Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Bota Shpirtėrore > Mėsime nga Kurani
Emri
Fjalėkalimi
Mėsime nga Kurani Besimtarėt myslimanė mblidhen nė kėtė forum pėr tė diskutuar dhe ndarė me njėri-tjetrin mėsimet fetare dhe experiencat e tyre tė jetės.



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 03-06-13, 13:21   #1
halla e madhe
 
Avatari i halla e madhe
 
Anėtarėsuar: 07-12-04
Postime: 11,600
halla e madhe i pazėvėndėsueshėmhalla e madhe i pazėvėndėsueshėmhalla e madhe i pazėvėndėsueshėmhalla e madhe i pazėvėndėsueshėmhalla e madhe i pazėvėndėsueshėmhalla e madhe i pazėvėndėsueshėmhalla e madhe i pazėvėndėsueshėmhalla e madhe i pazėvėndėsueshėmhalla e madhe i pazėvėndėsueshėmhalla e madhe i pazėvėndėsueshėmhalla e madhe i pazėvėndėsueshėm
Gabim Re: Titulli: Re: Titulli: Martesa nė Islam

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Lapsi Shiko postimin
Mire eshte te futesh ne mbrendin e asaj qe kam shkruar. Per fat te keq ne kete forum shume anetar kur trajtojn temat kete e bejne me qellim te vetem:"te shkruajn ne teme" pa ditur problematiken qe flitet. E kesaj natyre eshte edhe postimi yt. Te me citosh duhet te kesh kunderargument... Une fola per religjin e jo per individ, fola per te drejta e jo per jorespektues te te drejtave.
Halle e madhe, siduket po i ngaterron gjerat: feja nuk ka faj qe besimtaret sillen me vrazhdesi ndaj grave. Para se te vdes profeti a.s ka thene se namazin dhe femren, dy gjera duhet ti trajtoni mire. Pra, namazin duhet falur, kurse ndaj femres duhet te kihet kujdes si te sillesh. Ajo qe me brengos eshte fakti se Islami po kundershtohet, dhe ketu dalin ne shesh perplasja e injorances...
Halle e madhe, nuk di sa vjet i ke dhe cilit religjion i perket por te kisha lutur dite dhe nate qe intolerancen te largosh nga vetja nese je e krishtere, e nese je muslimane e sillesh si e "civilizuar" po te them se gjendesh ne huti dhe gjerat i emiton gabimisht.
Halle e madhe me thuaj punen e nje makine, ta zeme mercedesin. Cfare behet nese ne te ulet qe ta nget nje pa patent dhe per nje cast mercedesin e shehe te prishur, me thuaj kush i ka fajet mercedesi apo shoferi?

Halle e madhe, sikur te kishe... do te quaja ndryshe

me respekt
Lapsi

Lapsi_se pari te them qe jam shume vite para teje,njeherit flas nga eskparienca qe po ndodhe ne jeten e perditshme ne martesat islame,dhe se fundi feja njeriun nuk e ben njeri... nuk ngaterroj asgje,flas ate cka di dhe perjetoj me njerze ne jeten e perditshme! Do te ishte mire siq thua ti, per fat te keq e kunderta po mbizoteron,edhe une si grua do te doja te jete ashtu siq eshte e shkruar ne librat e shejte,praktika eshte large large asaj,me keqardhja a???

me rrespekt per ty dhe pa keqardhje:halla e madhe


__________________
Jetes kurr nuk i dihet.....
halla e madhe Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 03-06-13, 14:36   #2
Lapsi
 
Avatari i Lapsi
 
Anėtarėsuar: 02-11-09
Vendndodhja: Ne ngjyren e ndergjegjes
Postime: 11,505
Lapsi i pazėvėndėsueshėmLapsi i pazėvėndėsueshėmLapsi i pazėvėndėsueshėmLapsi i pazėvėndėsueshėmLapsi i pazėvėndėsueshėmLapsi i pazėvėndėsueshėmLapsi i pazėvėndėsueshėmLapsi i pazėvėndėsueshėmLapsi i pazėvėndėsueshėmLapsi i pazėvėndėsueshėmLapsi i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Re: Titulli: Re: Titulli: Martesa nė Islam

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga halla e madhe Shiko postimin
Lapsi_se pari te them qe jam shume vite para teje,njeherit flas nga eskparienca qe po ndodhe ne jeten e perditshme ne martesat islame,dhe se fundi feja njeriun nuk e ben njeri... nuk ngaterroj asgje,flas ate cka di dhe perjetoj me njerze ne jeten e perditshme! Do te ishte mire siq thua ti, per fat te keq e kunderta po mbizoteron,edhe une si grua do te doja te jete ashtu siq eshte e shkruar ne librat e shejte,praktika eshte large large asaj,me keqardhja a???

