper dhe pa vedije tingllone si nje smundje manjakesh
Kur rikujtojme femijerin tone te mbushur me gezime dhe dhimbje,dhe shume here kujtojme vetem ato qka dhembin,dhembjes i kemi len aq shume hapsire saqe ka leshu rrenje te fella ne jeten tone,kujtome momentet ne shkolle shoket shoqet,pastai dashurin e pare,zhgenjimin e pare,endrrat e thyera dhe prap e shofim dhembja ka leshu rrenje te thella ne jeten tone
E marrim nej zarf dhe me gjithe fuqin qe kemi mundohemi ta mbushim me ato dhembje,po ka aq shume saqe nje zarf nuk mjaftone,pastai shofim ne tavolinen tone ka shume zarfa dhe duhet nisur per harres,gjersa kemi nis te dytene para na eshte kthy,mbrapa shkruan:Nuk ka adrese per ket zarf vendin e ka tek ti,dhe ti prap e rinis me shpres se nuk do kthehet me,pas qindra perpjekjesh dhe mu ateher kure ke humbur shpresen se zarfa do mberrij,atje ku ti e ke nisur,,,ne Harres.
Fillone te mendojsh qka ka mbetur per te harruar,dhe kujtone nje dhimbje bashk me shume gezim dhe nuk deshirone ta harrojsh ,si te harrojsh diqka aq te bukur dhe te shtrejt ,qofte dhe dhembje ,me te zhduket dhe momenti me i bukur qe ke pas ne jete.....
Dhe kthehemi tek vetja ,qka sote ndjejme dhe si ndjehemi,pas gjitha ktyre sote ndodhe te ndihemi te plotsuar ja te boshatisur,duke luftu dhimbjen bashk me te kemi imponu vetes dhe lumturin,duke mesu nga e kaluaera kemi mbyllur cdo porte jemi te sigurte ,po shansi se do jemi te lumtur eshte aq i vogel gjersa porta qendrone e mbyllur dhe e sigurte
DHe prap kthehemi tek vetja,kush eshte ne keto momente me ne,kush mundet te na shikoi thell ne shpirt qka ndjejme,dhe kush eshte aj njeri qe ,do na qendroi gjithmone prane,njerzit kan ritmet e veta te dites,nevojat personale,eshte largesia ,puna dhe eshte gjithmone diqka qe duhet te bejne te tjeret per vete,nuk do te harrojne kurre,po nuk kan kohe per ty,do te duan gjithmone po sdo te qendrojne pran kur ti i kerkone,,
Ti si njeri dhe si shpirt do jesh gjithmone vetem ,je i/ e detyruar qe cdo mengjes qe hap syte te mendojsh per punen qe ke per te ber,pastai bashk em ty zgjohen mendimet dhe dyshimet,dhe bashk me to rikujtojme shume here njerz qe na percjellin vetem ne mendime,dhe prap je vetem pyet me qindra here qka dua sote,qka munde te arrij sote,dhe i imponone vetes te mendojsh per neser sepse sje i sigurte se neser do sgjohesh dhe do jetosh.
Nga gjitha ato qe te mundojne ty dhe i ke detyre ti kryjesh gjate dites vijne dhe njerzit tjere,kerkojne nga ti diqka,qofte dhe nje vesh per ti degjuar,kerkojne ndim kerkojne zenka,ndodhe dhe dashuri tu falesh,,,,do ket gjithmone gjate jetes sate njerz qe do vijne ne jeten tende dhe do te shfaqin kerkesa,,,,
