Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Shkenca > Astronomia
Emri
Fjalėkalimi
Astronomia Vrojtimi dhe shpjegimi i dukurive qė ndodhin jashtė Tokės dhe atmosferės.

Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 19-09-11, 21:16   #16
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Smile Titulli: Toka

Rreth botės pėr 1 minutė

Xhirimi i kėtyre pamjeve ėshtė bėrė pėr 80 ditė dhe ėshtė montuar nė njė minutė. Pamjet janė marrė nga Stacioni Ndėrkombėtar i Hapėsirės. Imazhet janė marrė gjatė njė udhėtimi rreth 220 kilometra mbi sipėrfaqen e tokės.

Filmimi ėshtė hedhur me 15 shtator nė YouTube dhe deri tani ka marrė mė shumė se 50 000 shikime. Pamjet nisin mbi Oqeanin Paqėsor dhe pas lėviz drejtė Amerikės Veriore dhe Jugore pėr tė pėrfunduar nė Antarktikė, ku shfaqet dhe dielli qė pengon xhirimin e mėtejshėm.

Gjatė pamjeve shihen dritat nė qytetet e mėdha gjithashtu dallohen qartė edh3e rrufetė nė Oqeanin Paqėsor.

__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 19-09-11, 21:18   #17
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Aurora mbi Australi

Aurora mbi Australi

Planeti ynė pėrveēse ėshtė spektakolar nga afėr edhe nga ajri ėshtė magjepsės. Imazhet nė video tė marra nga Stacioni Hapėsinor Ndėrkombėtar tregojnė pamjet e njė aurorė nė hemisferėn jugore tė planetit tonė.

Pamjet janė xhiruar me 11 shtator tė kėtij viti nga 400 km largėsi mbi kontinentin Australian. Nė tė tregohet fenomeni atmosferik i shkaktuar nga plazma diellore nė kontakt me hemisferėn dhe tėrhequr nga forca e graviteti tė Tokės.

Fenomeni ėshtė emėrtuar “Drita e Jugut”.

http://www.albeu.com/kuriozitete/aur...(video)/46188/
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 02-11-11, 21:23   #18
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Toka

Kamerat nga Stacioni Ndėrkombėtarė hapėsinorė (ISS) kanė incizuar Tokėn gjatė natės. Nė incizim mund tė shihen Kanadaja dhe pjesa qendrore e SHBA-ve. Video ėshtė incizuar nga Ekspedicioni me datėn 29 tė muajit tė kaluar.

Vjetėr 09-11-11, 15:35   #19
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Toka

Nje ere e re gjeologjike: Miresevini ne “Anthropocene “

Pas 12 mije viteve Holoceni, epoka gjeologjike ne te cilen jetojme, mund te dale ne pension per t’i lene vendin Antropocen-it, nje epoke te re ne te cilen planeti formohet dhe modifikohet me shume nga veprimtarite e njeriut sesa nga fenomenet e medha gjeologjike.

Termi ” Anthropocene” nuk ka hyre ende ne nomenklaturen zyrtare, por eshte gjithnje me i perdorur brenda komunitetit shkencor; eshte perdorur per here te pare ne vitin 2002 nga Nobel Paul Crutzen, nje kilmatolog qe ka perqendruar studimet mbi efektet e aktivitetit njerezor mbi klimen dhe atmosferen e planetit.

Pak dite me pare Geological Society of America (Shoqeria Gjeologjike e Amerikes), ne mbledhjen e saj vjetore ka perdorur termin ne titullin e ngjarjes:”Antropocene: E kaluara si celes per te kuptuar te ardhmen”.

Fakti eshte domethenes sepse gjeologjia eshte nje dege e shkences me konservatore dhe per gjeologet pranimi i futjes se nje epoke te re brenda historise se tyre nuk eshte aspak e lehte.

Megjithate, deshmite e asaj qe njeriu eshte duke bere ne mjedisin qe i rrethon ata jane te paperfillshme, duke u nisur nga nivelet e Co2 qe jane me te larta te 800 mije viteve te fundit.

Por jo te gjithe jane dakord me kete teori te njerezimit shkaterrues:”200 vite te aktivitetit industrial njerezor nuk jane asgje”, shpjegon per mediat Patrick de Wever, anetar i shoqerise gjeologjike franceze. “ Le te mendojme per 40 mije vite te tjera”, por atehere mund te jete shume vone.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 21-12-11, 16:21   #20
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Toka

Zbulohet njė fenomen i pazakontė nė bėrthamėn e Tokės

Nėn presion tė madh dhe nėn ndikimin e temperaturave jashtėzakonisht tė larta, njėri nga materialet kryesorė nė korėn e Tokės, tregoi ndryshime tė papara deri tani.