me rrespekt per ty dhe pa keqardhje:halla e madhe
Halle e madhe, trajtesat qe behen kane nje dimension, nese flasim per kohen qe jetojm themi se ajo eshte dinamike, dhe me dinamzmin e vet sikur po na gelltit. Pikerisht, fjalia e shkurter e imja ishte per te pershkruar religjionin si eshte. Rreziku vie vetem atehere kur per ceshtjet, per zgjidhjen e tyre perzihet tradita me fetaren. Dekadenca qe kishte perfshire popullin tone i eshte mveshur fese islame, dhe ne pergjithesi ketu behet gabim.
Kur gjyshi im nuk e ka dergu vajzen ne shkolle ka thene se behet shkine, kurse kjo ka qene kunder islamit qe thire ne arsimim.
Kur vajza eshte martuar ka perjetuar tmerrin e kesaj bote duke u be grua e dikujt qe nuk e do, pra martese e imponuar. Edhe kete gje e ka ndaluar islami, kemi shembuj te shumta ne kete drejtim nga historia islame. Kur nje vajz ju ankua profetit se prinderit duan ta martojn me nje qe kjo nuk do, profeti prinderve ju tha se duhet degjohet zeri i vajzes.
Duhet bere krahasime, ne Islam ka rregulla se si trajtohen ceshtjet, kurse besimtaret ato rregulla i ve ne veprim. Nuk them se ne jemi te pagabueshem, gabojm dhe duhet permiresuar.
Halle e madhe nese ke apo kam nje jete te veshtire, mosmarreveshje me burrin - gruan, kesaj mosmarreveshjes nuk ia ngjes trajtesen fetare por jofetarizmin e shpirtit qe ka nevoje per uje te keshilles hyjnore, shpirtit qe nuk e ka kuptuar hyjnoren dhe qe sillet me gruan si nje mbret i keq e arrogant.

Allahu me nje verset thote se krijova gruan qe te ajo te gjeni prehje...
__________________
Lapsi ėshtė i shenjtė, mirėpo nuk ėshtė shenjtėri tė shkruash ēmendurira...
Lapsi Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 03-06-13, 15:24   #3
halla e madhe
 
Avatari i halla e madhe
 
Anėtarėsuar: 07-12-04
Postime: 11,600
halla e madhe i pazėvėndėsueshėmhalla e madhe i pazėvėndėsueshėmhalla e madhe i pazėvėndėsueshėmhalla e madhe i pazėvėndėsueshėmhalla e madhe i pazėvėndėsueshėmhalla e madhe i pazėvėndėsueshėmhalla e madhe i pazėvėndėsueshėmhalla e madhe i pazėvėndėsueshėmhalla e madhe i pazėvėndėsueshėmhalla e madhe i pazėvėndėsueshėmhalla e madhe i pazėvėndėsueshėm
Gabim Re: Titulli: Re: Titulli: Re: Titulli: Martesa nė Islam

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Lapsi Shiko postimin
Halle e madhe, trajtesat qe behen kane nje dimension, nese flasim per kohen qe jetojm themi se ajo eshte dinamike, dhe me dinamzmin e vet sikur po na gelltit. Pikerisht, fjalia e shkurter e imja ishte per te pershkruar religjionin si eshte. Rreziku vie vetem atehere kur per ceshtjet, per zgjidhjen e tyre perzihet tradita me fetaren. Dekadenca qe kishte perfshire popullin tone i eshte mveshur fese islame, dhe ne pergjithesi ketu behet gabim.
Kur gjyshi im nuk e ka dergu vajzen ne shkolle ka thene se behet shkine, kurse kjo ka qene kunder islamit qe thire ne arsimim.
Kur vajza eshte martuar ka perjetuar tmerrin e kesaj bote duke u be grua e dikujt qe nuk e do, pra martese e imponuar. Edhe kete gje e ka ndaluar islami, kemi shembuj te shumta ne kete drejtim nga historia islame. Kur nje vajz ju ankua profetit se prinderit duan ta martojn me nje qe kjo nuk do, profeti prinderve ju tha se duhet degjohet zeri i vajzes.
Duhet bere krahasime, ne Islam ka rregulla se si trajtohen ceshtjet, kurse besimtaret ato rregulla i ve ne veprim. Nuk them se ne jemi te pagabueshem, gabojm dhe duhet permiresuar.
Halle e madhe nese ke apo kam nje jete te veshtire, mosmarreveshje me burrin - gruan, kesaj mosmarreveshjes nuk ia ngjes trajtesen fetare por jofetarizmin e shpirtit qe ka nevoje per uje te keshilles hyjnore, shpirtit qe nuk e ka kuptuar hyjnoren dhe qe sillet me gruan si nje mbret i keq e arrogant.