Po a je gadi ti te falesh gjitha kto gjersa ,,,ndoshta ti nuk ke mesuar sa i rendesishem je,dhe sa e do jeten tende,a do jesh i gatshem te falesh anen tende me te mire pa kerkuar shperblim,a je i gatshem te japesh dhe mos te presesh kurre diqka.Ti je i gatshem jep,fal,do,merr,dhe jep prap,po ndodhe shume here te mos e kemi ndjesin e asaj qka bejme,ndodhe te kemi frig duke jap dashuria shterrohet,koha humbet per te tjeret dhe nje dite kure do jem ne nevoje askush nuk do jap,,,,,Gabim trashanik ,ne japim sepse duke jap ndihemi te nevojshem te rendesishem japim sepse duke jap ne e duam veten me shume.
Dhe ndodhe te gjindemi perball vetes dhe te pyesim :sa jete do kem,eshte ky fundi im,qendroi me dite te tera perball portes se spitaleve,dhe askush nuk me jep pergjigje se cfare kam,dyshojme ne shumqka dhe ne veten qka kemi ber gabim,pse sote jam kaq e semure ,nuk deshta kaq shpejte te ik nga ketu,kam shume per te ber,kam shume per te jetu:po askush ste jep pergjigjen,dhe mu ne erresire ka ikur dhe hija jote,njerzit qe qeshen dhe te deshten dikure gadi gjithe jan te ngarkuar me punet e tyre,dhe njerzit qe jan ktu ke frig ti kerkojsh sepse besone ke ber shume pak per ta:
Perleshesh em qindra mendime po i vetmi mendim te ben te ndjehesh keq dhe i / e trishtuar:eshte se ke ber shume pak per veten,ke ec aq shpejte ne jete,saqe ke harru shume here ti hedhesh sy gjanav te rendesishme,nuk ke verejt dashurin e te tjereve,nuk je ule me pushu sepse ke mendu dita nuk mjaftone te kryej gjithe kto pune,nuk ke qesh se ne zemren tende diqka ka ngull rrej dhe ti sdeshirojsh te qeshesh,nuk ke shiju momentet e lumturis sepse gjersa te tjeret sjan te lumtur as ti nuk munde te gezohesh,nuk ke fal gabime,dhe nuk ke kerku kure falje per gabimet e tua,dhe me keqja duke i harru gjitha kto ke harru te duash dhe veten tende.
Dhe sote ora ec cdo minute i jetes sate sote numerohet ,jeta prap te kalone si nje filem dhe pyet prap duhem vertet te humbim gjithqka qofte dhe jeten per te kuptuar me te vertet se qka eshte e rendesishme,dhe ke dy opsione te pajtohesh me gjitha kto , ,o te shpresojsh nese Do kem jete nga dita sodit cfardo te bej dhe veproi do e beje en emer te Dashuris ndaj vets dhe jetes sime,do ta dua jeten me gjitha ato cikrrime qofshin te mira dhe te kqija:Pa harruar sote nuk ka mbaru gezimi bashk em dhembjen,nga sote duhem vetem te mendoi ndryshe.Sot eshte gjithqka e tmerrshme po atje diku,shume larg arrij te shofe nje drit,me ngjan se do shuhet,po ajo prap vjen me jep sinjall qe atje diku ka shpres dhe nese do arroj ta shofe nga afer ,kam arrit ndoshta te shpetoi
Dashuria ndaj vetes .....
PA e ndjere ket dashuri ne veten tone,nuk do kemi kurre ndjeshmerin ti duam tjeret,pa e pranu veten dhe jeten tone nuk do mundemi kure ti pranojme te tjeret,dhe pa Dashuri bota eshte e ftofte e erret ,e eger ,,,
Ndoshta jeta mi mesoi gjitha ti ndjeje keshtu ,ndoshta dhe jeta me mesoi qka eshte dashuria ndaj vetes,po e gjitha filloi ateher kur i thash nje njeriu per heren e pare te dua me shume sa jeten time,dhe ai em tha,gjersa nuk ke mesu ta duash veten,dashuria jote ndaj meje eshte shume e vogel.....ateher jam ndi keq po sote e di qe kishte pasure te drejt,,,,,,