Oksidi i hekurit ishte nėn ndikimin e kushteve tė ngjashme me ato qė ndodhin nė brendinė e Tokės ku takohen dy shtresat mė tė thella tė saj. Nėn 1650 shkallė celsius dhe shtypjen 690,000 herė mė tė madh se shtypja atmosferike nė nivelin e detit, erdhi deri te ndryshimi nė vetinė e pėrēueshmėrisė sė elektricitetit.

Por, ajo qė ėshtė mbresėlėnėse, e qė ėshtė theksuar nė revistėn Physical Review Letter nga ana e ekipit i cili kishte kryer eksperimentin, ėshtė se pėrkundėr ndryshimit tė kėtillė tė vetisė sė metalit, nuk ka ardhur deri te ndryshimi i strukturės sė tė njėjtit. Kjo ėshtė e pazakontė, duke pasur parasysh se ndryshimet e kėtilla te materialet gati gjithmonė pėrcjellėn me ndryshimet e strukturės sė kėtyre materialeve.

Zbulimi i kėtillė mund tė jetė i rėndėsishėm pėr kuptimin mė rrėnjėsor tė ndikimit tė bėrthamės sė Tokės mbi fushėn magnetike e cila rrethon planetin tonė.

Ekipi i shkencėtarėve nga Carnegie Institution for Science nė Uashington pėrsėriti eksperimentin me tė njėjtin material por kėsaj here e kanė nėnshtruar ndaj temperaturės prej 2,200 shkallė celsius the shtypjen 1.4 milion herė mė tė madhe nga ajo atmosferike nė nivelin e detit, dhe kanė ardhur deri te zbulimet e jashtėzakonshme. Nė tė vėrtetė, ky metal, varėsisht nga temperatura dhe shtypja, mund tė jetė edhe izolatorė dhe pėrēues i elektricitetit dhe atė pa ndryshim tė formės.

Pėrndryshe, ky oksid i hekurit, sė bashku me magnezin pėrbėjnė pjesėn mė tė madhe tė shtresės sė brendshme tė Tokės qė pėrthekon bėrthamėn e saj, dhe pikėrisht pėr shkak tė kėsaj duke falėnderuar kėtė zbulim mund tė vij deri te zbulimet e reja pėr fushėn magnetike tė Tokės.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 05-12-12, 12:29   #21
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Toka

Shkencėtarėt regjistrojnė shkrirje rekorde tė akullit

Copat polare tė akullit tė Antarktidės dhe Grenlandės tani janė duke u shkrirė tri herė mė shpejt se nė vitin 1990, thuhet sipas njė studimi shokues tė publikuar tė enjten dhe bashkė-autor ka nga njė shkencėtarėt e Boulder.

Deri mė sot, besohet se akulli i shkrirė ka shtuar vetėm rreth gjysmė inēi nė nivelin e detit. Por ritmi i shpejtė i shkrirjes sė akullit, veēanėrisht nė Grenlandė, tani ka shqetėsuar shkencėtarėt.

Hulumtimi i ri i botuar nė revistėn Science konstaton se Antarktida po shkrihet, por pika mė tė mėdha tė shkrirjes sė akullit vėrehen nė Grenlandė, tė cilat mbulojnė pjesėn mė tė madhe tė ishullit, pėr ta bėrė ēėshtjen edhe mė kritike.

Niveli i shkrirjes ėshtė rritur nga rreth 55 miliardė ton sa ishte nė vitin 1990 nė pothuajse 290 miliardė ton nė vit kohėve tė fundit, thuhet nė bazė tė studimit tė Science.

"Greenlanda me tė vėrtetė ėshtė duke u shkrirė" tha bashkė-autori i studimit Ted Scambos, shkencėtar nė Boulder National Snow and Ice Data Center, i cili ėshtė pjesė e Universitetit tė Kolorados.

"Nė Grenlandė, shkrirja ishte aq e rėndė sa ajo mori me vete edhe instrumentet tona tė cilat i pėrdorim pėr tė matur shkrirjen e copave tė akullit" ka shtuar Scambos.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 10-01-13, 14:24   #22
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Toka

Asteroidi Apophis i cili thuhet se do godasė tokėn

Mes frikės pas lajmit se nė 10 janar shumė pranė tokės do tė kalojė asteroidi Apophis, pėr tė cilin spekulohet se nė vitin 2036 mund tė godasė nė planetin tokė teleskopėt kanė kapur imazhe tė reja tė kėtij asteroidi tė madh.