Allahu me nje verset thote se krijova gruan qe te ajo te gjeni prehje...

Lapsi_gjetsh prehje tek gruaja!..ky vers i Allahut bash po me pelqejka,do te deshiroja per boten burrerore te ndjekin keto fjale,vertete me pelqen!

ps:prap po ta them,ti shkruan ate cka deshiron,realiteti eshte larg larg! ;)
__________________
Jetes kurr nuk i dihet.....
halla e madhe Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 03-06-13, 16:31   #4
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Martesa nė Islam

Kultura e sjelljes nė martesė


Martesa ėshtė themeli i familjes. Pa martesė nuk ka familje ndėrsa pa familje nuk ka as bashkėsi njerėzore. Vetėm me martesė sigurohet zhvillimi normal i bashkėsisė njerėzore. Pėr kėtė, Allahu xh.sh., institucionin e martesės e ka bėrė tė obliguar, me qėllim qė lloji njerėzor tė vazhdojė normalisht rrugėtimin e tij.

Allahu i Madhėrishėm e krijoi llojin njerėzor prej burrit dhe gruas, dhe e bėri qė njėri pa tjetrin nuk mund tė jetojnė, duke ia bėrė me dije Muhamedit s.a.v.s: “Ne dėrguam edhe para teje tė dėrguar dhe atyre u mundėsuam tė kenė gra e fėmijė.” (Kur’ani: Rra’d, 38). Duke i krijuar njėrin prej tjetrit dhe duke e ditur se nuk munden njėri pa tjetrin, Ai urdhėron martesėn si mėnyrė e vetme natyrore e bashkimit tė tyre:

“… atėherė martohuni me ato gra qė ju pėlqejnė…” (Kur’ani: Nisa’ė, 3). Nė njė ajet tjetėr Ai nxitė: “Dhe martoni tė pamartuarat (tė pamartuarit)...” (Kur’ani: Nurė, 32).

I Dėrguari i All-llahut gjithashtu nė shumė hadithe tė tij na ka nxitur nė bashkimin e personave tė gjinisė sė kundėrt pėr lidhje martesore. Madje na tėrheq vėrejtjen se mos praktikimi i martesės ėshtė njė lloj i mos praktikimit tė sunnetit dhe largim nga ai, nga drejtimi i tij. Nė hadithin tė cilin e transmeton gruaja e tij e ndershme Aisha r.a., nė mėnyrė tė thuktė thuhet: “Martesa ėshtė nga sunneti im. Kush nuk e praktikon sunnetin tim, nuk mė takon mua! Martohuni, sepse unė do tė krenohem me numrin e ummetit tim ndaj tė tjerėve! Kush ka mundėsi- le tė martohet, e kush nuk mundet- le tė agjėrojė, sepse agjėrimi ėshtė mbrojtje!

Posaēėrisht martesa, siē na bėn tė ditur i Dėrguari i All-llahut, s.a.v.s., nė mėnyrė preventive ndikon nė shiqim dhe organet gjenitale. Abdullah ibn Mesudi r.a., pėrcjell se Muhamedi s.a.v.s. ka thėnė: “O tė rinjė, kush ka mundėsi le tė martohet, sepse ajo ėshtė mė mirė pėr nderin dhe mė e ndershme pėr organin gjenital. E kush nuk ka mundėsi, atėherė le tė agjėrojė, sepse agjėrimi ėshtė mburojė!”

I Dėrguari Muhamed s.a.v.s. duke e ditur rėndėsinė e jashtėzakonshme tė kėtij institucioni, ka ndaluar celibatin /beqarinė e pėrhershme. Kėtė qartė e vėrejmė nė transmetimin e Sa’d ibn Ebi Vekkasit r.a. ku thuhet: “I Dėrguari i All-llahut s.a.v.s. ia ka refuzuar celibatin/mosmartesėn e Othman ibn Madh’unit, i cili kėtė e kėrkoi nga ai (nga i Dėrguari s.a.v.s.)!”

I Dėrguari i Allahut, s.a.v.s. ka paralajmėruar se nėse lihet pasdore martesa, do tė paraqitet amoraliteti dhe anarkia nė shoqėri, tė cilėn mė sė miri mund ta vėrejmė nė kohėn e sotme me ē’rast janė shtuar shumė sėmundje tė pashėrueshme si pasojė e mosrespektimit tė ligjit tė Allahut dhe paralajmėrimeve tė Muhamedit s.a.v.s. Nė hadithin tė cilin e transmeton Ebu Hatim El-Muzeni r.a., ai tėrheq vėrejtjen: “Kur t’ju vjen dikush nė fenė dhe moralin e tė cilit jeni tė kėnaqur-martone! Nėse kėtė nuk e bėni, do tė paraqitet nė tokė anarkia dhe amoraliteti!”