Asgje qka sjell dhimbje dhe lekundje asgje nga keto nuk jan ne emer te dashuris,dashuria duhet te bej te ndjehesh rehat ,te jap krah te fluturojsh ,dashuria seshte ziliqare,egoiste apo xheloze,dashuria eshte e vetmja ndjenje e cilla nuk do ike kurre nga ti,ajo eshte ne shpirtin tende,dhe sa me shume qe falet ajo aq ma madhe behet,e vetmja ndjenje qe nuk hargjohet kurre,

Duaje jeten tende dhe njerzit qe jan pjes e asaj jete...


__________________
"Nuk ėshtė koha qė ka rėndėsi, por vetvetja".

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga emine : 14-12-11 nė 09:28
emine Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 19-12-11, 22:29   #2
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Unhappy Titulli: Dashuria

Njė shi i imėt po rigonte atė ditė fillim pranverė, si pėr t'i prishur buzėqeshjen lulėzimit tė natyrės. Dimi qendroi te pragu i portės, ktheu edhe njėherė kokėn pas, si pėr t'i dhėnė lamtumirėn asaj shtėpie qė u lind dhe kaloi 30-tė vitet e jetės sė tij. Nė dorė mbante njė ēantė sporti tė zezė. As tridhjetė hapa nuk kishte ecur, kur befas pėrpara i del i ati. U pėrshėndetėn tė dy.
Baba, tė tė pėrqafoj pak? I ati nuk foli; e kuptoi ē'donte tė thoshte i biri me ato fjalė, madje edhe vendimin e tij qė kishte marrė. Vetė i ati, e dėshironte edhe ai, qė i biri t'i bashkohej atyre grupe njerėzve qė po shkėputeshin nga atdheu i tyre duke kaluar kufirin, si e vetmja shpresė mbijetese, kur ēdo gjė nė atdheun e tyre po shkonte drejt shkatėrrimit.
I hodhi njė shikim tė birit. Ishte vetė i ati ai, i pari, qė hapi krahėt pėr ta pėrqafuar. At e bir tė pėrqafuar ndjenė nxehtėsinė dhe lagėshtinė e lotėve tė njėri tjetrit. Nuk folėn, ndejtėn pak ēaste tė pėrqafuar. Atė ēast, heshtja e tė dyve dhe sytė e tyre tė pėrlotur folėn mė shumė se ē'duhet tė flisnin ata tė dy. Ai u largua, ndėrsa i ati qendroi, duke e shoqėruar me sy nga prapa.
"Nėse je pėr udhė, tė qoftė udha e mbarė bir. Paē bekimin tim gjithė jetėn, por, a do tė shoh vallė babai pėrsėri?!" uroi ai me gjithė shpirt nėn vete, me sy tė pėrlotur...
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 01-02-12, 18:26   #3
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Cool Titulli: Dashuria

Thuhet se: parajsa ėshtė vendi i ėndrrave, vendi i kėnaqėsive, vendi i lumturisė, vendi i paqes, vendi i mrekullive... por, diku lartė nė qiell!...
Po nė tokė: ku gjendet vallė parajsa?

Ajo gjendet nė thjeshtėsinė e komunikimit, nė ēiltėrsinė e kristaltė, nė pastėrtinė dhe ndershmėrinė morale, nė ndjesitė mė tė larta tė fisnikėrisė dhe zemėrgjerėsisė, nė butėsinė dhe ngrohtėsinė e zemrės... nė shpirtrat e ndritur tė qenieve hyjnore!