Pamjet tregojnė se objekti potencialisht i rrezikshėm ėshtė nė fakt ėshtė mė i madh se sa mendohej mė parė, por agjencia hapėsinore evropiane thotė se nuk ka vend pėr panik.

Lėvizja e asteroidi Apophis ėshtė studiuar prej kohėsh, dhe nė pėrfundimet e vitit 2004 theksohej qė ky asteroid nė vitin 2013 do tė pėrbėnte rrezik pėr tokėn, por studimet e mėvonshme treguan se asteroidi nuk pėrbėn ndonjė kėrcėnim pėr Tokėn.

Ndėrkohė zyrtarėt e agjensisė hapėsinore europiane kanė zbuluar se Apophis ėshtė rreth 1066 metra i gjerė, gati 20 pėr qind mė i mėdh nga vlerėsimi i parė.

“Rritja 20 pėr qind nė diametėr … pėrkthehet nė njė rritje 75 pėr qind nė vlerėsimet tona tė vėllimit tė asteroid apo masė,” tha udhėheqėsi i studimit Thomas MyLler.

Lėvizja e objekttit famėkeq i cili mban emrin e perėndisė egjiptiane tė errėsirės megjithatė do tė studiohet nga me kujdes me teleskopė optikė.

Ndėrkohė njė tjetėr studim tregoi se ky asteroid edhe nė vitin 2036 nuk do tė pėrbėjė asnjė kėrcėnim pėr tokėn, dhe shanset janė 1 me 100 mijė.

Gjatė kėtij viti, pėrveē asteroidit Apophis Tokėn do ta vizitojnė edhe njė asteroid tjetėr, si dhe dy kometa.

__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 24-04-13, 18:51   #23
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Lightbulb Titulli: Toka

Gjithėsia

*150 miliardė ka qenė ēmimi i ndėrtimit tė Stacionit ndėrkombėtar tė gjithėsisė, qė e bėn objektin mė tė shtrenjtė nė histori,

*6 miliardė kilometra ėshtė distanca mė e largėt nga ėshtė fotografuar Toka
*10 ditė ėshtė koha qė Tardigradi, krijesa mė rezistuese nė botė, mund tė kalojė nė gjithėsi
*2 minuta ėshtė koha qė njeriu mund tė kalojė nė gjithėsi i pambrojtur

*ndotja e madhe e ajrit nė Kinė mund tė shihet nga gjithėsia, por s’mund tė shihet Muri i madh Kinez

*Gjatė ditės kemi 24 orė – 23 orė, 56 minuta dhe 4 sekonda pėrbėjnė kohėn e nevojshme qė Toka tė rrotullohet rreth boshtit tė vet dhe kjo quhet dita yjore

*38.000 objekte qė i ka krijuar njeriu sillen rreth Tokės nga lancimi i Sputnjikut mė 1957

*Toka ka sipėrfaqe qė ėshtė mė e lėmuar se qė ėshtė sfera pėr lojėn e sferave. Malet e larta dhe oqeanet e thella pėrbėjnė 1/5000 pjesė tė perimetrit tė Tokės

*NASA vlerėson se ēdo ditė nė Tokė bie njė copė mbeturinė e gjithėsisė

* Rreth Tokės nė kėtė moment ndodhen 22.000 objekte qė i ka ndėrtuar njeriu qė kanė perimetėr 10 centimetra e mė shumė

Atmosfera

*100 tonelata meteoritė tė vegjėl, kryesisht fragmente pluhuri, ēdo ditė hyjnė nė atmosferėn e Tokės

*Meteoriti mė i madh qė ka rėnė ndonjėherė nė Tokė nuk ka lėnė krater pas veti, meqė meteori Hoba ishte petak, me siguri u refuzua nga toka si guri mbi sipėrfaqen e ujit

*19 kilometra ėshtė lartėsia nė tė cilėn ėshtė e domosdoshme tė mbahen rroba me presion. Nėse nuk mbahen rroba, uji fillon tė vloj. Kjo lartėsi quhet Limiti i Armstrongut

*Vrima e ozonit po ngushtohet. Mė 2012 vrima nė mbėshtellse ka qenė mė e vogla nė 10 vjet

*4.3 kuadrilionė dollarė ėshtė vlera e atmosfera nėse merret qė njė metėr kub CO2 kushton 1.3 peni

*Tokėn e godasin 8.6 milionė rrufe

*Dinosaurėt kanė mundur tė ekzistojnė vetėm pse atmosfera dikur kishte shumė mė shumė oksigjen