Martesa nuk ka qenė praktikė vetėm e tė Dėrguarit tė fundit tė Allahut, Muhamedit s.a.v.s., por ka qenė sunnet i tė gjithė tė Dėrguarve, salavatullahi’ alejhim exhmeinė, duke veēuar Isanė a.s., pėr tė cilin thuhet se kėtė sunnet do ta plotėsojė kur tė paraqitet nė ahiri-zeman (kohėn e fundit), me ē’rast do tė ketė edhe trashėgues.

Se martesa ka qenė praksė e tė gjithė tė Dėrguarve tė mėhershėm, mė sė miri ilustrojnė fjalėt e tė Dėrguarit tė fundit tė Allahut, Muhamedit s.a.v.s.. Ebu Ejubi r.a. transmeton se i Dėrguari s.a.v.s. ka thėnė: “Katėr gjėra janė sunnet i tė dėrguarėve: turpi, aromat, misvaku dhe martesa!”
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Zero Cool : 03-06-13 nė 16:55
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 12-06-13, 17:40   #5
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Martesa nė Islam

Zgjedhja e bashkėshort - es/it


Zgjedhja e bashkėshort-es –it ėshtė me rėndėsi sepse zgjedhja e vėrtetė mund tė jetė lumturi pėr dikė apo edhe fatkeqėsi. I Dėrguari i Allahut, Muhamedi s.a.v.s. nė hadithin tė cilin e transmeton Sa’d r.a. thotė: “Katėr gjėra e bėjnė njeriun tė lumtur: gruaja e mirė, vendbanimi i pėrshtatshėm, fqiu i mirė dhe mjeti i udhėtimit i rehatshėm, ndėrsa fatkeq e bėjnė: gruaja e keqe, shtėpia e vogėl, fqiu i keq dhe mjeti jo i pėrshtatshėm i udhėtimit.”

Shumė faktorė ndikojnė nė zgjedhjen e bashkėshortes -it. Ndonjėherė ajo ėshtė bukuria, ndonjėherė pasuria, ndonjėherė familja me prestigj e ndonjėherė karakteri, morali dhe besimi. I Dėrguari i Allahut, Muhammedi s.a.v.s. na ka udhėzuar qė nė zgjedhjen tonė tė peshojė kjo e fundit (morali dhe besimi), me ēka do tė plotėsohet dhe kompensohet ajo qė eventualisht mungon nga faktorėt e lartpėrmendur. Nėse nuk merret parasysh feja dhe kualitetet morale, tė gjithė faktorėt tjerė pėr tė cilėt mund tė hyjmė nė martesė ka mundėsi qė shumė shpejtė tė shndėrrohen nė tė kundėrtat e tyre. Nė hadithin qė e transmeton Ebu Hurejre r.a., i Dėrguari s.a.v.s. na udhėzon: “Gruaja merret pėr katėr gjėra: pėr shkak tė pasurisė, prejardhjes, bukurisė ose fesė. Merreni atė me fe, do tė jeni tė bekuar.”


Shikimi para marteesės


Pėr tė qenė martesa afatgjate, duhet qė para martesės tė njohim bashkėshorten -in, kjo do tė thotė, t’i njohėsh kualitetet ose eventualisht mangėsitė e saj (tij). I Dėrguari s.a.v.s. ka rekomanduar shikimin e personit me tė cilin dėshirojmė tė martohemi, kėshtu qė gjatė martesės, tė mos vijė deri te pasojat e padėshirueshme. Nė hadithin qė e transmeton Ebu Hurejre r.a., thuhet: “Isha te i Dėrguari s.a.v.s., kur i erdhi njė njeri dhe e njoftoi se e ka fejuar njė ensare. I Dėrguari i Allahut, s.a.v.s. e pyeti: A e ke parė atė? Ai ėshtė pėrgjigjur: Jo. I Dėrguari s.a.v.s. i tha: Shko e shikoje atė, sepse me tė vėrtetė nė sytė e ensarėve ka diēka!” Disa e komentojnė kėtė hadith se nė sytė e tyre mund tė ketė ndonjė mangėsi, si p.sh. tė pamurit e dobėt etj.

El Mugire ibn Shu’be r.a., transmeton se e ka njoftuar Muhamedin s.a.v.s. se e ka fejuar njė vajzė, me ē’rast Muhamedi s.a.v.s. e ka kėshilluar: “Shko dhe shikoje, sepse kjo, me tė vėrtetė ėshtė mė e sigurtė pėr jetėgjatėsinė e lidhjes suaj!”