Kėto kualitete tė arta e brilante, manifestojnė madhėshtinė e parajsės nė tokė, respektivisht, nė mendjen, shpirtin, zemrėn dhe trupin e njeriut. Kėto vlera, m'u sikurse ato puhizat pranverore me aromėn dehėse qė burim kanė nektarin e jetės, i afrojnė njerėzit, lidhin shoqėritė, mposhtin urrejtjen, venitin djallėzitė, sfidojnė stinėt, sfidojnė vitet, krijojnė harkore ylberesh me ngjyrat mė tė gėzuara tė jetės, ndėrtojnė urat e njė miqėsie tė vėrtet njerėzore, dhe m'u kėtu fillon tė merr formė, fillon tė frymoj, tė merr jetė, tė kultivohet me fisnikėrinė mė tė lartė edhe njė kopsht, qė do ta quajmė, ashtu edhe siē e ndjejmė, "Kopshti i miqėsisė sė artė" - ose parajsa e vėrtet.

Sigurisht se secili kopsht e ka njė burim, e ka njė rrjedhė... e ka edhe njė histori - faqe tė ndryshme tė saj, por me tė njėjtin titull: "Kopshti i miqėsisė sė artė!"

Mund tė jenė disa shkronja... njė fjali... njė letėr... fillimi i kėsaj historie: shkronjave qė mėkojnė me aq butėsi filizat e parė, fjalive qė ushqejnė me aq dashamirėsi gonxhet e sapoēelura, letrave qė formojnė me dashurinė mė tė sinqertė buqeta lulesh... nga mendje tė ndritura, nga shpirtra tė pastėr, nga zemra tė bardha... Kėshtu ndėrtohen konturat e shtresuara me ar e shkėlqim brilanti tė njė kopshti, tė vogėl nė dukje, por tė madhėrishėm nė pėrmbajtje.
Ēdo gjė qė ėshtė e madhėrishme, natyrisht, qė tė mahnit me bukurinė e saj... dhe tė gjitha kėto mrekulli hyjnore i pėrqafon nė kėtė kopsht tė miqėsisė sė artė. Sa herė qė ndalon aty pėr ta soditur apo pushuar: gjen paqen dhe qetėsinė shpirtėrore, disponimin mė tė kėndshėm, nektarin e jetės, harmonizimin e pėrsosur tė ritmit hyjnor. Dhe nėn tingujt e pėrsosur tė kėtij ritmi hyjnor, lehtė dėgjohet duke rrjedhė njė ujėvarė buzėqeshjesh m'u nė mes tė kopshtit nga ku reflektojnė ngjyrat mė tė gėzuara tė jetės... dhe nėn pushtetin e magjishėm tė kėsaj mrekullie tė quajtur lumturi, drejton shikimin kah burimi dhe i pėshpėrit dy fjalė: "Pėrshėndetje Madhėshti!". Me anė tė kėsaj pėrshėndetje hyjnore i bartė tė gjitha kėto ngjyra tė gėzuara jete, sikurse ylberi, deri tek syri, zemra dhe shpirti i miqve tu, bashkė me tingujt e gėzuar e skofiar qė rrjedhin ėmbėl nga ujėvara e buzėqeshjeve, pėr t'u falur edhe atyre kėtė ndjesi tė kėndshme, kėtė aromė dehėse, aromėn e nektarit tė jetės...

Aroma dehėse qė shpėrndahet nga kurorat e luleve pėrplot ngjyra magjepse, por edhe nektari i jetės qė rrjedh nga ujėvara e buzėqeshjeve, tė tėrheq pėrherė e mė shumė... dhe nuk mund ta kalosh as edhe njė ditė pa e vizituar kėtė kopsht tė miqėsisė sė artė... pa ndaluar aty, pa e soditur atė mrekulli tė rrallė... pa e freskuar shpirtin tek ujėvara e buzėqeshjeve... dhe pa mbjell nė tė, bile njė filiz tė ri... e kėshtu pėr ēdo ditė kėtij kopshti i shtohet bukuria... edhe madhėshtia... e bashkė me to mishėrohet e forcohet edhe miqėsia...
...Dhe stinėt vazhdojnė tė ndėrrohen”! Kalojnė muajt nė kalendar!”.... Por, nė kėtė kopsht nuk bie ndonjė copėz akulli... e as gjethet nuk zverdhėn... Nė vazhdimėsi mbillen filiza tė rinj, pavarėsisht stinėve. Frytet magjepse qė lulėzojnė, nuk arrin dot t'i dėmtoj as acari i egėr i janarit, e as fuqia pėrvėluese e diellit nė korrik, sepse rrėnjėt e tyre ujiten e rriten nga uji i bekuar i ujėvarės sė buzėqeshjeve, nga freskia magjike qė e lumturon shpirtin sa herė qė e thithim atė aromė dehėse, nga ngjyrat mė tė ngrohta qė gėrshetohen e vezullojnė nė harkoren e ylberit, nė urėn, nėpėr tė cilėn shėtitėn dhe hedhin hapat vetėm shpirtra tė pastėr engjėllor qė kanė uratėn e Perėndisė.