Deti

*Nė Tokė 97 pėr qind e ujit ėshtė i njelmėt dhe vetėm 3 pėr qind i freskėt

*Nė Antarktik ka mė shumė akull se ujė nė Atlantik

*1 litėr ujė deti pėrmban pjesėn e 12 miliardėt tė njė grami tė arit

*90 pėr qind e mbeturinave nė oqeanet botėrore pėrbėhet nga plastika

*Ēdo vit pėrshkruajmė 2.000 krijesa tė reja detare

*Oqeani paraqet 99 pėr qind tė hapėsirės pėr jetė nė Tokė

*Ēdo vit nga sulmet e peshkaqenėve humbin jetėn 8-12 persona. Ēdo vit vrasim 100 milionė peshkaqenė pėr shkak tė fletėve tė tij

*Gati njė milion lloje gjallesash jeton nė oqeane nga tė cilat dy tė tretat duhet t’i pėrshkruajmė

*90 pėr qind e aktiviteteve vullkanike ndodhin nė oqeane

*Sikur gjithė ujin e botės ta mblidhnim nė njė top ai do tė kishte diametrin 860 kilometra, sa hėna e akullt Tetus e Saturnit

*Pjesa mė e thellė e oqeanit ėshtė 10.9 kilometra dhe quhet kanali i Marianit

Nėn Tokė

*Toka ėshtė i vetmi planet nė sistemin tonė solar qė ka pllaka tektonike. Pa to karboni nuk do tė mund tė konsumohej dhe reciklohej dhe Toka do tė mund tė mbingarkohej

*Elementet e rralla nuk janė tė rralla. Luteciumi (Lu), elementi mė i k rrallė, ėshtė 200 herė mė zakonshėm nė shtresėn e Tokės se ari

*99 pėr qind e arit ndodhet nė zemėr tė Tokės, qė do tė mjaftonte qė rreth Tokės tė bėhej njė mbėshtjellės me trashėsi 46 centimetra

*5500 Celzius ėshtė nxehtėsia e zemrės sė Tokės, qė ėshtė sa temperatura e Diellit

*Nė zemėr tė Tokės ndodhet sfera e fortė e hekurt me diametėr 2.400 kilometra. Edhe pse pėr shkak tė nxehtėsisė ėshtė e bardhė, presioni ėshtė aq i lartė sa nuk mund tė shkrihet

*55 tonė ėshtė pesha mė e madhe e kristalit nė Tokė qė ėshtė gjetur nė njė minierė tė Meksikės

*Nėn lumin Amazonė ndodhet ‘lumi’ Rio Hamza i cili nė disa pjesė ėshtė i gjerė deri nė 400 kilometra. Ai ec me shpejtėsi njė milimetėr nė orė nėpėr shkėmbinj

*2.8 kilometra ėshtė thellėsia mė e madhe nė tė cilėn ėshtė gjetur baktere. Ato jetojnė duke e shndėrruar radioaktivitetin nga uraniumi nė ujė e energji

Toka

*40 milionė tonė ėshtė sasia e pluhurit qė bart era nga Sahara deri nė Amazonė

*Nė Turkmestan ndodhet lokacioni i quajtur “Portat e ferrit”. Bėhet fjalė pėr njė vrimė tė mbushur me gaz qė ndizet pandėrprerė tash 40 vjet

*3.5 miliard vjet ėshtė mosha e fosileve tė gjetura nė Australi. Ato janė shumė mė tė vjetra se momenti kur atmosfera e Tokės kishte oksigjen

*57.8 gradė Celsius ėshtė temperatura mė e lartė e shėnuar ndonjėherė. Kjo ka ndodhur mė 1922 nė Libi

*90.2 gradė Celsius ėshtė temperatura mė e ulėt e shėnuar ndonjėherė. Kjo ka ndodhur nė Antartik

*Kanė kaluar gati 2 milionė vjet qysh se ka rėnė ndonjė pikė uji nė vendin mė tė thatė nė botė nė Antarktik

*Kontinentet lėvizin ēdo vit nga 2 centimetra

*75 pėr qind e tė gjitha llojeve tė kafshėve do tė mund tė shfarosen gjatė 300 vjetėve tė ardhshme

*Vlerėsohet se nė Tokė janė identifikuar vetėm 14 pėr qind e tė gjitha llojeve

Njeriu

*Ēdo ditė lindin 200.000 veta

*Deri tash nė Tokė kanė jetuar 106 miliardė njerėz

*Deri nė vitin 2050 nė Tokė do tė ketė 9.2 miliardė njerėz

*2 njerėz vdesin nė ēdo sekondė
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 30-08-13, 18:01   #24
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Toka

Zbulohet gjallesa me e vjeter ne Toke

Shkencetaret australiane kane analizuar AND-ne e disa bimeve te medhaja detare Poseidonia, ne nje thellesine 40 m, ne nje hapesire te gjere nga Spanja deri ne Qipro.