Fejesa


Mėnyra mė e mirė pėr tė treguar seriozitetin e ndonjė lidhje ėshtė fejesa. Nė kėtė rast i riu duhet tė shohė vajzėn, mirėpo gjithēka duhet tė jetė nė kufijtė e rregullave islame. Ka mendime tė ndryshme ndėr dijetarėt rreth asaj se ēka mund tė shikojė i riu nė vajzėn tė cilėn e kėrkon pėr fejesė. Kjo pėrfshinė qė nga shikimi i lirė i trupit tė saj, flokėve e tė ngjashme, deri tė shikimi vetėm i fytyrės dhe i shuplakės sė duarve. Mendimi i shumicės sė dijetarėve tė ummetit ėshtė se shikimi i ēdo pjese tjetėr tė trupit, duke veēuar fytyrėn dhe duart, shpie drejt nxitjes sė epsheve dhe i afron drejt amoralitetit.

Shikimi dhe njohja e bashkėshortit tė ardhshėm duhet tė jetė nė pajtim me rregullat e Islamit. Nuk guxojnė tė vetmohen edhe pasi tė fejohen, deri nė aktin e martesės, duke u bazuar nė fjalėt e tė Dėrguarit tė Allahut, s.a.v.s., tė cilat i transmeton Xhabiri r.a.: “Kush e beson Allahun dhe Ditėn e Gjykimit, mos tė vetmohet me gruan - nėse nuk ėshtė me tė ndonjė mahrem - sepse nė atė rast, me ta ėshtė shejtani!”

Nėse dikush dėshiron informata mė tė thukta dhe mė intime pėr bashkėshorten e ardhshme, atėherė do tė dėrgojė ndonjė grua, qė ajo nė mėnyrė tė pėrshtatshme hulumton, ashtu siē ka vepruar Muhamedi s.a.v.s., kur e dėrgoi Ummu Sulejmen r.a. pėr tė hulumtuar veēoritė e njė gruaje pėr tė cilėn ishte i interesuar.

Praktika jonė ėshtė larg fjalėve tė tė Dėrguarit s.a.v.s. Pėr fat tė keq, vetmimi i tė rinjėve ėshtė bėrė gati njė gjė normale. Andaj, nuk duhet tė habitemi me rritjen rapide tė amoralitetit dhe tė pamoralshmėve ndėrmjet tė rinjėve. Duhet tė pėrpiqemi pėr ndėrrimin e kėtyre shprehive joislame dhe sa mė shumė qė ėshtė e mundur t’i afrojmė drejt porosive Islame nė kėtė drejtim.


Ndalohet fejeesa e asaj qė veēmė ėshtė e fejuar


Ėshtė mėkat qė tė fejohet vajza e cila veēmė ėshtė e fejuar. Ibn Omeri r.a. transmeton se i Dėrguari i Allahut, s.a.v.s. ka tėrhequr vėrejtjen: “Mos tė bėjė gara dikush prej jush nė shitblerjen e tjetrit, e as nė fejesė, nėse vėllai i juaj veēmė e ka fejuar, deri sa ai nuk hjek dorė”


Akti i kurorėzimit


Gjėja mė e rėndėsishme me rastin e aktit tė kurorėzimit ėshtė oferta dhe pranimi, domethėnė qė mashkulli t’i ofrojė gruas martesė dhe ajo tė pranojė.

Kėtė duhet ta dėgjojnė dy dėshmitarė, qė me rastin e ēfarėdo mosmarrėveshjeje eventuale, tė vėrtetojnė se ata dy kanė qenė tė kurorėzuar.

Vajza duhet tė marrė lejen e prindėrve ose mbikqyrėsit tė saj pėr martesė. Kjo ėshtė e obligueshme te tė gjithė Imamėt e Medh’hebeve (shkollave juridike), pėrveē Ebu Hanifes. Kjo bazohet nė fjalėt e tė Dėrguarit s.a.v.s., tė cilat i transmetojnė Ajsheja dhe ‘Imran r.a.: “Nuk ka martesė pa mbikqyrės (familjarė) dhe dy dėshmitarėve tė drejtė!”

Do tė ishte mirė qė kurorėzimi tė bėhet ditėn e premte, ose nė tė hyrė tė ditės sė premte, ose nė Bajram, siē ėshtė transmetuar nga gjeneratat e para.