Pothuajse ēdo ditė kemi nevojė tė takohemi me vetveten… dhe sa herė e ndjejmė kėtė, nisemi drejt kėtij kopshti hyjnor pėr ta takuar harmoninė e pėrsosur: atė tė shpirtit me trupin, tė njeriut me natyrėn, tokėsores me qielloren. Dhe strehohemi e ulemi tė pushojmė nėn freskinė e ujėvarės sė buzėqeshjeve duke u tretė edhe vet nėn lojėn gurgulluese tė valėve tė saj tė gėzuar. Sa herė i hapė petalet e saj njė lule, nga brendia e saj shpėrthejnė e shpėrndahen nė qiellin e pastėr tė kėtij kopshti grumbuj shkėndijash tė mirėsisė, pastėrtisė, zemėrgjerėsisė, fisnikėrisė... tė gjitha kėto duke u lėkundur lehtė nėpėr freskinė e mbrėmjeve plotė yje, pėr ta shkrirė e shpėrndarė ēdo lloj errėsire nė shpirt....
...dhe sa herė qė dalim nga aty, pėr t’u ritakuar nė ditėn tjetėr, me vete marrim shkėlqimin qė na jep ylberi i harkuar nė qiellin vezullues si kurorė e njė miqėsie tė vėrtetė njerėzore...

Miq tė dashur, parajsėn (greqisht - kopshtin) mos e kėrkoni nė lartėsitė e paarritshme qiellore, atė e keni pėrherė pranė, nė brendi tuajėn... mjafton t'i hapni portat e zemrės dhe tė shpirtit qė ajo tė manifestohet edhe pėrmes disa shkronjave, rreshtave... pėr t'u transformuar nė njė kopsht hyjnor, pėr t'u shtresuar thellė, thellė nė kujtesėn e kohės... nė pėrjetėsi.

Tė gjitha kėto qė i lexuat mė lartė, me gjuhėn e miqėsisė ua thash, dhe ju lutem kėtė mbajeni nė mend: nė shpirtin tuaj, njė miku/mikeshe, bėjuani njė vend... Njė mik/eshė i/e mirė do t’ju vie si njė shkėndije shprese nė jetė, burime energjie atėherė kur do tė ndiheni tė lodhur, shkėndije lumturie kur do tė prekeni nga trishtimi, burim force kur tė ndiheni tė dobėt... strehimore nė ēaste ligėshtie...
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 16-02-12, 14:30   #4
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Dashuria

Kunata e vogėl Mari, dashuria e pėrjetshme e shkrimtarit Charles Dickens (1812 – 1870)

Obsesioni i shkrimtarit Charles Dickens pėr motrėn e gruas sė tij, ēka pothuajse e shkatėrroi. Gruaja ideale qė gjendet nėpėr faqet e veprave tė tij. “Ajo ėshtė aq e pandashme nga ekzistenca ime, ashtu si rrahjet e zemrės”…