Analizat kane treguar se bima eshte rreth 12 000 – 200 000 vjecare, mesatarisht 100 000 vjecare. Kjo moshe eshte shume me e vjeter sesa specia me e vjeter e njohur deri tani, nje bime ne Tasmani qe mendohet te jete 43 000 vjecare.

Profesor Carlos Duarte nga Universiteti i Australise Perendimore tha se bima ka arritur nje moshe te tille per arsye se ajo mund te riprodhohet ne menyre joseksuale dhe gjeneron klone te vetat. Organizmat qe prodhohen vetem ne menyre seksuale e humbin gjeneraten e tyre.

“Ato vazhdimisht prodhojne dege te reja. Ato perhapen shume ngadale dhe mbulojne nje zone shume te madhe duke krijuar hapesire per tu perhapur. Me pas ato i ruajne lendet ushqyese brenda degeve te tyre duke u pergatitur keshtu per periudha te veshtira” –tha prof. Duarte.

Fashat e ndara te bimesise ne Mesdhe perhapen pothuaj ne 10 milje gjeresi, me shume se 6 000 tone. Por prof.Duarte tha se nderkohe qe kjo bime detare eshte nje nga organizmat me te riperteritshme ne bote, ajo ka filluar qe te dobesohet si pasoje e zhvillimeve bregdetare dhe ngrohjes globale. “Nese ndryshimet klimatike vazhdojne me kete ritem, e ardhmja e kesaj specieje eshte shume e keqe” –tha ai.

Kjo bime, e quajtur ndryshe edhe ‘bari i detit’ po kalon nje gjendje te veshtire per shkak te ndertimeve ne bregdete dhe perkeqesimit te cilesise se ujerave. Me ngrohjen e ujit, keto organizma levizin me ngadale ne gjeresite me te medha. Deti Mesdhe eshte i mbyllur ne anen veriore nga kontinenti Europian, keshtu qe bimet nuk mund te levizin. Gjendja duket shume e rende!
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 06-11-13, 16:55   #25
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Toka

Nė galaksinė tonė ndodhen 8.8 miliardė planetė tė ‘banueshėm’ si Toka

06.11.2013

Janė tė paktėn 8.8 miliardė planetė tė ngjashėm me Tokėn (qė kanė ujė nė formė tė lėngshme dhe lėndė tė tjera qė i bėn potencialisht tė banueshėm) vetėm nė galaksinė tonė.

Kėrkimi shkencor i udhėhequr nga Erik Petigura dhe i ndjekur nga njė grup astronomėsh tė Universitetit Berkeley nė Kaliforni ėshtė publikuar nė revistėn shkencore ‘Pnas’.

Bazuar nė tė dhėnat e mbledhura nga teleskopi “Kepler” i NASA-s mendohet se nė Rrugėn e Qumėshtit ndodhen 40 deri nė 50 miliardė yje, nga tė cilėt sipas astronomėve tė NASA-s 22 pėr qind kanė karakteristikat e Diellit tonė dhe rrethohen nga planetė me karakteristika tė ngjashme me Tokėn.
Nėse kėtyre shifrave u shtohet edhe numri i yjeve mė pėrmasa mė tė mėdha, numri i planetėve potencialisht tė banueshėm (me karakteristika tė ngjashme me Tokėn) do tė shtohej me 20 miliardė.

Sipas shkencėtarėve, hapi i mėtejshėm ėshtė studimi i atmosferės sė kėtyre planetėve me anė tė teleskopėve tė fuqishėm hapėsinorė pėr tė kuptuar nėse vėrtet ndonjėri prej tyre ėshtė nė gjendje tė mirėpresė jetė. Vetė shkencėtarėt e pranojnė faktin se jo tė gjithė planetėt e ngjashėm me Tokėn mund tė jenė potencialisht tė ‘jetueshėm’. Pėr shembull, mund tė kenė njė atmosferė shumė tė dendur, ēka do t’i bėnte ata shumė tė shumė tė nxehtė dhe tė papėrshtatshėm pėr mbijetesėn e molekulave tė ADN-sė.

__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju

Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 3 (0 Anėtarėt dhe 3 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF

Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt

1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 13:36.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.