Ėshtė e preferuar qė martesa (kurorėzimi) tė bėhet nė muajin Shevval, duke u bazuar nė hadithin e Ajshes r.a. e cila thotė: “I Dėrguari i Allahut s.a.v.s. u martua me mua nė Shevval. Nė Shevval mė ėshtė afruar nė shtrat.” Pėrndryshe, Ajsheja r.a. u ka preferuar grave qė tė hyjnė nė lidhje martesore dhe intime pikėrisht nė muajin Shevval.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 12-06-13, 17:50   #6
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Martesa nė Islam

Mehri - dhurata e martesės


Mehri ėshtė dhurata e kurorės tė cilin burri ėshtė i obliguar t’ia japė gruas me rastin e hyrjes nė bashkėsinė martesore. Allahu i Lartmadhėruar e urdhėron kėtė nė Kur’an: “Grave jepnu dhuratėn e kurorės se tyre (niqahin) mė tė mirė…”

Ajsheja r.a. nė pyetjen e Ebu Seleme ibn Abdurrahmanit ėshtė pėrgjigjur se mehri i Pejgamberit, s.a.v.s. ishte pesėqind dirhemė/argjend. Pėrndryshe, i Dėrguari i Allahut s.a.v.s. iu ka propozuar grave qė tė kėrkojnė mehrin sa mė tė vogėl, qė ajo tė mos jetė pengesė nė ngritjen e bashkėsive martesore. Kėshtu, njė as’habi i ka kėrkuar qė tė gjejė sė paku njė unazė tė metaltė pėr ta kurorėzuar atė qė e kishte zgjedhur, e kur nuk kishte mundur as atė ta gjejė, atėherė i ka propozuar qė t’i mėsoj asaj atė qė e di nga Kur’ani dhe kjo tė jetė mehr!

Mehri ėshtė e drejtė e gruas dhe ajo kėtė tė drejtė duhet ta shfrytėzojė. Kuptohet, nėse njeriu ėshtė i pasur, nga ai mund tė kėrkojė mehrin mė tė lartė. Nė tė vėrtetė, mehri ėshtė njė garancė pėr ruajtjen e martesės. Nėse njeriu jep mehr tė mirė, ėshtė shumė mė vėshtirė tė vendosė pėr shkurorėzim, sepse me shkurorėzim do tė humbaste shumė edhe materialisht. Kjo ėshtė njė prej metodave tė ruajtjes sė martesės.


Shpallja e martesės


Ėshtė e lejuar qė martesa tė shpallet me pėrdorimin e defit. Dhe defi lejohet, ashtu siē thekson shejh Albani, qė tė pėrcillet edhe me kėngė qė nuk kanė pėrmbajtje tė keqe, siē janė gjėrat qė bijnė nė kundėrshtim me sheriatin ose pėrshkrimin e pjesėve tė trupit tė gjinisė femėrore nė tekstin e kėngės etj.

Kjo mbėshtetet nė hadithin e tė Dėrguarit s.a.v.s. tė cilin e transmeton Muhammed ibn Hatib el-Xhumehi r.a.: “Dallimi mes tė lejuarės dhe tė ndaluarės ėshtė pėrdorimi i defit dhe zėrit!”

Kur ėshtė nė pyetje pėrdorimi i defit, kėtu nuk ka kurrfarė dallimesh ndėrmjet dijetarėve, mirėpo kur ėshtė nė pyetje pėrdorimi i zėrit, disa komentojnė se kjo ėshtė nė tė vėrtetė, tė folurit pėr atė martesė dhe pėrhapjen e lajmit se ėshtė vėnė kurorė ndėrmjet dy personave tė caktuar, deri te ata tė cilėt mendojnė se ato janė zėra tė gėzimit qė dėgjohen me rastin e kurorėzimit, siē janė thėnia e ndonje poezie tė lejuar, tregimi i ndodhive tė ndryshme tė cilat atmosferėn e kurorėzimit do ta bėnin mė tė gėzuar e deri te kėngėt tė cilat nuk do tė afirmojnė gėnjeshtrėn dhe amoralitetin.

Ėshtė me rėndėsi tė pėrmendim se me kėtė rast nuk duhet tė lejohet ēfarėdo largimi nga rregullat islame, siē janė pėrzierja e burrave dhe grave, sjelljen e kėngėtareve etj. Nėse janė prezent edhe meshkujt, atėherė gratė do tė rrahin shuplaka dhe nuk do tė kėndojnė sė bashku me meshkujt, me qėllim qė tė mos vijė deri te nxitja e epsheve dhe anarkisė morale.

Natyrisht, shpallja e martesės ka arsyetimin e saj praktik. Kuptohet se nėse njerėzit kanė dėgjuar gėzim nė ndonjė shtėpi, atėherė e dinė se afrimi i dhėndėrrit deri te nusja ėshtė i ligjshėm dhe i arsyetueshėm me sheriat. Mirėpo, nėse njerėzit kėtė nuk e dinė, dhe e shikojnė ndonjė burrė me ndonjė grua tė panjohur, fillojnė tė dyshojnė nė moralin e saj. Andaj, ky lloj i pėrhapjes sė lajmit pėr bashkėsinė martesore ėshtė i nxitur nga Muhamedi s.a.v.s. me qėllim qė ēfarėdo mosmarrėveshje, siē janė pėrgojimet, shpifjet etj., tė heshten shumė thjeshtė.