Dickens duhet tė jetė kthyer pėrmbys nė varrin e tij nė Westminster Abbey. Ai e kishte tmerr ēdo lloj ekspozimi tė intimitetit tė tij dhe nė 1860-n, pas prishjes sė martesės sė tij, ai e dogji tėrė korrespondencėn e tij “sepse unė nuk mund tė pėrgjigjem pėr respektimin e privatėsisė kur tė kem vdekur”. Megjithatė sot, nė 200-vjetorin e lindjes sė tij, jeta e tij dashurore ngjall shumė interes.
Pėr njė burrė me njė forcė tė tillė titanike pėr jetėn, jeta e tij seksuale duket tė ketė qenė shumė e zbehtė. Pėr aq sa dimė, ai ishte ende i virgjėr kur u martua nė moshėn 24-vjeēare. Mbi kėtė ēėshtje ai ka thėnė se ka qenė gjithnjė i dashuruar; historia katėrvjeēare me njė grua tė re kapricioze, e quajtur Maria Beadnell, e kishte pushtuar atė me njė pasion dėrrmues. Kur u ndanė, ai ndjeu se zemra e tij kurrė nuk do tė shėrohej plotėsisht.

Ndjenjat e tij pėr Catherine Hogarth thuhet se ishin mė pak romantike. Ajo ishte vajza e bosit tė tij (George Hogarth ishte redaktori i Dickens-it nė edicionin e mbrėmjes tė Morning Chronicle) dhe Dickensi e hasi pėr herė tė parė 19-vjeēaren nė shtėpinė e Hogarthve nė Fulham. Nė tė njėjtėn kohė, ai u takua me dy motrat e saj tė vogla, Maria, e cila ishte 14 vjeē dhe Georgina, e cila ishte gjashtė.
Ato tė tria do tė bėheshin qendra e jetės sė tij. Ndoshta mė e jashtėzakonshmja e kėtyre marrėdhėnieve ishte ajo qė pati me Marinė. Kunata e tij do tė ishte dashuria e jetės sė tij, frymėzimi pėr disa nga krijimet mė tė famshme letrare tė tij.

Ai dhe Maria kishte shkuar mirė gjatė shoqėrimit tė tij me Catherinen, por nuk e priste qė vajza 16-vjeēare nuk do tė lėvizte nga shtėpia, pas kthimit tė tyre nga muaji i mjaltit. Ata jetonin nė dhomat e vogla tė Dickens-it, ēka ishte gjėja e fundit qė njė ēift i ri mund tė donte.

Dickens gjithsesi u shfaq i kėnaqur nga prania e saj. Ajo, nga ana tjetėr, e adhuronte kunatin e saj mendjehollė. Ajo mė vonė u largua, por u kthye pėrsėri kur Catherine lindi, nėntė muaj menjėherė pas martesės. Kėrkesat pėr veprat e Dickensit ishin gjithnjė nė rritje dhe skicat qė ai shkroi nėn emrin Boz ishin shitur aq mirė, saqė familja u zhvendos nė njė ndėrtesė mė tė madhe nė Street Doughty. Maria u bė pjesė e jetės sė familjes, ku pėrfshihej edhe vėllai mė i ri i Dickensit, Fred.

Vetėm njė muaj mė vonė, Dickens, Catherine dhe Maria shkuan nė teatėr pėr tė parė farsėn e Dickens-it “A ėshtė ajo gruaja e tij?”. Kur u kthyen nė shtėpi, Dickens dhe Maria biseduam deri nė orėn 1:00 tė mėngjesit. Kur u kthye nė dhomėn e gjumit, papritur ajo u ndje keq. Mjekėt erdhėn me shpejtėsi. Dickens u kujdes pėr tė, duke pritur t’i ulej temperatura. Dhe mė pas, pas shumė orėsh nė krahėt e tij, ajo vdiq.
Dickens u shpartallua. Kur e kuptoi se ēfarė kishte ndodhur, ai hoqi njė unazė nga gishti i saj, tė cilėn e mbajti pėrgjatė gjithė jetės sė tij. Ai mori njė tufė flokėsh tė saj nga znj. Hogarth, tė cilat gjithashtu i mbajti me vete gjithmonė.