Ceremonia e dasmės

Ėshtė sunnet qė me rastin e kurorėzimit tė bėhet ceremonia e dasmės, nė tė cilėn thirren dhe gostiten farefisi, shokėt dhe mysafirėt tjerė. I Dėrguari i Allahut, s.a.v.s., i ka propozuar Abdurrahman ibn Aufit r.a., kur ai ėshtė martuar, qė tė therė njė dele dhe tė gostisė pjesėmarrėsit, duke i thėnė: “All-llahu tė mbuloi me bereqet! Pėrgatit gostinė qoftė edhe me therjen e njė dele!”

Duhet theksuar se nė kėtė ceremoni, me rastin e kurorėzimit, ėshtė e obligueshme t’i thėrrasim edhe tė varfėrit, me qėllim qė tė gostiten me ushqimin qė ėshtė pėrgatitur me atė rast. Nė hadithin tė cilin e transmeton Ebu Hurejre r.a. thuhet: “Ėshtė i shėmtuar ushqimi i dasmės nė tė cilin thirren vetėm pasanikėt, kurse lihen anėsh fukaratė.”


Duhet ti pėrgjigjemi ftesės pėr dasmė


Kur tė ftohet muslimani nė ndonjė ceremoni tė dasmės ėshtė obligim qė t’i pėrgjigjet ftesės, nėse nė tė nuk ka ndonjė gjė tė ndaluar dhe tė dyshimtė me sheriat. Kjo mbėshtetet nė kėrkesėn e tė Dėrguarit tė Allahut, s.a.v.s., tė cilin e transmeton Abdullah ibn Omeri r.a.: “Kur ndonjėri prej jush ftohet nė dasmė, le t’i pėrgjigjet ftesės!”

Nėse ndonjė person nuk i pėrgjigjet ftesės pėr dasmė - do tė mėkatojė, siē thotė Muhamedi s.a.v.s., nė hadithin tė cilin e transmeton Ebu Hurejre, r.a.: “Kush nuk pėrgjigjet nė ftesė, do tė mėkatojė para Allahut dhe tė Dėrguarit tė Tij!”


Ēka duhet thėnė ēiftit tė posamartuar


Pėr tė posamartuarit duhet tė bėjmė dua, ashtu siē e ka bėrė Muhamedi s.a.v.s., qė e transmeton Ebu Hurejre, r.a.: “Barekallahu lekum ve bareke ‘alejkum ve xheme’a bejnekuma fi-l-hajri!

Allahu ju mbuloftė me bereqet, qoftė mbi ju bereqeti i Tij dhe ju bashkoftė tė dyve nė ēdo tė mirė!”

Akil ibn Ebi Talib transmeton se Muhamedi s.a.v.s. ka thėnė se duhet tė thuhet kėshtu:

“Allahummebarik lehum ve barik ‘alejhim!
O Allah, jepju bereqet dhe vėrsho bereqet mbi ta! ”


Ėshtė gabim tė mendohet se Islami i shtrydhė epshet dhe nuk u lejon njerėzve qė tė kėnaqen me personat e gjinisė sė kundėrt. Pėrkundrazi, islami nė kėtė aspekt ėshtė shumė natyral, nė mėnyrat mė tė mira lejon shpėrthimin e epshit dhe lejon afrimin e personave tė gjinisė sė kundėrt. A mundet dikush kėtė ta thotė pas fjalėve tė Allahut xh.sh. drejtuar njerėzve, fjalė kėto qė paraqesin lirinė e afrimit tė ndėrsjellė tė tė martuarve dhe mundėsinė e tyre qė tė krijojnė atmosferėn mė tėrheqėse, pa kurrfarė kufizime: “Gratė tuaja janė vendmbjellje e juaj, afrohuni vendmbjelljes suaj si tė dėshironi…”

Tė vetmen gjė qė e kėrkon Islami nė aktin intim ėshtė largimi nga marrėdhėniet jo tė natyrshme, akteve perverse dhe dhunės shtazarake.