“Ju nuk mund ta imagjinoni mjerimin nė tė cilin kjo ngjarje e tmerrshme na ka zhytur”, i shkroi ai gjyshit tė Marisė. “Qė prej martesės sonė, ajo ishte paqja dhe jeta nė shtėpinė tonė”, shkruante ai, teksa shtonte se boshllėkun qė Maria kishte lėnė nė jetėt e tyre nuk mund ta mbushte askush. Nė mėnyrė tė kuptueshme ai ishte i tronditur nga vdekja e papritur e Marisė, por ka diēka tė papėrmbajtur, tė pashpjegueshme, nė reagimin e tij ndaj saj. Thėnia i tij se do tė kishte sakrifikuar dikė tjetėr (kė?), nė vend tė saj, ėshtė alarmante. Fjalėt e tij duken si fjalėt e njė prindi tė dėshpėruar, por ai nuk ndjeu emocione tė tilla, mė vonė, kur humbi dy prej fėmijėve tė tij.

“Falė Zotit qė ajo vdiq nė krahėt e mi dhe fjalėt e fundit qė pėshpėriti ishin pėr mua.. Unė besoj se njė krijesė e tillė e pėrsosur nuk ka frymuar kurrė”, i shkruante ai pėr vdekjen e Marisė, mikut tė tij tė vjetėr, Thomas Beard.

Ai ishte vetėm 25 vjeē. Vdekja e Marisė ishte njė goditje nga e cila kurrė nuk u shėrua. Pėr tė parėn dhe tė vetmen herė nė jetėn e tij, ai ndali sė punuari.
Mė vonė, personazhi i Marisė do tė shfaqej nė veprat e tij si “Oliver Twist” apo “David Copperfield”. Ajo u bė ideali se si njė femėr duhet tė ishte. Ajo vdiq nė atė moshė, qė sipas tij, ėshtė mė e pėrkryera: nuk u shėndosh, nuk u bė e mėrzitshme, e lodhshme, acaruese…
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 18-11-12, 12:05   #5
emine
 
Avatari i emine
 
Anėtarėsuar: 11-10-07
Postime: 37,446
emine i pazėvėndėsueshėmemine i pazėvėndėsueshėmemine i pazėvėndėsueshėmemine i pazėvėndėsueshėmemine i pazėvėndėsueshėmemine i pazėvėndėsueshėmemine i pazėvėndėsueshėmemine i pazėvėndėsueshėmemine i pazėvėndėsueshėmemine i pazėvėndėsueshėmemine i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Dashuria

Nuk ka gjė mė t? keqe se sa kur e zhgėnjen nj? njeri qė tė dashuron.
E di se ka shumC? nga ata qė nuk mėrziten pėr kėtė. Ka shumė nga ata qė mburren se e kanC? zhgėnjyer dikė. E shohin si zotėsi!
Ti mos u bėj e tillė.
Mos u bėj nga ata qė mburren me zemrat qė kanė thyer.
(A.R - Fragment nga "Ditar dashurie i njė shkrimtari")
emine Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 18-11-12, 12:52   #6
tipi engjellor
tipi engjellor
 
Avatari i tipi engjellor
 
Anėtarėsuar: 30-03-10
Vendndodhja: aty ku jeton dashuria
Postime: 14,540
tipi engjellor e ka pezulluar reputacionin
Gabim Titulli: Dashuria

Dashuria nje miqesi e qmendur...........
tipi engjellor Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 06-12-12, 11:53   #7
Le jardin des disparus
Bulevardi i muzave!
 
Avatari i Le jardin des disparus
 
Anėtarėsuar: 22-10-12
Vendndodhja: Nė kopshtin e t`pagjeturve!
Postime: 408
Le jardin des disparus i pazėvėndėsueshėmLe jardin des disparus i pazėvėndėsueshėmLe jardin des disparus i pazėvėndėsueshėmLe jardin des disparus i pazėvėndėsueshėmLe jardin des disparus i pazėvėndėsueshėmLe jardin des disparus i pazėvėndėsueshėmLe jardin des disparus i pazėvėndėsueshėmLe jardin des disparus i pazėvėndėsueshėmLe jardin des disparus i pazėvėndėsueshėmLe jardin des disparus i pazėvėndėsueshėmLe jardin des disparus i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Dashuria

Dashuria mė ngjan nė detin. Ne futemi nė tė dhe s`dijmė nė do dalim prapė... Lundrime nganjėherė tė pafatshme e zhytje plot rreziqe, shkėmbinj tė padukshėm e rryma qė tė marrin nė pakthim, peshkaqenė e gjeratore... Por nuk ka pėrse tė heqėsh dorė nga DASHURIA pse paska njė mėnyrė pėr tė tė gėlltitur sikur deti, qė mė mijėra kėnaq e ndonjėri shtrenjtė e paguan!
__________________
Koha mė bėn tė harroj disa njerėz, disa njerėz mė bėjnė tė harroj kohėn, ndėrsa disa tė tjerė janė koha ime! http://dai.ly/x1971hq

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Le jardin des disparus : 06-12-12 nė 11:56
Le jardin des disparus Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 07-12-12, 00:19   #8
Hajra
Guest
 
Postime: n/a
Gabim Titulli: Dashuria

......eshte bela e embel,
  Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 17-12-12, 15:00   #9
Le jardin des disparus
Bulevardi i muzave!
 
Avatari i Le jardin des disparus
 
Anėtarėsuar: 22-10-12
Vendndodhja: Nė kopshtin e t`pagjeturve!
Postime: 408
Le jardin des disparus i pazėvėndėsueshėmLe jardin des disparus i pazėvėndėsueshėmLe jardin des disparus i pazėvėndėsueshėmLe jardin des disparus i pazėvėndėsueshėmLe jardin des disparus i pazėvėndėsueshėmLe jardin des disparus i pazėvėndėsueshėmLe jardin des disparus i pazėvėndėsueshėmLe jardin des disparus i pazėvėndėsueshėmLe jardin des disparus i pazėvėndėsueshėmLe jardin des disparus i pazėvėndėsueshėmLe jardin des disparus i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Dashuria

Dashuri do tė thotė tė hapėsh zemrėn, jo kėmbėt.
__________________
Koha mė bėn tė harroj disa njerėz, disa njerėz mė bėjnė tė harroj kohėn, ndėrsa disa tė tjerė janė koha ime! http://dai.ly/x1971hq
Le jardin des disparus Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 19-12-12, 19:04   #10
turisti
nė sokaqet misterioze....
 
Avatari i turisti
 
Anėtarėsuar: 25-07-04
Vendndodhja: Mahalla e azganave p/n
Postime: 47,343
turisti i pazėvėndėsueshėmturisti i pazėvėndėsueshėmturisti i pazėvėndėsueshėmturisti i pazėvėndėsueshėmturisti i pazėvėndėsueshėmturisti i pazėvėndėsueshėmturisti i pazėvėndėsueshėmturisti i pazėvėndėsueshėmturisti i pazėvėndėsueshėmturisti i pazėvėndėsueshėmturisti i pazėvėndėsueshėm
Gabim Re: Titulli: Dashuria

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Le jardin des disparus Shiko postimin
Dashuri do tė thotė tė hapėsh zemrėn, jo kėmbėt.

Dashuria lind ne zemer e kerset mes kembeve .


__________________
Ēdo gjė ėshtė e kalueshme,a mė i kalueshmi ėshtė njeri.
turisti Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 05:35.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.