Nė fjalėt e ardhshme do tė flasim pėr kulturėn e sjelljes para dhe me rastin e aktit intim, me qėllim qė tė vėrtetojmė se Islami nuk i ngushton ndjenjat e ēifteve bashkėshortore dhe se ju hapė mundėsi tė shumta tė kėnaqėsive, ndjenjėn e veēantė tė kėnaqėsisė tė cilėn Allahu i Mėshirshėm e ka vendosur nė ēdo person, mirėpo me njė kusht tė vetėm, qė tė mos kalojnė kufirin e natyrshmėrisė, tė cilin Zoti i botėrave e ka vendosė.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 27-06-13, 17:53   #7
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Martesa nė Islam

Falja e dy rekateve namaz para marrėdhėnjev intime


Ėshtė mirė qė tė posamartuarit, para se tė hyjnė nė marrėdhėnie intime, tė falin dy rekate namaz nafile. Namazin duhet falur sė bashku (nė xhemat), kėshtu qė burri do tė dalė mė pėrpara ndėrsa gruaja mė pas tij. Kjo ėshtė mėnyra mė e mirė qė bashkėshortėt tė fillojnė jetėn e re me sexhde dhe nėnshtrim ndaj Zotit tė tyre dhe se dashuria e ndėrsjellė prej fillimit tė nisė me plotėsinė e saj.

Kjo bazohet nė thėnien tė cilėn e transmeton Shekiku, nė tė cilin theksohet se njė njeri me emrin Ebu Harith, i cili, siē pohon Imam Dhehebiu ishte as’hab i tė Dėrguarit tė Allahut s.a.v.s. , ishte martuar me njė vajzė dhe kishte frikė se ajo, eventualisht mund mos ta dojė, atėherė me kėtė rast Abdullah ibn Mes’udi r.a. ia dha kėtė kėshillė: “Afria dhe harmonia vijnė prej Allahut ndėrsa ndarja dhe joharmonia janė prej shejtanit, i cili dėshiron qė t’ua bėjė tė urrejtur atė qė ua ka lejuar Allahu. Andaj, urdhėro gruan tėnde qė tė falė me ty dy reqate namaz!”


Shprehja e dashurisė ndaj gruas

Ėshtė mustehab qė burri tė jetė i sjellshėm ndaj bashkėshortes sė tij, ndėrsa kėtė duhet dėshmuar, posaēėrisht nė natėn e parė tė martesės. Kjo mund tė manifestohet me ndonjė dhuratė tė cilėn bashkėshortja e do, me ndonjė lule ose me ndonjė pije, e tė ngjashme, siē ka vepruar i Dėrguari s.a.v.s. ndaj Ajshes r.a. kur i ėshtė afruar nė natėn e parė. Nė tė vėrtetė Esma’ bint Jezid r.a. transmeton se Pejgamberi, s.a.v.s. nė natėn e parė tė martesės, duke treguar mirėsjellje tė veēantė ndaj Ajshes r.a., i ka ofruar njė enė me qumėsht, kėshtu qė momentet e para tė lidhjes sė tyre tė jenė mė tė afėrta dhe mė tė mira.

Tė vendoset dora mbi kokėn e gruas dhe tė bėhet dua

Ėshtė e preferueshme qė nė natėn e parė tė martesės tė vendoset dora nė kokėn e bashkėshortes - edhe atė nė fillim nė kokės ku dalin flokėt - tė thuhet besmelja dhe tė lutet All-llahu pėr bereqet, ashtu siē ka propozuar i Dėrguari, s.a.v.s., nė hadithin tė cilin e transmeton Abdullah ibn ‘Amr r.a.: “Kur ndonjėri prej jush martohet, le ta vendosė dorėn e tij nė kokėn e saj, le tė pėrmend emrin e Allahut tė Lartėsuar, le tė lutet pėr bereqet dhe le tė thotė: O Allah, mė jep prej saj mirė, atė tė mirė me tė cilėn Ti e ke krijuar, ndėrsa mė ruaj nga e keqja e saj, e keqja me tė cilėn Ti e ke krijuar!”

Ēka duhet thėnė me rastin e afrimit te gruaja?

Para aktit intim bashkėshortėt duhet tė thonė duanė nė tė cilėn do ta lusin Allahun e Lartėsuar, qė prej tyre dhe prej pasardhėsit tė mundshėm tė tyre, tė largojė shejtanin dhe tė keqen e tij. Kjo bazohet nė hadithin autentik, tė cilin prej Muhamedit s.a.v.s. e transmeton Abdullah ibn Abbas r.a.:

“Bismil-lah! Allahumme xhennibne-sh-shejtane ve xhennibi-sh-shejtane ma rezaktena!

Nė emėr tė Allahut! O Allah, largo shejtanin prej neve dhe prej atij tė cilin ke dhėnė tė niset (fėmijės)!

Nėse Allahu jep qė me atė rast tė niset ndonjė fėmijė, shejtani nuk do t’i bėjė dėm!”


Duhet pasur kujdes tė mos kthehen kah Kibla !


Bashkėshortėt tė kenė vėmendjen, siē tėrheqin vėrejtjen disa dijetarė muslimanė, qė me rastin e aktit seksual tė mos jenė tė kthyer kah Kibla, si respekt ndaj saj.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 2 (0 Anėtarėt dhe 2 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 07:29.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.